{"id":1648,"date":"2016-04-14T21:27:10","date_gmt":"2016-04-14T20:27:10","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=1648"},"modified":"2021-02-11T08:38:34","modified_gmt":"2021-02-11T07:38:34","slug":"islami-dhe-shqiptaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/islami-dhe-shqiptaret\/","title":{"rendered":"Islami dhe shqiptar\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>Nga <strong>Arben \u00c7okaj<\/strong>, gazeta <a href=\"http:\/\/www.gazetadita.al\/islami-dhe-shqiptaret\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Dita<\/a> &#8211; <em>14 gusht 2014<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb hershme, kur njohurit\u00eb e njeriut p\u00ebr tok\u00ebn dhe universin ishin tep\u00ebr t\u00eb vogla dhe kur njeriu i lasht\u00eb habitej me dukurit\u00eb natyrore apo prejardhjen e vet, pyetja shpesh b\u00ebhej, nga e ka prejardhjen njeriu? Nga vjen, kush e krijoi? Dhe duke mos qen\u00eb i aft\u00eb njeriu i at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb gjente nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb argumentuar, ai gjeti m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i lumtur: g\u00ebnjeu vetveten! Regjisori i njohur amerikan, Vudi Alen, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb tij t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit, ka gjetur formul\u00ebn e lumturis\u00eb. Ai thot\u00eb se, \u201cq\u00eb t\u00eb jesh i lumtur, duhet t\u00eb gjesh nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr dhe t\u00eb rrish duke mashtruar vetveten gjith\u00eb jet\u00ebn!<\/p>\n<p>Duket se pik\u00ebrisht k\u00ebtu e ka zanafill\u00ebn edhe feja. Nj\u00eb p\u00ebrpjekje e njeriut p\u00ebr t\u00eb g\u00ebnjyer vetveten, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur njeriu nuk ishte edhe aq i ditur. Por Zigmund Frojd sqaron se me rritjen e intelektit t\u00eb njeriut, edhe feja apo besimi fetar, do t\u00eb vij\u00eb duke r\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Moisiu e mori emrin nga grek\u00ebt, kurse n\u00eb origjinal, ai quhej Moses, i biri, n\u00eb gjuh\u00ebn egjiptiane. Muhamedi a.s. ia arabizoi emrin atij n\u00eb Musa. Pra, Moisiu mbahet si themelues i fes\u00eb monoteiste, ndon\u00ebse besimi n\u00eb nj\u00eb zot t\u00eb vet\u00ebm lindi me Abrahamin. P\u00ebr Moisiun thon\u00eb se ishte nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb i vog\u00ebl, i cili u gjet n\u00eb nj\u00eb shport\u00eb xunkthi, t\u00eb lyer me rr\u00ebshir\u00eb n\u00eb lumin Nil dhe u shp\u00ebtua nga princesha e faraonit. \u00cbsht\u00eb interesant fakti se Moisiu ka nj\u00eb histori t\u00eb lindjes s\u00eb tij, identike me Sargon Akkadin \u2013 themeluesin e Babilonis\u00eb s\u00eb lasht\u00eb, 2800 vjet para Krishtit. Sargon Akkadi tregon n\u00eb shkrimet e gjetura mbi rrasa guri, se at\u00eb e hodhi e \u00ebma e tij n\u00eb lumin Eufrat, n\u00eb nj\u00eb shport\u00eb xunkthi t\u00eb lyer me rr\u00ebshir\u00eb\u2026 Duke u nisur nga kjo, studiuesve t\u00eb fes\u00eb, q\u00eb e marrin fen\u00eb si fenomen shoq\u00ebror e jo hyjnor, u shkon n\u00eb mendje se k\u00ebto histori jan\u00eb manipuluar n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjetur p\u00ebrkrahjen e njer\u00ebzve, p\u00ebr t\u00eb dep\u00ebrtuar sa m\u00eb leht\u00eb n\u00eb n\u00ebn-nd\u00ebrgjegjen e tyre, p\u00ebr t\u00eb kapur masat, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb mitike.<\/p>\n<p>Frojd thot\u00eb: Feja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb neuroz\u00eb obsesionale gjith\u00ebnjer\u00ebzore! Nd\u00ebrsa Karl Jung vijon: \u201cFe do t\u00eb thot\u00eb var\u00ebsi nga irracionalja, n\u00ebnshtrim i tij si realitet objektiv, e cila nuk p\u00ebrshtatet drejtp\u00ebrdrejt me kushtet sociale dhe fizike, por q\u00eb m\u00eb shpejt p\u00ebrputhet me orientimet psiqike t\u00eb individit.\u201d Pra, hyn m\u00eb leht\u00eb n\u00eb nd\u00ebrgjegje. Feja \u00ebsht\u00eb infantiliz\u00ebm, irracionale dhe p\u00ebrfaq\u00ebson pavet\u00ebdijen e njeriut. E megjithat\u00eb, njer\u00ebzit e paditur vazhdojn\u00eb t\u00eb besojn\u00eb.<\/p>\n<p>Jungu \u2013 djali i nj\u00eb pastori gjerman \u2013 mendon se n\u00eb vetvete, se feja ka nj\u00eb ndikim psiqik mbi njer\u00ebzimin. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb trash\u00ebgimi kulturore, sidoqoft\u00eb, por ndikon mbi pavet\u00ebdijen e njer\u00ebzve, duke krijuar nj\u00eb iluzion. Feja n\u00eb vetvete hyn n\u00eb nd\u00ebrgjegje q\u00eb f\u00ebmij\u00eb dhe i krijon individit dominanc\u00eb, nj\u00eb shtet brenda kok\u00ebs s\u00eb tij \u2013 thot\u00eb Frojdi. Prandaj mendohet se \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb, q\u00eb fen\u00eb ta marrin njer\u00ebzit kur t\u00eb rriten, se n\u00eb at\u00eb mosh\u00eb kan\u00eb edhe mund\u00ebsi t\u00eb zgjedhin\u2026<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga fenomenet m\u00eb kontradiktore t\u00eb trajtes\u00ebs psikologjike e psiko-analitike t\u00eb fes\u00eb nga Frojd &amp; Jung \u00ebsht\u00eb edhe fenomeni i \u201cvrasjes s\u00eb t\u2019atit\u201d, i cili si duket u theksua m\u00eb shum\u00eb me Ni\u00e7en). Vrasja e t\u00eb atit, dmth. psikologjikisht, vrasja e autoritetit t\u00eb babait. N\u00eb Europ\u00eb, kjo ka ndodhur nga pik\u00ebpamja shtet-formuese, pasi ligji q\u00ebndron mbi t\u00eb gjith\u00eb dhe asnj\u00eb individ nuk ka autoritet dominant mbi shoq\u00ebrin\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 ligjit. Kjo ka sjell\u00eb zhvillimin e shoq\u00ebris\u00eb. Nd\u00ebrsa feja dominon n\u00eb shtetet e dob\u00ebta, pasi si pjes\u00eb e pushtetit mbi njeriun, feja dhe shteti jan\u00eb n\u00eb kontradikt\u00eb. Shtetet e forta i tregojn\u00eb vendin fes\u00eb, kurse shtetet e dob\u00ebta, gjunj\u00ebzohen para saj.<\/p>\n<p>P\u00ebrzierja e pushtetit me fen\u00eb sjell mos-zhvillim shoq\u00ebror. Dikur feja e krishter\u00eb ishte s\u00eb bashku me pushtetin n\u00eb Europ\u00eb dhe p\u00ebsuam Mesjet\u00ebn. Kurse tani problemi m\u00eb i madh vjen nga islami, pasi ai ec\u00ebn me psikologjin\u00eb sociale t\u00eb shekullit t\u00eb 7-t\u00eb. N\u00ebse marrim parasysh faktin se Magna Carta \u2013 karta e par\u00eb e t\u00eb drejtave t\u00eb fisnik\u00ebve anglez\u00eb, u firmos nga mbreti anglez me 15 qershor 1215, merret me mend tani se sa t\u00eb drejta ka patur njeriu n\u00eb shekullin e 7-t\u00eb, kur u shkrua Kur\u2019ani.<\/p>\n<p>E p\u00ebrderisa Kur\u2019ani q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb \u00ebsht\u00eb i pandryshuesh\u00ebm, dhe tenton edhe sot t\u00eb b\u00ebhet model shoq\u00ebror, at\u00ebher\u00eb nuk ka dyshim q\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb q\u00eb ndjekin Kur\u2019anin jan\u00eb t\u00eb destinuara t\u00eb mbesin prapa. Shoq\u00ebrit\u00eb islame i l\u00ebn\u00eb edhe grat\u00eb pa pun\u00eb, pa kontribut n\u00eb t\u00eb ardhurat publike. Dhe duke mbajtur mbi gjysm\u00ebn e popullsis\u00eb pa kontribut n\u00eb sektorin publik, shoq\u00ebria do t\u00eb mbetet padyshim e prapambetur. Prandaj, mos u habisni shum\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb nderuar, dhe sidomos ju q\u00eb dashuroni islamin, se pse ne jemi kombi m\u00eb i p\u00ebr\u00e7ar\u00eb dhe m\u00eb i prapambetur n\u00eb Europ\u00eb. Ja ku e keni shkakun dhe p\u00ebrgjigjen.<\/p>\n<p>Duke shfryt\u00ebzuar shtetin e dob\u00ebt e t\u00eb pavet\u00ebdijsh\u00ebm shqiptar, xhamit\u00eb shqiptare po lul\u00ebzojn\u00eb p\u00ebrdit\u00eb, dhe p\u00ebrderisa nuk i ndalon askush, ato po b\u00ebrtasin me ahengun arab, duke dhunuar edhe toleranc\u00ebn fetare dhe respektin, q\u00eb shqiptar\u00ebt tregojn\u00eb p\u00ebr besimin e nj\u00ebri-tjetrit. Pyetja \u00ebsht\u00eb, po shkojm\u00eb drejt nj\u00eb shteti demokratik, apo islamik?<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria duhet t\u00eb l\u00ebviz\u00eb drejt nj\u00eb shteti ligjor dhe t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe drejt zhvillimit ekonomik, krijimit t\u00eb firmave t\u00eb suksesshme shqiptare, investimeve private dhe hapjes s\u00eb vendeve t\u00eb pun\u00ebs. Vet\u00ebm k\u00ebshtu, ekonomia jon\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet e sh\u00ebndetshme dhe mund t\u00eb sh\u00ebrohet e konkurroj\u00eb tregun. Dhe vendi e kombi yn\u00eb, mund t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara! Me pun\u00eb!<\/p>\n<hr width=\"500\" \/>\n<blockquote>\n<h3>Media Sociale 17 KOMENTE<\/h3>\n<p><strong>gazetari<\/strong>:<br \/>\nBravo tani po qe e ke gjet se per cfare te shkruash.<br \/>\nTa paska bere mendjen pordhe frojdi me shoke dhe sulmoke keshtu Kuranin dhe muslimanet.<br \/>\nDo te te sugjeroja te studjoje njehere Kuranin dhe fene islame ne pergjithesi dhe pastaj te dalesh ne nje konkluzion te tille.<br \/>\nKrahasoke kohen kur Ka zbritur Kurani me mesjeten ne europe.<br \/>\nShikoje njehere se cfare tolerance ka pas atehere ne vendet Muslimane dhe pastaj fol.<\/p>\n<hr width=\"300\" \/>\n<p>A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE) <strong>Madona prej Sauku<\/strong>:<br \/>\nStudimi me i madh Fes islame nuk i behet ne nje Kuran, sepse popullsia analfabete qe perfaqson kete fe nuk din me lexu, por Studimi i Islamit bohet ne realitetin, poshtrues vrases dhe gjakatar, qe ajo fe prodhon \u00e7do dite.<\/p>\n<hr width=\"300\" \/>\n<p><strong>Deli<\/strong>:<br \/>\nArben djali, po a ka me te mencur se ti ne ate fshat ky ti je rrite?<br \/>\nPo Malejzia me rregullat strikte muslimane, si ja doli te behet fuqi ekonomike ne bote??!!<\/p>\n<hr width=\"300\" \/>\n<p><strong>Dardha<\/strong>:<br \/>\n\u201c<em>\u2026njer\u00ebzit e paditur vazhdojn\u00eb t\u00eb besojn\u00eb\u2026.<\/em>\u201d !!!<\/p>\n<p>Ne fakt e verteta eshte krejt e kundert. Por qe ta kuptoni kete duhet te studioni me shume. Une po ju them vetem nje gje. Feja na meson qe Perendia krijoi gjithesine. Shkenca na meson ne detaje se si u be kjo. Sipas krishterimit te vertete shkenca dhe feja jane te lidhura ngushte me njera-tjetren. Filloni studioni shkrimet e Eterve te kishes dhe do jeni ne gjendje te kuptoni shume me teper. Do gjeni nje filozofi dhe psikollogji te tere ne keto shkrime, dhe nuk do te keni nevoje per Frojdin. Ne fakt<\/p>\n<p>\u201c<em>Shtetet e forta i tregojne vendin fese\u2026<\/em>\u201d<br \/>\nPerseri gaboni.<br \/>\nShikoni se cfare shkruhet ne kartmonedhen 1 Dollar American. \u201cIn God we trust.\u201d Dhe mund te them qe Amerika eshte nje nga vendet me fetare, megjithese zyrtarisht feja eshte e ndare nga shteti.<br \/>\nShtetet e forta nuk i tregojne vendin fese, por civilizimi i ketyre shteteve ka arritur ne ate pike ku secili di vendin qe i takon. Sic e ka thene edhe Jezu Krishti \u201cJepini Cezarit ate qe i takon Cezarit, dhe Perendise ate qe i takon Perendise.\u201d<\/p>\n<p>Ka edhe te tjera, por koha eshte e kufizuar.<\/p>\n<p>Si perfundim shkrimi eshte i dobet. Jo per opinionin qe shpreh, por sepse argumentet qe perdoren jane shume te dobeta.<\/p>\n<hr width=\"300\" \/>\n<p>a:<br \/>\nhttp:\/\/www.30-days.net\/muslims\/statistics\/islam-growth\/<br \/>\nmjaftojne statistikat per me hedh poshte cdo aludim te hedhur ne kete shkrim<\/p>\n<hr width=\"300\" \/>\n<p><strong>Maelga<\/strong>:<br \/>\nZoti Cokaj,<br \/>\nMos e indentifikoni cdo fe me islamin.<br \/>\nMos e identifikoni fene e krishtere me fene romano-katolike.<br \/>\nMos e identifikoni Periudhen e Erret te Europes (The Dark Ages) me shkelqimin e Perandorise Bizantine para pushtimit Turk.<br \/>\nMos e identifikoni cdo njeri qe beson ne Perendine me anetaret e ISIS.<\/p>\n<p>Personalisht njoh shkencetare qe kane mbaruar ne shkollat me prestigjioze Amerikane dhe Europiane, te cilet jane besimtare te devotshem dhe adhurojne Perendine.<\/p>\n<p>Dhe nje keshille miqesore per ju. Nese do te publikonit ndonje prej fjalive te perfshira ne kete shkrim ne Perendim, p.sh ne nje prej atyre \u201cshteteve te forta\u201d, qe permenden ne shkrim, do ta gjenit veten ne dyert e gjykates. Prandaj kujdes.<\/p>\n<hr width=\"300\" \/>\n<p><strong>Moisiu ne Mal<\/strong>:<br \/>\nPoshte Kura\u2019ni !<\/p>\n<hr width=\"300\" \/>\n<p><strong>E V\u00cbRTETA !<\/strong>:<br \/>\nJu Zoti Arben \u00c7okaj thoni: \u201cShqip\u00ebria duhet t\u00eb l\u00ebviz\u00eb drejt nj\u00eb shteti ligjor dhe t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe drejt zhvillimit ekonomik, krijimit t\u00eb firmave, (besoj nuk e ke fjal\u00ebn p\u00ebr firma piramidale por p\u00ebr ferma!) t\u00eb suksesshme shqiptare, investimeve private dhe hapjes s\u00eb vendeve t\u00eb pun\u00ebs. Vet\u00ebm k\u00ebshtu, ekonomia jon\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet e sh\u00ebndetshme dhe mund t\u00eb sh\u00ebrohet e konkurroj\u00eb tregun. Dhe vendi e kombi yn\u00eb, mund t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara! Me pun\u00eb! \u201c. Por nuk thoni se, si mund t\u00eb b\u00ebhen gjith\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra \u201cfantastike\u201c, kur tek ne mungon plot\u00ebsisht Shteti i s\u00eb Drejt\u00ebs, dhe si p\u00ebrfundim \u00ebsht\u00eb shkelur hapur dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb kriminale, si n\u00eb asnj\u00eb vend tjet\u00ebr gj\u00ebja m\u00eb themelore n\u00eb jet\u00ebn e \u00e7do njeriu n\u00eb k\u00ebt\u00eb Bot\u00eb, ajo trash\u00ebgimia e tok\u00ebs ????!!!! Pra, shkrimet e \u201canalistave\u201c shqiptar\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe ky shkrimi juaj, jan\u00eb vet\u00ebm shkrime pa\u00e7avure, kur nuk trajtojn\u00eb e thon\u00eb se gjith\u00eb anarshia, kaosi, krimi dhe korrupsioni q\u00eb ka p\u00ebrfshir\u00eb gjith\u00eb vendin e ka shkakun vet\u00ebm dhe vet\u00ebm tek mohimi, mos kthimi dhe grabitja e tok\u00ebs s\u00eb trash\u00ebguar, dhe rr\u00ebnj\u00ebt e k\u00ebsaj gj\u00ebme nuk duhet dhe nuk jan\u00eb tek Per\u00ebndia dhe besimtar\u00ebt, dhe se duhet q\u00eb ta shkruash me g\u00ebrma t\u00eb m\u00ebdha se rr\u00ebnj\u00ebt gjenden vet\u00ebm tek \u201cbesimtar\u00ebt e neokomunizmit\u201c ! Dhe k\u00ebta besimtar\u00eb i ke t\u00eb gjith\u00eb tek Partia Socialiste, Partia Demokratike, si dy \u201cbijat siameze\u201c t\u00eb ish Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs, dhe tek t\u00eb gjitha mbesat dhe st\u00ebrmbesat e saj q\u00eb sot p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb Parlamentin \u201cpluralist shqiptar\u201c dhe n\u00eb gjith\u00eb pushtetin q\u00eb nga qendra deri n\u00eb baz\u00eb, duke mos haruar pap\u00ebrjashtim t\u00eb gjitha mediat me z\u00eb, figur\u00eb e shkrim t\u00eb cilat plot\u00ebsisht bashk\u00eb dhe me tij e shum\u00eb si ti jeni v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb nj\u00eb pushteti mafioz e hajdut, ku n\u00eb k\u00ebt\u00eb hajdut\u00ebri b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb patjet\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb \u201cpronar\u00ebt e rij\u201c ! Ja vet\u00ebm k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb shkaku q\u00eb Shqip\u00ebria ka marr\u00eb rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb \u201cat\u00eb jet\u00eb\u201c (!), pasi Per\u00ebndia dhe feja sidomos e krishter\u00eb nuk thot\u00eb q\u00eb moho, vidh e grabit pron\u00ebn dhe tok\u00ebn e tjet\u00ebrit, por k\u00ebt\u00eb e stimuloi dhe e mbrojti Ramiz Alia, (n\u00eb fakt i \u201cgjall\u00eb\u201c dhe jo i vdekur!), Fatos Nano, Sali Berisha, dhe sot e stimulojn\u00eb dhe akoma k\u00ebt\u00eb prap\u00ebsi e mbajn\u00eb akoma gjall\u00eb Edi Rama dhe Ilir Meta, dhe kjo shprehet e duket tek \u201cbisnesmen\u00ebt\u201c, miliardat, objektet, sht\u00ebpit\u00eb, vilat luksoze dhe fshat\u00ebrat turistik\u00eb t\u00eb tyre, dhe jo vet\u00ebm n\u00eb gjith\u00eb Bregdetin por edhe n\u00eb majat e maleve shqiptare. Pra, o popull mos e trembni m\u00eb nga djalli por duhet t\u00eb trembeni nga vet\u00eb pushtetar\u00ebt shqiptar\u00eb, pasi k\u00ebta jan\u00eb vet\u00eb djalli e kaluar djallit !<\/p>\n<hr width=\"300\" \/>\n<p><strong>Mark uk<\/strong>:<br \/>\nPo pse merreni me punet e Zotit o njers koti.Bollu u ndigjuem per 50vjet duke folur kundra fese.Pe kete jemi njerzit ma kote ne Europe o komunista te pa fe.<\/p>\n<hr width=\"300\" \/>\n<p><strong>Kopenhagen<\/strong>:<br \/>\nI nderuar Beni,<br \/>\nleri kafshet te zbaviten me veten ne injorancen e tyre, se po u zgjuan te marin perpara.<br \/>\nMjerisht ti dhe une i perkasim ketij kombi bageti. Po te mos ishin bageti, do te ishin njerez si skandinavet ku ti edhe ke jetuar.<br \/>\nJe vite larg ti or mik ne botekuptim nga ajo tufe mes te cileve shkove te jetosh.<br \/>\nShiko komentet e tyre, ti me argumenta dhe citate, keta me \u201cironi\u201d.<br \/>\nTe pershendes nga Kopenhaga ne prag vjeshte.<\/p>\n<hr width=\"300\" \/>\n<p><strong>E V\u00cbRTETA !<\/strong>:<br \/>\nMore ti shum\u00eb i zgjuari nga \u201cKopenhaga\u201d, lexoji t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb gjitha komentet se fatmir\u00ebsisht me komentin t\u00ebnd arijn\u00eb vet\u00ebm 10, dhe mos dil me konkluzione t\u00eb tilla, kur thua : \u201cI nderuar Beni, leri kafshet te zbaviten me veten ne injorancen e tyre, se po u zgjuan te marin perpara.\u201d, kur duhet q\u00eb ta dish se nj\u00eb shprehje t\u00eb till\u00eb e ka th\u00ebn\u00eb vajza e diktatorit. Nga ana tjet\u00ebr ku i shikon ti ironit\u00eb, se ne ironizojm\u00eb t\u00eb nderuarin Benin t\u00ebnd ?! Por mor ti \u201cnjeriu modern\u201d q\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndet nga Kopenhaga, pa m\u00eb thuaj demokracin\u00eb n\u00eb at\u00eb vend mos e kan\u00eb nd\u00ebrtuar duke mohuar dhe grabitur tok\u00ebn e trash\u00ebguar si\u00e7 po ndodh n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00ebnde dhe t\u00eb \u201cnderuarit Benit t\u00ebnd\u201d, kur Arbeni jot tregon vet\u00ebm p\u00ebralla dhe pallavra, kur nuk flet fare p\u00ebr mohimin dhe grabitjen e tok\u00ebs nga politika dhe pushteti shqiptar plot\u00ebsisht i pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm, pra plot\u00ebsisht i \u00e7mendur ?! Pa m\u00eb thuaj kush jan\u00eb kafsh\u00ebt dhe injorant\u00ebt p\u00ebrve\u00e7 se ju q\u00eb flisni kodra pas bregut ?! Prandaj atje n\u00eb Kopenhag\u00eb ku je shko e b\u00ebj ndonj\u00eb dit\u00eb pune q\u00eb t\u00eb nxjerr\u00ebsh buk\u00ebn e goj\u00ebs, se n\u00eb fakt si e katandis\u00ebn k\u00ebt\u00eb vend, jo politikan\u00ebt dhe pushtetar\u00ebt se nuk mund q\u00eb ti quash t\u00eb till\u00eb, por alabak\u00ebt, rruga\u00e7\u00ebt, kriminel\u00ebt, mafioz\u00ebt dhe \u201c\u00e7unat e Tiron\u00ebs\u201d, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb uzurpuar gjith\u00eb vendin, bashk\u00eb me ta edhe Beni jot i cili \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb plot\u00ebsisht n\u00eb sh\u00ebrben mafies pushtetare, kur n\u00eb analiz\u00ebn e tij q\u00ebllimisht nuk thot\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe anashkalon, plot\u00ebsisht dhe q\u00ebllimisht problemin m\u00eb themelor, trash\u00ebgimin\u00eb e tok\u00ebs (?!), se edhe vet\u00eb Krishti, Biri i Per\u00ebndis\u00eb t\u00eb zbriste n\u00eb k\u00ebt\u00eb Shqip\u00ebri v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb me shqiptar\u00ebt mund q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtonte dhe t\u00eb vendoste demokracin\u00eb, pasi pjesa e nder\u00ebshme e popullit mallkon Enverin, Ramizin, Fatosin, Saliun, Ilirin, Edvinin dhe gjith\u00eb kompanin\u00eb e tyre q\u00eb i lan\u00eb n\u00eb varf\u00ebri e skamje t\u00eb plot\u00eb, kur p\u00ebr vete t\u00eb tyre u b\u00ebn\u00eb miliarder\u00eb duke grabitur firmat piramidale, floririn, thesarin e shtetit, dhe Bank\u00ebn Shqiptare, si dhe \u00e7do gj\u00eb shtet\u00ebrore q\u00eb n\u00eb k\u00ebta 24 vjet u doli p\u00ebrpara, dhe me metoda mafioze si mafioz\u00eb q\u00eb jan\u00eb, vrapojn\u00eb t\u00eb vjedhin e t\u00eb grabitin edhe tokat tona t\u00eb trash\u00ebguara, kur pjesa tjet\u00ebr e pander\u00ebshme edhe pse shajn\u00eb e mallkojn\u00eb nga ana tjet\u00ebr p\u00ebrkrahin dhe pranojn\u00eb ligjet mafioze t\u00eb tyre.<br \/>\nEeee, jo mor ti \u201cKopenahaga\u201d, dhe \u201ci nderuari jot Beni\u201d, lumturia e mafioz\u00ebve pushtetar\u00eb nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtohet mbi varf\u00ebrin\u00eb dhe mjerimin e tjet\u00ebrit, pasi \u201cgrushti\u201d yn\u00eb, si\u00e7 thoshte Migjeni do q\u00eblloj\u00eb \u201cmalin pushtetar mafioz n\u00eb zem\u00ebr\u201d, dhe patjet\u00ebr q\u00eb do ta rr\u00ebzojm\u00eb e shtrijm\u00eb p\u00ebr tok\u00eb, dhe pasi t\u00eb ken\u00eb dh\u00ebn\u00eb llogari, dhe t\u00eb kemi pastruar mbeturinat e atij \u201cmali\u201d t\u00eb pist\u00eb, mbi tokat tona t\u00eb bekuara ne v\u00ebrtet do nd\u00ebrtojm\u00eb demokracin\u00eb !<\/p>\n<hr width=\"300\" \/>\n<p><strong>Kopenhagen<\/strong>:<br \/>\nPershendetje njeriu qe pretendon se je \u201ce verteta\u201d.<br \/>\nMeqenese me jeni drejtuar personalisht, po ju bej nje replike.<br \/>\nE para une nuk e di se kush ka thene frazen ne lidhje me kafshet, sepse ajo ishte thjesht nje fraze qe me erdhi ne koke duke lexuar shkrimin. Paske kujtese te mire te mbash mend edhe frazat e femijeve te diktatorit, imagjino se si duhet te mbash mend frazat e qoftelargut. Ideja e zgjimit tekafsheve ishte thjesht nga ana fetare, sepse akoma me kujtohen turmat ne vendet arabe qe nen thirrjet e klerikeve, digjnin flamujte daneze, per shkak te karikaturave te Muhametit.<br \/>\nMe duket se nga nervozizmi ose me dashje ke keqkuptuar thelbin e shkrimit. Shpresoj te jete e para.<br \/>\nUne nuk e di se sa e njihni ju artikullshkruesin, por te garantoj qe eshte rebel i lindur qe nuk ben paqe me asnje per asnje shkak, eshte njeri konseguent ne idete e tij, qe i kane kushtuar shume ne jete.<br \/>\nNese lexon artikullin, ka nje thirrje rebelimi ndaj fese, dhe nuk ka asnje thirrje pajtimi me vjedhesit me kollare e te veshur me pushtet. Une te pakten nuk e lexoj dot kete, as midis rreshtave.<br \/>\nNdersa qe mos te zgjatem shume, ne lidhje me mua si person, po te tregoj se punoj shume, por gjithnje duke mos shkelur askend, dhe duke respektuar ligjet e ketij vendi ku jam. Ne fund te fundit puna eshte nder, dhe per kete jam krenar qe mbaj familjen time me pune, por edhe qe kam disa te punesuar te cileve ju mundesoj te mbajne familjet e tyre ne Shqiperi dhe Kosove me djersen e ballit.<br \/>\nNese kjo eshte e gabuar per ju, atehere \u201cZoti qe mohon Beni\u201d te ndihmofte.<\/p>\n<hr width=\"300\" \/>\n<p><strong>Hallalli<\/strong>:<br \/>\nReligjioni kristian cdo gje ia dedikon shpirtit dhe hyjnores, ndersa islami pranon edhe hyjnoren edhe shkencen dhe nuk eshte sikunder shkruan autori se islami nuk e con ne pune femren. Mesa duket autori eshte i paguar nga Janullatose pasi nuk i referohet Ku\u2019ranit per ato qe shkruan ndaj tij. Te tilla shkrie benim ne ne hartimet e 7-vjecareve.<\/p>\n<hr width=\"300\" \/>\n<p><strong>Dardha<\/strong>:<br \/>\nMe pare informohu mire mbi fene e krishtere dhe oadtaj nxirr perfundime. Lexo komentim tim te pare lart dhe do shohesh qe krishterimi dhe shkenca permbushin njera-tjetren.<br \/>\nEdhe nje gje. Kryepeshkopi Anastas nuk merret me punet e islamikeve. Perkundrazi predikon paqe dhe mirekuptim midis te gjitha feve.<\/p>\n<hr width=\"300\" \/>\n<p><strong>Arben \u00c7okaj<\/strong>:<br \/>\nFlm. Dita q\u00eb keni botuar k\u00ebt\u00eb shkrim timin. E di se ju tregoheni t\u00eb kujdessh\u00ebm p\u00ebr botimet tuaja, ngaq\u00eb e dini se besimtar\u00ebt mysliman\u00eb dhe komuniteti mysliman shqiptar k\u00ebrcejn\u00eb p\u00ebrpjet\u00eb ndaj \u00e7do kritike, q\u00eb b\u00ebhet ndaj fes\u00eb e sidomos ndaj islamit.<\/p>\n<p>Por meq\u00eb gj\u00ebrat q\u00eb kam trajtuar un\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim t\u00eb shkurt\u00ebr jan\u00eb trajtuar nga mendjet e ndritura si Ni\u00e7e, Zigmund Frojd, Carl Gustav Jung, Erich Fromm, etj. t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb koncepruar fen\u00eb si fenomen shoq\u00ebror e jo hyjnor, dhe ata jan\u00eb thelluar m\u00eb shum\u00eb se un\u00eb, kuptohet, n\u00eb analizat e tyre, truri i pam\u00ebsuar shqiptar me hap\u00ebsir\u00ebn e liris\u00eb s\u00eb mendimit, tregohet refraktar me mendimet e shprehura n\u00eb shkrimin tim, dhe ka edhe prej atyre q\u00eb komentojn\u00eb m\u00eb sip\u00ebr, q\u00eb m\u00eb tregojn\u00eb mua edhe dyert e gjykat\u00ebs n\u00eb vendet e Per\u00ebndimit, p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen e shkrimit. Mendjet e varf\u00ebra nuk mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb drit\u00eb, kuptohet.<\/p>\n<p>Shkrimi im \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht i ligjsh\u00ebm dhe analizues. N\u00ebse shoq\u00ebria Per\u00ebndimore k\u00ebrkon sa m\u00eb pak shenja fetare n\u00eb shoq\u00ebri, shoq\u00ebria shqiptare duket se ka shpikur rrot\u00ebn, po merret me fe, e do sukses. Po nd\u00ebrtojn\u00eb xhamia p\u00ebrdit\u00eb, se me kishat m\u00eb duket se kan\u00eb p\u00ebrfunduar\u2026 Ka ndonj\u00eb lajm ku thuhet se mysliman\u00ebt nd\u00ebrtuan kish\u00eb e katolik\u00ebt xhami, p\u00ebr t\u00eb treguar gjoja toleranc\u00ebn fetare n\u00eb Shqip\u00ebri\u2026<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Per\u00ebndimi, ku ne synojm\u00eb t\u00eb integrohemi nuk merret m\u00eb me fe (ndon\u00ebse feja \u00ebsht\u00eb e lir\u00eb), por me pun\u00eb, me investime e zhvillim ekonomik, ne shqiptar\u00ebt jemi kombi m\u00eb i pazhvilluiar n\u00eb Ballkan e Evrop\u00eb dhe vazhdojm\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb till\u00eb, pasi kjo nuk i b\u00ebn p\u00ebrshtypje askujt. R\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr ne nuk kan\u00eb gj\u00ebrat konkrete, shkenca, dija, puna e zhvillimi, p\u00ebr ne kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi iluzionet fetare, irracionaliteti, vrimat n\u00eb uj\u00eb dhe p\u00ebrrallat arabe\u2026 e n\u00eb fund toleranca fetare!\u2026 \ud83d\ude42 Po me ngr\u00ebn\u00eb buk\u00eb, a mendon kush n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend?!<\/p>\n<p>Kopenhaga nuk po t\u00eb njoh me k\u00ebt\u00eb pseudonim, por faleminderit p\u00ebr konsiderat\u00ebn, mendjen e kthjell\u00ebt dhe argumentet e p\u00ebrdorura. Time pseudonimin E v\u00ebrteta, nuk jam un\u00eb q\u00eb jap tapi tokash\u2026 Un\u00eb kam b\u00ebr\u00eb nj\u00eb shkrim, si shum\u00eb shkrime t\u00eb tjer\u00eb, dhe gazeta Dita ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn, q\u00eb e ka publikuar at\u00eb. Komentuesit duhet ta kuptojn\u00eb thelbin e shkrimit tim, t\u00eb pranpojn\u00eb realitetin objektiv, aspak pozitiv n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare dhe t\u00eb komentojn\u00eb\u2026 Nuk m\u00eb vjen keq se ndajn\u00eb mendim ndryshe nga un\u00eb, pasi aq din\u00eb e aq b\u00ebjn\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb priz\u00ebm, edhe un\u00eb kam th\u00ebn\u00eb mendimin tim, por si e sqaron Jung, kur gj\u00ebrat jan\u00eb kaq godit\u00ebse, njeriu normal e ka t\u00eb v\u00ebshtur\u00eb t\u2019i pranoj\u00eb menj\u00ebher\u00eb ato!<\/p>\n<hr width=\"300\" \/>\n<p><strong>Liburni<\/strong>:<br \/>\nTe lumte Arben \u00c7okaj !<br \/>\nShpresojme qe shqiptaret ta kuptojne se nuk kane asgje te perbashket me islamin.<\/p>\n<hr width=\"300\" \/>\n<p><strong>1234<\/strong>:<br \/>\nNga e thena ne te bere, eshte ne mes nje det i tere. Pra me fjale \u201ckalohet deti me kembe\u201d, por me vepra po behen masakra te paimagjinushme mbi femijet, deri tek grate e pleqte. Ne emer te kujt?<\/p><\/blockquote>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Arben \u00c7okaj, gazeta Dita &#8211; 14 gusht 2014 N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb hershme, kur njohurit\u00eb e njeriut p\u00ebr tok\u00ebn dhe universin ishin tep\u00ebr t\u00eb vogla dhe kur njeriu i lasht\u00eb habitej me dukurit\u00eb natyrore apo prejardhjen e vet, pyetja shpesh b\u00ebhej, nga e ka prejardhjen njeriu? Nga vjen, kush e krijoi? Dhe duke mos [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":37053,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-1648","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Islami dhe shqiptar\u00ebt - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/islami-dhe-shqiptaret\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Islami dhe shqiptar\u00ebt - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Arben \u00c7okaj, gazeta Dita &#8211; 14 gusht 2014 N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb hershme, kur njohurit\u00eb e njeriut p\u00ebr tok\u00ebn dhe universin ishin tep\u00ebr t\u00eb vogla dhe kur njeriu i lasht\u00eb habitej me dukurit\u00eb natyrore apo prejardhjen e vet, pyetja shpesh b\u00ebhej, nga e ka prejardhjen njeriu? Nga vjen, kush e krijoi? Dhe duke mos [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/islami-dhe-shqiptaret\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-04-14T20:27:10+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-02-11T07:38:34+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/arben_cokaj_pikture.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"315\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/islami-dhe-shqiptaret\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/islami-dhe-shqiptaret\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Islami dhe shqiptar\u00ebt\",\"datePublished\":\"2016-04-14T20:27:10+00:00\",\"dateModified\":\"2021-02-11T07:38:34+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/islami-dhe-shqiptaret\\\/\"},\"wordCount\":3648,\"commentCount\":2,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/islami-dhe-shqiptaret\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/01\\\/arben_cokaj_pikture.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/islami-dhe-shqiptaret\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/islami-dhe-shqiptaret\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/islami-dhe-shqiptaret\\\/\",\"name\":\"Islami dhe shqiptar\u00ebt - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/islami-dhe-shqiptaret\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/islami-dhe-shqiptaret\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/01\\\/arben_cokaj_pikture.jpg\",\"datePublished\":\"2016-04-14T20:27:10+00:00\",\"dateModified\":\"2021-02-11T07:38:34+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/islami-dhe-shqiptaret\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/islami-dhe-shqiptaret\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/islami-dhe-shqiptaret\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/01\\\/arben_cokaj_pikture.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/01\\\/arben_cokaj_pikture.jpg\",\"width\":600,\"height\":315,\"caption\":\"Arben \u00c7okaj - piktur\u00eb\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/islami-dhe-shqiptaret\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Islami dhe shqiptar\u00ebt\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Islami dhe shqiptar\u00ebt - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/islami-dhe-shqiptaret\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Islami dhe shqiptar\u00ebt - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Nga Arben \u00c7okaj, gazeta Dita &#8211; 14 gusht 2014 N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb hershme, kur njohurit\u00eb e njeriut p\u00ebr tok\u00ebn dhe universin ishin tep\u00ebr t\u00eb vogla dhe kur njeriu i lasht\u00eb habitej me dukurit\u00eb natyrore apo prejardhjen e vet, pyetja shpesh b\u00ebhej, nga e ka prejardhjen njeriu? Nga vjen, kush e krijoi? Dhe duke mos [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/islami-dhe-shqiptaret\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-04-14T20:27:10+00:00","article_modified_time":"2021-02-11T07:38:34+00:00","og_image":[{"width":600,"height":315,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/arben_cokaj_pikture.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/islami-dhe-shqiptaret\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/islami-dhe-shqiptaret\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Islami dhe shqiptar\u00ebt","datePublished":"2016-04-14T20:27:10+00:00","dateModified":"2021-02-11T07:38:34+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/islami-dhe-shqiptaret\/"},"wordCount":3648,"commentCount":2,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/islami-dhe-shqiptaret\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/arben_cokaj_pikture.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/islami-dhe-shqiptaret\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/islami-dhe-shqiptaret\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/islami-dhe-shqiptaret\/","name":"Islami dhe shqiptar\u00ebt - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/islami-dhe-shqiptaret\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/islami-dhe-shqiptaret\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/arben_cokaj_pikture.jpg","datePublished":"2016-04-14T20:27:10+00:00","dateModified":"2021-02-11T07:38:34+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/islami-dhe-shqiptaret\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/islami-dhe-shqiptaret\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/islami-dhe-shqiptaret\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/arben_cokaj_pikture.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/arben_cokaj_pikture.jpg","width":600,"height":315,"caption":"Arben \u00c7okaj - piktur\u00eb"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/islami-dhe-shqiptaret\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Islami dhe shqiptar\u00ebt"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1648","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1648"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1648\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":64461,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1648\/revisions\/64461"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/37053"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1648"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1648"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1648"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}