{"id":18930,"date":"2017-10-11T08:29:55","date_gmt":"2017-10-11T08:29:55","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=18930"},"modified":"2017-10-11T08:44:57","modified_gmt":"2017-10-11T08:44:57","slug":"libri-i-megan-kelly-trump-me-urrente-shefi-i-fox-news-me-kerkoi-sex","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/libri-i-megan-kelly-trump-me-urrente-shefi-i-fox-news-me-kerkoi-sex\/","title":{"rendered":"Libri i Megan Kelly: Trump m\u00eb urrente, shefi i Fox News m\u00eb k\u00ebrkoi sex"},"content":{"rendered":"<p>\u201c<strong><em>N\u00ebse doni t\u00eb m\u00eb njihni se kush jam, duhet ta dini nga vij<\/em><\/strong>\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu e nis historin\u00eb n\u00eb librin e saj \u201cSyno p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb\u201d, Megyn Kelly, nj\u00eb nga gazetaret m\u00eb t\u00eb dashura t\u00eb Amerik\u00ebs. Karakteri i saj i fort\u00eb, vendosm\u00ebria, guximi e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb spikas\u00eb si imazhi kryesor i \u201cFox News\u201d n\u00eb emisionin e saj t\u00eb njohur \u201cThe Kelly File\u201d.<\/p>\n<p>Ajo njihet p\u00ebr paanshm\u00ebri n\u00eb pun\u00eb dhe pyetje q\u00eb v\u00ebn\u00eb me shpatulla pas murit jo vet\u00ebm emra t\u00eb m\u00ebdhenj e politikan\u00eb t\u00eb njohur amerikan\u00eb, por ajo ka arritur t\u00eb intervistoj\u00eb lider\u00eb bot\u00ebror\u00eb, ku i fundit ishte Presidenti i Rusis\u00eb Vladimir Putin, informon <a href=\"http:\/\/dritare.net\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Dritare.net<\/a>.<\/p>\n<p>\u201cJeta m\u00eb ka p\u00ebrballuar me sfida, padrejt\u00ebsi, d\u00ebshtime dhe v\u00ebshtir\u00ebsi, por q\u00ebllimin e jet\u00ebs e kam t\u00eb p\u00ebrmbushur qoft\u00eb nga jeta personale, por edhe asaj profesionale,\u201d \u2013 thot\u00eb Kelly.\u201cNuk e kam pasur kaq t\u00eb leht\u00eb rrug\u00ebtimin tim deri k\u00ebtu ku jam sot, por prind\u00ebrit m\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb jem dikush n\u00eb jet\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>\u201cBe whoever you are\u201d, ji ajo q\u00eb je, m\u00eb than\u00eb dhe besoj absolutisht q\u00eb kan\u00eb pasur t\u00eb drejt\u00eb sepse ky tipar, t\u00eb jem vetvetja, m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb konfidente n\u00eb gj\u00ebrat q\u00eb kam arritur\u201d \u00ebsht\u00eb shprehur Kelly n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr autobiografik, informon Dritare.net.<\/p>\n<p>Megyn Kelly ka lindur n\u00eb Syracuse, nj\u00eb vend periferik i cili ndodhet n\u00eb Albany, kryeqytet i Nju Jorkut. Megyn tregon f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e saj t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e kujton me dashuri sepse \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb mrekullueshme, me dy prind\u00ebr t\u00eb thjesht\u00eb, por q\u00eb i kan\u00eb falur dhe trash\u00ebguar vlera morale dhe njer\u00ebzore.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Megyn Kelly\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/megyn-kelly-portrait-session.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>\u201cJam rritur krejt\u00ebsisht ndryshe nga f\u00ebmij\u00ebt e llastuar, nuk m\u00eb kan\u00eb plot\u00ebsuar \u00e7do tek\u00eb, p\u00ebrkundrazi. Kam qen\u00eb f\u00ebmij\u00eb i qet\u00eb dhe jam mjaftuar me aq sa kisha. Shkolla ishte primare p\u00ebr mua, motr\u00ebn, e v\u00ebllan\u00eb, Suzanne dhe Pete 5 vite m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj se un\u00eb. I kujtoj t\u00eb dielat kur shkonim n\u00eb kish\u00eb, apo loj\u00ebrat e asaj kohe n\u00ebp\u00ebr kopsht dhe rrugicat e lagjes q\u00eb sot, kur i kthej n\u00eb mendje, s\u00ebrish m\u00eb ndjellin nostalgji. Babai, ishte profesor dhe n\u00ebna infermiere, por me tre f\u00ebmij\u00eb p\u00ebr t\u00eb rritur e p\u00ebr t\u2019i shkolluar, duhet t\u00eb them se rrogat e tyre ishin modeste. Mezi ia dilnim, derisa u b\u00ebm\u00eb t\u00eb zot\u00ebt e vet\u00ebs e nis\u00ebm shkollat e larta. Un\u00eb doja patjet\u00ebr t\u00eb studioja p\u00ebr drejt\u00ebsi, e kisha t\u00eb qart\u00eb n\u00eb mendjen time dhe asgj\u00eb s\u2019do ma ndryshonte k\u00ebt\u00eb fakt dhe fitova me pik\u00ebt maksimale testin p\u00ebr t\u2019u pranuar n\u00eb Universitetin e Drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Albany.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu nisi nj\u00eb jet\u00eb e re studentore dhe isha nj\u00eb studente e shk\u00eblqyer sepse kisha nj\u00eb q\u00ebllim pasi t\u00eb mbaroja universitetin. Doja t\u00eb punoja shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar familjen dhe t\u00eb b\u00ebja krenar baban\u00eb q\u00eb m\u00eb shihte nga qielli, pasi ai na la shum\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl, kur un\u00eb isha vet\u00ebm 15 vje\u00e7e. Vdekja e tij nga nj\u00eb atak n\u00eb zem\u00ebr ka qen\u00eb tep\u00ebr e v\u00ebshtir\u00eb ta p\u00ebrballoja sepse isha shum\u00eb e lidhur me t\u00eb, ai m\u00eb ka l\u00ebn\u00eb vet\u00ebm kujtime t\u00eb \u00ebmbla dhe nj\u00eb forc\u00eb p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara. Kurr\u00eb nuk mbaj mend t\u2019m\u00eb ket\u00eb b\u00ebrtitur, m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb ndjehem e vler\u00ebsuar me dashurin\u00eb e tij. Dilte n\u00eb m\u00ebngjes n\u00eb pun\u00eb dhe kthej mbr\u00ebmjeve. Sa hynte n\u00eb der\u00eb m\u00eb th\u00ebrriste \u2018ku e kam tigrin tim\u2019 sepse nga natyra isha \u00e7apk\u00ebne dhe ai pretendonte shum\u00eb nga un\u00eb, madje q\u00eb at\u00ebher\u00eb besonte se n\u00eb t\u00eb ardhme do isha e suksesshme e k\u00ebshtu \u00e7do dark\u00eb m\u00eb k\u00ebrkonte t\u2019i tregoja t\u00eb gjitha detyrat e m\u00ebsimet q\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb. Por jeta deshi ta largonte dhe kjo qe nj\u00eb dram\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time. E pyes n\u00ebn\u00ebn time Linda, a mund t\u00eb jesh e lumtur pas k\u00ebsaj dite dhe ajo m\u00eb p\u00ebrgjigjet, \u2018po shpirt, do jem dhe do jemi\u2019 sepse kjo \u00ebsht\u00eb jeta dhe ne duhet t\u00eb ecim p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Pas disa viteve n\u00ebna u martua s\u00ebrish dhe pse p\u00ebr ne nuk ishte e leht\u00eb ta pranonim k\u00ebt\u00eb fakt, 4 viteve nga vdekja e babait, por jeta ishte e saj dhe kishte nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mashkull af\u00ebr dhe dukej e lumtur me k\u00ebt\u00eb zgjedhje. Ne nuk u lumturuam nga ky vendim i Lind\u00ebs, por e pranuam me heshtje dhe sot jam e k\u00ebnaqur q\u00eb mami im \u00ebsht\u00eb mir\u00eb dhe krenare p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e saj sepse figur\u00ebn dhe shpirtin e babit ton\u00eb nuk e z\u00ebvend\u00ebson askush. Jet\u00ebs duhet t\u2019i buz\u00ebqeshim dhe Linda ime k\u00ebt\u00eb b\u00ebri; u dashurua s\u00ebrish dhe e p\u00ebrg\u00ebzoj p\u00ebr forc\u00ebn, por nga ana tjet\u00ebr e ka zemr\u00ebn plot\u00eb dhe i g\u00ebzohet opinionit t\u00eb njer\u00ebzve dhe miqve t\u00eb saj kur shohin vajz\u00ebn e saj Kelly n\u00eb ekran duke th\u00ebn\u00eb, \u2018kjo \u00ebsht\u00eb vajza Lind\u00ebs\u2019. M\u00eb vjen p\u00ebr t\u00eb qeshur sepse i b\u00ebhet zemra mal, si \u00e7do n\u00ebne.<\/p>\n<p>Jeta v\u00ebrtet\u00eb vazhdon edhe pse pa kuptim sepse n\u00eb mesin ton\u00eb mungon njeriu m\u00eb i dashur i familjes, por gjithsecili mori rrug\u00ebn e vet\u00eb n\u00eb jet\u00eb. Un\u00eb mbarova studimet, vitet m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb jet\u00ebs sime, n\u00eb bankat e shkoll\u00ebs ku u njoha dhe me Jim, t\u00eb dashurin tim, q\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtetje e dashuri e madhe asokohe, por q\u00eb lidhja nuk qe e shkruar t\u00eb p\u00ebrfundonte n\u00eb di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb. Ai mbetet nj\u00eb mik fantastik dhe njer\u00ebzit me guxim nuk i fshehin kurr\u00eb ndjenjat, por i tregojn\u00eb, s\u2019ka r\u00ebnd\u00ebsi sa vite kan\u00eb kaluar sepse \u00e7donj\u00ebri nga ne ka nj\u00eb t\u00eb kaluar dhe dashuria \u00ebsht\u00eb ndjenja m\u00eb fisnike. Jam e lumtur q\u00eb kam dashur n\u00eb jet\u00eb nj\u00eb djal\u00eb si ai sepse m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb vet\u00ebbesim.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Megyn Kelly and her family\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/douglas-brunt-and-megyn-kelly-and-two-eldest-children.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Pas studimeve t\u00eb larta nisa pun\u00eb n\u00eb nj\u00eb firm\u00eb ligjore, isha shum\u00eb e p\u00ebrkushtuar dhe punoja tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb or\u00eb n\u00eb dit\u00eb, kisha nevoj\u00eb t\u00eb b\u00ebja ca lek\u00eb sepse objektivat i kisha t\u00eb qarta dhe doja t\u00eb hapja di\u00e7ka timen, por m\u00eb par\u00eb m\u00eb duheshin ca para. Nuk ankohesha, vet\u00ebm punoja pafund me kok\u00ebn ulur derisa arrita t\u00eb punoj p\u00ebr firm\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe ligjore n\u00eb vend \u201cBickel and Brewer LLP\u201d q\u00eb m\u00eb jepte mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb punoja me klient\u00eb, njer\u00ebz me emra t\u00eb njohur t\u00eb cil\u00ebt paguanin dhe un\u00eb b\u00ebja pun\u00ebn time. Ky ishte pasioni im i madh, t\u00eb isha avokate. Kjo vazhdoi deri n\u00eb vitin 2004. Jo vet\u00ebm q\u00eb b\u00ebra shum\u00eb lek\u00eb nga ky profesion, por arrita t\u00eb konsolidoja veten si nj\u00eb grua q\u00eb pun\u00ebn e saj e kryente me sukses e sigurisht q\u00eb ndjehesha krenare.<\/p>\n<p>Por, kishte di\u00e7ka sepse un\u00eb punova nj\u00eb dekad\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb profesion, n\u00eb 10 vite karrier\u00eb shihja vet\u00ebm kat\u00ebr muret e zyr\u00ebs. Nj\u00eb dit\u00eb pyes vet\u00ebn, \u2018e pse mos t\u00eb jem gazetare\u2019, p\u00ebrderisa un\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb shkrime m\u00eb par\u00eb, e doja bot\u00ebn e medias, gazetarin\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, investigimin n\u00eb thell\u00ebsi sepse profili im ka qen\u00eb i till\u00eb dhe do i nd\u00ebrthurja bukur drejt\u00ebsin\u00eb me investigimin. Mendime t\u00eb k\u00ebtilla m\u00eb mor\u00ebn mendjen p\u00ebr disa dit\u00eb ku v\u00ebrtet\u00eb po e besoja q\u00eb do mundja sepse eksperienc\u00eb kisha, me njer\u00ebz influent\u00eb dhe t\u00eb m\u00ebdhenj kisha punuar, \u00e7\u00ebshtje nga m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtirat i kisha zgjidhur, e \u00e7far\u00eb mund t\u2019m\u00eb pengonte t\u00eb mos b\u00ebja televizion, \u00e7far\u00eb?!!<\/p>\n<p>Pas shum\u00eb p\u00ebrpjekjesh e kontaktesh, m\u00eb kujtohet mir\u00eb intervista q\u00eb pata me z. Roger Ailes, themeluesin dhe drejtuesin e Fox News. M\u00eb priti shum\u00eb mir\u00eb, po m\u00eb prezantonte me studiot e m\u00eb pas u ul\u00ebm p\u00ebr t\u00eb folur kur m\u00eb pyeti n\u00ebse vajza e nj\u00eb profesori dhe nj\u00eb infermiereje merrte vesh ndopak nga ky lloj biznesi dhe se cilat ishin pik\u00ebpamjet e mia politike. \u201cZ. Ailes, un\u00eb kam lindur n\u00eb nj\u00eb familje ku kan\u00eb besuar n\u00eb idealin e demokracis\u00eb, por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb un\u00eb jam apolitike,\u201d \u2013 i thash\u00eb, duke i kujtuar dhe shkrimin tim t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 1998 \u201cAm l a Republican or a Democrat?!\u201d, \u201cA jam nj\u00eb republikane apo demokrate\u201d sepse v\u00ebrtet\u00eb nuk e dija.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Megyn Kelly in studio\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/megyn-kelly-studio.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Kisha d\u00ebgjuar aq shum\u00eb p\u00ebr Roger Ailes, opinione nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, sidomos p\u00ebr aferat e tij seksuale me femrat, madje njer\u00ebzit e njihnin si nj\u00eb harbut, por \u00e7\u2019pun\u00eb kisha un\u00eb me k\u00ebt\u00eb, un\u00eb do shihja pun\u00ebn time. Dhe k\u00ebshtu nisi ky rrug\u00ebtim, ku fillova n\u00eb redaksi si gazetare, pastaj nisa t\u00eb dal nga pak n\u00eb ekran n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb m\u00ebngjesi, shikuesit e donin figur\u00ebn time dhe shum\u00eb koleg\u00eb t\u00eb tjer\u00eb nis\u00ebn t\u00eb besonin tek un\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar m\u00eb tej me \u201cKelly File\u201d, q\u00eb fitoi zemr\u00ebn dhe v\u00ebmendjen e miliona amerikan\u00ebve.\u201d<\/p>\n<p>Megyn, ka guxuar t\u00eb rr\u00ebfej n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr t\u00eb gjitha sfidat, por dhe sulmet e ngacmimet seksuale me t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb ndeshur, q\u00eb n\u00eb fakt nuk e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb, qoft\u00eb dhe nj\u00ebher\u00eb t\u00eb vetme, t\u00eb mendoj\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb pazare n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb moralit e trupit t\u00eb saj, informon Dritare.net. Ajo kujton momentet kur bosit t\u00eb saj, Roger Ailes, i kishte r\u00ebn\u00eb keq n\u00eb kok\u00eb p\u00ebr t\u00eb, vitin e fundit para se t\u00eb largohej nga Fox. E th\u00ebrriste shpesh n\u00eb zyr\u00ebn e tij e i thoshte sa seksi dukej n\u00eb transmetim.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb dit\u00eb sapo kisha dal\u00eb nga emisioni kur m\u00eb th\u00ebrret n\u00eb zyr\u00ebn e tij e m\u00eb thot\u00eb: \u2013 \u201cTi m\u00eb ndjell shum\u00eb pasion Megyn, je kaq seksi me k\u00ebt\u00eb bluz\u00ebn veshur, por t\u00eb lutem m\u00eb lejo t\u00eb t\u00eb sugjeroj ngjyr\u00ebn e t\u00eb brendshmeve sepse kam nj\u00eb ide se \u00e7far\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb dhe do d\u00ebshiroja t\u2019i vishje vet\u00ebm p\u00ebr mua\u201d.<\/p>\n<p>Nuk po kuptoja n\u00ebse ishte i pir\u00eb apo es\u00ebll sepse qe e sikletshme, por dola nga zyra e nevrikosur me iden\u00eb q\u00eb do e kuptonte q\u00eb q\u00ebllimi i tij nuk kishte vend tek un\u00eb.<\/p>\n<p>Mendova se s\u2019do e p\u00ebrs\u00ebriste m\u00eb, por ai ishte shoku i Trump-it dhe nuk ishte \u00e7udi q\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra i kishin t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. Nj\u00eb dit\u00eb tjet\u00ebr m\u00eb thot\u00eb se duhet t\u00eb diskutonim bashk\u00eb dhe sigurisht q\u00eb puna m\u00eb lidhte me t\u00eb, ishte e pashmangshme takimi i pun\u00ebs.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Megyn Kelly\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/megyn-kelly.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Shkova n\u00eb zyr\u00eb, atje ku \u00e7do njeri profesionist i b\u00ebn takimet e pun\u00ebs, dhe papritmas e shoh t\u2019m\u00eb afrohet dhe tenton t\u2019m\u00eb puth\u00eb n\u00eb buz\u00eb me zor, m\u00eb kap nga krahu dhe dor\u00ebn tek beli, \u201cT\u00eb d\u00ebshiroj prej shum\u00eb koh\u00ebsh\u201d m\u00eb tha, por n\u00eb at\u00eb moment ia hoqa duart dhe e shtyva. Ai m\u00eb pyet, me pafytyr\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se kur ishte koha p\u00ebr ta rinovuar kontrat\u00ebn, por i them q\u00eb kontrat\u00ebn ta g\u00ebzoj\u00eb sepse asnj\u00eb kontrat\u00eb nuk m\u00eb b\u00ebn kjo q\u00eb jam sot, e sa t\u00eb jem e fort\u00eb do ia dal me dinjitetin dhe forc\u00ebn time.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb fakt, n\u00eb janar t\u00eb 2017-\u00ebs, dhash\u00eb dor\u00ebheqjen, ku nd\u00ebr t\u00eb tjera mu k\u00ebrkua t\u00eb mb\u00ebshtes q\u00ebndrimet e qeveris\u00eb aktuale, por kjo nuk kishte p\u00ebr t\u00eb ndodhur kurr\u00eb sepse Trump ishte ai q\u00eb m\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoi disa her\u00eb me jet\u00eb, vet\u00ebm pse kisha shkruar nj\u00eb artikull p\u00ebr divorcin e tij me Ivan\u00ebn, ish gruan e tij t\u00eb par\u00eb, ku kisha nxjerr n\u00eb pah disa t\u00eb v\u00ebrteta dhe m\u00eb k\u00ebrkonte t\u2019ia hiqte, por nuk ndodhi. Ishte po ai Trump q\u00eb donte t\u2019m\u00eb joshte me dhurata dhe t\u2019m\u00eb paguante pushimet n\u00eb resortet e tij mbret\u00ebrore, por as kjo nuk ndodhi kurr\u00eb, edhe pse n\u00eb fakt Trump njihet p\u00ebr natyr\u00ebn e tij \u201cbujare\u201d me gazetar\u00ebt, me ata koleg\u00eb q\u00eb kan\u00eb pranuar t\u00eb shiten. Madje, nj\u00eb her\u00eb kam qen\u00eb me bashk\u00ebshortin tim n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr hotelet e tij t\u00eb njohura \u2018Mar Lago\u2019 n\u00eb Florida. Sigurisht q\u00eb e kishte marr\u00eb vesh q\u00eb ndodhesha atje dhe me hir e pahir donte t\u2019i paguante ato dit\u00eb e net\u00eb q\u00ebndrimi, por nuk pranova dhe kur u largova nga hoteli, ruajta t\u00eb gjitha faturat q\u00eb ishin paguar nga un\u00eb, se nga ai \u00e7far\u00eb nuk pritej.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Megyn Kelly in studio\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/megyn-kelly-studio.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Lufta ime me t\u00eb ka qen\u00eb e hapur prej vitesh, m\u00eb ka fyer n\u00eb shum\u00eb raste, dhe kur nuk pranonte t\u00eb vinte tek un\u00eb, shkonte tek CNN, si n\u00eb rastin me kolegun Don Lemon, q\u00eb nuk i kurseu fyerjet teksa ai e pyeste krejt\u00ebsisht p\u00ebr tjet\u00ebr gj\u00eb. Ai ka shfryt\u00ebzuar \u00e7do hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb mundshme p\u00ebr t\u2019m\u00eb ulur para publikut, si n\u00eb rastet e komenteve n\u00eb Twitter-in e tij, ku shkruante \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr mua dhe kund\u00ebr meje.<\/p>\n<p>Por n\u00eb subkoshienc\u00ebn time e kisha t\u00eb qart\u00eb q\u00eb televizioni k\u00ebt\u00eb gj\u00eb kishte, n\u00ebse do ishe profesional e i paansh\u00ebm do merrje dhe riskun me vete sepse televizioni \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb treg, sesa nj\u00eb profesion.<\/p>\n<p>Por dita m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr mua do vinte shpejt. \u201cDita e Debatit\u201d t\u00eb 6 gushtit 2015 kishte mb\u00ebrritur. Zgjohem her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes at\u00eb dit\u00eb n\u00eb \u2018Cleveland\u2019. Isha shum\u00eb e g\u00ebzuar p\u00ebr at\u00eb q\u00eb do vinte m\u00eb pas, sepse e kisha pritur kaq shum\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb, duke u p\u00ebrgatitur p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy muaj. Kan\u00eb qen\u00eb muaj intensive s\u00eb bashku me stafin tim, por e dinim q\u00eb n\u00eb fund do dilnim krenar\u00eb sepse po moderoja \u201cDebatin e Par\u00eb Presidencial t\u00eb Republikan\u00ebve\u201d p\u00ebr zgjedhjet presidenciale amerikane 2016, dhe ishte di\u00e7ka e madhe p\u00ebr mua q\u00eb do m\u00eb p\u00ebrmbushte m\u00eb shum\u00eb n\u00eb an\u00ebn time profesionale.<\/p>\n<p>Zgjedhjet deri n\u00eb at\u00eb moment ishin nj\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, por nga ana tjet\u00ebr kishim 12 kandidat\u00eb n\u00eb gar\u00eb dhe gjithsecili kishte shansin t\u00eb tregonte veten, me formimin e dijes dhe karrier\u00ebs, dhe kjo p\u00ebr mua n\u00ebnkuptonte shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb sepse ishte nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb drejtoje njer\u00ebz t\u00eb \u201celit\u00ebs\u201d nga t\u00eb gjitha pik\u00ebpamjet.<\/p>\n<p>At\u00eb m\u00ebngjes gushti, isha shum\u00eb e lumtur. U zgjova, e veshur me xhinse dhe me nj\u00eb t-shirt, dola jasht\u00eb t\u00eb porosisja m\u00ebngjesin. Po ndihesha p\u00ebr mrekulli, sepse ishte dhe nj\u00eb dit\u00eb shum\u00eb e bukur n\u00eb Ohio dhe isha plot me energji, si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb. Makina mb\u00ebrriti n\u00eb hotel p\u00ebr t\u2019m\u00eb marr\u00eb diku rreth or\u00ebs 10:00 t\u00eb m\u00ebngjesit dhe do m\u00eb linte pik\u00ebrisht n\u00eb qendr\u00ebn ku do mbahej debati. Kur hyra n\u00eb makin\u00eb, shoferi, me nj\u00eb entuziaz\u00ebm, m\u00eb thot\u00eb: \u201cOh, zonja Kelly, jam nj\u00eb fans shum\u00eb i madh i juaji, dua t\u2019ju ndihmoj dhe sot m\u00eb lejoni t\u00eb b\u00ebhem asistenti juaj, do t\u2019i p\u00ebrgjigjem t\u00eb gjitha telefonatave tuaja dhe do b\u00ebj gjith\u00e7ka q\u00eb do keni nevoj\u00eb. Madje, do t\u2019ju hekuros edhe kostumin q\u00eb do vishni n\u00eb transmetim. Ju lutem, a mundem t\u00eb blej nj\u00eb kafe p\u00ebr ju?\u201d. Iu p\u00ebrgjigja se nuk desha kafe, por ai insistonte dhe p\u00ebr t\u00eb mos e ofenduar, apo p\u00ebr t\u00eb mos qen\u00eb e ashp\u00ebr me t\u00eb pranova, fundja nj\u00eb kafe ishte.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Megyn Kelly and Donald Trump\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/megyn-kelly-donald-trump-august-gop-debate.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Dhe k\u00ebshtu shkuam tek qendra ku m\u00eb priste stafi dhe koleg\u00ebt e mi t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kishin punuar e investiguar aq shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dit\u00eb. N\u00eb at\u00eb moment takoj Howie Kurtz, kolegun tim dhe gazetarin e njohur t\u00eb Fox News. Po diskutonim e po i tregoja se, sikur ta dinte publiku se \u00e7far\u00eb kishte ndodhur vet\u00ebm disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb mes meje dhe Donald Trump, do kthehej n\u00eb historin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb vendit p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnimet q\u00eb m\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Fol\u00ebm gjat\u00eb me Kurtz dhe si gjithmon\u00eb ai \u00ebsht\u00eb pozitiv, \u201cgjith\u00e7ka do shkoj mir\u00eb\u201d m\u00eb tha. Ishte nj\u00eb dit\u00eb para debatit dhe q\u00ebndruam tek qendra gjat\u00eb derisa organizuam gj\u00ebrat dhe b\u00ebm\u00eb p\u00ebrgatitjet e fundit. Dukej se \u00e7do gj\u00eb po shkonte mbar\u00eb. Por teksa po kthehesha n\u00eb hotel, gjat\u00eb rrug\u00ebs ndjej nj\u00eb tmerr n\u00eb trupin tim, t\u00eb dridhura, t\u00eb vjella, dhimbje t\u00eb forta koke dhe isha b\u00ebr\u00eb e bardh\u00eb n\u00eb fytyr\u00eb, si nj\u00eb fantazm\u00eb. Hyra n\u00eb dhom\u00ebn e hotelit dhe i \u00e7oj nj\u00eb e-mail Abigail Finan, asistentes sime personale, n\u00ebse kishte Tylenol p\u00ebr dhimbjen e kok\u00ebs. Erdhi Abby dhe m\u00eb gjeti me kok\u00eb n\u00eb lavaman, ku vet\u00ebm nxirrja pafund dhe asgj\u00eb s\u2019m\u00eb b\u00ebnte dobi sepse isha e k\u00ebputur e gjitha. Oh, Zot jo, kjo nuk mund t\u00eb m\u00eb ndodh\u00eb sot, i thosha vet\u00ebs. \u201c\u00c7far\u00eb ke ngren\u00eb, \u00e7far\u00eb pive sot?\u201d \u2013 m\u00eb pyeti Abby. I tregova t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e kafes\u00eb me shoferin q\u00eb insistoi aq shum\u00eb p\u00ebr t\u2019ma bler\u00eb edhe pse nuk mund ta drejtoja gishtin tek ai, por gjendja ime i p\u00ebrngjante nj\u00eb helmimi t\u00eb padiskutuesh\u00ebm. Jo, jo, kjo \u00ebsht\u00eb e pamundur, un\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhem mir\u00eb patjet\u00ebr sepse nuk mund ta imagjinoja veten n\u00eb at\u00eb gjendje, vet\u00ebm disa or\u00eb para debatit t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ku miliona shikues prisnin daljen time. Helmimi im kaq papritur ishte gj\u00ebja m\u00eb e keqe q\u00eb mund t\u2019m\u00eb ndodhte, por e quajta nj\u00eb viroz\u00eb meqen\u00ebse po at\u00eb dit\u00eb u s\u00ebmur, me t\u00eb nj\u00ebjtat simptoma, edhe kandidati republikan Rand Paul, q\u00eb do ishte n\u00eb panel.<\/p>\n<p>Kam lajme t\u00eb k\u00ebqija i them skuadr\u00ebs sime. M\u00eb vjen keq shum\u00eb p\u00ebr ju q\u00eb keni punuar kaq shum\u00eb n\u00eb k\u00ebto 2 muaj, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dit\u00eb, por un\u00eb nuk b\u00ebhem dot p\u00ebr transmetim. Ndjehem shum\u00eb keq dhe tep\u00ebr e dob\u00ebt fizikisht. Vet\u00ebm t\u00eb shihnit fytyrat e tyre t\u00eb m\u00ebrzitura, por s\u00ebrish e kuptuan gjendjen time dhe m\u00eb dhan\u00eb kuraj\u00eb duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb se sh\u00ebndeti im kishte m\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi sesa nj\u00eb debat dhe kjo v\u00ebrtet\u00eb m\u00eb k\u00ebnaqi ta d\u00ebgjoja n\u00eb at\u00eb moment.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Megyn Kelly\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/megyn-kelly1.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Si mund t\u2019m\u00eb zinte vendi mua, kur kujtoja pyetjen e par\u00eb q\u00eb do i b\u00ebja Trump-it, pik\u00ebrisht at\u00eb pyetje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb kishte k\u00ebrc\u00ebnuar vet\u00ebm disa dit\u00eb p\u00ebrpara debatit, duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb llogarin\u00eb e tij t\u00eb Twitter-it do e p\u00ebrdorte kund\u00ebr meje. Kjo pyetje do e shkat\u00ebrronte at\u00eb sepse e dija q\u00eb e kishte pik\u00eb t\u00eb dob\u00ebt t\u2019ia kujtoje ofendimet dhe komentet q\u00eb i b\u00ebnte grave e femrave n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Por ajo q\u00eb m\u00eb b\u00ebri \u00e7udi t\u00eb madhe ishte se nga e mori vesh Trump p\u00ebr pyetjen time t\u00eb par\u00eb, kush mund t\u2019ia kishte treguar se \u00e7far\u00eb do e pyesja un\u00eb?! Stafi me t\u00eb cilin un\u00eb punoja prej vitesh, nuk kishte ndodhur kurr\u00eb shisnim pun\u00ebn e njeri-tjetrit, megjithat\u00eb un\u00eb nuk i trembesha asnj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimi nga Trump, edhe pse e kishte b\u00ebr\u00eb rrug\u00eb me mua. Doja vet\u00ebm t\u00eb b\u00ebhesha pak m\u00eb mir\u00eb sa t\u00eb isha n\u00eb gjendje t\u00eb drejtoja k\u00ebt\u00eb debat, dhe fal\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb moderne sot e ke m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb zgjidhje shum\u00eb situatave t\u00eb ngjashme me timen.<\/p>\n<p>Abby telefonoi doktorin tim dhe i shpjegoi sakt\u00ebsisht p\u00ebr gjendjen time, nuk kishte si t\u00eb ndodhte ndryshe me recet\u00ebn e tij dhe un\u00eb do ndjehesha p\u00ebrs\u00ebri mir\u00eb, aq sa t\u00eb m\u00eb mbanin k\u00ebmb\u00ebt, kaq doja. Nj\u00eb makeup dhe nj\u00eb stilim flok\u00ebsh, m\u00eb transformuan totalisht, nga fantazma q\u00eb isha p\u00ebrpara. Dy grimier\u00ebt e mi, Chris dhe Vincenza, jan\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb do i kujtoj me mir\u00ebnjohje dhe do i fal\u00ebnderoj gjithmon\u00eb p\u00ebr ndryshimin q\u00eb m\u00eb b\u00ebn\u00eb. K\u00ebshtu nisi dhe debati, u takuam me njeri-tjetrin. Trump dukej i tensionuar dhe agresiv ndaj meje, e dija sa pun\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb m\u00eb priste dhe isha e p\u00ebrgatitur q\u00eb nuk do i kursente as fyerjet. Dhe ashtu ndodhi, gjat\u00eb debatit m\u00eb shum\u00eb se nj\u00ebher\u00eb m\u00eb quajti agresive, t\u00eb \u00e7mendur, bimbo dhe mediokre. I kalova me sportivet sepse ajo q\u00eb m\u00eb interesonte ishin miliona shikuesit e emisionit tim dhe puna ime. Dhe ajo nat\u00eb ka sh\u00ebnjuar numrin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb audienc\u00ebs ndonj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Megyn Kelly and Ailes\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/kelly-and-ailes.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Debati po ecte mir\u00eb, por ai ishte tep\u00ebr me nerva me mua sepse \u00e7far\u00ebdo pyetje kisha n\u00eb mendje, ia b\u00ebra dhe ajo q\u00eb po mendoja n\u00eb fakt ishte pik\u00ebrisht \u2018nuk e kuptoj sesi k\u00ebta politikan\u00eb duan t\u00eb b\u00ebhen president\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ankohen p\u00ebr intervista t\u00eb v\u00ebshtira\u2019. Menj\u00ebher\u00eb pas debatit me telefon burri, n\u00ebse \u00e7do gj\u00eb ishte n\u00eb rregull sepse ishte n\u00eb merak. Por un\u00eb isha e qet\u00eb, p\u00ebr aq koh\u00eb sa f\u00ebmij\u00ebt nuk e kishin ndjekur sepse ky \u00ebsht\u00eb kusht n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb. F\u00ebmij\u00ebt nuk shohin lajme, as zhvillime politike t\u00eb dit\u00ebs sepse k\u00ebshtu i ruajm\u00eb ata nga \u00e7do gj\u00eb q\u00eb flitet p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>\u201cIshte korrik i 2006. Marr nj\u00eb e-mail nga nj\u00eb kolege e imja. \u2018Meg, kam d\u00ebshir\u00eb t\u00eb t\u00eb prezantoj nj\u00eb djal\u00eb king. Po t\u00eb ndjekim nga ekrani dhe m\u00eb thot\u00eb se t\u00eb p\u00eblqen shum\u00eb. I p\u00eblqen v\u00ebrtet\u00eb sepse e kuptoj sa i qesh fytyra kur p\u00ebrmend emrin t\u00ebnd\u2019 \u2013 m\u00eb shkruan n\u00eb e-mail ajo. K\u00ebt\u00eb e kishte shkruar pa i th\u00ebn\u00eb gj\u00eb atij sepse donte t\u00eb merrte nj\u00eb sinjal nga un\u00eb si fillim, n\u00ebse isha apo jo e interesuar. Un\u00eb e fshiva at\u00eb e-mail, fshiva dhe iden\u00eb se isha gati p\u00ebr nj\u00eb familje e p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme me f\u00ebmij\u00eb dhe nuk iu p\u00ebrgjigja fare. Muaj m\u00eb von\u00eb kolegia m\u00eb shkruan s\u00ebrish, sepse ai i kishte k\u00ebrkuar miq\u00ebsisht t\u2019m\u00eb shkruante dhe un\u00eb i k\u00ebrkova nj\u00eb foto. Ajo m\u00eb d\u00ebrgoi direkt foton e tij me e-mail. \u2018Mos u b\u00ebj budalla\u00e7k\u00eb, por shihe sepse \u00ebsht\u00eb djal\u00eb shum\u00eb i mir\u00eb\u2019 m\u00eb thot\u00eb ajo. Dhe kishte t\u00eb drejt\u00eb sepse v\u00ebrtet\u00eb, n\u00ebse s\u2019do i k\u00ebrkoja nj\u00eb fotografi, do kisha humbur nj\u00eb rast t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Sa pash\u00eb foton, i thash\u00eb po m\u00eb p\u00eblqen dhe jam dakord t\u00eb takohemi. Nis\u00ebm kontaktin dhe vjen dita p\u00ebr takimin ton\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb \u201cZaytinya\u201d n\u00eb Washington DC. Un\u00eb gjendesha n\u00eb Washington ato dit\u00eb s\u00eb bashku me nj\u00eb shoqen time. Ajo m\u00eb pret diku n\u00eb qoshe t\u00eb barit sepse do m\u00eb tregonte kur do hynte Doug n\u00eb lokal. Brenda lokalit futet nj\u00eb mashkull i gjat\u00eb, i veshur mir\u00eb dhe m\u00eb king se\u00e7 e prisja. N\u00eb at\u00eb moment i thash\u00eb vet\u00ebs \u2018po ky \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb ti do\u2019. Ishte nj\u00eb takim verbues, si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time, u dashurova pafund q\u00eb momentin e par\u00eb me humorin, bujarin\u00eb e tij. Asokohe ai ishte CEO n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr kompanit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb fush\u00ebn e teknologjis\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb. Ato dit\u00eb ai vinte shpesh m\u00eb DC, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje pune. Impakti i par\u00eb ishte pa diskutim paraqitja e tij, por kuptova sa mashkull i rrall\u00eb ishte q\u00eb vet\u00ebm m\u00eb d\u00ebgjonte, kjo ishte gj\u00ebja q\u00eb mbaj mend nga nata e par\u00eb, q\u00eb ishte nj\u00eb d\u00ebgjues i mir\u00eb dhe q\u00eb mund t\u00eb ishte nj\u00eb krah i fort\u00eb p\u00ebr mua. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb nuk u ndam\u00eb kurr\u00eb m\u00eb, sepse ai m\u00eb pranoi ashtu si\u00e7 isha, me t\u00eb mirat e t\u00eb k\u00ebqijat e mia, dhe madje nga kjo gj\u00eb ai m\u00eb b\u00ebri ta pranoj n\u00eb zemr\u00ebn time e ta kem babain e tre f\u00ebmij\u00ebve, dy djemve dhe nj\u00eb vajze. Ai vazhdon po nj\u00ebsoj si dit\u00ebn e par\u00eb m\u00eb mb\u00ebshtet dhe m\u00eb kupton sepse nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb kesh grua nj\u00eb figur\u00eb publike, ku sulmohet e p\u00ebrflitet n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, por ai e ka pranuar sepse m\u00eb do si\u00e7 un\u00eb e dua at\u00eb pafund.\u201d<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Megyn Kelly and Putin\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/putin-kelly.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera Megyn Kelly thot\u00eb: \u2013 \u201c\u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb e th\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb, do t\u00eb b\u00ebhet\u201d. K\u00ebt\u00eb e tregon nga fakti q\u00eb dikush u b\u00eb sebep p\u00ebr njohjen e saj me Doug. Edhe pse refuzoi her\u00ebn e par\u00eb, ajo nuk e b\u00ebri her\u00eb e dyt\u00eb sepse ky ishte fati i saj.<\/p>\n<p>Sot ajo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e televizionit NBC me nj\u00eb rrog\u00eb q\u00eb i kalon 15 milion\u00eb dollar\u00eb n\u00eb vit dhe renditet nd\u00ebr gazetaret m\u00eb t\u00eb paguara. N\u00eb fund ajo thot\u00eb se n\u00eb jet\u00eb nuk ka pengje dhe di t\u00eb fal\u00eb, madje me Trump kan\u00eb b\u00ebr\u00eb paqe pas fitores s\u00eb tij, ku ai i k\u00ebrkoi ta takonte n\u00eb zyr\u00ebn e tij brenda nd\u00ebrtes\u00ebs n\u00eb Nju-Jork. Megyn nuk e priste t\u00eb ishte aq miq\u00ebsor megjithat\u00eb inatet dhe mllefet nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u2019i mbash n\u00ebse ke mund\u00ebsi t\u00eb harrosh e t\u00eb hedhesh pas krah\u00ebve. Dhe ajo k\u00ebt\u00eb b\u00ebri, fali shum\u00eb koleg\u00eb e njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb e penguan gjat\u00eb jet\u00ebs, por nj\u00eb grua q\u00eb ka vizion t\u00eb qart\u00eb e di q\u00eb vet\u00ebm puna, dinjiteti dhe guximi nuk t\u00eb l\u00ebn\u00eb kurr\u00eb n\u00eb balt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb librit Kelly thot\u00eb: \u201cV\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mundur t\u00eb ndryshosh jet\u00ebn p\u00ebr m\u00eb mir\u00eb, t\u00eb jesh njeri m\u00eb i mir\u00eb e t\u00eb kuptosh q\u00ebllimin e jet\u00ebs m\u00eb mir\u00eb\u201d.\/<a href=\"http:\/\/dritare.net\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">dritare.net<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cN\u00ebse doni t\u00eb m\u00eb njihni se kush jam, duhet ta dini nga vij\u201d. K\u00ebshtu e nis historin\u00eb n\u00eb librin e saj \u201cSyno p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb\u201d, Megyn Kelly, nj\u00eb nga gazetaret m\u00eb t\u00eb dashura t\u00eb Amerik\u00ebs. Karakteri i saj i fort\u00eb, vendosm\u00ebria, guximi e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb spikas\u00eb si imazhi kryesor i \u201cFox News\u201d n\u00eb emisionin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":18931,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-18930","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Libri i Megan Kelly: Trump m\u00eb urrente, shefi i Fox News m\u00eb k\u00ebrkoi sex - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/libri-i-megan-kelly-trump-me-urrente-shefi-i-fox-news-me-kerkoi-sex\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Libri i Megan Kelly: Trump m\u00eb urrente, shefi i Fox News m\u00eb k\u00ebrkoi sex - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"\u201cN\u00ebse doni t\u00eb m\u00eb njihni se kush jam, duhet ta dini nga vij\u201d. K\u00ebshtu e nis historin\u00eb n\u00eb librin e saj \u201cSyno p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb\u201d, Megyn Kelly, nj\u00eb nga gazetaret m\u00eb t\u00eb dashura t\u00eb Amerik\u00ebs. Karakteri i saj i fort\u00eb, vendosm\u00ebria, guximi e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb spikas\u00eb si imazhi kryesor i \u201cFox News\u201d n\u00eb emisionin [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/libri-i-megan-kelly-trump-me-urrente-shefi-i-fox-news-me-kerkoi-sex\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-10-11T08:29:55+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2017-10-11T08:44:57+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/megyn-kelly-book.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"550\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"832\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"22 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/libri-i-megan-kelly-trump-me-urrente-shefi-i-fox-news-me-kerkoi-sex\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/libri-i-megan-kelly-trump-me-urrente-shefi-i-fox-news-me-kerkoi-sex\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Libri i Megan Kelly: Trump m\u00eb urrente, shefi i Fox News m\u00eb k\u00ebrkoi sex\",\"datePublished\":\"2017-10-11T08:29:55+00:00\",\"dateModified\":\"2017-10-11T08:44:57+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/libri-i-megan-kelly-trump-me-urrente-shefi-i-fox-news-me-kerkoi-sex\\\/\"},\"wordCount\":4376,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/libri-i-megan-kelly-trump-me-urrente-shefi-i-fox-news-me-kerkoi-sex\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/megyn-kelly-book.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/libri-i-megan-kelly-trump-me-urrente-shefi-i-fox-news-me-kerkoi-sex\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/libri-i-megan-kelly-trump-me-urrente-shefi-i-fox-news-me-kerkoi-sex\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/libri-i-megan-kelly-trump-me-urrente-shefi-i-fox-news-me-kerkoi-sex\\\/\",\"name\":\"Libri i Megan Kelly: Trump m\u00eb urrente, shefi i Fox News m\u00eb k\u00ebrkoi sex - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/libri-i-megan-kelly-trump-me-urrente-shefi-i-fox-news-me-kerkoi-sex\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/libri-i-megan-kelly-trump-me-urrente-shefi-i-fox-news-me-kerkoi-sex\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/megyn-kelly-book.jpg\",\"datePublished\":\"2017-10-11T08:29:55+00:00\",\"dateModified\":\"2017-10-11T08:44:57+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/libri-i-megan-kelly-trump-me-urrente-shefi-i-fox-news-me-kerkoi-sex\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/libri-i-megan-kelly-trump-me-urrente-shefi-i-fox-news-me-kerkoi-sex\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/libri-i-megan-kelly-trump-me-urrente-shefi-i-fox-news-me-kerkoi-sex\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/megyn-kelly-book.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/megyn-kelly-book.jpg\",\"width\":550,\"height\":832},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/libri-i-megan-kelly-trump-me-urrente-shefi-i-fox-news-me-kerkoi-sex\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Libri i Megan Kelly: Trump m\u00eb urrente, shefi i Fox News m\u00eb k\u00ebrkoi sex\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Libri i Megan Kelly: Trump m\u00eb urrente, shefi i Fox News m\u00eb k\u00ebrkoi sex - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/libri-i-megan-kelly-trump-me-urrente-shefi-i-fox-news-me-kerkoi-sex\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Libri i Megan Kelly: Trump m\u00eb urrente, shefi i Fox News m\u00eb k\u00ebrkoi sex - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"\u201cN\u00ebse doni t\u00eb m\u00eb njihni se kush jam, duhet ta dini nga vij\u201d. K\u00ebshtu e nis historin\u00eb n\u00eb librin e saj \u201cSyno p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb\u201d, Megyn Kelly, nj\u00eb nga gazetaret m\u00eb t\u00eb dashura t\u00eb Amerik\u00ebs. Karakteri i saj i fort\u00eb, vendosm\u00ebria, guximi e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb spikas\u00eb si imazhi kryesor i \u201cFox News\u201d n\u00eb emisionin [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/libri-i-megan-kelly-trump-me-urrente-shefi-i-fox-news-me-kerkoi-sex\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2017-10-11T08:29:55+00:00","article_modified_time":"2017-10-11T08:44:57+00:00","og_image":[{"width":550,"height":832,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/megyn-kelly-book.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"22 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/libri-i-megan-kelly-trump-me-urrente-shefi-i-fox-news-me-kerkoi-sex\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/libri-i-megan-kelly-trump-me-urrente-shefi-i-fox-news-me-kerkoi-sex\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Libri i Megan Kelly: Trump m\u00eb urrente, shefi i Fox News m\u00eb k\u00ebrkoi sex","datePublished":"2017-10-11T08:29:55+00:00","dateModified":"2017-10-11T08:44:57+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/libri-i-megan-kelly-trump-me-urrente-shefi-i-fox-news-me-kerkoi-sex\/"},"wordCount":4376,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/libri-i-megan-kelly-trump-me-urrente-shefi-i-fox-news-me-kerkoi-sex\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/megyn-kelly-book.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/libri-i-megan-kelly-trump-me-urrente-shefi-i-fox-news-me-kerkoi-sex\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/libri-i-megan-kelly-trump-me-urrente-shefi-i-fox-news-me-kerkoi-sex\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/libri-i-megan-kelly-trump-me-urrente-shefi-i-fox-news-me-kerkoi-sex\/","name":"Libri i Megan Kelly: Trump m\u00eb urrente, shefi i Fox News m\u00eb k\u00ebrkoi sex - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/libri-i-megan-kelly-trump-me-urrente-shefi-i-fox-news-me-kerkoi-sex\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/libri-i-megan-kelly-trump-me-urrente-shefi-i-fox-news-me-kerkoi-sex\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/megyn-kelly-book.jpg","datePublished":"2017-10-11T08:29:55+00:00","dateModified":"2017-10-11T08:44:57+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/libri-i-megan-kelly-trump-me-urrente-shefi-i-fox-news-me-kerkoi-sex\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/libri-i-megan-kelly-trump-me-urrente-shefi-i-fox-news-me-kerkoi-sex\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/libri-i-megan-kelly-trump-me-urrente-shefi-i-fox-news-me-kerkoi-sex\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/megyn-kelly-book.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/megyn-kelly-book.jpg","width":550,"height":832},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/libri-i-megan-kelly-trump-me-urrente-shefi-i-fox-news-me-kerkoi-sex\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Libri i Megan Kelly: Trump m\u00eb urrente, shefi i Fox News m\u00eb k\u00ebrkoi sex"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18930","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=18930"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18930\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/18931"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=18930"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=18930"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=18930"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}