{"id":18967,"date":"2017-10-12T23:36:35","date_gmt":"2017-10-12T23:36:35","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=18967"},"modified":"2017-10-12T23:43:22","modified_gmt":"2017-10-12T23:43:22","slug":"kur-ikte-per-te-qendruar-pergjithnje-aristidh-kola","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kur-ikte-per-te-qendruar-pergjithnje-aristidh-kola\/","title":{"rendered":"KUR IKTE P\u00cbR T\u00cb Q\u00cbNDRUAR P\u00cbRGJITHNJ\u00cb ARISTIDH KOLA"},"content":{"rendered":"<p><em>Me rastin e 17 vjetorit t\u00eb ikjes<\/em><\/p>\n<p><strong>Ai sot do t\u00eb ishte 72 vje\u00e7 e 97 dit\u00eb&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>Mosh\u00eb e re p\u00ebr nj\u00eb krijues t\u00eb madh, nj\u00eb studiues t\u00eb madh t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes arvanite, nj\u00eb njeri t\u00eb dashuruar pas arvanitasve, gjini e gjak i t\u00eb cil\u00ebve ishte.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb. 17 vjet t\u00eb shkuara, m\u00eb 13 tetor 2000, ai iku. Grek\u00ebt kan\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb ngush\u00eblluese n\u00eb raste t\u00eb tilla, nuk thon\u00eb \u201cvdiq\u201d por \u201cIKU\u201d.<\/p>\n<p>Aristidh Kola IKU fizikisht p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar midis njer\u00ebzve shpirt\u00ebrisht, me fjal\u00ebn e tij t\u00eb \u00ebmb\u00ebl, me tonin e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb nj\u00eb avokati t\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje madhore t\u00eb asaj q\u00eb lidhej me \u201cArvanitasit dhe prejardhja e Grek\u00ebve\u201d, vepra madhore e tij, vep\u00ebr q\u00eb sikur t\u00eb kishte jet\u00eb do ta pasonte \u201cZeusi pellazgjik dhe lajthitja indoevropiane\u201d&#8230;<\/p>\n<p>E kam takuar m\u00eb 4 shkurt 2000 n\u00eb nj\u00eb mjedis shqiptar\u00ebsh kur ai do t\u00eb referonte me kompetenc\u00ebn e nj\u00eb shkenc\u00ebtari t\u00eb shkencave historike tem\u00ebn \u201cArvanitasit dhe kontributi i tyre n\u00eb kish\u00ebn ortodokse\u201c.<\/p>\n<p>E fotografova tek fliste dhe midis njer\u00ebzve. I dhash\u00eb disa pyetje n\u00eb shqip p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb p\u00ebrgjigjen n\u00eb zyr\u00ebn e tij. E fotografova tek m\u00eb lexonte p\u00ebrgjigjen. Nj\u00eb shok i tij m\u00eb b\u00ebri nderin duke m\u00eb fotografuar bashk\u00eb me t\u00eb.<\/p>\n<p>Aristidh Kola Iku. Thon\u00eb se n\u00eb pamund\u00ebsi t\u00eb prerjes s\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb shkruar e t\u00eb goj\u00ebs brisk n\u00eb dit\u00ebt e m\u00ebdha t\u00eb betej\u00ebs s\u00eb kosovar\u00ebve p\u00ebr liri e dinjitet, at\u00eb e helmuan. Nuk e di. Nuk mund ta them p\u00ebr tu bashkuar me ata q\u00eb e thon\u00eb n\u00eb gjysm\u00eb z\u00ebri.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Aristidh Kola - libra\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/aristidh_kola_libra.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Nj\u00eb gj\u00eb ama, shk\u00ebputur nga biseda me t\u00eb mund ta shkruaj n\u00eb korsiv&#8230;<br \/>\nP\u00ebr sa i p\u00ebrket \u201cBetej\u00ebs s\u00eb Kanaleve\u201c, e dija se shkoja n\u00eb goj\u00eb t\u00eb ujkut. M\u00eb kishin ngritur kudo kurthe, nuk m\u00eb linin t\u00eb flas kur shikonin se po ndikoja n\u00eb opinionin publik me mendimet e mija. Shkoja i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjitha ato v\u00ebshtir\u00ebsi dhe bashk\u00eb me mua shkuan edhe miq e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb si J. Miha dhe J. Korizis dhe njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm me t\u00eb cil\u00ebt nuk kisha kontakt dhe bashk\u00ebpunim deri at\u00ebher\u00eb si R. Sumeritis, Xhanetakos, Theodhoraqis (jokompozitori), Dhimu e t\u00eb tjer\u00eb. B\u00ebm\u00eb nj\u00eb betej\u00eb krejt t\u00eb pabarabart\u00eb, nj\u00eb betej\u00eb ama q\u00eb e kishim detyr\u00eb ta b\u00ebnim. Ekzistonin sigurisht rreziqe t\u00eb m\u00ebdha, por kur vendos t\u00eb b\u00ebsh di\u00e7ka t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb jet\u00ebn t\u00ebnde patjet\u00ebr duhet t\u00eb kesh parasysh gj\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb keqe dhe t\u00eb vesh \u201ckok\u00ebn n\u00eb torb\u00eb\u201c.<\/p>\n<p>M\u00eb 2 gusht t\u00eb vitit 2013 pata nderin t\u00eb marr n\u00eb tubimin qendror \u201cDit\u00ebt e diaspor\u00ebs\u201d \u00e7mimin postmortum q\u00eb Ministria e Diaspor\u00ebs t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs u jep \u00e7do vit njer\u00ebzve p\u00ebr vepr\u00ebn e madhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes shqiptare.<br \/>\nN\u00eb certifikat\u00eb shkruhet: Z. Aristidh Kola (Post mortum) P\u00ebr kontribut t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb jet\u00ebsor. Prishtin\u00eb, m\u00eb 2 gusht 2013. Ibrahim Sh. Makolli, Minist\u00ebr&#8230;<\/p>\n<p>\u00c7mimi ka mbetur n\u00eb bibliotek\u00ebn time. Me gjith\u00eb p\u00ebrpjekjet e shum\u00ebta nuk kam arritur t\u2019ua dor\u00ebzoj njer\u00ebzve q\u00eb ai i donte dhe shpresonte se do ta vazhdojn\u00eb vepr\u00ebn e tij. Mjerisht ata kan\u00eb hesht\u00eb. Dhe bashk\u00eb me t\u00eb ka heshtur edhe shoqata Arvanite \u201cMarko Bo\u00e7ari\u201d&#8230;<br \/>\nPo e p\u00ebrcjell p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrjet\u00ebsuar n\u00eb kujtes\u00eb interneti&#8230;<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Aristidh Kola - \u00c7ertifikat\u00eb nga ministria e Diaspor\u00ebs, Kosov\u00eb\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/aristidh_kola_certifikate_min_ks.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Megjith\u00ebse e publikuar e quajta t\u00eb nevojshme ta ripublikoj at\u00eb q\u00eb kam shkruar vite m\u00eb par\u00eb, bised\u00ebn q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb me t\u00eb m\u00eb 9 shkurt 2000&#8230;<\/p>\n<p><strong>Fjal\u00ebn e Aristidh Kol\u00ebs \u00ebsht\u00eb kultur\u00eb ta lexosh jo vet\u00ebm nj\u00ebher\u00eb&#8230;<\/strong><\/p>\n<p><em>13 tetor 2017<\/em><\/p>\n<p><strong>TRIM\u00cbRIT\u00cb E HERKULIT DHE HERKUL\u00cbT INTELEKTUAL\u00cb<\/strong><\/p>\n<p><strong>Bised\u00eb me Arvanitasin e Madh Aristidh Kola<\/strong><br \/>\n<em>Athin\u00eb, 9 shkurt 2000<\/em><\/p>\n<p><strong>1. \u00c7far\u00eb thot\u00eb Aristidh Kola p\u00ebr veten e tij ?<\/strong><\/p>\n<p>Linda n\u00eb vitin 1945, m\u00eb 8 korrik, n\u00eb fshatin Leontari t\u00eb Thiv\u00ebs ( Teb\u00ebs ), nj\u00eb fshat arvanit\u00ebsh q\u00eb at\u00ebher\u00eb quhej Kaskaveli. Atje viteve t\u00eb hershme b\u00ebnin djathin e mrekulluesh\u00ebm ka\u00e7kavall, ladhotiri.<br \/>\nF\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e kalova n\u00eb fshat, n\u00eb nj\u00eb mjedis ku jo vet\u00ebm gjuha por edhe doket e zakonet, k\u00ebng\u00ebt dhe vallet, morali, sjelljet dhe karakteri i njer\u00ebzve mish\u00ebronin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb theksuar karakterin e Arvanitit.<br \/>\nN\u00eb vitin 1963 fillova studimet n\u00eb Universitetin e Athin\u00ebs n\u00eb jurisprudenc\u00eb, drejt\u00ebsi. Pas diplomimit, deri n\u00eb vitin 1987, vazhdova t\u00eb ushtroj profesionin e avokatit.<\/p>\n<p><strong>2. Kur filloi dhe sa jan\u00eb p\u00ebrmasat e pun\u00ebs suaj n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb studimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes arvanite ?<\/strong><\/p>\n<p>Fillimet u p\u00ebrkasin viteve \u2018 70-t\u00eb, por nga viti 1975 mund t\u00eb them se jam marr\u00eb sistematikisht me gjurmimin dhe studimin e gjuh\u00ebs arvanite, t\u00eb historis\u00eb dhe t\u00eb folklorit arvanit. Fryt i k\u00ebtij studimi t\u00eb gjat\u00eb ishte libri im i par\u00eb: \u201cArvanit\u00ebt dhe prejardhja e helen\u00ebve\u201c . Libri , q\u00eb nga viti 1983 e deri sot, \u00ebsht\u00eb n\u00eb rend t\u00eb dit\u00ebs dhe num\u00ebron 9 botime. Libri nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb histori e arvanitasve por rishikim dhe rip\u00ebrcaktim i historis\u00eb helenike n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. K\u00ebtu q\u00ebndron origjinaliteti i tij, zhurma dhe interesi i madh ndaj tij. U p\u00ebrpoqa t\u00eb faktoj, dhe m\u00eb duket se e faktova, se historia greke q\u00eb nuk merr parasysh arvanit\u00ebt n\u00eb epok\u00ebn e re dhe pellazg\u00ebt n\u00eb at\u00eb t\u00eb lasht\u00eb, as greke e as histori nuk mund t\u00eb quhet. \u00cbsht\u00eb thjesht nj\u00eb histori e sajuar.<\/p>\n<p>Do t\u00eb vij\u00eb koha t\u00eb shkruaj historin\u00eb e arvanitasve. Dhe n\u00eb qoft\u00eb se nuk do ta arrij un\u00eb, do ta b\u00ebjn\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e mi m\u00eb t\u00eb rinj, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ideve dhe udh\u00ebzimeve t\u00eb librit \u201cArvanit\u00ebt dhe prejardhja e helen\u00ebve\u201d. K\u00ebtu q\u00ebndron edhe vlera e madhe e k\u00ebtij libri; nj\u00eb lib\u00ebr i ngjalljes s\u00eb vet\u00ebdijes dhe jo nj\u00eb rr\u00ebfim historik<\/p>\n<p><strong>3. Aristidh Kola ishte i pari, n\u00eb ball\u00eb t\u00eb mbrojtjes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes kosovare e t\u00eb popullit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb tij. Cil\u00ebt ishin motivet e k\u00ebsaj mbrojtjeje ?<\/strong><\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb vitin 1991 kisha parashikuar zhvillimin e ngjarjeve t\u00eb lidhura me Kosov\u00ebn, l\u00ebvizjet e Milloshevi\u00e7it dhe t\u00eb qarqeve nacionaliste t\u00eb Beogradit. Shqet\u00ebsohesha sepse n\u00eb planet e tij t\u00eb \u00e7mendura donte t\u00eb ngat\u00ebrronte edhe Greqin\u00eb me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb gjej\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebr zgjidhjen e problemit shqiptar. K\u00ebrkonte nga Greqia q\u00eb ta ndihmoj\u00eb n\u00eb \u00e7astin e p\u00ebrshtatsh\u00ebm me nj\u00eb kund\u00ebrgoditje n\u00eb Jug t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Po ashtu k\u00ebrkonte edhe nga Gligorovi t\u00eb p\u00ebrgatitej p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrballim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb problemit sepse edhe n\u00eb at\u00eb shtet, shpejt apo von\u00eb do t\u00eb ngrihej problemi i shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Si\u00e7 e dini, \u00e7do veprim politik ose ushtarak, q\u00eb t\u00eb ket\u00eb sukses, k\u00ebrkon nj\u00eb parashtrim teorik p\u00ebr t\u00eb bind\u00eb aleat\u00ebt dhe popullin. Milloshevi\u00e7i foli si ortodoks i krishter\u00eb n\u00eb Kish\u00ebn greke e cila \u00ebsht\u00eb me ndikim t\u00eb madh n\u00eb popull, foli si komunist n\u00eb Partin\u00eb Komuniste Greke dhe si socialist popullor n\u00eb PASOK. Ai me nacionalizmin dhe serbomadhizmin e tij arriti t\u00eb mall\u00ebngjente nacionalist\u00ebt dhe shovinist\u00ebt e k\u00ebtush\u00ebm. Ai mundi t\u00eb rr\u00ebmbej\u00eb dhe t\u00eb ngat\u00ebrroj\u00eb shumic\u00ebn e bot\u00ebs politike greke dhe si rrjedhoj\u00eb edhe t\u00eb popullit. U gjend\u00ebn disa gazetar\u00eb grek\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kuptuan, parashikuan dhe denoncuan planet aventureske gjakatare t\u00eb Milloshevi\u00e7it. Un\u00eb m\u00eb duket se isha i vetmi q\u00eb kisha theksuar dhe paralajm\u00ebruar se propaganda filoserbe dhe antishqiptare, e cila aso kohe sapo kishte filluar, ishin dy an\u00eb t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs monedhe.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb ishte shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb shkruaje e denoncoje p\u00ebr k\u00ebto sepse e gjith\u00eb bota politike dhe Kisha qen\u00eb viktima t\u00eb nj\u00eb mashtrimi dhe t\u00eb nj\u00eb aventure me rrezik t\u00eb madh. Nuk ishte fjala se kisha frik\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn time, por se nuk do t\u00eb m\u00eb d\u00ebgjonte askush. Shikoja se Milloshevi\u00e7i, Karaxhi\u00e7i, Shesheli, Arkani dhe bandat e tyre kriminale prisnin t\u00eb lanin hesapet me Bosnj\u00ebn dhe me Kroacin\u00eb dhe pastaj t\u00eb lajn\u00eb duart nj\u00eb her\u00eb e mir\u00eb me Kosov\u00ebn. At\u00ebher\u00eb, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, ndon\u00ebse kisha qen\u00eb antiamerikan, thash\u00eb: \u201cNuk ka shpres\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7 Amerik\u00ebs !\u201c Jeta luan role t\u00eb \u00e7uditshme; shum\u00eb her\u00eb mbytesh nga miqt\u00eb dhe shp\u00ebtohesh nga armiqt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se nuk nd\u00ebrhynte Amerika dhe Evropa do t\u00eb kishim probleme shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, t\u00eb cilat u p\u00ebrpoqa t\u2019i tregoj dhe t\u2019i theksoj n\u00eb lib\u00ebr. U p\u00ebrpoqa t\u00eb lajm\u00ebroj udh\u00ebheqjen politike se po luan haptazi me zjarrin duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje vet\u00eb ekzistenc\u00ebn dhe t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e shtetit grek. Mjerisht ai lib\u00ebr u varros krejt\u00ebsisht n\u00eb Greqi. Nuk pati asnj\u00eb jehon\u00eb e popullaritet n\u00eb vitin 1995 kur u botua.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1999 kur shp\u00ebrtheu kriza e Kosov\u00ebs ua d\u00ebrgova librin disa politikan\u00ebve me horizonte t\u00eb hapura dhe e rivendosa n\u00eb librari, ku ndon\u00ebse u shit, nuk iu dha p\u00ebrs\u00ebri asnj\u00eb popullaritet. Nj\u00eb vello heshtjeje ! Ekzistonin njer\u00ebz k\u00ebtu q\u00eb kujtonin se Greqis\u00eb i leverdiste nj\u00eb \u201cSerbi e Madhe\u201c. P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb grek\u00ebt kurr\u00eb nuk do t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb se \u00e7do t\u00eb thoshte p\u00ebr Greqin\u00eb nj\u00eb \u201cSerbi e Madhe\u201c. K\u00ebtu nuk mungon vet\u00ebm njohja e historis\u00eb. Mungon edhe fantazia\u2026<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket \u201cBetej\u00ebs s\u00eb Kanaleve\u201c, e dija se shkoja n\u00eb goj\u00eb t\u00eb ujkut. M\u00eb kishin ngritur kudo kurthe, nuk m\u00eb linin t\u00eb flas kur shikonin se po ndikoja n\u00eb opinionin publik me mendimet e mija. Shkoja i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjitha ato v\u00ebshtir\u00ebsi dhe bashk\u00eb me mua shkuan edhe miq e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb si J. Miha dhe J. Korizis dhe njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm me t\u00eb cil\u00ebt nuk kisha kontakt dhe bashk\u00ebpunim deri at\u00ebher\u00eb si R. Sumeritis, Xhanetakos, Theodhoraqis ( jo kompozitori ), Dhimu e t\u00eb tjer\u00eb. B\u00ebm\u00eb nj\u00eb betej\u00eb krejt t\u00eb pabarabart\u00eb, nj\u00eb betej\u00eb ama q\u00eb e kishim detyr\u00eb ta b\u00ebnim. Ekzistonin sigurisht rreziqe t\u00eb m\u00ebdha, por kur vendos t\u00eb b\u00ebsh di\u00e7ka t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb jet\u00ebn t\u00ebnde patjet\u00ebr duhet t\u00eb kesh parasysh gj\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb keqe dhe t\u00eb vesh \u201ckok\u00ebn n\u00eb torb\u00eb\u201c.<\/p>\n<p><strong>4. Vepra Juaj \u201c Greqia n\u00eb kurthin e serb\u00ebve t\u00eb Milloshevi\u00e7it \u201ce botuar edhe n\u00eb shqip q\u00eb evokon ngjarjet n\u00eb Bosnj\u00eb a do t\u00eb pasohet nga nj\u00eb volum i dyt\u00eb me tem\u00eb Kosov\u00ebn ?<\/strong><\/p>\n<p>Librin \u201c Greqia n\u00eb kurthin e serb\u00ebve t\u00eb Milloshevi\u00e7it \u201c e ka p\u00ebrkthyer Mite Guga. Libri ka nj\u00eb parath\u00ebnie t\u00eb bukur t\u00eb mikut tim t\u00eb dashur Moikom Zeqo me t\u00eb cilin jam njohur para disa viteve n\u00eb Athin\u00eb kur erdhi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time bashk\u00eb me t\u00eb madhin Drit\u00ebro Agolli.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb nj\u00eb joshje e madhe t\u00eb shkruaj nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb dyt\u00eb me brendi ngjarjet e fundit n\u00eb Kosov\u00eb . Por, si ka th\u00ebn\u00eb G\u00ebte , \u201cNd\u00ebrsa arti \u00ebsht\u00eb i pafund, jeta \u00ebsht\u00eb e shkurt\u00ebr.\u201d Nuk kam koh\u00eb. Po p\u00ebrpiqem t\u00eb botoj vepr\u00ebn time \u201cZeusi pellazgjik dhe lajthitja indoevropiane\u201c, ku p\u00ebrcjell materiale dhe t\u00eb dh\u00ebna shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr periudh\u00ebn parahistorike dhe kryesisht paraardh\u00ebsit e kosovar\u00ebve, Dardan\u00ebt. Nga ana tjet\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra i kam shkruar n\u00eb revist\u00ebn \u201cArvanon\u201c me t\u00eb cil\u00ebn merrja pjes\u00eb n\u00eb betej\u00eb bashk\u00eb me kosovar\u00ebt. Dhe s\u00eb fundi: problemi kosovar mori nj\u00eb fund fatlum.<\/p>\n<p><strong>5. Me \u00e7far\u00eb planesh p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen shqiptare hyn Aristidh Kola n\u00eb shekullin e ri?<\/strong><\/p>\n<p>Planet duhet t\u2019i b\u00ebjn\u00eb vet\u00eb shqiptar\u00ebt. Un\u00eb dhe sa t\u00eb tjer\u00eb ju duam dhe ju ndjejm\u00eb v\u00ebllez\u00ebr n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. B\u00ebjm\u00eb vet\u00ebm plane p\u00ebr ndihm\u00eb. Por q\u00eb t\u00eb t\u00eb ndihmojn\u00eb duhet q\u00eb ti vet\u00eb me pun\u00ebt dhe veprat e tua t\u00eb tregosh se sa vlen, se lufton n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb shenjt\u00eb. Barra bie mbi shpatullat e udh\u00ebheqjes politike dhe shpirt\u00ebrore \u2013 kulturore t\u00eb shqiptar\u00ebve. Nuk dua t\u00eb hyj n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs p\u00ebr shum\u00eb arsye. Dua ama t\u00eb shpresoj tek udh\u00ebheqja intelektuale.. V\u00ebzhgoj nd\u00ebrhyrjet dhe luft\u00ebn e t\u00eb madhit Ismail Kadare n\u00eb fush\u00ebn bot\u00ebrore. \u00cbsht\u00eb ambasador i madh i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e jashtme.<\/p>\n<p>Pres akoma nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb madhe dhe mb\u00ebshtetjen e fuqishme t\u00eb vlerave t\u00eb m\u00ebdha intelektuale brenda Shqip\u00ebris\u00eb. Atje do t\u00eb b\u00ebhet lufta m\u00eb e madhe dhe m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, luft\u00eb kjo e domosdoshme p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve. Problemin ekonomik e zgjidh leht\u00eb shqiptari kudo q\u00eb gjendet. Problemin e kombit, historis\u00eb dhe kultur\u00ebs si do t\u2019i zgjidh\u00eb n\u00eb kushte kaq t\u00eb v\u00ebshtira, me influenca e ndikime nga kaq rryma q\u00eb v\u00ebrshojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb n\u00eb vend ose q\u00eb pranojn\u00eb emigrant\u00ebt n\u00eb vendet e huaja? <strong>Trim\u00ebrit\u00eb e Herkulit kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr trim\u00ebrit\u00eb e Herkul\u00ebve t\u00eb rinj intelektual\u00eb<\/strong>.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb rruga e ndritshme e lavdis\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzit e artit e t\u00eb shkronjave\u2026<\/p>\n<p><strong>Abdurahim Ashiku<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me rastin e 17 vjetorit t\u00eb ikjes Ai sot do t\u00eb ishte 72 vje\u00e7 e 97 dit\u00eb&#8230; Mosh\u00eb e re p\u00ebr nj\u00eb krijues t\u00eb madh, nj\u00eb studiues t\u00eb madh t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes arvanite, nj\u00eb njeri t\u00eb dashuruar pas arvanitasve, gjini e gjak i t\u00eb cil\u00ebve ishte. Nuk \u00ebsht\u00eb. 17 vjet t\u00eb shkuara, m\u00eb 13 tetor 2000, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":18968,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-18967","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>KUR IKTE P\u00cbR T\u00cb Q\u00cbNDRUAR P\u00cbRGJITHNJ\u00cb ARISTIDH KOLA - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kur-ikte-per-te-qendruar-pergjithnje-aristidh-kola\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"KUR IKTE P\u00cbR T\u00cb Q\u00cbNDRUAR P\u00cbRGJITHNJ\u00cb ARISTIDH KOLA - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Me rastin e 17 vjetorit t\u00eb ikjes Ai sot do t\u00eb ishte 72 vje\u00e7 e 97 dit\u00eb&#8230; Mosh\u00eb e re p\u00ebr nj\u00eb krijues t\u00eb madh, nj\u00eb studiues t\u00eb madh t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes arvanite, nj\u00eb njeri t\u00eb dashuruar pas arvanitasve, gjini e gjak i t\u00eb cil\u00ebve ishte. Nuk \u00ebsht\u00eb. 17 vjet t\u00eb shkuara, m\u00eb 13 tetor 2000, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kur-ikte-per-te-qendruar-pergjithnje-aristidh-kola\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-10-12T23:36:35+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2017-10-12T23:43:22+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/abdurahim_ashiku_me_aristidh_kolen.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"457\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kur-ikte-per-te-qendruar-pergjithnje-aristidh-kola\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kur-ikte-per-te-qendruar-pergjithnje-aristidh-kola\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"KUR IKTE P\u00cbR T\u00cb Q\u00cbNDRUAR P\u00cbRGJITHNJ\u00cb ARISTIDH KOLA\",\"datePublished\":\"2017-10-12T23:36:35+00:00\",\"dateModified\":\"2017-10-12T23:43:22+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kur-ikte-per-te-qendruar-pergjithnje-aristidh-kola\\\/\"},\"wordCount\":2259,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kur-ikte-per-te-qendruar-pergjithnje-aristidh-kola\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/abdurahim_ashiku_me_aristidh_kolen.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kur-ikte-per-te-qendruar-pergjithnje-aristidh-kola\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kur-ikte-per-te-qendruar-pergjithnje-aristidh-kola\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kur-ikte-per-te-qendruar-pergjithnje-aristidh-kola\\\/\",\"name\":\"KUR IKTE P\u00cbR T\u00cb Q\u00cbNDRUAR P\u00cbRGJITHNJ\u00cb ARISTIDH KOLA - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kur-ikte-per-te-qendruar-pergjithnje-aristidh-kola\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kur-ikte-per-te-qendruar-pergjithnje-aristidh-kola\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/abdurahim_ashiku_me_aristidh_kolen.jpg\",\"datePublished\":\"2017-10-12T23:36:35+00:00\",\"dateModified\":\"2017-10-12T23:43:22+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kur-ikte-per-te-qendruar-pergjithnje-aristidh-kola\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kur-ikte-per-te-qendruar-pergjithnje-aristidh-kola\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kur-ikte-per-te-qendruar-pergjithnje-aristidh-kola\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/abdurahim_ashiku_me_aristidh_kolen.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/abdurahim_ashiku_me_aristidh_kolen.jpg\",\"width\":600,\"height\":457,\"caption\":\"Abdurahim Ashiku me Aristidh Kol\u00ebn\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kur-ikte-per-te-qendruar-pergjithnje-aristidh-kola\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"KUR IKTE P\u00cbR T\u00cb Q\u00cbNDRUAR P\u00cbRGJITHNJ\u00cb ARISTIDH KOLA\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"KUR IKTE P\u00cbR T\u00cb Q\u00cbNDRUAR P\u00cbRGJITHNJ\u00cb ARISTIDH KOLA - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kur-ikte-per-te-qendruar-pergjithnje-aristidh-kola\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"KUR IKTE P\u00cbR T\u00cb Q\u00cbNDRUAR P\u00cbRGJITHNJ\u00cb ARISTIDH KOLA - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Me rastin e 17 vjetorit t\u00eb ikjes Ai sot do t\u00eb ishte 72 vje\u00e7 e 97 dit\u00eb&#8230; Mosh\u00eb e re p\u00ebr nj\u00eb krijues t\u00eb madh, nj\u00eb studiues t\u00eb madh t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes arvanite, nj\u00eb njeri t\u00eb dashuruar pas arvanitasve, gjini e gjak i t\u00eb cil\u00ebve ishte. Nuk \u00ebsht\u00eb. 17 vjet t\u00eb shkuara, m\u00eb 13 tetor 2000, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kur-ikte-per-te-qendruar-pergjithnje-aristidh-kola\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2017-10-12T23:36:35+00:00","article_modified_time":"2017-10-12T23:43:22+00:00","og_image":[{"width":600,"height":457,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/abdurahim_ashiku_me_aristidh_kolen.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kur-ikte-per-te-qendruar-pergjithnje-aristidh-kola\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kur-ikte-per-te-qendruar-pergjithnje-aristidh-kola\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"KUR IKTE P\u00cbR T\u00cb Q\u00cbNDRUAR P\u00cbRGJITHNJ\u00cb ARISTIDH KOLA","datePublished":"2017-10-12T23:36:35+00:00","dateModified":"2017-10-12T23:43:22+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kur-ikte-per-te-qendruar-pergjithnje-aristidh-kola\/"},"wordCount":2259,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kur-ikte-per-te-qendruar-pergjithnje-aristidh-kola\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/abdurahim_ashiku_me_aristidh_kolen.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kur-ikte-per-te-qendruar-pergjithnje-aristidh-kola\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kur-ikte-per-te-qendruar-pergjithnje-aristidh-kola\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kur-ikte-per-te-qendruar-pergjithnje-aristidh-kola\/","name":"KUR IKTE P\u00cbR T\u00cb Q\u00cbNDRUAR P\u00cbRGJITHNJ\u00cb ARISTIDH KOLA - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kur-ikte-per-te-qendruar-pergjithnje-aristidh-kola\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kur-ikte-per-te-qendruar-pergjithnje-aristidh-kola\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/abdurahim_ashiku_me_aristidh_kolen.jpg","datePublished":"2017-10-12T23:36:35+00:00","dateModified":"2017-10-12T23:43:22+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kur-ikte-per-te-qendruar-pergjithnje-aristidh-kola\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kur-ikte-per-te-qendruar-pergjithnje-aristidh-kola\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kur-ikte-per-te-qendruar-pergjithnje-aristidh-kola\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/abdurahim_ashiku_me_aristidh_kolen.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/abdurahim_ashiku_me_aristidh_kolen.jpg","width":600,"height":457,"caption":"Abdurahim Ashiku me Aristidh Kol\u00ebn"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kur-ikte-per-te-qendruar-pergjithnje-aristidh-kola\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"KUR IKTE P\u00cbR T\u00cb Q\u00cbNDRUAR P\u00cbRGJITHNJ\u00cb ARISTIDH KOLA"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18967","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=18967"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18967\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/18968"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=18967"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=18967"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=18967"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}