{"id":19153,"date":"2017-10-20T22:03:00","date_gmt":"2017-10-20T22:03:00","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=19153"},"modified":"2017-10-20T22:03:00","modified_gmt":"2017-10-20T22:03:00","slug":"pjeter-logoreci-nga-austria-parrizi-i-tokes-zbulon-shkeqimin-shqiptar-ne-arkivat-e-vjenes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pjeter-logoreci-nga-austria-parrizi-i-tokes-zbulon-shkeqimin-shqiptar-ne-arkivat-e-vjenes\/","title":{"rendered":"Pjet\u00ebr Logoreci nga Austria, \u201cParrizi i Tok\u00ebs\u201d, zbulon shk\u00ebqimin shqiptar n\u00eb arkivat e Vjen\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Simon Shkreli<\/strong>, <em>19 maj 2017<\/em><\/p>\n<p>Shkodrani Pjet\u00ebr Logoreci, i cili q\u00eb dy dekada jeton n\u00eb Austri si\u00e7 e quan ai \u201cParrizin e Tok\u00ebs\u201d, \u00ebndrra e tij e nd\u00ebrprer\u00eb nga regjimi komunist t\u00eb kryej shkoll\u00ebn e lart\u00eb t\u00eb aktorit u realizua pik\u00ebrisht n\u00eb Vjen\u00eb. Duke luajtur role n\u00eb sken\u00ebn e Teatrit Komb\u00ebtar t\u00eb Vjen\u00ebs., por edhe n\u00eb projekte tjera teatrore.<\/p>\n<p>Shkodrani Pjet\u00ebr LogoreciPasioni i tij \u00ebsht\u00eb i madh, g\u00ebrmimi n\u00eb arkiva p\u00ebr t\u00eb gjetur gjurm\u00ebt shqiptare t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb shquar t\u00eb cil\u00ebt arrit\u00ebn q\u00eb me pun\u00ebn e tyre t\u00eb japin shembullin e mir\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr evrop\u00ebn, por edhe m\u00eb gjer\u00eb. Shkodrani Pjet\u00ebr Logoreci, i cili q\u00eb dy dekada jeton n\u00eb Austri si\u00e7 e quan ai \u201cParrizin e Tok\u00ebs\u201d, \u00ebndrra e tij e nd\u00ebrprer\u00eb nga regjimi komunist t\u00eb kryej shkoll\u00ebn e lart\u00eb t\u00eb aktorit u realizua pik\u00ebrisht n\u00eb Vjen\u00eb. Duke luajtur role n\u00eb sken\u00ebn e Teatrit Komb\u00ebtar t\u00eb Vjen\u00ebs., por edhe n\u00eb projekte tjera teatrore. Iniciatori kryesor p\u00ebr rikthimin e eshtrave t\u00eb Dom Nikoll Ka\u00e7orrit n\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe rizbulimi i Aleksand\u00ebr Mojsiut, aktorit m\u00eb t\u00eb madh me origjin\u00eb shqiptare i t\u00eb gjitha koh\u00ebrave<\/p>\n<p><strong>Pinjoll i familjes Logoreci!<\/strong><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" title=\"Pjet\u00ebr Logoreci\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/pjeter-logoreci1.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" align=\"right\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> Ai u lind n\u00eb Shkod\u00ebr n\u00eb nj\u00eb familje katolike Shkodrane, t\u00eb njohur p\u00ebr atdhedashurin\u00eb dhe si nj\u00eb familje q\u00eb i dha shum\u00eb Kish\u00ebs Katolike edhe Kombit. \u201cDom Gjergj Logoreci ka qen\u00eb famullitari i s\u00eb vetmes kish\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr gjat\u00eb shekullit t\u00eb XIX-t\u00eb asaj t\u00eb Tophanes, e m\u00eb von\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Imzot Ndre ( Andrea ) Logoreci i cili ishte ipeshk\u00ebv ndihm\u00ebs i Shkupit (kush\u00ebri i Kol\u00eb Bojaxhiut, babait t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs), Mati Logoreci m\u00ebsues e gjuh\u00ebtar, nd\u00ebr themeluesit e alfabetit shqip. Ndoc ( Anton) Logoreci, student i Kembrixhit, nd\u00ebr diplomat\u00ebt e par\u00eb shqiptar, themelues i seksionit shqip n\u00eb Radio Londra. Zef Logoreci m\u00ebsues i gjuh\u00ebs shqipe, nd\u00ebr Shqiptar\u00ebt e Kaliforins\u00eb dhe specialist p\u00ebr Ballkanin n\u00eb institucionet e zbulimit amerikan. F\u00ebmij\u00ebria ime ka qen\u00eb plot\u00eb me vuajtje, p\u00ebrve\u00e7 p\u00ebrndjekjes si kristian me besim, nga aziatiko-komunist\u00ebt, ne si familje na u shtua edhe p\u00ebrndjekja politike e sistemit me t\u00eb cilin ne ishim kund\u00ebrshtar\u00eb, pasi xhaxhai im Anton Logoreci propagandonte n\u00eb Radio Londra kund\u00ebr far\u00ebs s\u00eb keqe t\u00eb tyre, q\u00eb u b\u00eb edhe shkak q\u00eb i v\u00ebllai, Filip Logoreci vet\u00ebm 23 vje\u00e7, t\u00eb vdiste n\u00eb burgun e Shkodr\u00ebs nga torturat.<\/p>\n<p><strong>Shkodrani Pjet\u00ebr Logoreci &#8211; D\u00ebshira p\u00ebr shkollim!<\/strong><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" title=\"Pjet\u00ebr Logoreci\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/pjeter-logoreci2.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" align=\"left\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> \u201cNuk u lejova t\u00eb shkoj n\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr t\u00eb realizuar \u00ebndrr\u00ebn e jet\u00ebs, t\u00eb b\u00ebhesha aktor. Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, isha shum\u00eb aktiv dhe nd\u00ebr personazhet kryesor\u00eb t\u00eb l\u00ebvizjeve artistike amatore t\u00eb koh\u00ebs, n\u00eb ato organizime q\u00eb u b\u00ebheshin n\u00eb Shkod\u00ebr ( n\u00eb teat\u00ebr, klubin e rinis\u00eb, sht\u00ebpin\u00eb e kultur\u00ebs), por edhe n\u00eb Arkidioqez\u00ebn e Shkodr\u00ebs kur u hap\u00ebn kishat me l\u00ebvizjet e ndryshme kulturore e artistike. N\u00eb l\u00ebvizjet demokratike n\u00eb fillim viteve 90-t\u00eb u angazhova kund\u00ebr regjimit, madje mora pjes\u00eb edhe n\u00eb hapjen e Kish\u00ebs s\u00eb Arr\u00ebs s\u00eb Madhe. U arratisa nga Shqip\u00ebria q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtoja bandave keqb\u00ebr\u00ebse nga t\u00eb cilat kisha marr\u00eb k\u00ebrc\u00ebnime, si un\u00eb ashtu edhe familja ime. Q\u00eb 20 vjet jetoi n\u00eb Austri \u201c Parrizin e Tok\u00ebs\u201d, ku mendoj se jam integruar mjaft mir\u00eb. N\u00eb Vjen\u00eb, pata fatin t\u00eb realizoi \u00ebndrr\u00ebn time t\u00eb aktrimit, duke luajtur n\u00eb sken\u00ebn e Teatrit Popullor t\u00eb Vjen\u00ebs, e po ashtu edhe n\u00eb projekte t\u00eb ndryshme teatrore te nj\u00eb nga regjisor\u00ebt shum\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm n\u00eb shtetet gjermanisht fol\u00ebse.<\/p>\n<p><strong>Pasioni p\u00ebr arkivat!<\/strong><\/p>\n<p>\u201cArdhja ime n\u00eb Vjen\u00eb ndryshoi shum\u00eb gj\u00ebra, edhe m\u00ebnyr\u00ebn time t\u00eb jetes\u00ebs, p\u00ebrve\u00e7 bukuris\u00eb, kultur\u00ebs, historis\u00eb, dashamir\u00ebsis\u00eb e shpirt\u00ebmadh\u00ebsis\u00eb q\u00eb i gjeta gati si n\u00eb Shkod\u00ebr. Puna ime n\u00eb nj\u00eb institut q\u00eb financonte projektet p\u00ebr Ballkanin, m\u00eb dha mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb filloj t\u00eb jap ndihmes\u00ebn p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare. Me ndihm\u00ebn time erdh\u00ebn n\u00eb Vjen\u00eb studiuesi Mentor Quku, i cili k\u00ebrkonte n\u00eb arkivat austriake informacione e dokumente mbi Dom Ndre Mjed\u00ebn, drejtori i Bibliotek\u00ebs s\u00eb Shkodr\u00ebs, Gjovalin \u00c7uni ( p\u00ebr nj\u00eb praktik\u00eb n\u00eb bibliotek\u00ebn e Vjen\u00ebs), q\u00eb do i sh\u00ebrbente m\u00eb von\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimin e pun\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Shkod\u00ebr. Duke ndihmuar n\u00eb arkiv, profesor Mentor Qukun, n\u00eb k\u00ebrkimet p\u00ebr dokumentet e Mjed\u00ebs, arrita t\u00eb m\u00ebsoj si k\u00ebrkohet n\u00eb arkiva, q\u00eb m\u00eb sh\u00ebrbeu p\u00ebr gjetjen e dokumenteve t\u00eb panjohura p\u00ebr shum\u00eb personalitet t\u00eb kombit ton\u00eb si: Kol\u00eb Rrota, Gjergj Pekmezi, Nikoll Ka\u00e7orri, Luigj Gurakuqi, Fan Noli, Mati Logoreci, Dom Nikoll Gazulli, Dom Ndre Mjeda, Imzot Lazer Mjeda, Abat Preng Do\u00e7i. Aleksand\u00ebr Mojsiu, Gjergj Sina, Nikolla Dumben etj\u201d<\/p>\n<p><strong>Kthimi i eshtrave t\u00eb Imzot Nikoll Ka\u00e7orrit n\u00eb Shqip\u00ebri!<\/strong><\/p>\n<p>\u201cPun\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb arrita t\u00eb b\u00ebj\u00eb, gjithmon\u00eb me mb\u00ebshtetje t\u00eb personaliteteve austriake, ishte nxjerrja dhe riatdhesimi i eshtrave t\u00eb Imzot Nikoll Ka\u00e7orrit. Me miratimin e shefit t\u00eb Institutit Dr. Stillfried, paraqita nj\u00eb projekt me t\u00eb gjitha detajet dhe shpenzimet q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrballoheshin. Me qen\u00eb se shteti Shqiptar kishte 94 vite q\u00eb nuk kishte pasur as m\u00eb t\u00eb voglin interesim p\u00ebr riatdhesimin e eshtrave t\u00eb themeluesit t\u00eb shtetit Shqiptar, arrita q\u00eb privatisht ( por me shpenzimet e shtetit austriak) t\u00eb trokas n\u00eb t\u00eb gjitha dyert e administrat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar nxjerrjen dhe riatdhesimin e eshtrave t\u00eb Imzot Ka\u00e7orrit, gj\u00eb q\u00eb k\u00ebrkoi rreth 8 muaj koh\u00eb dhe njohje.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" title=\"Pjet\u00ebr Logoreci me arkivolin me eshtrat e imzot Nikoll\u00eb Ka\u00e7orrit\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/pjeter-logoreci-me-arkivolin-e-eshtrat-e-imzot-nikolle-kacorrit.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" align=\"right\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> Ky aksion pati p\u00ebr mua personalisht, nj\u00eb reaksion shpirt\u00ebror shum\u00eb pozitiv, q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb na prek n\u00eb q\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb diaspor\u00eb. Pata ndjesin\u00eb q\u00eb u rilinda dhe mu shua malli p\u00ebr atdheun q\u00eb m\u00eb p\u00ebrv\u00eblonte \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb. Nuk mund t\u00eb them q\u00eb ishte mungesa e tradit\u00ebs q\u00eb n\u00eb aeroportin e Rinasit, eshtrat e Imzot Ka\u00e7orrit nuk u priten me ceremonin\u00eb e duhur, por ishte keqdashja e autoriteteve Shqiptare ( m\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kisha komunikuar paraprakisht) duke e konsideruar Imzot Ka\u00e7orrin si nj\u00eb prift katolik e jo si nj\u00eb gur\u00eb themeli i atdhetaris\u00eb dhe i formimit t\u00eb Shtetit Shqiptar. Jo vet\u00ebm politikan\u00ebt ish-komunist, por edhe deputet\u00ebt q\u00eb i p\u00ebrkisnin t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik, reaguan keq, por populli, njer\u00ebzit e thjesht\u00eb e priten me krah\u00eb hapur heroin e kombit Nikoll Ka\u00e7orri, duke i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb shuplak\u00eb turnj\u00ebve politikes.\u201d<\/p>\n<p><strong>Aleksander Moisiu!<\/strong><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" title=\"Pjet\u00ebr Logoreci\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/pjeter-logoreci3.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" align=\"left\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> \u201cMund\u00ebsin\u00eb e gjetjes s\u00eb arkivit personal t\u00eb aktorit t\u00eb madh Aleksander Moisiu, ia dedikoj periudh\u00ebs dhe njohjeve q\u00eb pata gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb kisha kontrat\u00eb me Teatrin Popullor\u00eb t\u00eb Vjen\u00ebs. Arkivi i aktorit i krijuar dhe i ruajtur nga bashk\u00ebshortja e tij Johanna Tre\u00ebin, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mrekulli (p\u00ebr nga vlera dhe informacioni), jo vet\u00ebm p\u00ebr shqiptar\u00ebt nga ku ka edhe origjin\u00ebn aktori, por edhe p\u00ebr Evrop\u00ebn, q\u00eb e njohur e vler\u00ebsoi talentin e gjenit t\u00eb sken\u00ebs teatrore Moisi. 7 vite kam k\u00ebrkuar, lexuar, kopjuar, komentuar e nxjerr dokumentet nga ky arkiv, q\u00eb ti kem n\u00eb arkivin tim personal. N\u00eb k\u00ebt\u00eb arkiv ndodhen me qindra letra, mij\u00ebra shkrime e lajme gazetash e po ashtu edhe objekte personale t\u00eb aktorit. Dua t\u00eb them se gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe kam p\u00ebrjetuar emocionet m\u00eb t\u00eb forta t\u00eb jet\u00ebs sime, duke pasur n\u00eb dor\u00eb, se pari kok\u00ebn ( kafk\u00ebn) e Imzot Ka\u00e7orrit, e s\u00eb dyti edhe mask\u00ebn e vdekjes s\u00eb Aleksander Mojsiut me flok\u00ebt e tij origjinal\u2026 nj\u00eb fat q\u00eb nuk e ka kushdo.\u201d<\/p>\n<p><strong>Shkodra dhe Shqip\u00ebria n\u00eb arkivat e Vjen\u00ebs!<\/strong><\/p>\n<p>\u201cDua t\u00eb theksoj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fat i madh q\u00eb shum\u00eb dokumente t\u00eb historis\u00eb ton\u00eb komb\u00ebtare gjenden n\u00eb arkivat e Vjen\u00ebs, pasi ashtu edhe sikur ndodhi, gjat\u00eb pushtimit osman, regjimit komunist, shum\u00eb u dogj\u00ebn, u zhduken apo jan\u00eb shitur me q\u00ebllime fitimi, apo edhe me q\u00ebllim shkat\u00ebrrimin e identitetit t\u00eb nj\u00eb populli t\u00eb vog\u00ebl e t\u00eb shum\u00eb vuajtur t\u00eb Ballkanit. Arkiva ka mij\u00ebra dokumente e fotografi nga historia jon\u00eb, t\u00eb cilat p\u00ebrmes Konsullatave Austriake n\u00eb disa qytete t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb depozituar n\u00eb Ministrin\u00eb e Jashtme apo at\u00eb t\u00eb Brendshme t\u00eb Perandoris\u00eb Austriake. Me mund\u00ebsit\u00eb e mija t\u00eb vogla financiare, kam nxjerr\u00eb dhe i kam dhuruar Arkivit t\u00eb Shtetit n\u00eb Tiran\u00eb disa qindra, sidomos p\u00ebr periudh\u00ebn e shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Dokumente p\u00ebr Imzot Ka\u00e7orrin, Mojsiun, Kol\u00eb Rroten, Pekmezin, Mjeden etj., por shoh q\u00eb shteti Shqiptar nuk \u00ebsht\u00eb i interesuar (edhe kur un i fala dokumentet), edhe pse nuk jan\u00eb shpenzime t\u00eb m\u00ebdha. Sidomos Shkodra, e cila ka pasur konsullat\u00ebn kryesore, \u00ebsht\u00eb e pasqyruar me qindra informacione, libra, fotografi, letra e dokumente zyrtar\u00eb n\u00eb arkivat e Vjen\u00ebs. Edhe Biblioteka Komb\u00ebtare Austriake ka nj\u00eb fond t\u00eb pa fund me libra e botime t\u00eb hershme, mbasi profesor Jokli ishte albanolog dhe drejtor i k\u00ebsaj biblioteke, ka krijuar me shum\u00eb dashuri nj\u00eb fond t\u00eb pasur. Shpesh kam n\u00eb dor\u00eb libra t\u00eb botuar n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb shtypshkronj\u00ebn \u201cNikaj\u201d apo \u201c Fran\u00e7eskane\u201d me n\u00ebnshkrimet e autor\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt ja kan\u00eb dhuruar Joklit p\u00ebr ti lexuar edhe p\u00ebr Bibliotek\u00ebn Komb\u00ebtare. Me d\u00ebshir\u00eb e kuriozitet t\u00eb madh vazhdoj t\u00eb k\u00ebrkoj, t\u00eb gjej e t\u00eb botoj informacione e dokument\u00eb t\u00eb panjohur p\u00ebr historin\u00eb ton\u00eb\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Simon Shkreli, 19 maj 2017 Shkodrani Pjet\u00ebr Logoreci, i cili q\u00eb dy dekada jeton n\u00eb Austri si\u00e7 e quan ai \u201cParrizin e Tok\u00ebs\u201d, \u00ebndrra e tij e nd\u00ebrprer\u00eb nga regjimi komunist t\u00eb kryej shkoll\u00ebn e lart\u00eb t\u00eb aktorit u realizua pik\u00ebrisht n\u00eb Vjen\u00eb. Duke luajtur role n\u00eb sken\u00ebn e Teatrit Komb\u00ebtar t\u00eb Vjen\u00ebs., por edhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-19153","post","type-post","status-publish","format-standard","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Pjet\u00ebr Logoreci nga Austria, \u201cParrizi i Tok\u00ebs\u201d, zbulon shk\u00ebqimin shqiptar n\u00eb arkivat e Vjen\u00ebs - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pjeter-logoreci-nga-austria-parrizi-i-tokes-zbulon-shkeqimin-shqiptar-ne-arkivat-e-vjenes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Pjet\u00ebr Logoreci nga Austria, \u201cParrizi i Tok\u00ebs\u201d, zbulon shk\u00ebqimin shqiptar n\u00eb arkivat e Vjen\u00ebs - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Simon Shkreli, 19 maj 2017 Shkodrani Pjet\u00ebr Logoreci, i cili q\u00eb dy dekada jeton n\u00eb Austri si\u00e7 e quan ai \u201cParrizin e Tok\u00ebs\u201d, \u00ebndrra e tij e nd\u00ebrprer\u00eb nga regjimi komunist t\u00eb kryej shkoll\u00ebn e lart\u00eb t\u00eb aktorit u realizua pik\u00ebrisht n\u00eb Vjen\u00eb. Duke luajtur role n\u00eb sken\u00ebn e Teatrit Komb\u00ebtar t\u00eb Vjen\u00ebs., por edhe [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pjeter-logoreci-nga-austria-parrizi-i-tokes-zbulon-shkeqimin-shqiptar-ne-arkivat-e-vjenes\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-10-20T22:03:00+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/pjeter-logoreci1.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pjeter-logoreci-nga-austria-parrizi-i-tokes-zbulon-shkeqimin-shqiptar-ne-arkivat-e-vjenes\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pjeter-logoreci-nga-austria-parrizi-i-tokes-zbulon-shkeqimin-shqiptar-ne-arkivat-e-vjenes\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Pjet\u00ebr Logoreci nga Austria, \u201cParrizi i Tok\u00ebs\u201d, zbulon shk\u00ebqimin shqiptar n\u00eb arkivat e Vjen\u00ebs\",\"datePublished\":\"2017-10-20T22:03:00+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pjeter-logoreci-nga-austria-parrizi-i-tokes-zbulon-shkeqimin-shqiptar-ne-arkivat-e-vjenes\\\/\"},\"wordCount\":1651,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pjeter-logoreci-nga-austria-parrizi-i-tokes-zbulon-shkeqimin-shqiptar-ne-arkivat-e-vjenes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.info\\\/2017\\\/pjeter-logoreci1.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pjeter-logoreci-nga-austria-parrizi-i-tokes-zbulon-shkeqimin-shqiptar-ne-arkivat-e-vjenes\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pjeter-logoreci-nga-austria-parrizi-i-tokes-zbulon-shkeqimin-shqiptar-ne-arkivat-e-vjenes\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pjeter-logoreci-nga-austria-parrizi-i-tokes-zbulon-shkeqimin-shqiptar-ne-arkivat-e-vjenes\\\/\",\"name\":\"Pjet\u00ebr Logoreci nga Austria, \u201cParrizi i Tok\u00ebs\u201d, zbulon shk\u00ebqimin shqiptar n\u00eb arkivat e Vjen\u00ebs - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pjeter-logoreci-nga-austria-parrizi-i-tokes-zbulon-shkeqimin-shqiptar-ne-arkivat-e-vjenes\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pjeter-logoreci-nga-austria-parrizi-i-tokes-zbulon-shkeqimin-shqiptar-ne-arkivat-e-vjenes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.info\\\/2017\\\/pjeter-logoreci1.jpg\",\"datePublished\":\"2017-10-20T22:03:00+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pjeter-logoreci-nga-austria-parrizi-i-tokes-zbulon-shkeqimin-shqiptar-ne-arkivat-e-vjenes\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pjeter-logoreci-nga-austria-parrizi-i-tokes-zbulon-shkeqimin-shqiptar-ne-arkivat-e-vjenes\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pjeter-logoreci-nga-austria-parrizi-i-tokes-zbulon-shkeqimin-shqiptar-ne-arkivat-e-vjenes\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/fjala.info\\\/2017\\\/pjeter-logoreci1.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.info\\\/2017\\\/pjeter-logoreci1.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pjeter-logoreci-nga-austria-parrizi-i-tokes-zbulon-shkeqimin-shqiptar-ne-arkivat-e-vjenes\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Pjet\u00ebr Logoreci nga Austria, \u201cParrizi i Tok\u00ebs\u201d, zbulon shk\u00ebqimin shqiptar n\u00eb arkivat e Vjen\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Pjet\u00ebr Logoreci nga Austria, \u201cParrizi i Tok\u00ebs\u201d, zbulon shk\u00ebqimin shqiptar n\u00eb arkivat e Vjen\u00ebs - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pjeter-logoreci-nga-austria-parrizi-i-tokes-zbulon-shkeqimin-shqiptar-ne-arkivat-e-vjenes\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Pjet\u00ebr Logoreci nga Austria, \u201cParrizi i Tok\u00ebs\u201d, zbulon shk\u00ebqimin shqiptar n\u00eb arkivat e Vjen\u00ebs - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Simon Shkreli, 19 maj 2017 Shkodrani Pjet\u00ebr Logoreci, i cili q\u00eb dy dekada jeton n\u00eb Austri si\u00e7 e quan ai \u201cParrizin e Tok\u00ebs\u201d, \u00ebndrra e tij e nd\u00ebrprer\u00eb nga regjimi komunist t\u00eb kryej shkoll\u00ebn e lart\u00eb t\u00eb aktorit u realizua pik\u00ebrisht n\u00eb Vjen\u00eb. Duke luajtur role n\u00eb sken\u00ebn e Teatrit Komb\u00ebtar t\u00eb Vjen\u00ebs., por edhe [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pjeter-logoreci-nga-austria-parrizi-i-tokes-zbulon-shkeqimin-shqiptar-ne-arkivat-e-vjenes\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2017-10-20T22:03:00+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.info\/2017\/pjeter-logoreci1.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pjeter-logoreci-nga-austria-parrizi-i-tokes-zbulon-shkeqimin-shqiptar-ne-arkivat-e-vjenes\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pjeter-logoreci-nga-austria-parrizi-i-tokes-zbulon-shkeqimin-shqiptar-ne-arkivat-e-vjenes\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Pjet\u00ebr Logoreci nga Austria, \u201cParrizi i Tok\u00ebs\u201d, zbulon shk\u00ebqimin shqiptar n\u00eb arkivat e Vjen\u00ebs","datePublished":"2017-10-20T22:03:00+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pjeter-logoreci-nga-austria-parrizi-i-tokes-zbulon-shkeqimin-shqiptar-ne-arkivat-e-vjenes\/"},"wordCount":1651,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pjeter-logoreci-nga-austria-parrizi-i-tokes-zbulon-shkeqimin-shqiptar-ne-arkivat-e-vjenes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.info\/2017\/pjeter-logoreci1.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pjeter-logoreci-nga-austria-parrizi-i-tokes-zbulon-shkeqimin-shqiptar-ne-arkivat-e-vjenes\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pjeter-logoreci-nga-austria-parrizi-i-tokes-zbulon-shkeqimin-shqiptar-ne-arkivat-e-vjenes\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pjeter-logoreci-nga-austria-parrizi-i-tokes-zbulon-shkeqimin-shqiptar-ne-arkivat-e-vjenes\/","name":"Pjet\u00ebr Logoreci nga Austria, \u201cParrizi i Tok\u00ebs\u201d, zbulon shk\u00ebqimin shqiptar n\u00eb arkivat e Vjen\u00ebs - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pjeter-logoreci-nga-austria-parrizi-i-tokes-zbulon-shkeqimin-shqiptar-ne-arkivat-e-vjenes\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pjeter-logoreci-nga-austria-parrizi-i-tokes-zbulon-shkeqimin-shqiptar-ne-arkivat-e-vjenes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.info\/2017\/pjeter-logoreci1.jpg","datePublished":"2017-10-20T22:03:00+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pjeter-logoreci-nga-austria-parrizi-i-tokes-zbulon-shkeqimin-shqiptar-ne-arkivat-e-vjenes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pjeter-logoreci-nga-austria-parrizi-i-tokes-zbulon-shkeqimin-shqiptar-ne-arkivat-e-vjenes\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pjeter-logoreci-nga-austria-parrizi-i-tokes-zbulon-shkeqimin-shqiptar-ne-arkivat-e-vjenes\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.info\/2017\/pjeter-logoreci1.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.info\/2017\/pjeter-logoreci1.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pjeter-logoreci-nga-austria-parrizi-i-tokes-zbulon-shkeqimin-shqiptar-ne-arkivat-e-vjenes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Pjet\u00ebr Logoreci nga Austria, \u201cParrizi i Tok\u00ebs\u201d, zbulon shk\u00ebqimin shqiptar n\u00eb arkivat e Vjen\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19153","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=19153"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19153\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=19153"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=19153"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=19153"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}