{"id":19502,"date":"2017-10-28T09:43:15","date_gmt":"2017-10-28T09:43:15","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=19502"},"modified":"2017-10-28T09:44:41","modified_gmt":"2017-10-28T09:44:41","slug":"tragjedia-e-studenteve-te-liceut-francez-te-korces-nga-auditoret-europiane-ne-humneren-e-diktatures","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tragjedia-e-studenteve-te-liceut-francez-te-korces-nga-auditoret-europiane-ne-humneren-e-diktatures\/","title":{"rendered":"Tragjedia e student\u00ebve t\u00eb Liceut Francez t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs:  Nga auditoret europiane n\u00eb humner\u00ebn e diktatur\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Bashk\u00ebliceist\u00eb n\u00eb Liceun Francez t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs. Viti 1929<\/em><\/strong><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/ermira_xhomaqi-300x183.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> &#8211; nga <strong>Ermira Xhomaqi<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Historia e tyre d\u00ebshmon<br \/>\np\u00ebr energji t\u00eb t\u00ebra njer\u00ebzore mbytur n\u00ebn diktatur\u00eb,<br \/>\nnd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kontributi i tyre intelektual do t\u00eb kishte qen\u00eb<br \/>\naq i \u00e7muar p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e pasluft\u00ebs<\/em><\/strong><\/p>\n<p>100 vjetori i Liceut Francez t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb ngjarje t\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb historin\u00eb e shkoll\u00ebs shqipe, sepse q\u00eb n\u00eb vitet e para pas Pavar\u00ebsis\u00eb, ky lice luajti nj\u00eb rol sa t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb aq edhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb formimin e elit\u00ebs shqiptare t\u00eb koh\u00ebs dhe p\u00ebrhapi n\u00eb Shqip\u00ebri kultur\u00ebn franceze dhe vlerat e saj. Frekuentimi i k\u00ebtij liceu p\u00ebr pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb atyre t\u00eb rinjve arsimdash\u00ebs nuk ishte nj\u00eb rast\u00ebsi, por konsiderohej si nj\u00eb port\u00eb e hapur drejt Europ\u00ebs. Dhe prej k\u00ebtu merr udh\u00eb nj\u00eb histori e gjat\u00eb e pambarimt\u00eb e intelektualizmit shqiptar, gjurm\u00ebt e t\u00eb cilit me gjith\u00eb dram\u00ebn e p\u00ebsuar n\u00ebn diktatur\u00eb mb\u00ebrrit\u00ebn t\u00eb gjalla deri n\u00eb dit\u00ebt tona! A ishte vall\u00eb zgjedhja e k\u00ebtij liceu, ajo q\u00eb do t\u00eb udh\u00ebhiqte e do t\u00eb p\u00ebrcaktonte n\u00eb vitet e m\u00ebpasme fatin e jet\u00ebs s\u00eb asaj rinie t\u00eb pasionuar pas dijes e kultur\u00ebs per\u00ebndimore?!<\/p>\n<p>Duke reflektuar k\u00ebt\u00eb pyetje, ndoshta shum\u00ebkush prej nesh sjell nd\u00ebrmend at\u00eb institucion arsimor t\u00eb shquar, i cili funksionoi gjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs midis dy luft\u00ebrave bot\u00ebrore, nga viti 1917 deri m\u00eb 1942. Asokohe koloneli francez Descoins, me urdh\u00ebr t\u00eb gjeneralit Maurice Sarrail, komandant i ushtris\u00eb s\u00eb Lindjes dhe i forcave t\u00eb Antant\u00ebs, n\u00ebnshkruan protokollin q\u00eb shpallte krijimin e Republik\u00ebs Autonome t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, me president Themistokli G\u00ebrm\u00ebnjin, n\u00ebn mbrojtjen ushtarake t\u00eb ushtris\u00eb franceze. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb Komisioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Kufijve i rip\u00ebrcaktoi Shqip\u00ebris\u00eb kufijt\u00eb e vitit 1913 dhe m\u00eb 25 tetor 1917, Franca, b\u00ebri t\u00eb mundur hapjen n\u00eb Kor\u00e7\u00eb t\u00eb nj\u00eb Liceu Francez. Menj\u00ebher\u00eb pas formimit ky lice, i cili m\u00eb von\u00eb u quajt edhe Lice Komb\u00ebtar, do t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb njohurit n\u00eb Ballkan, p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e programeve m\u00ebsimore dhe t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnies, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb krijimi dhe funksionimi i tij u b\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb historie t\u00eb lidhur pazgjidhshm\u00ebrisht me peripecit\u00eb politike q\u00eb kalonte Shqip\u00ebria dhe qyteti i Kor\u00e7\u00ebs n\u00eb ato vite.<\/p>\n<p>Sipas Jacques Bourcart-it, nj\u00eb gjeolog i Armat\u00ebs Franceze t\u00eb Lindjes, i cili ka jetuar ato vite n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, Franca ishte l\u00ebkundur fillimisht p\u00ebr hapjen e Liceut, dhe kjo p\u00ebr t\u00eb mos provokuar zem\u00ebrimin e qeveris\u00eb greke e cila synonte kontrollin e plot\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj zone t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Megjithat\u00eb koloneli Descoins k\u00ebmb\u00ebnguli deri n\u00eb instancat m\u00eb t\u00eb larta franceze dhe paraqiti projektin e krijimit t\u00eb k\u00ebtij liceu, programet shkollore t\u00eb t\u00eb cilit ishin krejt\u00ebsisht t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me ata francez\u00eb, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye Ministri francez i Arsimit, Edouard Herriot-i, vendosi q\u00eb diplomat e maturant\u00ebve t\u00eb Liceut Francez t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, t\u00eb ishin t\u00eb barasvlershme me diplomat e bakaloreat\u00ebve n\u00eb Franc\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Bashke\u0308liceiste\u0308 ne\u0308 Liceun Francez te\u0308 Korc\u0327e\u0308s \u2013 Viti 1931\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/ne_liceun_francez_te_korces_viti_1931.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><strong><em>Bashke\u0308liceiste\u0308 ne\u0308 Liceun Francez te\u0308 Korc\u0327e\u0308s \u2013 Viti 1931<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht aty, n\u00eb bankat e k\u00ebtij liceu, qindra t\u00eb rinj shqiptar\u00eb u mbrujt\u00ebn me idet\u00eb e iluminizmit e t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, t\u00eb barazis\u00eb e t\u00eb demokracis\u00eb, lexuan p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pamfletet e Hygoit, admiruan Volterin n\u00eb vler\u00ebsimin e tij p\u00ebr Gjergj Kastriot \u2013 Sk\u00ebnderbeun, si edhe m\u00ebsuan p\u00ebr gjith\u00eb ata shkrimtar\u00eb francez\u00eb q\u00eb kishin ngritur lart figur\u00ebn e heroit ton\u00eb komb\u00ebtar. Nj\u00eb frym\u00eb e re u ndje n\u00eb gjenerat\u00ebn e tyre dhe n\u00eb krejt shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare. Nj\u00eb entuziaz\u00ebm i ri i mbartur nga ata student\u00eb t\u00eb talentuar, t\u00eb etur p\u00ebr dije e kultur\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt studiuan m\u00eb pas n\u00eb mbar\u00eb qytetet europeane: n\u00eb Rom\u00eb, Paris, Montpellier, Toulouse, Grenoble, Lyon etj, duke krijuar k\u00ebshtu at\u00eb plejad\u00eb t\u00eb \u00e7muar t\u00eb elit\u00ebs shqiptare, \u00ebndrra e s\u00eb cil\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb re, do t\u00eb zhytej shpejt dhe dhimbsh\u00ebm n\u00eb terrin q\u00eb i ofroi diktatura.<\/p>\n<p>Pjesa m\u00eb e madhe e student\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb ardhur n\u00eb Franc\u00eb n\u00eb vitet \u201920-\u201930, kishin mbaruar Liceun Francez t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, i cili kishte nxjerr\u00eb, n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, nj\u00eb plejad\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme frankofone n\u00eb Shqip\u00ebri. Kjo edhe p\u00ebr faktin se vet\u00ebm student\u00ebt q\u00eb kishin mbaruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb lice pranoheshin pa kryer studime plot\u00ebsuese n\u00eb universitetet franceze dhe integrimi i tyre n\u00eb to ishte i menj\u00ebhersh\u00ebm. E nd\u00ebrsa p\u00ebr disa prej k\u00ebtyre liceist\u00ebve, jeta pasuniversitare vazhdoi nj\u00eb rrjedh\u00eb relatisht t\u00eb qet\u00eb e t\u00eb patrazuar, p\u00ebr shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb vorbulla e saj i p\u00ebrfshiu dhe i flaku n\u00eb nj\u00eb tragjedi t\u00eb papar\u00eb.<\/p>\n<p>Sigurisht ky shkrim merr p\u00ebrsip\u00ebr jo t\u00eb relatoj\u00eb kalvarin n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilin u rrokullis jeta e t\u00eb rinjve ish-liceist\u00eb t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt pa dyshim, n\u00ebse do t\u00eb jetonin do t\u00eb kishin qen\u00eb shtylla t\u00eb forta n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme t\u00eb mendimit ligjor dhe t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare, t\u00eb shkencave dhe filozofis\u00eb, t\u00eb ekonomis\u00eb dhe let\u00ebrsis\u00eb, t\u00eb shkencave ekonomike, politike, inxhinjerike, t\u00eb mjeksis\u00eb dhe agronomis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb vendosnin dhe do t\u00eb nd\u00ebrtonin bazat e nj\u00eb shteti shqiptar europian e demokratik, por gjithsesi k\u00ebto rreshta jan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb homazh k\u00ebtyre personaliteteve, jeta e t\u00eb cil\u00ebve mori rrap\u00ebllim\u00ebn e mbrapsht\u00eb dhe humbi e u shkat\u00ebrrua n\u00eb vitet e regjimit totalitar. Ata u shuan mizorisht n\u00eb kulmin e shk\u00eblqimit t\u00eb tyre dhe ende nuk kan\u00eb gjetur vendin q\u00eb u takon n\u00eb panteonin e mendimit intelektual shqiptar. Historia e ish-liceist\u00ebve t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, d\u00ebshmon p\u00ebr energji t\u00eb t\u00ebra njer\u00ebzore t\u00eb pafajshme, mbytur me nj\u00eb leht\u00ebsi kriminale nga \u201cfitimtar\u00ebt\u201d, n\u00ebn diktatur\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kontributi i tyre intelektual do t\u00eb kishte qen\u00eb aq i \u00e7muar dhe i vyer p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e pasluft\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Bashke\u0308liceiste\u0308 ne\u0308 Liceun Francez te\u0308 Korc\u0327e\u0308s \u2013 Viti 1928\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/bashkeliceiste_ne_liceun_francez_te_korces_1928.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><strong><em>Bashke\u0308liceiste\u0308 ne\u0308 Liceun Francez te\u0308 Korc\u0327e\u0308s \u2013 Viti 1928<\/em><\/strong><\/p>\n<p>I referohem k\u00ebtu, pik\u00ebrisht viteve menj\u00ebher\u00eb pas \u00e7lirimit t\u00eb vendit, kur idet\u00eb per\u00ebndimore dhe republikane t\u00eb nj\u00eb elit\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb universiteteve europiane do t\u00eb binin ndesh me konceptin absurd stalinian dhe ideologjin\u00eb bolshevike t\u00eb Lindjes. Ideologji e cila iu diktua Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb nga Enver Hoxha, nj\u00eb ish-liceist i Liceut Francez t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, i cili u kaloi tangjent studimeve t\u00eb tij p\u00ebr biologji n\u00eb Montpellier. N\u00eb arkivat Departamentale Herault t\u00eb k\u00ebtij qyteti, n\u00eb fondin e arkivave te Fakultetit te Shkencave, ruhet gjithashtu edhe dosja universitare e diktatorit Hoxha n\u00eb regjistrin me numrin: 15 ETP 20439. N\u00eb dosjen e tij nuk figuron asnj\u00eb not\u00eb dhe asnj\u00eb diplom\u00eb. A mos ishte vall\u00eb ky d\u00ebshtim shkaku i armiq\u00ebsis\u00eb s\u00eb thell\u00eb t\u00eb tij me bashk\u00ebliceist\u00ebt e Liceut t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs?<\/p>\n<p>Fati i atyre, q\u00eb n\u00eb vitet e liceut u kryq\u00ebzuan me diktatorin Hoxha, do t\u00eb ishte tragjik. Ky pik\u00ebtakim dhe p\u00ebrplasja e tyre ideologjike, do t\u2019u kushtonte shtrenjt\u00eb, shum\u00eb shtrenjt\u00eb mjaft prej liceist\u00ebve t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs. Sepse shum\u00eb prej tyre q\u00eb e kishin njohur nga af\u00ebr Hoxh\u00ebn, miq dhe shok\u00eb, por edhe ata t\u00eb cil\u00ebt e njoh\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krejt t\u00eb rast\u00ebsishme, u b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb vargu t\u00eb gjat\u00eb eliminimesh dhe ekzekutimesh. T\u00eb konsideruar si kund\u00ebrshtar\u00eb politik\u00eb, edhe pse me nj\u00eb potencial intelektual t\u00eb padiskutuesh\u00ebm, ata p\u00ebrfunduan pafaj\u00ebsisht n\u00eb gijotin\u00eb, u internuan, u burgos\u00ebn, u torturuan, u vran\u00eb dhe u zhduk\u00ebn menj\u00ebher\u00eb pas vendosjes t\u00eb diktatur\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nDhe lista e tyre \u00ebsht\u00eb e gjat\u00eb pafund\u2026<\/p>\n<p>Midis tyre edhe Sabiha Kasimati (1912-1951), vajza e par\u00eb shqiptare e diplomuar n\u00eb Liceun Francez t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, e cila p\u00ebrfundoi studimet e larta n\u00eb Fakultetin e Shkencave Biologjike n\u00eb Universitetin e Torinos n\u00eb Itali. Megjith\u00ebse nuk u angazhua n\u00eb politik\u00eb, ajo mbajti nj\u00eb q\u00ebndrim protestues ndaj regjimit diktatorial. U arrestua n\u00eb vitin 1951, pas incidentit t\u00eb bomb\u00ebs n\u00eb Ambasad\u00ebn Sovjetike n\u00eb Tiran\u00eb dhe u pushkatua pa gjyq m\u00eb 26 shkurt 1951, s\u00eb bashku me 21 intelektual\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Bashkeliceiste\u0308 ne\u0308 Liceun Francez te\u0308 Korc\u0327e\u0308s. Viti 1927-1928\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/bashkeliceiste_ne_liceun_francez_te_korces_1927_1928.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><strong><em>Bashkeliceiste\u0308 ne\u0308 Liceun Francez te\u0308 Korc\u0327e\u0308s. Viti 1927-1928<\/em><\/strong><br \/>\n<em>Bashkeliceiste\u0308 ne\u0308 Liceun Francez te\u0308 Korc\u0327e\u0308s. N\u00eb q\u00ebnd\u00ebr <strong>Sabiha Kasimati<\/strong> dhe i pari majtas ulur n\u00eb rreshtin e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb Myslim \u00c7ar\u00e7ani. Viti 1927-1928<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb vitet e gjata t\u00eb internimit, pas lirimit nga burgu, Abdulla Rami (1908-1973), bashk\u00ebliceist e n\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn klas\u00eb me Kasimatin e Hoxh\u00ebn n\u00eb Liceun Francez t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs dhe i lauruar n\u00eb jurisprudenc\u00eb n\u00eb Universitetin e Montpellier-s\u00eb, do t\u2019i kushtonte homazhit t\u00eb Kasimatit p\u00ebrkthimin e nj\u00eb prej poemave m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb poetit francez Andr\u00e9 Ch\u00e9nier. N\u00eb dor\u00ebshkrimet e Ramit kam lexuar mes vargjeve edhe k\u00ebto rreshta shqip\u00ebruar prej tij:<\/p>\n<blockquote><p>\u00c7\u2019p\u00ebrbuzje fisnike shprehn\u00eb buzt\u2019 e tua\\ Kur hakmarr\u00ebsi xhelat erdh e t\u2019u afrua<br \/>\nMe k\u00ebrc\u00ebnim e vdekje q\u00eb s\u2019t\u00eb tund\u00ebn fije\u2026\\ Vet xhelati u zbeh me gjyqtar\u00ebt e zi<br \/>\nE senatori i p\u00ebshtir\u00eb me ministrat e tij\\ Kur ti e pambrojtur as q\u00eb njohe frik\u00eb<br \/>\nFjala jote e \u00ebmb\u00ebl, e thjesht\u00eb me bujari\\ Ju m\u00ebsoi q\u00eb krimi sado llahtari<br \/>\nAt\u00eb q\u00eb braktis jet\u00ebn s\u2019e tr\u00ebmb asnj\u00eb \u00e7ik\u00eb.<\/p><\/blockquote>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb studimeve n\u00eb Franc\u00eb dhe kthimit n\u00eb atdhe, ai sh\u00ebrbeu si jurist e gjyqtar n\u00eb jugun e Shqip\u00ebris\u00eb dhe m\u00eb pas n\u00eb Kosov\u00eb. Aderoi n\u00eb rradh\u00ebt e nacionalist\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar, me \u00ebndrr\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb lir\u00eb dhe Etnike. Arrestohet n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1944, dhe vuan 18 vjet burg n\u00eb birrucat e Burrelit s\u00eb bashku me v\u00ebllain e tij t\u00eb idealeve Hasan Rami (1905-1988), kujdestar konvikti n\u00eb vitet 1927-1928 n\u00eb Liceun Francez, m\u00eb pas drejtor shkolle n\u00eb Kruj\u00eb e n\u00eb Vlor\u00eb dhe nacionalist n\u00eb rradh\u00ebt e Ballit Komb\u00ebtar. Ai u arrestua n\u00eb vitin 1945 dhe vuajti 10 vjet burg.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Bashk\u00ebliceist\u00eb n\u00eb Liceun Francez t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs. Viti 1928\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/ne_liceun_francez_te_korces_viti_1928.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><strong><em>Bashk\u00ebliceist\u00eb n\u00eb Liceun Francez t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs,<br \/>\nMyslim \u00c7ar\u00e7ani, Hasan Rami, Abdulla Rami \u2013 Viti 1928<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Historia e liceist\u00ebve t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs vazhdon me tragjedin\u00eb e mjekut Enver Zazani (1908-1947), bashk\u00ebliceist edhe ai n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb klas\u00eb, me Hoxh\u00ebn, Ramin, Kasimatin n\u00eb Liceun e Kor\u00e7\u00ebs. Pas studimeve p\u00ebr mjek\u00ebsi n\u00eb universitetin e Lyon-it n\u00eb Franc\u00eb, Zazani kthehet n\u00eb atdhe. Ai u lidh n\u00eb ato vite me l\u00ebvizjen Nacional \u00c7lirimtare dhe u zgjodh deputet pas zgjedhjeve t\u00eb para n\u00eb Shqip\u00ebri. Por nuk vonoi shum\u00eb dhe arrestohet me grupin e par\u00eb t\u00eb deputet\u00ebve, n\u00ebn akuz\u00ebn \u201cveprimtari armiq\u00ebsore ndaj pushtetit popullor\u201d, dhe pushkatohet m\u00eb 4 shtator 1947. Po k\u00ebshtu pushkatohet edhe juristi Qenan Dibra (1910-1946), i cili pas mbarimit t\u00eb Liceut Francez t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs p\u00ebrfundoi studimet e larta n\u00eb fakultetin e Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Sorbon\u00eb, e m\u00eb pas sh\u00ebrbeu si atashe n\u00eb Legat\u00ebn Shqiptare n\u00eb Paris.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas kthimit n\u00eb atdhe, ai punoi si jurist duke qen\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe p\u00ebrkrah\u00ebs e p\u00ebfaq\u00ebsues i organizat\u00ebs s\u00eb Legalitetit. Arrestohet n\u00eb vitin 1946, dhe pushkatohet s\u00eb bashku me 6 shok\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. I nj\u00ebjti fat tragjik me t\u00eb do t\u00eb ndiqte edhe Hilmi Hysin (1913-1947), i pushkatuar n\u00eb mosh\u00ebn 35 vje\u00e7are. Pas p\u00ebfundimit t\u00eb Liceut Francez t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, n\u00eb profilin e filozofis\u00eb ai diplomohet n\u00eb Fakultetin Juridik t\u00eb Sorbon\u00ebs dhe pas kthimit n\u00eb atdhe sh\u00ebrbeu si Gjyqtar Paqtues n\u00eb Burrel, Berat e Tiran\u00eb e nj\u00ebkoh\u00ebsisht aderoi n\u00eb rradh\u00ebt e organizat\u00ebs Balli Komb\u00ebtar. Arrestohet n\u00eb gusht t\u00eb vitit 1947, p\u00ebr veprimtari kund\u00ebr regjimit diktatorial t\u00eb sapo ardhur n\u00eb pushtet dhe pushkatohet n\u00eb janar t\u00eb vitit 1948.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb faqe historie e plot\u00ebson edhe emri i Foto Bal\u00ebs (1908-1991), i cili pas Liceut Francez t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, studioi filologji dhe filozofi n\u00eb Universitetin e Montpellier-s\u00eb. Me kthimin n\u00eb Shqip\u00ebri ai em\u00ebrohet m\u00ebsues i filozofis\u00eb dhe i gjuh\u00ebs fr\u00ebnge n\u00eb Liceun Francez t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs. Arrestohet menj\u00ebher\u00eb pas zgjedhjeve t\u00eb vitit 1945 dhe d\u00ebnohet me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, nga t\u00eb cilat vuajti 17 vjet. At\u00ebher\u00eb ai i shkroi nj\u00eb let\u00ebr Enver Hoxh\u00ebs, shokut t\u00eb liceut, ku e kritikonte p\u00ebr veprimet e tij dhe si pasoj\u00eb e k\u00ebsaj familja e tij u dergj n\u00eb internim.<\/p>\n<p>Fati tragjik, i bashk\u00ebliceist\u00ebve t\u00eb liceut t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, ndoqi edhe Myslim \u00c7ar\u00e7anin (1908-1987), nj\u00eb nga liceist\u00ebt m\u00eb t\u00eb talentuar n\u00eb matematik\u00eb, i cili pas liceut sh\u00ebrbeu si kryetar komune n\u00eb disa qytete t\u00eb vendit. Gjat\u00eb luft\u00ebs, u p\u00ebrfshi n\u00eb organizat\u00ebn e Ballit Komb\u00ebtar t\u00eb Delvin\u00ebs. M\u00eb 15 prill t\u00eb vitit 1945 arrestohet p\u00ebr veprimtari antikomuniste dhe prangoset. D\u00ebnohet me vdekje, por d\u00ebnimi i tij u kthye n\u00eb burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm dhe s\u00eb fundi vuajti 7 vjet n\u00eb burgun e Burrelit.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Bashke\u0308liceiste\u0308 te\u0308 Liceut Francez te\u0308 Korc\u0327e\u0308s. Viti 1926\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/bashkeliceiste_te_liceut_francez_te_korces_mes_tyre_mustafa_kadilli_i_pari_djathtas_viti_1926.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><strong><em>Bashke\u0308liceiste\u0308 te\u0308 Liceut Francez te\u0308 Korc\u0327e\u0308s.<br \/>\nMes tyre edhe Mustafa Kadilli (i pari djathtas) &#8211; Viti 1926<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Golgota e k\u00ebsaj tragjedie liceane do t\u00eb p\u00ebrfshinte edhe mjaft personalitete t\u00eb tjer\u00eb. Mes tyre edhe Aleko Turtulli (1910-1988), i cili pas mbarimit t\u00eb Liceut Francez t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb shkoll\u00ebn e Lart\u00eb t\u00eb Tregtis\u00eb n\u00eb Montpellier. Pas kthimit n\u00eb atdhe ai i kushtohet marr\u00ebdh\u00ebnieve tregtare, por shum\u00eb shpejt arrestohet dhe burgoset p\u00ebr \u201cveprimtari armiq\u00ebsore\u201d dhe vuan 10 vjet n\u00eb burgjet dhe kampet e pun\u00ebs. Po ashtu edhe inxhinieri Adem Beli (1909-1998), i cili pas mbarimit t\u00eb liceut p\u00ebrfundoi studimet e larta p\u00ebr agronomi n\u00eb Toulouse-Franc\u00eb. Pas kthimit n\u00eb atdhe me titullin e inxhinierit agronom, ai sh\u00ebrbeu si Drejtor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Bujq\u00ebsis\u00eb n\u00eb Ministrin\u00eb e Ekonomis\u00eb dhe aderoi n\u00eb Organizat\u00ebn Balli Komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Arrestohet n\u00eb vitin 1946 me grupin e deputet\u00ebve dhe d\u00ebnohet me 20 vjet burg, nga t\u00eb cilat vuajti 8 vjet. Vet\u00ebm pak vite m\u00eb von\u00eb bashk\u00ebliceisti me t\u00eb i Liceut Francez t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs Mustafa Kadilli (1914-1990), d\u00ebbohet nga puna si m\u00ebsues p\u00ebr motive politike dhe megjith\u00ebse n\u00eb nj\u00eb gjendje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore, detyrohet t\u00eb punoj\u00eb pun\u00eb krahu t\u00eb r\u00ebndomta. Tragjedive t\u00eb liceist\u00ebve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm do t\u2019u shtoheshin edhe plot emra t\u00eb tjer\u00eb si: Nedin Kokona (1908-1998), Xhevdet Kapshtica (1906-1993), Aziz Vrioni (1914-1993), Asllan Ypi (1911-1980), Felatun Vila (1908-1967), Fetih Selenica (1906-1961), Xhelal Sh\u00ebnapremte (1913-1979), Alqi Nushi (1915-1995), t\u00eb cil\u00ebt pas mbarimit t\u00eb Liceut Francez t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, studiuan p\u00ebr Drejt\u00ebsi n\u00eb Franc\u00eb dhe plot \u00ebndrra e d\u00ebshira, me valizhen e iluzioneve n\u00eb duar, u kthyen n\u00eb Shqip\u00ebri, por shum\u00eb shpejt ata u d\u00ebnuan, u burgos\u00ebn dhe u internuan familjarisht.<\/p>\n<p>Golgota e jet\u00ebs s\u00eb tyre pulson ende sot dhe gjurm\u00ebt q\u00eb ata lan\u00eb n\u00eb auditoret e dijes i dhan\u00eb shpres\u00eb e forc\u00eb nj\u00eb gjenerate t\u00eb re\u2026 Sa europian ishin ata, po aq atdhetar mbet\u00ebn deri n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre. Nj\u00eb jet\u00eb e gatuar n\u00eb nj\u00eb shesh paradoksesh, dhimbjesh, furtunash dhe padrejt\u00ebsish, ku p\u00ebrzihen s\u00eb bashku komedit\u00eb dhe tragjedit\u00eb, vendet dhe gjuh\u00ebt, idealet dhe kulturat, shpresat dhe \u00ebndrrat, vuajtjet dhe filozofit\u00eb\u2026 Ndaj dhe historia e tyre m\u00eb sjell nd\u00ebrmend nj\u00eb shprehje t\u00eb famshme t\u00eb Hygoit t\u00eb madh q\u00eb thot\u00eb: \u201cRruga e dijes shpesh kalon mes qelive\u201d\u2026 madje edhe m\u00eb tej, n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr mjaft nga student\u00ebt liceist\u00eb t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, ajo kaloi p\u00ebrmes tragjedive\u2026<\/p>\n<p><em>Paris, Tetor 2017<\/em><\/p>\n<blockquote><p><strong>Referenca p\u00ebr shkrimin e k\u00ebtij artikulli<\/strong>:<\/p>\n<p>\u2022 Arkivi Departamental Herault i qytetit Montpellier.<br \/>\n\u2022 Jacques Bourcart, \u201cL\u2019Albanie et les Albanais\u201d, Bossart, Paris, 1921.<br \/>\n\u2022 Prof. Dr. Uran Asllani, \u201cStudent\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb Franc\u00ebs dhe veprimtaria e tyre\u201d, Tiran\u00eb 2003.<br \/>\n\u2022 \u201cRevue d\u2019\u00e9tudes pluridisciplinaires\u201d, (Revista e studimeve pluridisiplinare), Guillaume Robert, \u201cL\u2019Albanie et la France dans l\u2019entre-deux-guerres: une relation privil\u00e9gi\u00e9e?\u201d Vol. II, n\u00b0 2, dhjetor 1998.<\/p><\/blockquote>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bashk\u00ebliceist\u00eb n\u00eb Liceun Francez t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs. Viti 1929 &#8211; nga Ermira Xhomaqi Historia e tyre d\u00ebshmon p\u00ebr energji t\u00eb t\u00ebra njer\u00ebzore mbytur n\u00ebn diktatur\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kontributi i tyre intelektual do t\u00eb kishte qen\u00eb aq i \u00e7muar p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e pasluft\u00ebs 100 vjetori i Liceut Francez t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb ngjarje t\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb historin\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":19503,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-19502","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Tragjedia e student\u00ebve t\u00eb Liceut Francez t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs: Nga auditoret europiane n\u00eb humner\u00ebn e diktatur\u00ebs - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tragjedia-e-studenteve-te-liceut-francez-te-korces-nga-auditoret-europiane-ne-humneren-e-diktatures\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Tragjedia e student\u00ebve t\u00eb Liceut Francez t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs: Nga auditoret europiane n\u00eb humner\u00ebn e diktatur\u00ebs - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Bashk\u00ebliceist\u00eb n\u00eb Liceun Francez t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs. Viti 1929 &#8211; nga Ermira Xhomaqi Historia e tyre d\u00ebshmon p\u00ebr energji t\u00eb t\u00ebra njer\u00ebzore mbytur n\u00ebn diktatur\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kontributi i tyre intelektual do t\u00eb kishte qen\u00eb aq i \u00e7muar p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e pasluft\u00ebs 100 vjetori i Liceut Francez t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb ngjarje t\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb historin\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tragjedia-e-studenteve-te-liceut-francez-te-korces-nga-auditoret-europiane-ne-humneren-e-diktatures\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-10-28T09:43:15+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2017-10-28T09:44:41+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/bashkeliceiste_ne_liceun_francez_te_korces_viti_1928.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tragjedia-e-studenteve-te-liceut-francez-te-korces-nga-auditoret-europiane-ne-humneren-e-diktatures\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tragjedia-e-studenteve-te-liceut-francez-te-korces-nga-auditoret-europiane-ne-humneren-e-diktatures\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Tragjedia e student\u00ebve t\u00eb Liceut Francez t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs: Nga auditoret europiane n\u00eb humner\u00ebn e diktatur\u00ebs\",\"datePublished\":\"2017-10-28T09:43:15+00:00\",\"dateModified\":\"2017-10-28T09:44:41+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tragjedia-e-studenteve-te-liceut-francez-te-korces-nga-auditoret-europiane-ne-humneren-e-diktatures\\\/\"},\"wordCount\":2759,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tragjedia-e-studenteve-te-liceut-francez-te-korces-nga-auditoret-europiane-ne-humneren-e-diktatures\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/bashkeliceiste_ne_liceun_francez_te_korces_viti_1928.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tragjedia-e-studenteve-te-liceut-francez-te-korces-nga-auditoret-europiane-ne-humneren-e-diktatures\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tragjedia-e-studenteve-te-liceut-francez-te-korces-nga-auditoret-europiane-ne-humneren-e-diktatures\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tragjedia-e-studenteve-te-liceut-francez-te-korces-nga-auditoret-europiane-ne-humneren-e-diktatures\\\/\",\"name\":\"Tragjedia e student\u00ebve t\u00eb Liceut Francez t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs: Nga auditoret europiane n\u00eb humner\u00ebn e diktatur\u00ebs - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tragjedia-e-studenteve-te-liceut-francez-te-korces-nga-auditoret-europiane-ne-humneren-e-diktatures\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tragjedia-e-studenteve-te-liceut-francez-te-korces-nga-auditoret-europiane-ne-humneren-e-diktatures\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/bashkeliceiste_ne_liceun_francez_te_korces_viti_1928.jpg\",\"datePublished\":\"2017-10-28T09:43:15+00:00\",\"dateModified\":\"2017-10-28T09:44:41+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tragjedia-e-studenteve-te-liceut-francez-te-korces-nga-auditoret-europiane-ne-humneren-e-diktatures\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tragjedia-e-studenteve-te-liceut-francez-te-korces-nga-auditoret-europiane-ne-humneren-e-diktatures\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tragjedia-e-studenteve-te-liceut-francez-te-korces-nga-auditoret-europiane-ne-humneren-e-diktatures\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/bashkeliceiste_ne_liceun_francez_te_korces_viti_1928.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/bashkeliceiste_ne_liceun_francez_te_korces_viti_1928.jpg\",\"width\":600,\"height\":400},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tragjedia-e-studenteve-te-liceut-francez-te-korces-nga-auditoret-europiane-ne-humneren-e-diktatures\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Tragjedia e student\u00ebve t\u00eb Liceut Francez t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs: Nga auditoret europiane n\u00eb humner\u00ebn e diktatur\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Tragjedia e student\u00ebve t\u00eb Liceut Francez t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs: Nga auditoret europiane n\u00eb humner\u00ebn e diktatur\u00ebs - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tragjedia-e-studenteve-te-liceut-francez-te-korces-nga-auditoret-europiane-ne-humneren-e-diktatures\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Tragjedia e student\u00ebve t\u00eb Liceut Francez t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs: Nga auditoret europiane n\u00eb humner\u00ebn e diktatur\u00ebs - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Bashk\u00ebliceist\u00eb n\u00eb Liceun Francez t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs. Viti 1929 &#8211; nga Ermira Xhomaqi Historia e tyre d\u00ebshmon p\u00ebr energji t\u00eb t\u00ebra njer\u00ebzore mbytur n\u00ebn diktatur\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kontributi i tyre intelektual do t\u00eb kishte qen\u00eb aq i \u00e7muar p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e pasluft\u00ebs 100 vjetori i Liceut Francez t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb ngjarje t\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb historin\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tragjedia-e-studenteve-te-liceut-francez-te-korces-nga-auditoret-europiane-ne-humneren-e-diktatures\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2017-10-28T09:43:15+00:00","article_modified_time":"2017-10-28T09:44:41+00:00","og_image":[{"width":600,"height":400,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/bashkeliceiste_ne_liceun_francez_te_korces_viti_1928.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tragjedia-e-studenteve-te-liceut-francez-te-korces-nga-auditoret-europiane-ne-humneren-e-diktatures\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tragjedia-e-studenteve-te-liceut-francez-te-korces-nga-auditoret-europiane-ne-humneren-e-diktatures\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Tragjedia e student\u00ebve t\u00eb Liceut Francez t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs: Nga auditoret europiane n\u00eb humner\u00ebn e diktatur\u00ebs","datePublished":"2017-10-28T09:43:15+00:00","dateModified":"2017-10-28T09:44:41+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tragjedia-e-studenteve-te-liceut-francez-te-korces-nga-auditoret-europiane-ne-humneren-e-diktatures\/"},"wordCount":2759,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tragjedia-e-studenteve-te-liceut-francez-te-korces-nga-auditoret-europiane-ne-humneren-e-diktatures\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/bashkeliceiste_ne_liceun_francez_te_korces_viti_1928.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tragjedia-e-studenteve-te-liceut-francez-te-korces-nga-auditoret-europiane-ne-humneren-e-diktatures\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tragjedia-e-studenteve-te-liceut-francez-te-korces-nga-auditoret-europiane-ne-humneren-e-diktatures\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tragjedia-e-studenteve-te-liceut-francez-te-korces-nga-auditoret-europiane-ne-humneren-e-diktatures\/","name":"Tragjedia e student\u00ebve t\u00eb Liceut Francez t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs: Nga auditoret europiane n\u00eb humner\u00ebn e diktatur\u00ebs - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tragjedia-e-studenteve-te-liceut-francez-te-korces-nga-auditoret-europiane-ne-humneren-e-diktatures\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tragjedia-e-studenteve-te-liceut-francez-te-korces-nga-auditoret-europiane-ne-humneren-e-diktatures\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/bashkeliceiste_ne_liceun_francez_te_korces_viti_1928.jpg","datePublished":"2017-10-28T09:43:15+00:00","dateModified":"2017-10-28T09:44:41+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tragjedia-e-studenteve-te-liceut-francez-te-korces-nga-auditoret-europiane-ne-humneren-e-diktatures\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tragjedia-e-studenteve-te-liceut-francez-te-korces-nga-auditoret-europiane-ne-humneren-e-diktatures\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tragjedia-e-studenteve-te-liceut-francez-te-korces-nga-auditoret-europiane-ne-humneren-e-diktatures\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/bashkeliceiste_ne_liceun_francez_te_korces_viti_1928.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/bashkeliceiste_ne_liceun_francez_te_korces_viti_1928.jpg","width":600,"height":400},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tragjedia-e-studenteve-te-liceut-francez-te-korces-nga-auditoret-europiane-ne-humneren-e-diktatures\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Tragjedia e student\u00ebve t\u00eb Liceut Francez t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs: Nga auditoret europiane n\u00eb humner\u00ebn e diktatur\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19502","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=19502"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19502\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/19503"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=19502"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=19502"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=19502"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}