{"id":19629,"date":"2017-10-29T09:33:13","date_gmt":"2017-10-29T09:33:13","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=19629"},"modified":"2017-10-29T09:43:10","modified_gmt":"2017-10-29T09:43:10","slug":"homazh-simon-rrotes-ne-130-vjetorin-e-lindjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/homazh-simon-rrotes-ne-130-vjetorin-e-lindjes\/","title":{"rendered":"Homazh Simon Rrot\u00ebs n\u00eb 130 vjetorin e lindjes"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" title=\"Pjet\u00ebr Logoreci\" src=\"https:\/\/i1.wp.com\/fjala.info\/2014\/pjeter_logoreci.jpg?w=150\" alt=\"\" align=\"right\" border=\"0\" hspace=\"10\" data-recalc-dims=\"1\" \/> Nga <strong>Pjet\u00ebr Logoreci<\/strong><\/p>\n<p>Plot 130 vjet ma par\u00eb, lindi n\u00eb Shkoder, mjeshtri i piktur\u00ebs e atdhetari i rradh\u00eb, Profesor Simon Rrota. P\u00ebr qytetin e Shkodres, veprat e tij, s\u00eb bashku me ato t\u00eb piktorve te tjer\u00eb si: Kol\u00eb Idromenos, Ndoc Martinit&#8230; etj., u ban\u00eb shum\u00eb t\u00eb njohtuna e t\u00eb admirueme. N\u00eb Galerin\u00eb e Artit n\u00eb Shkoder, n\u00eb mes pikturave t\u00eb klasik\u00ebve t\u00eb piktur\u00ebs shqiptare e shkodrane, paraqiten edhe kuadrot e Simon Rrot\u00ebs, t\u00eb cilat dallohen nga m\u00ebndyra me t\u00eb cil\u00ebn ai personalizon karakteret e portreteve (p.sh. dy figurat e prind\u00ebve), si dhe mjeshtria tij e vecant\u00eb e p\u00ebrdorimit t\u00eb ngjyrave q\u00eb n\u00eb nji far\u00eb m\u00ebndyre perfaqson karakterin e tij t\u00eb qet\u00eb, por t\u00eb fort\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Zona e pazarit - Ura e Bujan\u00ebs n\u00eb Shkod\u00ebr\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/zona_e_pazarit_ura_bojanes_ne_shkoder.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><strong><em>Pazari i Shkodr\u00ebs dhe Bixhisteni n\u00eb kujtimet e artistit<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Me an\u00ebn e k\u00ebtij shkrimi d\u00ebshiroj me kujtue artistin e madh, n\u00eb shenj\u00eb mir\u00ebnjohje p\u00ebr cka ai i trashigoj brezave n\u00ebp\u00ebrmes artit t\u00eb tij, piktures. Po vendos k\u00ebtu mbresat qi ai ka fiksue n\u00eb ditarin e tij, perjetimet e para t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, p\u00ebrshtypjet mbi ambientin oriental e t\u00eb mbrapambetun t\u00eb koh\u00ebs kur u rrit si dhe kontaktin e par\u00eb me kulturen per\u00ebndimore n\u00ebp\u00ebrmes Etenve Franceskan\u00eb e sidomos prej poetit At Gjergj Fishta e artistit shum\u00ebdimensional Kol\u00eb Idromeno.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>Kujtimet e fminis\u00eb<br \/>\nNga ditari i Simon Rrot\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>At\u00eb vjet\u00eb qi linda un\u00eb, bash nder ato dit\u00eb t\u00eb vjesht\u00ebs, pati vershue lumi Kir me furi (lum ky qi buron n\u00eb fshatin Kir t\u00eb Dugagjinit, zbret n\u00eb Shkoder, kalon kah Ura e Mesit, n\u00eb Bardhaj, kalon mbrapa vorreve katolike, ec\u00eb drejt deri n\u00ebn Uren e Kirit e mandej derdhet n\u00eb Lumin Drin), k\u00ebshtu me diftonte nana. Familja banonte n\u00eb rrug\u00ebn Luigj Gurakuqi, n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb Gjush Cec\u00ebs (karshi sht\u00ebpis\u00eb Muze Luigj Gurakuqi); prandej edhe lindja eme aty ndodhi me 23 tetuer 1887, n\u00eb Shkoder.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Pamje e pazarit n\u00eb Shkod\u00ebr\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/pamje_e_pazarit_ne_shkoder.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Kur mbusha kat\u00ebr vjetat, prindja m\u00eb d\u00ebrguen n\u00eb shkoll\u00eb bashk\u00eb me v\u00ebllaun tem Ndocin (ma von\u00eb Pat\u00ebr Justin Rrota), te Tina e Nik\u00eb Gjergjit, dera e par\u00eb n\u00eb t\u00eb majt\u00eb n\u00eb rrugic\u00ebn Vjerdhej. Kjo shkoll\u00eb, qysh at\u00ebher\u00eb, ishte n\u00eb gjendje primitive, me pak banka e shumica e f\u00ebmijve uleshin per tok\u00eb; e me kujtohet mir\u00eb se nana na rrihte shum\u00eb pse ndyjshim branavek\u00ebt (veshje kombtare n\u00eb vend t\u00eb pantallonave, por ishin shum\u00eb t\u00eb gjana e nji copet, mashkujt-f\u00ebmi e burra i kishin t\u00eb shkurta 2-3 gisht n\u00ebn gju, ndersa femnat &#8211; gra e vajza &#8211; i kishin t\u00eb gjata deri n\u00eb fund t\u00eb kamb\u00ebve), me dhe.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Zona e pazarit n\u00eb Shkod\u00ebr\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/pazari_shkoder.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Dita, ma t\u00eb shumten, na kalonte tue luejt\u00eb me selter (njifar\u00eb soj abetarit ose fletore) n\u00eb dor\u00eb, mbasi germat e alfabetit nuk i njifshim aspak; nganjiher\u00eb, kur iu tekte Tin\u00ebs, na m\u00ebsonte ndonji germ\u00eb. Tue ken\u00eb se ishim t\u00eb vegj\u00ebl, edhe vajzat e m\u00ebdha rrijshin me ne, dhe qindisnin me gjergjef (dy rrath\u00eb druni vec e vec, me diamet\u00ebr rreth 25-30 cm, veg\u00ebl kjo qi nevojitet p\u00ebr qindisje), bajshin carape etj. Por dobi m\u00ebsimit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb, nuk kishte vec loj\u00eb, urat\u00eb (lutje) e pak m\u00ebsim feje. Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb ishte edhe nji shkoll\u00eb tjet\u00ebr; ajo e Kush\u00eb Mices, vet\u00ebm p\u00ebr vajza sa p\u00ebr pun\u00eb dore.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Dogana dhe ura e Bunes\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/dogana_dhe_ura_e_bunes.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Prind\u00ebt e shifshin se na nuk kishim kurrfar\u00eb dobije prej asaj shkolle, e, sidomos un\u00eb, qi ma t\u00eb shumt\u00ebn e koh\u00ebs nuk shkojshe aspak n\u00eb shkoll\u00eb por shkojshe te nana daje e eme (nana e nan\u00ebs teme, pra gjyshja nga nana) qi e kishte sht\u00ebpin\u00eb p\u00ebrball\u00eb der\u00ebs s\u00eb shkoll\u00ebs; ajo m\u00eb donte shum\u00eb k\u00ebshtu m\u00eb p\u00eblqente me ndej\u00eb aty te ajo. Prandej, nji dit\u00eb nana i tha nji shoqes vet: m\u00b4i d\u00ebrgo femit\u00eb n\u00eb Shkoll\u00ebn Franceskane, dhe k\u00ebshtu u ba. Kjo shkoll\u00eb na pelqeu shum\u00eb pse ishte e rregullt e me banka, e tjet\u00ebr prej asaj t\u00eb pares, prandej u vume me dishir\u00eb me msue e me ndigjue m\u00ebsuesin ton\u00eb i cili edhe ai si na, ishte i veshun me branavek\u00eb e quhej Cin Gurakuqi.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Dit\u00eb pazari n\u00eb Shkod\u00ebr\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/dite_pazari_ne_shkoder.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Cudija ma e madhe p\u00ebr mue ishte kjo; aty m\u00ebsimet u bajshin italisht pse ashtu ishte programi e se, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, ishte gjuha zyrtare qi njifte populli. Prandej, edhe na filluem me zan\u00eb k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb simbas seltereve (abetareve) qi na nepshin. M\u00ebsues tjer\u00eb qi ishin nder klas\u00eb ma t\u00eb nalta, ishin edhe Cin Llupi, Fra Evarizio, Pat\u00ebr Vitalioni, Pat\u00ebr Leoni, Pat\u00ebr Luka, Pat\u00ebr Guido, Pat\u00ebr Sebastiani, k\u00ebta t\u00eb gjith\u00eb italian\u00eb, ashtu edhe Andrea Scanetti, i cili u ba vendas dhe zotnonte mir\u00eb gjuh\u00ebn ton\u00eb, dhe Mark Capaliku, shqyptar, qi ma von\u00eb u ba frat misionar.<\/p>\n<p>Ma von\u00eb erdhen edhe dy m\u00ebsuesa tjer\u00eb prej Zar\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt flitshin shqyp por qi na nuk i kuptojshim (arbresh), por mesimet i bajshin italisht. K\u00ebta q\u00ebndruen shum\u00eb koh\u00eb n\u00eb Shkoder me familjet e tyne e quheshin: Nicola Marushiq dhe Marku, qi ishte i v\u00ebllaj i tij; ata kjen\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb dhanjen e m\u00ebsimit vecan\u00ebrisht Nicola, ma i madhi, qi na m\u00ebsonte mue dhe shok\u00ebt e mij, qi t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb dek\u00eb; Zef Haxhija, Gasp\u00ebr Daragjati, Marjan Prela (ma von\u00eb frat) Marin Sirdani (ma von\u00eb frat) nd\u00ebrsa v\u00ebllau jem Ndoci (ma von\u00eb Pater Justini), asht gjall\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Mjeshtri Simon Rrota\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/mjeshtri_simon_rrota.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Si lokal, Shkolla e Frent\u00ebnve Franceskan\u00eb ishte ku asht sot, por jo ashtu, mbasi p\u00ebrpara ajo ishte nji banes\u00eb private, e ma von\u00eb kjo u p\u00ebrdor si shkoll\u00eb e n\u00eb vjetin 1899 u shtuen disa oda (dhoma) tjera e u ba krejt e re; nd\u00ebrsa saloni i teatrit, kje ndertue pak vjet ma par\u00eb se ndertesa e shkoll\u00ebs. M\u00eb vjen n\u00eb mend se ky salon u ndertue n\u00eb oborrin e shkoll\u00ebs, n\u00eb krahun e djatht\u00eb mbi do jerevi (fjal\u00eb turkisht, ndertes\u00eb e ul\u00ebt me mure t\u00eb lehta p\u00ebr tu p\u00ebrdor\u00eb si depo) pron\u00eb private e Shan Cungelit, i cili punonte nder freten. Gjat\u00eb ndertimit, fretnit vuejten shum\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb qeveris\u00eb turke, e ngacmueme prej k\u00ebtyne t\u00eb vendit (myslimanve) qi nuk dojshin ndertesa, e, teatri, pa lejen e Stamoll\u00ebs (kryeqyteti i Perandoris\u00eb Otomane), nuk mund t&#8217;u ndertonte. Prandej puntor\u00ebt u veshnin me zhguna (veshja e fret\u00ebnve) si fretnit, p\u00ebr mos me ra n\u00eb sy t\u00eb qeveris\u00eb turke.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Flet\u00eb nga ditari i Simon Rrot\u00ebs\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/flete_nga_ditari_i_simon_rrotes.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Ashtu ishin kohnat at\u00ebher\u00eb e u jetonte me krye n\u00eb g\u00ebrshan\u00eb. Njata fret\u00ebn franceskan\u00eb, qi sot masa e re e hjedh posht\u00eb edukaten e tyne, e qesin posht\u00eb vuejtjet e sakrificat qi ata ban\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e popullit qi, jo vet\u00ebm m\u00eb m\u00ebsuen fen\u00eb, por edhe kulturen, muziken, pikturen, letersin\u00eb etj., n\u00eb ato koh\u00eb t\u00eb rrezikshme n\u00ebn absolutizmin e Sulltan Hamidit, i ran\u00eb murit me krye (rrezikuen jeten e tyne) p\u00ebr me kulturue popullin ton\u00eb, pa q\u00ebllim propagandet. Po t\u00eb ishte ndryshe, pse at\u00ebher\u00eb nuk hapen shkolla o teatro civil\u00ebt e privat\u00ebt e at\u00ebhersh\u00ebm, por pritshin qi k\u00ebto gjana ti bante kleri me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e vet e, ndoshta, dikush u g\u00ebzonte kur fratin o jezuitin e futshin n\u00eb burg. Cdo koh\u00eb ka edhe njerzit e vet qi dishmojn\u00eb t\u00eb kaluemen e at\u00eb cka pan\u00eb e vertetuen me sy t\u00eb vet.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Flet\u00eb nga ditari i Simon Rrot\u00ebs\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/flete_nga_ditari_i_simon_rrotes1.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Mesimet n\u00eb Shkoll\u00ebn Franceskane ishin mjaft t\u00eb rregullta, edhe baza materiale nuk mungonte kurr, pse Austria, plot\u00ebsonte t\u00eb gjitha nevojat e shkoll\u00ebs me: tekste t\u00eb ndryshme, fletore etj., qi u a nepshin tan\u00eb nxan\u00ebsve sa her\u00eb kishin nevoj\u00eb, e, n\u00eb fund t\u00eb vjetit na falshin t\u00eb gjith\u00eb librat, p\u00ebr me na dhan\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr vjetin e ri shkolluer. Kjo shkoll\u00eb ishte mjaft e ndjekun prej nxan\u00ebsve, numri i t\u00eb cil\u00ebve i kalonte 400 f\u00ebmi, t\u00eb p\u00ebrziem bashk\u00eb, pasanik\u00eb e t\u00eb vorf\u00ebn, tue mos pas\u00eb asnji dallim as n\u00eb m\u00ebsime as n\u00eb loj\u00eb. Sikur thash\u00eb ma nalt, t\u00eb gjith\u00eb m\u00ebsimet u nepshin italisht, p\u00ebrvec katekizmit, mbasi ishte land\u00eb fetare, e at\u00eb e bajshim n\u00eb shqyp prej ndonji frati italian qi zotnonte mir\u00eb gjuh\u00ebn ton\u00eb. Prandej mos ti baj\u00eb p\u00ebrshtypje ndokuj kjo gja se ashtu ishte koha at\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Baba e nana - portrete t\u00eb Simon Rrot\u00ebs\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/baba_e_nana_portrete_te_simon_rrotes.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Kaq asht e vertet\u00eb qi, kur ndijshim ndonji frat tue fole shqyp, i thojshim shoqi shoqit: edhe ky flitka si na, por nuk thojshim kurr shqyp, pse gjuh\u00ebn ton\u00eb, si f\u00ebmij\u00eb qi ishim, nuk dijshim me e dallue cka ishte, mbasi fjal\u00ebn shqyp e Shqypni, nuk e ndijshim kurr prej t\u00eb tjer\u00ebve, me pak fjal\u00eb, na nuk ishim edukue prej t\u00eb huejve, me ndjesi komb\u00ebtare, deri sa erdh\u00ebn fretnit shqyptar si: Pat\u00ebr Gjergj Fishta, Pat\u00ebr Pashko Bardhi, Pat\u00ebr Severin Lushaj etj. Njat\u00eb her\u00eb kuptuem se ishim edhe na shqyptar\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl. Pat\u00ebr Gjergji nuk vonoi me shkrue vjersha e kang\u00eb shqype me ndiesina patriotike tue p\u00ebrshkrue Skanderbegun e luftat e tij, e k\u00ebshtu filluem me marr\u00eb vesht se Turqit ishin anmiqt\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>Si e kujton mjeshtri Simon Rrota Pazarin e vjet\u00ebr t\u00eb Shkodres e Bexhistenin?<\/strong><\/p>\n<p>Sistemi (ndarja) e rrug\u00ebve t\u00eb pazarit t\u00eb at\u00ebher\u00ebsh\u00ebm, ishte n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb:<br \/>\n&#8230;rruga fillonte n\u00eb krye t\u00eb pazarit, me zanatlijt\u00eb p\u00ebrkat\u00ebs, e t\u00eb par\u00ebt ishin ARKAXHITE. K\u00ebta bajshin arka nusesh (n\u00eb vend t\u00eb bauleve), me ngjyra simbas modelit t\u00eb arkave qi vijshin prej Venedikut. P\u00ebrvec arkave, bajshin ferraca, cakorka (veg\u00ebl druni qi u rrotullonte, u sillte) qi p\u00ebrdorshin grat\u00eb p\u00ebr me mb\u00ebshtjell\u00eb fijet e m\u00ebndashit, t\u00eb pambukut etj. Mbas k\u00ebtyne DYFEKXHITE, qi riparojshin arm\u00eb t\u00eb ndryshme, e nd\u00ebrmjet tyne, kishte edhe dugaj\u00eb tjera t\u00eb ndryshme. Me tutje vijshin TEQELITE qi shitshin pem\u00eb (fruta). K\u00ebta u dallojshin prej t\u00eb tjer\u00ebve p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e paraqitjes bukur e me sistem t\u00eb produkteve, e simbas stin\u00ebs, u gjente cdo pem\u00eb n\u00eb teqe (zona ku ishin vendos\u00eb pem\u00ebshit\u00ebsit, ishte af\u00ebr nji Teqje Bektashijsh, prandaj u thirrshin teqeli). Vet\u00eb rasa i terhiqte njerzit kur kthejshin n\u00eb qytet e nuk rrinte kush pa ble pem\u00eb p\u00ebr familje e vecan\u00ebrisht p\u00ebr f\u00ebmij.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Simon Rrota n\u00eb Mosk\u00eb, 1957\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/simon_rrota_ne_moske_1957.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>N\u00eb vazhdim ishte VENDI I DRITHNAVE, vendi i elbnave (bereqetit \u2013 drithnave) si: drith\u00eb, grun\u00eb, elb, t\u00ebrshan\u00eb, etj. Shitja u bante me masat e peshimit qi u p\u00ebrdorshin at\u00ebher\u00eb: korriqe, babune, koshiq (te trija k\u00ebto ishin en\u00eb druni t\u00eb rrumbullakta me madhsi simbas llojit) gjithashtu edhe me barr\u00eb (thes &#8211; deng qi peshonte 100 ok\u00eb). K\u00ebtu populli blente berecetin (kok\u00ebrr, ta pa bluem), p\u00ebr vedi, ashtu edhe simitcit\u00eb (fjal\u00eb turke \u2013 furrtar) si t\u00eb qytetit ashtu edhe t\u00eb pazarit, blejshin me shumic\u00eb p\u00ebr nevojat e tyne. Por ma e shumta e familjeve e gatujshin buken n\u00eb furrat e sht\u00ebpis\u00eb, pse e kishin p\u00ebr marre (turp) me ble buken te furrtar\u00ebt. Mbasi t\u00eb kalojshe elbnat, ma nalt ishin DJATHNAT E MIELLNAT. Aty ishte nji shesh i vog\u00ebl e n\u00ebn hijen e nji mandi t\u00eb madh rrijshin hamallicat (gra qi jetojshin tue bajt\u00eb me pare, gjana t\u00eb ndryshme, prej pazarit n\u00eb qytet). Njikoh\u00ebsisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend shitesh mielli i grunit, kollomoqit (mistrit). Ma nalt u bante tregu i djathit, tlynit (gjalpit), vojit t\u00eb ullinit, voeve (vez\u00ebve), pulave etj., gjanave ushqimore.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn e djatht\u00eb, ishte SOKAKU I TALLAGANXHIVE, qi punojshin tallagana (veshje e trash\u00eb punue me lesh dhije, pa mang\u00eb, qi p\u00ebrdorej n\u00eb dimen si pallto), shajak p\u00ebr tirqe (form\u00eb pantallonash t\u00eb trasha, t\u00eb bardha, t\u00eb punueme me lesh delje, p\u00ebr dimen), gjurdija (nji far\u00eb jeleku &#8211; zhile, ngjyr\u00eb e zez\u00eb, e trash\u00eb, punue me lesh delje, pelhure shum\u00eb e dendun e rrast\u00eb p\u00ebr dimen) t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto artikuj ma t\u00eb shumt\u00ebn p\u00ebr malsor\u00eb e katundar\u00eb. Por bajshin edhe pun\u00eb speciale p\u00ebr mysliman\u00ebt e Shkodres, pse tirqit ata i dojshin t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm mbas dishirit t\u00eb tyne. Tue vazhdue gjat\u00eb rrug\u00ebs t\u00eb tallaganxhive, fillonte, pak ma nalt, SQELJA E PESHKUT, ku shitej peshk gjith\u00ebfar\u00eb sojit me shumic\u00eb e pakic\u00eb. K\u00ebt\u00eb gja e kishin zanat\u00eb Shirokasit (banor\u00ebt e katundit Shirok\u00eb, n\u00eb breg t\u00eb Liqenit t\u00eb Shkodres, 5-6 km larg qytetit) qi e zejshin peshkun n\u00eb liqen, me sasi t\u00eb madhe, mbasi aso koh\u00eb, liqeni ishte krejt i joni, prandej kishim ras\u00eb t\u00eb mir\u00eb me gjujt\u00eb peshk. Tue u kthye prej sqel\u00ebs, vijshin ZAGANJORET, (banor\u00eb t\u00eb katundit Zogaj, p\u00ebrtej Shiroket, po buz\u00eb liqenit) qi tregtojshin voj e l\u00ebkura t\u00eb ndryshme e p\u00ebrvec k\u00ebtyne bajshin edhe k\u00ebpuc\u00eb t\u00eb lehta t\u00eb shkurta (pa qaf\u00eb) boj\u00eb t\u00eb zez\u00eb, qi aso kohe populli i p\u00ebrdorte shum\u00eb pse ishin t\u00eb buta e t\u00eb lehta, t\u00eb vlefshme n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Po aty, jo fort larg, ishte nji GJELLTORE (restorant) ku pasanik\u00ebt edhe tjer\u00eb, d\u00ebrgojshin shegertat me marr\u00eb gjell\u00eb p\u00ebr misdit\u00eb. Por kishte edhe asish qi shkojshin aty me hang\u00ebr, por ma t\u00eb shumtit, ishin t\u00eb huej. P\u00ebr ato kohna, u paraqiste mir\u00eb, i pajisun me gjanat e nevojshme e me tavolina, baras si restorantet e sot\u00ebm; i zoti i k\u00ebtij, ishte nji ortodoks qi i thojshin emnit Pllazho. P\u00ebrball\u00eb tij ishte HANI I ALI TIRANES, ku gjejshin streh\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata qi vijshin nga Shqypnija e mesme dhe e jugut. M\u00eb shum\u00eb vijshin prej Krujet e Tiranet, qi bijshin me shit\u00eb voj, l\u00ebkura etj. Fytyrat e disa prej tyne m\u00eb bijn\u00eb n\u00eb mend, nd\u00ebr ta ishin Ymer Qosja, Guti, Hoc Muharremi etj. K\u00ebta tregtar\u00eb, mbasi shitshin mallin e vet, kur kthejshin n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyne, blejshin beze, pambuk etj.<\/p>\n<p>Tue u kthye prej zaganjoreve, vinte nd\u00ebrtesa e madhe e BEGJISTENIT e ndertueme prej Vezirit t\u00eb Shkodres (autoritet i nalt\u00eb Turk). Thon\u00eb se pati thirr\u00eb pasanik\u00ebt ma t\u00eb mdhaj t\u00eb pazarit qi u merrshin me tregti, tue i than\u00eb se: me at\u00eb ndertes\u00eb, ai siguronte mallin e tyne tue vue kat\u00ebr pazvan (roje t\u00eb armatosuna) nat\u00ebn n\u00eb ras\u00eb rrezik zjarri si edhe kund\u00ebr hajnave. Ndertesa kishte kat\u00ebr dyer t\u00eb m\u00ebdha e t\u00eb forta e t\u00eb veshuna me pafta hekuri. Aty mbrend\u00eb ishte edhe KAFEXHIJA qi i sh\u00ebrbente vet\u00ebm atyne qi ishin n\u00eb Begjisten dhe nuk kishte t\u00eb drejt\u00eb me cue kafe jasht\u00eb k\u00ebsaj ndertese ashtu sikurse edhe t\u00eb tjer\u00ebt (t\u00eb jashtmit) nuk mujshin me cue kafe aty mbrend\u00eb, pervec tamlit (qum\u00ebsht), n\u00eb ver\u00eb. K\u00ebshtu ishte ligji (rregulli) caktue at\u00ebher\u00eb. Kjo ndertes\u00eb, nd\u00ebr ato kohna, ishte vendi ma i pasun i pazarit; kush kalonte aty pari mbeste i mahnitun prej p\u00ebrshtypjeve t\u00eb madhe qi i bante kjo ndertes\u00eb dhe fytyrat e ndryshme t\u00eb tregtar\u00ebve. Sot Begjisteni, asht shkatrrue krejt e lan\u00eb mbas dore, nd\u00ebrsa do t\u00eb kishte ken\u00eb i vetmi monument komb\u00ebtar n\u00eb Pazar t\u00eb Shkodres.<\/p>\n<p>Tue dal\u00eb prej k\u00ebsaj ndertese, u hynte ne SOKAKUN E HAMZ AGES, sokak ky mjaft i mbushun me dugaj\u00eb tregtar\u00ebsh mjaft t\u00eb p\u00ebrmendun qi u merrshin me tregti t\u00eb ndryshme e mbasi i kam njoft\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, po me kande (p\u00eblqen) me i permend\u00eb. Tue fillue nga qoshja: Mustafe Sadiku, Engj\u00ebll Coba, Sali Sahatcija, Alush Spahija, Beqo Bekteshi, Gjon Ashiku, Nikolla Berovic, Lazer Kraja, Kol\u00eb Vogli, Kol\u00eb Zadrima, Alush Mati. N\u00eb an\u00eb t\u00eb sokakut, fillonte Ndreke Kaculini, Dan Berberi, Januz Rrepishti, Sule Fani, Kol\u00eb Saraci, Halil Reci, Lan Mustafa, Pjeter Leka etj. Mbasi kalonte ky sokak, vinte KULLUKHANJA, (ndertes\u00eb e vog\u00ebl ku rrijshin rojet e armatosuna, me ndrresa p\u00ebr nat\u00ebn e p\u00ebr dit\u00ebn) si dhe RRUGA E KASAPVE, qi ishte mjaft e gjat\u00eb. N\u00eb gjys\u00eb t\u00eb saj, ishin KRYPNAT, ku magazet, ishin t\u00eb mbushuna me kryp\u00eb t\u00eb bardh\u00eb e t\u00eb zez\u00eb qi ia shitshin tregtarve t\u00eb vegj\u00ebl.<\/p>\n<p>Aty ishin edhe TERZITE (rrobaqepsat) qi punojshin kostume kombtare p\u00ebr mysliman\u00ebt, si: xhamadana (af\u00ebrsisht si xhaket\u00eb por pa sumblla-pulla), jelek\u00eb (si form\u00eb zhile), xhybe (n\u00eb form\u00eb pallto, jo fort e trash\u00eb, pa mang\u00eb e gjat\u00eb deri nder gjuj) etj. N\u00eb vazhdim ishin edhe MAGAZET E MEDHA, pjesa aristokrate e pazarit (pasanik\u00ebt), n\u00eb t\u00eb cilat u bante tregti me shumic\u00eb: me qinda denga p\u00ebrnjiher\u00ebsh. K\u00ebto magaze, ishin t\u00eb mbushuna me mallna jo vet\u00ebm posht\u00eb por edhe nalt. Qe disa emna t\u00eb k\u00ebtyne tregetarve; Parrucajt (katolik), Kol\u00eb Suma, Gjok\u00eb Naraci, Palok\u00eb Darragjati, Loro Zef Shiroka, Ndrek\u00eb Shiroka, etj. Ky i fundit, aso kohe, ishte i vetmi qi shiste PAFTEN (pelhur\u00eb) speciale p\u00ebr branavek\u00ebt (fjal\u00eb qi rrjedh\u00eb prej italishtes: branghe venete), ngjyr\u00eb vjola t\u00eb mbyllt\u00eb dhe t\u00eb zez\u00eb qi perdorshin grat\u00eb katolike e, p\u00ebrvec k\u00ebtij askush tjet\u00ebr nuk mund ta shiste.<\/p>\n<p>Nji karakteristike tjet\u00ebr e pazarit ishte edhe TRUMA ( pomp\u00eb uji, me bisht e santuf me sholl\u00eb &#8211; lekur\u00eb t\u00eb trash\u00eb, qi manovrohej me dor\u00eb) e kujxhive (argjendar, fjal\u00eb turke), jo pse kishte form\u00eb ndryshe prej t\u00eb tjerave, por vet\u00ebm p\u00ebr ujin e mir\u00eb qi kishte, n\u00eb mbar\u00eb pazarin. Aq i kishte dal\u00eb nami (fama) sa edhe prej sokaqeve ma t\u00eb larg\u00ebta t\u00eb pazarit, vijshin shegert\u00ebt (djelm t\u00eb ri sh\u00ebrbyesa t\u00eb tregtarve e dugajxhive qi i p\u00ebrdorshin p\u00ebr cdo lloj pune), me marr\u00eb uj\u00eb p\u00ebr zotnit\u00eb e tyne, pse uji i trumave tjera a i pusave, nuk ishte aq i mir\u00eb.<\/p>\n<p>E keshtu, Ditari i piktorit Simon Rrota vazhdon ma ndej me pershkrimin e zakoneve, festave, dasmave, vdekjeve, &#8230;.etj, &#8230; te cilat do te vijne rasti qi te ja paraqes lexuesit nji here tjeter&#8230;..<\/p>\n<p><em>Vien\u00eb, me 23.10.2017<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Pjet\u00ebr Logoreci Plot 130 vjet ma par\u00eb, lindi n\u00eb Shkoder, mjeshtri i piktur\u00ebs e atdhetari i rradh\u00eb, Profesor Simon Rrota. P\u00ebr qytetin e Shkodres, veprat e tij, s\u00eb bashku me ato t\u00eb piktorve te tjer\u00eb si: Kol\u00eb Idromenos, Ndoc Martinit&#8230; etj., u ban\u00eb shum\u00eb t\u00eb njohtuna e t\u00eb admirueme. N\u00eb Galerin\u00eb e Artit n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-19629","post","type-post","status-publish","format-standard","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Homazh Simon Rrot\u00ebs n\u00eb 130 vjetorin e lindjes - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/homazh-simon-rrotes-ne-130-vjetorin-e-lindjes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Homazh Simon Rrot\u00ebs n\u00eb 130 vjetorin e lindjes - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Pjet\u00ebr Logoreci Plot 130 vjet ma par\u00eb, lindi n\u00eb Shkoder, mjeshtri i piktur\u00ebs e atdhetari i rradh\u00eb, Profesor Simon Rrota. P\u00ebr qytetin e Shkodres, veprat e tij, s\u00eb bashku me ato t\u00eb piktorve te tjer\u00eb si: Kol\u00eb Idromenos, Ndoc Martinit&#8230; etj., u ban\u00eb shum\u00eb t\u00eb njohtuna e t\u00eb admirueme. N\u00eb Galerin\u00eb e Artit n\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/homazh-simon-rrotes-ne-130-vjetorin-e-lindjes\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-10-29T09:33:13+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2017-10-29T09:43:10+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/i1.wp.com\/fjala.info\/2014\/pjeter_logoreci.jpg?w=150\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/homazh-simon-rrotes-ne-130-vjetorin-e-lindjes\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/homazh-simon-rrotes-ne-130-vjetorin-e-lindjes\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Homazh Simon Rrot\u00ebs n\u00eb 130 vjetorin e lindjes\",\"datePublished\":\"2017-10-29T09:33:13+00:00\",\"dateModified\":\"2017-10-29T09:43:10+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/homazh-simon-rrotes-ne-130-vjetorin-e-lindjes\\\/\"},\"wordCount\":2997,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/homazh-simon-rrotes-ne-130-vjetorin-e-lindjes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/i1.wp.com\\\/fjala.info\\\/2014\\\/pjeter_logoreci.jpg?w=150\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/homazh-simon-rrotes-ne-130-vjetorin-e-lindjes\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/homazh-simon-rrotes-ne-130-vjetorin-e-lindjes\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/homazh-simon-rrotes-ne-130-vjetorin-e-lindjes\\\/\",\"name\":\"Homazh Simon Rrot\u00ebs n\u00eb 130 vjetorin e lindjes - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/homazh-simon-rrotes-ne-130-vjetorin-e-lindjes\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/homazh-simon-rrotes-ne-130-vjetorin-e-lindjes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/i1.wp.com\\\/fjala.info\\\/2014\\\/pjeter_logoreci.jpg?w=150\",\"datePublished\":\"2017-10-29T09:33:13+00:00\",\"dateModified\":\"2017-10-29T09:43:10+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/homazh-simon-rrotes-ne-130-vjetorin-e-lindjes\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/homazh-simon-rrotes-ne-130-vjetorin-e-lindjes\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/homazh-simon-rrotes-ne-130-vjetorin-e-lindjes\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/i1.wp.com\\\/fjala.info\\\/2014\\\/pjeter_logoreci.jpg?w=150\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/i1.wp.com\\\/fjala.info\\\/2014\\\/pjeter_logoreci.jpg?w=150\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/homazh-simon-rrotes-ne-130-vjetorin-e-lindjes\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Homazh Simon Rrot\u00ebs n\u00eb 130 vjetorin e lindjes\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Homazh Simon Rrot\u00ebs n\u00eb 130 vjetorin e lindjes - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/homazh-simon-rrotes-ne-130-vjetorin-e-lindjes\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Homazh Simon Rrot\u00ebs n\u00eb 130 vjetorin e lindjes - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Nga Pjet\u00ebr Logoreci Plot 130 vjet ma par\u00eb, lindi n\u00eb Shkoder, mjeshtri i piktur\u00ebs e atdhetari i rradh\u00eb, Profesor Simon Rrota. P\u00ebr qytetin e Shkodres, veprat e tij, s\u00eb bashku me ato t\u00eb piktorve te tjer\u00eb si: Kol\u00eb Idromenos, Ndoc Martinit&#8230; etj., u ban\u00eb shum\u00eb t\u00eb njohtuna e t\u00eb admirueme. N\u00eb Galerin\u00eb e Artit n\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/homazh-simon-rrotes-ne-130-vjetorin-e-lindjes\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2017-10-29T09:33:13+00:00","article_modified_time":"2017-10-29T09:43:10+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/i1.wp.com\/fjala.info\/2014\/pjeter_logoreci.jpg?w=150","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/homazh-simon-rrotes-ne-130-vjetorin-e-lindjes\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/homazh-simon-rrotes-ne-130-vjetorin-e-lindjes\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Homazh Simon Rrot\u00ebs n\u00eb 130 vjetorin e lindjes","datePublished":"2017-10-29T09:33:13+00:00","dateModified":"2017-10-29T09:43:10+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/homazh-simon-rrotes-ne-130-vjetorin-e-lindjes\/"},"wordCount":2997,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/homazh-simon-rrotes-ne-130-vjetorin-e-lindjes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/i1.wp.com\/fjala.info\/2014\/pjeter_logoreci.jpg?w=150","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/homazh-simon-rrotes-ne-130-vjetorin-e-lindjes\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/homazh-simon-rrotes-ne-130-vjetorin-e-lindjes\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/homazh-simon-rrotes-ne-130-vjetorin-e-lindjes\/","name":"Homazh Simon Rrot\u00ebs n\u00eb 130 vjetorin e lindjes - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/homazh-simon-rrotes-ne-130-vjetorin-e-lindjes\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/homazh-simon-rrotes-ne-130-vjetorin-e-lindjes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/i1.wp.com\/fjala.info\/2014\/pjeter_logoreci.jpg?w=150","datePublished":"2017-10-29T09:33:13+00:00","dateModified":"2017-10-29T09:43:10+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/homazh-simon-rrotes-ne-130-vjetorin-e-lindjes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/homazh-simon-rrotes-ne-130-vjetorin-e-lindjes\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/homazh-simon-rrotes-ne-130-vjetorin-e-lindjes\/#primaryimage","url":"https:\/\/i1.wp.com\/fjala.info\/2014\/pjeter_logoreci.jpg?w=150","contentUrl":"https:\/\/i1.wp.com\/fjala.info\/2014\/pjeter_logoreci.jpg?w=150"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/homazh-simon-rrotes-ne-130-vjetorin-e-lindjes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Homazh Simon Rrot\u00ebs n\u00eb 130 vjetorin e lindjes"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19629","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=19629"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19629\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=19629"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=19629"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=19629"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}