{"id":19855,"date":"2017-11-01T20:57:51","date_gmt":"2017-11-01T20:57:51","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=19855"},"modified":"2017-11-01T20:57:51","modified_gmt":"2017-11-01T20:57:51","slug":"prof-androkli-kostallari-ne-ballin-e-oxhakut-te-gjuhesise-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/prof-androkli-kostallari-ne-ballin-e-oxhakut-te-gjuhesise-shqiptare\/","title":{"rendered":"PROF. ANDROKLI KOSTALLARI: N\u00cb \u201cBALLIN E OXHAKUT\u201d T\u00cb GJUH\u00cbSIS\u00cb SHQIPTARE\u2026"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Kujtim e nderim, n\u00eb 95-vjetorin e lindjes<\/em><\/strong>:<\/p>\n<p>Nga: <strong>Prof. Murat Gecaj<\/strong>, <em>publicist e studiues<\/em><\/p>\n<blockquote><p><strong>Prof. Androkli Kostallari<\/strong>, lindi m\u00eb 7 n\u00ebntor t\u00eb vitit 1922, n\u00eb Leus\u00eb t\u00eb P\u00ebrmetit. Ishte gjuh\u00ebtar, leksikolog, drejtues n\u00eb arsimin ton\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe akademik shqiptar. Nj\u00eb nga studiuesit m\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb gjuh\u00ebsis\u00eb s\u00eb sotme.<br \/>\nU nda p\u00ebrgjithnj\u00eb nga jeta, m\u00eb 23 mars 1992.<br \/>\nN\u00eb kujtim e nderim t\u00eb jet\u00ebs dhe vepr\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb paharruar, n\u00eb 95-vjetorin e lindjes, po publikojm\u00eb shkrimin e m\u00ebposht\u00ebm.<\/p>\n<p><em>Tiran\u00eb, 1 n\u00ebntor 2017<\/em><\/p><\/blockquote>\n<p><strong>1<\/strong>.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" title=\"Prof. Androkli Kostallari\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/androkli_kostallari.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" align=\"right\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> Tani, q\u00eb po i shkruaj k\u00ebto radh\u00eb, m\u00eb vijn\u00eb n\u00eb kujtes\u00eb mjaft mbresa nga njohja e takimet me pedagogun, dekanin dhe shkenc\u00ebtarin e talentuar e t\u00eb palodhur, prof. dr. Androkli Kostallari.<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, e kam par\u00eb n\u00eb auditoret e Fakultetit Histori-Filologji. Ishte me shtat mesatar, por ca i sh\u00ebndosh\u00eb dhe n\u00eb dor\u00eb mbante nj\u00eb \u00e7ant\u00eb t\u00eb mbushur plot me libra e m\u00eb ngjante se ajo i peshonte shum\u00eb, pasi ecte me trupin pak t\u00eb p\u00ebrkulur p\u00ebrpara. Hynte n\u00eb mjediset e Fakultetit ton\u00eb, duke na p\u00ebrsh\u00ebndetur e duke na par\u00eb n\u00eb sy. Ishte njeri masovik dhe nuk jepte pamje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, as si nj\u00eb pedagog i nj\u00eb l\u00ebnde t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, as si drejtuesi m\u00eb i lart\u00eb aty. P\u00ebrkundrazi, i takonte student\u00ebt edhe n\u00eb korridore ose i priste pa p\u00ebrtes\u00eb n\u00eb zyr\u00eb, kur k\u00ebta ia k\u00ebrkonin nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Kishte d\u00ebshir\u00eb, p\u00ebr ta njohur secilin prej tyre dhe kujtes\u00ebn e kishte t\u00eb shk\u00eblqyer. Sidomos i interesonte, kur ndonj\u00ebri kishte prirje p\u00ebr k\u00ebrkime e studime shkencore, kryesisht n\u00eb fush\u00ebn e gjuh\u00ebsis\u00eb. Pra, nuk e vler\u00ebsonte pun\u00ebn shkencore si \u201cmonopol\u201d vetjak, por mendonte e vepronte me kompentencat e tij edhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen e saj, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatiteshin e aft\u00ebsoheshin shkenc\u00ebtar\u00ebt e rinj.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse kishte mbaruar studimet e larta jasht\u00eb, pra n\u00eb ish-Bashkimin Sovjetik dhe n\u00eb Fakultet jepte l\u00ebnd\u00ebn e gjuh\u00ebsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjithshme, l\u00ebvrimin e gjuh\u00ebs shqipe e kishte kurdoher\u00eb n\u00eb mendje e n\u00eb zem\u00ebr. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, ai u p\u00ebrpoq me t\u00eb gjitha aft\u00ebsit\u00eb e tij, mendore e fizike, si n\u00eb organizimin me sukses t\u00eb sa e sa veprimtarive shkencore, komb\u00ebtare e nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si dhe me studimet e botimet, sidomos n\u00eb fush\u00ebn e fjalor\u00ebve leksikor\u00eb. Pa dyshim, nj\u00eb nd\u00ebr meritat e padiskutueshme t\u00eb tij dhe t\u00eb koleg\u00ebve, ishte organizimi e zhvillimi i punimeve t\u00eb Kongresit t\u00eb Drejtshkrimit t\u00eb Gjuh\u00ebs Shqipe, n\u00eb n\u00ebntor 1972.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb dy viteve t\u00eb para t\u00eb studimeve, n\u00eb deg\u00ebn e gjuh\u00ebs e t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe, n\u00eb Tiran\u00eb (1958-1960), kam pasur takime t\u00eb shpeshta me prof. Kostallarin. Ishin disa arsye p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Jo vet\u00ebm se isha student aty, n\u00eb deg\u00ebn e tij t\u00eb zemr\u00ebs, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht isha caktuar sekretar i organizat\u00ebs s\u00eb rinis\u00eb n\u00eb grup. Po k\u00ebshtu, n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb shkruaja n\u00eb shtyp, pra isha, si t\u00eb thuash, njeri \u201cpublik\u201d dhe ai i p\u00eblqente t\u00eb rinjt\u00eb aktiv\u00eb, n\u00eb \u00e7do fush\u00eb t\u00eb dijes e t\u00eb jet\u00ebs. Pra, isha nj\u00eb nd\u00ebr veprimtar\u00ebt e Fakultetit dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ai m\u00eb njohu shpejt, m\u00eb deshi e m\u00eb p\u00ebrkrahu, me dashamir\u00ebsi.<\/p>\n<p>Nuk kam ndonj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb konkrete, pra pohim t\u00eb tij ose t\u00eb dikujt tjet\u00ebr, por e e besoj se ai ka qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr p\u00ebrkrah\u00ebsit kryesor\u00eb t\u00eb mendimit q\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitesha p\u00ebr specialitetin e dialektologjis\u00eb, pasi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb te ne nuk kishte ndonj\u00eb pedagog as studiues t\u00eb till\u00eb, nga Veriu i Shqip\u00ebris\u00eb ose nga Kosova. Pra, shqet\u00ebsimi i tij i natyrsh\u00ebm ishte p\u00ebr njohjen dhe studimin e t\u00eb folmeve t\u00eb gjith\u00eb vendit ton\u00eb. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim, ai meritonte t\u00eb vler\u00ebsohej, nj\u00eb atdhetar i mir\u00eb, drejtues pa paragjykime p\u00ebr ndasi krahinore etj.<\/p>\n<p>P\u00ebr arsyen, q\u00eb p\u00ebrmenda m\u00eb sip\u00ebr, m\u00eb caktuan edhe n\u00eb nj\u00eb ekspedit\u00eb gjuh\u00ebsore, p\u00ebr 15 dit\u00eb, n\u00eb zon\u00ebn e Shpiragut t\u00eb Beratit (prill 1960). Kur lindi mendimi p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar student\u00eb nga Fakulteti yn\u00eb, n\u00eb ish-BS, me siguri, ai ka \u201cvotuar\u201d edhe p\u00ebr mua. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt, gjithnj\u00eb ruaj respekt t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe i mbetem mir\u00ebnjoh\u00ebs. Pra, nuk kishim pasur asnj\u00eb keqkuptim. Bile, pas studimeve t\u00eb larta, ai ka k\u00ebmb\u00ebngulur disa her\u00eb q\u00eb un\u00eb t\u00eb caktohesha punonj\u00ebs shkencor n\u00eb sektorin e dialektologjis\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, edhe pas kthimit n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrs\u00ebri e ka vazhduar at\u00eb dashamir\u00ebsin\u00eb e tij ndaj meje. Si\u00e7 e shkrova m\u00eb lart, mora pjes\u00eb e referova n\u00eb Kongresin e Drejtshkrimit t\u00eb Gjuh\u00ebs Shqipe, ku prof. Kostallari ishte nj\u00eb nd\u00ebr nism\u00ebtar\u00ebt dhe organizator\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb tij. N\u00eb arkivin tim personal, ruaj si gj\u00eb t\u00eb \u00e7muar edhe nj\u00eb let\u00ebrk\u00ebmbim me t\u00eb. Letrat e mia mbajn\u00eb datat: 3 korrik 1972 e 19 maj 1973. Thelbi i k\u00ebtyre letrave ishte d\u00ebshira ime p\u00ebr ta vazhduar pun\u00ebn shkencore punonj\u00ebs aktiv n\u00eb sektorin e diallekktologjis\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, kurdoher\u00eb gjeta mir\u00ebkuptim nga prof. Kostallari dhe nga sekretari shkencor i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave, prof. Bedri Dedja. K\u00ebshtu, nga mbarimi i viti 1973, n\u00eb Tropoj\u00eb, ku sh\u00ebrbeja kryeinspektor i kultur\u00ebs, erdhi nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb zyrtare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Por p\u00ebrs\u00ebri nuk qe e th\u00ebn\u00eb t\u00eb realizohej ajo, pasi pak m\u00eb par\u00eb isha k\u00ebrkuar nga sektori i shtypit i KQ t\u00eb Partis\u00eb, q\u00eb t\u00eb shkoja me pun\u00eb redaktor n\u00eb gazet\u00ebn ditore \u201cBashkimi\u201d, gj\u00eb q\u00eb u krye n\u00eb janarin e vitit 1974. (I k\u00ebrkoj ndjes\u00eb lexuesit tim p\u00ebr holl\u00ebsirat, ndoshta t\u00eb panevojshme, q\u00eb shkrova m\u00eb lart).<\/p>\n<p>Pas rikthimit tim n\u00eb shtyp, kam ruajtur marr\u00ebdh\u00ebnie mjaft t\u00eb mira me prof. A.Kostallarin dhe ai \u00ebsht\u00eb treguar i gatsh\u00ebm p\u00ebr bashk\u00ebpunime, biseda ose t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb tjera, q\u00eb m\u00eb jan\u00eb dashur. Mbaj mend se n\u00eb vitin 1977, u shtrua detyr\u00eb t\u00eb hartohej historiku i gazet\u00ebs \u201cBashkimi\u201d, ish-botim qendror i Frontit Demokratik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Pas \u00e7lirimit t\u00eb vendit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb gazet\u00eb kishte qen\u00eb redaktor e me detyra drejtuese edhe Androkli Kostallari (me pseudinimet \u201cDorjani\u201d, \u201cSpartaku\u201d etj.) Un\u00eb shkova tek ai dhe iu luta t\u00eb m\u00eb jepte kujtimet e tij, nga ajo periudh\u00eb. K\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e priti me k\u00ebnaq\u00ebsi dhe u tregua i gatsh\u00ebm p\u00ebr kujtimet e veta. K\u00ebshtu, nga sh\u00ebnimet e mia, kam shkruar 3,5 faqe n\u00eb makin\u00eb, t\u00eb cilat mbajn\u00eb dat\u00ebn 19 korrik 1977. Ai m\u00eb tregonte se, pas \u00e7lirimit, aty kishte qen\u00eb kryeredaktor Petro Marko (me pseudonimin Demo Koti), si dhe redaktor\u00eb e gazetar\u00eb: Sh. Musaraj, S. Pollo, A. \u00c7a\u00e7i. L. Omari, E. Fico, R. Xheneti, J. Malo etj.<\/p>\n<p>Por edhe m\u00eb von\u00eb kam pasur kontakte e lidhje t\u00eb mira me prof. Kostallarin, ndoshta nga fakti se n\u00eb sektorin e dialektologjis\u00eb s\u00eb Institutit t\u00eb Gjuh\u00ebsis\u00eb e t\u00eb Let\u00ebrsis\u00eb, ku ai ishte drejtor, sh\u00ebrbenin bashk\u00ebkrahinasi e miku im, prof.dr. Xheladin Gosturani (vdekur n\u00eb mosh\u00eb relativisht t\u00eb re, n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 2000), si dhe disa bashk\u00ebstudent\u00eb t\u00eb mi, si: Enver Hysa, Veli Bici, Pavli Haxhillazi etj. Por m\u00eb vrau paksa n\u00eb shpirt nj\u00eb rast, ku k\u00ebrkova t\u00eb shihesha me prof. Kostallarin dhe i thash\u00eb atij se mund ta lenim takimin pasdite, tek sht\u00ebpia e tij. Ai u mendua pak dhe m\u2019u p\u00ebrgjigj shkurt: \u201cJo, jo, do t\u00eb takohemi te zyra ime, n\u00eb Institut!\u201d T\u00eb them t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, n\u00eb fillim, nuk m\u00eb shkoi nd\u00ebrmend arsyeja, por m\u00eb pas e kuptova si ishte puna. Ai qe i martuar me nj\u00eb sovjetike dhe, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, tek ato \u00e7do gj\u00eb shihej me dyshim, gjurmoheshin si \u201cspiune\u201d etj.<\/p>\n<p>Ndarjen nga jeta e prof. Kostallarit, n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb jo t\u00eb shkuar (m\u00eb 1992), e prita me pik\u00ebllim. Isha i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm se ai, si prof. \u00c7abej e ndonj\u00eb tjet\u00ebr, la bosh nj\u00eb vend t\u00eb madh \u201cn\u00eb ballin e oxhakut\u201d t\u00eb gjuh\u00ebsis\u00eb shqiptare, sidomos p\u00ebr hartimin e botimin e fjalor\u00ebve t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb sotme shqipe. Pra, si t\u00eb thuash, ai mund t\u00eb vler\u00ebsohet dhe si \u201cbabai\u201d i leksikografis\u00eb shqiptare. Po p\u00ebrmend vet\u00ebm nj\u00eb detaj vetjak: N\u00eb tavolin\u00ebn time t\u00eb pun\u00ebs, p\u00ebrher\u00eb q\u00eb nga viti 1976, kam \u201cFjalorin drejtshkrimor t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe\u201d, kryetar i komisionit hartues t\u00eb t\u00eb cilit ishte pik\u00ebrisht prof. A. Kostallari. Dhe kjo m\u00eb b\u00ebn ta kujtoj at\u00eb vazhdimisht, me nderim e mir\u00ebnjohje.<\/p>\n<p><strong>2<\/strong>.<br \/>\nQ\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn shkollore, Androkliu i ri shfaqi prirje p\u00ebr t\u00eb fituar njohuri t\u00eb sh\u00ebndosha e t\u00eb q\u00ebndrueshme. Mbaroi Liceun e Shkodr\u00ebs me p\u00ebrfundime t\u00eb larta dhe u dallua p\u00ebr m\u00ebsimin e gjuh\u00ebve t\u00eb huaja: latinisht, italisht, greqishte e vjet\u00ebr dhe moderne. M\u00eb tej, e d\u00ebrguan p\u00ebr studime n\u00eb Universitetin \u201cLomonosov\u201d t\u00eb Mosk\u00ebs, t\u00eb cilin e p\u00ebrfundoi me nota t\u00eb shk\u00eblqyera, n\u00eb vitin 1953.<\/p>\n<p>N\u00eb praktik\u00ebn e jet\u00ebs, iu p\u00ebrkushtua studimit t\u00eb thelluar t\u00eb gjuh\u00ebs amtare, si dhe zhvillimit t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Ai njihet hartues tekstesh p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe dhe botoi studime t\u00eb ndryshme, n\u00eb buletine e revista shkencore. Po k\u00ebshtu, lexoi punime e kumtoi, n\u00eb veprimtari t\u00eb shumta komb\u00ebtare e nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe ndoqi nga af\u00ebr jet\u00ebn shkencore n\u00eb fush\u00ebn e gjuh\u00ebsis\u00eb, n\u00eb t\u00eb gjitha krahinat. Ve\u00e7an\u00ebrisht i ndjesh\u00ebm ishte ndikimi i tij n\u00eb aksionin p\u00ebr gjurmimin dhe mbledhjen e fjal\u00ebs s\u00eb rrall\u00eb, t\u00eb visarit gjuh\u00ebsor popullor. Fjala e tij, tashm\u00eb specialist i afrimuar, u d\u00ebgjua me kujdes n\u00eb diskutimin e planeve e programeve dhe t\u00eb teksteve t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe. P\u00ebrve\u00e7 arsimit t\u00eb mes\u00ebm, ngulmoi q\u00eb gjuha shqipe t\u00eb m\u00ebsohej l\u00ebnd\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb edhe n\u00eb shkollat e mesme. P\u00ebr ndihmes\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb nga ai, n\u00eb fush\u00ebn e arsimit dhe t\u00eb shkoll\u00ebs son\u00eb komb\u00ebtare, \u00ebsht\u00eb nderuar me titullin e lart\u00eb \u201cM\u00ebsues i Popullit\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr disa vite radhazi, prof. Kostallari ishte pedagog e dekan i Fakultetit t\u00eb Historis\u00eb e Filologjis\u00eb dhe p\u00ebr shum\u00eb vite tjera ishte studiues e drejtor i Institutit t\u00eb Gjuh\u00ebsis\u00eb e Let\u00ebrsis\u00eb. Me studim e pun\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse, iu p\u00ebrkushtua p\u00ebrpunimit te teoris\u00eb p\u00ebr gjuh\u00ebn letrare shqipe t\u00eb nj\u00ebsuar. Ishte nism\u00ebtar e organizator i Kongresit t\u00eb Drejtshkrimit t\u00eb Gjuh\u00ebs Shqipe, bashk\u00eb me koleg\u00ebt e Institutit p\u00ebrkat\u00ebs. (Tiran\u00eb, 20-25 n\u00ebntor 1972). Merita e k\u00ebtij tubimi ishte se bashkoi rreth \u201csofr\u00ebs\u201d s\u00eb gjuh\u00ebs son\u00eb amtare edhe studiuesit m\u00eb n\u00eb z\u00eb, nga trojet shqiptare t\u00eb Kosov\u00ebs, Maqedonis\u00eb e Malit t\u00eb Zi, arb\u00ebresh\u00ebt e Italis\u00eb dhe diaspora shqiptare, sipas parimit \u201cNj\u00eb Komb-nj\u00eb gjuh\u00eb\u201d. Aty prof. Kostallari mbajti referatin kryesor: \u201cGjuha e sotme letrare shqipe dhe disa probleme themelore t\u00eb drejtshkrimit t\u00eb saj\u201d.<\/p>\n<p>Prof. A. Kostallari ka ideuar parimet kryesore t\u00eb hartimit e botimit t\u00eb \u201cFjalorit t\u00eb Gjuh\u00ebs Shqipe\u201d, t\u00eb \u201cFjalorit t\u00eb Shqipes s\u00eb Sotme\u201d dhe t\u00eb disa fjalor\u00ebve dygjuh\u00ebsh. Si mbrojt\u00ebs i flak\u00ebt i traditave t\u00eb veprimtar\u00ebve t\u00eb gjuh\u00ebs son\u00eb amtare, si qendrestar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare shqiptare, ai na paraqitet edhe n\u00eb nj\u00eb artikull, q\u00eb botoi n\u00eb gazet\u00ebn \u201cM\u00ebsuesi\u201d, n\u00eb janar 1989, kund\u00ebr veprimit t\u00eb organeve t\u00eb Kuvendit t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Manastirit, t\u00eb cilat hoq\u00ebn pllak\u00ebn p\u00ebrkujtimore nga nd\u00ebrtesa, ku m\u00eb 1908 u mbajt Kongresi i Alfabetit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, t\u00eb cilin e vler\u00ebsonte si \u201cnj\u00eb nga faqet m\u00eb t\u00eb ndritura jo vet\u00ebm t\u00eb historis\u00eb e kultur\u00ebs shqiptare e t\u00eb popullit shqiptar, por edhe t\u00eb popujve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Ballkanit\u201d.<\/p>\n<p>Studimet e botimet e prof. A.Kostallarit kan\u00eb nj\u00eb shtrirje t\u00eb gjer\u00eb dhe arrijn\u00eb n\u00eb mbi 2.500 faqe. Ato jan\u00eb nga fusha t\u00eb larmishme, si: leksikologjia e leksikografia, semantika e semasiologjia, fjal\u00ebformimi dhe rrymat e ndryshme gjuh\u00ebsore, n\u00eb Evrop\u00eb e n\u00eb bot\u00eb. Si personalitet i gjuh\u00ebsis\u00eb indo-evropiane, ai meritoi titullin \u201cDoctor-Honoris Causa\u201d n\u00eb Suedi, referoi me aft\u00ebsi n\u00eb veprimtrarit\u00eb e organizuara n\u00eb Paris dhe n\u00eb kryeqytete t\u00eb tjera t\u00eb Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>Q\u00eb me themelimin e Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave, n\u00eb vitin 1973, u b\u00eb an\u00ebtar i denj\u00eb i saj. Me veprimtarin\u00eb e tij n\u00eb fush\u00ebn e gjuh\u00ebsis\u00eb, me ideimin dhe zhvillimin e mjaft veprimtarive p\u00ebr gjuh\u00ebn amtare shqipe, shkenc\u00ebn, arsimin e kultur\u00ebn, n\u00eb qend\u00ebr e n\u00eb rrethe, d\u00ebshmoi se ishte jo vet\u00ebm poliglot e studiues shum\u00eb i aft\u00eb, por dhe nj\u00eb atdhetar i mir\u00eb. Me ato, ai donte t\u00eb provonte se k\u00ebto fusha t\u00eb dijes nuk e kan\u00eb \u00e7erdhen e tyre vet\u00ebm n\u00eb institucione t\u00eb mir\u00ebfillta k\u00ebrkimore-shkencore, por dhe nd\u00ebrmjet intelektual\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb aft\u00eb, q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb kudo, ku punohet e jetohet.<\/p>\n<p>Emri dhe vepra e prof.dr. Androkli Kostallarit-Akademik kan\u00eb zen\u00eb vend t\u00eb merituar n\u00eb shkenc\u00ebn, arsimin e kultur\u00ebn ton\u00eb komb\u00ebtare dhe do t\u00eb kujtohen p\u00ebrher\u00eb, me nderim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>(<em>M.Gecaj, nga libri \u201cFilolog\u00eb q\u00eb nuk harrohen\u201d, Tiran\u00eb,2002, faqe 22-27<\/em>)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kujtim e nderim, n\u00eb 95-vjetorin e lindjes: Nga: Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues Prof. Androkli Kostallari, lindi m\u00eb 7 n\u00ebntor t\u00eb vitit 1922, n\u00eb Leus\u00eb t\u00eb P\u00ebrmetit. Ishte gjuh\u00ebtar, leksikolog, drejtues n\u00eb arsimin ton\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe akademik shqiptar. Nj\u00eb nga studiuesit m\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb gjuh\u00ebsis\u00eb s\u00eb sotme. U nda p\u00ebrgjithnj\u00eb nga jeta, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":19856,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-19855","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>PROF. ANDROKLI KOSTALLARI: N\u00cb \u201cBALLIN E OXHAKUT\u201d T\u00cb GJUH\u00cbSIS\u00cb SHQIPTARE\u2026 - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/prof-androkli-kostallari-ne-ballin-e-oxhakut-te-gjuhesise-shqiptare\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"PROF. ANDROKLI KOSTALLARI: N\u00cb \u201cBALLIN E OXHAKUT\u201d T\u00cb GJUH\u00cbSIS\u00cb SHQIPTARE\u2026 - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Kujtim e nderim, n\u00eb 95-vjetorin e lindjes: Nga: Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues Prof. Androkli Kostallari, lindi m\u00eb 7 n\u00ebntor t\u00eb vitit 1922, n\u00eb Leus\u00eb t\u00eb P\u00ebrmetit. Ishte gjuh\u00ebtar, leksikolog, drejtues n\u00eb arsimin ton\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe akademik shqiptar. Nj\u00eb nga studiuesit m\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb gjuh\u00ebsis\u00eb s\u00eb sotme. U nda p\u00ebrgjithnj\u00eb nga jeta, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/prof-androkli-kostallari-ne-ballin-e-oxhakut-te-gjuhesise-shqiptare\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-11-01T20:57:51+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/androkli_kostallari_me_studiues.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"351\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/prof-androkli-kostallari-ne-ballin-e-oxhakut-te-gjuhesise-shqiptare\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/prof-androkli-kostallari-ne-ballin-e-oxhakut-te-gjuhesise-shqiptare\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"PROF. ANDROKLI KOSTALLARI: N\u00cb \u201cBALLIN E OXHAKUT\u201d T\u00cb GJUH\u00cbSIS\u00cb SHQIPTARE\u2026\",\"datePublished\":\"2017-11-01T20:57:51+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/prof-androkli-kostallari-ne-ballin-e-oxhakut-te-gjuhesise-shqiptare\\\/\"},\"wordCount\":2257,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/prof-androkli-kostallari-ne-ballin-e-oxhakut-te-gjuhesise-shqiptare\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/11\\\/androkli_kostallari_me_studiues.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/prof-androkli-kostallari-ne-ballin-e-oxhakut-te-gjuhesise-shqiptare\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/prof-androkli-kostallari-ne-ballin-e-oxhakut-te-gjuhesise-shqiptare\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/prof-androkli-kostallari-ne-ballin-e-oxhakut-te-gjuhesise-shqiptare\\\/\",\"name\":\"PROF. ANDROKLI KOSTALLARI: N\u00cb \u201cBALLIN E OXHAKUT\u201d T\u00cb GJUH\u00cbSIS\u00cb SHQIPTARE\u2026 - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/prof-androkli-kostallari-ne-ballin-e-oxhakut-te-gjuhesise-shqiptare\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/prof-androkli-kostallari-ne-ballin-e-oxhakut-te-gjuhesise-shqiptare\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/11\\\/androkli_kostallari_me_studiues.jpg\",\"datePublished\":\"2017-11-01T20:57:51+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/prof-androkli-kostallari-ne-ballin-e-oxhakut-te-gjuhesise-shqiptare\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/prof-androkli-kostallari-ne-ballin-e-oxhakut-te-gjuhesise-shqiptare\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/prof-androkli-kostallari-ne-ballin-e-oxhakut-te-gjuhesise-shqiptare\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/11\\\/androkli_kostallari_me_studiues.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/11\\\/androkli_kostallari_me_studiues.jpg\",\"width\":600,\"height\":351},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/prof-androkli-kostallari-ne-ballin-e-oxhakut-te-gjuhesise-shqiptare\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"PROF. ANDROKLI KOSTALLARI: N\u00cb \u201cBALLIN E OXHAKUT\u201d T\u00cb GJUH\u00cbSIS\u00cb SHQIPTARE\u2026\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"PROF. ANDROKLI KOSTALLARI: N\u00cb \u201cBALLIN E OXHAKUT\u201d T\u00cb GJUH\u00cbSIS\u00cb SHQIPTARE\u2026 - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/prof-androkli-kostallari-ne-ballin-e-oxhakut-te-gjuhesise-shqiptare\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"PROF. ANDROKLI KOSTALLARI: N\u00cb \u201cBALLIN E OXHAKUT\u201d T\u00cb GJUH\u00cbSIS\u00cb SHQIPTARE\u2026 - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Kujtim e nderim, n\u00eb 95-vjetorin e lindjes: Nga: Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues Prof. Androkli Kostallari, lindi m\u00eb 7 n\u00ebntor t\u00eb vitit 1922, n\u00eb Leus\u00eb t\u00eb P\u00ebrmetit. Ishte gjuh\u00ebtar, leksikolog, drejtues n\u00eb arsimin ton\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe akademik shqiptar. Nj\u00eb nga studiuesit m\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb gjuh\u00ebsis\u00eb s\u00eb sotme. U nda p\u00ebrgjithnj\u00eb nga jeta, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/prof-androkli-kostallari-ne-ballin-e-oxhakut-te-gjuhesise-shqiptare\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2017-11-01T20:57:51+00:00","og_image":[{"width":600,"height":351,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/androkli_kostallari_me_studiues.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/prof-androkli-kostallari-ne-ballin-e-oxhakut-te-gjuhesise-shqiptare\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/prof-androkli-kostallari-ne-ballin-e-oxhakut-te-gjuhesise-shqiptare\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"PROF. ANDROKLI KOSTALLARI: N\u00cb \u201cBALLIN E OXHAKUT\u201d T\u00cb GJUH\u00cbSIS\u00cb SHQIPTARE\u2026","datePublished":"2017-11-01T20:57:51+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/prof-androkli-kostallari-ne-ballin-e-oxhakut-te-gjuhesise-shqiptare\/"},"wordCount":2257,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/prof-androkli-kostallari-ne-ballin-e-oxhakut-te-gjuhesise-shqiptare\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/androkli_kostallari_me_studiues.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/prof-androkli-kostallari-ne-ballin-e-oxhakut-te-gjuhesise-shqiptare\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/prof-androkli-kostallari-ne-ballin-e-oxhakut-te-gjuhesise-shqiptare\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/prof-androkli-kostallari-ne-ballin-e-oxhakut-te-gjuhesise-shqiptare\/","name":"PROF. ANDROKLI KOSTALLARI: N\u00cb \u201cBALLIN E OXHAKUT\u201d T\u00cb GJUH\u00cbSIS\u00cb SHQIPTARE\u2026 - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/prof-androkli-kostallari-ne-ballin-e-oxhakut-te-gjuhesise-shqiptare\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/prof-androkli-kostallari-ne-ballin-e-oxhakut-te-gjuhesise-shqiptare\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/androkli_kostallari_me_studiues.jpg","datePublished":"2017-11-01T20:57:51+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/prof-androkli-kostallari-ne-ballin-e-oxhakut-te-gjuhesise-shqiptare\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/prof-androkli-kostallari-ne-ballin-e-oxhakut-te-gjuhesise-shqiptare\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/prof-androkli-kostallari-ne-ballin-e-oxhakut-te-gjuhesise-shqiptare\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/androkli_kostallari_me_studiues.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/androkli_kostallari_me_studiues.jpg","width":600,"height":351},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/prof-androkli-kostallari-ne-ballin-e-oxhakut-te-gjuhesise-shqiptare\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"PROF. ANDROKLI KOSTALLARI: N\u00cb \u201cBALLIN E OXHAKUT\u201d T\u00cb GJUH\u00cbSIS\u00cb SHQIPTARE\u2026"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19855","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=19855"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19855\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/19856"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=19855"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=19855"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=19855"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}