{"id":19959,"date":"2017-11-05T08:05:56","date_gmt":"2017-11-05T08:05:56","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=19959"},"modified":"2017-11-05T09:06:11","modified_gmt":"2017-11-05T09:06:11","slug":"rrefimi-i-at-faveyrialit-luks-shthurje-femrat-qe-shkaterruan-qytetin-e-vjeter-te-jugut-i","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrefimi-i-at-faveyrialit-luks-shthurje-femrat-qe-shkaterruan-qytetin-e-vjeter-te-jugut-i\/","title":{"rendered":"RR\u00cbFIMI I AT FAVEYRIALIT\/ LUKS &#038; SHTHURJE, FEMRAT Q\u00cb SHKAT\u00cbRRUAN QYTETIN E VJET\u00cbR T\u00cb JUGUT (I)"},"content":{"rendered":"<p>Nga <strong>Luan RAMA<\/strong><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" title=\"Historia m\u00eb e vjet\u00ebr e Shqip\u00ebris\u00eb - Zhan-Klod-Faveirial\" src=\"https:\/\/i1.wp.com\/fjala.info\/2017\/historia-me-e-vjeter-e-shqiperise-zhan-klod-faveirial.jpg?w=300\" alt=\"\" align=\"right\" border=\"0\" hspace=\"10\" data-recalc-dims=\"1\" \/> T\u00eb pohosh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute se shqiptar\u00ebt nuk jan\u00eb konvertuar me dhun\u00eb, si\u00e7 pohohet n\u00eb librin Pax Albanica, m\u00eb duket disi e ekzagjeruar. Po ju sjell nj\u00eb nga shembujt q\u00eb shkon n\u00eb kund\u00ebrshtim me tez\u00ebn q\u00eb mbrohet.<\/p>\n<p>Jean-Claude Faveyrial (1817 \u2013 1893), \u00ebsht\u00eb i njohur tashm\u00eb nga bota shqiptare p\u00ebrmes librit t\u00eb tij \u201cHistoria e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d. Ai ishte nj\u00eb nga personazhet spikat\u00ebse n\u00eb Gadishullin Ballkanik si nj\u00eb nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit m\u00eb n\u00eb z\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs lazariste t\u00eb shenjtit Saint Vincent de Paul. Nj\u00eb personazh q\u00eb iu kushtua popujve t\u00eb k\u00ebtij rajoni me t\u00ebr\u00eb humanizmin q\u00eb mund t\u00eb mbart\u00eb nj\u00eb zem\u00ebr, nj\u00eb jet\u00eb. Por ajo q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte dhe karakteristik\u00ebn e tij themelore ishte se kudo q\u00eb shkonte, edhe pse n\u00eb em\u00ebr t\u00eb fes\u00eb, ai ishte nj\u00eb mbrojt\u00ebs i s\u00eb drejt\u00ebs dhe s\u00eb pari i liris\u00eb, i gjuh\u00ebs dhe kultur\u00ebs s\u00eb popujve dhe komuniteteve. Ai ishte kund\u00ebr shovinizmave kudo q\u00eb ato shfaqeshin, \u00e7ka e b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb figur\u00eb nj\u00eb personazh humanist. Mik i madh i shqiptar\u00ebve, ai ishte nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe i vlleh\u00ebve, i bullgar\u00ebve, etj, duke i b\u00ebr\u00eb thirrje gjithnj\u00eb toleranc\u00ebs dhe mir\u00ebkuptimit t\u00eb popujve. Faveyrial ka mbajtur nj\u00eb lidhje t\u00eb vazhdueshme me shqiptar\u00ebt dhe ishte pik\u00ebrisht udh\u00ebtimi i tij n\u00eb jug-lindjen e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb Kor\u00e7\u00eb e Voskopoj\u00eb, q\u00eb e nxiti ta shkruante historin\u00eb e vjet\u00ebr t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ja si e kujton ai n\u00eb dor\u00ebshkrimet e veta k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim, sh\u00ebnime q\u00eb i gjet\u00ebm n\u00eb arkivin e Misionit Lazarist n\u00eb Paris, (Congr\u00e9gation des Missions Lazariste): \u00abKa dy vjet q\u00eb shkova dhe un\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Gjat\u00eb tet\u00eb or\u00ebve ne ishim n\u00ebp\u00ebr pyje, midis shkurreve, n\u00eb pjerr\u00ebsira dhe n\u00eb mes t\u00eb maleve. N\u00eb saj\u00eb t\u00eb Zotit, ne nuk na ndodhi ndonj\u00eb gj\u00eb. P\u00ebrse? Sepse ne ishim nisur papritur, pa i th\u00ebn\u00eb askujt dhe pastaj, me siguri q\u00eb ishte Zoti ai q\u00eb na mbronte. Por tet\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas, nj\u00eb shqiptar q\u00eb protestonte kund\u00ebr qeveris\u00eb ishte kapur n\u00eb mes t\u00eb pyllit q\u00eb ne sapo kishim kaluar dhe e kishin \u00e7uar n\u00eb Shqip\u00ebri, nga ku nuk u kthye, ve\u00e7, si\u00e7 m\u00eb tregoi m\u00eb pas ai, duke paguar 1000 livra turke, d.m.th. 12.000 franga, t\u00eb cilat ia kishin d\u00ebrguar q\u00eb nga Amerika. Megjithat\u00eb, gruan, si\u00e7 thoshte dhe feja, e kishin respektuar. Duke q\u00ebn\u00eb n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, (Gortcha \u2013 Dardha), nga dritarja e dhom\u00ebs ku isha, ndiqja l\u00ebvizjet e njer\u00ebzve n\u00eb tregun e qytetit. <\/p>\n<p>\u00c7\u2019tipa t\u00eb ndrysh\u00ebm burrash e grash dhe \u00e7far\u00eb atmosfere e r\u00ebnd\u00eb. Ata shkonin, vinin, e blinin pa e ngritur shum\u00eb z\u00ebrin. \u00c7\u2019kontrast me ata q\u00eb kisha par\u00eb n\u00eb Greqi. M\u00eb s\u00eb fundi, nga mbr\u00ebmja, dola dhe sh\u00ebtita n\u00ebp\u00ebr treg. Ngado m\u00eb v\u00ebshtronin, meq\u00eb kisha nj\u00eb veshje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb me rrob\u00ebn dhe kapelen e priftit katolik, veshje e kapele q\u00eb ata s\u2019i kishin par\u00eb q\u00eb prej shum\u00eb shekujsh. Me siguri q\u00eb n\u00eb vende t\u00eb tjera m\u00eb kan\u00eb shar\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, por n\u00eb Kor\u00e7\u00eb aspak. Dhe n\u00ebse m\u00eb v\u00ebshtronin gjat\u00eb, ata m\u00eb shikonin me nj\u00eb v\u00ebshtrim t\u00eb matur e hijer\u00ebnd\u00eb. Tri dit\u00eb m\u00eb pas un\u00eb u nisa dhe guvernatori \u00abpar interim\u00bb, nj\u00eb shqiptar, na shoq\u00ebroi me dy xhandar\u00eb gjer p\u00ebrtej atyre maleve jo aq t\u00eb sigurta, t\u00eb cilat i kishim kap\u00ebrcyer kur kishim ardhur. N\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb q\u00eb i b\u00ebra n\u00eb konakun e tij, ai u habit q\u00eb un\u00eb e njihja aq mir\u00eb historin\u00eb shqiptare. \u00abNe kemi urdh\u00ebr, \u2013 m\u00eb thoshte ai, \u2013 t\u00eb ngrejm\u00eb k\u00ebtu nj\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr m\u00ebsimin e gjuh\u00ebs turke e franceze, ku k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb ta frekuentojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb\u2026\u00bb T\u00eb krishter\u00ebt, nga ana e tyre m\u00eb pohuan d\u00ebshir\u00ebn e tyre q\u00eb t\u00eb hapnin n\u00eb Kor\u00e7\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb, ku t\u00eb m\u00ebsohej gjuha franceze dhe shqipe\u2026\u00bb<\/p>\n<p><strong>S\u00eb pari gjuha<\/strong><\/p>\n<p>Faveyrial e kujtonte me nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb udh\u00ebtimin e tij n\u00eb Kor\u00e7\u00eb e Voskopoj\u00eb, \u00e7ka dhe e shtyu t\u2019i kushtohej vite t\u00eb t\u00ebra historis\u00eb shqiptare e ballkanike n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, ku nj\u00eb seri botimesh i referohen vlleh\u00ebve dhe bullgar\u00ebve. \u00abQ\u00eb nga ajo koh\u00eb, \u2013 shtonte ai rreth udh\u00ebtimit n\u00eb Shqip\u00ebri, \u2013 nj\u00eb nga prift\u00ebrinjt\u00eb tan\u00eb e hapi nj\u00eb shkoll\u00eb p\u00ebr vlleh\u00ebt. Ish-peshkopi fanarist nuk kishte th\u00ebn\u00eb gj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, edhe pse ndjente nj\u00eb lloj pak\u00ebnaq\u00ebsie t\u00eb cil\u00ebn e fshihte, por pasuesi i tij n\u00eb krye t\u00eb kish\u00ebs ishte shum\u00eb i irrituar. \u00abTi duhet ta mbyll\u00ebsh patjet\u00ebr at\u00eb shkoll\u00eb! \u2013 i thoshte Harallambi priftit ton\u00eb. \u2013 Po \u00e7\u2019e keqe u gjen nga kjo? Ju grek\u00ebt, keni t\u00eb tilla shkolla n\u00eb Greqi. \u2013 Po, kemi, por un\u00eb nuk dua shkolla t\u00eb tilla n\u00eb dioqez\u00ebn time. \u2013 Jo, nuk mund ta mbyll, sepse me k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb ha buk\u00eb! \u2013 Po u jap un\u00eb nj\u00eb kish\u00ebz\u2026 \u2013 Jo, nuk dua, aspak. \u2013 At\u00ebher\u00eb do tu drejtohem autoriteteve t\u00eb k\u00ebtushme. \u2013 Kjo nuk b\u00ebhet. Un\u00eb shpesh e kam takuar guvernatorin dhe ai s\u2019m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr shkoll\u00ebn. \u2013 At\u00eb q\u00eb ai s\u2019ka b\u00ebr\u00eb deri tani, do ta b\u00ebj\u00eb! \u2013 T\u00eb shohim! \u2013 dhe ai doli.<\/p>\n<p>Kur e la peshkopin, popi Harallamb shkoi t\u00eb takonte bejler\u00ebt musliman\u00eb, mikun e tij, dhe i tregoi p\u00ebr gjith\u00e7ka. \u2013 Mos kini frik\u00eb, vazhdoni detyr\u00ebn tuaj, \u2013 i kishte th\u00ebn\u00eb Belul Beu.<\/p>\n<p>Pas disa koh\u00ebsh, nj\u00eb shqiptar i krishter\u00eb, nj\u00eb beqar i pasur n\u00eb Bukuresht, propozoi t\u00eb linte si trash\u00ebgimi nj\u00eb shum\u00eb prej 25.000 napolonash p\u00ebr qytetin e Kor\u00e7\u00ebs, por me tri kushte : q\u00eb t\u00eb hapej nj\u00eb shkoll\u00eb shqipe; t\u00eb caktohej nj\u00eb mjek p\u00ebr t\u00eb ndihmuar falas t\u00eb varfrit dhe t\u00eb paguheshin martesat e t\u00eb varf\u00ebrve. Si p\u00ebrgjigje, peshkopi dhe grupi i tij u mblodh\u00ebn n\u00eb arqipeshkvi dhe fal\u00ebnderuan shqiptarin e pasur, duke th\u00ebn\u00eb se qyteti s\u2019kishte nevoj\u00eb p\u00ebr parat\u00eb e tij. Por 250 familje t\u00eb krishtere, t\u00eb mb\u00ebshtetur nga bejler\u00ebt mysliman\u00eb e pranuan trash\u00ebgimin\u00eb dhe i adresuan atij fal\u00ebnderimet e tyre. Kur morri letr\u00ebn e tyre, shqiptari hapi nj\u00eb llogari jo n\u00eb em\u00ebr t\u00eb peshkopat\u00ebs, por t\u00eb nj\u00eb personi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Ata q\u00eb kishin k\u00ebrkuar do t\u00eb kishin 25.000 napolonat dhe t\u00eb tjer\u00ebt asgj\u00eb. At\u00ebher\u00eb Harallambi u nis me ca instruksione p\u00ebr q\u00ebndrimin q\u00eb duhej t\u00eb mbanin vlleh\u00ebt e Kor\u00e7\u00ebs dhe pjes\u00ebn q\u00eb do u takonte n\u00eb k\u00ebt\u00eb veprimtari shkollore.<\/p>\n<p><strong>Nga ana ime u dhash\u00eb vlleh\u00ebve nja 50 medalione. M\u00eb k\u00ebrkuan dhe t\u00eb tjera\u2026<\/strong><\/p>\n<p>Duke folur rreth k\u00ebtij udh\u00ebtimi dhe p\u00ebrshtypjeve q\u00eb kishte pasur, sipas dhe relacionit q\u00eb i d\u00ebrgonte superiorit t\u00eb tij fetar n\u00eb Paris, pes\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb, Faveyrial i kujtonte atij se \u00abNga shkollat vllehe ne kaluam tek shkollat shqiptare. N\u00eb Kor\u00e7\u00eb nuk kishte shkolla aty ku kishim kaluar pes\u00eb vjet m\u00eb pare, (viti 1884), nd\u00ebrsa tani kishte nj\u00eb t\u00eb till\u00eb.[1] Esht\u00eb ende e vog\u00ebl dhe pa pesh\u00eb, por ajo gjendet n\u00eb duar t\u00eb mira dhe na duket e shk\u00eblqyer idea e shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb pasur sulltanin si mbrojt\u00ebs t\u00eb tyre. Peticioni i votuar n\u00eb Bukuresht m\u00eb 26 maj t\u00eb vitit 1889, jo vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shprehje e besnik\u00ebris\u00eb komb\u00ebtare, por ishte dhe nj\u00eb protest\u00eb solemne kund\u00ebr p\u00ebrpjekjeve t\u00eb Greqis\u00eb dhe sistemit antikristian, t\u00eb cilin kleri fanariot v\u00eb n\u00eb praktik\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Por po aq sa d\u00ebshirojm\u00eb p\u00ebrparimin shkencor t\u00eb shkollave shqiptare, qoft\u00eb n\u00eb Kor\u00e7\u00eb apo diku gjetk\u00eb, po aq d\u00ebshirojm\u00eb q\u00eb tosk\u00ebt t\u00eb krijojn\u00eb njer\u00ebz filantrop\u00eb, ashtu si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe geg\u00ebt n\u00eb Prizren, (viti 1888). Nuk mjafton vet\u00ebm t\u00eb ndri\u00e7osh shpirtin n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb arsimimi t\u00eb mir\u00eb, por duhet t\u00eb leht\u00ebsosh dhe mang\u00ebsit\u00eb e trupit. Nd\u00ebrsa n\u00eb shkollat greke t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, formohen vajza tekanjoze e jo me shpirt t\u00eb dhembshur\u2026\u00bb<\/p>\n<p><strong>Voskopoja e shenjtor\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p>Vizita n\u00eb Voskopoj\u00eb ka p\u00ebr At Faveyrial imazhe trondit\u00ebse: sht\u00ebpi t\u00eb rr\u00ebnuara dhe kisha t\u00eb shkat\u00ebrruara me kambanore t\u00eb shembura. Nj\u00eb stuhi e t\u00ebrbuar fanatizmi dhe fondamentalizmi kishte kaluar mbi at\u00eb qytet q\u00eb dikur ishte nj\u00eb nga qendrat m\u00eb t\u00eb lul\u00ebzuara t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb jugut. Lumturisht, shum\u00eb nga afresket n\u00eb muret e kishave nuk ishin d\u00ebmtuar. Ai e njihte mir\u00eb historin\u00eb e k\u00ebsaj qendre t\u00eb madhe t\u00eb kultur\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zon\u00ebn e jugut shqiptar. \u00abMoskopoli dhe Voskopoja, \u2013 do t\u00eb shkruante m\u00eb pas ai, \u2013 ishte p\u00ebr vlleh\u00ebt e Pindit t\u00eb lart\u00eb, ashtu si\u00e7 kishte qen\u00eb Me\u00e7ova p\u00ebr vlleh\u00ebt e Pindit t\u00eb posht\u00ebm. Por k\u00ebto dy qytete nuk pat\u00ebn t\u00eb nj\u00ebjtin fat dhe t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn r\u00ebnd\u00ebsi. Me\u00e7ova ekziston ende, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Voskopoja \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrruar. Voskopoja kishte tri kisha t\u00eb m\u00ebdha: ajo e Sh\u00ebn M\u00ebris\u00eb, e Karallambit dhe e Sh\u00ebn Nikoll\u00ebs. Ajo kishte m\u00eb se 45.000 banor\u00eb. Shkollat e saj ishin t\u00eb shumta dhe n\u00eb lul\u00ebzim. Ato frekuentoheshin jo vet\u00ebm nga f\u00ebmij\u00ebt e qytetit, por dhe nga t\u00eb ardhur t\u00eb tjer\u00eb nga Nikolica, Lipoteni dhe nganj\u00ebher\u00eb edhe shum\u00eb larg. Nga Voskopoja, ashtu si nga Janina, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar studimet, shkohej m\u00eb pas n\u00eb shkollat e Italis\u00eb \u2026 Plaku Nikarush m\u00eb thoshte p\u00ebr Voskopoj\u00ebn se ky qytet i lul\u00ebzuar u pla\u00e7kit p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 1753 ose m\u00eb 1754. \u00abHordhit\u00eb osmane t\u00eb Dang\u00ebllis\u00eb dhe Kolonj\u00ebs, \u2013 shkruan Pouqueville, \u2013 qen\u00eb fillimi i k\u00ebtyre fatkeq\u00ebsive. Ata pla\u00e7kitnin karvan\u00ebt dhe vrisnin ata q\u00eb vinin n\u00eb tregun e k\u00ebtij qyteti. P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e Ep\u00ebrme, pasuria e Voskopoj\u00ebs dhe Vithkuqit ishte nj\u00eb burim begatie. T\u2019i shkat\u00ebrroje ato, ishte si t\u00eb shkat\u00ebrroje vendin. Por a \u00ebsht\u00eb par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb q\u00eb bandit\u00ebt t\u00eb arsyetojn\u00eb?\u2026\u201d<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb Voskopoja do t\u00eb pla\u00e7kitej p\u00ebrs\u00ebri m\u00eb von\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb At Faveyrial e kishte m\u00ebsuar nga d\u00ebshmit\u00eb e shum\u00eb prej voskopojar\u00ebve q\u00eb i kishte takuar dhe q\u00eb ende banonin atje.<\/p>\n<p>\u00abVoskopojar\u00ebt, \u2013 m\u00eb thoshte nj\u00eb dit\u00eb Potliu plak i Ohrit, \u2013 ia vun\u00eb fajin luksit t\u00eb tepruar t\u00eb femrave t\u00eb tyre. Kjo \u00ebsht\u00eb aq e v\u00ebrtet\u00eb, saq\u00eb vet\u00eb Per\u00ebndia vuri n\u00eb pun\u00eb duart e njer\u00ebzve t\u00eb ligj p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar n\u00eb udh\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb nga udha e Zotit. Duke e par\u00eb t\u00eb pamundur t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb mbushur me armiq, voskopojar\u00ebt k\u00ebrkuan nj\u00eb garnizon. Por garnizoni p\u00ebrfundoi at\u00eb \u00e7far\u00eb kishin filluar ka\u00e7ak\u00ebt e tjer\u00eb. Dhe at\u00ebher\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pasurit e braktis\u00ebn k\u00ebt\u00eb v\u00ebnd t\u00eb mallkuar, nj\u00ebri pas tjetrit, (v. 1780).<\/p>\n<p>Ka t\u00eb ngjar\u00eb q\u00eb t\u00eb emigruarit nga Voskopoja krijuan at\u00eb koh\u00eb komun\u00ebn e madhe Pe\u00e7era n\u00eb Rodop, at\u00eb t\u00eb Rogotin\u00ebs, pran\u00eb Manastirit  dhe t\u00eb tjer\u00ebt, komun\u00ebn e Arvanitohorit, gjysm\u00eb ore n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb T\u00ebrnov\u00ebs s\u00eb madhe. Kur \u201ckersal\u00ebt\u201d erdh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb pla\u00e7kitur fshatin e tyre, k\u00ebta t\u00eb fundit kaluan n\u00eb Vllahi\u2026\u00bb<\/p>\n<p>Kujtimet e Faveyrial jan\u00eb t\u00eb shumta. Nj\u00eb interes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ai tregoi p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb e shkruar nga vet\u00eb shqiptar\u00ebt dhe nuk mungon t\u00eb shkruaj p\u00ebr disa nga rilindasit shqiptar\u00eb q\u00eb iu kushtuan let\u00ebrsis\u00eb dhe shkrimit t\u00eb shkronjave shqipe. \u00abNj\u00eb dibran i krishter\u00eb, \u2013 shkruante ai n\u00eb sh\u00ebnimet e tij, \u2013 m\u00eb tregoi, n\u00eb vitin 1866, ngjarjen e m\u00ebposhtme q\u00eb kishte ndodhur n\u00eb Dib\u00ebr. Nj\u00eb mysliman plak kishte gjetur nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb krishter\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij. Nga kureshtja, ai e kishte lexuar at\u00eb lib\u00ebr dhe n\u00eb fund, kishte kuptuar kot\u00ebsin\u00eb e myslimanizmit, si\u00e7 thoshte ai. Duke mos mundur ta mbaj\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb k\u00ebt\u00eb bindje t\u00eb tij, ai e bisedoi k\u00ebt\u00eb me fqinj\u00ebt. Fjala e tij zuri vend, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr ngaq\u00eb ishte nj\u00eb burr\u00eb i nderuar nga t\u00eb gjith\u00eb. Sa p\u00ebr librin, t\u00eb cilin ai e shikonte si shkak t\u00eb konvertimit t\u00eb tij, mendoj se ishte Cuneus Prophetarum[2] i imzot Bogdanit, arqipeshkvit t\u00eb Shkupit, lib\u00ebr p\u00ebr t\u00eb cilin un\u00eb kam folur. <\/p>\n<p>Por sidoqoft\u00eb, t\u00eb nxehur nga idet\u00eb e plakut, mysliman\u00ebt e tjer\u00eb e kall\u00ebzuan at\u00eb tek pushteti. \u00c7\u00ebshtja iu d\u00ebrgua Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe p\u00ebrgjigja ishte q\u00eb ose ai duhej t\u00eb nd\u00ebrronte m\u00ebndje, ose duhej t\u00eb vdiste. Meq\u00eb ai nuk deshi t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb, at\u00ebher\u00eb atij i pren\u00eb kok\u00ebn. Kjo ndodhi m\u00eb 1854 apo 1855\u2026 M\u00eb 15 mars t\u00eb vitit 1887, gjendesha n\u00eb Shkup dhe imzot Carev m\u00eb tregoi nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb Imzot Bogdanit q\u00eb e kishte titullin \u00abE v\u00ebrteta e pagabueshme e Besimit Katolik\u00bb, lib\u00ebr q\u00eb ishte shtypur n\u00eb Venedik n\u00eb 1691, tek sht\u00ebpia botuese \u00abAlbrizzi\u00bb. Imzot Carev m\u00eb thot\u00eb se let\u00ebrk\u00ebmbimi i Imzot Bogdanit me Rom\u00ebn ekziston ende. Hir\u00ebsia e tij m\u00eb pohoi se Pjet\u00ebr Bogdani, i kthyer n\u00eb dioqez\u00ebn e tij pas d\u00ebshtimit t\u00eb ushtrive austriake, vdiq n\u00eb Janjev\u00eb, ku gjendet po ashtu dhe varri i Imzot Mazrekut\u2026\u00bb<\/p>\n<p>Faveyrial tregon dhe nj\u00eb histori tjet\u00ebr q\u00eb kishte ndodhur n\u00eb vitet 60\u2019-70\u2019 t\u00eb shekullit XIX, kur n\u00eb Prizren e Gjakov\u00eb kishin ndodhur trazira t\u00eb m\u00ebdha dhe ku dy grupe shqiptar\u00ebsh po vriteshin mes tyre. \u00abKjo p\u00ebrplasje e ethshme, \u2013 shkruan Faveyrial, \u2013 ndodhi p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb vajze myslimane nga Zadrima, e cila kishte qen\u00eb edukuar n\u00eb nj\u00eb familje katolike, p\u00ebrball\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb saj. Meq\u00eb i kishte m\u00ebsuar shum\u00eb mir\u00eb lutjet, dhe pasi kishte m\u00ebsuar mir\u00eb fen\u00eb katolike, kjo vajz\u00eb deshi t\u00eb b\u00ebhej katolike dhe t\u00eb martohej me nj\u00eb katolik. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ajo u martua dhe u d\u00ebrgua te nj\u00eb i af\u00ebrm i djalit, n\u00eb Gjakov\u00eb. M\u00eb pas n\u00eb Prizren, ajo deklaroi n\u00eb \u00abmexhlis\u00bb, pra n\u00eb t\u00eb popullit, se ishte katolike dhe se donte t\u00eb mbetej katolike. Me t\u00eb marr\u00eb lajmin se \u00e7far\u00eb po ndodhte n\u00eb Prizren, mirditor\u00ebt, me n\u00eb krye Bib Dod\u00ebn, mor\u00ebn arm\u00ebt. Fatmir\u00ebsisht, trupat e ardhura me nxitim nga Manastiri arrit\u00ebn para mirditor\u00ebve, p\u00ebrndryshe do t\u00eb kishte plasur lufta. Gjithsesi, q\u00eb t\u00eb qet\u00ebsoheshin shpirtrat, autoritetet k\u00ebrkuan q\u00eb vajza me burrin e saj t\u00eb largoheshin nga Prizreni. Fakti \u00ebsht\u00eb se ata nuk vonuan t\u00eb kthehen n\u00eb Shqip\u00ebri dhe se tashm\u00eb, (viti 1884), mesa duket, gjenden n\u00eb rrethinat e Zadrim\u00ebs\u2026\u00bb<\/p>\n<p>Historia e mirditor\u00ebve b\u00ebhet nj\u00eb tem\u00eb e parap\u00eblqyer e Faveyrial dhe kjo kuptohet. Ishin mirditor\u00ebt n\u00eb ato shkrepa t\u00eb humbur q\u00eb mbanin ende gjall\u00eb frym\u00ebn dhe flamurin e katolicizmit. Princi i mirditasve Bib Doda, kishte vdekur m\u00eb 28 korrik t\u00eb vitit 1868, por si\u00e7 flitej n\u00eb popull, ai nuk kishte vdekur nga nj\u00eb vdekje natyrale, por ishte helmuar, meq\u00eb kishte patur konflikte me Port\u00ebn e Lart\u00eb t\u00eb Stambollit. Thuhej se ai kishte q\u00ebn\u00eb ftuar n\u00eb nj\u00eb drek\u00eb t\u00eb madhe nga nj\u00eb \u00abmirallai\u00bb shqiptar i quajtur Salik, por ai dhe trimat q\u00eb e shoq\u00ebronin kishin vdekur nj\u00ebri pas tjetrit pas tri jav\u00ebsh. \u00abDhjet\u00eb dit\u00eb pas varrimit t\u00eb Bib Dod\u00ebs, \u2013 shkruan Faveyrial, \u2013 varri i tij ishte hapur dhe kufoma ishte gjymtuar. Atij i ishin nxjerr\u00eb syt\u00eb, i kishin prer\u00eb hund\u00ebn, vesh\u00ebt, buz\u00ebt, duart e k\u00ebmb\u00ebt, i ishte hequr zemra dhe i ishin shk\u00ebputur pjes\u00ebt burr\u00ebrore. Me marrjen e k\u00ebtij lajmi, gjith\u00eb Mirdita u ngrit e t\u00ebra n\u00eb k\u00ebmb\u00eb si nj\u00eb trup i vet\u00ebm dhe gjaku do t\u00eb derdhej lum\u00eb. K\u00ebt\u00eb priste dhe Ismail Pasha, sepse ai donte t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb masak\u00ebr mbi k\u00ebta t\u00eb ashtuquajtur rebel\u00eb. <\/p>\n<p>Por konsujt e Franc\u00ebs dhe t\u00eb Austris\u00eb, z. Obaret dhe Du\u00e7izi e kuptuan q\u00ebllimin e guvernatorit. Ata nd\u00ebrhyn\u00eb dhe iu b\u00ebn\u00eb mirditor\u00ebve premtime, por q\u00eb m\u00eb pas nuk u mbajt\u00ebn\u2026 Disa shkodran\u00eb m\u00eb tregojn\u00eb nj\u00eb dit\u00eb, se duke e par\u00eb q\u00eb po vdiste, Princi i mirditor\u00ebve k\u00ebrkoi t\u00eb thirrej konsulli i Franc\u00ebs dhe i tha: \u00abJa im bir, ja dhe parat\u00eb e mia. Po t\u2019i besoj ty. Gjith\u00e7ka q\u00eb m\u00eb takon \u00ebsht\u00eb n\u00ebn kujdesin t\u00ebnd. Sa p\u00ebr mua ka mbaruar gjith\u00e7ka. Un\u00eb s\u2019do t\u00eb merrem m\u00eb dot me ato\u00bb. Faveyrial kishte gjetur dhe nj\u00eb korrespondenc\u00eb nga Shkodra, botuar nga gazeta La Turquie, e Konstantinopoj\u00ebs, ku shkruhej p\u00ebr funeralet e Princit. N\u00eb t\u00eb shkruhej se konsulli i Franc\u00ebs mbante p\u00ebr dore djalin e Bib Dod\u00ebs (i cili kishte l\u00ebn\u00eb dhe nj\u00eb vajz\u00eb 16 vje\u00e7are), duke i paraprir\u00eb kortezhit dhe se kat\u00ebr an\u00ebt e arkivolit mbaheshin nga konsujt e Austris\u00eb, Rusis\u00eb, Italis\u00eb dhe sekretari i konsullat\u00ebs s\u00eb Rusis\u00eb\u2026\u201d Padyshim nj\u00eb nd\u00ebrmarrje e jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr nj\u00eb prij\u00ebs shqiptar.<\/p>\n<p>N\u00eb analet e Misionit Lazarist t\u00eb Parisit jan\u00eb dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb letrash e korrespondencash t\u00eb Faveyrial me familjen e Princit t\u00eb Mirdit\u00ebs Bib Doda, (Prenk Bib Doda, Davidika Bib Doda, Margela Bib Doda, Primo Do\u00e7i apo \u00abmonsinjor\u00eb\u00bb t\u00eb tjer\u00eb), \u00e7ka tregojn\u00eb lidhjen e fort\u00eb t\u00eb Faveyrial me shqiptar\u00ebt. \u201cNe e shohim Bib Dod\u00ebn p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Konstantinopoj\u00eb para Luft\u00ebs s\u00eb Krimes\u00eb dhe pastaj pas k\u00ebsaj lufte, \u2013 shkruante Faveyrial. \u2013 Meq\u00eb perandori Nicola I i kishte shpallur luft\u00eb Turqis\u00eb, sulltan Abdyl Mexhidi k\u00ebrkoi ndihm\u00ebn e mirditor\u00ebve dhe Bib Doda udh\u00ebhoqi drejt k\u00ebsaj lufte 500-600 luft\u00ebtar\u00eb. Kur disa prej tyre u vran\u00eb, Bib Doda shkoi t\u00eb rekrutonte t\u00eb tjer\u00eb dhe meq\u00eb ai mungoi n\u00eb front, Omer Pasha i \u00e7armatosi trimat e tij: nj\u00eb pjes\u00eb i futi nizam\u00eb n\u00eb radh\u00ebt e ushtris\u00eb s\u00eb tij dhe t\u00eb tjer\u00ebve u tha t\u00eb kthehen. Princi k\u00ebrkoi pushk\u00ebt q\u00eb Omer Pasha u kishte marr\u00eb mirditor\u00ebve. Por ai u mbajt n\u00eb Konstantinopoj\u00eb, meq\u00eb Turqia donte ta fuqizonte Mirdit\u00ebn p\u00ebr t\u2019ia kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb Malit t\u00eb Zi. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, donte t\u2019i bashk\u00ebngjiste asaj Dibr\u00ebn dhe trevat malore t\u00eb Cernagor\u00ebs\u2026\u201d<\/p>\n<p>[ <a href=\"http:\/\/www.fjala.info\/shqiptaret-sic-i-pa-at-faveyrial-dhe-konvertimet-me-dhune-nga-osmanet-ii\/\">SHQIPTAR\u00cbT, SI\u00c7 I PA AT FAVEYRIAL DHE KONVERTIMET ME DHUN\u00cb NGA OSMAN\u00cbT (II)<\/a> ]<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Luan RAMA T\u00eb pohosh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute se shqiptar\u00ebt nuk jan\u00eb konvertuar me dhun\u00eb, si\u00e7 pohohet n\u00eb librin Pax Albanica, m\u00eb duket disi e ekzagjeruar. Po ju sjell nj\u00eb nga shembujt q\u00eb shkon n\u00eb kund\u00ebrshtim me tez\u00ebn q\u00eb mbrohet. Jean-Claude Faveyrial (1817 \u2013 1893), \u00ebsht\u00eb i njohur tashm\u00eb nga bota shqiptare p\u00ebrmes librit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":19960,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-19959","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>RR\u00cbFIMI I AT FAVEYRIALIT\/ LUKS &amp; SHTHURJE, FEMRAT Q\u00cb SHKAT\u00cbRRUAN QYTETIN E VJET\u00cbR T\u00cb JUGUT (I) - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrefimi-i-at-faveyrialit-luks-shthurje-femrat-qe-shkaterruan-qytetin-e-vjeter-te-jugut-i\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"RR\u00cbFIMI I AT FAVEYRIALIT\/ LUKS &amp; SHTHURJE, FEMRAT Q\u00cb SHKAT\u00cbRRUAN QYTETIN E VJET\u00cbR T\u00cb JUGUT (I) - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Luan RAMA T\u00eb pohosh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute se shqiptar\u00ebt nuk jan\u00eb konvertuar me dhun\u00eb, si\u00e7 pohohet n\u00eb librin Pax Albanica, m\u00eb duket disi e ekzagjeruar. Po ju sjell nj\u00eb nga shembujt q\u00eb shkon n\u00eb kund\u00ebrshtim me tez\u00ebn q\u00eb mbrohet. Jean-Claude Faveyrial (1817 \u2013 1893), \u00ebsht\u00eb i njohur tashm\u00eb nga bota shqiptare p\u00ebrmes librit t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrefimi-i-at-faveyrialit-luks-shthurje-femrat-qe-shkaterruan-qytetin-e-vjeter-te-jugut-i\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-11-05T08:05:56+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2017-11-05T09:06:11+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/pushtimi_turk.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rrefimi-i-at-faveyrialit-luks-shthurje-femrat-qe-shkaterruan-qytetin-e-vjeter-te-jugut-i\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rrefimi-i-at-faveyrialit-luks-shthurje-femrat-qe-shkaterruan-qytetin-e-vjeter-te-jugut-i\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"RR\u00cbFIMI I AT FAVEYRIALIT\\\/ LUKS &#038; SHTHURJE, FEMRAT Q\u00cb SHKAT\u00cbRRUAN QYTETIN E VJET\u00cbR T\u00cb JUGUT (I)\",\"datePublished\":\"2017-11-05T08:05:56+00:00\",\"dateModified\":\"2017-11-05T09:06:11+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rrefimi-i-at-faveyrialit-luks-shthurje-femrat-qe-shkaterruan-qytetin-e-vjeter-te-jugut-i\\\/\"},\"wordCount\":3120,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rrefimi-i-at-faveyrialit-luks-shthurje-femrat-qe-shkaterruan-qytetin-e-vjeter-te-jugut-i\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/11\\\/pushtimi_turk.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rrefimi-i-at-faveyrialit-luks-shthurje-femrat-qe-shkaterruan-qytetin-e-vjeter-te-jugut-i\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rrefimi-i-at-faveyrialit-luks-shthurje-femrat-qe-shkaterruan-qytetin-e-vjeter-te-jugut-i\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rrefimi-i-at-faveyrialit-luks-shthurje-femrat-qe-shkaterruan-qytetin-e-vjeter-te-jugut-i\\\/\",\"name\":\"RR\u00cbFIMI I AT FAVEYRIALIT\\\/ LUKS & SHTHURJE, FEMRAT Q\u00cb SHKAT\u00cbRRUAN QYTETIN E VJET\u00cbR T\u00cb JUGUT (I) - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rrefimi-i-at-faveyrialit-luks-shthurje-femrat-qe-shkaterruan-qytetin-e-vjeter-te-jugut-i\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rrefimi-i-at-faveyrialit-luks-shthurje-femrat-qe-shkaterruan-qytetin-e-vjeter-te-jugut-i\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/11\\\/pushtimi_turk.jpg\",\"datePublished\":\"2017-11-05T08:05:56+00:00\",\"dateModified\":\"2017-11-05T09:06:11+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rrefimi-i-at-faveyrialit-luks-shthurje-femrat-qe-shkaterruan-qytetin-e-vjeter-te-jugut-i\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rrefimi-i-at-faveyrialit-luks-shthurje-femrat-qe-shkaterruan-qytetin-e-vjeter-te-jugut-i\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rrefimi-i-at-faveyrialit-luks-shthurje-femrat-qe-shkaterruan-qytetin-e-vjeter-te-jugut-i\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/11\\\/pushtimi_turk.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/11\\\/pushtimi_turk.jpg\",\"width\":600,\"height\":400},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rrefimi-i-at-faveyrialit-luks-shthurje-femrat-qe-shkaterruan-qytetin-e-vjeter-te-jugut-i\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"RR\u00cbFIMI I AT FAVEYRIALIT\\\/ LUKS &#038; SHTHURJE, FEMRAT Q\u00cb SHKAT\u00cbRRUAN QYTETIN E VJET\u00cbR T\u00cb JUGUT (I)\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"RR\u00cbFIMI I AT FAVEYRIALIT\/ LUKS & SHTHURJE, FEMRAT Q\u00cb SHKAT\u00cbRRUAN QYTETIN E VJET\u00cbR T\u00cb JUGUT (I) - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrefimi-i-at-faveyrialit-luks-shthurje-femrat-qe-shkaterruan-qytetin-e-vjeter-te-jugut-i\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"RR\u00cbFIMI I AT FAVEYRIALIT\/ LUKS & SHTHURJE, FEMRAT Q\u00cb SHKAT\u00cbRRUAN QYTETIN E VJET\u00cbR T\u00cb JUGUT (I) - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Nga Luan RAMA T\u00eb pohosh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute se shqiptar\u00ebt nuk jan\u00eb konvertuar me dhun\u00eb, si\u00e7 pohohet n\u00eb librin Pax Albanica, m\u00eb duket disi e ekzagjeruar. Po ju sjell nj\u00eb nga shembujt q\u00eb shkon n\u00eb kund\u00ebrshtim me tez\u00ebn q\u00eb mbrohet. Jean-Claude Faveyrial (1817 \u2013 1893), \u00ebsht\u00eb i njohur tashm\u00eb nga bota shqiptare p\u00ebrmes librit t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrefimi-i-at-faveyrialit-luks-shthurje-femrat-qe-shkaterruan-qytetin-e-vjeter-te-jugut-i\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2017-11-05T08:05:56+00:00","article_modified_time":"2017-11-05T09:06:11+00:00","og_image":[{"width":600,"height":400,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/pushtimi_turk.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrefimi-i-at-faveyrialit-luks-shthurje-femrat-qe-shkaterruan-qytetin-e-vjeter-te-jugut-i\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrefimi-i-at-faveyrialit-luks-shthurje-femrat-qe-shkaterruan-qytetin-e-vjeter-te-jugut-i\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"RR\u00cbFIMI I AT FAVEYRIALIT\/ LUKS &#038; SHTHURJE, FEMRAT Q\u00cb SHKAT\u00cbRRUAN QYTETIN E VJET\u00cbR T\u00cb JUGUT (I)","datePublished":"2017-11-05T08:05:56+00:00","dateModified":"2017-11-05T09:06:11+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrefimi-i-at-faveyrialit-luks-shthurje-femrat-qe-shkaterruan-qytetin-e-vjeter-te-jugut-i\/"},"wordCount":3120,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrefimi-i-at-faveyrialit-luks-shthurje-femrat-qe-shkaterruan-qytetin-e-vjeter-te-jugut-i\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/pushtimi_turk.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrefimi-i-at-faveyrialit-luks-shthurje-femrat-qe-shkaterruan-qytetin-e-vjeter-te-jugut-i\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrefimi-i-at-faveyrialit-luks-shthurje-femrat-qe-shkaterruan-qytetin-e-vjeter-te-jugut-i\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrefimi-i-at-faveyrialit-luks-shthurje-femrat-qe-shkaterruan-qytetin-e-vjeter-te-jugut-i\/","name":"RR\u00cbFIMI I AT FAVEYRIALIT\/ LUKS & SHTHURJE, FEMRAT Q\u00cb SHKAT\u00cbRRUAN QYTETIN E VJET\u00cbR T\u00cb JUGUT (I) - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrefimi-i-at-faveyrialit-luks-shthurje-femrat-qe-shkaterruan-qytetin-e-vjeter-te-jugut-i\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrefimi-i-at-faveyrialit-luks-shthurje-femrat-qe-shkaterruan-qytetin-e-vjeter-te-jugut-i\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/pushtimi_turk.jpg","datePublished":"2017-11-05T08:05:56+00:00","dateModified":"2017-11-05T09:06:11+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrefimi-i-at-faveyrialit-luks-shthurje-femrat-qe-shkaterruan-qytetin-e-vjeter-te-jugut-i\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrefimi-i-at-faveyrialit-luks-shthurje-femrat-qe-shkaterruan-qytetin-e-vjeter-te-jugut-i\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrefimi-i-at-faveyrialit-luks-shthurje-femrat-qe-shkaterruan-qytetin-e-vjeter-te-jugut-i\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/pushtimi_turk.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/pushtimi_turk.jpg","width":600,"height":400},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrefimi-i-at-faveyrialit-luks-shthurje-femrat-qe-shkaterruan-qytetin-e-vjeter-te-jugut-i\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"RR\u00cbFIMI I AT FAVEYRIALIT\/ LUKS &#038; SHTHURJE, FEMRAT Q\u00cb SHKAT\u00cbRRUAN QYTETIN E VJET\u00cbR T\u00cb JUGUT (I)"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19959","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=19959"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19959\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/19960"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=19959"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=19959"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=19959"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}