{"id":19971,"date":"2017-11-05T16:48:31","date_gmt":"2017-11-05T16:48:31","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=19971"},"modified":"2017-11-05T16:51:18","modified_gmt":"2017-11-05T16:51:18","slug":"monografi-gjitheperfshirese-e-prof-dr-muhamet-shatri-me-titull-kryengritja-e-pergjithshme-shqiptare-kunderosmane-e-vitit-1912","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/monografi-gjitheperfshirese-e-prof-dr-muhamet-shatri-me-titull-kryengritja-e-pergjithshme-shqiptare-kunderosmane-e-vitit-1912\/","title":{"rendered":"Monografi gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse e prof. dr. Muhamet Shatri me titull \u201cKryengritja e p\u00ebrgjithshme shqiptare kund\u00ebrosmane e vitit 1912&#8243;"},"content":{"rendered":"<p><strong>Prof. Dr. Lush Culaj<\/strong><\/p>\n<p>Monografia gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse me titull \u201c Kryengritja e p\u00ebrgjithshme shqiptare kund\u00ebrosmane e vitit 1912 \u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arritje shkencore e r\u00ebnd\u00ebsishme, rezultat i nj\u00eb pune k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse hulumtuese e shkencore disavje\u00e7are t\u00eb autorit. Ajo pasqyron p\u00ebrpjekjet dhe luft\u00ebn e popullit shqiptar p\u00ebr shk\u00ebputje nga sundimi pes\u00ebshekullor osman dhe p\u00ebr formimin e shtetit te pavarur komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>E ve\u00e7anta e k\u00ebsaj monografie voluminoze \u00ebsht\u00eb se ajo, m\u00eb shum\u00eb se asnj\u00eb publikim i k\u00ebsaj natyre, bazoh\u00ebt n\u00eb dokumente t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb arkivave t\u00eb vendeve ballkanike dhe t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha, si dhe n\u00eb studimet m\u00eb t\u00eb arrira t\u00eb autor\u00ebve shqiptar\u00eb dhe t\u00eb huaj. Kjo i ka mund\u00ebsuar autorit p\u00ebr ta konceptuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb origjinale struktur\u00ebn e monografis\u00eb dhe p\u00ebrmbajt\u00ebn e saj, duke pasqyruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb gjith\u00ebmbarshme kryengritjen n\u00eb t\u00eb gjitha rrjedhat e saj, si dhe q\u00ebndrimin e shteteve ballkanike dhe t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha ndaj \u00e7\u00ebshtjes shqiptare. T\u00eb gjitha k\u00ebto autori i ka nd\u00ebrthurur me mjesht\u00ebri, me nj\u00eb ndarje kronologjike dhe problemore shum\u00eb origjinale, m\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb dhe stil t\u00eb rrjedhsh\u00ebm dhe t\u00eb kuptuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb hyrje t\u00eb monografis\u00eb autori ka p\u00ebrkufizuar kufijt\u00eb e trojeve shqiptare, madh\u00ebsin\u00eb dhe ndarj\u00ebn administrative osmane p\u00ebr t\u00eb kat\u00ebr vilajetet shqiptare, numrin e banor\u00ebve dhe struktur\u00ebn etnike e fetare;<\/p>\n<p>&#8211; Rrethanat politike n\u00eb Shqip\u00ebri me theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb politik\u00ebn e xhonturqve, aleancat e tyre me pjes\u00ebtar\u00ebt e pakicave, shtetet e t\u00eb cilave po formonin nj\u00eb aleanc\u00eb politike e ushtarake kund\u00ebr Perandoris\u00eb Osmane p\u00ebr gllab\u00ebrimin e trojeve shqiptare.<br \/>\n&#8211; P\u00ebrgatitjen p\u00ebr kryengritje (shkaqet dhe motivet e ve\u00e7anta t\u00eb angazhimit bazuar n\u00eb struktur\u00ebn fetare e krahinore t\u00eb vendit);<br \/>\n&#8211; P\u00ebrpjekjet p\u00ebr aleanc\u00eb me fqinj\u00ebt dhe p\u00ebr sigurimin e p\u00ebrkrahjes nga Fuqit\u00eb e M\u00ebdha;<\/p>\n<p>&#8211; Rrjedhat e kryengritjes me specifikat e saj n\u00ebp\u00ebr krahinat t\u00eb vendit, n\u00eb jav\u00eb e muaj, prej nismave t\u00eb para e deri n\u00eb fund;<br \/>\n&#8211; P\u00ebrpjekjet p\u00ebr formimin e nj\u00eb qendre drejtuese dhe rolit t\u00eb saj p\u00ebr njoftimin e opinionit publik dhe p\u00ebr koordinimin e kryengritjes brenda vendit;<br \/>\n&#8211; Gjendj\u00ebn numerike t\u00eb forcave ushtarake osmane n\u00eb vilajetet shqiptare, dislokimi, pajisja, organizimi i armatimit, m\u00ebnyra e regrutimit dhe kompletimi i formacioneve, q\u00ebndrimi i ushtris\u00eb ndaj shqiptar\u00ebve etj.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vend i ve\u00e7ant\u00eb i \u00ebsht\u00eb kushtuar L\u00ebvizjes se Oficereve dhe bashk\u00ebpunimit t\u00eb L\u00ebvizjes Shqiptare me t\u00eb dhe me L\u00ebvizjen kund\u00ebr xhonturqve n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane. Autori evidenton faktin se l\u00ebvizja shqiptare nuk u identifikua me strukturat e L\u00ebvizjes antixhonturke, sikur q\u00eb ishte rasti kur ajo u fuzionua me revolucionin xhonturk, por ruajti autonomin\u00eb e saj dhe u zhvillua paralel me zhvillimet n\u00eb kreun e Perandoris\u00eb dhe n\u00eb ushtrin\u00eb osmane. Sipas autorit me bashk\u00ebpunimin me L\u00ebvizjen e Oficer\u00ebve, L\u00ebvizja Shqiptari i iku izolimit dhe denigrimit dhe u b\u00eb faktor vendimtar p\u00ebr rr\u00ebzimin e qeveris\u00eb xhonturke dhe p\u00ebr \u00e7lirimin e pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb trojeve etnike shqiptare.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Muhamet Shatri - Kryengritja kund\u00ebrosmane, 1912\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/muhamet_shatri_kryengritja_kunderosmane_1912.jpg\" alt=\"\" width=\"540\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb monografi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb del n\u00eb pah se gjat\u00eb bisedimeve shqiptaro-osmane n\u00eb Shkup p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Fuqive t\u00eb M\u00ebdha n\u00eb Stamboll, me p\u00ebrjashtim t\u00eb Austro-Hungaris\u00eb, b\u00ebnin presion t\u00eb vazhduesh\u00ebm n\u00eb qeverin\u00eb osmane q\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb mos u jepen t\u00eb drejta q\u00eb do i ve\u00e7onin nga komb\u00ebsit\u00eb e tjera, duke e k\u00ebrc\u00ebnuar Port\u00ebn me reagime t\u00eb dhunshme t\u00eb shteteve ballkanike. Krahas k\u00ebsaj autori ka qart\u00ebsuar sidomos rolin e Serbis\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb komunitetit serb t\u00eb vilajetit t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb bisedimet shqiptare osmane q\u00eb mund t\u00eb krahasohet me rolin destruktiv dhe antishqiptar t\u00eb List\u00ebs serbe n\u00eb Republik\u00ebn e sotme t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Vlen t\u00eb theksoh\u00ebt se autori ka pasqyruar qart\u00eb dhe me fakte t\u00eb pakon\u00actestueshme specifikat dhe angazhimet e p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb t\u00eb gjitha trevave t\u00eb Shqi\u00acp\u00ebris\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje madhore n\u00eb historin\u00eb e kombit ton\u00eb. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb \u00ebsht\u00eb evidentuar kontributi dhe roli i drejtuesve lokal\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Kryengritjes. Mbi t\u00eb gjitha autori ka evidentuar rolin e intelektualit e atdhetarit t\u00eb shquar Hasan Prishtina, duke e cil\u00ebsuar si shpirtin e kryengritjes t\u00eb vitit 1912, p\u00ebr t\u2019iu dh\u00ebn\u00eb vendin e merituar edhe drejtuesve t\u00eb tjer\u00eb politik\u00eb e ushtarak\u00eb t\u00eb Krye\u00acngritjes.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi i autorit ndaj pik\u00ebpamjeve aktuale antishkencore, sidomos p\u00ebr rolin e Perandoris\u00eb Osmane n\u00eb raport m\u00eb shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aspekt tjet\u00ebr q\u00eb i jep legjitimet t\u00eb plot\u00eb vler\u00ebs se punimit. Nga kjo del se autori nuk \u00ebsht\u00eb nga ata historian\u00eb q\u00eb p\u00ebr interesa t\u00eb caktuara individuale apo grupore e paraqesin pushtimin dhe sundimin pes\u00ebshekullor t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane e si nj\u00eb lloj asistence miq\u00ebsore e t\u00eb dobiprur\u00ebse p\u00ebr popullin shqiptar. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr autori ka nxjerr\u00eb n\u00eb pah politik\u00ebn armiq\u00ebsore, sidomos t\u00eb regjimin xhonturk, i cili n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb pranver\u00ebs s\u00eb vitit 1912 me dhun\u00eb dhe shantazhe ka penguar zgjedhj\u00ebn e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb popullit shqiptar dhe ka b\u00ebr\u00eb aleanc\u00eb me strukturat drejtuese t\u00eb elementit vendor serb, bullgar, grek\u00eb e vlleh kund\u00ebr shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Me intriga e shantazhe ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt e besimit katolik\u00eb n\u00eb sanxhakun e Shkodr\u00ebs t\u00eb mos ken\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb vet nd\u00ebrsa shqiptar\u00ebt e besimit ortodoks\u00eb kan\u00eb mbet t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohen nga deputet\u00ebt grek\u00eb e vlleh. Profesor Shatri n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb metodologjis\u00eb s\u00eb pun\u00ebs shkencore evropiane ka spikat\u00eb p\u00ebrcaktimin e vendosur dhe angazhimi vet\u00ebmohues i t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve qe edhe me luft\u00eb t\u00eb armatosur t\u00eb siguroj t\u00eb drejtat e natyrshme si t\u00eb \u00e7do populli tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb jetuar i lir\u00eb dhe i pavarur n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Nga pasqyrimi i betejave dhe luftimeve sidomos ato p\u00ebr \u00e7lirimin e Pej\u00ebs, q\u00ebndresa heroike e forcave t\u00eb Isa Boletinit, pastaj luftimet n\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb e Gjakov\u00eb, n\u00eb Rrafshin e Dukagjinit, e Hasi n\u00eb rrethinat e Dibr\u00ebs del se vet\u00ebm gjat\u00eb vitit 1912 shqiptar\u00ebt kan\u00eb luftuar m\u00eb shum\u00eb se asnj\u00eb popull n\u00eb Ballkan kund\u00ebr Perandoris\u00eb Osmane.<\/p>\n<p>Duke analizuar faktet historike autori ka arritur t\u00eb sqaroj\u00eb n\u00eb detaje l\u00ebvizjen kryengrit\u00ebse shqiptare. Duke pasur parasysh faktin se disa kombe, sidomos ato n\u00eb Ballkan, kan\u00eb arritur q\u00eb edhe n\u00ebp\u00ebrmjet faktorit fetar t\u00eb arrijn\u00eb formimin dhe konsolidimin e shteteve t\u00eb veta, autori ka specifikuar edhe k\u00ebt\u00eb aspekt n\u00eb kuadrin e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e tij n\u00eb funksion t\u00eb zgjidhjes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes ton\u00eb komb\u00ebtare. Lidhur me k\u00ebt\u00eb autori ka evidentuar m\u00eb sakt\u00ebsi shkencore specifikat dhe kontributin e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb t\u00eb gjitha komuniteteve fetare, duke spikat\u00eb rolin e pakontestuesh\u00ebm t\u00eb figurave m\u00eb markant\u00eb nga radh\u00ebt e tyre.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb studim shum\u00ebdimen-sional evidentohen p\u00ebrkrah Isa Boletinit, Sadik Ram\u00ebs edhe Mehmet Pash\u00eb Derall\u00ebs edhe Zefi i Vog\u00ebl, Zef Gjidoda e Pjet\u00ebr \u00c7eli, n\u00eb sanxhakun e Shkodr\u00ebs nxirr\u00ebn n\u00eb pah q\u00ebndrimi konsekuent komb\u00ebtar i Imzot Serreqit, angazhimi luftarak i Zef Haberit; n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Mesme, Dom Nikoll\u00eb Ka\u00e7orri, Mustafa Kruja, Abdi dhe Refik Bej Toptani, Haf\u00ebz Ibrahim Dalliu; n\u00eb Mirdit\u00eb Preng Bib Doda, Gjon Marka Gjoni; n\u00eb krahin\u00ebn e Dibr\u00ebs Basri Beu, Mersim Dema etj; n\u00eb sanxhakun e Janin\u00ebs, Kadri Kumbaro Gjata, Muharrem Rushiti, Spiro Bellkameni (k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, kryetar\u00ebt e \u00e7etave t\u00eb Kolonj\u00ebs dhe t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, ndon\u00ebse shumica qen\u00eb mysliman\u00eb, e zgjodh\u00ebn p\u00ebr komandant t\u00eb tyre).<\/p>\n<p>Autori ka trajtuar n\u00eb holl\u00ebsi edhe kuvendet shqiptare duke filluar nga ato me karakter lokal krahinor e duke p\u00ebrfunduar me kuvendet mbar\u00ebshqiptare si Kuvendi i Junikut p\u00ebr t\u00eb cilin ka sakt\u00ebsuar se ka zgjat\u00eb edhe dy dit\u00eb me tep\u00ebr sesa q\u00eb \u00ebsht\u00eb evidentuar n\u00eb t\u00eb gjitha shkrimet e deritashme prej 21 &#8211; 27 maj etj. K\u00ebtu p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb jan\u00eb evidentuar shumica e delegat\u00ebve t\u00eb Kuvendit t\u00eb Junikut dhe gati p\u00ebr \u00e7donj\u00ebrin jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb sh\u00ebnime q\u00eb pasqyrojn\u00eb angazhimin e tyre edhe para kryengritjes por edhe n\u00eb ngjarjet e m\u00ebvonshme, duke pasqyruar edhe fatin e tyre tragjik t\u00eb p\u00ebsuar nga makineria vrastare e Serbis\u00eb, Malit t\u00eb Zi, Greqis\u00eb, t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb Jugosllave, por edhe t\u00eb Jugosllavis\u00eb s\u00eb Titos dhe Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Enver Hoxh\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb autori i ka kushtuar p\u00ebrkrahjes se k\u00ebrkesave t\u00eb Hasan Prishtin\u00ebs nga drejtuesit e L\u00ebvizjes komb\u00ebtare t\u00eb vilajetit t\u00eb Manastirit dhe t\u00eb trevave t\u00eb tjera shqiptare. Nga kjo del se ata e njihnin Hasan Prishtin\u00ebn si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb tyre n\u00eb bisedimet q\u00eb po zhvilloheshin me Komisionin Qeveritar, n\u00eb gusht t\u00eb vitit 1912. Komiteti Revolucionar i Elbasanit shkoi edhe nj\u00eb hap m\u00eb tej, kur e njoftoi udh\u00ebheqjen e kryengritjes n\u00eb Kosov\u00eb se e autorizonte Hasan Prishtin\u00ebn ti p\u00ebrfaq\u00ebsonte n\u00eb bisedimet e Shkupit. N\u00eb vazhdim t\u00eb k\u00ebsaj monografie pasqyrohen edhe k\u00ebrkesat specifike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Jugut t\u00eb cilat u shtruan n\u00eb form\u00eb Memorandumi drejtuar Qeveris\u00eb Osmane. Por sidoqoft\u00eb q\u00ebllimi i udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Jugut ishte adoptimi i nj\u00eb programi politik t\u00eb tyre, t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Verilindore.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb merit\u00eb e autorit q\u00eb ka evidentuar edhe angazhimin e \u201cShoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Zez\u00eb p\u00ebr Shp\u00eb-tim\u201d dhe t\u00eb Komitetit t\u00eb Shkupit, n\u00eb takimin e 14 tetorit, ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar qart\u00eb q\u00ebn\u00acdri\u00acmin i shqiptar\u00ebve n\u00eb Luft\u00ebn Ballkanike. Edhe n\u00eb takimin n\u00eb Durr\u00ebs, m\u00eb 12 n\u00ebntor 1912, krer\u00ebt e Krye-ngritjes n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Mesme miratuan Memorandumin drejtuar perandorit Franc Jozefit t\u00eb Austro-Hungaris\u00eb, t\u00eb cilin e hartoi kleriku atdhetar At\u00eb Nikoll\u00eb Ka\u00e7orri. Me k\u00ebto dy takime \u00ebsht\u00eb parashtruar jo vet\u00ebm q\u00ebndrimi ndaj Luft\u00ebs Ballkanike, por edhe platforma e vendimeve t\u00eb Kuven-dit t\u00eb Vlor\u00ebs e kompletuar nga Ismail Qemal Beu e Luigj Gurakuqi, me miratimin e diplomacis\u00eb austro-hungareze.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi i Fuqive t\u00eb M\u00ebdha ndaj Kryengritjes por edhe preferencat p\u00ebr satelit\u00ebt e tyre ballkanas kan\u00eb z\u00ebn\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb monografi, duke e pasuruar dhe kompletuar historin\u00eb diplomatike shqiptare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst autori spikat\u00eb q\u00ebndrimin miq\u00ebsor t\u00eb Austro-Hungaris\u00eb ndaj Perandoris\u00eb Osmane por edhe ndaj popullit shqiptar, por duke mos e p\u00ebrkrahur kryengritjen e armatosur. Edhe Gjermania si aleate e Vjen\u00ebs ishte p\u00ebr reforma n\u00eb Shqip\u00ebri. Por nuk e mb\u00ebshteste kryengritjen. Anglia konsideronte se shqiptar\u00ebt nuk do t\u00eb mund t\u00eb arrinin objektivat e tyre sepse ende nuk ishin t\u00eb bashkuar sa duhet, problematik\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb aktuale edhe deri m\u00eb sot, nd\u00ebrkaq Rusia dhe Franca kishin q\u00ebndrim shum\u00eb armiq\u00ebsor ndaj shqiptar\u00ebve dhe l\u00ebvizjes s\u00eb tyre p\u00ebr pavar\u00ebsi, q\u00ebndrim t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt kishte edhe Italia, ndon\u00ebse ishte aleate e Austro-Hungaris\u00eb.<\/p>\n<p>Autori i ka kushtuar kujdes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb shteteve ballkanike ndaj kryengritjes dhe \u00e7\u00ebshtjes shqiptare p\u00ebrgjith\u00ebsisht. Ai ka specifikuar politikat e \u00e7donj\u00ebrit prej k\u00ebtyre shteteve por edhe synimin e tyre t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr gllab\u00ebrimin e trojeve etnike shqiptare. Paralel me k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb sqaruar me shum\u00eb sakt\u00ebsi edhe q\u00ebndrimi i drejtuesve t\u00eb Kryengritjes dhe kontaktet e tyre m\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit diplomatik\u00eb-agjenturor\u00eb e ushtarak\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre shteteve. N\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, p\u00ebrkund\u00ebr nevoj\u00ebs s\u00eb madhe p\u00ebr arm\u00eb e mjete t\u00eb tjera materiale, prij\u00ebsit shqiptar\u00eb e ruajt\u00ebn pava-r\u00ebsin\u00eb e veprimit dhe nuk u b\u00ebn\u00eb vegla t\u00eb fqinj\u00ebve grabitqar\u00eb. Spikat n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtimin Hasan Prishtina, por edhe Isa Boletini, i cili ndon\u00ebse i pashkoll\u00eb mbrojti me konsekuenc\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e l\u00ebvizjes, p\u00ebrkund\u00ebr angazhimit t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsueseve m\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb sh\u00ebrbimeve diplomatike, agjen-turore e ushtarake t\u00eb Serbis\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe shefin e \u201cDor\u00ebs s\u00eb Zez\u00eb\u201d, Dragutin Dimitrije-viq Apisin q\u00eb ka organizua Grushtshetin e vitit 1903 n\u00eb Serbi, por edhe atentatin e Sarajev\u00ebs, m\u00eb 1914.<\/p>\n<p>Ky aktivitet kishte mb\u00ebshtetje t\u00eb fuqishme t\u00eb ministrit rus n\u00eb Beograd, Hartvig, q\u00eb kishte p\u00ebrkrahjen e pa rezerv\u00eb t\u00eb Car Nikollajt II dhe dukej se ishte m\u00eb i fuqish\u00ebm se vet ministri i Jasht\u00ebm rus Sazonov. Vend i ve\u00e7ant\u00eb i \u00ebsht\u00eb kushtuar edhe q\u00ebndrimit t\u00eb Bullgaris\u00eb, e cila n\u00eb fillim, sidomos mbreti Ferdinand dhe shtypi e p\u00ebrkrah\u00ebn kryengritjen, por kur shqiptar\u00ebt hyn\u00eb n\u00eb Shkup, n\u00eb gusht 1912, dhe kur shkuan deri n\u00eb Veles dhe n\u00eb Selanik, qeveria dhe opinioni bullgar u b\u00ebn\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb zesh\u00ebm t\u00eb saj. Autori me t\u00eb drejt\u00eb konstaton se qeveria malazeze dhe sidomos mbreti Nikoll\u00eb kishin arritur t\u00eb bindnin disa nga prij\u00ebsit mal\u00ebsor\u00eb se Mali i Zi ishte nj\u00eb aleat\u00eb i tyre i sigurt n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr Perandoris\u00eb Osmane, por kleri atdhetar n\u00eb krye me At\u00eb Gjergj Fisht\u00ebn, Imzot Serreqin dhe Nikoll\u00eb Ka\u00e7orrin nuk u mashtruan nga lajkat e mbretit plak; ata i sqaruan dhe arrit\u00ebn ti bindin shumic\u00ebn e mal\u00ebsor\u00ebve-spartan\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, se fati i k\u00ebsaj pjese t\u00eb tok\u00ebs shqiptare \u00ebsht\u00eb n\u00eb shtetin e p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Krahas k\u00ebsaj autori ka evidentuar edhe \u00e7\u00ebshtjen e ratifikimit t\u00eb kufirit t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane m\u00eb Malin e Zi n\u00eb rreth fshatit Rrzhanic\u00eb, ratifikim q\u00eb nuk e lejonin banor\u00ebt e Rugov\u00ebs, t\u00eb Plav\u00ebs e Gucis\u00eb, sepse k\u00ebtu ishte fjala p\u00ebr nj\u00eb fshat thjesht\u00eb shqiptar. Sipas autorit problemi i kufirit q\u00eb \u00ebsht\u00eb gati identik me \u00e7\u00ebshtjen e demarkacionit sot mbeti aktual deri n\u00eb fillim t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Ballkanike sepse pal\u00ebt kontraktuese nuk i kishin konsultuar fare shqiptar\u00ebt n\u00ebp\u00ebr trojet e t\u00eb cil\u00ebve kalonte vija e kufirit. Prandaj mbet\u00ebshin t\u00eb kota p\u00ebrpjekjet e Malit t\u00eb Zi p\u00ebr ta detyruar Port\u00ebn ta ratifikonte Protokollin e n\u00ebnshkruar m\u00eb her\u00ebt n\u00eb Cetin\u00eb sepse k\u00ebt\u00eb nuk donte ta zbatonte as komisari i saj, nj\u00eb shqiptar i dinjitetsh\u00ebm e atdhetar. R\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb autori i kushton q\u00ebndrimit t\u00eb Greqis\u00eb ndaj kryengritjes shqiptare dhe synimeve t\u00eb saj shum\u00eb agresive ndaj trojeve shqiptare.<\/p>\n<p>Sipas tij shp\u00ebrthimi i kryengritjes dhe sidomos zgjerimi i saj n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Jugut nuk mir\u00ebpritet nga qeveria e Athin\u00ebs dhe qarqet ekspansioniste helene t\u00eb cilat me nj\u00eb qarkore t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb u b\u00ebnin me dije p\u00ebrfaq\u00ebsuesve diplomatik\u00eb e konsullor\u00eb \u201cp\u00ebrcaktimin gjeografik t\u00eb nocioneve Shqip\u00ebri dhe Epir!, t\u00eb cilat sipas tyre ishin pjes\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta e nuk kishin lidhje me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. N\u00eb vazhdim autori thekson se, p\u00ebr dallim nga shtetet tjera ballkanike q\u00eb i lajkatonin shqiptar\u00ebt, shovinist\u00ebt grek\u00eb intensifikuan aktet diversioniste me grupe t\u00eb armatosura t\u00eb andart\u00ebve grek\u00eb n\u00ebp\u00ebr pjes\u00ebt jugore t\u00eb vilajetit t\u00eb Janin\u00ebs, sidomos n\u00eb \u00c7am\u00ebri. P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj, sipas autorit, pala shqiptare n\u00eb krye me Ismail Qemalin vazhdojn\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr bashk\u00ebpunim me Greqin\u00eb por kjo nuk mundi t\u00eb arrihej.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebrpjekja p\u00ebr caktimin e nj\u00eb vije ndar\u00ebse etnike n\u00eb mes t\u00eb grek\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve ishte pothuajse e parealizueshme. Pengesa ishin megalomania dhe mosbesimi i grek\u00ebve, por edhe fakti se marr\u00ebveshja do t\u00eb ishte e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb pranohej edhe nga pjesa m\u00eb e madhe e rretheve drejtuese t\u00eb L\u00ebvizjes Komb\u00ebtare Shqiptare, q\u00eb nuk pranonin p\u00ebrfshirjen e \u00c7am\u00ebris\u00eb n\u00eb sfer\u00ebn e influenc\u00ebs greke; gjithashtu marr\u00ebveshja do t\u00eb kund\u00ebrshtohej me vendosm\u00ebri edhe nga vet\u00eb popullsia \u00e7ame, e cila n\u00eb burimet e koh\u00ebs cil\u00ebsohej si \u201carmiku m\u00eb i madh i helenizmit\u201d.<\/p>\n<p>Autori ka merit\u00ebn, q\u00eb burimet e vjela i ka integruar natyrsh\u00ebm brenda shkrimit historik, i ka menaxhuar me kujdes, i ka p\u00ebrdorur n\u00eb vendin e duhur dhe mbi t\u00eb gjitha, u \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrpa-r\u00ebsi burimeve par\u00ebsore ndaj dyt\u00ebsoreve. Si i till\u00eb ai ka mundur t\u00eb t\u00ebrheq prej dokumentacionit his-torik embrionin e problemit. Pra, ajo \u00e7ka \u00ebsht\u00eb e fshehur n\u00eb k\u00ebt\u00eb dokumentacion \u00ebsht\u00eb zbuluar, interpretuar, analizuar, p\u00ebrgjith\u00ebsuar e s\u00eb fundmi \u00ebsht\u00eb pasqyruar me nj\u00eb shkrim t\u00eb rrjedhsh\u00ebm e bind\u00ebs p\u00ebr lexuesin.<\/p>\n<p>K\u00ebsaj i shtohet fakti q\u00eb prof Shatri ka gati nj\u00eb gjysm\u00eb shekulli p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb pasur n\u00eb fush\u00ebn e studimeve dhe hyn\u00eb n\u00eb mesin e historian\u00ebve m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, jo vet\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb por n\u00eb mbar\u00eb arealin shqiptar. N\u00eb rrjedh\u00ebn e studimit duk\u00ebt \u00e7art\u00eb se autori ka jo vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrgatitje t\u00eb mir\u00eb teorike, por edhe nj\u00eb mjesht\u00ebri t\u00eb spikatur shkencore.<\/p>\n<p>N\u00eb rrafshin metodologjik-hulumtues, me q\u00ebllim q\u00eb lexuesi ta ket\u00eb para vetes nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb ngjarjeve sa m\u00eb komplete n\u00eb vazhdim\u00ebsi, duke mos i shk\u00ebputur ato nga konteksti historik, autori brumin e l\u00ebnd\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr e organizon n\u00eb nj\u00ebzet ndarje, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb lidhura ngusht\u00eb mes veti dhe p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb boshtin e k\u00ebtij studimi.<\/p>\n<p>P\u00ebrmbajtja e konkluzioneve dhe krahasimeve p\u00ebr morin\u00eb e problemeve q\u00eb p\u00ebrmbledh\u00eb kjo tematik\u00eb ka b\u00ebr\u00eb studimin nj\u00eb monografi me t\u00eb v\u00ebrteta historike dhe shkencore t\u00eb pakontestueshme.<\/p>\n<p>Duhet shtuar se autori gjat\u00eb shkrimit t\u00eb tekstit ka dh\u00ebn\u00eb sh\u00ebnime sqaruese p\u00ebr shumic\u00ebn e protagonist\u00ebve t\u00eb k\u00ebtyre rrjedhave, duke e b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu k\u00ebt\u00eb monografi edhe nj\u00eb enciklopedi t\u00eb vog\u00ebl, q\u00eb do jet\u00eb ndihmes\u00eb p\u00ebr lexuesin dhe p\u00ebr studiuesit e k\u00ebsaj periudhe si dhe t\u00eb periudhave t\u00eb m\u00ebhershme e t\u00eb m\u00ebvonshme t\u00eb historis\u00eb son\u00eb. Monografia shoq\u00ebrohet me p\u00ebrfundime, burime, literatur\u00ebn ndihm\u00ebse dhe nga fjalorthi i termave osman\u00eb dhe t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Pra, ky lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb mjaft voluminoz dhe ka 960 faqe t\u00eb formatit t\u00eb madh dhe \u00ebsht\u00eb shkruar me nj\u00eb stil t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb rrjedhsh\u00ebm. Struktura e botimit p\u00ebrgjith\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb dhe e punuar me t\u00eb gjitha kriteret m\u00eb t\u00eb avancuara t\u00eb metodologjis\u00eb shkencore. P\u00ebrve\u00e7 hyrjes dhe shtjellimit t\u00eb k\u00ebsaj periudhe me mjaft interes, librin e pasuron p\u00ebrmbyllja n\u00eb gjuh\u00ebn angleze dhe bibliografia mjaft\u00eb e pasur si d\u00ebshmi e pun\u00ebs vet\u00ebmohuese dhe frytdh\u00ebn\u00ebse t\u00eb autorit.<\/p>\n<p>Nga analiza e holl\u00ebsishme e p\u00ebrmbajtjes dhe pasqyrimi i aparatit shkencor mund t\u00eb p\u00ebrfun-dohet se monografia \u201cKryengritja e p\u00ebrgjithshme shqiptare e vitit 1912\u201d sh\u00ebnon nj\u00eb arritje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb historiografin\u00eb shqiptare, n\u00eb t\u00eb jan\u00eb sqaruar shum\u00eb dilema lidhur me gjendj\u00ebn dhe statusin e shqiptar\u00ebve n\u00eb fund t\u00eb sundimit t\u00eb Perandorin\u00eb Osmane dhe p\u00ebr domosdoshm\u00ebrin\u00eb e kryengritjes s\u00eb armatosur. Gjithashtu jan\u00eb pasqyruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb edhe objektive synimet gllab\u00ebruese t\u00eb shteteve ballkanike, por edhe q\u00ebndrimi i Fuqive t\u00eb M\u00ebdha ndaj \u00e7\u00ebshtjes shqiptare me gjith\u00eb nuancat e vet\u00ebkuptueshme.<\/p>\n<blockquote><p><em>D\u00ebrgoi p\u00ebr publikim, <strong>Nue Oroshi<\/strong><\/em><\/p><\/blockquote>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prof. Dr. Lush Culaj Monografia gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse me titull \u201c Kryengritja e p\u00ebrgjithshme shqiptare kund\u00ebrosmane e vitit 1912 \u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arritje shkencore e r\u00ebnd\u00ebsishme, rezultat i nj\u00eb pune k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse hulumtuese e shkencore disavje\u00e7are t\u00eb autorit. Ajo pasqyron p\u00ebrpjekjet dhe luft\u00ebn e popullit shqiptar p\u00ebr shk\u00ebputje nga sundimi pes\u00ebshekullor osman dhe p\u00ebr formimin e shtetit te [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":19972,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-19971","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Monografi gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse e prof. dr. Muhamet Shatri me titull \u201cKryengritja e p\u00ebrgjithshme shqiptare kund\u00ebrosmane e vitit 1912&quot; - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/monografi-gjitheperfshirese-e-prof-dr-muhamet-shatri-me-titull-kryengritja-e-pergjithshme-shqiptare-kunderosmane-e-vitit-1912\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Monografi gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse e prof. dr. Muhamet Shatri me titull \u201cKryengritja e p\u00ebrgjithshme shqiptare kund\u00ebrosmane e vitit 1912&quot; - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Prof. Dr. Lush Culaj Monografia gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse me titull \u201c Kryengritja e p\u00ebrgjithshme shqiptare kund\u00ebrosmane e vitit 1912 \u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arritje shkencore e r\u00ebnd\u00ebsishme, rezultat i nj\u00eb pune k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse hulumtuese e shkencore disavje\u00e7are t\u00eb autorit. Ajo pasqyron p\u00ebrpjekjet dhe luft\u00ebn e popullit shqiptar p\u00ebr shk\u00ebputje nga sundimi pes\u00ebshekullor osman dhe p\u00ebr formimin e shtetit te [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/monografi-gjitheperfshirese-e-prof-dr-muhamet-shatri-me-titull-kryengritja-e-pergjithshme-shqiptare-kunderosmane-e-vitit-1912\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-11-05T16:48:31+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2017-11-05T16:51:18+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/muhamet_shatri_kryengritja_kunderosmane_1912.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"352\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/monografi-gjitheperfshirese-e-prof-dr-muhamet-shatri-me-titull-kryengritja-e-pergjithshme-shqiptare-kunderosmane-e-vitit-1912\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/monografi-gjitheperfshirese-e-prof-dr-muhamet-shatri-me-titull-kryengritja-e-pergjithshme-shqiptare-kunderosmane-e-vitit-1912\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Monografi gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse e prof. dr. Muhamet Shatri me titull \u201cKryengritja e p\u00ebrgjithshme shqiptare kund\u00ebrosmane e vitit 1912&#8243;\",\"datePublished\":\"2017-11-05T16:48:31+00:00\",\"dateModified\":\"2017-11-05T16:51:18+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/monografi-gjitheperfshirese-e-prof-dr-muhamet-shatri-me-titull-kryengritja-e-pergjithshme-shqiptare-kunderosmane-e-vitit-1912\\\/\"},\"wordCount\":3302,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/monografi-gjitheperfshirese-e-prof-dr-muhamet-shatri-me-titull-kryengritja-e-pergjithshme-shqiptare-kunderosmane-e-vitit-1912\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/11\\\/muhamet_shatri_kryengritja_kunderosmane_1912.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/monografi-gjitheperfshirese-e-prof-dr-muhamet-shatri-me-titull-kryengritja-e-pergjithshme-shqiptare-kunderosmane-e-vitit-1912\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/monografi-gjitheperfshirese-e-prof-dr-muhamet-shatri-me-titull-kryengritja-e-pergjithshme-shqiptare-kunderosmane-e-vitit-1912\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/monografi-gjitheperfshirese-e-prof-dr-muhamet-shatri-me-titull-kryengritja-e-pergjithshme-shqiptare-kunderosmane-e-vitit-1912\\\/\",\"name\":\"Monografi gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse e prof. dr. Muhamet Shatri me titull \u201cKryengritja e p\u00ebrgjithshme shqiptare kund\u00ebrosmane e vitit 1912\\\" - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/monografi-gjitheperfshirese-e-prof-dr-muhamet-shatri-me-titull-kryengritja-e-pergjithshme-shqiptare-kunderosmane-e-vitit-1912\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/monografi-gjitheperfshirese-e-prof-dr-muhamet-shatri-me-titull-kryengritja-e-pergjithshme-shqiptare-kunderosmane-e-vitit-1912\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/11\\\/muhamet_shatri_kryengritja_kunderosmane_1912.jpg\",\"datePublished\":\"2017-11-05T16:48:31+00:00\",\"dateModified\":\"2017-11-05T16:51:18+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/monografi-gjitheperfshirese-e-prof-dr-muhamet-shatri-me-titull-kryengritja-e-pergjithshme-shqiptare-kunderosmane-e-vitit-1912\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/monografi-gjitheperfshirese-e-prof-dr-muhamet-shatri-me-titull-kryengritja-e-pergjithshme-shqiptare-kunderosmane-e-vitit-1912\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/monografi-gjitheperfshirese-e-prof-dr-muhamet-shatri-me-titull-kryengritja-e-pergjithshme-shqiptare-kunderosmane-e-vitit-1912\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/11\\\/muhamet_shatri_kryengritja_kunderosmane_1912.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/11\\\/muhamet_shatri_kryengritja_kunderosmane_1912.jpg\",\"width\":600,\"height\":352},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/monografi-gjitheperfshirese-e-prof-dr-muhamet-shatri-me-titull-kryengritja-e-pergjithshme-shqiptare-kunderosmane-e-vitit-1912\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Monografi gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse e prof. dr. Muhamet Shatri me titull \u201cKryengritja e p\u00ebrgjithshme shqiptare kund\u00ebrosmane e vitit 1912&#8243;\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Monografi gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse e prof. dr. Muhamet Shatri me titull \u201cKryengritja e p\u00ebrgjithshme shqiptare kund\u00ebrosmane e vitit 1912\" - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/monografi-gjitheperfshirese-e-prof-dr-muhamet-shatri-me-titull-kryengritja-e-pergjithshme-shqiptare-kunderosmane-e-vitit-1912\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Monografi gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse e prof. dr. Muhamet Shatri me titull \u201cKryengritja e p\u00ebrgjithshme shqiptare kund\u00ebrosmane e vitit 1912\" - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Prof. Dr. Lush Culaj Monografia gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse me titull \u201c Kryengritja e p\u00ebrgjithshme shqiptare kund\u00ebrosmane e vitit 1912 \u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arritje shkencore e r\u00ebnd\u00ebsishme, rezultat i nj\u00eb pune k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse hulumtuese e shkencore disavje\u00e7are t\u00eb autorit. Ajo pasqyron p\u00ebrpjekjet dhe luft\u00ebn e popullit shqiptar p\u00ebr shk\u00ebputje nga sundimi pes\u00ebshekullor osman dhe p\u00ebr formimin e shtetit te [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/monografi-gjitheperfshirese-e-prof-dr-muhamet-shatri-me-titull-kryengritja-e-pergjithshme-shqiptare-kunderosmane-e-vitit-1912\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2017-11-05T16:48:31+00:00","article_modified_time":"2017-11-05T16:51:18+00:00","og_image":[{"width":600,"height":352,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/muhamet_shatri_kryengritja_kunderosmane_1912.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/monografi-gjitheperfshirese-e-prof-dr-muhamet-shatri-me-titull-kryengritja-e-pergjithshme-shqiptare-kunderosmane-e-vitit-1912\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/monografi-gjitheperfshirese-e-prof-dr-muhamet-shatri-me-titull-kryengritja-e-pergjithshme-shqiptare-kunderosmane-e-vitit-1912\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Monografi gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse e prof. dr. Muhamet Shatri me titull \u201cKryengritja e p\u00ebrgjithshme shqiptare kund\u00ebrosmane e vitit 1912&#8243;","datePublished":"2017-11-05T16:48:31+00:00","dateModified":"2017-11-05T16:51:18+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/monografi-gjitheperfshirese-e-prof-dr-muhamet-shatri-me-titull-kryengritja-e-pergjithshme-shqiptare-kunderosmane-e-vitit-1912\/"},"wordCount":3302,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/monografi-gjitheperfshirese-e-prof-dr-muhamet-shatri-me-titull-kryengritja-e-pergjithshme-shqiptare-kunderosmane-e-vitit-1912\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/muhamet_shatri_kryengritja_kunderosmane_1912.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/monografi-gjitheperfshirese-e-prof-dr-muhamet-shatri-me-titull-kryengritja-e-pergjithshme-shqiptare-kunderosmane-e-vitit-1912\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/monografi-gjitheperfshirese-e-prof-dr-muhamet-shatri-me-titull-kryengritja-e-pergjithshme-shqiptare-kunderosmane-e-vitit-1912\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/monografi-gjitheperfshirese-e-prof-dr-muhamet-shatri-me-titull-kryengritja-e-pergjithshme-shqiptare-kunderosmane-e-vitit-1912\/","name":"Monografi gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse e prof. dr. Muhamet Shatri me titull \u201cKryengritja e p\u00ebrgjithshme shqiptare kund\u00ebrosmane e vitit 1912\" - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/monografi-gjitheperfshirese-e-prof-dr-muhamet-shatri-me-titull-kryengritja-e-pergjithshme-shqiptare-kunderosmane-e-vitit-1912\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/monografi-gjitheperfshirese-e-prof-dr-muhamet-shatri-me-titull-kryengritja-e-pergjithshme-shqiptare-kunderosmane-e-vitit-1912\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/muhamet_shatri_kryengritja_kunderosmane_1912.jpg","datePublished":"2017-11-05T16:48:31+00:00","dateModified":"2017-11-05T16:51:18+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/monografi-gjitheperfshirese-e-prof-dr-muhamet-shatri-me-titull-kryengritja-e-pergjithshme-shqiptare-kunderosmane-e-vitit-1912\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/monografi-gjitheperfshirese-e-prof-dr-muhamet-shatri-me-titull-kryengritja-e-pergjithshme-shqiptare-kunderosmane-e-vitit-1912\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/monografi-gjitheperfshirese-e-prof-dr-muhamet-shatri-me-titull-kryengritja-e-pergjithshme-shqiptare-kunderosmane-e-vitit-1912\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/muhamet_shatri_kryengritja_kunderosmane_1912.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/muhamet_shatri_kryengritja_kunderosmane_1912.jpg","width":600,"height":352},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/monografi-gjitheperfshirese-e-prof-dr-muhamet-shatri-me-titull-kryengritja-e-pergjithshme-shqiptare-kunderosmane-e-vitit-1912\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Monografi gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse e prof. dr. Muhamet Shatri me titull \u201cKryengritja e p\u00ebrgjithshme shqiptare kund\u00ebrosmane e vitit 1912&#8243;"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19971","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=19971"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19971\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/19972"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=19971"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=19971"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=19971"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}