{"id":20002,"date":"2017-11-06T17:23:33","date_gmt":"2017-11-06T17:23:33","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=20002"},"modified":"2017-11-06T17:23:33","modified_gmt":"2017-11-06T17:23:33","slug":"rame-shahin-ymeri-nje-shembelltyre-e-larte-dhe-e-paharruar-fisnikerie-e-bujarie","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rame-shahin-ymeri-nje-shembelltyre-e-larte-dhe-e-paharruar-fisnikerie-e-bujarie\/","title":{"rendered":"RAM\u00cb SHAHIN YMERI &#8211; NJ\u00cb SHEMB\u00cbLLTYR\u00cb E LART\u00cb DHE E PAHARRUAR FISNIK\u00cbRIE E BUJARIE"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Ukshin Nuh\u00eb Kova\u00e7ica dhe Ram\u00eb Shahin Ymeri<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Prelud<\/strong>:<br \/>\n<em>N\u2019Shqypni, ku m\u2019flen shpirti, nuk jam kan\u00eb kurr\u00eb, po kam me lufue e do t\u2019luftoj kundra shkijeve derisa Kosov\u00ebn ta shoh\u00eb Shqypni.<\/em><br \/>\n(<strong>Ukshin Kova\u00e7ica<\/strong>)<br \/>\n<em>Vu\u00e7uri: Ram\u00e7e! Po thojn\u00eb, se ti je nipi i Ukshin Kova\u00e7ic\u00ebs?!<\/em><br \/>\n<em> Baci Ram\u00eb: Jo, jo! T\u2019paskan kallxue keq! Jo nipi, po djali i Ukshin Kova\u00e7ic\u00ebs!<\/em><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" title=\"Xhemail Peci\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/xhemail_peci.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" align=\"right\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> Shkruan: <strong>Xhemail Peci<\/strong><\/p>\n<p><strong>1<\/strong>.<br \/>\nRam\u00eb (Shahin) Ymeri, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga pinjojt\u00eb e denj\u00eb e breznive or\u00ebmira, t\u00eb cil\u00ebt me shemb\u00eblltyr\u00ebn e tyre p\u00ebrplot fisnik\u00ebri e bujari, mbet\u00ebn udh\u00ebrr\u00ebfyes t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr bashkudh\u00ebtar\u00ebt dhe bashk\u00ebmendimtar\u00ebt e tyre.<\/p>\n<p>Baci Ram\u00eb u lind dhe u rrit n\u00eb gjirin e nj\u00eb familje atdhetare, e cila nuk ia ktheu kurrizin kurr\u00eb armikut. Nj\u00eb familje e cila n\u00eb sofr\u00ebn e shtruar me buk\u00eb e krip\u00eb dhe zem\u00ebr &#8211; p\u00ebrplot bujari, n\u00eb od\u00ebn e mbushur me burr\u00ebri e besnik\u00ebri, n\u00eb kull\u00ebn e lart\u00ebsuar me trim\u00ebri e lavdi, mbajt\u00ebn t\u00eb gjall\u00eb ndjenj\u00ebn e atdhedashuris\u00eb, duke e p\u00ebrcjellur at\u00eb brez pas brezi.<\/p>\n<p>T\u00eb njohur p\u00ebr dashurin\u00eb e tyre ndaj tok\u00ebs m\u00ebm\u00eb, ndaj popullit, ndaj flamurit, gjuh\u00ebs, kultur\u00ebs dhe atdheut, kjo familje burrash t\u00eb paepur u b\u00eb burim frym\u00ebzimi n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi komb\u00ebtare. Vatra e k\u00ebsaj familjeje gjithmon\u00eb priti e p\u00ebrcolli luft\u00ebtar\u00eb lirie, gjithmon\u00eb u b\u00eb streh\u00eb e atyre q\u00eb ia kthyen pushk\u00ebn pushtuesve shekullor\u00eb, gjithmon\u00eb u b\u00eb vat\u00ebr e bes\u00ebs dhe e q\u00ebndres\u00ebs, vat\u00ebr e shpres\u00ebs p\u00ebr liri e m\u00ebveht\u00ebsi komb\u00ebtare, vat\u00ebr e pashuar kryengrit\u00ebse e cila gjithmon\u00eb e mbajti t\u00eb gjall\u00eb zjarrin e shenjt\u00eb t\u00eb atdhedashuris\u00eb.<\/p>\n<p>Babai i Heroit Ukshin Kova\u00e7ica &#8211; Nuha, ashtu sikurse edhe Shahin Kova\u00e7ica &#8211; xhaxhai i Ukshinit, sfiduan me nj\u00eb trim\u00ebri t\u00eb pashoqe pages\u00ebn e taksave ndaj pushtuesve turq. T\u00eb pabindur ndaj urdhrave nd\u00ebshkuese, ata u ndoq\u00ebn e u p\u00ebrndoq\u00ebn nga pushtuesit e at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb tokave shqiptare.<\/p>\n<p>Shahin Kova\u00e7ica u vra n\u00eb fshatin Boshlan, n\u00eb luft\u00eb t\u00eb armatosur kund\u00ebr pushtuesve turq. V\u00ebllau tjet\u00ebr i strategut komb\u00ebtar Ukshin Kova\u00e7ica, Xhema vritet nga pushtuesit bullgar\u00eb n\u00eb vitin 1916. Nd\u00ebrkaq, n\u00eb vitin 1919 nga dora tradhtare prapa s\u00eb cil\u00ebs q\u00ebndronin hiejnat serbe, vritet edhe babai i kreshnikut t\u00eb maleve liridash\u00ebse, Nuha. Gjithashtu, Rrahim Kova\u00e7ica &#8211; v\u00ebllai i Ukshinit, do t\u00eb vritej m\u00eb 1945 nga dora e zgjatur \u00e7etniko-komuniste (n\u00eb fshatin Kora\u00e7\u00eb), por kjo dor\u00eb e zez\u00eb dhe mizore do t\u00eb p\u00ebrballej nj\u00eb dit\u00eb me vet\u00eb Ukshin Kova\u00e7ic\u00ebn, duke i lar\u00eb m\u00ebkatet e nj\u00eb tradhtie pas shpine p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ishte krekosur pa ia nda, madje duke u zotuar verb\u00ebrisht se jo vet\u00ebm Rrahimin, por do ta hiqte nga faqja e dheut &#8211; nj\u00eblloj edhe Ukshinin!<\/p>\n<p>Ukshin Kova\u00e7ica ishte bashk\u00ebluft\u00ebtar me Shaban Polluzh\u00ebn, Bislim Bajgor\u00ebn, Pajazit Boletinin, Adem Voc\u00ebn, Ahmet Selacin, Xhem\u00eb Zhazh\u00ebn, si dhe bashkudh\u00ebtar me t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb n\u00eb mendje dhe n\u00eb zem\u00ebr kishin idealin e nj\u00eb Shqip\u00ebrie t\u00eb lir\u00eb, t\u00eb bashkuar dhe demokratike.<\/p>\n<p>Kjo sht\u00ebpi e madhe e kjo der\u00eb bujare, kjo kok\u00eb kryengrit\u00ebse e Shqip\u00ebri shqiponj\u00ebs, do t\u00eb rrethohej pa ia da por do t\u00eb \u00e7ante rrethimet, do t\u00eb pla\u00e7kitej e do t\u00eb grabitej nga hordat barbare por prap\u00eb do ta mbushte sofr\u00ebn plot; do t\u00eb shihte djemt\u00eb e saj tek burgoseshin (Hashimi, i biri i Ukshinit &#8211; fatosit t\u00eb maleve liridash\u00ebse, do t\u00eb mbahej n\u00eb burgun e Mitrovic\u00ebs por do ta \u00e7ante rrethimin, do t\u00eb plagosej por nuk do t\u00eb dor\u00ebzohej kurr\u00eb), do t\u00eb rriste bijt\u00eb t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb sfidonin bresh\u00ebrin\u00eb e plumbave dhe do t\u00eb strehoheshin n\u00eb gjirin e popullit q\u00eb e deshti dhe e ruajti si syt\u00eb e ballit (Tafili &#8211; djali i vog\u00ebl i Ukshinit, s\u00eb bashku me kush\u00ebririn e tij); kjo kull\u00eb kapidan\u00ebsh e kryekapidan\u00ebsh q\u00eb shkruan epope heroike, do t\u00eb digjej flak\u00eb e do t\u00eb b\u00ebhej rrafsh me tok\u00eb, por kreshniku i paepur i kreshtabardhave t\u00eb Kosov\u00ebs martire, do ta ngriste prap\u00eb, m\u00eb t\u00eb bukur e m\u00eb t\u00eb fort\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebta trima t\u00eb paepur, k\u00ebta burra t\u00eb betuar e t\u00eb p\u00ebrbetuar p\u00ebr lirin\u00eb e shenjt\u00eb t\u00eb m\u00ebm\u00ebdheut, do t\u00eb rrethoheshin e do t\u00eb torturoheshin barbarisht e mizorisht, por nuk do t\u00eb thyheshin kurr\u00ebn e kurr\u00ebs.<\/p>\n<p>As ekspeditat ushtarake \u00e7etniko-partizane e as bandat barbare sllavo-komuniste, as soj sorllop\u00ebt si Rasim \u00c7erkezi e Qazim Bajgora, as \u00c7eda Topollavoqi e \u00e7etniku Qira, as hijenat e tipit t\u00eb Hysen Banushit e Bejtullah Hysenit, nuk do t\u00eb arrinin t\u2019i thyenin kurr\u00eb. Ata m\u00eb kot \u00ebnd\u00ebrronin q\u00eb t\u2019i kapnin t\u00eb gjall\u00eb fatosat e maleve kreshnike, bijt\u00eb e denj\u00eb t\u00eb nj\u00eb kombi martir.<\/p>\n<p>Ukshin Kova\u00e7ica do t\u00eb b\u00ebhej tmerr p\u00ebr pushtuesit dhe p\u00ebr tradhtar\u00ebt e atdheut. Shala e Bajgor\u00ebs do t\u00eb b\u00ebhet \u00e7erdhe e shqiponj\u00ebs s\u00eb liris\u00eb. Ai do t\u00eb shquhet n\u00eb log t\u00eb luft\u00ebs e n\u00eb kuvend t\u00eb fjal\u00ebs. Ai nuk do t\u00eb n\u00ebnshtrohej kurr\u00eb as p\u00ebrpara formacioneve ushtarake serbo-\u00e7etniko-partizane (t\u00eb armatosura deri n\u00eb dh\u00ebmb\u00eb), e as kund\u00ebr spiun\u00ebve t\u00eb OZNA-s fam\u00ebkeqe (pararend\u00ebse e UDB-\u00ebs titiste) dhe zagar\u00ebve t\u00eb mareshalit gjakpir\u00ebs &#8211; Jospi Broz Titos.<\/p>\n<p>N\u00eb dimrin e madh e t\u00eb vetmis\u00eb s\u00eb madhe, n\u00eb vitin 1947, Ukshin Kova\u00e7ica me nj\u00eb grusht shqiptar\u00ebsh, si n\u00ebp\u00ebr mitet dhe legjendat, p\u00ebr 9 dit\u00eb e 9 net\u00eb rrjesht, do ta kthenin kull\u00ebn kreshnike n\u00eb nj\u00eb k\u00ebshtjell\u00eb t\u00eb pamposhtur q\u00ebndrese e atdhetarizmi. Pas k\u00ebsaj lufte, pala armike do t\u00eb barte pa ndalur me lese e me saja, kufomat e k\u00ebrrmave q\u00eb iu kishin sulur kull\u00ebs si gjarp\u00ebrinj t\u00eb cilit po p\u00ebrdredhnin trupin e tyre t\u00eb zi si nata.<\/p>\n<p>N\u00eb malet e Vesekofcit, te K\u00ebrshat e Sokolit, n\u00eb fshatrat e Shal\u00ebs, n\u00eb malet e Kirillov\u00ebs apo edhe tek K\u00ebrshi n\u00eb Vllahi, levend\u00ebt e liris\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, shkruan nj\u00eb epope t\u00eb re.<\/p>\n<p>Ukshin Kova\u00e7ica e Ahmet Selaci, t\u00eb dy nipat e Isa Boletinit &#8211; Isuf dhe Faik Boletini, bashk\u00ebluft\u00ebrari i pandar\u00eb i Ukshinit &#8211; Smajl Sfar\u00e7a, si dhe i biri i Ukshin Kova\u00e7ic\u00ebs &#8211; Hashimi, ashtu sikurse Bajo e \u00c7er\u00e7iz Topulli, Zeman Mashkullori e Idriz Guri n\u00eb epopen\u00eb e lavdishme dhe heroike t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Mashkullores kund\u00ebr pushtuesve turq; ashtu sikurse \u00c7er\u00e7iz Topulli e Mustafa Qulli n\u00eb luft\u00ebn e tyre titanike n\u00eb Fush\u00eb t\u00eb Shtojit kund\u00ebr shovenist\u00ebve serbo-malazez\u00eb, do t\u00eb shkruanin me heroizmin e tyre p\u00ebr jet\u00eb a vdekje nj\u00eb faqe t\u00eb re trim\u00ebrie, krenarie dhe lavdie, duke mbrojtur trojet st\u00ebrgjyshore nga hordhit\u00eb pushtuese \u00e7etniko-partizane.<\/p>\n<p>Nuh\u00eb Kova\u00e7ica &#8211; babai i Ukshinit, Shahin Kova\u00e7ica &#8211; xhaxhai i tij, Xhem\u00eb, Rahim e Abdyl Kova\u00e7ica &#8211; v\u00ebllez\u00ebrit tij, Hashim Kova\u00e7ica &#8211; biri i tij, Bajram Kova\u00e7ica (djali i xhaxhait t\u00eb tij), jan\u00eb emra t\u00eb shkruar n\u00eb mermerin m\u00eb monumental t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb m\u00ebm\u00ebdheut.<br \/>\nUkshin Kova\u00e7ica \u00ebsht\u00eb vet\u00eb Vilhelm Teli i Termopileve shqiptare, sepse me nj\u00eb plumb vrau dy vet\u00eb: komandant Vojo Jankoviqin dhe Tush tradhtarin, m\u00eb 19 shkurt 1947.<\/p>\n<p>R\u00ebnia heroike e Ukshin Kova\u00e7ic\u00ebs dhe e t\u00eb birit Hashimit, ma kujton Epopen\u00eb e Orman \u00c7iflikut, t\u00eb cil\u00ebs populli i k\u00ebndoi sa me dhembje po aq edhe me dashuri e krenari:<\/p>\n<blockquote><p><em>D\u00ebshmor i ati, theror i biri,<br \/>\nK\u00ebshtu vdes vet\u00ebm iliri!<\/em><\/p><\/blockquote>\n<p>Nuk ka dyshim se skena e r\u00ebnies heroike t\u00eb Ukshin dhe Hashim Kova\u00e7ic\u00ebs, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej atyre skenave epike p\u00ebr t\u00eb cilat Bajroni do t\u00eb shkruante: N\u00eb k\u00ebng\u00eb e n\u00eb vajtim, u drodh\u00ebn fustanellat!<\/p>\n<p>Por gjithsesi, p\u00ebr nj\u00eb r\u00ebnie si kjo, p\u00ebr nj\u00eb martirizim si ky, p\u00ebr nj\u00eb therrorizim si ky, p\u00ebr nj\u00eb flijim si ky, poeti lirik sa dhe atdhetar Lasgush Poradeci, do t\u00eb shkruante me krenari: \u201cVani Cico Kosturit iu vra djali n\u00eb Orman \u00c7iflik t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, dhe ai vajti e mori djalin vet\u00eb. Gjylja i kishte hapur kok\u00ebn djalit dhe i qen\u00eb derdhur trut\u00eb. Me duart e veta Vani Cico Kosturi ja mblodhi trut\u00eb djalit. Nuk qau, po i tha: Ta kam zili, o bir, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vdekje t\u00eb bukur q\u00eb b\u00ebre, se ti vdiqe p\u00ebr atdhe. Ky qe Vani Cico Kosturi. Ka patur burra Kor\u00e7a!\u201d<\/p>\n<p><strong>2<\/strong>.<br \/>\nTakimi me Bacin Ram\u00eb gjithmon\u00eb ishte nj\u00eb p\u00ebrjetim sa i rrall\u00eb po aq edhe i ve\u00e7ant\u00eb. Ta takoje at\u00eb ishte nj\u00ebsoj sikur t\u00eb takoje deg\u00ebt e atij trungu q\u00eb q\u00ebndroi si nj\u00eb rrap shekullor me rr\u00ebnj\u00ebt e tij t\u00eb lashta thell\u00eb n\u00eb tok\u00ebn m\u00ebm\u00eb. Toka bujare e gjakut mbolli far\u00ebn e plumbave, kurse sofra e shtruar me bujari rriti brezat t\u00eb ri. Baci Ram\u00eb me p\u00ebll\u00ebmb\u00ebt e duarve t\u00eb tij, me krah\u00ebt e tij, ngriti nj\u00eb \u00e7erdhe t\u00eb re shqiponjash. Me q\u00ebndrimin e tij burr\u00ebror, me pun\u00ebn e tij dhe me fjal\u00ebn e tij t\u00eb urt\u00eb e p\u00ebrplot pesh\u00eb, ai trasoi s\u00ebrish rrug\u00eb e hapi shtigje.<\/p>\n<p>Ai eci gjurm\u00ebve t\u00eb pararend\u00ebsve t\u00eb tij dhe thell\u00eb n\u00eb zem\u00ebr mbajti po at\u00eb dashuri q\u00eb kishin edhe t\u00eb par\u00ebt e tij trima e t\u00eb men\u00e7ur. Bijt\u00eb dhe bijat e tij, ai i rriti dhe edukoi n\u00eb frym\u00ebn e atdhedashuris\u00eb, me dashurin\u00eb ndaj kombit, me p\u00ebrkushtimin ndaj pun\u00ebs si dhe me etjen p\u00ebr dijen. Ai u b\u00eb k\u00ebshtu nj\u00eb shemb\u00eblltyr\u00eb e lart\u00eb bujarie e fisnik\u00ebrie, jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb af\u00ebrmit e tij, por edhe p\u00ebr shok\u00ebt dhe miqt\u00eb e shumt\u00eb. Krah\u00ebt e tij ishin si krah\u00ebt e Anteut t\u00eb mitologjis\u00eb antike, sepse edhe Baci Ram\u00eb, i rritur e i kalitur n\u00eb stuhi e n\u00eb ndeshtrasha, merrte forc\u00eb nga toka m\u00ebm\u00eb, merrte vrull nga dashuria dhe respekti q\u00eb populli gjithmon\u00eb tregoi p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Po ato tipare fisnike dhe po ato virtyte bujarie, si fjala vjen \u00e7ilt\u00ebrsia e ndjenj\u00ebs dhe p\u00ebrmasa me mosh\u00eb biblike e bes\u00ebs, bardh\u00ebsia e fjal\u00ebs s\u00eb folur dhe e sofr\u00ebs s\u00eb shtruar, shpalosen aq bukur dhe me nj\u00eb krenari t\u00eb ligjshme edhe tek t\u00eb tre bijt\u00eb: Selatini, Tasimi dhe Emini, por edhe tek brezi i ri, tek nipat e tij &#8211; Ideali dhe Arditi, t\u00eb pajisur me zgjuar\u00ebsi e gjithmon\u00eb me nj\u00eb etje t\u00eb pashuar p\u00ebr dije dhe p\u00ebr dituri.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi pra, pse prirja e breznive or\u00ebmira mish\u00ebrohet aq bukur p\u00ebr diturin\u00eb-filosofin\u00eb tek Selatini, kurse p\u00ebr ushtrin\u00eb si tek Tasimi ashtu edhe tek Emini. Nj\u00eb prirje sa e bekuar po aq edhe e theksuar komb\u00ebtare, prirje p\u00ebr pen\u00ebn dhe p\u00ebr pushk\u00ebn, prirje p\u00ebr drit\u00ebn e dituris\u00eb dhe p\u00ebr formacionet e ushtris\u00eb; sepse dija e ndri\u00e7on rrug\u00ebn e nj\u00eb kombi, sepse ushtria (ashtu sikurse diplomacia) \u00ebsht\u00eb rrufeprit\u00ebsi i nj\u00eb kombi, kurse dashuria p\u00ebr atdheun \u00ebsht\u00eb ushtria m\u00eb e fort\u00eb e tij\u2026<\/p>\n<p>Ukshin Kova\u00e7ica, ashtu sikurse edhe Bislim Bajgora, erdhi shpesh n\u00eb od\u00ebn e gjyshit &#8211; Xhem\u00eb Zhazh\u00ebs, i cili do t\u00eb pushkatohej nga ushtria pushtuese jugosllave, vet\u00ebm dy dit\u00eb pas vrasjes s\u00eb Ukshinit, m\u00eb 21 shkurt 1947.<\/p>\n<p>Ata u b\u00ebn\u00eb shok\u00eb arm\u00ebsh e idealesh. Emrat e tyre hyn\u00eb thell\u00eb n\u00eb zemrat tona, duke na frym\u00ebzuar e ndri\u00e7uar rrug\u00ebn ton\u00eb, si me shemb\u00eblltyr\u00ebn e tyre ashtu edhe me gjakun e tyre, sepse u b\u00ebn\u00eb drit\u00eb lirie dhe p\u00ebrjet\u00ebsie: pushka i priu pen\u00ebs duke e \u00e7elur rrug\u00ebn ton\u00eb.<br \/>\nEdhe Baci Ram\u00eb, erdhi dhe foli kur t\u00eb tjer\u00ebt as guxonin t\u00eb vinin e as guxonin t\u00eb flisnin! Ai jo vet\u00ebm q\u00eb erdhi, jo vet\u00ebm q\u00eb na shtriu dor\u00ebn e tij v\u00ebllaz\u00ebrore, por na u b\u00eb gjithmon\u00eb krah, madje familjarisht.<\/p>\n<p>Fjala e tij dhe krah\u00ebt e tij, ish\u00ebn dhe mbet\u00ebn p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne nj\u00eb nder i ve\u00e7ant\u00eb, q\u00eb nuk harrohet kurr\u00eb: sot e mot.<br \/>\nAi kishte p\u00ebrse t\u00eb krenohej, por nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb shfaqte sa her\u00eb q\u00eb biseda b\u00ebhej p\u00ebr luft\u00ebrat heroike dhe p\u00ebr kreshnik\u00ebt e liris\u00eb. Nuk do mend se biseda p\u00ebr Ukshin Kova\u00e7ic\u00ebn zinte vendin kryesor, madje t\u00eb b\u00ebhej sikur e prekte ate m\u00eb dor\u00eb, sikur e shihte me sy, sikur e kishte aty fare pran\u00eb, si nga dashuria po aq edhe nga krenaria e ligjshme q\u00eb kishte p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Sa her\u00eb q\u00eb koha shpalos kujtime p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sof\u00ebr bujare e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vat\u00ebr atdhetare, Baci Ram\u00eb do t\u00eb mbetet p\u00ebrher\u00eb i till\u00eb: i dashur e i projsh\u00ebm n\u00eb bised\u00eb, i af\u00ebrt e gjithmon\u00eb burr\u00ebror. Madje, edhe pse n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb shtyr\u00eb, ai sikurse mal\u00ebsor\u00ebt e mo\u00e7\u00ebm, gjthmon\u00eb ngritej dhe na p\u00ebrcillte deri jasht\u00eb &#8211; posht\u00eb tek shkall\u00ebt q\u00eb \u00e7onin n\u00eb oborrin e sht\u00ebpis\u00eb, me fjal\u00eb q\u00eb uronin t\u00eb takoheshim e t\u00eb vinim prap\u00eb, fjal\u00eb q\u00eb uronin mir\u00ebsi e mbar\u00ebsi.<\/p>\n<p>Zemra e tij e madhe rrahu fort p\u00ebr njer\u00ebzit e k\u00ebsaj toke, t\u00eb cil\u00ebn e deshti shum\u00eb, madje aq shum\u00eb sa p\u00ebr breznit\u00eb or\u00ebmira u b\u00eb nj\u00eb shemb\u00eblltyr\u00eb e lart\u00eb dhe e paharruar fisnik\u00ebrie e bujarie. Fytyra e tij e dashur dhe gjithmon\u00eb buzagaz (me tipare dhe virtyte dalluese t\u00eb njeriut i cili ka q\u00ebndruar gjithmon\u00eb vertikalisht) do t\u00eb mbetet e paharruar, ve\u00e7mas \u00e7astet kur mbaronim gotat e \u00e7ajit dhe prisnim t\u00eb mbusheshin prap\u00eb e t\u00eb vazhdonim bised\u00ebn p\u00ebr levend\u00ebt e liris\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb v\u00ebshtrimi i tij tretej n\u00ebp\u00ebr koh\u00eb, madje tretej aq shum\u00eb sa pa dyshim se shpaloste n\u00eb memorien e tij p\u00ebr lakmi gjith\u00eb ato trim\u00ebri, gjith\u00eb ato faqe bese e q\u00ebndrese p\u00ebr liri dhe drit\u00eb.<br \/>\nKy v\u00ebshtrim kthehej dal\u00ebngadal\u00eb e merrte nj\u00eb shk\u00eblqim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb dritat e syve, sa her\u00eb q\u00eb sigurohej se Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs do t\u00eb na p\u00ebrkrahin &#8211; ashtu si\u00e7 na kishin p\u00ebrkrahur n\u00eb nj\u00ebqind vitet e shkuara, edhe n\u00eb nj\u00ebqind vitet e ardhshme; sa her\u00eb q\u00eb thoshte: Ali, na fol di\u00e7ka p\u00ebr Ukshinin, p\u00ebr luftat!&#8230;<\/p>\n<p>Sipas kujtimeve t\u00eb shpalosura nga i biri Selatini, n\u00eb p\u00ebrballje me shovenistin serb Vu\u00e7urin, n\u00eb Trep\u00e7\u00eb &#8211; aty ku punonte, Baci Ram\u00eb nuk u dha, nuk u p\u00ebrkul, nuk u thye. Ishte Vu\u00e7uri ai i cili e uli kok\u00ebn, bashk\u00eb me puthador\u00ebt e tij, me t\u00eb cil\u00ebt nj\u00eb dit\u00eb do ta thyenin qaf\u00ebn. Ram\u00eb Shahin Ymeri q\u00ebndroi ashtu si\u00e7 q\u00ebndruan edhe t\u00eb par\u00ebt e tij. Me fjal\u00ebn e tij t\u00eb men\u00e7ur ai shfaqi trim\u00ebrin\u00eb dhe krenarin\u00eb e tij si pinjoll i denj\u00eb i nj\u00eb familjeje nd\u00ebr m\u00eb emblematiket n\u00eb atdhetarin\u00eb shqiptare. Ishte koha ajo e cila e p\u00ebrligji fjal\u00ebn e tij sepse breznit\u00eb or\u00ebmira ngadh\u00ebnjyen mbi breznit\u00eb or\u00ebliga.<\/p>\n<p>Ram\u00eb Shahin Ymeri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull tipik i nj\u00eb mal\u00ebsori trim e t\u00eb men\u00e7ur, i cili me intuit\u00ebn e tij t\u00eb rrall\u00eb pa shum\u00eb m\u00eb larg sesa q\u00eb shihnin sahanl\u00ebpir\u00ebsit e regjimit kriminal titist t\u00eb Bastiljeve t\u00eb Beogradit.<br \/>\nAi e ndjeu thell\u00eb qenies s\u00eb tij prej pinjolli t\u00eb denj\u00eb t\u00eb nj\u00eb dere t\u00eb madhe atdhetare, se gjaku i derdhur lum\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e m\u00ebm\u00ebdheut nuk mund t\u00eb vete kot, dhe se ora e liris\u00eb do t\u00eb vinte her\u00ebt a von\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb rrug\u00ebn e tij t\u00eb jet\u00ebs e t\u00eb q\u00ebndres\u00ebs, ai ndoqi rrug\u00ebn e rrjedh\u00ebs s\u00eb gjakut t\u00eb derdhur rr\u00ebke p\u00ebr atdhe. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb t\u00eb madhe sa dhe t\u00eb ndritur, ai nuk e bjerri shpres\u00ebn kurr\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb ai ndoqi shtegun e drit\u00ebs dhe pa shum\u00eb kthjell\u00ebt horizontet e liris\u00eb s\u00eb shum\u00ebpritur.<\/p>\n<p>I qoft\u00eb i leht\u00eb dheu i Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn e deshti aq shum\u00eb dhe t\u00eb cil\u00ebn e pa ashtu si\u00e7 kishte d\u00ebshir\u00eb: t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb pavarur.<br \/>\nQoft\u00eb i paharruar n\u00eb jet\u00eb t\u00eb jet\u00ebve, kujtimi dhe nderimi p\u00ebr njeriun e mir\u00eb!<br \/>\nPik\u00ebrisht ashtu si\u00e7 tha Viktor Hygo, se: n\u00eb kujtimet tona vdekja gjen lindjen!<\/p>\n<p>Qoft\u00eb e p\u00ebrjetshme shemb\u00eblltyra e tij, s\u00eb bashku me ndjenj\u00ebn m\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb respektit e t\u00eb mir\u00ebnjohjes pa kufi!<br \/>\nT\u2019i pa\u00e7im t\u00eb gjitha hua, sot e mot, i dashur dhe i paharruari:<\/p>\n<p>BACI RAM\u00cb!<br \/>\nPa dyshim, nj\u00eb nga njer\u00ebzit e rrall\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilin toka do t\u00eb ket\u00eb gjithmon\u00eb nevoj\u00eb, madje shpesh &#8211; m\u00eb shum\u00eb sesa edhe vet\u00eb qielli:<br \/>\nRAM\u00cb SHAHIN YMERI.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ukshin Nuh\u00eb Kova\u00e7ica dhe Ram\u00eb Shahin Ymeri Prelud: N\u2019Shqypni, ku m\u2019flen shpirti, nuk jam kan\u00eb kurr\u00eb, po kam me lufue e do t\u2019luftoj kundra shkijeve derisa Kosov\u00ebn ta shoh\u00eb Shqypni. (Ukshin Kova\u00e7ica) Vu\u00e7uri: Ram\u00e7e! Po thojn\u00eb, se ti je nipi i Ukshin Kova\u00e7ic\u00ebs?! Baci Ram\u00eb: Jo, jo! T\u2019paskan kallxue keq! Jo nipi, po djali i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":20003,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-20002","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>RAM\u00cb SHAHIN YMERI - NJ\u00cb SHEMB\u00cbLLTYR\u00cb E LART\u00cb DHE E PAHARRUAR FISNIK\u00cbRIE E BUJARIE - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rame-shahin-ymeri-nje-shembelltyre-e-larte-dhe-e-paharruar-fisnikerie-e-bujarie\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"RAM\u00cb SHAHIN YMERI - NJ\u00cb SHEMB\u00cbLLTYR\u00cb E LART\u00cb DHE E PAHARRUAR FISNIK\u00cbRIE E BUJARIE - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ukshin Nuh\u00eb Kova\u00e7ica dhe Ram\u00eb Shahin Ymeri Prelud: N\u2019Shqypni, ku m\u2019flen shpirti, nuk jam kan\u00eb kurr\u00eb, po kam me lufue e do t\u2019luftoj kundra shkijeve derisa Kosov\u00ebn ta shoh\u00eb Shqypni. (Ukshin Kova\u00e7ica) Vu\u00e7uri: Ram\u00e7e! Po thojn\u00eb, se ti je nipi i Ukshin Kova\u00e7ic\u00ebs?! Baci Ram\u00eb: Jo, jo! T\u2019paskan kallxue keq! Jo nipi, po djali i [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rame-shahin-ymeri-nje-shembelltyre-e-larte-dhe-e-paharruar-fisnikerie-e-bujarie\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-11-06T17:23:33+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/ukshin_kovacica_rame_ymeri.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"550\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"345\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rame-shahin-ymeri-nje-shembelltyre-e-larte-dhe-e-paharruar-fisnikerie-e-bujarie\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rame-shahin-ymeri-nje-shembelltyre-e-larte-dhe-e-paharruar-fisnikerie-e-bujarie\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"RAM\u00cb SHAHIN YMERI &#8211; NJ\u00cb SHEMB\u00cbLLTYR\u00cb E LART\u00cb DHE E PAHARRUAR FISNIK\u00cbRIE E BUJARIE\",\"datePublished\":\"2017-11-06T17:23:33+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rame-shahin-ymeri-nje-shembelltyre-e-larte-dhe-e-paharruar-fisnikerie-e-bujarie\\\/\"},\"wordCount\":2938,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rame-shahin-ymeri-nje-shembelltyre-e-larte-dhe-e-paharruar-fisnikerie-e-bujarie\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/11\\\/ukshin_kovacica_rame_ymeri.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rame-shahin-ymeri-nje-shembelltyre-e-larte-dhe-e-paharruar-fisnikerie-e-bujarie\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rame-shahin-ymeri-nje-shembelltyre-e-larte-dhe-e-paharruar-fisnikerie-e-bujarie\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rame-shahin-ymeri-nje-shembelltyre-e-larte-dhe-e-paharruar-fisnikerie-e-bujarie\\\/\",\"name\":\"RAM\u00cb SHAHIN YMERI - NJ\u00cb SHEMB\u00cbLLTYR\u00cb E LART\u00cb DHE E PAHARRUAR FISNIK\u00cbRIE E BUJARIE - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rame-shahin-ymeri-nje-shembelltyre-e-larte-dhe-e-paharruar-fisnikerie-e-bujarie\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rame-shahin-ymeri-nje-shembelltyre-e-larte-dhe-e-paharruar-fisnikerie-e-bujarie\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/11\\\/ukshin_kovacica_rame_ymeri.jpg\",\"datePublished\":\"2017-11-06T17:23:33+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rame-shahin-ymeri-nje-shembelltyre-e-larte-dhe-e-paharruar-fisnikerie-e-bujarie\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rame-shahin-ymeri-nje-shembelltyre-e-larte-dhe-e-paharruar-fisnikerie-e-bujarie\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rame-shahin-ymeri-nje-shembelltyre-e-larte-dhe-e-paharruar-fisnikerie-e-bujarie\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/11\\\/ukshin_kovacica_rame_ymeri.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/11\\\/ukshin_kovacica_rame_ymeri.jpg\",\"width\":550,\"height\":345},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rame-shahin-ymeri-nje-shembelltyre-e-larte-dhe-e-paharruar-fisnikerie-e-bujarie\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"RAM\u00cb SHAHIN YMERI &#8211; NJ\u00cb SHEMB\u00cbLLTYR\u00cb E LART\u00cb DHE E PAHARRUAR FISNIK\u00cbRIE E BUJARIE\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"RAM\u00cb SHAHIN YMERI - NJ\u00cb SHEMB\u00cbLLTYR\u00cb E LART\u00cb DHE E PAHARRUAR FISNIK\u00cbRIE E BUJARIE - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rame-shahin-ymeri-nje-shembelltyre-e-larte-dhe-e-paharruar-fisnikerie-e-bujarie\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"RAM\u00cb SHAHIN YMERI - NJ\u00cb SHEMB\u00cbLLTYR\u00cb E LART\u00cb DHE E PAHARRUAR FISNIK\u00cbRIE E BUJARIE - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Ukshin Nuh\u00eb Kova\u00e7ica dhe Ram\u00eb Shahin Ymeri Prelud: N\u2019Shqypni, ku m\u2019flen shpirti, nuk jam kan\u00eb kurr\u00eb, po kam me lufue e do t\u2019luftoj kundra shkijeve derisa Kosov\u00ebn ta shoh\u00eb Shqypni. (Ukshin Kova\u00e7ica) Vu\u00e7uri: Ram\u00e7e! Po thojn\u00eb, se ti je nipi i Ukshin Kova\u00e7ic\u00ebs?! Baci Ram\u00eb: Jo, jo! T\u2019paskan kallxue keq! Jo nipi, po djali i [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rame-shahin-ymeri-nje-shembelltyre-e-larte-dhe-e-paharruar-fisnikerie-e-bujarie\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2017-11-06T17:23:33+00:00","og_image":[{"width":550,"height":345,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/ukshin_kovacica_rame_ymeri.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rame-shahin-ymeri-nje-shembelltyre-e-larte-dhe-e-paharruar-fisnikerie-e-bujarie\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rame-shahin-ymeri-nje-shembelltyre-e-larte-dhe-e-paharruar-fisnikerie-e-bujarie\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"RAM\u00cb SHAHIN YMERI &#8211; NJ\u00cb SHEMB\u00cbLLTYR\u00cb E LART\u00cb DHE E PAHARRUAR FISNIK\u00cbRIE E BUJARIE","datePublished":"2017-11-06T17:23:33+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rame-shahin-ymeri-nje-shembelltyre-e-larte-dhe-e-paharruar-fisnikerie-e-bujarie\/"},"wordCount":2938,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rame-shahin-ymeri-nje-shembelltyre-e-larte-dhe-e-paharruar-fisnikerie-e-bujarie\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/ukshin_kovacica_rame_ymeri.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rame-shahin-ymeri-nje-shembelltyre-e-larte-dhe-e-paharruar-fisnikerie-e-bujarie\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rame-shahin-ymeri-nje-shembelltyre-e-larte-dhe-e-paharruar-fisnikerie-e-bujarie\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rame-shahin-ymeri-nje-shembelltyre-e-larte-dhe-e-paharruar-fisnikerie-e-bujarie\/","name":"RAM\u00cb SHAHIN YMERI - NJ\u00cb SHEMB\u00cbLLTYR\u00cb E LART\u00cb DHE E PAHARRUAR FISNIK\u00cbRIE E BUJARIE - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rame-shahin-ymeri-nje-shembelltyre-e-larte-dhe-e-paharruar-fisnikerie-e-bujarie\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rame-shahin-ymeri-nje-shembelltyre-e-larte-dhe-e-paharruar-fisnikerie-e-bujarie\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/ukshin_kovacica_rame_ymeri.jpg","datePublished":"2017-11-06T17:23:33+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rame-shahin-ymeri-nje-shembelltyre-e-larte-dhe-e-paharruar-fisnikerie-e-bujarie\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rame-shahin-ymeri-nje-shembelltyre-e-larte-dhe-e-paharruar-fisnikerie-e-bujarie\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rame-shahin-ymeri-nje-shembelltyre-e-larte-dhe-e-paharruar-fisnikerie-e-bujarie\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/ukshin_kovacica_rame_ymeri.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/ukshin_kovacica_rame_ymeri.jpg","width":550,"height":345},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rame-shahin-ymeri-nje-shembelltyre-e-larte-dhe-e-paharruar-fisnikerie-e-bujarie\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"RAM\u00cb SHAHIN YMERI &#8211; NJ\u00cb SHEMB\u00cbLLTYR\u00cb E LART\u00cb DHE E PAHARRUAR FISNIK\u00cbRIE E BUJARIE"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20002","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20002"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20002\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20003"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20002"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20002"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20002"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}