{"id":20377,"date":"2017-11-14T17:26:10","date_gmt":"2017-11-14T17:26:10","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=20377"},"modified":"2017-11-15T22:48:11","modified_gmt":"2017-11-15T22:48:11","slug":"sara-blloshmi-kurtizane-apo-agjente-e-mbretit-zog","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sara-blloshmi-kurtizane-apo-agjente-e-mbretit-zog\/","title":{"rendered":"Sara Blloshmi &#8211; kurtizane apo agjente e Mbretit Zog?"},"content":{"rendered":"<p><strong><em><em>Sara Blloshmi me t\u00eb bij\u00ebn Vera Blloshmi, kur jetonin n\u00eb Shqip\u00ebri<\/em><\/em><\/strong><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/www.panorama.com.al\/sara-blloshmi-kurtizane-apo-agjente-e-mbretit-zog\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><em>Panorama.com.al<\/em><\/a><\/p>\n<p><strong>Mbesa e Ismail Qemalit, femra q\u00eb sillte v\u00ebrdall\u00eb sallonet e viteve \u201840<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr kush\u00ebririn e saj, Darling Vlora, Sara Blloshmi ishte vet\u00ebm nj\u00eb aristrokate shum\u00eb e bukur dhe inteligjente, q\u00eb u sulmua nga regjimi komunist si \u201cagjente\u201d e sh\u00ebrbimeve t\u00eb huaja. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb flitet se ajo ka qen\u00eb nj\u00eb lloj kurtizaneje, q\u00eb p\u00ebrmendet si ish-e dashura e Mbretit Zog apo e Mit\u2019hat Frash\u00ebrit. P\u00ebr t\u00eb madje jan\u00eb shkruar edhe romane me tirazhe t\u00eb m\u00ebdha gjat\u00eb diktatur\u00ebs. Prejardhja nga nj\u00eb der\u00eb e madhe dhe martesat, fillimisht me nj\u00eb ushtarak shqiptar e m\u00eb pas me nj\u00eb anglez, e b\u00ebjn\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb mistershme figur\u00ebn e saj<\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><strong><em>Lejla Shala dhe Sara Blloshmi<\/em><\/strong><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" title=\"Lejla Shala dhe Sara Blloshmi\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/lejla-shala-sara-blloshmi.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" align=\"right\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> N\u00eb ballot, darkat mondane t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Zogut, Sara Blloshmi ka qen\u00eb m\u00eb e spikatura. P\u00ebrtej hireve t\u00eb nj\u00eb femre josh\u00ebse e t\u00eb bukur, thuhet se ka qen\u00eb k\u00ebrcimtare shum\u00eb e mir\u00eb. M\u00eb shum\u00eb se kujtdo tjet\u00ebr, af\u00ebrmendsh, k\u00ebto cil\u00ebsi t\u00eb sajat u binin n\u00eb sy meshkujve. T\u00eb gjith\u00ebve! Kushdo fliste p\u00ebr Sar\u00ebn, vet\u00ebm se, ato q\u00eb dilnin nga goj\u00ebt e l\u00ebng\u00ebzuara, her\u00eb ishin p\u00ebr mir\u00eb e her\u00eb p\u00ebr keq. Rr\u00ebfimet goj\u00eb pas goje thon\u00eb se t\u00eb k\u00ebqijat, ato q\u00eb e b\u00ebn\u00eb Sara Blloshmin t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn (!) \u201cagjente\u201d t\u00eb t\u00eb gjitha sh\u00ebrbimeve sekrete t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Zogut, e b\u00ebn\u00eb at\u00eb q\u00eb me sinjalet e para t\u00eb ardhjes s\u00eb regjimit komunist n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb largohej. P\u00ebr mbes\u00ebn e Ismail Qemalit (vajza e vajz\u00ebs s\u00eb tij) nuk ka shum\u00eb t\u00eb dh\u00ebna. Ata q\u00eb ia kan\u00eb njohur \u201cfam\u00ebn\u201d tashm\u00eb jan\u00eb t\u00eb pakt\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrlyer, mbase nga kujtimet e \u00ebndrrave me shk\u00ebndija q\u00eb dikur kan\u00eb thurur p\u00ebr t\u00eb. N\u00ebn z\u00eb, pohojn\u00eb se Sara Blloshmi ka qen\u00eb e p\u00ebrdorura e Zogut jo vet\u00ebm p\u00ebr sh\u00ebrbime sekrete, por edhe p\u00ebr k\u00ebnaq\u00ebsi fizike. Ka qen\u00eb e dashura e tij.<\/p>\n<p>Prej librit \u201cAgjenti 333\u201d i Dhimit\u00ebr Karagunit, botuar nga sht\u00ebpia botuese \u201cNaim Frash\u00ebri\u201d m\u00eb 1970-n, lexojm\u00eb se Mit\u2019hat Frash\u00ebri ka qen\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr \u201cl\u00ebvdonj\u00ebs i heshtur i hireve t\u00eb saj\u201d. Por vargu nuk mbaron me kaq\u2026 gjithnj\u00eb referuar librit dhe thashethemnajave q\u00eb ende sot, kur n\u00eb tavolina bie fjala p\u00ebr t\u00eb, ziejn\u00eb, sa e sa qeveritar\u00eb t\u00eb koh\u00ebs jan\u00eb p\u00ebrkundur n\u00ebn ojnat e Blloshmit. P\u00ebr shkak se libri nuk gjendet m\u00eb n\u00eb treg p\u00ebrve\u00e7se n\u00eb tezgat e librave t\u00eb vjet\u00ebr, ju kemi shk\u00ebputur disa cop\u00ebza prej tij. Bashk\u00ebngjitur \u00ebsht\u00eb intervista e kush\u00ebririt t\u00eb saj, Darling Ismail Vlor\u00ebs. Me kaq mund t\u00eb krijoni iden\u00eb tuaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ikon\u00eb t\u00eb viteve \u201940, q\u00eb i shp\u00ebtoi regjimit fal\u00eb martes\u00ebs me ushtarakun anglez, Vandeleur Robinson, por nuk u shp\u00ebtoi, ende sot, gati 45 vite pas vdekjes s\u00eb saj, fjal\u00ebve q\u00eb i vishen nj\u00eb kurtizaneje. Se cili nga variantet \u00ebsht\u00eb i v\u00ebrteti, k\u00ebt\u00eb ne nuk e dim\u00eb. Dim\u00eb ama, q\u00eb cilido burr\u00eb, i t\u00eb gjitha varianteve t\u00eb historis\u00eb, do kishte dashur t\u00eb ishte n\u00eb vend t\u00eb Mbretit.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Darling Vlora\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/darling_vlora.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" align=\"center\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/><strong><em>Darling Vlora<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Darling, na njihni pak me Sar\u00ebn, kush ishte, nga vinte familja e saj?<\/strong><br \/>\nSara ka lindur n\u00eb Stamboll, n\u00eb vitin 1904. Ajo ishte f\u00ebmija i tret\u00eb i kolonelit Vehab bej Serdar, djal\u00eb i gjeneralit t\u00eb famsh\u00ebm Abdul Kerim Pasha dhe i Mevedet H. Vlor\u00ebs, vajz\u00ebs s\u00eb madhe t\u00eb Ismail Qemalit. Pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, pasi kishte kaluar f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb n\u00eb Stamboll, Sara u vendos bashk\u00eb me familjen n\u00eb Franc\u00eb e m\u00eb pas n\u00eb Shqip\u00ebri. Nga fotot q\u00eb kan\u00eb mbetur, nga tregimet familjare e kujtime t\u00eb ndryshme, Sara ka qen\u00eb nj\u00eb grua shum\u00eb e bukur dhe mjaft inteligjente.<\/p>\n<p>Sa her\u00eb diskutohet p\u00ebr Sar\u00ebn, un\u00eb imagjinoj nj\u00eb ikon\u00eb t\u00eb bukuris\u00eb dhe e krahasoj me ato femra q\u00eb, fal\u00eb inteligjenc\u00ebs dhe p\u00ebrgatitjes s\u00eb tyre, k\u00ebt\u00eb dhurat\u00eb t\u00eb natyr\u00ebs jo q\u00eb nuk e shp\u00ebrdoruan, por dit\u00ebn ta vler\u00ebsojn\u00eb. Sigurisht nj\u00eb fem\u00ebr e bukur dhe shum\u00eb e civilizuar, rritur n\u00eb ambientet e aristokracis\u00eb s\u00eb lart\u00eb t\u00eb Stambollit e Parisit, n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e fillimshekullit XX, nuk kishte si t\u00eb mos kthehej n\u00eb objekt adhurimi, por edhe diskutimi. Por Sara kishte nj\u00eb natyr\u00eb q\u00eb nuk u jepte aspak r\u00ebnd\u00ebsi diskutimeve t\u00eb kota.<\/p>\n<p><strong>M\u00eb t\u00eb vjetrit, ata q\u00eb e kan\u00eb njohur, tregojn\u00eb se ka qen\u00eb kurtizania e par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, nga ato q\u00eb k\u00ebnaqte ministra t\u00eb koh\u00ebs e gjeneral\u00eb\u2026 A dini ju histori konkrete dhe a u largua ajo nga Shqip\u00ebria p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar veten?<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb folur p\u00ebr jet\u00ebn e saj paksa liberale, n\u00eb mund ta quaj k\u00ebshtu, por un\u00eb pyes: kush ka qen\u00eb ai person n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb ka pasur ose arritur nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb lart\u00eb shoq\u00ebrore e t\u00eb mos jet\u00eb p\u00ebrfolur. Sara u martua e re me ushtarakun Selahedin Blloshmi, i cili kishte kryer Akademin\u00eb Ushtarake franceze t\u00eb Sent Sirit. Martesa u dha nj\u00eb vajz\u00eb, Ver\u00ebn (1923-1998), e cila m\u00eb von\u00eb do njihej p\u00ebr artin e bukur t\u00eb saj, piktur\u00ebn. P\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb Sara jetoi n\u00eb Bukuresht, ku Selahedin ishte ambasador i Shqip\u00ebris\u00eb, e m\u00eb pas u kthyen n\u00eb Tiran\u00eb. Sara, pas vdekjes s\u00eb Selahedin Blloshmit, u njoh me ushtarakun anglez Vandeleur Robinson, i cili ishte atashe shtypi n\u00eb Misionin britanik n\u00eb Shqip\u00ebri, me t\u00eb cilin u martua m\u00eb 1945-n (\u00abForthcoming Marriages \/ Major V.D.V.Robinson and Mme. Blloshmi\u00bb, \u00abThe Times\u00bb, Lond\u00ebr, 10 shtator 1945, f.7).<\/p>\n<p>Edhe k\u00ebtu goj\u00ebt e liga nuk mbet\u00ebn pa folur duke e konsideruar k\u00ebt\u00eb martes\u00eb p\u00ebr arsye interesi, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u2019u larguar nga Shqip\u00ebria. Nuk \u00ebsht\u00eb aspak e v\u00ebrtet\u00eb pasi Sara mund t\u00eb largohej kur t\u00eb donte gjat\u00eb luft\u00ebs, edhe pa qen\u00eb e martuar me Robinsonin. Ajo ishte e re, e bukur dhe e pasur. Asgj\u00eb nuk i mungonte dhe asgj\u00eb nuk e pengonte, p\u00ebrve\u00e7 d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb Shqip\u00ebri. Nga ana tjet\u00ebr, n\u00ebse kjo martes\u00eb do kishte qen\u00eb thjesht p\u00ebr q\u00ebllimin e largimit, Sara nuk do kishte jetuar me Robinsonin deri n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs e, aq m\u00eb tep\u00ebr, pas vdekjes s\u00eb Sar\u00ebs p\u00ebr Robinsonin vazhdoi t\u00eb kujdesej Vera.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Darling dhe Nermin Vlora\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/darling_nermin_vlora.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" border=\"0\" \/><strong><em>Darling Vlora me Nermin Vlor\u00ebn, kush\u00ebrir\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb Sara Blloshmit, p\u00ebrpara portretit t\u00eb Ismail Qemalit, realizuar nga Vera Blloshmi<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Si jan\u00eb larguar nga Shqip\u00ebria? Thuhet se edhe Vera, e bija, u martua me nj\u00eb tjet\u00ebr ushtarak anglez, fal\u00eb t\u00eb cilit mund t\u00eb largohej edhe ajo\u2026<\/strong><\/p>\n<p>Di q\u00eb n\u00eb shtator t\u00eb vitit 1945, nj\u00eb avion amerikan q\u00eb vinte nga Sofja, ndaloi n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar m\u00eb pas p\u00ebr Napoli. Midis pasagjer\u00ebve, p\u00ebrve\u00e7 Sar\u00ebs dhe Robinsonit, ishte edhe Vera. Se si arriti Sara t\u00eb siguronte nj\u00eb leje kalimi edhe p\u00ebr vajz\u00ebn, kjo nuk dihet. Gjithsesi, thuhet se Vera hipi n\u00eb avion p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrsh\u00ebndetur me n\u00ebn\u00ebn dhe, sapo u ndodh brenda, dyert u mbyll\u00ebn dhe piloti u urdh\u00ebrua t\u00eb nisej. N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb po atij viti, Sara u kthye p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Shqip\u00ebri, si shtetase angleze, dhe gjat\u00eb gjith\u00eb q\u00ebndrimit Sigurimi i Shtetit i ndiqte t\u00eb gjitha l\u00ebvizjet, duke raportuar rregullisht p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb, ku shkonte e me k\u00eb takohej. Sipas k\u00ebtyre raporteve, Sara dhe Vandeleur Robinson takoheshin me miq t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, \u201ct\u00eb gjith\u00eb bejler\u00eb dhe personalitete n\u00eb koh\u00ebn e Zogut\u2026 simpatizant\u00eb t\u00eb imperializmit anglez\u201d, t\u00eb cil\u00ebve \u201cu ipnin revista dhe gazeta politike t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Midis emrave t\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb disa raporte q\u00eb datojn\u00eb fundvitin 1945 dhe vitin 1946, ndeshim Qamil Vlor\u00ebn dhe djalin e tij Ismail Qemalin, Xhemal Frash\u00ebrin, Isuf Vrionin, Myqerem Janin\u00ebn, Sk\u00ebnder Konic\u00ebn, etj (\u00abMateriale agjenturalo-operativo mbi agjenten angleze Sara Blloshmi\u00bb \/ AMB Dosja 102). Edhe pas largimit t\u00eb Sar\u00ebs nga Shqip\u00ebria, Sigurimi vazhdoi t\u00eb kontrollonte korrespondenc\u00ebn e saj me Shqip\u00ebrin\u00eb, me n\u00ebn\u00ebn dhe motr\u00ebn q\u00eb vazhduan t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Fillimisht Sara me Robinsonin u vendos\u00ebn n\u00eb Rom\u00eb e m\u00eb pas n\u00eb Lond\u00ebr. Vera, pasi u martua me nj\u00eb ushtarak anglez, James Avery Mellet, fillimisht q\u00ebndroi n\u00eb Rom\u00eb e m\u00eb pas shkoi edhe ajo n\u00eb Lond\u00ebr pran\u00eb n\u00ebn\u00ebs. N\u00eb Arkivin e Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme, nd\u00ebr t\u00eb tjera, gjenden edhe disa foto dhe nj\u00eb let\u00ebr e Sar\u00ebs d\u00ebrguar n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj, e cila vazhdonte t\u00eb jetonte n\u00eb Tiran\u00eb, foto dhe letra q\u00eb nuk shkuan n\u00eb destinacion, por mbet\u00ebn n\u00eb duar t\u00eb Sigurimit.<\/p>\n<p><strong>Di q\u00eb historia e Sar\u00ebs, her\u00eb me pseudonim e her\u00eb jo, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb libra t\u00eb koh\u00ebs\u2026 \u00e7\u2019dini p\u00ebr to?<\/strong><\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se Sara ishte nj\u00eb personazh shum\u00eb i njohur i shtres\u00ebs s\u00eb lart\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare t\u00eb paraluft\u00ebs, duke qen\u00eb se ishte martuar me nj\u00eb ushtarak dhe diplomat t\u00eb njohur t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb shqiptare, duke qen\u00eb se m\u00eb pas u martua me nj\u00eb ushtarak t\u00eb misionit anglo-amerikan, e duke qen\u00eb se kishte frekuentuar ambientet e larta t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare t\u00eb asaj periudhe, ajo duhej edhe goditur, p\u00ebr t\u00eb goditur k\u00ebshtu nj\u00eb shtres\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb. Aty-k\u00ebtu personazhi i saj u p\u00ebrdor n\u00eb propagand\u00ebn q\u00eb filloi kund\u00ebr ish-shtres\u00ebs s\u00eb lart\u00eb shqiptare. Edhe pse jo n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb, personazhi i Sar\u00ebs zuri vende n\u00eb role t\u00eb ndryshme t\u00eb filmave.<\/p>\n<p>Po ashtu edhe n\u00eb librin e Dhimit\u00ebr Karagunit, \u00abAgjenti 333\u00bb (Tiran\u00eb 1970, 255 faqe, 14.000 kopje), personazhi i saj u vendos p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb romanit n\u00ebn emrin Sava. P\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb sa duhet dhe si duhet propagand\u00ebn e tyre, k\u00ebta libra shtypeshin n\u00eb tirazhe t\u00eb larta, q\u00eb sot do t\u2019i kishte zili \u00e7do shkrimtar. Fatkeq\u00ebsisht kritikat m\u00eb t\u00eb egra i b\u00ebhen s\u00eb bukur\u00ebs dhe s\u00eb mir\u00ebs, aty keqdash\u00ebsia ndien k\u00ebnaq\u00ebsi. Dhe Sara, me bukurin\u00eb dhe inteligjenc\u00ebn e saj, e t\u00ebrhoqi pas vetes k\u00ebt\u00eb keqdash\u00ebsi. Mua m\u00eb p\u00eblqen ta kujtoj pik\u00ebrisht t\u00eb till\u00eb, nj\u00eb ikon\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb femr\u00ebs aristokrate t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare gjat\u00eb dy dekadave t\u00eb paraluft\u00ebs e m\u00eb pas n\u00eb diaspor\u00eb.<\/p>\n<blockquote>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>Pjes\u00eb nga libri \u201cAgjenti 333\u201d <\/strong><br \/>\n<strong>Sara Blloshmi \u00ebsht\u00eb me pseudonimin Sava,<\/strong><br \/>\n<strong>Leci \u00ebsht\u00eb agjenti 333<\/strong><\/p>\n<p>Sava vazhdoi:<br \/>\n&#8211; Kam pasur rastin t\u00eb d\u00ebgjoj p\u00ebr ty, mor djal\u00eb kavalier dhe i k\u00ebnduar.<br \/>\n&#8211; Gjithashtu edhe un\u00eb. Ma ka folur Ibrahimi.<br \/>\nSava me nj\u00eb gjest plot shije dhe eleganc\u00eb, e drejtoi Lecin p\u00ebr nga trapeza e rezervuar.<br \/>\n&#8211; D\u00ebshironi, mik, ta kalojm\u00eb k\u00ebt\u00eb mbr\u00ebmje bashk\u00eb?<br \/>\nD\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pran\u00eb k\u00ebsaj gruaje u duk hapur n\u00eb syt\u00eb e Lecit.<br \/>\n&#8211; Oh! \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nder dhe nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr mua.<\/p>\n<p>Truri i Lecit n\u00eb \u00e7ast u fik. S\u2019i mbeti pik\u00eb fuqie. \u201cUn\u00eb t\u00eb b\u00ebhem kaq shpejt i zgjedhuri i Sav\u00ebs? Gruas q\u00eb lakmohet nga t\u00eb gjith\u00eb? Mbret\u00ebresh\u00ebs s\u00eb ballove? Strumbullarit q\u00eb i v\u00ebrtitet e gjith\u00eb paria e vendit? Asaj q\u00eb z\u00eb vendin e par\u00eb n\u00eb pallat, q\u00eb preferohet nga vet\u00eb Mbreti? Tr\u00ebndafilit t\u00eb Ambasad\u00ebs italiane dhe mikesh\u00ebs s\u00eb Jakomonit? Krenaris\u00eb s\u00eb Ambasad\u00ebs angleze? Simpatikes s\u00eb ambasadorit turk? Engj\u00ebllit t\u00eb Mit\u2019hat Frash\u00ebrit?\u201d<\/p>\n<p>Lecit i dukej sikur ishte n\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr.<br \/>\nT\u00eb ulur nj\u00ebri pran\u00eb tjetrit, ata t\u00eb tre p\u00ebrplasnin v\u00ebshtrimet dhe buz\u00ebqeshnin. Sava nuk ia hiqte syt\u00eb Lecit. Dukej sikur donte t\u00eb lexonte t\u00eb gjitha mendimet e tij. Me mendje t\u00eb kthjell\u00ebt dhe zhd\u00ebrvjellt\u00ebsi, ajo fiksonte t\u00eb gjitha l\u00ebvizjet, gjestet, v\u00ebshtrimet e Lecit. Mbi t\u00eb gjitha, i dukej nj\u00eb djal\u00eb me mendje t\u00eb mpreht\u00eb dhe finok.<br \/>\nTingujt e nj\u00eb melodie ritmike mbizot\u00ebruan sall\u00ebn. \u00c7iftet filluan t\u00eb dansojn\u00eb.<\/p>\n<p>Sava u gjall\u00ebrua.<br \/>\n\u2013 Mos doni t\u2019ju bie n\u00eb gjunj\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrcyer?<br \/>\nIbrahimi, duke u \u00e7uar pak nga vendi, foli:<br \/>\n&#8211; Madam, ia lash\u00eb radh\u00ebn mikut ton\u00eb.<br \/>\nLeci i turp\u00ebruar i vuri krahun dhe hyri n\u00eb valle. K\u00ebrcenin dhe n\u00eb t\u00eb rrall\u00eb shk\u00ebmbenin ndonj\u00eb fjal\u00eb.<br \/>\n&#8211; Nuk do ta harroj kurr\u00eb k\u00ebt\u00eb nat\u00eb, &#8211; i tha Leci.<br \/>\n&#8211; Nuk ka asgj\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme.<br \/>\nQ\u00eb nga ajo dit\u00eb, Leci u b\u00eb miku m\u00eb i af\u00ebrt i sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Sav\u00ebs.<\/p><\/blockquote>\n<p><strong>Vera Blloshmi: \u201cTim shoq e kam njohur n\u00eb Rom\u00eb\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Pjes\u00eb nga intervista q\u00eb piktorja Vera Blloshmi, e bija e Sar\u00ebs, ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Valbona Ismaili Luta n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj n\u00eb Lond\u00ebr m\u00eb 1996-\u00ebn.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Vera Blloshmi me gazetaren\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/vera_blloshmi_me_gazetaren.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" border=\"0\" \/><strong><em>Vera Blloshmi me gazetaren<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Kur u larguat nga Shqip\u00ebria?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebna ishte martuar n\u00eb Shqip\u00ebri me majorin Vendler Robinson. Ai ishte n\u00eb Misionin anglez n\u00eb Shqip\u00ebri, por pastaj Enver Hoxha nuk i deshi m\u00eb as amerikan\u00ebt, as anglez\u00ebt, as francez\u00ebt, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb huajt u detyruan t\u00eb largoheshin. N\u00ebna nuk donte t\u00eb largohej nga Shqip\u00ebria pa m\u00eb marr\u00eb edhe mua. Pushteti i at\u00ebhersh\u00ebm, duke m\u00eb llogaritur si produkt t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nuk jepte leje. Un\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebja art p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe t\u00eb mbetesha k\u00ebtu. M\u00eb kujtohet, nj\u00eb her\u00eb m\u00eb than\u00eb t\u00eb b\u00ebja nj\u00eb portret t\u00eb Leninit. Mir\u00ebpo, u thash\u00eb se nuk b\u00ebja dot portrete nga fotografia. Ma soll\u00ebn nj\u00eb partizane me pushk\u00eb e me kapel\u00eb me yll, q\u00eb ishte e mosh\u00ebs sime, dhe b\u00ebra nj\u00eb piktur\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e mori shteti. Pastaj s\u00eb bashku me n\u00ebn\u00ebn dhe burrin e saj shkuam n\u00eb Rom\u00eb, ku un\u00eb vazhdova akademin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ku e njoh\u00ebt bashk\u00ebshortin tuaj?<\/strong><\/p>\n<p>Xhimin e njoha n\u00eb Rom\u00eb dhe, ende pa e mbaruar akademin\u00eb, u martuam. Ai ishte kapiten i ushtris\u00eb. N\u00ebna me bashk\u00ebshortin e saj shkuan n\u00eb Angli, kurse un\u00eb me Xhimin mbet\u00ebm n\u00eb Rom\u00eb. Mir\u00ebpo, s\u00eb shpejti edhe ne u shtr\u00ebnguam t\u00eb shkonim n\u00eb Angli, sepse ishte s\u00ebmur\u00eb n\u00ebna e Xhimit, e cila edhe vdiq sapo arrit\u00ebm ne. N\u00ebna ishte e lumtur q\u00eb u bashkuam.<\/p>\n<p><strong>\u00c7\u2019keni b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe n\u00eb Angli?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitet \u201950 m\u00eb lindi vajza, k\u00ebshtu filloi nj\u00eb faz\u00eb tjet\u00ebr e jet\u00ebs. N\u00ebna ime jetonte k\u00ebtu af\u00ebr dhe vajza ime, Sonya, e adhuronte gjyshen. Ajo madje e pag\u00ebzoi me emrin Sara vajz\u00ebn e bij\u00ebs sime. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe n\u00eb Angli kam pikturuar, kam b\u00ebr\u00eb portrete, kam hapur ekspozita. Tashti b\u00ebj nj\u00eb \u00e7ik\u00eb m\u00eb pak, sepse Xhimi nuk punon.<\/p>\n<p><strong>N\u00ebna juaj ka vdekur n\u00eb Angli?<\/strong><\/p>\n<p>Po, n\u00ebna m\u00eb ka vdekur k\u00ebtu, m\u00eb 1975-n. Ishte koh\u00eb e tmerrshme, se kishte leucemin\u00eb. Para vdekjes, ndjeu lumturin\u00eb e fundit, meq\u00eb p\u00ebr vizit\u00eb na erdhi tezja, e \u00ebma e Nermin Vlor\u00ebs, s\u00eb cil\u00ebs mezi i kishin dh\u00ebn\u00eb leje p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Rom\u00eb, prej nga erdhi te ne.<\/p>\n<p><strong>E dinit \u00e7\u2019po ndodhte me Shqip\u00ebrin\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Po, merrnim letra nga disa miq, si\u00e7 ishte Myqerem Janina. Ai m\u00eb d\u00ebrgonte edhe libra. Ne e kuptonim q\u00eb njer\u00ebzit atje jetonin keq.<\/p>\n<p><strong>ANI JAUPAJ<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<h3><strong>Detajet e pazbuluara nga jeta e Sarah Blloshmit<\/strong><\/h3>\n<p>Nga <b>Kastriot Dervishi<\/b> &#8211; <a href=\"http:\/\/www.gazetatema.net\/2017\/11\/15\/detajet-e-pazbuluara-nga-jeta-e-sarah-blloshmit\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">TemA<\/a>, <em>15 n\u00ebntor 2017<\/em><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" title=\"Sarah Robinson\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/sara_blloshmi.jpg\" alt=\"\" width=\"375\" align=\"right\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> Ky \u00ebsht\u00eb dokumenti i p\u00ebrdorur p\u00ebr banim t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb Sarah Robinsonit, e cila dikur mbante mbiemrat \u201cSerdar\u201d t\u00eb vajz\u00ebris\u00eb dhe \u201cBlloshmi\u201d nga martesa e par\u00eb me Selaudin Blloshmin.<\/p>\n<p>Si\u00e7 edhe shihet dokumenti l\u00ebshohej nga ushtria dhe n\u00eb pjes\u00ebn qendrore t\u00eb tij, p\u00ebrve\u00e7 gjuh\u00ebs shqipe \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb italisht, serbokroatisht dhe fr\u00ebngjisht.<\/p>\n<p>Sarah ishte vajza e gjeneralit <em>Abdyl Vehab Serdarit<\/em> dhe vajz\u00ebs s\u00eb madhe t\u00eb Ismail Qemal Vlor\u00ebs, <em>Mevedetit<\/em>, Sarah Robinson (1904-1975). Ajo u martua me atasheun britanik Vandeleur Robinson (1902-1990).<\/p>\n<p>Meq\u00eb \u201cporosit\u00ebs\u201d q\u00eb nuk shkelin kurr\u00eb n\u00eb arkiva kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb deklarata mendjelehta se kan\u00eb gjetur \u201cdosjen\u201d e Sar\u00ebs, po shkruaj dy fjal\u00eb rreth k\u00ebtij fakti.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Sarah Robinson\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/sarah_blloshmi_dok.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>P\u00ebr Sar\u00ebn nuk ka dosje, por vet\u00ebm nj\u00eb fashikull informatash, thuajse t\u00eb pavlefshme. Informacionet kryesore jan\u00eb ato nga gjurmimi, kryesisht n\u00eb periudh\u00ebn gush-dhjetor 1945, n\u00eb t\u00eb cilat, p\u00ebrve\u00e7 emrave t\u00eb miqve t\u00eb saj n\u00eb Tiran\u00eb, nuk ka gj\u00eb interesante.<br \/>\nT\u00eb dh\u00ebnat e tjera t\u00eb k\u00ebtij lloji jan\u00eb asgj\u00ebsuar n\u00eb vitin 1957. Sarah \u00ebsht\u00eb larguar nga Shqip\u00ebria n\u00eb vitin 1946.<\/p>\n<p>Regjimi komunist, pas k\u00ebsaj date nuk mundi as t\u00eb krijoj\u00eb dosje p\u00ebr t\u00eb dhe as t\u00eb ket\u00eb iden\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl se \u00e7far\u00eb b\u00ebnte ajo n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sara Blloshmi me t\u00eb bij\u00ebn Vera Blloshmi, kur jetonin n\u00eb Shqip\u00ebri Panorama.com.al Mbesa e Ismail Qemalit, femra q\u00eb sillte v\u00ebrdall\u00eb sallonet e viteve \u201840 P\u00ebr kush\u00ebririn e saj, Darling Vlora, Sara Blloshmi ishte vet\u00ebm nj\u00eb aristrokate shum\u00eb e bukur dhe inteligjente, q\u00eb u sulmua nga regjimi komunist si \u201cagjente\u201d e sh\u00ebrbimeve t\u00eb huaja. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":20378,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-20377","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Sara Blloshmi - kurtizane apo agjente e Mbretit Zog? - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sara-blloshmi-kurtizane-apo-agjente-e-mbretit-zog\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Sara Blloshmi - kurtizane apo agjente e Mbretit Zog? - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Sara Blloshmi me t\u00eb bij\u00ebn Vera Blloshmi, kur jetonin n\u00eb Shqip\u00ebri Panorama.com.al Mbesa e Ismail Qemalit, femra q\u00eb sillte v\u00ebrdall\u00eb sallonet e viteve \u201840 P\u00ebr kush\u00ebririn e saj, Darling Vlora, Sara Blloshmi ishte vet\u00ebm nj\u00eb aristrokate shum\u00eb e bukur dhe inteligjente, q\u00eb u sulmua nga regjimi komunist si \u201cagjente\u201d e sh\u00ebrbimeve t\u00eb huaja. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sara-blloshmi-kurtizane-apo-agjente-e-mbretit-zog\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-11-14T17:26:10+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2017-11-15T22:48:11+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/sara-blloshmi.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"425\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"549\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sara-blloshmi-kurtizane-apo-agjente-e-mbretit-zog\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sara-blloshmi-kurtizane-apo-agjente-e-mbretit-zog\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Sara Blloshmi &#8211; kurtizane apo agjente e Mbretit Zog?\",\"datePublished\":\"2017-11-14T17:26:10+00:00\",\"dateModified\":\"2017-11-15T22:48:11+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sara-blloshmi-kurtizane-apo-agjente-e-mbretit-zog\\\/\"},\"wordCount\":2861,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sara-blloshmi-kurtizane-apo-agjente-e-mbretit-zog\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/11\\\/sara-blloshmi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sara-blloshmi-kurtizane-apo-agjente-e-mbretit-zog\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sara-blloshmi-kurtizane-apo-agjente-e-mbretit-zog\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sara-blloshmi-kurtizane-apo-agjente-e-mbretit-zog\\\/\",\"name\":\"Sara Blloshmi - kurtizane apo agjente e Mbretit Zog? - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sara-blloshmi-kurtizane-apo-agjente-e-mbretit-zog\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sara-blloshmi-kurtizane-apo-agjente-e-mbretit-zog\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/11\\\/sara-blloshmi.jpg\",\"datePublished\":\"2017-11-14T17:26:10+00:00\",\"dateModified\":\"2017-11-15T22:48:11+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sara-blloshmi-kurtizane-apo-agjente-e-mbretit-zog\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sara-blloshmi-kurtizane-apo-agjente-e-mbretit-zog\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sara-blloshmi-kurtizane-apo-agjente-e-mbretit-zog\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/11\\\/sara-blloshmi.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/11\\\/sara-blloshmi.jpg\",\"width\":425,\"height\":549},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sara-blloshmi-kurtizane-apo-agjente-e-mbretit-zog\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Sara Blloshmi &#8211; kurtizane apo agjente e Mbretit Zog?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Sara Blloshmi - kurtizane apo agjente e Mbretit Zog? - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sara-blloshmi-kurtizane-apo-agjente-e-mbretit-zog\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Sara Blloshmi - kurtizane apo agjente e Mbretit Zog? - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Sara Blloshmi me t\u00eb bij\u00ebn Vera Blloshmi, kur jetonin n\u00eb Shqip\u00ebri Panorama.com.al Mbesa e Ismail Qemalit, femra q\u00eb sillte v\u00ebrdall\u00eb sallonet e viteve \u201840 P\u00ebr kush\u00ebririn e saj, Darling Vlora, Sara Blloshmi ishte vet\u00ebm nj\u00eb aristrokate shum\u00eb e bukur dhe inteligjente, q\u00eb u sulmua nga regjimi komunist si \u201cagjente\u201d e sh\u00ebrbimeve t\u00eb huaja. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sara-blloshmi-kurtizane-apo-agjente-e-mbretit-zog\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2017-11-14T17:26:10+00:00","article_modified_time":"2017-11-15T22:48:11+00:00","og_image":[{"width":425,"height":549,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/sara-blloshmi.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sara-blloshmi-kurtizane-apo-agjente-e-mbretit-zog\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sara-blloshmi-kurtizane-apo-agjente-e-mbretit-zog\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Sara Blloshmi &#8211; kurtizane apo agjente e Mbretit Zog?","datePublished":"2017-11-14T17:26:10+00:00","dateModified":"2017-11-15T22:48:11+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sara-blloshmi-kurtizane-apo-agjente-e-mbretit-zog\/"},"wordCount":2861,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sara-blloshmi-kurtizane-apo-agjente-e-mbretit-zog\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/sara-blloshmi.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sara-blloshmi-kurtizane-apo-agjente-e-mbretit-zog\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sara-blloshmi-kurtizane-apo-agjente-e-mbretit-zog\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sara-blloshmi-kurtizane-apo-agjente-e-mbretit-zog\/","name":"Sara Blloshmi - kurtizane apo agjente e Mbretit Zog? - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sara-blloshmi-kurtizane-apo-agjente-e-mbretit-zog\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sara-blloshmi-kurtizane-apo-agjente-e-mbretit-zog\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/sara-blloshmi.jpg","datePublished":"2017-11-14T17:26:10+00:00","dateModified":"2017-11-15T22:48:11+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sara-blloshmi-kurtizane-apo-agjente-e-mbretit-zog\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sara-blloshmi-kurtizane-apo-agjente-e-mbretit-zog\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sara-blloshmi-kurtizane-apo-agjente-e-mbretit-zog\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/sara-blloshmi.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/sara-blloshmi.jpg","width":425,"height":549},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sara-blloshmi-kurtizane-apo-agjente-e-mbretit-zog\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Sara Blloshmi &#8211; kurtizane apo agjente e Mbretit Zog?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20377","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20377"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20377\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20378"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20377"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20377"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20377"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}