{"id":20957,"date":"2017-11-24T17:57:38","date_gmt":"2017-11-24T17:57:38","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=20957"},"modified":"2017-11-25T23:47:35","modified_gmt":"2017-11-25T23:47:35","slug":"ne-lozane-te-zvicres-u-mbajt-konference-njeditore-mbi-trashegimine-historike-dhe-etnokulturore-te-shqiperise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-lozane-te-zvicres-u-mbajt-konference-njeditore-mbi-trashegimine-historike-dhe-etnokulturore-te-shqiperise\/","title":{"rendered":"N\u00eb Lozan\u00eb t\u00eb Zvicr\u00ebs u mbajt konferenc\u00eb nj\u00ebditore mbi trash\u00ebgimin\u00eb historike dhe etnokulturore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Arif Ejupi<\/strong><\/p>\n<p>Universiteti Popullor Shqiptar i Gjenev\u00ebs, me tradit\u00eb n\u00eb organizimin e tryezave, debateve dhe sesioneve t\u00eb ndryshme shkencore edhe k\u00ebsaj here ka qen\u00eb nism\u00ebtar i mbajtjes s\u00eb nj\u00eb konference nj\u00ebditore mbi Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Sikurse viteve t\u00eb m\u00ebparshme edhe k\u00ebt\u00eb vit pa kurrfar\u00eb hezitimi organizimin e k\u00ebtij seminari me shum\u00ebllojshm\u00ebri temash e kan\u00eb p\u00ebrkrahur: Ambasada e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bern\u00eb t\u00eb Zvicr\u00ebs, si dhe shoqatat voduaze \u201cL\u2019Atelier du Voyage\u201d dhe \u201cFoundation Octopus\u201d.<br \/>\nHapjes s\u00eb k\u00ebtij seminari i kan\u00eb paraprir\u00eb k\u00ebng\u00ebt e bukura t\u00eb k\u00ebng\u00ebtares son\u00eb t\u00eb njohur Elina Duni dhe poezit\u00eb tejet t\u00ebrheq\u00ebse n\u00eb fr\u00ebngjisht dhe shqip t\u00eb poetes dhe pedagoges Besa Myftiu.<\/p>\n<p>Pastaj zonja Valbon\u00eb Hoxha,drejtoresh\u00eb e \u201cL\u2019Atelier du Voyage\u201dt\u00eb Lozan\u00ebs, para auditorit t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga profesor\u00eb, student\u00eb, nx\u00ebn\u00ebs e intelektual\u00eb t\u00eb fushave t\u00eb ndryshme ka kumtuar emrat e referueseve dhe temat q\u00eb ata trajtuan n\u00eb k\u00ebt\u00eb sesion shkencor.<br \/>\nZonja, Hoxha e p\u00ebrpikt\u00eb n\u00eb respektimin e koh\u00ebs fjal\u00ebn ia ka dh\u00ebn\u00eb z.Ilir Gjoni, Ambasador Fuqiplot\u00eb i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bern\u00eb t\u00eb Zvicr\u00ebs.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Lozan\u00eb - trash\u00ebgimia shqiptare\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/lozane_trashegimia_shqiptare.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Gjoni pjes\u00ebmarr\u00ebsve t\u00eb shumt\u00eb t\u00eb k\u00ebtij seminari u ka shprehur mir\u00ebseardhje, e n\u00eb ve\u00e7anti ka p\u00ebrsh\u00ebndetur ekspert\u00ebt e arkeologjis\u00eb:prof.dr.Jean Terrier, Dr. Gionata Consagra. Dr. Saimir Shpuza dhe Julien Pfyffer, udh\u00ebheq\u00ebs i Fondacionit \u201cOctopus\u201d dhe gazetar special i shqyrtimit t\u00eb temave nga fusha e arkeologjis\u00eb, sidomos nga ajo e navigimit dhe e gjetjeve n\u00ebnujore.<\/p>\n<p>Z.Gjoni nga pozita e diplomatit pahyr\u00eb shum\u00eb n\u00eb aspekte t\u00eb tjera ka folur p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb si vend i vog\u00ebl i Gadishullit Ballkanik.<br \/>\nAi ka th\u00ebn\u00eb se vendi i tij \u00ebsht\u00eb banuar qysh para 50000 vjet\u00ebve. Shqip\u00ebria e gjendur pran\u00eb brigjeve t\u00eb detit Adriatik e Jon,n\u00eb kryq\u00ebzimin e rrug\u00ebve midis Per\u00ebndimit dhe Lindjes, Veriut dhe Jugut n\u00eb vij\u00ebn detare ka krijuar historin\u00eb e saj mij\u00ebvje\u00e7are.<\/p>\n<p>Populli shqiptar edhe pse nj\u00eb popull i vog\u00ebl me pun\u00ebn dhe luft\u00ebn e tij krijoi vlera t\u00eb v\u00ebrteta materiale dhe kulturore. Ai n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme kohe dha nj\u00eb ndihmes\u00eb modeste n\u00eb historin\u00eb e p\u00ebrgjithshme t\u00eb njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Lozan\u00eb - trash\u00ebgimia shqiptare\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/lozane_trashegimia_shqiptare1.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Ambasadori Gjoni me k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebrmendi kryeheroin e kombit ton\u00eb Gjergj Kastrioti\u2013Sk\u00ebnderbeu, Gonxhe Bojaxhiun alias N\u00ebn\u00eb Tereza ose Sh\u00ebn Tereza shqiptare.<\/p>\n<p>Ai po ashtu p\u00ebrmendi nobelistin n\u00eb mjek\u00ebsi Ferid Murati, shkrimtarin Ismail Kadare, k\u00ebng\u00ebtaret Rita Ora e Dua Lipa, koreografin e vall\u00ebzimit klasik Driton Dovolani-Toni,fotografin Fadil Bersisha, paharruar edhe k\u00ebng\u00ebtaren e muzik\u00ebs popullore dhe xhaz Elina Duni, e cila me prezenc\u00ebn e saj i dha seminarit t\u00eb sot\u00ebm fizionomin\u00eb e d\u00ebshiruar.<\/p>\n<p>N\u00eb vazhdim t\u00eb diskutimit t\u00eb tij Ambasadori Gjoni foli edhe p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet e Shqip\u00ebris\u00eb me fqinj\u00ebt. Ai tha se Shqip\u00ebria asnj\u00ebher\u00eb nuk ka pasur pretendime territoriale ndaj fqinj\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Lozan\u00eb - trash\u00ebgimia shqiptare\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/lozane_trashegimia_shqiptare2.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Ajo vijimisht ndaj vendeve me t\u00eb cilat kufizohet ka treguar toleranc\u00eb e mir\u00ebkuptim.<br \/>\nMe k\u00ebt\u00eb frym\u00eb vazhdohet edhe sot jo vet\u00ebm ndaj vendeve t\u00eb rajonit por ndaj t\u00eb gjitha vendeve paqedash\u00ebse t\u00eb bot\u00ebs.<br \/>\nAmbasadori Gjoni me theks t\u00eb posa\u00e7\u00ebm v\u00ebshtroi marr\u00ebdh\u00ebniet e Shqip\u00ebris\u00eb me Zvicr\u00ebn, n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Zvicr\u00ebn ai e quajti tok\u00eb t\u00eb azilit duke e cil\u00ebsuar si mike t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve.<br \/>\nN\u00eb momentet m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira dhe m\u00eb kritike Zvicra priti dhe strehoi mij\u00ebra shqiptar\u00eb.<br \/>\nVe\u00e7 k\u00ebsaj ajo ofroi ndihm\u00eb logjistike pothuajse n\u00eb t\u00eb gjitha fushat<br \/>\nMarr\u00ebdh\u00ebniet tona n\u00eb t\u00eb gjitha sferat me Zvicr\u00ebn po sh\u00ebnojn\u00eb rritje dhe progres.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Lozan\u00eb - trash\u00ebgimia shqiptare\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/lozane_trashegimia_shqiptare3.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Shum\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebs zviceran\u00eb kan\u00eb shprehur gatishm\u00ebrin\u00eb e tyre p\u00ebr investime n\u00eb Shqip\u00ebri, sidomos n\u00eb turiz\u00ebm, i cili me bregdetin e tij t\u00eb mrekulluesh\u00ebm ofron zhvillim p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, dhe sjell\u00eb dobi p\u00ebr investitor\u00ebt zviceran\u00eb.<\/p>\n<p>Krahasuar me vitet e m\u00eb parme edhe numri i vizitor\u00ebve zviceran\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb shum\u00ebfishuar. Vet\u00ebm gjat\u00eb ver\u00ebs s\u00eb sivjetme vendin ton\u00eb e sidomos bregdetin e tij e kan\u00eb vizituar mbi kat\u00ebrmij\u00eb zviceran\u00eb.<\/p>\n<p>Andaj q\u00ebllim yn\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe mbetet ruajtja dhe forcimi i k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb shk\u00eblqyera nd\u00ebrmjet dy vendeve tona tha n\u00eb mbarim t\u00eb diskutimit t\u00eb tij ambasadori shqiptar.<\/p>\n<p>M\u00eb pas n\u00eb sken\u00eb \u00ebsht\u00eb rikthyer zonja Valbon\u00eb Hoxha, udh\u00ebheq\u00ebse e \u201cL\u2019Atelier du Voyage\u201d dhe konferenciere e k\u00ebtij seminari duke th\u00ebn\u00eb: \u201dkam k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb, nderin dhe privilegjin e ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb sot para Jush, t\u00eb prezantoj gruan e guximshme t\u00eb nismave dhe aksioneve t\u00eb shumta n\u00eb Zvic\u00ebr dhe Shqip\u00ebri zonj\u00ebn Albana Krasniqi- Malaj,e cila edhe pse m\u00eb 1992 shum\u00eb e re migroi n\u00eb Gjenev\u00eb, pashk\u00ebputsh\u00ebm punoi p\u00ebr sensibilizimin e \u00e7\u00ebshtjes shqiptare.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Lozan\u00eb - trash\u00ebgimia shqiptare\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/lozane_trashegimia_shqiptare4.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Pastaj zonja Krasniqi-Malaj, si \u00e7doher\u00eb modeste dhe e matur n\u00eb trajtimin e temave t\u00eb m\u00ebdha pakaluar p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast kompetencat e saj si drejtuese e UPSH-s\u00eb s\u00eb Gjenev\u00ebs dhe an\u00ebtare e Zyr\u00ebs Federale p\u00ebr Migracion n\u00eb Bern\u00eb t\u00eb Zvicr\u00ebs,foli mbi gjuh\u00ebn,historin\u00eb dhe kultur\u00ebn shqiptare.<\/p>\n<p>Ajo n\u00ebp\u00ebrmjet pamjeve t\u00eb paraqitura n\u00eb ekran plot emocion prezantoi kryeqytetin dhe qytetin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb-Tiran\u00ebn.<br \/>\nP\u00ebr qytetin e saj t\u00eb lindjes Tiran\u00ebn zonja Krasniqi-Malaj ,tha se daton qysh n\u00eb koh\u00ebt m\u00eb t\u00eb lashta,gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar edhe nga g\u00ebrmimet e gjetjet arkeologjike.<\/p>\n<p>Rind\u00ebrtimi i Tiran\u00ebs i p\u00ebrket vitit 1614.Qyteti nga t\u00eb gjitha an\u00ebt rrethohet nga nj\u00eb kuror\u00eb kodrinore-malore.<br \/>\nLart\u00ebsia m\u00eb e madhe arrin n\u00eb malin e Dajtit me 1612 metra q\u00eb shtrihet n\u00eb lindje t\u00eb qytetit.<br \/>\nPas k\u00ebtij prezantimi ajo paraqiti edhe trevat tjera shqiptare dhe pozit\u00ebn e tyre n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Lozan\u00eb - trash\u00ebgimia shqiptare\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/lozane_trashegimia_shqiptare5.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Seminarist\u00ebt u njoh\u00ebn edhe me krahinat malore veriore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb,dhe ndarjen n\u00eb:Alpet Shqiptare, Mal\u00ebsin\u00eb e Gjakov\u00ebs, dhe Mal\u00ebsin\u00eb e Hasit.<br \/>\nShpjegime u dhan\u00eb edhe p\u00ebr gropat dhe fush\u00ebgropat juglindore t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, P\u00ebrrenjasit, Kolonj\u00ebs dhe Shkumbinit t\u00eb Sip\u00ebrm.<br \/>\nGjithashtu zonja Krasniqi\u2013Malaj, foli edhe p\u00ebr rivier\u00ebn shqiptare e cila p\u00ebrfshin nj\u00eb brez t\u00eb ngusht\u00eb dhe t\u00eb gjat\u00eb, duke filluar prej Vlor\u00ebs n\u00eb veriper\u00ebndim e deri te Kepi i Stilos n\u00eb jug.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto zona kultivohen agrumet,ullinjt\u00eb dhe pem\u00ebt gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb vitit kalendarik.<br \/>\nBesimet fetare n\u00eb vendin e saj t\u00eb origjin\u00ebs ajo i cil\u00ebsoi si shembull p\u00ebr planetin p\u00ebr\u00e7ar\u00eb duhet t\u00eb na ken\u00eb zili t\u00eb gjith\u00eb.<br \/>\nN\u00eb historin\u00eb e bujshme e plot rrebeshe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nuk mbahet mend q\u00eb t\u00eb ket\u00eb pas ndonj\u00ebher\u00eb konflikte nd\u00ebrfetare tha Krasniqi-Malaj.<br \/>\nEdhe sot t\u00eb tria konfesionet jan\u00eb kompakte dhe manifestojn\u00eb toleranc\u00eb dhe bashk\u00ebpunim t\u00eb shk\u00eblqyer.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Lozan\u00eb - trash\u00ebgimia shqiptare\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/lozane_trashegimia_shqiptare6.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Zonja,Albana Krasniqi-Malaj, si tem\u00eb n\u00eb vete trajtoi migrimet e shqiptar\u00ebve jasht\u00eb vendit t\u00eb tyre t\u00eb prejardhjes.<br \/>\nAjo tha se migrimet e popullit shqiptar datojn\u00eb her\u00ebt, andaj p\u00ebr t\u2019u studiuar si duhet ve\u00e7 e ve\u00e7 sipas cikleve.<br \/>\nK\u00ebsaj radhe ajo u p\u00ebrqendrua n\u00eb migrimet e shqiptar\u00ebve n\u00eb Zvic\u00ebr t\u00eb cilat u shum\u00ebfishuan me eksodin biblik t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs,t\u00eb ndjekur dhe t\u00eb masakruar n\u00eb fund t\u00eb viteve t\u00eb 90-ta nga regjimi i Millosheviqit.<\/p>\n<p>Zvicra nj\u00eb vend i vog\u00ebl n\u00eb jug t\u00eb Evrop\u00ebs Qendrore n\u00eb k\u00ebto momente tep\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtira u solidarizua me mij\u00ebra shqiptar\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Kosov\u00ebs, Maqedonis\u00eb, Malit t\u00eb Zi. Preshev\u00ebs dhe Medvegj\u00ebs Fatmir\u00ebsisht edhe pse ka mbetur p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb ende shum\u00eb ata k\u00ebt\u00eb mikpritje po e kthejn\u00eb me inkuadrim t\u00eb gjith\u00ebmbarsh\u00ebm n\u00eb institucionet e saj, tha n\u00eb fund t\u00eb kumtes\u00ebs s\u00eb saj zonja, Albana-Krasniqi-Malaj.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Lozan\u00eb - trash\u00ebgimia shqiptare\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/lozane_trashegimia_shqiptare7.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p><strong>Shqip\u00ebria nga jasht\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Duke ditur q\u00eb Shqip\u00ebria gjat\u00eb 45 vjet\u00ebve t\u00eb sundimit komunist ka qen\u00eb hermetikisht e mbyllur jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb huajit por edhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt e mbetur n\u00eb ish-Jugosllavi,t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj mbyllje kan\u00eb ditur shum\u00eb pak p\u00ebr v\u00ebllez\u00ebrit e tyre t\u00eb nj\u00eb gjaku dhe gjuhe.<br \/>\nMe shembjen e Murit t\u00eb Berlinit m\u00eb 9 n\u00ebntor 1989 u ngjall\u00ebn shpresat p\u00ebr dit\u00eb m\u00eb t\u00eb mira edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb popull t\u00eb shum\u00ebvuajtur dhe t\u00eb shtypur nga vetvetja.<\/p>\n<p>Me dh\u00ebnien fund k\u00ebsaj periudhe t\u00eb err\u00ebt n\u00eb mars t\u00eb vitit 1992 vendi u demokratizua dhe nisi t\u00eb shoh kah Per\u00ebndimi.<br \/>\nMe hapjen e vendit u ngjall\u00eb edhe kureshtja e t\u00eb huajve p\u00ebr njohje me k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb virgj\u00ebr dhe me nj\u00eb natyr\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme.<br \/>\nM\u00eb 2004 Alpeve Shqiptare ua m\u00ebsyu Cristian Zindel, profesor i Universitetit shtet\u00ebror t\u00eb Cyrihut, i cili p\u00ebrshtypjet e tij n\u00eb Shqip\u00ebri, i p\u00ebrmblodhi dhe botoi n\u00eb form\u00eb udh\u00ebp\u00ebrshkrimi.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Lozan\u00eb - trash\u00ebgimia shqiptare\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/lozane_trashegimia_shqiptare8.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Kurse m\u00eb 2007 Universiteti i Gjenev\u00ebs, i bashk\u00ebudh\u00ebhequr nga Akademiku Jean-Paul Descoeudres nga Gjeneva dhe Dr. Saimir Shpuza nga Tirana, ka b\u00ebr\u00eb gjurmime n\u00eb vendin arkeologjik t\u00eb Orikos, q\u00eb gjendet brenda baz\u00ebs detare t\u00eb Pashalimanit.<br \/>\nPrandaj kjo edhe u b\u00eb shkas q\u00eb sot t\u00eb organizohet nj\u00eb seminar shkencor nga fusha e arkeologjis\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilin n\u00ebp\u00ebrmjet kumtesave g\u00ebrmimet n\u00eb vendin ton\u00eb do t\u2019i prezantojn\u00eb arkeolog\u00ebt e njohur nga Gjeneva Dr.Jean Terrier dhe Dr. Gionata Consagra.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb e k\u00ebtij sesioni shkencor\u00eb ishin edhe Saimir Shpuza arkeolog nga Tirana dhe Julien Pfyffer, kryetar i\u201cFondation Octopus\u201dt\u00eb Lozan\u00ebs, nj\u00ebherit edhe gazetar hulumtues i gjetjeve n\u00ebnujore.<\/p>\n<p>S\u00eb pari mbi g\u00ebrmimet arkeologjike n\u00eb Shqip\u00ebri ka folur Julien Pfyffer, i cili t\u00eb gjitha g\u00ebrmimet e deritanishme i ka argumentuar para pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00ebp\u00ebrmjet pamjeve dhe hartave duke precizuar lokalitetet n\u00eb t\u00eb cilat jan\u00eb gjetur dhe koh\u00ebn e tyre.<br \/>\nNd\u00ebrkaq Dr. Gionata Consagra p\u00ebrgjegj\u00ebs i projektit Orikos nj\u00eb material mjaft voluminoz nga g\u00ebrmimet n\u00eb Shqip\u00ebri e ka zb\u00ebrthyer duke b\u00ebr\u00eb n\u00ebnndarjen e tij q\u00eb nga shekulli i- VI- para er\u00ebs s\u00eb re e deri n\u00eb at\u00eb t\u00eb \u2013XI- t\u00eb er\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n<p>Ai gjat\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb i k\u00ebnaqur ve\u00e7mas i ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrshtypje pritja e ngroht\u00eb nga ana e shqiptar\u00ebve.<br \/>\nAi i vet\u00ebdijsh\u00ebm q\u00eb secili shqiptar ndjen\u00eb nevoj\u00ebn e sigurimit t\u00eb nj\u00eb kulmi mbi kok\u00eb ka k\u00ebshilluar q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim t\u00eb kihet kujdes, sepse nd\u00ebrtimet e egra dhe pa plan mund t\u00eb rrezikojn\u00eb seriozisht thesaret e fshehura t\u00eb n\u00ebntok\u00ebs shqiptare.<br \/>\nJean Terrier m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs n\u00eb katedr\u00ebn e arkeologjis\u00eb s\u00eb Universitetit t\u00eb Gjenev\u00ebs, ka th\u00ebn\u00eb se ishte n\u00eb dijeni q\u00eb koleg\u00ebt e tij kishin filluar me g\u00ebrmime n\u00eb Shqip\u00ebri, por ai n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb ishte angazhuar n\u00eb nj\u00eb sit arkeologjik t\u00eb Kroacis\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Lozan\u00eb - trash\u00ebgimia shqiptare\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/lozane_trashegimia_shqiptare9.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Terrier pohon se me Shqip\u00ebrin\u00eb u njoh n\u00eb fund t\u00eb viteve t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar.<br \/>\nRealisht dija pak mbi Shqip\u00ebrin\u00eb edhe pse ajo gjendej n\u00eb distanc\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me Berlinin dhe Madridin\u201d.<br \/>\nSigurisht izolimi gati gjysm\u00ebshekullor b\u00ebri t\u00eb vet\u00ebn. Prof. dr. Jean Terrier vazhdoi kumtes\u00ebn e tij duke th\u00ebn\u00eb se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend me nj\u00eb natyr\u00eb t\u00eb bukur dhe pothuajse t\u00eb paprekur.<\/p>\n<p>Andaj Universiteti i Gjenev\u00ebs, ka shprehur gatishm\u00ebri q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb g\u00ebrmime arkeologjike n\u00eb bashk\u00ebpunim me ekipet shqiptare.<br \/>\nMe kusht q\u00eb pun\u00ebt t\u00eb rrjedhin sipas parashikimeve ai tha se \u00ebsht\u00eb themeluar dhe nj\u00eb fond Zvic\u00ebr-Lishtejnshtajn me qend\u00ebr n\u00eb Cyrih ,enkas p\u00ebr hulumtime t\u00eb m\u00ebtejme n\u00eb Orikos.<\/p>\n<p>Me k\u00ebrkime arkeologjike ekspeditat tona do t\u00eb vazhdojn\u00eb deri m\u00eb 2020.<br \/>\nKumtes\u00ebn e tij arkeologu zviceran Jean Terriere e p\u00ebrfundoi duke th\u00ebn\u00eb s\u00eb \u00ebsht\u00eb impresionuar jo vet\u00ebm me gjetjet arkeologjike por edhe me flor\u00ebn dhe faun\u00ebn e shum\u00ebllojshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Rreth k\u00ebsaj teme diskutoi edhe arkeologu i njohur shqiptar Saimir Shpuza, i cili ka qen\u00eb pjes\u00eb e ekspeditave hulumtuese n\u00eb Ornikos.<br \/>\nDr.Shpuza tha se Shqip\u00ebria ka objekte t\u00eb shumta arkeologjike si ato n\u00eb Butrintit q\u00eb i p\u00ebrkasin shekullit t\u00eb-IV-t\u00eb para er\u00ebs s\u00eb re. Po ashtu si qend\u00ebr t\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebrmendi edhe Durr\u00ebsin.<br \/>\nAmfiteatri antik,si dhe gjurm\u00ebt e tjera tregojn\u00eb se Dyrrahu (Durr\u00ebsi), n\u00eb koh\u00ebt antike, ka qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr qytetet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Adriatikut Lindor, tha Shpuza.<\/p>\n<p>Edhe periudha e nd\u00ebrtimeve t\u00eb mesjet\u00ebs karakterizohet me nd\u00ebrtimin e k\u00ebshtjellave si ajo e Beratit, Shkodr\u00ebs, Lezh\u00ebs, Kruj\u00ebs, Rodonit, Petrel\u00ebs, Kanin\u00ebs etj.<br \/>\nEdhe pse n\u00eb kushte t\u00eb v\u00ebshtira Dr. Saimir Shpuza tha u zhvillua edhe piktura kishtare me afreska e ikona, meqen\u00ebse vendi gjendej n\u00ebn sundimin otoman.<\/p>\n<p>Nga afreskat m\u00eb t\u00eb vjetra jan\u00eb ato t\u00eb kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn-Mitrit n\u00eb Poli\u00e7an t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, ekzistojn\u00eb edhe shum\u00eb kisha t\u00eb tjera me afreska e ikona q\u00eb autor\u00ebt e tyre jan\u00eb anonim\u00eb.<br \/>\nArkeologu Shpuza po ashtu p\u00ebrmendi edhe periudh\u00ebn nd\u00ebrmjet dy Luft\u00ebrave Bot\u00ebrore, ku aty-k\u00ebtu hulumtime u b\u00ebn\u00eb nga austro-hungarez\u00ebt, francez\u00ebt dhe italian\u00ebt.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb sistemit monist g\u00ebrmime arkeologjike n\u00eb Shqip\u00ebri b\u00ebn\u00eb vet\u00ebm sovjetik\u00ebt.<br \/>\nDr.Saimir Shpuza diskutimin e tij p\u00ebrfundoi duke dh\u00ebn\u00eb se natyra shqiptare \u00ebsht\u00eb e paeksploruar dhe fsheh pasuri t\u00eb llojllojshme jo vet\u00ebm n\u00eb fush\u00ebn e arkeologjis\u00eb por edhe n\u00eb fusha t\u00eb tjera.<br \/>\nShqip\u00ebria njihet edhe me bot\u00ebn e zhvilluar bimore. Brenda territorit t\u00eb saj rriten mbi pes\u00ebqind lloje bim\u00ebsh, duke p\u00ebrfshir\u00eb dhe ato endemike, t\u00eb cilat n\u00eb vendet tjera t\u00eb zon\u00ebs as q\u00eb ekzistojn\u00eb.<\/p>\n<p>Ky artikull do t\u00eb ishte i mang\u00ebt sikur t\u00eb mos citonim dhe pjes\u00ebmarrjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb seminar t\u00eb zonj\u00ebs Nazane Breca, Ambasadore e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Zvic\u00ebr dhe t\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebve Mustaf\u00eb Xhemaili dhe Fatmire Musliu.<\/p>\n<p>Po ashtu si gjithher\u00eb i rregullt n\u00eb p\u00ebrcjelljen e ngjarjeve u tregua edhe z. Ramadan Avdiu,i cili n\u00eb k\u00ebt\u00eb sesion t\u00eb karakterit shkencor-kulturor mori pjes\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Konsullit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Gjenev\u00eb.<br \/>\nMe t\u00eb mbaruar shtjellimi i temave n\u00eb sken\u00eb dol\u00ebn solist\u00eb e valltar\u00eb t\u00eb Ansamblit \u201cIlir\u00ebt\u201d nga Lozana dhe \u201cRapsod\u00ebt\u201d nga Gjeneva.<br \/>\nT\u00eb dyja k\u00ebto shoq\u00ebri muzikore ekzekutuan disa valle t\u00eb bukura t\u00eb trevave tona.<\/p>\n<p>Kurse k\u00ebng\u00ebtarja Mimoza Selimi, gjithnj\u00eb prezent dhe aktive n\u00eb manifestime si ky i sotmi deri n\u00eb mesnat\u00eb k\u00ebndoi potpuri k\u00ebng\u00ebsh t\u00eb zgjedhura t\u00eb muzik\u00ebs son\u00eb popullore.<\/p>\n<p>Me k\u00ebng\u00ebt e saj t\u00eb kapshme dhe tonalitetin e mir\u00ebfillt\u00eb ajo i dha vler\u00ebn e duhur k\u00ebtij seminari q\u00eb tem\u00eb bosht pati Shqip\u00ebrin\u00eb, dhe trash\u00ebgimin\u00eb historike dhe etnokulturore t\u00eb saj.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seminarit organizator\u00ebt p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit ofruan ushqime t\u00eb p\u00ebrgatitura n\u00eb kuzhinat shqiptare.<br \/>\nPo ashtu n\u00ebn tingujt e bukur t\u00eb muzik\u00ebs son\u00eb u cak\u00ebrruan edhe gotat me rakin\u00eb n\u00eb z\u00eb t\u00eb P\u00ebrmetit dhe ver\u00ebn e shijshme t\u00eb Rahovecit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Arif Ejupi Universiteti Popullor Shqiptar i Gjenev\u00ebs, me tradit\u00eb n\u00eb organizimin e tryezave, debateve dhe sesioneve t\u00eb ndryshme shkencore edhe k\u00ebsaj here ka qen\u00eb nism\u00ebtar i mbajtjes s\u00eb nj\u00eb konference nj\u00ebditore mbi Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt. Sikurse viteve t\u00eb m\u00ebparshme edhe k\u00ebt\u00eb vit pa kurrfar\u00eb hezitimi organizimin e k\u00ebtij seminari me shum\u00ebllojshm\u00ebri temash e kan\u00eb p\u00ebrkrahur: [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":20963,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-20957","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>N\u00eb Lozan\u00eb t\u00eb Zvicr\u00ebs u mbajt konferenc\u00eb nj\u00ebditore mbi trash\u00ebgimin\u00eb historike dhe etnokulturore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-lozane-te-zvicres-u-mbajt-konference-njeditore-mbi-trashegimine-historike-dhe-etnokulturore-te-shqiperise\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"N\u00eb Lozan\u00eb t\u00eb Zvicr\u00ebs u mbajt konferenc\u00eb nj\u00ebditore mbi trash\u00ebgimin\u00eb historike dhe etnokulturore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Arif Ejupi Universiteti Popullor Shqiptar i Gjenev\u00ebs, me tradit\u00eb n\u00eb organizimin e tryezave, debateve dhe sesioneve t\u00eb ndryshme shkencore edhe k\u00ebsaj here ka qen\u00eb nism\u00ebtar i mbajtjes s\u00eb nj\u00eb konference nj\u00ebditore mbi Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt. Sikurse viteve t\u00eb m\u00ebparshme edhe k\u00ebt\u00eb vit pa kurrfar\u00eb hezitimi organizimin e k\u00ebtij seminari me shum\u00ebllojshm\u00ebri temash e kan\u00eb p\u00ebrkrahur: [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-lozane-te-zvicres-u-mbajt-konference-njeditore-mbi-trashegimine-historike-dhe-etnokulturore-te-shqiperise\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-11-24T17:57:38+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2017-11-25T23:47:35+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/lozane_trashegimia_shqiptare.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"397\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ne-lozane-te-zvicres-u-mbajt-konference-njeditore-mbi-trashegimine-historike-dhe-etnokulturore-te-shqiperise\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ne-lozane-te-zvicres-u-mbajt-konference-njeditore-mbi-trashegimine-historike-dhe-etnokulturore-te-shqiperise\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"N\u00eb Lozan\u00eb t\u00eb Zvicr\u00ebs u mbajt konferenc\u00eb nj\u00ebditore mbi trash\u00ebgimin\u00eb historike dhe etnokulturore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\",\"datePublished\":\"2017-11-24T17:57:38+00:00\",\"dateModified\":\"2017-11-25T23:47:35+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ne-lozane-te-zvicres-u-mbajt-konference-njeditore-mbi-trashegimine-historike-dhe-etnokulturore-te-shqiperise\\\/\"},\"wordCount\":2632,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ne-lozane-te-zvicres-u-mbajt-konference-njeditore-mbi-trashegimine-historike-dhe-etnokulturore-te-shqiperise\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/11\\\/lozane_trashegimia_shqiptare.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ne-lozane-te-zvicres-u-mbajt-konference-njeditore-mbi-trashegimine-historike-dhe-etnokulturore-te-shqiperise\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ne-lozane-te-zvicres-u-mbajt-konference-njeditore-mbi-trashegimine-historike-dhe-etnokulturore-te-shqiperise\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ne-lozane-te-zvicres-u-mbajt-konference-njeditore-mbi-trashegimine-historike-dhe-etnokulturore-te-shqiperise\\\/\",\"name\":\"N\u00eb Lozan\u00eb t\u00eb Zvicr\u00ebs u mbajt konferenc\u00eb nj\u00ebditore mbi trash\u00ebgimin\u00eb historike dhe etnokulturore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ne-lozane-te-zvicres-u-mbajt-konference-njeditore-mbi-trashegimine-historike-dhe-etnokulturore-te-shqiperise\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ne-lozane-te-zvicres-u-mbajt-konference-njeditore-mbi-trashegimine-historike-dhe-etnokulturore-te-shqiperise\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/11\\\/lozane_trashegimia_shqiptare.jpg\",\"datePublished\":\"2017-11-24T17:57:38+00:00\",\"dateModified\":\"2017-11-25T23:47:35+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ne-lozane-te-zvicres-u-mbajt-konference-njeditore-mbi-trashegimine-historike-dhe-etnokulturore-te-shqiperise\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ne-lozane-te-zvicres-u-mbajt-konference-njeditore-mbi-trashegimine-historike-dhe-etnokulturore-te-shqiperise\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ne-lozane-te-zvicres-u-mbajt-konference-njeditore-mbi-trashegimine-historike-dhe-etnokulturore-te-shqiperise\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/11\\\/lozane_trashegimia_shqiptare.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/11\\\/lozane_trashegimia_shqiptare.jpg\",\"width\":600,\"height\":397},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ne-lozane-te-zvicres-u-mbajt-konference-njeditore-mbi-trashegimine-historike-dhe-etnokulturore-te-shqiperise\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"N\u00eb Lozan\u00eb t\u00eb Zvicr\u00ebs u mbajt konferenc\u00eb nj\u00ebditore mbi trash\u00ebgimin\u00eb historike dhe etnokulturore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"N\u00eb Lozan\u00eb t\u00eb Zvicr\u00ebs u mbajt konferenc\u00eb nj\u00ebditore mbi trash\u00ebgimin\u00eb historike dhe etnokulturore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-lozane-te-zvicres-u-mbajt-konference-njeditore-mbi-trashegimine-historike-dhe-etnokulturore-te-shqiperise\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"N\u00eb Lozan\u00eb t\u00eb Zvicr\u00ebs u mbajt konferenc\u00eb nj\u00ebditore mbi trash\u00ebgimin\u00eb historike dhe etnokulturore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Arif Ejupi Universiteti Popullor Shqiptar i Gjenev\u00ebs, me tradit\u00eb n\u00eb organizimin e tryezave, debateve dhe sesioneve t\u00eb ndryshme shkencore edhe k\u00ebsaj here ka qen\u00eb nism\u00ebtar i mbajtjes s\u00eb nj\u00eb konference nj\u00ebditore mbi Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt. Sikurse viteve t\u00eb m\u00ebparshme edhe k\u00ebt\u00eb vit pa kurrfar\u00eb hezitimi organizimin e k\u00ebtij seminari me shum\u00ebllojshm\u00ebri temash e kan\u00eb p\u00ebrkrahur: [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-lozane-te-zvicres-u-mbajt-konference-njeditore-mbi-trashegimine-historike-dhe-etnokulturore-te-shqiperise\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2017-11-24T17:57:38+00:00","article_modified_time":"2017-11-25T23:47:35+00:00","og_image":[{"width":600,"height":397,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/lozane_trashegimia_shqiptare.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-lozane-te-zvicres-u-mbajt-konference-njeditore-mbi-trashegimine-historike-dhe-etnokulturore-te-shqiperise\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-lozane-te-zvicres-u-mbajt-konference-njeditore-mbi-trashegimine-historike-dhe-etnokulturore-te-shqiperise\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"N\u00eb Lozan\u00eb t\u00eb Zvicr\u00ebs u mbajt konferenc\u00eb nj\u00ebditore mbi trash\u00ebgimin\u00eb historike dhe etnokulturore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb","datePublished":"2017-11-24T17:57:38+00:00","dateModified":"2017-11-25T23:47:35+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-lozane-te-zvicres-u-mbajt-konference-njeditore-mbi-trashegimine-historike-dhe-etnokulturore-te-shqiperise\/"},"wordCount":2632,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-lozane-te-zvicres-u-mbajt-konference-njeditore-mbi-trashegimine-historike-dhe-etnokulturore-te-shqiperise\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/lozane_trashegimia_shqiptare.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-lozane-te-zvicres-u-mbajt-konference-njeditore-mbi-trashegimine-historike-dhe-etnokulturore-te-shqiperise\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-lozane-te-zvicres-u-mbajt-konference-njeditore-mbi-trashegimine-historike-dhe-etnokulturore-te-shqiperise\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-lozane-te-zvicres-u-mbajt-konference-njeditore-mbi-trashegimine-historike-dhe-etnokulturore-te-shqiperise\/","name":"N\u00eb Lozan\u00eb t\u00eb Zvicr\u00ebs u mbajt konferenc\u00eb nj\u00ebditore mbi trash\u00ebgimin\u00eb historike dhe etnokulturore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-lozane-te-zvicres-u-mbajt-konference-njeditore-mbi-trashegimine-historike-dhe-etnokulturore-te-shqiperise\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-lozane-te-zvicres-u-mbajt-konference-njeditore-mbi-trashegimine-historike-dhe-etnokulturore-te-shqiperise\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/lozane_trashegimia_shqiptare.jpg","datePublished":"2017-11-24T17:57:38+00:00","dateModified":"2017-11-25T23:47:35+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-lozane-te-zvicres-u-mbajt-konference-njeditore-mbi-trashegimine-historike-dhe-etnokulturore-te-shqiperise\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-lozane-te-zvicres-u-mbajt-konference-njeditore-mbi-trashegimine-historike-dhe-etnokulturore-te-shqiperise\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-lozane-te-zvicres-u-mbajt-konference-njeditore-mbi-trashegimine-historike-dhe-etnokulturore-te-shqiperise\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/lozane_trashegimia_shqiptare.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/lozane_trashegimia_shqiptare.jpg","width":600,"height":397},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-lozane-te-zvicres-u-mbajt-konference-njeditore-mbi-trashegimine-historike-dhe-etnokulturore-te-shqiperise\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"N\u00eb Lozan\u00eb t\u00eb Zvicr\u00ebs u mbajt konferenc\u00eb nj\u00ebditore mbi trash\u00ebgimin\u00eb historike dhe etnokulturore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20957","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20957"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20957\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20963"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20957"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20957"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20957"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}