{"id":21033,"date":"2017-11-27T08:26:40","date_gmt":"2017-11-27T08:26:40","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=21033"},"modified":"2017-11-27T08:26:40","modified_gmt":"2017-11-27T08:26:40","slug":"sali-gjuke-dukagjini-nje-nder-firmetaret-e-dokumentit-te-shpalljes-se-pavaresise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sali-gjuke-dukagjini-nje-nder-firmetaret-e-dokumentit-te-shpalljes-se-pavaresise\/","title":{"rendered":"SALI GJUK\u00cb DUKAGJINI, NJ\u00cb ND\u00cbR FIRM\u00cbTAR\u00cbT E DOKUMENTIT T\u00cb SHPALLJES S\u00cb PAVAR\u00cbSIS\u00cb&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>N\u00eb prag t\u00eb 105-vjetorit:<\/em><\/strong><\/p>\n<p>( <em>Nderuar me titujt &#8220;M\u00ebsues i Popullit&#8221; dhe &#8220;Nderi i Kombit&#8221;<\/em> )<\/p>\n<p>Nga: <strong>Prof. Murat Gecaj<\/strong>, <em>publicist e studiues<\/em><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" alt=\"Sali Gjuka\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/sali_gjuka.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" class=\"alignright\" \/> Sidomos n\u00eb k\u00ebta dhjet\u00ebvje\u00e7ar\u00ebt e fundit, ka nisur t\u00eb flitet e t\u00eb shkruhet p\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebr figurat e shquara t\u00eb Kosov\u00ebs dhe mbar\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Sali Gjuk\u00ebn, i njohur shpesh dhe Sali Gjuk\u00eb Dukagjini. Prandaj at\u00eb po e p\u00ebrkujtojm\u00eb dhe po i b\u00ebjm\u00eb nj\u00ebnderim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb pragun e 105-vjetorit t\u00eb shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb, ku ai ishte delegate dhe firm\u00ebtar i dokumentit historik.<\/p>\n<ol>\n<li><strong>N\u00eb vitet e feminis\u00eb<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Lindi n\u00eb qytetin e Pej\u00ebs, n\u00eb vitin l876, n\u00eb nj\u00eb familje me tradita t\u00eb njohura atdhetare. M\u00ebsimet e para i mori n\u00eb vendlindje, nd\u00ebrsa t\u00eb mesmet n\u00eb Shkup, ku u vendos familja e tij, si shkak i p\u00ebrndjekjeve t\u00eb pushtuesve osman\u00eb. Pasi kaloi v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e koh\u00ebs, mundi t\u00eb regjistrohej student n\u00eb Fakultetin e Drejt\u00ebsis\u00eb, n\u00eb Selanik. Kur i p\u00ebrfundoi studimet e larta, e nisi pun\u00ebn n\u00eb gjykat\u00ebn e atij qyteti dhe e vijoi veprimtarin\u00eb e dendur, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb \u00e7lirimit t\u00eb Atdheut t\u00eb rob\u00ebruar.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin l909, megjith\u00ebse ilegalisht, Sali Gjuka punoi pa u lodhur p\u00ebr \u00e7eljen e shkoll\u00ebs shqipe, n\u00eb Pej\u00eb. Nd\u00ebrsa, n\u00eb vitin l910, me p\u00ebrkrahjen e Bajram Currit, Hasan Prishtin\u00ebs etj., u b\u00eb m\u00ebsuesi i par\u00eb i shqipes p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit shqiptar\u00eb, n\u00eb shkoll\u00ebn Normale dhe Gjimnazin e Shkupit. P\u00ebrkrah pati edhe atdhetarin e njohur, Bedri Pejani. Roli i nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb atyre shkollave, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb pas u shp\u00ebrndan\u00eb m\u00ebsues, n\u00eb Kosov\u00eb e n\u00eb mbar\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, ishte mjaft i madh. Vet\u00eb ish-nx\u00ebn\u00ebsit e tij do ta kujtonin p\u00ebrher\u00eb me nderim m\u00ebsuesin e tyre t\u00eb par\u00eb t\u00eb gjuh\u00ebs amtare. Nj\u00ebri prej tyre, &#8220;M\u00ebsuesi i Popullit&#8221; Avni Zajmi m\u00eb ka treguar: &#8220;Sali Gjuka na fliste p\u00ebr bukurin\u00eb e gjuh\u00ebs shqipe, p\u00ebr historin\u00eb e Skenderbeut, p\u00ebr shoq\u00ebrit\u00eb atdhetare jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Na dha abetare, q\u00eb shtypeshin n\u00eb Bukuresht&#8230;&#8221; ( Kumtim gojor,Tiran\u00eb, 3 maj l984).<\/p>\n<p><strong>2. Luft\u00ebtar, me pen\u00eb e pushk\u00eb n\u00eb dor\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitet e kryengritjeve t\u00eb m\u00ebdha mbar\u00ebpopullore antiosmane, t\u00eb viteve l910-l912, Sali Gjuka u dallua nj\u00eb luft\u00ebtar e veprimtar i shquar, nd\u00ebr m\u00eb popullor\u00ebt e koh\u00ebs. Me nism\u00ebn e tij, n\u00eb prill l9l2, u formua n\u00eb Selanik Klubi i ri me emrin kuptimplot\u00eb &#8220;Bashkimi&#8221;. Ky propogandoi edukimin e ndjenjave atdhetare, p\u00ebrhapjen e gjuh\u00ebs e t\u00eb arsimit shqip. Nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb madhe b\u00ebri nd\u00ebrmjet student\u00ebve shqiptar\u00eb, q\u00eb ishin n\u00eb at\u00eb qytet. Ai krijoi nj\u00eb \u00e7et\u00eb t\u00eb armatosur dhe me ta vendosi t\u00eb fillonte luft\u00ebn kund\u00ebr pushtuesit. Pasi p\u00ebrballuan mjaft v\u00ebshtir\u00ebsi, ata arrit\u00ebn n\u00eb Korfuz, ku u bashkuan me atdhetarin Dervish Hima. Pastaj, s\u00eb bashku, kaluan n\u00eb Delvin\u00eb e Gjirokast\u00ebr, ku dhan\u00eb nj\u00eb ndihmes\u00eb t\u00eb \u00e7muar p\u00ebr organizimin e luft\u00ebs \u00e7lirimtare.<\/p>\n<p>M\u00eb 21 korrik l912, atdhetari Nikoll\u00eb Ka\u00e7orri i shkruante, nga Durr\u00ebsi, Sali Nivic\u00ebs, q\u00eb vepronte n\u00eb Jug: &#8220;Prej nj\u00eb letre, q\u00eb mor\u00ebm prej Hasan Beut ( Prishtin\u00ebs,-sh\u00ebnimi im, M.G.) na thot\u00eb se Dervish Hima, me ca djem, si Sali Gjuka etj., pat\u00ebn ikur prej mejtepeve t\u00eb Selanikut dhe t\u00eb Stambollit&#8230;p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb kryengritje&#8230; Ka nj\u00eb jav\u00eb q\u00eb jan\u00eb n\u00eb Korfuz&#8230;Ushtria turke po thyhet&#8230; \u00cbsht\u00eb nj\u00eb mrekulli, q\u00eb paralajm\u00ebron ngadhnjimin ton\u00eb kom\u00ebtar&#8221;.(Gaz. &#8220;Bashkimi&#8221;,l8.9.l982).<\/p>\n<p>P\u00ebr veprimtarin\u00eb atdhetare, q\u00eb kishte treguar kund\u00ebr pushtuesve osman\u00eb, me arm\u00eb e me pushk\u00eb n\u00eb dor\u00eb, gjykata ushtarake e Prizrenit e d\u00ebnoi Sali Gjuk\u00ebn me vdekje, n\u00eb munges\u00eb. D\u00ebnim shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb i dha atij edhe gjyqi ushtarak i Ferizajt.<\/p>\n<p>Sali Gjuka u b\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsit kryesor\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb atdhetare t\u00eb p\u00ebrparuar t\u00eb koh\u00ebs, me emrin &#8220;Shoq\u00ebria e zez\u00eb p\u00ebr shp\u00ebtim&#8221;, me komitetin e saj &#8220;Shp\u00ebtimi&#8221;. Ajo ishte krijuar me nism\u00ebn e Bajram Currit, ku b\u00ebnin pjes\u00eb edhe Hasan Prishtina, Isa Boletini, Nexhip Draga etj. Saliu ishte organizator i mbledhjes s\u00eb k\u00ebsaj Shoq\u00ebrie, n\u00eb Shkup, e cila u mbajt n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, m\u00eb l4 tetor l9l2 dhe q\u00eb e ngarkoi me detyra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. N\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje, nd\u00ebr t\u00eb tjera, u miratua e u n\u00ebnshkrua (pra dhe nga S.Gjuka) nj\u00eb deklarat\u00eb, e cila iu d\u00ebgua Fuqive t\u00eb M\u00ebdha n\u00eb at\u00eb qytet. N\u00eb t\u00eb theksohej se :<\/p>\n<p>&#8220;Populli i Shqip\u00ebris\u00eb po i kap\u00eb arm\u00ebt, jo p\u00ebr t\u00eb mbrojtur ekzistenc\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Ballkan, por p\u00ebr t&#8217;u dal\u00eb zot tokave t\u00eb veta. Pra, sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb fati i luft\u00ebs, populli i Shqip\u00ebris\u00eb ngul k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb lir\u00eb e me nj\u00eb form\u00eb qeverisjeje t\u00eb vetme&#8221;. Sali Gjuka u ngarkua, bashk\u00eb me dy veta t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb ta d\u00ebrgonte Deklarat\u00ebn n\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb e Shkodr\u00ebs. Detyr\u00ebn e kreu me shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb e korrekt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Idet\u00eb e tij atdhetare, Sali Gjuka i shprehu edhe n\u00eb &#8220;Manifestin drejtuar shteteve t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane, n\u00eb mbrojtje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb popullit shqiptar&#8221;, q\u00eb u n\u00ebnshkrua prej tij. Aty theksohej se, me rastin e \u00e7armatosjes, autoritetet qeveritare vran\u00eb e pren\u00eb mizorisht popullin e pafajsh\u00ebm, gra e f\u00ebmij\u00eb. Gjithashtu, ishin marr\u00eb masa q\u00eb t\u00eb pengohej p\u00ebrhapja e arsimit dhe e kultur\u00ebs: &#8220;Gazetat shqiptare, q\u00eb kan\u00eb shkruar p\u00ebr k\u00ebto mizori , jan\u00eb ndalur, shtypshkronjat jan\u00eb mbyllur dhe redaktor\u00ebt e tyre u jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb gjyqeve t\u00eb larta. N\u00eb Elbasan&#8230;\u00ebsht\u00eb mbyllur e vetmja shkoll\u00eb Normale,q\u00eb ekziston n\u00eb Shqip\u00ebri&#8230;Jan\u00eb shtruar n\u00eb dru dhe jan\u00eb burgosur t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb lexonin shqip&#8221;.(&#8220;Akte t\u00eb Rilindjes Komb\u00ebtare Shqiptare&#8221;,Tiran\u00eb, l978, faqe 241).<\/p>\n<p>Sali Gjuka dha nj\u00eb ndihmes\u00eb me vler\u00eb n\u00eb nxjerrjen e gazetave t\u00eb njohura t\u00eb koh\u00ebs: &#8221; Populli&#8221;, bashk\u00eb me patriot\u00ebt Sali Nivica e Mu\u00e7o Qulli (n\u00eb Shkod\u00ebr) dhe &#8220;Bashkimi i Kombit&#8221; (n\u00eb Manastir). Gjithashtu, u mor me studime gjuh\u00ebsore dhe etnografike, t\u00eb cilat i botoi n\u00eb shtypin e asaj periudhe; shkroi e botoi nj\u00eb gramatik\u00eb shqip-turqisht (Manastir, l9l0) etj.<\/p>\n<p><strong>3. Delegat i Kosov\u00ebs, n\u00eb Kuvendin e Pavar\u00ebsis\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb N\u00ebntorin e stuhish\u00ebm t\u00eb vitit l9l2, Saliun do ta gjejm\u00eb p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebrkrah luft\u00ebtar\u00ebve e mendimtar\u00ebve m\u00eb n\u00eb z\u00eb t\u00eb koh\u00ebs. Me thirrjen ,q\u00eb u kishte b\u00ebr\u00eb atdhetari i flak\u00ebt, Ismail Qemali, drejt Vlor\u00ebs udh\u00ebtonin sa e sa delegat\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb popullit luft\u00ebtar, nga e gjith\u00eb Shqip\u00ebria. Nd\u00ebrmjet tyre, si p\u00ebrfaq\u00ebsues nga Kosova dhe delegat i Pej\u00ebs, Gjakov\u00ebs, Plav\u00ebs e Gucis\u00eb, ishte dhe atdhetari e m\u00ebsuesi i palodhur i gjuh\u00ebs shqipe dhe i ndjenjave atdhetare, Sali Gjuk\u00eb Dukagjini.<\/p>\n<p>P\u00ebr ndihmes\u00ebn e Sali Gjuk\u00ebs, n\u00eb Kuvendin Komb\u00ebtar t\u00eb Vlor\u00ebs, d\u00ebshmon edhe shtypi i koh\u00ebs. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, nj\u00eb njoftim pohonte:<\/p>\n<p>&#8220;Vet\u00eb Ismail Qemali, kur e pa t\u00eb ndezur, duke folur p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e asaj nate, e afroi af\u00ebr dhe e puthi n\u00eb t\u00eb dy faqet, me lot\u00eb nd\u00ebr sy. Sali Gjuka kishte nj\u00eb nd\u00ebrgjegje me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb komb\u00ebtare. Kur pa se delegat\u00ebt e Kor\u00e7\u00ebs mungonin n\u00eb at\u00eb mbledhje, e qau fatin e zi t\u00eb atij qyteti dhe propozoi q\u00eb t\u00eb zgjidheshin delegat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, duke qen\u00eb se Kor\u00e7a ishte e rrethuar prej armikut&#8221;.<\/p>\n<p>N\u00eb Aktin p\u00ebrfundimtar p\u00ebr Shpalljen e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i cili ka n\u00ebnshkrimet e 63 delegat\u00ebve, pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb Kuvendit t\u00eb madh t\u00eb 28 N\u00ebntorit l9l2, p\u00ebrkrah emrave t\u00eb Ismail Qemalit, Isa Boletinit, Luigj Gurakuqit, Nikoll\u00eb Ka\u00e7orrit, Jani Ming\u00ebs, Dervish Him\u00ebs, Bab\u00eb Dud\u00eb Karbunar\u00ebs e t\u00eb atdhetar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, dallohet qart\u00eb dhe firma e Sali Gjuk\u00ebs. Ky ishte nj\u00eb vler\u00ebsim i merituar, q\u00eb i b\u00ebnte atij populli shqiptar p\u00ebr p\u00ebrpjekjet e shumta e sakrificat e m\u00ebdha, q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb deri at\u00ebher\u00eb p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. Kuvendi i Vlor\u00ebs, duke marr\u00eb parasysh veprimtarin\u00eb e gjer\u00eb t\u00eb Sali Gjuk\u00ebs, e zgjodhi at\u00eb k\u00ebshilltar n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e Pleq\u00ebsis\u00eb( Senatit), detyr\u00eb q\u00eb e kreu me p\u00ebrgjegjesi.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn e q\u00ebndrimit n\u00eb Vlor\u00eb, Sali Gjuka ishte ndihm\u00ebs i Luigj Gurakuqit p\u00ebr problemet e arsimit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb dhe artikujt e botuar n\u00eb gaz\u00ebt\u00ebn &#8220;P\u00ebrlindja e Shqipnis\u00eb&#8221;. Q\u00eb n\u00eb numrin e par\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj gazete, t\u00eb Qeveris\u00eb Kombatare n\u00eb Vlor\u00eb, ai do t\u00eb shkruante:<\/p>\n<p>&#8220;Si \u00e7do komb edhe shqiptar\u00ebt m\u00eb t\u00eb madhen r\u00ebnd\u00ebsi do t&#8217;i japin arsimit, se vet\u00ebm k\u00ebtu e shohin e duhet ta shohin uzdaj\u00ebn e qytet\u00ebrimit. Ve\u00e7 me p\u00ebrparimin e arsimit, mund t\u00eb humbas\u00eb o t\u00eb tretet mjergulla e err\u00ebsir\u00ebs verbuese&#8230;Ndryshe, nuk shitohet kul\u00e7edra e padijes. Lirimi i Shqip\u00ebris\u00eb prej Turqis\u00eb, do t\u00eb j\u00ebt\u00eb kobi i padituris\u00eb&#8230;Vet\u00ebm me arsim mund ta shp\u00ebtojm\u00eb Atdheun prej \u00e7do shqelmi t\u00eb mallkuar&#8221;.(Nga Sali Gjuk\u00eb Dukagjini, n\u00eb gaz. &#8220;P\u00ebrlindja e Shqipnis\u00eb&#8221;,nr.l, Vlor\u00eb, 6.8.l9l3). Pastaj shpjegonte konkretisht, se \u00e7far\u00eb masash po merrte Qeveria Komb\u00ebtare e Vlor\u00ebs p\u00ebr zhvillimin e arsimit n\u00eb gjuh\u00ebn amtare, si: p\u00ebrgatitjen e m\u00ebsuesve, \u00e7eljen e shkollave n\u00ebp\u00ebr fshatra t\u00eb ndryshme etj.<\/p>\n<p><strong>4. Drejtues i aft\u00eb, p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e arsimit komb\u00ebtar<\/strong><\/p>\n<p>Kur n\u00ebnshkruan Aktin e Madh, n\u00eb Vlor\u00eb ishte dhe Bab\u00eb Dud\u00eb Karbunara. N\u00eb krah kishte atdhetarin Sali Gjuka, p\u00ebr t\u00eb cilin Ismail Qemali iu drejtua ati: &#8220;Do t\u00eb japim me vete kosovarin syshqiponj\u00eb, Sali Gjuka&#8230;&#8221;. N\u00eb dhjetor l9l2, kur u kthye n\u00eb Berat, Bab\u00eb Duda ishte bashk\u00eb me Sali Guk\u00ebn. N\u00eb janar l9l3 ky filloi nga puna si drejtor i arsimit p\u00ebr qarkun. Menj\u00ebher\u00eb, hapi shkoll\u00ebn Normale t\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebshme, ku do t\u00eb p\u00ebrgatiteshin m\u00ebsuesit e par\u00eb dhe do t\u00eb kualifikoheshin mjaft t\u00eb tjer\u00eb. Pjesa m\u00eb e madhe e tyre ishin nga Kosova, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb pas shkuan n\u00eb vendlindje, ku \u00e7el\u00ebn shkolla n\u00eb gjuh\u00ebn amtare.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, gjat\u00eb asaj periudhe, ran\u00eb n\u00eb sy puna e zelli i madh i Sali Gjuks p\u00ebr \u00e7eljen dhe funksionimin e mjaft shkollave shqipe, n\u00eb ish-qarkun e Beratit. Duke shkruar p\u00ebr rolin , q\u00eb luajti p\u00ebr funksionimin e kurseve t\u00eb shpejta dymujore, koloegu i tij, Sulo Resuli do t\u00eb shprehej m\u00eb von\u00eb:&#8221;Ne synonim q\u00eb arsimtar\u00ebt e rinj, sipas shembull\u00ebs fort t\u00eb ndritur t\u00eb Z. Sali Gjuk\u00ebs, t\u00eb merrnin disa fillime t\u00eb ngutshme p\u00ebr didaktik\u00ebn e m\u00ebsimit&#8230; dhe n\u00eb p\u00ebrfundim, kur kaluan t\u00eb gjith\u00eb, zemra na u b\u00eb mal&#8221;. (Gaz.&#8221; M\u00ebsuesi&#8221;, l6 shkurt l983).<\/p>\n<p>Gjithashtu, p\u00ebr pun\u00ebn e mir\u00eb t\u00eb Sali Gjuk\u00ebs, n\u00eb p\u00ebrfundimin e kurseve t\u00eb shpejta t\u00eb m\u00ebsuesve, ka shkruar dhe Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Arsimit , n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Luigj Gurakuqi: &#8220;Kam mbetur me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb i k\u00ebnaqur nga pun\u00ebt e mira, q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb ky rend dhe e shoh me detyr\u00eb t&#8217;u paraqes, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb arsimit komb\u00ebtar, falenderimet e mia m\u00eb t\u00eb thella, si Drejtorit t&#8217; Arsimit, Z. Sali Gjuk\u00ebs&#8230;e t\u00eb gjith\u00eb m\u00ebsuesve t\u00eb tjer\u00eb&#8221;. (AQSH i RSH, MA, l9l7, D.32, f.8 ).<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse sh\u00ebrbeu drejtor arsimi n\u00eb qarkun e Beratit, Sali Gjuka nuk u shk\u00ebput nga ngjarjet politike e shoq\u00ebrore t\u00eb koh\u00ebs. Ai ishte nd\u00ebr organizator\u00ebt e Kongresit t\u00eb Lushnj\u00ebs, p\u00ebrkrahu Revolucionin e Qershorit l924 dhe masat demokratike t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Fan Nolit.<\/p>\n<p>Atdhetari i madh Bajram Curri, duke njohur e \u00e7muar lart vepr\u00ebn komb\u00ebtare dhe ndihmes\u00ebn e Sali Gjuk\u00eb Dukagjinit, sidomos n\u00eb fush\u00ebn e arsimit e t\u00eb shkoll\u00ebs shqipe, iu p\u00ebrgjigj k\u00ebshtu Fan Nolit, kur ky i k\u00ebrkoi mendim p\u00ebr postin e ministrit t\u00eb Arsimit, n\u00eb Qeverin\u00eb Demokratike, e cila doli nga Revolucioni i Qershorit l924 : &#8220;Si un\u00eb vet\u00eb, ashtu dhe t\u00ebr\u00eb kosovar\u00ebt e \u00e7mojm\u00eb plot\u00ebsisht r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb, q\u00eb ka Ministria e Arsimit dhe prandaj e kemi t\u00eb m\u00ebdhe d\u00ebshir\u00ebn, q\u00eb at\u00eb vend ta zej\u00eb nj\u00eb njeri kompetent, i zoti i pun\u00ebs dhe q\u00eb t\u00eb ket\u00eb dh\u00ebn\u00eb prova n\u00eb jet\u00ebn e vet\u00eb t\u00eb sakrificave, q\u00eb b\u00ebri populli yn\u00eb&#8230;K\u00ebto cil\u00ebsi i gjejm\u00eb mjaft t\u00eb shk\u00eblqyeshme, n\u00eb personin e Sali Gjuk\u00ebs&#8221;.<\/p>\n<p><strong>5. Kur t\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb brezat&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>Armiqt\u00eb e ndoq\u00ebn hap pas hapi trimin luft\u00ebtar e t\u00eb ditur, Sali Gjuka. N\u00eb vijim t\u00eb p\u00ebrndjekjeve t\u00eb m\u00ebparshme, n\u00eb vitin l920 e intriguan p\u00ebr nj\u00eb faj, t\u00eb cilin nuk e kishte kryer. Saliun e akuzuan se, gjoja, kishte marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb vrasjen e Abdyl Ypit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb e d\u00ebnuan l0 vjet burg, 4 nga t\u00eb cilat i vuajti.<\/p>\n<p>Pas fitores s\u00eb Revolucionit t\u00eb Qershorit l924, kur e liruan t\u00eb pafajsh\u00ebm nga burgu, S. Gjuka punoi pak koh\u00eb drejtor i shkoll\u00ebs plotore t\u00eb Beratit. Por e kuptonte se vuajtjet e shumta t\u00eb jet\u00ebs dhe s\u00ebmundja e tuberkulozit po e mposhtnin. K\u00ebshtu, duke l\u00ebn\u00eb pas dy vajza, nj\u00ebra nga t\u00eb cilat jetoi n\u00eb Vlor\u00eb dhe tjetra n\u00eb Tiran\u00eb, i mbylli i mbylli syt\u00eb p\u00ebrgjithnj\u00eb n\u00eb at\u00eb qytet, m\u00eb 25 tetor l925. Gazeta &#8220;Afrimi&#8221;, t\u00eb cil\u00ebn e nxirrnin nj\u00eb grup djelmoshash kosovar\u00eb, me n\u00eb krye prof. Mehmet Vokshin, me at\u00eb rast botoi nekrologjin\u00eb dhe nj\u00eb j\u00ebt\u00ebshkrim. Aty, Sali Gjuka vler\u00ebsohej me k\u00ebto fjal\u00eb: &#8220;Nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb rreptit luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb indipendenc\u00ebs shqiptare, nj\u00eb ng\u00eb promotor\u00ebt m\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb l\u00ebvizjes komb\u00ebtare&#8230;&#8221;.<\/p>\n<p>Sali Gjuk\u00eb Dukagjini \u00ebsht\u00eb nderuar me titullin e lart\u00eb, &#8220;M\u00ebsues i Popullit&#8221;, me k\u00ebt\u00eb motivacion: &#8220;Patriot i shquar dhe veprimtar i palodhur p\u00ebr p\u00ebrhapjen e arsimit e t\u00eb m\u00ebsimit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe; m\u00ebsues i gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb Normalen e Shkupit; pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb Kuvendin Kombatar t\u00eb Vlor\u00ebs p\u00ebr shpalljen e Pavar\u00ebsis\u00eb; drejtues dhe organizator i arsimit ton\u00eb komb\u00ebtar, n\u00eb shtetin e pavarur shqiptar, n\u00eb vitet l9l2-l920&#8221;. Gjithashtu, ai \u00ebsht\u00eb shpallur &#8220;Nderi i Kombit&#8221;, si dhe t\u00ebr\u00eb firm\u00ebtar\u00ebt e Dokumentit t\u00eb Shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Fjal\u00eb vler\u00ebsimi e nderimi p\u00ebr t\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb: prof.dr. Aleksand\u00ebr Xhuvani, prof.dr. Aleks Buda e t\u00eb tjer\u00eb. Me artikuj e studime, gjithnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr, Sali Gjuka po b\u00ebhet i njohur n\u00eb trojet shqiptare. N\u00eb vitin l99l, Dr. Muhamet Pirraku ribotoi n\u00eb Prishtin\u00eb gramatik\u00ebn e tij shqip-turqisht, t\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb shqip dhe t\u00eb pajisur me sh\u00ebnime e t\u00eb paraprir\u00eb me nj\u00eb jet\u00ebshkrim t\u00eb tij. Nj\u00eb shkoll\u00eb e mesme n\u00eb Ur\u00ebn Vajgurore t\u00eb Beratit mban emrin e nderuar ta Sali Gjuk\u00ebs. Me jet\u00ebn e tij, ai frym\u00ebzon breznit\u00eb e reja, p\u00ebr t&#8217;iu p\u00ebrkushtuar sa m\u00eb shum\u00eb Atdheut e dituris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb jet\u00ebshkrimin, q\u00eb u botua kur ai u nda p\u00ebrgjithnj\u00eb nga jeta, u than\u00eb dhe k\u00ebto radh\u00eb profetike: &#8220;&#8230; Emri i tij do t\u00eb shkruhet me shkronja t\u00eb arta n\u00eb mermerin e fam\u00ebs&#8221;. Nd\u00ebrsa nj\u00eb poet beratas, ka thurur edhe k\u00ebto vargje dometh\u00ebnese, p\u00ebr Sali Gjuk\u00eb Dukagjinin:<\/p>\n<p>&#8220;Emri yt i ndritur, \/ balli i shkoll\u00ebs son\u00eb,\/ shikoje, moj Vlor\u00eb,\/ Berat e Kosov\u00eb !&#8221;.<\/p>\n<p><em>Tiran\u00eb, 26 n\u00ebntor 2017<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb prag t\u00eb 105-vjetorit: ( Nderuar me titujt &#8220;M\u00ebsues i Popullit&#8221; dhe &#8220;Nderi i Kombit&#8221; ) Nga: Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues Sidomos n\u00eb k\u00ebta dhjet\u00ebvje\u00e7ar\u00ebt e fundit, ka nisur t\u00eb flitet e t\u00eb shkruhet p\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebr figurat e shquara t\u00eb Kosov\u00ebs dhe mbar\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Sali Gjuk\u00ebn, i njohur shpesh dhe Sali Gjuk\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":21035,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-21033","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>SALI GJUK\u00cb DUKAGJINI, NJ\u00cb ND\u00cbR FIRM\u00cbTAR\u00cbT E DOKUMENTIT T\u00cb SHPALLJES S\u00cb PAVAR\u00cbSIS\u00cb... - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sali-gjuke-dukagjini-nje-nder-firmetaret-e-dokumentit-te-shpalljes-se-pavaresise\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"SALI GJUK\u00cb DUKAGJINI, NJ\u00cb ND\u00cbR FIRM\u00cbTAR\u00cbT E DOKUMENTIT T\u00cb SHPALLJES S\u00cb PAVAR\u00cbSIS\u00cb... - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"N\u00eb prag t\u00eb 105-vjetorit: ( Nderuar me titujt &#8220;M\u00ebsues i Popullit&#8221; dhe &#8220;Nderi i Kombit&#8221; ) Nga: Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues Sidomos n\u00eb k\u00ebta dhjet\u00ebvje\u00e7ar\u00ebt e fundit, ka nisur t\u00eb flitet e t\u00eb shkruhet p\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebr figurat e shquara t\u00eb Kosov\u00ebs dhe mbar\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Sali Gjuk\u00ebn, i njohur shpesh dhe Sali Gjuk\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sali-gjuke-dukagjini-nje-nder-firmetaret-e-dokumentit-te-shpalljes-se-pavaresise\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-11-27T08:26:40+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/sali_gjuka_dok.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"736\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sali-gjuke-dukagjini-nje-nder-firmetaret-e-dokumentit-te-shpalljes-se-pavaresise\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sali-gjuke-dukagjini-nje-nder-firmetaret-e-dokumentit-te-shpalljes-se-pavaresise\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"SALI GJUK\u00cb DUKAGJINI, NJ\u00cb ND\u00cbR FIRM\u00cbTAR\u00cbT E DOKUMENTIT T\u00cb SHPALLJES S\u00cb PAVAR\u00cbSIS\u00cb&#8230;\",\"datePublished\":\"2017-11-27T08:26:40+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sali-gjuke-dukagjini-nje-nder-firmetaret-e-dokumentit-te-shpalljes-se-pavaresise\\\/\"},\"wordCount\":2679,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sali-gjuke-dukagjini-nje-nder-firmetaret-e-dokumentit-te-shpalljes-se-pavaresise\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/11\\\/sali_gjuka_dok.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sali-gjuke-dukagjini-nje-nder-firmetaret-e-dokumentit-te-shpalljes-se-pavaresise\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sali-gjuke-dukagjini-nje-nder-firmetaret-e-dokumentit-te-shpalljes-se-pavaresise\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sali-gjuke-dukagjini-nje-nder-firmetaret-e-dokumentit-te-shpalljes-se-pavaresise\\\/\",\"name\":\"SALI GJUK\u00cb DUKAGJINI, NJ\u00cb ND\u00cbR FIRM\u00cbTAR\u00cbT E DOKUMENTIT T\u00cb SHPALLJES S\u00cb PAVAR\u00cbSIS\u00cb... - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sali-gjuke-dukagjini-nje-nder-firmetaret-e-dokumentit-te-shpalljes-se-pavaresise\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sali-gjuke-dukagjini-nje-nder-firmetaret-e-dokumentit-te-shpalljes-se-pavaresise\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/11\\\/sali_gjuka_dok.jpg\",\"datePublished\":\"2017-11-27T08:26:40+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sali-gjuke-dukagjini-nje-nder-firmetaret-e-dokumentit-te-shpalljes-se-pavaresise\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sali-gjuke-dukagjini-nje-nder-firmetaret-e-dokumentit-te-shpalljes-se-pavaresise\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sali-gjuke-dukagjini-nje-nder-firmetaret-e-dokumentit-te-shpalljes-se-pavaresise\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/11\\\/sali_gjuka_dok.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/11\\\/sali_gjuka_dok.jpg\",\"width\":600,\"height\":736},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sali-gjuke-dukagjini-nje-nder-firmetaret-e-dokumentit-te-shpalljes-se-pavaresise\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"SALI GJUK\u00cb DUKAGJINI, NJ\u00cb ND\u00cbR FIRM\u00cbTAR\u00cbT E DOKUMENTIT T\u00cb SHPALLJES S\u00cb PAVAR\u00cbSIS\u00cb&#8230;\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"SALI GJUK\u00cb DUKAGJINI, NJ\u00cb ND\u00cbR FIRM\u00cbTAR\u00cbT E DOKUMENTIT T\u00cb SHPALLJES S\u00cb PAVAR\u00cbSIS\u00cb... - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sali-gjuke-dukagjini-nje-nder-firmetaret-e-dokumentit-te-shpalljes-se-pavaresise\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"SALI GJUK\u00cb DUKAGJINI, NJ\u00cb ND\u00cbR FIRM\u00cbTAR\u00cbT E DOKUMENTIT T\u00cb SHPALLJES S\u00cb PAVAR\u00cbSIS\u00cb... - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"N\u00eb prag t\u00eb 105-vjetorit: ( Nderuar me titujt &#8220;M\u00ebsues i Popullit&#8221; dhe &#8220;Nderi i Kombit&#8221; ) Nga: Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues Sidomos n\u00eb k\u00ebta dhjet\u00ebvje\u00e7ar\u00ebt e fundit, ka nisur t\u00eb flitet e t\u00eb shkruhet p\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebr figurat e shquara t\u00eb Kosov\u00ebs dhe mbar\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Sali Gjuk\u00ebn, i njohur shpesh dhe Sali Gjuk\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sali-gjuke-dukagjini-nje-nder-firmetaret-e-dokumentit-te-shpalljes-se-pavaresise\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2017-11-27T08:26:40+00:00","og_image":[{"width":600,"height":736,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/sali_gjuka_dok.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sali-gjuke-dukagjini-nje-nder-firmetaret-e-dokumentit-te-shpalljes-se-pavaresise\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sali-gjuke-dukagjini-nje-nder-firmetaret-e-dokumentit-te-shpalljes-se-pavaresise\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"SALI GJUK\u00cb DUKAGJINI, NJ\u00cb ND\u00cbR FIRM\u00cbTAR\u00cbT E DOKUMENTIT T\u00cb SHPALLJES S\u00cb PAVAR\u00cbSIS\u00cb&#8230;","datePublished":"2017-11-27T08:26:40+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sali-gjuke-dukagjini-nje-nder-firmetaret-e-dokumentit-te-shpalljes-se-pavaresise\/"},"wordCount":2679,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sali-gjuke-dukagjini-nje-nder-firmetaret-e-dokumentit-te-shpalljes-se-pavaresise\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/sali_gjuka_dok.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sali-gjuke-dukagjini-nje-nder-firmetaret-e-dokumentit-te-shpalljes-se-pavaresise\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sali-gjuke-dukagjini-nje-nder-firmetaret-e-dokumentit-te-shpalljes-se-pavaresise\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sali-gjuke-dukagjini-nje-nder-firmetaret-e-dokumentit-te-shpalljes-se-pavaresise\/","name":"SALI GJUK\u00cb DUKAGJINI, NJ\u00cb ND\u00cbR FIRM\u00cbTAR\u00cbT E DOKUMENTIT T\u00cb SHPALLJES S\u00cb PAVAR\u00cbSIS\u00cb... - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sali-gjuke-dukagjini-nje-nder-firmetaret-e-dokumentit-te-shpalljes-se-pavaresise\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sali-gjuke-dukagjini-nje-nder-firmetaret-e-dokumentit-te-shpalljes-se-pavaresise\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/sali_gjuka_dok.jpg","datePublished":"2017-11-27T08:26:40+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sali-gjuke-dukagjini-nje-nder-firmetaret-e-dokumentit-te-shpalljes-se-pavaresise\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sali-gjuke-dukagjini-nje-nder-firmetaret-e-dokumentit-te-shpalljes-se-pavaresise\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sali-gjuke-dukagjini-nje-nder-firmetaret-e-dokumentit-te-shpalljes-se-pavaresise\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/sali_gjuka_dok.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/sali_gjuka_dok.jpg","width":600,"height":736},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sali-gjuke-dukagjini-nje-nder-firmetaret-e-dokumentit-te-shpalljes-se-pavaresise\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"SALI GJUK\u00cb DUKAGJINI, NJ\u00cb ND\u00cbR FIRM\u00cbTAR\u00cbT E DOKUMENTIT T\u00cb SHPALLJES S\u00cb PAVAR\u00cbSIS\u00cb&#8230;"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21033","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21033"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21033\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21035"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21033"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21033"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21033"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}