{"id":21132,"date":"2017-12-01T21:04:11","date_gmt":"2017-12-01T21:04:11","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=21132"},"modified":"2017-12-01T21:04:11","modified_gmt":"2017-12-01T21:04:11","slug":"liriku-feniks-qe-shtegton-neper-kohe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/liriku-feniks-qe-shtegton-neper-kohe\/","title":{"rendered":"LIRIKU, FENIKS Q\u00cb SHTEGTON N\u00cbP\u00cbR KOH\u00cb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Prend BUZHALA<\/strong><\/p>\n<p>(<em>Brahim Avdyli: \u201cArena e dhembjeve\u201d, poezi, SHB \u201cMeshari\u201d, Prishtin\u00eb 2017<\/em>)<\/p>\n<p>Poeti Brahim Avdyli e ka profilizuar individualitetin e tij lirik qe disa dekada. Ai, duke shtegtuar k\u00ebsisoj, nga libri n\u00eb lib\u00ebr, duke profilizuar lirikun q\u00eb poezin\u00eb e ka fjal\u00eb shpirti, e ka th\u00ebnie qortuese, shpallje t\u00eb dashuris\u00eb ndaj jet\u00ebs, ndaj vlerave dhe ndaj s\u00eb bukur\u00ebs, k\u00ebsaj radhe na vjen edhe me nj\u00eb v\u00ebllim q\u00eb bart gjith\u00eb k\u00ebto ngarkesa si nj\u00eb sizif modern, me titullin &#8220;Arena e dhembjeve&#8221;.<\/p>\n<p><strong>1. Semantika e dhembjes dhe e vuajtjes<\/strong><\/p>\n<p>Poeti, sa her\u00eb gjendet n\u00eb shoq\u00ebri me vargun poetik, ulet pran\u00eb dritares s\u00eb dit\u00ebve n\u00eb tryez\u00ebn e koh\u00ebve. Nd\u00ebrsa poeti shenj\u00ebzon poetikisht fjal\u00ebt e mo\u00e7me yllirishte, n\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkim-rrug\u00ebtim t\u00eb vetvetes dhe k\u00ebng\u00ebs, n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrleshje koh\u00ebsh e identitetesh, poeti vet\u00ebm sa e diagnostifikon situat\u00ebn:<\/p>\n<blockquote><p>Tani shekujt po maten<br \/>\nkush e gjuan gurin m\u00eb larg<br \/>\nderi n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb!\u2026<\/p><\/blockquote>\n<p>Ka nj\u00eb tis dhimbjeje e vuajtje n\u00eb k\u00ebto poezi, q\u00eb nga poezia e par\u00eb, m\u00eb sakt\u00ebsisht, q\u00eb nga titulli i librit:<\/p>\n<blockquote><p>Shkojn\u00eb e vin\u00eb<br \/>\nhyjn\u00eb e dalin<br \/>\nn\u00ebp\u00ebr dhembje-<\/p><\/blockquote>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Prend Ndue Buzhala - Brahim Avdyli\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/prend_ndue_buzhala_brahim_avdyli.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ajo, q\u00eb shpesh e quajm\u00eb dhembje krenare. Por \u00ebsht\u00eb edhe ajo dhembje q\u00eb njeriu e bart si ferrin e vet jet\u00ebsor, si kalvarin e tij t\u00eb k\u00ebsobotsh\u00ebm ekzistencial e jet\u00ebsor, individual e kolektiv. Jeta \u00ebsht\u00eb aty, si aren\u00eb dhembjesh, si d\u00ebshmi e shenj\u00ebs poetike t\u00eb situat\u00ebs ekzistenciale t\u00eb dhembjes. Nd\u00ebrsa vargu ng\u00ebrthen edhe \u00e7astin dramatik t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij pik\u00ebllim-l\u00ebndimi, t\u00eb k\u00ebsaj vuajtjeje e dhembjeje q\u00eb shfaqet n\u00eb nuancat e braktisjes, mosp\u00ebrfilljes, harres\u00ebs, l\u00ebnies pas dore e deri tek aktet e reja t\u00eb k\u00ebsaj prove t\u00eb r\u00ebnd\u00eb e trondit\u00ebse, mbase me frym\u00ebn e fundme t\u00eb thirrm\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjetur forc\u00ebn q\u00eb t\u00eb kap\u00ebrcehet gjendja e k\u00ebsaj vuajtjeje shpirt\u00ebrore, e heqjes dor\u00eb, pothuajse nj\u00eb apostazi ekzistimi dhe e dezertimit nga vetvetja&#8230; Koh\u00eb t\u00eb ethshme, me ankthe e dhembje, n\u00eb variacione t\u00eb tilla k\u00ebndimi, i lexojm\u00eb tek t\u00eb gjitha ciklet poetike.<\/p>\n<p>Ndjesit\u00eb q\u00eb poeti i ligj\u00ebron urt\u00ebsisht e shpirt\u00ebrisht, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb gam\u00eb tejet t\u00eb gjer\u00eb e t\u00eb larmishme, sikund\u00ebr jan\u00eb: urt\u00ebsia, fjala, \u00ebndrrat dhe vargu, dhembja e loti, vetvetja, kujtimi, vetmia, dhembja, pritja. Tutje lexojm\u00eb reagimet emocionale t\u00eb krijuesit, t\u00eb veshura me ndjesi m\u00ebrgimtari.<\/p>\n<p>E pra, m\u00eb shum\u00eb ligj\u00ebron nj\u00eb Njeri i P\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb Mallit, i p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb Njeriut t\u00eb Mendimit,<br \/>\nNa shfaqet, kund e kund, k\u00ebndimi prej baladash dhe k\u00ebndimi elegjiak i vetvetes.<br \/>\nVuajtja \u00ebsht\u00eb ai gur sizifi, pa t\u00eb cilin nuk mund as t\u00eb ekzistoj\u00eb ky fol\u00ebs lirik<\/p>\n<blockquote><p>Sizif, i ziu Sizif,<br \/>\nsa do t\u00eb vuajm\u00eb<br \/>\nme k\u00ebt\u00eb gur<br \/>\ne dhembja, nuk ka fund!<\/p><\/blockquote>\n<p>\u00cbsht\u00eb ajo dhembje-ftes\u00eb q\u00eb e rrokullis k\u00ebt\u00eb gur vuajtjeje p\u00ebrpjet\u00ebzes s\u00eb ekzistimit: \u201cDhembja dhembjen e thirr\u00eb deri n\u00eb lot\u201d.<\/p>\n<p><strong>2. Arena historike dhe e vorbullave jet\u00ebsore<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb t\u00ebr\u00eb librit fjala aren\u00eb merr nj\u00eb shum\u00ebsi kuptimore unike; ajo \u00ebsht\u00eb bota dhe koha jon\u00eb e kund\u00ebrth\u00ebnieve, vorbullave dhe konflikteve universale. \u00cbsht\u00eb skena e vorbullave dhe ajo loja me jet\u00ebn. N\u00eb antik\u00eb ishte edhe sken\u00eb e cirkut, sken\u00eb e loj\u00ebrave me jet\u00ebn e skllev\u00ebrve. Iliria e dikurshme dhe fati yn\u00eb sot, zgjon k\u00ebso asociacionesh:<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Prend Ndue Buzhala\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/prend_ndue_buzhala.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<blockquote><p>Ti heshturazi pret<br \/>\nt\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb loj\u00ebn e frikshme<br \/>\n(poezia \u201cGadishulli ilirik\u201d)<\/p><\/blockquote>\n<p>Arena \u00ebsht\u00eb harta e betejave, por \u00ebsht\u00eb edhe skena e hapur e jet\u00ebs. Prandaj nj\u00eb tjet\u00ebr vat\u00ebr e k\u00ebndimeve p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb lirikat, shpesh me tis balade e me tis elegjiak, por edhe me shtjellime reflektimesh mbi koh\u00ebn. Tjet\u00ebrsimet e idealeve a shembjet e \u00ebndrrave t\u00eb pastra, nuk prajn\u00eb. Prandaj n\u00ebp\u00ebr vargje shp\u00ebrthejn\u00eb shpesh e shpesh edhe biografemat lirike autoriale:<\/p>\n<blockquote><p>tashm\u00eb buka hahet<br \/>\naq sa m\u00eb mjaftojn\u00eb t\u00eb hollat<br \/>\nme pensionin invalidor,<\/p>\n<p>Atdheu i \u00ebndrrave<br \/>\nsikur \u00ebsht\u00eb zhdukur<\/p><\/blockquote>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb loj\u00eb me fatin e jet\u00ebn, si dikur n\u00eb antik\u00ebn skllavopronare, njeriu \u00ebsht\u00eb i bindur se e fiton vet\u00eb lirin\u00eb duke u vet\u00ebsakrifikuar, duke fluturuar n\u00ebp\u00ebr koh\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p>A jam un\u00eb feniksi i \u00e7uditsh\u00ebm<br \/>\ne pyes veten n\u00ebp\u00ebr dallg\u00eb<\/p><\/blockquote>\n<p>Tashm\u00eb poeti hyn n\u00eb kontrast me situatat e tilla kontraktuese p\u00ebrkoh\u00ebsi- tejkoh\u00ebsi, kufizim-univers. Hyn n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr rrafsh k\u00ebndimi, ka hyr\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e aktualitetit; aty ku heroi i takon s\u00eb kaluar\u00ebs, tashm\u00eb z\u00eb e na vjen personazhi i shqet\u00ebsimeve n\u00eb koh\u00eb e p\u00ebr koh\u00ebn, q\u00eb, n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr ta nd\u00ebrruar gjendjen, ai e ironizon k\u00ebt\u00eb realitet. Arena, ajo hap\u00ebsir\u00eb ku jeta shtillet e p\u00ebshtillet n\u00ebp\u00ebr vorbulla t\u00eb dhimbjes e p\u00ebrleshjeve, shpesh na ishte edhe aren\u00eb historike luft\u00ebrash. Madje, ato nuk na kursejn\u00eb edhe sot, ku poeti gjendjet e ethshme t\u00eb krizave n\u00eb bot\u00eb i karakterizon me figur\u00ebn e Luciferit dantesk.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Prend Ndue Buzhala\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2017\/prend_ndue_buzhala1.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/>\u00a8<\/p>\n<blockquote><p>Si duket, s\u00ebrish \u00ebsht\u00eb ngjallur Luciferri<br \/>\ntani kufomat sh\u00ebtisin n\u00eb bot\u00ebn e shastisur<br \/>\nprej tragjedis\u00eb n\u00eb tragjedi<br \/>\nt\u00eb p\u00ebrcjellur me nderim nga kuarteri policor-ushtarak,<br \/>\naskush nuk ua hap dosjen t\u00eb shoh\u00eb bishat e veshura<br \/>\nq\u00eb rr\u00ebzojn\u00eb kudo me raketa gra e f\u00ebmij\u00eb<\/p><\/blockquote>\n<p>p\u00ebrtej nj\u00eb bote t\u00eb p\u00ebrkohshme (\u201cBota e p\u00ebrkohshme,\/Jeta-poligon i energjive\u201d), poeti ka dhe nj\u00eb t\u00eb tejkohshme (\u201cShpirti nuk \u00ebsht\u00eb\/ vet\u00ebm shenj\u00eb e vetvetes\u201d). Krijuesi e b\u00ebn edhe nj\u00eb hap\u00eb m\u00eb tutje, p\u00ebr t&#8217;u zhytur n\u00eb thell\u00ebsit\u00eb e k\u00ebrkimeve meditative t\u00eb artit poetik, sikund\u00ebr jan\u00eb kodet e koh\u00ebs dhe kodet e qenies e t\u00eb fatit. P\u00ebrtej k\u00ebsaj p\u00ebrkoh\u00ebsie ai ka universin tij t\u00eb fjal\u00ebs, nj\u00eb univers t\u00eb paskaj\u00eb, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm, shpesh dhe k\u00ebrkim shqet\u00ebsimesh.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rreth tjet\u00ebr k\u00ebndimesh lirike, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb lirikat dhe k\u00ebrkimet e p\u00ebrhershme e shum\u00ebplan\u00ebshe t\u00eb poetit p\u00ebr rr\u00ebnj\u00ebt identitare:<\/p>\n<blockquote><p>V\u00ebshtir\u00eb mund t\u00eb jesh<br \/>\npasqyr\u00eb magjike<\/p>\n<p>Ti heshturazi pret<br \/>\nt\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb loj\u00ebn e frikshme<br \/>\ne ta gjejn\u00eb rast\u00ebsisht<br \/>\nse prej cilit yll kan\u00eb zbritur,<br \/>\n\u00e7far\u00eb gjuhe ka qen\u00eb<br \/>\ngjuha e par\u00eb<br \/>\nYlliria, Illyria, Iliria<br \/>\ncila \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb,<\/p><\/blockquote>\n<p>Po qe se e shohim krijuesin, gjat\u00eb shtegtime t\u00eb tij, t\u00eb ndaloj\u00eb n\u00eb Zar\u00eb, Kashtell, Kosntanc\u00eb apo gjetiu, ai vet\u00ebm sa do ta e pik\u00ebzoj\u00eb hart\u00ebn e kujtes\u00ebs son\u00eb, duke medituar e soditur &#8220;tokave t\u00eb shenjta iliro-pellazge&#8221;.<\/p>\n<p>N\u00ebse shtegtimet e para e hedhin at\u00eb n\u00ebp\u00ebr gjeografin\u00eb e stome, p\u00ebr t&#8217;i rikujtuar t\u00eb djeshmen n\u00eb hart\u00ebn e qenies son\u00eb shpirt\u00ebrore; n\u00eb t\u00eb sotmen gjeopoetika e tij gjezdis nga viset e ndryshme zvicerane e n\u00ebp\u00ebr ato t\u00eb Kosov\u00ebs e trojet tjera etnike.<\/p>\n<p>Poeti shpreh madh\u00ebshtin\u00eb e qenies poetike, duke e lart\u00ebsuar mesazhin dhe forc\u00ebn e mendimit, n\u00eb g\u00ebrshet me dhembjen e melankolin\u00eb, atdhedashurin\u00eb e dashurin\u00eb. N\u00eb jo pak lirika ai dep\u00ebrton n\u00eb bot\u00ebn e pasur shpirt\u00ebrore t\u00eb protagonist\u00ebve lirik\u00eb, duke e p\u00ebrqendruar v\u00ebmendjen n\u00eb thell\u00ebsin\u00eb psikologjike, me kontrastet e p\u00ebrplasjet shpreh\u00ebse t\u00eb realitetit q\u00eb p\u00ebrthyhet n\u00eb fatin personal.<\/p>\n<p><strong>3. Drama e krijimit, poetika<\/strong><\/p>\n<p>Por dhembja e vuajtja shpesh jan\u00eb dhe sinonime t\u00eb krijimit: &#8220;askund qet\u00ebsim i shpirtit krijues!&#8221; Poeti nuk \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb d\u00ebshiron ta shpreh\u00eb ekskluzivisht vet\u00ebm at\u00eb q\u00eb do: vet\u00ebm sip\u00e7as ndjeshm\u00ebris\u00eb personale. Prandaj ka kaq shum\u00eb momente dramatike n\u00eb brendin\u00eb e k\u00ebtij vargu, deri te drama e krijimit lirik. Ndryshe, nuk do t\u00eb kishte fare art. Lirika \u00ebsht\u00eb pamje e imagjinat\u00ebs, e bot\u00ebs s\u00eb brendshme, q\u00eb poeti e bart kaq gjat\u00eb e n\u00ebp\u00ebr shtegtime q\u00eb s&#8217;kan\u00eb fund, si nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb palexuar.<\/p>\n<p>Prandaj poeti e shkruan k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr t\u00eb palexuar. Dhe e lexon dyfish: n\u00ebp\u00ebrmes krijimit dhe n\u00ebp\u00ebrmes shkrimit. E, kur publikohet libri, mandej, leximet shum\u00ebzohen. Fjal\u00ebt marrin tjet\u00ebr vler\u00eb, vler\u00ebn e artit dhe at\u00eb t\u00eb simbolit: Shnd\u00ebrrohen n\u00eb simbole t\u00eb kujtes\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Te e fundit, ai ka njeri q\u00eb nuk e ka provuar dhembjen n\u00eb jet\u00ebn e tij? Dhe a ka njeri q\u00eb nuk ka, s\u00eb paku, nj\u00eb dell krijimtarie? Prandaj Fjala Simbolike e poetit k\u00ebrkon kujtes\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb dhembjes, bashk\u00ebsolidar\u00ebsin\u00eb n\u00eb dhembje e n\u00eb krijim.<\/p>\n<p>Liriku vigjilon n\u00ebp\u00ebr vargje, rri i strukur n\u00eb p\u00ebrfytyrime, n\u00eb vegime dhembjesh e vizionesh poetike. Poeti nuk i reshtet edhe konceptimit t\u00eb virtyteve etnike, q\u00eb zhdrivillohet si nj\u00eb idealizim i tipareve shpirt\u00ebrore, nj\u00eb si spekt\u00ebr imazhesh poetike-historike e spekt\u00ebr metaforash, si spekt\u00ebr malli t\u00eb tingujve mall\u00ebngjyes p\u00ebr shkak t\u00eb braktisjes s\u00eb vendlindjes e q\u00eb shkakton mall\u00ebngjim, vuajtje e kujtes\u00eb t\u00eb prekshme e nganj\u00ebher\u00eb edhe trondit\u00ebse.<\/p>\n<p>Identifikimi i poetit me vargun e tij \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebnj\u00ebsh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb i plot\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p>nuk di a jetoj<br \/>\napo kam vdekur n\u00ebp\u00ebr vargje!&#8230;<\/p><\/blockquote>\n<p>kurse poeti gjendet gjithnj\u00eb n\u00eb thurjen e qarqeve t\u00eb komunikimit brenda krijimit dhe n\u00eb kontekst me sken\u00ebs letrare e shoq\u00ebrore z\u00eb koh\u00ebs. K\u00ebsisoj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrkomunikim, ka shum\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs e ku thuret statusi i ve\u00e7ant\u00eb i tekstit poetik:<\/p>\n<blockquote><p>Ky \u00ebsht\u00eb poligoni i k\u00ebng\u00ebve tona<br \/>\npoligoni i vrojtimit<br \/>\nderi n\u00eb larg\u00ebsi-<br \/>\narena e dhembjeve tona!&#8230;<\/p><\/blockquote>\n<p>ashtu sikund\u00ebr ka dhe nj\u00eb taborr tjet\u00ebr vrojtuesish e sulmuesish. N\u00ebse dikur shkrimtari konsiderohej nj\u00eb promethe e lexuesi nj\u00eb revolucionar q\u00eb ndryshon bot\u00ebn, krijuesi e ka ruajtur prometheizmin e tij, kurse lexuesi \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb bashk\u00ebpjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb solidar\u00ebsi krijimi e dhembjeje. Tashm\u00eb dhembje \u00ebsht\u00eb dhe personifikim i k\u00ebng\u00ebs, \u00ebsht\u00eb medium (a aren\u00eb, si thot\u00eb poeti), i jet\u00ebs me vuajtje e dhembje:<\/p>\n<blockquote><p>K\u00ebnga \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb<br \/>\nzgjua blet\u00ebsh<br \/>\nn\u00eb shpirtin e saj<br \/>\noshtin dhembja<\/p><\/blockquote>\n<p>P\u00ebr derisa te nj\u00eb pjes\u00eb bukur e madhe poezish mbitheksohet semantemat k\u00ebng\u00eb e varg, ajo mbipopullon edhe vargje t\u00eb t\u00ebra, madje edhe titujt e cikleve (\u201cK\u00ebng\u00ebt e paprekura\u201d, \u201cN\u00eb pusin e vargjeve\u201d), apo semantemat e fjal\u00ebve aren\u00eb e poligon (\u201cArena e fjal\u00ebve\u201d, \u201cPoligoni i dhembjeve\u201d). E bukura n\u00eb art dhe vet\u00eb arti i fjal\u00ebs, jan\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb p\u00ebrkufizueshme me ligj\u00ebrim t\u00eb zakonsh\u00ebm, dhe at\u00eb q\u00eb nuk mund ta shqiptojn\u00eb estetika apo dijet teorike-letrare, mund ta nyj\u00ebtoj\u00eb arti i drejtp\u00ebrdrejt poetik. Dhe k\u00ebt\u00eb e arin ta form\u00ebsoj\u00eb e strukturoj\u00eb me frym\u00eb moderne t\u00eb k\u00ebndimit, edhe Brahim Avdyli te arti i tij poetik.<\/p>\n<p><em>N\u00ebntor 2017<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prend BUZHALA (Brahim Avdyli: \u201cArena e dhembjeve\u201d, poezi, SHB \u201cMeshari\u201d, Prishtin\u00eb 2017) Poeti Brahim Avdyli e ka profilizuar individualitetin e tij lirik qe disa dekada. Ai, duke shtegtuar k\u00ebsisoj, nga libri n\u00eb lib\u00ebr, duke profilizuar lirikun q\u00eb poezin\u00eb e ka fjal\u00eb shpirti, e ka th\u00ebnie qortuese, shpallje t\u00eb dashuris\u00eb ndaj jet\u00ebs, ndaj vlerave dhe ndaj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":21133,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,13,8,10],"tags":[],"class_list":["post-21132","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-ese","category-letersi","category-poezi"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>LIRIKU, FENIKS Q\u00cb SHTEGTON N\u00cbP\u00cbR KOH\u00cb - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/liriku-feniks-qe-shtegton-neper-kohe\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"LIRIKU, FENIKS Q\u00cb SHTEGTON N\u00cbP\u00cbR KOH\u00cb - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Prend BUZHALA (Brahim Avdyli: \u201cArena e dhembjeve\u201d, poezi, SHB \u201cMeshari\u201d, Prishtin\u00eb 2017) Poeti Brahim Avdyli e ka profilizuar individualitetin e tij lirik qe disa dekada. Ai, duke shtegtuar k\u00ebsisoj, nga libri n\u00eb lib\u00ebr, duke profilizuar lirikun q\u00eb poezin\u00eb e ka fjal\u00eb shpirti, e ka th\u00ebnie qortuese, shpallje t\u00eb dashuris\u00eb ndaj jet\u00ebs, ndaj vlerave dhe ndaj [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/liriku-feniks-qe-shtegton-neper-kohe\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-12-01T21:04:11+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/brahim_avdyli_arena_e_dhembjeve.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"332\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/liriku-feniks-qe-shtegton-neper-kohe\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/liriku-feniks-qe-shtegton-neper-kohe\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"LIRIKU, FENIKS Q\u00cb SHTEGTON N\u00cbP\u00cbR KOH\u00cb\",\"datePublished\":\"2017-12-01T21:04:11+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/liriku-feniks-qe-shtegton-neper-kohe\\\/\"},\"wordCount\":1832,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/liriku-feniks-qe-shtegton-neper-kohe\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/12\\\/brahim_avdyli_arena_e_dhembjeve.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Ese\",\"Let\u00ebrsi\",\"Poezi\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/liriku-feniks-qe-shtegton-neper-kohe\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/liriku-feniks-qe-shtegton-neper-kohe\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/liriku-feniks-qe-shtegton-neper-kohe\\\/\",\"name\":\"LIRIKU, FENIKS Q\u00cb SHTEGTON N\u00cbP\u00cbR KOH\u00cb - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/liriku-feniks-qe-shtegton-neper-kohe\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/liriku-feniks-qe-shtegton-neper-kohe\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/12\\\/brahim_avdyli_arena_e_dhembjeve.jpg\",\"datePublished\":\"2017-12-01T21:04:11+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/liriku-feniks-qe-shtegton-neper-kohe\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/liriku-feniks-qe-shtegton-neper-kohe\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/liriku-feniks-qe-shtegton-neper-kohe\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/12\\\/brahim_avdyli_arena_e_dhembjeve.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/12\\\/brahim_avdyli_arena_e_dhembjeve.jpg\",\"width\":600,\"height\":332},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/liriku-feniks-qe-shtegton-neper-kohe\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"LIRIKU, FENIKS Q\u00cb SHTEGTON N\u00cbP\u00cbR KOH\u00cb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"LIRIKU, FENIKS Q\u00cb SHTEGTON N\u00cbP\u00cbR KOH\u00cb - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/liriku-feniks-qe-shtegton-neper-kohe\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"LIRIKU, FENIKS Q\u00cb SHTEGTON N\u00cbP\u00cbR KOH\u00cb - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Prend BUZHALA (Brahim Avdyli: \u201cArena e dhembjeve\u201d, poezi, SHB \u201cMeshari\u201d, Prishtin\u00eb 2017) Poeti Brahim Avdyli e ka profilizuar individualitetin e tij lirik qe disa dekada. Ai, duke shtegtuar k\u00ebsisoj, nga libri n\u00eb lib\u00ebr, duke profilizuar lirikun q\u00eb poezin\u00eb e ka fjal\u00eb shpirti, e ka th\u00ebnie qortuese, shpallje t\u00eb dashuris\u00eb ndaj jet\u00ebs, ndaj vlerave dhe ndaj [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/liriku-feniks-qe-shtegton-neper-kohe\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2017-12-01T21:04:11+00:00","og_image":[{"width":600,"height":332,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/brahim_avdyli_arena_e_dhembjeve.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/liriku-feniks-qe-shtegton-neper-kohe\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/liriku-feniks-qe-shtegton-neper-kohe\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"LIRIKU, FENIKS Q\u00cb SHTEGTON N\u00cbP\u00cbR KOH\u00cb","datePublished":"2017-12-01T21:04:11+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/liriku-feniks-qe-shtegton-neper-kohe\/"},"wordCount":1832,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/liriku-feniks-qe-shtegton-neper-kohe\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/brahim_avdyli_arena_e_dhembjeve.jpg","articleSection":["Artikuj","Ese","Let\u00ebrsi","Poezi"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/liriku-feniks-qe-shtegton-neper-kohe\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/liriku-feniks-qe-shtegton-neper-kohe\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/liriku-feniks-qe-shtegton-neper-kohe\/","name":"LIRIKU, FENIKS Q\u00cb SHTEGTON N\u00cbP\u00cbR KOH\u00cb - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/liriku-feniks-qe-shtegton-neper-kohe\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/liriku-feniks-qe-shtegton-neper-kohe\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/brahim_avdyli_arena_e_dhembjeve.jpg","datePublished":"2017-12-01T21:04:11+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/liriku-feniks-qe-shtegton-neper-kohe\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/liriku-feniks-qe-shtegton-neper-kohe\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/liriku-feniks-qe-shtegton-neper-kohe\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/brahim_avdyli_arena_e_dhembjeve.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/brahim_avdyli_arena_e_dhembjeve.jpg","width":600,"height":332},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/liriku-feniks-qe-shtegton-neper-kohe\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"LIRIKU, FENIKS Q\u00cb SHTEGTON N\u00cbP\u00cbR KOH\u00cb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21132","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21132"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21132\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21133"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21132"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21132"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21132"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}