{"id":21294,"date":"2017-12-05T23:15:46","date_gmt":"2017-12-05T23:15:46","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=21294"},"modified":"2017-12-07T10:10:11","modified_gmt":"2017-12-07T10:10:11","slug":"shkodra-si-e-imagjinoja-dhe-si-ishte-1","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkodra-si-e-imagjinoja-dhe-si-ishte-1\/","title":{"rendered":"Shkodra &#8211; si e imagjinoja dhe si ishte (1)"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: center;\"><a href=\"https:\/\/www.fjala.info\/shkodra-e-periudhes-se-lavdishme-2\/\">Shkodra e periudh\u00ebs s\u00eb lavdishme (2)<\/a><br \/>\n<a href=\"https:\/\/www.fjala.info\/shkodra-si-e-imagjinoja-dhe-si-ishte-fusha-e-rrmajit-3\/\">Shkodra \u2013 si e imagjinoja dhe si ishte: Fusha e Rrmajit (3)<\/a><\/p>\n<p><strong>Gani Mehmetaj<\/strong>, <em>5 dhjetor 2017<\/em> &#8211; <a href=\"http:\/\/www.botasot.info\/opinione\/799708\/shkodra-si-e-imagjinoja-dhe-si-ishte-1\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">BotaSot.info<\/a><\/p>\n<p>Shkodr\u00ebn e kam njohur nga f\u00ebmij\u00ebria sikur t\u00eb kisha jetuar n\u00eb t\u00eb, nd\u00ebrsa e vizitova n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb pjekur. Jan\u00eb disa rr\u00ebfime q\u00eb ma kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb imazhin e Shkodr\u00ebs si p\u00ebr asnj\u00eb qytet tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Rr\u00ebfimin e par\u00eb e kam d\u00ebgjuar p\u00ebr <strong>legjend\u00ebn e K\u00ebshtjell\u00ebs s\u00eb Rozaf\u00ebs<\/strong>. Me dhimbsej deri n\u00eb lot p\u00ebrv\u00eblues nusja e v\u00ebllait t\u00eb vog\u00ebl, q\u00eb pranoi t\u00eb flijohej p\u00ebr t&#8217;u forcuar themelet e ngrehin\u00ebs. Rr\u00ebqethesha e mrekullohesha nj\u00ebkoh\u00ebsisht, kur d\u00ebgjoja p\u00ebr guximin e gruas me foshnj\u00eb n\u00eb gji. Rr\u00ebfimi emocional e pik\u00ebllimtar i n\u00ebn\u00ebs sime tregonte se gruaja q\u00eb po e flijonin nuk iu frik\u00ebsua vdekjes sa i druante s\u00eb ardhmes s\u00eb foshnj\u00ebs. N\u00eb \u00e7astet e fundit para se ta murosnin ua la porosin\u00eb kunet\u00ebrve: Gjirin e djatht\u00eb jasht\u00eb t\u00eb ma lini, q\u00eb ta ushqej foshnj\u00ebn me qum\u00ebsht; dor\u00ebn e djatht\u00eb mos ma mbuloni, q\u00eb ta p\u00ebrk\u00ebdhel t\u00eb voglin kur t\u00eb m\u00eb kaploj malli; k\u00ebmb\u00ebn e djatht\u00eb mos ma gur\u00ebzoni, q\u00eb ta p\u00ebrkund djepin kur foshnj\u00ebn t\u00eb mos e z\u00ebr\u00eb gjumi. S&#8217;merrja frym\u00eb nga kureshtja, beb\u00ebzat m\u00eb zgjeroheshin.<\/p>\n<p>&#8220;<em>Asht nji kru n\u00eb murin e k\u00ebshtjell\u00ebs q\u00eb pikon tamel n\u00eb vend t\u00eb ujit<\/em>&#8220;, tregonte n\u00ebna n\u00eb fund t\u00eb rr\u00ebfimit. Aq shum\u00eb m\u00eb kishte l\u00ebn\u00eb mbresa rr\u00ebfimi trondit\u00ebs nga f\u00ebmij\u00ebria, sa provova m\u00eb von\u00eb disa her\u00eb ta rirr\u00ebfeja n\u00eb let\u00ebr, ashtu si e kisha d\u00ebgjuar. Nuk ia dola. Nuk i kapja nuancat magjike t\u00eb rr\u00ebfimit p\u00ebr sakrific\u00ebn e bes\u00ebn. N\u00ebna ime kurr\u00eb nuk e kishte par\u00eb K\u00ebshtjell\u00ebn e Rozaf\u00ebs, nuk dinte as shkrim e lexim, nd\u00ebrsa e dinte aq mir\u00eb legjend\u00ebn sa m\u00eb linte goj\u00ebhapur.<\/p>\n<p>Rr\u00ebfimin e dyt\u00eb e kam d\u00ebgjuar p\u00ebr <strong>Nor\u00ebn e Kelmendit<\/strong>. Mrekullohesha me k\u00ebt\u00eb vajz\u00eb trime. Nga rr\u00ebfimi i tret\u00eb m\u00ebsova p\u00ebr mal\u00ebsoren, q\u00eb u martua n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs, por burri ia preu n\u00eb bes\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit. Nuk tronditesha as kur ajo vrau burrin spiun t\u00eb turkut, por kur ajo vuri dor\u00eb mbi djalin, gjakun e vet, m\u00eb shushati p\u00ebr jav\u00eb t\u00eb t\u00ebra. M\u00eb von\u00eb e d\u00ebgjova qindra her\u00eb k\u00ebng\u00ebn &#8220;<em>Fryni era na u \u00e7el taraba&#8230;<\/em>&#8220;, e lexova edhe dram\u00ebn, mora pjes\u00eb n\u00eb p\u00ebrgatitjen e shfaqjes n\u00eb shkoll\u00ebn fillore n\u00eb Pej\u00eb, sa shum\u00eb grindeshim mes vete, sepse askush s&#8217;donte t\u00eb luante rolet e turqve.<\/p>\n<p>K\u00ebng\u00ebt shkodrane d\u00ebgjoheshin n\u00eb lagjen time, d\u00ebgjoheshin n\u00eb qytet e m\u00eb gjer\u00eb. Lu\u00e7ie Miloti, Marie Kraja, Bik Ndoja, Violeta Zefi, Shyqri Alushi etj. ishin aq popullor\u00eb. N\u00eb shkoll\u00ebn fillore m\u00ebsuam poezin\u00eb &#8220;Marsi&#8221; t\u00eb Luigj Gurakuqit p\u00ebr plak\u00ebn q\u00eb tha: &#8220;<em>Po marr gjan\u00eb e n&#8217;bjeshk\u00eb po dal, me \u00e7ka pat e ngrini n&#8217;mal<\/em>&#8220;, por un\u00eb tashm\u00eb e kisha d\u00ebgjuar nga gjyshja ime fatin e plak\u00ebs kryene\u00e7e, q\u00eb s&#8217;pyeti p\u00ebr koh\u00ebn. I tregova gjyshes q\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrrall\u00eb e shkruante n\u00eb vargje edhe Mjeda, ajo e pa me v\u00ebmendje fotografin\u00eb e tij dhe m\u2019u p\u00ebrgjigj: sa i p\u00ebrgan (ngjan) kush\u00ebririt ton\u00eb, Ram\u00ebs. Gjyshja ishte e sigurt se kjo fatkeq\u00ebsi kishte ndodhur sip\u00ebr burimit t\u00eb Drinit t\u00eb Bardh\u00eb. Plaka e delet e gur\u00ebzuara aty ishin, n\u00eb shk\u00ebmbin e skalitur, disa kilometra larg nga Peja. Dhe un\u00eb e kam besuar nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, sepse t\u00eb gjith\u00eb e thoshin n\u00eb Rrafshin e Dukagjinit.<\/p>\n<p>Shkrimtar\u00ebt, q\u00eb nga Marin Barleti, Frano Bardhi, Pjet\u00ebr Budi, Filip Shiroka, Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda, Migjeni, Gjergj Fishta, i pata n\u00eb tryez\u00ebn e leximit gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb e rinis\u00eb s\u00eb hershme. Mbaj n\u00eb mend se \u201cLahut\u00ebn e Malcis\u00eb\u201d e lexonim me aq frik\u00eb, se mos na spiunonte kush. Kur e deklamonte para nesh m\u00ebsuesi i let\u00ebrsis\u00eb, Ludvig Nekaj, poezin\u00eb &#8220;<strong>O moj Shqypni<\/strong>&#8220;, t\u00eb Pashko Vas\u00ebs, z\u00ebri i dridhej, fytyra i skuqej, n\u00eb klas\u00eb askush s&#8217;merrte frym\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, poezin\u00eb &#8220;<em>Andrra e jetes &#8211; Trina<\/em>&#8221; t\u00eb Mjed\u00ebs edhe sot e di p\u00ebrmendsh dhe e recitoj me mall. Dy personazhet &#8211; Zoga e Lokja &#8211; t\u00eb k\u00ebsaj poeme t\u00eb dhimbshme, i kujtoj si at\u00ebher\u00eb, si sot. &#8220;<em>Poem\u00ebn e Mjerimit<\/em>&#8221; t\u00eb Migjenit e m\u00ebsova p\u00ebrmendsh, por \u00e7udit\u00ebrisht nuk provova t\u00eb shkruaj si ai, imitoja Mjed\u00ebn e Shirok\u00ebn.<\/p>\n<p>Kur e m\u00ebsonim historin\u00eb e klas\u00ebs s\u00eb pest\u00eb sa shum\u00eb i urreja romak\u00ebt, q\u00eb e sulmuan dhe e pushtuan Shkodr\u00ebn, nd\u00ebrsa m\u00eb mrekullonin mbret\u00ebrit ilir\u00eb, Teuta, Agroni, Genci. Sa me zem\u00ebronin venedikasit q\u00eb ua h\u00ebngr\u00ebn shpirtin arb\u00ebror\u00ebve e Gjergj Kastriotit, n\u00eb vend q\u00eb t&#8217;i ndihmonin kund\u00ebr armikut m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb qytet\u00ebrimit evropian, Perandoris\u00eb Osmane. &#8220;Rrethimi i Shkodr\u00ebs&#8221; e &#8220;Shkodra e rrethueme&#8221; ishin librat q\u00eb i lexova me nj\u00eb frym\u00eb, me gjith\u00eb v\u00ebrejtjet e m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjve se ata nuk ishin libra p\u00ebr mosh\u00ebn time.<\/p>\n<p>Baba, rr\u00ebfimtari i tret\u00eb n\u00eb familjen time, kishte stil epik t\u00eb tregimit t\u00eb ngjarjeve e t\u00eb p\u00ebrjetimeve. Kurr\u00eb s&#8217;pushoi s\u00eb foluri p\u00ebr Shkodr\u00ebn, qytetin e p\u00ebrjetsh\u00ebm, m\u00eb t\u00eb mirin, m\u00eb t\u00eb madhin, qytetin e pashoq, q\u00eb nuk e ka kush n\u00eb bot\u00eb. Por kur e mb\u00ebrthente shkulm pafuqie, q\u00eb s&#8217;mund t\u00eb shp\u00ebrthente pengesat kufitare e ta vizitonte, thoshte: Mos m\u00eb dalt\u00eb shpirti pa e pa! Me gjith\u00eb mallin q\u00eb e g\u00ebrryente, asnj\u00ebher\u00eb nuk e pa Shkodr\u00ebn, nuk e pa as sht\u00ebpin\u00eb a rr\u00ebnojat q\u00eb kishin mbetur nga sht\u00ebpia e t\u00eb par\u00ebve.<\/p>\n<p>Tregimi p\u00ebr ikjen e t\u00eb par\u00ebve t\u00eb mi nga qyteti m\u00eb i bukur n\u00eb bot\u00eb ishte sa i pik\u00eblluesh\u00ebm, po aq i mjegullt p\u00ebr mua, sepse kurr\u00eb nuk e mora vesh pse ik\u00ebn dhe pse i lan\u00eb t\u00eb gjitha.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, b\u00ebmat e Ernest Koliqit, ministrit q\u00eb i hapi shkollat shqipe nga Dardania e vjet\u00ebr deri n\u00eb Pazar t\u00eb Ri, Tetov\u00eb e Strug\u00eb, nuk i hiqte nga goja asnj\u00ebher\u00eb. S&#8217;ka me shkollat e Shqipnis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr, na thoshte n\u00eb \u00e7do bised\u00eb kur binte fjala p\u00ebr arsimin e djesh\u00ebm e t\u00eb sot\u00ebm. Nga rr\u00ebfimet e tij e kisha imagjinuar Shkodr\u00ebn, qytetin m\u00eb t\u00eb madh e m\u00eb t\u00eb bukur n\u00eb bot\u00eb. P\u00ebr ta ilustruar zot\u00ebsin\u00eb e korrekt\u00ebsin\u00eb e shkodranit, e tregonte rr\u00ebfimin p\u00ebr austriakun ushtar, i cili e la or\u00ebn e dor\u00ebs te nj\u00eb or\u00ebtar shkodran para se t\u00eb mbaronte Lufta e Par\u00eb. Kur u kthye oficeri n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb m\u00eb 1943, shkoi t\u00eb or\u00ebtari dhe ia k\u00ebrkoi or\u00ebn e l\u00ebn\u00eb para 25 vjet\u00ebsh. Shkodrani esnaf nxori or\u00ebn e austriakut nga sirtari, ia dor\u00ebzoi t\u00eb ndrequr dhe ia k\u00ebrkoi hakun e dor\u00ebs. Austriaku mbeti goj\u00ebhapur.<\/p>\n<p>N\u00eb f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb time baba m\u00eb fliste me dashuri p\u00ebr qytetin e Shkodr\u00ebs, megjith\u00ebse nuk e vizitoi kurr\u00eb. Dinte di\u00e7ka p\u00ebr qytetin e gjeografin\u00eb e shtrirjes nga rr\u00ebfimet e t\u00eb par\u00ebve t\u00eb tij, dinte se trungu familjar lidhej me Kol\u00ebn a Nikoll\u00eb Kazazin, por \u00e7&#8217;b\u00ebnin e ku ishte pjesa e mbetur e trungut, nuk e kishte iden\u00eb.<\/p>\n<p>Shum\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb (1982) u b\u00ebra xheloz n\u00eb ciceronin (guid\u00ebn) malazez kur na solli nga Cetina, kryeqyteti i vjet\u00ebr malazez n\u00eb nj\u00eb bjeshk\u00eb t\u00eb lart\u00eb, nd\u00ebrsa nisi t\u00eb tregonte se atje tej mjegull\u00ebs \u00ebsht\u00eb qyteti i Shkodr\u00ebs, vendi i p\u00ebrrallave, sikurse i kishin th\u00ebn\u00eb pleqt\u00eb. Isha me nj\u00eb delegacion kineast\u00ebsh nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Sa m\u00eb s\u00ebmboi fjala e tij, sepse sllavi fliste me lakmi p\u00ebr qytetin tim t\u00eb \u00ebndrrave. M\u2019u duk sikur ma mori nj\u00eb cop\u00eb t\u00eb qytetit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkodra e periudh\u00ebs s\u00eb lavdishme (2) Shkodra \u2013 si e imagjinoja dhe si ishte: Fusha e Rrmajit (3) Gani Mehmetaj, 5 dhjetor 2017 &#8211; BotaSot.info Shkodr\u00ebn e kam njohur nga f\u00ebmij\u00ebria sikur t\u00eb kisha jetuar n\u00eb t\u00eb, nd\u00ebrsa e vizitova n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb pjekur. Jan\u00eb disa rr\u00ebfime q\u00eb ma kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb imazhin e Shkodr\u00ebs si [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":21295,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-21294","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Shkodra - si e imagjinoja dhe si ishte (1) - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkodra-si-e-imagjinoja-dhe-si-ishte-1\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Shkodra - si e imagjinoja dhe si ishte (1) - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shkodra e periudh\u00ebs s\u00eb lavdishme (2) Shkodra \u2013 si e imagjinoja dhe si ishte: Fusha e Rrmajit (3) Gani Mehmetaj, 5 dhjetor 2017 &#8211; BotaSot.info Shkodr\u00ebn e kam njohur nga f\u00ebmij\u00ebria sikur t\u00eb kisha jetuar n\u00eb t\u00eb, nd\u00ebrsa e vizitova n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb pjekur. Jan\u00eb disa rr\u00ebfime q\u00eb ma kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb imazhin e Shkodr\u00ebs si [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkodra-si-e-imagjinoja-dhe-si-ishte-1\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-12-05T23:15:46+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2017-12-07T10:10:11+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/shkoder.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkodra-si-e-imagjinoja-dhe-si-ishte-1\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkodra-si-e-imagjinoja-dhe-si-ishte-1\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Shkodra &#8211; si e imagjinoja dhe si ishte (1)\",\"datePublished\":\"2017-12-05T23:15:46+00:00\",\"dateModified\":\"2017-12-07T10:10:11+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkodra-si-e-imagjinoja-dhe-si-ishte-1\\\/\"},\"wordCount\":1406,\"commentCount\":2,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkodra-si-e-imagjinoja-dhe-si-ishte-1\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/12\\\/shkoder.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkodra-si-e-imagjinoja-dhe-si-ishte-1\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkodra-si-e-imagjinoja-dhe-si-ishte-1\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkodra-si-e-imagjinoja-dhe-si-ishte-1\\\/\",\"name\":\"Shkodra - si e imagjinoja dhe si ishte (1) - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkodra-si-e-imagjinoja-dhe-si-ishte-1\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkodra-si-e-imagjinoja-dhe-si-ishte-1\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/12\\\/shkoder.jpg\",\"datePublished\":\"2017-12-05T23:15:46+00:00\",\"dateModified\":\"2017-12-07T10:10:11+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkodra-si-e-imagjinoja-dhe-si-ishte-1\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkodra-si-e-imagjinoja-dhe-si-ishte-1\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkodra-si-e-imagjinoja-dhe-si-ishte-1\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/12\\\/shkoder.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/12\\\/shkoder.jpg\",\"width\":600,\"height\":400},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkodra-si-e-imagjinoja-dhe-si-ishte-1\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Shkodra &#8211; si e imagjinoja dhe si ishte (1)\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Shkodra - si e imagjinoja dhe si ishte (1) - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkodra-si-e-imagjinoja-dhe-si-ishte-1\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Shkodra - si e imagjinoja dhe si ishte (1) - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Shkodra e periudh\u00ebs s\u00eb lavdishme (2) Shkodra \u2013 si e imagjinoja dhe si ishte: Fusha e Rrmajit (3) Gani Mehmetaj, 5 dhjetor 2017 &#8211; BotaSot.info Shkodr\u00ebn e kam njohur nga f\u00ebmij\u00ebria sikur t\u00eb kisha jetuar n\u00eb t\u00eb, nd\u00ebrsa e vizitova n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb pjekur. Jan\u00eb disa rr\u00ebfime q\u00eb ma kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb imazhin e Shkodr\u00ebs si [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkodra-si-e-imagjinoja-dhe-si-ishte-1\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2017-12-05T23:15:46+00:00","article_modified_time":"2017-12-07T10:10:11+00:00","og_image":[{"width":600,"height":400,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/shkoder.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkodra-si-e-imagjinoja-dhe-si-ishte-1\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkodra-si-e-imagjinoja-dhe-si-ishte-1\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Shkodra &#8211; si e imagjinoja dhe si ishte (1)","datePublished":"2017-12-05T23:15:46+00:00","dateModified":"2017-12-07T10:10:11+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkodra-si-e-imagjinoja-dhe-si-ishte-1\/"},"wordCount":1406,"commentCount":2,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkodra-si-e-imagjinoja-dhe-si-ishte-1\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/shkoder.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkodra-si-e-imagjinoja-dhe-si-ishte-1\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkodra-si-e-imagjinoja-dhe-si-ishte-1\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkodra-si-e-imagjinoja-dhe-si-ishte-1\/","name":"Shkodra - si e imagjinoja dhe si ishte (1) - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkodra-si-e-imagjinoja-dhe-si-ishte-1\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkodra-si-e-imagjinoja-dhe-si-ishte-1\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/shkoder.jpg","datePublished":"2017-12-05T23:15:46+00:00","dateModified":"2017-12-07T10:10:11+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkodra-si-e-imagjinoja-dhe-si-ishte-1\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkodra-si-e-imagjinoja-dhe-si-ishte-1\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkodra-si-e-imagjinoja-dhe-si-ishte-1\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/shkoder.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/shkoder.jpg","width":600,"height":400},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkodra-si-e-imagjinoja-dhe-si-ishte-1\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Shkodra &#8211; si e imagjinoja dhe si ishte (1)"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21294","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21294"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21294\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21295"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21294"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21294"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21294"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}