{"id":21331,"date":"2017-12-07T00:12:51","date_gmt":"2017-12-07T00:12:51","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=21331"},"modified":"2017-12-07T00:19:15","modified_gmt":"2017-12-07T00:19:15","slug":"drenica-e-pushkes-dhe-e-penes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/drenica-e-pushkes-dhe-e-penes\/","title":{"rendered":"DRENICA E PUSHK\u00cbS DHE E PEN\u00cbS"},"content":{"rendered":"<p><em>V\u00ebshtrim p\u00ebr librin e Bedri Tahirit, Toponimia e Galic\u00ebs<\/em><br \/>\n(<em>Prishtin\u00eb, 2014<\/em>)<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" title=\"Xhemail Peci\" src=\"https:\/\/i1.wp.com\/fjala.info\/2017\/xhemail_peci.jpg?w=300\" alt=\"\" align=\"right\" border=\"0\" hspace=\"10\" data-recalc-dims=\"1\" \/> Shkruan: <strong>Xhemail Peci<\/strong><\/p>\n<p><strong>Prelud<\/strong><\/p>\n<p>Pena m\u00ebm\u00ebdhetare gjithmon\u00eb u ngre nj\u00eb himn pushk\u00ebve liridash\u00ebse, krismave t\u00eb saj q\u00eb kumbuan si himne lirie, n\u00eb mbrojtje t\u00eb pragut st\u00ebrgjyshor, prandaj n\u00eb sfondin e nj\u00eb simbolike t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, Bedri Tahiri bashkon tehun e sopat\u00ebs, gryk\u00ebn e pushk\u00ebs dhe maj\u00ebn e pen\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai bashkon n\u00eb sfondin e pen\u00ebs s\u00eb tij atdhetare, n\u00eb q\u00ebllimin e tyre t\u00eb shenjt\u00ebruar: Ahmet Delin\u00eb, Azem Galic\u00ebn dhe Hasan Prishtin\u00ebn.<br \/>\nPrandaj, kjo pen\u00eb e cila e b\u00ebn mish\u00ebrimin e s\u00eb djeshmes me t\u00eb sotmen dhe gjithsesi edhe me t\u00eb nes\u00ebrmen e k\u00ebtij trualli t\u00eb lar\u00eb me gjak fatosash t\u00eb liris\u00eb, kjo pen\u00eb e cila p\u00ebrndrit\u00eb flak\u00ebt e pushk\u00ebve kryengrit\u00ebse, \u00ebsht\u00eb gjith\u00eb gjakim e frym\u00ebzim n\u00eb shpalim t\u00eb epik\u00ebs s\u00eb nj\u00eb heroizmi q\u00eb rron nd\u00ebr shekuj e q\u00eb p\u00ebrkon aq shum\u00eb me at\u00eb t\u00eb eposit t\u00eb kreshnik\u00ebve.<\/p>\n<p>Kjo pen\u00eb, jo rast\u00ebsisht, sikur takohet me lahut\u00ebn p\u00ebr t\u00eb gdhendur n\u00eb kujtes\u00eb kronikat e dit\u00ebve t\u00eb p\u00ebrgjakshme. Si n\u00ebp\u00ebr mitet dhe legjendat, edhe pena e shkrimtarit dhe studiuesit ndalet tek numri shtat\u00eb. E p\u00ebrkushtimi p\u00ebr ta p\u00ebrshkruar Rrethimin e Shtat\u00eb t\u00eb Galic\u00ebs, nuk ka se si t\u00eb mos na e p\u00ebrkujtoj p\u00ebrkushtimin e Marin Barletit p\u00ebr ta p\u00ebrshkruar Rrethimin e Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>Galica kalon n\u00ebp\u00ebr rrath\u00ebt e ferrit q\u00eb ia kan\u00eb ngritur hijenat grabitqare, por kjo pen\u00eb q\u00eb u rri si nj\u00eb sogjetar amshimi kokave krynegrit\u00ebse t\u00eb Galic\u00ebs sy-shqiponj\u00eb, d\u00ebshmon se Galica, e me t\u00eb edhe e gjith\u00eb Drenica trime, ngjallet her\u00eb si feniks prej hiri e her\u00eb si salamander prej zjarri:<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb mesin e k\u00ebtyre vendbanimeve me tradita luftarake e patriotike, emri i t\u00eb cilave na ngjall ndjenja t\u00eb ve\u00e7anta respekti e admirimi, q\u00ebndron edhe fshati Galic\u00eb. Galica, me gjakun e bijve dhe bijave t\u00eb veta, n\u00eb \u00e7do gur e n\u00eb \u00e7do shk\u00ebmb, e shkroi historin\u00eb e pashlyeshme, e cila i sfidoi t\u00eb gjitha historit\u00eb borgjeze e tendencioze q\u00eb pat\u00ebn karakter falsifikues e denigrues.<\/p>\n<p>Galica shtrihet midis kodrash e brigjesh gjysm\u00eb t\u00eb zhveshura n\u00eb verilindje t\u00eb Drenic\u00ebs s\u00eb Kuqe, mu n\u00eb mbarim t\u00eb vargmaleve t\u00eb Qyqavic\u00ebs mitike.\u201d<\/p>\n<p>Duke nxjerrur n\u00eb sfondin e historis\u00eb kryetrimat e liris\u00eb s\u00eb m\u00ebm\u00ebdheut, Bedri Tahiri d\u00ebshmon se nuk shkruan p\u00ebr pupla t\u00eb buta e as p\u00ebr sallonet mbret\u00ebrore me shk\u00eblqimin e tyre verbues. P\u00ebrkundrazi, ai shkruan p\u00ebr fatosat e kombit, p\u00ebr prij\u00ebsit legjendar\u00eb, p\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsit dhe komandant\u00ebt t\u00eb cil\u00ebve, si\u00e7 do t\u00eb thoshte Bajroni p\u00ebr trimat e Sulit, armiku nuk ua pa shpin\u00ebn kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Bedri Tahiri \u00ebsht\u00eb studiuesi dhe kronisti q\u00eb kujton emrat-emblem\u00eb, tek shpalos historit\u00eb e tyre. Ai d\u00ebshmon p\u00ebr dhembjen e murosur si n\u00ebp\u00ebr mitet dhe legjendat, por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ai shpreh dashurin\u00eb e tij p\u00ebr \u00e7do p\u00ebll\u00ebmb\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj toke q\u00eb e lindi dhe e rriti, madje-madje duke sh\u00ebnuar jo vet\u00ebm p\u00ebr rrjedh\u00ebn e krojeve e t\u00eb burimeve, por edhe p\u00ebr fatin e gur\u00ebve t\u00eb vendlindjes.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb prandaj e natyrshme t\u00eb thuhet se ai ka shkelur \u00e7do shteg e ka rrahur \u00e7do rrug\u00eb, ka bredhur \u00e7do mal e kod\u00ebr t\u00eb vendlindjes, duke mbajtur sh\u00ebnime e duke shpalosu kujtime brezash, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb d\u00ebshmit\u00eb t\u00eb mbesin jo vet\u00ebm p\u00ebrmes asaj q\u00eb thuhet, por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb edhe n\u00ebp\u00ebrmes asaj q\u00eb shkruhet.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Libri i Toponimia e Galic\u00ebs, i shkrimtarit, publicistit dhe studiuesit t\u00eb pandalsh\u00ebm Bedri Tahiri, nuk \u00ebsht\u00eb thjesht vet\u00ebm nj\u00eb studim p\u00ebr toponimin\u00eb e Galic\u00ebs. M\u00eb shum\u00eb se kaq, ky lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sintez\u00eb e nj\u00eb studimi t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb nga aspekti gjuh\u00ebsor, por gjithsesi i shkrir\u00eb aq bukur n\u00eb nj\u00eb me historin\u00eb, mitin dhe legjend\u00ebn. Libri n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e qart\u00eb se autori ka shprehur gjakimin dhe dashurin\u00eb e tij, p\u00ebrkushtimin dhe krenarin\u00eb p\u00ebr Drenic\u00ebn, duke shkruar se:<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb qendr\u00ebn e Dardanis\u00eb ilire, gjegj\u00ebsisht t\u00eb Kosov\u00ebs s\u00eb sotme, shtrihet Drenica heroike. Kjo trev\u00eb kreshnik\u00ebsh, q\u00eb n\u00eb antik\u00eb njihej me emrin Klaptonik, na e p\u00ebrkujton \u00e7doher\u00eb historin\u00eb ton\u00eb t\u00eb lavdishme n\u00eb shekuj.<br \/>\n\u2026<br \/>\nKy em\u00ebr (emri Drenic\u00eb lidhet me antroponimin Dren-i) kaq i dashur dhe krenar p\u00ebr ne, gjithmon\u00eb ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb tmerr p\u00ebr armiqt\u00eb tan\u00eb. Sa e sa her\u00eb pushtues t\u00eb ndrysh\u00ebm provuan ta zhduknin nga faqja e dheut, por i lan\u00eb kokat e eshtrat n\u00eb t\u00eb. Kjo fole trimash u b\u00eb sinonim i rezistenc\u00ebs dhe i q\u00ebndres\u00ebs mbar\u00ebshqiptare p\u00ebr liri, pavar\u00ebsi e bashkim komb\u00ebtar.\u201d<\/p>\n<p>Librit i prin\u00eb kapitulli i par\u00eb Drenica, nd\u00ebrsa autori i qaset studimit t\u00eb tij edhe nga prizmi i p\u00ebrfshirjes administrative t\u00eb k\u00ebsaj treve, t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga 107 fshatra, duke i renditur ato me p\u00ebrpikm\u00ebri t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrthurje tematike, ai i kthehet s\u00ebrish t\u00eb kaluar\u00ebs p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar se shum\u00eb\u00e7ka q\u00ebndron e lidhur fort si mishi me ashtin, prandaj edhe v\u00eb n\u00eb pah se:<\/p>\n<p>\u201cEdhe pas vitit 1455, kur Kosova p\u00ebrfundimisht ra n\u00ebn sundimin turk, Drenica mbeti e pap\u00ebrkulur dhe e pan\u00ebnshtruar. Kjo zgjati diku deri rreth viteve 1850-1860, kur nj\u00ebfar\u00eb Jashar Pasha, sundimtar i Prishtin\u00ebs, i pushtoi disa fshatra t\u00eb k\u00ebsaj treve, t\u00eb cilat sot e k\u00ebsaj dite njihen me emrin Drenica e Pash\u00ebs.\u201d<\/p>\n<p>Bedri Tahiri duke shkruar k\u00ebshtu p\u00ebr toponimin\u00eb, ai d\u00ebshmon nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe p\u00ebr historin\u00eb. Ai e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sa origjinale po aq edhe simbolike, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb n\u00ebnkuptuar faktin se Drenica \u00ebsht\u00eb e but\u00eb si dreni n\u00eb \u00ebndrr\u00ebn e saj t\u00eb bukur p\u00ebr liri, por n\u00eb qoft\u00eb se dikush guxon dhe ia prish k\u00ebt\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, Drenica merr gjak n\u00eb vetull. Nga ky priz\u00ebm, ai shpalos t\u00eb v\u00ebrtetat historike n\u00eb pik\u00ebpamje kronologjike:<\/p>\n<p>\u201cSidoqoft\u00eb, Drenica n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb komb\u00ebtare, mbetet territor i q\u00ebndres\u00ebs shqiptare, q\u00eb secilit pushtues i rezistoi me arm\u00eb n\u00eb dor\u00eb. Q\u00eb nga Beteja e Kosov\u00ebs (1389) e deri m\u00eb sot, nga kjo trev\u00eb dol\u00ebn njer\u00ebz q\u00eb, me pushk\u00eb e me pen\u00eb, luftuan p\u00ebr \u00e7lirim, pavar\u00ebsim e bashkim komb\u00ebtar. K\u00ebshtu n\u00eb luft\u00ebn e par\u00eb kund\u00ebr Osman\u00ebve, n\u00eb Betej\u00ebn e Kosov\u00ebs, t\u00eb qershorit t\u00eb vitit 1389, trimi drenicas, Milosh Nikoll\u00eb Kopiliqi (nga Kopiliqi i Sk\u00ebnderajt) do ta plagos\u00eb p\u00ebr vdekje sulltan Muratin I.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb luft\u00ebn e m\u00ebvonshme antiosmane, q\u00eb e udh\u00ebhoqi Austria, mor\u00ebn pjes\u00eb shqiptar\u00ebt. M\u00eb 1689, pas Pikolomenit, kishte rreth 6000 shqiptar\u00eb, shumica drenicas.<\/p>\n<p>Emri Drenic\u00eb ua shtinte frik\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb armiqve me sy lakmitar\u00eb. Edhe vet\u00eb sulltanin nuk e linte t\u00eb qet\u00eb n\u00eb Stamboll. Sa e sa fermane u n\u00ebnshkruan e sa e sa koka pashallar\u00ebsh u pren\u00eb p\u00ebr t\u00eb, por kot. T\u00ebr\u00eb Ballkani dhe Europa ishin qet\u00ebsuar e n\u00eb Drenic\u00eb ende s\u2019kishte pushtet t\u00eb plot\u00eb turk. Edhe at\u00ebher\u00eb kur provuan ta v\u00ebn\u00eb pushtetin, m\u00eb 1891, d\u00ebshtuan: Saraji HAMIDIE, midis Llaush\u00ebs, Polacit e Prekazit, u rr\u00ebnua plot\u00ebsisht, nd\u00ebrsa kajmekami, Kahreman beu, me gjith\u00eb n\u00ebpun\u00ebsit e tjer\u00eb u d\u00ebbuan brenda nat\u00ebs.\u201d<\/p>\n<p>Duke iu referuar m\u00eb tej hegejmonis\u00eb serbe, studiuesi dhe publicisti Bedri Tahiri ka p\u00ebrmendur faktin se: \u201cPushteti borgjez serb ia kishte dron\u00eb k\u00ebsaj ane aq shum\u00eb saq\u00eb e quante \u201cvend graizish\u201d, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkujtuar tutje edhe eleboratet e rrangallave akademike serbe p\u00ebr shp\u00ebrnguljen dhe shfarosjen e shqiptar\u00ebve, n\u00eb syt\u00eb e t\u00eb cil\u00ebve, si\u00e7 shprehet autori: \u201cDrenica parashikohej si vendi m\u00eb i rreziksh\u00ebm, prej nga duhej larguar masovikisht popullsia (shqiptar\u00ebt). Vet\u00eb mbreti Aleksand\u00ebr pat propozuar q\u00eb ky territor t\u00eb shkat\u00ebrrohej plot\u00ebsisht.\u201d<\/p>\n<p>Nj\u00eb kronik\u00eb n\u00eb vete paraqet fakti se n\u00eb k\u00ebt\u00eb truall jetik kaluan ushtri t\u00eb egra, por p\u00ebrball\u00eb tyre gjithmon\u00eb koha nxori trima dhe heronj sypatrembur, t\u00eb cil\u00ebt dol\u00ebn nga gjiri i k\u00ebtij populli martir, dhe t\u00eb cil\u00ebt pena e Bedri Tahirit i kujton me krenari t\u00eb ligjshme:<\/p>\n<p>\u201cNumri i atyre q\u00eb luftuan dhe rezistuan kund\u00ebr pushtuesve turq, austrohungarez\u00eb, bullgar\u00eb e posa\u00e7\u00ebrisht kund\u00ebr atyre serb\u00eb, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i madh. Nga treva e Drenic\u00ebs u dalluan: Bejt\u00eb Galica, Ahmet Delia, Ramadan Bajraktari, Shaqir Smaka, Azem Bejt\u00eb Galica, Shot\u00eb Galica, Bek\u00eb Galica, Mehmet Delia, Lec Gradica, Zenel Baica, Ilaz Re\u00e7aku, Fazli Berani, Bajram e Xhem\u00eb T\u00ebrnafci, Halit Bajrami, Mehmet Gjeli, Shaban Mangjolli, Shaqir Pirraku etj.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb qasjen e tij prej studiuesi t\u00eb p\u00ebrkushtuar autori p\u00ebrball\u00eb lukunis\u00eb s\u00eb \u00e7mendur t\u00eb \u201csllavokominsit\u00ebve \u00e7etnik\u00eb\u201d, v\u00eb amanetin gjithmon\u00eb actual t\u00eb Azem Bejt\u00eb Galic\u00ebs, se \u201cbes\u00eb me shka nuk ka\u201d. P\u00ebrball\u00eb besimit q\u00eb kishte Fadil Hoxha n\u00eb ta, ai v\u00eb s\u00ebrish men\u00e7urin\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga plaku Tair Berisha, i cili duke u p\u00ebrballur me Fadil Hoxh\u00ebn n\u00eb fshatin Berish\u00eb, do t\u2019i rikujtonte atij porosin\u00eb e madhe t\u00eb breznive or\u00ebmira: \u201cMos kij besim te serb\u00ebt! Gjithmon\u00eb na kan\u00eb mashtrue e kan\u00eb me u mashtrue\u201d.<\/p>\n<p>Duke shpalosur m\u00eb tej emrat e mermerit monumental t\u00eb q\u00ebndres\u00ebs heroike dhe duke radhitur hart\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb natyrale, studiuesi Bedri Tahiri e shpalos atdhetarizmin e popullit, atdhetariz\u00ebm q\u00eb si nj\u00eb pe i kuq koinativ e p\u00ebrshkon gjith\u00eb historin\u00eb e Drenic\u00ebs trime dhe heroike:<\/p>\n<p>\u201cBrenda muajve janar-shkurt 1945 u b\u00eb ploja mbi Drenic\u00eb. Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe t\u00eb nd\u00ebrlikuar historike n\u00eb mesin e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve u dalluan: Shaban Palluzha, Mehmet Gradica, Ahmat e Rifat Galica, Sadik Lutani, Azem Aruqi, Imer Fazli Radisheva, Ajet G\u00ebrguri, Zymer Bajraktari etj.\u201d<\/p>\n<p>Kjo atdheadshuri \u00ebsht\u00eb shpalosur me mjeshtri n\u00eb prizmin e kundrimit t\u00eb historis\u00eb edhe p\u00ebrmes faktit se populli \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb i nxjerr prij\u00ebsit nga gjiri i vet, kurse jan\u00eb prij\u00ebsit atdhetar\u00eb &#8211; ata q\u00eb krenarin\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e v\u00ebn\u00eb p\u00ebrmbi lumturin\u00eb, interest komb\u00ebtare p\u00ebrmbi pasurin\u00eb dhe interesat personale:<\/p>\n<p>\u201cNga treva e Drenic\u00ebs, nga Polaci, ishte edhe familja e Hasan Prishtin\u00ebs. Ky ideolog i shquar dhe udh\u00ebheq\u00ebs i palodhur i kryengritjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme p\u00ebr Pavar\u00ebsin\u00eb e tokave shqiptare, t\u00ebr\u00eb pasurin\u00eb dhe jet\u00ebn e dha p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e kombit dhe atdheut. Lirisht mund t\u00eb thuhet se verpimtaria e tij luftarake gjat\u00eb muajve maj-gusht 1912 e p\u00ebrgatit\u00ebn ngritjen e Flamurit n\u00eb Vlor\u00eb.<br \/>\n\u2026<\/p>\n<p>Dhe, s\u00ebrish e nj\u00ebjta gj\u00eb. Amaneti i brezave, m\u00eb mir\u00eb se gjetk\u00eb, u ruajt pik\u00ebrisht k\u00ebtu, n\u00eb Drenic\u00eb. N\u00eb hirin e Feniksve t\u00eb liris\u00eb u rilind fara jon\u00eb \u00e7lirimtare, Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs, n\u00eb krye me Komandantin legjendar, ADEM JASHARIN, e cila kuror\u00ebzoi suksessh\u00ebm aspiratat tona shekullore, pra solli Drit\u00ebn e Bardh\u00eb, solli L I R I N \u00cb dhe P A V A R \u00cb S I N \u00cb!\u201d<\/p>\n<p>Kapitulli i dyt\u00eb, i titulluar Galica n\u00eb faqet e historis\u00eb, \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb kronik\u00eb me p\u00ebrmasa t\u00eb nj\u00eb poeme t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn shpaloset q\u00ebndresa epike e galicasve. E gjith\u00eb kjo e paraqitur me nj\u00eb prolog kaq t\u00eb bukur:<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vazhd\u00ebn e luft\u00ebrave qindvje\u00e7are t\u00eb popullit shqiptar kund\u00ebr pushtuesve t\u00eb ndrysh\u00ebm, q\u00eb pam\u00ebshirsh\u00ebm u v\u00ebrsul\u00ebn mbi trojet tona, u ve\u00e7uan disa lokalitete dhe vendbanime p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebndres\u00eb dhe rezistenc\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme. Ato, n\u00ebp\u00ebr vite e shekuj, u p\u00ebrballuan rrebesheve dhe stuhive shkat\u00ebrrimtare e rob\u00ebruese, p\u00ebr \u00e7ka b\u00ebn\u00eb em\u00ebr dhe zun\u00eb vend nderi n\u00eb faqet m\u00eb t\u00eb ndritura t\u00eb historis\u00eb son\u00eb komb\u00ebtare.\u201d<\/p>\n<p>Duke p\u00ebrkujtuar n\u00eb thelb t\u00eb k\u00ebsaj historie t\u00eb lavdishme faktin e shprehur nga dr. Isalm Dobra (p\u00ebrmes citimit q\u00eb autori ia ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebtij studiuesi) se: \u201cPa Galic\u00eb, nuk ka Drenic\u00eb!\u201d, Bedri Tahiri n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ka d\u00ebshmuar se ka shkruar nj\u00eb poem\u00eb epike n\u00eb proz\u00eb:<br \/>\n\u201cN\u00eb mesin e k\u00ebtyre vendbanimeve me tradita luftarake e patriotike, emri i t\u00eb cilave na ngjall ndjenja t\u00eb ve\u00e7anta respekti e admirimi, q\u00ebndron edhe fshati Galic\u00eb. Galica, me gjakun e bijve dhe bijave t\u00eb veta, n\u00eb \u00e7do gur e n\u00eb \u00e7do shk\u00ebmb, e shkroi historin\u00eb e pashlyeshme, e cila i sfidoi t\u00eb gjitha historit\u00eb borgjeze e tendencioze q\u00eb pat\u00ebn karakter falsifikues e denigrues.<\/p>\n<p>Galica shtrihet midis kodrash e brigjesh gjysm\u00eb t\u00eb zhveshura n\u00eb verilindje t\u00eb Drenic\u00ebs s\u00eb Kuqe, mu n\u00eb mbarim t\u00eb vargmaleve t\u00eb Qyqavic\u00ebs mitike.\u201d<\/p>\n<p>Studiuesi futet k\u00ebshtu plot pasion edhe tek e kaluara e emrit Galic\u00eb, tek origjina e tij, duke d\u00ebshmuar s\u00ebrish p\u00ebrkushtimin dhe seriozitetin n\u00eb studimin e tij t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, ku v\u00ebrehet edhe prirja prej historiani t\u00eb formuar:<\/p>\n<p>\u201cMe patronimin e toponimit t\u00eb par\u00eb, pra me emrin Kol\u00eb lidhet edhe vet\u00eb emri i Galic\u00ebs. K\u00ebshtu n\u00eb dokumentet e shkruara p\u00ebrmendet n\u00eb defterin kadastral t\u00eb Vilajetit V\u00ebllk, t\u00eb vitit 1445, si Kalica dhe Kali\u00e7a. Edhe n\u00eb regjistrimin e vitit 1455 del si katund i madh, me 30 sht\u00ebpi e me emrin Kalica.\u201d<\/p>\n<p>Bedri Tahiri d\u00ebshmohet k\u00ebshtu k\u00ebshtu si studiues me v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb kushtuar fakteve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, por ai nj\u00ebkoh\u00ebsisht e d\u00ebshmon veten edhe si historian e publicist q\u00eb nuk l\u00eb anash as detaje t\u00eb tjera, t\u00eb cilat i shpalos nga thell\u00ebsia e shekujve dhe tek flet p\u00ebr lasht\u00ebsin\u00eb e vendbanimit Galic\u00ebs n\u00eb raport me toponimet q\u00eb e d\u00ebshmojn\u00eb vetvetiu nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, si\u00e7 ishte toponimi Katuni i mo\u00e7\u00ebm:<\/p>\n<p>\u201cSipas t\u00eb gjith\u00eb rr\u00ebfimtar\u00ebve, pleq q\u00eb tashti kan\u00eb vajtur n\u00eb at\u00eb bot\u00eb, si: Vesel Rexhepi-Haxha, Zenel Haxha, Rushit Syla, Vesel Ujkani, Rrahim Shabani etj., t\u00eb par\u00ebt e Galic\u00ebs kan\u00eb jetuar af\u00ebr Suk\u00ebs s\u00eb Madhe, n\u00eb lindje t\u00eb vendbanimit t\u00eb sot\u00ebm. Mir\u00ebpo, meq\u00eb aty ishte mal i madh, ujqit i kishin sulmuar disa her\u00eb, duke e mbytur edhe nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, anadj u detyruan t\u00eb t\u00ebrhiqen m\u00eb posht\u00eb, k\u00ebtu ku jan\u00eb sot. V\u00ebrtet, si\u00e7 rr\u00ebfenin m\u00eb t\u00eb moshuarit, nj\u00eb mbr\u00ebmje dimri t\u00eb eg\u00ebr, nj\u00eb vazj\u00eb e mitur kishte vajtur p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb uj\u00eb te Kroni i \u00c7ezm\u00ebs, i cili ishte thell\u00eb n\u00eb bjeshk\u00eb, dhe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb b\u00ebnte f\u00ebrf\u00eblliz\u00eb e madhe dhe atypari kishin kaluar ujq\u00ebrit dhe e kishin rr\u00ebmbyer\u2026Dhe, sot e at\u00eb dit\u00eb ai vend quhet Katuni i mo\u00e7\u00ebm.\u201d<\/p>\n<p>Nuk ka dyshim se n\u00ebn petkun e simbolikes, vendin e rr\u00ebfimtar\u00ebve t\u00eb djesh\u00ebm e z\u00eb studiuesi i sot\u00ebm, dhe se vendin e vajz\u00ebs s\u00eb mitur p\u00ebrball\u00eb ujq\u00ebrve e z\u00eb Galica, e gjithsesi edhe Drenica gjat\u00eb historis\u00eb, e z\u00ebn\u00eb breznit\u00eb or\u00ebmira p\u00ebr ta shuar etjen e lasht\u00eb tek kroi i bekuar i liris\u00eb s\u00eb \u00ebnd\u00ebrruar aq shum\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, duke iu qasur toponimit t\u00eb emrit Galic\u00eb, nga prizmi i nj\u00eb studimi krahasimtar, p\u00ebrmenden emra studiuesish shqiptar\u00eb dhe t\u00eb huaj, p\u00ebr t\u00eb kaluar pastaj tek p\u00ebrkat\u00ebsia fetare dhe shtrirja gjeografike e fshatit:<br \/>\n\u201cSe galicasit e hersh\u00ebm, si t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, i p\u00ebrkisnin krishterizmit, d\u00ebshmojn\u00eb gjurm\u00ebt e varrezave t\u00eb vjetra, t\u00eb cilat ruhen ende mu n\u00eb varrezat e sotme, me emrat: Vorret e mo\u00e7me, Vorret e vaktit t\u2019mo\u00e7\u00ebm, Vorret e katolik\u00ebve.<br \/>\n\u2026<br \/>\nGalica kap nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 443 h, 41 ari e 62 metra katror\u00eb. Ajo kufizohet me Mikushnic\u00ebn, Prekazin, Lubovecin, Ashlanin, Taraxh\u00ebn dhe Dubocin. Ka pozit\u00eb t\u00eb mir\u00eb gjeografike dhe strategjike, gjendet n\u00eb nj\u00eb fush\u00ebgrop\u00eb nga t\u00eb gjitha an\u00ebt me male e kodra gjysm\u00eb t\u00eb zhveshura shk\u00ebmbore.\u201d<\/p>\n<p>Me thekse t\u00eb ve\u00e7anta, autori \u00ebsht\u00eb ndalur tek p\u00ebrkat\u00ebsia e fisit, duke d\u00ebshmuar s\u00ebrish p\u00ebrkushtimin e tij t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb rreth nj\u00eb studimi sa t\u00eb rrall\u00eb po aq edhe origjinal:<br \/>\n\u201cT\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt e Galic\u00ebs i p\u00ebrkasin nj\u00eb barku dhe nj\u00eb fisi, fisit KU\u00c7\u2026T\u00eb k\u00ebtij fisi jan\u00eb edhe Prekazi, T\u00ebrnafci, Abria, Murga, Lutogllava e Pej\u00ebs, nj\u00eb pjes\u00eb e T\u00ebrdecit, nj\u00eb pjes\u00eb e Lusht\u00ebs dhe nj\u00eb pjes\u00eb e Mikushnic\u00ebs, andaj edhe sot e k\u00ebsaj dite pjes\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebtyre vendbanimeve i ruajn\u00eb k\u00ebto lidhje dhe nuk lidhin krushqi e martesa.\u201d<\/p>\n<p>Pena i ngre m\u00eb tej nj\u00eb himn pushk\u00ebs, krismave t\u00eb saj q\u00eb kumbuan si himne lirie, n\u00eb mbrojtje t\u00eb pragut st\u00ebrgjyshor, prandaj n\u00eb sfondin e nj\u00eb simbolike t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, Bedri Tahiri bashkon tehun e sopat\u00ebs, gryk\u00ebn e pushk\u00ebs dhe maj\u00ebn e pen\u00ebs:<br \/>\n\u201cGalica \u00ebsht\u00eb histori n\u00eb vete. Sakica e Prekazit e Pushka e Galic\u00ebs jan\u00eb t\u00eb vizatuara n\u00eb der\u00eb t\u00eb mbretit, &#8211; thoshte mulla Brahimi i Polacit. N\u00eb fakt, si\u00e7 d\u00ebshmon Mehmet Rukiqi, k\u00ebt\u00eb mendim e kishte th\u00ebn\u00eb Osman Kryshevci n\u00eb vitin 1954.<\/p>\n<p>Dhe, kishte t\u00eb drejt\u00eb. V\u00ebrtet pushka e Galic\u00ebs nuk pushoi q\u00eb nga koha e Perandoris\u00eb pushtuese otomane. M\u00eb 1908 \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb Bejt\u00eb Galica, n\u00eb Betej\u00ebn e njohur kund\u00ebr Shemsi Pash\u00ebs, q\u00eb u zhvillua n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Devi\u00e7it. Gjat\u00eb vitit 1917 shum\u00eb djem shqiptar\u00eb vajt\u00ebn xhynli dhe humb\u00ebn e u tret\u00ebn n\u00eb dhera t\u00eb huaja.<\/p>\n<p>Pra, nga Galica, q\u00eb at\u00ebher\u00eb nuk kishte m\u00eb tep\u00ebr se nj\u00ebzet sht\u00ebpi, shkuan p\u00ebr t\u00eb luftuar p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb veta, prej t\u00eb cil\u00ebve arrit\u00ebn t\u00eb kthehen vet\u00ebm dy (Tahir Shabani e Hajdar Salihu)\u2026\u201d<\/p>\n<p>Kjo pen\u00eb e cila e b\u00ebn mish\u00ebrimin e t\u00eb djeshmes me t\u00eb sotmen dhe gjithsesi edhe me t\u00eb nes\u00ebrmen e k\u00ebtij trualli t\u00eb lar\u00eb me gjak fatosash t\u00eb liris\u00eb, ka radhitur pastaj emrat e atyre q\u00eb mbet\u00ebn \u201cdiku n\u00eb Karpate\u201d. Kjo pen\u00eb \u00ebsht\u00eb gjith\u00eb gjakim e frym\u00ebzim n\u00eb shpalim t\u00eb epik\u00ebs nj\u00eb heroizmi q\u00eb rron nd\u00ebr shekuj e q\u00eb p\u00ebrkon aq shum\u00eb me at\u00eb t\u00eb eposit t\u00eb kreshnik\u00ebve:<\/p>\n<p>\u201cKurse, q\u00eb nga viti 1912 e deri m\u00eb 1924, gjegj\u00ebsisht 1926, Azem Galica me Nusen e Maleve-Shot\u00eb Galic\u00ebn udh\u00ebhoq\u00ebn \u00e7etat \u00e7lirimtare n\u00eb luft\u00ebrat dhe betejat kund\u00ebr pushtuesve t\u00eb ndrysh\u00ebm: kund\u00ebr serb\u00ebve, kund\u00ebr austrohungarez\u00ebve, kund\u00ebr bullgar\u00ebve dhe s\u00ebrish kund\u00ebr serb\u00ebve.<\/p>\n<p>M\u00eb 15 korrik 1924, me q\u00ebllim t\u00eb shtypjes s\u00eb rezistenc\u00ebs disavje\u00e7are, ushtria serbe filloi sulmin kund\u00ebr Arb\u00ebris\u00eb s\u00eb Vog\u00ebl, e cila, q\u00eb nga fundi i vitit 1923, p\u00ebrfshinte vet\u00ebm fshatrat: Galic\u00eb, Lubovec dhe Mikushnic\u00eb.<\/p>\n<p>Beteja qe e p\u00ebrgjakshme. Ushtria dhe xhand\u00ebrmia serbe p\u00ebsuan humbje t\u00eb m\u00ebdha. Nga luft\u00ebtar\u00ebt e liris\u00eb u var\u00ebn pak, por, n\u00eb shenj\u00eb hakmarrjeje u dogj\u00ebn t\u00eb tri fshatrat dhe u masakruan mbi 80 veta, kryesisht pleq, gra dhe f\u00ebmij\u00eb. Vet\u00ebm n\u00eb Galic\u00eb u vran\u00eb 34 veta.\u201d<br \/>\nBedri Tahiri nuk ka reshtur s\u00eb shpalosuri faqe lavdie t\u00eb nj\u00eb historie p\u00ebrplot t\u00eb b\u00ebma heroike, e ku pa dyshim vend ballor z\u00eb figura epike e Azem Bejt\u00eb Galic\u00ebs:<\/p>\n<p>\u201cEdhe kryetrimi mori plag\u00eb vdektare dhe, m\u00eb 25 korrik 1924, vajti n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi. Bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebt dhe Shota besnike ia plot\u00ebsuan d\u00ebshir\u00ebn e tij t\u00eb fundit, e l\u00ebshuan n\u00eb shpell\u00ebn e thell\u00eb 74 metra n\u00eb malet e P\u00ebr\u00e7ev\u00ebs t\u00eb njohur si \u00c7uku q\u00eb k\u00ebrcet. Aty q\u00ebndroi deri m\u00eb 1971, kur atdhetari sypatrembur, m\u00ebsuesi Abdyl Krasniqi nga Drenoci i Vlashit, e nxori dhe e solli n\u00eb Galic\u00ebn e tij t\u00eb dashur. Shota me Plakun e \u00c7et\u00ebs, Bek\u00eb Hysenin e Galic\u00ebs dhe me ca jetim\u00eb kaluan n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr t\u00eb vazhduar edhe m\u00eb rezistenc\u00ebn e armatosur, derisa vdiq n\u00eb mjerim, n\u00eb Fuhs\u00eb-Kruj\u00eb, m\u00eb 4 korrik 1926.\u201d<\/p>\n<p>Pasi ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb detaje numrin e t\u00eb vrar\u00ebve dhe t\u00eb plagosurve \u201ct\u00eb asaj dite\u201d t\u00eb q\u00ebndres\u00ebs heoike p\u00ebr liri a vdekje n\u00eb Galic\u00eb, Lubovec dhe Mikushnic\u00eb (e ku shquhen emra si: Hys Popova-Popov\u00eb, Sadik Rama), apo edhe Hafie Avdiu (5 vje\u00e7are), autori i k\u00ebtij studimi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, ka shpalosur n\u00eb stilin prej publicisti dhe p\u00ebrmes simbolik\u00ebs s\u00eb shprehjes, flet\u00eb p\u00ebr flet\u00eb luft\u00ebrat q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb galicasit p\u00ebr liri e t\u00ebr\u00ebsi tok\u00ebsore:<\/p>\n<p>\u201cGalicasit gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore dhan\u00eb ndihmes\u00eb p\u00ebr \u00e7lirimin e vendit. Ata luftuan n\u00eb Jeni Pazar, n\u00eb Kolashin, n\u00eb Artakoll dhe pask\u00ebtaj kudo me Brigad\u00ebn e Shaban Palluzh\u00ebs. Ata p\u00ebrjetuan edhe masakr\u00ebn e Tivarit dhe marshimin p\u00ebr n\u00eb V\u00ebrshac dhe Banat. Edhe pas mbarimit t\u00eb luft\u00ebs, shum\u00eb trima ngel\u00ebn maleve, duke vazhduar edhe m\u00eb tutje t\u00eb mos pajtoheshin me pushtetin e ri, t\u00eb veshur me l\u00ebkur\u00eb qengji e q\u00eb vepronte t\u00eb shqyente me dh\u00ebmb\u00eb ujku. Galicasit vazhduan edhe m\u00eb tutje. Grupe-grupe vajt\u00ebn edhe n\u00eb luft\u00ebrat e Kolashinit, Sanxhakut, Pazarit t\u00eb i e deri te Rashka.\u201d<\/p>\n<p>Duke nxjerrur n\u00eb sfondin e historis\u00eb kryetrimat e liris\u00eb s\u00eb m\u00ebm\u00ebdheut, Bedri Tahiri d\u00ebshmon se nuk shkruan p\u00ebr pupla t\u00eb buta e as p\u00ebr sallonet mbret\u00ebrore me shk\u00eblqimin e tyre verbues. P\u00ebrkundrazi, ai shkruan p\u00ebr fatosat e kombit, p\u00ebr prij\u00ebsit legjendar\u00eb, p\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsit dhe komandant\u00ebt t\u00eb cil\u00ebve, si\u00e7 do t\u00eb thoshte Bajroni p\u00ebr trimat e Sulit, armiku nuk ua pa shpin\u00ebn kurr\u00eb. Nj\u00eb nga ata ishte edhe tribun\u00ebt popullor Shaban Palluzha e Mehmet Gradica, luft\u00ebn e t\u00eb cil\u00ebve populli nuk do ta harronte kurr\u00eb por do ta vazhdonte me shpres\u00ebn dhe besimin e pathyer se megjithat\u00eb, liria nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb vinte n\u00eb trojet st\u00ebrgjyshore t\u00eb lara me gjakun m\u00eb t\u00eb kulluar t\u00eb bijve dhe bijave t\u00eb k\u00ebtij vendi:<\/p>\n<p>\u201cPas r\u00ebnies heroike t\u00eb Shaban Palluzh\u00ebs e Mehmet Gradic\u00ebs, forcat gjakatare serbosllave u vun\u00eb n\u00eb ndjekjen e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb atyre q\u00eb me arm\u00eb n\u00eb dor\u00eb i kishin kund\u00ebrshtuar e rezistuar.\u201d<\/p>\n<p>I p\u00ebrmasave t\u00eb tilla \u00ebsht\u00eb edhe episodi i kapjes s\u00eb \u201c27 ballist\u00ebve t\u00eb armatosur n\u00eb nj\u00eb zgafell\u00eb t\u00eb minier\u00ebs s\u00eb magnezitit n\u00eb Galic\u00eb\u2026At\u00eb dit\u00eb kobtare, m\u00eb 9 mars 1945, para tytave t\u00eb cerb\u00ebrve karpatian\u00eb e pane vdekjen me sy\u201d.<\/p>\n<p>Duke p\u00ebrkujtuar me krenari t\u00eb ligjshme se \u201cas Reforma agrare nuk pati sukses n\u00eb Galic\u00eb. K\u00ebshtu, gjat\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb s\u00eb k\u00ebsaj mortaje t\u00eb zez\u00eb, n\u00eb Galic\u00eb u vendos\u00ebn vet\u00ebm gjasht\u00eb kolonist\u00eb\u201d, profesori, studiuesi dhe publicist q\u00eb d\u00ebshmon p\u00ebr historin\u00eb, e sheh k\u00ebt\u00eb luft\u00eb brezash t\u00eb t\u00ebr\u00eb si vazhdim\u00ebsi t\u00eb nj\u00eb ideali, luft\u00eb t\u00eb parreshtur t\u00eb cil\u00ebn e bart\u00ebn mbi supet e tyre shtresa t\u00eb gj\u00ebra t\u00eb popullsis\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cAs n\u00eb luft\u00ebn e fundit \u00e7lirimtare t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, galicasit nuk q\u00ebndruan duarkryq. M\u00eb 5 prill 1998, djemt\u00eb e Galic\u00ebs, para Obeliskut dhe varrit t\u00eb Azem Bejt\u00eb Galic\u00ebs dhan\u00eb betimin dhe fromuan celulat e para t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare, t\u00eb cilat vepronin n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Brigad\u00ebs 114 \u201cAzem Galica\u201d, gjegj\u00ebsisht \u201cFehmi Lladrovci\u201d. N\u00eb korrik t\u00eb atij viti, m\u00eb 18 korrik 1998, n\u00eb kufirin ndar\u00ebs shqiptaro-shqiptar, te Rrasa e Zogut, n\u00eb Padesh, ra edhe d\u00ebshmori i par\u00eb galicas I U\u00c7K-s\u00eb, djaloshi sypatrembur, Adem Ramadan Ademi. Nd\u00ebrkaq, m\u00eb 2 maj 1999, n\u00eb Studime t\u00eb Vushtrris\u00eb ra d\u00ebshmori tjet\u00ebr galicas, profesori Bahri Rexhep Haxha.\u201d<\/p>\n<p>E n\u00eb shpalim t\u00eb nj\u00eb histori\u00eb sa t\u00eb lavdishme po aq edhe t\u00eb dhimbshme, histori p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn q\u00eb moti poeti romantik anglez Bajroni kishte shkruar se \u201cn\u00eb k\u00ebng\u00eb dhe n\u00eb vajtim u drodh\u00ebn fustanellat\u201d, pena sikur takohet me lahut\u00ebn p\u00ebr t\u00eb gdhendur n\u00eb kujtes\u00eb kronikat e dit\u00ebve t\u00eb p\u00ebrgjakshme. Si n\u00ebp\u00ebr mitet dhe legjendat, edhe pena e shkrimtarit dhe studiuesit ndalet tek numri shtat\u00eb. E p\u00ebrkushtimi p\u00ebr ta p\u00ebrshkruar Rrethimin e Shtat\u00eb t\u00eb Galic\u00ebs, nuk ka se si t\u00eb mos na e p\u00ebrkujtoj p\u00ebrkushtimin e Marin Barletit p\u00ebr ta p\u00ebrshkruar Rrethimin e Shkodr\u00ebs. N\u00eb pen\u00ebn e publicistit Bedri Tahiri, Galica kalon n\u00ebp\u00ebr t\u00eb shtat\u00eb rrath\u00ebt e nj\u00eb ferri q\u00eb p\u00ebrmban krime makabre:<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb k\u00ebsaj lufte, Galica p\u00ebsoi shum\u00eb. M\u00eb 17 mars 1999 e t\u00ebra u rrafshua me tok\u00eb. Ishte kjo djegia e shtat\u00eb e saj gjat\u00eb historis\u00eb qindravje\u00e7are. Mu p\u00ebr k\u00ebt\u00eb edhe nuk arriti t\u00eb shtohet shum\u00eb popullata e saj dhe thuajse kurr\u00eb burrat e saj nuk arrit\u00ebn t\u00eb mplaken a t\u00eb vdesin me kok\u00eb n\u00eb jast\u00ebk. Popullata u d\u00ebbua dhe u degdis gjithandej trojeve shqiptare e n\u00eb m\u00ebrgat\u00eb, mbet\u00ebn vet\u00ebm burrat dhe luft\u00ebtar\u00ebt e liris\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast nuk u larguan nga shkrepat e Arb\u00ebris\u00eb s\u00eb pamposhtur. Pos tjerash, Galica liris\u00eb ia fali edhe 18 veta (14 meshkuj e 4 femra) dhe pati 6 t\u00eb plagosur (Fidaim Ademi, Halim Ademi, Sami Zena, Mexhit Zena, Nexhmedin Tahiri-ky ishte kthyer nga Gjermania dhe kishte marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb thyerjen e kufirit, ku edhe ishte plagosur) e 4 t\u00eb burgosur (Sejdi Lahu, Ismet Lahu, Muj\u00eb Shabani e Fazli Ademi, i cili nga torturat vdiq fill pas daljes n\u00eb liri).\u201d<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Galica \u00ebsht\u00eb ringjallur nga hiri i vet, si Feniksi dhe, p\u00ebrkund\u00ebr v\u00ebsht\u00ebrsive t\u00eb shumta, sot gjallon n\u00eb trojet e veta st\u00ebrgjyshore.\u201d<\/p>\n<p>Kapitulli vijues (i treti me radh\u00eb), titulluar Etnokultura dhe agrokultura, me p\u00ebrshkrimin e detajuar si dhe me p\u00ebrkushtimin e theksuar, sikur shpalos nj\u00eb nga flet\u00ebt e vepr\u00ebs s\u00eb Virgjilit Bukoliket dhe Gjeolgjiket, apo edhe at\u00eb t\u00eb Lukrceit Mbi natyr\u00ebn e sendeve. Bedri Tahiri p\u00ebrshkon me poetik\u00ebn e pen\u00ebs s\u00eb tij flor\u00ebn dhe faun\u00ebn e vendlindjes s\u00eb tij:<\/p>\n<p>\u201cPastaj kultivohen moll\u00ebt, kumbullat, vojsat, pjeshkat, kajsiat, arrat, hardhia e rrushit, etj.<br \/>\nSip\u00ebrfaqja m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb me male, kodra e shkrepa. Prej drunjve m\u00eb s\u00eb shumti rriten: qarri, bungu, mllaku, blini, molla e eg\u00ebr, dardha e eg\u00ebr, uljzja, shkemzja (dru i rrall\u00eb me zem\u00ebr t\u00eb kuqe q\u00eb p\u00ebrdorej edhe p\u00ebr \u00e7aj!), vidhi, shkoza e bardh\u00eb, shkoza e zez\u00eb, kreket, thana, lajthia, frashni, plepi i eg\u00ebr, shtogu, bagremi, acacia, rakita, d\u00ebllinja, ftoni i eg\u00ebr\u2026<br \/>\nK\u00ebtu jetojn\u00eb shum\u00eb kafsh\u00eb e shpez\u00eb t\u00eb egra si: lepujt, dhelprat, shqarthi, ujq\u00ebrit, \u00e7akejt, derrat, drer\u00ebt, shqiponja, bilbili, harabeli, th\u00ebll\u00ebzat, turreci, qukapiku, qyqja, p\u00ebllumbat, dall\u00ebndyshet, lejleku, pup\u00ebza, huti, skifteri, sokoli, lakuriq\u00ebt, laraska, kumria, qafkat, sojkat, sorrat e zeza, dervishi, shotat e egra, shkurt\u00ebza, strinca, sorrat laramajke, gautat, takrra\u00e7i, vrem\u00e7i, shpendkeqja, m\u00ebllija, korrilat etj.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ai ndalet tek dometh\u00ebnia e ndonj\u00ebr\u00ebs nga k\u00ebto, si fjala vjen: \u201cbrekia (konsiderohet si dru i shenjt\u00eb dhe nuk pritet p\u00ebr dru zjarri, madje, besohet se po e ngarkove n\u00eb qerre do kesh probleme)\u201d, tek kremtimi i \u201cfestave t\u00eb hershme t\u00eb Sh\u00ebn Gjergjit (6 maj), t\u00eb Sh\u00ebn Markut-Shmarkut (9 maj)\u201d, tek frik\u00ebsimi i pem\u00ebve: \u201cAt\u00eb nat\u00eb, dy veta, nj\u00ebri me s\u00ebpat\u00eb i matej pem\u00ebs duke i th\u00ebn\u00eb: A b\u00ebn a t\u00eb preva?! Tjetri ia kthente: L\u00ebre mos e nguc se n\u00eb mot b\u00ebn rrush!\u201d, ndalet edhe tek simbolika e futjes s\u00eb shpez\u00ebve n\u00eb rr\u00ebfimin popullor: \u201cEdhe f\u00ebmij\u00ebt i frik\u00ebsonin me nj\u00eb kollokangj\u00eb q\u00eb kinse vinte nat\u00ebn dhe kur d\u00ebgjonte z\u00eb f\u00ebmije afrohej dhe mund ta merrte me vete e ta shpiente posht\u00eb tek lumi, n\u00ebn rrot\u00ebn e mullirit me uj\u00eb. Pastaj thuhej se kush rrihej e ngucej mes veti i dilnin ithatat.\u201d<br \/>\nDuke interpretuar dometh\u00ebnien e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb ritit, autori \u00ebsht\u00eb ndalur edhe tek festat e Sh\u00ebn Gjergjit:<\/p>\n<p>\u201cSidomos dy fesat e para (Sh\u00ebn Gjergji e Sh\u00ebn Markut-Shmarkut) p\u00ebrcilleshin edhe me rite t\u00eb ndryshme. Ato dy dit\u00eb, njer\u00ebzit vesheshin me rrobat m\u00eb t\u00eb mira q\u00eb i kishin dhe nuk punohej fare, ve\u00e7an nuk lavrohej me qe e me kuaj dhe nuk p\u00ebrdorej gjilp\u00ebra, sepse besohej se do t\u00eb p\u00ebsonte bag\u00ebtia nga helmimi i gjarprinjve.<\/p>\n<p>P\u00ebr Sh\u00ebn Gjergj zonja e sht\u00ebpis\u00eb p\u00ebrgatiste nj\u00eb lloj uji magjik a t\u00eb bekuar, me hith\u00ebra, shelgje, gjethe e bar\u00ebra, ngjash\u00ebm me at\u00eb n\u00eb Dhjat\u00ebn e Vjet\u00ebr 3500 vjet m\u00eb par\u00eb dhe, ende pa gdhir\u00eb, i st\u00ebrpikte t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e familjes n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ken\u00eb sh\u00ebndet t\u00eb mir\u00eb. Ushqimi p\u00ebrgatitej enkas, p\u00ebrshesh me qum\u00ebsht e mis\u00ebrnike, filja e gj\u00ebsende t\u00eb tjera t\u00eb posa\u00e7me.\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 riteve, ai nuk ka l\u00ebn\u00eb pa p\u00ebrmendur as tradit\u00ebn e pasur t\u00eb k\u00ebsaj ane, tradit\u00eb e cila nd\u00ebrthuret edhe me filozofin\u00eb jet\u00ebsore:<\/p>\n<p>\u201cKur t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr tradit\u00ebn galicase nuk mund t\u00eb mos e p\u00ebrmend\u00ebsh edhe Drek\u00ebn e barinjve, q\u00eb njihet me emrin Kula\u00e7i. Ai organizohej p\u00ebr \u00e7do vit n\u00eb koh\u00ebn e ver\u00ebs gjat\u00eb pushimit t\u00eb mesdit\u00ebs (midis m\u00ebngjesit e p\u00ebrdit\u00ebs, si\u00e7 i thoshin ata. Kula\u00e7i p\u00ebrgatitej me radh\u00eb nga secili bari. Aty mblidheshin t\u00eb gjith\u00eb dhe, pasi hanin drek\u00ebn e begat\u00eb me gjith\u00eb t\u00eb mirat, zakonisht n\u00ebn hijen e pem\u00ebve, tepsia boshe rrokulisej dhe kur binte mbar\u00eb ishte ogur i mir\u00eb p\u00ebr at\u00eb sht\u00ebpi dhe bag\u00ebtin\u00eb e saj, nd\u00ebrkaq kur ndodhte q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbysej, ishte nj\u00eb shenj\u00eb e keqe.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn Mikrotoponimia (Pika e orientimit: Ftojt\u00eb e Tahirit), n\u00eb hyrje t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs autori ka v\u00ebn\u00eb sh\u00ebnimin: Gjat\u00eb hulumtimit disavje\u00e7ar n\u00eb terren arrita t\u00eb regjistroj 157 toponime, q\u00eb ndar\u00eb n\u00eb grupe, duken k\u00ebshtu: male e fusha (43), ara (48), kroje e burime (18), rrug\u00eb (9), lugje e livadhe (14), kodra (10), dhe varre (15), jepet nj\u00eb kontribut i \u00e7muar jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb shkruar si d\u00ebshmi gati-gati \u00e7do gj\u00eb q\u00eb lidhte me Galic\u00ebn, por n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb nj\u00eb kontribut me vlera t\u00eb ve\u00e7anta gjuh\u00ebsore.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb d\u00ebshmohet dashuria p\u00ebr vendlindjen, p\u00ebrkushtimi p\u00ebr t\u00eb shpalosur aspekte t\u00eb shumta t\u00eb k\u00ebsaj treve, e q\u00eb shpesh gjendet n\u00eb dometh\u00ebnien e emrave.<br \/>\nK\u00ebshtu fjala vjen, duke radhitur Emra malesh dhe fushash, jepen sqarimet p\u00ebrkat\u00ebse e ku v\u00ebrehet qart\u00eb se gati secili makrotoponim ka nj\u00eb histori n\u00eb vete:<\/p>\n<p>\u201cGamnat (P) &#8211; mal me drunj t\u00eb p\u00ebrzier q\u00eb kap nj\u00eb sip\u00ebrfaqe bukur t\u00eb madhe, me nj\u00eb lugaj\u00eb n\u00eb mes, me dhe t\u00eb shkrift\u00eb, ku dhelprat b\u00ebjn\u00eb strofujt e tyre. Aty, m\u00eb 1917, forcat austrohungareze, pas nj\u00eb beteje t\u00eb ashp\u00ebr, i zun\u00eb dhe i pushkatuan dy v\u00ebllez\u00ebrit e Azem Galic\u00ebs, Seferein dhe Zenelin.\u201d<\/p>\n<p>Nj\u00eb poetik\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb del edhe nga emrat e tjer\u00eb dhe sqarimet p\u00ebrkat\u00ebse lidhur me ta, si p\u00ebr shembull: \u201cLugu i Behramit (V) &#8211; kompleks l\u00ebndinash e malesh me lisa t\u00eb m\u00ebdhenj bungu e qarri, t\u00eb cil\u00ebt nuk rrit\u00ebn shpejt, sepse rr\u00ebnj\u00ebt i kan\u00eb n\u00eb shk\u00ebmbinj strallor. Aty-k\u00ebtu ka edhe d\u00ebllinja.\u201d, \u201cBregu i Sardovit (V) &#8211; kuror\u00eb e malit Sardov, n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilin kalon nj\u00eb rrug\u00eb e ngusht\u00eb, nj\u00eb dhiare.\u201d, Sardovi (V) &#8211; mal i shpesht\u00eb, myllcak, ku dominon shkoza e zez\u00eb\u2026\u201d, \u201cShpatet (V) &#8211; vargmale mbi fshat, me dru qarri, bungu, ul\u00ebze e shkemze (dru i rrall\u00eb, me brendi t\u00eb kuqe q\u00eb dikur p\u00ebrdorej edhe p\u00ebr \u00e7aj), ku ekziston edhe mademi i gur\u00ebve, prej t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtuara shumica e sht\u00ebpive galicase e edhe kulla e Azem Galic\u00ebs\u2026Tok\u00ebn e ka gurore dhe shum\u00eb t\u00eb nxeht\u00eb, ku, ende pa shkrir\u00eb bora, mbin nj\u00eb lule, koka e s\u00eb cil\u00ebs hahet, t\u00eb cil\u00ebn vendasit e quajn\u00eb kok\u00ebrdhoc\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr emrat e tjer\u00eb, theksi vihet mbi kuptim\u00ebsin\u00eb e tyre. P\u00ebr mikrotoponimin Llugat (V), theksohet se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cmal me thell\u00ebsi t\u00eb madhe\u2026Pos shkoz\u00ebs, plepit t\u00eb eg\u00ebr, ulz\u00ebs, brekis\u00eb, krekcit, shtogut, ka shum edhe blinj e ferra murrizi.\u201d P\u00ebr mikrotoponimin tjet\u00ebr Llugat e rakitis (VL), thuhet se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cmal kryesisht me dru qarri\u201d, p\u00ebr ate q\u00eb quhet Roga e Blinit (VL), se \u00ebsht\u00eb \u201cnj\u00eb l\u00ebndin\u00eb midis malit, p\u00ebrplot me blinj t\u00eb bukur, nga e ka marr\u00eb edhe emrin.\u201d<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, tek mikrotoponimi K\u00ebrpnaja (V), v\u00ebrehet gjuha figurative e kuptimit t\u00eb k\u00ebtij emri: \u201cnj\u00eb p\u00ebrrua i thell\u00eb e i p\u00ebrthyer me ca lisa t\u00eb rrall\u00eb e t\u00eb m\u00ebdhenj, n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt mb\u00ebshtillen k\u00ebrpnaja (kulpra) t\u00eb trasha e t\u00eb gjata deri n\u00eb maj\u00ebn e tyre, n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk kalon thuajse askush.\u201d<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00eb dometh\u00ebnie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb e shpesh dhe me histori n\u00eb vete jan\u00eb edhe mikrotoponimet tjera si: \u201cShpati i Keq (J) &#8211; nj\u00eb bregore shum\u00eb e pjerrt\u00eb dhe e p\u00ebrthyer keq me drunj t\u00eb ndrysh\u00ebm: qarri, frashri, lajthie, thane, ulze, bliri\u2026Emrin e mori ngase \u00ebsht\u00eb gati i pap\u00ebrshkruesh\u00ebm dhe, dikur, tek kalimtar\u00ebt ngjallte frik\u00eb.\u201d, \u201cQestat (J) &#8211; kompleks i madh malesh gjysm\u00eb t\u00eb rrafsh\u00ebta me drunj, kryesisht qarr, bung e mllak, q\u00eb rriten shum\u00eb shpejt dhe jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr shfryt\u00ebzim.\u201d, \u201cGjuha e Pirrakut (J) &#8211; nj\u00eb cop\u00eb mali n\u00eb form\u00eb gjuhe t\u00eb mpreht\u00eb, me lisa t\u00eb m\u00ebdhenj qarri e thana t\u00eb vjetra q\u00eb nuk u mbahet mend mosha.\u201d, \u201cGurinat (V) &#8211; komplekse arash, malesh, livadhesh, l\u00ebndinash e p\u00ebrrenjsh.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebr arat e hapura me kazm\u00eb kurr\u00eb nuk shterrojn\u00eb gur\u00ebt q\u00eb dalin si patatet, nuk ka maden, dhe jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr nd\u00ebrtim.\u201d, \u201cShapti i That\u00eb (L) &#8211; vargmal q\u00eb \u00ebsht\u00eb vazhdim\u00ebsi e Qyqavic\u00ebs dhe lidhet me Zmiqin e Kolen\u00ebn, duke shkuar deri te Braboniqi. Toka e tij \u00ebsht\u00eb shum\u00eb gurore, andaj, edhe pse drunjt\u00eb rriten mjaft, quhet Shpat i That\u00eb.\u201d, \u201cLogjet e Bejt\u00ebs (J) &#8211; male n\u00eb Bejt\u00eb t\u00eb Galic\u00ebs, babait t\u00eb kryetrimit t\u00eb Kosov\u00ebs, Azem Galica, i cili ra heroikisht n\u00eb betej\u00ebn e Devi\u00e7it, n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr Shemsi Pash\u00ebs, m\u00eb 1908.\u201d, \u201cKatuni i Mo\u00e7\u00ebm (VL) &#8211; nj\u00eb vend i rrafsh\u00ebt prej zalli t\u00eb murm\u00eb midis kodrash gjysm\u00eb t\u00eb zhveshura, ku dikur jetuan t\u00eb par\u00ebt e Galic\u00ebs, q\u00eb p\u00ebr shkaqe, q\u00eb i kemi sqaruar m\u00eb lart, u detyruan t\u00eb zbresin m\u00eb posht\u00eb.\u201d, \u201cTe Tuneli &#8211; vend af\u00ebr Tunelit t\u00eb hapur n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb xehes s\u00eb magnezitit (filxhanit). \u2018Kjo minier\u00eb u zbulua diku n\u00eb vitin 1915, kurse nisi t\u00eb punoj\u00eb m\u00eb 1929. E hap\u00ebn kroat\u00ebt n\u00eb bashk\u00ebpunim me slloven\u00ebt, punimet i udh\u00ebhiqte dr. Sh\u00ebnfaja.<\/p>\n<p>Kjo xeh\u00ebrore punoi deri n\u00eb vitin 1954, kur u mbyll pa ndonj\u00eb arsye.\u2019 Aty, n\u00eb mbarim t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, u strehuan galicasit q\u00eb nuk donin t\u00eb sh\u00ebrbenin n\u00eb aradhat partizane, por iu kishin bashkuar Shaban Palluzh\u00ebs, dhe p\u00ebr pak e p\u00ebsuan me kok\u00eb.\u201d, \u201cLisat e Vorreve (V) &#8211; lisa shum\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr, mbi treqindvje\u00e7ar\u00eb, n\u00ebn hijen e t\u00eb cil\u00ebve u mbajt\u00ebn kuvende burrash e u lidh\u00ebn marr\u00ebveshje p\u00ebr luft\u00ebra e kryengritje. At\u00eb m\u00eb t\u00eb madhin e ka shkat\u00ebrruar era para ca vitesh, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt (nj\u00ebri \u00ebsht\u00eb trenjak\u00eb) ende gallojn\u00eb edhe paraqesin monumente t\u00eb rralla lasht\u00ebsie. Populli yn\u00eb krijoi kulte p\u00ebr disa objekte materiale e dukuri natyrore. \u2018Disa vende publike q\u00eb u sh\u00ebrbenin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb banor\u00ebve t\u00eb mal\u00ebsive, si: prona t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta q\u00eb mbaheshin krejt\u00ebsisht t\u00eb paprekshme, vendpushime rruge ku \u00e7lodheshin ushtar\u00ebt, vende t\u00eb buajtjes gjat\u00eb rrug\u00ebs, mrize e vendbanime t\u00eb ve\u00e7anta me uj\u00ebra t\u00eb fresk\u00ebta, nga sh\u00ebrbimi q\u00eb b\u00ebnim ishin vende t\u00eb nderimit publik, si vende pelegrinazhi, vende ritesh e ceremonish t\u00eb karakterit pagan.\u201c<\/p>\n<p>Jo m\u00eb pak interesante dhe kuptimplota jan\u00eb edhe mikrotoponimet e tjera, t\u00eb radhitura me me nj\u00eb p\u00ebrkushtim dhe v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, d\u00ebshmi se autori sikur nuk do t\u00eb l\u00eb asgj\u00eb pa p\u00ebrfshir\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cHarmo\u00e7i (L) &#8211; mal i shpesht\u00eb dhe shum\u00eb i p\u00ebrthyer, gati i padep\u00ebrtuesh\u00ebm.\u201d, \u201cRrezja e Harmo\u00e7it (L) &#8211; kurora e malit Harmo\u00e7, e kthyer nga lindja e diellit.\u201d, \u201cLajthishta (J) &#8211; vendi q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet kryesisht nga lajthit\u00eb, n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kalon rruga kryesore q\u00eb lidh Dubocin, Galic\u00ebn, Lubovecin e del n\u00eb Vojtesh, n\u00eb magjistralen Mitrovic\u00eb &#8211; Pej\u00eb.\u201d, \u201cMalet me Gurr\u00eb (VL) &#8211; masiv malor, mbi kroin Gurra, me lisa qarri e bungu, t\u00eb cil\u00ebt rriten fare ngadal\u00eb, sepse rr\u00ebnj\u00ebt i kan\u00eb me shk\u00ebmbinj.\u201d<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb pjes\u00eb Emra arash, shpaloset poetika e ve\u00e7ant\u00eb e emrave, bukuria e tyre dhe dometh\u00ebnia q\u00eb shpesh mbartin n\u00eb vete si pjes\u00eb e nj\u00eb historie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, si:<br \/>\n\u201cTrolli i Azemit (V) &#8211; nj\u00eb rrafshlart\u00eb me nj\u00eb pozit\u00eb strategjike, ku dikur ishte kulla legjendare e Azem Bejt\u00eb Galic\u00ebs dhe kryeqendra e Arb\u00ebris\u00eb s\u00eb Vog\u00ebl. Gjat\u00eb reform\u00ebs agrare aty qe vendosur kolonisti Jovan Lekiqi. Sot aty ka nisur t\u00eb nd\u00ebrtohet Kompleksi P\u00ebrkujtimor \u201cAzem e Shote Galica\u201d. Ka dhe t\u00eb kuq dhe paksa si zallisht\u00eb e pjekur, nj\u00eb lloj argjile, q\u00eb kur merr that\u00ebsi forcohet si \u00e7eliku.\u201d, \u201cAra e Lahut (V) &#8211; nj\u00eb pjerrin\u00eb e vog\u00ebl me dhe t\u00eb zi, smonic\u00eb, por mjaft e plleshme.\u201d, \u201cKroni i Bajramit (V) &#8211; nj\u00eb kompleks arash q\u00eb shtrihen p\u00ebrreth Kroit t\u00eb Bajramit, pron\u00eb e familjes s\u00eb Halit Bajramit nga Luboveci.<\/p>\n<p>Ato jan\u00eb tokat m\u00eb pjellore n\u00eb Galic\u00eb.\u201d, \u201cGofilet (VL) &#8211; ara n\u00eb t\u00eb rr\u00ebzuar, n\u00eb lindje t\u00eb dielit me tok\u00eb t\u00eb leht\u00eb p\u00ebr t\u2019u punuar, por t\u00eb bereqetshme. Ledheve t\u00eb saj del nj\u00eb bari i v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb quhet pirrovin\u00eb.\u201d, \u201cArat e Shtojve (L) &#8211; nj\u00eb grup arash p\u00ebrreth nj\u00eb vendi but\u00ebsin\u00eb me uj\u00eb t\u00eb mjaftuesh\u00ebm q\u00eb quhet Shtoji.\u201d , \u201cLivadhi i Kol\u00eb Bib\u00ebs ose Kol\u00ebbib\u00ebs (VL) &#8211; nj\u00eb varg arash q\u00eb dikur ishin livadhe. Sa her\u00eb q\u00eb l\u00ebvrohen del ndonj\u00eb element lasht\u00ebsie, copa tullash e tjegullash, q\u00eb tregon se ishte vendbanim i hersh\u00ebm. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb tij edhe e ka marr\u00eb emrin Galica. Gjendet tej larg vendbanimit t\u00eb sot\u00ebm, p\u00ebrte bregut, andej nga Taraxha.\u201d, \u201cKuadrinat (L) &#8211; kompleks i madh arash p\u00ebrgjat\u00eb kodrash gurore, q\u00eb populli n\u00eb vend q\u00eb t\u2019i quante kodrina i quajti kudrina. Jan\u00eb t\u00eb zorshme p\u00ebr t\u2019u punuar, p\u00ebrplot me guraleca brincak, por shum\u00eb t\u00eb begata e pjellore.\u201d , \u201cArat ner shpi (L) &#8211; quhen disa ara q\u00eb shtrihen n\u00ebn sht\u00ebpit\u00eb e lagjes Veliaj. P\u00ebrb\u00ebhen nga dheu smonic\u00eb e zez\u00eb dhe jan\u00eb mjaft t\u00eb plleshme.\u201d , \u201cArat e Bejt\u00ebs (J) &#8211; nj\u00eb rrafshin\u00eb e madhe prej m\u00eb se dhjet\u00eb hektar\u00ebsh, dikur pron\u00eb e Azem Bejt\u00eb Galic\u00ebs, sot e Bejtullah Sahitit.\u201d, \u201cArat e Livadhit (J) &#8211; nj\u00eb kompleks arash malisht\u00eb q\u00eb shtrihen n\u00eb an\u00ebn e sip\u00ebrme t\u00eb livadheve. Jan\u00eb t\u00eb ftohta, t\u00eb lehta p\u00ebr pun\u00eb, por t\u00eb lehta edhe p\u00ebr bereqet.\u201d, \u201cArat mbi baltak (J) &#8211; disa ara mbi vendin e quajtur baltak, i cili deri von\u00eb, n\u00eb pranver\u00eb, paraqet pakalueshm\u00ebri matan\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe k\u00ebto jan\u00eb malisht\u00eb, t\u00eb lehta p\u00ebr pun\u00eb dhe t\u00eb ftohta p\u00ebr bereqet.\u201d, \u201cArat te Falltorja (J) &#8211; ca ara t\u00eb liga, t\u00eb \u00e7elura midis malesh, ku deri von\u00eb ka jetuar nj\u00eb falltore boshnjake, e martuar p\u00ebr shqiptar, q\u00eb shkrinte plumb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e s\u00ebmur\u00eb nga syri i keq, m\u00ebsyshit.\u201d , \u201cLugjet (V) &#8211; ara t\u00eb nxehta q\u00eb punohen m\u00eb her\u00ebt se t\u00eb gjitha t\u00eb tjerat, sepse shtrihen n\u00eb lugje midis kodrash me shk\u00ebmbinj t\u00eb nxeht\u00eb. Jan\u00eb t\u00eb lehta p\u00ebr pun\u00eb, kryesisht p\u00ebrb\u00ebhen nga zalli i bartur nga kodrat, por jan\u00eb edhe pjellore, t\u00eb \u00ebmb\u00ebla p\u00ebr bereqet, si\u00e7 thon\u00eb vend\u00ebsit.\u201d , \u201cArat e Vidhave (L) &#8211; quhet k\u00ebshtu sepse n\u00eb ledhat e saj kishte p\u00ebrplot vidha t\u00eb trash\u00eb e t\u00eb bukur. nga vidhi e nga drunjt\u00eb e tjer\u00eb, marangoz\u00ebt punonin vegla t\u00eb ndryshme bujq\u00ebsie e amvis\u00ebrie (cfurqi, grabuja, t\u00ebrplote, lug\u00eb, t\u00ebhollues, funa, vegje, furka, boshta, shtiza, nalle, qerre, parmend\u00eb, saja, b\u00ebrdyla, shala e samar\u00eb, fyt\u00ebza, qek\u00ebrka, drug\u00ebza, krojshe, shpata p\u00ebr vegje, k\u00ebrryle, fyej, kavall\u00eb, nrrojsa, kokat e m\u00ebzhnicave, \u00e7iftelit\u00eb, sharkit\u00eb etj.)\u201d, \u201cAra te Molla Bosje (P) &#8211; ar\u00eb me tok\u00eb mellin\u00eb, n\u00eb mes t\u00eb cil\u00ebs gjendet nj\u00eb moll\u00eb e madhe q\u00eb quhej Molla Bosje.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn vijuese t\u00eb mikrotoponimis\u00eb s\u00eb Galic\u00ebs, t\u00eb titulluar Emra krojesh e burimesh, s\u00ebrish v\u00ebrehet poetika e shprehjes dhe dashuria p\u00ebr t\u00eb shkruar kronikat e \u00e7do p\u00ebll\u00ebmbe t\u00eb vendlindjes:<\/p>\n<p>\u201cKroni i Bu\u00e7ill\u00ebs (V) &#8211; burim i fort\u00eb uji bri Udh\u00ebs s\u00eb Kuqe, n\u00eb pronat e p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb fshatit q\u00eb shfryt\u00ebzohet nag t\u00eb gjith\u00eb, dikur edhe p\u00ebr pije, sot vet\u00ebm p\u00ebr ujitje e p\u00ebr bag\u00ebtin\u00eb. Quhet k\u00ebshtu ngase \u00ebsht\u00eb i cek\u00ebt dhe uji rrjedh mbi tok\u00eb (pu\u00e7illa-bu\u00e7illa, pra shnd\u00ebrrimi i p n\u00eb b) uji i tij \u00ebsht\u00eb i njohur p\u00ebr zierjen e mir\u00eb t\u00eb fasul\u00ebs.\u201d, \u201cKroni i Bajramit (V) &#8211; krua midis arash, n\u00eb nj\u00eb livadh ligatin\u00eb, pron\u00eb e Halit Bajramit nga Luboveci, por q\u00eb m\u00eb shum\u00eb e shfryt\u00ebzojn\u00eb galicasit.\u201d, \u201cKroni i Sheljeve (V) &#8211; vend but\u00ebsin\u00eb, i t\u00ebri n\u00eb uj\u00eb, vet\u00ebm bari na mbante kur ecnim sip\u00ebr saj. Prej aty sot e kan\u00eb t\u00eb siguruar ujin e pijes disa familje.\u201d, \u201cKroni i Sordovit (V) &#8211; krua i vog\u00ebl, me uj\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb, q\u00eb buron n\u00ebn shkoza, n\u00eb malin Sordov.<\/p>\n<p>Shfryt\u00ebzohet p\u00ebr pije vet\u00ebm nga barinjt\u00eb dhe kalimtar\u00ebt e rastit.\u201d, \u201cKroni i Llubureve (V) &#8211; dikur burim shum\u00eb i fort\u00eb, pron\u00eb e Galic\u00ebs, por edhe af\u00ebr Lubovecit dhe shfryt\u00ebzohej nga t\u00eb dy katundet. Sot nga ai vend furnizohet me uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm gjysma e Galic\u00ebs (me r\u00ebnie t\u00eb lir\u00eb) dhe \u00ebsht\u00eb uji m\u00eb i mir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb an\u00eb, i cili buron nga guri i kuq.\u201d, \u201cGurreci (VL) &#8211; burimi m\u00eb karakteristik dhe m\u00eb i rrall\u00eb n\u00eb shkall\u00eb m\u00eb t\u00eb gj\u00ebr\u00eb. Nj\u00eb gur i madh, n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrrua, gjysma e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb n\u00eb aj\u00ebr dhe n\u00ebn t\u00eb pikon uji n\u00eb form\u00eb shiu pik\u00ebmadh. P\u00ebr t\u00eb pir\u00eb uj\u00eb duhet t\u00eb futesh i t\u00ebri n\u00ebn t\u00eb. Gj\u00eb q\u00eb nga frika rrall\u00eb e shuan etjen deri n\u00eb fund. Ka uj\u00eb shum\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb. Barinjt\u00eb i milnin delet dhe qum\u00ebhtin n\u00eb tasa llamarine e futnin n\u00eb uj\u00eb dhe p\u00ebr pak koh\u00eb ai v\u00ebnonte maz\u00eb. Koh\u00ebve t\u00eb fundit, prej q\u00eb lagja Zu\u00e7aku e Dubocit e ka marr\u00eb ujin n\u00eb livadhin sip\u00ebr tij, e ka pak\u00ebsuar ujin.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7udi, vitin q\u00eb shkoi, m\u00eb 2010, guri ishte shembur.\u201d , \u201cGurra (VL) &#8211; si\u00e7 tregon edhe vet\u00eb emri, ishte nj\u00eb burim shum\u00eb i fort\u00eb dhe me uj\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb q\u00eb, kur e pije shpejt, t\u00eb binte n\u00eb ball\u00eb.\u201d, \u201cKroni i Hat\u00ebs (J) &#8211; burim i pashtersh\u00ebm mu n\u00ebn lajthisht\u00eb, bri rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb shkoll\u00eb, nuk dihet kush i pari e ka nd\u00ebrtuar, nuk dihet kush ishte Hata.\u201d, \u201cKroni i Kudrin\u00ebs (L) &#8211; n\u00eb t\u00eb rr\u00ebzuar drejt Qyqavic\u00ebs, n\u00eb arat e Kudrin\u00ebs gjendet nj\u00eb krua me uj\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb akull, i cili \u00ebsht\u00eb larg rrug\u00ebve, andaj shfryt\u00ebzohet vet\u00ebm nga barinjt\u00eb dhe nga argat\u00ebt q\u00eb punojn\u00eb arat.\u201d, \u201cGurrsheli (J) &#8211; uj\u00eb i pashterrsh\u00ebm, q\u00eb buron midis livadhi, dikur n\u00ebn ndonj\u00eb shelgje (gurr\u00eb + shelgje = gurr\u00eb sheli), i cili ec\u00ebn tatpjet\u00eb dhe sh\u00ebrben vet\u00ebm p\u00ebr bag\u00ebtin.\u201d, \u201cQekerkat (L) &#8211; nj\u00eb p\u00ebrrock\u00eb e vog\u00ebl q\u00eb mbledh uj\u00ebrat q\u00eb nga Kroni i Drumit, Gurra, Shtoji dhe Kroni i Katunit dhe vazhdon p\u00ebr n\u00eb lumin Kudrina.<\/p>\n<p>Atypari kalojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt p\u00ebr n\u00eb shkoll\u00eb dhe udh\u00ebtar\u00ebt, andaj, dikur, n\u00eb zigzaget e tij t\u00eb rr\u00ebmbyeshme nd\u00ebrtoheshin ca si mullinj prej tallash, q\u00eb silleshin nga val\u00ebt e ujit dhe f\u00ebmij\u00ebt i quanin qekerka.\u201d, \u201cBaltaku (J) &#8211; lloj bunace, ku mblidhen uj\u00ebrat q\u00eb vijn\u00eb nga lugjet e Mikushnic\u00ebs, t\u00eb Lubovecit dhe t\u00eb Galic\u00ebs, e q\u00eb deri von\u00eb, n\u00eb pik\u00eb t\u00eb ver\u00ebs, paraqiste v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00ebp\u00ebr t\u00eb.\u201d, \u201cShavari ose Shavarina (L) &#8211; burim i fort\u00eb uji, n\u00ebn nj\u00eb but\u00ebsin\u00eb p\u00ebrplot shavar, q\u00eb, si\u00e7 rr\u00ebfejn\u00eb t\u00eb vjetrit, dikur moti, kur burrat kishin vajtur n\u00ebp\u00ebr luft\u00ebra t\u00eb larg\u00ebta, grat\u00eb kishin bartur gur\u00eb me zavja\u00e7a dhe e kishin murosur kroin.\u201d<\/p>\n<p>Bedri Tahiri kujton emrat, shpalos d\u00ebshmit\u00eb e tyre, d\u00ebshmon p\u00ebr dhembjen e murosur si n\u00ebp\u00ebr mitet dhe legjendat, por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ai shpreh dashurin\u00eb e tij p\u00ebr \u00e7do p\u00ebll\u00ebmb\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj toke q\u00eb e lindi dhe e rriti, madje-madje duke sh\u00ebnuar jo vet\u00ebm p\u00ebr rrjedh\u00ebn e krojeve e t\u00eb burimeve, por edhe p\u00ebr fatin e gur\u00ebve t\u00eb vendlindjes.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb prandaj e natyrshme t\u00eb thuhet se ai ka shkelur \u00e7do shteg e ka rrahur \u00e7do rrug\u00eb, ka bredhur \u00e7do mal e kod\u00ebr t\u00eb vendlindjes, duke mbajtur sh\u00ebnime e duke shpalosu kujtime brezash, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb d\u00ebshmit\u00eb t\u00eb mbesin jo vet\u00ebm p\u00ebrmes asaj q\u00eb thuhet, por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00ebp\u00ebrmes asaj q\u00eb shkruhet.<\/p>\n<p>Ky p\u00ebrkushtim dhe ky gjakim i p\u00ebrhersh\u00ebm, d\u00ebshmohet edhe n\u00eb pjes\u00ebn Emra rrug\u00ebsh:<br \/>\n\u201cFtojt\u00eb e Tahirit &#8211; nj\u00eb tuf\u00eb ftonjsh t\u00eb egj\u00ebr q\u00eb gjenden n\u00eb mal t\u00eb fshatit, n\u00eb kryq\u00ebzim rrug\u00ebsh, andaj edhe jan\u00eb marr\u00eb si pik\u00eb orientuese gjat\u00eb pun\u00ebs hulumtuese. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, m\u00eb 15 korrik 1924, ushtria dhe xhandarm\u00ebria serbe pushkatuan shum\u00eb gra, pleq e f\u00ebmij\u00eb galicas, n\u00eb mesin e tyre edhe plakun Shaban Tahiri 85 vje\u00e7ar, i cili po u printe atyre dhe po p\u00ebrpiqej t\u2019i kap\u00ebrcente jasht\u00eb rrethimit.\u201d, \u201cUdha e Kuqe (P) &#8211; rrug\u00eb shum\u00eb e vjet\u00ebr e cila kalon n\u00ebp\u00ebr lagjen Halitaj. Emri e mori, sepse p\u00ebrb\u00ebhet nga dheu i kuq, kuq\u00eblin\u00eb e pjekur, q\u00eb t\u00eb lidhet p\u00ebr k\u00ebmb\u00ebsh dhe nuk t\u00eb shqitet dot.\u201d, \u201cUdha e thell\u00eb (VL)-rrug\u00eb e ngusht\u00eb, mezi kalohet me qerre kuajsh, q\u00eb lidh Dervenin dhe Kudrin\u00ebn, e hapur m\u00eb shum\u00eb nga uji se sa nga njer\u00ebzit, n\u00ebp\u00ebr ca shk\u00ebmbinj t\u00eb fort\u00eb brinak gati t\u00eb patretsh\u00ebm.\u201d, \u201cUdha e malit (L) &#8211; rrug\u00eb shum\u00eb e shfryt\u00ebzueshme q\u00eb lidh Galic\u00ebn me Dubocin e Vushtrrin\u00eb, n\u00eb lindje, dhe Lubovecin e Mitrovic\u00ebn, n\u00eb veri.<\/p>\n<p>Quhet k\u00ebshtu, sepse kalon n\u00ebp\u00ebr mal dhe gati kurr\u00eb nuk e kapin rrezet e diellit dhe gjat\u00eb gjith\u00eb dimrit kurr\u00eb nuk shkrin\u00eb bora dhe ngricat.\u201d, \u201cL\u00ebndinat (P) &#8211; kryq\u00ebzim rrug\u00ebsh n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb Galic\u00ebs, p\u00ebrreth s\u00eb cil\u00ebs dikur kishte l\u00ebndina ku f\u00ebmij\u00ebt i kullosnin qengjat dhe kecat.\u201d, \u201c Udha e Kudrin\u00ebs (L) &#8211; rrug\u00eb kryesore dhe e r\u00ebnd\u00ebsishme, e hapur dhe bartjen e xehes s\u00eb magnezitit q\u00eb dikur ishte miniera m\u00eb e njohur n\u00eb Ballkan. K\u00ebtu xehja edhe p\u00ebrpunohej, kishte furra t\u00eb shkrirjes. At\u00ebbot\u00eb, ky lokalitet p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb qend\u00ebr t\u00eb rend\u00ebsishme, kishte madje edhe post\u00eb edhe telefon, e sot ka ngelur gati-gati, shkret\u00eb!!! Aman \u00e7\u2019paradoks!!!\u201d<\/p>\n<p>Edhe pjesa tjet\u00ebr n\u00eb vijim Emra lugjesh e livadhesh, n\u00eb vete ng\u00ebrthen p\u00ebrshkrime t\u00eb bukura t\u00eb natyr\u00ebs, evokime kujtimesh nga f\u00ebmij\u00ebria dhe pjes\u00eb nga historia, t\u00eb cilat n\u00eb kontekstin e k\u00ebtij studimi marrin p\u00ebrmasa t\u00eb ve\u00e7anta:<\/p>\n<p>\u201cLogu i Zanave (L) &#8211; nj\u00eb vend mitik me t\u00eb cilin lidhen edhe shum\u00eb legjenda. Si f\u00ebmij\u00eb gjithmon\u00eb ia kishim droj\u00ebn, sepse kishim d\u00ebgjuar r\u00ebfime se aty rrin\u00eb Zanat dhe se, po i trazuam, do t\u00eb na gur\u00ebzonin apo do t\u00eb na shitonin. V\u00ebrtet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i p\u00ebrthyer keq dhe gati i padep\u00ebrtuesh\u00ebm, p\u00ebrplot ferra, thana, kulumria, ul\u00ebze etj.\u201d, \u201cLugu i Llubureve (P) &#8211; vend shk\u00ebmbor me ndonj\u00eb shkurre t\u00eb rrall\u00eb e me ca d\u00ebllinja shkurtaqe. Uji i shirave t\u00eb rr\u00ebmbyesh\u00ebm e g\u00ebrryen shum\u00eb dhe ka krijuar p\u00ebrrua t\u00eb pakaluesh\u00ebm.\u201d, \u201cLugu i N\u00ebrmjem (VL) &#8211; nj\u00eb lugaj\u00eb e vog\u00ebl mes lugjeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, kryesisht prej shk\u00ebmbinjsh t\u00eb zhveshur e ca d\u00ebllinja t\u00eb rralla, ku dimrit rrin\u00eb lepujt e dhelprat.\u201d, \u201cLivadhet e Frashnit (J) &#8211; gjenden midis Galic\u00ebs e Lubovecit.<\/p>\n<p>Emrin e kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb frashrit t\u00eb madh e t\u00eb mo\u00e7\u00ebm, q\u00eb gjendet midis tyre. N\u00ebp\u00ebr t\u00eb Azem Galica e ka \u00e7ar\u00eb rrethimin m\u00eb 15 korrik 1924.\u201d, \u201cSharavinat (JL) &#8211; kompleks livadhesh q\u00eb shtrihen p\u00ebrgjat\u00eb lumit Kudrina, mes Galic\u00ebs e Dubocit (Gjytetit).\u201d, \u201cLivadhi i Gjeloshit (JL) &#8211; livadh shum\u00eb i mir\u00eb, me bari t\u00eb but\u00eb, n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilin kalojn\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrroskat e Galic\u00ebs, p\u00ebrgjat\u00eb t\u00eb cilave ka p\u00ebrplot shelgje hijer\u00ebnda.\u201d<\/p>\n<p>Nj\u00eb p\u00ebrshkrim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb u ka falur autori edhe kodrave, prandaj pjesa Emra kodrash gjithashtu shpaloset n\u00eb poetik\u00ebn e shprehjes s\u00eb gdhendur me shije dhe elegance t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrshi i Lepurit (V) &#8211; nj\u00eb kod\u00ebr shk\u00ebmbore n\u00eb kufi me Lubovecin e kthyer nga lindja e diellit, shum\u00eb e nxeht\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb dimrit, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn strehohen lepujt.\u201d, \u201cKodra e Vog\u00ebl (V) &#8211; pjes\u00eb e l\u00ebndin\u00ebs s\u00eb vorreve, andej nga lagja Halitaj, ku, dikur, zakonisht i kullosnin qengjat e vi\u00e7at e vegj\u00ebl, q\u00eb nuk mund t\u00eb shkonin larg sht\u00ebpive. N\u00eb to gjendet edhe Kroni i Bu\u00e7ill\u00ebs.\u201d, \u201cK\u00ebrshi i Zallin\u00ebs (V) &#8211; kod\u00ebr e pjerr\u00ebt, kryesisht me shk\u00ebmbinj t\u00eb but\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt nga dielli, shiu e bora shkrihen e b\u00ebhen zall. Gjat\u00eb rrethimit t\u00eb Azem Bejt\u00ebs, aty ishte vednosur topi kryesor dhe vet\u00eb Zhupani i Shkupit, p\u00ebr \u00e7ka her\u00eb-her\u00eb e hasim edhe me toponimin K\u00ebrshi i Topit.\u201d, \u201cK\u00ebrshi i Hutit (L) &#8211; nj\u00eb kod\u00ebr tjet\u00ebr, n\u00eb an\u00ebn lindore t\u00eb fshatit, ku zakonisht rrin\u00eb hutinat.\u201d, \u201cSuka e Madhe (L) &#8211; kod\u00ebr n\u00eb form\u00eb plisi, me maj\u00eb t\u00eb mpreht\u00eb, nga e cila shihet gati e gjith\u00eb Drenica dhe Rrafshi i Kosov\u00ebs. Edhe aty qe vendosur nj\u00eb top i madh gjat\u00eb betej\u00ebs s\u00eb Arb\u00ebris\u00eb s\u00eb Vog\u00ebl, m\u00eb 15 korrik 1924.\u201d, \u201cSuka e Vog\u00ebl (L) &#8211; shtrihet n\u00ebn Suk\u00ebn e Madhe, andej nga Kudrina dhe, kur i shikon nga larg, i ngjet disi nj\u00eb f\u00ebmije pran\u00eb s\u00eb \u00ebm\u00ebs.\u201d, \u201cSuka e Kodrinave (L) &#8211; vjen si vargoi i tret\u00eb pas dy sukave t\u00eb para dhe q\u00ebndron lart bri lumit Kudrina.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb pjesa e titulluar Emra varresh, d\u00ebshmon se populli ruan n\u00eb kujtes\u00ebn e tij dashurin\u00eb p\u00ebr trimat dhe emrat e tyre, duke i kujtuar dhe p\u00ebrjet\u00ebsuar ata. Duke shpalosur emrat e varreve, studiuesi dhe publicist Bedri Tahiri e d\u00ebshmon s\u00ebrish th\u00ebnien e njohur t\u00eb Mitrush Kutelit, se historia e nj\u00eb kombi mund t\u00eb shkruhet edhe me emrat dhe epitafet e varreve t\u00eb tij:<\/p>\n<p>\u201cVorret e Katunit (V) &#8211; varret kryesore q\u00eb gjenden n\u00eb an\u00ebn veriore t\u00eb fshatit, n\u00eb kryq\u00ebzim rrug\u00ebsh dhe kapin nj\u00eb sip\u00ebrfaqe bukur t\u00eb madhe. N\u00ebp\u00ebr to ekzistojn\u00eb edhe lisa t\u00eb m\u00ebdhenj qindravje\u00e7ar\u00eb.\u201d, \u201cVarret e katolik\u00ebve (VL) &#8211; Populli i ruajti me fanatiz\u00ebm dhe i quajti Vorret e Mo\u00e7me, Vorret e vaktit t\u2019mo\u00e7\u00ebm e dikush Vorret e katolik\u00ebve. K\u00ebto paraqesin nj\u00eb fakt me interes p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt shkencor\u00eb e studiuesit e ardhsh\u00ebm arkeologjik\u00eb.\u201d, \u201cVorri i Azem Bejt\u00ebs (V) &#8211; gjendet mu ku trimi e kishte Kull\u00ebn legjendare dhe ku e zhvilloi betej\u00ebn e tij t\u00eb fundit, m\u00eb 15 korrik 1924. Aty daton vet\u00ebm nga viti 1971, kur eshtrat e tij i nxori nga shpella \u201c\u00c7uku q\u00eb k\u00ebrcet\u201d, m\u00ebsuesi atdhetar, Abdyl Krasniqi. Para luft\u00ebs q\u00eb i rregulluar mir\u00eb me nj\u00eb pllak\u00eb t\u00eb bukur, por barbar\u00ebt serb\u00eb, m\u00eb 17 mars 1999, e shkat\u00ebrruan rrafsh me tok\u00eb.\u201d, \u201cKompleksi \u2018Azem e Shote Galica\u2019 \u201d (V) &#8211; p\u00ebrfshin nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej nj\u00ebzet ar\u00ebsh dhe gjendet n\u00eb oborrin e Kull\u00ebs s\u00eb tij heroike.<\/p>\n<p>N\u00eb 80-vjetorin e Betej\u00ebs s\u00eb Arb\u00ebris\u00eb s\u00eb Vog\u00ebl, banor\u00ebt e fshatit Galic\u00eb, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Institutin e Historis\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb dhe at\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, e me mb\u00ebshtetjen financiare t\u00eb KK t\u00eb Vushtrris\u00eb, KK t\u00eb Sk\u00ebnderajt dhe TMK-s\u00eb nga Zona e Par\u00eb e Drenic\u00ebs, organizuan nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer. U mbajt Simpoziumi Shkencor dhe u p\u00ebrurua faza e par\u00eb e Kompleksit, ku u b\u00ebn\u00eb k\u00ebto pun\u00eb: u rregulluan varret e dy kryeheronjve, Azem e Shot\u00eb Galica, me nj\u00eb pllak\u00eb, ku jan\u00eb skalitur figurat e tyre n\u00eb p\u00ebrmasa natyrore, u rregullua varri masiv i t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj beteje, duke ua skalitur emrat n\u00eb mermer, u b\u00eb rregullimi i ambientit me numrin mbrojt\u00ebs e rrethoj\u00ebn e metalt\u00eb. Tashm\u00eb, m\u00eb 2011, nisi edhe nd\u00ebrtimi i Kull\u00ebs.\u201d<\/p>\n<p>Vet\u00eb publikimi i dy fotografive p\u00ebrkat\u00ebse, nj\u00eb ku shkruan: Lisat e varreve n\u00eb Galic\u00eb, ku Azem Galica dha betimin, dhe tjetra n\u00ebn t\u00eb cil\u00ebn shkruan: Kulla e rind\u00ebrtuar e Azem Galic\u00ebs (me sh\u00ebnimin plot\u00ebsues q\u00eb lidhet me simbolik\u00ebn e 100 vjetorit t\u00eb shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb: N\u00eb vitin 2012 p\u00ebrfundoi nd\u00ebrtimi i Kull\u00ebs s\u00eb Azem Galic\u00ebs), vetvetiu flet p\u00ebr nj\u00eb trash\u00ebgimi ilire t\u00eb betimit n\u00eb gur apo tek lisat.<\/p>\n<p>Poenta kryesore e radhitjes s\u00eb emrave t\u00eb varreve, \u00ebsht\u00eb sa zb\u00ebrthimi i goj\u00ebdh\u00ebnave (si tek rasti i krushqve t\u00eb vrar\u00eb, e q\u00eb t\u00ebrthorazi na e kujton fatin e Jerin\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u zun\u00eb keq lek\u00eb Dukagjini dhe Lek\u00eb Zaharia) po aq edhe shpalimi i mesazhit q\u00eb n\u00ebnkupton se bart\u00ebsit e k\u00ebtyre emrave dhe idealet e tyre jo vet\u00ebm q\u00eb duhet gdhendur e skalitur edhe m\u00eb n\u00eb gur\u00eb, por duhet \u00e7uar deri n\u00eb fund idealet e tyre p\u00ebr lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e plot\u00eb t\u00eb atdheut:<\/p>\n<p>\u201cVorret e D\u00ebshmor\u00ebve (VL) &#8211; nj\u00eb kompleks varrezash me pllak\u00ebn p\u00ebrkujtimore me emrat dhe fotot e t\u00eb r\u00ebn\u00ebve galicas gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb fundit 1998\/99.\u201d, \u201cVorret e luft\u00ebtar\u00ebve (V) &#8211; jan\u00eb quajtur k\u00ebshtu varret e p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb Azem Galic\u00ebs, t\u00eb cilat sot jan\u00eb futur brenda Kompleksit q\u00eb e p\u00ebrmend\u00ebm m\u00eb lart.\u201d, \u201cVorret e Shal\u00ebs (P) &#8211; varreza t\u00eb vjetra, q\u00eb ndryshe quhen edhe Varret e Krushqve, ku, sipas goj\u00ebdhan\u00ebs thuhet se aty jan\u00eb takuar dy pal\u00eb krushq nga Shala e Bajgor\u00ebs dhe duke mos ia l\u00ebshuar rrug\u00ebn nj\u00ebra-tjetr\u00ebs, jan\u00eb mbytur t\u00eb gjith\u00eb, madje n\u00eb fund edhe vet\u00eb nuset.\u201d, \u201cVorri n\u00eb K\u00ebrpnaj\u00eb (VL) &#8211; nj\u00eb varr i nj\u00eb t\u00eb pushkatuari (sipas rr\u00ebfimtar\u00ebve ka gjasa t\u00eb jet\u00eb nga Rezalla) gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore nga sllavokomunist\u00ebt serb\u00eb.\u201d, \u201cVorri i Qerimit (P) &#8211; varr i vetmuar i Qerim Shabanit, i vrar\u00eb n\u00eb betej\u00ebn e fundit t\u00eb Azem Galic\u00ebs.\u201d, \u201cVorri i Kamer Xhem\u00ebs (P) &#8211; varr p\u00ebrtej Livadhit t\u00eb Isuf Rexh\u00ebs, ku \u00ebsht\u00eb varrosur Kamer Xhema i vrar\u00eb n\u00eb betej\u00ebn e fundit t\u00eb Azem Galic\u00ebs.\u201d, \u201cVorri i Hasan Lahut (P) &#8211; varr n\u00eb vendin e quajtur Qafa, midis Mikushnic\u00ebs dhe Galic\u00ebs, ku \u00ebsht\u00eb varrosur Hasan Lahu, njeriu i par\u00eb i vrar\u00eb n\u00eb Betej\u00ebn e Azem Galic\u00ebs.\u201d, \u201cVarri i Hazirit &#8211; varri i Hazir Fetahut, plak i vrar\u00eb n\u00eb Betej\u00ebn e Azem Galic\u00ebs, i cili sot gjendet brenda Kompleksit P\u00ebrkujtimor \u2018Azem e Shot\u00eb Galica\u2019 \u201d, \u201cVorri i Hys Popov\u00ebs (V) &#8211; gjendet aty af\u00ebr atij t\u00eb Azem Galic\u00ebs. Ky luft\u00ebtar i vjet\u00ebr, dit\u00ebn e betej\u00ebs s\u00eb 15 korrikut 1924, kishte q\u00eblluar n\u00eb Galic\u00eb dhe ishte vrar\u00eb me arm\u00eb n\u00eb dor\u00eb, duke luftuar. Duke e marr\u00eb p\u00ebr Azemin, sepse ishte kreshnik fare, serb\u00ebt e soll\u00ebn af\u00ebr kull\u00ebs, edhe pse ai kishte r\u00ebn\u00eb m\u00eb larg, andej nga Gofilet.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb kapitullin e fundit t\u00eb titulluar Patronimia, n\u00eb pjes\u00ebn Barqet dhe v\u00ebllaz\u00ebrit\u00eb, autori ka radhitur lagjet dhe barqet, ku shquhen sipas renditjes: Halitaj (mes tjer\u00ebve \u201cTahiri-tet\u00eb sht\u00ebpi, dy n\u00eb Galic\u00eb e gjasht\u00eb n\u00eb Vushtrri\u201d), Fetahaj, Bahtiraj &#8211; \u201cfamilja e Azem Galic\u00ebs, disa kan\u00eb dal\u00eb bashk\u00eb me Shot\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri (Ramadani me disa t\u00eb tjer\u00eb), kurse k\u00ebta q\u00eb kan\u00eb mbetur k\u00ebtu quhen Saiti (dy sht\u00ebpi n\u00eb Galic\u00eb e nj\u00eb n\u00eb Vushtrri)\u201d, Veliaj, Lahaj, Zekaj, dhe Mehmetaj.<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimisht, n\u00eb p\u00ebrmbyllje t\u00eb librit i cili pos tjerash n\u00eb vete ng\u00ebrthen edhe nj\u00eb fjalor mjaft t\u00eb pasur gjuh\u00ebsor prej toponimesh, \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb sh\u00ebnimi q\u00eb flet p\u00ebr vendbanimin e galicasve: \u201cAktualisht, dy t\u00eb tretat e banor\u00ebve t\u00eb Galic\u00ebs jetojn\u00eb n\u00eb m\u00ebrgim dhe n\u00eb vende urbane, n\u00eb Vushtrri, n\u00eb Mitrovic\u00eb, n\u00eb Prishtin\u00eb (prej koh\u00ebsh nj\u00eb pjes\u00eb e lagj\u00ebs Halitaj jeton n\u00eb Rashic\u00eb t\u00eb Ferizajt) dhe shumica si shenj\u00eb kujtimi, e mbajn\u00eb emrin GALICA.\u201d<\/p>\n<p>Vlen gjithashtu t\u00eb theksohet se n\u00eb k\u00ebt\u00eb studim gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs, dalin analogjit\u00eb mes mikrotopnimeve me vende t\u00eb tjera, si: Arat e Shtojve (L) me Fush\u00ebn e Shtojit n\u00eb Ulqin e af\u00ebr Shkodr\u00ebs, Kroni i Sheljeve (V) me vendin e quajtur Te Shelnjet (n\u00eb hyrje t\u00eb fshatit Zhazh\u00eb t\u00eb Shal\u00ebs), Kroni i Llubureve me vendin e quajtur Te Lluburja (n\u00eb fshatin Vllahi t\u00eb Shal\u00ebs)\u2026<\/p>\n<p>Libri ng\u00ebrthen n\u00eb vete edhe kristale mendimesh, ve\u00e7ori kjo e struktur\u00ebs shkrimore t\u00eb Bedri Tahirit, e n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb si pjes\u00eb e shijes s\u00eb holl\u00eb estetike por edhe si pjes\u00eb karakteristike e leximit me laps n\u00eb dor\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cDrenic\u00ebs i lan\u00eb nam: dijenia e Xhemail Abris\u00eb, sakica e Ahmet Delis\u00eb dhe pushka e Azem Galic\u00ebs (Tahir Berisha), K\u00ebsaj bote i dilet ve\u00e7 me maj\u00ebn e shpat\u00ebs dhe duhet t\u00eb vdesim me arm\u00eb n\u00eb dor\u00eb (Volteri), I dashuri im! Do t\u00eb doja m\u00eb shum\u00eb t\u00eb shquhesha p\u00ebr dituri sesa n\u00eb pushtet e n\u00eb sundim (Leka i Madh m\u00ebsuesit Aristotel), Nuk ka n\u00eb Europ\u00eb rac\u00eb m\u00eb t\u00eb lasht\u00eb se e shqiptar\u00ebve. (Albert Dymont).\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimisht, me p\u00ebrkushtimin e tij tep\u00ebr t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ndaj s\u00eb kaluar\u00ebs historike n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, e n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr &#8211; rreth toponomistik\u00ebs s\u00eb Galic\u00ebs n\u00eb ve\u00e7anti, shkrimtari dhe studiuesi shkrihen n\u00eb nj\u00eb.<br \/>\nPena lart\u00ebson s\u00ebrish pushk\u00ebn, adhuron zemrat e forta dhe nderon mendjet e urta q\u00eb rrah\u00ebn dhe punuan pa rreshtur, p\u00ebr lirin\u00eb e m\u00ebm\u00ebdheut.<\/p>\n<p>Drita e pen\u00ebs dhe flaka e pushk\u00ebs b\u00ebhen nj\u00eb dhe se duke qen\u00eb i brumosur me nj\u00eb atdhedashuri t\u00eb till\u00eb, Bedri Tahiri p\u00ebrkulet jo vet\u00ebm sikurse n\u00eb betimet e lashta ilire, p\u00ebrpara lisave shekullor\u00eb e p\u00ebrpara gur\u00ebve t\u00eb truallit st\u00ebrgjyshor.<\/p>\n<p>Ai shkon shum\u00eb tej se kaq, sepse ai e ka fatin dhe privilegjin e ve\u00e7ant\u00eb, t\u00eb cilin e hasim rrall\u00eb, prandaj \u00ebsht\u00eb sa k\u00ebnaq\u00ebsi po aq edhe krenari ta themi se ia kemi lakmi, sepse Bedri Tahiri n\u00eb nderimin e tij krejt\u00ebsisht t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, e v\u00eb n\u00eb praktik\u00eb vargun e madh t\u00eb poetit t\u00eb himnit komb\u00ebtar Aleksand\u00ebr Stavri Drenova-Asdrenit, i cili u p\u00ebrkujtonte shqiptar\u00ebve porosin\u00eb e madhe t\u00eb heronjve dhe d\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebve, porosi aktuale edhe sot e edhe mot: Amanet ju l\u00ebm\u00eb shpirtat tan\u00eb!<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/kulla_e_azem_galices.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"470\" \/><em>Krah p\u00ebr krah, Drenica e Shala:<br \/>\nBedri Tahiri e Xhemail Peci p\u00ebrpara Kull\u00ebs s\u00eb Azem Galic\u00ebs<\/em><\/p>\n<p>Duke lart\u00ebsuar k\u00ebta shpirta me veprat e tij t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme, Bedri Tahiri p\u00ebrkulet jo thjesht para monumenteve t\u00eb heronjve apo busteve t\u00eb d\u00ebshmor\u00ebve, jo p\u00ebrpara statujave por si rrall\u00ebkush, ai p\u00ebrkulet p\u00ebrpara shpirtave t\u00eb tyre t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm.<\/p>\n<p>K\u00ebtu, edhe q\u00ebndron madh\u00ebshtia e nj\u00eb kombi t\u00eb vog\u00ebl por me zem\u00ebr t\u00eb madhe lirie, tek sheh se si nj\u00eb nga pinjojt\u00eb e breznive or\u00ebmira, me pen\u00ebn e tij t\u00eb denj\u00eb u thur\u00eb kurora lavdie pik\u00ebrisht atyre t\u00eb cil\u00ebt ai ka pag\u00ebzuar aq bukur si flakadan\u00eb t\u00eb liris\u00eb, gjaku i t\u00eb cil\u00ebve e b\u00ebn shum\u00eb m\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb atdheun dhe flamurin ton\u00eb; emrat e t\u00eb cil\u00ebve ndri\u00e7ojn\u00eb rrug\u00ebn e liris\u00eb son\u00eb, duke i dh\u00ebn\u00eb kuptim jet\u00ebs son\u00eb dhe krenaris\u00eb son\u00eb t\u00eb ligjshme prej s\u00eb qenunit: shqiptar\u00eb e bij shqiptar\u00ebsh\u2026.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>V\u00ebshtrim p\u00ebr librin e Bedri Tahirit, Toponimia e Galic\u00ebs (Prishtin\u00eb, 2014) Shkruan: Xhemail Peci Prelud Pena m\u00ebm\u00ebdhetare gjithmon\u00eb u ngre nj\u00eb himn pushk\u00ebve liridash\u00ebse, krismave t\u00eb saj q\u00eb kumbuan si himne lirie, n\u00eb mbrojtje t\u00eb pragut st\u00ebrgjyshor, prandaj n\u00eb sfondin e nj\u00eb simbolike t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, Bedri Tahiri bashkon tehun e sopat\u00ebs, gryk\u00ebn e pushk\u00ebs dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":21332,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-21331","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>DRENICA E PUSHK\u00cbS DHE E PEN\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/drenica-e-pushkes-dhe-e-penes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"DRENICA E PUSHK\u00cbS DHE E PEN\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"V\u00ebshtrim p\u00ebr librin e Bedri Tahirit, Toponimia e Galic\u00ebs (Prishtin\u00eb, 2014) Shkruan: Xhemail Peci Prelud Pena m\u00ebm\u00ebdhetare gjithmon\u00eb u ngre nj\u00eb himn pushk\u00ebve liridash\u00ebse, krismave t\u00eb saj q\u00eb kumbuan si himne lirie, n\u00eb mbrojtje t\u00eb pragut st\u00ebrgjyshor, prandaj n\u00eb sfondin e nj\u00eb simbolike t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, Bedri Tahiri bashkon tehun e sopat\u00ebs, gryk\u00ebn e pushk\u00ebs dhe [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/drenica-e-pushkes-dhe-e-penes\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-12-07T00:12:51+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2017-12-07T00:19:15+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/bedri_tahiri_toponimia.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"362\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"52 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/drenica-e-pushkes-dhe-e-penes\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/drenica-e-pushkes-dhe-e-penes\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"DRENICA E PUSHK\u00cbS DHE E PEN\u00cbS\",\"datePublished\":\"2017-12-07T00:12:51+00:00\",\"dateModified\":\"2017-12-07T00:19:15+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/drenica-e-pushkes-dhe-e-penes\\\/\"},\"wordCount\":10434,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/drenica-e-pushkes-dhe-e-penes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/12\\\/bedri_tahiri_toponimia.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/drenica-e-pushkes-dhe-e-penes\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/drenica-e-pushkes-dhe-e-penes\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/drenica-e-pushkes-dhe-e-penes\\\/\",\"name\":\"DRENICA E PUSHK\u00cbS DHE E PEN\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/drenica-e-pushkes-dhe-e-penes\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/drenica-e-pushkes-dhe-e-penes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/12\\\/bedri_tahiri_toponimia.jpg\",\"datePublished\":\"2017-12-07T00:12:51+00:00\",\"dateModified\":\"2017-12-07T00:19:15+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/drenica-e-pushkes-dhe-e-penes\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/drenica-e-pushkes-dhe-e-penes\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/drenica-e-pushkes-dhe-e-penes\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/12\\\/bedri_tahiri_toponimia.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/12\\\/bedri_tahiri_toponimia.jpg\",\"width\":600,\"height\":362},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/drenica-e-pushkes-dhe-e-penes\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"DRENICA E PUSHK\u00cbS DHE E PEN\u00cbS\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"DRENICA E PUSHK\u00cbS DHE E PEN\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/drenica-e-pushkes-dhe-e-penes\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"DRENICA E PUSHK\u00cbS DHE E PEN\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"V\u00ebshtrim p\u00ebr librin e Bedri Tahirit, Toponimia e Galic\u00ebs (Prishtin\u00eb, 2014) Shkruan: Xhemail Peci Prelud Pena m\u00ebm\u00ebdhetare gjithmon\u00eb u ngre nj\u00eb himn pushk\u00ebve liridash\u00ebse, krismave t\u00eb saj q\u00eb kumbuan si himne lirie, n\u00eb mbrojtje t\u00eb pragut st\u00ebrgjyshor, prandaj n\u00eb sfondin e nj\u00eb simbolike t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, Bedri Tahiri bashkon tehun e sopat\u00ebs, gryk\u00ebn e pushk\u00ebs dhe [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/drenica-e-pushkes-dhe-e-penes\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2017-12-07T00:12:51+00:00","article_modified_time":"2017-12-07T00:19:15+00:00","og_image":[{"width":600,"height":362,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/bedri_tahiri_toponimia.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"52 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/drenica-e-pushkes-dhe-e-penes\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/drenica-e-pushkes-dhe-e-penes\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"DRENICA E PUSHK\u00cbS DHE E PEN\u00cbS","datePublished":"2017-12-07T00:12:51+00:00","dateModified":"2017-12-07T00:19:15+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/drenica-e-pushkes-dhe-e-penes\/"},"wordCount":10434,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/drenica-e-pushkes-dhe-e-penes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/bedri_tahiri_toponimia.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/drenica-e-pushkes-dhe-e-penes\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/drenica-e-pushkes-dhe-e-penes\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/drenica-e-pushkes-dhe-e-penes\/","name":"DRENICA E PUSHK\u00cbS DHE E PEN\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/drenica-e-pushkes-dhe-e-penes\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/drenica-e-pushkes-dhe-e-penes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/bedri_tahiri_toponimia.jpg","datePublished":"2017-12-07T00:12:51+00:00","dateModified":"2017-12-07T00:19:15+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/drenica-e-pushkes-dhe-e-penes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/drenica-e-pushkes-dhe-e-penes\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/drenica-e-pushkes-dhe-e-penes\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/bedri_tahiri_toponimia.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/bedri_tahiri_toponimia.jpg","width":600,"height":362},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/drenica-e-pushkes-dhe-e-penes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"DRENICA E PUSHK\u00cbS DHE E PEN\u00cbS"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21331","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21331"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21331\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21332"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21331"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21331"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21331"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}