{"id":21337,"date":"2017-12-07T00:37:49","date_gmt":"2017-12-07T00:37:49","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=21337"},"modified":"2017-12-07T01:02:13","modified_gmt":"2017-12-07T01:02:13","slug":"shenjtoret-katolike-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shenjtoret-katolike-shqiptare\/","title":{"rendered":"Shenjtor\u00ebt katolik\u00eb shqiptar\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Kisha e Madhe, Shkod\u00ebr<\/em><\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>Ja kush jan\u00eb shenjtor\u00ebt katolik\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri<\/strong><\/p>\n<p>Nga <a href=\"http:\/\/konica.al\/2017\/03\/historia-e-krishterimit-ne-shqiperi-qe-nga-koha-e-ilirise\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Konica.al<\/a> &#8211; <em>20 mars 2017<\/em><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka qen\u00eb, n\u00eb fakt, nj\u00eb nga vendet e Evrop\u00ebs, q\u00eb u has m\u00eb hersh\u00ebm me krisht\u00ebrimin dhe ka nj\u00eb histori t\u00eb gjat\u00eb me k\u00ebt\u00eb besim fetar. Dihet se p\u00ebrgjat\u00eb bregut ilir ka pasur ngujime relativisht t\u00eb hershme t\u00eb krishter\u00ebsh. I pari q\u00eb predikoi (parath\u00e0) ungjillin n\u00eb Shqip\u00ebri mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb vet\u00eb <strong>Sh\u00ebn Pali<\/strong>, i cili shprehet, \u201c<em>Nga Jeruzalemi e rrethinat deri n\u00eb Iliri plot\u00ebsova predikimin e Ungjillit t\u00eb Krishtit<\/em>\u201d (Romak\u00ebve 15:19). Edhe apostulli Sh\u00ebn Andrea besohet se ka predikuar n\u00eb Epir. (Edhe Sh\u00ebn Asti ka predikuar n\u00eb Durr\u00ebs rreth vitit 98 pas Krishtit dhe u vra nga qeveria e Rom\u00ebs).<\/p>\n<p>Nj\u00eb num\u00ebr i pap\u00ebrcaktuar t\u00eb krishter\u00ebsh ka jetuar n\u00eb portin e Durr\u00ebsit n\u00eb vitin 58 e. r., dhe aty nga shekulli i kat\u00ebrt deri n\u00eb t\u00eb pestin krishterimi kishte l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb dallueshme anemban\u00eb vendit. Peshkop\u00ebt e krishter\u00eb nga Dardania dhe Maqedonia Salutare, d.m.th zyrtaret e lart\u00eb nga Shqip\u00ebria lindore dhe Kosova e sotme, dihet se kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e par\u00eb Ekumenik q\u00eb u mblodh n\u00eb Nikeja n\u00eb vitin 325 t\u00eb er\u00ebs s\u00eb re nga perandori Kostandin (q\u00eb sundoi n\u00eb 307-337 e. r.), q\u00ebllimi i t\u00eb cilit mes t\u00eb tjerash ishte t\u00eb pengonte ngritjen e Arianizmit brenda perandoris\u00eb. Gjithashtu, pes\u00eb a gjasht\u00eb peshkop\u00eb nga Dardania, Epiri i Ri dhe Epiri i Vjet\u00ebr mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e Sardik\u00ebs n\u00eb vitet 343-344 e. r.). Gjysm\u00eb shekulli m\u00eb von\u00eb, n\u00eb 395, Shqip\u00ebria Ilire e ndjeu \u00e7arjen fillestare midis Perandoris\u00eb Romake t\u00eb Lindjes dhe asaj t\u00eb Per\u00ebndimit, pasi gjendej q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs n\u00eb kufirin kulturor dhe politik mes Lindjes bizantine dhe Per\u00ebndimit italian.<\/p>\n<p>Ajo mori dhe p\u00ebrfitoi nga t\u00eb dyja kulturat, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht e p\u00ebsoi keqas n\u00eb shekuj nga konfliktet mes dy gjysmave t\u00eb perandoris\u00eb. H\u00eb p\u00ebr h\u00eb, pak t\u00eb dh\u00ebna ka mbi Kish\u00ebn e Krishter\u00eb t\u00eb hershme n\u00eb Shqip\u00ebri, ngaq\u00eb strukturat kishtare u fshin\u00eb me pushtimin dhe ngulimet sllave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb aty nga viti 600. Fjala angleze p\u00ebr Mesjet\u00ebn e hershme \u201cDark Ages\u201d (Koh\u00ebt e Err\u00ebta), e p\u00ebrshkuan m\u00eb s\u00eb miri err\u00ebsir\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb asaj kohe.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/kisha-katolike-tirane.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"450\" \/><em><strong>Kisha katolike, Tiran\u00eb<\/strong><\/em><\/p>\n<p>N\u00eb monografin\u00eb e tij Geografia Ecclesiastica dell\u2019Albania, botuar n\u00eb 1934, studiuesi jezuit dhe albanologu i madh Fulvio Cordignano (1887-1951) renditi n\u00eb nj\u00eb list\u00eb rreth 275 kisha katolike q\u00eb ekzistonin n\u00eb Shqip\u00ebri aty nga mesi i dhjet\u00ebvje\u00e7ar\u00ebve t\u00eb fundit t\u00eb shekullit t\u00eb gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb dhe mesi i t\u00eb shtat\u00ebmb\u00ebdhjetit. K\u00ebto kisha ishin em\u00ebrtuar sipas nj\u00eb radhe shenjtor\u00ebsh t\u00eb krishter\u00eb, mbi dyzet n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, por po t\u00eb v\u00ebrehet me m\u00eb kujdes lista, shihet se m\u00eb se gjysma e kishave t\u00eb asaj periudhe mbante emrat e vet\u00ebm kat\u00ebr shenjtor\u00ebve:Sh\u00ebn M\u00ebria, Sh\u00ebn Kolli, Sh\u00ebn e Premtjadhe Sh\u00ebn Gjergji.<\/p>\n<p>Nga 275 kisha katolike t\u00eb renditura nga Cordignano, 42 i kushtoheshin Sh\u00ebn M\u00ebris\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se cilitdo shenjti tjet\u00ebr. Kishte kisha historike katolike n\u00eb Ulqin, Shurdhah (Shkod\u00ebr), Dej\u00eb (Shkod\u00ebr) dhe Drisht (Shkod\u00ebr) q\u00eb ishte capitulum ecclesie S. Marie de Drivasto e sh\u00ebnuar n\u00eb 1353, Nara\u00e7 (Shkod\u00ebr), Hajmel (Shkod\u00ebr), Renc (Lezh\u00eb), Fisht\u00eb (Lezh\u00eb), Troshan (Lezh\u00eb), Kalivacc (Lezh\u00eb), Lezh\u00eb, M\u00ebrtur (Puk\u00eb), Surroj (Kuk\u00ebs), Shp\u00ebrdhaze (Mirdit\u00eb), Malaj (Mirdit\u00eb), Nd\u00ebrshene (Mirdit\u00eb), Nd\u00ebrfan\u00eb (Mirdit\u00eb), Lur\u00eb (Dib\u00ebr), \u00c7idhne (Dib\u00ebr), Gur i Bardh\u00eb (Mat), Sebasta (La\u00e7), Mbret (La\u00e7), Kurcaj (Kruj\u00eb), Kepi i Rodonit (Durr\u00ebs) sh\u00ebnuar n\u00eb 1418, Brar (Tiran\u00eb) q\u00eb prej shekullit t\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00eb, Skuterr\u00eb (Tiran\u00eb), P\u00ebllumbas (Tiran\u00eb), Bu\u00e7imas (Tiran\u00eb), Linz\u00eb (Tiran\u00eb), dhe Bishqem (Peqin).<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/kisha_franceskane.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"400\" \/><em><strong>Kisha Fran\u00e7eskane, Shkod\u00ebr<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Kishte gjithashtu mjaft kisha dhe manastire ortodokse p\u00ebrkushtuar Virgj\u00ebresh\u00ebs s\u00eb Bekuar midis t\u00eb cil\u00ebve ata n\u00eb: Berat q\u00eb nga viti 1797, Peshtan (Berat), Elbasan q\u00eb nga viti 1833, Ardenic\u00eb (Lushnj\u00eb), Apolloni (Pojan, Fier), q\u00eb nga fillimi i shekullit t\u00eb tremb\u00ebdhjet\u00eb, Dh\u00ebrmi (Vlor\u00eb) nga shekulli i tremb\u00ebdhjet\u00eb tek i kat\u00ebrmb\u00ebdhjeti, Dhiv\u00ebr (Sarand\u00eb) e vitit 1604, Peca (Sarand\u00eb) e vitit 1770, Piqeras (Sarand\u00eb) e vitit 1672, Nivic\u00eb-Bubar (Sarand\u00eb) e shekullit XVII, Mal\u00e7an (Sarand\u00eb) aty nga viti 1600, Marmiro pran\u00eb Orikumit (Vlor\u00eb) q\u00eb nga fillimi i shekullit t\u00eb dhjet\u00eb, Kameno n\u00eb verilindje t\u00eb Delvin\u00ebs, Zv\u00ebrnec (Vlor\u00eb) nga shekujt XIII-XVIV, Goranxi (Gjirokast\u00ebr) aty nga viti 1600, Vllaho Goranxi (Gjirokast\u00ebr) q\u00eb nga viti 1622, Koshovic\u00eb (Gjirokast\u00ebr) q\u00eb nga viti 1669, Saraqinisht\u00eb (Gjirokast\u00ebr) q\u00eb nga viti 1634, Nivan (Gjirokast\u00ebr) q\u00eb nga viti 1702, Konicka (Gjirokast\u00ebr) q\u00eb nga viti 1789, Dhuvjan (Gjirokast\u00ebr) Llongo (Gjirokast\u00ebr), Treneshishta (Gjirokast\u00ebr), Vanist\u00ebr (Gjirokast\u00ebr), Peshk\u00ebpi (Gjirokast\u00ebr) q\u00eb nga fillimi i shekullit t\u00eb dhjet\u00eb, Zervat (Gjirokast\u00ebr) e hapur q\u00eb nga fillimi i shekullit t\u00eb dhjet\u00eb, Labov\u00eb e Kryqit (Gjirokast\u00ebr) q\u00eb nga fundi i shekullit t\u00eb dhjet\u00eb, Skora (Gjirokast\u00ebr) q\u00eb nga viti 1773, Sopik (Gjirokast\u00ebr) q\u00eb nga viti 1770, Leusa (P\u00ebrmet) q\u00eb nga viti 1812, Kosin\u00eb (P\u00ebrmet) nga shekulli i dymb\u00ebdhjet\u00eb te i kat\u00ebrmb\u00ebdhjeti, Seranjperat (P\u00ebrmet)nga shekulli XVII, Leskovik (Ersek\u00eb), Barmash (Ersek\u00eb) q\u00eb nga viti 1616, Postenan (Ersek\u00eb) q\u00eb nga shekulli i shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb te i tet\u00ebmb\u00ebdhjeti, Lashov\u00eb (Ersek\u00eb) q\u00eb nga shekulli i tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb, Voskopoj\u00eb (Kor\u00e7\u00eb) nga viti 1712, Vithkuq (Kor\u00e7\u00eb) nga shekulli i shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb te i tet\u00ebmb\u00ebdhjeti, Maligrad n\u00eb Liqenin e Presp\u00ebs q\u00eb nga viti 1345, Pogradec, Ni\u00e7e (Pogradec) q\u00eb nga shekulli i tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb, dhe n\u00eb Lin (Pogradec).<\/p>\n<p>Sh\u00ebn M\u00ebria adhurohej sidomos gjat\u00eb shtegtimeve n\u00eb dit\u00ebn e p\u00ebrkujtimit t\u00eb saj, 15 gusht, Dita e Ngritjes n\u00eb Qiell, e njohur n\u00eb Shqip\u00ebri si Sh\u00ebn M\u00ebria e gushtit. P\u00ebr ortodoks\u00ebt kjo dit\u00eb festohet si Fjetja e Sh\u00ebn M\u00ebris\u00eb, dikur e sh\u00ebnuar m\u00eb 27 gusht sipas kalendarit bizantin, por tani m\u00eb 15 gusht sipas kalendarit latin. Shtegtime n\u00eb nderim t\u00eb Sh\u00ebn M\u00ebris\u00eb p\u00ebrfshinin edhe ngjitjen n\u00eb male t\u00eb larta, mbeturin\u00eb e kulteve t\u00eb hershme t\u00eb para-krishtera : n\u00eb malin e Tomorrit, n\u00eb malin e Gjalic\u00ebs pran\u00eb Kuk\u00ebsit, n\u00eb malin e Sh\u00ebn Lleshit pran\u00eb Kruj\u00ebs, n\u00eb malin e Kundrevic\u00ebs t\u00eb Kurveleshit, n\u00eb malin Pashtrik n\u00eb kufirin mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs. Pjet\u00ebr Bogdani (rreth 1630-1689) e p\u00ebrshkruan festimin n\u00eb malin e fundit n\u00eb 1681 si vijon :<\/p>\n<p><strong>\u201cE kalojn\u00eb aty gjith\u00eb nat\u00ebn, me daulle, bilbila, duke k\u00ebrcyer e k\u00ebnduar.<\/strong><\/p>\n<p>Pas mesnate fillojn\u00eb nj\u00eb procesion t\u00eb p\u00ebrzier mysliman\u00ebt, serb\u00ebt dhe grek\u00ebt me qirinj t\u00eb ndezur dylli, me gjat\u00ebsi t\u00eb ndryshme sipas mosh\u00ebs s\u00eb personit q\u00eb i mban n\u00eb dor\u00eb. I sillen rrotull maj\u00ebs s\u00eb malit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr tre or\u00eb me k\u00ebmb\u00ebt zbathur (disa nga mysliman\u00ebt q\u00eb prijn\u00eb jan\u00eb kal\u00ebruar.)\u201d<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/kishe-katolike.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"399\" \/>N\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb qendrore, grat\u00eb shterp\u00eb udh\u00ebtonin p\u00ebr n\u00eb plazhet e Kavaj\u00ebs dhe t\u00eb Durr\u00ebsit p\u00ebr t\u2019u lar\u00eb n\u00eb uj\u00ebrat e detit. Ky zakon, me t\u00eb cilin grat\u00eb shpresonin t\u00eb mbeteshin shtatz\u00ebna, u ndoq n\u00eb heshtje e pa buj\u00eb edhe gjat\u00eb diktatur\u00ebs komuniste. N\u00eb Selt\u00eb, n\u00eb zon\u00ebn e Shpatit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb qendrore, gjat\u00eb k\u00ebsaj dite flijohej nj\u00eb lop\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fshatin e Bibajt t\u00eb Rek\u00ebs s\u00eb Ep\u00ebrme (Maqedoni), shqiptar\u00ebt ortodoks\u00eb festonin m\u00eb 4 dhjetor Sh\u00ebn M\u00ebrin\u00eb e Dimrit. Edhe shqiptar\u00ebt ortodoks\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e sh\u00ebnojn\u00eb k\u00ebt\u00eb fest\u00eb, e njohur edhe me emrin \u201cFesta e Paraqitjes s\u00eb Sh\u00ebn M\u00ebris\u00eb n\u00eb Tempull\u201d, duke e festuar m\u00eb 21 n\u00ebntor sipas kalendarit latin. Sipas tradit\u00ebs, gjat\u00eb k\u00ebsaj feste ndizeshin qirinj dhe piqej buk\u00eb e cila, pasi bekohej nga prifti, hahej.<\/p>\n<p>Po n\u00eb Reken e Ep\u00ebrme, n\u00eb fshatin e Sences kryhej festa e Sh\u00ebn M\u00ebris\u00eb se Vog\u00ebl, (rumanisht Sfanta Maria Mica, vllah\u00e7e St|marie N\u2019ic) e cila p\u00ebrkujton lindjen e Sh\u00ebn M\u00ebris\u00eb me 21 shtator sipas kalendarit bizantin dhe tani me p\u00ebrgjith\u00ebsisht me 8 shtator sipas kalendarit latin. Kjo dite njihet edhe si Dita e Blet\u00ebve, meq\u00eb p\u00ebrkon me periudh\u00ebn e vitit kur kryhet shitblerja e blet\u00ebve.<\/p>\n<p>Fisi i Grudajve dhe qyteti i Shkodr\u00ebs e festonin dit\u00ebn e Sh\u00ebn M\u00ebris\u00eb me 8 shtator, nd\u00ebrsa banoret e Vuklit dhe te Nik\u00e7it e nderonin Virgj\u00ebreshen me 24 maj. Sh\u00ebn Meria p\u00ebrnderohej ne ve\u00e7anti brenda kish\u00ebs katolike te Shqip\u00ebris\u00eb si Zoja e Shkodr\u00ebs ose Zoja e Bekueme, e njohur edhe si Zoja e K\u00ebshillit t\u00eb Mir\u00eb. Festa e Zoj\u00ebs s\u00eb Shkodr\u00ebs sh\u00ebnohej nga te gjith\u00eb fiset katolike te veriut. K\u00ebshilli i kat\u00ebrt i ipeshkvijve shqiptare, i mbajtur ne vitin 1895, e shpalli Zojen e Shkodr\u00ebs Pajtore te Shqip\u00ebris\u00eb. Zoja e Shkodr\u00ebs ka edhe nj\u00eb legjend\u00eb te veten :<\/p>\n<p>Zoja (Madonna) gjendej n\u00eb fillim n\u00eb nj\u00eb kish\u00eb te vog\u00ebl t\u00eb Shkodr\u00ebs se vjet\u00ebr ne k\u00ebmbe te malit te Rozafes, ku katolik\u00ebt e Shkodr\u00ebs e p\u00ebrnderonin portretin e saj n\u00eb nj\u00eb piktur\u00eb me boj\u00eb vaji. N\u00eb 1467, kur trupat osmane e mbanin Shkodr\u00ebn ne rrethim dhe k\u00ebrc\u00ebnonin t\u00eb \u00e7shenjt\u00ebronin kish\u00ebn, piktura u shk\u00ebput p\u00ebr mrekullit\u00eb nga muri, u largua nga nd\u00ebrtesa dhe mori fluturimin drejt per\u00ebndimit mbi detin Adriatik p\u00ebr ne Itali. E ndoq\u00ebn dy shtegtar\u00eb shqiptar\u00eb, Gjorgji dhe De Sclavisi. Portreti n\u00eb piktur\u00eb i Zojes erdhi e u preh n\u00eb qytetin e Genazzano-s pran\u00eb Romes, ku u ngrit nj\u00eb kish\u00eb p\u00ebr nder t\u00eb saj, Kisha e Zojes se K\u00ebshillit t\u00eb Mir\u00eb (La Chiesa della Madonna del Buon Consiglio).<\/p>\n<p>Q\u00eb prej asaj kohe, vendi i shenjt\u00eb i Genazzano-s ka qen\u00eb pik\u00eb shtegtimi p\u00ebr katolik\u00ebt shqiptar\u00eb. Rreth vitit 1700, p\u00ebrnderimi i Zoj\u00ebs s\u00eb Genazzano-s u p\u00ebrhap edhe mes arb\u00ebreshve t\u00eb Kalabris\u00eb, n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb San Benedetto Ullano, fal\u00eb klerikut Stefano Rodota. Kisha e tanishme e Genazzano-s u nd\u00ebrtua n\u00eb fillim t\u00eb shekullit XX dhe shtegtar\u00ebt e vizitojn\u00eb duke ecur zbathur, sidomos gjat\u00eb dit\u00ebs p\u00ebrkujtimore t\u00eb Zojes se K\u00ebshillit t\u00eb Mir\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb 26 prilli.<\/p>\n<p>Edhe Kisha e Zojes n\u00eb Shkod\u00ebr ka qen\u00eb gjithmon\u00eb shum\u00eb e p\u00ebrnderuar nga katolik\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb veriut. N\u00eb prill 1946, nj\u00eb vit pas marrjes se pushtetit nga komunist\u00ebt, mbi dy mij\u00eb vet\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb ne shtegtimin tek ajo. Megjithat\u00eb, jo shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb von\u00eb, kisha u mbyll dhe u shnd\u00ebrrua n\u00eb salle vall\u00ebzimi dhe ne vitin 1967, gjat\u00eb fushat\u00ebs komuniste kund\u00ebr fes\u00eb, kisha u rrafshua p\u00ebrtok\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Historia e shenjtor\u00ebve ne Shqip\u00ebri<\/strong><\/p>\n<p>Historia e shenjt\u00ebrve n\u00eb Shqip\u00ebri fillon me nj\u00eb num\u00ebr martiresh t\u00eb hersh\u00ebm t\u00eb krishtere,t\u00eb cil\u00ebt vepronin brenda vendit apo q\u00eb kishin ndonj\u00eb far\u00eb lidhjeje me t\u00eb. K\u00ebta shenjt\u00ebr, sidoqoft\u00eb, nuk ishin shqiptar\u00eb n\u00eb kuptimin etnik t\u00eb fjal\u00ebs. I pari i tyre ishte Sh\u00ebn Asti (\u0386\u03c3\u03c4\u03b9\u03bf\u03c2\/Astius), peshkop i Durr\u00ebsit n\u00eb koh\u00ebn e Perandorit Trajan (sundoi 98-117 pas Krishtit\/e.r.). Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, shum\u00eb t\u00eb krishter\u00eb u arratisen n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar p\u00ebrndjekjes n\u00eb Itali. Midis tyre gjendeshin edhe shtat\u00eb martire t\u00eb shenjt\u00eb: Peregrini, Lukiani, Pompei, Hezikiasi, Papiasi, Saturnini dhe Germani, t\u00eb cil\u00ebt, me t\u00eb mb\u00ebrritur u arrestuan, u hodh\u00ebn n\u00eb zinxhir\u00eb dhe m\u00eb pas u mbyt\u00ebn n\u00eb Detin Adriatik. Vet\u00eb Asti u arrestua nga guvernatori romak i Durr\u00ebsit, Agrikola, rreth vitit 98 pas Krishtit (e.r.). dhe u torturua p\u00ebr vdekje, si\u00e7 duket ngaq\u00eb nuk pranoi t\u00eb adhuronte Per\u00ebndin\u00eb Dionis. Dita e fest\u00ebs s\u00eb tij \u00ebsht\u00eb 6 korriku.<\/p>\n<p>Ende m\u00eb pak e njohur \u00ebsht\u00eb legjenda e Sh\u00ebn Florit (Florus) dhe Laurit (Laurus) nga Kostandinopoja. Flori punonte si gurgdhend\u00ebs n\u00eb Iliri dhe e torturuan bashk\u00eb me shokun e tij Laurin si dhe me pun\u00ebtoret e vet Prokulin (Proculus) dhe Maksimin (Maximus) ngaq\u00eb kishin ndihmuar n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb kishe t\u00eb krishtere. Ai u hodh n\u00eb pus dhe vdiq dikur nga shekulli i dyt\u00eb. Disa autor\u00eb e lidhin Florin dhe Laurin me ngulimet e lashta t\u00eb Ulpian\u00ebs, n\u00eb jug t\u00eb Prishtin\u00ebs. Dita e fest\u00ebs s\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb 18 gushti.<\/p>\n<p>Sh\u00ebn Lefteri (\u0395\u03bb\u03b5\u03c5\u03b8\u03ad\u03c1\u03b9\u03bf\u03c2\/Eleutherius) ishte me prejardhje nga Roma dhe u b\u00eb peshkop i Mesin\u00ebs dhe i Iliris\u00eb kur ende s\u2019kishte mbushur nj\u00ebzet vje\u00e7. Duket se ka jetuar n\u00eb Vlor\u00eb. Nuk dim\u00eb shum\u00eb mbi t\u00eb p\u00ebrve\u00e7 faktit q\u00eb u thirr n\u00eb Rom\u00eb rreth viteve 117-120 dhe q\u00eb u martirizua bashke me te \u00ebm\u00ebn, Sh\u00ebn Anthin\u00eb (Anthia) dhe nj\u00ebmb\u00ebdhjete shok\u00eb gjate nj\u00eb fushate p\u00ebrndjekjeje anti-t\u00eb krishtere gjat\u00eb sundimit t\u00eb Perandorit Adrian (117-138 e.r.). Dita e fest\u00ebs se tij \u00ebsht\u00eb 18 prilli.<\/p>\n<p>Shen Therini (\u0398\u03b5\u03c1\u03af\u03bd\u03bf\u03c2\/Therinus) i ngulimit t\u00eb lasht\u00eb t\u00eb Butrintit n\u00eb jug t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb se sotme, u ther bashk\u00eb me nj\u00eb num\u00ebr martiresh t\u00eb tjer\u00eb gjat\u00eb sundimit t\u00eb Perandorit Decio (Decius, 249-250) n\u00eb shekullin e tret\u00eb. Dita e fest\u00ebs s\u00eb tij \u00ebsht\u00eb 23 prilli, e nj\u00ebjte me at\u00eb t\u00eb Sh\u00ebn Gjergjit. S\u00eb fundmi, Sh\u00ebn Donati (Donat), edhe ai nga Butrinti, i cili jetoi gjat\u00eb sundimit t\u00eb Perandorit Theodhos (Theodosius, 379-394). Sipas Sozomenit, historian grek i shekullit t\u00eb pest\u00eb, Donati ka qen\u00eb Peshkop i Evorese ose Eurias, q\u00eb ndoshta mund t\u00eb identifikohet me qytetin e Paramithise ne \u00c7am\u00ebri. Atij i mvish\u00ebn shume mrekulli. Ka therur dragoin, ka pastruar nj\u00eb pus t\u00eb helmatisur, ka shp\u00ebtuar te bij\u00ebn e perandorit nga djalli dhe ka ngjallur t\u00eb vdekurit. Vdiq ne vitin 387. Eshtrat ia shp\u00ebrngulen ne Kasiopi, Korfuz, ne vitin 602 p\u00ebr t\u2019ia shp\u00ebtuar nga pushtimet e barbareve. Kjo solli si pasoj\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje juridiksioni mbi t\u00eb drejt\u00ebn e ruajtjes t\u00eb relikeve t\u00eb shenjta, mosmarr\u00ebveshje qe u zgjidh nga Papa Gregori i Madh (590-604). Kulti i Donatit u p\u00ebrhap shume gjate mesjet\u00ebs. Dita e p\u00ebrkujtimit te tij \u00ebsht\u00eb 30 prilli.<\/p>\n<p>Shenjtor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb lidhen me jet\u00ebn e krishter\u00eb n\u00eb territorin e Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb edhe : D\u00ebshmor\u00ebt Isauri, Vasili, Inocenti, Feliksi, Hermia e Peregrini, q\u00eb u martirizuan n\u00eb Apolloni t\u00eb Fierit, n\u00eb shek. III (p\u00ebrkujtohen n\u00eb 17 qershor) ; D\u00ebshmor Trifoni nga Sheqishta e Fierit, martirizuar n\u00eb vitin 313 (p\u00ebrkujtohet n\u00eb 14 korrik) ; Sh\u00ebn Joan Vladimiri, i cili veproi e u martirizua pran\u00eb Elbasanit n\u00eb shek. X ose n\u00eb fillim t\u00eb shek. XI, ku u ngrit m\u00eb von\u00eb edhe nj\u00eb manastir me t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr; Sh\u00ebn Jan Kukuzeli, nga Durr\u00ebsi, muzikant i madh bizantin q\u00eb jetoi n\u00eb shek. XII ose sipas disa t\u00eb tjer\u00ebve n\u00eb shek. XIII-XIV, n\u00eb Malin e Shenjt\u00eb (Athos) (p\u00ebrkujtohet n\u00eb 1 tetor) ; po n\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb Malin e Shenjt\u00eb Athos asketuan edhe Sh\u00ebn Nifoni nga Lukova e Himar\u00ebs (p\u00ebrkujtohet n\u00eb 14 qershor) dhe Sh\u00ebn Nili Erihioti nga Kanina ; osh\u00ebnar-d\u00ebshmor Nikodhimi q\u00eb jetoi n\u00eb vitin 1722 (p\u00ebrmendet nga Elbasani, por \u00ebsht\u00eb nga Vithkuqi i Kor\u00e7\u00ebs [ku \u00ebsht\u00eb ngritur edhe nj\u00eb kish\u00eb n\u00eb shek. XXI] dhe u martirizua n\u00eb Berat) (p\u00ebrkujtohet n\u00eb 10 korrik).<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kisha e Madhe, Shkod\u00ebr Ja kush jan\u00eb shenjtor\u00ebt katolik\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri Nga Konica.al &#8211; 20 mars 2017 Shqip\u00ebria ka qen\u00eb, n\u00eb fakt, nj\u00eb nga vendet e Evrop\u00ebs, q\u00eb u has m\u00eb hersh\u00ebm me krisht\u00ebrimin dhe ka nj\u00eb histori t\u00eb gjat\u00eb me k\u00ebt\u00eb besim fetar. Dihet se p\u00ebrgjat\u00eb bregut ilir ka pasur ngujime relativisht t\u00eb hershme [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":21339,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-21337","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Shenjtor\u00ebt katolik\u00eb shqiptar\u00eb - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shenjtoret-katolike-shqiptare\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Shenjtor\u00ebt katolik\u00eb shqiptar\u00eb - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Kisha e Madhe, Shkod\u00ebr Ja kush jan\u00eb shenjtor\u00ebt katolik\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri Nga Konica.al &#8211; 20 mars 2017 Shqip\u00ebria ka qen\u00eb, n\u00eb fakt, nj\u00eb nga vendet e Evrop\u00ebs, q\u00eb u has m\u00eb hersh\u00ebm me krisht\u00ebrimin dhe ka nj\u00eb histori t\u00eb gjat\u00eb me k\u00ebt\u00eb besim fetar. Dihet se p\u00ebrgjat\u00eb bregut ilir ka pasur ngujime relativisht t\u00eb hershme [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shenjtoret-katolike-shqiptare\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-12-07T00:37:49+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2017-12-07T01:02:13+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/kisha-e-madhe-shkoder.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"303\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shenjtoret-katolike-shqiptare\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shenjtoret-katolike-shqiptare\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Shenjtor\u00ebt katolik\u00eb shqiptar\u00eb\",\"datePublished\":\"2017-12-07T00:37:49+00:00\",\"dateModified\":\"2017-12-07T01:02:13+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shenjtoret-katolike-shqiptare\\\/\"},\"wordCount\":2574,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shenjtoret-katolike-shqiptare\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/12\\\/kisha-e-madhe-shkoder.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shenjtoret-katolike-shqiptare\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shenjtoret-katolike-shqiptare\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shenjtoret-katolike-shqiptare\\\/\",\"name\":\"Shenjtor\u00ebt katolik\u00eb shqiptar\u00eb - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shenjtoret-katolike-shqiptare\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shenjtoret-katolike-shqiptare\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/12\\\/kisha-e-madhe-shkoder.jpg\",\"datePublished\":\"2017-12-07T00:37:49+00:00\",\"dateModified\":\"2017-12-07T01:02:13+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shenjtoret-katolike-shqiptare\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shenjtoret-katolike-shqiptare\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shenjtoret-katolike-shqiptare\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/12\\\/kisha-e-madhe-shkoder.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/12\\\/kisha-e-madhe-shkoder.jpg\",\"width\":600,\"height\":303},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shenjtoret-katolike-shqiptare\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Shenjtor\u00ebt katolik\u00eb shqiptar\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Shenjtor\u00ebt katolik\u00eb shqiptar\u00eb - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shenjtoret-katolike-shqiptare\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Shenjtor\u00ebt katolik\u00eb shqiptar\u00eb - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Kisha e Madhe, Shkod\u00ebr Ja kush jan\u00eb shenjtor\u00ebt katolik\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri Nga Konica.al &#8211; 20 mars 2017 Shqip\u00ebria ka qen\u00eb, n\u00eb fakt, nj\u00eb nga vendet e Evrop\u00ebs, q\u00eb u has m\u00eb hersh\u00ebm me krisht\u00ebrimin dhe ka nj\u00eb histori t\u00eb gjat\u00eb me k\u00ebt\u00eb besim fetar. Dihet se p\u00ebrgjat\u00eb bregut ilir ka pasur ngujime relativisht t\u00eb hershme [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shenjtoret-katolike-shqiptare\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2017-12-07T00:37:49+00:00","article_modified_time":"2017-12-07T01:02:13+00:00","og_image":[{"width":600,"height":303,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/kisha-e-madhe-shkoder.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shenjtoret-katolike-shqiptare\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shenjtoret-katolike-shqiptare\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Shenjtor\u00ebt katolik\u00eb shqiptar\u00eb","datePublished":"2017-12-07T00:37:49+00:00","dateModified":"2017-12-07T01:02:13+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shenjtoret-katolike-shqiptare\/"},"wordCount":2574,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shenjtoret-katolike-shqiptare\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/kisha-e-madhe-shkoder.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shenjtoret-katolike-shqiptare\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shenjtoret-katolike-shqiptare\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shenjtoret-katolike-shqiptare\/","name":"Shenjtor\u00ebt katolik\u00eb shqiptar\u00eb - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shenjtoret-katolike-shqiptare\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shenjtoret-katolike-shqiptare\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/kisha-e-madhe-shkoder.jpg","datePublished":"2017-12-07T00:37:49+00:00","dateModified":"2017-12-07T01:02:13+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shenjtoret-katolike-shqiptare\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shenjtoret-katolike-shqiptare\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shenjtoret-katolike-shqiptare\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/kisha-e-madhe-shkoder.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/kisha-e-madhe-shkoder.jpg","width":600,"height":303},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shenjtoret-katolike-shqiptare\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Shenjtor\u00ebt katolik\u00eb shqiptar\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21337","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21337"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21337\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21339"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21337"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21337"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21337"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}