{"id":21410,"date":"2017-12-09T17:43:30","date_gmt":"2017-12-09T17:43:30","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=21410"},"modified":"2017-12-09T17:44:48","modified_gmt":"2017-12-09T17:44:48","slug":"problem-vetem-presjesh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/problem-vetem-presjesh\/","title":{"rendered":"PROBLEM VET\u00cbM PRESJESH?!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Av. XHABIR ZEJNUNI<\/strong><\/p>\n<blockquote><p><strong>P\u00ebrmbajtja<\/strong>:<\/p>\n<p>1. <a href=\"1\">Problemet q\u00eb shtron Oerd Bylykbashi n\u00eb lidhje m\u00eb Kryeprokurorin<\/a>.<br \/>\n2. <a href=\"2\">Krahasim dhe interpretim (modest) normash ligjore<\/a>.<br \/>\n3. <a href=\"3\">Rast i ve\u00e7ant\u00eb<\/a>.<br \/>\n4. <a href=\"4\">Interpretim gjuh\u00ebsor (modest) i presjes dhe lidh\u00ebzes<\/a>.<br \/>\n5. <a href=\"5\">P\u00ebrfundim<\/a>.<\/p><\/blockquote>\n<p><a name=\"1\"><\/a><br \/>\n<strong>1. Problemet q\u00eb shtron Oerd Bylykbashi<\/strong> n\u00eb lidhje m\u00eb Kryeprokurorin. Oerd Bylykbashi b\u00ebri disa deklarata n\u00eb lidhje me problemin e Kryeprokurorit (07.12.2017). 1. Ligji Nr. 97.2016, tek neni 109, par. 2, parashikon se \u201cN\u00eb rast se mandati i Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebrfundon p\u00ebrpara kohe, p\u00ebrpara krijimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, funksionet e Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, me vendim t\u00eb Kuvendit, caktohet t\u2019i kryej\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsisht nj\u00eb nga prokuror\u00ebt me m\u00eb shum\u00eb eksperienc\u00eb nga radh\u00ebt e prokuror\u00ebve dhe q\u00eb p\u00ebrmbush kushtet dhe kriteret e kreut IV, seksioni I, t\u00eb k\u00ebtij ligji\u201d. \u201cDuke pasur nj\u00eb PRESJE n\u00eb mes t\u00eb \u201cp\u00ebrpara kohe\u201d dhe \u201cp\u00ebrpara krijimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb\u201d, sjell q\u00eb k\u00ebta dy raste nuk mund t\u00eb merren t\u00eb shk\u00ebputur, por t\u00eb lidhur mes tyre.<\/p>\n<p>Pra, realizohen n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb. Kush thot\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, se dy rastet nuk kan\u00eb lidhje mes tyre, at\u00ebher\u00eb ai (ose ajo) meriton KAT\u00cbR n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Por, n\u00ebse do kishim mes dy rasteve lidh\u00ebzen APO, at\u00ebher\u00eb dy rastet do ishin t\u00eb ndar\u00eb mes tyre\u201d. 2. Ligji Nr. 96.2016, parashikon n\u00eb nenin 160, par 2 se \u201cDeri n\u00eb krijimin e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb ushtroj\u00eb kompetencat e m\u00ebposhtme, sipas rregullave t\u00eb parashikuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj\u201d. \u201cP\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, q\u00ebLlalla duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb akoma detyr\u00ebn e tij\u201d.<\/p>\n<p><a name=\"2\"><\/a><br \/>\n<strong>2. Krahasim dhe interpretim<\/strong> (modest)normash ligjore. Duke i marr\u00eb n\u00eb analiz\u00eb DY ligjet sipas numrit rendor (96 dhe 97, por t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs dat\u00eb: 06.10.2016!), v\u00ebrehet se neni 160, par. 2, me titull \u201cOrganet kompetente n\u00eb periudh\u00ebn kalimtare\u201d parashikon se \u201cDeri n\u00eb krijimin e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb ushtroj\u00eb kompetencat e m\u00ebposhtme, sipas rregullave t\u00eb parashikuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj\u201d. Norma n\u00eb fjal\u00eb, i referohet koh\u00ebs normale t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb Kyeprokurorit, gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs ai duhet t\u00eb kryej\u00eb kompetencat e parashikuara n\u00eb ligj dhe jo zgjatjes s\u00eb k\u00ebsaj kohe p\u00ebrtej afateve kushtetuese dhe ligjore n\u00ebse nuk krijohet KLP-ja.<\/p>\n<p>Norma nuk n\u00ebnkupton n\u00ebse pas krijimit t\u00eb KLP-s\u00eb, Kryeprokurori mund t\u00eb ushtroj\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat kompetenca, apo edhe kompetenca t\u00eb tjera t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga KLP-ja me ligj. Kurse neni 109 me titull \u201cDispozit\u00eb kalimtare p\u00ebr kompetencat e Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb detyr\u00eb\u201d, par 2, parashikon se \u201cN\u00eb rast se mandati i Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebrfundon p\u00ebrpara kohe, p\u00ebrpara krijimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, funksionet e Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, me vendim t\u00eb Kuvendit, caktohet t\u2019i kryej\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsisht nj\u00eb nga prokuror\u00ebt me m\u00eb shum\u00eb eksperienc\u00eb nga radh\u00ebt e prokuror\u00ebve dhe q\u00eb p\u00ebrmbush kushtet dhe kriteret e kreut IV, seksioni I, t\u00eb k\u00ebtij ligji\u201d.<\/p>\n<p>Norma n\u00eb fjal\u00eb, parashikon DY raste kur mandati i Kryeprokurorit p\u00ebrfundon \u201cp\u00ebrpara kohe\u201d ose \u201cp\u00ebrpara krijimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb\u201d. N\u00eb rastin e par\u00eb, parashikohet p\u00ebrfundimi i mandatit \u201cp\u00ebrpara kohe\u201d, afat i cili lidhet me arsye objektive apo subjektive (q\u00eb nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb shpjegohen k\u00ebtu). Si rrjedhoj\u00eb, caktohet nj\u00eb Kryeprokuror i \u201cp\u00ebrkohsh\u00ebm\u201d. N\u00eb rastin e dyt\u00eb, mandati mund t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb \u201cp\u00ebrpara krijimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb\u201d. Kjo n\u00eb raport me organin e KLP-s\u00eb. Por, vet\u00eb Kryeprokurori mund t\u00eb ndodhet n\u00eb situat\u00ebn e mbarimit t\u00eb mandatit tij n\u00eb k\u00ebta raste: a. \u201cp\u00ebrpara kohe\u201d; b. \u201cnormalisht\u201d (Llalla); c. \u201cpas koh\u00ebs normale\u201d (Llalla).<\/p>\n<p>N\u00eb kushtet normale, pra kur \u00ebsht\u00eb krijuar KLP-ja, at\u00ebher\u00eb n\u00eb baz\u00eb nenit 28, par. 1 t\u00eb Ligjit Nr. 97.2016 \u00ebsht\u00eb vet\u00eb KLP-ja si \u201cOrgani p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen\u201d, q\u00eb \u201cP\u00ebrzgjedh kandidaturat p\u00ebr Prokuror t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, nd\u00ebr ata q\u00eb p\u00ebrmbushin kushtet e parashikuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj\u201d. N\u00eb rastin kur mandati i Kryeprokurorit p\u00ebrfundon \u201cp\u00ebrpara kohe\u201d, ose kur \u201cKLP-ja nuk \u00ebsht\u00eb krijuar akoma\u201d, at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb Kuvendi, i cili vendos q\u00eb \u201cfunksionet e Kryeprokurorit caktohet t\u2019i kryej\u00eb \u201cp\u00ebrkoh\u00ebsisht\u201d nj\u00eb nga prokuror\u00ebt me m\u00eb shum\u00eb eksperienc\u00eb nga radh\u00ebt e prokuror\u00ebve dhe q\u00eb p\u00ebrmbush kushtet dhe kriteret e kreut IV, seksioni I, t\u00eb k\u00ebtij ligji\u201d. Arsyeja se p\u00ebrse legjislatori ka parashikuar zgjedhjen e Kryeprokurorit t\u00eb \u201cp\u00ebrkohsh\u00ebm\u201d me shumic\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, q\u00ebndron n\u00eb faktin se kjo shumic\u00eb e thjesht\u00eb ekziston realisht dhe e p\u00ebrshpejton k\u00ebt\u00eb zgjedhje pa asnj\u00eb penges\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, kjo zgjedhje b\u00ebn q\u00eb organit t\u00eb akuz\u00ebs t\u00eb mos i mungoj\u00eb kreu i saj. Edhe pse \u201cp\u00ebrkoh\u00ebsisht\u201d. P\u00ebrdorimi i ndajfoljes kohore \u201cp\u00ebrkoh\u00ebsisht\u201d, tregon se Kryeprokurori i caktuar nga Kuvendi, do vazhdoj\u00eb detyr\u00ebn e tij \u201cp\u00ebrkoh\u00ebsisht\u201d, derisa t\u00eb krijohet KLP-ja. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, q\u00eb Kryeprokurori i \u201cp\u00ebrkohsh\u00ebm\u201d zgjidhet me shumic\u00ebn e THJESHT\u00cb. Kjo lloj zgjedhjeje, \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb stimul p\u00ebr opozit\u00ebn, e cila mund t\u00eb mos jet\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb zgjedhjen e Kryeprokurorit t\u00eb \u201cp\u00ebrkohsh\u00ebm\u201d, por q\u00eb ka interes t\u00eb influencoj\u00eb me votat e saja n\u00eb zgjedhjen e nj\u00eb Kryeprokurori tjet\u00ebr, q\u00eb e arsyeton m\u00eb t\u00eb pranuesh\u00ebm edhe p\u00ebr orientimin (apokrahun!) e saj politik.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, kur t\u00eb krijohet KLP-ja (preferohet sa m\u00eb shpejt!), at\u00ebher\u00eb Kryeprokurori do zgjidhet me 3\/5 e deputet\u00ebve, ashtu si\u00e7 e parashikon neni 148\/a, par. 1 i Kushtetut\u00ebs, i cili disponon se \u201cProkurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm zgjidhet me tre t\u00eb pestat e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Kuvendit, mes tre kandidat\u00ebve t\u00eb propozuar nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb mandat 7-vje\u00e7ar dhe pa t\u00eb drejt\u00eb riem\u00ebrimi\u201d. Shumica e 3\/5 sh\u00ebrben pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb gjetur konsensusin e duhur politik p\u00ebr zgjedhjen e Kryeprokurorit. Prandaj, zhurma q\u00eb b\u00ebn sot opozita se Kryeprokurori nuk do zgjidhet vet\u00ebm me shumic\u00ebn e thjesht\u00eb t\u00eb PS-s\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb antikushtetuese, \u00ebsht\u00eb e pabaz\u00eb dhe qesharake, pasi vet\u00eb normat m\u00eb lart, tregojn\u00eb rastin e zgjedhjes me shumic\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb Kryeprokurorit t\u00eb \u201cp\u00ebrkohsh\u00ebm\u201d dhe rastin e zgjedhjes me 3\/5 t\u00eb Kryeprokurorit me mandat 7 vje\u00e7ar.<\/p>\n<p><a name=\"3\"><\/a><br \/>\n<strong>3. Rast i ve\u00e7ant\u00eb<\/strong>. E n\u00ebse ndodhemi para nj\u00eb rasti t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb? Kryeprokurori kryen mandatin e tij normal (ose p\u00ebrpara kohe!), por KLP-ja e cila \u00ebsht\u00eb krijuar tashm\u00eb, propozon tre kandidaturat m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme. Por, mungojn\u00eb votat e 3\/5 p\u00ebr t\u00eb zgjedhur Kryeprokurorin e ri, pasi nuk gjehet konsensusi i gjer\u00eb dhe i duhur politik. Koha kalon dhe vendi nuk ka Kryeprokuror. Cila do jet\u00eb zgjidhja n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast? Do rrim\u00eb pa Kryeprokuror? Larg qoft\u00eb. Mos vall\u00eb do jet\u00eb Kryeprokurori i \u201cp\u00ebrkohsh\u00ebm\u201d, i cili mund t\u00eb zgjidhet fare leht\u00eb me shumic\u00ebn e thjesht\u00eb, derisa t\u00eb gjehet konsensusi p\u00ebr ta votuar m\u00eb 3\/5 (pas disa muajsh, apo vitesh?!)? Ka ndonj\u00eb norm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, e cila e zgjidh k\u00ebt\u00eb REBUS?<\/p>\n<p><a name=\"4\"><\/a><br \/>\n<strong>4. Interpretim gjuh\u00ebsor<\/strong> (modest)i presjes dhe lidh\u00ebzes. Oerd Bylykbashi si njoh\u00ebs i thell\u00eb i gjuh\u00ebs shqipe, vazhdon se \u201cDuke pasur nj\u00eb PRESJE n\u00eb mes t\u00eb \u201cp\u00ebrpara kohe\u201d dhe \u201cp\u00ebrpara krijimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, sjell se dy rastet nuk mund t\u00eb merren t\u00eb shk\u00ebputur, por t\u00eb lidhur mes tyre. Pra, realizohen n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb. Kush thot\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, se k\u00ebta dy raste nuk kan\u00eb lidhje mes tyre, at\u00ebher\u00eb ai (ose ajo) meriton not\u00ebn KAT\u00cbR n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Por, n\u00ebse mes dy rasteve t\u00eb ishte lidh\u00ebza APO, at\u00ebher\u00eb dy rastet do merreshin t\u00eb ndar\u00eb mes tyre\u201d (b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nenin 109, par. 2)\u201d.<\/p>\n<p>O Bylykbash. Pash Allahun mos na v\u00ebr KATRA t\u00eb pakt\u00ebn neve q\u00eb kemi mbaruar me mund e sakrifica shkoll\u00ebn n\u00eb koh\u00ebn e Xhaxhit Enver dhe jo me lek\u00eb (ose euro!) apo tepsija bakllavaje si n\u00eb koh\u00ebn e demoNkracis\u00eb. At\u00ebher\u00eb. Dy tog\u00ebfjal\u00ebshat m\u00eb lart, nuk kan\u00eb lidhje thelb\u00ebsore me nj\u00ebri tjetrin, por tregojn\u00eb dy m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme t\u00eb kryerjes s\u00eb nj\u00eb veprimi, apo realizimit t\u00eb nj\u00eb ngjarjeje. Kurse lidh\u00ebza APO, tregon dy alternativa, nga e cila merret p\u00ebr baz\u00eb vet\u00ebm nj\u00ebra prej tyre. Po ashtu, presja m\u00eb lart, sh\u00ebrben edhe p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi lexuesit t\u00eb \u201cmarr\u00eb pak frym\u00eb\u201d gjat\u00eb leximit. Aq m\u00eb shum\u00eb vlen kjo presje tek normat ligjore, t\u00eb cilat dallohen p\u00ebr \u201cgjat\u00ebsin\u00eb\u201d e tyre. Si n\u00eb rastin m\u00eb lart. Por, n\u00ebse mes dy tog\u00ebfjal\u00ebshave do kishim lidh\u00ebzen DHE, at\u00ebher\u00eb norma m\u00eb lart do kishte zbatim vet\u00ebm kur do verifikoheshin t\u00eb dyja veprimet nj\u00ebher\u00ebsh: \u201cp\u00ebrpara kohe\u201d DHE \u201cp\u00ebrpara krijimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb\u201d. Shum\u00eb dakord.<\/p>\n<p><a name=\"5\"><\/a><br \/>\n<strong>5. P\u00ebrfundim<\/strong>. Duke i v\u00ebn\u00eb dy normat m\u00eb lart n\u00eb dy ligje t\u00eb ndryshme (t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs dat\u00eb: 06.10.2016.!!) dhe duke i komentuar sipas oreksit politik, me t\u00eb drejt\u00eb populli \u201csovran\u201d ngat\u00ebrrohet (ose edhe habitet!) kur k\u00ebta ligje interpretohen nga gjithfar\u00eb ekspertash: jurista apo gjuh\u00ebtar\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb HILE politike. Pasi, n\u00ebse k\u00ebto dy norma do viheshin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin ligj (dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin nen), at\u00ebher\u00eb nuk do ishte nevoja e intepretimit juridik, ose gjuh\u00ebsor. Ja t\u00eb provojm\u00eb nj\u00ebher\u00eb e t\u2019i vendosim bashk\u00eb DY paragrafet e neneve 109 dhe 160 n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin nen. Neni 109 (ose 160, ose\u2026).<\/p>\n<p>1. \u201cDeri n\u00eb krijimin e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb ushtroj\u00eb kompetencat e m\u00ebposhtme, sipas rregullave t\u00eb parashikuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj\u201d. 2.\u201cN\u00eb rast se mandati i Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebrfundon p\u00ebrpara kohe, p\u00ebrpara krijimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, funksionet e Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, me vendim t\u00eb Kuvendit, caktohet t\u2019i kryej\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsisht nj\u00eb nga prokuror\u00ebt me m\u00eb shum\u00eb eksperienc\u00eb nga radh\u00ebt e prokuror\u00ebve dhe q\u00eb p\u00ebrmbush kushtet dhe kriteret e kreut IV, seksioni I, t\u00eb k\u00ebtij ligji\u201d. Por, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, kjo norm\u00eb ka shum\u00eb kontradiksione ligjore dhe kushtetuese (\u2026..)! Interpretim t\u00eb \u201cfrytsh\u00ebm\u201d (\u2026..).<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Av. XHABIR ZEJNUNI P\u00ebrmbajtja: 1. Problemet q\u00eb shtron Oerd Bylykbashi n\u00eb lidhje m\u00eb Kryeprokurorin. 2. Krahasim dhe interpretim (modest) normash ligjore. 3. Rast i ve\u00e7ant\u00eb. 4. Interpretim gjuh\u00ebsor (modest) i presjes dhe lidh\u00ebzes. 5. P\u00ebrfundim. 1. Problemet q\u00eb shtron Oerd Bylykbashi n\u00eb lidhje m\u00eb Kryeprokurorin. Oerd Bylykbashi b\u00ebri disa deklarata n\u00eb lidhje me problemin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":21412,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-21410","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>PROBLEM VET\u00cbM PRESJESH?! - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/problem-vetem-presjesh\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"PROBLEM VET\u00cbM PRESJESH?! - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Av. XHABIR ZEJNUNI P\u00ebrmbajtja: 1. Problemet q\u00eb shtron Oerd Bylykbashi n\u00eb lidhje m\u00eb Kryeprokurorin. 2. Krahasim dhe interpretim (modest) normash ligjore. 3. Rast i ve\u00e7ant\u00eb. 4. Interpretim gjuh\u00ebsor (modest) i presjes dhe lidh\u00ebzes. 5. P\u00ebrfundim. 1. Problemet q\u00eb shtron Oerd Bylykbashi n\u00eb lidhje m\u00eb Kryeprokurorin. Oerd Bylykbashi b\u00ebri disa deklarata n\u00eb lidhje me problemin e [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/problem-vetem-presjesh\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-12-09T17:43:30+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2017-12-09T17:44:48+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/ligji_i_barabarte.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"253\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"199\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/problem-vetem-presjesh\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/problem-vetem-presjesh\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"PROBLEM VET\u00cbM PRESJESH?!\",\"datePublished\":\"2017-12-09T17:43:30+00:00\",\"dateModified\":\"2017-12-09T17:44:48+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/problem-vetem-presjesh\\\/\"},\"wordCount\":1766,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/problem-vetem-presjesh\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/12\\\/ligji_i_barabarte.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/problem-vetem-presjesh\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/problem-vetem-presjesh\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/problem-vetem-presjesh\\\/\",\"name\":\"PROBLEM VET\u00cbM PRESJESH?! - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/problem-vetem-presjesh\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/problem-vetem-presjesh\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/12\\\/ligji_i_barabarte.jpg\",\"datePublished\":\"2017-12-09T17:43:30+00:00\",\"dateModified\":\"2017-12-09T17:44:48+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/problem-vetem-presjesh\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/problem-vetem-presjesh\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/problem-vetem-presjesh\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/12\\\/ligji_i_barabarte.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/12\\\/ligji_i_barabarte.jpg\",\"width\":253,\"height\":199},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/problem-vetem-presjesh\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"PROBLEM VET\u00cbM PRESJESH?!\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"PROBLEM VET\u00cbM PRESJESH?! - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/problem-vetem-presjesh\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"PROBLEM VET\u00cbM PRESJESH?! - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Av. XHABIR ZEJNUNI P\u00ebrmbajtja: 1. Problemet q\u00eb shtron Oerd Bylykbashi n\u00eb lidhje m\u00eb Kryeprokurorin. 2. Krahasim dhe interpretim (modest) normash ligjore. 3. Rast i ve\u00e7ant\u00eb. 4. Interpretim gjuh\u00ebsor (modest) i presjes dhe lidh\u00ebzes. 5. P\u00ebrfundim. 1. Problemet q\u00eb shtron Oerd Bylykbashi n\u00eb lidhje m\u00eb Kryeprokurorin. Oerd Bylykbashi b\u00ebri disa deklarata n\u00eb lidhje me problemin e [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/problem-vetem-presjesh\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2017-12-09T17:43:30+00:00","article_modified_time":"2017-12-09T17:44:48+00:00","og_image":[{"width":253,"height":199,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/ligji_i_barabarte.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/problem-vetem-presjesh\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/problem-vetem-presjesh\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"PROBLEM VET\u00cbM PRESJESH?!","datePublished":"2017-12-09T17:43:30+00:00","dateModified":"2017-12-09T17:44:48+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/problem-vetem-presjesh\/"},"wordCount":1766,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/problem-vetem-presjesh\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/ligji_i_barabarte.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/problem-vetem-presjesh\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/problem-vetem-presjesh\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/problem-vetem-presjesh\/","name":"PROBLEM VET\u00cbM PRESJESH?! - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/problem-vetem-presjesh\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/problem-vetem-presjesh\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/ligji_i_barabarte.jpg","datePublished":"2017-12-09T17:43:30+00:00","dateModified":"2017-12-09T17:44:48+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/problem-vetem-presjesh\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/problem-vetem-presjesh\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/problem-vetem-presjesh\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/ligji_i_barabarte.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/ligji_i_barabarte.jpg","width":253,"height":199},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/problem-vetem-presjesh\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"PROBLEM VET\u00cbM PRESJESH?!"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21410","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21410"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21410\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21412"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21410"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21410"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21410"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}