{"id":21804,"date":"2017-12-24T23:05:53","date_gmt":"2017-12-24T23:05:53","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=21804"},"modified":"2017-12-24T23:05:53","modified_gmt":"2017-12-24T23:05:53","slug":"kosoves-po-i-goditen-vajzat-dhe-djemte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kosoves-po-i-goditen-vajzat-dhe-djemte\/","title":{"rendered":"KOSOV\u00cbS PO I GODIT\u00cbN VAJZAT DHE DJEMT\u00cb"},"content":{"rendered":"<p><strong>IDRIZ ZEQIRAJ<\/strong><\/p>\n<p><em>Jemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb nj\u00eb mashtrimi t\u00eb madh, madje, deri n\u00eb tradhti komb\u00ebtare. &#8220;Bisedimet me Serbin\u00eb do t\u00eb jen\u00eb vet\u00ebm teknike dhe kurr\u00eb politike&#8221;, &#8211; \u00e7irreshin kryeministri Hashim Tha\u00e7i dhe l\u00ebvri\u00e7ka Edit\u00eb Tahiri. Kjo e dyta, pas intrigimeve p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse, brenda LDK-s\u00eb, kinse formoi parti. N\u00eb fakt, ajo nuk kishte as kryesi! Por, gjith\u00eb\u00e7ka ishte me porosi. Edita fliste p\u00ebr vizionin e Hashimit dhe u vu n\u00eb krye t\u00eb bisedimeve, deri edhe ministre! Ajo ishte marr\u00eb nga rruga dhe nuk p\u00ebrfaq\u00ebsonte ask\u00ebnd. Analisti Bajrush Morina e portretizon besnik\u00ebrisht: &#8220;Plaka politike&#8221; e Kosov\u00ebs, Edit\u00eb Tahiri, sa her\u00eb kthehet nga Brukseli, po na e sjell nga nj\u00eb &#8220;sherr&#8221; p\u00ebr Kosov\u00ebn&#8221;. Pra, rezultoi se binomi namkeq, Hashimi-Edita, &#8220;bisedimet teknike&#8221;, i kishin p\u00ebr konsum, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb konspironin \u00e7\u00ebshtje t\u00eb mprehta politike, t\u00eb cilat, assesi nuk ishin n\u00eb kompetenc\u00eb t\u00eb tyre, pa qen\u00eb t\u00eb autorizuar.<\/em><\/p>\n<p><strong>Vet\u00ebvendosje e vetme n\u00eb mbrojtje t\u00eb Republik\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrjashto disa gazetar\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt heshtnin apo flitnin kafeneve, &#8220;pa e b\u00ebr\u00eb t\u00eb madhe&#8221;! E vetmja ishte L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, e cila reagoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb organizuar, dinjitetsh\u00ebm, n\u00eb mbrojtje t\u00eb Republik\u00ebs, t\u00eb sovranitetit tok\u00ebsor t\u00eb Kosov\u00ebs. P\u00ebrleshjet, deri n\u00eb p\u00ebrgjakje, t\u00eb vajzave dhe t\u00eb djem\u00ebve t\u00eb Vet\u00ebvendosjes, p\u00ebr t`i denoncuar dhe anuluar marr\u00ebveshjet e pista e konspirative t\u00eb Hashim Tha\u00e7it dhe mashtrimet rrenacake e hipokrite t\u00eb &#8220;Plak\u00ebs politike&#8221;, Edit\u00eb Tahiri.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta heshtje dhe pritshm\u00ebri fatale p\u00ebr Kosov\u00ebn, pasoi nga subjektet tjera politike t\u00eb vendit, kur Serbia ngriti \u00e7\u00ebshtjen e fshatrave serbe, me synimin p\u00ebr t`i pavar\u00ebsua n\u00eb komuna, nep\u00ebrmjet Decentralizimit. Dhe, Decentralizimin Serbia e realizoi nep\u00ebrmjet agjent\u00ebve t\u00eb saj n\u00eb PDK-e dhe AAK-a. K\u00ebto dy parti-banda, n\u00eb mars-prillin 2OO4, organizuan protestat e dhunshme, kund\u00ebr pleqve e plakave serbe, djegien e sht\u00ebpive dhe kishave t\u00eb tyre, duke i bindur nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, se Serbia duhet t\u00eb b\u00ebhet hisedare n\u00eb sundimin e Kosov\u00ebs. Nga Decentralizimi, duke b\u00ebr\u00eb fshat e komun\u00eb, u kalua n\u00eb Bashk\u00ebsin\u00eb e komunave serbe, p\u00ebrkat\u00ebsisht, &#8220;Zajednica&#8221;.<\/p>\n<p>P\u00ebrs\u00ebri ishte L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, ajo q\u00eb reagoi me demonstrime dhe denoncime faktike, p\u00ebr c\u00ebnim t\u00eb Republik\u00ebs, t\u00eb sovranitetit shtet\u00ebror t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kosova nuk ka arritur t\u00eb b\u00ebhet shtet i mir\u00ebfillt\u00eb, deri m\u00eb tani. Nga pushtimi osman, mbeti n\u00ebn sundimin serb. Por, kufinj krahinor ka pasur. Dhe, dy pikat referuese, Qafa e \u00c7akorrit dhe Kulla e Zhlepit, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb mir\u00ebnjohura. T\u00eb pakt\u00ebn, p\u00ebr tri arsye:<br \/>\n1) Bjelluha, deri n\u00eb Qaf\u00ebn e \u00c7akorrit, ka qen\u00eb vazhdim\u00ebsi e kullotave t\u00eb fshatrave t\u00eb Rugov\u00ebs, kurse Kulla e Zhlepit, vazhdim\u00ebsi e pyjeve, t\u00eb fshatrave Radavc, Jabllanic\u00eb&#8230;<br \/>\n2) Si Qafa e \u00c7akorrit, ashtu edhe Kulla e Zhlepit, jan\u00eb nj\u00eb ndarje e prer\u00eb t\u00eb fshatrave malazeze dhe shqiptare. Madje, kjo hap\u00ebsir\u00eb tok\u00ebsore, t\u00eb pakt\u00ebn, p\u00ebr tej dy shekujve, me mbamendje t\u00eb p\u00ebrcjellur nd\u00ebr breza, \u00ebsht\u00eb shfryt\u00ebzuar vet\u00ebm nga shqiptar\u00ebt. T\u00eb gjitha t\u00eb tjerat, p\u00ebrfshi deklarimet e Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit, Isa Mustaf\u00ebs, me lakejt e tyre, jan\u00eb g\u00ebnjeshtra e pallavra, q\u00eb duan ta shp\u00ebtojn\u00eb presidentin aktual, nga akuza e bazuar e tradhtis\u00eb komb\u00ebtare.<br \/>\n3) Kufiri aktual \u00ebsht\u00eb krejt i panatyrsh\u00ebm, sepse shmang\u00eb vij\u00ebn kufitare ekzistuese, p\u00ebr maje-maleve dhe zbret posht\u00eb, n\u00eb pjerr\u00ebsin\u00eb e shpatit!<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt nuk kan\u00eb &#8220;haber&#8221;, lidhje me kufinjt\u00eb n\u00eb fjal\u00eb. K\u00ebmb\u00ebngulja e tyre do t\u00eb ishte bajate, n\u00eb mos idioteske, hi\u00e7 fisnike, sikur pushtetar\u00ebt e Kosov\u00ebs, t\u00eb mos ngulmonin n\u00eb ratifikimin e vij\u00ebs kufitare aktuale, duke u betuar se &#8220;Kosova nuk humb asnj\u00eb milimet\u00ebr tok\u00eb&#8221;!?!<\/p>\n<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, e cila, kryesisht, tubon dhe p\u00ebrfaq\u00ebson rinin\u00eb, t\u00eb ardhmen e Kosov\u00ebs, s\u00ebrishmi, u ndodh n\u00eb ball\u00eb t\u00eb kund\u00ebrshtis\u00eb, p\u00ebr ta ruajtur Republik\u00ebn, territorin tok\u00ebsor nga tjet\u00ebrsimi, nga falja fqinjit verior, Malit t\u00eb Zi. N\u00eb mbrojtjen ngulmuese t\u00eb nj\u00eb t\u00eb drejte absolute, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje u p\u00ebrgjak, u p\u00ebrndoq, u burgos, deri n\u00eb viktimizim, duke e p\u00ebsuar me jet\u00eb, aktivisti i devotsh\u00ebm i saj, studenti-absolvent i Fakultetit t\u00eb Mjek\u00ebsis\u00eb, Astrit Dehari, i cili u b\u00eb &#8220;Kurban i Demarkacionit&#8221;.<\/p>\n<p><strong>Arrestimet dhe d\u00ebnimet e Vet\u00ebvendosjes, rutin\u00eb e pushtetar\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p>Dalja n\u00eb sken\u00eb e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, tej nj\u00eb dekade m\u00eb par\u00eb, me p\u00ebrb\u00ebrje, kryesisht, brezin e ri t\u00eb shkolluar, \u00ebsht\u00eb pritur me shqet\u00ebsim e keqdashje, nga partit\u00eb veterane, mbizot\u00ebruese t\u00eb sken\u00ebs politike. Kjo L\u00ebvizje fjal\u00ebt i shoq\u00ebroi me veprime, p\u00ebr t\u00eb denoncuar dhe penguar batak\u00e7ill\u00ebqet kund\u00ebr Republik\u00ebs, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb popullit t\u00eb Kosov\u00ebs. Arrestimet, burgosjet, d\u00ebnimet e aktivist\u00ebve t\u00eb Vet\u00ebvendosjes, ishin rutin\u00eb e krer\u00ebve qeveritar\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi, Gykata d\u00ebnoi me burg, me akuz\u00ebn &#8211; terrorist\u00eb -, kat\u00ebr aktivist\u00ebt e devotsh\u00ebm t\u00eb Vet\u00ebvendosjes: Frash\u00ebr Krasniqi, Adea Botusha, Atdhe Arifi, Egzon Haliti. Dhe, vet\u00ebm pak dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, Gjykata arrestoi dhe procedoi me paraburgim, me akuz\u00ebn &#8211; hedhje gazi n\u00eb Kuvend -, an\u00ebtar\u00ebt e Kryesis\u00eb dhe deputet\u00eb t\u00eb Vet\u00ebvendosjes: Albin Kurtin, Donik\u00eb Kadaj-Bujupaj, Albulen\u00eb Haxhiun, Faton Topalli. K\u00ebto d\u00ebnime dhe arrestime, jan\u00eb tendencioze dhe t\u00ebr\u00ebsisht politike, sepse aktivist\u00ebt e shenjest\u00ebruar t\u00eb Vet\u00ebvendosjes ishin, gjith\u00ebher\u00eb, n\u00eb mbrojtje t\u00eb Republik\u00ebs, n\u00eb mbrojtje t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs tok\u00ebsore t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje dhe i gjith\u00eb populli i Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb provokuar nga banda shtet\u00ebrore, n\u00eb tri \u00e7\u00ebhtjet madhore: me ndarjen e Veriut t\u00eb Mitrovic\u00ebs; &#8220;Zajednic\u00ebn&#8221; dhe Demarkacionin. P\u00ebr t\u00eb tria rastet, veprimet e qeveritar\u00ebve jan\u00eb t\u00eb fshehta, konspirative dhe, pasi b\u00ebhen &#8220;fait acopli&#8221;, fakt i kryer, k\u00ebrkojn\u00eb legalizimin, ligj\u00ebsimin e tradhtis\u00eb s\u00eb tyre, nga Parlamenti, populli.<\/p>\n<p><strong>Pushtetar\u00ebt byth\u00eb-laskuriq t\u00eb djesh\u00ebm, bosa t\u00eb sot\u00ebm<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb n\u00eb rrjedh\u00ebn logjike kund\u00ebrshtia e vendosur dhe gjith\u00eb sakrific\u00eb e aktivist\u00ebve t\u00eb Vet\u00ebvendosjes. Sepse ata jan\u00eb t\u00eb rinj t\u00eb shkolluar, por, pa pun\u00eb t\u00eb siguruar, pa p\u00ebrspektiv\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen, n\u00ebn sundimin korruptiv e kriminal t\u00eb Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit, Ramush Haradinaj, t\u00eb cil\u00ebt, me tendera, hara\u00e7e e hajni zyrtare, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb milioner\u00eb, pa ju th\u00ebn\u00eb kush &#8220;puna e mbar\u00eb&#8221;, byth\u00eb-laskuriq t\u00eb djesh\u00ebm, bosa t\u00eb sot\u00ebm. Kjo band\u00eb ka depozituar pasuri edhe p\u00ebr shum\u00eb breza t\u00eb tyre familjar\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, t\u00eb rinjt\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebrball\u00ebn me v\u00ebshtir\u00ebsi ekonomike, p\u00ebr t\u00eb mbijetuar! Andaj t\u00eb gjitha reagimet, veprimet e Vet\u00ebvendosjes, p\u00ebr ta parandaluar legalizimin ligj\u00ebsimin e tradhtis\u00eb pushtetare, kan\u00eb qen\u00eb dhe mbet\u00ebn, plot\u00ebsisht, t\u00eb p\u00ebrligjura.<\/p>\n<p>Kund\u00ebr-p\u00ebrgjigja e &#8220;dhunshme&#8221; e Vet\u00ebvendosjes, \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrligjur, n\u00eb raport me provokimin e r\u00ebnd\u00eb shtet\u00ebror e qeveritar. Vota e popullit, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Vet\u00ebvendosjes, e provoi k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Ishte nj\u00eb reagim i imponuar, p\u00ebr ta mbrojtur Republik\u00ebn nga bastard\u00ebt, hafije n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb shteteve armike t\u00eb Kosov\u00ebs ton\u00eb. Sot, Kosov\u00ebs po i godit\u00ebn vajzat dhe djemt\u00eb, e ardhmja e saj, sepse ata jan\u00eb t\u00eb vendosur, p\u00ebr ta mbrojtur Republik\u00ebn, t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e saj, pasurit\u00eb e saj, edhe pse korrupsioni, hajnia zyrtare e pushtetar\u00ebve kriminel\u00eb, n\u00ebn mask\u00ebn e privatizimeve, ka abuzuar dhe p\u00ebrveht\u00ebsuar shum\u00eb nga pasurit\u00eb e brezave shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Jo lin\u00e7ime, por debat demokratik brenda-partiak<\/strong><\/p>\n<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje duhet ta tejkaloj\u00eb kriz\u00ebn aktuale, si rrjedhoj\u00eb e instalimit t\u00eb nj\u00eb ideologjije, anakronike p\u00ebr koh\u00ebn. Thirrjet e kuadrove me p\u00ebrvoj\u00eb, si ajo e ish-Avokatit t\u00eb Popullit, Sami Kurteshi, me shok\u00eb, duhet d\u00ebgjuar. Me zot\u00ebri Kurteshin jam njohur dhe kemi punuar n\u00eb Ministrin\u00eb e Informacionit n\u00eb Gjenev\u00eb, n\u00eb vitet `90-a. Ai \u00ebsht\u00eb i matur dhe k\u00ebt\u00eb e ka d\u00ebshmuar kur mbante postin e lart\u00eb. &#8220;Gabimet jan\u00eb njer\u00ebzore dhe duhet menaxhuar me urt\u00ebsi&#8221;, &#8211; porosit\u00eb ish-burgaxhiu politik, Kurteshi. K\u00ebt\u00eb mendim e ndajn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata, q\u00eb ia duan t\u00eb mir\u00ebn L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje dhe Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrjashtimi aktivistes t\u00eb z\u00ebshme, Aida D\u00ebrguti, p\u00ebr arsye t\u00eb nj\u00eb shprehje, n\u00eb afekt e sip\u00ebr dhe zem\u00ebrplasur, p\u00ebr plasaritjet parimore, brenda Vet\u00ebvendosjes, &#8220;e papranueshme gjithsesi&#8221;, si\u00e7 e vler\u00ebson, realisht, Aida, nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhje. N\u00eb vend t\u00eb p\u00ebrjashtimit, fort t\u00eb gabuar, duhej t\u00eb fillonte debati brenda-partiak. Lin\u00e7imet nuk e madhojn\u00eb, p\u00ebrkundrazi, e zvog\u00eblojn\u00eb Vet\u00ebvendosjen.<\/p>\n<p>Metoda lin\u00e7uese ndaj aktivistes dinjitoze e me kurajo qytetare, Aida D\u00ebrguti, m\u00eb ngjason me lin\u00e7imet n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb vitet `70-a, kur p\u00ebr dy-tri arka portokaj t\u00eb kalbur, n\u00eb nj\u00eb magazin\u00eb, ministri i Treg\u00ebtis\u00eb Ki\u00e7o Ngjela d\u00ebnohej m\u00eb 25 vjet burg t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, n\u00eb Burgun e Burrelit. Ose, an\u00ebtar\u00ebt e Byros\u00eb Politike, Abdyl K\u00ebllezi e Ko\u00e7o Theodhosi, p\u00ebr di\u00e7 t\u00eb ngjashme, ekzekutohen.<\/p>\n<p><strong>Vet\u00ebvendosje, n\u00eb bashk\u00ebrrug\u00ebtim me LDK-n\u00eb, shpresa e s\u00eb ardhmes<\/strong><\/p>\n<p>Akuzat e shtuara ndaj L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, nga eksponent\u00eb t\u00eb partis\u00eb-band\u00eb, PDK-s\u00eb, si Gani Koci, i cili k\u00ebrkon &#8220;t\u00eb shpallet organizat\u00eb antikushtetuese&#8221;, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, apo Blerand Stavileci, e quan &#8220;terroriste&#8221;, flasin p\u00ebr frik\u00ebn q\u00eb ka PDK-ja, nga begatimi i Vet\u00ebvendosjes me an\u00ebtar\u00ebsi. Shtrohet pyetja: Pse k\u00ebta zot\u00ebrinj, t\u00eb cil\u00ebt militojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb parti t\u00eb krimit vrastar dhe t\u00eb hajnis\u00eb zyrtare, nuk k\u00ebrkojn\u00eb shpalljen e paligjshme t\u00eb PDK-s\u00eb, e cila, me SHIK-un e saj kriminal e terrorist, ka ekzekutuar 1.800 shqiptar t\u00eb pafajsh\u00ebm?!<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb koha q\u00eb L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje t\u00eb k\u00ebndell\u00ebt, ta kaloj\u00eb kriz\u00ebn e pritur. Ajo nuk duhet dhe nuk guxon ta l\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebn n\u00eb duart t\u00eb Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit, Ramush Haradinaj dhe bandave t\u00eb tyre, t\u00eb etura p\u00ebr krime dhe pasuri.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb skandaloze renditja e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje p\u00ebrkrah partis\u00eb-band\u00eb, AAK-s\u00eb, n\u00eb rivotimin p\u00ebr kryetar komune, n\u00eb Istog, m\u00eb 17 dhjetor 2017! Aktivist\u00ebt e Vet\u00ebvendosjes, p\u00ebrkat\u00ebsisht, an\u00ebtar\u00ebsia e saj, nuk duhet t`i bind\u00ebn k\u00ebtij urdh\u00ebri t\u00eb nxituar, t\u00eb pamatur dhe hi\u00e7 real. Ata &#8220;nuk duhet ta zbatojn\u00eb &#8220;amanetin e keq&#8221;, si\u00e7 porosiste dikur, i burgosuri politik, n\u00eb ishullin Golji Otok, mullah Zek\u00eb B\u00ebrdynaj.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebsia e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje duhet ta bashkoj\u00eb vot\u00ebn me siv\u00ebllez\u00ebrit e tyre opozitar\u00eb t\u00eb LDK-s\u00eb. Dhe, po t\u00eb ndodhte kjo edhe m\u00eb par\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrfitonin shum\u00eb reciprokisht, ashtu si\u00e7 ndodhi n\u00eb Prizren spontanisht dhe n\u00eb Vusht\u00ebri zyrtarisht.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje \u00ebsht\u00eb shpresa e s\u00eb ardhmes, e cila, n\u00eb bashk\u00ebrrug\u00ebtim me LDK-n\u00eb, n\u00eb pritje p\u00ebr t`u reformuar, do ta konsolidojn\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, aq shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrdhosur dhe t\u00eb p\u00ebrtokur, nga partit\u00eb-banda, p\u00ebrgjak\u00ebse t\u00eb popullit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>IDRIZ ZEQIRAJ Jemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb nj\u00eb mashtrimi t\u00eb madh, madje, deri n\u00eb tradhti komb\u00ebtare. &#8220;Bisedimet me Serbin\u00eb do t\u00eb jen\u00eb vet\u00ebm teknike dhe kurr\u00eb politike&#8221;, &#8211; \u00e7irreshin kryeministri Hashim Tha\u00e7i dhe l\u00ebvri\u00e7ka Edit\u00eb Tahiri. Kjo e dyta, pas intrigimeve p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse, brenda LDK-s\u00eb, kinse formoi parti. N\u00eb fakt, ajo nuk kishte as kryesi! Por, gjith\u00eb\u00e7ka ishte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":16396,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-21804","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>KOSOV\u00cbS PO I GODIT\u00cbN VAJZAT DHE DJEMT\u00cb - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kosoves-po-i-goditen-vajzat-dhe-djemte\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"KOSOV\u00cbS PO I GODIT\u00cbN VAJZAT DHE DJEMT\u00cb - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"IDRIZ ZEQIRAJ Jemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb nj\u00eb mashtrimi t\u00eb madh, madje, deri n\u00eb tradhti komb\u00ebtare. &#8220;Bisedimet me Serbin\u00eb do t\u00eb jen\u00eb vet\u00ebm teknike dhe kurr\u00eb politike&#8221;, &#8211; \u00e7irreshin kryeministri Hashim Tha\u00e7i dhe l\u00ebvri\u00e7ka Edit\u00eb Tahiri. Kjo e dyta, pas intrigimeve p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse, brenda LDK-s\u00eb, kinse formoi parti. N\u00eb fakt, ajo nuk kishte as kryesi! Por, gjith\u00eb\u00e7ka ishte [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kosoves-po-i-goditen-vajzat-dhe-djemte\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-12-24T23:05:53+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/vellai_i_hashimit_erdogani_falen.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"596\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"395\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kosoves-po-i-goditen-vajzat-dhe-djemte\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kosoves-po-i-goditen-vajzat-dhe-djemte\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"KOSOV\u00cbS PO I GODIT\u00cbN VAJZAT DHE DJEMT\u00cb\",\"datePublished\":\"2017-12-24T23:05:53+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kosoves-po-i-goditen-vajzat-dhe-djemte\\\/\"},\"wordCount\":1905,\"commentCount\":1,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kosoves-po-i-goditen-vajzat-dhe-djemte\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/09\\\/vellai_i_hashimit_erdogani_falen.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kosoves-po-i-goditen-vajzat-dhe-djemte\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kosoves-po-i-goditen-vajzat-dhe-djemte\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kosoves-po-i-goditen-vajzat-dhe-djemte\\\/\",\"name\":\"KOSOV\u00cbS PO I GODIT\u00cbN VAJZAT DHE DJEMT\u00cb - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kosoves-po-i-goditen-vajzat-dhe-djemte\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kosoves-po-i-goditen-vajzat-dhe-djemte\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/09\\\/vellai_i_hashimit_erdogani_falen.jpg\",\"datePublished\":\"2017-12-24T23:05:53+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kosoves-po-i-goditen-vajzat-dhe-djemte\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kosoves-po-i-goditen-vajzat-dhe-djemte\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kosoves-po-i-goditen-vajzat-dhe-djemte\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/09\\\/vellai_i_hashimit_erdogani_falen.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/09\\\/vellai_i_hashimit_erdogani_falen.jpg\",\"width\":596,\"height\":395,\"caption\":\"V\u00ebllai i Hashimit, Erdogani, falen\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kosoves-po-i-goditen-vajzat-dhe-djemte\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"KOSOV\u00cbS PO I GODIT\u00cbN VAJZAT DHE DJEMT\u00cb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"KOSOV\u00cbS PO I GODIT\u00cbN VAJZAT DHE DJEMT\u00cb - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kosoves-po-i-goditen-vajzat-dhe-djemte\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"KOSOV\u00cbS PO I GODIT\u00cbN VAJZAT DHE DJEMT\u00cb - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"IDRIZ ZEQIRAJ Jemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb nj\u00eb mashtrimi t\u00eb madh, madje, deri n\u00eb tradhti komb\u00ebtare. &#8220;Bisedimet me Serbin\u00eb do t\u00eb jen\u00eb vet\u00ebm teknike dhe kurr\u00eb politike&#8221;, &#8211; \u00e7irreshin kryeministri Hashim Tha\u00e7i dhe l\u00ebvri\u00e7ka Edit\u00eb Tahiri. Kjo e dyta, pas intrigimeve p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse, brenda LDK-s\u00eb, kinse formoi parti. N\u00eb fakt, ajo nuk kishte as kryesi! Por, gjith\u00eb\u00e7ka ishte [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kosoves-po-i-goditen-vajzat-dhe-djemte\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2017-12-24T23:05:53+00:00","og_image":[{"width":596,"height":395,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/vellai_i_hashimit_erdogani_falen.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kosoves-po-i-goditen-vajzat-dhe-djemte\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kosoves-po-i-goditen-vajzat-dhe-djemte\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"KOSOV\u00cbS PO I GODIT\u00cbN VAJZAT DHE DJEMT\u00cb","datePublished":"2017-12-24T23:05:53+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kosoves-po-i-goditen-vajzat-dhe-djemte\/"},"wordCount":1905,"commentCount":1,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kosoves-po-i-goditen-vajzat-dhe-djemte\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/vellai_i_hashimit_erdogani_falen.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kosoves-po-i-goditen-vajzat-dhe-djemte\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kosoves-po-i-goditen-vajzat-dhe-djemte\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kosoves-po-i-goditen-vajzat-dhe-djemte\/","name":"KOSOV\u00cbS PO I GODIT\u00cbN VAJZAT DHE DJEMT\u00cb - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kosoves-po-i-goditen-vajzat-dhe-djemte\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kosoves-po-i-goditen-vajzat-dhe-djemte\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/vellai_i_hashimit_erdogani_falen.jpg","datePublished":"2017-12-24T23:05:53+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kosoves-po-i-goditen-vajzat-dhe-djemte\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kosoves-po-i-goditen-vajzat-dhe-djemte\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kosoves-po-i-goditen-vajzat-dhe-djemte\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/vellai_i_hashimit_erdogani_falen.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/vellai_i_hashimit_erdogani_falen.jpg","width":596,"height":395,"caption":"V\u00ebllai i Hashimit, Erdogani, falen"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kosoves-po-i-goditen-vajzat-dhe-djemte\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"KOSOV\u00cbS PO I GODIT\u00cbN VAJZAT DHE DJEMT\u00cb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21804","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21804"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21804\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/16396"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21804"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21804"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21804"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}