{"id":2234,"date":"2016-04-20T18:54:27","date_gmt":"2016-04-20T17:54:27","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=2234"},"modified":"2021-02-11T09:49:43","modified_gmt":"2021-02-11T08:49:43","slug":"nuk-ka-asgje-me-te-embel-se-atdheu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nuk-ka-asgje-me-te-embel-se-atdheu\/","title":{"rendered":"\u201cNuk ka asgj\u00eb m\u00eb t\u00eb \u00ebmb\u00ebl se atdheu!\u201d"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"&quot; alignleft\" src=\"https:\/\/fjala.info\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/viron_kona_ditelindja_24062019.jpg\" alt=\"Viron Kona - dit\u00eblindja, 24.06.2019\" width=\"300\" \/> Shkruan <strong>Viron Kona<\/strong><\/p>\n<p><em>Sh\u00ebnime p\u00ebr librin \u201cVepra 1 &#8211; vler\u00ebsime, opinione, intervista, refleksione\u201d t\u00eb Hysen Ibrahimit<\/em><\/p>\n<p><strong>1<\/strong>.<br \/>\nHedh v\u00ebshtrimin n\u00eb etazherin tim dhe shoq\u00ebroj me sy librat e autor\u00ebve nga Suedia. Ato fillojn\u00eb me Astrid Lindgren, Selma Lagerlof, August Strindberg, Ullmar Kvik (Qvick), Lars Westman, Mats Wanblad, Sadulla Zendeli-Daja, Sokol Demaku, Hysen Ibrahimi, Qibrije Hoxha (p\u00ebrkthimi i \u201cBubulinos\u201d), Hamit Gurguri, Riza Sheqiri, Fetah Bahtiri, Zyrafete (Kryeziu)Manaj, Ismet Hasani, Bahtir Latifi, Remzi Basha, Hamdi Arifaj, Lebibe Zogiani, Proza skandinave (grup autor\u00ebsh, botim 1984)&#8230;<\/p>\n<p>Vijojn\u00eb v\u00ebllimet e Enciklopedis\u00eb s\u00eb Borasit,-dhurat\u00eb nga Per Kettisen, portreti i Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit-piktur\u00eb nga Florie Lule Bajraktari, simbolika e Midsomar (Dita e ver\u00ebs), skulptura e bronzit \u201cTregtari nga Borasi\u201d, albume me pamje nga Suedia, fotografi&#8230;<\/p>\n<p>Jan\u00eb shum\u00eb libra, shum\u00eb krijues suedez\u00eb e bashk\u00ebkomb\u00ebs shqiptar\u00eb me banim n\u00eb Suedi, shum\u00eb sende dhe kujtime t\u00eb vyera, t\u00eb cilat i japin vler\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe e zbukurojn\u00eb bibliotek\u00ebn time. P\u00ebr disa nga autor\u00ebt q\u00eb p\u00ebrmenda kam shkruar, sikurse mund t\u00eb flas\u00eb me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra, por, k\u00ebsaj here, po ndalem m\u00eb gjer\u00eb te Hysen Ibrahimi, personalitet shqiptar i nderuar dhe i respektuar n\u00eb Suedi dhe n\u00eb m\u00ebrgat\u00ebn shqiptare, i zgjedhur p\u00ebr dy mandate radhazi kryetar i Shoqat\u00ebs s\u00eb Shkrimtar\u00ebve dhe Artist\u00ebve Shqiptar\u00eb \u201cPapa Klementi XI-Albani\u201d, Suedi, teksa, \u00ebsht\u00eb i njohur edhe p\u00ebr veprat e tij atdhetare, shkrimore e kulturore, drejtuese dhe organizuese n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Kosov\u00ebs dhe kombit shqiptar.<\/p>\n<p>Nga jet\u00ebshkrimi, m\u00ebsojm\u00eb se, Hysen Ibrahimi lindi m\u00eb 04 janar 1962 n\u00eb nj\u00eb familje atdhetar\u00ebsh, n\u00eb lagjen Shpat (ish Shupkovc), komuna e Mitrovic\u00ebs, Kosov\u00eb. Mendimtar, atdhetar dhe veprimtar i shquar i arsimit e i kultur\u00ebs shqiptare, autor i disa veprave, redaktor, recensent, politolog. Ka qen\u00eb an\u00ebtar i Grupit Organizativ t\u00eb demonstratave t\u00eb 3 dhe 4 prillit 1981, n\u00eb Mitrovic\u00eb, me n\u00eb krye Xhelal Ferizin. Shkoll\u00ebn e mesme e kreu n\u00eb vendlindje, kurse shkoll\u00ebn e mesme ekonomike n\u00eb Mitrovic\u00eb.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft\" src=\"https:\/\/fjala.info\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/hysen_ibrahimi_potret_2018.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" height=\"316\" \/> Si\u00e7 shkruan gazetari i njohur Xhavit \u00c7itaku: \u201dMe zem\u00ebr t\u00eb thyer e shpirt t\u00eb trazuar, n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vitit 1988, Hysen Ibrahimi \u201cbraktisi\u201d vendin e lindjes dhe u vendos n\u00eb Suedin\u00eb e larg\u00ebt. K\u00ebt\u00eb rrug\u00eb m\u00ebrgimtare nuk e b\u00ebri me d\u00ebshir\u00eb, p\u00ebrkundrazi, k\u00ebto shtigje t\u00eb hidhura kurbetcare i mori p\u00ebr shkak t\u00eb ndjekjes hap pas hapi q\u00eb ia b\u00ebnte UDB-ja serbe. Lirisht, mund t\u00eb thuhet se, vendosja e k\u00ebtij veprimtari t\u00eb devotsh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend skandinav ishte nj\u00eb fat i madh p\u00ebr m\u00ebrgat\u00ebn shqiptare, sepse ai u b\u00eb nj\u00eb \u201ctribun\u00eb\u201d atdhetarizmi dhe nj\u00eb z\u00eb i fuqish\u00ebm i organizimit t\u00eb k\u00ebtij komuniteti, sidomos nga fillimi i viteve n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb, koha kur k\u00ebtij shteti ia m\u00ebsyn\u00eb mij\u00ebra shqiptar\u00eb nga Kosova\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb Suedi, ku jeton e vepron aktualisht, Hysen Ibrahimi kreu shkollimin e informatik\u00ebs dhe t\u00eb politik\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare. \u00cbsht\u00eb angazhuar n\u00eb politik\u00eb, q\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb ardhjes s\u00eb tij n\u00eb Skandinavi. Ka qen\u00eb kryetar i LDK-s\u00eb, dega n\u00eb Suedi, kryetar i LDD-s\u00eb, po ashtu n\u00eb Suedi, veprimtar n\u00eb Fondin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, i ashtuquajturi \u201cTre p\u00ebrqind\u00ebshi\u201d, si dhe n\u00eb veprimtari t\u00eb tjera p\u00ebr sensibilizimin dhe informimin e opinionit suedez rreth \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs. An\u00ebtar i K\u00ebshillit botues n\u00eb revist\u00ebn \u201cDituria\u201d, n\u00eb Boras-Suedi. An\u00ebtar i disa grupeve t\u00eb punimeve shkencore n\u00eb vitet 2012, 2013, 2014, 2015; n\u00eb kat\u00ebr sesione shkencore p\u00ebr librin \u201cThesari Komb\u00ebtar\u201d i M\u00ebrgat\u00ebs Shqiptare n\u00eb Suedi 1, 2, 3, 4 e n\u00eb vazhdim. M\u00eb 23 n\u00ebntor 2013 zgjidhet n\u00ebnkryetar i Lidhjes s\u00eb Krijuesve Shqiptar\u00eb p\u00ebr M\u00ebrgat\u00eb.<\/p>\n<p>Aktualisht \u00ebsht\u00eb kryetar i Kryesis\u00eb s\u00eb Shoqat\u00ebs s\u00eb Shkrimtar\u00ebve dhe Artist\u00ebve Shqiptar\u00eb \u201cPapa Klementi XI &#8211; Albani n\u00eb Suedi. Fush\u00eb-veprimtaria e tij \u00ebsht\u00eb e shumanshme. Ka botuar artikuj t\u00eb shumt\u00eb, punime, studime, recensione, opinione me karakter politik, kulturor dhe arsimor, t\u00eb cilat jan\u00eb botuar koh\u00eb pas kohe n\u00eb gazeta shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb, Shqip\u00ebri dhe Suedi. P\u00ebr veprimtarit\u00eb e kryera ka merituar mir\u00ebnjohje e fal\u00ebnderime t\u00eb shumta n\u00eb nivel komb\u00ebtar dhe t\u00eb Suedis\u00eb. Ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb shum\u00eb konferenca shkencore n\u00eb t\u00eb gjitha trevat shqiptare dhe n\u00eb m\u00ebrgat\u00eb me tema t\u00eb ndryshme. Ka botuar veprat: \u201dSolidariteti i m\u00ebrgat\u00ebs shqiptare n\u00eb Suedi (2000), \u201dKosova n\u00eb zemr\u00ebn e m\u00ebrgat\u00ebs n\u00eb Suedi (2009),\u201dM\u00ebrgata p\u00ebr Arsimin n\u00eb Vendlindje\u201d(2011). Ka n\u00eb dor\u00ebshkrim edhe vepra t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Nga Hysen Ibrahimi, kam dy libra: \u201cKosova, n\u00eb zemr\u00ebn e m\u00ebrgat\u00ebs n\u00eb Suedi\u201d, Prishtin\u00eb 2009 dhe \u201cVepra 1 &#8211; vler\u00ebsime, opinione, intervista, recensione\u201d. Kam edhe v\u00ebllimet e \u201cThesarit komb\u00ebtar\u201d 1, 2, 3, 4 ku z. Ibrahimi p\u00ebrcjell\u00eb idet\u00eb dhe mesazhet n\u00ebp\u00ebrmjet artikujve t\u00eb shumt\u00eb t\u00eb k\u00ebtij libri t\u00eb art\u00eb e madhor t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs shqiptare n\u00eb Suedi.<\/p>\n<p><strong>2<\/strong>.<br \/>\nNga librat e Hysen Ibrahimit zgjodha t\u00eb shkruaj disa p\u00ebrshtypje modeste p\u00ebr librin \u201cVepra 1, vler\u00ebsime, opinione, intervista, recensione\u201d, nj\u00eb lib\u00ebr me tematik\u00eb dhe brendi t\u00eb gjer\u00eb atdhetare, ku spikatin vlerat njoh\u00ebse, dashuria p\u00ebr vendlindjen, bukuria e t\u00eb shkruarit dhe p\u00ebrfundimet e men\u00e7ura. Jeta p\u00ebrher\u00eb aktive dhe n\u00eb l\u00ebvizje e z. Ibrahimi, orientimi i tij gjithnj\u00eb i qart\u00eb, kultura e gjer\u00eb dhe profesionalizmi si politolog, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb ai t\u00eb krijoj\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrgatit\u00eb libra me nivel t\u00eb lart\u00eb kulturor e atdhetar, t\u00eb vler\u00ebsuar nga lexuesit e shumt\u00eb dhe kritika profesioniste. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, Hysen Ibrahimi \u00ebsht\u00eb nism\u00ebtar, ideator dhe organizator i veprimtarive me p\u00ebrmbajtje t\u00eb thell\u00eb atdhetare, kulturore dhe letrare n\u00eb Suedi, por dhe n\u00eb shum\u00eb shtete t\u00eb bot\u00ebs ku gjall\u00ebron m\u00ebrgata shqiptare.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, si edhe n\u00eb t\u00eb tjer\u00eb libra t\u00eb Hysen Ibrahimit, ajo q\u00eb lidh dhe bashkon, q\u00eb i jep librit drit\u00eb e vler\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe e b\u00ebn frym\u00ebzues, \u00ebsht\u00eb vendlindja \u2013 Kosova, e cila po sh\u00ebron p\u00ebrdit\u00eb plag\u00ebt e r\u00ebnda q\u00eb i shkaktoi gjenocidi i eg\u00ebr serb dhe po ec\u00ebn e sigurt n\u00eb rrug\u00ebn e zhvillimeve si edhe kombe t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs dhe t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Jan\u00eb flak\u00ebt e zjarrit t\u00eb dashuris\u00eb p\u00ebr vendlindjen, q\u00eb ndritin faqet e k\u00ebtij libri, d\u00ebshira e madhe q\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb gjith\u00e7ka t\u00eb shkoj\u00eb mir\u00eb, q\u00eb trupi i saj i plagosur r\u00ebnd\u00eb nga krimet dhe barbaria e gjenocidit serb, t\u00eb sh\u00ebrohet sa m\u00eb shpejt nga populli i Kosov\u00ebs, brenda kufijve, por edhe me ndihm\u00ebn dhe mb\u00ebshtetjen e bijve t\u00eb saj t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb. Prandaj dhe, kujtesa, mendja dhe zemra e Hysen Ibrahimit jan\u00eb p\u00ebrher\u00eb atje, n\u00eb Mitrovic\u00eb e n\u00eb t\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebn, prandaj, puna dhe veprimtarit\u00eb e tij jan\u00eb p\u00ebrqendruar m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb saj, e, ku si dhe p\u00ebr mij\u00ebra shqiptar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, spikat meraku i birit p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn e shenjt\u00eb &#8211; monumenti m\u00eb i ndritsh\u00ebm njer\u00ebzor: \u201dN\u00eb jet\u00eb, pos tjerash, &#8211; thot\u00eb autori n\u00eb parath\u00ebnie, &#8211; m\u00eb kan\u00eb preokupuar e munduar shum\u00eb edhe ecurit\u00eb politike n\u00eb t\u00ebr\u00eb gjeografin\u00eb shqiptare. \u00c7do l\u00ebvizje, \u00e7do veprimtari pozitive apo negative qoft\u00eb ajo, ka krijuar emocione dhe \u00e7erdhe n\u00eb shpirtin dhe zemr\u00ebn time. Un\u00eb t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn jam p\u00ebrp\u00eblitur me ato ndjenja, t\u00eb cilat kurr\u00eb nuk m\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb qet\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Si dhe n\u00eb librin \u201cKosova, n\u00eb zemr\u00ebn e m\u00ebrgat\u00ebs n\u00eb Suedi\u201d, ashtu dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr t\u00eb frym\u00ebzuar, lexuesi njihet me shpirtin e zjarrt\u00eb t\u00eb autorit, me p\u00ebrpjekjet e tij t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr t\u00eb gjetur e zbuluar rrug\u00ebt m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr ta ndihmuar dhe p\u00ebr t`iu gjendur vazhdimisht pran\u00eb Kosov\u00ebs. M\u00eb ka b\u00ebr\u00eb kurdoher\u00eb p\u00ebrshtypje se, me sa v\u00ebmendje, seriozitet e p\u00ebrkushtim e shikon dhe vler\u00ebson Hysen Ibrahimi gjith\u00e7ka q\u00eb ka tem\u00eb Kosov\u00ebn, sikurse, m\u00eb ka impresionuar m\u00ebnyra se si ai k\u00ebrkon dhe nxit p\u00ebrvojat m\u00eb t\u00eb mira, njer\u00ebzit m\u00eb aktiv\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb drita e demokracis\u00eb, arsimit, kultur\u00ebs dhe e p\u00ebrparimit.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft\" src=\"https:\/\/fjala.info\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/hysen_ibrahimi-vepra1.jpg\" alt=\"Hysen Ibrahimi - vepra 1\" width=\"300\" \/> Libri nis me nj\u00eb let\u00ebr frym\u00ebzuese q\u00eb Hysen Ibrahimi i drejton prof. Murat Gecaj, sekretar i Shoqat\u00ebs s\u00eb Arsimtar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i cili, s\u00eb bashku me nj\u00eb grup nga Shqip\u00ebria, mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb veprimtarin\u00eb e 5-Vjetorit t\u00eb krijimit t\u00eb Qendr\u00ebs Kulturore Shqiptare \u201cMigjeni\u201d n\u00eb Boras t\u00eb Suedis\u00eb m\u00eb 14 prill t\u00eb vitit 2012. \u201dJu, &#8211; shprehet me nj\u00eb gjuh\u00eb vler\u00ebsuese Hysen Ibrahimi, &#8211; na soll\u00ebt freskin\u00eb komb\u00ebtare nga shteti Am\u00eb, Shqip\u00ebria\u201d. N\u00eb vijim, si p\u00ebrpara nj\u00eb monumenti t\u00eb madh e t\u00eb shndritsh\u00ebm, autori shprehet me fjal\u00eb t\u00eb zjarrta p\u00ebr familjen Jashari t\u00eb Prekazit, q\u00eb u shnd\u00ebrrua n\u00eb \u201cPersonazhin kryesor t\u00eb zgjedhjes s\u00eb nyj\u00ebs dardane antike p\u00ebrmes pushk\u00ebs\u201d, e, ku, n\u00eb qend\u00ebr \u00ebsht\u00eb heroizmi i jasharajve, vepra e tyre heroike deri n\u00eb flijim p\u00ebr truallin shqiptar.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull, autori hedh drit\u00eb, pasqyron n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsuese betejat shqiptare p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi, p\u00ebrshkruan vazhdim\u00ebsin\u00eb e heroizmit popullor t\u00eb brezave me iden\u00eb se, kur \u00ebsht\u00eb nevoja p\u00ebr atdheun, njeriu duhet t\u00eb sakrifikoj\u00eb gjith\u00e7ka&#8230;\u201d \u00cbsht\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebs dhe emocionues artikulli kushtuar prof. Fehmi Aganit, i cili \u201cishte personaliteti m\u00eb me ndikim, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur rrug\u00ebt e duhura drejt p\u00ebrparimit t\u00eb institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs&#8230;\u201d , e, n\u00eb vazhdim, nj\u00eb tjet\u00ebr artikull \u201dN\u00eb shenj\u00eb p\u00ebrkujtimi p\u00ebr mikun ton\u00eb t\u00eb madh Nazmi Lukaj\u201d. Sikurse, ka vlera t\u00eb m\u00ebdha aktuale shkrimi \u201cHakmarrja, fenomen q\u00eb duhet zhdukur\u201d, nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb kjo, q\u00eb preokupon vazhdimisht mendjen dhe zemr\u00ebn e ndjeshme dhe t\u00eb bukur t\u00eb Hysen Ibrahimit.<\/p>\n<p>Krijon emocione t\u00eb m\u00ebdha te lexuesi artikulli \u201cEm\u00ebrimi i Dr. Rrugov\u00ebs senator nderi i Evrop\u00ebs, mburrje dhe lavdi e gjith\u00eb kombit shqiptar\u201d. Ndihet n\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull krenaria p\u00ebr figur\u00ebn madh\u00ebshtore t\u00eb Presidentit Ibrahim Rrugova, udh\u00ebheq\u00ebs i shquar historik i Kosov\u00ebs, i cili, edhe kur ishte gjall\u00eb, edhe sot e n\u00eb vazhdim do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb monument i ndritsh\u00ebm e me vezullim t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn historike shqiptare. N\u00eb nj\u00eb takim me z. Hysen Ibrahimi, m\u00eb 16 prill 2016, kur ai u ndodh i ftuar n\u00eb nj\u00eb veprimtari festive n\u00eb qytetin e La\u00e7it t\u00eb Kurbinit-Shqip\u00ebri, edhe un\u00eb, si edhe t\u00eb pranishmit, ndjem\u00eb emocione kur z. Hysen Ibrahimi tregoi p\u00ebr nj\u00eb bised\u00eb me Presidentin Ibrahim Rugova, e ku, ai, mes t\u00eb tjerash i kishte shprehur respekt p\u00ebr emrin dhe vepr\u00ebn madhore t\u00eb Papa Klementit XI &#8211; Albani. \u201c- Q\u00eb at\u00ebher\u00eb, &#8211; tha z. Ibrahimi, &#8211; e pata n\u00eb mendje q\u00eb, Shoqat\u00ebs son\u00eb t\u00eb Shkrimtar\u00ebve dhe Artist\u00ebve Shqiptar\u00eb n\u00eb Suedi, t`i vinim k\u00ebt\u00eb em\u00ebr t\u00eb nderuar t\u00eb kombit shqiptar, duke zbatuar k\u00ebshtu edhe nj\u00eb amanet t\u00eb presidentit Rugova.\u201d<\/p>\n<p>Dhe, duhet t\u00eb themi se, me veprat q\u00eb po kryen n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb atdhetarizmit dhe ngritjes lart\u00eb t\u00eb vlerave t\u00eb kombit, Shoqata e Shkrimtar\u00ebve dhe Artist\u00ebve Shqiptar\u00eb \u201cPapa Klementi XI \u2013 Albani, Suedi, po ia ndrit faqen vetes, po nderon dhe po lart\u00ebson n\u00eb piedestal emrin e ndritsh\u00ebm q\u00eb ajo mban\u00eb, si me veprimtarit\u00eb e shumta kulturore e atdhetare n\u00eb Suedi, ato n\u00eb m\u00ebrgat\u00ebn shqiptare, e, ve\u00e7an\u00ebrisht, me botimet e veprave \u201cThesari Komb\u00ebtar\u201d 1, 2, 3, 4 dhe i pesti q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e botimit. Lexuesi q\u00eb ka n\u00eb dor\u00eb librin, n\u00eb faqen 39 do t\u00eb njihet me shkrimin e prof. Murat Gecaj, an\u00ebtar nderi i Shoqat\u00ebs s\u00eb Shkrimtar\u00ebve dhe Artist\u00ebve Shqiptar\u00eb \u201cPapa Klementi XI &#8211; Albani, p\u00ebr p\u00ebrurimin e veprave \u201cThesari Komb\u00ebtar\u201d 1 dhe 2 n\u00eb mjediset e Muzeut Komb\u00ebtar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ashtu dhe me emocionin q\u00eb krijoi n\u00eb Shqip\u00ebri ky p\u00ebrurim.<\/p>\n<p><strong>3<\/strong>.<br \/>\nMe interes paraqitet n\u00eb lib\u00ebr rubrika \u201cOpinione\u201d, e cila nis me artikullin e vyer kushtuar N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs dhe madh\u00ebshtis\u00eb s\u00eb saj. Te lexuesi ngjall\u00eb emocion t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb paragrafi ku autori shkruan: \u201d&#8230;N\u00eb lutjet tradicionale t\u00eb m\u00ebngjesit n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb n\u00eb Uashington, N\u00ebn\u00eb Tereza ishte p\u00ebrkulur para Presidentit Rugova, ia kishte marr\u00eb e ia kishte puthur dor\u00ebn (n\u00eb prani t\u00eb Presidentit Bill Klinton) dhe pastaj i ishte drejtuar Presidentit t\u00eb SHBA-s\u00eb Bill Klintonit, duke i th\u00ebn\u00eb: \u201dZotni President. Ky \u00ebsht\u00eb Presidenti im i Kosov\u00ebs &#8211; Ibrahim Rugova. T\u00eb lutem ma ke n\u00eb kujdes, bashk\u00eb me popullin tim!\u201d \u201cKjo, &#8211; vijon artikullin e tij z. Ibrahimi, &#8211; \u00ebsht\u00eb men\u00e7uria m\u00eb e madhe e nj\u00eb personaliteti si\u00e7 ishte e madhja N\u00ebn\u00eb Terez\u00eb. Mbas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, Presidenti Bill Klinton kishte shkuar n\u00eb Kalkut\u00eb dhe duke u lutur mbi varrin e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, nd\u00ebr t\u00eb tjera kishte th\u00ebn\u00eb: \u201dN\u00ebn\u00eb Terez\u00eb, ndjehem krenar dhe i \u00e7liruar n\u00eb shpirt, q\u00eb Zoti na ndihmoi dhe ta \u00e7ova n\u00eb vend amanetin\u201d!<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" src=\"https:\/\/fjala.info\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/ullmar_qvick.jpg\" alt=\"Ullmar Qvick\" width=\"400\" height=\"406\" \/><\/p>\n<p>Kurse, te artikulli \u201dDisa opinione p\u00ebr Ullmar Qvickun\u201d &#8211; Hysen Ibrahimi i drejtohet prof. Fetah Bahtirit dhe e p\u00ebrg\u00ebzon p\u00ebr monografin\u00eb q\u00eb ai po shkruante p\u00ebr Mikun e Madh t\u00eb Shqiptar\u00ebve Ullmar Qvick. Ai mb\u00ebshtet fort iden\u00eb e monografis\u00eb, duke shprehur konsiderata t\u00eb larta dhe t\u00eb merituara p\u00ebr suedezin e madh, pasi, si\u00e7 shprehet: \u201dUllmar Qvick, b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb radh\u00ebt e figurave m\u00eb t\u00eb spikatura si albanolog, krijues, publicist, p\u00ebrkthyes dhe humanist n\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb historis\u00eb dhe t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb popullit shqiptar. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht ai \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrtuesi m\u00eb i madh i miq\u00ebsis\u00eb shqiptaro-suedeze i koh\u00ebs son\u00eb dhe kjo monografi le t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb dhurat\u00eb nga t\u00eb gjitha zemrat e shqiptar\u00ebve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mik t\u00eb madh e besnik\u201d.<\/p>\n<p>Kurse, n\u00eb artikullin \u201cShkronja X\u201d, duke shkruar p\u00ebr vizit\u00ebn n\u00eb shkoll\u00ebn e qytetit Svenshogen t\u00eb Suedis\u00eb, ku jep m\u00ebsim gjuh\u00ebn shqipe profesori i mir\u00ebnjohur shqiptar Fetah Bahtiri, dikur m\u00ebsues i Hysen Ibrahimit n\u00eb Mitrovic\u00eb. Pas p\u00ebrshkrimeve t\u00eb bukura, emocionuese dhe me p\u00ebrmbajtje t\u00eb thell\u00eb atdhetare, mes t\u00eb tjerash autori shkruan: \u201dSecili njeri njihet me karakterin tij, at\u00ebher\u00eb, dhe vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb, kur b\u00ebhet udh\u00ebheq\u00ebs apo pedagog\u00eb i dalluar\u201d. Krijon emocion pjesa kur Fetah Bahtiri iu drejtua nx\u00ebn\u00ebsve: \u201dKush di t\u00eb recitoj\u00eb Himnin e Flamurit?\u201d Nx\u00ebn\u00ebsit i ngrit\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb duart. T\u00eb gjith\u00eb e dinin Himnin e Flamurit&#8230;<\/p>\n<p>N\u00eb intervist\u00ebn: \u201dT\u00eb vler\u00ebsojm\u00eb dhe t\u00eb \u00e7mojm\u00eb p\u00ebrkrahjen e popullit mik suedez n\u00eb koh\u00ebrat m\u00eb t\u00eb duhura, q\u00eb na u gjend pran\u00eb gjat\u00eb dhe pas luft\u00ebs\u201d, intervist\u00eb kjo dh\u00ebn\u00eb poetit dhe gazetarit t\u00eb mir\u00ebnjohur shqiptar n\u00eb Suedi Sokol Demaku, Hysen Ibrahimi, duke iu p\u00ebrgjigjur pyetjeve, shpalos ide, mendime dhe emocione t\u00eb shumta, e, ku, boshti q\u00eb p\u00ebrshkon shprehjet dhe ligj\u00ebratat e tij, \u00ebsht\u00eb dashuria p\u00ebr Kosov\u00ebn, vendlindjen e tij t\u00eb shenjt\u00eb. Prandaj dhe, n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb asaj interviste, pyetjes: \u201cPo t\u00eb kishit mund\u00ebsi t\u00eb zgjidhnit, ku do t\u00eb kishit jetuar sot?\u201d ai i p\u00ebrgjigjet: \u201dVendlindja p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e shtrenjt\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb planet. Af\u00ebr 24 vite po i mbush q\u00eb jetoj n\u00eb Suedi, asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb vetme nuk kam par\u00eb \u00ebnd\u00ebrr n\u00eb Suedi, por vet\u00ebm n\u00eb vendlindjen time n\u00eb Shpat (ish-Shupkovc), Mitrovic\u00eb. Atje dua t\u00eb jetoj derisa t\u00eb kem jet\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>T\u00ebrheq v\u00ebmendjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr shkrimi i gazetarit t\u00eb talentuar Xhavit \u00c7itaku kushtuar z. Hysen Ibrahimi, i titulluar: \u201dNjeri modest me vlera substanciale\u201d, ku, nd\u00ebr t\u00eb tjera z. \u00c7itaku shprehet: \u201dDy dekada e gjysm\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb kombit e atdheut. Kontributi i tij n\u00eb t\u00eb gjitha format e organizimit t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs shqiptare n\u00eb Suedi ishte i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm&#8230; Th\u00ebn\u00eb me gjuh\u00ebn e fakteve, Hysen Ibrahimi ishte nj\u00eb shpirt i paepur i organizimit t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb nj\u00eb front t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me t\u00eb vetmin q\u00ebllim: \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs nga okupimi serb.<\/p>\n<p>Duke par\u00eb fuqin\u00eb dhe ndikimin e madh q\u00eb kishte LDK-ja, Hysen Ibrahimi me disa veprimtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, formoi dhe vazhdon ta udh\u00ebheq deg\u00ebn e k\u00ebsaj l\u00ebvizjeje, e cila luajti nj\u00eb rol t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm rreth organizimit t\u00eb shum\u00eb aktiviteteve, protestave dhe formave t\u00eb tjera t\u00eb reagimit shqiptar kund\u00ebr politik\u00ebs gjenocide q\u00eb ushtronte regjimi serb n\u00eb tok\u00ebn dardane&#8230;\u201d N\u00eb af\u00ebr kat\u00ebr faqe t\u00eb shk\u00eblqyera z. \u00c7itaku vijon me vler\u00ebsimin dhe portretizimin e figur\u00ebs s\u00eb z. Ibrahimi, kurse n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb shkrimit, botohen sh\u00ebnime nga: Saranda Iseni, Mursel Shkupolli, Shaban Murseli, Nuha Zullufi, Ullmar Qvick, Fetah Bahtiri, Osman Ahmetgjekaj, Bajram Morina&#8230;<\/p>\n<p>Me vlera t\u00eb m\u00ebdha njoh\u00ebse \u00ebsht\u00eb artikulli i z. Hysen Ibrahimi kushtuar pun\u00ebs dhe veprimtaris\u00eb s\u00eb z. Bajram Muharremi n\u00eb Suedi. Mes t\u00eb tjerash ai shkruan: \u201dN\u00eb koh\u00ebn kur Kosova kishte m\u00eb shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrkrahje dhe sensibilizim t\u00eb gjendjes s\u00eb v\u00ebshtir\u00eb okupuese, Bajram Muharremi ishte nd\u00ebr ata veprimtar\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb Suedi, q\u00eb e ngriti z\u00ebrin edhe p\u00ebrmes medieve suedeze, duke d\u00ebshmuar me fakte se, n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb duke u ushtruar nj\u00eb terror dhe, se, Kosova \u00ebsht\u00eb n\u00ebn okupimin e nj\u00eb pushteti totalitar serb\u201d.<\/p>\n<p>Kapitulli i tret\u00eb i librit: \u201cIntervista\u201d parqet disa nga intervistat q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb z. Hysen Ibrahimi. Nisin ato me intervist\u00ebn e realizuar nga \u201cRadio Dardania\u201d n\u00eb Hassleholm t\u00eb Suedis\u00eb n\u00eb vitin 2006 dh\u00ebn\u00eb z. Ali Rexhepi, veprimtar i devotsh\u00ebm dhe gazetar n\u00eb Suedi. N\u00eb vijim, \u201cIntervist\u00eb nga Vushtria Pres, dh\u00ebn\u00eb gazetarit Hajdin Islami 19.11.2008, si dhe \u201cIntervista dh\u00ebn\u00eb Sokol Demakut: \u201cSecili shqiptar jasht\u00eb Kosov\u00ebs duhet t\u00eb ruaj\u00eb tradit\u00ebn, gjuh\u00ebn e kultur\u00ebn shqiptare\u201d. Paraqesin interes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr lexuesit veprimtarit\u00eb: \u201cAkademia p\u00ebrkujtimore kushtuar Presidentit Rugova\u201d, mbajtur n\u00eb Angelholm, m\u00eb 21 janar 2010, si dhe ajo n\u00eb Landskrona m\u00eb 26 janar 2013, e ku, n\u00eb t\u00eb dyja vler\u00ebsohet dhe nderohet emri dhe vepra e ndritur e Presidentit Rugova.<\/p>\n<p>Teksa p\u00ebrpiqem t\u00eb pasqyroj k\u00ebt\u00eb kapitull i sjell vazhdimisht n\u00eb mendje konsideratat e prof. Osman Ahmetgjekaj, bashk\u00ebveprimtar deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme i Hysen IIbrahimit. Ai vler\u00ebson se \u201dnj\u00ebri nd\u00ebr veprimtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb dalluar p\u00ebr dy dekada e gjysm\u00eb q\u00eb punoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb konstante ishte padyshim z.Hysen Ibrahimi. Ishte nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb arriti n\u00eb Suedi n\u00eb vitin 1988 dhe pasi mori leje q\u00ebndrimin, menj\u00ebher\u00eb, pa kursyer asgj\u00eb, filloi pun\u00ebn p\u00ebr sensibilizimin e opinionit suedez p\u00ebr gjendjen e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe dallohet n\u00eb organizimin e grumbullimit t\u00eb mjeteve p\u00ebr minator\u00ebt e Trep\u00e7\u00ebs dhe familjet e tyre. Ishte pjes\u00eb e t\u00eb gjitha asocacioneve shqiptare n\u00eb Suedi, duke filluar nga LDK-ja, n\u00eb krye t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs ishte vite me radh\u00eb, deri n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e komisionit t\u00eb Tre p\u00ebrqind\u00ebshit (Komisionit Qendror t\u00eb Fondit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Suedi i ashtuquajturi Tre p\u00ebrqind\u00ebshi)&#8230;<\/p>\n<p>Hysen Ibrahimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veprimtar karizmatik, i \u00e7muar dhe i nderuar p\u00ebr t\u00ebr\u00eb m\u00ebrgat\u00ebn shqiptare n\u00eb Suedi dhe sado shum\u00eb q\u00eb t\u00eb flasim e t\u00eb shkruajm\u00eb p\u00ebr aktivitetin, pun\u00ebn dhe kontributin e tij p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, m\u00eb besoni se nuk e teprojm\u00eb\u201d. Kurse, n\u00eb vazhdim t\u00eb k\u00ebtyre konsideratave, po citoj dhe znj. Saranda Iseni, juriste e shquar, q\u00eb jeton n\u00eb Malmo t\u00eb Suedis\u00eb. Ajo shprehet: \u201dnuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi gjith\u00eb ky thesar i \u00e7muar i krijuar nga veprimtari Hysen Ibrahimi, ngaq\u00eb ai \u00ebsht\u00eb \u201cbrumosur\u201d me ideale t\u00eb larta patriotike nga familja e tij q\u00eb dha shum\u00eb p\u00ebr popullin dhe atdheun. Dashuria e k\u00ebtij m\u00ebrgimtari ndaj atdheut nuk ishte vet\u00ebm fjal\u00eb goje, por ishte nj\u00eb ndjenj\u00eb, mall, sakrific\u00eb dhe kontribut i vazhduesh\u00ebm q\u00eb z. Hysen Ibrahimi e dha me sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00ebn e tij\u201d.<\/p>\n<p><strong>4<\/strong>.<br \/>\nKapitulli i kat\u00ebr i librit ka n\u00eb p\u00ebrmbajtjen e tij recensione, kritika letrare, n\u00eb t\u00eb cilat shprehet niveli dhe kultura e lart\u00eb letrare e autorit. Nis ky cik\u00ebl shkrimesh me \u201cKritik\u00eb letrare rreth krijimtaris\u00eb poetike t\u00eb poetit Xhelal Ferizi\u201d, nj\u00ebherazi edhe shok rinie me z. Hysen Ibrahimi, e q\u00eb ai e cil\u00ebson \u201cpoet t\u00eb vlerave komb\u00ebtare\u201d. Vijon me vler\u00ebsimin e Shefki Ollomanit, poet, publicist dhe atdhetar. Botohen n\u00eb vazhdim recensionet: \u201dPoezi nga poeti dr. Ismet Hebibi\u201d, \u201cJusuf Buxhovi me sukses nxori n\u00eb drit\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn autentike\u201d, \u201cFjala referuese me rastin e promovimit t\u00eb librit t\u00eb historianit Jusuf Buxhovi \u201cKosova\u201d I, II, III, Prishtin\u00eb , 2012\u201d, recensioni \u201dLib\u00ebr me mision fisnik i titulluar \u201dDrit\u00eb, ngroht\u00ebsi, optimiz\u00ebm\u201d i autorit prof. Fetah Bahtiri, si dhe \u201cMonolog i m\u00ebrgimtarit p\u00ebr atdheun, njer\u00ebzimin dhe dashurin\u00eb\u201d. Vazhdon libri me recensionin e librit \u201cZonja nga Borasi\u201d, i autorit Viron Kona, p\u00ebruruar n\u00eb Boras &#8211; Suedi m\u00eb 30 mars 2013, me recensionin e librit \u201cZjarr n\u00eb duart e mia\u201d i autorit Remzi Basha.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft\" src=\"https:\/\/fjala.info\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/thesari-10.jpg\" alt=\"Thesari 10\" width=\"300\" \/> Ndalet ve\u00e7an\u00ebrisht z. Ibrahimi n\u00eb vepr\u00ebn \u201cFjalori i par\u00eb i ilustruar n\u00eb kat\u00ebr gjuh\u00eb: shqip, anglisht, italisht dhe suedisht\u201d i autorit Sadulla Zendeli-Daja, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shfaq opinionin me titull: \u201dShkalla e vler\u00ebsimit p\u00ebr Sadulla Zendeli-Daj\u00ebn, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e lart\u00eb nga m\u00ebrgata shqiptare e Suedis\u00eb dhe nga shum\u00eb vende t\u00eb Evrop\u00ebs dhe trojeve etnike shqiptare\u201d. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb leksikograf dhe atdhetar t\u00eb madh, z. Hysen Ibrahimi boton recensionin kushtuar librit t\u00eb Sadulla Zendeli-Daj\u00ebs \u201cDitari i dhimbjeve\u201d. Vijon pastaj edhe recensioni p\u00ebr librin \u201cAs i gjall\u00eb, as i vdekur\u201d i poetit Bahtir Latifi.<\/p>\n<p>Paraqet interes opinioni i z. Hysen Ibrahimi p\u00ebr librin e Hasan Qyqall\u00ebs \u201cShpirti i fjal\u00ebs\u201d, t\u00eb cilin ai e vler\u00ebson si \u201clib\u00ebr poetik me vlera t\u00eb m\u00ebdha artistike\u201d. Vazhdojn\u00eb pastaj recensionet: \u201dM\u00ebsuesi Rrahim Gashi me brezat n\u00eb trojet arb\u00ebrore\u201d, lib\u00ebr me bashkautor\u00eb Fazli Hajrizi dhe Ibrahim(Rrahim) Gashi, \u201dVe\u00e7 nj\u00eb zem\u00ebr\u201d me autor Shuquri Sejdijaj, \u201cAzem Galica\u201d, i prof. dr. Mehmet Rukiqi, \u201dMbrojtja e pragut t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb\u201d i autorit dhe protagonistit Avdyl Uka&#8230; N\u00eb vijim, lexuesi do t\u00eb njihet me recensionet: \u201cKujtime nga diaspora III\u201d, i autorit Sokol Demaku, \u201cMalli p\u00ebr atdhe\u201d, i autorit Nuha Zullufi, \u201dMbi uraganin e dhimbjeve\u201d i autores Zyrafete (Kryeziu) Manaj, \u201cKosova e kullave tona t\u00eb heshtura\u201d, e autores Flora Peci, si dhe \u201cLeximi i koh\u00ebs\u201d burim i nj\u00eb zemre fisnike, i autorit Shaban Cakolli.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" src=\"https:\/\/fjala.info\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/thesar_kombetar_malmoe_09112019.jpg\" alt=\"Thesar komb\u00ebtar, Malm\u00f6, 09.11.2019\" width=\"800\" height=\"347\" \/><\/p>\n<p>Duke lexuar recensionet e z. Hysen Ibrahimi, krijon p\u00ebrshtypjen e nj\u00eb filmi me larmi episodesh, me shum\u00ebllojshm\u00ebri ngjyrash, me stile, tematike dhe k\u00ebndv\u00ebshtrime origjinale t\u00eb jet\u00ebs, t\u00eb cilat i lidh si nj\u00eb fill i art\u00eb dashuria dhe nderimi p\u00ebr kombin, d\u00ebshira p\u00ebr t`i sh\u00ebrbyer dhe p\u00ebr t`iu gjendur atij pran\u00eb si biri n\u00ebn\u00ebs s\u00eb shtrenjt\u00eb. Ndon\u00ebse v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e emigracionit jan\u00eb t\u00eb shumta, autor\u00ebt e veprave q\u00eb z. Ibrahimi merr n\u00eb analiz\u00eb, nuk qahen, nuk ankohen p\u00ebr veten, por, ata, edhe lot\u00ebt, edhe shqet\u00ebsimet, edhe merakun e kan\u00eb p\u00ebr vendlindjen, apo, si\u00e7 shprehet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb metaforike Hysen Ibrahimi: \u201cedhe \u00ebndrrat i kam par\u00eb n\u00eb vendlindjen time n\u00eb Shpat(ish-Shupkovc), Mitrovic\u00eb. \u201dN\u00eb shkrimet, artikujt dhe ligj\u00ebratat e k\u00ebtij libri, lexuesi ndjen\u00eb p\u00ebrher\u00eb jehon\u00ebn e pasthirrm\u00ebs, q\u00eb na vjen artistikisht q\u00eb nga lasht\u00ebsia dhe q\u00eb do t\u00eb jetoj\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb: \u201dNuk ka asgj\u00eb m\u00eb t\u00eb \u00ebmb\u00ebl se atdheu!\u201d Kjo pasthirrm\u00eb \u2013 jehon\u00eb, q\u00eb rreh me rit\u00ebm e vrull bashk\u00eb me zemrat e t\u00ebr\u00eb shqiptar\u00ebve, duket se u jep atyre m\u00eb shum\u00eb jet\u00eb, g\u00ebzim, bukuri dhe frym\u00ebzim, i b\u00ebn\u00eb ata poet\u00eb n\u00eb shpirt dhe m\u00eb shum\u00eb human n\u00eb zemra, me mendje t\u00eb merakosur e v\u00ebshtrim t\u00eb kthjell\u00ebt gjithnj\u00eb te vendlindja, te kombi yn\u00eb i lasht\u00eb.<\/p>\n<p>Libri \u201cVepra 1 vler\u00ebsime, opinione, intervista dhe recensione\u201d mbyllet me nj\u00eb sh\u00ebnim t\u00eb redaktorit t\u00eb librit z. Fetah Bahtiri, i cili, mes t\u00eb tjerave n\u00ebnvizon se \u201cAutori ka dep\u00ebrtuar bukur thell\u00eb n\u00eb politik\u00ebn aktuale t\u00eb kombit shqiptar, por edhe n\u00eb krijimtarin\u00eb letrare n\u00eb proz\u00eb e poezi t\u00eb shum\u00eb autor\u00ebve shqiptar\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Duke provuar t\u00eb mbyll\u00eb sh\u00ebnimet e mia, e vura veten n\u00eb mendime e meditime rreth rubrikave dhe artikujve t\u00eb k\u00ebtij libri me p\u00ebrmbajtje t\u00eb thell\u00eb, me vlera t\u00eb m\u00ebdha atdhetare, publicistike e letrare, por edhe t\u00eb shkruara me nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, me bukuri e hijeshi, me kompetenc\u00eb dhe profesionaliz\u00ebm. Libri zbukuron dhe u jep vler\u00eb bibliotekave, por, mbi t\u00eb gjitha, me ndjenjat, mendimet dhe emocionet, ai p\u00ebrcjell\u00eb dhe frym\u00ebzon te lexuesi m\u00eb shum\u00eb dashuri p\u00ebr atdheun dhe kombin, respekt dhe nderim p\u00ebr vlerat e luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb liris\u00eb, atdhetar\u00ebve dhe intelektual\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj, q\u00eb p\u00ebrher\u00eb kan\u00eb v\u00ebn\u00eb gjith\u00e7ka, deri edhe jet\u00ebn e tyre n\u00eb sh\u00ebrbim dhe n\u00eb mbrojtje t\u00eb Kombit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan Viron Kona Sh\u00ebnime p\u00ebr librin \u201cVepra 1 &#8211; vler\u00ebsime, opinione, intervista, refleksione\u201d t\u00eb Hysen Ibrahimit 1. Hedh v\u00ebshtrimin n\u00eb etazherin tim dhe shoq\u00ebroj me sy librat e autor\u00ebve nga Suedia. Ato fillojn\u00eb me Astrid Lindgren, Selma Lagerlof, August Strindberg, Ullmar Kvik (Qvick), Lars Westman, Mats Wanblad, Sadulla Zendeli-Daja, Sokol Demaku, Hysen Ibrahimi, Qibrije Hoxha [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":21151,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4,8],"tags":[],"class_list":["post-2234","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori","category-letersi"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>\u201cNuk ka asgj\u00eb m\u00eb t\u00eb \u00ebmb\u00ebl se atdheu!\u201d - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nuk-ka-asgje-me-te-embel-se-atdheu\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u201cNuk ka asgj\u00eb m\u00eb t\u00eb \u00ebmb\u00ebl se atdheu!\u201d - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shkruan Viron Kona Sh\u00ebnime p\u00ebr librin \u201cVepra 1 &#8211; vler\u00ebsime, opinione, intervista, refleksione\u201d t\u00eb Hysen Ibrahimit 1. Hedh v\u00ebshtrimin n\u00eb etazherin tim dhe shoq\u00ebroj me sy librat e autor\u00ebve nga Suedia. Ato fillojn\u00eb me Astrid Lindgren, Selma Lagerlof, August Strindberg, Ullmar Kvik (Qvick), Lars Westman, Mats Wanblad, Sadulla Zendeli-Daja, Sokol Demaku, Hysen Ibrahimi, Qibrije Hoxha [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nuk-ka-asgje-me-te-embel-se-atdheu\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-04-20T17:54:27+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-02-11T08:49:43+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/ibrahim_rugova_hysen_ibrahimi.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"300\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"18 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nuk-ka-asgje-me-te-embel-se-atdheu\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nuk-ka-asgje-me-te-embel-se-atdheu\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"\u201cNuk ka asgj\u00eb m\u00eb t\u00eb \u00ebmb\u00ebl se atdheu!\u201d\",\"datePublished\":\"2016-04-20T17:54:27+00:00\",\"dateModified\":\"2021-02-11T08:49:43+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nuk-ka-asgje-me-te-embel-se-atdheu\\\/\"},\"wordCount\":4261,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nuk-ka-asgje-me-te-embel-se-atdheu\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/12\\\/ibrahim_rugova_hysen_ibrahimi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\",\"Let\u00ebrsi\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nuk-ka-asgje-me-te-embel-se-atdheu\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nuk-ka-asgje-me-te-embel-se-atdheu\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nuk-ka-asgje-me-te-embel-se-atdheu\\\/\",\"name\":\"\u201cNuk ka asgj\u00eb m\u00eb t\u00eb \u00ebmb\u00ebl se atdheu!\u201d - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nuk-ka-asgje-me-te-embel-se-atdheu\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nuk-ka-asgje-me-te-embel-se-atdheu\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/12\\\/ibrahim_rugova_hysen_ibrahimi.jpg\",\"datePublished\":\"2016-04-20T17:54:27+00:00\",\"dateModified\":\"2021-02-11T08:49:43+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nuk-ka-asgje-me-te-embel-se-atdheu\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nuk-ka-asgje-me-te-embel-se-atdheu\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nuk-ka-asgje-me-te-embel-se-atdheu\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/12\\\/ibrahim_rugova_hysen_ibrahimi.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/12\\\/ibrahim_rugova_hysen_ibrahimi.jpg\",\"width\":300,\"height\":400,\"caption\":\"Ibrahim Rugova - Hysen Ibrahimi\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nuk-ka-asgje-me-te-embel-se-atdheu\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u201cNuk ka asgj\u00eb m\u00eb t\u00eb \u00ebmb\u00ebl se atdheu!\u201d\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u201cNuk ka asgj\u00eb m\u00eb t\u00eb \u00ebmb\u00ebl se atdheu!\u201d - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nuk-ka-asgje-me-te-embel-se-atdheu\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"\u201cNuk ka asgj\u00eb m\u00eb t\u00eb \u00ebmb\u00ebl se atdheu!\u201d - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Shkruan Viron Kona Sh\u00ebnime p\u00ebr librin \u201cVepra 1 &#8211; vler\u00ebsime, opinione, intervista, refleksione\u201d t\u00eb Hysen Ibrahimit 1. Hedh v\u00ebshtrimin n\u00eb etazherin tim dhe shoq\u00ebroj me sy librat e autor\u00ebve nga Suedia. Ato fillojn\u00eb me Astrid Lindgren, Selma Lagerlof, August Strindberg, Ullmar Kvik (Qvick), Lars Westman, Mats Wanblad, Sadulla Zendeli-Daja, Sokol Demaku, Hysen Ibrahimi, Qibrije Hoxha [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nuk-ka-asgje-me-te-embel-se-atdheu\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-04-20T17:54:27+00:00","article_modified_time":"2021-02-11T08:49:43+00:00","og_image":[{"width":300,"height":400,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/ibrahim_rugova_hysen_ibrahimi.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"18 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nuk-ka-asgje-me-te-embel-se-atdheu\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nuk-ka-asgje-me-te-embel-se-atdheu\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"\u201cNuk ka asgj\u00eb m\u00eb t\u00eb \u00ebmb\u00ebl se atdheu!\u201d","datePublished":"2016-04-20T17:54:27+00:00","dateModified":"2021-02-11T08:49:43+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nuk-ka-asgje-me-te-embel-se-atdheu\/"},"wordCount":4261,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nuk-ka-asgje-me-te-embel-se-atdheu\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/ibrahim_rugova_hysen_ibrahimi.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori","Let\u00ebrsi"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nuk-ka-asgje-me-te-embel-se-atdheu\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nuk-ka-asgje-me-te-embel-se-atdheu\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nuk-ka-asgje-me-te-embel-se-atdheu\/","name":"\u201cNuk ka asgj\u00eb m\u00eb t\u00eb \u00ebmb\u00ebl se atdheu!\u201d - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nuk-ka-asgje-me-te-embel-se-atdheu\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nuk-ka-asgje-me-te-embel-se-atdheu\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/ibrahim_rugova_hysen_ibrahimi.jpg","datePublished":"2016-04-20T17:54:27+00:00","dateModified":"2021-02-11T08:49:43+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nuk-ka-asgje-me-te-embel-se-atdheu\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nuk-ka-asgje-me-te-embel-se-atdheu\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nuk-ka-asgje-me-te-embel-se-atdheu\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/ibrahim_rugova_hysen_ibrahimi.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/ibrahim_rugova_hysen_ibrahimi.jpg","width":300,"height":400,"caption":"Ibrahim Rugova - Hysen Ibrahimi"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nuk-ka-asgje-me-te-embel-se-atdheu\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u201cNuk ka asgj\u00eb m\u00eb t\u00eb \u00ebmb\u00ebl se atdheu!\u201d"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2234","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2234"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2234\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":64493,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2234\/revisions\/64493"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21151"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2234"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2234"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2234"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}