{"id":23176,"date":"2018-02-05T09:58:50","date_gmt":"2018-02-05T09:58:50","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=23176"},"modified":"2018-02-05T09:58:50","modified_gmt":"2018-02-05T09:58:50","slug":"oliver-jens-schmitt-kurre-nuk-shkrova-se-skenderbeu-eshte-me-origjine-te-paster-serbe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/oliver-jens-schmitt-kurre-nuk-shkrova-se-skenderbeu-eshte-me-origjine-te-paster-serbe\/","title":{"rendered":"Oliver Jens Schmitt: Kurr\u00eb nuk shkrova se Sk\u00ebnderbeu \u00ebsht\u00eb me origjin\u00eb t\u00eb past\u00ebr serbe"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/www.gazetatema.net\/2018\/02\/04\/oliver-jens-schmitt-kurre-nuk-shkrova-se-skenderbeu-eshte-me-origjine-te-paster-serbe\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">TemA<\/a><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr \u201cMilosao\u201d, historiani i njohur tregon disa nga keqkuptimet p\u00ebr monografin\u00eb e tij, por edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb thuk\u00ebt m\u00ebnyr\u00ebn sesi e ka par\u00eb Sk\u00ebnderbeun. Ai shprehet se e respekton figur\u00ebn e Sk\u00ebnderbeut, nd\u00ebrsa q\u00ebllimi ka qen\u00eb rind\u00ebrtimi i figur\u00ebs s\u00eb heroit komb\u00ebtar t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Mesjet\u00eb. Edhe nj\u00ebher\u00eb ai shpjegon motivet e luft\u00ebs s\u00eb kryeheroit dhe m\u00ebnyr\u00ebn sesi e ka trajtuar.<\/p>\n<p>Autori sot, e k\u00ebsaj dite, m\u00ebton t\u00eb thot\u00eb se nuk e kupton at\u00eb reagim q\u00eb pati publiku shqiptar dhe disa nga historian\u00ebt p\u00ebr librin e tij. A ja vlente e gjith\u00eb ajo energji p\u00ebr t\u00eb hedhur posht\u00eb k\u00ebt\u00eb figur\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme?<\/p>\n<p>\u201cEnde pyes veten se pse kaq shum\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb debat besonin se nj\u00eb historian mund ta denigroj\u00eb q\u00ebllimisht Sk\u00ebnderbeun dhe si mund t\u00eb mendohet q\u00eb vitet e hulumtimit shkencor t\u2019i jen\u00eb dedikuar q\u00ebllimit t\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare. Ende ruaj p\u00ebrshtypjen se ideologjia e vendit t\u00eb rrethuar prej Enver Hoxh\u00ebs, ksenofobia e skajshme, besimi histerik n\u00eb teorit\u00eb e konspiracionit dhe armiqt\u00eb, ishin ata q\u00eb e vendos\u00ebn popullin shqiptar n\u00eb vazhdim\u00ebsi n\u00ebn rrethim; kjo trash\u00ebgimi helmuese e koh\u00ebs s\u00eb Enveristit, kishte dhe ruan ende nj\u00eb ndikim t\u00eb fort\u00eb n\u00eb reagimin e shum\u00eb njer\u00ebzve. N\u00ebn regjimin e Enver Hoxh\u00ebs, historiografia ishte nj\u00eb nd\u00ebrmarrje shtet\u00ebrore, historian\u00ebt ishin n\u00ebn kontroll t\u00eb ngusht\u00eb dhe p\u00ebrmbushnin me pun\u00ebn e tyre nj\u00eb mision politik. Duke pasur parasysh n\u00eb m\u00ebndje k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb, shum\u00eb njer\u00ebz ende nuk mund t\u00eb imagjinojn\u00eb se k\u00ebrkimi historik \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb diku tjet\u00ebr n\u00eb kushte krejt t\u00eb ndryshme\u201d.<\/p>\n<p>Autori \u00ebsht\u00eb kritik p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn sesi b\u00ebhet historia n\u00eb vendin ton\u00eb, por k\u00ebtu fajin e gjen te politika dhe futja e saj sot n\u00eb \u00e7do aspekt t\u00eb jet\u00ebs shqiptare. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb hedh drit\u00eb p\u00ebr faktin se monografin\u00eb e tij e kishin kritikuar m\u00eb s\u00eb shumti ata q\u00eb nuk e kishin lexuar fare librin, por i mir\u00ebkuptonte sepse ky p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb fenomen t\u00eb zakonsh\u00ebm \u00eb Shqip\u00ebri, sipas Schmitt.<\/p>\n<p>Z.Schmitt, q\u00eb tashm\u00eb mban detyr\u00ebn e Presidentit t\u00eb Sektorit t\u00eb Shkencave Humane dhe Sociale dhe gjithashtu an\u00ebtar i Kryesis\u00eb s\u00eb Akademis\u00eb Austriake t\u00eb Shkencave davarit edhe nj\u00ebher\u00eb debatin sa i p\u00ebrket p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb etnike t\u00eb Sk\u00ebnderbeut dhe shpjegon arsyen sepse fisnik\u00ebria e koh\u00ebs s\u00eb Sk\u00ebnderbeut, si shkall\u00eb t\u00eb dinjitetit aristokratik, kishte edhe kryq\u00ebzimin me etnit\u00eb e tjera.<\/p>\n<hr>\n<p><!-- Composite Start --><\/p>\n<div id=\"M303968ScriptRootC194856\">\n<div id=\"M303968PreloadC194856\">\n        Loading&#8230;    <\/div>\n<p>        <script>\n                (function(){\n            var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById';\n            var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi](\"M303968ScriptRootC194856\")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln(\"<ht\"+\"ml><bo\"+\"dy><\/bo\"+\"dy><\/ht\"+\"ml>\");iw.close();var c=iw[b];}\n            catch(e){var iw=d;var c=d[gi](\"M303968ScriptRootC194856\");}var dv=iw[ce]('div');dv.id=\"MG_ID\";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=194856;c[ac](dv);\n            var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src=\"\/\/jsc.mgid.com\/f\/j\/fjala.info.194856.js?t=\"+D.getYear()+D.getMonth()+D.getDate()+D.getHours();c[ac](s);})();\n    <\/script>\n<\/div>\n<p><!-- Composite End --><\/p>\n<hr>\n<p>\u201cN\u00eb fund t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Mesjet\u00ebs, ekzistonte nj\u00eb rrjet i fort\u00eb ortodoks i lidhjeve farefisnore n\u00eb Ballkan. Politikisht, Bizanti ishte i dob\u00ebt, por ideja perandorake ishte e gjall\u00eb, ashtu si dhe prestigji i fuqis\u00eb bizantine-ortodokse. Dallimi gjuh\u00ebsor ose etnik nuk luajti nj\u00eb rol t\u00eb madh p\u00ebr elitat sociale. Ashtu si n\u00eb pjes\u00ebt e tjera t\u00eb Evrop\u00ebs, fisnik\u00ebria ishte me prejardhje multietnike dhe sa m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ishte p\u00ebr mjedisin nj\u00eb fisnik, aq m\u00eb t\u00eb zgjeruara dhe multietnik do t\u00eb ishte rrjeti i tij i farefisnis\u00eb. Ideja e past\u00ebrtis\u00eb etnike thjesht nuk ekzistonte n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis t\u00eb elit\u00ebs\u2026\u201d, shprehet ai p\u00ebr \u201cMilosao\u201d.<\/p>\n<p><strong>Intervistoi Ben Andoni<\/strong><\/p>\n<p><strong>Shqip\u00ebria ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb harkun e pak viteve dy p\u00ebrkujtime t\u00eb m\u00ebdha sa i p\u00ebrket Sk\u00ebnderbeut. A mendoni se figura e tij mund t\u00eb vij\u00eb ende n\u00eb koh\u00ebt tona si simbol i identitetit n\u00eb histori?<\/strong><\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare t\u2019i p\u00ebrgjigjet k\u00ebsaj pyetjeje. Natyrisht, qeveria e sotme, nj\u00ebsoj si shum\u00eb qeveri m\u00eb par\u00eb saj qysh prej nga themelimi i Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb pavarur, do t\u2019i jepte nj\u00eb p\u00ebrgjigje pozitive. Sk\u00ebnderbeu sigurisht p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb debateve shqiptare p\u00ebr identitetin dhe vendin e shqiptar\u00ebve n\u00eb Evrop\u00eb, Mesdhe dhe n\u00eb Bot\u00ebn Islame. Identiteti shqiptar \u00ebsht\u00eb negociuar dhe rinegociuar pothuajse rregullisht me pyetjen se \u00e7far\u00eb p\u00ebrb\u00ebn<\/p>\n<p>Sk\u00ebnderbeu p\u00ebr t\u00eb. Madje edhe Islamist\u00ebt q\u00eb nuk e pranojn\u00eb si nj\u00eb simbol komb\u00ebtar njohin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb indirekte pozicionin vendimtar t\u00eb Sk\u00ebnderbeut n\u00eb debatet e identitetit\u201d.<\/p>\n<p><strong>Juve keni b\u00ebr\u00eb nj\u00eb punim shum\u00eb interesant lidhur me heroin ton\u00eb komb\u00ebtar dhe p\u00ebrballja me publikun shqiptar, ka qen\u00eb jo e mir\u00eb. E kishit pritur k\u00ebt\u00eb lloj reagimi q\u00eb vazhdon deri m\u00eb sot? A jeni ndjer\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb i k\u00ebrc\u00ebnuar?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrc\u00ebnimet erdh\u00ebn menj\u00ebher\u00eb pas publikimit t\u00eb p\u00ebrkthimit n\u00eb shqip kur njer\u00ebzit u nxit\u00ebn nga Ismail Kadare, politikan\u00eb dhe gazetar\u00eb nacionalist\u00eb dhe ofendimet vazhduan p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb mjaft t\u00eb gjat\u00eb. Un\u00eb nuk e prisja k\u00ebt\u00eb lloj reagimi sepse besoj se libri e thekson r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e Sk\u00ebnderbeut n\u00eb historin\u00eb ballkanike dhe evropiane dhe e trajton at\u00eb si nj\u00eb figur\u00eb madhore t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ende pyes veten se pse kaq shum\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb debat besonin se nj\u00eb historian mund ta denigroj\u00eb q\u00ebllimisht Sk\u00ebnderbeun dhe si mund t\u00eb mendohet q\u00eb vitet e hulumtimit shkencor t\u2019i jen\u00eb dedikuar q\u00ebllimit t\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare. Ende ruaj p\u00ebrshtypjen se ideologjia e vendit t\u00eb rrethuar prej Enver Hoxh\u00ebs, ksenofobia e skajshme, besimi histerik n\u00eb teorit\u00eb e konspiracionit dhe armiqt\u00eb, ishin ata q\u00eb e vendos\u00ebn popullin shqiptar n\u00eb vazhdim\u00ebsi n\u00ebn rrethim; kjo trash\u00ebgimi helmuese e koh\u00ebs s\u00eb Enveristit, kishte dhe ruan ende nj\u00eb ndikim t\u00eb fort\u00eb n\u00eb reagimin e shum\u00eb njer\u00ebzve. N\u00ebn regjimin e Enver Hoxh\u00ebs, historiografia ishte nj\u00eb nd\u00ebrmarrje shtet\u00ebrore, historian\u00ebt ishin n\u00ebn kontroll t\u00eb ngusht\u00eb dhe p\u00ebrmbushnin me pun\u00ebn e tyre nj\u00eb mision politik. Duke pasur parasysh n\u00eb m\u00ebndje k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb, shum\u00eb njer\u00ebz ende nuk mund t\u00eb imagjinojn\u00eb se k\u00ebrkimi historik \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb diku tjet\u00ebr n\u00eb kushte krejt t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve kam pasur mund\u00ebsi t\u00eb mbaj leksione n\u00eb Prishtin\u00eb dhe Tetov\u00eb dhe kam diskutuar me student\u00eb, koleg\u00eb dhe shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb kam takuar gjat\u00eb vizitave t\u00eb mia n\u00eb Kosov\u00eb, Shqip\u00ebri dhe Maqedoni. Kemi diskutuar hapur edhe p\u00ebr teorit\u00eb e konspiracionit t\u00eb cilat qarkulluan nga politikan\u00ebt dhe gazetar\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri dhe faktin q\u00eb shum\u00eb tema t\u00eb debatit publik nuk kishin asfare lidhje ose vet\u00ebm nj\u00eb lidhje t\u00eb paqart\u00eb me p\u00ebrmbajtjen e librit. N\u00eb k\u00ebto takime personale, p\u00ebrvoja ime gjithmon\u00eb ka mbetur pozitive \u2013 kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb faktit se mund t\u00eb tregoja se libri im shikon te Sk\u00ebnderbeu nj\u00eb figur\u00eb historike v\u00ebrtet mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse dhe e p\u00ebrshkuan at\u00eb si nj\u00eb aktor kryesor n\u00eb historin\u00eb e von\u00eb evropiane mesjetare dhe se kurr\u00eb nuk kam shkruar se Sk\u00ebnderbeu \u00ebsht\u00eb me origjin\u00eb t\u00eb past\u00ebr serbe. Un\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris edhe nj\u00eb her\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shpikje dhe jo nj\u00eb tez\u00eb e librit tim.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, debati tregoi se shum\u00eb njer\u00ebz diskutuan p\u00ebr nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb ata nuk e kishin lexuar kurr\u00eb \u2013 nj\u00eb fenomen q\u00eb sigurisht nuk \u00ebsht\u00eb unik apo specifik p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe mund t\u00eb v\u00ebrehet edhe n\u00eb shum\u00eb raste t\u00eb tjera. N\u00eb retrospektiv\u00eb, besoj se debati kishte t\u00eb b\u00ebnte m\u00eb shum\u00eb me dinamik\u00ebn politike, interesat partiake dhe interesat personale sesa me nj\u00eb debat mir\u00ebfilli shkencor rreth p\u00ebrmbajtjes dhe interpretimeve shkencore\u201d.<\/p>\n<p><strong>A keni pasur ndonj\u00eb ftes\u00eb nga autoritetet shqiptare p\u00ebr festimet mbi Sk\u00ebnderbeun?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb jam ftuar, p\u00ebr fat t\u00eb keq, vet\u00ebm tre jav\u00eb para kremtimit, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb p\u00ebrkujtimin e Sk\u00ebnderbeut m\u00eb 17 janar\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb librin tuaj, Sk\u00ebnderbeu \u00ebsht\u00eb shum\u00eb njer\u00ebzor dhe merr p\u00ebrmasa humane, q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb dashur dhe shum\u00eb t\u00eb prekshme si figur\u00eb. N\u00eb parath\u00ebnie flitet p\u00ebr rind\u00ebrtimin historik mbi baz\u00ebn e gjith\u00eb burimeve t\u00eb shfryt\u00ebzueshme e me pesh\u00eb. A ishte nj\u00eb nga q\u00ebllimet p\u00ebr ta \u00e7\u2019mitizuar Sk\u00ebnderbeun?<\/p>\n<p>\u201cKy p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nga keqkuptimet kryesore t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb debatit. Libri ka p\u00ebr q\u00ebllim rind\u00ebrtimin e figur\u00ebs s\u00eb Sk\u00ebnderbeut n\u00eb Mesjet\u00eb dhe nuk synon dekonstruktimin e mitit historik, q\u00eb natyrisht p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb fenomen mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebs i kultur\u00ebs shqiptare. Natyrisht, lexuesit jan\u00eb t\u00eb lir\u00eb t\u00eb nxjerrin p\u00ebrfundime dhe t\u00eb b\u00ebjn\u00eb interpretime t\u00eb librit n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb debatit p\u00ebr mitet<\/p>\n<p>komb\u00ebtare, madje nj\u00eb debat i cili zhvillohet edhe n\u00eb shum\u00eb vende evropiane dhe kjo \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr krijimin e nj\u00eb kulture demokratike n\u00eb Shqip\u00ebri. Debati n\u00eb vitin 2008\/2009 tregoi sesa t\u00eb forta jan\u00eb strukturat autoritare t\u00eb cilat rrjedhin nga e kaluara totalitare q\u00eb ende ndihet n\u00eb Shqip\u00ebri. Gjat\u00eb dhjet\u00eb viteve t\u00eb fundit, p\u00ebr fat t\u00eb keq nuk ka pasur ndonj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb duksh\u00ebm t\u00eb k\u00ebsaj situate.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb ndikimit t\u00eb madh t\u00eb historiografis\u00eb Enveriste dhe munges\u00ebs s\u00eb nj\u00eb tradite jo-Enveriste t\u00eb sistemit t\u00eb institucionalizuar shkencor, shum\u00eb njer\u00ebz s\u00b4kishin dhe ende nuk kan\u00eb dijeni p\u00ebr mekanizmat e debateve shkencore n\u00eb bot\u00ebn per\u00ebndimore, por ndjehen menj\u00ebher\u00eb t\u00eb ofenduar nga interpretimet q\u00eb ata nuk i njohin dhe t\u00eb cilat ata nuk i kan\u00eb m\u00ebsuar n\u00eb shkoll\u00eb. Ideja q\u00eb historian\u00ebt nuk jan\u00eb studiues t\u00eb paguar nga universitetet e tyre, por agjent\u00eb t\u00eb paguar nga qeverit\u00eb jan\u00eb ende t\u00eb p\u00ebrhapura dhe nxiten nga ata q\u00eb shkruajn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim libra t\u00eb t\u00ebr\u00eb t\u00eb shpikura me spekulime, pa asnj\u00eb prov\u00eb \u2013 dhe duket se ka lexues q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u00eb besuar teorit\u00eb e pabaza se sa p\u00ebr t\u00eb reflektuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kritike mbi mekanizmat e debateve publike n\u00eb Shqip\u00ebri. Kjo \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb trash\u00ebgimi e s\u00eb kaluar\u00ebs totalitare dhe pjes\u00ebrisht edhe pasoj\u00eb direkte e p\u00ebrfshirjes s\u00eb historian\u00ebve n\u00eb jet\u00ebn politike\u201d.<\/p>\n<p><strong>Dokumentet q\u00eb ju keni sjell\u00eb, por edhe ata q\u00eb e kan\u00eb trajtuar Sk\u00ebnderbeun para jush, tregojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb figur\u00eb historike me shum\u00eb qasje. Mendoni se ka ende shum\u00eb dokumentacion t\u00eb pazbuluar p\u00ebr Sk\u00ebnderbeun dhe sa mund t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen n\u00eb pasqyrimin e tij?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cMe aq sa kam mundur t\u00eb shoh, pas m\u00eb shum\u00eb se 150 vjet hulumtimeve sistematike n\u00eb arkivat evropiane, \u00ebsht\u00eb disi e pamundur q\u00eb t\u00eb zbulohen nj\u00ebsi kryesore arkivore; Nuk mund ta gjykoj situat\u00ebn e arkivave osmane, por p\u00ebrve\u00e7 regjistrave tatimor\u00eb dhe kronikave, ka shum\u00eb pak dokumente t\u00eb ve\u00e7anta q\u00eb i drejtohen drejtp\u00ebrdrejt Sk\u00ebnderbeut. Kjo nuk p\u00ebrjashton mund\u00ebsin\u00eb e zbulimeve, kryesisht t\u00eb dokumenteve t\u00eb ve\u00e7anta q\u00eb i p\u00ebrkasin shekullit t\u00eb 15-t\u00eb; por ata do t\u00eb mund t\u00eb na vijn\u00eb kryesisht nga rastet. Nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb se arkivat e r\u00ebnd\u00ebsishme si ato t\u00eb Rom\u00ebs, Venecias (ose: Venedikut) dhe Napolit, t\u00eb cilat jan\u00eb vendimtare p\u00ebr Sk\u00ebnderbeun, p\u00ebsuan humbje t\u00eb m\u00ebdha (n\u00eb shekullin e 16-t\u00eb, n\u00eb Napoli n\u00eb vitin 1943), kurse arkivat mesjetare n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb zon\u00ebn p\u00ebrreth (me p\u00ebrjashtim te arkivit ne Dubrovnik) jan\u00eb pothuajse t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb zhdukur. Nd\u00ebrsa dokumente t\u00eb reja q\u00eb lidhen me form\u00ebsimin e jet\u00ebs s\u00eb Sk\u00ebnderbeut do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb rralla, hulumtimet mbi burimet q\u00eb lidhen me koh\u00ebn e pas vdekjes s\u00eb tij do t\u00eb vazhdojn\u00eb, kjo dhe p\u00ebr shkak t\u00eb fam\u00ebs s\u00eb tij evropiane, pasi ka shum\u00eb librez dhe botime t\u00eb tjera nga periudha e hershme moderne (shek XVI-XVIII) dhe nga shek. XIX q\u00eb presin t\u00eb zbulohen. Por shumica e tyre do t\u00eb mb\u00ebshteten kryesisht n\u00eb Barleti si burim dhe prandaj nuk do t\u00eb mund t\u00eb ofrojn\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb reja\u201d.<\/p>\n<p><strong>Cilat jan\u00eb segmentet e jet\u00ebs s\u00eb tij, t\u00eb cilat jan\u00eb m\u00eb t\u00eb dokumentuara?<\/strong><\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb: periudha kur ai erdhi n\u00eb kontakt t\u00eb ngusht\u00eb me bot\u00ebn italiane dhe kur u b\u00eb figur\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb politik\u00ebn evropiane dhe jo thjesht biri i nj\u00eb fisniku rajonal, i cili sh\u00ebrbeu n\u00eb ushtrin\u00eb osmane. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse ne dim\u00eb shum\u00eb p\u00ebr vitet e tij t\u00eb fundit dhe pse deri n\u00eb 1443 burime jan\u00eb kaq t\u00eb pakta\u201d.<\/p>\n<p>Juve e vler\u00ebsoni shum\u00eb personalisht si figur\u00eb Sk\u00ebnderbeun, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb teza juaj p\u00ebr fillimin dhe motivin e hakmarrjes s\u00eb tij ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb disa nga studiuesit shqiptar\u00eb ta shikojn\u00eb k\u00ebt\u00eb tez\u00eb si t\u00eb vjet\u00ebr dhe t\u00eb paqen\u00eb. A i q\u00ebndroni s\u00ebrish k\u00ebsaj teze?<\/p>\n<p>\u201cPo. Por m\u00eb lejoni t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris at\u00eb q\u00eb kam shpjeguar n\u00eb librin tim: dometh\u00ebn\u00eb se kryengritja kishte disa motive q\u00eb jan\u00eb kryesisht strukturore: rezistenca kund\u00ebr sistemit fiskal dhe t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb osmane, kund\u00ebr sundimit t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb osman; n\u00eb fakt, motive q\u00eb ne mund t\u2019i zbulojm\u00eb edhe n\u00eb shumic\u00ebn e kryengritjeve kund\u00ebr sundimit osman deri n\u00eb vitin 1912. Vet\u00ebqeverisja, mos dh\u00ebnia e taksave, ruajtja e traditave ligjore rajonale jan\u00eb k\u00ebrkesat e zakonshme klasike t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00ebn sundimin perandorak osman. N\u00eb vitin 1443, udh\u00ebheq\u00ebsi i kryengritjes kishte gjithashtu nj\u00eb motiv personal t\u00eb hakmarrjes. Por ky motiv nuk shpjegon t\u00eb gjith\u00eb kryengritjen, megjith\u00ebse shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb nuk e kan\u00eb lexuar librin ende vazhdojn\u00eb dhe e pretendojn\u00eb k\u00ebt\u00eb. Pra, ekzistonte nj\u00eb kombinim i nd\u00ebrlikuar i motiveve\u201d.<\/p>\n<p><strong>Emri n\u00eb koh\u00ebn e Mesjet\u00ebs nuk tregonte fare prejardhjen etnike, por disi ndikimin kulturor t\u00eb koh\u00ebs. N\u00eb familjen e Sk\u00ebnderbeut kemi lidhje martesore me princa sllav\u00eb dhe n\u00ebn\u00ebn e tij nga Pollogu. Si jetonin dhe bashk\u00ebpunonin n\u00eb shekullin e XIV dhe XV etnit\u00eb n\u00eb Ballkan?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cN\u00eb fund t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Mesjet\u00ebs, ekzistonte nj\u00eb rrjet i fort\u00eb ortodoks i lidhjeve farefisnore n\u00eb Ballkan. Politikisht, Bizanti ishte i dob\u00ebt, por ideja perandorake ishte e gjall\u00eb, ashtu si dhe prestigji i fuqis\u00eb bizantine-ortodokse. Dallimi gjuh\u00ebsor ose etnik nuk luajti nj\u00eb rol t\u00eb madh p\u00ebr elitat sociale. Ashtu si n\u00eb pjes\u00ebt e tjera t\u00eb Evrop\u00ebs, fisnik\u00ebria ishte me prejardhje multietnike dhe sa m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ishte p\u00ebr mjedisin nj\u00eb fisnik, aq m\u00eb t\u00eb zgjeruara dhe multietnik do t\u00eb ishte rrjeti i tij i farefisnis\u00eb. Ideja e past\u00ebrtis\u00eb etnike thjesht nuk ekzistonte n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis t\u00eb elit\u00ebs.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb nuk kishte asnj\u00eb antagoniz\u00ebm etnik midis sllav\u00ebve (ortodoks\u00eb dhe katolik\u00eb, serb\u00ebve, bullgar\u00eb dhe kroat\u00eb \/ dalmat\u00eb \u2013 nuk kishte asnj\u00eb bllok sllav as n\u00eb at\u00eb koh\u00eb e as m\u00eb von\u00eb) dhe shqiptar\u00ebve \u2013 t\u00eb cil\u00ebt as nuk p\u00ebrb\u00ebnin nj\u00eb entitet kompakt etnik dhe sigurisht nuk vepronin si t\u00eb till\u00eb: shqiptar\u00ebt katolik\u00eb nga Shkodra, Dukagjin\u00ebt dhe shqiptar\u00ebt e islamizuar luftuan kund\u00ebr Sk\u00ebnderbeut; shum\u00eb shqiptar\u00eb ortodoks\u00eb n\u00eb Jug nuk u bashkuan me kryengritjen e tij, nd\u00ebrsa sllavet e jugut dhe vlleh\u00ebt mund t\u00eb gjenden midis mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb tij\u201d.<\/p>\n<p><strong>Ka dometh\u00ebnie varri i v\u00ebllait t\u00eb Sk\u00ebnderbeut n\u00eb Hiland\u00ebr, n\u00eb manastirin serb n\u00eb Malin Athos?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cAjo tregon lidhjen e familjes me tradit\u00ebn bizantine-ortodokse dhe vullnetin e saj p\u00ebr t\u00eb shprehur pozit\u00ebn e saj politike dhe shoq\u00ebrore n\u00eb nj\u00eb vend simbol t\u00eb besimit ortodoks. Fakti q\u00eb Kastrioti zgjodhi Hilandarin lidhet me rrjetin e tyre t\u00eb lidhjes dhe t\u00eb pushtetit n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb (Dib\u00ebr) q\u00eb ishte q\u00eb nga fillim i shek XIV n\u00ebn sundimin e kuror\u00ebs serbe\u201d.<\/p>\n<p><strong>N\u00ebse do flasim p\u00ebr nj\u00eblloj strukture shtet\u00ebrore q\u00eb arriti Sk\u00ebnderbeu, a \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb flasim p\u00ebr mekanizmin ekonomik q\u00eb e mbante k\u00ebt\u00eb struktur\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cSistemi i pushtetit t\u00eb Sk\u00ebnderbeut u financua nga tregti, nga eksporti kryesisht i grurit dhe i drurit, nga subvencionet prej fuqive italiane, nga pla\u00e7kitja e bastisjet n\u00eb territoret osmane; Sk\u00ebnderbeu kishte nj\u00eb depozit\u00eb bankare n\u00eb Dubrovnik dhe k\u00ebshtu kishte qasje n\u00eb sistemin bankar mesdhetar\u201d.<\/p>\n<p><strong>Aktiviteti i Sk\u00ebnderbeut \u00ebsht\u00eb i shtrir\u00eb n\u00eb shekullin XV. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nga shekujt m\u00eb interesant p\u00ebr qytet\u00ebrimin. A mendoni se p\u00ebrfshirja e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb shekull me m\u00eb shum\u00eb prekje nd\u00ebrkomb\u00ebtare do e ndihmonte p\u00ebrmas\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj figure?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cShekulli i 15 ishte periudha e nj\u00eb ndryshimi t\u00eb madh n\u00eb Ballkan dhe k\u00ebrc\u00ebnimi osman sigurisht, fakt q\u00eb e shtoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb strategjike t\u00eb Ballkanit p\u00ebr Evrop\u00ebn Qendrore dhe Per\u00ebndimore. Kjo e shpjegon interesin e madh t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve politik\u00eb dhe opinionit t\u00eb Per\u00ebndimit t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb vonshme mesjetare p\u00ebr Sk\u00ebnderbeun, i cili konsiderohej si aleat politik dhe simbol i rezistenc\u00ebs s\u00eb krishter\u00eb kund\u00ebr val\u00ebs osmane. P\u00ebrve\u00e7 dijetar\u00ebve Enverist\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb ngulur m\u00eb nj\u00eb paradigm\u00eb ahistorike izoluese, shumica e studiuesve jan\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb analizojn\u00eb Sk\u00ebnderbeun n\u00eb nj\u00eb kuad\u00ebr m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb dimensioneve evropiane dhe mesdhetare\u201d.<\/p>\n<p><strong>Teoria e biografis\u00eb sot jep modele interesante t\u00eb narracioneve me v\u00ebshtrimet analitike historike. A mendoni se e keni arritur k\u00ebt\u00eb n\u00eb rr\u00ebfimin tuaj historik p\u00ebr Sk\u00ebnderbeun?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cKa nj\u00eb debat t\u00eb sofistikuar sa i p\u00ebrket biografis\u00eb si nj\u00eb zhan\u00ebr letrar dhe zhanrit akademik me t\u00eb cilin un\u00eb vet\u00eb jam shum\u00eb familjar. Un\u00eb nuk ndalem n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb k\u00ebto teori n\u00eb librin tim, por lexuesi do t\u00eb gjej\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00eb diskutim t\u00eb detajuar t\u00eb metodave dhe burimeve, q\u00eb kam p\u00ebrdorur\u201d.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb sfidash e presin n\u00eb t\u00eb ardhmen ndri\u00e7imin e figur\u00ebs s\u00eb Sk\u00ebnderbeut?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse ju n\u00ebnkuptoni me fjal\u00ebn ndri\u00e7im, interpretime t\u00eb reja shkencore, un\u00eb jam mjaft skeptik sepse jan\u00eb paraqitur shum\u00eb argumente deri m\u00eb tani n\u00eb gati m\u00eb shum\u00eb se 150 vjet hulumtime.<\/p>\n<p>Sk\u00ebnderbeu, megjithat\u00eb, do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb pasqyr\u00eb e debateve t\u00eb identitetit n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb, Maqedoni dhe n\u00eb vendet p\u00ebrreth. Aktualisht, ka disa interpretime, Enveriste, nacionaliste rilindase, evropianiste, Kristiane (katolike dhe ortodokse), Muslimane dhe Islamiste, t\u00eb gjitha k\u00ebto pak a shum\u00eb kan\u00eb shprehur nj\u00eb tendenc\u00eb autoritare; tendenca e dyt\u00eb kryesore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb interpretim kritik\u00eb dhe liberale q\u00eb dekonstruon modelet ideologjike shtyp\u00ebse t\u00eb cilat q\u00ebndrojn\u00eb prapa qasjeve t\u00eb p\u00ebrmendura m\u00eb lart.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, z\u00ebrat liberal\u00eb kishin nj\u00eb qasje t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb vitin 2008 dhe debati q\u00eb duket se po fillon p\u00ebrs\u00ebri tregon se nd\u00ebrkoh\u00eb nuk ka pasur ndryshime t\u00eb m\u00ebdha, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb nivelin e elitave politike dhe kulturore. P\u00ebr fat t\u00eb keq, asgj\u00eb e re nuk po duket n\u00ebn diellin ku jetojm\u00eb.<\/p>\n<p>Ende ekziston pretendimi se vet\u00ebm historian\u00ebt profesionist\u00eb mund t\u00eb komentojn\u00eb mbi Sk\u00ebnderbeun, porse intelektual\u00eb me profil t\u00eb lart\u00eb, jo. Kjo \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb trash\u00ebgimi e koh\u00ebs s\u00eb Enverizmit: historian\u00ebt me siguri kan\u00eb nj\u00eb trajnim profesional, aplikojn\u00eb nj\u00eb metodologji shkencore dhe teori. Por ata nuk mund t\u00eb jen\u00eb administrator\u00eb ekskluziv\u00eb ose pronar\u00eb t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs dhe nuk kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtojn\u00eb intelektual\u00ebt nga debati publik. Kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me kultur\u00ebn e debatit publik n\u00eb bot\u00ebn demokratike.<\/p>\n<p>M\u00eb lejoni t\u00eb shprehem qart\u00eb: Intelektual\u00ebt si Fatos Lubonja kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr analizimin e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare se pothuajse t\u00eb gjith\u00eb historian\u00ebt profesionist\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb s\u00eb bashku \u2013 p\u00ebr t\u00eb mos folur p\u00ebr kontributin e tij t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb zhvillimin e nj\u00eb fryme kritike n\u00eb Shqip\u00ebri. Lubonja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb intelektual tejet i vler\u00ebsuar nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht nd\u00ebrsa kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij jan\u00eb pothuajse fare t\u00eb panjohur jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Mendoj se \u201cviti i Sk\u00ebnderbeut\u201d do t\u00eb tregoj\u00eb deri n\u00eb \u00e7far\u00eb shkalle Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e aft\u00eb t\u00eb strukturoj\u00eb dhe toleroj\u00eb nj\u00eb debat, ku mund t\u00eb d\u00ebgjohen z\u00ebra t\u00eb ndrysh\u00ebm \u2013 ose n\u00ebse debati do t\u2019i p\u00ebrcjell\u00eb mesazh Shqip\u00ebris\u00eb dhe bot\u00ebs s\u00eb jashtme q\u00eb strukturat autoritare dhe trash\u00ebgimia totalitare jo thjesht po zgjat, por mbizot\u00ebron ende n\u00eb mendjen e krijuesve t\u00eb opinionit. Fillimi i debatit p\u00ebr fat t\u00eb keq tregon edhe kahun e drejtimi t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Dikush mund t\u00eb pyes\u00eb gjithashtu n\u00ebse debati i tep\u00ebrt (pasi shumica e argumenteve jan\u00eb shk\u00ebmbyer shum\u00eb her\u00eb, her\u00ebn e fundit n\u00eb 2008\/09), i cili \u00ebsht\u00eb iniciuar nga qeveria, nuk e devijon v\u00ebmendjen e publikut nga pyetje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb Shqip\u00ebria duhet ta trajtoj\u00eb: sundimi i ligjit, forcimin e institucioneve, p\u00ebrmir\u00ebsimin e kultur\u00ebs demokratike, lirin\u00eb e mediave, luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar, zhvillimin e ekonomis\u00eb dhe mbi t\u00eb gjitha perspektivat p\u00ebr brezin e ri me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb ndaloj\u00eb largimin e trurit dhe emigrimin.<\/p>\n<p>Evokimi i krenaris\u00eb komb\u00ebtare dhe e lavd\u00ebrimit t\u00eb heroit komb\u00ebtar n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb fare me hulumtimet dhe debatet shkencore \u00ebsht\u00eb n\u00eb pik\u00ebpamjen time kryesisht nj\u00eb program politik \u2013 jemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb val\u00ebve t\u00eb reja t\u00eb nacionalizmit n\u00eb Ballkan, nj\u00eb autoritariz\u00ebm i ri q\u00eb po shfaqet gjithashtu n\u00eb Shqip\u00ebri. Qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb duhet gjithashtu t\u00eb pyesin pse politikan\u00ebt fillojn\u00eb nj\u00eb debat p\u00ebr Sk\u00ebnderbeun dhe \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ky diskutim p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb moderne\u201d.<\/p>\n<p><strong>Me \u00e7far\u00eb po merret n\u00eb dit\u00ebt tona studiuesi Oliver Schmitt?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cQ\u00eb nga korriku 2017, un\u00eb jam Presidenti i Sektorit t\u00eb Shkencave Humane dhe Sociale dhe gjithashtu an\u00ebtar i Kryesis\u00eb s\u00eb Akademis\u00eb Austriake t\u00eb Shkencave. Un\u00eb jam p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr departamentin e krijuar koh\u00ebt e fundit t\u00eb studimeve t\u00eb Ballkanit n\u00eb Akademi, i cili fokusohet n\u00eb studimet shqiptare. P\u00ebr momentin po mbaroj nj\u00eb botim t\u00eb raporteve konsullore Austro-Hungareze mbi vilajetin osman t\u00eb Kosov\u00ebs dhe vitet e para t\u00eb okupimit serb (1870-1914) n\u00eb pes\u00eb v\u00ebllime\u201d. (Milosao)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>TemA N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr \u201cMilosao\u201d, historiani i njohur tregon disa nga keqkuptimet p\u00ebr monografin\u00eb e tij, por edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb thuk\u00ebt m\u00ebnyr\u00ebn sesi e ka par\u00eb Sk\u00ebnderbeun. Ai shprehet se e respekton figur\u00ebn e Sk\u00ebnderbeut, nd\u00ebrsa q\u00ebllimi ka qen\u00eb rind\u00ebrtimi i figur\u00ebs s\u00eb heroit komb\u00ebtar t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Mesjet\u00eb. Edhe nj\u00ebher\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":23177,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-23176","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Oliver Jens Schmitt: Kurr\u00eb nuk shkrova se Sk\u00ebnderbeu \u00ebsht\u00eb me origjin\u00eb t\u00eb past\u00ebr serbe - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/oliver-jens-schmitt-kurre-nuk-shkrova-se-skenderbeu-eshte-me-origjine-te-paster-serbe\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Oliver Jens Schmitt: Kurr\u00eb nuk shkrova se Sk\u00ebnderbeu \u00ebsht\u00eb me origjin\u00eb t\u00eb past\u00ebr serbe - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"TemA N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr \u201cMilosao\u201d, historiani i njohur tregon disa nga keqkuptimet p\u00ebr monografin\u00eb e tij, por edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb thuk\u00ebt m\u00ebnyr\u00ebn sesi e ka par\u00eb Sk\u00ebnderbeun. Ai shprehet se e respekton figur\u00ebn e Sk\u00ebnderbeut, nd\u00ebrsa q\u00ebllimi ka qen\u00eb rind\u00ebrtimi i figur\u00ebs s\u00eb heroit komb\u00ebtar t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Mesjet\u00eb. Edhe nj\u00ebher\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/oliver-jens-schmitt-kurre-nuk-shkrova-se-skenderbeu-eshte-me-origjine-te-paster-serbe\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-02-05T09:58:50+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/oliver_schmitt.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"640\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"360\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"19 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/oliver-jens-schmitt-kurre-nuk-shkrova-se-skenderbeu-eshte-me-origjine-te-paster-serbe\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/oliver-jens-schmitt-kurre-nuk-shkrova-se-skenderbeu-eshte-me-origjine-te-paster-serbe\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Oliver Jens Schmitt: Kurr\u00eb nuk shkrova se Sk\u00ebnderbeu \u00ebsht\u00eb me origjin\u00eb t\u00eb past\u00ebr serbe\",\"datePublished\":\"2018-02-05T09:58:50+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/oliver-jens-schmitt-kurre-nuk-shkrova-se-skenderbeu-eshte-me-origjine-te-paster-serbe\\\/\"},\"wordCount\":3751,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/oliver-jens-schmitt-kurre-nuk-shkrova-se-skenderbeu-eshte-me-origjine-te-paster-serbe\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/02\\\/oliver_schmitt.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/oliver-jens-schmitt-kurre-nuk-shkrova-se-skenderbeu-eshte-me-origjine-te-paster-serbe\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/oliver-jens-schmitt-kurre-nuk-shkrova-se-skenderbeu-eshte-me-origjine-te-paster-serbe\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/oliver-jens-schmitt-kurre-nuk-shkrova-se-skenderbeu-eshte-me-origjine-te-paster-serbe\\\/\",\"name\":\"Oliver Jens Schmitt: Kurr\u00eb nuk shkrova se Sk\u00ebnderbeu \u00ebsht\u00eb me origjin\u00eb t\u00eb past\u00ebr serbe - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/oliver-jens-schmitt-kurre-nuk-shkrova-se-skenderbeu-eshte-me-origjine-te-paster-serbe\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/oliver-jens-schmitt-kurre-nuk-shkrova-se-skenderbeu-eshte-me-origjine-te-paster-serbe\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/02\\\/oliver_schmitt.jpg\",\"datePublished\":\"2018-02-05T09:58:50+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/oliver-jens-schmitt-kurre-nuk-shkrova-se-skenderbeu-eshte-me-origjine-te-paster-serbe\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/oliver-jens-schmitt-kurre-nuk-shkrova-se-skenderbeu-eshte-me-origjine-te-paster-serbe\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/oliver-jens-schmitt-kurre-nuk-shkrova-se-skenderbeu-eshte-me-origjine-te-paster-serbe\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/02\\\/oliver_schmitt.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/02\\\/oliver_schmitt.jpg\",\"width\":640,\"height\":360},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/oliver-jens-schmitt-kurre-nuk-shkrova-se-skenderbeu-eshte-me-origjine-te-paster-serbe\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Oliver Jens Schmitt: Kurr\u00eb nuk shkrova se Sk\u00ebnderbeu \u00ebsht\u00eb me origjin\u00eb t\u00eb past\u00ebr serbe\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Oliver Jens Schmitt: Kurr\u00eb nuk shkrova se Sk\u00ebnderbeu \u00ebsht\u00eb me origjin\u00eb t\u00eb past\u00ebr serbe - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/oliver-jens-schmitt-kurre-nuk-shkrova-se-skenderbeu-eshte-me-origjine-te-paster-serbe\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Oliver Jens Schmitt: Kurr\u00eb nuk shkrova se Sk\u00ebnderbeu \u00ebsht\u00eb me origjin\u00eb t\u00eb past\u00ebr serbe - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"TemA N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr \u201cMilosao\u201d, historiani i njohur tregon disa nga keqkuptimet p\u00ebr monografin\u00eb e tij, por edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb thuk\u00ebt m\u00ebnyr\u00ebn sesi e ka par\u00eb Sk\u00ebnderbeun. Ai shprehet se e respekton figur\u00ebn e Sk\u00ebnderbeut, nd\u00ebrsa q\u00ebllimi ka qen\u00eb rind\u00ebrtimi i figur\u00ebs s\u00eb heroit komb\u00ebtar t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Mesjet\u00eb. Edhe nj\u00ebher\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/oliver-jens-schmitt-kurre-nuk-shkrova-se-skenderbeu-eshte-me-origjine-te-paster-serbe\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-02-05T09:58:50+00:00","og_image":[{"width":640,"height":360,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/oliver_schmitt.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"19 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/oliver-jens-schmitt-kurre-nuk-shkrova-se-skenderbeu-eshte-me-origjine-te-paster-serbe\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/oliver-jens-schmitt-kurre-nuk-shkrova-se-skenderbeu-eshte-me-origjine-te-paster-serbe\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Oliver Jens Schmitt: Kurr\u00eb nuk shkrova se Sk\u00ebnderbeu \u00ebsht\u00eb me origjin\u00eb t\u00eb past\u00ebr serbe","datePublished":"2018-02-05T09:58:50+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/oliver-jens-schmitt-kurre-nuk-shkrova-se-skenderbeu-eshte-me-origjine-te-paster-serbe\/"},"wordCount":3751,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/oliver-jens-schmitt-kurre-nuk-shkrova-se-skenderbeu-eshte-me-origjine-te-paster-serbe\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/oliver_schmitt.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/oliver-jens-schmitt-kurre-nuk-shkrova-se-skenderbeu-eshte-me-origjine-te-paster-serbe\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/oliver-jens-schmitt-kurre-nuk-shkrova-se-skenderbeu-eshte-me-origjine-te-paster-serbe\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/oliver-jens-schmitt-kurre-nuk-shkrova-se-skenderbeu-eshte-me-origjine-te-paster-serbe\/","name":"Oliver Jens Schmitt: Kurr\u00eb nuk shkrova se Sk\u00ebnderbeu \u00ebsht\u00eb me origjin\u00eb t\u00eb past\u00ebr serbe - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/oliver-jens-schmitt-kurre-nuk-shkrova-se-skenderbeu-eshte-me-origjine-te-paster-serbe\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/oliver-jens-schmitt-kurre-nuk-shkrova-se-skenderbeu-eshte-me-origjine-te-paster-serbe\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/oliver_schmitt.jpg","datePublished":"2018-02-05T09:58:50+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/oliver-jens-schmitt-kurre-nuk-shkrova-se-skenderbeu-eshte-me-origjine-te-paster-serbe\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/oliver-jens-schmitt-kurre-nuk-shkrova-se-skenderbeu-eshte-me-origjine-te-paster-serbe\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/oliver-jens-schmitt-kurre-nuk-shkrova-se-skenderbeu-eshte-me-origjine-te-paster-serbe\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/oliver_schmitt.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/oliver_schmitt.jpg","width":640,"height":360},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/oliver-jens-schmitt-kurre-nuk-shkrova-se-skenderbeu-eshte-me-origjine-te-paster-serbe\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Oliver Jens Schmitt: Kurr\u00eb nuk shkrova se Sk\u00ebnderbeu \u00ebsht\u00eb me origjin\u00eb t\u00eb past\u00ebr serbe"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23176","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=23176"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23176\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/23177"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=23176"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=23176"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=23176"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}