{"id":24507,"date":"2018-02-20T11:22:21","date_gmt":"2018-02-20T10:22:21","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=24507"},"modified":"2018-02-22T11:20:19","modified_gmt":"2018-02-22T10:20:19","slug":"recense-per-librin-vullkan-i-shperthithur-i-poetit-bajram-muharremi-bistrica","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/recense-per-librin-vullkan-i-shperthithur-i-poetit-bajram-muharremi-bistrica\/","title":{"rendered":"RECENS\u00cb P\u00cbR LIBRIN \u201cVULLKAN I SHP\u00cbRTHITHUR\u201d I POETIT BAJRAM MUHARREMI \u2013 BISTRICA"},"content":{"rendered":"<p><strong>Viron Kona<\/strong>, <em>Shkurt, 2018<\/em><\/p>\n<p><em>Nga Viron Kona, An\u00ebtar Nderi i Shoqat\u00ebs s\u00eb Shkrimtar\u00ebve dhe Artist\u00ebve Shqiptar\u00eb \u201cPapa Klementi XI Albani\u201d, Suedi<br \/>\nRECENS\u00cb P\u00cbR LIBRIN \u201cVULLKAN I SHP\u00cbRTHITHUR\u201d I POETIT BAJRAM MUHARREMI \u2013 BISTRICA<\/em><\/p>\n<p>E shtrenjta Dardani!<\/p>\n<blockquote><p>\u201cStuhia u mundua dhe rr\u00ebnj\u00ebt t\u00eb m`i shkul\u00eb<br \/>\nPor un\u00eb i fort\u00eb q\u00ebndrova, pa u p\u00ebrkul\u00eb!\u201d<\/p><\/blockquote>\n<p>Kam n\u00eb tavolin\u00ebn e pun\u00ebs nj\u00eb lib\u00ebr tjet\u00ebr nga Bajram Muharremi-Bistrica, t\u00eb titulluar \u201cVullkani i shp\u00ebrthithur\u201d, botim i Shoqat\u00ebs s\u00eb Shkrimtar\u00ebve dhe Artist\u00ebve Shqiptar\u00eb \u201cPapa Klementi X Albani\u201d, Suedi. Redaktor i librit \u00ebsht\u00eb i mir\u00ebnjohuri Fetah Bahtiri. Ky lib\u00ebr vjen pas v\u00ebllimit \u201cGjurm\u00eb atdhetarie\u201d2015 dhe \u201cVullkan i fjetur\u201d 2016. P\u00ebr \u201cVullkanin e fjetur\u201d, kam shkruar nj\u00eb artikull, i cili \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb kapitullin p\u00ebrmbyll\u00ebs t\u00eb k\u00ebtij libri. Tani kam kureshtjen t\u00eb shoh se \u00e7far\u00eb p\u00ebrmban ky lib\u00ebr i tret\u00eb i z. Muharremi, tashm\u00eb autor me p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e poezis\u00eb. Po shoh\u00eb tematik\u00ebn, p\u00ebrmbajtjen, bukurin\u00eb e vargjeve dhe vlerat artistike, mesazhet q\u00eb p\u00ebrcjellin poezit\u00eb te lexuesi. Vazhdoj t\u00eb lexoj dhe m\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb koh\u00ebn nuk e ndjej, nd\u00ebrsa jam i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb d\u00ebshir\u00ebn t\u00eb vijoj leximin. Pyes veten t\u00eb gjej n\u00ebse \u00ebsht\u00eb bukuria artistike, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb tematika dhe p\u00ebrmbajtja, n\u00ebse jan\u00eb mesazhet e vyera, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb dhembja q\u00eb ndjejm\u00eb p\u00ebr t\u00eb r\u00ebn\u00ebt n\u00eb luft\u00ebn \u00e7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb krenaria p\u00ebr Kosov\u00ebn e lir\u00eb e t\u00eb pavarur, t\u00eb arritur pas kaq shum\u00eb luft\u00ebrash dhe p\u00ebrpjekjesh shekullore kund\u00ebr okupator\u00ebve t\u00eb llojllojsh\u00ebm, e ve\u00e7an\u00ebrisht atyre serb\u00eb. T\u00eb gjitha sa thash\u00eb m\u00eb sip\u00ebr i gjej t\u00eb v\u00ebrteta, teksa faqet ecin nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs, temat dhe mesazhet radhiten p\u00ebrpara me meje bukur, me stil t\u00eb shkath\u00ebt dhe rit\u00ebm, me figuracion&#8230;<\/p>\n<p>Ndaloj nj\u00eb \u00e7ast dhe i v\u00ebrtetoj vetes se kam p\u00ebrpara nj\u00eb lib\u00ebr t\u00ebrheq\u00ebs, nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb m\u00eb b\u00ebn t\u00eb ndihem krenar p\u00ebr ata bij\u00eb dhe bija t\u00eb popullit shqiptar n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb gjith\u00eb trojet e tjera shqiptare, q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb jet\u00ebn e tyre p\u00ebr liri, q\u00eb kan\u00eb sakrifikuar gjith\u00e7ka p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb, q\u00eb i kan\u00eb treguar armikut gjoksin dhe pushk\u00ebn. Jan\u00eb poezi t\u00eb shkruara me dashuri dhe me frym\u00ebzim, t\u00eb dala nga zemra e nj\u00eb poeti t\u00eb p\u00ebrkushtuar, t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb dashur, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i frym\u00ebzuar nga ndjenja respekti p\u00ebr vlerat e m\u00ebdha njer\u00ebzore, p\u00ebr ato komb\u00ebtare, shoq\u00ebrore, familjare, dhe k\u00ebt\u00eb e b\u00ebn me gjuh\u00ebn e poezis\u00eb, me gjuh\u00ebn e shpirtit dhe t\u00eb zemr\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb bukur. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, po aq t\u00eb fresk\u00ebta vijn\u00eb vjershat lirike dhe romantike, n\u00eb to vlojn\u00eb dashuri dhe fisnik\u00ebri e nj\u00eb shpirti, q\u00eb k\u00ebrkon lirin\u00eb m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr, q\u00eb e d\u00ebshiron at\u00eb si ajrin, si ujin, si buk\u00ebn, ajo \u00ebsht\u00eb mbi gjith\u00e7ka. Nj\u00eb popull n\u00eb liri mund t\u00eb arrij\u00eb \u00e7do objektiv n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb jet\u00ebs dhe p\u00ebrparimit.<\/p>\n<p>Libri ndahet n\u00eb 6 cikle: \u201cFlakadan\u00ebt\u201d, \u201cShp\u00ebrthithje afshi\u201d, \u201cK\u00ebtu m\u00eb rritet zemra\u201d, \u201cE r\u00ebnd\u00eb pesha e m\u00ebrgimit\u201d, \u201cRecens\u00eb\u201d, \u201cXhevaire nga folklori yn\u00eb\u201d.<br \/>\nN\u00eb ciklin e par\u00eb \u201cFlakadan\u00ebt\u201d evokohet lufta dhe q\u00ebndresa e popullit shqiptar t\u00eb Dardanis\u00eb p\u00ebr liri. Portretizohen aty disa nga figurat heroike, q\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb nd\u00ebr shtyllat e panteonit t\u00eb Kosov\u00ebs. Ja, te poezia \u201cLiria\u201d poetit i ndrit pena dhe i vlon shpirti kur shkruan: Jan\u00eb betuar n\u00eb Gjergj Kastriotin,\/N\u00eb kushtrimin q\u00eb e ka dh\u00ebn\u00eb,\/ Kosov\u00ebn Serbis\u00eb kurr\u00eb mos me ia l\u00ebn\u00eb.<br \/>\nVijojn\u00eb krijimet e k\u00ebtij cikli me poezit\u00eb q\u00eb i kushtohen:<\/p>\n<p>Komandant Shemi (Shemsi Ahmeti 1969-1999) i Shal\u00ebs s\u00eb Bajgor\u00ebs, hero i kombit, tek i cili po zgjedh si pararoj\u00eb simbolike vargjet: Po betohem n\u00eb komb e flamur, \/P\u00ebr Kosov\u00ebn jeta s`m\u00eb dhimbset kurr\u00eb;<br \/>\nKomandant Ajet Dedia (Ajet Bajrami 1954-2009) nga fshati Dedi: P\u00ebr Kosov\u00ebn jet\u00ebn kam me dhan\u00eb, \/Si m\u00eb kan\u00eb m\u00ebsuar bab\u00eb e nan\u00eb!<br \/>\nD\u00ebshmorit t\u00eb kombit Avni Shabani (1972-1998): Ju b\u00ebj be` n\u00eb Per\u00ebndi, \/I pari n`luft\u00eb kam me hi!<br \/>\nD\u00ebshmores Fatime Hetemi (1977-1998) nga Bistrica e Shal\u00ebs s\u00eb Bajgor\u00ebs, e ku autori n\u00ebnvizon \u00e7aste sublime nga jeta heroike e luft\u00ebtares me mosh\u00eb t\u00eb re n\u00eb lulen e rinis\u00eb, duke p\u00ebrshkruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb prek\u00ebse ve\u00e7an\u00ebrisht momentin e fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb saj: Kur p\u00ebrball\u00eb vdekjes u gjend sokolesha, \/Nj\u00eb lot i val\u00eb, medet, iu ngri n\u00eb qepall\u00eb, \/Shok\u00ebve ua la nj\u00eb amanet trim\u00ebresha: \/N\u00ebna kurr\u00eb t\u2019 mos m\u00eb qaj\u00eb derisa t\u2019 jet\u00eb gjall\u00eb!<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb cik\u00ebl, z\u00eb vend t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm poezia \u201cMiku im\u201d kushtuar Dr. Bajram Rexhepi, luft\u00ebtar\u00eb dhe Kryeminist\u00ebr i Par\u00eb i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, i cili u nda shpejt nga jeta. Poeti e di se vepra e arritur me gjak e sakrifica, duhet mbrojtur. Ai e di se pas luft\u00ebs, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr luft\u00eb, ajo p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbjen vendit dhe t\u00eb popullit, p\u00ebr sh\u00ebrimin e plag\u00ebve t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb luft\u00ebs, por edhe p\u00ebr t\u00eb krijuar begatin\u00eb dhe zhvillimin, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb sa m\u00eb t\u00eb bukur dhe plot\u00ebsisht t\u00eb meritueshme jet\u00ebn e popullit martir dhe t\u00eb shum\u00ebvuajtur t\u00eb Kosov\u00ebs. Dhe kjo realizohet me besnik\u00ebri ndaj vlerave t\u00eb kombit, sy\u00e7el\u00eb p\u00ebr t\u00eb ruajtur e mbrojtur fitoret e arritura, pasi armiku k\u00ebrkon t\u00eb pushtoj\u00eb p\u00ebrs\u00ebri me \u00e7do kusht at\u00eb q\u00eb ka humbur. K\u00ebto k\u00ebrkojn\u00eb sakrifica, pun\u00eb vet\u00ebmohuese, duke u tretur si qiriri p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrgjithshme, nj\u00eb vep\u00ebr kjo q\u00eb e kreu deri n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs me nder dhe lavdi biri i Mitrovic\u00ebs, i t\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebs dhe kombit shqiptar Dr. Bajram Rexhepi.<\/p>\n<p>Ashtu si n\u00eb luft\u00eb, edhe gjat\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, ai nuk iu shmang asnj\u00eb \u00e7ast pun\u00ebs, sakrificave dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsive, u p\u00ebrkushtua i t\u00ebri edhe n\u00eb betej\u00ebn nd\u00ebrtimtare t\u00eb Kosov\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb dashur. K\u00ebt\u00eb dashuri, respekt e krenari p\u00ebr k\u00ebt\u00eb bir heroik, poeti Bajram Muharremi-Bistrica e shpreh n\u00eb vargje thell\u00ebsisht poetike: Fryn nj\u00eb er\u00eb nga malet dhe shk\u00ebmbinjt\u00eb gj\u00ebmojn\u00eb, \/Zogjt\u00eb e malit m\u00eb nuk cic\u00ebrojn\u00eb. \/Shum\u00eb shpejt nga kjo bot\u00eb u largove, \/Ti q\u00eb n\u00eb fusha t\u00eb betej\u00ebs n\u00eb Shal\u00eb t\u00eb Bajgor\u00ebs \/Shum\u00eb luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb liris\u00eb i sh\u00ebrove. \/Asnj\u00ebher\u00eb popullin ton\u00eb nuk e harrove&#8230;<\/p>\n<p>E ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kapitull \u00ebsht\u00eb edhe poezia \u201cMinator\u00ebt\u201d, kushtuar grev\u00ebs s\u00eb minator\u00ebve t\u00eb Trep\u00e7\u00ebs 20 &#8211; 28, shkurt 1989, nj\u00eb betej\u00eb kjo q\u00eb nisi me mjete t\u00ebr\u00ebsisht demokratike, por q\u00eb m\u00eb pas, p\u00ebrball\u00eb lig\u00ebsis\u00eb s\u00eb serbom\u00ebdhenjve, u p\u00ebrshkall\u00ebzua deri n\u00eb bashkimin e minator\u00ebve me t\u00ebr\u00eb popullin liridash\u00ebs t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb luft\u00ebn \u00e7lirimtare p\u00ebr t\u00eb siguruar pavar\u00ebsin\u00eb e \u00ebnd\u00ebrruar dhe t\u00eb d\u00ebshiruar aq shum\u00eb: Minator\u00ebt shpejt u organizuan, \/Rrok\u00ebn arm\u00ebt dhe luftuan, \/Luftuan me U\u00c7K-n\u00eb p\u00ebr liri, \/Dhe Kosova fitoi pavar\u00ebsi.<\/p>\n<p>N\u00eb ciklin e dyt\u00eb \u201cShp\u00ebrthithje afshi\u201d autori na prezanton disa poezi q\u00eb kan\u00eb n\u00eb qend\u00ebr heroiz\u00ebm dhe q\u00ebndres\u00eb, dashuri dhe ndjenja t\u00eb thella, porosi dhe k\u00ebshilla, ku spikat shpirti luftarak, sakrificat dhe pap\u00ebrkulshm\u00ebria p\u00ebr t\u00eb mbajtur me \u00e7do kusht amanetet e t\u00eb par\u00ebve tan\u00eb. V\u00ebrshojn\u00eb k\u00ebto poezi si dallg\u00ebt: \u201cJeta\u201d, ku evokohet ndjenja e dashuris\u00eb dhe e zhg\u00ebnjimi, \u201cErr\u00ebsira\u201d (Simbol i s\u00eb keqes), \u201cG\u00ebzimi im\u201d (Simbol i lumturis\u00eb), \u201cN\u00ebn\u00eb\u201d (Dashuri, ngroht\u00ebsi, jet\u00eb), \u201cN\u00ebn\u00eb moj n\u00ebn\u00eb!\u201d, q\u00eb autori ia kushton n\u00ebn\u00ebs s\u00eb vet, e cila u vra heroikisht nga pushtuesit serb\u00eb gjat\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs, \u201cM\u00ebsime nga n\u00ebna\u201d (Kjo ka qen\u00eb toka e Dardanis\u00eb, \/Nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb trualli i Serbis\u00eb!), \u201cUrime dit\u00eblindje\u201d (Familjen kujtoje dhe farefisin nderoje!). \u201cDrit\u00eb lapidar\u201d, kushtuar Prof. Fetah Bahtirit. Vargjet rrjedhin plot rit\u00ebm dhe dashuri, p\u00ebr njeriun e vendosur dhe krenar, q\u00eb sot punon me p\u00ebrkushtim t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr ecjen p\u00ebrpara t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Kombit Shqiptar: Kush m\u00eb i pari e kush m\u00eb i miri! \/Burr\u00eb mbi burra ky Fetah Bahtiri!<\/p>\n<p>Vazhdon ky cik\u00ebl me poezin\u00eb \u201cV\u00ebllez\u00ebrit nga Tirana\u201d (Ejani v\u00ebllez\u00ebr ju prift e mbara \/K\u00ebtu ju presim n\u00eb vatrat tona!). Gjej rastin t\u00eb fal\u00ebnderoj k\u00ebtu poetin dhe atdhetarin Bajram Muharremi &#8211; Bistrica, p\u00ebr nderin q\u00eb ai dhe z. Hysen Ibrahimi, na b\u00ebn\u00eb ne, pjes\u00ebmarr\u00ebsve t\u00eb nj\u00eb delegacioni miq\u00ebsor n\u00eb Kosov\u00eb dhe, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Mitrovic\u00eb, n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2017. Poeti e ka derdhur shpirtin tij mikprit\u00ebs n\u00eb vargje, por un\u00eb d\u00ebshiroj t`i shpreh atij dhe Hysen Ibrahimit fal\u00ebnderimet nga zemrat tona p\u00ebr at\u00eb v\u00eblla pritje t\u00eb shk\u00eblqyer q\u00eb na b\u00ebn\u00eb n\u00eb Mitrovic\u00eb, duke na shoq\u00ebruar n\u00eb mjediset dhe rrug\u00ebt e qytetit, n\u00eb ur\u00ebn mbi lumin Ib\u00ebr, n\u00eb sheshet ku ngrihen shtatoret e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs dhe Isa Boletinit, n\u00eb shpjegimet mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse, q\u00eb b\u00ebn\u00eb e ku shprehej krenaria p\u00ebr atdheun e lir\u00eb dhe t\u00eb pamposhtur, gjith\u00e7ka e p\u00ebrkryer, saq\u00eb ajo vizit\u00eb do t\u00eb mbetet thell\u00eb n\u00eb kujtes\u00ebn time, por edhe t\u00eb Prof. Zyhdi Dervishit, Kardi Tarellit, Nuri Dragojit&#8230; Faleminderit Bajram Muharremi dhe Hysen Ibrahimi!<\/p>\n<p>Cikli vazhdon me poezin\u00eb \u201cNj\u00eb k\u00ebshill\u00eb\u201d (Puno p\u00ebr komb e p\u00ebr shqiptari` \/Puno p\u00ebr bashkim komb\u00ebtar \/Kjo shpejt do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb bot\u00ebn mbar\u00eb!), \u201cKujdesi\u201d (T\u00eb jem e t\u00eb mbetem faqebardh\u00eb), \u201cDhurat\u00eb Zotit\u201d (Ti je drit\u00eb, e shpirt, e jet\u00eb!), \u201cStuhia\u201d (Stuhia u mundua dhe rr\u00ebnj\u00ebt t\u00eb m`i shkul\u00eb \/Por un\u00eb i fort\u00eb q\u00ebndrova pa u p\u00ebrkul\u00eb!), \u201cTri lule\u201d (Jan\u00eb t\u00eb bukura si dielli \/L\u00ebshojn\u00eb rreze si ylberi), \u201cAroma\u201d (Krejt bot\u00ebn t\u00eb ma dhuroj), \u201cKufiri\u201d (U bashkuam v\u00ebllau me v\u00ebllaun). P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto poezi mund t\u00eb b\u00ebhen analiza dhe vler\u00ebsime t\u00eb ve\u00e7anta, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb desha t\u00eb ndalesha pak m\u00eb shum\u00eb te poezia \u201cBashkimi komb\u00ebtar\u201d, ku shprehet aspirata jo vet\u00ebm e poetit, por e t\u00eb gjith\u00eb popullit shqiptar p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb si t\u00eb gjith\u00eb kombet e bot\u00ebs, t\u00eb bashkuar si popull, si vlera&#8230; Jan\u00eb koh\u00eb t\u00eb tilla q\u00eb bota dhe Evropa duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb korrigjimin e gabimeve ndaj shqiptar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt, dikur, i ka ndar\u00eb dhe cop\u00ebtuar padrejt\u00ebsisht dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dhunshme.<\/p>\n<p>Ato padrejt\u00ebsi, fuqit\u00eb e m\u00ebdha, ia kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb populli q\u00eb ka luftuar dhe ka sakrifikuar aq shum\u00eb edhe p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb liris\u00eb dhe t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb kombeve. Bota nuk duhet t\u00eb harroj\u00eb asnj\u00ebher\u00eb heroizmin dhe vizionin evropian t\u00eb krye heroit ton\u00eb komb\u00ebtar Gjergj Kastrioti &#8211; Sk\u00ebnderbeu, q\u00eb mbrojti me gjakun e bijve t\u00eb shqipes Europ\u00ebn nga dyndjet osmane. Bota dhe njer\u00ebzimi nuk duhet t\u00eb harrojn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn e famshme shqiptare, q\u00eb sot t\u00eb gjith\u00eb e kan\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb, e kan\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyese dhe simbol t\u00eb shk\u00eblqyer p\u00ebr jet\u00ebn, paqen, mir\u00ebsin\u00eb dhe dashurin\u00eb. Kombi Shqiptar ka t\u00eb drejt\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb bashkimit si \u00e7do komb tjet\u00ebr. Ashtu si\u00e7 e kan\u00eb dashur p\u00ebr vete, vendet evropiane duhet t`ia japin k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb mohuar edhe shqiptar\u00ebve t\u00eb pamposhtur, q\u00eb shfaqin p\u00ebrpara popujve t\u00eb tjer\u00eb virtyte t\u00eb rralla, zemra t\u00eb bardha, shpirt paq\u00ebsor dhe atdhetar, q\u00eb ndrit dhe vezullon me bukurin\u00eb vlerave dhe t\u00eb shk\u00eblqimit t\u00eb tij n\u00eb gjerdanin e kombeve m\u00eb t\u00eb p\u00ebrparuar.<\/p>\n<p>Cikli i tret\u00eb, \u201cK\u00ebtu m\u00eb rritet zemra\u201d, \u00e7elet me p\u00ebrjetimin poetik t\u00eb autorit p\u00ebr Bistric\u00ebn (Lumbardhi), q\u00eb \u00ebsht\u00eb vendi ku autori ka lindur dhe \u00ebsht\u00eb rritur dhe ku ruan kujtime t\u00eb shtrenjta. Poezia shpreh shum\u00eb ndjenj\u00eb, mall dhe dashuri, e realizuar artistikisht me nj\u00eb figuracion t\u00eb pasur artistik. Nd\u00ebrkaq shfaqet poezia \u201cToka dardane\u201d ku vlon shpirt i q\u00ebndres\u00ebs, i mbrojtjes s\u00eb fitoreve t\u00eb arritura dhe plot\u00ebsimi i amanetit t\u00eb t\u00eb par\u00ebve, ashtu dhe i luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb liris\u00eb q\u00eb dhan\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr tok\u00ebn dardane, teksa shprehet i fort betimi p\u00ebr \u00e7uarjen m\u00eb p\u00ebrpara t\u00eb k\u00ebtij amaneti liridash\u00ebs: Shqiponjat e lira tani n\u00eb qiell fluturojn\u00eb,\/Tok\u00ebn e Dardanis\u00eb gjithandej e v\u00ebzhgojn\u00eb.<br \/>\nKa nj\u00eb ting\u00ebllim e ngjyrim t\u00eb bukur poezia \u201cPerla shqiptare\u201d, q\u00eb i kushtohet Ulqinit t\u00eb bukur e ku, autori, nd\u00ebrsa kalon atje ndonj\u00ebher\u00eb pushimet, mediton p\u00ebr bukurit\u00eb e atdheut dhe t\u00eb ardhmen e tij, duke e quajtur Ulqinin \u201cPerla shqiptare\u201d. M\u00eb tej vijon poezia \u201cShala heroike\u201d, ku shprehet heroizmi popullor i k\u00ebsaj treve luft\u00ebtar\u00ebsh q\u00eb sakrifikuan jet\u00ebn e tyre t\u00eb re p\u00ebr lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Cikli i kat\u00ebrt, \u201cE r\u00ebnd\u00eb pesha e m\u00ebrgimit\u201d, \u00e7elet me poezin\u00eb \u201cOfsham\u00eb\u201d, ku shprehet me mjete artistike drama e popullit shqiptar t\u00eb zbuar n\u00eb emigracion nga okupatori serb. Poezia ka nota dhembje, nota urrejtje kund\u00ebr okupatorit q\u00eb i ka shkaktuar tragjedi t\u00eb r\u00ebnda dhe t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme populli shqiptar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb poezia shpreh edhe krenari p\u00ebr vlerat shqiptare, duke ve\u00e7uar aty virtyte t\u00eb larta t\u00eb bes\u00ebs dhe atdhedashuris\u00eb. Nd\u00ebrkaq, me k\u00ebt\u00eb rit\u00ebm vijn\u00eb te lexuesi dhe poezit\u00eb \u201cMalli p\u00ebr atdhe\u201d dhe \u201cUdh\u00ebtimi\u201d. Kurse n\u00eb vazhdim vijon poezia \u201cKosova e bukur\u201d, e cila vezullon si nj\u00eb kuror\u00eb plot ngjyra dhe e fresk\u00ebt, nj\u00eb kuror\u00eb poetike: Vet\u00ebm atje \u00ebndrrat i \u00ebnd\u00ebrroj. \/Vet\u00ebm p\u00ebr atje qaj e vajtoj, \/Vet\u00ebm atje lulet i kujtoj. \/E lus popullin tim, \/Vet\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb!<\/p>\n<p>Cikli \u201cRecensa\u201d, p\u00ebrmban artikuj p\u00ebr librin \u201cVullkani i fjetur\u201d. Pasqyrohet aty recensa \u201cJemi betuar n\u00eb komb e flamur, bjeshk\u00ebt tona s`i l\u00ebshojm\u00eb kurr\u00eb!\u201d shkruar nga Viron Kona; vijon artikulli i shkruar mjesht\u00ebrisht dhe me shum\u00eb dashuri nga z. Osman Ahmetgjekaj, lexuar n\u00eb p\u00ebrurimin e v\u00ebllimit \u201cVullkani i fjetur\u201d n\u00eb Bor\u00e5s t\u00eb Suedis\u00eb m\u00eb 04.08.2017; nd\u00ebrsa e mbyll k\u00ebt\u00eb cik\u00ebl, fjala e peshuar dhe plot mendim e respekt e Prof. Dr. Nuhi Vinca, mbajtur m\u00eb 05.08.2016 n\u00eb Prishtin\u00eb, kur u p\u00ebrurua atje libri \u201cVullkani fjetur\u201d.<\/p>\n<p>Paraqet vler\u00eb dhe bukuri t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb cikli \u201cXhevahire nga folklori yn\u00eb\u201d, ku autori ve\u00e7on p\u00ebr lexuesit \u201cFjal\u00eb e th\u00ebnie q\u00eb peshojn\u00eb\u201d. N\u00eb themel t\u00eb tyre q\u00ebndrojn\u00eb fjal\u00eb t\u00eb urta, q\u00eb shprehin ndjenja dhe mendime t\u00eb popullit p\u00ebr lirin\u00eb dhe vlerat e saj, p\u00ebr dashurin\u00eb p\u00ebr vendlindjen, p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb ve\u00e7ori kryesore e jet\u00ebs s\u00eb njeriut, p\u00ebr ndershm\u00ebrin\u00eb dhe trim\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr bes\u00ebn dhe miq\u00ebsin\u00eb, p\u00ebr ato virtytet origjinale q\u00eb kan\u00eb dalluar n\u00eb shekuj popullin shqiptar. Po me at\u00eb origjinalitet shpaloset edhe rubrika \u201cPyetje e p\u00ebrgjigje t\u00eb men\u00e7ura\u201d, ku lexuesi, krahas informacionit, merr edhe njohuri filozofike popullore t\u00eb tradit\u00ebs dhe aktualitetit, t\u00eb cilat n\u00eb boshtin e tyre paraqesin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse mpreht\u00ebsin\u00eb dhe bukurin\u00eb e shprehjeve dhe bashk\u00ebbised\u00ebs s\u00eb men\u00e7ur.<\/p>\n<p>Urime Bajram Muharremi-Bistrica p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr t\u00eb nevojsh\u00ebm t\u00eb shkruar n\u00eb Veriun e larg\u00ebt t\u00eb Europ\u00ebs, q\u00eb i kushtohet atdheut t\u00eb dashur dhe t\u00eb shtrenjt\u00eb, Dardanis\u00eb s\u00eb lasht\u00eb dhe moderne, q\u00eb gjithnj\u00eb \u00ebsht\u00eb ngritur, e fresk\u00ebt, e bukur, e fuqishme, si lisat e m\u00ebdhenj q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb diellin e q\u00eb fuqin\u00eb e marrin gjithnj\u00eb nga toka m\u00ebm\u00eb, nga toka e kombit ton\u00eb shqiptar, pasardh\u00ebs i ilir\u00ebve t\u00eb lasht\u00eb e t\u00eb shquar. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb popull vullkan n\u00eb zhvillim t\u00eb vazhduesh\u00ebm, i cili, sa her\u00eb q\u00eb rrezikohet, vepron fuqish\u00ebm, duke djegur me llav\u00ebn e tij t\u00eb zjarrt\u00eb gjith\u00e7ka t\u00eb keqe, duke hedhur jasht\u00eb tij blozat dhe tymrat, hirin dhe mbeturinat, duke e pastruar p\u00ebrher\u00eb mjedisin e tij t\u00eb shenjt\u00eb, duke k\u00ebrkuar vazhdimisht me ngulm drit\u00ebn dhe lirin\u00eb.<\/p>\n<p>Faleminderit Bajram Muharremi p\u00ebr emocionin q\u00eb na dhuron me k\u00ebt\u00eb \u201cVullkan\u201d t\u00eb ri poetik, produkt i mendjes s\u00eb fresk\u00ebt dhe fisnike, i dashuris\u00eb dhe i atdhetaris\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Viron Kona, Shkurt, 2018 Nga Viron Kona, An\u00ebtar Nderi i Shoqat\u00ebs s\u00eb Shkrimtar\u00ebve dhe Artist\u00ebve Shqiptar\u00eb \u201cPapa Klementi XI Albani\u201d, Suedi RECENS\u00cb P\u00cbR LIBRIN \u201cVULLKAN I SHP\u00cbRTHITHUR\u201d I POETIT BAJRAM MUHARREMI \u2013 BISTRICA E shtrenjta Dardani! \u201cStuhia u mundua dhe rr\u00ebnj\u00ebt t\u00eb m`i shkul\u00eb Por un\u00eb i fort\u00eb q\u00ebndrova, pa u p\u00ebrkul\u00eb!\u201d Kam n\u00eb tavolin\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":24652,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,8,10],"tags":[],"class_list":["post-24507","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-letersi","category-poezi"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>RECENS\u00cb P\u00cbR LIBRIN \u201cVULLKAN I SHP\u00cbRTHITHUR\u201d I POETIT BAJRAM MUHARREMI \u2013 BISTRICA - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/recense-per-librin-vullkan-i-shperthithur-i-poetit-bajram-muharremi-bistrica\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"RECENS\u00cb P\u00cbR LIBRIN \u201cVULLKAN I SHP\u00cbRTHITHUR\u201d I POETIT BAJRAM MUHARREMI \u2013 BISTRICA - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Viron Kona, Shkurt, 2018 Nga Viron Kona, An\u00ebtar Nderi i Shoqat\u00ebs s\u00eb Shkrimtar\u00ebve dhe Artist\u00ebve Shqiptar\u00eb \u201cPapa Klementi XI Albani\u201d, Suedi RECENS\u00cb P\u00cbR LIBRIN \u201cVULLKAN I SHP\u00cbRTHITHUR\u201d I POETIT BAJRAM MUHARREMI \u2013 BISTRICA E shtrenjta Dardani! \u201cStuhia u mundua dhe rr\u00ebnj\u00ebt t\u00eb m`i shkul\u00eb Por un\u00eb i fort\u00eb q\u00ebndrova, pa u p\u00ebrkul\u00eb!\u201d Kam n\u00eb tavolin\u00ebn [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/recense-per-librin-vullkan-i-shperthithur-i-poetit-bajram-muharremi-bistrica\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-02-20T10:22:21+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2018-02-22T10:20:19+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/vullkani_i_shperthithur.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"425\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/recense-per-librin-vullkan-i-shperthithur-i-poetit-bajram-muharremi-bistrica\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/recense-per-librin-vullkan-i-shperthithur-i-poetit-bajram-muharremi-bistrica\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"RECENS\u00cb P\u00cbR LIBRIN \u201cVULLKAN I SHP\u00cbRTHITHUR\u201d I POETIT BAJRAM MUHARREMI \u2013 BISTRICA\",\"datePublished\":\"2018-02-20T10:22:21+00:00\",\"dateModified\":\"2018-02-22T10:20:19+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/recense-per-librin-vullkan-i-shperthithur-i-poetit-bajram-muharremi-bistrica\\\/\"},\"wordCount\":2835,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/recense-per-librin-vullkan-i-shperthithur-i-poetit-bajram-muharremi-bistrica\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/02\\\/vullkani_i_shperthithur.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Let\u00ebrsi\",\"Poezi\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/recense-per-librin-vullkan-i-shperthithur-i-poetit-bajram-muharremi-bistrica\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/recense-per-librin-vullkan-i-shperthithur-i-poetit-bajram-muharremi-bistrica\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/recense-per-librin-vullkan-i-shperthithur-i-poetit-bajram-muharremi-bistrica\\\/\",\"name\":\"RECENS\u00cb P\u00cbR LIBRIN \u201cVULLKAN I SHP\u00cbRTHITHUR\u201d I POETIT BAJRAM MUHARREMI \u2013 BISTRICA - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/recense-per-librin-vullkan-i-shperthithur-i-poetit-bajram-muharremi-bistrica\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/recense-per-librin-vullkan-i-shperthithur-i-poetit-bajram-muharremi-bistrica\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/02\\\/vullkani_i_shperthithur.jpg\",\"datePublished\":\"2018-02-20T10:22:21+00:00\",\"dateModified\":\"2018-02-22T10:20:19+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/recense-per-librin-vullkan-i-shperthithur-i-poetit-bajram-muharremi-bistrica\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/recense-per-librin-vullkan-i-shperthithur-i-poetit-bajram-muharremi-bistrica\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/recense-per-librin-vullkan-i-shperthithur-i-poetit-bajram-muharremi-bistrica\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/02\\\/vullkani_i_shperthithur.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/02\\\/vullkani_i_shperthithur.jpg\",\"width\":600,\"height\":425},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/recense-per-librin-vullkan-i-shperthithur-i-poetit-bajram-muharremi-bistrica\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"RECENS\u00cb P\u00cbR LIBRIN \u201cVULLKAN I SHP\u00cbRTHITHUR\u201d I POETIT BAJRAM MUHARREMI \u2013 BISTRICA\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"RECENS\u00cb P\u00cbR LIBRIN \u201cVULLKAN I SHP\u00cbRTHITHUR\u201d I POETIT BAJRAM MUHARREMI \u2013 BISTRICA - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/recense-per-librin-vullkan-i-shperthithur-i-poetit-bajram-muharremi-bistrica\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"RECENS\u00cb P\u00cbR LIBRIN \u201cVULLKAN I SHP\u00cbRTHITHUR\u201d I POETIT BAJRAM MUHARREMI \u2013 BISTRICA - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Viron Kona, Shkurt, 2018 Nga Viron Kona, An\u00ebtar Nderi i Shoqat\u00ebs s\u00eb Shkrimtar\u00ebve dhe Artist\u00ebve Shqiptar\u00eb \u201cPapa Klementi XI Albani\u201d, Suedi RECENS\u00cb P\u00cbR LIBRIN \u201cVULLKAN I SHP\u00cbRTHITHUR\u201d I POETIT BAJRAM MUHARREMI \u2013 BISTRICA E shtrenjta Dardani! \u201cStuhia u mundua dhe rr\u00ebnj\u00ebt t\u00eb m`i shkul\u00eb Por un\u00eb i fort\u00eb q\u00ebndrova, pa u p\u00ebrkul\u00eb!\u201d Kam n\u00eb tavolin\u00ebn [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/recense-per-librin-vullkan-i-shperthithur-i-poetit-bajram-muharremi-bistrica\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-02-20T10:22:21+00:00","article_modified_time":"2018-02-22T10:20:19+00:00","og_image":[{"width":600,"height":425,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/vullkani_i_shperthithur.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/recense-per-librin-vullkan-i-shperthithur-i-poetit-bajram-muharremi-bistrica\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/recense-per-librin-vullkan-i-shperthithur-i-poetit-bajram-muharremi-bistrica\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"RECENS\u00cb P\u00cbR LIBRIN \u201cVULLKAN I SHP\u00cbRTHITHUR\u201d I POETIT BAJRAM MUHARREMI \u2013 BISTRICA","datePublished":"2018-02-20T10:22:21+00:00","dateModified":"2018-02-22T10:20:19+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/recense-per-librin-vullkan-i-shperthithur-i-poetit-bajram-muharremi-bistrica\/"},"wordCount":2835,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/recense-per-librin-vullkan-i-shperthithur-i-poetit-bajram-muharremi-bistrica\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/vullkani_i_shperthithur.jpg","articleSection":["Artikuj","Let\u00ebrsi","Poezi"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/recense-per-librin-vullkan-i-shperthithur-i-poetit-bajram-muharremi-bistrica\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/recense-per-librin-vullkan-i-shperthithur-i-poetit-bajram-muharremi-bistrica\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/recense-per-librin-vullkan-i-shperthithur-i-poetit-bajram-muharremi-bistrica\/","name":"RECENS\u00cb P\u00cbR LIBRIN \u201cVULLKAN I SHP\u00cbRTHITHUR\u201d I POETIT BAJRAM MUHARREMI \u2013 BISTRICA - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/recense-per-librin-vullkan-i-shperthithur-i-poetit-bajram-muharremi-bistrica\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/recense-per-librin-vullkan-i-shperthithur-i-poetit-bajram-muharremi-bistrica\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/vullkani_i_shperthithur.jpg","datePublished":"2018-02-20T10:22:21+00:00","dateModified":"2018-02-22T10:20:19+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/recense-per-librin-vullkan-i-shperthithur-i-poetit-bajram-muharremi-bistrica\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/recense-per-librin-vullkan-i-shperthithur-i-poetit-bajram-muharremi-bistrica\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/recense-per-librin-vullkan-i-shperthithur-i-poetit-bajram-muharremi-bistrica\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/vullkani_i_shperthithur.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/vullkani_i_shperthithur.jpg","width":600,"height":425},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/recense-per-librin-vullkan-i-shperthithur-i-poetit-bajram-muharremi-bistrica\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"RECENS\u00cb P\u00cbR LIBRIN \u201cVULLKAN I SHP\u00cbRTHITHUR\u201d I POETIT BAJRAM MUHARREMI \u2013 BISTRICA"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24507","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=24507"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24507\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/24652"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=24507"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=24507"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=24507"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}