{"id":24794,"date":"2018-02-24T15:13:29","date_gmt":"2018-02-24T14:13:29","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=24794"},"modified":"2018-02-24T15:13:29","modified_gmt":"2018-02-24T14:13:29","slug":"beteja-e-letersise-per-liri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/beteja-e-letersise-per-liri\/","title":{"rendered":"Beteja e let\u00ebrsis\u00eb p\u00ebr liri"},"content":{"rendered":"<p>(<em>Nga refuzimi estetik te ai politik<\/em>)<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignright\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/ndue_ukaj-1-300x157.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"157\" \/> <strong>Ndue Ukaj<\/strong><\/p>\n<p><strong>I<\/strong>.<br \/>\nN\u00eb fund t\u00eb viteve t\u00eb 80-ta, n\u00eb Gadishullin e trazuar Ballkanik, ashtu sikurse edhe n\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs, shembeshin muret e komunizmit dhe hapeshin perspektiva p\u00ebr integrime euro-atlantike. P\u00ebr popujt q\u00eb p\u00ebrjetuan tiranin\u00eb dhe shtypjen komuniste, kjo ishte dita e shum\u00ebpritur e liris\u00eb. Mir\u00ebpo, p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs, gj\u00ebrat mor\u00ebn kahe tjet\u00ebr. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb ngjarjesh e zhvillimesh t\u00eb shpejta globale, ata u gjenden para regjimit brutal t\u00eb Serbis\u00eb, ku shp\u00ebrtheu nj\u00eb hegjemoni e t\u00ebrbuar nacionaliste kund\u00ebr shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs.<br \/>\nAt\u00ebkoh\u00eb, vendi yn\u00eb, i shk\u00ebputur padrejt\u00ebsisht nga trungu am\u00eb, Shqip\u00ebria, p\u00ebrjetonte nj\u00eb ferr t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. N\u00eb Beograd, projektohej rob\u00ebria dhe shtypja mbi shqiptar\u00ebt. Kjo b\u00ebhej nga politika, p\u00ebrkrahej nga Kisha Serbe, dhe nga shkrimtar\u00eb e akademik\u00eb n\u00eb z\u00eb. Nd\u00ebrkaq, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, n\u00eb Prishtin\u00eb, po ashtu, projektohej liria dhe shk\u00ebputja e prangave t\u00eb rob\u00ebris\u00eb. Kjo ishte betej\u00eb e pabarabart\u00eb, n\u00eb kuptimin e plot\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs: shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs p\u00ebrball\u00eb regjimit t\u00eb eg\u00ebr ushtarak e policor, ishin t\u00eb armatosur me t\u00eb vetmen gj\u00eb, ligj\u00ebrimin, pra let\u00ebrsin\u00eb si alternativ\u00eb.<\/p>\n<p>Pa dyshim, kjo betej\u00eb, si gjitha betejat e m\u00ebdha, nisi me fjal\u00eb dhe p\u00ebrfundoi me luft\u00eb.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrplasje t\u00eb eg\u00ebr, pushteti tiranik i Beogradit shtrinte frik\u00ebn, me t\u00ebr\u00eb aparatin e dhun\u00ebs q\u00eb i shkonte pas, nd\u00ebrsa, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, po n\u00eb k\u00ebt\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb, befas, si alternativ\u00eb shfaqet let\u00ebrsia dhe fuqia e ep\u00ebrme e saj. Si nj\u00eb thirrje hyjnore. Dhe, n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs, Ibrahim Rugova, letrari q\u00eb hyri n\u00eb politik\u00eb, shkruante: \u201cP\u00ebr mua, denoncimi i terrorit s\u00eb pari ka nisur p\u00ebrmes ligj\u00ebrimit, let\u00ebrsis\u00eb.\u201d<br \/>\nMe gjuh\u00ebn e ep\u00ebrme, let\u00ebrsia b\u00ebri pun\u00ebn e vet, n\u00eb funksion t\u00eb mbrojt\u00ebs s\u00eb liris\u00eb, duke demaskuar pushtetin e t\u00eb keqes, dhe duke dh\u00ebn\u00eb kushtrimin p\u00ebr liri, si\u00e7 b\u00ebnin, ta z\u00ebm\u00eb, shkrimtar\u00ebt e m\u00ebdhenj, Azem Shkreli, Ali Podrimja, dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Pra, shkrimtar\u00ebt shqiptar\u00eb e sfiduan ankthin dhe shtypjen: duke shkruar dhe duke vepruar.<\/p>\n<p>Si\u00e7 mund ta kuptojm\u00eb, p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs, shkapja nga komunizmi- sistemi m\u00eb \u00e7njer\u00ebzor i shekullit- q\u00eb m\u00eb i pazakont\u00eb se p\u00ebr popujt tjer\u00eb. Sepse, derisa dielli i demokracis\u00eb per\u00ebndimore dhe entuziazmi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebrfshinte t\u00eb gjith\u00eb popujt e lindjes, n\u00eb Kosov\u00eb shtohej terrori milloshevi\u00e7ian.<\/p>\n<p>Bota kap\u00ebrcente ankthsh\u00ebm nga nata e err\u00ebt komuniste n\u00eb pragun e shpres\u00ebs, por shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs, t\u00eb d\u00ebrmuar n\u00ebn regjimin komunist, zgjoheshin me nj\u00eb pasiguri t\u00eb plot\u00eb. Me nj\u00eb makth t\u00eb ri, dhe t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar nga shfarosja. Kjo b\u00ebri q\u00eb p\u00ebr ta, proceset demokratike, t\u00eb mos ishin t\u00eb lira dhe as t\u00eb lehta. P\u00ebrkundrazi, ata nj\u00ebkoh\u00ebsisht m\u00ebsoheshin me rendin demokratik, dhe p\u00ebrballeshin me regjimin e \u00e7mendur t\u00eb Beogradit dhe politik\u00ebn nacionaliste serbe, q\u00eb ata i privoi nga \u00e7do e drejt\u00eb dhe liri. P\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj situate t\u00eb tendosur, ku drama luhej n\u00eb shum\u00eb akte dhe me shum\u00eb personazhe &#8211; n\u00eb Prishtin\u00eb dhe Beograd &#8211; shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs, sinkronizuan veprimet dhe rezistuan: fillimisht kulturalisht dhe pastaj politikisht. At\u00ebkoh\u00eb, ata nuk kishin ushtri, por kishin arm\u00ebn e fort\u00eb morale: fjal\u00ebt si mburoj\u00eb, p\u00ebr t&#8217; i artikuluar t\u00eb drejtat e nj\u00eb populli t\u00eb shtypur, por t\u00eb pap\u00ebrkulur. Kjo zgjedhje ishte e q\u00eblluar, sepse, asnj\u00eb fush\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb nuk mund ta b\u00ebnte m\u00eb mir\u00eb se arti, p\u00ebrkat\u00ebsisht let\u00ebrsia. K\u00ebshtu q\u00eb, shkrimtar\u00ebt e Kosov\u00ebs, politik\u00ebn serbe, nj\u00ebher\u00eb e demaskuan me ligj\u00ebrim dhe refuzim estetik, pastaj u vun\u00eb n\u00eb aksion t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb politik, duke formuar Lidhjen Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebs i priu njeriu i let\u00ebrsis\u00eb, Ibrahim Rugova.<\/p>\n<p>\u201cAty \u00ebsht\u00eb ferri q\u00eb e mbajn\u00eb mbi supe dy milion\u00eb shqiptar\u00eb\u201d- shkruante Ismail Kadare n\u00eb parath\u00ebnin e librit t\u00eb Ibrahim Rugov\u00ebs, &#8220;\u00c7\u00ebshtja e Kosov\u00ebs&#8221;, nj\u00eb lib\u00ebr, q\u00eb, si\u00e7 thot\u00eb Kadare p\u00ebrfshin\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e Kosov\u00ebs dhe p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Pra, n\u00eb k\u00ebt\u00eb dram\u00eb, e cila, p\u00ebr shqiptar\u00ebt qe tragjedi, ndesheshin dy bot\u00eb: p\u00ebrplasej pushteti ushtarak e policor serb, i p\u00ebrkrahur nga makineria propaganduese e paskrupullt, dhe, ai shqiptar\u00ebt duarthat\u00eb, me institucione paralele, me nj\u00eb ekonomi t\u00eb brisht\u00eb, t\u00eb udh\u00ebhequr nga nj\u00eb president, q\u00eb si\u00e7 do t\u00eb shprehej Ismail Kadare: \u201cIbrahim Rugova, kolosi i brisht\u00eb i Kosov\u00ebs\u201d (frele), si\u00e7 \u00ebsht\u00eb quajtur shpesh, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb president \u201csui generis.\u201d President\u00eb t\u00eb till\u00eb, pa arm\u00eb, pa zyre, pa ushtri, mund t\u00eb tallen e t\u00eb keqtrajtohen nga ata q\u00eb i kan\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto, ashtu si\u00e7 e tall\u00ebn dhe i vun\u00eb kuror\u00ebn me gjemba Krishtit. E n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet serb\u00ebve u p\u00eblqen t\u00eb tallen ashtu. E megjithat\u00eb, ky president pritet nd\u00ebrkaq prej shefave t\u00eb shteteve, \u00e7ka jep shpres\u00eb se bota di\u00e7ka ka m\u00ebsuar, s\u00eb paku nga historia e Krishtit.\u201d<\/p>\n<p>Pra, me pushtetin e gjuh\u00ebs, shqiptar\u00ebt forcuan kampin e liris\u00eb.<br \/>\nNatyrisht, n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr dhe t\u00eb pabarabart\u00eb, strategjema ishte e menduar mir\u00eb. N\u00eb fakt, ajo m\u00eb shum\u00eb qe etike sesa politike, m\u00eb shum\u00eb qe aureola e pushtetit t\u00eb artit, let\u00ebrsis\u00eb dhe historis\u00eb, sesa e t\u00eb v\u00ebrtetave q\u00eb mund t\u2019i prodhonte politika, n\u00eb kuptimin e par\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs. N\u00eb saje t\u00eb k\u00ebsaj strategjm\u00eb t\u00eb mrekullueshme dhe t\u00eb panjohur m\u00eb par\u00eb n\u00eb rajon, ndodhi mrekullia: shqiptar\u00ebt, si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb, fituan besimin e bot\u00ebs s\u00eb civilizuar. K\u00ebshtu q\u00eb, z\u00ebri i tyre, i prajsh\u00ebm, i urt\u00eb, por kumbues, u d\u00ebgjua n\u00eb Uashington, Lond\u00ebr, Berlin, Paris dhe Rom\u00eb. Dhe bota e p\u00ebrparuar doli n\u00eb krah t\u00eb popullit t\u00eb Kosov\u00ebs, duke e p\u00ebrqafuan kauz\u00ebn e saj. Dhe n\u00eb fund, luftuan p\u00ebr lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb viteve t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb 90- tave, ndon\u00ebse t\u00eb rob\u00ebruar dhe me nj\u00eb aparat shtet\u00ebror terrorizues, shqiptar\u00ebt e kishin fituar lirin\u00eb e brendshme, si\u00e7 thoshte Rugova, at\u00eb liri t\u00eb shpirtit, q\u00eb ishte m\u00eb e fort\u00eb se ajo e ushtris\u00eb dhe policis\u00eb serbe. Pa dyshim, kjo ishte beteja e par\u00eb e fituar n\u00eb rrug\u00ebtimin e gjat\u00eb drejt pavar\u00ebsis\u00eb. Sepse, ishte triumfi moral, dhe, si\u00e7 tregon historia, triumfi moral ka dometh\u00ebnie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>Liria e brendshme e shqiptar\u00ebve vinte si rezultat i vet\u00ebdijes kulturore dhe identitare, dhe ishte mb\u00ebshtjell\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtetat historike: me gjuh\u00eb dhe kultur\u00eb. Si\u00e7 mund ta shohim, pra, hallka e par\u00eb q\u00eb lidhi zinxhirin e gjat\u00eb dhe t\u00eb fort\u00eb t\u00eb betej\u00ebs p\u00ebr Kosov\u00ebn e lir\u00eb, qe let\u00ebrsia, arti i p\u00ebrher\u00ebshm\u00ebrive njer\u00ebzore, q\u00eb n\u00eb betejat p\u00ebr liri dhe p\u00ebrparim, \u00ebsht\u00eb i pamposhtur dhe i pakompromis.<br \/>\nN\u00eb p\u00ebrkim me m\u00ebsimin se, nuk ka politik\u00eb pa kultur\u00eb, si\u00e7 shkruan Norberto Bobbio, filozofi dhe juristi i shquar italian, elita politike e koh\u00ebs kultur\u00ebn e vuri n\u00eb epiqend\u00ebr t\u00eb organizimit politik.<\/p>\n<p>Ideja e liris\u00eb e ngjizur si ide kulturore- si ide e mosn\u00ebnshtrimit dhe e refuzimit-kulmoi si leksion moral dhe u b\u00eb detyr\u00eb politike. Pra let\u00ebrsia nuk q\u00ebndroi vet\u00ebm duke i k\u00ebnduar liris\u00eb, por u p\u00ebrbirua n\u00ebp\u00ebr labirintet e err\u00ebta, duke u b\u00ebr\u00eb flakadan i rezistenc\u00ebs aktive.<br \/>\nPrij\u00ebsi i programit politik t\u00eb Kosov\u00ebs, nga pozicioni i kryetarit t\u00eb Shoqat\u00ebs s\u00eb Shkrimtar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, ku, p\u00ebrpara se t\u00eb vepronte politikisht, rezistonte me let\u00ebrsi, doli n\u00eb ball\u00eb t\u00eb platform\u00ebs politike. Refuzimi estetik, si kategori e proklamuar n\u00eb fush\u00ebn e artit, p\u00ebr t\u00eb dhe popullin e tij, u shtri shpejt edhe n\u00eb sferat tjera, dhe u b\u00eb vet\u00ebdije e popullit t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb luftonte p\u00ebr liri, demokraci dhe pavar\u00ebsi. Ata formuan institucione paralele, organizuan sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, shkollimin, b\u00ebn\u00eb pajtimin e gjaqeve dhe k\u00ebshtu krijuan kauz\u00ebn e madhe t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Aksiom\u00eb e politik\u00ebs s\u00eb koh\u00ebs ishte intelektualizmi aktiv. P\u00ebrkitazi me k\u00ebt\u00eb, Rugova shprehej: \u201cE dini, intelektual\u00ebt kan\u00eb vet\u00ebm dy rrug\u00eb, t\u00eb mbet\u00ebn te libri apo t\u00eb rr\u00ebmbehen nga veprimi. Sepse un\u00eb jam nga ai lloj i intelektual\u00ebve q\u00eb nuk pret t\u00eb vij\u00eb di\u00e7ka vet\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Po ashtu, mund t\u00eb thuhet se, n\u00eb vet\u00ebdijen kulturore dhe politike t\u00eb Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjendet ndonj\u00eb figur\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb ushtruar ndikim m\u00eb t\u00eb madh kulturor dhe politik, sesa Pjet\u00ebr Bogdani, heroi i kultur\u00ebs shqiptare t\u00eb shekullit XVII, q\u00eb u b\u00eb model me t\u00eb cilin personifikohej Ibrahim Rugova, studiues dhe m\u00eb von\u00eb si udh\u00ebheq\u00ebs i shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. Ai, si studiuesi i pasionuar dhe lexuesi i thell\u00eb, duke e par\u00eb popullin e vet t\u00eb katandisur n\u00eb rob\u00ebri, mori detyr\u00ebn e protagonistit, por asnj\u00ebher\u00eb s\u2019u shk\u00ebput\u00eb nga idealitet kulturor. P\u00ebrgjat\u00eb viteve t\u00eb angazhimit politik, Rugova, vazhdonte t\u2019i shprehte idet\u00eb e tij p\u00ebr interesin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm, duke i p\u00ebrzier ndjeshm\u00ebrit\u00eb prej letrari e politikani, n\u00eb funksion t\u00eb mir\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p><strong>II<\/strong>.<br \/>\nT\u00eb shkruash p\u00ebr raportet nd\u00ebrmjet let\u00ebrsis\u00eb dhe politik\u00ebs, nd\u00ebrmjet let\u00ebrsis\u00eb dhe historis\u00eb, nd\u00ebrmjet let\u00ebrsis\u00eb dhe rob\u00ebris\u00eb, dhe, m\u00eb thelb\u00ebsorja, nd\u00ebrmjet let\u00ebrsis\u00eb dhe liris\u00eb, \u00ebsht\u00eb t\u00eb rrok\u00ebsh dhe t\u00eb trajtosh tema dhe probleme komplekse t\u00eb artit dhe t\u00eb pushtetit, q\u00eb lidhem ontologjin\u00eb e vet ekzistenc\u00ebs s\u00eb artit letrar.<\/p>\n<p>Let\u00ebrsia, gjithmon\u00eb i ka ushqyer qeniet njer\u00ebzore me ndjenjat e liris\u00eb dhe i ka ngritur kampet kund\u00ebr rob\u00ebris\u00eb. N\u00eb kultur\u00ebn per\u00ebndimore, ku b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb edhe let\u00ebrsia shqipe, debati lidhur me k\u00ebto tema \u00ebsht\u00eb i vjet\u00ebr, aq sa vet\u00eb ekzistenca e artit letrar.<\/p>\n<p>Shkrimtari, dijetari dhe politikani, Ernest Koliqi, n\u00eb tekstin \u201cTre poet\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj shqiptar\u00eb\u201d, shkruante me vendosm\u00ebri prej eruditi: &#8220;De Rada (1814-1903), Naim Frash\u00ebri (1846-1900) dhe Gjergj Fishta (1871-1940), mund t\u00eb konsiderohen me plot arsye nd\u00ebrtuesit e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb sotme.\u201d Nj\u00eb autor q\u00eb i mungon k\u00ebtij triniteti, por q\u00eb mund t\u00eb quhet nd\u00ebrtues i Kosov\u00ebs s\u00eb sotme, \u00ebsht\u00eb Ibrahim Rugova. Mendimit t\u00eb Koliqit i japin t\u00eb drejt\u00eb studiues e njoh\u00ebs t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare. Kjo p\u00ebr faktin se, kultura shqiptare, me tiparet sh\u00ebnjuese nacionale, m\u00eb tep\u00ebr se nga \u00e7do kush dhe nga \u00e7do fush\u00eb tjet\u00ebr shoq\u00ebrore, u mbrojt dhe u kultivua nga shkrimtar\u00ebt. Nj\u00eb dijetar tjet\u00ebr i madh, Eqrem \u00c7abej, n\u00eb studimet e tij, po ashtu n\u00ebnvizonte ngjyr\u00ebn politike t\u00eb shkrimtaris\u00eb. <\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, ai shkruan: \u201dPoetit si nj\u00eb prisi shpirt\u00ebror i ka r\u00ebn\u00eb k\u00ebtu zakonisht dhe barra e apostullit nacional, atij k\u00ebtu i \u00ebsht\u00eb duhur shpeshher\u00eb t\u00eb nd\u00ebrroj\u00eb pend\u00ebn me pushk\u00eb.\u201d Pra, shkrimtar\u00ebt shqiptar\u00eb, n\u00eb gjitha periudhat e zhvillimit t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe, qen\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht krijues t\u00eb kultur\u00ebs komb\u00ebtare, por edhe hartues t\u00eb platformave p\u00ebr \u00e7lirim, pavar\u00ebsi dhe emancipim. Atyre iu k\u00ebrkua q\u00eb shpeshher\u00eb, t\u00eb linin librin dhe krijimin artistik, dhe t\u00eb viheshin n\u00eb aksion politik. N\u00eb vazhd\u00ebn e nj\u00eb tradite pararend\u00ebse, t\u00eb trasuar nga korifenjt\u00eb e kultur\u00ebs shqiptare, prej Buzukut, Bogdanit, de Rad\u00ebs, V\u00ebllez\u00ebrve Frash\u00ebri, Fisht\u00ebs, Gurakuqit, Konic\u00ebs, Nolit, dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve, edhe Ibrahim Rugova, s\u00eb bashku me pjes\u00ebn d\u00ebrmuese t\u00eb elit\u00ebs s\u00eb koh\u00ebs, nga let\u00ebrsia kaloi n\u00eb politik\u00eb, duke u b\u00ebr\u00eb protagonisti kryesor i gjitha zhvillimeve politike q\u00eb ndodh\u00ebn n\u00eb Ish Jugosllavin\u00eb komuniste.<\/p>\n<p>Let\u00ebrsia shqipe, p\u00ebrkat\u00ebsisht shkrimtar\u00ebt shqiptar\u00eb, p\u00ebrgjat\u00eb historis\u00eb son\u00eb, kan\u00eb patur rol protagonist\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb liris\u00eb dhe pavar\u00ebsis\u00eb komb\u00ebtare. Ajo, q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs, me Buzukun, Budin e Bugdanin, ka pasur funksion ju par\u00ebsor estetik, si\u00e7 do t\u00eb thoshte studiuesi Northrp Frye. Buzuku e Bogdani shkruan p\u00ebr dashni ndaj vendit, dhe p\u00ebr t\u00eb mos lejuar dvarrjen e gjuh\u00ebs shqipe. Kjo tradit\u00eb e shtresuar letrare, u p\u00ebrcoll ve\u00e7mas te Rilindja Komb\u00ebtare dhe let\u00ebrsia e independenc\u00ebs, pra e viteve t\u00eb 30-ta. N\u00eb fakt, programi politik i Rilindjes, kishte baz\u00eb te let\u00ebrsia, e cila, me nj\u00eb hov t\u00eb fuqish\u00ebm u b\u00eb paradigma themelore rreth s\u00eb cil\u00ebs u tubuan intelektual\u00eb e atdhetar\u00eb, nd\u00ebrsa shkrimtar\u00ebt qen\u00eb apostuj t\u00eb ides\u00eb s\u00eb liris\u00eb dhe pavar\u00ebsis\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p><strong>III<\/strong>.<br \/>\nNdon\u00ebse n\u00eb rrafshin universal, ka ekzistuar dhe ekziston nj\u00eb betej\u00eb nd\u00ebrmjet let\u00ebrsis\u00eb dhe pushtetit t\u00eb politik\u00ebs, n\u00eb kontekstin shqiptar\u00eb, k\u00ebto dy veprimtari, ndonj\u00ebher\u00eb jan\u00eb gjendur n\u00eb llogore t\u00eb nj\u00ebjta, dhe jan\u00eb sinkronizuar p\u00ebr ta ndihmuar nj\u00ebra-tjetr\u00ebn n\u00eb misionin fisnik p\u00ebr nd\u00ebrgjegj\u00ebsim, liri dhe drejt\u00ebsi. Kjo ka ndodh\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb liris\u00eb, dhe, dihet, kur nj\u00eb populli i mungon liria, let\u00ebrsia nuk mund t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, mund t\u00eb thuhet se, let\u00ebrsia shqipe dhe shkrimtar\u00ebt shqiptar\u00eb, kan\u00eb kontribuar m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do veprimtari tjet\u00ebr n\u00eb at\u00eb \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb Kosova e sotme. N\u00ebse kthehemi prapa dhe i analizojm\u00eb zhvillimit politike n\u00eb Kosov\u00eb, gjat\u00eb Jugosllavis\u00eb, rob\u00ebris\u00eb, pra viteve t\u00eb 90-ta, evidencat e shumta t\u00eb arealit kulturor dhe politik, provojn\u00eb se, protagonist\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs, ishin shkrimtar\u00ebt. Po ashtu, platforma e shqiptar\u00ebve p\u00ebr liri, pavar\u00ebsi, n\u00eb thelbin e vet kishte substrat t\u00eb fort\u00eb letrar e gjuh\u00ebsor. K\u00ebshtu q\u00eb, shkrimtar\u00ebt, p\u00ebrve\u00e7 faktit q\u00eb, e b\u00ebn\u00eb pun\u00ebn e tyre, duke shkruar vepra letrare, shum\u00eb prej tyre dol\u00ebn n\u00eb aksion politik, duke u b\u00ebr\u00eb prijatar\u00eb t\u00eb kombit, si\u00e7 ishin: Ibrahim Rugova, Mark Krasniqi, Idriz Ajeti, Anton \u00c7etta, Adem Dema\u00e7i, Rexhep Qosja, dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p><strong>IV<\/strong>.<br \/>\nKosova po e p\u00ebrmbyll\u00eb dekad\u00ebn e par\u00eb t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb dhe po i afrohet dekad\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb si vend i lir\u00eb. Kjo mrekulli ndodhi pas nj\u00eb periudhe t\u00eb eg\u00ebr, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn, shqiptar\u00ebt iu n\u00ebnshtruan vrasjeve, terrorit, reprezaljes dhe luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhjet\u00eb vjet pas pavar\u00ebsis\u00eb, ekzistojn\u00eb interpretime dhe rr\u00ebfime t\u00eb ndryshme q\u00eb lidhen me Kosov\u00ebn. Ka shum\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta, gjysm\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta dhe t\u00eb pav\u00ebrteta.<\/p>\n<p>N\u00eb perspektiven e re t\u00eb zhvillimeve politike dhe kulturore, rr\u00ebfimet p\u00ebr historin\u00eb e Kosov\u00ebs do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pafundme. Nuk do t\u00eb mungojn\u00eb trillet, sajesat dhe deformimet e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Por, kultura tekstuale shqiptare, njeh nj\u00eb l\u00ebvizje letrare t\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb l\u00ebvizje politike, q\u00eb u b\u00eb flamurtare e proceseve themelore q\u00eb ndodhen n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>(<em>Tekst i lexuar n\u00eb aktivitetin e organizuar nga Biblioteka &#8220;Azem Shkreli&#8221; n\u00eb Pej\u00eb, me rastin e 10 vjetorit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs<\/em>)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(Nga refuzimi estetik te ai politik) Ndue Ukaj I. N\u00eb fund t\u00eb viteve t\u00eb 80-ta, n\u00eb Gadishullin e trazuar Ballkanik, ashtu sikurse edhe n\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs, shembeshin muret e komunizmit dhe hapeshin perspektiva p\u00ebr integrime euro-atlantike. P\u00ebr popujt q\u00eb p\u00ebrjetuan tiranin\u00eb dhe shtypjen komuniste, kjo ishte dita e shum\u00ebpritur e liris\u00eb. Mir\u00ebpo, p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":24795,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4,35],"tags":[],"class_list":["post-24794","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori","category-kulture"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Beteja e let\u00ebrsis\u00eb p\u00ebr liri - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/beteja-e-letersise-per-liri\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Beteja e let\u00ebrsis\u00eb p\u00ebr liri - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"(Nga refuzimi estetik te ai politik) Ndue Ukaj I. N\u00eb fund t\u00eb viteve t\u00eb 80-ta, n\u00eb Gadishullin e trazuar Ballkanik, ashtu sikurse edhe n\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs, shembeshin muret e komunizmit dhe hapeshin perspektiva p\u00ebr integrime euro-atlantike. P\u00ebr popujt q\u00eb p\u00ebrjetuan tiranin\u00eb dhe shtypjen komuniste, kjo ishte dita e shum\u00ebpritur e liris\u00eb. Mir\u00ebpo, p\u00ebr [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/beteja-e-letersise-per-liri\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-02-24T14:13:29+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/beteja_e_letersise_per_liri.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"845\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/beteja-e-letersise-per-liri\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/beteja-e-letersise-per-liri\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Beteja e let\u00ebrsis\u00eb p\u00ebr liri\",\"datePublished\":\"2018-02-24T14:13:29+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/beteja-e-letersise-per-liri\\\/\"},\"wordCount\":2584,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/beteja-e-letersise-per-liri\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/02\\\/beteja_e_letersise_per_liri.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\",\"Kultur\u00eb\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/beteja-e-letersise-per-liri\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/beteja-e-letersise-per-liri\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/beteja-e-letersise-per-liri\\\/\",\"name\":\"Beteja e let\u00ebrsis\u00eb p\u00ebr liri - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/beteja-e-letersise-per-liri\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/beteja-e-letersise-per-liri\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/02\\\/beteja_e_letersise_per_liri.jpg\",\"datePublished\":\"2018-02-24T14:13:29+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/beteja-e-letersise-per-liri\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/beteja-e-letersise-per-liri\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/beteja-e-letersise-per-liri\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/02\\\/beteja_e_letersise_per_liri.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/02\\\/beteja_e_letersise_per_liri.jpg\",\"width\":600,\"height\":845},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/beteja-e-letersise-per-liri\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Beteja e let\u00ebrsis\u00eb p\u00ebr liri\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Beteja e let\u00ebrsis\u00eb p\u00ebr liri - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/beteja-e-letersise-per-liri\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Beteja e let\u00ebrsis\u00eb p\u00ebr liri - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"(Nga refuzimi estetik te ai politik) Ndue Ukaj I. N\u00eb fund t\u00eb viteve t\u00eb 80-ta, n\u00eb Gadishullin e trazuar Ballkanik, ashtu sikurse edhe n\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs, shembeshin muret e komunizmit dhe hapeshin perspektiva p\u00ebr integrime euro-atlantike. P\u00ebr popujt q\u00eb p\u00ebrjetuan tiranin\u00eb dhe shtypjen komuniste, kjo ishte dita e shum\u00ebpritur e liris\u00eb. Mir\u00ebpo, p\u00ebr [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/beteja-e-letersise-per-liri\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-02-24T14:13:29+00:00","og_image":[{"width":600,"height":845,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/beteja_e_letersise_per_liri.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/beteja-e-letersise-per-liri\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/beteja-e-letersise-per-liri\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Beteja e let\u00ebrsis\u00eb p\u00ebr liri","datePublished":"2018-02-24T14:13:29+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/beteja-e-letersise-per-liri\/"},"wordCount":2584,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/beteja-e-letersise-per-liri\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/beteja_e_letersise_per_liri.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori","Kultur\u00eb"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/beteja-e-letersise-per-liri\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/beteja-e-letersise-per-liri\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/beteja-e-letersise-per-liri\/","name":"Beteja e let\u00ebrsis\u00eb p\u00ebr liri - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/beteja-e-letersise-per-liri\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/beteja-e-letersise-per-liri\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/beteja_e_letersise_per_liri.jpg","datePublished":"2018-02-24T14:13:29+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/beteja-e-letersise-per-liri\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/beteja-e-letersise-per-liri\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/beteja-e-letersise-per-liri\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/beteja_e_letersise_per_liri.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/beteja_e_letersise_per_liri.jpg","width":600,"height":845},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/beteja-e-letersise-per-liri\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Beteja e let\u00ebrsis\u00eb p\u00ebr liri"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24794","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=24794"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24794\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/24795"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=24794"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=24794"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=24794"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}