{"id":24813,"date":"2018-02-25T01:07:32","date_gmt":"2018-02-25T00:07:32","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=24813"},"modified":"2018-02-25T01:07:32","modified_gmt":"2018-02-25T00:07:32","slug":"emri-i-maqedonise-gjendet-tek-vete-historia-e-saj-qe-do-te-ishte-maqedonia-pellazge","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/emri-i-maqedonise-gjendet-tek-vete-historia-e-saj-qe-do-te-ishte-maqedonia-pellazge\/","title":{"rendered":"Emri i Maqedonis\u00eb gjendet tek vet\u00eb historia e saj, q\u00eb do t\u00eb ishte: Maqedonia pellazge"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Debati absurd me Greqin\u00eb.<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Nga <strong>Kujtim Mateli<\/strong><\/p>\n<p>Shkupi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga qytetet e mi m\u00eb t\u00eb dashur, p\u00ebr shkak t\u00eb historis\u00eb dhe t\u00eb qendres\u00ebs s\u00eb tij mij\u00ebvje\u00e7are. Ka qen\u00eb vazhdimisht n\u00eb p\u00ebrballje me t\u00eb huajt q\u00eb k\u00ebrkonin ta zhduknin popullsin\u00eb shqiptare. Ka qen\u00eb gjithmon\u00eb n\u00ebn trysnin\u00eb e nj\u00eb perandorie lindore q\u00eb k\u00ebrkonte ta zhb\u00ebnte. Shum\u00eb troje shqiptare n\u00eb lindje t\u00eb Shkupit u zhb\u00ebn\u00eb dhe banor\u00ebt e tyre ose u larguan, ose humb\u00ebn identitetin. Po Shkupi jo.<\/p>\n<p>N\u00ebse Kruja ishte nj\u00eb fortes\u00eb q\u00eb u b\u00ebri ball\u00eb hordhive osmane p\u00ebr nj\u00eb \u00e7erek shekulli dhe i shkroi muret e fortes\u00ebs s\u00eb saj me lavdi, Shkupi ka qen\u00eb dhe mbetet nj\u00eb fortes\u00eb e p\u00ebrhershme, nj\u00eb lavdi shqiptare ku pena e historianit, etnografit dhe n\u00eb ve\u00e7anti e poet\u00ebve duhet ta p\u00ebrjet\u00ebsoj\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb dimensionin e saj gjeografik dhe shpirt\u00ebror. Shkupi e ka n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb tij at\u00eb simbolin e kombit ton\u00eb, Sk\u00ebnderbeun e pavdeksh\u00ebm, rreth t\u00eb cilit jan\u00eb t\u00eb grumbulluar t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt. Sk\u00ebnderbeu ka qen\u00eb dhe mbetet shenja dalluese e t\u00eb qenit shqiptar, shenja identifikuese e kombit ton\u00eb, e pranuar plot\u00ebsisht nga \u00e7do shqiptar si simbol i identitetit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Shkupi \u00ebsht\u00eb vendlindja e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, e shenjtores m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb koh\u00ebve moderne. N\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb ku njeriu \u00ebsht\u00eb mbledhur brenda guask\u00ebs s\u00eb interesit t\u00eb vet personal, materialisht dhe shpirt\u00ebrisht, bota shpirt\u00ebrore e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs preku hap\u00ebsirat e Universit ku jetojm\u00eb. Ajo u b\u00eb modeli i njeriut t\u00eb epok\u00ebs son\u00eb, mish\u00ebrimi i mir\u00ebsis\u00eb dhe dashuris\u00eb njer\u00ebzore. Ka mbetur vet\u00ebm akti formal p\u00ebr ta shpallur Shkupin: Kryeqyteti Shpirt\u00ebror i Shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>2<\/strong>.<\/p>\n<p>Qendra e Shkupit \u00ebsht\u00eb e mbushur me monumente dhe statuja. Aty, n\u00eb at\u00eb qend\u00ebr, \u00ebsht\u00eb historia e tij e derdhur n\u00eb bronz. Nj\u00eb histori q\u00eb \u00ebsht\u00eb kontestuar fort nga fqinji i saj jugor, Greqia, me arsyetimin se i ka marr\u00eb emrin dhe heronjt\u00eb. Nj\u00eb kontestim i fort\u00eb q\u00eb e mban Maqedonin\u00eb jasht\u00eb NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Po sa t\u00eb drejt\u00eb ka Greqia n\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrhyrje? Sa t\u00eb argumentuar e ka ajo pretendimin se emri Maqedoni i p\u00ebrket asaj dhe se heronjt\u00eb maqedonas t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb antikitetit i p\u00ebrkasin asaj?! Monumenti madh\u00ebshtor i Filipi II t\u00ebrheq v\u00ebmendjen e \u00e7do vizitori. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nga figurat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb mbret\u00ebris\u00eb maqedonase. Mbreti i par\u00eb q\u00eb sh\u00ebnon fillimin e zgjerimit t\u00eb territorit maqedon. Le t\u00eb njihemi me t\u00eb nga autor\u00ebt e antikitetit, d\u00ebshmia e t\u00eb cil\u00ebve ka vlera t\u00eb padiskutueshme dhe marrin vler\u00ebn e nj\u00eb prove, kur atyre u bashkangjiten dhe d\u00ebshmi t\u00eb tjera t\u00eb pakontestueshme.<\/p>\n<p><strong>Justini, (P\u00ebrmbledhje e historis\u00eb s\u00eb Filipit) t\u00eb Pompei Trogut, Libri VII<\/strong>.<\/p>\n<p>\u201cMaqedonia quhej m\u00eb par\u00eb Emathi, sipas emrit t\u00eb Emathit, i cili qe i pari q\u00eb dha shembull trim\u00ebrie n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Territori i saj rritej shum\u00eb ngadal\u00eb dhe kufijt\u00eb e saj ishin shum\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb. Populli quhej pellazg dhe krahina Botia. Por me kalimin e koh\u00ebs, n\u00eb saje t\u00eb guximit t\u00eb mbret\u00ebrve dhe energjis\u00eb s\u00eb popullit, Emathia, pasi n\u00ebnshtroi n\u00eb fillim fqinj\u00ebt e saj, dhe m\u00eb von\u00eb shum\u00eb fise e popuj t\u00eb tjer\u00eb, u zgjerua deri n\u00eb kufijt\u00eb m\u00eb t\u00eb larg\u00ebt lindor\u00eb\u201d. Justini na e thot\u00eb qart\u00eb q\u00eb popullsia ishte pellazge. T\u00eb thuash q\u00eb popullsia ishte pellazge, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb popullsia nuk ishte helene, sepse helen\u00ebt dhe pellazg\u00ebt ishin dy popullsi t\u00eb ndryshme, i pranuar ky fakt jo vet\u00ebm nga autor\u00ebt e antikitetit, por dhe prej institucioneve shkencore t\u00eb koh\u00ebve moderne. Vet\u00ebm kjo d\u00ebshmi e rr\u00ebzon pretendimin e Greqis\u00eb s\u00eb sotme q\u00eb e pretendon Maqedonin\u00eb antike si t\u00eb saj\u00ebn. Maqedonia ishte pellazge dhe pretendimi i par\u00eb q\u00eb rr\u00ebzohet \u00ebsht\u00eb ai i Greqis\u00eb s\u00eb sotme q\u00eb e mban peng Maqedonin\u00eb p\u00ebr ta futur n\u00eb strukturat euro-atlantike.<\/p>\n<p>Vijm\u00eb tek d\u00ebshmia e dyt\u00eb e autor\u00ebve t\u00eb antikitetit. \u201cHerodoti e em\u00ebron Maqedonin\u00eb Pellazgji dhe e konsideron Olimpin si k\u00ebrthiz\u00ebn e pellazg\u00ebve\u201d Aleksandri i Madh, histori dhe rr\u00ebfenja, p\u00ebrktheu dhe p\u00ebrgatit Llambro Ruci, Sh. B. Ombra GVG, Tiran\u00eb 2005, fq. 49.<br \/>\nJa dhe D\u00ebshmia e dyt\u00eb, ajo e Herodotit, i cili d\u00ebshmon se Maqedonia nuk \u00ebsht\u00eb helene. T\u00eb dy autor\u00ebt, nj\u00ebri romak dhe tjetri helen, na thon\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. Ata e p\u00ebrcaktojn\u00eb qart\u00eb dhe etnin\u00eb e saj: Maqedonia i p\u00ebrket Pellazgjis\u00eb. \u00cbsht\u00eb absurditet q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhysh kaq brutalisht mbi Maqedonin\u00eb dhe t`i mohosh asaj p\u00ebrfshirjen n\u00eb BE dhe NATO, me preteksin se Maqedonia \u00ebsht\u00eb helene dhe ky em\u00ebr i p\u00ebrket Greqis\u00eb. Po cilat kan\u00eb qen\u00eb lidhjet e Maqedonis\u00eb antike me popullsit\u00eb fqinje.<\/p>\n<p><strong>Straboni, Gjeografia, Fragmente nga libri VII<\/strong>.<\/p>\n<p>\u201cSi tek maqedonasit edhe tek thesprot\u00ebt dhe molos\u00ebt plakat i quanin pelia dhe pleqt\u00eb pelii. Pra ata i quajn\u00eb peligon\u00eb njer\u00ebzit e nderuar, ashtu si tek lakon\u00ebt dhe masaliot\u00ebt pleqt\u00eb. Prej k\u00ebsaj, sipas legjend\u00ebs dhe ato q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb tek lisi i Dodon\u00ebs i quajn\u00eb pelia\u201d<br \/>\nStraboni na jep nj\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme se maqedonasit, si dhe molos\u00ebt e thesprot\u00ebt e Epirit kishin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjuh\u00eb. T\u00eb moshuarit apo pleqt\u00eb i em\u00ebrtonin nj\u00ebsoj: peli. Po ta shohim me kujdes d\u00ebshmin\u00eb e Strabonit burrat quheshin peli, kurse grat\u00eb pelia. N\u00ebse do ta shohim nga ana gjuh\u00ebsore k\u00ebto jan\u00eb dy emra t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe. Shembull: plak-plaka, emri fem\u00ebror ka dal\u00eb nga emri i gjinis\u00eb mashkullore duke i shtuar mbares\u00ebn -a. N\u00eb antikitetet kemi: peli-pelia, ku emri fem\u00ebror ka dal\u00eb nga emri i gjinis\u00eb mashkullore duke i shtuar mbares\u00ebn -a. Pa shtuar se emri plak-plaka \u00ebsht\u00eb produkt i zhvillimit gjuh\u00ebsor t\u00eb emrave antik\u00eb peli-pelia. Shohim dhe nj\u00eb d\u00ebshmi tjet\u00ebr t\u00eb Strabonit.<\/p>\n<p><strong>Straboni, Gjeografia, Fragmente nga libri VII<\/strong>.<\/p>\n<p>\u201cEdhe gjith\u00eb viset gjer n\u00eb Korkyr\u00eb disa bile i quajn\u00eb Maqedoni, p\u00ebr arsye si\u00e7 thon\u00eb, se banor\u00ebt e k\u00ebtyre krahinave p\u00ebrdorin edhe t\u00eb qethurit, edhe t\u00eb folur\u00ebn, edhe mantelin (klamyd\u00ebn), edhe gj\u00ebra t\u00eb tjera n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ngjashme\u201d<\/p>\n<p>D\u00ebshmia e Strabonit \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb. Epiri dhe Maqedonia jan\u00eb popuj t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb. Epiri ishte pellazg, sepse aty ishte kryeqendra e gjith\u00eb Pellazgjis\u00eb, aty ishte Dodona. Si popull pellazg ata (mqedonasit dhe epirot\u00ebt), kishin shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta dhe konkretisht:<br \/>\na) kishin t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt gjuh\u00ebn. Po gjuha \u00ebsht\u00eb elementi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i identifikimit t\u00eb nj\u00eb kombi.<\/p>\n<p>b) Visheshin dhe qetheshin nj\u00ebsoj. K\u00ebtu kemi hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb d\u00ebshmia e Strabonit mund t\u00eb konkretizohet me dhjet\u00ebra shembuj t\u00eb tjer\u00eb, sepse prerjet e monedhave dhe gjetjet arkeologjike, po t\u00eb mblidhen dhe t\u00eb krahasohen, do t\u00eb na v\u00ebrtetojn\u00eb, padyshim, d\u00ebshmin\u00eb e Strabonit, megjith\u00ebse d\u00ebshmia e tij nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetohet p\u00ebr shkak t\u00eb sakt\u00ebsis\u00eb q\u00eb ai na ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vepr\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>c) Ka edhe gj\u00ebra t\u00eb tjera n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ngjashme. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se midis pellazg\u00ebve t\u00eb Epirit dhe pellazg\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb, t\u00eb dy popujt q\u00eb kishin dal\u00eb nga i nj\u00ebjti trung, nuk i kishin humbur tiparet e p\u00ebrbashk\u00ebta. D\u00ebshmia e Strabonit, Herodotit dhe e Justinit na v\u00ebrtetojn\u00eb se Maqedonia antike ka qen\u00eb pellazge dhe nuk ka pasur asnj\u00eb lidhje etnike me helen\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>3<\/strong>.<br \/>\n<strong>Artur Vajgal, Aleksandri i Madh, Tiran\u00eb 2002, fq. 8.<\/strong><\/p>\n<p>\u201cOborri mbret\u00ebror maqedonas e fliste greqishten atike si gjuh\u00eb t\u00eb dyt\u00eb dhe duket se e flisnin dhe princat mal\u00ebsor\u00eb t\u00eb Lynkestit\u201d Kjo d\u00ebshmi \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se maqedonasit dhe helen\u00ebt ishin dy popuj t\u00eb ndrysh\u00ebm. Maqedonasit si popull pellazg fliste pellazgjishten. Greqishtja ishte p\u00ebr ta gjuh\u00eb e dyt\u00eb. Po k\u00ebtu kemi nj\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb, se edhe ilir\u00ebt e Lynkestit e flisnin dhe ata si gjuh\u00eb t\u00eb dyt\u00eb greqishten atike. Po n\u00ebse Lynkest\u00ebt ilir\u00eb do t\u00eb ishin popull i ndrysh\u00ebm nga maqedonasit, pra t\u00eb flisnin tjet\u00ebr gjuh\u00eb nga maqedonasit, at\u00ebher\u00eb lynkest\u00ebt do ta flisnin gjuh\u00ebn helene si gjuh\u00eb t\u00eb tret\u00eb, sepse si gjuh\u00eb t\u00eb dyt\u00eb do t\u00eb flisnin maqedonishten.<\/p>\n<p><strong>Artur Vajgal, Aleksandri i Madh, Tiran\u00eb 2002, fq. 38<\/strong><\/p>\n<p>\u201cVe\u00e7 nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb se ai (Aleksandri i Madh), nuk ishte me prejardhje thjesht maqedonase. Olimpia u p\u00ebrkiste Molos\u00ebve t\u00eb Epirit dhe n\u00ebna e Filipit ishte nj\u00eb grua shqiptare prej Lynkestit dhe njihej si \u2018barbare\u2019\u201d. Ja ku na dalin maqedonasit pellazg\u00eb dhe lynkest\u00ebt ilir\u00eb t\u00eb lidhur midis tyre jo vet\u00ebm nga gjuha, por dhe n\u00eb lidhje t\u00eb ngushta farefisnore. Maqedonasit dhe epirot\u00ebt u p\u00ebrkisnin fisit t\u00eb pellazg\u00ebve, ndaj Olimbia (emri i saj i vajz\u00ebris\u00eb ka qen\u00eb Myrtili) nuk \u00ebsht\u00eb barbare p\u00ebr maqedonasit. N\u00ebna e Filipit t\u00eb II-t\u00eb, ishte ilire ndaj dhe me t\u00eb drejt\u00eb autori thot\u00eb se ajo njihej si \u2018barbare\u2019 pra q\u00eb nuk i p\u00ebrkiste fisit t\u00eb pellazg\u00ebve, edhe pse flisnin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjuh\u00eb.<\/p>\n<p><strong>4<\/strong>.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto troje ilire, ku Filipi II e kaloi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb koh\u00ebs n\u00eb atdheun e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb vet, tashm\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsohet nga nj\u00eb monument madh\u00ebshtor, n\u00eb k\u00ebto brigje t\u00eb lumit t\u00eb famsh\u00ebm Vardar. Pak m\u00eb tej, ndodhet nj\u00eb tjet\u00ebr monument. \u00cbsht\u00eb Olimbia (Myrtilia) e Epirit, gruaja m\u00eb e famshme e t\u00eb gjith\u00eb mij\u00ebvje\u00e7ar\u00ebve deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme. Monumenti e paraqet portretin e saj n\u00eb disa pamje. Ato lidhen me rolin e saj si n\u00ebn\u00eb. N\u00eb trup dhe n\u00eb krah\u00ebt e saj, n\u00eb disa faza t\u00eb jet\u00ebs, deri sa e kap\u00ebrceu at\u00eb faz\u00eb q\u00eb quhet f\u00ebmij\u00eb, n\u00eb disa pamje madh\u00ebshtore e kuptimplote, \u00ebsht\u00eb ai djaloshi kureshtar e plot guxim, q\u00eb m\u00eb von\u00eb do t\u00eb mbulohet nga fama e pashuar, Aleksandri i Madh i Maqedonis\u00eb. Edhe kaq, si n\u00ebn\u00eb e k\u00ebtij strategu t\u00eb shquar, Olimbia do t\u00eb vinte krenare deri n\u00eb dit\u00ebt tona si modeli i gruas s\u00eb koh\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetoi dhe i shekujve q\u00eb pasuan deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme. Po Olimbia, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb djalit t\u00eb saj n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb historia e kishte thirrur t\u00eb ndodhej n\u00eb Lindje, tregoi men\u00e7urin\u00eb dhe zgjuarsin\u00eb e pakufishme, aft\u00ebsit\u00eb e saj drejtuese n\u00eb krye t\u00eb mbret\u00ebris\u00eb maqedonase, por dhe t\u00eb Epirit si vajz\u00eb e familjes mbret\u00ebrore t\u00eb Epirit.<\/p>\n<p>E ilustrojm\u00eb me nj\u00eb shembull: N\u00eb vitin 333 para er\u00ebs son\u00eb mbreti i Epirit, Aleksandri, u vra n\u00eb nj\u00eb nga betejat e tij q\u00eb zhvilloi n\u00eb Itali. Koha q\u00eb mbreti ishte i z\u00ebn\u00eb me luftimet n\u00eb Itali, por edhe pas vdekjes s\u00eb tij, deri n\u00eb zgjedhjen e mbretit t\u00eb ri, Epiri duhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb n\u00ebn kujdestarin\u00eb e Olimbis\u00eb, mbret\u00ebresh\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb, e cila ishte e motra e Aleksandrit t\u00eb Epirit dhe q\u00eb kishte t\u00eb gjith\u00eb fuqin\u00eb t\u00eb qeveriste Epirin deri n\u00eb zgjedhjen e mbretit t\u00eb ri. Kjo ka qen\u00eb koha m\u00eb e p\u00ebrshtatshme, n\u00ebse dikush do t\u00eb nd\u00ebrhynte n\u00eb Epir. K\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi e shfryt\u00ebzuan athinasit t\u00eb cil\u00ebt donin t\u00eb shtinin n\u00eb dor\u00eb orakullin dhe tempullin e Dodon\u00ebs, duke nd\u00ebrhyr\u00eb mbi tempullin e Dion\u00ebs. Por ata u ndal\u00ebn rrept\u00ebsisht\u00eb nga Olimbia, e cila u kujtoi athinasve n\u00ebp\u00ebrmjet delegat\u00ebve t\u00eb saj se \u201cnuk mund t\u00eb b\u00ebnin asnj\u00eb veprim, pasi tempulli i Dodon\u00ebs ishte n\u00eb zot\u00ebrimin e saj dhe askush nuk mund t\u00eb vinte dor\u00eb mbi t\u00eb\u201d H.W.Parke, The oracles of Zeus Dodona, Olympia, Ammon, faqe 142.<\/p>\n<p>Kjo ishte Olimbia, e cila kishte zgjuarsin\u00eb dhe guximin t\u00eb p\u00ebrballej me cilindo q\u00eb k\u00ebrkonte t\u00eb tjet\u00ebrsonte identitetin e Dodon\u00ebs, ku ndodhej orakulli i famsh\u00ebm q\u00eb nuk ishte vet\u00ebm i epirot\u00ebve pellazg\u00eb, por edhe i maqedonasve pellazg\u00eb. T\u00eb tjet\u00ebrsoje identitetin e Dodon\u00ebs, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb tjet\u00ebrsoje identitetin e Epirit. N\u00ebse Epiri mbeti jasht\u00eb sfer\u00ebs s\u00eb ndikimit helen, arsyeja \u00ebsht\u00eb se helen\u00ebt nuk ia dol\u00ebn dot t\u00eb ndikonin mbi tempullin e Dodon\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb Olimbia, e aft\u00eb t\u00eb qeveriste dy mbret\u00ebri. Aft\u00ebsin\u00eb e gruas shqiptare do ta gjejm\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb m\u00ebvonshme tek mbret\u00ebresha Teut\u00eb e Iliris\u00eb. Vet\u00ebm ilir\u00ebt dhe pellazg\u00ebt e antikitetit, i kishin dh\u00ebn\u00eb gruas dinjitetin q\u00eb meritonte, duke e ngjitur n\u00eb shkall\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb hierarkis\u00eb shtet\u00ebrore. K\u00ebt\u00eb dukuri nuk e gjejm\u00eb as tek helen\u00ebt, as tek romak\u00ebt, \u00e7ka tregon se etnia pellazgo-ilire, kishte tjet\u00ebr organizim shtet\u00ebror e familjar nga popujt e tjer\u00eb rrotull tij.<\/p>\n<p><strong>5<\/strong>.<\/p>\n<p>Ura e Vardarit ndan Shkupin n\u00eb dy pjes\u00eb, nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe qendr\u00ebn e tij. N\u00eb krahun e djatht\u00eb t\u00eb Vardarit, ngrihet madh\u00ebshtor monumenti i Aleksandrit t\u00eb Madh t\u00eb Maqedonis\u00eb. P\u00ebrpara madh\u00ebshtis\u00eb s\u00eb tij jan\u00eb verbuar si helen\u00ebt dhe maqedonasit. E vetmja lidhje midis maqedonasve t\u00eb rinj, t\u00eb shekujve pas Krishtit, \u00ebsht\u00eb se ata u vendos\u00ebn n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb atyre trojeve ku ka shtrir\u00eb sundimin e vet mbret\u00ebria maqedonase e antikitetit. Q\u00eb t\u00eb dy, ata helen\u00ebt e vjet\u00ebr dhe maqedonasit e rinj, nuk kan\u00eb asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb pik\u00ebpamje t\u00eb etnis\u00eb me Aleksandrin e Madh. Po ata po luftojn\u00eb aq fort, sa krijon p\u00ebrshtypjen n\u00eb opinionin bot\u00ebror se Aleksandri i Madh q\u00ebndron diku midis tyre. Mqedonasit e rinj, duke u nisur nga pik\u00ebpamja kohore, e din\u00eb mir\u00eb se ata vet\u00eb, nuk kan\u00eb asnj\u00eb lidhje me Aleksanrin e Maqedonis\u00eb. Po ata din\u00eb mir\u00eb faktin se midis helen\u00ebve dhe maqedonasve t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Aleksandrit t\u00eb Madh nuk ka asnj\u00eb lidhje midis tyre.<\/p>\n<p>E vetmja lidhje reale e Aleksandrit \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ekziston midis Maqedonis\u00eb, Epirit dhe Iliris\u00eb. P\u00ebrderisa maqedon\u00ebt e rinj jan\u00eb vendosur n\u00eb k\u00ebto troje ilire, pra e kan\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi k\u00ebt\u00eb truall me autokton\u00ebt shqiptar\u00eb, mendojn\u00eb se u lind nj\u00eb e drejt\u00eb, qoft\u00eb dhe e pjes\u00ebshme, ta quajn\u00eb Aleksandrin si t\u00eb tyren, n\u00eb raport me helen\u00ebt q\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ta quajn\u00eb t\u00eb tyren. Pasardh\u00ebsit e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Aleksandrit t\u00eb Madh, ata shqiptar\u00ebt e sot\u00ebm, n\u00eb ve\u00e7anti ata q\u00eb ndodhen n\u00eb trojet e Maqedonis\u00eb, v\u00ebshtrojn\u00eb k\u00ebt\u00eb duel greko-maqedonas pa folur nj\u00eb fjal\u00eb. Kjo goj\u00ebky\u00e7je e shqiptar\u00ebve, e pasardh\u00ebsve real\u00eb t\u00eb Aleksandrit t\u00eb Madh, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb dy falsifikator\u00ebt e historis\u00eb t\u00eb ndeshen ashp\u00ebr midis tyre, por q\u00eb n\u00eb fund do t\u00eb rezultoj\u00eb nj\u00eb betej\u00eb qesharake, sepse t\u00eb v\u00ebrtetat historike nuk mund t\u00eb fshihen dhe t\u00eb veniten p\u00ebrgjithmon\u00eb, por n\u00eb fund t\u00eb procesit do t\u00eb triumfoj\u00eb e v\u00ebrteta dhe ata, kryeheronjt\u00eb e antikitetit, do t\u00eb vendosen n\u00eb p\u00ebrmasat reale q\u00eb mbart historia.<\/p>\n<p><strong>6<\/strong>.<\/p>\n<p>Aty n\u00eb sheshin qendror t\u00eb Shkupit, Aleksandri i Madh, lart\u00ebsuar ndoshta n\u00eb nj\u00eb nga piedestalet m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb bot\u00eb, mbart mbi vete mistere q\u00eb presin t\u00eb zbardhen. Misteret ndaj tij nuk zbardhen duke i qendruar ftoht\u00eb sikund\u00ebr veprojn\u00eb shqiptar\u00ebt as duke e afruar tin\u00ebzisht sikund\u00ebr veprojn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. T\u00eb q\u00ebndrosh ftoht\u00eb ndaj Aleksandrit t\u00eb Madh, do t\u00eb thot\u00eb t`i q\u00ebndrosh ftoht\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb vetes t\u00ebnde, epok\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jeton. Jemi i vetmi popull evropian q\u00eb e kemi t\u00eb mjegulluar historin\u00eb. Indiferenca e pajustifikuar nga institucionet shkencore t\u00eb trojeve shqiptare, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb g\u00eblltitin pjes\u00eb nga historia jon\u00eb, duke d\u00ebmtuar seriozisht identitetin e shqiptar\u00ebve. Po sado i d\u00ebmtuar t\u00eb jet\u00eb ky identitet, Aleksandri i Madh ka qen\u00eb dhe do t\u00eb mbetet pjes\u00eb e identitetit iliro-maqedonas. E fillojm\u00eb nga pika m\u00eb e larg\u00ebt q\u00eb e lidh familjen mbret\u00ebrore maqedonase me shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Ajo \u00ebsht\u00eb bija shqiptare e fisit t\u00eb lynkest\u00ebve q\u00eb lindi Filipin e Dyt\u00eb. Kaq \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se Filipi i Dyt\u00eb dhe pasardh\u00ebsit e tij jan\u00eb shqiptaro-maqedonas. D\u00ebshmia e dyt\u00eb q\u00eb e lidh familjen mbret\u00ebrore maqedonase me shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb se Olimbia, gruaja e Filipit t\u00eb Dyt\u00eb q\u00eb lindi Aleksandrin e Madh, ishte nj\u00eb vajz\u00eb tjet\u00ebr shqiptare nga familja mbret\u00ebrore e Epirit. D\u00ebshmia e tret\u00eb q\u00eb e lidh familjen mbret\u00ebrore maqedonase me shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb se vet\u00eb maqedonasit si popull ishin pellazg. At\u00ebher\u00eb jemi p\u00ebrball\u00eb faktit q\u00eb familjen mbret\u00ebrore t\u00eb Maqedonis\u00eb ta konsiderojm\u00eb si pjes\u00eb e fisit ton\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim q\u00eb del kur analizojm\u00eb lidhjet midis shqiptar\u00ebve dhe maqedonasve antik\u00eb. Fatmir\u00ebsisht ky p\u00ebrfundim ka dal\u00eb rreth 150 vjet m\u00eb par\u00eb, kur albanologu i shquar gjerman Johann Georg von Hahn, n\u00eb nj\u00eb studim voluminoz p\u00ebr shqiptar\u00ebt arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se ilir\u00ebt, maqedonasit dhe epirot\u00ebt, ishin popuj t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit trung.<\/p>\n<p>T\u00eb till\u00eb e ka konsideruar Heroi yn\u00eb Komb\u00ebtar Sk\u00ebnderbeu, t\u00eb till\u00eb e konsideronte Rilindja jon\u00eb Komb\u00ebtare dhe n\u00eb ve\u00e7anti Poeti yn\u00eb Komb\u00ebtar Naim Frash\u00ebri, jo vet\u00ebm nga d\u00ebshmit\u00eb q\u00eb ata zot\u00ebronin, por dhe nga trash\u00ebgimia e mbartur n\u00ebp\u00ebr shekuj q\u00eb maqedonasit dhe familjen mbret\u00ebrore t\u00eb Aleksandrit t\u00eb Madh, shqiptar\u00ebt e konsideronin si pjes\u00eb t\u00eb fisit t\u00eb tyre. Poet\u00ebt dhe shkrimtar\u00ebt e dit\u00ebve t\u00eb sotme e kan\u00eb hedhur hapin e madh n\u00eb unifikimin e trojeve shqiptare, pas nj\u00eb nd\u00ebrprerjeje gati 100-vje\u00e7are q\u00eb nga viti i mbrapsht 1913 q\u00eb e cop\u00ebtoi Shqip\u00ebrin\u00eb. Tashm\u00eb poet\u00ebt e shkrimtar\u00ebt e kan\u00eb unifikuar hap\u00ebsir\u00ebn gjeografike dhe shpirt\u00ebrore q\u00eb na mban t\u00eb bashkuar si gisht\u00ebrinjt\u00eb n\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb t\u00eb dor\u00ebs. Nd\u00ebrsa poet\u00ebt dhe shkrimtar\u00ebt l\u00ebvizin lirsh\u00ebm me vargje, personazhe dhe ide n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn gjeografike t\u00eb trojeve tona, mbetet q\u00eb me kaq leht\u00ebsi t\u00eb l\u00ebvizet dhe n\u00eb dimensionin historik. Ta duam dhe ta dashurojm\u00eb historin\u00eb e popullin ton\u00eb duke shkuar drejt gjenez\u00ebs s\u00eb tij autoktone n\u00eb k\u00ebto troje. Duke g\u00ebrshetuar harmonish\u00ebm dimensionin gjeografik me at\u00eb historik, do t\u00eb mund t\u00eb ecim t\u00eb sigurt drejt hap\u00ebsirave evropiane q\u00eb na mund\u00ebson Mij\u00ebvje\u00e7ari i Tret\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Debati absurd me Greqin\u00eb. Nga Kujtim Mateli Shkupi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga qytetet e mi m\u00eb t\u00eb dashur, p\u00ebr shkak t\u00eb historis\u00eb dhe t\u00eb qendres\u00ebs s\u00eb tij mij\u00ebvje\u00e7are. Ka qen\u00eb vazhdimisht n\u00eb p\u00ebrballje me t\u00eb huajt q\u00eb k\u00ebrkonin ta zhduknin popullsin\u00eb shqiptare. Ka qen\u00eb gjithmon\u00eb n\u00ebn trysnin\u00eb e nj\u00eb perandorie lindore q\u00eb k\u00ebrkonte ta zhb\u00ebnte. Shum\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-24813","post","type-post","status-publish","format-standard","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Emri i Maqedonis\u00eb gjendet tek vet\u00eb historia e saj, q\u00eb do t\u00eb ishte: Maqedonia pellazge - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/emri-i-maqedonise-gjendet-tek-vete-historia-e-saj-qe-do-te-ishte-maqedonia-pellazge\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Emri i Maqedonis\u00eb gjendet tek vet\u00eb historia e saj, q\u00eb do t\u00eb ishte: Maqedonia pellazge - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Debati absurd me Greqin\u00eb. Nga Kujtim Mateli Shkupi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga qytetet e mi m\u00eb t\u00eb dashur, p\u00ebr shkak t\u00eb historis\u00eb dhe t\u00eb qendres\u00ebs s\u00eb tij mij\u00ebvje\u00e7are. Ka qen\u00eb vazhdimisht n\u00eb p\u00ebrballje me t\u00eb huajt q\u00eb k\u00ebrkonin ta zhduknin popullsin\u00eb shqiptare. Ka qen\u00eb gjithmon\u00eb n\u00ebn trysnin\u00eb e nj\u00eb perandorie lindore q\u00eb k\u00ebrkonte ta zhb\u00ebnte. Shum\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/emri-i-maqedonise-gjendet-tek-vete-historia-e-saj-qe-do-te-ishte-maqedonia-pellazge\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-02-25T00:07:32+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/fjala_e_lire.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"300\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"100\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/emri-i-maqedonise-gjendet-tek-vete-historia-e-saj-qe-do-te-ishte-maqedonia-pellazge\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/emri-i-maqedonise-gjendet-tek-vete-historia-e-saj-qe-do-te-ishte-maqedonia-pellazge\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Emri i Maqedonis\u00eb gjendet tek vet\u00eb historia e saj, q\u00eb do t\u00eb ishte: Maqedonia pellazge\",\"datePublished\":\"2018-02-25T00:07:32+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/emri-i-maqedonise-gjendet-tek-vete-historia-e-saj-qe-do-te-ishte-maqedonia-pellazge\\\/\"},\"wordCount\":3139,\"commentCount\":0,\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/emri-i-maqedonise-gjendet-tek-vete-historia-e-saj-qe-do-te-ishte-maqedonia-pellazge\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/emri-i-maqedonise-gjendet-tek-vete-historia-e-saj-qe-do-te-ishte-maqedonia-pellazge\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/emri-i-maqedonise-gjendet-tek-vete-historia-e-saj-qe-do-te-ishte-maqedonia-pellazge\\\/\",\"name\":\"Emri i Maqedonis\u00eb gjendet tek vet\u00eb historia e saj, q\u00eb do t\u00eb ishte: Maqedonia pellazge - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2018-02-25T00:07:32+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/emri-i-maqedonise-gjendet-tek-vete-historia-e-saj-qe-do-te-ishte-maqedonia-pellazge\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/emri-i-maqedonise-gjendet-tek-vete-historia-e-saj-qe-do-te-ishte-maqedonia-pellazge\\\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/emri-i-maqedonise-gjendet-tek-vete-historia-e-saj-qe-do-te-ishte-maqedonia-pellazge\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Emri i Maqedonis\u00eb gjendet tek vet\u00eb historia e saj, q\u00eb do t\u00eb ishte: Maqedonia pellazge\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Emri i Maqedonis\u00eb gjendet tek vet\u00eb historia e saj, q\u00eb do t\u00eb ishte: Maqedonia pellazge - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/emri-i-maqedonise-gjendet-tek-vete-historia-e-saj-qe-do-te-ishte-maqedonia-pellazge\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Emri i Maqedonis\u00eb gjendet tek vet\u00eb historia e saj, q\u00eb do t\u00eb ishte: Maqedonia pellazge - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Debati absurd me Greqin\u00eb. Nga Kujtim Mateli Shkupi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga qytetet e mi m\u00eb t\u00eb dashur, p\u00ebr shkak t\u00eb historis\u00eb dhe t\u00eb qendres\u00ebs s\u00eb tij mij\u00ebvje\u00e7are. Ka qen\u00eb vazhdimisht n\u00eb p\u00ebrballje me t\u00eb huajt q\u00eb k\u00ebrkonin ta zhduknin popullsin\u00eb shqiptare. Ka qen\u00eb gjithmon\u00eb n\u00ebn trysnin\u00eb e nj\u00eb perandorie lindore q\u00eb k\u00ebrkonte ta zhb\u00ebnte. Shum\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/emri-i-maqedonise-gjendet-tek-vete-historia-e-saj-qe-do-te-ishte-maqedonia-pellazge\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-02-25T00:07:32+00:00","og_image":[{"width":300,"height":100,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/fjala_e_lire.png","type":"image\/png"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/emri-i-maqedonise-gjendet-tek-vete-historia-e-saj-qe-do-te-ishte-maqedonia-pellazge\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/emri-i-maqedonise-gjendet-tek-vete-historia-e-saj-qe-do-te-ishte-maqedonia-pellazge\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Emri i Maqedonis\u00eb gjendet tek vet\u00eb historia e saj, q\u00eb do t\u00eb ishte: Maqedonia pellazge","datePublished":"2018-02-25T00:07:32+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/emri-i-maqedonise-gjendet-tek-vete-historia-e-saj-qe-do-te-ishte-maqedonia-pellazge\/"},"wordCount":3139,"commentCount":0,"articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/emri-i-maqedonise-gjendet-tek-vete-historia-e-saj-qe-do-te-ishte-maqedonia-pellazge\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/emri-i-maqedonise-gjendet-tek-vete-historia-e-saj-qe-do-te-ishte-maqedonia-pellazge\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/emri-i-maqedonise-gjendet-tek-vete-historia-e-saj-qe-do-te-ishte-maqedonia-pellazge\/","name":"Emri i Maqedonis\u00eb gjendet tek vet\u00eb historia e saj, q\u00eb do t\u00eb ishte: Maqedonia pellazge - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"datePublished":"2018-02-25T00:07:32+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/emri-i-maqedonise-gjendet-tek-vete-historia-e-saj-qe-do-te-ishte-maqedonia-pellazge\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/emri-i-maqedonise-gjendet-tek-vete-historia-e-saj-qe-do-te-ishte-maqedonia-pellazge\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/emri-i-maqedonise-gjendet-tek-vete-historia-e-saj-qe-do-te-ishte-maqedonia-pellazge\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Emri i Maqedonis\u00eb gjendet tek vet\u00eb historia e saj, q\u00eb do t\u00eb ishte: Maqedonia pellazge"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24813","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=24813"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24813\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=24813"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=24813"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=24813"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}