{"id":24904,"date":"2018-02-26T00:21:31","date_gmt":"2018-02-25T23:21:31","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=24904"},"modified":"2018-02-26T00:21:31","modified_gmt":"2018-02-25T23:21:31","slug":"fillimisht-korigjimi-i-gabimeve-pastaj-ratifikimi-i-marreveshjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fillimisht-korigjimi-i-gabimeve-pastaj-ratifikimi-i-marreveshjes\/","title":{"rendered":"Fillimisht korigjimi i gabimeve, pastaj ratifikimi i marr\u00ebveshjes!"},"content":{"rendered":"<p>Shkruan: <strong>Florim Zeqa<\/strong>, <em>26.02.2018<\/em><\/p>\n<p>Arsyet pse vazhdimisht kam k\u00ebrkuar mosvotimin e marr\u00ebveshjes fam\u00ebkeqe t\u00eb Demarkacionit me Malin e Zi nuk jan\u00eb t\u00eb lidhura me aspekte personale, q\u00eb i bie se nuk jam pro apo kund\u00ebr ndonj\u00eb lideri, partie apo grupimi partiak. Por pse jam kund\u00ebr humbjes s\u00eb territorit t\u00eb vendit tim.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht faktit, se a kalon apo jo Demarkacioni me Malin e Zi n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, i parapar\u00eb p\u00ebr diten e merkur\u00eb, 28.02.2018, megjithat\u00eb liberalizimi i vizave p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs do t\u00eb mungoj\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb!<\/p>\n<p>Ngutja n\u00eb marrjen e k\u00ebtij vendimi nga lider\u00ebt shtet\u00ebror\u00eb nuk konsiston n\u00eb angazhimet e tyre p\u00ebr mir\u00ebq\u00ebnjen e qytetar\u00ebve, por p\u00ebrmes k\u00ebsaj ngutje po tentohet t\u00eb amnistohen marr\u00ebveshjet e d\u00ebmshme, antiligjore dhe antikushtetuese t\u00eb lider\u00ebve shtet\u00ebror\u00eb n\u00eb raport me Demarkacionin dhe Asociacionin e komunave serbe n\u00eb veri, p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb ish dy kryemninstrave, gjegj\u00ebsisht marr\u00ebveshjes fatkeqe t\u00eb 19 prillit 2013 e n\u00ebnshkruar nga Hashim Tha\u00e7i n\u00eb Bruksel dhe ajo e 25 gushtit 2015 po ashtu n\u00eb Bruksel e n\u00ebnshkruar nga Isa Mustafa, i cili me rastin e n\u00ebnshkrimit t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebveshje ka shkelur hiq m\u00eb pak se 23 nene t\u00eb Kushtetutes s\u00eb vendit.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb v\u00ebrtetat e ngutjes p\u00ebr ratifikim<\/strong><\/p>\n<p>Mbase k\u00ebtu qendron e gjith\u00eb e v\u00ebrteta e ngutjes p\u00ebr ratifikimin e marr\u00ebveshjes fam\u00ebkeqe t\u00eb 19 prillit 2013, respektivisht t\u00eb 25 gushtit 2015 t\u00eb nenshkruara nga Tha\u00e7i e Mustafa. E gjith\u00eb kjo dram\u00eb n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs po b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar l\u00ebkur\u00ebn e k\u00ebtyre dy figurave sa tragjike po aq fatale t\u00eb katandisjes s\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, deputet\u00ebt puthador\u00eb t\u00eb binomit Tha\u00e7i-Mustafa po mundohen q\u00eb p\u00ebrmes ratifikimit t\u00eb marr\u00ebveshjes n\u00eb Kuvend, t&#8217;i amnistojn\u00eb t\u00eb sip\u00ebrpermendurit nga akuzat p\u00ebr tradhti komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej k\u00ebsaj tendence, jan\u00eb edhe ambiciet p\u00ebr pushtet t\u00eb partive politike, q\u00eb sikurse herave t\u00eb tjera, edhe k\u00ebsaj radhe po e shfryt\u00ebzojn\u00eb demarkacionin si alibi p\u00ebr rr\u00ebzimin e qeveris\u00eb, duke e shnd\u00ebrruar k\u00ebshtu demarkacionin nga interes komb\u00ebtar n\u00eb interes partiak dhe klanor p\u00ebr mbajtjen, gjegj\u00ebsisht marrjen e pushtetit.<\/p>\n<p><strong>Padi edhe ndaj kryeministrave<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebshtu padia e VV-s\u00eb e deponuar me 22.02.2018 n\u00eb Prokurorin\u00eb Speciale t\u00eb shtetit, p\u00ebr kall\u00ebzim penal ndaj presidentit Hashim Tha\u00e7i p\u00ebr shkak t\u00eb dyshimit p\u00ebr \u201ctradhtin\u00eb ndaj vendit\u201d, pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb marr\u00ebveshjes p\u00ebr kufirin shtet\u00ebror n\u00eb mes t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Malit t\u00eb Zi, e n\u00ebnshkruar n\u00eb Vjen\u00eb m\u00eb dat\u00eb 26 gusht 2015,&#8230;doemos duhet t\u00eb pasohet edhe me ngritjen e padis\u00eb ndaj ish kryeministrit tjet\u00ebr t\u00eb vendit, Isa Mustafa, p\u00ebr marr\u00ebveshjen e turpit me ish kryeministrin serb Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq p\u00ebr krijimin e Asociacionit t\u00eb komuanve serbe, n\u00eb t\u00eb cilin rast kryeministri yn\u00eb, edhe pse i ka shkelur 23 nene t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb vendit, ka mbetur i pa prekur nga drejt\u00ebsia!<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb po e them un\u00eb k\u00ebshtu, k\u00ebt\u00eb e ka v\u00ebrtetuar Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs, e cila ka konstatuar shkeljen e shtyllave bazike t\u00eb saj, p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb 23 neneve t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>E n\u00ebse kalon marr\u00ebveshja e 26 gushtit 2015 sipas versionit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb kaluar, at\u00ebher\u00eb i nj\u00ebjti kall\u00ebzim penal duhet t\u00eb pasoj\u00eb edhe ndaj kryeministrit Haradinaj!<\/p>\n<p><strong>Aneks-marr\u00ebveshja Tha\u00e7i-Vujanoviq, mashtrim i radh\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Aneks-marr\u00ebveshja e 16 shkurtit 2018 mes presidentit Hashim Tha\u00e7i dhe presidentit t\u00eb Malit t\u00eb Zi, Filip Vujanoviq, s&#8217;\u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr vet\u00ebm se rikonfirmim i marr\u00ebveshjes s\u00eb 26 gushtit 2015 t\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb Vjen\u00eb, e cila ng\u00ebrthen n\u00eb vete mashtrimin e radh\u00ebs, gjoja p\u00ebr &#8220;rishikim t\u00eb pikave kontestuese&#8221; pas ratifikimit n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb 26 gushtit 2015 n\u00eb Vjen\u00eb.<\/p>\n<p>Se v\u00ebrtet\u00eb aneks-marr\u00ebveshja mes president\u00ebve Tha\u00e7i-Vujanoviq \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb mashtrim i radh\u00ebs p\u00ebr deputet\u00ebt dhe opinionin vendor\u00eb, e d\u00ebshmon edhe ky fakt; sikur t\u00eb ishte kaq e leht\u00eb l\u00ebvizja e kufijve, siq po e paragjykojn\u00eb disa, at\u00ebher\u00eb nuk do t\u00eb kishte pasur fare nevoj\u00eb p\u00ebr ratifikimin e marr\u00ebveshjes n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>Pranda, rishikimi dhe korigjimi i gabimeve duhet b\u00ebr\u00eb paraprakisht e jo pas votimit n\u00eb Kuvend, ngase me votimin e marr\u00ebveshjes varroset p\u00ebrfundimisht \u00c7akorri, Belluha e Kulla.<\/p>\n<p>Po k\u00ebrkohet me ngulm t\u00eb ndodh\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebshtu, p\u00ebr faktin se marr\u00ebveshjet e ratifikuara nuk ka gjasa t\u00eb rishikohen. Deklaratat folklorike t\u00eb lider\u00ebve shtet\u00ebror\u00eb (Tha\u00e7i-Haradinaj) se nuk ka p\u00ebr t\u00eb humbur asnj\u00eb p\u00ebll\u00ebmb tok\u00eb e Kosov\u00ebs, pashmangsh\u00ebm t\u00eb kthen kujtes\u00ebn n\u00eb deklaratat pompoze t\u00eb ish shtetit unitar t\u00eb RSFJ-s\u00eb s\u00eb Josip Broz Titos, lidhur me kontekstin territorial me shtetin italian pas luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb bot\u00ebrore, kur lansosnin slloganin e njohur; &#8220;\u017divot damo-Trst ne damo&#8221; (Jet\u00ebn e jepim-Triesten se jepim), por sot e asaj dite, edhe pas 71 vjet\u00ebsh t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb paq\u00ebs Jugosllavo-Italiane n\u00eb Paris me 1947,&#8230; edhe pas shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb krijes\u00ebs artificiale t\u00eb quajtur Jugosllavi, Trieste ka mbetur n\u00ebn integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit italian.<br \/>\nT\u00eb ngjashme do t\u00eb jen\u00eb edhe deklaratat e liderve ton\u00eb shtet\u00ebror pas ratifikimit n\u00eb Kuvend t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebveshje sa t\u00eb kobshme po aq fatkeqe p\u00ebr vendin ton\u00eb, ngase aty do t\u00eb mbyllet p\u00ebrfundimisht kapitulli i rreth 12 mij\u00eb hektar\u00ebve tok\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb lar\u00eb me gjak\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb shekujve, t\u00eb cilat do t\u00eb kalojn\u00eb n\u00ebn juridiksionin politik t\u00eb Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>M\u00eb e leht\u00eb \u00ebsht\u00eb mbrojtja, se rikthimi i territoreve<\/p>\n<p>Q\u00eb kjo t\u00eb mos ndodh, m\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb pritet edhe tre vite t\u00eb tjera apo edhe nj\u00eb dekad\u00eb derisa t\u00eb korigjohen gabimet t\u00eb cilat tashm\u00eb jan\u00eb identifikuar nga komisioni i fundit qeveritar, se sa t&#8217;i humbim p\u00ebrgjithmon\u00eb \u00c7akorrin, Belluh\u00ebn e Kull\u00ebn&#8230;pastaj t\u00eb k\u00ebrkohet nj\u00eb marr\u00ebveshje e re me Malin e Zi n\u00ebn arbitrazhin nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb edhe deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb bindur se marr\u00ebveshja e 26 gushtit 2015 n\u00eb Vjen\u00eb p\u00ebr Demarkacionin e ishte gabim. Por nuk e kam t\u00eb qart\u00eb si mund t\u00eb heqin dor\u00eb kaq leht\u00ebsisht nga territori i vendit t\u00eb tyre n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb kinse liberalizimit vizave,&#8230;kur dihet mir\u00ebfilli se rreth gjysma e popullat\u00ebs s\u00eb varf\u00ebr, edhe n\u00ebse ndodh nes\u00ebr liberalizimi i vizave nuk do mund t\u00eb shijojn\u00eb levizjen e lir\u00eb, ngase me xhepa bosh nuk shkohet drejt vendeve t\u00eb BE-s\u00eb, pasi ajo do t&#8217;i v\u00ebj\u00eb kushtet shtes\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb aspirojn\u00eb t&#8217;i vizitojn\u00eb vendet e BE-s\u00eb!<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb ende besojn\u00eb n\u00eb mashtrimet e politikan\u00ebve t\u00eb d\u00ebshtuar politik, t\u00eb korruptuar dhe kriminalizuar deri n\u00eb fyt\u00eb, k\u00ebt\u00eb shkrim d\u00ebshiroj ta p\u00ebrfundoj me nj\u00eb d\u00ebshprim t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit t\u00eb luft\u00ebtarit t\u00eb liris\u00eb, Naim Lushi, po citoj; &#8220;Lamtumir\u00eb \u00c7akorr, Belluh\u00eb e Kull\u00eb, gozhdat e fundit po vihen n\u00eb arkivolin tuaj, u prehshi n\u00eb paqe n\u00eb Mal t\u00eb Zi, aty ku vet\u00ebm paqe e prehje p\u00ebr ju sdo t\u00eb ket\u00eb, i b\u00ebni t\u00eb fala n\u00eb bot\u00ebn tjet\u00ebr, Mal\u00ebsis\u00eb e Deb\u00eblldes\u00eb, Toplic\u00ebs e \u00c7am\u00ebris\u00eb, Lugin\u00ebs e Ilirid\u00ebs. Vajtoni gramzat e fundit t\u00eb veriut! Kur para zotit n\u00eb gjykim t\u00eb dilni edhe pse m\u00ebkatar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, e n\u00ebse Konic\u00ebn takoni, mos e lini pa e mallkuar p\u00ebr profecin\u00eb e tij n\u00eb form\u00eb lutj\u00ebje: &#8220;O Zot, ruaje Shqip\u00ebrin\u00eb prej shqip\u00ebtar\u00ebve&#8221;!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Florim Zeqa, 26.02.2018 Arsyet pse vazhdimisht kam k\u00ebrkuar mosvotimin e marr\u00ebveshjes fam\u00ebkeqe t\u00eb Demarkacionit me Malin e Zi nuk jan\u00eb t\u00eb lidhura me aspekte personale, q\u00eb i bie se nuk jam pro apo kund\u00ebr ndonj\u00eb lideri, partie apo grupimi partiak. Por pse jam kund\u00ebr humbjes s\u00eb territorit t\u00eb vendit tim. Pavar\u00ebsisht faktit, se a [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":24502,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-24904","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Fillimisht korigjimi i gabimeve, pastaj ratifikimi i marr\u00ebveshjes! - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fillimisht-korigjimi-i-gabimeve-pastaj-ratifikimi-i-marreveshjes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Fillimisht korigjimi i gabimeve, pastaj ratifikimi i marr\u00ebveshjes! - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shkruan: Florim Zeqa, 26.02.2018 Arsyet pse vazhdimisht kam k\u00ebrkuar mosvotimin e marr\u00ebveshjes fam\u00ebkeqe t\u00eb Demarkacionit me Malin e Zi nuk jan\u00eb t\u00eb lidhura me aspekte personale, q\u00eb i bie se nuk jam pro apo kund\u00ebr ndonj\u00eb lideri, partie apo grupimi partiak. Por pse jam kund\u00ebr humbjes s\u00eb territorit t\u00eb vendit tim. Pavar\u00ebsisht faktit, se a [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fillimisht-korigjimi-i-gabimeve-pastaj-ratifikimi-i-marreveshjes\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-02-25T23:21:31+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/ramushi_demarkacioni.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"338\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fillimisht-korigjimi-i-gabimeve-pastaj-ratifikimi-i-marreveshjes\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fillimisht-korigjimi-i-gabimeve-pastaj-ratifikimi-i-marreveshjes\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Fillimisht korigjimi i gabimeve, pastaj ratifikimi i marr\u00ebveshjes!\",\"datePublished\":\"2018-02-25T23:21:31+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fillimisht-korigjimi-i-gabimeve-pastaj-ratifikimi-i-marreveshjes\\\/\"},\"wordCount\":1328,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fillimisht-korigjimi-i-gabimeve-pastaj-ratifikimi-i-marreveshjes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/02\\\/ramushi_demarkacioni.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fillimisht-korigjimi-i-gabimeve-pastaj-ratifikimi-i-marreveshjes\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fillimisht-korigjimi-i-gabimeve-pastaj-ratifikimi-i-marreveshjes\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fillimisht-korigjimi-i-gabimeve-pastaj-ratifikimi-i-marreveshjes\\\/\",\"name\":\"Fillimisht korigjimi i gabimeve, pastaj ratifikimi i marr\u00ebveshjes! - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fillimisht-korigjimi-i-gabimeve-pastaj-ratifikimi-i-marreveshjes\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fillimisht-korigjimi-i-gabimeve-pastaj-ratifikimi-i-marreveshjes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/02\\\/ramushi_demarkacioni.jpg\",\"datePublished\":\"2018-02-25T23:21:31+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fillimisht-korigjimi-i-gabimeve-pastaj-ratifikimi-i-marreveshjes\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fillimisht-korigjimi-i-gabimeve-pastaj-ratifikimi-i-marreveshjes\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fillimisht-korigjimi-i-gabimeve-pastaj-ratifikimi-i-marreveshjes\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/02\\\/ramushi_demarkacioni.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/02\\\/ramushi_demarkacioni.jpg\",\"width\":600,\"height\":338,\"caption\":\"Ramushi - Demarkacioni\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fillimisht-korigjimi-i-gabimeve-pastaj-ratifikimi-i-marreveshjes\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Fillimisht korigjimi i gabimeve, pastaj ratifikimi i marr\u00ebveshjes!\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Fillimisht korigjimi i gabimeve, pastaj ratifikimi i marr\u00ebveshjes! - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fillimisht-korigjimi-i-gabimeve-pastaj-ratifikimi-i-marreveshjes\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Fillimisht korigjimi i gabimeve, pastaj ratifikimi i marr\u00ebveshjes! - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Shkruan: Florim Zeqa, 26.02.2018 Arsyet pse vazhdimisht kam k\u00ebrkuar mosvotimin e marr\u00ebveshjes fam\u00ebkeqe t\u00eb Demarkacionit me Malin e Zi nuk jan\u00eb t\u00eb lidhura me aspekte personale, q\u00eb i bie se nuk jam pro apo kund\u00ebr ndonj\u00eb lideri, partie apo grupimi partiak. Por pse jam kund\u00ebr humbjes s\u00eb territorit t\u00eb vendit tim. Pavar\u00ebsisht faktit, se a [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fillimisht-korigjimi-i-gabimeve-pastaj-ratifikimi-i-marreveshjes\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-02-25T23:21:31+00:00","og_image":[{"width":600,"height":338,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/ramushi_demarkacioni.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fillimisht-korigjimi-i-gabimeve-pastaj-ratifikimi-i-marreveshjes\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fillimisht-korigjimi-i-gabimeve-pastaj-ratifikimi-i-marreveshjes\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Fillimisht korigjimi i gabimeve, pastaj ratifikimi i marr\u00ebveshjes!","datePublished":"2018-02-25T23:21:31+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fillimisht-korigjimi-i-gabimeve-pastaj-ratifikimi-i-marreveshjes\/"},"wordCount":1328,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fillimisht-korigjimi-i-gabimeve-pastaj-ratifikimi-i-marreveshjes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/ramushi_demarkacioni.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fillimisht-korigjimi-i-gabimeve-pastaj-ratifikimi-i-marreveshjes\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fillimisht-korigjimi-i-gabimeve-pastaj-ratifikimi-i-marreveshjes\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fillimisht-korigjimi-i-gabimeve-pastaj-ratifikimi-i-marreveshjes\/","name":"Fillimisht korigjimi i gabimeve, pastaj ratifikimi i marr\u00ebveshjes! - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fillimisht-korigjimi-i-gabimeve-pastaj-ratifikimi-i-marreveshjes\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fillimisht-korigjimi-i-gabimeve-pastaj-ratifikimi-i-marreveshjes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/ramushi_demarkacioni.jpg","datePublished":"2018-02-25T23:21:31+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fillimisht-korigjimi-i-gabimeve-pastaj-ratifikimi-i-marreveshjes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fillimisht-korigjimi-i-gabimeve-pastaj-ratifikimi-i-marreveshjes\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fillimisht-korigjimi-i-gabimeve-pastaj-ratifikimi-i-marreveshjes\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/ramushi_demarkacioni.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/ramushi_demarkacioni.jpg","width":600,"height":338,"caption":"Ramushi - Demarkacioni"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fillimisht-korigjimi-i-gabimeve-pastaj-ratifikimi-i-marreveshjes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Fillimisht korigjimi i gabimeve, pastaj ratifikimi i marr\u00ebveshjes!"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24904","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=24904"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24904\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/24502"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=24904"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=24904"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=24904"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}