{"id":25300,"date":"2018-03-02T10:54:48","date_gmt":"2018-03-02T09:54:48","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=25300"},"modified":"2018-03-02T10:54:48","modified_gmt":"2018-03-02T09:54:48","slug":"arkitekt-i-shtetit-arberor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/arkitekt-i-shtetit-arberor\/","title":{"rendered":"ARKITEKT I SHTETIT ARB\u00cbROR"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>N\u00eb 574-vjetorin e Bes\u00eblidhjes Arb\u00ebrore, t\u00eb mbajtur n\u00eb Lezh\u00eb, m\u00eb 2 mars t\u00eb vitit 1444<\/em><\/strong><\/p>\n<blockquote><p><em><strong>Gjergj Kastrioti<\/strong> ishte testamenti i par\u00eb i orientimit t\u00eb shqiptar\u00ebve Testamentin e tij e zgjoi rilindja komb\u00ebtare shqiptare. Flamuri i Kastriot\u00ebve, q\u00eb Sk\u00ebnderbeu e shnd\u00ebrroi n\u00eb flamur komb\u00ebtar, u ngrit n\u00eb Kruj\u00eb m\u00eb 28 n\u00ebntor 1443, kurse Kastrioti shtetin gjith\u00ebarb\u00ebror\u00eb e themeloi n\u00eb Lezh\u00eb, m\u00eb 2 mars t\u00eb vitit 1444<\/em><\/p><\/blockquote>\n<p>Shkruan: <strong>Frrok KRISTAJ<\/strong><\/p>\n<p>Daljen e Gjergj Kastriotit n\u00eb ball\u00eb t\u00eb jet\u00ebs politike e ushtarake e favorizuan shum\u00eb faktor\u00eb. S\u00eb pari, duhet t\u00eb kihet parasysh roli i tij n\u00eb organizmin e kryengritjes fitimtare t\u00eb vitit 1443, pastaj shtrirja e zot\u00ebrimeve t\u00eb Kastriot\u00ebve n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb vendit, qenia e Kruj\u00ebs n\u00eb duart e Sk\u00ebnderbeut, qendr\u00ebs m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme politike e ushtarake t\u00eb tokave arb\u00ebrore t\u00eb \u00e7liruara, por edhe lidhjet farefisnore e martesore t\u00eb Kastriot\u00ebve me shum\u00eb bujar\u00eb e familje sundimtar\u00ebsh t\u00eb tjer\u00eb arb\u00ebror\u00eb. N\u00eb fakt, k\u00ebto martesa paraqitnin nj\u00eb akt politik, q\u00eb e ndoqi edhe Gjergj Kastrioti, p\u00ebr hir t\u00eb p\u00ebrforcimit t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb brendshme, politik\u00eb kjo q\u00eb shpiente drejt bashkimit sa m\u00eb organik t\u00eb sundimtar\u00ebve t\u00eb fuqish\u00ebm arb\u00ebror\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb u b\u00eb edhe martesa e Gjergj Kastrioti me Donik\u00ebn, vajz\u00ebn e Gjergj Arianitit. Pastaj, martesa t\u00eb k\u00ebtilla ishin b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb par\u00eb. Bile, lidhje t\u00eb shumta farefisnore e martesore t\u00eb Kastriot\u00ebve kishte pas edhe me shum\u00eb familje fisnike tjera si Muzakajt, Arianit\u00ebt, Stres Balshajt, Gjurash\u00ebt (C\u00ebrnojevi\u00e7\u00ebt) Balshajt etj.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Gjergj Kastrioti - kuvend\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2018\/gjergj_kastrioti_kuvend.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p><b>Lezha &#8211; vend i shenjt\u00eb i shtet\u00ebsis\u00eb arb\u00ebrore t\u00eb Gjergj Kastriotit<\/b><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, Gjergj Kastrioti &#8211; Sk\u00ebnderbeu sapo kishte shpalosur flamurin tash\u00ebm komb\u00ebtar n\u00eb Kalan\u00eb e Kruj\u00ebs, ai shkoi prej nj\u00eb vendi n\u00eb tjetrin p\u00ebr t\u00eb ftuar popullin arb\u00ebror (shqiptar) n\u00eb luft\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt \u00e7lirimtare kund\u00ebr Perandoris\u00eb Osmane q\u00eb kishte okupuar edhe shum\u00eb vise arb\u00ebrore. Si rezultat i atyre vizitave e bisedave me kryezot\u00ebrinjt\u00eb arb\u00ebror\u00eb, doli thirrja e nj\u00eb kuvendi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. P\u00ebr shum\u00eb arsye, vendi se ku do t\u00eb mbahej kuvendi ishte caktuar Lezha, q\u00eb at\u00ebbot\u00eb ishte kryeqend\u00ebr e Dukagjinit, por q\u00eb ishte n\u00ebn sundimin e Republik\u00ebs s\u00eb Venedikut.<\/p>\n<p>Kuvendi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i arb\u00ebror\u00ebve, apo Lidhj\u00ebn arb\u00ebrore e Lezh\u00ebs, p\u00ebrkat\u00ebsisht Bes\u00eblidhjen arb\u00ebrore (shqiptare), u mbajt n\u00eb Lezh\u00eb, m\u00eb 2 mars t\u00eb vitit 1444, Kuvend ky q\u00eb ishte mbajtur sipas traditave t\u00eb hershme arb\u00ebrore.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb Kuvend mor\u00ebn pjes\u00eb shum\u00eb kryezot\u00ebrinj\u00eb nga pjes\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb Arb\u00ebris\u00eb, si Pal dhe Nikoll\u00eb Dukagjini, nga Dukagjini; Lek\u00eb Zaharia, kryezot i Zadrim\u00ebs s\u00eb Ep\u00ebrme, Pjet\u00ebr Spani i Shal\u00ebs s\u00eb Shoshit; Lek\u00eb Dushmani, bashk\u00eb me Pjetrin e Zadrim\u00ebs; Gjergj Stres-Balsha i Misjes, nd\u00ebrmjet Kruj\u00ebs dhe Lezh\u00ebs; Andrea Topia i Skur\u00ebs, nd\u00ebrmjet Tiran\u00ebs dhe Durr\u00ebsit, bashk\u00eb me dy bijt\u00eb, Komninin e Muzak\u00ebn dhe me nipin Tanushin; Gjergj Aranit Topia Komneni i Kanin\u00ebs dhe i Shpat\u00ebs; Teodor Korona Muzaka i Beratit, nga Arb\u00ebria Jugore. Shtjef\u00ebn \u00c7\u00ebrnojeviqi (Goj\u00e7ini), bashk\u00eb me t\u00eb bijt\u00eb Gjergjin dhe Janin nga Zhabjaku i Malit t\u00eb Zi; kryezoti i Himar\u00ebs, si dhe krer\u00eb t\u00eb tjer\u00eb nga Arb\u00ebria e Veriut dhe e Jugut (Jahja Dran\u00e7olli: M\u00eb 2 mars 1444, 574-vjet m\u00eb par\u00eb mbahet Kuvendi i Lezh\u00ebs, nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr themelimin e shtetit ton\u00eb t\u00eb nj\u00ebsuar).<\/p>\n<p>Vend i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr mbajtjen e Kuvendit nd\u00ebrmjet princave arb\u00ebror ishte Lezha. Pozicioni gjeografik i Lezh\u00ebs ishte i favorsh\u00ebm p\u00ebr mbajtjen e Kuvendit, p\u00ebr arsye se ndodhej n\u00eb af\u00ebrsi me zot\u00ebrimet e pjes\u00ebmarr\u00ebsve kryesor\u00eb t\u00eb Kuvendit, ishte territor i ve\u00e7uar nga zot\u00ebrimet e tjera t\u00eb Venedikut dhe kishte lidhje t\u00eb ngushta ekonomike me viset e \u00e7liruara arb\u00ebrore, ve\u00e7an\u00ebrisht me ato t\u00eb Kastriot\u00ebve. Ndaj, edhe Lidhja e Lezh\u00ebs u b\u00eb shprehje e nj\u00eb nevoje objektive; bashkimi i vendit n\u00eb plan politik dhe ushtarak nxitej nga k\u00ebrkesat e luft\u00ebs mbrojt\u00ebse dhe i sh\u00ebrbente asaj. Si e para organizat politike e p\u00ebrbashk\u00ebt e njohur n\u00eb historin\u00eb e mesjet\u00ebs, Lidhja e Lezh\u00ebs hidhte themelet e bashkimit politik t\u00eb popullit arb\u00ebror\u00eb (Besnik Kurteshi: Roli unifikues i Sk\u00ebnderbeut n\u00eb Kuvendin e Lezh\u00ebs, 23 janar 2018).<\/p>\n<p>N\u00eb Kuvendin e Bashkimit Komb\u00ebtar, q\u00eb u mbajt n\u00eb Lezh\u00eb, n\u00eb vendin e shenjt\u00eb t\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb arb\u00ebrore, pra n\u00eb vendthemelet e shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb shtetit arb\u00ebror, pjes\u00ebmarr\u00ebsit p\u00ebrkund\u00ebr dallimeve q\u00eb i kishin, me propozimin e Gjergj Kastriotit kishin miratuar strategjin\u00eb shtetformuese, q\u00eb ishte p\u00ebrpjekje e kahmotshme p\u00ebr t\u00eb krijuar shtet arb\u00ebror\u00eb.<\/p>\n<p>Ky n\u00eb fakt ishte nj\u00eb shtet, q\u00eb n\u00eb fillim i kishte p\u00ebrmbushur t\u00eb gjitha premisat juridike. Nga ai Kuvend kishte dal\u00eb k\u00ebrkesa q\u00eb t\u00eb formohej nj\u00eb organ juridik, q\u00eb do ta luante rolin e nj\u00eb qeverie, q\u00eb ishte pag\u00ebzuar Lidhja e Lezh\u00ebs, p\u00ebrkat\u00ebsisht Lidhja Arb\u00ebrore e Lezh\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb Kuvend ishte vendos formimi i forcave t\u00eb bashkuara, duke krijuar nj\u00eb lidhje midis sundimtar\u00ebve arb\u00ebr, sipas traditave t\u00eb lashta arb\u00ebrore, nj\u00eb Bes\u00eblidhje, nj\u00eb lloj federate p\u00ebr t\u00eb luftuar s\u00eb bashku kund\u00ebr sunduesit t\u00eb huaj deri n\u00eb \u00e7lirimin e vendit, me nj\u00eb kryetar t\u00eb vet\u00ebm. Kryetar i Kuvendit t\u00eb Lezh\u00ebs ishte zgjedh Gjergj Kastrioti. N\u00eb fakt, Gjergj Kastrioti at\u00ebbot\u00eb ishte vet\u00ebm \u201cPrimus inter pares\u201d (\u201ci par\u00eb nd\u00ebrmjet t\u00eb barabart\u00ebve). Sipas Martin Segonit, nga Novob\u00ebrda, biograf i par\u00eb i Gjergj Kastrioti (1481), Kastrioti qe i njohur prej tyre princ i ligjsh\u00ebm i thirrur mbret, kurse sipas Fr\u00ebng Bardhit, Kastrioti ishte zgjedhur komandant i p\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb Gjergj Kastrioti &#8211; Sk\u00ebnderbeu arriti ta bashkoj\u00eb popullin arb\u00ebror dhe t\u2019i mbaj p\u00ebr 25 vite princat arb\u00ebror\u00eb t\u00eb bashkuar n\u00eb shtetin e Arb\u00ebrit duke i b\u00ebr\u00eb ball\u00eb forc\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb bot\u00ebs asaj osmane.<\/p>\n<p>Nj\u00ebher\u00ebsh, n\u00eb Kuvend Gjergj Kastrioti nj\u00ebz\u00ebrit ishte zgjedhur komandanti apo kapiteni i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Lidhjes. Lidhja po ashtu kishte formuar edhe ushtrin\u00eb (armat\u00ebn e vet), e q\u00eb kishte deri n\u00eb 18 mij\u00eb ushtar\u00eb, prej t\u00eb cil\u00ebve shumic\u00ebn e mbante Gjergj Kastrioti rreth vetes, e t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb mblidheshin nga princat shqiptar\u00eb. B\u00ebrtham\u00ebn themelore t\u00eb ushtris\u00eb e p\u00ebrb\u00ebnin fshatar\u00ebt duke marrr\u00eb feude t\u00eb vogla dhe duke u b\u00ebr\u00eb oficer\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb arb\u00ebrore. Gjergj Kastrioti e kishte ndar\u00eb ushtrin\u00eb n\u00eb t\u00eb rregullt dhe n\u00eb t\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebshme. Ushtria e Lidhjen s\u00eb Kuvendit t\u00eb Lezh\u00ebs ishte e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kalor\u00ebsit dhe k\u00ebmb\u00ebsoria. N\u00eb fakt, ushtria e Beslidhjes p\u00ebrb\u00ebhej prej dy formacioneve si ato t\u00eb p\u00ebrhershme dhe t\u00eb p\u00ebrkohshme. Ushtria e p\u00ebrheshme formohej me luft\u00ebtar\u00ebt q\u00eb fisnik\u00ebt shqiptar\u00eb d\u00ebrgonin pran\u00eb komandantit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm sipas marr\u00ebveshjes n\u00eb Kuvendin e Lezh\u00ebs.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Gjergj Kastrioti - piktur\u00eb\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2018\/gjergj_kastrioti_pikture.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Do p\u00ebrmendur se kuadrin komandues t\u00eb ushtris\u00eb s\u00eb Gjergj Kastriotit e p\u00ebrb\u00ebnin oficer\u00ebt e rekrutuar nga radh\u00ebt e aristokracis\u00eb feudale, por oficer\u00eb b\u00ebheshin edhe ata ushtar\u00eb, q\u00eb dalloheshin p\u00ebr trim\u00ebri, taktik\u00eb dhe aft\u00ebsi p\u00ebr udh\u00ebheqje. Ekspert\u00ebt ushtarak\u00eb t\u00eb koh\u00ebs brenda e jasht\u00eb atdheut e kan\u00eb \u00e7muar Kastriotin si strateg t\u00eb madh dhe e kan\u00eb konsideruar si nj\u00ebrin nga prij\u00ebsit m\u00eb t\u00eb shquar ushtarak t\u00eb asaj kohe. Atij i shkoi p\u00ebr dore jo vet\u00ebm t\u00eb organizoj nj\u00eb ushtri t\u00eb till\u00eb, q\u00eb iu p\u00ebrgjigj m\u00eb s\u00eb miri k\u00ebrkesave t\u00eb L\u00ebvizjes Arb\u00ebrore, por ishte edhe mjesht\u00ebr i madh i taktik\u00ebs strategjike ushtarake t\u00eb sulmit dhe t\u00eb mbrojtjes s\u00eb kombinuar. Ai i hartonte planet e luft\u00ebs n\u00eb konsultim me bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebt e vet. Gjergj Kastrioti nj\u00ebkoh\u00ebsisht udh\u00ebhiqte ushtrin\u00eb dhe luftonte heroikisht si \u00e7do ushtar i thjesht\u00eb shqiptar.<\/p>\n<p><b>Shtrirja e shtetit arb\u00ebror\u00eb<\/b><\/p>\n<p>Shteti arb\u00ebror\u00eb i Gjergj Kastriotit p\u00ebrfshinte pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb trevave t\u00eb banuara me fise arb\u00ebrore. Ai shtrihej nga malet Pindus dhe Janin\u00eb e deri n\u00eb Kotorr, nga Adriatiku e deri n\u00eb Oh\u00ebr, Dib\u00ebr, Prizren e Gjakov\u00eb, kurse Peja, p\u00ebrkat\u00ebsisht Vusht\u00ebrria, Novob\u00ebrda, Prishtina etj., kishin mbetur jasht\u00eb kufijve t\u00eb shtetit t\u00eb Kastriotit. Arsyet ishin k\u00ebto: Pej\u00ebn e qeveriste Leka III Dukagjini, i cili qe vasal i Sulltanit dhe rival kryesor i Kastriotit, kurse Sanxhaku i Vushtrris\u00eb qeverisej nga pashallar\u00ebt e sidomos nga kusherinjt\u00eb e Zognos Mehmed pash\u00ebs. Mir\u00ebpo, m\u00eb von\u00eb Leka III Dukagjini hoqi dor\u00eb nga vasaliteti i sulltanit dhe iu bashkua Gjergj Kastriotit, i cili edhe iu b\u00eb miku m\u00eb i ngusht\u00eb deri n\u00eb vdekje, por at\u00ebbot\u00eb Peja ishte pushtuar nga ushtria osmane. Me k\u00ebt\u00eb pushim u krijua dinastia e Mahmudbegollajve t\u00eb Pej\u00ebs. Mahmud beu ishte i biri i Nikoll\u00eb Dukagjinit, i cili si endrenas q\u00ebndroi n\u00eb Stamboll deri n\u00eb vdekje.<\/p>\n<p><b>Shteti i Sk\u00ebnderbeut ishte ngritur mbi parimin demokratik<\/b><\/p>\n<p>Shteti i arb\u00ebror ishte nd\u00ebrtuar mbi parimin demokratik. K\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmon e dh\u00ebna se krijimi i kombit anglez dhe shteti komb\u00ebtar angleze si dhe kombi francez dhe shtet komb\u00ebtar francez, si kombe dhe shtete t\u00eb para t\u00eb Evrop\u00ebs Per\u00ebndimore, dallojn\u00eb n\u00eb shum\u00eb aspekte. S\u00eb pari, se ato u formuan m\u00eb von\u00eb &#8211; nga fundi i shekullit XV, dhe se ato shtete u krijuan nga lart, pra n\u00ebp\u00ebrmjet monarkive absolute, monarki k\u00ebto q\u00eb u soll\u00ebn shtresave t\u00eb gjera shfryt\u00ebzim politik, ekonomik arsimor e kulturor. Nd\u00ebrkaq, shteti arb\u00ebror\u00eb i Gjergj Kastriotit, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, ishte pothujse shteti i par\u00eb i popullit arb\u00ebror\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb, pastaj se ai u krijua nga posht\u00eb dhe se ishte popullor e human. Po ashtu, princat arb\u00ebror\u00eb n\u00eb at\u00eb Kuvend kishin arritur nj\u00eb aleanc\u00eb politike e ushtarake, duke nd\u00ebrtuar raporte mjaft demokratike n\u00eb drejtim t\u00eb pengimit t\u00eb ushtrimit t\u00eb pushtetit t\u00eb pakufish\u00ebm nga nj\u00eb person.<\/p>\n<p>Ata ishin t\u00eb bindur se lufta p\u00ebr \u00e7lirim duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb deri n\u00eb \u00e7lirim. Mu p\u00ebr k\u00ebt\u00eb edhe shteti arb\u00ebror\u00eb ishte p\u00ebrkrahur edhe nga vende t\u00eb tjera e ve\u00e7mas nga principatat arb\u00ebrore, q\u00eb tashm\u00eb kishin karakter t\u00eb nj\u00eb konfederalizmi, si me ushtar\u00eb, ushqime, arm\u00eb e mjete materiale. Pra, n\u00eb Kuvend pjes\u00ebmarr\u00ebsit ishin marr\u00eb vesh se burimet financiare do t\u00eb grumbulloheshin nga ndihmat e princave arb\u00ebror\u00eb, nga principata e Kruj\u00ebs dhe nga kriporet e Durr\u00ebsit. K\u00ebto t\u00eb ardhura do t\u00eb arrinin deri n\u00eb 200 mij\u00eb dukat\u00eb &#8211; flori n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Se n\u00eb Kuvend, kishin marr\u00eb pjes\u00eb burra t\u00eb fjal\u00ebs dhe se atje kishin arritur nj\u00eb pajtueshm\u00ebri t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr bashkim dhe mbrojtje t\u00eb atdheut d\u00ebshmon edhe realizimi i vendimeve, q\u00eb filloi menj\u00ebher\u00eb. Pas Kuvendit ishte tubuar ushtria, kishte filluar mbrojtja, forcimi i fortesave, ishin krijuar dhe mbuluar me ushtar\u00eb t\u00eb gjithat pikat strategjike p\u00ebr mbrojtje, ishin em\u00ebruar dhe vendosur komandat\u00ebt kryesor\u00eb dhe t\u00eb besuesh\u00ebm. Po ashtu, Gjergj Kastrioti menj\u00ebher\u00eb e kishte p\u00ebrpunuar strategjike ushtarake deri n\u00eb detaje dhe at\u00eb e kishte biseduar me kapedan\u00eb e deri edhe me ushtar\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Gjergj Kastrioti - pllaka p\u00ebrkujtimore e Kuvendit\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2018\/pllaka_perkujtimore_ne_katedralen_e_shen_kollit.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Struktura e pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb Kuvend nuk ishte e kufizuar as sipas mosh\u00ebs, fuqia, renomea e as p\u00ebr nga divergjencat e m\u00ebparshme. Me mbajtjen e Kuvendit t\u00eb Lezh\u00ebs u realizua strategjia shtetformuese e Gjergj Kastriotit dhe u krijua nj\u00eb atmosfer\u00eb e toleranc\u00ebs dhe e mir\u00ebkuptimit, q\u00eb n\u00eb fakt i siguroi sukses t\u00eb plot\u00eb Kuvendit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Kuvendi i Lezh\u00ebs nuk ishte vet\u00ebm kuvend i thjesht\u00eb politik. Ai \u00ebsht\u00eb Kuvend ku u miratuan aktet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha historike t\u00eb popullit arb\u00ebror\u00eb, por ai \u00ebsht\u00eb edhe kuvend i madh p\u00ebr mbrojtjen jo vet\u00ebm t\u00eb popullit arb\u00ebror\u00eb nga barbar\u00ebt turq, por edhe p\u00ebr mbrojtjen e civilizimit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb popujve europiane. Do p\u00ebrmendur se historia e p\u00ebrgjithshme e Europ\u00ebs duhet ta njoh k\u00ebt\u00eb kuvend si Kuvend Europian, q\u00eb sh\u00ebrbeu p\u00ebr shp\u00ebtimin e familjes s\u00eb p\u00ebrgjithshme Europiane (Gjon Keka: Kuvendi i Lezh\u00ebs zuri vendin qendror n\u00eb historin\u00eb e kombit arbnor).<\/p>\n<p><b>Betimi n\u00eb alterin e shtetit komb\u00ebtar \u2013 n\u00eb Lezh\u00eb<\/b><\/p>\n<p>\u00c7do kryetar i shtetit me rastin e inaugurimit jep betimin para deputet\u00ebve t\u00eb parlamentit. Edhe kryetari i Shqip\u00ebris\u00eb vepron k\u00ebshtu. Por, do t\u00eb ishte me inters q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen kryetari i Shqip\u00ebris\u00eb betimin ta jap\u00eb para parlamentar\u00ebve, por jo n\u00eb Kuvend t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb po n\u00eb alterin e shtetit komb\u00ebtar, n\u00eb kompleksin memorial t\u00eb Gjergj Kastriotit-Sk\u00ebnderbeut n\u00eb Lezh\u00eb, aty ku u b\u00eb bashkimi i par\u00eb komb\u00ebtar, por edhe shteti i par\u00eb gjith\u00ebkomb\u00ebtar. Bile, do t\u00eb ishte me interes dhe mjaft simpatik q\u00eb \u00e7do konstituim i parlamentit n\u00eb nivel t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb at\u00eb vend t\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb kombit dhe t\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb shqiptare, atje t\u00eb betohen edhe parlamentar\u00ebt se do t\u00eb veprojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e gjith\u00eb atdheut etnik, t\u00eb gjith\u00eb popullit shqiptar, q\u00eb \u00ebsht\u00eb synim edhe i gjith\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Lezha e shenjt\u00eb ka nevoj\u00eb t\u00eb restaurohet, t\u00eb meremetohet kompleksi i memorial i Sk\u00ebnderbeut s\u00eb bashku me Katedralen e Sh\u00ebn Kollit (Nikoll\u00ebs), q\u00eb v\u00ebrtet t\u00eb jet\u00eb simbol p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, por edhe p\u00ebr mbar\u00eb Evrop\u00ebn (Frrok Kristaj \u201cPavdekkshm\u00ebria e Gjergj Kastriotit &#8211; Sk\u00ebnderbeut\u201d, \u201cBujku\u201d, Prishtin\u00eb, 27-31 janar 1998, faqe 11-21, p\u00ebrkat\u00ebsisht \u201cBota sot\u201d, Prishtin\u00eb, 16-25 maj 2004, faqe 17).<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Katedralja e Sh\u00ebn Nikoll\u00ebs, Lezh\u00eb\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2018\/katedralja_e_shen_nikolles_lezhe.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><em>Katedralja e sh\u00ebn Nikoll\u00ebs n\u00eb Lezh\u00eb<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb 574-vjetorin e Bes\u00eblidhjes Arb\u00ebrore, t\u00eb mbajtur n\u00eb Lezh\u00eb, m\u00eb 2 mars t\u00eb vitit 1444 Gjergj Kastrioti ishte testamenti i par\u00eb i orientimit t\u00eb shqiptar\u00ebve Testamentin e tij e zgjoi rilindja komb\u00ebtare shqiptare. Flamuri i Kastriot\u00ebve, q\u00eb Sk\u00ebnderbeu e shnd\u00ebrroi n\u00eb flamur komb\u00ebtar, u ngrit n\u00eb Kruj\u00eb m\u00eb 28 n\u00ebntor 1443, kurse Kastrioti shtetin gjith\u00ebarb\u00ebror\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":25301,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-25300","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>ARKITEKT I SHTETIT ARB\u00cbROR - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/arkitekt-i-shtetit-arberor\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"ARKITEKT I SHTETIT ARB\u00cbROR - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"N\u00eb 574-vjetorin e Bes\u00eblidhjes Arb\u00ebrore, t\u00eb mbajtur n\u00eb Lezh\u00eb, m\u00eb 2 mars t\u00eb vitit 1444 Gjergj Kastrioti ishte testamenti i par\u00eb i orientimit t\u00eb shqiptar\u00ebve Testamentin e tij e zgjoi rilindja komb\u00ebtare shqiptare. Flamuri i Kastriot\u00ebve, q\u00eb Sk\u00ebnderbeu e shnd\u00ebrroi n\u00eb flamur komb\u00ebtar, u ngrit n\u00eb Kruj\u00eb m\u00eb 28 n\u00ebntor 1443, kurse Kastrioti shtetin gjith\u00ebarb\u00ebror\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/arkitekt-i-shtetit-arberor\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-03-02T09:54:48+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/beselidhja_lezhe_2_mars_1444.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"960\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"480\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/arkitekt-i-shtetit-arberor\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/arkitekt-i-shtetit-arberor\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"ARKITEKT I SHTETIT ARB\u00cbROR\",\"datePublished\":\"2018-03-02T09:54:48+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/arkitekt-i-shtetit-arberor\\\/\"},\"wordCount\":2342,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/arkitekt-i-shtetit-arberor\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/03\\\/beselidhja_lezhe_2_mars_1444.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/arkitekt-i-shtetit-arberor\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/arkitekt-i-shtetit-arberor\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/arkitekt-i-shtetit-arberor\\\/\",\"name\":\"ARKITEKT I SHTETIT ARB\u00cbROR - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/arkitekt-i-shtetit-arberor\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/arkitekt-i-shtetit-arberor\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/03\\\/beselidhja_lezhe_2_mars_1444.jpg\",\"datePublished\":\"2018-03-02T09:54:48+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/arkitekt-i-shtetit-arberor\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/arkitekt-i-shtetit-arberor\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/arkitekt-i-shtetit-arberor\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/03\\\/beselidhja_lezhe_2_mars_1444.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/03\\\/beselidhja_lezhe_2_mars_1444.jpg\",\"width\":960,\"height\":480},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/arkitekt-i-shtetit-arberor\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"ARKITEKT I SHTETIT ARB\u00cbROR\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"ARKITEKT I SHTETIT ARB\u00cbROR - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/arkitekt-i-shtetit-arberor\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"ARKITEKT I SHTETIT ARB\u00cbROR - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"N\u00eb 574-vjetorin e Bes\u00eblidhjes Arb\u00ebrore, t\u00eb mbajtur n\u00eb Lezh\u00eb, m\u00eb 2 mars t\u00eb vitit 1444 Gjergj Kastrioti ishte testamenti i par\u00eb i orientimit t\u00eb shqiptar\u00ebve Testamentin e tij e zgjoi rilindja komb\u00ebtare shqiptare. Flamuri i Kastriot\u00ebve, q\u00eb Sk\u00ebnderbeu e shnd\u00ebrroi n\u00eb flamur komb\u00ebtar, u ngrit n\u00eb Kruj\u00eb m\u00eb 28 n\u00ebntor 1443, kurse Kastrioti shtetin gjith\u00ebarb\u00ebror\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/arkitekt-i-shtetit-arberor\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-03-02T09:54:48+00:00","og_image":[{"width":960,"height":480,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/beselidhja_lezhe_2_mars_1444.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/arkitekt-i-shtetit-arberor\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/arkitekt-i-shtetit-arberor\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"ARKITEKT I SHTETIT ARB\u00cbROR","datePublished":"2018-03-02T09:54:48+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/arkitekt-i-shtetit-arberor\/"},"wordCount":2342,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/arkitekt-i-shtetit-arberor\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/beselidhja_lezhe_2_mars_1444.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/arkitekt-i-shtetit-arberor\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/arkitekt-i-shtetit-arberor\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/arkitekt-i-shtetit-arberor\/","name":"ARKITEKT I SHTETIT ARB\u00cbROR - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/arkitekt-i-shtetit-arberor\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/arkitekt-i-shtetit-arberor\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/beselidhja_lezhe_2_mars_1444.jpg","datePublished":"2018-03-02T09:54:48+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/arkitekt-i-shtetit-arberor\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/arkitekt-i-shtetit-arberor\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/arkitekt-i-shtetit-arberor\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/beselidhja_lezhe_2_mars_1444.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/beselidhja_lezhe_2_mars_1444.jpg","width":960,"height":480},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/arkitekt-i-shtetit-arberor\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"ARKITEKT I SHTETIT ARB\u00cbROR"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25300","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=25300"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25300\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/25301"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=25300"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=25300"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=25300"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}