{"id":25554,"date":"2018-03-06T06:58:21","date_gmt":"2018-03-06T05:58:21","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=25554"},"modified":"2018-03-06T07:10:44","modified_gmt":"2018-03-06T06:10:44","slug":"pasionanti-i-punes-dhe-dijes-homazh-per-mesuesit-e-mi-per-7-marsin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pasionanti-i-punes-dhe-dijes-homazh-per-mesuesit-e-mi-per-7-marsin\/","title":{"rendered":"PASIONANTI I PUN\u00cbS DHE DIJES &#8211; HOMAZH P\u00cbR M\u00cbSUESIT E MI P\u00cbR 7 MARSIN"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>ANDON BILLO, HARUN SEFA, HYSEN\u00a0DERVISHI, REXHEP BALLHYSA, ISA MEBELLI JANI NUSHI, ALEKS DANI, KOLI\u00a0ALLKANJARI, RIZA RAN\u00c7I<\/strong><\/em><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" title=\"Andon Billo\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2018\/andon_billo.jpg\" alt=\"\" width=\"230\" align=\"left\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> (<em>Mesuesit tim i paharruar i klas\u00ebs s\u00eb par\u00eb Fillore,\u00a0<strong>Andon Billo<\/strong><\/em>)<\/p>\n<p>.<em>ESE<\/em>.<\/p>\n<p>&#8212; nga\u00a0<strong>FASLLI HALITI<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7ifti i m\u00ebsuesve Billo ka mbetur n\u00eb kujtes\u00ebn time ashtu si n\u00eb vitet 1946, 82 vite m\u00eb par\u00eb, si n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb klas\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs fillore. M\u00ebsuese Parashqevi Billo at\u00ebhere ishte mbase 21-22 vje\u00e7, kurse Andoni disa vje\u00e7 m\u00eb i madh, por p\u00ebr mua m\u00ebsuesi dhe m\u00ebsuesja e fillores mbeten si at\u00ebhere n\u00eb vitet 1946, si dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb klas\u00ebs s\u00eb par\u00eb fillore, si 72 vjet m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00ebsues Andoni ka disa vjet q\u00eb ka vdekur. Parashqevia e shoqja, m\u00ebsuesja ime jetoi edhe disa vite m\u00eb pas. Nuk e shihja shpesh, pasi pas vdekjes s\u00eb shoqit ajo dilte shum\u00eb rrall\u00eb n\u00eb qytet&#8230;<\/p>\n<p>&#8211; Je me fat, m\u00eb tha babai, at\u00ebher\u00eb kur mori vesh se un\u00eb do t\u00eb kisha m\u00ebsues Andon Billon. \u00cbsht\u00eb i men\u00e7ur dhe i vuajtur, m\u00eb tha babai. M\u00ebsonte dhe punonte. Ai n\u00eb koh\u00ebn e t\u00eb mbjellave hidhte far\u00eb misri. Me lek\u00ebt q\u00eb merrte, nga kjo pun\u00eb, ai blente librat dhe p\u00ebrballonte shpenzimet e shkoll\u00ebs q\u00eb vazhdonte. Edhe tek ne ka hedhur far\u00eb misri. Ishte far\u00ebhedh\u00ebsi m\u00eb i mir\u00eb. Si rruazai num\u00ebronte kokrrat e misrit. S\u2019linte p\u00ebll\u00ebmb\u00eb brazde pa far\u00eb. Ve\u00e7 ta shihje misrin kur mbinte. Kishe qejf. Asnj\u00eb boshll\u00ebk pa deg\u00eb misri. Njeriu i vuajtur e ka men\u00e7uri t\u00eb dyt\u00eb vuajtjen. Prandaj hap syt\u00eb. M\u00ebso, mos m\u00eb turp\u00ebro me Nonin (k\u00ebshtu e th\u00ebrriste shkurt babai).<\/p>\n<p>Mua sesi m\u2019u duk kur babai m\u00eb tha se ai, m\u00ebsues Andoni kishte hedhur far\u00eb misri n\u00eb arat tona. M\u00ebsuesi p\u00ebr mua ishte shenjt\u00eb. Si mund t\u00eb hidhte far\u00eb misri nj\u00eb shenjt\u00eb. Shenjti shenjt\u00ebron. Para tij njer\u00ebzit falen, p\u00ebrulen, pastrohen, pasurohen, fitojn\u00eb shenjt\u00ebri&#8230; Gati e mora inat baban\u00eb, edhe pse ai thoshte t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<br \/>\n&#8211; M\u00ebsues, me lej\u00eb!<br \/>\n&#8211; Pa h\u00eb!<br \/>\n&#8211; E njeh babain tim ti?<br \/>\n&#8211; Si e quajn\u00eb babain t\u00ebnd?<br \/>\n&#8211; Halit!<br \/>\n&#8211; Halit Shurdhi?<br \/>\n&#8211; Po, me lej\u00eb, m\u00ebsues!<br \/>\n&#8211; E njoh, posi!<br \/>\n&#8211; Pse i Halit Shurdhit q\u00ebnke ti?<br \/>\n&#8211; Po, me lej\u00eb, m\u00ebsues!<\/p>\n<p>Edhe pse babai e kishte nd\u00ebrruar mbiemrin nga Shurdhi n\u00eb Halit, ai vazhdonte t\u00eb njihej me mbiemrin Shurdhi. Kur m\u00ebsuesi tha se e njihte baban\u00eb tim, q\u00ebnka e v\u00ebrtet\u00eb, thash\u00eb me vete, m\u00ebsuesi paska hedhur far\u00eb misri te ne kur ishte nx\u00ebn\u00ebs n\u00eb pedagogjike. Por prap\u00eb abstragova. Shenjti eklipsoi far\u00ebhedh\u00ebsin.<\/p>\n<p>&#8211; T\u2019i ngjash m\u00ebsuesit, m\u00eb tha babai. T\u00eb m\u00ebsosh dhe t\u00eb ruash lop\u00ebt. Para dite n\u00eb shkoll\u00eb, pasdite me lop\u00eb. Apo jo?<br \/>\n&#8211; Po, baba, i thash\u00eb babait, m\u00ebsuesit do t\u2019i ngjaj.<\/p>\n<p>Babai kishte t\u00eb drjet\u00eb. M\u00ebsuesi ishte v\u00ebrtet tep\u00ebr pun\u00ebtor. Un\u00eb nuk e vler\u00ebsoja dot at\u00eb nga dijet, pasi p\u00ebr mua ai ishte Per\u00ebndi dhe Per\u00ebndin\u00eb un\u00eb s\u2019e masja dot pasi isha i vog\u00ebl, por q\u00eb punonte, kjo dukej. E shihja dhe un\u00eb dhe shok\u00ebt, klasa, shkolla&#8230;<\/p>\n<p>M\u00ebsuesi im Anton Billo, nuk njihte pushim p\u00ebr vete. P\u00ebr t\u00eb s\u2019kishte pushim t\u00eb gjat\u00eb e t\u00eb shkurt\u00ebr midis or\u00ebve. P\u00ebr t\u00eb kishte vet\u00ebm pun\u00eb. Lejonte nx\u00ebn\u00ebsit q\u00eb kishin nevoj\u00eb t\u00eb dilnin jasht\u00eb, me t\u00eb tjer\u00ebt punonte. Na b\u00ebnte shkrim dhe ushtrime t\u00eb pafundme aritmetike. Nuk njihte lodhje. Nuk dinte t\u00eb nervozohej. Se\u00e7 kishte nj\u00eb z\u00eb t\u00eb pambukt\u00eb, nj\u00eb t\u00eb qeshur qum\u00ebsht edhe pse fytyr\u00ebn e kishte vrar\u00eblije. P\u00ebrvet\u00ebsimi i l\u00ebnd\u00ebs nga nx\u00ebn\u00ebsit e entuziazmonte bile e \u00e7lodhte, e p\u00ebrt\u00ebrinte. Ishte pun\u00ebtor, por edhe metodist.<\/p>\n<p>M\u00eb kujtohet ora kur m\u00ebsuam dyshin. Na tha: \u201cNj\u00eb djal\u00eb q\u00eb quhej Dyli shkoi t\u00eb mblidhte ullinj. B\u00ebri n\u00eb d\u00ebrras\u00eb t\u00eb zez\u00eb nj\u00eb zero. Kjo, tha \u00ebsht\u00eb koka e Dylit. Pastaj nga zeroja zgjati nj\u00eb vij\u00eb t\u00eb pjerr\u00ebt posht\u00eb. Kjo, tha, \u00ebsht\u00eb trupi i Dylit. Pastaj e theu horizontalisht vij\u00ebn. K\u00ebto, tha, jan\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e Dylit q\u00eb \u00ebsht\u00eb ulur n\u00eb gjunj dhe mbledh ullinj. Pra, koka e Dylit, trupi i Dylit, k\u00ebmb\u00ebt e Dylit, tha duke i m\u00ebshuar edhe nj\u00eb her\u00eb shkum\u00ebsit. Ne p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebm n\u00eb kor fjal\u00ebt e m\u00ebsuesit: koka e Dylit, trupi i Dylit, k\u00ebmb\u00ebt e Dylit&#8230;<\/p>\n<p>Ai na kishte paraqitur k\u00ebshtu n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb skematike numrin dy. Kjo mbase nuk p\u00ebrdoret sot, por mua m\u00eb ka mbetur n\u00eb m\u00ebnd grafika e atij dyshi. K\u00ebshtu p\u00ebr treshin, katr\u00ebn, pes\u00ebn, gjasht\u00ebn, shtat\u00ebn, tet\u00ebn, n\u00ebnt\u00ebn, ai krijoi nga nj\u00eb figur\u00eb sendi, kafshe, t\u00eb cilat mua t\u00eb pakt\u00ebn m\u00eb kan\u00eb mbetur n\u00eb kujtes\u00eb si mrekulli&#8230; edhe pse sot ato mund t\u00eb duken t\u00eb tejkaluara. Por ne f\u00ebmij\u00ebt e at\u00ebhersh\u00ebm nuk ishim aft\u00ebsin\u00eb racionale q\u00eb kan\u00eb f\u00ebmij\u00ebt sot. Tjet\u00ebr empirikja, tjet\u00ebr racionalja, tjet\u00ebr kujtesa, tjet\u00ebr gjykimi. Gjykimi mbetet, kujtesa kalon&#8230; M\u00ebsuesi im Andon Billo vler\u00ebsonte me entuziaz\u00ebm. Entuziazmi i tij ishte p\u00ebrtej not\u00ebs shk\u00eblqyesh\u00ebm, ai ishte m\u00eb mobilizues, m\u00eb inkurajues.<\/p>\n<p>Po m\u00ebsonim, shkronj\u00ebn \u201cR\u201d. M\u00ebsuesi shkroi n\u00eb d\u00ebrras\u00eb t\u00eb zez\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p><strong>Rosa b\u00ebn mak, mak&#8230;<\/strong><\/p><\/blockquote>\n<p>N\u00eb ato vite m\u00ebsohej shkrimi i shtypit, shkrimi skript. M\u00eb von\u00eb, pas viteve 1948 filloi shkrimi i dor\u00ebs. Un\u00eb e kisha shum\u00eb qejf edhe shkrimin e shtypit dhe at\u00eb t\u00eb dor\u00ebs m\u00eb von\u00eb, bukurshkrimin ose si\u00e7 thuhej at\u00ebher\u00eb kaligrafin\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Pa eja ti, m\u00eb tha m\u00ebsuesi, shkruaje dhe ti k\u00ebt\u00eb q\u00eb ka shkruar m\u00ebsuesi!<br \/>\nD\u00ebrrasa e zez\u00eb ishte me viza katrore si fletore aritmetike. Shkrova dhe un\u00eb at\u00eb q\u00eb kishte shkruar m\u00ebsuesi nj\u00eb kuti m\u00eb posht\u00eb. M\u00ebsuesit i ndrit\u00ebn syt\u00eb. S\u2019e mbajti dot entuziazmin. Pyeti klas\u00ebn: &#8211; Pa shikoni k\u00ebtu. Kush e ka shkruar m\u00eb mir\u00eb, m\u00ebsuesi apo ky shoku juaj?<br \/>\n&#8211; Ju, m\u00ebsues e keni shkruar m\u00eb mir\u00eb, than\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit.<br \/>\n&#8211; S\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, tha m\u00ebsuesi, ky e ka shkruar m\u00eb mir\u00eb se un\u00eb. Shoku juaj ka talent p\u00ebr kaligrafi si\u00e7 i thoshin at\u00ebher\u00eb bukurshkrimit.<\/p>\n<p>Natyrisht q\u00eb entuziazmohej dhe n\u00eb entuziaz\u00ebm e sip\u00ebr b\u00ebnte mbivler\u00ebsime, pa e \u00e7ar\u00eb kok\u00ebn se mos keqkuptohej. Ai ishte kaq i zoti sa t\u00eb mos t\u2019i trembej asnj\u00eb lloj zot\u00ebsie nx\u00ebn\u00ebsi a kolegu.<\/p>\n<p>Sa her\u00eb q\u00eb m\u00ebsimi i dilte mir\u00eb, th\u00ebrriste t\u00eb shoqen, Parashqevin\u00eb q\u00eb b\u00ebnte m\u00ebsim n\u00eb klas\u00ebn p\u00ebrball\u00eb. I g\u00ebzoheshin suksesit q\u00eb t\u00eb dy. M\u00ebsuese Parashqevia edhe kur klasa e t\u00eb shoqit kishte nj\u00eb p\u00ebrparim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk d\u00ebshp\u00ebrohej, por i g\u00ebzohej k\u00ebtij p\u00ebrparimi si t\u00eb ishte klasa e vet. Burr\u00eb e grua ata ishin shembull pune dhe mir\u00ebkuptimi.<br \/>\nEdhe sot pas 72 vjet\u00ebsh, m\u00eb ka mbetur si di\u00e7ka e rrall\u00eb dita kur m\u00ebsues Antoni organizoi konkursin me klasat e para n\u00eb lexim n\u00eb oborrin e shkoll\u00ebs n\u00eb prani t\u00eb prind\u00ebrve dhe m\u00ebsuesve. Klasa jon\u00eb fitoi Flamurin e Dituris\u00eb. M\u00ebsuese Parashqevia, na ngriti gati t\u00eb gjith\u00ebve n\u00eb krah ne nx\u00ebn\u00ebsit e klas\u00ebs q\u00eb fituan Flamurin e Dituris\u00eb. K\u00ebshtu quhej ai flamur, i futur n\u00eb korniz\u00eb. Ajo ndjenj\u00eb fitoreje n\u00eb dituri m\u00eb entuziazmon dhe tani kur e kujtoj. Ka fitore dhe fitore, por fitorja n\u00eb dituri \u00ebsht\u00eb m\u00eb e bukura, m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, m\u00eb superorja. N\u00eb fasad\u00ebn e Oksfordit shkruhet me g\u00ebrma t\u00eb arta:<\/p>\n<p>\u201cJeto sikur do t\u00eb vdes\u00ebsh nes\u00ebr dhe m\u00ebso sikur nuk do t\u00eb vdes\u00ebsh kurr\u00eb\u201d.<br \/>\nMbase m\u00ebsuesi im e dinte athere k\u00ebt\u00eb sllogan, pa organizoi nj\u00eb konkurs q\u00eb shp\u00ebrblehej me nj\u00eb flamur diturie.<br \/>\nTep\u00ebr kuptimplote t\u00eb dyja: \u201cFlamuri i Dituris\u00eb\u201d, q\u00eb fitoi klasa jon\u00eb dhe shkrimi mbi Fasad\u00ebn e Oksfordit.<br \/>\nM\u00ebsuesi im ishte pra jo vet\u00ebm pun\u00ebtor, por edhe me fantazi, nj\u00eb nxit\u00ebs i dijes.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb vitit shkollor ai organizoi edhe ekspozit\u00ebn me punimet m\u00eb t\u00eb mira n\u00eb vizatim e n\u00eb shkrim. Ajo ekspozit\u00eb u hap n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e kultur\u00ebs dhe p\u00ebr mua mbeti si di\u00e7ka e pap\u00ebrs\u00ebritshme, pasi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb vizatimet e mia dhe t\u00eb \u00e7amit Metat Aliu, jo vet\u00ebm u ekspozuan, por edhe ran\u00eb n\u00eb sy. M\u00eb von\u00eb un\u00eb do t\u00eb ekspozoja n\u00eb ekspozita, por s\u2019do t\u00eb m\u00eb krijohej kurr\u00eb m\u00eb ajo ndjenj\u00eb e hatashme q\u00eb m\u00eb ishte krijuar n\u00eb ato vite t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb. Mua m\u00eb dukej se m\u00eb shum\u00eb se un\u00eb, u g\u00ebzohej m\u00ebsuesi vizatimeve t\u00eb mia.<\/p>\n<p>&#8211; Ti do b\u00ebhesh piktor, m\u00eb tha m\u00ebsuesi im, Anton Billo dhe mua m\u00eb erdhi aq mir\u00eb, por p\u00ebrs\u00ebri sikur s\u2019m\u00eb besohej. Fjala piktor m\u00eb dukej di\u00e7ka e paaritshme, nj\u00eb maj\u00eb q\u00eb zor se do ta arrij<br \/>\nnonj\u00ebher\u00eb&#8230;<br \/>\nPor un\u00eb i jam mir\u00ebnjoh\u00ebs m\u00ebsuesit tim edhe sot, pasi ajo ndikoi dhe m\u00eb ndryshoi rrjedh\u00ebn e jet\u00ebs.<br \/>\nKy shkrim nuk \u00ebsht\u00eb ve\u00e7se nj\u00eb homazh p\u00ebr m\u00ebsuesin tim t\u00eb paharruar Anton Billo.<\/p>\n<p><em>1999-2018<\/em><\/p>\n<h3 style=\"text-align: center;\"><strong>M\u00cbSUESI URTAN<\/strong><\/h3>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"ABAZ SINANI\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2018\/abaz_sinani.jpg\" alt=\"\" width=\"230\" align=\"center\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>M\u00ebsuesit tim t\u00eb klas\u00ebs s\u00eb kat\u00ebr 1950<\/strong><br \/>\n<strong>ABAZ SINANI<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><em>ESE<\/em><\/p>\n<p>Kur m\u00ebsova se m\u00ebsuesi im i klas\u00ebs kat\u00ebr fillore do t\u00eb ishte Abaz Sinani, s\u2019di pse u b\u00ebra vetiu krenar; mbase nga q\u00eb ishte nga kodrat t\u00eb cilat mua at\u00ebher\u00eb m\u00eb dukeshin mal Tomori dhe ai, vinte t\u00eb na jepte m\u00ebsim duke zbritur prej tyre p\u00ebrher\u00eb kok\u00eblart\u00eb, por pa krijuar asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebrshtypjen e fodullit.<\/p>\n<p>\u00c7\u2019ishte e v\u00ebrteta ai kishte nj\u00eb pamje krenare, krenari me burim lart\u00ebsish. I ri, i bukur, shtatlart\u00eb, (k\u00ebshtu m\u00eb dukej mua at\u00ebher\u00eb), me flok\u00eb t\u00eb trazuar nga er\u00ebrat e grykave kodrinore t\u00eb cil\u00ebt ai i shtronte me gishtat e duarve, sapo i afrohej oborrit t\u00eb shkoll\u00ebs. Gjithnj\u00eb me cigare n\u00eb buz\u00eb. Autoritar.<\/p>\n<p>Flitej se ishte i fort\u00eb n\u00eb matematik\u00eb. Mbase kjo ia rriste edhe m\u00eb shum\u00eb autoritetin, pasi ishte l\u00ebnda m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb dhe m\u00eb e vler\u00ebsuara nga ministria e arsimit, m\u00ebsuesit, prind\u00ebrit, nx\u00ebn\u00ebsi<\/p>\n<p>Pastaj ai kishte mbaruar Zosimean e Janin\u00ebs. K\u00ebshtu flitej. Edhe po t\u00eb mos ishte e v\u00ebrtet\u00eb ne nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb tij na p\u00eblqente t\u00eb ishte k\u00ebshtu dhe mburreshim para nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb klasave t\u00eb tjera me m\u00ebsuesin ton\u00eb zosimeist. Kishte dhe nj\u00eb arsye tjet\u00ebr m\u00eb shum\u00eb q\u00eb e b\u00ebnte m\u00ebsues Abazin t\u00eb dukej krenar e t\u00eb binte sy para ne nx\u00ebn\u00ebsve, para koleg\u00ebve t\u00eb tij, prind\u00ebrve tan\u00eb: ai ishte djali i patriotit Tallah Sinani, i njohur e i respektuar, jo vet\u00ebm nga zona e Karbunar\u00ebs s\u00eb Vog\u00ebl, por edhe n\u00eb mbar\u00eb trev\u00ebn e Myzeqes\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk m\u00eb pritej deri sa t\u00eb fillonte shkolla, ta shihja nga af\u00ebr, pasi e kisha par\u00eb gjithmon\u00eb nga larg n\u00eb oborrin e shkoll\u00ebs; t\u2019i thosha mir\u00ebm\u00ebngjesi, me leje m\u00ebsues, ta them un\u00eb,kur ai t\u00eb na pyeste q\u00eb t\u2019i p\u00ebrgjigjeshim n\u00eb m\u00ebsim.<\/p>\n<p>Dit\u00ebn e par\u00eb ai na pyeti se t\u00eb kujt ishim, si i kishim kaluar pushimet duke mos l\u00ebn\u00eb pa pyetur asnj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs, po thuaj. Me p\u00ebrjashtim t\u00eb Elpiza Pjetrit, Afrim \u00c7e\u00e7os, Mitat Topol\u00ebs q\u00eb i kishin kaluar pushimet tek t\u00eb af\u00ebrmit e tyre n\u00eb qytete t\u00eb ndryshme, t\u00eb gjith\u00eb ne t\u00eb tjer\u00ebt kishim ruajtur lop\u00ebt apo dhent\u00eb ose kishim, rralluar e prashitur apo korrur mis\u00ebr.<br \/>\nEdhe ju q\u00eb keni punuar, keni b\u00ebr\u00eb pushime aktive, na tha m\u00ebsues Abazi, duke p\u00ebrk\u00ebdhelur tre- kat\u00ebr nga ne. At\u00eb dit\u00eb un\u00eb m\u00ebsova fjal\u00ebn \u00abaktiv\u00bb dhe s\u2019lija rast pa e p\u00ebrdorur me vend e pa vend.<\/p>\n<p>Dit\u00ebt, jav\u00ebt e para u dalluan n\u00eb matematik\u00eb dy nx\u00ebn\u00ebsit \u00e7am\u00eb t\u00eb klas\u00ebs son\u00eb: Afrim \u00c7e\u00e7o q\u00eb do t\u00eb diplomohej me rezultate t\u00eb shk\u00eblqyera e do t\u00eb kishte nj\u00eb bagazh shkencor mjek\u00ebsor q\u00eb i kalonte caqet e dijeve t\u00eb universitetit, si\u00e7 do t\u2019i sh\u00ebnohej n\u00eb dokumentin p\u00ebrcjell\u00ebs t\u00eb fakultetit, kur ai u d\u00ebrgua t\u00eb fillonte pun\u00ebn si mjek n\u00eb Berat, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin spital me mjekun e famsh\u00ebm Maksut D\u00ebrrasa; kurse nx\u00ebn\u00ebsi i dyt\u00eb \u00e7am i dalluar n\u00eb matematik\u00eb Qani Xhevizi<\/p>\n<p>( Sheme) gjithashtu do t\u00eb diplomohej shk\u00eblqyesh\u00ebm n\u00eb agronomi e do t\u00eb em\u00ebrohej n\u00eb Institutin e K\u00ebrkimeve Bujq\u00ebsore \u00abIvan Mi\u00e7urin\u00bb.<\/p>\n<p>Kur m\u00ebsuesi na dha notat e semestrit t\u00eb par\u00eb t\u00eb klas\u00ebs s\u00eb kat\u00ebr, tha, ja, k\u00ebta do t\u00eb na nderojn\u00eb dhe, m\u00ebsues Abaz Sinanit do t\u2019i dilte fjala p\u00ebr t\u00eb dy: si p\u00ebr mjekun \u00c7e\u00e7o dhe agronomin Qani Xhevizin e talentuar n\u00eb matematik\u00eb q\u00eb meritonte t\u00eb ndiqte studimet e larta p\u00ebr matematik\u00eb, por q\u00eb p\u00ebr arsye bixarre t\u00eb asaj kohe, studioi p\u00ebr agronomi.<\/p>\n<p>M\u00ebsues Abazi, kishte nj\u00eb zakon q\u00eb kur klasa fillonte pun\u00ebn e pavarur, ai vente e vinte midis rreshtave t\u00eb bangave, shikonte se cilin nx\u00ebn\u00ebs duke punuar dhe thoshte, ja disa do na nderojn\u00eb me shkrimin e tyre, disa me vizatimin, disa n\u00eb histori\u2026\u00c7do vler\u00ebsim i m\u00ebsuesit i adresohej dikujt, secili e kuptonte dhe lumturohej, nxitej, ngulitej n\u00eb m\u00ebsim.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"ABAZ SINANI, 1937\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2018\/abaz_sinani_1937.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" align=\"center\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/><\/p>\n<p>Mbaj mend, edhe pse kan\u00eb kaluar 61 vjet, se kur m\u00ebsues Abaz Sinani filloi t\u00eb na shpjegonte m\u00ebsimin mbi shum\u00ebzimin, shkroi n\u00eb d\u00ebrras\u00eb t\u00eb zez\u00eb: 2+2+2+2+2= 10, dhe pastaj 5 x 2 = 10, e shihni, pra, na tha, se, shum\u00ebzimi nuk qenka tjet\u00ebr ve\u00e7se shkurtimi i mbledhjes. Kjo m\u00eb mbeti gjith\u00eb jet\u00ebn n\u00eb kok\u00eb.<\/p>\n<p>Karakteristik\u00eb e m\u00ebsues Abazit ishte entuziazmi. Atij i gufonte gjoksi kur d\u00ebgjonte nx\u00ebn\u00ebsit t\u00eb p\u00ebrgjigjeshin me men\u00e7uri e rrjedhsh\u00ebm n\u00eb gjeografi e l\u00ebnd\u00eb t\u00eb tjera, ende pa mbaruar p\u00ebrgjigjen nx\u00ebn\u00ebsi, thoshte: ja nj\u00eb gjeograf i ri, nj\u00eb historian, matematikan, muzikant, recitues, k\u00ebng\u00ebtar, poet, fizkulturist, sportist\u2026dhe, ishte tep\u00ebr kujdessh\u00ebm n\u00eb \u00e7aste, kur nx\u00ebn\u00ebsi gabonte apo b\u00ebnte gaf\u00eb. M\u00eb ka mbetur n\u00eb mend e s\u2019e kam harruar as sot pas gjasht\u00ebdhjet\u00eb vjet\u00ebsh gafa q\u00eb b\u00ebri nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebse th\u00ebnies p\u00ebrmend\u00ebsh t\u00eb nj\u00eb poezie t\u00eb nj\u00eb poeti sovjetik p\u00ebr luft\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn glorifikohej Stalini:<\/p>\n<blockquote><p>\u00abMe plumba, me hekur<br \/>\nMe flak\u2019 e me zjarr,<br \/>\nUshtari Stalinin e hodhi n\u00eb varr\u00bb.<\/p><\/blockquote>\n<p>Uuuu, ia b\u00ebri klasa dhe shp\u00ebrtheu n\u00eb t\u00eb qeshura. Jo ushtari Stalinin e hodhi n\u00eb varr, moj, nuk \u00ebsht\u00eb ashtu, por ushtari i Stalinit e hodhi n\u00eb varr, than\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit nj\u00ebz\u00ebri.<br \/>\nE di ajo e di q\u00eb ushtari i Stalinit e varrosi, e hodhi nazizmin n\u00eb varr, por meq\u00eb fjala \u00abushtari\u00bb \u00ebsht\u00eb me apostrof, u duk sikur ajo tha \u00abushtari Stalinin e hodhi n\u00eb varr\u00bb, Ju e dini q\u00eb Nadirja reciton bukur, apo jo?<\/p>\n<p>Pooo, u p\u00ebrgjigj\u00ebn nx\u00ebn\u00ebsit e klas\u00ebs dhe gafa e Nadires q\u00eb recitonte bukur me ton dramatik, u harrua n\u00eb \u00e7ast. Vura re q\u00eb m\u00ebsuesi u qet\u00ebsua. E keqja ishte kaluar me fines\u00eb&#8230;<br \/>\nM\u00ebsuesi im fliste ngadal\u00eb, por vepronte shpejt, nuk linte asnj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb p\u00ebrhumbej, por e zgjonte, t\u00eb mefshtin e aktivizonte, i vinte n\u00eb prov\u00eb kujtes\u00ebn, dik\u00eb q\u00eb s\u2019u linte radh\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve t\u00eb p\u00ebrgjigjeshin e frenonte but\u00eb, pa e prekur, t\u00eb pasigurtit i mund\u00ebsonte sigurin\u00eb, i forconte guximin.<\/p>\n<p>Duke qen tep\u00ebr autoritar e serioz, m\u00ebsues Abazi, nuk b\u00ebnte humor ve\u00e7se shum\u00eb rrall\u00eb. Nj\u00eb t\u00eb diel, klasa ( kompania) jon\u00eb b\u00ebri nj\u00eb ekskursion n\u00eb kor\u00ebn e qytetit. T\u00eb gjith\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit paguan lek\u00eb dhe komandanti i kompanis\u00eb ton\u00eb Azis Manka, bleu nj\u00eb ark\u00eb me marmelat\u00eb. Kur komandanti i kompanis\u00eb q\u00eb ishte nx\u00ebn\u00ebs i klas\u00ebs s\u00eb shtat\u00eb, hapi ark\u00ebn prej d\u00ebrrase dhe u duk marmelata, \u00c7eliku i Danes, thirri me g\u00ebzim, doli mur-mu la-ta ! T\u00eb gjith\u00eb ne qesh\u00ebm.<br \/>\nT\u00eb nes\u00ebrmen, dit\u00ebn e h\u00ebn\u00eb, m\u00ebsues Abazi, \u00e7udit\u00ebrisht u fut n\u00eb klas\u00eb i qeshur, gjith\u00eb humor the na pyeti me buz\u00eb n\u00eb gaz: h\u00eb, ju p\u00eblqeu mur-mu-la-ta?<\/p>\n<p>Pooo, m\u00ebsues, na p\u00eblqeu.<br \/>\nPo ty \u00c7elik t\u00eb p\u00eblqeu?<br \/>\nDhe \u00c7eliku e kuptoi q\u00eb m\u00ebsuesi e kishte marr\u00eb vesh q\u00eb fjal\u00ebn mur-mu-la-t\u00eb, e kishte th\u00ebn\u00eb ai dhe duke v\u00ebn\u00eb i ndrojtur buz\u00ebn n\u00eb gaz.<br \/>\niu p\u00ebrgjigj, po m\u00ebsues, m\u00eb p\u00eblqeu&#8230;<br \/>\nAt\u00eb dit\u00eb ora e par\u00eb e m\u00ebsimit u p\u00ebrshkua me nj\u00eb humor t\u00eb g\u00ebzuar.<\/p>\n<p>Po ju them edhe di\u00e7ka q\u00eb nuk do t\u00eb ma besoni. Un\u00eb nuk mbaj mend q\u00eb m\u00ebsues Abazi t\u2019i ket\u00eb b\u00ebrtitur qoft\u00eb edhe nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebsi, pa le pastaj t\u2019i ket\u00eb hequr dikujt ndonj\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb. Me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb, madje, gati me britm\u00eb, ai na thoshte vet\u00ebm vler\u00ebsimet. Gjithashtu ai nuk na qortonte, por vet\u00ebm na sqaronte. Vet\u00ebm sqarimi i shtruar, i but\u00eb, ishte qortimi i tij. Si ai mekaniku i mir\u00eb q\u00eb nuk e thyen vid\u00ebn e ndryshkur, por e vais e pastaj e zb\u00ebrthen but\u00eb-<br \/>\nbut\u00eb.<\/p>\n<p>Abaz Sinani, pinte shum\u00eb duhan. Q\u00ebllova pran\u00eb tij nj\u00eb m\u00ebngjes, kur ai po bisedonte me nj\u00eb kolegun e vet n\u00eb oborrin e shkoll\u00ebs, para se t\u00eb binte zilja p\u00ebr m\u00ebsim. Un\u00eb pi shum\u00eb duhan Andon, i tha ai kolegut t\u00eb tij, sidomos n\u00eb m\u00ebngjes pi edhe m\u00eb shum\u00eb. Pi aq sa e deh trurin e pastaj qet\u00ebsohem e jam gjith\u00eb energji gjat\u00eb or\u00ebve t\u00eb m\u00ebsimit. Ky rr\u00ebfim i m\u00ebsuesit m\u00eb mbeti n\u00eb mendje. Truri i f\u00ebmij\u00ebs regjistron gjith\u00eb men\u00e7urit\u00eb dhe \u00e7udit\u00eb e jet\u00ebs, ndaj dhe un\u00eb nuk e harrova k\u00ebt\u00eb rr\u00ebfim e vet\u00ebqortim t\u00eb sinqert\u00eb, k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr vet\u00ebp\u00ebrsosje t\u00eb m\u00ebsuesit tim t\u00eb fillores.<\/p>\n<p>Thash\u00eb se m\u00ebsuesi im Abaz Sinani ishte serioz, shtatlart\u00eb, autoritar, me karakter t\u00eb fort\u00eb pozitiv, i bukur, ai zbriste nga kodrat q\u00eb mua si f\u00ebmij\u00eb m\u00eb dukeshin mal Tomori dhe ecte kok\u00eblart\u00eb, jo me fodull\u00ebk, por me krenari e fisnik\u00ebri. Nuk vinte kurr\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb me k\u00ebpuc\u00eb me balt\u00eb. Sapo i afrohej xhades\u00eb, hiqte \u00e7izmet, i lante n\u00eb Lunj\u00ebn e Karbunar\u00ebs dhe i linte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e nj\u00eb miku t\u00eb tij.<\/p>\n<p>M\u00eb kujtohet se kur m\u00ebsuesi im ecte me kok\u00ebn lart sikur t\u00eb shikonte p\u00ebllumba n\u00eb fluturim, n\u00eb \u00e7aste t\u00eb tilla e p\u00ebrqas tani me Ettoren, aktorin e filmit italian serial q\u00eb shoh t\u00eb shfaqet sot e prej gati pes\u00eb viteve, Cento vitrine, ose e gjej t\u00eb ngjash\u00ebm me Agimin, djalin e tij t\u00eb madh, nd\u00ebrsa kur ai ecte i menduar, me kok\u00ebn pak t\u00eb ulur si t\u00eb k\u00ebrkonte di\u00e7ka n\u00eb thell\u00ebsirat e tok\u00ebs e gjej t\u00eb ngjash\u00ebm me djalin e tij t\u00eb dyt\u00eb, Petritin. B\u00ebm\u00eb baba t\u00eb t\u00eb ngjaj, thot\u00eb populli, dhe v\u00ebrtet dy djemt\u00eb i ngjan\u00eb babait t\u00eb tyre, jo vet\u00ebm n\u00eb aparenc\u00eb, por edhe n\u00eb karakter, dinjitet, fisnik\u00ebri, si intelektual\u00eb me performac\u00eb t\u00eb \u00e7muar n\u00eb fush\u00ebn e arsimit; urtan si babai, e t\u00eb vler\u00ebsuar si ai n\u00eb qytetin e tyre e m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb ruaj edhe sot librin Aleksandri i madh, shishen me boj\u00eb t\u00eb jeshile, pen\u00ebn dhe nj\u00eb fletore shkrimi q\u00eb m\u2019u dhan\u00eb nga m\u00ebsuesi n\u00eb mbarim t\u00eb vitit t\u00eb kat\u00ebr t\u00eb shkoll\u00ebs fillore, s\u00eb bashku me d\u00ebftes\u00ebn e lirimit, t\u00eb shoq\u00ebruar me nj\u00eb flet\u00eblavd\u00ebrimi.<br \/>\nPor ajo q\u00eb nuk do t\u00eb harroja kur\u00eb ishte \u00e7asti i ndarjes, kur n\u00eb dallim nga disa koleg\u00eb m\u00ebsues, n\u00eb mbarim t\u00eb shkoll\u00ebs ndaheshin me nx\u00ebn\u00ebsit duke iu th\u00ebn\u00eb me ciniz\u00ebm: hajt tani shkoni, t\u00eb ruani lop\u00ebt, dhent\u00eb, kurse m\u00ebsues Abazi urtan e diellor u nda me ne, nx\u00ebn\u00ebsit e tij duke na th\u00ebn\u00eb:<\/p>\n<p>Suksese tani e tutje, n\u00eb shkoll\u00ebn shtat\u00ebvje\u00e7are e, na nderofshi si \u00e7\u2019na nderuat n\u00eb fillore.<br \/>\nPastaj duke qeshur m\u00eb tha mua: besoj se ti, \u201cpiktori\u201d i klas\u00ebs, do t\u2019i zmadhosh nj\u00eb fotografi m\u00ebsuesit t\u00ebnd e t\u2019ia dhurosh, apo jo? dhe m\u00eb p\u00ebrqafoi me mall.<\/p>\n<p><em>2015-2018<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>ANDON BILLO, HARUN SEFA, HYSEN\u00a0DERVISHI, REXHEP BALLHYSA, ISA MEBELLI JANI NUSHI, ALEKS DANI, KOLI\u00a0ALLKANJARI, RIZA RAN\u00c7I (Mesuesit tim i paharruar i klas\u00ebs s\u00eb par\u00eb Fillore,\u00a0Andon Billo) .ESE. &#8212; nga\u00a0FASLLI HALITI \u00c7ifti i m\u00ebsuesve Billo ka mbetur n\u00eb kujtes\u00ebn time ashtu si n\u00eb vitet 1946, 82 vite m\u00eb par\u00eb, si n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb klas\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":25555,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-25554","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>PASIONANTI I PUN\u00cbS DHE DIJES - HOMAZH P\u00cbR M\u00cbSUESIT E MI P\u00cbR 7 MARSIN - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pasionanti-i-punes-dhe-dijes-homazh-per-mesuesit-e-mi-per-7-marsin\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"PASIONANTI I PUN\u00cbS DHE DIJES - HOMAZH P\u00cbR M\u00cbSUESIT E MI P\u00cbR 7 MARSIN - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"ANDON BILLO, HARUN SEFA, HYSEN\u00a0DERVISHI, REXHEP BALLHYSA, ISA MEBELLI JANI NUSHI, ALEKS DANI, KOLI\u00a0ALLKANJARI, RIZA RAN\u00c7I (Mesuesit tim i paharruar i klas\u00ebs s\u00eb par\u00eb Fillore,\u00a0Andon Billo) .ESE. &#8212; nga\u00a0FASLLI HALITI \u00c7ifti i m\u00ebsuesve Billo ka mbetur n\u00eb kujtes\u00ebn time ashtu si n\u00eb vitet 1946, 82 vite m\u00eb par\u00eb, si n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb klas\u00ebs [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pasionanti-i-punes-dhe-dijes-homazh-per-mesuesit-e-mi-per-7-marsin\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-03-06T05:58:21+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2018-03-06T06:10:44+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/mesues_shqiptare.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"760\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"18 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pasionanti-i-punes-dhe-dijes-homazh-per-mesuesit-e-mi-per-7-marsin\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pasionanti-i-punes-dhe-dijes-homazh-per-mesuesit-e-mi-per-7-marsin\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"PASIONANTI I PUN\u00cbS DHE DIJES &#8211; HOMAZH P\u00cbR M\u00cbSUESIT E MI P\u00cbR 7 MARSIN\",\"datePublished\":\"2018-03-06T05:58:21+00:00\",\"dateModified\":\"2018-03-06T06:10:44+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pasionanti-i-punes-dhe-dijes-homazh-per-mesuesit-e-mi-per-7-marsin\\\/\"},\"wordCount\":3560,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pasionanti-i-punes-dhe-dijes-homazh-per-mesuesit-e-mi-per-7-marsin\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/03\\\/mesues_shqiptare.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pasionanti-i-punes-dhe-dijes-homazh-per-mesuesit-e-mi-per-7-marsin\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pasionanti-i-punes-dhe-dijes-homazh-per-mesuesit-e-mi-per-7-marsin\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pasionanti-i-punes-dhe-dijes-homazh-per-mesuesit-e-mi-per-7-marsin\\\/\",\"name\":\"PASIONANTI I PUN\u00cbS DHE DIJES - HOMAZH P\u00cbR M\u00cbSUESIT E MI P\u00cbR 7 MARSIN - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pasionanti-i-punes-dhe-dijes-homazh-per-mesuesit-e-mi-per-7-marsin\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pasionanti-i-punes-dhe-dijes-homazh-per-mesuesit-e-mi-per-7-marsin\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/03\\\/mesues_shqiptare.jpg\",\"datePublished\":\"2018-03-06T05:58:21+00:00\",\"dateModified\":\"2018-03-06T06:10:44+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pasionanti-i-punes-dhe-dijes-homazh-per-mesuesit-e-mi-per-7-marsin\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pasionanti-i-punes-dhe-dijes-homazh-per-mesuesit-e-mi-per-7-marsin\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pasionanti-i-punes-dhe-dijes-homazh-per-mesuesit-e-mi-per-7-marsin\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/03\\\/mesues_shqiptare.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/03\\\/mesues_shqiptare.jpg\",\"width\":600,\"height\":760},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pasionanti-i-punes-dhe-dijes-homazh-per-mesuesit-e-mi-per-7-marsin\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"PASIONANTI I PUN\u00cbS DHE DIJES &#8211; HOMAZH P\u00cbR M\u00cbSUESIT E MI P\u00cbR 7 MARSIN\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"PASIONANTI I PUN\u00cbS DHE DIJES - HOMAZH P\u00cbR M\u00cbSUESIT E MI P\u00cbR 7 MARSIN - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pasionanti-i-punes-dhe-dijes-homazh-per-mesuesit-e-mi-per-7-marsin\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"PASIONANTI I PUN\u00cbS DHE DIJES - HOMAZH P\u00cbR M\u00cbSUESIT E MI P\u00cbR 7 MARSIN - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"ANDON BILLO, HARUN SEFA, HYSEN\u00a0DERVISHI, REXHEP BALLHYSA, ISA MEBELLI JANI NUSHI, ALEKS DANI, KOLI\u00a0ALLKANJARI, RIZA RAN\u00c7I (Mesuesit tim i paharruar i klas\u00ebs s\u00eb par\u00eb Fillore,\u00a0Andon Billo) .ESE. &#8212; nga\u00a0FASLLI HALITI \u00c7ifti i m\u00ebsuesve Billo ka mbetur n\u00eb kujtes\u00ebn time ashtu si n\u00eb vitet 1946, 82 vite m\u00eb par\u00eb, si n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb klas\u00ebs [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pasionanti-i-punes-dhe-dijes-homazh-per-mesuesit-e-mi-per-7-marsin\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-03-06T05:58:21+00:00","article_modified_time":"2018-03-06T06:10:44+00:00","og_image":[{"width":600,"height":760,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/mesues_shqiptare.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"18 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pasionanti-i-punes-dhe-dijes-homazh-per-mesuesit-e-mi-per-7-marsin\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pasionanti-i-punes-dhe-dijes-homazh-per-mesuesit-e-mi-per-7-marsin\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"PASIONANTI I PUN\u00cbS DHE DIJES &#8211; HOMAZH P\u00cbR M\u00cbSUESIT E MI P\u00cbR 7 MARSIN","datePublished":"2018-03-06T05:58:21+00:00","dateModified":"2018-03-06T06:10:44+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pasionanti-i-punes-dhe-dijes-homazh-per-mesuesit-e-mi-per-7-marsin\/"},"wordCount":3560,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pasionanti-i-punes-dhe-dijes-homazh-per-mesuesit-e-mi-per-7-marsin\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/mesues_shqiptare.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pasionanti-i-punes-dhe-dijes-homazh-per-mesuesit-e-mi-per-7-marsin\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pasionanti-i-punes-dhe-dijes-homazh-per-mesuesit-e-mi-per-7-marsin\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pasionanti-i-punes-dhe-dijes-homazh-per-mesuesit-e-mi-per-7-marsin\/","name":"PASIONANTI I PUN\u00cbS DHE DIJES - HOMAZH P\u00cbR M\u00cbSUESIT E MI P\u00cbR 7 MARSIN - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pasionanti-i-punes-dhe-dijes-homazh-per-mesuesit-e-mi-per-7-marsin\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pasionanti-i-punes-dhe-dijes-homazh-per-mesuesit-e-mi-per-7-marsin\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/mesues_shqiptare.jpg","datePublished":"2018-03-06T05:58:21+00:00","dateModified":"2018-03-06T06:10:44+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pasionanti-i-punes-dhe-dijes-homazh-per-mesuesit-e-mi-per-7-marsin\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pasionanti-i-punes-dhe-dijes-homazh-per-mesuesit-e-mi-per-7-marsin\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pasionanti-i-punes-dhe-dijes-homazh-per-mesuesit-e-mi-per-7-marsin\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/mesues_shqiptare.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/mesues_shqiptare.jpg","width":600,"height":760},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pasionanti-i-punes-dhe-dijes-homazh-per-mesuesit-e-mi-per-7-marsin\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"PASIONANTI I PUN\u00cbS DHE DIJES &#8211; HOMAZH P\u00cbR M\u00cbSUESIT E MI P\u00cbR 7 MARSIN"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25554","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=25554"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25554\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/25555"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=25554"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=25554"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=25554"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}