{"id":25617,"date":"2018-03-07T08:12:14","date_gmt":"2018-03-07T07:12:14","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=25617"},"modified":"2018-03-07T08:21:56","modified_gmt":"2018-03-07T07:21:56","slug":"rruga-e-gjakosur-dhe-masakra-e-planifikuar-e-tivarit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rruga-e-gjakosur-dhe-masakra-e-planifikuar-e-tivarit\/","title":{"rendered":"Rruga e gjakosur, dhe masakra e planifikuar e Tivarit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Mr. sc. Nue Oroshi<\/strong><\/p>\n<p>(<strong><em>Kumtes\u00eb e lexuar me 4 Mars 2018 n\u00eb sallen e klubit shqiptar Dardania n\u00eb Zofingen n\u00eb Zvicer, n\u00eb akademin p\u00ebr Masakren e Tivarit, organizuar nga sekretariati kordinator i Ballit Kombtar Demokrat<\/em><\/strong>)<\/p>\n<p>Masakra e Tivarit \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra nd\u00ebr masakrat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha por vet\u00ebm masak\u00ebr e radh\u00ebs e planifikuar nga forcat serbo-malazeze p\u00ebr zhdukjen dhe vrasj\u00ebn e shqiptar\u00ebve atdhetar\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Kosova dhe viset e tjera etnike shqiptare t\u00eb riktheh\u00ebn s\u00ebrish n\u00ebn pushtimin e serbosllavis\u00eb me emrin artificial Jugosllavi. Por m\u00eb e dhimshme \u00ebsht\u00eb se kjo masak\u00ebr u nda n\u00eb dy pjes\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb rinj\u00ebve u vra gjat\u00eb rrug\u00ebtimit t\u00eb gjakosur n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e idealeve t\u00eb tyre dhe pjesa tjet\u00ebr u masakruan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb barbare n\u00eb Tivar\u00eb.Gjat\u00eb studimit t\u00eb k\u00ebsaj teme kam marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb brumin shkencor\u00eb dhe at\u00eb rrefimtar\u00eb t\u00eb tre studiuesve dhe dy rrefimtar\u00ebve. Studiuesit e vyer q\u00eb kan\u00eb shkruar p\u00ebr maskar\u00ebn e Tivarit jan\u00eb: prof.dr.Muhamet Shatri, Uran Butka dhe Petrit Palushi nd\u00ebrsa n\u00eb k\u00ebt\u00eb punim kam sjellur edhe rr\u00ebfimet e dy t\u00eb mbijetuarve nga kjo masak\u00ebr: Azem Hajdini -Xani dhe Mark Oroshi, qe secili n\u00eb menyr\u00ebn e vet japin rrefimet e tyre rr\u00ebnqeth\u00ebse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb masak\u00ebr t\u00eb madhe q\u00eb e tronditi Kosov\u00ebn ashtu t\u00eb tronditur e m\u00eb s\u00eb shumti tronditi n\u00ebnat shqiptare. E kur jemi tek tronditja e n\u00ebnave shqiptare dua ta them nj\u00eb rast familjar.<\/p>\n<p>Kur p\u00ebrshendet\u00ebt babai im Mark Oroshi me n\u00ebn\u00ebn e tij Pren\u00ebn i thot\u00eb k\u00ebto fjal\u00eb: &#8220;Nan\u00eb ma ban hallall se nuk e di a shihemi, por tash n\u00eb vend timin ka lindur v\u00ebllai im i vog\u00ebl Preni i cili do t\u00eb m\u00eb zavensoi mua.Kurse pergjigjja e lok\u00ebs Pren\u00eb ishte:Kurr mos u baft\u00eb ky me t\u00eb zavensuar ty.&#8221; Studiuesi Petrit Palushi kur flet p\u00ebr Masakr\u00ebn e Tivarit nd\u00ebr t\u00eb tjera do t\u00eb shtoj, se \u00ebsht\u00eb ngjarje nga m\u00eb tragjiket n\u00eb historin\u00eb e shqiptar\u00ebve.Si e till\u00eb, ajo qe nj\u00eb ofensiv\u00eb ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb pambrojtur, qe nj\u00eb deformim i rregullave m\u00eb elementare t\u00eb luft\u00ebs, q\u00eb paralajm\u00ebrimi se shqiptar\u00ebt po dilnin jasht\u00ebzakonisht t\u00eb humbur prej Luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb bot\u00ebrore.Pavar\u00ebsisht nga kjo, ngjarja u mundua t\u00eb fshihej, t\u00eb zhytej n\u00eb skutat e harres\u00ebs, gjaku i ta masakruarve t\u00eb kthehej n\u00eb uj\u00eb dhe vet\u00ebm mbas 50 vjet\u00ebve ajo nisi t\u00eb ridimensionohej; \u00ebsht\u00eb fat q\u00eb u shkruan disa libra p\u00ebr t\u00eb, q\u00eb vazhdon t\u00eb shkruhet, t\u00eb p\u00ebrkujtohet dhe natyrisht t\u00eb z\u00ebr\u00eb vend n\u00eb memorjen kolektive si d\u00ebshmi e fatit tragjik t\u00eb shqiptar\u00ebve, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht e veprimeve monstruoze t\u00eb makin\u00ebs serbe ndaj shqiptar\u00ebve.Me gjith\u00eb p\u00ebrpjekjet e vazhdueshme p\u00ebr t\u00eb hedh\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje n\u00eb pellgun e harres\u00ebs, ajo megjithat\u00eb u ruajt n\u00eb memorjen kolektive t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe tani vjen si d\u00ebshmi, si reagim, si refuzim, por edhe si mbledhje e mendj\u00ebs q\u00eb brezave t\u2019u rr\u00ebfehet p\u00ebr historin\u00eb realisht.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Tragjedia e Tivarit - Akademi n\u00eb Zofingen\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2018\/tragjedia_e_tivarit_akademi_zofingen.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Ndersa n\u00eb baz\u00eb t\u00eb studimeve t\u00eb prof. dr. Muhamet Shatrit ai shkruan se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb filluar t\u00eb flitet para disa viteve dhe kjo Masaker e Tivarit \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr e organizuar me perpik\u00ebri nga kreu Jugosllav. N\u00eb fillim nuk \u00ebsht\u00eb folur p\u00ebr bashk\u00ebfaj\u00ebsin\u00eb e shtetit shqiptar\u00eb konkretisht organeve ushtarake sidomos t\u00eb Shkodr\u00ebs dhe garnizoneve t\u00eb tjera t\u00eb cil\u00ebt edhe i kan\u00eb p\u00ebrcjellur eshallon\u00ebt e rekrut\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00ebp\u00ebr territorin e Shqip\u00ebris\u00eb. Prof. dr. Muhamet Shatri me fakte shkencore t\u00eb nxjerr\u00eb nga arkivat e d\u00ebshmon bashk\u00ebfaj\u00ebsin\u00eb e komunist\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00ebp\u00ebr territorin e Shqip\u00ebris\u00eb. M\u00eb tutje prof. dr. Muhamet Shatri jep t\u00eb dh\u00ebna mjaft\u00eb interesante ku bazohej edhe n\u00eb librin e historianit dhe studiuesit Uran Butka p\u00ebr masakr\u00ebn e Tivarit, ku d\u00ebshmohet qart\u00eb p\u00ebrmes kabllogrameve, korrespodencave t\u00eb shtabit dhe t\u00eb komand\u00ebs ushtarake t\u00eb Shkodr\u00ebs p\u00ebr gjendjen dhe veprimet q\u00eb jan\u00eb kryer ndaj rekrut\u00ebve p\u00ebrndjekja dhe zenia e tyre nga organet e shtetit shqiptar\u00eb dhe kthimin e tyre n\u00eb rresht\u00eb t\u00eb organeve vrastare t\u00eb Jugosllavis\u00eb.<\/p>\n<p>Profesor Shatri n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb hedh\u00eb posht\u00eb edhe pretendim\u00ebt e kriminelit Ramiz Alia se shteti shqiptar\u00eb nuk dinte gj\u00eb p\u00ebr masakr\u00ebn. N\u00eb studimet e profesor Muhamet Shatrit del e \u00e7art\u00eb edhe e argumentuar, se edhe komunist\u00ebt e Kosov\u00ebs ishin n\u00eb dijeni t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr masakr\u00ebn Tivarit. Masakra e Tivarit ishte nj\u00eb hakmarrje ndaj forcave nacionaliste n\u00eb Drenic\u00eb, dhe n\u00eb rajon\u00ebt e tjera shqiptare. Mij\u00ebra njer\u00ebz ishin mbledhur nga vise t\u00eb ndryshme t\u00eb Kosov\u00ebs dhe ishin vendosur n\u00eb Eshalon\u00eb. Por ka shtuar profesor Shatri n\u00eb studimet e tija se komunist\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs duke e ditur p\u00ebr maskar\u00ebn i kan\u00eb ndar\u00eb njer\u00ebzit duke i larguar\u00eb nga Eshalloni q\u00eb ishte i dedikuar p\u00ebr likuidim. Kur ka ardhur puna p\u00ebr t\u2018i rreshtuar\u00eb n\u00eb at\u00eb Eshalon q\u00eb ishte i dedikuar\u00eb p\u00ebr likuidim komunist\u00ebt si\u00e7 ishin Fadil Hoxha dhe Xhavit Nimani n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb turpshme i kan\u00eb ndar\u00eb Gjakovar\u00ebt nga rreshti nj\u00eb nga nj\u00eb duke i l\u00ebn\u00eb ata nga rajoni i Drenic\u00ebs, Prizrenit dhe Gjilanit ku ka pasur nj\u00eb q\u00ebndres\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe ndaj ripushtimit jugosllav t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri nd\u00ebr studiuesit m\u00eb t\u00eb spiktaur q\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me masakr\u00ebn e Tivarit \u00ebsht\u00eb studiuesi Uran Butka i cili shum\u00eb qart\u00eb me fakte shkencore argumenton, Masakr\u00ebn e Tivarit si platform\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt e komunist\u00ebve pansllavist serbo-malazezo-shqiptar\u00eb.Platforma politike dhe ushtarake e k\u00ebtij veprimi antishqiptar\u00eb, ishte projekti fam\u00ebkeq i \u00c7ubrilovi\u00e7it i 7 marsit 1937 dhe i 3 n\u00ebntorit 1944, q\u00eb u b\u00ebn\u00eb, p\u00ebr fat t\u00eb keq, edhe platforma e L\u00ebvizjes t\u00eb ashtuqujtur Nacional\u00e7lirimtare t\u00eb Jugosllavis\u00eb: \u201cDy jan\u00eb m\u00ebnyrat p\u00ebr spastrimin etnik t\u00eb shqiptar\u00ebve: t\u2019i zhdukim ose t\u2019i shp\u00ebrngulim.\u201d P\u00ebr \u00c7ubrilovi\u00e7in dhe ata q\u00eb zbatuan masivisht gjenocidin kund\u00ebr shqiptar\u00ebve, kjo ishte vet\u00ebm nj\u00ebra an\u00eb e medalj\u00ebs. Ana tjet\u00ebr, ishte kolonizimi i trojeve shqiptare t\u00eb zbrazura, me kolon\u00eb serb\u00eb, hercegovinas, malazez\u00eb e maqedonas n\u00ebp\u00ebrmjet ushtris\u00eb dhe k\u00ebshillave t\u00eb quajtura nacional\u00e7lirimtare.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Tragjedia e Tivarit - Akademi n\u00eb Zofingen\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2018\/tragjedia_e_tivarit_akademi_zofingen1.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>K\u00ebto projekte kriminale antishqiptare dhe antinjer\u00ebzore, u b\u00ebn\u00eb program dhe veprim konkret i PKJ dhe i L\u00ebvizjes s\u00eb quajtur, N\u00c7J ndaj shqiptar\u00ebve. N\u00eb fillim t\u00eb n\u00ebntorit 1944, komandave t\u00eb Ushtris\u00eb s\u00eb quajtur N\u00c7J iu dha, nga ana e organeve m\u00eb t\u00eb larta partiake dhe ushtarake t\u00eb Serbis\u00eb, direktiva q\u00eb t\u00eb \u201cvrisnin s\u00eb paku 50% t\u00eb banor\u00ebve shqiptar\u00eb\u201d (Arkivi i Kosov\u00ebs, F. OKKM k.10\/29, 335 nr.1). K\u00ebt\u00eb bashk\u00ebveprim nd\u00ebrmjet ushtris\u00eb t\u00eb ashqujtur N\u00c7 t\u00eb Jugosllavis\u00eb dhe ushtris\u00eb t\u00eb ashtuqujtur N\u00c7 t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar s\u00eb bashku, p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshtruar reaksionin antiserb n\u00eb Kosov\u00eb dhe p\u00ebr ta ripushtuar at\u00eb me ndihm\u00ebn e forcave ushtarake t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, e k\u00ebrkonte qysh n\u00eb muajin mars 1944, komandanti i Korpusit II Sulmues t\u00eb Jugosllavis\u00eb, gjeneral-lejtnant krimineli Peko Dap\u00e7eviq.<\/p>\n<p>Kurse krimineli tjet\u00ebr Titoja, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e komandantit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb ashtuqujtur\u00ebs, Ushtris\u00eb N\u00c7J, i k\u00ebrkonte E. Hoxh\u00ebs kalimin e formacioneve t\u00eb ashtuqujtur\u00ebs, UN\u00c7 t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb e Jugosllavi, p\u00ebr t\u00eb luftuar kund\u00ebr \u201cpushtuesve dhe reaksionit\u201d. Kjo k\u00ebrkes\u00eb e Komand\u00ebs s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb ashtuqujtur\u00ebs Ushtris\u00eb N\u00c7 Jugosllave u formulua n\u00eb fund t\u00eb muajit maj, u p\u00ebrs\u00ebrit n\u00eb korrik e gusht t\u00eb vitit 1944. Misioni ushtarak jugosllav n\u00eb Shqip\u00ebri prej shtat\u00eb ushtarak\u00ebsh, me n\u00eb krye kolonelin V.Stoiniq, i bashk\u00ebrendonte veprimet e t\u00eb dyja pal\u00ebve. Kjo k\u00ebrkes\u00eb u rib\u00eb edhe m\u00eb 26 gusht 1944 nga Shtabi i t\u00eb ashtuqujtur\u00ebs, UN\u00c7J p\u00ebr Kosov\u00ebn e Rrafshin e Dukagjinit, firmosur nga komandanti i k\u00ebtij shtabi, krimineli Fadil Hoxha dhe komisari krimineli Boshko \u00c7aki\u00e7. (Arkivi i FA, F. Shtabi i P\u00ebrgj.)Pala komuniste, shqiptare u tregua e gatshme.<\/p>\n<p>Pasi vrau me mij\u00ebra nacionalist\u00eb t\u00eb Ballit, Legalitetit dhe krer\u00ebve t\u00eb veriut p\u00ebrgjat\u00eb luft\u00ebs civile n\u00eb Shqip\u00ebri (1943-1944), komandanti i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i t\u00eb ashtuqujtur\u00ebs, UN\u00c7SH,krimineli Enver Hoxha, m\u00eb 12 shtator 1944, i dha urdh\u00ebr Korparmat\u00ebs t\u00eb p\u00ebrgatiste dhe t\u00eb niste menj\u00ebher\u00eb dy brigada p\u00ebr n\u00eb Kosov\u00eb. (Dokumente, Shtabi P\u00ebrgj., vol.II).Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb, mentari i E. Hoxh\u00ebs, krimineli Miladin Popoviq, i shkruante Liri Geg\u00ebs, e plotfuqishme e KQ t\u00eb PKSH-s\u00eb p\u00ebr Korpusin I: \u201cLajm\u00ebro Pavlen (Pavle Jovi\u00e7eviq) se dy brigadat shqiptare s\u00eb shpejti do t\u00eb marrin drejtim p\u00ebr Kosov\u00eb. Vet\u00ebm t\u00eb mos dekonspirohet!\u201d (AQSH, Fondi 14).<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Tragjedia e Tivarit - Akademi n\u00eb Zofingen\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2018\/tragjedia_e_tivarit_akademi_zofingen2.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>D\u00ebrgimi i brigadave partizane t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb u mbajt\u00eb n\u00eb konspirativitet edhe p\u00ebr britanik\u00ebt, ndon\u00ebse ata ishin aleat\u00eb dhe ndihmonin t\u00eb ashtuqujtur\u00ebn Luft\u00ebn Nacional\u00e7lirimtare n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Jugosllavi.Krimineli Enver Hoxha porosiste Dali Ndreun, komandantin e Korparmat\u00ebs I:\u201cT\u00eb mos i tregohet ingliz\u00ebve objektivi i brigadave V dhe III, q\u00eb do t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb\u201d( AQSH, F.14). Urdhrat p\u00ebr m\u00ebsymjen kund\u00ebr forcave t\u00eb Adem Voc\u00ebs dhe t\u00eb Shaban Polluzh\u00ebs, q\u00eb refuzuan t\u00eb largoh\u00ebn nga Kosova, n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb kishin nisur masakrat kundrejt\u00eb popullsis\u00eb shqiptare n\u00eb Mitrovic\u00eb e Drenic\u00eb, i dhan\u00eb, m\u00eb 1 shkurt dhe m\u00eb 5 shkurt 1945, komandanti i Shtabit Operativ t\u00eb Kosmetit, kolonel krimineli Fadil Hoxha dhe komisari politik, n\u00ebnkolonel krimineli Krsto Filipoviq. (Uran Butka-Masakra e Tivarit).<\/p>\n<p>Shqiptar\u00eb, fillimisht jan\u00eb tubuar n\u00ebp\u00ebr qendrat e rretheve dhe ato komunale e pastaj, t\u00eb organizuar n\u00eb nj\u00ebsi ushtarake, t\u00eb komanduara nga oficer\u00eb shqiptar\u00eb, kan\u00eb udh\u00ebtuar n\u00eb qendr\u00ebn e p\u00ebrgjithshme mobilizuese (n\u00eb kazermat ushtarake) n\u00eb Prizren.Pas sistemimit, shqiptar\u00ebt e mobilizuar do t\u00eb \u00e7armatosen, me arsyetimin se arm\u00ebt do t\u2019i marrin n\u00eb Kroaci e Slloveni! \u00c7armatosja, atyre iu ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb sinjal t\u00eb keq dhe me t\u00eb drejt\u00eb ka lindur dyshimi n\u00eb p\u00ebrgatitjen e ndonj\u00eb skenari shfaros\u00ebs n\u00eb prapasken\u00eb. Kjo psikoz\u00eb u thellua edhe m\u00eb tep\u00ebr, at\u00ebher\u00eb kur u \u00e7armatos\u00ebn edhe oficer\u00ebt shqiptar\u00eb dhe p\u00ebr p\u00ebrcjelljen e tyre u ngarkua Brigada XXVII e divizionit 46-t\u00eb serb e njohur p\u00ebr terrorizimin e popullit shqiptar\u00eb gjat\u00eb muajve t\u00eb kaluar.Vrasjet e para u b\u00ebn\u00eb n\u00eb mesnat\u00ebn e 26-27 marsit gjat\u00eb nj\u00eb pushimi n\u00ebn qiellin e hapur n\u00eb Kuk\u00ebs .Eshaloni i par\u00eb q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhej nga 3.700 veta, u nis m\u00eb 24.03.1945 dhe pas 5-6 dit\u00ebsh arriti n\u00eb Tivar, ku iu dor\u00ebzua reparteve t\u00eb Divizionit t\u00eb IX-t\u00eb jugosllav.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb rrug\u00ebtimit, derisa u dor\u00ebzuan n\u00eb vendin e caktuar, t\u00eb mobilizuarit u keqtrajtuan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shtazarake nga kriminel\u00ebt serbo-malazez\u00eb. T\u00eb mobilizuarit shqiptar\u00eb nga Tivari do t\u00eb nisen p\u00ebr n\u00eb Istri, ku fillimisht disa dit\u00eb do t\u00eb ndalojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb pushuar n\u00eb ujdhes\u00ebn \u00c7iov\u00eb af\u00ebr Trogirit. Dhe ato dit\u00eb gjat\u00eb kalimit me nj\u00eb anije t\u00eb vjet\u00ebr, nga ujdhesa p\u00ebr n\u00eb Trogir\u00eb, u mbyt\u00ebn rreth 65 veta, prej t\u00eb cil\u00ebve 29 qen\u00eb vet\u00ebm nga Ka\u00e7aniku. Eshaloni i dyt\u00eb i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga 4.700 veta, u nis dy dit\u00eb m\u00eb von\u00eb (m\u00eb 26 mars) n\u00ebn p\u00ebrcjelljen e forcave t\u00eb Brigad\u00ebs XXVII dhe m\u00eb 30 mars n\u00eb Shkod\u00ebr iu dor\u00ebzua Brigad\u00ebs X malazeze.Gjat\u00eb marshimit kat\u00ebr ditor n\u00eb rrug\u00ebn Prizr\u00ebn-Zhur-Kuk\u00ebs-Puk\u00eb-Shkod\u00ebr, p\u00ebrkund\u00ebr lodhjeve e rraskapitjeve t\u00eb m\u00ebdha nga rruga e gjat\u00eb, t\u00eb mobilizuarit u maltretuan e u rrah\u00ebn dhe n\u00eb shum\u00eb vende shum\u00eb prej tyre u vran\u00eb, gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb pushimit, gjat\u00eb kalimit t\u00eb lumejve apo gjat\u00eb tentimit t\u00eb ndonj\u00ebrit prej tyre p\u00ebr ta shuar etjen, n\u00eb burimet e ujit. Me k\u00ebt\u00eb rast\u00eb u vran\u00eb njer\u00ebzit m\u00eb autoritativ\u00eb nga radh\u00ebt e t\u00eb mobilizuarve, ishin epror\u00ebt e nj\u00ebsive ushtarake ata shqiptar\u00eb q\u00eb komanduan gjat\u00eb marshimit nga qendrat komunale p\u00ebr n\u00eb kazermat ushtarake t\u00eb Prizrenit.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Tragjedia e Tivarit - Akademi n\u00eb Zofingen\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2018\/tragjedia_e_tivarit_akademi_zofingen3.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>N\u00eb mbr\u00ebmjen e 27 marsit ky Eshalon arrin n\u00eb Fush\u00eb-Arr\u00ebz dhe sipas nj\u00eb skenari t\u00eb parap\u00ebrgatitur mir\u00eb, xhelat\u00ebt serbo-malazez\u00eb, gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb pushimit (n\u00eb mesnat\u00ebn 27-28 mars) n\u00ebn qiellin e hapur duke fjetur (n\u00eb gjum\u00eb) vrasin mizorisht rreth 120-140 veta dhe kufomat e tyre u hodh\u00ebn n\u00eb nj\u00eb hendek.Pas k\u00ebtyre peripecive nga Shkodra n\u00ebn p\u00ebrcjelljen e malazez\u00ebve \u2013 n\u00eb mesdit\u00ebn e 1 prillit 1945 arrit\u00ebn n\u00eb Tivar. At\u00eb dit\u00eb t\u00eb kobsh\u00ebm rrug\u00ebve t\u00eb qytetit shihej nj\u00eb mobilizim i ushtar\u00ebve serbo-malazez\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt v\u00ebshtronin me p\u00ebrbuzje kolon\u00ebn e gjat\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve. Kjo kolon\u00eb \u00ebsht\u00eb ndaluar n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit (me urdh\u00ebr) kinse p\u00ebr t\u00eb pushuar dhe nd\u00ebrkoh\u00eb ndodh\u00eb nj\u00eb eksces n\u00eb mes roj\u00ebs dhe kat\u00ebr shqiptar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt u penguan q\u00eb t\u00eb pin\u00eb uj\u00eb n\u00eb nj\u00eb krua aty af\u00ebr. Nga ky konflikt ushtar\u00ebt e urdh\u00ebruar derdhin nj\u00eb bresh\u00ebri plumbash n\u00eb trupat e shqiptar\u00ebve, me \u00e7\u2019rast vriten disa prej tyre. Situata e tensionuar me q\u00ebllim (p\u00ebr ta filluar komplotin e p\u00ebrgatitur) e shtyu mas\u00ebn e shqiptar\u00ebve q\u00eb t\u00eb shtrihen p\u00ebr tok\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ajo hap\u00ebsir\u00eb ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb pushk\u00ebve dhe mitraloz\u00ebve q\u00eb ishin vendosur n\u00eb \u00e7do qoshe t\u00eb rrug\u00ebve, dritare dhe tarrac\u00eb t\u00eb sht\u00ebpive e n\u00eb shk\u00ebmbijt\u00eb e kodrave p\u00ebrreth.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb muajve mars-prill 1945, p\u00ebrmes rrug\u00ebs Prizren-Kuk\u00ebs-Shkod\u00ebr-Tivar (p\u00ebr n\u00eb Frontin e Adriatikut) jan\u00eb deportuar 16.423 shqiptar\u00eb nga Kosova, kurse rreth 4. 600 t\u00eb tjer\u00eb u d\u00ebrguan nga viset shqiptare t\u00eb Maqedonis\u00eb.P\u00ebr t\u00eb humbur gjurm\u00ebt e k\u00ebsaj vepre mizore, u mobilizuan t\u00eb gjitha nj\u00ebsit\u00eb ushtarake serbo-malazeze, qytetar\u00eb e pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb k\u00ebtij nacionaliteti dhe me kamion\u00eb, vagoneta, qerre etj, gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb nat\u00ebs s\u00eb 1 &#8211; 2 prillit i bart\u00ebn kufomat dhe t\u00eb plagosurit (bashk\u00eb!!!) dhe i transportuan n\u00eb drejtim t\u00eb Tivarit t\u00eb vjet\u00ebr, tek nj\u00eb vend (humner\u00eb) n\u00eb mes t\u00eb shk\u00ebmbinjve t\u00eb bregdetit. Kufomat e shqiptar\u00ebve fillimisht u dogj\u00ebn dhe pastaj u hodh\u00ebn n\u00eb humner\u00eb, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr do t\u00eb varrosen\u2026!!!<br \/>\nNj\u00ebri nd\u00ebr t\u00eb mbijetuarit n\u00eb k\u00ebt\u00eb masak\u00ebr \u00ebsht\u00eb edhe Azem Hajdini -Xani i cili n\u00eb rrefimin e tij p\u00ebr k\u00ebt\u00eb masak\u00ebr kund\u00ebr shqiptar\u00ebve do t\u00eb shkruan:\u201cNd\u00ebr shok\u00ebt q\u00eb un\u00eb i kam njohur, e q\u00eb u pushkatuan n\u00eb mesin e k\u00ebtyre 80 vet\u00ebve, ishte edhe Abdyl Bislimi nga Kryshevci i Drenic\u00ebs.<\/p>\n<p>Me t\u00eb p\u00ebrfunduar t\u00eb k\u00ebtij akti mizor, meq\u00eb ne ishim n\u00eb kolon\u00eb p\u00ebr kat\u00ebr, n\u00eb gjat\u00ebsi prej 5-6 kilometrash, e mund\u00ebsia p\u00ebr shfarosje masive ishte m\u00eb e vog\u00ebl, na kan\u00eb urdh\u00ebruar t\u00eb ngritemi n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb n\u00eb vend me duar t\u00eb lidhura mbi kok\u00eb. Pas pak na kan\u00eb urdh\u00ebruar t\u00eb ecim drejt nj\u00eb nd\u00ebrtese t\u00eb madhe trekat\u00ebshe, m\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej afro 300 metra katror dhe me oborr t\u00eb rrethuar.Nd\u00ebrtesa ishte e rrethuar nga t\u00eb tri an\u00ebt me kodra shk\u00ebmbore, kurse oborri ishte me mure t\u00eb lart\u00eb me rrethoj\u00eb t\u00eb hekurt, me maja t\u00eb prehta, gj\u00eb q\u00eb krijonte kushte shum\u00eb t\u00eb volitshme p\u00ebr likuidimin e t\u00eb gjith\u00eb neve pa marr\u00eb parasysh a gjendeshim n\u00eb oborr apo n\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb. N\u00eb t\u00eb hyr\u00eb t\u00eb oborrit t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs ishin vendosur nga 10-15 ushtar\u00eb n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e hyrjes t\u00eb p\u00ebrgatitur me shufra hekuri n\u00eb dor\u00eb.<\/p>\n<p>Secili prej nesh q\u00eb hynte n\u00ebp\u00ebr at\u00eb hyrje merrte goditje n\u00eb kok\u00eb, gjoks apo shpin\u00eb me shuf\u00ebr hekuri dhe vaj halli p\u00ebr at\u00eb q\u00eb nuk mund t\u2019iu b\u00ebnte ball\u00eb t\u00eb r\u00ebnave, sepse ekzistonte mund\u00ebsia \u00e7do her\u00eb q\u00eb t\u00eb mbetet n\u00eb vend. Ai q\u00eb mbetej i shtrir\u00eb nga t\u00eb r\u00ebnat shkelej pa m\u00ebshir\u00eb nga turma q\u00eb kalonte n\u00ebp\u00ebr at\u00eb hyrje, pa pasur mund\u00ebsi askush t\u2019iu ndihmoj\u00eb. Ishte e pamundur t\u00eb kaloje n\u00ebp\u00ebr at\u00eb hyrje t\u00eb ngusht\u00eb e t\u00eb mos marr\u00ebsh goditje.Vet\u00ebm gjat\u00eb k\u00ebtij akti, k\u00ebtu n\u00eb hyrje t\u00eb oborrit, mbet\u00ebn t\u00eb shtrir\u00eb rreth 100 apo 150 veta.Shumica prej tyre edhe t\u00eb vdekur. Ashtu t\u00eb p\u00ebrgjakur dhe t\u00eb rraskapitur nja 1000 veta q\u00eb ishim n\u00eb ball\u00eb t\u00eb kolon\u00ebs, na fut\u00ebn por si lop\u00ebt n\u00eb at\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb.Pasi q\u00eb nd\u00ebrtesa u mbush p\u00ebrplot, n\u00eb oborr sipas nj\u00eb vler\u00ebsimi ngel\u00ebn mbi 2200-2500 kurse n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb gjer\u00eb 7-8 metra e t\u00eb gjat\u00eb 80-100 metra, kan\u00eb ngelur t\u00eb rrethuar 1.000-1.100 veta, por tani jo t\u00eb rreshtuar, por grumbull. Kjo u b\u00eb p\u00ebr shkak se n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb b\u00ebhej likuidimi m\u00eb i leht\u00eb i tyre.<\/p>\n<p>Me t\u00eb p\u00ebrfunduar t\u00eb k\u00ebtij aksioni, ushtar\u00ebt e kap\u00ebn Milazim Haxhiun nga fshati T\u00ebrnavc, me pretekst se ai qenka nj\u00ebri prej atyre q\u00eb ka tentuar t\u2019ia marr\u00eb revolen oficerit malazez q\u00eb u plagos . Edhe pse ky refuzoi akuzat, mbi trupin e tij para syve tan\u00eb u zbraz nj\u00eb shanzher i revol\u00ebs. Edhe pse e dinim se xhelat\u00ebt e pashpirt\u00eb po p\u00ebrgatitin masak\u00ebr t\u00eb paskrupullt ndaj nesh, i riu 17-vje\u00e7ar Ibrahim Koca nga fshati Polac i Drenic\u00ebs s\u00eb bashku me 7 shok\u00eb shkoi t\u00eb komanda e shtabit, e cila ishte e vendosur n\u00eb oborr dhe urdh\u00ebronte: \u201cM\u00ebshoj se ja kajsha nan\u00ebn shqiptare le ta din\u00eb se k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb Mali i Zi, dhe do t\u2019i mbysim t\u00eb gjith\u00eb. Ai shkoj p\u00ebr dy q\u00ebllime:<\/p>\n<p>a) \u2013 t\u00eb apeloj\u00eb t\u00eb nd\u00ebrpritet masakra e m\u00ebtejme, sjelljet brutale, rrahjet n\u00eb hyrje me shufra hekuri dhe<br \/>\nb) \u2013 t\u2019u lejojn\u00eb t\u2019u ndihmojn\u00eb shok\u00ebve t\u00eb l\u00ebnduar q\u00eb kishin mbetur n\u00eb hyrje t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs nga t\u00eb r\u00ebnat q\u00eb kishin p\u00ebsuar.<br \/>\nPara se Ibrahim Koca ta kryente paraqitjen e k\u00ebrkesave t\u00eb p\u00ebrmendura, me urdh\u00ebrin e komandantit, n\u00eb t\u00eb jan\u00eb v\u00ebrsulur shum\u00eb ushtar\u00eb, e kan\u00eb ngulur n\u00eb bajoneta, e kan\u00eb ngritur lart\u00eb e pastaj e kan\u00eb gjuajtur n\u00eb nj\u00eb shkamb p\u00ebr t\u2019a par\u00eb m\u00eb leht\u00eb.<br \/>\nPastaj, me nj\u00eb fjal\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mizore ia kan\u00eb pre hund\u00ebn, vesh\u00ebt, krah\u00ebt e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb copa-copa.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij akti shtazarak, shtabi dhe ushtar\u00ebt jan\u00eb t\u00ebrhequr anash 100 deri 150 metra. Pas dh\u00ebnies s\u00eb sinjalit me nj\u00eb arm\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb kalibrit t\u00eb madh, p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb nga t\u00eb gjitha an\u00ebt jan\u00eb d\u00ebgjuar krisma. Rebeshet e arm\u00ebve t\u00eb ndryshme vinin drejt\u00eb nesh nga \u00e7do skut\u00eb, oborr, sht\u00ebpi, shk\u00ebmb, dritare e pullaze t\u00eb sht\u00ebpive. Shtihej me arm\u00eb t\u00eb zjarrit, si pushk\u00eb, automatik, mortaj\u00eb dore, revole e \u00e7ka tjet\u00ebr jo. K\u00ebsisoj, brenda nj\u00eb ore, asnj\u00eb nga grumbulli i njer\u00ebzve, p\u00ebraf\u00ebrsisht mbi 3 mij\u00eb veta q\u00eb ishin vendosur n\u00eb oborr dhe shesh, nuk mbeti n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb rrethi i nd\u00ebrtes\u00ebs, oborri dhe sheshi u sh\u00ebnd\u00ebrruan n\u00eb lum\u00eb gjaku q\u00eb i p\u00ebrgjante nj\u00eb kataklizme t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Nj\u00eb nd\u00ebr t\u00eb mbijetuarit e masakr\u00ebs se Tivarit \u00ebsht\u00eb edhe Mark Oroshi i lindur n\u00eb vitin 1922 n\u00eb fshatin Caparc t\u00eb Prizrenit, vdekur me 1989.Ai n\u00eb mosh\u00ebn 23 vje\u00e7ar ishte mobilizuar dhunsh\u00ebm sikurse mij\u00ebra t\u00eb rinj\u00eb t\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb.Pas nj\u00eb shtetgtimi t\u00eb p\u00ebrgjakur mberrit\u00ebm n\u00eb Shkod\u00ebr. Aty na percillnin t\u00eb armatosur nj\u00ebsit\u00ebt qetnike serbo-malazeze. Nga dyshimi se ndonj\u00ebri nga pjesmarr\u00ebsit mund t\u00eb kishte arm\u00eb, ata n\u00eb Shkod\u00ebr filluan kontrollin e t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve. Fillimisht tek un\u00eb gjet\u00ebn tri granata dore qe i kisha ruajtur p\u00ebr t\u00eb mbrojtur vetvet\u00ebn dhe shok\u00ebt n\u00eb raste t\u00eb v\u00ebshtira.<\/p>\n<p>Pasi hyna i pari n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb aty nuk mbeta vet\u00ebm dal\u00ebngadal\u00eb u b\u00ebn 46 t\u00eb rinj\u00eb shqiptar\u00eb. Madje edhe p\u00ebr nj\u00eb brisk\u00eb q\u00eb i kishin gjetur ndonj\u00ebrit e kishin ndar\u00eb p\u00ebr pushkatim. Komandanti qetnik me yllin partizan ju kishte th\u00ebn\u00eb se do t\u2018iu pushkatojm\u00eb t\u00eb gjitheve, nd\u00ebrsa rojet q\u00eb kishin vendosur dy pushko-mitraloz\u00ebt n\u00eb dritare prisnin urdh\u00ebrin. P\u00ebr fat tonin e kishin pas quar urdh\u00ebrin n\u00eb komand\u00ebn e tyre n\u00eb Shkod\u00ebr se do t\u2018i pushkatojm\u00eb nja 46 ballista dhe mos u shqetsoni kur t\u2018i ndini krismat.Nga aty ju kishte ardhur lajmi se mos i pushkatoni pa ardh oficerat tan\u00eb. Pa kaluar as gjysm\u00eb ore vijn\u00eb dy oficer nj\u00eb shqiptar\u00eb dhe nje kapiten dalmatin.Nuk i njihshim asnj\u00ebrin. Oficeri shqiptar\u00eb q\u00eb me von\u00eb e kuptova se ishte Rifat Berisha, ju drejtua oficerit serb me k\u00ebto fjal\u00eb:L\u00ebshoni se jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb pafajsh\u00ebm.Por oficeri serb i drejtohet me k\u00ebto fjal\u00eb.Do ti pushkatojm\u00eb si qet\u00eb. Rifat Berisha i tha mos i pushkatoni pa ardhur un\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb k\u00ebtu. Nuk ka vonuar as nj\u00eb or\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rrufeshme ka hyr\u00eb mbrenda Rifat Berisha,e kishte rrethuar garnizonin me ushtar\u00ebt e tij, se bashku me oficerin dalmatin.Dhe rrufeshem i thot\u00eb oficerit qetnik serb se sa t\u00eb \u00ebsht\u00eb gjall\u00eb Rifat Berisha ska me u pushkatu asnjeri nga k\u00ebta. I fut rrevol\u00ebn n\u00eb goj\u00eb.<\/p>\n<p>Fillon t\u00eb dridh\u00ebt qetniku nga frika.Kapiteni dalmatin e hoq revol\u00ebn dhe ju thot\u00eb rojeve t\u00eb largohen nga dritarja. Me pas kapiteni dalmatin i thot\u00eb Rifat heqja nga goja revol\u00ebn. Ai i heq revol\u00ebn nga goja dhe ja rrah dh\u00ebmb\u00ebt me tyt\u00ebn e revol\u00ebs. \u00c7ka t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me k\u00ebta t\u00eb pafajsh\u00ebm. Nga frika ai i thot\u00eb leshoni.Fal\u00eb Rifat Berish\u00ebs shpetojn\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr 46 shqiptar\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm. K\u00ebtu dua publikisht\u00eb ta fal\u00ebnderoj Rifat Berish\u00ebn p\u00ebr shp\u00ebtimin e jet\u00ebs q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb babait tim Mark Oroshit dhe 45 shqiptareve t\u00eb tjer\u00eb djem t\u00eb rinj\u00eb. M\u00eb pas Rifat Latif Berisha, ishte nj\u00eb nga organizator\u00ebt e konferenc\u00ebs se Bujanit. Nuk u pajtua kurr\u00eb me tradhetin\u00eb q\u00eb iu b\u00eb Kosov\u00ebs, dhe ishte i vetmi ushtarak i lart i asaj kohe qe u pendua p\u00ebr veprimet, p\u00ebr \u00e7ka edhe u vu n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb OZNA-s. Aktiviteti i tij n\u00eb vazhdim, sidomos lidhjet qe ai mbante me ilegalitetin e vendosin n\u00eb q\u00ebnder t\u00eb v\u00ebmendjes s\u00eb sigurimit jugosllav derisa pas nj\u00eb tentative p\u00ebr ta arrestuar q\u00eb p\u00ebrfundon me p\u00ebrleshje ai b\u00ebhet pjes\u00eb e ilegalitetit.<\/p>\n<p>P\u00ebr veprimtari t\u00eb tij, kund\u00ebr luft\u00ebs speciale t\u00eb Doktrin\u00ebs serbe, Berisha n\u00eb 17 maj t\u00eb 1949, p\u00ebrderisa ishte n\u00eb fshatin Gajrak s\u00eb bashku me nj\u00eb nj\u00ebsit\u00eb prej gjasht\u00eb vet\u00ebsh, e rrethon nj\u00eb ekspedit\u00eb policore e sigurimit t\u00eb brendsh\u00ebm shtet\u00ebror t\u00eb Jugosllavis\u00eb (n\u00eb at\u00eb koh\u00eb e njohur si OZNA), t\u00eb cil\u00ebn e drejtonin \u00c7edo Topallovi\u00e7, dhe \u00c7edo Mijovi\u00e7. Nj\u00ebsiti p\u00ebrb\u00ebhej krejt\u00ebsisht nga djem t\u00eb familjes Berisha: v\u00ebllez\u00ebrit Rifat,Mustaf\u00eb e Islam Berisha, Brahim Berisha i biri i Islamit e po ashtu Halit dhe Jahir Berisha kusherinj t\u00eb par\u00eb. Pas gati nj\u00eb dite luftimesh nj\u00ebsiti tenton t\u00eb qaj\u00eb rrethimin ku edhe bien heroikisht Rifat, Islam, Mustaf\u00eb e Brahim Berisha. Arrijn\u00eb t\u00eb largohen vet\u00ebm Halit e Jahir Berisha.<\/p>\n<p>Kuptohet n\u00eb vazhdimesi nj\u00eb terror e represion mbuloi t\u00eb gjith\u00eb fisin Berisha e po ashtu miqt\u00eb e k\u00ebsaj familje.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><iframe loading=\"lazy\" src=\"https:\/\/www.youtube.com\/embed\/Uk-vFy-Nx-Y\" width=\"560\" height=\"315\" frameborder=\"0\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\"><\/iframe><\/p>\n<p>T\u00eb nderuar pjes\u00ebmarr\u00ebs,<\/p>\n<p>Masakr\u00ebs s\u00eb Tivarit nuk i shpetuan as fshatrat ku un\u00eb u linda dhe u rrita. U rrita me rr\u00ebfim\u00ebt e burrave t\u00eb Velezh\u00ebs,Shpenadis\u00eb,Caparcit,Smaqit dhe fshatrave t\u00eb tjer\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb masak\u00ebr n\u00eb Tivar\u00eb nga Bashk\u00ebsia Lokale e Velezh\u00ebs u masakruan t\u00eb rinj\u00ebt:Mon Gjergj Perkola, Pjet\u00ebr Ndue Veseli,Mikel Ndue Frroki-Spaqi, Nik\u00eb Ndue Qollaku, Dod\u00eb Prenk Gojani,Ndue Ded\u00eb Doqi, Prenk\u00eb Pal\u00eb Gjakova, Zef Ndue Gjini,Nikoll\u00eb Ndue Gjok\u00eb Oroshi dhe Fran\u00eb Dani t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb mosh\u00ebs 19 deri n\u00eb 24 vje\u00e7are. Pasardh\u00ebsit e k\u00ebtyre martir\u00ebve para disa viteve u organizuan dhe nga nj\u00eb iniciativ u mblodh\u00ebn mjet\u00ebt nga Zvicrra dhe Gjermania, dhe i b\u00ebn\u00eb nj\u00eb pllak\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb Varrezat e fshatit Shpenadi duke u kujtuar p\u00ebr jet\u00eb t\u00eb jet\u00ebve, nd\u00ebrkoh\u00eb Shoqata \u2019\u2019Trojet e Arbrit\u2019\u2019 n\u00eb Prizren t\u00eb njejt\u00ebn dit\u00eb pat\u00eb organizu nj\u00eb akademi shkencore p\u00ebr maskar\u00ebn e Tivarit.<\/p>\n<p>Masakra e Tivarit ishte nj\u00eb masak\u00ebr e cila sipas analiz\u00ebs sime historike dhe fakteve q\u00eb kam lexuar dhe studiuar ishte e ndar\u00eb n\u00eb dy pjes\u00eb. Pjesa e par\u00eb e k\u00ebsaj masakre ishte kryer mbrenda territorit shqiptar\u00eb duke filluar\u00eb nga Kuksi e deri n\u00eb Shkod\u00ebr nd\u00ebrsa pjesa e dyt\u00eb ishte kryer n\u00eb Tivar. Sot e shtroj pyetjen se pse edhe sot e k\u00ebsaj dite n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb apo tjet\u00ebr Institucionet tona shkencore zyrtare qoft\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb qoft\u00eb ne Shqip\u00ebri nuk e vendosin k\u00ebt\u00eb masak\u00ebr n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektev shkencore, p\u00ebr tu ndri\u00e7uar me forc\u00ebn e argumentit. Nd\u00ebrkoh\u00eb \u00ebsht\u00eb tragjike kur shqiptari komunist\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb ideologjis\u00eb pansllaviste ruso-serbe e vret v\u00ebllain atdhetar\u00eb dhe nacionalist\u00eb vet\u00ebm se ka nj\u00eb ide t\u00eb orjentimit\u00eb Evropian. Kjo vrasje e bij\u00ebve t\u00eb komunist\u00ebve po vazhdon\u00eb edhe sot e k\u00ebsaj dit\u00eb tash e 73 vjet me radh\u00eb por tash duke e nd\u00ebrruar strategjin\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsisht\u00eb se bijt\u00eb e k\u00ebtyre komunist\u00ebve jan\u00eb duke i udhehequr trojet shqiptare tash e 73 vjet me radh\u00eb. Edhe kan\u00eb p\u00ebr t\u2019i udh\u00ebhequr deri sa t\u00eb vetdisohemi n\u00eb elita komb\u00ebtare dhe nacionaliste shqiptare, se nuk duhet t\u00eb digjet jorgani p\u00ebr nj\u00eb plesht por t\u00eb gjith\u00eb se bashku ta themelojm\u00eb nj\u00eb Organizat\u00eb t\u00eb fuqishme n\u00eb Trojet e Arbrit n\u00eb Trojet e Gjergj Kastriotit- Skenderbeut, q\u00eb ta ngrisim zanin dhe ta fusim n\u00eb veprim iden\u00eb e mbetur t\u00eb parealizushme t\u00eb Rilindasve tan\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri Etnike. Na u prift\u00eb e mbara!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mr. sc. Nue Oroshi (Kumtes\u00eb e lexuar me 4 Mars 2018 n\u00eb sallen e klubit shqiptar Dardania n\u00eb Zofingen n\u00eb Zvicer, n\u00eb akademin p\u00ebr Masakren e Tivarit, organizuar nga sekretariati kordinator i Ballit Kombtar Demokrat) Masakra e Tivarit \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra nd\u00ebr masakrat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha por vet\u00ebm masak\u00ebr e radh\u00ebs e planifikuar nga forcat serbo-malazeze [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":25618,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-25617","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Rruga e gjakosur, dhe masakra e planifikuar e Tivarit - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rruga-e-gjakosur-dhe-masakra-e-planifikuar-e-tivarit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Rruga e gjakosur, dhe masakra e planifikuar e Tivarit - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Mr. sc. Nue Oroshi (Kumtes\u00eb e lexuar me 4 Mars 2018 n\u00eb sallen e klubit shqiptar Dardania n\u00eb Zofingen n\u00eb Zvicer, n\u00eb akademin p\u00ebr Masakren e Tivarit, organizuar nga sekretariati kordinator i Ballit Kombtar Demokrat) Masakra e Tivarit \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra nd\u00ebr masakrat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha por vet\u00ebm masak\u00ebr e radh\u00ebs e planifikuar nga forcat serbo-malazeze [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rruga-e-gjakosur-dhe-masakra-e-planifikuar-e-tivarit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-03-07T07:12:14+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2018-03-07T07:21:56+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/tragjedia_e_tivarit_akademi_zofingen.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"395\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"22 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rruga-e-gjakosur-dhe-masakra-e-planifikuar-e-tivarit\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rruga-e-gjakosur-dhe-masakra-e-planifikuar-e-tivarit\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Rruga e gjakosur, dhe masakra e planifikuar e Tivarit\",\"datePublished\":\"2018-03-07T07:12:14+00:00\",\"dateModified\":\"2018-03-07T07:21:56+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rruga-e-gjakosur-dhe-masakra-e-planifikuar-e-tivarit\\\/\"},\"wordCount\":4471,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rruga-e-gjakosur-dhe-masakra-e-planifikuar-e-tivarit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/03\\\/tragjedia_e_tivarit_akademi_zofingen.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rruga-e-gjakosur-dhe-masakra-e-planifikuar-e-tivarit\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rruga-e-gjakosur-dhe-masakra-e-planifikuar-e-tivarit\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rruga-e-gjakosur-dhe-masakra-e-planifikuar-e-tivarit\\\/\",\"name\":\"Rruga e gjakosur, dhe masakra e planifikuar e Tivarit - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rruga-e-gjakosur-dhe-masakra-e-planifikuar-e-tivarit\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rruga-e-gjakosur-dhe-masakra-e-planifikuar-e-tivarit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/03\\\/tragjedia_e_tivarit_akademi_zofingen.jpg\",\"datePublished\":\"2018-03-07T07:12:14+00:00\",\"dateModified\":\"2018-03-07T07:21:56+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rruga-e-gjakosur-dhe-masakra-e-planifikuar-e-tivarit\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rruga-e-gjakosur-dhe-masakra-e-planifikuar-e-tivarit\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rruga-e-gjakosur-dhe-masakra-e-planifikuar-e-tivarit\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/03\\\/tragjedia_e_tivarit_akademi_zofingen.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/03\\\/tragjedia_e_tivarit_akademi_zofingen.jpg\",\"width\":600,\"height\":395},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rruga-e-gjakosur-dhe-masakra-e-planifikuar-e-tivarit\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Rruga e gjakosur, dhe masakra e planifikuar e Tivarit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Rruga e gjakosur, dhe masakra e planifikuar e Tivarit - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rruga-e-gjakosur-dhe-masakra-e-planifikuar-e-tivarit\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Rruga e gjakosur, dhe masakra e planifikuar e Tivarit - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Mr. sc. Nue Oroshi (Kumtes\u00eb e lexuar me 4 Mars 2018 n\u00eb sallen e klubit shqiptar Dardania n\u00eb Zofingen n\u00eb Zvicer, n\u00eb akademin p\u00ebr Masakren e Tivarit, organizuar nga sekretariati kordinator i Ballit Kombtar Demokrat) Masakra e Tivarit \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra nd\u00ebr masakrat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha por vet\u00ebm masak\u00ebr e radh\u00ebs e planifikuar nga forcat serbo-malazeze [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rruga-e-gjakosur-dhe-masakra-e-planifikuar-e-tivarit\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-03-07T07:12:14+00:00","article_modified_time":"2018-03-07T07:21:56+00:00","og_image":[{"width":600,"height":395,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/tragjedia_e_tivarit_akademi_zofingen.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"22 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rruga-e-gjakosur-dhe-masakra-e-planifikuar-e-tivarit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rruga-e-gjakosur-dhe-masakra-e-planifikuar-e-tivarit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Rruga e gjakosur, dhe masakra e planifikuar e Tivarit","datePublished":"2018-03-07T07:12:14+00:00","dateModified":"2018-03-07T07:21:56+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rruga-e-gjakosur-dhe-masakra-e-planifikuar-e-tivarit\/"},"wordCount":4471,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rruga-e-gjakosur-dhe-masakra-e-planifikuar-e-tivarit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/tragjedia_e_tivarit_akademi_zofingen.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rruga-e-gjakosur-dhe-masakra-e-planifikuar-e-tivarit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rruga-e-gjakosur-dhe-masakra-e-planifikuar-e-tivarit\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rruga-e-gjakosur-dhe-masakra-e-planifikuar-e-tivarit\/","name":"Rruga e gjakosur, dhe masakra e planifikuar e Tivarit - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rruga-e-gjakosur-dhe-masakra-e-planifikuar-e-tivarit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rruga-e-gjakosur-dhe-masakra-e-planifikuar-e-tivarit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/tragjedia_e_tivarit_akademi_zofingen.jpg","datePublished":"2018-03-07T07:12:14+00:00","dateModified":"2018-03-07T07:21:56+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rruga-e-gjakosur-dhe-masakra-e-planifikuar-e-tivarit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rruga-e-gjakosur-dhe-masakra-e-planifikuar-e-tivarit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rruga-e-gjakosur-dhe-masakra-e-planifikuar-e-tivarit\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/tragjedia_e_tivarit_akademi_zofingen.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/tragjedia_e_tivarit_akademi_zofingen.jpg","width":600,"height":395},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rruga-e-gjakosur-dhe-masakra-e-planifikuar-e-tivarit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Rruga e gjakosur, dhe masakra e planifikuar e Tivarit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25617","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=25617"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25617\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/25618"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=25617"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=25617"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=25617"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}