{"id":25710,"date":"2018-03-08T23:53:10","date_gmt":"2018-03-08T22:53:10","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=25710"},"modified":"2018-03-08T23:53:10","modified_gmt":"2018-03-08T22:53:10","slug":"kenga-e-fundit-e-mjelmes-apo","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kenga-e-fundit-e-mjelmes-apo\/","title":{"rendered":"K\u00cbNGA E FUNDIT E MJELM\u00cbS, APO&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><strong>Roland Gjoza<\/strong><\/p>\n<p>( <em>Sh\u00ebnime p\u00ebr v\u00ebllimin me poezi &#8220;Diellftohti&#8221; t\u00eb Faslli Halitit <\/em>)<\/p>\n<p>Poetin e mban parandjenja. Sido q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb, ai s&#8217;heq dor\u00eb nga nj\u00eb magjistric\u00eb e Shekspirit brenda n\u00eb shpirtin e tij. Magjistricat, gjithsesi t\u00eb parathon\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat q\u00eb mjerisht jan\u00eb eksperienca t\u00eb hidhura, po ato s\u2019prodhojn\u00eb kumte, ve\u00e7 i p\u00ebrcjellin. Kjo magjistrica e F. Halitit na paska q\u00eblluar trillane. Disa her\u00eb e ka paralajm\u00ebruar p\u00ebr k\u00ebng\u00ebn e fundit t\u00eb mjellm\u00ebs, poeti ka pritur me zem\u00ebr t\u00eb ngrir\u00eb, mjellma ka ardhur dhe ka ikur n\u00eb bor\u00ebtime pa e nxjerr vigm\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>Ishte viti 1973. Un\u00eb punoja n\u00eb gazet\u00ebn Drita, redaktor i poezis\u00eb. Djalosh i ri 22- vje\u00e7ar. Ishim shum\u00eb redaktor\u00eb, qe pak rr\u00ebmuj\u00eb at\u00eb dit\u00eb; ai shfaqet te dera, i trembur, tejet i ndrojtur dhe ngeci atje, sikur t\u00eb mos i b\u00ebnin k\u00ebmb\u00ebt. Un\u00eb nuk e njihja. Ishte veshur varf\u00ebrisht, k\u00ebpuc\u00ebt me balt\u00eb, pa fare kujdes p\u00ebr veten, dukej si ai njeriu q\u00eb e ka humbur pusull\u00ebn. Talent i ri, thash\u00eb me vete, vjen nga rrethinat, duhet ndihmuar. Ai v\u00ebrtet k\u00ebrkonte ndihm\u00eb. Nuk e di pse ndieja keqardhje p\u00ebr at\u00eb njeri t\u00eb panjohur te dera. Iu afrova, i thash\u00eb t\u00eb hynte brenda, po ai nuk l\u00ebvizte. Mund t\u00eb l\u00eb ca poezi, p\u00ebshp\u00ebriti, jam Faslli Haliti. O, qe ai qe ishte d\u00ebnuar para pak kohe p\u00ebr poem\u00ebn &#8220;Dielli dhe rr\u00ebkerat&#8221; \u00c7\u2019poem\u00eb e mrekullueshme. E kisha lexuar me nj\u00eb frym\u00eb te &#8220;Z\u00ebri i rinis\u00eb&#8221; Ishte ai q\u00eb kishte shkruar poezin\u00eb m\u00eb t\u00eb bukur p\u00ebr aksionet Duhej te k\u00ebndoja i pari,e di ishte ai q\u00eb kishte shkruar poezin\u00eb e famshme e cila pat b\u00ebr\u00eb aq buj\u00eb n\u00eb rrethet artistike, p\u00ebr at\u00eb njeriun q\u00eb mezi priste er\u00ebn t&#8217;i ngrinte cepin e xhaket\u00ebs q\u00eb t&#8217;i zbulonte koburen. E t\u00ebrhoqa me zor deri te tavolina e pun\u00ebs. M&#8217;i jep poezit\u00eb, i thash\u00eb. Ai ngurronte.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, un\u00eb i solla,p\u00ebshp\u00ebriti. Shum\u00eb mir\u00eb b\u00ebre, i thash\u00eb me entuziaz\u00ebm, Faslli Haliti, t\u00eb kisha lexuar, po s\u2019t\u00eb njihja. Faleminderit, jam i g\u00ebzuar q\u00eb t\u00eb shoh. Ai dukej si i s\u00ebmur\u00eb, s&#8217;i b\u00ebnin p\u00ebrshtypje fjal\u00ebt e mia. Un\u00eb po i l\u00eb, tha, faleminderit q\u00eb po i mbani. Dhe iku. Iku me t\u00eb shpejt sikur e ndiqnin. I shkova nga pas dhe e ndalova. Faslli, \u00e7&#8217;ke, pse dukesh kaq i tronditur? Jo, jo, nuk kam asgj\u00eb. Jam pak i lodhur. Dhe iku me t\u00eb shpejt. Kur u ktheva, nj\u00eb nga redaktor\u00ebt m\u00eb tha se kisha b\u00ebr\u00eb gabim q\u00eb ia kisha pranuar poezit\u00eb, atij i ishte hequr e drejta e botimit,p\u00ebr at\u00eb poem\u00ebn e mallkuar Dielli dhe rr\u00ebkerat. Tani hap kanale. Kthehet n\u00eb sht\u00ebpi kur bie err\u00ebsira, q\u00eb t\u00eb mos e shohin njer\u00ebzit. Atje do ta ngrys\u00eb,qyqi, n\u00eb kanale.<\/p>\n<p>Nuk e harroj vitin 1973. Pastaj 10 vjet Faslli Haliti kishte pun\u00eb me magjistric\u00ebn, q\u00eb i sillte kumte t\u00eb hidhura. U harrua nj\u00eb nga poet\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Mbeti vet\u00ebm nj\u00eb kritik\u00eb e shk\u00eblqyer e Ismail Kadares\u00eb p\u00ebr librin e tij t\u00eb par\u00eb &#8220;Sot&#8221;. M\u00eb kishin mbetur n\u00eb mendje vargjet q\u00eb citonte Kadareja Si nj\u00eb e \u00e7ar\u00eb shalqiri, \/ Vet\u00ebtima vet\u00ebtin Myzeqeja e Faslli Halitit vinte n\u00ebp\u00ebrmjet akuareleve finoshe e t\u00eb fresk\u00ebt. Ai ishte mjesht\u00ebr i peizazhit dhe i portretit fshatar. Natyrshm\u00ebria e tij t\u00eb habiste. Naiviteti i tij ishte shpikje e madhe moderne. Poezia e tij s\u2019e kishte fanfar\u00ebn e koh\u00ebs, ajo ishte thjesht myzeqare dhe thjesht Halitiane. Ai kishte nj\u00eb filozofi artistike q\u00eb vinte n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb luleje, apo shavarit a zhuk\u00ebs s\u00eb k\u00ebnet\u00ebs, si\u00e7 kishte nj\u00eb foilozofi Van Gogu q\u00eb vinte n\u00ebp\u00ebrmjet lules se diellit, apo ar\u00ebs me grur\u00eb dhe me korba.<\/p>\n<p>Jo rrall\u00eb poezia e Faslli Halitit u keqkuptua. Pse ndodhte kjo? P\u00ebr shkak t\u00eb origjinalitetit t\u00eb madh. Nuk kuptohej, sepse dilte nga kall\u00ebpet e koh\u00ebs. I kam lexuar poezi te Hosteni, revist\u00eb humoristike, te rubrika Xhevahire Shtypi, poezi tejet origjinale, t\u00eb guximshme, ngaq\u00eb fshihnin dy kahje, t\u00eb cilat viheshin n\u00eb loj\u00eb pa t\u00eb drejt\u00eb. Sa her\u00eb botonte Faslli Halitit, fillonte stina e tornadove. Ai b\u00ebnte shum\u00eb p\u00ebrshtypje. Spikam\u00eb trondit\u00ebse. Ngrinte val\u00eb gjer lart, diku ngecnin k\u00ebto val\u00eb dhe binin n\u00eb fash\u00eb e qet\u00ebsi. Po vinte nj\u00eb poet i v\u00ebrtet\u00eb. Udha iu hap dhe iu mbyll. Iu desh t\u00eb punonte 10 vjet me shat dhe me lopat\u00eb, n\u00ebp\u00ebr ugaret e Myzeqes\u00eb. Tham\u00eb se humbi, po ai ishte kok\u00ebfort\u00eb, i paepur, i pan\u00ebnshtruar, s&#8217;hoqi dor\u00eb nga m\u00ebkati i poezis\u00eb, sepse poezia e tij ishte m\u00ebkat.<\/p>\n<p>Pas 10 vjet\u00ebsh ai u shfaq s\u00ebrish me nj\u00eb lib\u00ebr poetik, duke i k\u00ebrkuar ndihme Myzeqes\u00eb s\u00eb tij t\u00eb dashur. A mund t\u00eb censurohej Myzeqeja? Me 1984 del me librin Mesazhe fushe, pas vitit \u201990-t\u00eb, deri sot ka botuar mbi 20 libra me poezi dhe p\u00ebrkthime.<\/p>\n<p>Prap\u00eb magjistrica trillane sjell kumte shqet\u00ebsuese. Ai b\u00ebhet me mbesa e nipa, mosha merr p\u00ebrpjet\u00eb, i kalon te 70-at, po s&#8217;heq dor\u00eb nga m\u00ebkati m\u00eb m\u00ebkatar i bot\u00ebs, e shpikur para Eves e Adamit, poezia, kjo l\u00ebnd\u00eb efemere p\u00ebrplot drit\u00eb hyjnore, art p\u00ebrmbi artet, poezia. Ai Faslli, q\u00eb ka vitet e nj\u00eb te moshuari, duket si djalosh dendi, sepse ka nj\u00eb Venus p\u00ebr dashnore, nj\u00eb bukuri t\u00eb imagjinuar q\u00eb s&#8217;i ndahet. Kujdes, kur poezia t\u00eb shoq\u00ebron gjer n\u00eb fund. S&#8217;je si t\u00eb tjer\u00ebt. Ke di\u00e7ka prej shpendi e prej ajri. K\u00ebt\u00eb ta b\u00ebn poezia. M\u00eb 2003-2004 Faslli Haliti boton dy libra duke iu bindur z\u00ebrit t\u00eb magjistric\u00ebs Erdhi,<\/p>\n<p>Iku Asgj\u00eb nuk ndodhi. Ai mendoi se ishte mbyllur rrethi, po kjo qe vet\u00ebm nj\u00eb pandehm\u00eb prej kok\u00ebkrisuri. P\u00ebr t\u00eb s&#8217;ka jet\u00eb dhe poezi, p\u00ebr t\u00eb ka vet\u00ebm poezi. Sa merret me jet\u00ebn, s\u2019b\u00ebn em\u00ebr, sa prek at\u00eb t\u00eb shkret\u00eb fustan t\u00eb Venusit, shk\u00eblqen bujsh\u00ebm. Kur e pa se magjistrica e tij b\u00ebnte gabim pas gabimi, si p\u00ebr ta shkundur, i shpalli luft\u00eb. Kumtet e saj i shperfillte. Kam koh\u00eb, thot\u00eb i lumtur, kam ende koh\u00eb, kjo vet\u00ebdije e koh\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb poet \u00ebsht\u00eb si qypi me flori p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb varf\u00ebr.<\/p>\n<p>M\u00eb 2005 b\u00ebn nj\u00eb p\u00ebrmbledhje me poezin\u00eb e tij m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, nj\u00eb lib\u00ebr voluminoz, me pesh\u00eb puple n\u00eb t\u00eb lexuar. Nj\u00eb kryevep\u00ebr n\u00eb llojin e vet. Lexohet me nj\u00eb frym\u00eb. Aty shfaqet i plot\u00eb poeti. Na kishte g\u00ebnjyer q\u00eb s&#8217;ia vinte m\u00eb veshin magjistric\u00ebs. I vuri titullin e nxituar &#8220;Kaq&#8221;<br \/>\n\u00c7\u2019b\u00ebn, poet. Mos u dor\u00ebzo. Pse, me kaq e mbylle? Ai kumt trillan s\u2019e l\u00eb t\u00eb qet\u00eb, e shtyn p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb dialog infernal, n\u00eb nj\u00eb dialog njer\u00ebzor p\u00ebrplot fines\u00eb brenge, me n\u00ebn\u00ebn dhe baban\u00eb q\u00eb kan\u00eb ikur me koh\u00eb. I ndien poeti, p\u00ebrs\u00ebrit gjestet e tyre t\u00eb fundit dhe i ndien n\u00eb mish. K\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie delikate me t\u00eb vdekurit e gjejm\u00eb te libri i fundit n\u00eb radh\u00eb, po jo i fundit n\u00eb krijimtari, Diellftoht . M\u00eb kot poeti ndjek mosh\u00ebn, i bindet njeriut, e tham\u00eb m\u00eb lart se ai ka di\u00e7ka prej shpendi dhe ajri, qe s&#8217;matet me mosh\u00ebn, po me shpirtin. \u00cbshte shpirti, poet, shpirti yt i nostalgjis\u00eb, q\u00eb duhet p\u00ebrgjuar. Aty ngujohet atomi i tornadove, prandaj s\u2019t\u00eb dalin profecit\u00eb e titujve.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb ka nj\u00eb trishtim n\u00eb poezit\u00eb e fundit, nj\u00eb zhg\u00ebnjim t\u00eb hidhur. Nj\u00eb tis t\u00eb p\u00ebrhim\u00ebt, qe nuk ndjell kurrsesi d\u00ebshp\u00ebrim. Faslli Haliti \u00ebsht\u00eb poet i detajit konkret, i asaj guask\u00ebs s\u00eb jet\u00ebs, ngecur n\u00eb hapin e njeriut t\u00eb thjesht\u00eb, q\u00eb kur e hap zbulon perl\u00ebn p\u00ebrplot drit\u00eb. Ai nuk q\u00ebndron te syprina e nj\u00eb gjetjeje, po dep\u00ebrton n\u00eb t\u00eb me arsyetim poetik, ndaj poezia e tij shpesh ka arom\u00ebn e men\u00e7ur t\u00eb aforizm\u00ebs. Kjo ndjesi e fjal\u00ebs s\u00eb urt\u00eb, p\u00ebrplot qart\u00ebsi dhe vler\u00eb aktuale i jep vargut nj\u00eb dinamiz\u00ebm t\u00eb brendsh\u00ebm, nj\u00eb larushi e ekspresivitet sugjestionues. M\u00eb lejoni t\u00eb sjell nj\u00eb poezi shkurtim\u00eb q\u00eb v\u00ebrteton ket\u00eb ve\u00e7anti.<\/p>\n<blockquote><p>Populli i pik\u00eblluar<br \/>\nMe lot n\u00eb sy,<br \/>\nRugova i qeshur n\u00eb fotografi.<\/p>\n<p>( <em>Buz\u00ebqeshja e Rugov\u00ebs<\/em> )<\/p><\/blockquote>\n<p>Vargu elegant, pa fare gj\u00ebra t\u00eb tep\u00ebrta, ai rit\u00ebm krejt i ve\u00e7ant\u00eb, ajo asonanc\u00eb e aliteracion i mezidukur, e gati si i humbur, ajo performanc\u00eb e lir\u00eb, e paimitueshme, b\u00ebn maj\u00eb me pjekuri e p\u00ebrsosm\u00ebri bravure n\u00eb ket\u00eb v\u00ebllim nostalgjie. Metafora q\u00ebndiset me dor\u00eb, larg fabrikimeve, asaj i vjen era barishte lumi, buke t\u00eb pjekur n\u00eb furr\u00eb fshati, vigm\u00eb peligorge, k\u00ebtij zogu t\u00eb Myzeqes\u00eb, er\u00eb e kripur deti dhe vidhishteje t\u00eb mbushur me \u00e7erdhe sht\u00ebrgjesh n\u00eb muzg. Aty asgj\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb e tep\u00ebrt, faltorja e fjal\u00ebs \u00ebsht\u00eb brenda dhe n\u00eb nj\u00eb fotografi bardh e zi t\u00eb nen\u00ebs, ose n\u00eb nj\u00eb skic\u00eb me laps t\u00eb babait, b\u00ebr\u00eb vite m\u00eb par\u00eb nga vet\u00eb poeti. Faltoren e fjal\u00ebs ai e merr me vete, si islandez\u00ebt, q\u00eb t\u00ebrheqin n\u00eb shtegtimet e tyre kishat e lidhura me litar\u00eb n\u00ebp\u00ebr bor\u00ebtime.<\/p>\n<p>Kjo koh\u00eb ka di\u00e7ka t\u00eb ngjashme, thot\u00eb poeti, me kaosin e revolucionit, kur Eseninit i dukej vetja i huaj ne atdheun e tij. N\u00eb v\u00ebllim jan\u00eb dy poezi t\u00eb mrekullueshme &#8220;Braktisja&#8221; dhe &#8220;Dua&#8221; . S&#8217;ka mbetur gj\u00eb nga ajo koh\u00eb. Njer\u00ebzit dhe natyra jan\u00eb shfytyruar. Ka shum\u00eb pik\u00ebllim p\u00ebr humbjen, po pik\u00ebllimi s\u2019t\u00eb mbyt. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vlerat e rralla, q\u00eb do ta quaja drit\u00eb e pik\u00ebllimit. Sa njer\u00ebzore jan\u00eb poezit\u00eb Askush s\u2019e bindet, K\u00ebrkesa e n\u00ebn\u00ebs, Si ti,baba, T\u00eb gjith\u00eb m\u00eb m\u00ebsojn\u00eb, Ftes\u00eb p\u00ebr muzg, poema &#8220;K\u00ebtu n\u00eb New York City<\/p>\n<p>Ato t\u00eb mbeten n\u00eb mend p\u00ebr humanitetin e natyrsh\u00ebm, i paarsyetuar, po i ndier thell\u00eb, si\u00e7 mund t\u00eb ndiej\u00eb nj\u00eb burim daljen e ujit vetiu pa e ditur perse.<\/p>\n<p>Me poezin\u00eb e Faslli Halitit jan\u00eb marr\u00eb shum\u00eb poet\u00eb me em\u00ebr, sepse ajo \u00ebsht\u00eb e \u00e7uditshme n\u00eb normalitet dhe e v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb qart\u00ebsi. Nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt te arsyetimet e Kadares\u00eb, Agollit, Reshpjes, Zeqos p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar t\u00eb ve\u00e7ant\u00ebn e k\u00ebsaj poezie, ajo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb frym\u00ebzuese, po e paimitueshme. Nuk \u00ebsht\u00eb pak p\u00ebr nj\u00eb poet.<\/p>\n<p>Magjistrica trillane nuk d\u00ebgjohet me, ajo paska qen\u00eb nj\u00eb shpikje e dob\u00ebsis\u00eb njer\u00ebzore. Kumtet e saj kalojn\u00eb leranash,pa e cekur poetin, qe s&#8217;ia v\u00eb veshin. Ai shkruan si n\u00eb rini, me po at\u00eb rit\u00ebm prej tornadoje q\u00eb s&#8217;fle, sapo m\u00eb njoftoi se po shkruan tregime, poezi, po p\u00ebrkthen poet\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj me nj\u00eb pasion prej dashnori, qe rend pas fustaneve t\u00eb Nerud\u00ebs, Lork\u00ebs, Majakovskit, Himinesit, Ma\u00e7ados, p\u00ebrgjon dashuri\u00e7kat e siv\u00ebllez\u00ebrve q\u00eb e ngaz\u00ebllejn\u00eb s\u00eb tep\u00ebrmi. E, \u00e7&#8217; vete! Po ajo, dashuria. Edhe ai e ka Venusin e tij, fustank\u00ebn e saj kapri\u00e7ioze, q\u00eb ka filluar t&#8217;i b\u00ebj\u00eb lodra:<\/p>\n<blockquote><p>Rruga nga ti<br \/>\nTek un\u00eb<br \/>\nDrit\u00eb qum\u00ebshti h\u00ebnor.<br \/>\nRruga<br \/>\nNga un\u00eb tek ti<br \/>\nErr\u00ebsire,bitum i zi.<br \/>\nTy s\u2019t\u00eb b\u00ebjn\u00eb k\u00ebmb\u00ebt t\u00eb vish tek un\u00eb<br \/>\nMua s&#8217;m\u00eb pritet gjersa t\u00eb vij tek ti..<\/p>\n<p>( <em>Padurimi<\/em> )<\/p><\/blockquote>\n<p>Faslli Haliti pret mjellm\u00ebn e vet. Ajo vjen dhe shkon. Atij i b\u00ebhet se d\u00ebgjon vigm\u00ebn e saj, k\u00ebng\u00ebn e fundit n\u00eb dit\u00ebt me d\u00ebbor\u00eb. Ai ka kaq her\u00eb q\u00eb jep sinjale t\u00eb gabuara, p\u00ebr k\u00ebng\u00ebn e fundit t\u00eb mjellm\u00ebs, e cila nuk nxjerr z\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koh\u00eb e \u00e7uditshme p\u00ebr poetin kur lig\u00ebshtimi fizik her\u00eb-her\u00eb i krijon ndjesin\u00eb prej puple t\u00eb mjellm\u00ebs. Ajo vjen dhe shkon dhe n\u00eb dit\u00eb me diell. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mrekulli e fatit, q\u00eb b\u00ebn t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Ai ka koh\u00eb q\u00eb gjen n\u00eb rrug\u00eb pupla mjellme. Po ato ia shkund poezia e vet. Megjithat\u00eb ai nuk heq dor\u00eb nga tituj, qe s&#8217;u del profecia. Edhe kur t\u00eb duket, se do t\u00eb d\u00ebgjohet k\u00ebnga e fundit e mjellm\u00ebs n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb per\u00ebndie, ne do t\u00eb themi, se po k\u00ebndon bilbili i Myzeqes\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Roland Gjoza ( Sh\u00ebnime p\u00ebr v\u00ebllimin me poezi &#8220;Diellftohti&#8221; t\u00eb Faslli Halitit ) Poetin e mban parandjenja. Sido q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb, ai s&#8217;heq dor\u00eb nga nj\u00eb magjistric\u00eb e Shekspirit brenda n\u00eb shpirtin e tij. Magjistricat, gjithsesi t\u00eb parathon\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat q\u00eb mjerisht jan\u00eb eksperienca t\u00eb hidhura, po ato s\u2019prodhojn\u00eb kumte, ve\u00e7 i p\u00ebrcjellin. Kjo magjistrica [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":25711,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,13,8,10],"tags":[],"class_list":["post-25710","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-ese","category-letersi","category-poezi"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>K\u00cbNGA E FUNDIT E MJELM\u00cbS, APO... - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kenga-e-fundit-e-mjelmes-apo\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"K\u00cbNGA E FUNDIT E MJELM\u00cbS, APO... - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Roland Gjoza ( Sh\u00ebnime p\u00ebr v\u00ebllimin me poezi &#8220;Diellftohti&#8221; t\u00eb Faslli Halitit ) Poetin e mban parandjenja. Sido q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb, ai s&#8217;heq dor\u00eb nga nj\u00eb magjistric\u00eb e Shekspirit brenda n\u00eb shpirtin e tij. Magjistricat, gjithsesi t\u00eb parathon\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat q\u00eb mjerisht jan\u00eb eksperienca t\u00eb hidhura, po ato s\u2019prodhojn\u00eb kumte, ve\u00e7 i p\u00ebrcjellin. Kjo magjistrica [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kenga-e-fundit-e-mjelmes-apo\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-03-08T22:53:10+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/roland_gjoza_faslli_haliti.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"442\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kenga-e-fundit-e-mjelmes-apo\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kenga-e-fundit-e-mjelmes-apo\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"K\u00cbNGA E FUNDIT E MJELM\u00cbS, APO&#8230;\",\"datePublished\":\"2018-03-08T22:53:10+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kenga-e-fundit-e-mjelmes-apo\\\/\"},\"wordCount\":2149,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kenga-e-fundit-e-mjelmes-apo\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/03\\\/roland_gjoza_faslli_haliti.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Ese\",\"Let\u00ebrsi\",\"Poezi\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kenga-e-fundit-e-mjelmes-apo\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kenga-e-fundit-e-mjelmes-apo\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kenga-e-fundit-e-mjelmes-apo\\\/\",\"name\":\"K\u00cbNGA E FUNDIT E MJELM\u00cbS, APO... - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kenga-e-fundit-e-mjelmes-apo\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kenga-e-fundit-e-mjelmes-apo\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/03\\\/roland_gjoza_faslli_haliti.jpg\",\"datePublished\":\"2018-03-08T22:53:10+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kenga-e-fundit-e-mjelmes-apo\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kenga-e-fundit-e-mjelmes-apo\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kenga-e-fundit-e-mjelmes-apo\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/03\\\/roland_gjoza_faslli_haliti.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/03\\\/roland_gjoza_faslli_haliti.jpg\",\"width\":600,\"height\":442},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kenga-e-fundit-e-mjelmes-apo\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"K\u00cbNGA E FUNDIT E MJELM\u00cbS, APO&#8230;\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"K\u00cbNGA E FUNDIT E MJELM\u00cbS, APO... - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kenga-e-fundit-e-mjelmes-apo\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"K\u00cbNGA E FUNDIT E MJELM\u00cbS, APO... - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Roland Gjoza ( Sh\u00ebnime p\u00ebr v\u00ebllimin me poezi &#8220;Diellftohti&#8221; t\u00eb Faslli Halitit ) Poetin e mban parandjenja. Sido q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb, ai s&#8217;heq dor\u00eb nga nj\u00eb magjistric\u00eb e Shekspirit brenda n\u00eb shpirtin e tij. Magjistricat, gjithsesi t\u00eb parathon\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat q\u00eb mjerisht jan\u00eb eksperienca t\u00eb hidhura, po ato s\u2019prodhojn\u00eb kumte, ve\u00e7 i p\u00ebrcjellin. Kjo magjistrica [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kenga-e-fundit-e-mjelmes-apo\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-03-08T22:53:10+00:00","og_image":[{"width":600,"height":442,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/roland_gjoza_faslli_haliti.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kenga-e-fundit-e-mjelmes-apo\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kenga-e-fundit-e-mjelmes-apo\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"K\u00cbNGA E FUNDIT E MJELM\u00cbS, APO&#8230;","datePublished":"2018-03-08T22:53:10+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kenga-e-fundit-e-mjelmes-apo\/"},"wordCount":2149,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kenga-e-fundit-e-mjelmes-apo\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/roland_gjoza_faslli_haliti.jpg","articleSection":["Artikuj","Ese","Let\u00ebrsi","Poezi"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kenga-e-fundit-e-mjelmes-apo\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kenga-e-fundit-e-mjelmes-apo\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kenga-e-fundit-e-mjelmes-apo\/","name":"K\u00cbNGA E FUNDIT E MJELM\u00cbS, APO... - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kenga-e-fundit-e-mjelmes-apo\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kenga-e-fundit-e-mjelmes-apo\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/roland_gjoza_faslli_haliti.jpg","datePublished":"2018-03-08T22:53:10+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kenga-e-fundit-e-mjelmes-apo\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kenga-e-fundit-e-mjelmes-apo\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kenga-e-fundit-e-mjelmes-apo\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/roland_gjoza_faslli_haliti.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/roland_gjoza_faslli_haliti.jpg","width":600,"height":442},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kenga-e-fundit-e-mjelmes-apo\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"K\u00cbNGA E FUNDIT E MJELM\u00cbS, APO&#8230;"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25710","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=25710"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25710\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/25711"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=25710"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=25710"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=25710"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}