{"id":26633,"date":"2018-03-16T02:42:24","date_gmt":"2018-03-16T01:42:24","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=26633"},"modified":"2018-03-16T02:42:24","modified_gmt":"2018-03-16T01:42:24","slug":"hasan-prishtina-sterniip-i-abdullah-veliqit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/hasan-prishtina-sterniip-i-abdullah-veliqit\/","title":{"rendered":"\u201cHASAN PRISHTINA ST\u00cbRNIIP I ABDULLAH VELIQIT\u201d"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Pak fjal\u00eb p\u00ebr librin e Dibran FYLLI \u201cHASAN PRISHTINA ST\u00cbRNIIP I ABDULLAH VELIQIT\u201d dhe \u201cm\u00ebrin\u00eb politike\u201d t\u00eb figurave t\u00eb shquara shqiptare<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Nga <strong>Prof. Dr. Bajram Xhafa<\/strong><\/p>\n<p>(<em>N\u00eb promovimin e librit \u201cHasan Prishtina st\u00ebrnip i Abdullah Veliqit\u201d (ribotim) t\u00eb autorit kosovar Dibran Fylli n\u00eb sall\u00ebn e Bibliotek\u00ebs \u201cMarin Barleti\u201d Shkod\u00ebr, m\u00eb 24. 02.2018<\/em>)<\/p>\n<p>Vepra q\u00eb po promovojm\u00eb sot kushtuar jet\u00ebs dhe veprimtaris\u00eb s\u00eb Hasan Prishtin\u00ebs u shtohet dy veprave t\u00eb m\u00ebparshme studimore n\u00eb trajt\u00eb monografie p\u00ebr k\u00ebt\u00eb figur\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb historis\u00eb son\u00eb komb\u00ebtare: 1. \u201cHasan Prishtina dhe l\u00ebvizja patriotike e Kosov\u00ebs\u201d, Sht\u00ebpia Botuese \u201cNaim Frash\u00ebri\u201d, Tiran\u00eb, 1968 me autor Ajet Haxhiu; 2. \u201cHasan Prishtina n\u00eb L\u00ebvizjen Komb\u00ebtare e Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs 1908-1933\u201d, GME, 2003 e Dr. Tahir Abdyli (ribotim) dhe 3. Dibran Fylli \u201cHASAN PRISHTINA ST\u00cbRNIP I ABDULLAH VELIQIT\u201d (ribotim), Prishtin\u00eb, 2017. Kemi edhe dy vepra t\u00eb tjera p\u00ebr Hasan Prishtin\u00ebn: nj\u00ebra \u201cHasan Prishtina. P\u00ebrmbledhje dokumentesh 1908-1933\u201d, Tiran\u00eb, 1983 e historian\u00ebve Kujtim Nuro \u2013 Nezir Bata, dhe tjetra, Kujtimet e vet\u00eb Hasan Prishtin\u00ebs, \u201cNji shkurtim kujtimesh mbi Kryengritjen Shqyptare t\u00eb vjetit 1912\u201d, (ribotim) \u201cEurorilindja\u201d, 1995. Kjo \u00ebsht\u00eb autentike dhe mbase duhet t\u00eb njihet e para. N\u00eb literatur\u00ebn historiografike p\u00ebr Hasan Prishtin\u00ebn kaq njoh un\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb figur\u00eb si Hasan Prishtina, heroin e p\u00ebrkushtuar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare shqiptare ka fush\u00eb e material p\u00ebr t\u00eb hulumtuar e shkruar shum\u00eb e shum\u00eb dhe, sado t\u00eb shkruash, prapseprap\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt\u00eb se mbetemi borxhlinj. N\u00eb librin e sot\u00ebm, si\u00e7 tregon edhe titulli, autori p\u00ebrqendrohet s\u00eb pari tek origjina familjare e fisnore e heroit ton\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim mbase \u00ebsht\u00eb edhe merita kryesore e pun\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Hasan Prishtina thuhet se rrjedh nga V\u00ebllaz\u00ebria st\u00ebrgjyshore VELIQI t\u00eb Palacit t\u00eb Drenic\u00ebs. Gjyshi i Hasan Prishtin\u00ebs, Haxhi Ali Berisha, (pra, Hasan Prishtina \u00ebsht\u00eb \u201cBerish\u00eb\u201d), del se e trash\u00ebgoi emrin e gjyshit t\u00eb vet Ali Veliqit. Sipas kujtes\u00ebs historike, nj\u00eb familje nga V\u00ebllaz\u00ebria e Veliq\u00ebve shkoi n\u00eb Mikushnic\u00eb (fshat i af\u00ebrm), e cila me koh\u00eb do t\u00eb quhej Manxholl (nga turqishtja bijt\u00eb e MAN-it; man=ardhacak). Autori k\u00ebt\u00eb e konfirmon nga nj\u00eb auroritet i shkenc\u00ebs historike t\u00eb Kosov\u00ebs, prof. dr. Muhamet Pirraku.(<sup>1<\/sup>)<\/p>\n<p>Origjin\u00ebn e familjes autori e ilustron edhe me pem\u00ebn gjenealogjike (f. 49), nj\u00eb ndihmes\u00eb e \u00e7muar p\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00eb mir\u00eb lidhjet familjare e fisnore, lidhje t\u00eb cilat jan\u00eb pjes\u00eb e historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, mbasi organizimi shoq\u00ebror i shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm objekt i etnologjis\u00eb, Shqip\u00ebris\u00eb, mbasi organizimi shoq\u00ebror i shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm objekt i etnologjis\u00eb, por edhe faktor shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i l\u00ebvizjeve t\u00eb historis\u00eb politike.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Prof. Dr. Bajram Xhafa\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2018\/bajram_xhafa.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Historia e jet\u00ebs dhe e veprimtaris\u00eb politike e atdhetare t\u00eb Hasan Prishtin\u00ebs \u00ebsht\u00eb historia tipike e nj\u00eb shqiptari politik plot kund\u00ebrth\u00ebnie; e nj\u00eb shqiptari trim, por t\u00eb kultivuar, t\u00eb vendosur n\u00eb q\u00ebllimin e tij dhe t\u00eb p\u00ebrkushtuar deri n\u00eb vetmohim ndaj idealit t\u00eb tij, por q\u00eb karakterizohet edhe nga padurimsia, edhe i ngutsh\u00ebm, emocional e gjaknxeht\u00eb. K\u00ebto kund\u00ebrth\u00ebnie t\u00eb protagonistit ton\u00eb t\u00eb historis\u00eb vihen re edhe n\u00eb librin q\u00eb kemi sot, edhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb Dr. Tahir Abdylit.<\/p>\n<p>Historia e Hasan Prishtin\u00ebs \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb histori tipike e shqiptar\u00ebve t\u00eb ndar\u00eb, ku ndarja dhe izolimi nd\u00ebrmjet tyre ka pesh\u00ebn e vet dhe ku m\u00eb mir\u00eb se kudo gjetk\u00eb shihen pasojat e saj p\u00ebr nj\u00eb popull. K\u00ebnd\u00ebrth\u00ebniet s\u00eb pari vijn\u00eb nga vet\u00eb personi p\u00ebr t\u00eb cilin shkruhet, Hasan Prishtina, jeta e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb plot t\u00eb tilla dhe, besoj, kjo shpjegohet paras\u00ebgjithash me at\u00eb q\u00eb mund ta quajm\u00eb \u201cimbroglio\u201d e \u00e7\u00ebshtjes shqiptare (imbroglio = ngat\u00ebrres\u00eb, trazim, nd\u00ebrlikim dhe mbas Fjalorit t\u00eb Busettit batak\u00e7ill\u00ebk(<sup>2<\/sup>) (n\u00ebnvizimi im); nga fakti se \u00e7\u00ebshtja shqiptare \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb nj\u00eb qerthull q\u00eb ka gjithmon\u00eb mosmarr\u00ebveshjen, ngat\u00ebrres\u00ebn dhe enigm\u00ebn. Batak\u00e7ill\u00ebku i Fuqive evropiane me \u00e7\u00ebshtjen shqiptare \u00ebsht\u00eb e hershme, por m\u00eb e vona u vu n\u00eb jet\u00eb me Kongresin e Berlinit e n\u00eb vazhdim. Hasan Prishtina nuk mund t\u2019i shp\u00ebtonte grack\u00ebs s\u00eb ngritur p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Edhe n\u00eb koh\u00ebn e tanishme, me daljen e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb \u201cZajednic\u00ebs\u201d dhe t\u00eb \u201cDemarkacionit\u201d n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, edhe Hashim Tha\u00e7i ankohet se e paskan futur n\u00eb grack\u00eb.<\/p>\n<p>Me t\u00eb drejt\u00eb b\u00ebhet pyetja: Mir\u00ebse politikan\u00ebt vihen para urgjenc\u00ebs ultimative t\u00eb ngjarjeve p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb \u201crrug\u00ebzgjidhje\u201d problemeve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, por q\u00eb sjellin pasoja t\u00eb r\u00ebnda politike p\u00ebr shqiptar\u00ebt, prandaj dhe bien n\u00eb grack\u00eb, por pse nuk dalin dot nga gracka ata q\u00eb shkruajn\u00eb historin\u00eb dhe nuk ndodhen para emergjenc\u00ebs ultimative, si\u00e7 ndodh me politikan\u00ebt q\u00eb, po duam t\u00eb themi, jan\u00eb t\u00eb detyruar nga t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb e bot\u00ebs edhe \u201ct\u00eb b\u00ebjn\u00eb loj\u00ebn\u201d (po ua lajm\u00eb fytyr\u00ebn dhe gjynahet). Fatkeq\u00ebsia m\u00eb e madhe, fatalitet, \u00ebsht\u00eb diversiteti i mendimit politik e historiografik nd\u00ebr shqiptar\u00eb. Shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb nj\u00eb mendim nacionalist unik q\u00eb ta ken\u00eb si \u201cguide\u201d, ose e kan\u00eb, por nuk duan ta zbatojn\u00eb. I mbyt krahinarizmi, egoja, krenia boshe e protagonizmi fals, individualizmi dhe dukuri t\u00eb tjera q\u00eb i fryjn\u00eb p\u00ebr\u00e7arjes mes vedi.<\/p>\n<p>N\u00eb debatin e sot\u00ebm n\u0451 kontekst t\u00eb vler\u0451simit t\u0451 skemave dhe t\u0451 subjekteve vepruese n\u0451 historiografi, nj\u0451 pal\u0451 (rrym\u00eb), Baleta &amp; Feraj etj., thot\u0451 se m\u0451 i vlefsh\u0451m se \u00e7do figur\u0451 e kombit shqiptar \u0451sht\u0451 vet\u0451 kombi shqiptar, se interesat e tij nuk duhen d\u0451mtuar p\u0451r hir t\u0451 asnj\u0451 figure komb\u0451tare, se sado e madhe t\u0451 jet\u0451 nj\u0451 figur\u0451 historike, gabimet e saj nuk duhen vazhduar n\u0451 qoft\u0451 se jan\u0451 t\u0451 d\u0451mshme p\u0451r kombin me arsyetimin se \u201cduhen ruajtur figurat\u201d dhe se figurat duhen ruajtur p\u0451r \u00e7ka kan\u0451 vepruar drejt. Pala tjet\u0451r duket se thot\u0451 se disa figura historike jan\u0451 m\u0451 t\u0451 r\u0451nd\u0451sishme se vet\u0451 kombi shqiptar dhe interesat e tij, se n\u0451 qoft\u0451 se disa fatkeq\u0451si q\u0451 p\u0451rjeton edhe sot kombi shqiptar kan\u0451 ardhur nga gabimet e k\u0451tyre figurave nuk duhet nxjerr\u0451 m\u0451sim dhe nuk duhet k\u0451rkuar t\u0451 mos p\u0451rs\u0451riten, sepse kjo p\u0451rb\u0451n \u201cfyerje\u201d t\u0451 figurave.<\/p>\n<p>N\u0451 k\u0451t\u0451 debat praktik politik, secilit i bie barra t\u0451 vendos\u0451 vet\u0451, n\u0451se m\u0451 i r\u0451nd\u0451sish\u0451m \u0451sht\u0451 kombi dhe populli shqiptar apo \u201cpast\u0451rtia\u201d folklorike e figurave historike. Nd\u0451rsa shkenca e shtron \u00e7\u0451shtjen e zbatimit t\u0451 kritereve shkencore dhe debati merr form\u0451 tjet\u0451r, n\u0451se do t\u0451 b\u0451het(<sup>3<\/sup>).<\/p>\n<p>A ka pasur Hasan Prishtina veprime q\u00eb, megjith\u00eb d\u00ebshir\u00ebn e mir\u00eb, i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb d\u00ebm ngritjes s\u00eb shtetit shqiptar n\u00eb foshnj\u00ebrin\u00eb e tij? Po vet\u00eb Komiteti \u201cMbrojtja Komb\u00ebtare e Kosov\u00ebs\u201d (MKK), n\u00eb drejtimin e t\u00eb cilit ishte edhe ai? Historia jep shembuj dhe \u00e7dokush le t\u00eb gjykoj\u00eb vet\u00eb.<br \/>\nT\u00eb gjith\u00eb kosovar\u00ebt italofil\u00eb me Bajram Currin dhe Hasan Prishtin\u00ebn n\u00eb krye, u angazhuan n\u00eb luft\u00eb vendimtare kund\u00ebr Zogut, q\u00eb ka qen\u00eb p\u00ebr at\u00eb koh\u00eb (1920) kolona vertebrale e qeveris\u00eb, shkruan Sejfi Vllamasi(<sup>4<\/sup>).<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa lufta me jugosllav\u00ebt vazhdonte n\u00eb Koplik, nj\u00eb vapor italian, me arm\u00eb e municione dhe me mjete t\u00eb tjera kishte ardhur n\u00eb Durr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shkarkuar arm\u00ebt q\u00eb kish d\u00ebrguar D\u2019Annuncio (m\u00eb pas nd\u00ebr eksponent\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb fashizmit) p\u00ebr kosovar\u00ebt irredentist\u00eb. Kosovar\u00ebt q\u00eb ishin p\u00ebr pranimin e arm\u00ebve, nd\u00ebr ta edhe Hasan Prishtina, ishin t\u00eb bindur se me k\u00ebto arm\u00eb do t\u00eb shp\u00ebtonin Kosov\u00ebn. D\u2019Annuncio lidhi miq\u00ebsi t\u00eb ngusht\u00eb me Hasan Prishtin\u00ebn i cili ishte n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebsaj aventure t\u00eb rrezikshme, q\u00ebllimi i s\u00eb cil\u00ebs s\u2019mund t\u00eb ishte shp\u00ebtimi i Kosov\u00ebs, por ta vinin n\u00eb rrezik fatin e qeveris\u00eb (shqiptare) dhe fatin e luft\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs. Qeveria shqiptare vendosi p\u00ebr mosshkarkimin e arm\u00ebve sepse kjo do t\u00eb merrej si provokacion nga fuqit\u00eb jugosllave t\u00eb cilat ishin p\u00ebrqendruar n\u00eb gryk\u00eb(derdhje) t\u00eb Bun\u00ebs gati p\u00ebr t\u00eb okupuar Sh\u00ebngjinin n\u00eb rast t\u00eb shkarkimit t\u00eb arm\u00ebve (<sup>5<\/sup>). Kjo do ta vinte shtetin e sapongritur shqiptar midis dy zjarresh: Italis\u00eb dhe Jugosllavis\u00eb.<\/p>\n<p>Rast tjet\u00ebr: emrit dhe vepr\u00ebs s\u00eb Hasan Prishtin\u00ebs nuk i b\u00ebn nder pjes\u00ebmarrja e tij n\u00eb grushtshtetin e 6 dhjetorit 1921, kur me pistolet\u00eb mbi tavolin\u00eb e detyruan kryeministrin Pandeli Evangjeli t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen n\u00eb mesnat\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga dhomat e Hotel Internacional n\u00eb Tiran\u00eb. Pas d\u00ebshtimit t\u00eb Qazim Koculit p\u00ebr t\u00eb formuar qeverin\u00eb, kryeminist\u00ebr u caktua Hasan Prishtina i cili nuk mundi t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb fuqi ve\u00e7se disa dit\u00eb (deri m\u00eb 12 dhjetor 1921). Pasi d\u00ebshtuan n\u00eb q\u00ebllimin e tyre, t\u00eb ndodhur para gjykimit dhe d\u00ebnimit, komplotist\u00ebt u larguan jasht\u00eb vendit. Hasan Prishtina, p\u00ebr t\u00eb mos u arrestuar, mbyllet n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet dhe vet\u00eb i pesti, bashk\u00eb me gruan e tij organizon qendres\u00ebn \u201cme ba deken si me le\u201d. Me urdh\u00ebr t\u00eb Zogut, xhandarm\u00ebria i hap shtegun p\u00ebr t\u00ebrheqjen e t\u00eb rrethuarit me kusht q\u00eb t\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe Komiteti \u201cMKK\u201d me kryetar Hoxha Kadri Prishtin\u00ebn, me gjith\u00eb sh\u00ebrbimet shum\u00eb t\u00eb \u00e7muara q\u00eb i solli L\u00ebvizjes Komb\u00ebtare n\u00eb vitet 1918-1920, m\u00eb pas, shum\u00eb veprime t\u00eb tij i jepnin shtys\u00eb destabilizimit t\u00eb jet\u00ebs politike e shtet\u00ebrore kur shteti shqiptar ishte n\u00eb foshnj\u00ebrin\u00eb e vet. \u201cMKK\u201d mori pjes\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht edhe n\u00eb grushtshtetin e Qershorit 1924 q\u00eb i solli d\u00ebme t\u00eb m\u00ebdha Shqip\u00ebris\u00eb dhe pas dhjetorit 1924 u largua n\u00eb emigracion ku u riorganizua me kryetar Bedri Pejanin (Hoxha Kadri Prishtina kish vdekur m\u00eb 1924).<\/p>\n<p>N\u00eb tetor 1925 presidenti Ahmet Zogu shpalli amnistin\u00eb politike p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb arratisurit politik\u00eb, por ata, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ktheheshin n\u00eb atdhe e t\u00eb kontribuonin n\u00eb \u201cb\u00ebrjen e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, u b\u00ebn\u00eb kontigjente t\u00eb politikave t\u00eb huaja p\u00ebr destabilizimin e shtetit shqiptar. Shpejt pas k\u00ebsaj, \u201cMKK\u201d-ja mori orientimin politik krejt n\u00eb kund\u00ebrshtim me interesat komb\u00ebtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb deklarat\u00ebn e botuar m\u00eb 24 prill 1927 nga Komiteti i \u00c7lirimit Nacional (K\u00c7N, ish KONARE-ja) dhe \u201cKomiteti i \u00c7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d(MKK) vihej n\u00eb dukje se \u00e7lirimi i Shqip\u00ebris\u00eb nuk mund t\u00eb arrihej ve\u00e7se n\u00eb aleanc\u00eb me popujt e Ballkanit, me klas\u00ebn pun\u00ebtore t\u00eb vendeve kapitaliste dhe me popujt q\u00eb ishin \u00e7liruar dhe po \u00e7liroheshin nga imperializmi(!).<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb \u201cKomiteti i \u00c7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d doli si organizat\u00eb revolucionare internacionaliste dhe bashk\u00eb me Komitetin e \u00c7lirimit Nacional, u b\u00ebn\u00eb shtojc\u00eb e Federat\u00ebs Komuniste Ballkanike me thirrje p\u00ebr revolucion komunist (p\u00ebr \u00c7lirimin Nacional, alias, Nacional-\u00c7lirimtar, terminologji e PKSH gjat\u00eb LDB); se aleat\u00eb t\u00eb natyrsh\u00ebm t\u00eb popullit shqiptar K\u00c7N-ja (pra, edhe MKK-ja) vinte Bashkimin Sovjetik (?!). M\u00eb 1931 K\u00c7N-ja hodhi parrull\u00ebn e revolucionit popullor.<\/p>\n<p>N\u00eb f. 118 t\u00eb librit t\u00eb D. Fyllit ka nj\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb Hasan Prishtin\u00ebs q\u00eb thot\u00eb: \u201cKosova, nj\u00eb vend plot\u00ebsisht agrar, i cili n\u00eb koh\u00ebn e regjimit turk faktikisht lul\u00ebzonte (n\u00ebnvizimi im), \u00ebsht\u00eb duke vuajtur aktualisht nga nj\u00eb mjerim i tmerrsh\u00ebm; fshatar\u00ebt e komb\u00ebsis\u00eb shqiptare dhe banor\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb qyteteve jan\u00eb d\u00ebbuar nga fushat dhe arat e tyre me pretekstin e zbatimit t\u00eb Ligjit p\u00ebr reform\u00ebn agrare. Posht\u00eb deklarat\u00ebs nj\u00eb fotografi ilustron nj\u00eb kalvar t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb nj\u00eb familje shqiptare n\u00eb ikje e arrat\u00ed pa drejtim.<\/p>\n<p>Burra, gra e f\u00ebmij\u00eb me la\u00e7k\u00eb e me pla\u00e7k\u00eb, hypur n\u00eb qerre apo duke zvarritur k\u00ebmb\u00ebt, jan\u00eb d\u00ebbuar me force nga vendbanimet mij\u00ebvje\u00e7re t\u00eb tyre dhe ecin n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb fatit, nj\u00eb realitet tejet dramatik q\u00eb flet m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr. K\u00ebto dy realitete n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn faqe t\u00eb librit, \u00e7do politikan t\u00eb koh\u00ebs si Hasan Prishtina do ta kishin b\u00ebr\u00eb t\u00eb reflektonte p\u00ebr rrug\u00ebtimin e tij politik. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb q\u00eb nuk e ka b\u00ebr\u00eb protagonisti, duhet ta plot\u00ebsoj\u00eb studiuesi me analizat e konkluzionet e tij.<\/p>\n<p>Kund\u00ebrth\u00ebniet n\u00eb librin e Tahir Abdylit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i plot\u00eb, jan\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb shumta, ndon\u00ebse ata shpjegojn\u00eb shum\u00eb\u00e7ka. S\u00eb pari, n\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr historiografike duhet t\u00eb ket\u00eb integritet, pricipialitet nacional dhe koherenc\u00eb. \u201cNumri i shqiptar\u00ebve n\u00eb Merdar, m\u00eb 18 tetor 1912 (kur sulmoi ushtria serbe), shkruan Tahir Abdyli, arrinte deri n\u00eb dy mij\u00eb dhe komandoheshin nga Haxhi Xhemail ag\u00eb Berisha, kush\u00ebri i Hasan Prishtin\u00ebs. K\u00ebta luft\u00ebtar\u00eb shqiptar\u00eb ishin nga nj\u00ebsia e Hasan Prishtin\u00ebs, n\u00eb maj-gusht 1912, dhe dilnin nga Drenica jugore. K\u00ebtu nuk \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr t\u00eb konstatohet se edhe p\u00ebr thyerjen e rezistenc\u00ebs shqiptare n\u00eb Merdar populli faj\u00ebsonte disa krer\u00eb, dhe pik\u00ebrisht: Is\u00eb Boletinin, Hasan Hysenin, Din Arifin (Sferk\u00eb), Imer Brah\u00ebn (Sankoc), Mulla Rifatin (Sadllar). K\u00ebto personalitete, p\u00ebrpos Isas\u00eb, mbajt\u00ebn lidhje miqsore me Serbin\u00eb deri n\u00eb vdekje\u201d(<sup>6<\/sup>). Nga sa m\u00eb sip\u00ebr, del se Kryengritja e vitit 1912 qenka drejtuar nga njer\u00ebz q\u00eb mbanin lidhje me Serbin\u00eb, pra, edhe rezultatet e saj do t\u00eb ishin t\u00eb dyshimta e n\u00eb interes t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Pas sulmit t\u00eb ushtris\u00eb serbe me 18 tetor 1912 n\u00eb Merdare, n\u00eb Hasan Prishtin\u00ebn dhe n\u00eb shok\u00ebt e tij, shkruan m\u00eb tej autori T. Abdyli, shqiptar\u00ebt e masakruar shihnin tradhtarin e popullit shqiptar dhe t\u00eb mbret\u00ebris\u00eb Osmane, e cila, n\u00eb asnj\u00eb koh\u00eb nuk kishte qen\u00eb aq e zez\u00eb sa rob\u00ebruesi i ri (vet\u00eb Hasan Prishtina thot\u00eb se Kosova at\u00ebher\u00eb lul\u00ebzonte). Tashti, xhonturqit dhe shqiptar\u00ebt, p\u00ebr suksesin e dep\u00ebrtimit aq t\u00eb leht\u00eb t\u00eb forcave aleate ballkanike n\u00eb tokat shqiptare e faj\u00ebsonin edhe Hasan Prishtin\u00ebn, duke e v\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb nj\u00eb lagje me Is\u00eb Boletinin, Idriz Seferin, Hasan Hysenin, Shaban Ramadanin, Sokol Bac\u00ebn, Shani Llaush\u00ebn, Marka Gjonin, Sokol Dinin, Bejler\u00ebt e Gjakov\u00ebs, dhe Bejler\u00ebt e Pej\u00ebs: Refreni: \u201cBejler\u00ebt e shit\u00ebn Kosov\u00ebn, bejler\u00ebt\u2026!\u201d \u2013 ndihej anek\u00ebnd viseve shqiptare(<sup>7<\/sup>).<\/p>\n<p>Shprehja q\u00eb doli m\u00eb 1912 \u201cParia e shiti Kosov\u00ebn\u201d ishte rezultat i p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb hidhur t\u00eb drejtimit t\u00eb qendres\u00ebs antiserbe me fillimin e agresionit ushtarak t\u00eb Serbis\u00eb ndaj Shqip\u00ebris\u00eb. Ishin po ato forca q\u00eb kishin marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Kryengritjen e vitit 1912 q\u00eb po kryenin at\u00eb pun\u00eb q\u00eb b\u00ebn\u00eb kryengrit\u00ebsit e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Mbishkodr\u00ebs m\u00eb 1911 si \u201cdora e gjat\u00eb\u201d e Malit t\u00eb Zi, q\u00eb, kur ky i fundit filloi luft\u00ebn p\u00ebr pushtimin e Shqip\u00ebris\u00eb veriore, u b\u00ebn\u00eb pararoj\u00eb e ushtris\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi p\u00ebr marrjen e Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>63 000 pushk\u00eb moderne p\u00ebr koh\u00ebn Is\u00eb Boletini i mori nga komandanti i Shkupit p\u00ebr t\u2019ua shp\u00ebrndar\u00eb kosovar\u00ebve p\u00ebr mbrojtjen e Kosov\u00ebs nga agresioni e Serbis\u00eb dhe nuk i shtini n\u00eb p\u00ebrdorim p\u00ebr mbrojtjen e vendit. Esht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb konstatohet se kurr\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb zbuluar fati i atyre arm\u00ebve dhe i atij municioni t\u00eb bollsh\u00ebm, shkruan autori i librit (bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebt e Is\u00eb Boletinit ishin t\u00eb mendimit se Isaja ato arm\u00eb ua dor\u00ebzoi aleat\u00ebve ballkanik\u00eb dhe posa\u00e7\u00ebrisht\u00eb Serbis\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi(<sup>8<\/sup>).<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb bashk\u00ebpunim D. Fylli e konsideron merit\u00eb t\u00eb Is\u00eb Boletinit kur shkruan se \u201cKryengrit\u00ebsit mysliman\u00eb e katolik\u00eb t\u00eb udh\u00ebhequr nga Isa Boletini, iu bashk\u00ebngjit\u00ebn ushtrive ballkanike p\u00ebr shkat\u00ebrimin e Perandoris\u00eb Osmane\u201d(<sup>9<\/sup>) (kuptohet: p\u00ebr shkat\u00ebrrimin edhe t\u00eb vet\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb).<\/p>\n<p>Kur Hasan Prishtin\u00ebn e internuan n\u00eb kalan\u00eb Kalemegdanit bashk\u00eb me t\u00eb internuarit e tjer\u00eb thuhet se nuk pat\u00ebn trajtim t\u00eb keq(<sup>10<\/sup>) Madje e lan\u00eb t\u00eb ik\u00eb, ndon\u00ebse u kap dhe e kthyen p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb burg. U lirua prej burgut nga disa krer\u00eb q\u00eb tashti ishin me Hasan Prishtin\u00ebn por q\u00eb kishin lidhje t\u00eb hershme dhe interesa me Serbin\u00eb si Idriz e Kasum Seferi, Seit Hoxha, Jashar Pasha, por edhe Nexhip Draga(<sup>11<\/sup>).<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb me vler\u00eb n\u00eb librin e D. Fyllit referimi i autorit Sk\u00ebnder Hasani p\u00ebr pajtimin e Hasan Prishtin\u00ebs me Mbretin Zog, q\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb rrall\u00eb e tek ja p\u00ebrmendin titullin \u201cMbret\u201d. Dhe ky pajtim u b\u00eb me nd\u00ebrmjet\u00ebsin\u00eb italiane me 23 shkurt 1931(<sup>12<\/sup>). \u201cKy unifikim u forcua pasi Mbreti Zog u shk\u00ebput nga politika e Beogradit, i cili ishte kushti i vet\u00ebm i atdhetar\u00ebve t\u00eb asaj kohe q\u00eb ishin n\u00eb konflikt me mbretin Zog\u201d. Kjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb shtremb\u00ebrim t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Kaq von\u00eb e paska marr\u00eb vesh Hasan Prishtina (edhe autori) \u201cshk\u00ebputjen\u201d e Zogut nga politika e Beogradit?<\/p>\n<p>Ka edhe di\u00e7ka tjet\u00ebr, m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. M\u00eb 20 shkurt 1931 ndaj Mbretit Zog ishte organizuar atentati i Vjen\u00ebs.<\/p>\n<p>Dyqani i Hasan Prishtin\u00ebs n\u00eb mes t\u00eb Vjen\u00ebs qe \u201ckulla\u201d ku u ba hjeksia dhe u ngreh pushka kund\u00ebr \u201cMbretit t\u00eb Shqiptar\u00ebve\u201d, atentat q\u00eb p\u00ebrfundoi me vrasjen e adjutantit t\u00eb Mbretit, Llesh Topallaj. Ky atentat tashm\u00eb nuk drejtohej kund\u00ebr Ahmet Zogut si kund\u00ebrshtar politik(!), por kund\u00ebr \u201cMbretit t\u00eb Shqiptar\u00ebve\u201d, kreut t\u00eb shtetit shqiptar; ishte atentat kund\u00ebr vet\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Esht\u00eb jasht\u00eb \u00e7do dyshimi se atentati nuk ishte nj\u00eb llogari \u201cpersonale\u201d apo \u201cpun\u00eb gjaku\u201d (si e ka zakon shqiptari(!) q\u00eb vinte nga \u201ckanuni\u201d, as si ai q\u00eb iu b\u00eb ish kryeministrit Ahmet Zogu n\u00eb shkurt 1924 shtat\u00eb vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb kur adoleshenti 17 vje\u00e7ar Beqir Valteri shtiu mbi t\u00eb n\u00eb der\u00ebn e Parlamentit. E p\u00ebrbashk\u00ebta e t\u00eb dy rasteve ishte burimi i nj\u00ebjt\u00eb: Beogradi. At\u00eb dit\u00eb shkurti sh\u00ebrbimi sekret serb n\u00eb Beograd p\u00ebrgjonte me telefon tek veshi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb sihariqin q\u00eb do t\u2019i vinte nga Vjena p\u00ebr heqjen e kok\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>D\u00ebshtimi i atentatit e shtyri Beogradin t\u00eb ngrej\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb me qend\u00ebr n\u00eb Vlor\u00eb, me nism\u00ebn e Qazim Kokoshit, Seit Qemalit, Myqerem Hamzarajt, Murat T\u00ebrba\u00e7it etj. N\u00eb Vlor\u00eb vepronte nj\u00eb konsullat\u00eb jugosllave. P\u00ebr l\u00ebvizjen antizogiste ishte e interesuar edhe Italia e cila shihte mund\u00ebsin\u00eb e zevend\u00ebsimit t\u00eb Zogut me ndonj\u00eb tjet\u00ebr. Konspiracioni do t\u00eb kishte karakter komplotist. Mosp\u00ebrt\u00ebritja m\u00eb 1931 e Paktit t\u00eb Tiran\u00ebs t\u00eb vitit 1926 me Italin\u00eb e inkurajoi si\u00e7 duket qeverin\u00eb e Beogradit e cila vuri n\u00eb dispozicion shuma t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb hollash me t\u00eb cilat korruptoi drejtuesit e organizat\u00ebs s\u00eb fsheht\u00eb t\u00eb cil\u00ebt pranuan t\u00eb veprojn\u00eb sipas udh\u00ebzimeve t\u00eb Beogradit p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb grusht shteti. Pas k\u00ebsaj do t\u00eb denoncohej aleanca e Shqip\u00ebris\u00eb me Italin\u00eb, do t\u00eb b\u00ebhej aleanc\u00eb me Jugosllavin\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb hapeshin shkolla jugosllave dhe do t\u00eb ndiqej nj\u00eb politik\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrputhej me politik\u00ebn e Beogradit.<\/p>\n<p>Por k\u00ebto plane nuk u realizuan. N\u00eb gusht 1932 konspiracioni e Vlor\u00ebs u zbulua nga xhandarm\u00ebria dhe komplotist\u00ebt dol\u00ebn para gjyqit. Pas \u201cpajtimit\u201d t\u00eb Hasan Prishtin\u00ebs me Mbretin Zog (pajtim hileqar, duhet t\u00eb themi), q\u00eb erdhi vet\u00ebm tre dit\u00eb pas atentatit (m\u00eb 23 shkurt), autori i librit shkruan me gjuh\u00ebn e zakonshme t\u00eb indoktrinimit sllavo-komunist se Hasan Prishtina \u201cLuft\u00ebn antizogiste n\u00eb Shqip\u00ebri si dhe luft\u00ebn kund\u00ebr rob\u00ebris\u00eb serbe nuk do ta ndal\u00eb deri n\u00eb frym\u00ebn e fundit. (N\u00eb historiografin\u00eb shqiptare kjo \u00ebsht\u00eb trajtuar si \u201cluft\u00eb e shenjt\u00eb\u201d). P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim e themeloi edhe \u201cKomitetin p\u00ebr \u00c7lirimin e Kosov\u00ebs (?!)(<sup>13<\/sup>).<\/p>\n<p>K\u00ebto p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb inkoseguenca. Por jan\u00eb edhe shembuj q\u00eb tregojn\u00eb forc\u00ebn q\u00eb ka pushteti i inateve dhe huqeve tek shqiptar\u00ebt. Po e quaj vet\u00ebm huq.<\/p>\n<p>Pas atentatit t\u00eb Vjen\u00ebs vjen konspiracioni i Vlor\u00ebs (1932), q\u00eb Hasan Prishtin\u00ebn e rreshtojn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb krahun e gabuar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast panegjirizmi e deri idiolatria(<sup>14<\/sup>) p\u00ebr Hasan Prishtin\u00ebn, q\u00eb vihet re n\u00eb librin e Dibran Fyllit, nuk i b\u00ebjn\u00eb mir\u00eb as t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, as historis\u00eb dhe as Shqip\u00ebris\u00eb; As p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn dhe as p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Brezat q\u00eb vijn\u00eb duhet t\u00eb ken\u00eb modelin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb ngjarjeve, personave politik\u00eb dhe qendrimeve ndaj tyre. M\u00ebria ndaj Zogut, jo pak personalitete i ka \u00e7uar n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb gabuar n\u00eb qendrimet ndaj atdheut. Shembuj t\u00eb till\u00eb kemi edhe n\u00eb dit\u00ebt e sotme.<\/p>\n<p>\u201cM\u00ebria e akademikut Rexhep Qosja p\u00ebr Sali Berish\u00ebn, shkruan Baleta m\u00eb 2011, ka kap\u00ebrcyer \u00e7do kufi t\u00eb imagjinuesh\u00ebm. Nga m\u00ebria p\u00ebr Berish\u00ebn, akademiku e vllau nga Kosova tregohet i gatsh\u00ebm t\u00eb nxis\u00eb flak\u00ebt e luft\u00ebs civile q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb p\u00ebrv\u00eblohet nj\u00eb her\u00eb n\u00eb pes\u00eb vjet. Pse e ka vall\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebri t\u00eb madhe Rexhep Qosja p\u00ebr Sali Berish\u00ebn, se nuk dim\u00eb q\u00eb Saliu t\u2019i ket\u00eb b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb t\u00eb keqe, si\u00e7 m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb mua p\u00ebr shembull? E ka m\u00ebri \u201cp\u00ebr hir t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, apo p\u00ebr ndonj\u00eb arsye tjet\u00ebr?! Edhe n\u00ebse ai nuk e duron dot Sali Berish\u00ebn si tip njer\u00ebzor, si politikan, nuk ka asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb predikoj\u00eb djegien e rr\u00ebnimin e Shqip\u00ebris\u00eb. Apo duhet t\u00eb fillojm\u00eb t\u00eb mendojm\u00eb se \u201cm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr Berish\u00ebn\u201d mos vall\u00eb e ka vet\u00ebm si mask\u00eb t\u00eb d\u00ebshir\u00ebs q\u00eb ta shoh\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb djegur e t\u00eb p\u00ebrv\u00ebluar sa her\u00eb e majta humb pushtetin, apo nuk arrin dot t\u00eb marr\u00eb pushtetin me zgjedhje? Ka ardhur koha q\u00eb Rexhep Qosja t\u00eb shpjegohet m\u00eb qart\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb e t\u00eb mos fshihet m\u00eb pas \u201cm\u00ebris\u00eb patologjike\u201d t\u00eb tij p\u00ebr personin e Sali Berish\u00ebs\u201d(<sup>15<\/sup>).<\/p>\n<p>Krahasimi i k\u00ebtyre rasteve n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme, mendoj se \u00ebsht\u00eb kuptimplot\u00eb.<br \/>\n\u201cShqiptar\u00ebt, shkruan Eqrem bej Vlora, nuk kan\u00eb qen\u00eb kurr\u00eb engj\u00ebj t\u00eb pafajsh\u00ebm: dhuna, kapardisja, etja p\u00ebr grabitje, padurimi kan\u00eb qen\u00eb prej koh\u00ebsh tipare t\u00eb spikatura t\u00eb karakterit t\u00eb tij, por nga ana tjet\u00ebr ai \u00ebsht\u00eb shquar edhe p\u00ebr tipare fisnike: shqiptari \u00ebsht\u00eb trim, kok\u00ebkrisur, besnik, shpirtmadh, bujar, i vet\u00ebsigurt\u00eb dhe i zgjuar. Ai i p\u00ebrvet\u00ebson nj\u00eblloj shpejt si vetit\u00eb e mira, ashtu edhe ato t\u00eb k\u00ebqija\u201d(<sup>16<\/sup>).<\/p>\n<p>Na ndihmoft\u00eb e shkuara t\u00eb kuptojm\u00eb t\u00eb tashmen e t\u00eb p\u00ebrballojm\u00eb t\u00eb ardhmen, shkruan A. Baleta.<\/p>\n<blockquote><p><strong>Sh\u00ebnime<\/strong>:<br \/>\n(1)Dibran Fylli, \u201cHASAN PRISHTINA ST\u00cbRNIIP I ABDULLAH VELIQIT\u201d (Ribotim), Prishtin\u00eb, 2017, f. 11<br \/>\n(2) Buletini Shkencor i Universitetit t\u00eb Shkodr\u00ebs, nr. 65, 2015, f. 59; sh\u00ebnimi 51 (referenc\u00eb).<br \/>\n(3) H. Feraj, Rim\u0451k\u0451mbja, 1 mars, 2005, f. 6.<br \/>\n(4) Sejfi Vllamasi, \u201cBallafaqime politike n\u00eb Shqip\u00ebri (1897-1942)\u201d, Sht\u00ebpia Botuese \u201cMarin Barleti\u201d, 1995, f, 146.<br \/>\n(5) Sejfi Vllamasi, po aty, f. 158, 159<br \/>\n(6) Dr. Tahir Abdyli, \u201cHasan Prishtina n\u00eb L\u00ebvizjen Komb\u00ebtare e Demokratike Shqiptare 1908-1933\u201d, GME, 2003, f. 170<br \/>\n(7) Tahir Abdyli, po aty, f. 176.<br \/>\n(8)Tahir Abdyli, po aty, f. 177.<br \/>\n(9) Dibran Fylli, po aty, f. 43.<br \/>\n(10)Tahir Abdyli, po aty, f. 150.<br \/>\n(11)Tahir Abdyli, po aty, f. 181.<br \/>\n(12) Dibran Fylli, po aty, f. 99.<br \/>\n(13) Dibran Fylli, po aty, f. 107.<br \/>\n(14) Dibran Fylli, po aty, f. 69<br \/>\n(15) Abdi Baleta, \u201cJO PLEBISHITIT VENIZELLIST\u201d, Prishtin\u00eb, 2011, f. 23.<br \/>\n(16) Eqrem bej Vlora, Kujtime II, \u201cSht\u00ebpia e Librit &amp; Komunikimit\u201d, Tiran\u00eb, 2001, f. 255.<\/p><\/blockquote>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pak fjal\u00eb p\u00ebr librin e Dibran FYLLI \u201cHASAN PRISHTINA ST\u00cbRNIIP I ABDULLAH VELIQIT\u201d dhe \u201cm\u00ebrin\u00eb politike\u201d t\u00eb figurave t\u00eb shquara shqiptare Nga Prof. Dr. Bajram Xhafa (N\u00eb promovimin e librit \u201cHasan Prishtina st\u00ebrnip i Abdullah Veliqit\u201d (ribotim) t\u00eb autorit kosovar Dibran Fylli n\u00eb sall\u00ebn e Bibliotek\u00ebs \u201cMarin Barleti\u201d Shkod\u00ebr, m\u00eb 24. 02.2018) Vepra q\u00eb po [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":26634,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4,8],"tags":[],"class_list":["post-26633","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori","category-letersi"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>\u201cHASAN PRISHTINA ST\u00cbRNIIP I ABDULLAH VELIQIT\u201d - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/hasan-prishtina-sterniip-i-abdullah-veliqit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u201cHASAN PRISHTINA ST\u00cbRNIIP I ABDULLAH VELIQIT\u201d - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Pak fjal\u00eb p\u00ebr librin e Dibran FYLLI \u201cHASAN PRISHTINA ST\u00cbRNIIP I ABDULLAH VELIQIT\u201d dhe \u201cm\u00ebrin\u00eb politike\u201d t\u00eb figurave t\u00eb shquara shqiptare Nga Prof. Dr. Bajram Xhafa (N\u00eb promovimin e librit \u201cHasan Prishtina st\u00ebrnip i Abdullah Veliqit\u201d (ribotim) t\u00eb autorit kosovar Dibran Fylli n\u00eb sall\u00ebn e Bibliotek\u00ebs \u201cMarin Barleti\u201d Shkod\u00ebr, m\u00eb 24. 02.2018) Vepra q\u00eb po [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/hasan-prishtina-sterniip-i-abdullah-veliqit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-03-16T01:42:24+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/bajram_xhafa.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"800\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"20 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/hasan-prishtina-sterniip-i-abdullah-veliqit\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/hasan-prishtina-sterniip-i-abdullah-veliqit\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"\u201cHASAN PRISHTINA ST\u00cbRNIIP I ABDULLAH VELIQIT\u201d\",\"datePublished\":\"2018-03-16T01:42:24+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/hasan-prishtina-sterniip-i-abdullah-veliqit\\\/\"},\"wordCount\":3952,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/hasan-prishtina-sterniip-i-abdullah-veliqit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/03\\\/bajram_xhafa.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\",\"Let\u00ebrsi\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/hasan-prishtina-sterniip-i-abdullah-veliqit\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/hasan-prishtina-sterniip-i-abdullah-veliqit\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/hasan-prishtina-sterniip-i-abdullah-veliqit\\\/\",\"name\":\"\u201cHASAN PRISHTINA ST\u00cbRNIIP I ABDULLAH VELIQIT\u201d - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/hasan-prishtina-sterniip-i-abdullah-veliqit\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/hasan-prishtina-sterniip-i-abdullah-veliqit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/03\\\/bajram_xhafa.jpg\",\"datePublished\":\"2018-03-16T01:42:24+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/hasan-prishtina-sterniip-i-abdullah-veliqit\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/hasan-prishtina-sterniip-i-abdullah-veliqit\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/hasan-prishtina-sterniip-i-abdullah-veliqit\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/03\\\/bajram_xhafa.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/03\\\/bajram_xhafa.jpg\",\"width\":600,\"height\":800},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/hasan-prishtina-sterniip-i-abdullah-veliqit\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u201cHASAN PRISHTINA ST\u00cbRNIIP I ABDULLAH VELIQIT\u201d\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u201cHASAN PRISHTINA ST\u00cbRNIIP I ABDULLAH VELIQIT\u201d - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/hasan-prishtina-sterniip-i-abdullah-veliqit\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"\u201cHASAN PRISHTINA ST\u00cbRNIIP I ABDULLAH VELIQIT\u201d - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Pak fjal\u00eb p\u00ebr librin e Dibran FYLLI \u201cHASAN PRISHTINA ST\u00cbRNIIP I ABDULLAH VELIQIT\u201d dhe \u201cm\u00ebrin\u00eb politike\u201d t\u00eb figurave t\u00eb shquara shqiptare Nga Prof. Dr. Bajram Xhafa (N\u00eb promovimin e librit \u201cHasan Prishtina st\u00ebrnip i Abdullah Veliqit\u201d (ribotim) t\u00eb autorit kosovar Dibran Fylli n\u00eb sall\u00ebn e Bibliotek\u00ebs \u201cMarin Barleti\u201d Shkod\u00ebr, m\u00eb 24. 02.2018) Vepra q\u00eb po [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/hasan-prishtina-sterniip-i-abdullah-veliqit\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-03-16T01:42:24+00:00","og_image":[{"width":600,"height":800,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/bajram_xhafa.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"20 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/hasan-prishtina-sterniip-i-abdullah-veliqit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/hasan-prishtina-sterniip-i-abdullah-veliqit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"\u201cHASAN PRISHTINA ST\u00cbRNIIP I ABDULLAH VELIQIT\u201d","datePublished":"2018-03-16T01:42:24+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/hasan-prishtina-sterniip-i-abdullah-veliqit\/"},"wordCount":3952,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/hasan-prishtina-sterniip-i-abdullah-veliqit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/bajram_xhafa.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori","Let\u00ebrsi"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/hasan-prishtina-sterniip-i-abdullah-veliqit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/hasan-prishtina-sterniip-i-abdullah-veliqit\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/hasan-prishtina-sterniip-i-abdullah-veliqit\/","name":"\u201cHASAN PRISHTINA ST\u00cbRNIIP I ABDULLAH VELIQIT\u201d - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/hasan-prishtina-sterniip-i-abdullah-veliqit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/hasan-prishtina-sterniip-i-abdullah-veliqit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/bajram_xhafa.jpg","datePublished":"2018-03-16T01:42:24+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/hasan-prishtina-sterniip-i-abdullah-veliqit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/hasan-prishtina-sterniip-i-abdullah-veliqit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/hasan-prishtina-sterniip-i-abdullah-veliqit\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/bajram_xhafa.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/bajram_xhafa.jpg","width":600,"height":800},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/hasan-prishtina-sterniip-i-abdullah-veliqit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u201cHASAN PRISHTINA ST\u00cbRNIIP I ABDULLAH VELIQIT\u201d"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26633","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=26633"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26633\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/26634"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=26633"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=26633"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=26633"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}