{"id":2703,"date":"2016-05-02T20:21:04","date_gmt":"2016-05-02T19:21:04","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=2703"},"modified":"2021-02-17T02:30:38","modified_gmt":"2021-02-17T01:30:38","slug":"eksportuesi-i-perimeve-qe-puneson-nje-fshat-te-tere","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/eksportuesi-i-perimeve-qe-puneson-nje-fshat-te-tere\/","title":{"rendered":"Eksportuesi i perimeve, q\u00eb pun\u00ebson nj\u00eb fshat t\u00eb t\u00ebr\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/www.gazetadita.al\/eksportuesi-i-perimeve-qe-puneson-nje-fshat-te-tere\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Dita<\/a>, <em>1 Maj 2016<\/em><\/p>\n<p>Kur f\u00ebmij\u00ebt jan\u00eb pjes\u00eb e tryez\u00ebs, fruta-perimet marrin nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Sa m\u00eb shum\u00eb lajme nga fushat bujq\u00ebsore p\u00ebr hormone t\u00eb shtuara, aq m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb b\u00ebhet gjetja e prodhimeve t\u00eb sh\u00ebndetshme. N\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb fruta-perimeve sa m\u00eb natyrale e t\u00eb thjeshta (por jo domosdoshm\u00ebrisht t\u00eb bukura) gjej n\u00eb zon\u00ebn e Selit\u00ebs, pak mbi shkoll\u00ebn 9-vje\u00e7are \u201cAt Zef Pllumi\u201d, nj\u00eb dyqan t\u00eb thjesht\u00eb.<\/p>\n<p>Gruaja q\u00eb vendos n\u00eb qese frutat q\u00eb kam zgjedhur, duket m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb tregtare. Moll\u00ebzat e gishtave i ka t\u00eb \u00e7ar\u00eb e t\u00eb nxir\u00eb dhe nd\u00ebrsa vendos prodhimet thot\u00eb: \u201c<em>Pa merak, i ke nga fusha jon\u00eb<\/em>\u201d. Surpriz\u00eb, prodhimet n\u00eb zon\u00ebn time, vijn\u00eb nga ferma n\u00eb Gos\u00eb t\u00eb Kavaj\u00ebs. Nj\u00eb ferm\u00eb q\u00eb kam vizituar 7 vite m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb \u201cMonitor\u201d shkruaja p\u00ebr familjen q\u00eb kishte marr\u00eb tok\u00eb me qira, ku mbillte e kultivonte disa lloje produktesh, p\u00ebrfshir\u00eb edhe brokolin, i cili sapo kishte filluar t\u00eb vler\u00ebsohej te ne. Ishte djali i familjes Zhupa q\u00eb pas disa vitesh emigrimi, kishte qart\u00ebsuar m\u00eb shum\u00eb idet\u00eb p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb bujq\u00ebsi.<\/p>\n<p>Mersini \u00ebsht\u00eb burri i k\u00ebsaj zonje. Ata zgjohen her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes dhe dita p\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e gjat\u00eb. Me oraret ia kalojn\u00eb \u00e7do personi n\u00eb karrier\u00eb dhe pun\u00ebn nuk e kan\u00eb aspak t\u00eb leht\u00eb. T\u00eb tregtosh fruta e perime do t\u00eb thot\u00eb, fitime t\u00eb ul\u00ebta p\u00ebr nj\u00ebsi shitje, e rreziqe t\u00eb m\u00ebdha, si firo gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb transportit e tregtis\u00eb, edhe d\u00ebme n\u00eb fush\u00eb.<\/p>\n<p>Mersini thot\u00eb se edhe k\u00ebt\u00eb dim\u00ebr u d\u00ebmtua nga p\u00ebrmbytjet, por nuk ndihet \u201ci mbytur\u201d n\u00eb pesimiz\u00ebm. Mes tok\u00ebs n\u00eb pron\u00ebsi dhe asaj t\u00eb marr\u00eb me qira, ka nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 40 hektar\u00ebsh, q\u00eb e mbjell dy her\u00eb n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Q\u00eb kur \u201cMonitor\u201d shkruante p\u00ebr \u201cmod\u00ebn\u201d e investimit n\u00eb bujq\u00ebsi, Mersini ka ecur me biznesin e tij. P\u00ebrve\u00e7se ka 45 t\u00eb pun\u00ebsuar gjith\u00eb vitin n\u00eb fush\u00eb e n\u00eb magazinim, ai ka krijuar mund\u00ebsin\u00eb e pun\u00ebsimit t\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb fshati.<\/p>\n<p>P\u00ebr tregtin\u00eb jasht\u00eb vendit ka kontraktuar e bashk\u00ebpunon me gati 400 familje fermere t\u00eb shtrira mes Kavaj\u00ebs dhe Lushnj\u00ebs. Bashk\u00eb me tok\u00ebn e marr\u00eb me qira dhe tok\u00ebs q\u00eb mbillet nga kontraktuesit e tij, sip\u00ebrfaqja me perime arrin n\u00eb 150 hektar\u00eb.<\/p>\n<p>Prodhimet e k\u00ebsaj toke, sipas stin\u00ebs, Mersini ka arritur t\u2019i d\u00ebrgoj\u00eb n\u00eb gati 30 shtete. Vendet fqinje, kryesojn\u00eb si destinacione t\u00eb perimeve, por nuk mungojn\u00eb edhe eksportet n\u00eb Ukrain\u00eb e Rusi. N\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto vende, kompania e tij e tregtimit t\u00eb prodhimeve bujq\u00ebsore d\u00ebrgon rreth 450 kamion\u00eb n\u00eb vit, duke eksportuar deri n\u00eb 10 mij\u00eb ton\u00eb perime.<\/p>\n<p><strong>Tregtia q\u00eb nisi nga bah\u00e7ja<\/strong><\/p>\n<p>Mersini nuk e ka p\u00ebr turp kur thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb \u201cfshatar 24 karat\u201d. \u201cPun\u00ebn e nisa 21 vite m\u00eb par\u00eb, duke shitur perimet e bah\u00e7es sime\u201d, thot\u00eb ai. Nga nj\u00eb kompani t\u00eb regjistruar si person fizik, sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri prodhuese e tregtare.<\/p>\n<p>\u00c7el\u00ebsi i suksesit t\u00eb Mersinit duket se \u00ebsht\u00eb koherenca. Ajo e ka ndihmuar t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb e t\u00eb rritet n\u00eb treg. \u201cObjektivi im q\u00eb n\u00eb fillim e tani vijon t\u00eb mbetet gjetja e tregut p\u00ebr prodhimet bujq\u00ebsore. K\u00ebt\u00eb e doja kur kisha prodhimet e bah\u00e7es sime, k\u00ebt\u00eb dua dhe sot, por p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb prodhime sigurisht\u201d, thot\u00eb Mersini.<\/p>\n<p>Ecja me hap t\u00eb matur, por pa u ndalur, duket se t\u00eb \u00e7on larg. Edhe kur e pyet p\u00ebr planet e s\u00eb ardhmes, Mersini nuk t\u00eb befason me p\u00ebrgjigjet e tij. Nuk t\u00eb krijon shum\u00eb optimiz\u00ebm (nuk jep lajm), por p\u00ebr\u00e7on sigurin\u00eb se k\u00ebt\u00eb sip\u00ebrmarrje kemi shum\u00eb shanse ta gjejm\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb edhe po t\u00eb rikthehemi pas 5 apo 10 vitesh n\u00eb Kavaj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPlani im p\u00ebr t\u00eb ardhmen \u00ebsht\u00eb t\u00eb stabilizoj biznesin\u201d, thot\u00eb ai. Kur flet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ka parasysh edhe sigurimin e tregjeve, por edhe shmangien e sa m\u00eb shum\u00eb d\u00ebmeve t\u00eb motit. \u201cNj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tok\u00ebs e kam bri lumit, e n\u00eb jo pak raste prodhimet jan\u00eb d\u00ebmtuar nga p\u00ebrmbytjet\u201d.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb dim\u00ebr ai thot\u00eb se p\u00ebsoi rreth 200 mij\u00eb euro d\u00ebme nga p\u00ebrmbytjet. Nuk pret d\u00ebmshp\u00ebrblim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, pasi e di se nuk i kompensohen t\u00eb mbjellat buz\u00eb lumit.<\/p>\n<p>Po a ka marr\u00eb Mersini subvencione dhe sa \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb pun\u00ebn e tij?!<\/p>\n<p>\u201cAs financime dhe as kreditim\u201d, \u2013 thot\u00eb ai, duke treguar se nuk i di as dyert e agjencis\u00eb shtet\u00ebrore q\u00eb menaxhon fondin p\u00ebr financim.<\/p>\n<p>Shpresat e vetme p\u00ebr rritjen i ka ndalur te puna q\u00eb b\u00ebn, q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb prind\u00ebrit e gjysh\u00ebrit e tij. Nuk beson shum\u00eb te mb\u00ebshtetja e t\u00eb tjer\u00ebve. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se nuk ka hasur n\u00eb pengesa. \u201cKa pasur sa t\u00eb duash, \u2013 thot\u00eb ai, \u2013 por kemi arritur t\u00eb mbijetojm\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb model q\u00eb pak gjendet n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb, kur jo vet\u00ebm shoqata e biznesit por edhe ekspert\u00eb ekonomie, i k\u00ebrkojn\u00eb qeveris\u00eb t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebmendshme ndaj sip\u00ebrmarrjeve.<\/p>\n<p>Efektet e kriz\u00ebs financiare q\u00eb nis\u00ebn nga viti 2008, duket se nuk po \u201cshqiten\u201d nga shum\u00eb sip\u00ebrmarrje. Kriza e konsumit ka gjunj\u00ebzuar shum\u00eb nd\u00ebrmarrje prodhuese e s\u00eb fundi edhe ato t\u00eb eksportit.<\/p>\n<p>Por, q\u00ebndrimi n\u00eb k\u00ebmb\u00eb i nj\u00eb biznesi bujq\u00ebsor, mban t\u00eb gjall\u00eb shpres\u00ebn se bujq\u00ebsia \u00ebsht\u00eb e ardhmja e Shqip\u00ebris\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb sektori q\u00eb i ka q\u00ebndruar m\u00eb besnik ekonomis\u00eb s\u00eb vendit, duke i dh\u00ebn\u00eb edhe n\u00eb periudhat m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira gati 20% t\u00eb buxhetit.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi po flitet shum\u00eb p\u00ebr investimet n\u00eb bujq\u00ebsi e prap\u00eb mendja na shkon te fondet mb\u00ebshtet\u00ebse. Por, kur k\u00ebto mekanizma nuk p\u00ebrdoren drejt, zgjidhja m\u00eb e mir\u00eb duket q\u00ebndrimi larg baticave politike. Mersini ia ka dal\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Tregu i brendsh\u00ebm<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb gusht t\u00eb 2015-s, prodhuesi e tregtari nga Kavaja, ka ngritur nj\u00eb magazin\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Ajo i nevojitet p\u00ebr t\u00eb menaxhuar tepricat e eksportit, e nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebr t\u00eb furnizuar ato pak pika shitje q\u00eb ka brenda vendit.<\/p>\n<p>N\u00eb dyqanin n\u00eb Selit\u00eb, gati 70% e furnizimit vjen nga fusha. Ose m\u00eb sakt\u00eb, t\u00eb gjitha perimet. Frutat jan\u00eb prodhime t\u00eb fermer\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, por prap\u00eb vendas. Por, si ka mund\u00ebsi q\u00eb nj\u00eb eksportues deri n\u00eb skajet e Europ\u00ebs, nuk ka zhvilluar shum\u00eb shitjet brenda vendit.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb quhet strategji, ose luft\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbijetuar. Po t\u00eb kishte filluar me shitjet brenda vendit, \u00ebsht\u00eb i bindur se nuk do t\u00eb kishte ecur kaq shum\u00eb, jasht\u00eb shikon m\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsira. Ai ka zhvilluar e forcuar biznesin e tij duke shitur jasht\u00eb, e sot ndoshta ka m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb zgjeroj\u00eb pun\u00ebn me shitjet brenda vendit.<\/p>\n<p><strong>7 vite m\u00eb par\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Me rreth 70 hektar\u00eb tok\u00eb bujq\u00ebsore t\u00eb marr\u00eb me qira n\u00eb Gos\u00eb t\u00eb Kavaj\u00ebs, ferma e perimeve e ngritur nga familja e Mersinit ishte nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhat\u00eb q\u00eb prodhon n\u00eb fush\u00eb t\u00eb hapur.<\/p>\n<p>Babai, ish-punonj\u00ebs i ferm\u00ebs s\u00eb Gos\u00ebs, sot bashk\u00ebpunon me t\u00eb birin, i cili e ka shfryt\u00ebzuar m\u00eb s\u00eb miri q\u00ebndrimin e tij n\u00eb Itali prej vitesh p\u00ebr t\u00eb adaptuar teknologjin\u00eb e re t\u00eb kultivimit t\u00eb bim\u00ebve, por edhe p\u00ebr t\u00eb gjetur treg p\u00ebr prodhimet e tij.<\/p>\n<p>Toka e pajisur me sistemin e vaditjes me pika, mund\u00ebson q\u00eb \u00e7do rr\u00ebnj\u00eb bime merr ushqimin dhe ujin nj\u00ebkoh\u00ebsisht.<\/p>\n<p>N\u00eb tok\u00ebn e sapopunuar nga traktor\u00ebt, pun\u00ebtor\u00ebt e ferm\u00ebs kishin shtrir\u00eb asokohe nj\u00eb impiant tjet\u00ebr ujit\u00ebs, i cili do t\u00eb furnizoj\u00eb tok\u00ebn me lag\u00ebshtin\u00eb e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr mbjelljen. E gjith\u00eb puna n\u00eb ferm\u00eb, synon rritjen e rendimentit p\u00ebrmes investimeve t\u00eb duhura.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa toka \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me qira, drejtuesi i ferm\u00ebs tregon se t\u00eb gjitha makinerit\u00eb dhe pajisjet jan\u00eb bler\u00eb nga familja. Investimi kapital i ferm\u00ebs llogaritet n\u00eb mbi 100 mij\u00eb euro (vler\u00eb jo e lart\u00eb p\u00ebr faktin se traktor\u00ebt e makinerit\u00eb e blera jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorura) nd\u00ebrsa investimi p\u00ebr prodhim llogaritet mbi 250 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Sipas ekonomistit t\u00eb ferm\u00ebs, mes far\u00ebrave hibride, inputeve, ujitjes dhe sh\u00ebrbimit dhe vjeljes, kostoja e prodhimit p\u00ebr nj\u00eb sezon arrin 3 mij\u00eb euro p\u00ebr hektar. Pavar\u00ebsisht investimeve, mbjellja dhe vjelja, ishin t\u00eb pamekanizuara duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb ferma t\u00eb ket\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr relativisht t\u00eb lart\u00eb t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb pikun e prodhimit. Familja e Mersinit thot\u00eb se n\u00eb periudh\u00ebn e vjeljeve, numri i pun\u00ebtor\u00ebve i kalon 60.<\/p>\n<p>N\u00ebse nuk do t\u00eb shikonim makinat q\u00eb mb\u00ebrrijn\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes me pun\u00ebtor\u00ebt nga zona e Lushnj\u00ebs, do t\u00eb ishte e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb besojm\u00eb q\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt n\u00eb bujq\u00ebsi marrin p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb punojn\u00eb jasht\u00eb zon\u00ebs s\u00eb tyre, apo tok\u00ebs s\u00eb tyre n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<\/p>\n<p>P\u00ebr drejtuesit e ferm\u00ebs, pun\u00ebtor\u00ebt e Lushnj\u00ebs jan\u00eb t\u00eb specializuar n\u00eb kultivimin e perimeve dhe oferta n\u00eb vend (Kavaj\u00eb) \u00ebsht\u00eb m\u00eb e ul\u00ebt. Paga mesatare ditore e pun\u00ebtor\u00ebve \u00ebsht\u00eb rreth 1 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p>Marrja me qira e tok\u00ebs bujq\u00ebsore ka hedhur pas krah\u00ebve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb familje, nj\u00eb prej problemeve kryesore t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb: tok\u00ebn bujq\u00ebsore t\u00eb parcelizuar, por nuk ka arritur t\u00eb shmang\u00eb problemet q\u00eb hasen n\u00eb sistemin e ujitjes. Q\u00eb at\u00eb koh\u00eb, fermer\u00ebt sip\u00ebrmarr\u00ebs ishin optimist\u00eb p\u00ebr zgjedhjet e tyre.<\/p>\n<p>Pas shtimit t\u00eb kontratave t\u00eb shitjes me agroindustrin\u00eb vendase dhe realizimin e kontratave t\u00eb reja me jasht\u00eb, sip\u00ebrmarr\u00ebsit kishin vendosur at\u00ebher\u00eb t\u00eb ngren\u00eb edhe nj\u00eb kompani tregtare, q\u00eb do t\u00eb mund\u00ebsonte tregtimin e mallrave t\u00eb ferm\u00ebs me jasht\u00eb.<\/p>\n<p>Me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e Programit t\u00eb USAID p\u00ebr Rritjen e Konkurrueshm\u00ebris\u00eb n\u00eb Bujq\u00ebsi (AAC), fermer\u00ebt e Gos\u00ebs thoshin at\u00ebher\u00eb se kishin arritur t\u00eb n\u00ebnshkruajn\u00eb marr\u00ebveshje paraprake p\u00ebr prodhimin p\u00ebr industrin\u00eb vendase t\u00eb konservave t\u00eb perimeve n\u00eb kultura t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Fermat n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi n\u00eb Kavaj\u00eb, pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb perimeve q\u00eb prodhonin i kishin t\u00eb destinuara p\u00ebr industri. \u201cN\u00eb ecurin\u00eb e aktivitetit na ka ndihmuar p\u00ebrdorimi i nj\u00eb teknologjie cil\u00ebsore: far\u00ebra hibride t\u00eb importuara, t\u00eb cilat kan\u00eb nj\u00eb nivel shum\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb rendimentit krahasuar me far\u00ebrat e prodhimit t\u00eb vet\u00eb ferm\u00ebs s\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb, si dhe teknologjia e ujitjes\u201d, thon\u00eb fermer\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>Industria, nj\u00eb burim rritje<\/strong><\/p>\n<p>Prodhimet e ferm\u00ebs s\u00eb Gos\u00ebs, prej vitesh, jan\u00eb t\u00eb orientuara kryesisht p\u00ebr industrin\u00eb. Fermer\u00ebt tregojn\u00eb se deri pak vite m\u00eb par\u00eb, sasia e kontraktuar paraprakisht ishte n\u00eb rritje. Edhe rritja e konkurrenc\u00ebs n\u00eb industrin\u00eb e prodhimit t\u00eb konservave t\u00eb perimeve pati b\u00ebr\u00eb q\u00eb \u00e7mimet e kontraktuara t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqshme.<\/p>\n<p>Me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e ekspert\u00ebve p\u00ebr rritjen e konkurrueshm\u00ebris\u00eb n\u00eb bujq\u00ebsi, fermer\u00ebt e Gos\u00ebs pat\u00ebn realizuar kontrata m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha shitje. Kjo i ndihmoi t\u00eb fuqizojn\u00eb aktivitetin n\u00eb vitet 2009-2010. Kontratat p\u00ebr nj\u00eb ferm\u00eb nga fabrikat e p\u00ebrpunimit arrijn\u00eb n\u00eb 15 mij\u00eb kuintal domate dhe speca. Kjo u dha dor\u00eb fermer\u00ebve, por nuk zgjati shum\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Agrobiznesit Shqiptar raporton disa punishte t\u00eb mbyllura t\u00eb konservimit t\u00eb fruta-perimeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb. Kjo i detyroi q\u00eb pes\u00ebvje\u00e7arin e fundit, fermer\u00ebt t\u00eb gjejn\u00eb shp\u00ebtim tek eksportet.<\/p>\n<p>Sigurisht, industria, edhe pse blinte me \u00e7mime shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, i ndihmoi fermer\u00ebt t\u00eb konsolidoheshin. Me p\u00ebrmir\u00ebsimin e struktur\u00ebs s\u00eb prodhimit, fermat n\u00eb Kavaj\u00eb ec\u00ebn m\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Sip\u00ebrmarr\u00ebsit thon\u00eb se \u201cvitet e para prodhonim ato kultura q\u00eb dinim t\u00eb prodhimin m\u00eb mir\u00eb, domate, trangull, bostan etj. M\u00eb von\u00eb, duke par\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e industris\u00eb p\u00ebr specin e kuq, filluam t\u00eb prodhojn\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb kultur\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kurse sot, gama e prodhimeve \u00ebsht\u00eb zgjeruar. Kur kultivohet n\u00eb Kavaj\u00eb, merret parasysh \u00e7far\u00eb mund t\u00eb shitet n\u00eb rusi, e lakra e bardh\u00eb merr r\u00ebnd\u00ebsi.<\/p>\n<p><strong>Eksporti, nxit kulturat dim\u00ebrore<\/strong><\/p>\n<p>Pas disa vitesh pun\u00eb, Mersini, fitoi sigurin\u00eb p\u00ebr t\u00eb kultivuar n\u00eb sasin\u00eb dhe cil\u00ebsin\u00eb e k\u00ebrkuar nga tregu. Kontratat m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb shitjes n\u00eb eksport ishin ato t\u00eb brokolit dhe preshit me nj\u00eb prej rrjeteve t\u00eb tregtis\u00eb s\u00eb prodhimeve bujq\u00ebsore n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>Por n\u00eb sezonin e dimrit, disa lloje lakrash prodhohen me objektiv p\u00ebr t\u2019u tregtuar n\u00eb Rusi.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb treg t\u00eb ftoht\u00eb, perimet e dimrit, ecin mjaft mir\u00eb. E nd\u00ebrsa fermeri nga Kavaja ka parasysh edhe klient\u00ebt e pasur rus\u00eb kur prodhon e tregton perimet, nj\u00eb grusht nga k\u00ebto perime mb\u00ebrrijn\u00eb edhe n\u00eb nj\u00eb lagje t\u00eb Tiran\u00ebs (n\u00eb Selit\u00eb). Duart e plasaritura t\u00eb gruas s\u00eb Mersinit, japin siguri p\u00ebr perimet q\u00eb v\u00eb n\u00eb tavolin\u00eb.<\/p>\n<p>E nd\u00ebrsa paguan p\u00ebr perimet, merr falas edhe sigurin\u00eb se t\u00eb punosh me ndershm\u00ebri mund t\u00eb ec\u00ebsh p\u00ebrpara. Ndoshta ky \u00ebsht\u00eb edhe modeli i biznesit q\u00eb duhet zhvilluar m\u00eb shum\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb: bujq\u00ebsi sigurisht, por edhe kush do t\u00eb investoj\u00eb n\u00eb fusha t\u00eb tjera, t\u00eb p\u00ebrvesh\u00eb m\u00ebng\u00ebt, e t\u00eb shpresoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb te vetja. \/MONITOR<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dita, 1 Maj 2016 Kur f\u00ebmij\u00ebt jan\u00eb pjes\u00eb e tryez\u00ebs, fruta-perimet marrin nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Sa m\u00eb shum\u00eb lajme nga fushat bujq\u00ebsore p\u00ebr hormone t\u00eb shtuara, aq m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb b\u00ebhet gjetja e prodhimeve t\u00eb sh\u00ebndetshme. N\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb fruta-perimeve sa m\u00eb natyrale e t\u00eb thjeshta (por jo domosdoshm\u00ebrisht t\u00eb bukura) gjej n\u00eb zon\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":64744,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-2703","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Eksportuesi i perimeve, q\u00eb pun\u00ebson nj\u00eb fshat t\u00eb t\u00ebr\u00eb - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/eksportuesi-i-perimeve-qe-puneson-nje-fshat-te-tere\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Eksportuesi i perimeve, q\u00eb pun\u00ebson nj\u00eb fshat t\u00eb t\u00ebr\u00eb - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Dita, 1 Maj 2016 Kur f\u00ebmij\u00ebt jan\u00eb pjes\u00eb e tryez\u00ebs, fruta-perimet marrin nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Sa m\u00eb shum\u00eb lajme nga fushat bujq\u00ebsore p\u00ebr hormone t\u00eb shtuara, aq m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb b\u00ebhet gjetja e prodhimeve t\u00eb sh\u00ebndetshme. N\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb fruta-perimeve sa m\u00eb natyrale e t\u00eb thjeshta (por jo domosdoshm\u00ebrisht t\u00eb bukura) gjej n\u00eb zon\u00ebn [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/eksportuesi-i-perimeve-qe-puneson-nje-fshat-te-tere\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-05-02T19:21:04+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-02-17T01:30:38+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/perime_nga_mersini.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"660\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"288\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/eksportuesi-i-perimeve-qe-puneson-nje-fshat-te-tere\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/eksportuesi-i-perimeve-qe-puneson-nje-fshat-te-tere\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Eksportuesi i perimeve, q\u00eb pun\u00ebson nj\u00eb fshat t\u00eb t\u00ebr\u00eb\",\"datePublished\":\"2016-05-02T19:21:04+00:00\",\"dateModified\":\"2021-02-17T01:30:38+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/eksportuesi-i-perimeve-qe-puneson-nje-fshat-te-tere\\\/\"},\"wordCount\":2297,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/eksportuesi-i-perimeve-qe-puneson-nje-fshat-te-tere\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/05\\\/perime_nga_mersini.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/eksportuesi-i-perimeve-qe-puneson-nje-fshat-te-tere\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/eksportuesi-i-perimeve-qe-puneson-nje-fshat-te-tere\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/eksportuesi-i-perimeve-qe-puneson-nje-fshat-te-tere\\\/\",\"name\":\"Eksportuesi i perimeve, q\u00eb pun\u00ebson nj\u00eb fshat t\u00eb t\u00ebr\u00eb - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/eksportuesi-i-perimeve-qe-puneson-nje-fshat-te-tere\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/eksportuesi-i-perimeve-qe-puneson-nje-fshat-te-tere\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/05\\\/perime_nga_mersini.jpg\",\"datePublished\":\"2016-05-02T19:21:04+00:00\",\"dateModified\":\"2021-02-17T01:30:38+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/eksportuesi-i-perimeve-qe-puneson-nje-fshat-te-tere\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/eksportuesi-i-perimeve-qe-puneson-nje-fshat-te-tere\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/eksportuesi-i-perimeve-qe-puneson-nje-fshat-te-tere\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/05\\\/perime_nga_mersini.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/05\\\/perime_nga_mersini.jpg\",\"width\":660,\"height\":288,\"caption\":\"Perime nga Mersini\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/eksportuesi-i-perimeve-qe-puneson-nje-fshat-te-tere\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Eksportuesi i perimeve, q\u00eb pun\u00ebson nj\u00eb fshat t\u00eb t\u00ebr\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Eksportuesi i perimeve, q\u00eb pun\u00ebson nj\u00eb fshat t\u00eb t\u00ebr\u00eb - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/eksportuesi-i-perimeve-qe-puneson-nje-fshat-te-tere\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Eksportuesi i perimeve, q\u00eb pun\u00ebson nj\u00eb fshat t\u00eb t\u00ebr\u00eb - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Dita, 1 Maj 2016 Kur f\u00ebmij\u00ebt jan\u00eb pjes\u00eb e tryez\u00ebs, fruta-perimet marrin nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Sa m\u00eb shum\u00eb lajme nga fushat bujq\u00ebsore p\u00ebr hormone t\u00eb shtuara, aq m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb b\u00ebhet gjetja e prodhimeve t\u00eb sh\u00ebndetshme. N\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb fruta-perimeve sa m\u00eb natyrale e t\u00eb thjeshta (por jo domosdoshm\u00ebrisht t\u00eb bukura) gjej n\u00eb zon\u00ebn [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/eksportuesi-i-perimeve-qe-puneson-nje-fshat-te-tere\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-05-02T19:21:04+00:00","article_modified_time":"2021-02-17T01:30:38+00:00","og_image":[{"width":660,"height":288,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/perime_nga_mersini.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/eksportuesi-i-perimeve-qe-puneson-nje-fshat-te-tere\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/eksportuesi-i-perimeve-qe-puneson-nje-fshat-te-tere\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Eksportuesi i perimeve, q\u00eb pun\u00ebson nj\u00eb fshat t\u00eb t\u00ebr\u00eb","datePublished":"2016-05-02T19:21:04+00:00","dateModified":"2021-02-17T01:30:38+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/eksportuesi-i-perimeve-qe-puneson-nje-fshat-te-tere\/"},"wordCount":2297,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/eksportuesi-i-perimeve-qe-puneson-nje-fshat-te-tere\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/perime_nga_mersini.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/eksportuesi-i-perimeve-qe-puneson-nje-fshat-te-tere\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/eksportuesi-i-perimeve-qe-puneson-nje-fshat-te-tere\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/eksportuesi-i-perimeve-qe-puneson-nje-fshat-te-tere\/","name":"Eksportuesi i perimeve, q\u00eb pun\u00ebson nj\u00eb fshat t\u00eb t\u00ebr\u00eb - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/eksportuesi-i-perimeve-qe-puneson-nje-fshat-te-tere\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/eksportuesi-i-perimeve-qe-puneson-nje-fshat-te-tere\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/perime_nga_mersini.jpg","datePublished":"2016-05-02T19:21:04+00:00","dateModified":"2021-02-17T01:30:38+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/eksportuesi-i-perimeve-qe-puneson-nje-fshat-te-tere\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/eksportuesi-i-perimeve-qe-puneson-nje-fshat-te-tere\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/eksportuesi-i-perimeve-qe-puneson-nje-fshat-te-tere\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/perime_nga_mersini.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/perime_nga_mersini.jpg","width":660,"height":288,"caption":"Perime nga Mersini"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/eksportuesi-i-perimeve-qe-puneson-nje-fshat-te-tere\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Eksportuesi i perimeve, q\u00eb pun\u00ebson nj\u00eb fshat t\u00eb t\u00ebr\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2703","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2703"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2703\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":64745,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2703\/revisions\/64745"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/64744"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2703"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2703"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2703"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}