{"id":27127,"date":"2018-03-22T18:24:54","date_gmt":"2018-03-22T17:24:54","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=27127"},"modified":"2018-03-22T19:43:26","modified_gmt":"2018-03-22T18:43:26","slug":"bije-nenash-jane-dhe-ata","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bije-nenash-jane-dhe-ata\/","title":{"rendered":"BIJ\u00cb N\u00cbNASH JAN\u00cb DHE ATA"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/faslli_haliti_vizatim.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" class=\"alignright\" \/> <em>FASLLI HALITI: VIZ. HELIDON HALITI<\/em><\/p>\n<p><strong>FASLLI HALITI<\/strong><\/p>\n<p>G\u00ebrneta e Shefito Jevgut, d\u00ebgjohej q\u00eb nga sht\u00ebpia e Shurdhan\u00ebve e gjer tek te mani i Kajdos. Tre ballist\u00ebt s\u2019po kuptonin se ku po i \u00e7onte an\u00ebtari i K\u00ebshillit, n\u00eb dasm\u00eb apo p\u00ebr strehim n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e H. Shurdhanit, m\u00eb e mira e lagjes Plug q\u00eb i ngjate m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb fshati t\u00eb vog\u00ebl se sa nj\u00eb lagjeje periferike qyteti. Ajo ishte nj\u00eb sht\u00ebpi elbasanase me bodrum, e dy pal\u00eb shkall\u00eb. N\u00eb shkall\u00ebn p\u00ebrball\u00eb hynin e dilnin njer\u00ebzit e sht\u00ebpis\u00eb. Po t\u00eb q\u00ebndroje n\u00eb shkallaren m\u00eb t\u00eb lart\u00eb mbi pragun e der\u00ebs s\u00eb hajatit, t\u00eb kapte syri gjith\u00eb fush\u00ebn dhe n\u00eb fund t\u00eb saj dukeshin kodrat e ul\u00ebta t\u00eb Karatoprakut me pyje dhe aty-k\u00ebtu me t\u00eb mbjella. Q\u00eb nga dera e madhe e hajatit muzgu viol\u00eb dukej transparent e ndehej mbi gjith\u00eb fush\u00ebn. Shkalla anash ndodhej af\u00ebr les\u00ebs s\u00eb thurur me rakita dhe luante rolin e port\u00ebs s\u00eb madhe. Kjo shkall\u00eb p\u00ebrdorej vet\u00ebm p\u00ebr miqt\u00eb. Pik\u00ebrisht k\u00ebtu u ngjit\u00ebn tre ballist\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt u fut\u00ebn n\u00eb od\u00ebn e miqve. An\u00ebtari i k\u00ebshillit, pasi u sigurua q\u00eb ata u prit\u00ebn mir\u00eb nga i zoti i sht\u00ebpis\u00eb, u tha nat\u00ebn e mir\u00eb e u nda prej tyre.<\/p>\n<p>Gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb u ra n\u00eb sy ballist\u00ebve ishte bardh\u00ebsia e od\u00ebs, jo sikur ishte lyer me g\u00eblqere, por sikur ishte kallajisur. Sapo hyje n\u00eb od\u00eb, t\u00eb binte n\u00eb sy nj\u00eb syre kurani, futur n\u00eb korniz\u00eb dhe varur n\u00eb murin p\u00ebrball\u00eb der\u00ebs. Para k\u00ebsaj syre falej vet\u00ebm i zoti i sht\u00ebpis\u00eb H.Shurdhani, pasi v\u00ebllai i tij Mani, edhe pse besonte n\u00eb Zot, ai nuk falej.<\/p>\n<p>T\u00eb tre ballist\u00ebt u ul\u00ebn pran\u00eb oxhakut. I pari, m\u00eb simpatiku, me flok\u00eb t\u00eb verdh\u00eb e me kapele angleze, jo me yll, por me shqiponj\u00eb, u ul n\u00eb qoshen e majt\u00eb. I dyti n\u00eb qoshen e djatht\u00eb, kurse i treti, ai me qeleshe t\u00eb gjat\u00eb kavajase, me shqiponj\u00eb, m\u00eb i madh se dy t\u00eb tjer\u00ebt, me mitraloz \u00abSharrs\u00bb gjerman, u ul p\u00ebrball\u00eb oxhakut, ku zjarri ishte ndezur para se t\u00eb vinin tre ballist\u00ebt p\u00ebr t\u00eb fjetur aty. Ata do t\u00eb kalonin pran\u00eb oxhakut nj\u00eb nat\u00eb t\u00eb gjat\u00eb edhe pse jasht\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb dim\u00ebr i keq, me er\u00eb t\u00eb acart\u00eb e fraq q\u00eb t\u00eb thante. T\u00eb tre ballist\u00ebt nga Luzi i Kavaj\u00ebs ndiheshin t\u00eb k\u00ebnaqur q\u00eb do t\u00eb kalonim nat\u00ebn n\u00eb nj\u00eb familje e cila dukej q\u00eb ishte e krahut t\u00eb tyre, gjersa i priti n\u00eb od\u00ebn e miqve me zjarr t\u00eb ndezur n\u00eb oxhak, me saze e me g\u00ebrnet\u00eb nga tyta e s\u00eb cil\u00ebs dilnin tinguj q\u00eb d\u00ebgjoheshin gjer tutje e p\u00ebrtej \u00abVidhit t\u00eb Seminit\u00bb. Mendimin se kishin r\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb krahut t\u00eb tyre, ua forcoi zjarri q\u00eb e gjet\u00ebn t\u00eb ndezur. Si u rehatuan pran\u00eb oxhakut, ballist\u00ebt pan\u00eb t\u00eb hynte n\u00eb od\u00eb me dy\u2013tre k\u00ebrcunj t\u00eb that\u00eb nj\u00eb nga djemt\u00eb e sht\u00ebpis\u00eb t\u00eb cilit i mbahej pak goja. N\u00eb oxhak kishte boll zjarr, po djali i shtoi edhe tre k\u00ebrcunj t\u00eb tjer\u00eb. <\/p>\n<p>Japo, japo, japo, jan\u00eb k\u00ebrcunj q\u00eb i ka sjell\u00eb Lala nga pylli i Gjineruk\u00ebs, tha djali duke iu mbajtur goja. Japo,japo, japo e di si digjen k\u00ebta, si eshk\u00eb. Jan\u00eb froto. Duke mos u mjaftuar me dy \u2013 tre k\u00ebrcunjt\u00eb djali doli dhe hyri p\u00ebrs\u00ebri me nj\u00eb goxha k\u00ebrcu tjet\u00ebr dhe u mat ta hidhte n\u00eb zjarr. Por ballisti simpatik q\u00eb rrinte ulur n\u00eb qoshen e majt\u00eb t\u00eb oxhakut, i tha se s\u2019ishte nevoja ta hidhte, se kishte boll zjarr sa p\u00ebr nj\u00eb batalion. Mos i harxho kot drut\u00eb, i than\u00eb edhe dy ballist\u00ebt e tjer\u00eb. Japo, japo, japo, k\u00ebtu teeee&#8230; neee,&#8230; aaaas&#8230; ka e&#8230;aaas mbarohet, u tha djali. Ngro&#8230;- ngro&#8230;-ngrohuni, u tha ai ballist\u00ebve duke iu mbajtur goja. Urat\u00ebn mor djal\u00eb, e fal\u00ebnderoi ballisti me qeleshe q\u00eb rrinte ulur p\u00ebrball\u00eb oxhakut q\u00eb tani bubullonte nga flak\u00ebt q\u00eb ngriheshin lart si flamuj. Si doli djali nga oda e miqve, ballist\u00ebt mbet\u00ebn t\u00eb k\u00ebnaqur nga p\u00ebrkujdesja e tij, p\u00ebrkujdesje kjo q\u00eb me siguri b\u00ebhej me porosi t\u00eb zotit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb. M\u00eb duket se kemi r\u00ebn\u00eb n\u00eb familje t\u00eb krahut ton\u00eb, i than\u00eb ata njeri-tjetrit. Jo t\u00eb duket, po kemi r\u00ebn\u00eb v\u00ebrtet n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb krahut ton\u00eb than\u00eb, tep\u00ebr t\u00eb k\u00ebnaqur edhe dy ballist\u00ebt e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>At\u00eb nat\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Shurdhan\u00ebve b\u00ebhej nj\u00eb dark\u00eb e madhe p\u00ebr fejes\u00ebn e djalit t\u00eb madh t\u00eb H. Shurdhanit. Dark\u00eb me gjela deti q\u00eb piqeshin n\u00eb hell q\u00eb k\u00ebndohej e k\u00ebrcehej me saze. Gjelat e detit piqeshin n\u00eb hell dhe pikonin dhjamin n\u00eb prush. N\u00eb gjith\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e madhe gjer n\u00eb od\u00ebn e miqve, ku rrinin tre ballist\u00ebt pran\u00eb zjarrit bubulak, flak\u00ebt e t\u00eb cilit i thithte p\u00ebrpjet\u00eb gjyryku i oxhakut, p\u00ebrhapej era e mishit t\u00eb gjelave t\u00eb detit. Edhe kjo dark\u00eb e madhe tregon se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb familje t\u00eb krahut ton\u00eb, than\u00eb m\u00eb me bindje ballist\u00ebt. Pat\u00ebm fat apo e dinte an\u00ebtari i K\u00ebshillit se ku po na \u00e7onte. Megjith\u00ebse kjo u duk q\u00eb kur ata d\u00ebgjuan tingujt e g\u00ebrnet\u00ebs s\u00eb Shefitos q\u00eb larg. Po, po kjo familje \u00ebsht\u00eb e s\u00ebr\u00ebs son\u00eb. Por&#8230;<\/p>\n<p>U zhg\u00ebnjyen menj\u00ebher\u00eb sapo pan\u00eb djalin q\u00eb hyri n\u00eb od\u00eb me nj\u00eb tepsi me tre copa buke e tre copa djathi q\u00eb ua vuri p\u00ebrpara ballist\u00ebve. Japo, japo, ju b\u00ebft\u00eb mir\u00eb, u tha djali duke dal\u00eb nga oda. Si doli ai, ballisti me qeleshe t\u00eb gjat\u00eb kavajase e me \u00abSharrs\u00bb gjerman, u tha dy shok\u00ebve, po kjo \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb? K\u00ebtu k\u00ebrcet defi e g\u00ebrneta, t\u00eb mbyt era e mishit t\u00eb gjelave t\u00eb detit q\u00eb piqen n\u00eb hell dhe neve na japin p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb buk\u00eb me djath\u00eb. U g\u00ebnjyem, than\u00eb ballist\u00ebt. Kjo familje nuk qenka e krahut ton\u00eb, tha ballisti me qeleshe q\u00eb rrinte p\u00ebrball\u00eb oxhakut. Nuk duan k\u00ebta t\u00eb vete e t\u2019u marr gjelin nga helli e t\u2019ia shtrojm\u00eb k\u00ebtu p\u00ebr pes\u00eb pal\u00eb qejfe. T\u00eb th\u00ebrrasim dhe sazexhinjt\u00eb e t\u2019ia marrim k\u00ebtu mes od\u00ebs asaj valles Dyshe Myzeqare!?.<\/p>\n<p>E kupton \u00e7\u2019po thua ti, Lym Gjuzi? Ha or buk\u00ebn q\u00eb ke p\u00ebrpara e mos b\u00ebj naze, i tha Lymit ballisti simpatik me kapele i qoshes s\u00eb majt\u00eb t\u00eb oxhakut, \u00c7erkini me kapele angleze me shqiponj\u00eb. Mir\u00eb e ka \u00c7erkini. Ne na akuzojn\u00eb kot, pa t\u00eb drejt\u00eb se kemi dal malit, jo p\u00ebr t\u00eb luftuar kund\u00ebr pushtuesit, por p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebmbyer e ngr\u00ebn\u00eb pulat e fshatar\u00ebve. Pa le pastaj t\u00eb b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb bolm q\u00eb thua ti, Lymo. Midis ballist\u00ebve u krijua nj\u00eb atmosfer\u00eb qefmbetjeje dhe zymt\u00ebsie. Lym Gjuzit, nuk i erdhi mir\u00eb q\u00eb dy shok\u00ebt i dol\u00ebn kund\u00ebr. Po \u00e7\u2019b\u00ebra un\u00eb q\u00eb ma mor\u00ebn p\u00ebr kaq keq k\u00ebta? Un\u00eb nuk shkova ta rr\u00ebmbeja gjelin nga helli, po vet\u00ebm sa thash\u00eb: \u00abA s\u2019duan k\u00ebta q\u00eb t\u2019ua marr gjelin e pjekur?\u00bb Kaq. Po k\u00ebta pse e b\u00ebn t\u00ebrkuz\u00eb!. Sikur ai t\u2019ua kishte rr\u00ebmbyer v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb zot\u00ebve t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb gjelin e pjekur, hajde de, por&#8230; hap syt\u00eb dhe ti \u00c7erkin, se s\u2019b\u00ebre mir\u00eb q\u00eb i ngule syt\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, kur e thirri i v\u00ebllai q\u00eb t\u2019i sillte katruven q\u00eb i k\u00ebrkuam ne, ajo sa futi pak kok\u00ebn brenda der\u00ebs s\u00eb od\u00ebs q\u00eb t\u2019i jepte t\u00eb v\u00ebllait katruven, ti fap ia ngule syt\u00eb asaj aq sa vajza e shkret\u00eb iku e turp\u00ebruar. <\/p>\n<p>Jo \u00e7do gj\u00eb q\u00eb fluturon hahet, \u00c7erkin. Ne po na akuzojn\u00eb komunist\u00ebt se u hidhemi vajzave, nuseve, grave si demat, pa l\u00eb pastaj t\u2019i b\u00ebsh isharet duke i ngulur syt\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb&#8230;. Kjo po q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tobe q\u00eb s\u2019e ka shoqen&#8230; Po mua m\u00eb shum\u00eb m\u00eb vjen inat me k\u00ebta dy shok\u00ebt e mi q\u00eb s\u2019u b\u00ebn\u00eb fare t\u00eb gjall\u00eb, kur ti b\u00ebre bolmin q\u00eb mund t\u00eb ndizte nj\u00eb zjarr aq t\u00eb madh me t\u00eb zot\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb sa nuk ta pret tepeleku i kok\u00ebs, \u00c7erkin bukuroshi&#8230; \u00c7erkini u hodh menj\u00ebher\u00eb p\u00ebrpjet\u00eb me dor\u00ebn n\u00eb brez, por e qet\u00ebsoi shoku i qoshes s\u00eb djatht\u00eb t\u00eb oxhakut, kur pa se zjarri q\u00eb u ndez midis tyre, mund t\u00eb b\u00ebnte hatan\u00eb&#8230; Ja, do t\u00eb thoshin komunist\u00ebt pastaj, ja kush jan\u00eb ata q\u00eb duan luft\u00eb civile, por q\u00eb na e veshin neve komunist\u00ebve. q\u00eb luftojm\u00eb pushtuesin dhe jo shoku-shokun. E shikon si zihen mes tyre, si qent\u00eb zihen.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq hyri n\u00eb od\u00eb me nj\u00eb tepsi t\u00eb madhe me mish gjeli nj\u00eb djal\u00eb tjet\u00ebr pak m\u00eb i im\u00ebt se ai q\u00eb u solli tepsin\u00eb me buk\u00eb e djath\u00eb. Pa e zgjatur djali u vuri ballist\u00ebve para tepsin\u00eb me mish dhe doli nga oda si me droje. Habia e ballist\u00ebve qe e madhe, madje atyre u erdhi keq p\u00ebr fjal\u00ebt q\u00eb kishin th\u00ebn\u00eb pak m\u00eb par\u00eb p\u00ebr familjen e H.Shurdhanit. Po k\u00ebsaj \u00e7\u2019ti thuash, si ndodhi, pyet\u00ebn njeri-tjetrin ballist\u00ebt nga Luzi i Kavaj\u00ebs. Lymi, ballisti me qeleshe, u shtang. Nd\u00ebrsa dy shok\u00ebt e tij filluan t\u00eb hanin secili thel\u00ebn e vet. Lym Gjuzi, ende s\u2019e kishte marr veten, ende s\u2019i kishte ikur, qejfmbetja, zymt\u00ebsia, inati. Ha, Lymo se nuk gabove vet\u00ebm ti, t\u00eb tre gabuam, kur tham\u00eb se familja e H. Shurdhanit s\u2019pask\u00ebsh qen\u00eb e krahut ton\u00eb. Por ja doli q\u00eb nuk u gabuam. Duket qart\u00eb q\u00eb kjo familje na quan si bijt\u00eb e saj, kur na gostit sikur t\u00eb jemi dhe ne pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj darke t\u00eb madhe p\u00ebr fejes\u00ebn e djalit t\u00eb madh t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb. Ha mish Lymo. Harroje \u00e7\u2019t\u00eb tham\u00eb. Sonte do flem\u00eb ngroht\u00eb si n\u00eb familjen ton\u00eb.<\/p>\n<p>Si kishte ndodhur q\u00eb djali u solli ballist\u00ebve nj\u00eb tepsi t\u00eb madhe, k\u00ebt\u00eb her\u00eb jo me buk\u00eb e djath\u00eb, por me thela mish gjeli?<br \/>\nZonja e sht\u00ebpis\u00eb si mori vesh q\u00eb djali i kunat\u00ebs, me siguri me porosi t\u00eb saj, u \u00e7oi ballist\u00ebve tepsin\u00eb me tre copa buke e tre copa djathi, kur sht\u00ebpia vinte er\u00eb mish gjelash q\u00eb piqeshin n\u00eb hell, si m\u00eb e par\u00eb q\u00eb ishte, pa e zgjatur, porositi t\u2019u \u00e7ohej tre ballist\u00ebve n\u00eb od\u00ebn e miqve nga nj\u00eb thel\u00eb mish gjeli sepse: \u00abBij\u00eb n\u00ebnash ishin dhe ata\u00bb.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb ajo, mori tepsin\u00eb, e mbushi me thela gjeli, ia dha t\u00eb birit q\u00eb t\u2019ua \u00e7onte ballist\u00ebve n\u00eb od\u00ebn e miqve.<\/p>\n<p>Kur H. Shurdhanit i than\u00eb se e shoqja u kishte dh\u00ebn\u00eb ballist\u00ebve thela nga mishi i gjelave, u t\u00ebrbua, u xhindos&#8230; Gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb b\u00ebri porositi sazexhinjt\u00eb q\u00eb t\u00eb pushonin, t\u00eb mos u binin m\u00eb veglave dhe Shefito Jevgu ta fuste g\u00ebrnet\u00ebn n\u00eb k\u00ebll\u00ebf e t\u00eb mos i binte m\u00eb, sepse n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e H.Shurdhanit kishte r\u00ebn\u00eb zia dhe se ai ishte helmuar, kur i than\u00eb se e shoqja u kishte \u00e7uar mish gjeli ballist\u00ebve&#8230; I dukej sikur ato thela mishi ua kishte \u00e7uar jo ballist\u00ebve, por vet\u00eb gjerman\u00ebve. \u00c7oi njer\u00ebz ta th\u00ebrrisnin t\u00eb shoqen. E shoqja erdhi me nj\u00eb frym\u00eb jo pa tronditje. E kuptoi se \u00e7\u2019kishte ndodhur, por nuk e mori me mend se m\u00eb pas p\u00ebr t\u00eb do t\u00eb ndodhte hataja. Ajo zuri t\u00eb dridhej me t\u00eb madhe para burrit&#8230;<br \/>\nTi i the djalit t\u2019u \u00e7onte mish gjeli ballist\u00ebve?.<\/p>\n<p>Un\u00eb&#8230;!<br \/>\nPse?,<br \/>\nM\u2019\u2019u dhimbs\u00ebn. \u00abBij\u00eb n\u00ebnash jan\u00eb edhe ata\u00bb, thash\u00eb.<br \/>\nAshtu \u00eb\u00eb\u00eb, bij\u00eb n\u00ebnash apo bij\u00eb gjerman\u00ebsh? Mir\u00eb. Nes\u00ebr n\u00eb m\u00ebngjes, merr pla\u00e7kat dhe k\u00ebput qaf\u00ebn andej nga erdhe. Mos t\u00eb shoh m\u00eb parasysh&#8230;<br \/>\nIk\u00ebn, e k\u00ebput qaf\u00ebn ajo, por iki, e k\u00ebpus qaf\u00ebn dhe un\u00eb me tre ballist\u00ebt q\u00eb i kemi n\u00eb od\u00ebn e miqve, shkoj n\u00eb mal me ta, e s\u2019ke p\u00ebr t\u00eb m\u00eb par\u00eb m\u00eb edhe mua parasysh.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebngjes H. Shurdhani q\u00eb s\u2019kishte v\u00ebn\u00eb gjum\u00eb n\u00eb sy gjith\u00eb nat\u00ebn, po thuaj duke menduar f\u00ebmij\u00ebt pa n\u00ebn\u00ebn e tyre&#8230;<br \/>\nPo si ia kishte b\u00ebr\u00eb e shoqja k\u00ebt\u00eb bolm, si e kishte turp\u00ebruar ajo pik\u00ebrisht at\u00eb q\u00eb ishte i lidhur me mish e me shpirt me luft\u00ebn partizane q\u00eb i kishte v\u00ebn\u00eb pushk\u00ebn gjerman\u00ebve kurse ballist\u00ebt ai nuk i shihte dot me sy, sidomos, kur i shihte t\u00eb karashtisur me gjerman\u00ebt. Si t\u00eb ndjente keqardhje gruaja e H. Shurdhanit p\u00ebr ata q\u00eb hanin e pinin n\u00eb nj\u00eb \u00e7anak me gjermanin&#8230;?! H. Shurdhani u \u00e7ua pa zbardhur mir\u00eb dita tep\u00ebr i tronditur e me syt\u00eb e fryr\u00eb nga nj\u00eb gjum\u00eb i trazuar gjith\u00eb \u00ebndrra, ku i ishin fanitur f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb mbytur n\u00eb t\u00eb qara duke u kapur pas fustanit t\u00eb s\u2019\u00ebm\u00ebs q\u00eb t\u00eb lemerisur i luteshin t\u00eb mos ikte e t\u00eb mos i linte vet\u00ebm.<\/p>\n<p>Lemeria e f\u00ebmij\u00ebve dhe betimi i s\u00eb shoqes se ballist\u00ebt i ishin dhimbsur si djemt\u00eb e saj, e jo si tradhtar\u00eb q\u00eb hanin n\u00eb nj\u00eb \u00e7anak me gjerman\u00ebt. Gjith\u00eb nat\u00ebn e nat\u00ebs,H.Shurdhanin ndjeu n\u00eb shpirt se kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjynah t\u00eb madhe. U zgjua me nj\u00eb keqardhje.me bindje babai se ishte nxituar duke dashur t\u00eb p\u00ebrz\u00ebr\u00eb t\u00eb shoqen dhe s\u2019i shkonte m\u00eb atij t\u00eb falej para syres s\u00eb Kuranit.<br \/>\nSapo u zgjua pa me habi djalin e madh t\u00eb veshur e t\u00eb ngjeshur trash si n\u00eb nj\u00eb dim\u00ebr me bor\u00eb e akull.<\/p>\n<p>Po ti, \u00e7m\u00eb je veshur kaq trash\u00eb?, i tha t\u00eb birit.<br \/>\nT\u00eb thash\u00eb, baba q\u00eb po iku n\u00ebna nga sht\u00ebpia, do iki dhe un\u00eb me tre ballist\u00ebt q\u00eb fjet\u00ebn mbr\u00ebm\u00eb n\u00eb od\u00ebn e miqve.<br \/>\nPo jot\u2019\u00ebm\u00eb \u00e7\u2019u b\u00eb?<br \/>\nPo mbledh pla\u00e7kat q\u00eb t\u00eb iki tek i ati&#8230;<br \/>\nMir\u00eb, mir\u00eb, i tha H. Shurdhani t\u00eb birit me nj\u00eb r\u00ebnkim t\u00eb thell\u00eb e t\u00eb dhimbsh\u00ebm prej burri e babai: shko i thuaj asaj, t\u00eb m\u00eb sjell\u00eb kafen&#8230;<\/p>\n<p><em>Dhjetor 2013<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>FASLLI HALITI: VIZ. HELIDON HALITI FASLLI HALITI G\u00ebrneta e Shefito Jevgut, d\u00ebgjohej q\u00eb nga sht\u00ebpia e Shurdhan\u00ebve e gjer tek te mani i Kajdos. Tre ballist\u00ebt s\u2019po kuptonin se ku po i \u00e7onte an\u00ebtari i K\u00ebshillit, n\u00eb dasm\u00eb apo p\u00ebr strehim n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e H. Shurdhanit, m\u00eb e mira e lagjes Plug q\u00eb i ngjate [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":27130,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13,8],"tags":[],"class_list":["post-27127","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-ese","category-letersi"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>BIJ\u00cb N\u00cbNASH JAN\u00cb DHE ATA - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bije-nenash-jane-dhe-ata\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"BIJ\u00cb N\u00cbNASH JAN\u00cb DHE ATA - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"FASLLI HALITI: VIZ. HELIDON HALITI FASLLI HALITI G\u00ebrneta e Shefito Jevgut, d\u00ebgjohej q\u00eb nga sht\u00ebpia e Shurdhan\u00ebve e gjer tek te mani i Kajdos. Tre ballist\u00ebt s\u2019po kuptonin se ku po i \u00e7onte an\u00ebtari i K\u00ebshillit, n\u00eb dasm\u00eb apo p\u00ebr strehim n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e H. Shurdhanit, m\u00eb e mira e lagjes Plug q\u00eb i ngjate [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bije-nenash-jane-dhe-ata\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-03-22T17:24:54+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2018-03-22T18:43:26+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/ballistet.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"448\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"312\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bije-nenash-jane-dhe-ata\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bije-nenash-jane-dhe-ata\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"BIJ\u00cb N\u00cbNASH JAN\u00cb DHE ATA\",\"datePublished\":\"2018-03-22T17:24:54+00:00\",\"dateModified\":\"2018-03-22T18:43:26+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bije-nenash-jane-dhe-ata\\\/\"},\"wordCount\":2529,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bije-nenash-jane-dhe-ata\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/03\\\/ballistet.jpg\",\"articleSection\":[\"Ese\",\"Let\u00ebrsi\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bije-nenash-jane-dhe-ata\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bije-nenash-jane-dhe-ata\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bije-nenash-jane-dhe-ata\\\/\",\"name\":\"BIJ\u00cb N\u00cbNASH JAN\u00cb DHE ATA - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bije-nenash-jane-dhe-ata\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bije-nenash-jane-dhe-ata\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/03\\\/ballistet.jpg\",\"datePublished\":\"2018-03-22T17:24:54+00:00\",\"dateModified\":\"2018-03-22T18:43:26+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bije-nenash-jane-dhe-ata\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bije-nenash-jane-dhe-ata\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bije-nenash-jane-dhe-ata\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/03\\\/ballistet.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/03\\\/ballistet.jpg\",\"width\":448,\"height\":312},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bije-nenash-jane-dhe-ata\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"BIJ\u00cb N\u00cbNASH JAN\u00cb DHE ATA\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"BIJ\u00cb N\u00cbNASH JAN\u00cb DHE ATA - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bije-nenash-jane-dhe-ata\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"BIJ\u00cb N\u00cbNASH JAN\u00cb DHE ATA - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"FASLLI HALITI: VIZ. HELIDON HALITI FASLLI HALITI G\u00ebrneta e Shefito Jevgut, d\u00ebgjohej q\u00eb nga sht\u00ebpia e Shurdhan\u00ebve e gjer tek te mani i Kajdos. Tre ballist\u00ebt s\u2019po kuptonin se ku po i \u00e7onte an\u00ebtari i K\u00ebshillit, n\u00eb dasm\u00eb apo p\u00ebr strehim n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e H. Shurdhanit, m\u00eb e mira e lagjes Plug q\u00eb i ngjate [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bije-nenash-jane-dhe-ata\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-03-22T17:24:54+00:00","article_modified_time":"2018-03-22T18:43:26+00:00","og_image":[{"width":448,"height":312,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/ballistet.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bije-nenash-jane-dhe-ata\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bije-nenash-jane-dhe-ata\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"BIJ\u00cb N\u00cbNASH JAN\u00cb DHE ATA","datePublished":"2018-03-22T17:24:54+00:00","dateModified":"2018-03-22T18:43:26+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bije-nenash-jane-dhe-ata\/"},"wordCount":2529,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bije-nenash-jane-dhe-ata\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/ballistet.jpg","articleSection":["Ese","Let\u00ebrsi"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bije-nenash-jane-dhe-ata\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bije-nenash-jane-dhe-ata\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bije-nenash-jane-dhe-ata\/","name":"BIJ\u00cb N\u00cbNASH JAN\u00cb DHE ATA - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bije-nenash-jane-dhe-ata\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bije-nenash-jane-dhe-ata\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/ballistet.jpg","datePublished":"2018-03-22T17:24:54+00:00","dateModified":"2018-03-22T18:43:26+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bije-nenash-jane-dhe-ata\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bije-nenash-jane-dhe-ata\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bije-nenash-jane-dhe-ata\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/ballistet.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/ballistet.jpg","width":448,"height":312},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bije-nenash-jane-dhe-ata\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"BIJ\u00cb N\u00cbNASH JAN\u00cb DHE ATA"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27127","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=27127"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27127\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/27130"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=27127"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=27127"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=27127"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}