{"id":27562,"date":"2018-04-01T18:24:45","date_gmt":"2018-04-01T17:24:45","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=27562"},"modified":"2018-04-01T18:24:45","modified_gmt":"2018-04-01T17:24:45","slug":"e-verteta-e-vdekjes-se-aktorit-te-madh-sander-prosi-ne-sheshxhirim-flet-djali-i-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/e-verteta-e-vdekjes-se-aktorit-te-madh-sander-prosi-ne-sheshxhirim-flet-djali-i-tij\/","title":{"rendered":"E v\u00ebrteta e vdekjes s\u00eb aktorit t\u00eb madh Sand\u00ebr Prosi n\u00eb sheshxhirim, flet djali i tij"},"content":{"rendered":"<blockquote><p>\u201c<em>Un\u00eb do t\u00eb doja t\u00eb flitej p\u00ebr veprat individuale q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb babai im. Flitet kaq shum\u00eb p\u00ebr vdekjen. Ai ka pasur plot role e ngjarje artistike, filmat flasin vet\u00eb dhe me k\u00ebto mediat mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb publicitet\u2026<\/em>\u201d. K\u00ebto jan\u00eb fjal\u00ebt e t\u00eb birit, nd\u00ebrsa mbushen plot 33 vjet nga vdekja e aktori t\u00eb madh Sand\u00ebr Prosi.<\/p><\/blockquote>\n<p><span style=\"font-size: 1em;\">N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr <a href=\"http:\/\/shqiptarja.com\/lajm\/e-verteta-e-vdekjes-se-aktorit-te-madh-sander-prosi-ne-sheshxhirim\">\u201cShqiptarja.com\u201d<\/a>, violoncelisti <strong>Aristidh Prosi<\/strong>, djali i Sand\u00ebr Prosit rr\u00ebfen t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e vdekjes n\u00eb sheshxhirim t\u00eb aktorit m\u00eb t\u00eb madh shqiptar, t\u00eb nj\u00eb figure t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritshme e sken\u00ebs dhe ekranit.<\/span><\/p>\n<div class=\"td-a-rec td-a-rec-id-content_inline \">\n<p>Vdekja e tij e papritur n\u00eb sheshxhirim ka l\u00ebn\u00eb pas shum\u00eb enigma. \u00cbsht\u00eb e natyrshme q\u00eb \u00e7do em\u00ebr t\u00eb madh ta shoq\u00ebrojn\u00eb lengjendat: vdiq, u vet\u00ebvra apo e vran\u00eb. Kjo ka qen\u00eb tema m\u00eb e diskutuar q\u00eb kur regjisori Muharrem Fejzo botoi nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr aktor\u00ebt shqiptar\u00eb dhe ka p\u00ebrshkruar at\u00eb dit\u00eb kur aktori Sand\u00ebr Prosi vdiq n\u00eb sheshxhirimin e filmit me regjin\u00eb e tij, duke e l\u00ebn\u00eb megjithat\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e vdekjes s\u00eb tij. Xhirohej filmi \u201cPranver\u00eb e hidhur\u201d.<\/p>\n<\/div>\n<p>Muharrem Fejzo l\u00eb nj\u00eb hije pas vdekjes s\u00eb tij kur shkruan se: \u201c<em>Ai aktori me shpatulla t\u00eb gjera, me nj\u00eb ball\u00eb t\u00eb lart\u00eb e rrudha fisnike, mundohej nga kaq shum\u00eb t\u00eb path\u00ebna: q\u00eb nga rroga e vog\u00ebl q\u00eb nuk i dilte p\u00ebr t\u00eb mbajtur dy djemt\u00eb e tij n\u00eb shkoll\u00eb, te frika e t\u00eb qen\u00ebt i p\u00ebrgjuar n\u00eb \u00e7do koh\u00eb.<\/em>\u201d Nd\u00ebrsa ndryshe nga regjisori Fejzo, i biri flet p\u00ebr alternativ\u00ebn e vet\u00ebvrasjes, por p\u00ebrjashton \u00e7do aspekt politik.<\/p>\n<p>\u201c<em>Varianti zyrtar \u00ebsht\u00eb, q\u00eb u rr\u00ebzua nga shkall\u00ebt<\/em>\u201d, rr\u00ebfen Prosi, por mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb edhe vet\u00ebvrasje, thot\u00eb ai pasi rr\u00ebfen periudh\u00ebn e depresionit q\u00eb kishte kaluar n\u00eb vitete e fundit t\u00eb jet\u00ebs aktori i madh Sand\u00ebr Prosi. Pak \u00ebsht\u00eb folur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Aristidh Prosi hedh drit\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e nj\u00eb ikone t\u00eb kinematografis\u00eb shqiptare, aktorit q\u00eb prej rolit u nj\u00ebsua me themeluesin e pavar\u00ebsis\u00eb, Ismail Qemalin. P\u00ebrmes dhimbjes Aristidhi rr\u00ebfen edhe kujtime t\u00eb bukura, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe pjesa q\u00eb Sand\u00ebr Prosi ka rruar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb flok\u00ebve mbi ball\u00eb q\u00eb t\u00eb ishte ball\u00eblart\u00eb si heroi q\u00eb kishte p\u00ebr zem\u00ebr. Kujton shk\u00eblqimin e tij n\u00eb sken\u00ebn e teatrit me rolin e \u201cGjeneralit t\u00eb ushtris\u00eb s\u00eb vdekur t\u00eb Ismail Kadares\u00eb, t\u00eb cilin me vet\u00ebm 18 dit\u00eb e realizuan edhe film fal\u00eb realizmit q\u00eb i b\u00ebri Sand\u00ebr Prosi rolit kryesor.<\/p>\n<p>Modest dhe i p\u00ebrmbajtur n\u00eb rr\u00ebfim Aristidhi, djali i aktori t\u00eb madh, rr\u00ebfen t\u00eb panjohurata nga jeta dhe karriera e nj\u00eb shk\u00eblqimtari n\u00eb sken\u00eb, n\u00eb film n\u00eb mendjen dhe n\u00eb zemr\u00ebn e publikut shqiptar. Hijet e zeza t\u00eb depresionit q\u00eb ia v\u00ebshtir\u00ebsuan pun\u00ebn dhe ia r\u00ebnduan shpirtin Sand\u00ebr Prosi I morri me vete n\u00eb varr, duke l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb tij vet\u00ebm shk\u00eblqimin. Dhimbja dhe krenaria do t\u00eb shoq\u00ebroj\u00eb zemr\u00ebn e \u00e7do lexuesi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rr\u00ebfim t\u00eb sinqert\u00eb t\u00eb artistit Aristidh Prosi<\/p>\n<p><strong>Kan\u00eb kaluar 33 vjet nga ndarja nga jeta e babait tuaj. Nj\u00eb vdekje jo e zakonshme. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb i rikthehemi jet\u00ebs dhe vepr\u00ebs s\u00eb tij, \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb nj\u00eb hije dyshimi nga regjisori i njohur Muharrem Fejzo p\u00ebr paqart\u00ebsin\u00eb e rrethanave t\u00eb vdekjes?<\/strong><br \/>\n\u2013 Un\u00eb do t\u00eb doja t\u00eb flitej p\u00ebr veprat individuale q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb babai im. Flitet kaq shum\u00eb p\u00ebr vdekjen. Ai ka pasur plot role e ngjarje artistike, filmat flasin vet\u00eb dhe me k\u00ebto mediat mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb publicitet\u2026<\/p>\n<p><strong>Natyrisht, por ka shum\u00eb t\u00eb panjohura nga jeta e nj\u00eb artisti t\u00eb madh. Le ta nisim nga fillimi. Nga cila zon\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb familja juaj, \u00e7far\u00eb traditash trash\u00ebgonit n\u00eb familje?<\/strong><br \/>\n-Babai im ka qen\u00eb vlleh nga i ati. M\u00eb duket se kan\u00eb ardhur nga Voskopoja n\u00eb Tiran\u00eb. Gjyshi ka qen\u00eb k\u00ebpucar, zanat\u00e7i, por nuk ishte nj\u00eb tem\u00eb q\u00eb flitej shpesh n\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr origjin\u00ebn ton\u00eb; nga je ti, nga vjen, nga kemi ardhur. Profesioni familjar ka qen\u00eb stomatologjia, v\u00ebllai i madh i babait ishte stomatolog.<\/p>\n<p><strong>Po babai yt ishte stomatolog, sepse k\u00ebshtu e kam par\u00eb t\u00eb shkruhet shpesh?<\/strong><br \/>\n-Babai pati studiuar n\u00eb Univesitein e Vjen\u00ebs dy vjet p\u00ebr Mjek\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrgjithshme dhe nuk e ka p\u00ebrfunduar. Nuk e di p\u00ebr \u00e7\u2019arsye, por m\u00eb duket se p\u00ebr arsye t\u00eb pages\u00ebs, sepse ishte me pages\u00eb shkolla. Meq\u00eb kishte mar\u00eb njohur mjek\u00ebsore ai ak punuar n\u00eb klinik\u00ebn e t\u00eb v\u00ebllait si asistent. Im at\u00eb ka studiaur edhe p\u00ebr violin\u00eb dhe ishte shum\u00eb i talentuar. N\u00eb dy konkurse q\u00eb b\u00ebheshin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ka dal\u00eb fitues, dhe i jepej nj\u00eb instrument violine dhurat\u00eb. Kemi pasur n\u00eb sht\u00ebpi dy violina t\u00eb tijat, q\u00eb ishin trofe t\u00eb k\u00ebtyre konkurseve dhe q\u00ebndronin varur n\u00eb mur.<\/p>\n<p>Ky hyri n\u00eb gjimnaz aty ku \u00ebsht\u00eb sot \u201cQemal Stafa\u201d, ai luante dhe n\u00eb teat\u00ebr. Shum\u00eb pasione ka pasur, Nd\u00ebrsa n\u00eb kinema ai u kthyre pas dy viteve t\u00eb studimeve n\u00eb Vjen\u00eb. Nuk i ka mbaruar studimet, dhe ka ardhur n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 11 janar t\u00eb vitit 1946, dit\u00ebn q\u00eb Shqip\u00ebria u b\u00eb Republik\u00eb. Babi erdhi nga Bari dhe sheh se n\u00eb Portin e Barit kishet shum\u00eb shqiptar\u00eb nacionalist\u00eb q\u00eb po largoheshin nga Shqip\u00ebria. \u201cPo ti ku vete?- i than\u00eb ata\u201d. \u201c-N\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrgjigjet babai\u201d. \u201c-Po atje e kan\u00eb mar\u00eb pushtetin komunist\u00ebt, \u00e7\u2019t\u00eb duhet ty t\u00eb shkosh?, -i thon\u00eb. Por babai erdhi megjithat\u00eb sepse kishte n\u00ebn\u00ebn k\u00ebtu dhe ajo kishte shum\u00eb mall p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Po n\u00ebna e Sand\u00ebr Prosit nga ishte?<\/strong><br \/>\n-E \u00ebma Aspasia ishte ortodokse nga Shkodra, dhe babai im ka lindur n\u00eb Shkod\u00ebr n\u00eb vitin 1920. Prind\u00ebrit e tij jetonin n\u00eb Tiran\u00eb, por kur n\u00ebna shtatzan\u00eb me t\u00eb shkoi tek prind\u00ebrit, e lindi atje, duke t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb lindje e parakohshme p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtimi t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb me kuaj si\u00e7 ishet \u00ebn at\u00eb koh\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb Sand\u00ebr Prosi \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb Skod\u00ebr n\u00eb kish\u00ebn ortodokse kur lindi. Pas 6 muajsh ai ka ardhur s\u00eb bashku me n\u00ebn\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb. Babi nuk fliste shum\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Pasi vdiq, shum\u00eb gj\u00ebra i kam marr\u00eb vesh nga xhaxhai. Xhaxhai m\u00eb tregonet se babai e kishte pasion kineman\u00eb q\u00eb f\u00ebmij\u00eb. N\u00eb vittet \u201820-\u201830 kishte filma interesant\u00eb n\u00eb kinema nga bota, dhe babi e kishte aq passion sa i mblidhte koleksion negativ\u00ebt e fiilmave, por xhaxhai rr\u00ebfen se \u201cun\u00eb u detyrova dhe ia mora e ia dogjja koleksionin, se mos mbetej mbrapa me m\u00ebsime n\u00ebse luante gjith\u00eb dit\u00ebn me to, dhe xhaxhai tregon se ai u b\u00eb shum\u00eb keq kur u dogj\u00ebn. E vuajti shum\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ju kujtohet roli i par\u00eb q\u00eb keni par\u00eb nga babai juaj?<\/strong><br \/>\n-Rolin e par\u00eb nuk di ta them. Ai ka nisur pun\u00ebn si aktor duke b\u00ebr\u00eb shkoll\u00ebn e sken\u00ebs, nuk b\u00ebri shkoll\u00eb p\u00ebr aktrim. Ka b\u00ebr\u00eb ca kurse p\u00ebrgatitore q\u00eb b\u00ebhenshin n\u00eb kuadr\u00eb t\u00eb shfaqjeve dhe aty zgjidheshin edhe p\u00ebr rolet. Por m\u00eb kujtohet q\u00eb shkonin shpesh teat\u00ebr, jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb par\u00eb, por edhe kur linin or\u00ebn kur mbaronte shfaqja q\u00eb e prisnin me mamin tek oborri i Galeris\u00eb Komb\u00ebtare.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr \u00e7far\u00eb vitesh b\u00ebhet fjal\u00eb?<\/strong><br \/>\n-Ishin vitet \u201960-62. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb ai p\u00ebrgatitej p\u00ebr Otellon. Dhe ishte aq shum\u00eb i pasionuar sa studionte pjes\u00ebt me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra n\u00eb sht\u00ebpi, aq sa un\u00eb e kisha m\u00ebsuar p\u00ebrmend\u00ebsh t\u00eb gjith\u00eb tekstin e Otellos, sepse e d\u00ebgjoja at\u00eb p\u00ebrdit\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb p\u00eblqente vet\u00ebm poezia apo mendoje t\u00eb b\u00ebheheshe aktor?<\/strong><br \/>\n-Un\u00eb aktor jo. S\u2019e kam menduar kurr\u00eb. Por poezia m\u00eb t\u00ebrhiqte, dhe isha i vog\u00ebl at\u00ebhere, futesha n\u00ebn tavolin\u00eb dhe recitoja monolog\u00ebt e Otellos.<\/p>\n<p><strong>Babai t\u00eb tha ndonjeher\u00eb q\u00eb t\u00eb provoje t\u00eb b\u00ebheshe aktor?<\/strong><br \/>\n-Jo s\u2019kishte nevoj\u00eb t\u00eb m\u00eb thoshte. Ai e dinte mir\u00eb \u00e7do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh nj\u00eb aktor. Nuk e shihte tek un\u00eb. Pastaj aktori do nj\u00eb mosh\u00eb madhore mbi 20 vje\u00e7 q\u00eb t\u00eb shihet n\u00ebse vertet\u00eb ka vlera, ndryshe nga muzikanti q\u00eb p\u00ebrcaktohet q\u00eb i vog\u00ebl. Un\u00eb u futa t\u00eb studioja p\u00ebr voilon\u00e7el.<\/p>\n<p><strong>Sa vje\u00e7 ju la babai?<\/strong><br \/>\n-N\u00eb \u201985-n, un\u00eb kam qen\u00eb 28 vje\u00e7 dhe tani kam kaluar plot 38 vjet pa t\u00eb. Un\u00eb q\u00eb e kisha p\u00ebrdit\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi isha m\u00ebsuar isha m\u00ebsuar at shihja \u00e7do gj\u00eb si normale. Por kujtoj se n\u00eb profesionin e aktorit sidomos n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kur jetoi ai kishte shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi. Dhe koleg\u00ebt e tij e vler\u00ebsonin shum\u00eb sepse ai isht\u00eb shum\u00eb pasionant e shum\u00eb k\u00ebmn\u00ebgul\u00ebs. Shum\u00eb nga rolet q\u00eb i mbaj mend un\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb me shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb, sepse kujtoj disa moment dhe duhet th\u00ebn\u00eb, sepse nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb sekret i madh, pati nj\u00eb periudh\u00eb depresive n\u00eb vitet e fundit t\u00eb jet\u00ebs.<\/p>\n<p>Por ai luftonte fort t\u00eb p\u00ebrqendrohej tek roli dhe ia dilet me sukses. Dhe ai luajti personazhet t\u00eb larmishme. Madje ai arriti t\u00eb luante edhe fshatarin, edhe pse n\u00eb fshat nuk kishte qen\u00eb kurr\u00eb. Ndosha edhe ai formin q\u00eb kishte edhe muzik\u00eb, ishte nj\u00eb element plus ndihm\u00ebs, si\u00e7 m\u00eb tergojn\u00eb artist\u00ebt. Ishte shum\u00eb pun\u00ebtor. Shum\u00eb nga rolet q\u00eb mbaj mend un\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb edhe n\u00eb periudha t\u00eb v\u00ebshtira. Mendo \u00e7far\u00eb force e madhe i duhej t\u00eb ekulibronte mendjen dhe t\u00eb realizonte personazhin.<\/p>\n<p><strong>Cilat ishin arsyet e depresionit? Ka pasur ndonj\u00eb histori p\u00ebrndjekjeje apo persekutimi n\u00eb komuniz\u00ebm?<\/strong><br \/>\n-Jo ne n\u00eb familje nuk kemi pasur persekutime, ose ndonj\u00eb problem. Por jeta k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb askush nuk e di \u00e7do t\u00eb ndodh m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Thuhet se vdekja e tij n\u00eb sheshxhirim ka l\u00ebn\u00eb pas shum\u00eb enigma. Cili \u00ebsht\u00eb mendimi juaj?<\/strong><br \/>\n-Shiko varianti zyrtar ishte se u rr\u00ebzua nga shkall\u00eb\u00ebt dhe u d\u00ebmtua n\u00eb kok\u00eb. Ky ishte varianti zyrtar. Natyrisht hetime pati. Mund t\u00eb kishte qen\u00eb edhe vet\u00ebvrasje, por edhe t\u00eb k\u00ebmb\u00ebgul\u00ebsh se ka qen\u00eb e till\u00eb, kjo nuk \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb vet\u00ebvrasja ka qen\u00eb tabu, dhe meq\u00eb ishte nj\u00eb figur\u00eb e vler\u00ebsuar e lan\u00eb me variantin q\u00eb u rr\u00ebzua. Un\u00eb bazat t\u00eb dyshoj p\u00ebr vet\u00ebvrasje i kam, sepse e dija q\u00eb vuante nga depresioni. Nuk jam i sigurt\u00eb n\u00ebse b\u00ebj mir\u00eb q\u00eb t\u2019i them k\u00ebto gj\u00ebra kur mendoj titujt e gazetave.<\/p>\n<p><strong>Mendoni se \u00ebsht\u00eb problem kur ju po m\u00eb thoni t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e hidhur t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij?<\/strong><br \/>\n-Sigurisht k\u00ebto q\u00eb po t\u00eb them jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta, por koleg\u00ebt e tij q\u00eb e kan\u00eb njohur dhe kan\u00eb bashk\u00ebpunuar me t\u00eb e dinin, sepse edhe n\u00eb \u201872 \u2013shin ai kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb tentativ\u00eb vet\u00ebvrasje. U shtrua n\u00eb spital duke u kuruar atje, sepse n\u00eb shtyp nuk jepeshin k\u00ebt\u00eb gj\u00ebra at\u00ebher\u00eb, se shihje edhe d\u00ebmtim i imazhit, dhe vet\u00ebvrasja ishte nj\u00eb tabu nuk gjykohej p\u00ebr mir\u00eb n\u00eb komuniz\u00ebm. Ndaj mua nuk do m\u00eb p\u00eblqente t\u00eb flisja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb.<\/p>\n<p><strong>I q\u00ebndruan pran\u00eb koleg\u00ebt?<\/strong><br \/>\nKoleg\u00ebt po. Kisht\u00eb shum\u00eb miq, Vikotor Gjik\u00ebn e kishte shum\u00eb mik, kisht\u00eb mik edhe Bujar Lakon, edhe pse ishte natyr\u00eb pak rebele. E megjithat\u00eb rrinte me t\u00eb shpesh. Me Viktor Gjik\u00ebn ka 9 filma shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Por ai nuk ishte natyr\u00eb q\u00eb t\u00eb kishte marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb pasionuara miq\u00ebsore. Kishte miq\u00ebsi q\u00eb i lidhte puna, korrekte, por nuk kishte miq\u00ebsi shum\u00eb t\u00eb ngushta. Ishte natyr\u00eb e till\u00eb. Un\u00eb n\u00eb pozicionin e t\u00eb birit, e di q\u00eb koh\u00ebt e fundit para se t\u00eb vdiste ai vuante nga depersioni i madh, t\u00eb cilin nuk mudn ta shpjegosh me shum\u00eb aspekte t\u00eb politik\u00ebs, si jo diktatuar apo ndonj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr. Nuk mund ta justifikosh depresionin me vendin ku jeton, sepse edhe shum\u00eb aktor\u00eb apo artist\u00eb t\u00eb sh\u00ebuar n\u00eb per\u00ebndim kan\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00ebvrasje dhe nuk jan\u00eb pak.<\/p>\n<p><strong>Cilin film po xhironte kur vdiq?<\/strong><br \/>\n\u201cPranver\u00eb e hidhur\u201d. Roli i tij ishte i v\u00ebshtir\u00eb, ndaj i ishte besuar. U z\u00ebvend\u00ebsua nga Rikard Larja. Nj\u00ebher\u00eb u diskutua t\u00eb mbahej regjistrimi i babait, por pastaj u la si ide dhe nis\u00ebn xhirimet nga e para.<\/p>\n<p><strong>Sa i lidhur ishte me karrier\u00ebn t\u00ebnde si violon\u00e7elist, kur \u00ebsht\u00eb emocinuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nga ju, n\u00ebse keni pasur ndonj\u00eb concert?<\/strong><br \/>\n-N\u00eb periudh\u00ebn kur ai ishte gjall\u00eb un\u00eb nuk kam pasur koncerte t\u00eb ve\u00e7anta, as n\u00eb diplom\u00eb nuk ka qen\u00eb, sepse ka qen\u00eb m\u00eb xhirime. Tani un\u00eb i shoh ndryshe lidhjet e me t\u00eb. Sa m\u00eb shum\u00eb kalon koha mendoj ndryshe. Imazhi i tij largohet si puna e ylberit q\u00eb sa m\u00eb larg t\u00eb jesh aq m\u00eb mir\u00eb ja sheh madh\u00ebshtin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ikte shpesh me xhirime, mungonte gajt\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi?<\/strong><br \/>\n-E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se ai ka qen\u00eb me nj\u00eb kast aktor\u00ebsh shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, dhe vet\u00eb at\u00eb \u00e7do regjisor donte ta kishte n\u00eb filmin e tij, por ai u tregua inteligjent edhe p\u00ebr karrier\u00ebn, edhe p\u00ebr t\u00eb ruajtur statur\u00ebn q\u00eb kishte edhe b\u00ebnte seleksionime dhe nuk \u00ebsht\u00eb se merrte \u00e7do rol, sepse ai ishte dhe aktor n\u00eb teat\u00eba, dhe krahas nj\u00eb premiere n\u00eb teat\u00ebr, b\u00ebnte nj\u00eb film. Kjo sigurisht ndikonte.<\/p>\n<p><strong>N\u00ebna \u00e7far\u00eb profesioni ka pasur. Sa f\u00ebmij\u00eb jeni?<\/strong><br \/>\n-Ekonomiste. Vitet e fundit ka punuar edhe n\u00eb maternitet. Jemi dy djem un\u00eb dhe v\u00ebllai q\u00eb \u00ebsht\u00eb violinist n\u00eb Teatrin e Oper\u00ebs.<\/p>\n<p><strong> Cili ka qen\u00eb nj\u00eb nga rolet e babait tuaj Sand\u00ebr Prosit t\u00eb cilin ju e adhuroni jo si djali i tij, por si shikues?<\/strong><br \/>\n-Rolet e tij kur i shoh m\u00eb krijojn\u00eb distanc\u00eb nag ideja se ai \u00ebsht\u00eb babai im. Dhe m\u00eb duken shu\u00ebm t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Ai m\u00eb befason se si ka pasur mund\u00ebsi q\u00eb si rral\u00eb ajtor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb vinte me role kaq t\u00eb pasura e me figura kryesore. Kujtoj q\u00eb kur b\u00ebri rolin e Gjeneralit t\u00eb Ushtris\u00eb s\u00eb Vdekur, nj\u00eb personazh t\u00eb adoptuar nga Ismail Kadareja me regjisorin Vladimir Prifti n\u00eb film, m\u00eb par\u00eb k\u00eb\u00ebt rol e luajti me nj\u00eb sukses t\u00eb madh n\u00eb teat\u00ebr me regjisorin Pirro Mani dhe meq\u00eb roli ishte i p\u00ebrgatitur fal\u00eb tij, u xhirua film n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb record p\u00ebr 18 dit\u00eb.<\/p>\n<p>Rreth viteve \u201870, ishin ishin tre kandidatura p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rol s\u00eb bashku me Sand\u00ebr Prosin: Kadri Roshi e Sulejman Pitarka dhe ata ishin aktor\u00eb t\u00eb medhenj. Dhe vedos\u00ebn q\u00eb k\u00ebt\u00eb rol ta b\u00ebj\u00eb Sandri. Dhe sandri ka \u00ebbr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rol, ku ka krijuar nj\u00eb figur\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse, n\u00eb nj\u00eb film ku ishin tre figura qendrore si Ndrek Luca dhe Bujar Lako. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb Gjenerali mori shum\u00eb fam\u00eb, ku u b\u00eb edhe nj\u00eb variant frances me Mishel Pikolin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Sa her\u00eb kujtohet pavar\u00ebsia, ilustrohet me filmin ku luan babai juaj n\u00eb vend t\u00eb Ismail Qemalit. Duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb ndjenj\u00eb krenarie p\u00ebr ju?<\/strong><br \/>\n-M\u00eb kujtohet se kur do t\u00eb luante Ismail Qemalin ai ka rrojtur nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb flok\u00ebve p\u00ebr t\u00eb dal balli i lart\u00eb si i tij. Aspekti fizik ishte shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb figur\u00eb historike kaq madhore dhe u mundua q\u00eb Sand\u00ebr Prosi t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb figur\u00eb sa m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt me origjinalin.<\/p>\n<p><strong>Kush ishte Sand\u00ebr Prosi<\/strong><br \/>\nSand\u00ebr Prosi u lind n\u00eb Shkod\u00ebr, m\u00eb 6 janar 1920. Ai ka krijuar mbi 85 role n\u00eb sken\u00eb dhe interpretoi n\u00eb rreth 30 filma, ku krijoi role t\u00eb tilla q\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb fondin e q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb teatrit dhe kinematografis\u00eb ton\u00eb. M\u00ebnyra e intepretimit t\u00eb Sand\u00ebr Prosit ka t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e kritik\u00ebve, si nj\u00eb model i rall\u00eb p\u00ebr shkoll\u00ebn e aktrimit. P\u00ebr ndihmes\u00ebn e tij t\u00eb madhe n\u00eb zhvillimin e artit ton\u00eb skenik e kinematografik ai \u00ebsht\u00eb nderuar me titullin e lart\u00eb \u201cArtist i Popullit\u201d me \u00c7mime t\u00eb Republik\u00ebs, me urdh\u00ebra e medalje. Sand\u00ebr Prosi vdiq m\u00eb 25 mars 1985.<\/p>\n<blockquote><p>Ka luajtur role n\u00eb filmat: Kush vdes n\u00eb k\u00ebmb\u00eb \u2013 (1984); N\u00ebntori i dyt\u00eb \u2013 (1982); Plaku dhe hasmi \u2013 (1981); Yjet mbi Drin \u2013 (1979); Gjeneral gramafoni \u2013 (1978)\u2026 Udha e shkronjave \u2013 (1978) (TV); Njeriu me top \u2013 (1977); P\u00ebrballimi \u2013 (1976); Fije q\u00eb priten \u2013 (1976); Shtigje t\u00eb luft\u00ebs \u2013 (1974); Shp\u00ebrthimi \u2013 (1974); Yjet e net\u00ebve t\u00eb gjata \u2013 (1972)..Vrana Vlonjati; I teti n\u00eb bronz \u2013 (1970); Plag\u00eb t\u00eb vjetra \u2013 (1968)\u2026Babai i Veres; Horizonte t\u00eb hapura \u2013 (1968); Osh\u00ebtim n\u00eb bregdet \u2013 (1966); Vitet e para \u2013 (1965); Detyr\u00eb e posa\u00e7me \u2013 (1963); Debatik \u2013 (1961); N\u00eb teat\u00ebr ka interpretuar rolet te: Cuca e maleve\u201d, \u201cOr\u00ebt e Kremlinit\u201d, \u201cHamleti\u201d, \u201cFytyra e dyt\u00eb\u201d, \u201cDoktori pacient\u201d, \u201cOtello\u201d, \u201cMakbethi\u201d, \u201cEpoka para gjyqit\u201d, \u201cGjenerali i ushtris\u00eb s\u00eb vdekur\u201d, \u201cFamilja e peshkatarit\u201d, \u201c\u00c7atia e t\u00eb gjith\u00ebve\u201d, \u201cRevizori\u201d, \u201c14 vje\u00e7 dh\u00ebnd\u00ebr\u201d, \u201cGrat\u00eb gazmore t\u00eb Uindsorit\u201d, \u201cRr\u00ebnj\u00ebt e thella\u201d, \u201cXhaja Vanja\u201d etj.<\/p><\/blockquote>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cUn\u00eb do t\u00eb doja t\u00eb flitej p\u00ebr veprat individuale q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb babai im. Flitet kaq shum\u00eb p\u00ebr vdekjen. Ai ka pasur plot role e ngjarje artistike, filmat flasin vet\u00eb dhe me k\u00ebto mediat mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb publicitet\u2026\u201d. K\u00ebto jan\u00eb fjal\u00ebt e t\u00eb birit, nd\u00ebrsa mbushen plot 33 vjet nga vdekja e aktori t\u00eb madh [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":27563,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-27562","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>E v\u00ebrteta e vdekjes s\u00eb aktorit t\u00eb madh Sand\u00ebr Prosi n\u00eb sheshxhirim, flet djali i tij - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/e-verteta-e-vdekjes-se-aktorit-te-madh-sander-prosi-ne-sheshxhirim-flet-djali-i-tij\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"E v\u00ebrteta e vdekjes s\u00eb aktorit t\u00eb madh Sand\u00ebr Prosi n\u00eb sheshxhirim, flet djali i tij - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"\u201cUn\u00eb do t\u00eb doja t\u00eb flitej p\u00ebr veprat individuale q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb babai im. Flitet kaq shum\u00eb p\u00ebr vdekjen. Ai ka pasur plot role e ngjarje artistike, filmat flasin vet\u00eb dhe me k\u00ebto mediat mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb publicitet\u2026\u201d. K\u00ebto jan\u00eb fjal\u00ebt e t\u00eb birit, nd\u00ebrsa mbushen plot 33 vjet nga vdekja e aktori t\u00eb madh [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/e-verteta-e-vdekjes-se-aktorit-te-madh-sander-prosi-ne-sheshxhirim-flet-djali-i-tij\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-04-01T17:24:45+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/sander_prosi.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"342\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/e-verteta-e-vdekjes-se-aktorit-te-madh-sander-prosi-ne-sheshxhirim-flet-djali-i-tij\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/e-verteta-e-vdekjes-se-aktorit-te-madh-sander-prosi-ne-sheshxhirim-flet-djali-i-tij\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"E v\u00ebrteta e vdekjes s\u00eb aktorit t\u00eb madh Sand\u00ebr Prosi n\u00eb sheshxhirim, flet djali i tij\",\"datePublished\":\"2018-04-01T17:24:45+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/e-verteta-e-vdekjes-se-aktorit-te-madh-sander-prosi-ne-sheshxhirim-flet-djali-i-tij\\\/\"},\"wordCount\":2957,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/e-verteta-e-vdekjes-se-aktorit-te-madh-sander-prosi-ne-sheshxhirim-flet-djali-i-tij\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/04\\\/sander_prosi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/e-verteta-e-vdekjes-se-aktorit-te-madh-sander-prosi-ne-sheshxhirim-flet-djali-i-tij\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/e-verteta-e-vdekjes-se-aktorit-te-madh-sander-prosi-ne-sheshxhirim-flet-djali-i-tij\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/e-verteta-e-vdekjes-se-aktorit-te-madh-sander-prosi-ne-sheshxhirim-flet-djali-i-tij\\\/\",\"name\":\"E v\u00ebrteta e vdekjes s\u00eb aktorit t\u00eb madh Sand\u00ebr Prosi n\u00eb sheshxhirim, flet djali i tij - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/e-verteta-e-vdekjes-se-aktorit-te-madh-sander-prosi-ne-sheshxhirim-flet-djali-i-tij\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/e-verteta-e-vdekjes-se-aktorit-te-madh-sander-prosi-ne-sheshxhirim-flet-djali-i-tij\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/04\\\/sander_prosi.jpg\",\"datePublished\":\"2018-04-01T17:24:45+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/e-verteta-e-vdekjes-se-aktorit-te-madh-sander-prosi-ne-sheshxhirim-flet-djali-i-tij\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/e-verteta-e-vdekjes-se-aktorit-te-madh-sander-prosi-ne-sheshxhirim-flet-djali-i-tij\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/e-verteta-e-vdekjes-se-aktorit-te-madh-sander-prosi-ne-sheshxhirim-flet-djali-i-tij\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/04\\\/sander_prosi.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/04\\\/sander_prosi.jpg\",\"width\":600,\"height\":342},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/e-verteta-e-vdekjes-se-aktorit-te-madh-sander-prosi-ne-sheshxhirim-flet-djali-i-tij\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"E v\u00ebrteta e vdekjes s\u00eb aktorit t\u00eb madh Sand\u00ebr Prosi n\u00eb sheshxhirim, flet djali i tij\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"E v\u00ebrteta e vdekjes s\u00eb aktorit t\u00eb madh Sand\u00ebr Prosi n\u00eb sheshxhirim, flet djali i tij - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/e-verteta-e-vdekjes-se-aktorit-te-madh-sander-prosi-ne-sheshxhirim-flet-djali-i-tij\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"E v\u00ebrteta e vdekjes s\u00eb aktorit t\u00eb madh Sand\u00ebr Prosi n\u00eb sheshxhirim, flet djali i tij - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"\u201cUn\u00eb do t\u00eb doja t\u00eb flitej p\u00ebr veprat individuale q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb babai im. Flitet kaq shum\u00eb p\u00ebr vdekjen. Ai ka pasur plot role e ngjarje artistike, filmat flasin vet\u00eb dhe me k\u00ebto mediat mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb publicitet\u2026\u201d. K\u00ebto jan\u00eb fjal\u00ebt e t\u00eb birit, nd\u00ebrsa mbushen plot 33 vjet nga vdekja e aktori t\u00eb madh [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/e-verteta-e-vdekjes-se-aktorit-te-madh-sander-prosi-ne-sheshxhirim-flet-djali-i-tij\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-04-01T17:24:45+00:00","og_image":[{"width":600,"height":342,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/sander_prosi.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/e-verteta-e-vdekjes-se-aktorit-te-madh-sander-prosi-ne-sheshxhirim-flet-djali-i-tij\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/e-verteta-e-vdekjes-se-aktorit-te-madh-sander-prosi-ne-sheshxhirim-flet-djali-i-tij\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"E v\u00ebrteta e vdekjes s\u00eb aktorit t\u00eb madh Sand\u00ebr Prosi n\u00eb sheshxhirim, flet djali i tij","datePublished":"2018-04-01T17:24:45+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/e-verteta-e-vdekjes-se-aktorit-te-madh-sander-prosi-ne-sheshxhirim-flet-djali-i-tij\/"},"wordCount":2957,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/e-verteta-e-vdekjes-se-aktorit-te-madh-sander-prosi-ne-sheshxhirim-flet-djali-i-tij\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/sander_prosi.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/e-verteta-e-vdekjes-se-aktorit-te-madh-sander-prosi-ne-sheshxhirim-flet-djali-i-tij\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/e-verteta-e-vdekjes-se-aktorit-te-madh-sander-prosi-ne-sheshxhirim-flet-djali-i-tij\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/e-verteta-e-vdekjes-se-aktorit-te-madh-sander-prosi-ne-sheshxhirim-flet-djali-i-tij\/","name":"E v\u00ebrteta e vdekjes s\u00eb aktorit t\u00eb madh Sand\u00ebr Prosi n\u00eb sheshxhirim, flet djali i tij - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/e-verteta-e-vdekjes-se-aktorit-te-madh-sander-prosi-ne-sheshxhirim-flet-djali-i-tij\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/e-verteta-e-vdekjes-se-aktorit-te-madh-sander-prosi-ne-sheshxhirim-flet-djali-i-tij\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/sander_prosi.jpg","datePublished":"2018-04-01T17:24:45+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/e-verteta-e-vdekjes-se-aktorit-te-madh-sander-prosi-ne-sheshxhirim-flet-djali-i-tij\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/e-verteta-e-vdekjes-se-aktorit-te-madh-sander-prosi-ne-sheshxhirim-flet-djali-i-tij\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/e-verteta-e-vdekjes-se-aktorit-te-madh-sander-prosi-ne-sheshxhirim-flet-djali-i-tij\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/sander_prosi.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/sander_prosi.jpg","width":600,"height":342},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/e-verteta-e-vdekjes-se-aktorit-te-madh-sander-prosi-ne-sheshxhirim-flet-djali-i-tij\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"E v\u00ebrteta e vdekjes s\u00eb aktorit t\u00eb madh Sand\u00ebr Prosi n\u00eb sheshxhirim, flet djali i tij"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27562","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=27562"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27562\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/27563"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=27562"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=27562"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=27562"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}