{"id":27678,"date":"2018-04-04T00:04:06","date_gmt":"2018-04-03T23:04:06","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=27678"},"modified":"2018-04-04T00:04:06","modified_gmt":"2018-04-03T23:04:06","slug":"replike-me-xhufin-rrefimi-i-te-mbijetuarit-ne-kampin-e-tepelenes-enveri-do-na-conte-ne-siberi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/replike-me-xhufin-rrefimi-i-te-mbijetuarit-ne-kampin-e-tepelenes-enveri-do-na-conte-ne-siberi\/","title":{"rendered":"Replik\u00eb me Xhufin\/ Rr\u00ebfimi i t\u00eb mbijetuarit n\u00eb kampin e Tepelen\u00ebs: Enveri do na \u00e7onte n\u00eb Siberi"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/www.balkanweb.com\/site\/replike-me-xhufin-rrefimi-i-te-mbijetuarit-ne-kampin-e-tepelenes-enveri-do-na-conte-ne-siberi\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><em>BalkanWeb.com<\/em><\/a><\/p>\n<p>Piktori e shkrimtari Lek Previzi, i vetmi q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjall\u00eb nga moshatar\u00ebt e tij q\u00eb p\u00ebrjetuan kampin e tmerrsh\u00ebm t\u00eb Tepelen\u00ebs, d\u00ebshmon p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb se cili ishte plani sekret i Enver Hoxh\u00ebs me t\u00eb gjitha familjet e izoluara, para se t\u00eb hapej kampi, dhe si zhduk\u00ebn me buldozer e traktor njer\u00ebzit q\u00eb vdisnin.<\/p>\n<p><em>Prej Previzit kemi skicat e para, dhe t\u00eb sakta se \u00e7far\u00eb ndodhi atje, t\u00eb cilat shp\u00ebtuan nga djegia. Previzi me k\u00ebt\u00eb rr\u00ebfim i jep p\u00ebrgjigje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb historianit P\u00ebllumb Xhufi, duke i quajtur deklaratat e tij nd\u00ebrhyrje t\u00eb pand\u00ebrgjegjshme<\/em><\/p>\n<p><strong>-Si\u00e7 jeni n\u00eb dijeni, nga deklaratat e b\u00ebra n\u00eb media, historiani P\u00ebllumb Xhufi ka folur p\u00ebr kampin e Tepelen\u00ebs referuar nj\u00eb dokumenti t\u00eb CIA-s, q\u00eb ai kamp s\u2019\u00ebsht\u00eb ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb konsideruar, i tmerrsh\u00ebm, si do ta vler\u00ebsonit rastin e Xhufit?<\/strong><br \/>\nNj\u00eb nd\u00ebrhyrje fare e pand\u00ebrgjegjshme. Si historian dhe intelektual duhej t\u00eb ishte treguar kryesisht human. Sepse kampet e internimit kan\u00eb ekzistuar n\u00eb forma t\u00eb ndryshme. Por ai i Tepelen\u00ebs ka qen\u00eb m\u00eb i keqi, sepse ishte nj\u00eb kamp i mbyllur me tela me gjemba, q\u00eb funksionoi gjasht\u00eb vjet, 1948-1954 ( fundi i vitit 1953). Mjafton fakti q\u00eb ishte kamp i mbyllur, ku shumica ishin pleq, gra e f\u00ebmij\u00eb, familje t\u00eb t\u00ebra, t\u00eb privuar nga liria. Nuk po flasim p\u00ebr trajtimin, mungesat, vuajtjet, s\u00ebmundjet e vdekjet. Q\u00eb n\u00ebnkuptohen.<\/p>\n<p>Xhufi na qenka bazuar mbi nj\u00eb dokument t\u00eb CIA. Ku ka ditur CIA se \u00e7\u2019b\u00ebhej n\u00ebn diktatur\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Patjet\u00ebr kan\u00eb marr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje nga Ministria e Brendshme e koh\u00ebs, q\u00eb s\u2019kishte si t\u00eb shkruante ndryshe, nd\u00ebrsa realiteti ishte krejt p\u00ebr dreq. Pra Xhufi tregon, si\u00e7 vinte nga trungu komunist, se nuk ka ndjenja humane, gj\u00eb q\u00eb s\u2019i lejohet nj\u00eb intelektuali. Nga ana tjet\u00ebr, ai tregon nj\u00eb prirje p\u00ebr t\u00eb justifikuar at\u00eb q\u00eb njihet si diktatura m\u00eb e eg\u00ebr e kampit komunist t\u00eb Europ\u00ebs Lindore. Kjo e papranueshme nga nj\u00eb historian i v\u00ebrtet\u00eb. Krahasimin p\u00ebr Auschwitzin ai e ka marr\u00eb gabim. Ai \u00ebsht\u00eb simbolik, p\u00ebr t\u00eb treguar se edhe n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e vog\u00ebl ka pasur nj\u00eb kamp t\u00eb keq, t\u00eb tmerrsh\u00ebm. Por jo n\u00eb nj\u00eb krahasim madh\u00ebsie dhe krimesh si kampet e Gjermanis\u00eb.<\/p>\n<p>Kampi i Tepelen\u00ebs i p\u00ebrgjigjej nj\u00eb popullsie prej nj\u00eb milion shqiptar\u00eb, nd\u00ebrsa kampi i Auschwitzit i p\u00ebrgjigjej nj\u00eb popullate europiane qindra milion\u00ebshe, se aty u internuan nga gjith\u00eb vendet europiane). Vet\u00ebm viktimat e atyre kampeve ishin sa gjasht\u00eb her\u00eb popullsia e Shqip\u00ebris\u00eb. Por p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e vog\u00ebl, kampi i Tepelen\u00ebs cil\u00ebsohet si tmerr i madh, q\u00eb kurr\u00eb s\u2019kishte ndodhur n\u00eb Shqip\u00ebri, e ve\u00e7 diktatura komuniste e krijoi p\u00ebr t\u00eb mbyllur aty vet\u00eb pafaj\u00ebsin\u00eb, q\u00eb ishin familje t\u00eb t\u00ebra t\u00eb ndershme e paq\u00ebsore shqiptare e kryesisht f\u00ebmij\u00ebt, q\u00eb aty iu flijuan idhullit t\u00eb komunizmit. Zoti Xhufi t\u00eb gjitha k\u00ebto i ka mohuar, duke treguar se meriton fare at\u00eb titull t\u00eb historianit. Urojm\u00eb t\u00eb zhvishet nga skoriet ideologjike me t\u00eb cilat e ka mbuluar e kaluara komuniste, si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebre koleg\u00eb t\u00eb tij shqiptar\u00eb e t\u00eb huaj. Duke fituar k\u00ebshtu p\u00ebrmasat e nj\u00eb historiani t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Si duket nuk e ka lexuar librin e zi t\u00eb komunizmit t\u00eb gjasht\u00eb intelektual\u00ebve francez\u00eb ish-komunist\u00eb, ku diktatura komuniste shqiptare me diktatorin e saj, radhit\u00ebn nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb egrat. Kjo do t\u00eb ishte detyr\u00eb e nj\u00eb historiani t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe jo t\u00eb p\u00ebrrallis\u00eb pa p\u00ebrgjegj\u00ebsi e ndjenja humane.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Pamje e kampit Tepelen\u00eb\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2018\/pamje_kampit_tepelene.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p><strong>-Ju e keni njohur at\u00eb kamp, \u00e7far\u00eb kujtoni?<\/strong><\/p>\n<p>At\u00eb q\u00eb kujtoj e kam treguar n\u00eb vizatimet e mia t\u00eb gjendjes s\u00eb kampit q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb sakta se \u00e7do fotografi, q\u00eb n\u00eb rastin konkret ishte detyr\u00eb e vet\u00eb Shtetit komunist q\u00eb t\u2019i kishte si dokument. Sa p\u00ebr vizatimet e mia rezulton se s\u2019ka pasur t\u00eb till\u00eb n\u00eb asnj\u00eb lloj kampi t\u00eb Gjermanis\u00eb as t\u00eb Rusis\u00eb sovjetike, as t\u00eb shteteve t\u00eb tjera komunist\u00eb. Un\u00eb ato vizatime i kisha b\u00ebr\u00eb p\u00ebr veti, si kujtim, dhe s\u2019m\u00eb ka shkuar mendja kurr\u00eb t\u2019i b\u00ebj publike. Kjo u b\u00eb nga Fondacioni gjerman Konrad Adenauer dhe ISKK, me drejtor Agron Tuf\u00ebn. Ishin ata q\u00eb e krahasuan kampin e Tepelen\u00ebs me Auschwitzin, sigurisht n\u00eb form\u00eb simbolike, sepse dihej se tmerret e Auschwitzit s\u2019ishin kryer n\u00eb Shqip\u00ebri, me gaze e furra, por si vend i vog\u00ebl ky krahasim ishte i natyrsh\u00ebm. S\u2019ka m\u00eb krim se sa t\u00eb ja pres\u00ebsh e mohosh lirin\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb pafajsh\u00ebm e t\u2018i kthesh n\u00eb viktima. K\u00ebt\u00eb duhet ta kishte mir\u00eb parasysh Xhufi e mos t\u00eb kalonte n\u00eb th\u00ebn\u00eb absurde, p\u00ebr t\u00eb shfaj\u00ebsuar diktatur\u00ebn e xhaxhit t\u00eb tij.<\/p>\n<p><strong>-Si ishte gjendja n\u00eb kamp, flitet p\u00ebr vdekje t\u00eb panum\u00ebrt f\u00ebmij\u00ebsh, sakt\u00ebsisht \u00e7far\u00eb mund t\u00eb na thoni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb?<\/strong><br \/>\nS\u00eb pari t\u00eb dihet se kampi i Tepelen\u00ebs, p\u00ebrfshinte tre qendra t\u00eb tjera para se ai t\u00eb krijohej n\u00eb ish-kazermat italiane. K\u00ebto ishin Turani, Veli\u00e7oti dhe Memeliaj, ku t\u00eb internuarit ishin sjell\u00eb nga Berati m\u00eb ver\u00ebn 1948, me 40 kamion\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb. Kushte miserbale, primitive n\u00eb baraka t\u00eb vjetra pa dyer e dritare, drejt n\u00eb \u00e7imento. Pa asnj\u00eb struktur\u00eb higjienike sado t\u00eb thjeshta. Vet\u00ebm buk\u00eb misri 500 gram p\u00ebr njeri q\u00eb vinte nga Berati e th\u00ebrrmoqur dhe e pjekur keq, q\u00eb mykej shpejt. Uj\u00ebt t\u00eb pijsh\u00ebm me nga nj\u00eb tas n\u00eb dit\u00eb. Uj\u00eb p\u00ebr larje hi\u00e7 fare, ve\u00e7 nj\u00eb rreke e qelbur q\u00eb kalonte aty. As mjek, as infermier, as ila\u00e7e. Plas\u00ebn s\u00ebmundjet infektive si koler\u00eb, e filluen vdekjet masive, nd\u00ebr f\u00ebmij\u00eb e pleq. Nga d\u00ebshmitar\u00ebt, n\u00eb tre k\u00ebto qendra vdisnin nga shtat\u00eb vet\u00eb n\u00eb dit\u00eb. Tmerri arriti kulmin n\u00eb nj\u00eb nat\u00eb n\u00eb Turan ku vdiq\u00ebn 33 f\u00ebmij\u00eb k\u00ebrthiqe. Lemeria e n\u00ebnave dhe krejt kampit. Komanda s\u2019kishte fuqi p\u00ebr asgj\u00eb, ve\u00e7 t\u00eb hapte varre e digjte teshat e f\u00ebmij\u00ebve. Si duket b\u00ebri raport n\u00eb Ministri, ku erdh\u00ebn disa oficer\u00eb me dy mjek\u00eb. Vun\u00eb duart n\u00eb kok\u00eb nga tmerri q\u00eb pan\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu kjo b\u00ebri q\u00eb n\u00eb tetor 1949 t\u00eb internuarit t\u00eb grumbulloheshin n\u00eb ish kampin e ushtris\u00eb italiane, posht\u00eb kalas\u00eb s\u00eb Tepelen\u00ebs. Por ky kamp ishte i rrethuar me tela me gjemba dhe i mbyllur. Konditat ishin me t\u00eb mira se t\u00eb kampeve t\u00eb tjera, se kishte uj\u00eb, p\u00ebr pirje e larje. Buka u kthye n\u00eb gruri dhe u jepej nga nj\u00eb lug\u00eb \u00e7orb\u00eb n\u00eb dit\u00eb. Por infeksioni i s\u00ebmundjeve vazhdonte dhe vazhdonin vdekjet. Ku varroseshin n\u00eb fush\u00ebn para kamp\u00eet, q\u00eb u mbush plot. Por nj\u00eb dit\u00eb kalon me makin\u00eb, p\u00ebr n\u00eb Gjirokast\u00ebr, idhulli i Xhufit, xhaxhi Enveri, i cili kur merr vesh \u00e7\u2019ishin ato varre, dha urdh\u00ebr t\u00eb zhdukeshin. Komanda lejoi transferimin e varreve dhe nj\u00eb pjes\u00eb u transferuan sip\u00ebr ur\u00ebs s\u00eb Ben\u00e7\u00ebs, por shumica mbeti aty. Dhe u zhduk\u00ebn me buldozer e traktor, duke e mbjell\u00eb me t\u00ebrsh\u00ebr\u00eb. K\u00ebto Zoti Xhufi s\u2019ka patur ku t\u2019i merrte vesh. E \u00e7\u2019historian na mbahet, pa shpirt human. As ka pasur mund\u00ebsi edhe vete CIA, t\u00eb informohej, ve\u00e7se nga sigurimi e ambasador\u00ebt e diktatur\u00ebs, q\u00eb CIA k\u00ebrkonte shpjegime.<\/p>\n<p>U zgjata pse e shoh se s\u2019dihet asgj\u00eb p\u00ebr kampet, e zoti Xhufi ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb p\u00ebrrallis\u00eb ashtu. Kampi Tepelen\u00ebs njihet si nj\u00eb kamp i mbyllur, me familje, pleq, gra e f\u00ebmij\u00eb, e kaq mjafton p\u00ebr ta quejt t\u00eb tmerrsh\u00ebm. Saq\u00eb megjith\u00ebse i mbyllur, b\u00ebhej apeli dy her\u00eb n\u00eb dit\u00eb, n\u00eb m\u00ebngjes pa dal\u00eb drita dhe n\u00eb mbr\u00ebmje, n\u00eb ora tet\u00eb t\u00eb mbr\u00ebmjes q\u00eb ishte ora e fjetjes. Njer\u00ebzit ishin vet\u00ebm me rrobat e tyre (si\u00e7 tregohet n\u00eb vizatimet e mia). Shteti nuk siguronte as shtresa as veshje, q\u00eb n\u00eb kampet gjermane siguroheshin. Kishte njer\u00ebz q\u00eb flinin mbi d\u00ebrrasat, dim\u00ebn e ver\u00eb. Ushqimi nga nj\u00eb lugic\u00eb \u00e7orbe ujore, me fasule, oriz, bollgur t\u00eb skaduar e krimba, mbeturina t\u00eb depove. Pun\u00eb e r\u00ebnd\u00eb e detyruar, nga 15 deri 50 vje\u00e7 p\u00ebr grat\u00eb, dhe 60 vje\u00e7 p\u00ebr burrat. Transport si kafsh\u00eb l\u00ebnd\u00ebsh drurore, shtylla, trupa lisash, pllaka guri e tjera materiale t\u00eb r\u00ebnda, gjith\u00eb dit\u00ebn nga m\u00ebngjesi deri n\u00eb mbr\u00ebmje. Shtoi se un\u00eb vet\u00eb u infektova aq r\u00ebnd\u00eb sa m\u00eb d\u00ebrguan urgjent n\u00eb spitalin e Gjirokastr\u00ebs, n\u00eb ver\u00eb, 1952.<\/p>\n<p>Ku q\u00ebndrova pes\u00eb jav\u00eb, q\u00eb infeksioni s\u2019hiqej, dhe mjek\u00ebt u detyruan t\u2019i k\u00ebrkojn\u00eb drejtoris\u00eb p\u00ebrdorimin e nj\u00eb ila\u00e7i t\u00eb jasht\u00ebm q\u00eb mbahej ve\u00e7as dhe s\u2019jepej pa autorizim. Shifra t\u00eb sakta ne s\u2019mund t\u00eb japim, se s\u2019mbante kush sh\u00ebnime. Kjo \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e shtetit q\u00eb i ka pasur listat e te internuarve, si\u00e7 e tregon fakti i apelit q\u00eb bahej \u00e7do m\u00ebngjes, nga nj\u00eb regjist\u00ebr, q\u00eb mbanin n\u00eb dor\u00eb kapterat e apelit, pra q\u00eb e kishte komanda. Zoti Xhufi, si historian, t\u00eb kishte k\u00ebrkuar n\u00eb Ministrin\u00eb e brendshme e n\u00eb deg\u00ebn e Tepelen\u00ebs, e tjera deg\u00eb, listat p\u00ebrkat\u00ebse q\u00eb t\u00eb dilte n\u00eb t\u00eb tilla konkluzione e jo n\u00eb deklarata bajate e keqdash\u00ebse, p\u00ebr t\u00eb mohuar nj\u00eb t\u00eb kaluar kriminale t\u00eb regjimit diktatorial, ku ishte rritur dhe edukuar, q\u00eb p\u00ebr ma tep\u00ebr paskej qen\u00eb i af\u00ebrt me vet\u00eb xhaxhin e tij, Enverin.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Lek\u00eb Previzi - Burrat e internuem\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2018\/leke_previzi_burrat_e_internuem.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p><strong>-A ishte urdh\u00ebr direkt i Enver Hoxh\u00ebs me perspektiv\u00ebn e nj\u00eb gjenocidi t\u00eb pashembullt ky kamp, pse u mbyll aq shpejt, \u00e7far\u00eb ndodhi?<\/strong><br \/>\nQ\u00eb ai kamp (dhe kamp\u00ebt e tjer\u00eb) t\u00eb jet\u00eb krijuar me dijeni t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Enverit, kjo s\u2019ka asnj\u00eb dyshim. Supozim t\u00eb nj\u00eb sulmi nga ana e Amerik\u00ebs, asnj\u00eb prej nesh nuk do t\u00eb kishte shp\u00ebtue gjall\u00eb, t\u00eb kositur nga arm\u00ebt e kriminel\u00ebve t\u00eb sigurimit e policis\u00eb, vras\u00ebs t\u00eb regjur. Shtoj di\u00e7ka interesante, se kur nis\u00ebn internimet, m\u00eb maj 1945 n\u00eb Berat p\u00ebr familjet e veriut e n\u00eb Kruj\u00eb p\u00ebr ato t\u00eb jugut, u hap nj\u00eb fjal\u00eb s\u00eb shteti komunist po i mblidhte t\u00eb internuarit p\u00ebr t\u2019i \u00e7uar n\u00eb Siberi. A ishte fjal\u00eb kote, thashetheme, apo di\u00e7ka e propozuar, kjo s\u2019dihet. Por q\u00eb u fol u fol. Gjoja anijet ruse q\u00eb do ta b\u00ebnin at\u00eb pun\u00eb, u bahej kontroll nga autoritetet turke, kur kalonin Bosforin, e k\u00ebshtu ajo pun\u00eb nuk u realizue.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu regjimi komunist i Xhufit vendosi ta krijoj\u00eb Siberin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, ku kjo mas\u00eb iu mb\u00ebshtet Tepelen\u00ebs si zon\u00eb e mbyllur mes maleve. Q\u00ebllimi i Enverit ishte p\u00ebr t\u00eb asgj\u00ebsuar familjet e m\u00ebdha e t\u00eb tjera familje t\u00eb ndershme e patriote, duke i degraduar n\u00eb puntor\u00eb krahu, skllev\u00ebr e bujk-rob\u00ebr. F\u00ebmij\u00ebt e tyre t\u00eb lindur e rritur n\u00eb at\u00eb kampe t\u00eb mos kishin asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ve\u00e7 t\u00eb pun\u00ebs denigruese t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb e n\u00eb miniera. Mjafton fakti se alamet profesor\u00ebsh q\u00eb ishin diplomuar e doktoruar n\u00eb universitete me t\u00eb mira t\u00eb Europ\u00ebs jo vet\u00ebm q\u00eb i kishte pushkatuar e burgosur, por edhe ata q\u00eb kishin shp\u00ebtuar i internonte e \u00e7onte me prashit mis\u00ebr e hap kanale n\u00eb fushat e bujq\u00ebsis\u00eb. Ky sipas Xhufit paskej qen\u00eb trajtim i mir\u00eb, ku mir\u00eb do t\u00eb kishte qen\u00eb ta provonte vet\u00eb at\u00eb trajtim q\u00eb t\u2019i kthehej truri n\u00eb vend.<\/p>\n<p><strong>-Pse kampi i Tepelen\u00ebs konsiderohet m\u00eb fam\u00ebkeqi n\u00eb diktatur\u00eb, krahasuar me kampet e tjera, p\u00ebr shembull z. Xhufi nd\u00ebrmend kampin e Maliqit?<\/strong><br \/>\nE tham\u00eb se aty ndodh\u00ebn vdekje t\u00eb shumta p\u00ebr konditat miserable, munges\u00eb ushqimi deri t\u00eb vdekur nga uria, s\u00ebmundje infektive, t\u00eb ftohtit, pun\u00ebt e r\u00ebnda. Ve\u00e7se t\u00eb merret vesh mir\u00eb, se aty s\u2019ka pasur tortura n\u00eb kuptimin t\u00eb sakt\u00eb, as \u00ebsht\u00eb pushkatuar e varur kush. Ka pasur nj\u00eb tentativ\u00eb ikje, ku personi \u00ebsht\u00eb kapur e burgosur, e ka vdekur n\u00eb burg. Nj\u00eb tentativ\u00eb tjet\u00ebr kan\u00eb ikur pes\u00eb vet\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh, por jo shqiptar\u00eb, malazez, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb ndjekur e vrar\u00eb maleve. Trajtimi m\u00eb i keq i Tepelen\u00ebs ishin pun\u00ebt e r\u00ebnda, si kafsh\u00eb bart\u00ebs, s\u00eb cil\u00ebs i n\u00ebnshtrohesh t\u00eb internuarit t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr pun\u00eb, si\u00e7 kemi shpjeguar.<\/p>\n<p>Para se t\u00eb krijohej Tepelena, nga kampi Turanit, nja gjasht\u00eb t\u00eb rinj, q\u00eb ishin \u00e7uar t\u00eb rregullonin nj\u00eb rrug\u00eb ushtarake, ku gjet\u00ebn rastin t\u00eb ikin, e vet\u00ebm njeri mbeti i vrar\u00eb, dhe t\u00eb tjer\u00ebt arrit\u00ebn t\u00eb dalin n\u00eb Jugosllavi e prej aty ne Amerik\u00eb e Belgjik\u00eb. Nj\u00eb ngjarje tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb arrestimi i pes\u00eb t\u00eb rinjve n\u00ebn 15 vje\u00e7, q\u00eb u d\u00ebnuan me nga dhjet\u00eb vjet burg politik. Pasi u liruan u internuan, dhe me von\u00eb u d\u00ebnuan p\u00ebrs\u00ebri me nga dhjet\u00eb vjet t\u00eb tjer\u00eb. Ky ishte sistemi i ngritur nga Enver Hoxha, q\u00eb ata q\u00eb ishin t\u00eb damkosur si armiq t\u00eb d\u00ebnoheshin p\u00ebrjet\u00ebsisht. Nj\u00eb e met\u00eb e madhe e Zotit Xhufi \u00ebsht\u00eb kur b\u00ebn krahasimin me kampin e Maliqit, q\u00eb quan kamp internimi. Kampi i Maliqit ka qen\u00eb kamp i t\u00eb burgosurve politik\u00eb, krejt burra. Aty kushtet ishin t\u00eb tmerrshme, me pun\u00eb n\u00eb balt\u00eb p\u00ebr hapje kanalesh vigane, ku pati t\u00eb pushkatuar, t\u00eb varur, t\u00eb vdekur n\u00eb lluc\u00eb n\u00ebn k\u00ebpuc\u00ebt e polic\u00ebve kriminel\u00eb, e vrasje gjoja p\u00ebr tentativ\u00eb ikje. Pra, krahasimi s\u2019hyn fare.<\/p>\n<p>Kampi i Tepelen\u00ebs, quhet i tmerrsh\u00ebm sepse aty u mbyll\u00ebn shumica familje, me pleq, gra e f\u00ebmij\u00eb. Prandaj ky kamp \u00ebsht\u00eb krahasuar simbolikisht me Auschwitzin e kjo s\u2019i lejohet e nuk i ka aspak hije zotit historian Xhufi q\u00eb ta hedh\u00eb posht\u00eb. Kushte t\u00eb mira apo t\u00eb k\u00ebqija, ai ishte nj\u00eb kamp i mbyllur q\u00eb u mohonte lirin\u00eb jet\u00ebn mij\u00ebra qenieve njer\u00ebzore, t\u00eb pafajshme, ku f\u00ebmij\u00ebt jan\u00eb pafaj\u00ebsia e sublimuar. K\u00ebt\u00eb zoti Xhufi s\u2019e ka patur fare parasysh ose s\u2019ka dashur ta p\u00ebrmend\u00eb sepse shkonte n\u00eb turpin e regjimit komunist prej ku ai vinte. Ka komunist\u00eb t\u00eb nivelit intelektual q\u00eb kan\u00eb arritur t\u00eb pranojn\u00eb gjenocidin shqiptar t\u00eb zbatuar nga diktatura e Enver Hoxh\u00ebs me shok\u00eb, ku themi q\u00eb edhe zoti Xhufi duhet t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb kuptoj\u00eb, t\u00eb reflektoj\u00eb e t\u00eb d\u00ebnoj\u00eb krimet e komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri, ku kampi i Tepelen\u00ebs \u00ebsht\u00eb i damkosur me t\u00eb drejt\u00eb si i tmerrsh\u00ebm e Auschwitz i Shqip\u00ebris\u00eb. \/Mapo<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>BalkanWeb.com Piktori e shkrimtari Lek Previzi, i vetmi q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjall\u00eb nga moshatar\u00ebt e tij q\u00eb p\u00ebrjetuan kampin e tmerrsh\u00ebm t\u00eb Tepelen\u00ebs, d\u00ebshmon p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb se cili ishte plani sekret i Enver Hoxh\u00ebs me t\u00eb gjitha familjet e izoluara, para se t\u00eb hapej kampi, dhe si zhduk\u00ebn me buldozer e traktor njer\u00ebzit q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":27679,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-27678","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Replik\u00eb me Xhufin\/ Rr\u00ebfimi i t\u00eb mbijetuarit n\u00eb kampin e Tepelen\u00ebs: Enveri do na \u00e7onte n\u00eb Siberi - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/replike-me-xhufin-rrefimi-i-te-mbijetuarit-ne-kampin-e-tepelenes-enveri-do-na-conte-ne-siberi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Replik\u00eb me Xhufin\/ Rr\u00ebfimi i t\u00eb mbijetuarit n\u00eb kampin e Tepelen\u00ebs: Enveri do na \u00e7onte n\u00eb Siberi - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"BalkanWeb.com Piktori e shkrimtari Lek Previzi, i vetmi q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjall\u00eb nga moshatar\u00ebt e tij q\u00eb p\u00ebrjetuan kampin e tmerrsh\u00ebm t\u00eb Tepelen\u00ebs, d\u00ebshmon p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb se cili ishte plani sekret i Enver Hoxh\u00ebs me t\u00eb gjitha familjet e izoluara, para se t\u00eb hapej kampi, dhe si zhduk\u00ebn me buldozer e traktor njer\u00ebzit q\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/replike-me-xhufin-rrefimi-i-te-mbijetuarit-ne-kampin-e-tepelenes-enveri-do-na-conte-ne-siberi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-04-03T23:04:06+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/kampi-tepelenes.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"325\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/replike-me-xhufin-rrefimi-i-te-mbijetuarit-ne-kampin-e-tepelenes-enveri-do-na-conte-ne-siberi\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/replike-me-xhufin-rrefimi-i-te-mbijetuarit-ne-kampin-e-tepelenes-enveri-do-na-conte-ne-siberi\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Replik\u00eb me Xhufin\\\/ Rr\u00ebfimi i t\u00eb mbijetuarit n\u00eb kampin e Tepelen\u00ebs: Enveri do na \u00e7onte n\u00eb Siberi\",\"datePublished\":\"2018-04-03T23:04:06+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/replike-me-xhufin-rrefimi-i-te-mbijetuarit-ne-kampin-e-tepelenes-enveri-do-na-conte-ne-siberi\\\/\"},\"wordCount\":2529,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/replike-me-xhufin-rrefimi-i-te-mbijetuarit-ne-kampin-e-tepelenes-enveri-do-na-conte-ne-siberi\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/04\\\/kampi-tepelenes.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/replike-me-xhufin-rrefimi-i-te-mbijetuarit-ne-kampin-e-tepelenes-enveri-do-na-conte-ne-siberi\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/replike-me-xhufin-rrefimi-i-te-mbijetuarit-ne-kampin-e-tepelenes-enveri-do-na-conte-ne-siberi\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/replike-me-xhufin-rrefimi-i-te-mbijetuarit-ne-kampin-e-tepelenes-enveri-do-na-conte-ne-siberi\\\/\",\"name\":\"Replik\u00eb me Xhufin\\\/ Rr\u00ebfimi i t\u00eb mbijetuarit n\u00eb kampin e Tepelen\u00ebs: Enveri do na \u00e7onte n\u00eb Siberi - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/replike-me-xhufin-rrefimi-i-te-mbijetuarit-ne-kampin-e-tepelenes-enveri-do-na-conte-ne-siberi\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/replike-me-xhufin-rrefimi-i-te-mbijetuarit-ne-kampin-e-tepelenes-enveri-do-na-conte-ne-siberi\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/04\\\/kampi-tepelenes.jpg\",\"datePublished\":\"2018-04-03T23:04:06+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/replike-me-xhufin-rrefimi-i-te-mbijetuarit-ne-kampin-e-tepelenes-enveri-do-na-conte-ne-siberi\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/replike-me-xhufin-rrefimi-i-te-mbijetuarit-ne-kampin-e-tepelenes-enveri-do-na-conte-ne-siberi\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/replike-me-xhufin-rrefimi-i-te-mbijetuarit-ne-kampin-e-tepelenes-enveri-do-na-conte-ne-siberi\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/04\\\/kampi-tepelenes.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/04\\\/kampi-tepelenes.jpg\",\"width\":600,\"height\":325},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/replike-me-xhufin-rrefimi-i-te-mbijetuarit-ne-kampin-e-tepelenes-enveri-do-na-conte-ne-siberi\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Replik\u00eb me Xhufin\\\/ Rr\u00ebfimi i t\u00eb mbijetuarit n\u00eb kampin e Tepelen\u00ebs: Enveri do na \u00e7onte n\u00eb Siberi\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Replik\u00eb me Xhufin\/ Rr\u00ebfimi i t\u00eb mbijetuarit n\u00eb kampin e Tepelen\u00ebs: Enveri do na \u00e7onte n\u00eb Siberi - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/replike-me-xhufin-rrefimi-i-te-mbijetuarit-ne-kampin-e-tepelenes-enveri-do-na-conte-ne-siberi\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Replik\u00eb me Xhufin\/ Rr\u00ebfimi i t\u00eb mbijetuarit n\u00eb kampin e Tepelen\u00ebs: Enveri do na \u00e7onte n\u00eb Siberi - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"BalkanWeb.com Piktori e shkrimtari Lek Previzi, i vetmi q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjall\u00eb nga moshatar\u00ebt e tij q\u00eb p\u00ebrjetuan kampin e tmerrsh\u00ebm t\u00eb Tepelen\u00ebs, d\u00ebshmon p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb se cili ishte plani sekret i Enver Hoxh\u00ebs me t\u00eb gjitha familjet e izoluara, para se t\u00eb hapej kampi, dhe si zhduk\u00ebn me buldozer e traktor njer\u00ebzit q\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/replike-me-xhufin-rrefimi-i-te-mbijetuarit-ne-kampin-e-tepelenes-enveri-do-na-conte-ne-siberi\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-04-03T23:04:06+00:00","og_image":[{"width":600,"height":325,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/kampi-tepelenes.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/replike-me-xhufin-rrefimi-i-te-mbijetuarit-ne-kampin-e-tepelenes-enveri-do-na-conte-ne-siberi\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/replike-me-xhufin-rrefimi-i-te-mbijetuarit-ne-kampin-e-tepelenes-enveri-do-na-conte-ne-siberi\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Replik\u00eb me Xhufin\/ Rr\u00ebfimi i t\u00eb mbijetuarit n\u00eb kampin e Tepelen\u00ebs: Enveri do na \u00e7onte n\u00eb Siberi","datePublished":"2018-04-03T23:04:06+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/replike-me-xhufin-rrefimi-i-te-mbijetuarit-ne-kampin-e-tepelenes-enveri-do-na-conte-ne-siberi\/"},"wordCount":2529,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/replike-me-xhufin-rrefimi-i-te-mbijetuarit-ne-kampin-e-tepelenes-enveri-do-na-conte-ne-siberi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/kampi-tepelenes.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/replike-me-xhufin-rrefimi-i-te-mbijetuarit-ne-kampin-e-tepelenes-enveri-do-na-conte-ne-siberi\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/replike-me-xhufin-rrefimi-i-te-mbijetuarit-ne-kampin-e-tepelenes-enveri-do-na-conte-ne-siberi\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/replike-me-xhufin-rrefimi-i-te-mbijetuarit-ne-kampin-e-tepelenes-enveri-do-na-conte-ne-siberi\/","name":"Replik\u00eb me Xhufin\/ Rr\u00ebfimi i t\u00eb mbijetuarit n\u00eb kampin e Tepelen\u00ebs: Enveri do na \u00e7onte n\u00eb Siberi - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/replike-me-xhufin-rrefimi-i-te-mbijetuarit-ne-kampin-e-tepelenes-enveri-do-na-conte-ne-siberi\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/replike-me-xhufin-rrefimi-i-te-mbijetuarit-ne-kampin-e-tepelenes-enveri-do-na-conte-ne-siberi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/kampi-tepelenes.jpg","datePublished":"2018-04-03T23:04:06+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/replike-me-xhufin-rrefimi-i-te-mbijetuarit-ne-kampin-e-tepelenes-enveri-do-na-conte-ne-siberi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/replike-me-xhufin-rrefimi-i-te-mbijetuarit-ne-kampin-e-tepelenes-enveri-do-na-conte-ne-siberi\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/replike-me-xhufin-rrefimi-i-te-mbijetuarit-ne-kampin-e-tepelenes-enveri-do-na-conte-ne-siberi\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/kampi-tepelenes.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/kampi-tepelenes.jpg","width":600,"height":325},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/replike-me-xhufin-rrefimi-i-te-mbijetuarit-ne-kampin-e-tepelenes-enveri-do-na-conte-ne-siberi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Replik\u00eb me Xhufin\/ Rr\u00ebfimi i t\u00eb mbijetuarit n\u00eb kampin e Tepelen\u00ebs: Enveri do na \u00e7onte n\u00eb Siberi"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27678","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=27678"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27678\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/27679"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=27678"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=27678"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=27678"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}