{"id":27808,"date":"2018-04-05T21:36:12","date_gmt":"2018-04-05T20:36:12","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=27808"},"modified":"2018-04-05T21:36:12","modified_gmt":"2018-04-05T20:36:12","slug":"kadare-te-ulerish-se-ne-shqiperi-ka-patriotizem-te-tepruar-eshte-thirrje-e-hapur-per-tradhti-ndaj-atdheut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-te-ulerish-se-ne-shqiperi-ka-patriotizem-te-tepruar-eshte-thirrje-e-hapur-per-tradhti-ndaj-atdheut\/","title":{"rendered":"Kadare: T\u00eb ul\u00ebrish se n\u00eb Shqip\u00ebri ka patriotiz\u00ebm t\u00eb tepruar, \u00ebsht\u00eb thirrje e hapur p\u00ebr tradhti ndaj atdheut"},"content":{"rendered":"<p>Nga <a href=\"http:\/\/revistadrini.info\/kadarete-ulerish-se-ne-shqiperi-ka-patriotizem-te-tepruareshte-thirrje-e-hapur-per-tradhti-ndaj-atdheut\/\" rel=\"noopener\" target=\"_blank\">Revista Drini<\/a> &#8211; <em>5 Prill 2018<\/em><\/p>\n<p>Rasti i Konic\u00ebs, m\u00eb mir\u00eb ndoshta se \u00e7do tjet\u00ebr, na kujton cil\u00ebsit\u00eb e shqiptarit: edhe kur ngjitet n\u00eb lart\u00ebsit\u00eb sublime, her\u00eb pas here q\u00eb nga thelI\u00ebsit\u00eb e rac\u00ebs i vijn\u00eb vrullet zem\u00ebrake. Por m\u00eb shum\u00eb se kjo, rasti i Konic\u00ebs shtron nj\u00eb pyetje madhore n\u00eb k\u00ebt\u00eb fund mij\u00ebvje\u00e7ari: \u00e7\u2018imazh kan\u00eb p\u00ebr vetveten shqiptar\u00ebt? \u00cbsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje themelore q\u00eb kap\u00ebrcen duksh\u00ebm an\u00ebn kulturore e etike. Ky \u00e7mim i vetvetes lidhet me vler\u00ebsimin q\u00eb ata i b\u00ebjn\u00eb kombit t\u00eb tyre n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, ai lidhet me vler\u00ebsimin e atdheut, s\u00eb fundi ai lidhet me \u00e7\u00ebshtjen themelore se sa jan\u00eb ata t\u00eb vendosur t\u00eb mbrojn\u00eb ekzistenc\u00ebn e tyre si komb n\u00eb rruzullin e shqet\u00ebsuar bot\u00ebror.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb as shpikje poet\u00ebsh, as propagand\u00eb nacionaliste, e aq m\u00eb pak komuniste, t\u00eb thuhet se vendi yn\u00eb, Shqip\u00ebria, ka qen\u00eb disa her\u00eb n\u00eb zgrip t\u00eb humner\u00ebs. Traktatet p\u00ebr ta ndar\u00eb at\u00eb midis fqinj\u00ebve, programet e doktrinat p\u00ebr ta shp\u00ebrb\u00ebr\u00eb kombin shqiptar jan\u00eb aty, n\u00eb arkivat e shum\u00eb shteteve, me data, me vula, me emra. Dhe shum\u00eb prej tyre nuk jan\u00eb aspak t\u00eb vjetra. Ato kan\u00eb n\u00eb fund vitet 1913, 1918, 1938 e disa jan\u00eb fare t\u00eb reja.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, n\u00eb kushtet kur t\u00ebrbimi nacionalist antishqiptar merr p\u00ebrmasa t\u00eb tilla, sa q\u00eb n\u00eb mars t\u00eb vitit 1997, n\u00eb demonstratat e Shkupit njer\u00ebzit kan\u00eb guxim t\u00eb ul\u00ebrijn\u00eb \u201cshqiptar\u00ebt n\u00eb krematorium!\u201d, kuptohet q\u00eb t\u00eb jesh antishqiptar \u00ebsht\u00eb fare e leht\u00eb, madje \u00ebsht\u00eb shpesh fitimprur\u00ebse. K\u00ebshtu dhe kurrsesi ndryshe mund t\u00eb kuptohet vala antishqiptare q\u00eb shp\u00ebrtheu rrotull Shqip\u00ebris\u00eb dhe brenda n\u00eb Shqip\u00ebri koh\u00ebt e fundit. K\u00ebshtu shpjegohet p\u00ebrse nj\u00eb grusht intelektual\u00eb renegat\u00eb shqiptar\u00eb u b\u00ebn\u00eb befas t\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelurit e medias bot\u00ebrore, t\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelurit e disa forumeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe, \u00e7\u2018\u00ebsht\u00eb m\u00eb e keqja, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr problemet shqiptare.<\/p>\n<p>Shkurt antishqiptarizmi u kthye n\u00eb profesion. \u00cbsht\u00eb kjo frym\u00eb e s\u00ebmur\u00eb q\u00eb ndihmoi p\u00ebr rr\u00ebzimin e strukturave t\u00eb shtetit shqiptar brenda dy-tri jav\u00ebsh, q\u00eb b\u00ebri q\u00eb gjeneral\u00eb dhe oficer\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb turpshme t\u00eb braktisnin postet e tyre, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nj\u00eb azil politik n\u00eb Itali, q\u00eb vulgu shqiptar t\u2019i veje zjarrin tempujve t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00eb kushte t\u00eb tilla, t\u00eb ul\u00ebrish ende se n\u00eb Shqip\u00ebri ka patriotiz\u00ebm t\u00eb tepruar, se let\u00ebrsia shqipe \u00ebsht\u00eb nacionaliste etj. \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb thirrje e hapur p\u00ebr tradhti t\u00eb hapur tashm\u00eb ndaj atdheut.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb kjo lidhet me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pyetjesh themelore: a jan\u00eb shqiptar\u00ebt patriot\u00eb m\u00eb shum\u00eb se \u00e7\u2018duhet, apo p\u00ebrkundrazi jan\u00eb ftohur me vendin e vet? A mos po e mbi\u00e7mojn\u00eb pa t\u00eb drejt\u00eb veten dhe vendin e tyre, a mos p\u00ebrkundrazi e p\u00ebr\u00e7mojn\u00eb pa t\u00eb drejt\u00eb veten dhe atdheun, me fjal\u00eb t\u00eb tjera: a e duan k\u00ebt\u00eb vend q\u00eb u ka dh\u00ebn\u00eb emrin qysh prej dy mij\u00eb vjet\u00ebsh, apo \u00ebnd\u00ebrrojn\u00eb ta k\u00ebmbejn\u00eb me nj\u00eb tjet\u00ebr vend, \u00ebnd\u00ebrr e mbrapsht\u00eb kjo q\u00eb ka ngritur krye aty-k\u00ebtu n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb? N\u00eb prag t\u00eb mij\u00ebvje\u00e7arit t\u00eb tret\u00eb shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb nxjerrin ende m\u00ebsime nga drama e tyre, q\u00eb ndodhet ende n\u00eb zhvillim.<\/p>\n<p>N\u00eb kushtet e nj\u00eb klime t\u00eb ashp\u00ebr nd\u00ebrkomb\u00ebtare, kur ata, i vetmi komb i ndar\u00eb tragjikisht n\u00eb Europ\u00eb jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb durojn\u00eb mosp\u00ebrfilljen bot\u00ebrore p\u00ebr gj\u00ebm\u00ebn q\u00eb u ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb kok\u00eb, n\u00eb kushtet e vetmis\u00eb s\u00eb tyre, t\u00eb trysnis\u00eb s\u00eb nj\u00eb propagande dashakeqe q\u00eb e ka p\u00ebrbaltur imazhin e tyre n\u00eb bot\u00eb, duke e paraqitur her\u00eb si popull violent, her\u00eb fondamentalist, her\u00eb barbar e her\u00eb t\u00eb lajthitur, shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb detyruar, midis t\u00eb tjerash, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb zgjedhje e sqarim themelor n\u00eb nd\u00ebrgjegjen e tyre lidhur me patriotizmin. Mendimit t\u00eb mbrapsht\u00eb q\u00eb e ngat\u00ebrron patriotizmin me nacionalizmin, q\u00eb e paraqet antipatriotizmin si balsam kund\u00ebr nacionalizmit, ata duhet t\u2019i p\u00ebrgji\u00adgjen me nj\u00eb \u201cjo\u201d t\u00eb prer\u00eb. <\/p>\n<p>Patriotizmi nuk \u00ebsht\u00eb nacionaliz\u00ebm dhe antipatriotizmi \u00ebsht\u00eb po aq i rreziksh\u00ebm sa shovinizmi. Ata q\u00eb i japin shpesh k\u00ebshillat kund\u00ebr patriotizmit, e kan\u00eb siguruar nd\u00ebrkaq patriotizmin n\u00eb vendet e tyre, dhe si gjith\u00eb t\u00eb velurit i lejojn\u00eb vetes luksin t\u00eb nazetohen me t\u00eb. Nd\u00ebrkaq vet\u00ebn\u00adderimin p\u00ebr vendet e tyre e kan\u00eb siguruar gjat\u00eb shekujve, pa kursyer asgj\u00eb, madje as forc\u00ebn e arm\u00ebve. Askush nuk shqet\u00ebsohet n\u00eb Franc\u00eb kur presidenti e mbaron \u00e7do fjalim me fjal\u00ebt \u201cRroft\u00eb Franca!\u201d dhe askush nuk acarohet n\u00eb SHBA kur n\u00eb t\u00eb gjitha meshat bekohen shteti amerikan, presidenti i vendit, madje dhe ushtria amerikane.<\/p>\n<p>Le ta pranojm\u00eb me trishtim se n\u00eb krejt gadishullin Ballkanik, n\u00eb koh\u00ebn kur shumica e vendeve u p\u00ebrfshin\u00eb nga val\u00ebt e egra nacionaliste, te shqiptar\u00ebt ndodhi e kund\u00ebrta. Kjo ishte nj\u00eb r\u00ebnie n\u00eb kurth nga m\u00eb t\u00eb turpshmet p\u00ebr nj\u00eb komb. Ishte e th\u00ebn\u00eb q\u00eb, pasi u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u2019i japin bot\u00ebs shembullin grotesk t\u00eb popullit t\u00eb par\u00eb pa fe n\u00eb bot\u00eb, majmun\u00ebt e vendit ton\u00eb u josh\u00ebn nga mbrapsht\u00ebsia tjet\u00ebr: t\u00eb japin shembullin e popullit pa atdhe.<\/p>\n<p>Thyerja morale e popullsis\u00eb shqiptare n\u00eb k\u00ebt\u00eb fund shekulli ishte nj\u00eb nga humbjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb tij. Ajo ishte, me sa duket, rrjedhoja m\u00eb tragjike e diktatur\u00ebs sfilit\u00ebse komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri dhe e terrorit shtazarak serb n\u00eb Kosov\u00eb e vise t\u00eb tjera t\u00eb Jugosllavis\u00eb.<\/p>\n<p>Thyerjet morale jan\u00eb t\u00eb njohura n\u00eb jet\u00ebn e popujve. Ashtu si\u00e7 jan\u00eb t\u00eb njohura ringritjet. P\u00ebr t\u2019u ringritur, kombit shqiptar i duhet t\u00eb tendoset e t\u00eb nxjerr\u00eb nga thell\u00ebsit\u00eb gjith\u00eb rezervat q\u00eb ka skajuar aty, ato rezerva, q\u00eb popujt, sipas nj\u00eb teknologjie t\u00eb lasht\u00eb, i ruajn\u00eb p\u00ebr dit\u00eb t\u00eb zeza e i nxjerrin n\u00eb stin\u00eb fatkeq\u00ebsish.<\/p>\n<p>Raportet me atdheun z\u00ebn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast vendin kryesor. Shqip\u00ebria s\u2019ka nevoj\u00eb p\u00ebr ekzaltime vulgare, por aq m\u00eb pak ka nevoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebr\u00e7mim. Mendimi se Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb tep\u00ebr t\u00eb himnizuar nga kultura shqiptare, ndaj tani duhet t\u2019i rr\u00ebzojm\u00eb n\u00eb balt\u00eb p\u00ebr t\u2019i sjell\u00eb n\u00eb vete, \u00ebsht\u00eb doktrin\u00eb e antishqiptarizmit. Kultura dhe mendimi i nj\u00eb populli q\u00ebndron gjithmon\u00eb n\u00eb nj\u00eb lasht\u00ebsi t\u00eb shquar p\u00ebr ku p\u00ebrpiqet ta t\u00ebrheq\u00eb e ta ngrej\u00eb gjith\u00eb kombin. Dy shekuj m\u00eb par\u00eb, Gjermania e G\u00ebthes dhe e Shilerit ishte shum\u00eb larg Gjermanis\u00eb s\u00eb prapambetur e fshatarake e, megjithat\u00eb, askush nuk e cil\u00ebson mendimin gjerman si elitist ose ekzaltues.<\/p>\n<p>Nisur nga kjo, mund t\u00eb thuhet pa droj\u00eb se mendimi rilindas shqiptar, ndon\u00ebse tep\u00ebr i lart\u00eb n\u00eb krahasim me gjendjen reale t\u00eb popullsis\u00eb shqiptare, ishte plot\u00ebsisht i p\u00ebrligjur. Nga ana tjet\u00ebr, duke e pranuar nevoj\u00ebn e plot\u00ebsimit t\u00eb k\u00ebtij mendimi me nj\u00eb vizion kritik e qortues (korrigjues), duke e pranuar, pra, si t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb thelb prirjen kritike t\u00eb Konic\u00ebs, megjithat\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb sip\u00ebrane, duhet th\u00ebn\u00eb se kritika e tij kund\u00ebrth\u00ebn\u00ebse ishte n\u00eb shum\u00eb\u00e7ka e tepruar dhe e parakohshme. Vet\u00eb ai e d\u00ebshmon k\u00ebt\u00eb, jo vet\u00ebm me at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb tij q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbrujtur plot dashuri e p\u00ebrgj\u00ebrim p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, por edhe me veprimtarin\u00eb e tij si ambasador i vendit t\u00eb vet n\u00eb SHBA, detyr\u00eb q\u00eb ai e kreu shk\u00eblqyesh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Ambasadori m\u00eb i kulturuar e m\u00eb brilant i koh\u00ebs n\u00eb Uashington, ai b\u00ebri \u00e7mos ta paraqiste Shqip\u00ebrin\u00eb e qytet\u00ebrimin shqiptar n\u00eb drit\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb tij, duke e mbrojtur nga keqkuptimet e nga p\u00ebr\u00e7mimi, q\u00eb ajm\u00e9, ishte ngritur disa her\u00eb vet\u00eb t\u2019ia shprehte vendit e popullit q\u00eb e kishte lindur.<\/p>\n<p><em>ISMAIL KADARE, Fragmenti III : \u201cKombi shqiptar n\u00eb prag t\u00eb mij\u00ebvje\u00e7arit t\u00eb tret\u00eb\u201d<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Revista Drini &#8211; 5 Prill 2018 Rasti i Konic\u00ebs, m\u00eb mir\u00eb ndoshta se \u00e7do tjet\u00ebr, na kujton cil\u00ebsit\u00eb e shqiptarit: edhe kur ngjitet n\u00eb lart\u00ebsit\u00eb sublime, her\u00eb pas here q\u00eb nga thelI\u00ebsit\u00eb e rac\u00ebs i vijn\u00eb vrullet zem\u00ebrake. Por m\u00eb shum\u00eb se kjo, rasti i Konic\u00ebs shtron nj\u00eb pyetje madhore n\u00eb k\u00ebt\u00eb fund mij\u00ebvje\u00e7ari: [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-27808","post","type-post","status-publish","format-standard","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kadare: T\u00eb ul\u00ebrish se n\u00eb Shqip\u00ebri ka patriotiz\u00ebm t\u00eb tepruar, \u00ebsht\u00eb thirrje e hapur p\u00ebr tradhti ndaj atdheut - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-te-ulerish-se-ne-shqiperi-ka-patriotizem-te-tepruar-eshte-thirrje-e-hapur-per-tradhti-ndaj-atdheut\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kadare: T\u00eb ul\u00ebrish se n\u00eb Shqip\u00ebri ka patriotiz\u00ebm t\u00eb tepruar, \u00ebsht\u00eb thirrje e hapur p\u00ebr tradhti ndaj atdheut - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Revista Drini &#8211; 5 Prill 2018 Rasti i Konic\u00ebs, m\u00eb mir\u00eb ndoshta se \u00e7do tjet\u00ebr, na kujton cil\u00ebsit\u00eb e shqiptarit: edhe kur ngjitet n\u00eb lart\u00ebsit\u00eb sublime, her\u00eb pas here q\u00eb nga thelI\u00ebsit\u00eb e rac\u00ebs i vijn\u00eb vrullet zem\u00ebrake. Por m\u00eb shum\u00eb se kjo, rasti i Konic\u00ebs shtron nj\u00eb pyetje madhore n\u00eb k\u00ebt\u00eb fund mij\u00ebvje\u00e7ari: [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-te-ulerish-se-ne-shqiperi-ka-patriotizem-te-tepruar-eshte-thirrje-e-hapur-per-tradhti-ndaj-atdheut\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-04-05T20:36:12+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/fjala_e_lire.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"300\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"100\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-te-ulerish-se-ne-shqiperi-ka-patriotizem-te-tepruar-eshte-thirrje-e-hapur-per-tradhti-ndaj-atdheut\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-te-ulerish-se-ne-shqiperi-ka-patriotizem-te-tepruar-eshte-thirrje-e-hapur-per-tradhti-ndaj-atdheut\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Kadare: T\u00eb ul\u00ebrish se n\u00eb Shqip\u00ebri ka patriotiz\u00ebm t\u00eb tepruar, \u00ebsht\u00eb thirrje e hapur p\u00ebr tradhti ndaj atdheut\",\"datePublished\":\"2018-04-05T20:36:12+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-te-ulerish-se-ne-shqiperi-ka-patriotizem-te-tepruar-eshte-thirrje-e-hapur-per-tradhti-ndaj-atdheut\\\/\"},\"wordCount\":1415,\"commentCount\":0,\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-te-ulerish-se-ne-shqiperi-ka-patriotizem-te-tepruar-eshte-thirrje-e-hapur-per-tradhti-ndaj-atdheut\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-te-ulerish-se-ne-shqiperi-ka-patriotizem-te-tepruar-eshte-thirrje-e-hapur-per-tradhti-ndaj-atdheut\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-te-ulerish-se-ne-shqiperi-ka-patriotizem-te-tepruar-eshte-thirrje-e-hapur-per-tradhti-ndaj-atdheut\\\/\",\"name\":\"Kadare: T\u00eb ul\u00ebrish se n\u00eb Shqip\u00ebri ka patriotiz\u00ebm t\u00eb tepruar, \u00ebsht\u00eb thirrje e hapur p\u00ebr tradhti ndaj atdheut - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2018-04-05T20:36:12+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-te-ulerish-se-ne-shqiperi-ka-patriotizem-te-tepruar-eshte-thirrje-e-hapur-per-tradhti-ndaj-atdheut\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-te-ulerish-se-ne-shqiperi-ka-patriotizem-te-tepruar-eshte-thirrje-e-hapur-per-tradhti-ndaj-atdheut\\\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-te-ulerish-se-ne-shqiperi-ka-patriotizem-te-tepruar-eshte-thirrje-e-hapur-per-tradhti-ndaj-atdheut\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kadare: T\u00eb ul\u00ebrish se n\u00eb Shqip\u00ebri ka patriotiz\u00ebm t\u00eb tepruar, \u00ebsht\u00eb thirrje e hapur p\u00ebr tradhti ndaj atdheut\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kadare: T\u00eb ul\u00ebrish se n\u00eb Shqip\u00ebri ka patriotiz\u00ebm t\u00eb tepruar, \u00ebsht\u00eb thirrje e hapur p\u00ebr tradhti ndaj atdheut - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-te-ulerish-se-ne-shqiperi-ka-patriotizem-te-tepruar-eshte-thirrje-e-hapur-per-tradhti-ndaj-atdheut\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Kadare: T\u00eb ul\u00ebrish se n\u00eb Shqip\u00ebri ka patriotiz\u00ebm t\u00eb tepruar, \u00ebsht\u00eb thirrje e hapur p\u00ebr tradhti ndaj atdheut - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Nga Revista Drini &#8211; 5 Prill 2018 Rasti i Konic\u00ebs, m\u00eb mir\u00eb ndoshta se \u00e7do tjet\u00ebr, na kujton cil\u00ebsit\u00eb e shqiptarit: edhe kur ngjitet n\u00eb lart\u00ebsit\u00eb sublime, her\u00eb pas here q\u00eb nga thelI\u00ebsit\u00eb e rac\u00ebs i vijn\u00eb vrullet zem\u00ebrake. Por m\u00eb shum\u00eb se kjo, rasti i Konic\u00ebs shtron nj\u00eb pyetje madhore n\u00eb k\u00ebt\u00eb fund mij\u00ebvje\u00e7ari: [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-te-ulerish-se-ne-shqiperi-ka-patriotizem-te-tepruar-eshte-thirrje-e-hapur-per-tradhti-ndaj-atdheut\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-04-05T20:36:12+00:00","og_image":[{"width":300,"height":100,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/fjala_e_lire.png","type":"image\/png"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-te-ulerish-se-ne-shqiperi-ka-patriotizem-te-tepruar-eshte-thirrje-e-hapur-per-tradhti-ndaj-atdheut\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-te-ulerish-se-ne-shqiperi-ka-patriotizem-te-tepruar-eshte-thirrje-e-hapur-per-tradhti-ndaj-atdheut\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Kadare: T\u00eb ul\u00ebrish se n\u00eb Shqip\u00ebri ka patriotiz\u00ebm t\u00eb tepruar, \u00ebsht\u00eb thirrje e hapur p\u00ebr tradhti ndaj atdheut","datePublished":"2018-04-05T20:36:12+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-te-ulerish-se-ne-shqiperi-ka-patriotizem-te-tepruar-eshte-thirrje-e-hapur-per-tradhti-ndaj-atdheut\/"},"wordCount":1415,"commentCount":0,"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-te-ulerish-se-ne-shqiperi-ka-patriotizem-te-tepruar-eshte-thirrje-e-hapur-per-tradhti-ndaj-atdheut\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-te-ulerish-se-ne-shqiperi-ka-patriotizem-te-tepruar-eshte-thirrje-e-hapur-per-tradhti-ndaj-atdheut\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-te-ulerish-se-ne-shqiperi-ka-patriotizem-te-tepruar-eshte-thirrje-e-hapur-per-tradhti-ndaj-atdheut\/","name":"Kadare: T\u00eb ul\u00ebrish se n\u00eb Shqip\u00ebri ka patriotiz\u00ebm t\u00eb tepruar, \u00ebsht\u00eb thirrje e hapur p\u00ebr tradhti ndaj atdheut - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"datePublished":"2018-04-05T20:36:12+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-te-ulerish-se-ne-shqiperi-ka-patriotizem-te-tepruar-eshte-thirrje-e-hapur-per-tradhti-ndaj-atdheut\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-te-ulerish-se-ne-shqiperi-ka-patriotizem-te-tepruar-eshte-thirrje-e-hapur-per-tradhti-ndaj-atdheut\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-te-ulerish-se-ne-shqiperi-ka-patriotizem-te-tepruar-eshte-thirrje-e-hapur-per-tradhti-ndaj-atdheut\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kadare: T\u00eb ul\u00ebrish se n\u00eb Shqip\u00ebri ka patriotiz\u00ebm t\u00eb tepruar, \u00ebsht\u00eb thirrje e hapur p\u00ebr tradhti ndaj atdheut"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27808","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=27808"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27808\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=27808"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=27808"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=27808"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}