{"id":2785,"date":"2016-05-05T22:27:00","date_gmt":"2016-05-05T21:27:00","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=2785"},"modified":"2018-04-13T21:14:44","modified_gmt":"2018-04-13T20:14:44","slug":"urime-vilajetet-davutoglu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/urime-vilajetet-davutoglu\/","title":{"rendered":"Urime vilajetet Davutoglu"},"content":{"rendered":"<p><strong>Lis Bukuraca<\/strong>, <a href=\"http:\/\/zeri.info\/zerat\/88975\/urime-vilajetet-davutoglu\/\" target=\"_blank\">Z\u00ebri<\/a>, <em>05 Maj 2016<\/em><\/p>\n<p>Pas 88 viteve ndarje t\u00eb dhunshme, u \u00e7liruam me gazep dhe m\u00eb n\u00eb fund, lezeti jon\u00eb \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrmbajtur, i pakufish\u00ebm, i pafund q\u00eb ju u kthyet p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar bashk\u00ebjetes\u00ebn v\u00ebllaz\u00ebrore t\u00eb shk\u00ebputur me kuvet dhe takat qafiresk. Pa ju jemi si pa bab\u00eb, jetim dhe dushman\u00ebt e Perandoris\u00eb, mosmir\u00ebnjoh\u00ebsit, p\u00ebrhapin llafe se NATO ka \u00e7liruar Kosov\u00ebn, e jo avion\u00ebt turq. Madje, disa ahmak, mendojn\u00eb se Bondsteel, do t\u00eb mbronte Kosov\u00ebn pa urdhrin e sulltanit, Erdoganit t\u00eb Par\u00eb. <\/p>\n<p>Efendi Davutoglu, bir i Davidit, urime vilajetet arnaute! Xhumhurjetet tona, e Arnavitlukut dhe Kosovistanit, na kan\u00eb ardhur maj\u00eb turinjve. Jo vet\u00ebm se duhej fal\u00ebnderuar populli turk sovran n\u00eb Prizeren, si\u00e7 u shpreh z\u00ebvend\u00ebsi juaj, por ai minoritet, ka dh\u00ebn\u00eb kontribut tep\u00ebr t\u00eb madh p\u00ebr rehatin\u00eb e sotshme, si\u00e7 u shpreh pashai i vilajetit t\u00eb Kosov\u00ebs, Hashim Tacoglu. <\/p>\n<p>Davutoglu, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr keqardhje, q\u00eb pashai i vilajetit t\u00eb Kosov\u00ebs, deri m\u00eb sot, nuk ka nd\u00ebrtuar qindra p\u00ebrmendore t\u00eb askerve turq sovran, q\u00eb ishin pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb U\u00c7K-\u00ebs. K\u00ebt\u00eb duhet ta k\u00ebrkoni sepse \u00ebsht\u00eb mosmir\u00ebnjohje, e jo t\u00eb kujtohen vet\u00ebm sulltan\u00ebt. Popullit turk sovran n\u00eb Kosov\u00eb, nuk i duhet vet\u00ebm sulltan\u00ebt tan\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, por edhe mij\u00ebra trima, q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb radh\u00ebt e U\u00c7K-\u00ebs. Duhen disa p\u00ebrmendore, ku mund t\u00eb fotografohen tucat dhe q\u00eb do t&#8217;u sh\u00ebrbenin p\u00ebr mburrje. <\/p>\n<p>Efendi Davutoglu, Rugova nd\u00ebrtoi nj\u00eb kish\u00eb mu n\u00eb mes t\u00eb vilajetit. P\u00ebr \u00e7do kish\u00eb, nd\u00ebrtoni ju lutem nj\u00ebqind xhamia, k\u00ebshtu b\u00ebhemi popull sevap dhe dor\u00eb p\u00ebr dore, t\u00eb lumtur, shkojm\u00eb nes\u00ebr s\u00eb bashku n\u00eb xhenet, si\u00e7 kemi ecur plot lezet disa shekuj.<\/p>\n<p>Davutoglu, jeni jo vet\u00ebm i madh dhe i pasur, por edhe i sinqert\u00eb, kur shp\u00ebrfillni identitetin dhe kultur\u00ebn e arnaut\u00ebve dhe i trajtoni, si n\u00eb librin tuaj, si mbeturina osmane. Do t\u00eb na e kthenit krenarin\u00eb osmane t\u00eb tretur, sikur t\u00eb investoni edhe m\u00eb shum\u00eb: jo vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebr parti politike, por edhe n\u00ebp\u00ebr redaksi t\u00eb mediave. Ju keni l\u00ebn\u00eb mij\u00ebra asker\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, keni tapi historike dhe natyrisht, ne jemi ju, ju jeni ne. Kosova \u00ebsht\u00eb Turqi, Turqia \u00ebsht\u00eb Kosov\u00eb. Ne jemi v\u00ebllez\u00ebr. V\u00ebllez\u00ebrit kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit prind\u00ebr, prandaj jemi vet\u00ebm nj\u00eb milet. Aq sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb b\u00ebni p\u00ebr Kosov\u00ebn, aq m\u00eb shum\u00eb ju rritet e drejta e pron\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk kuptoj zoti Davutoglu pse lejoni akoma Gjergj Kastriotin, gjaurin, n\u00eb mes t\u00eb Prishtin\u00ebs. Pik\u00ebrisht at\u00eb princ arnaut, q\u00eb ua ka b\u00ebr\u00eb jet\u00ebn xeh\u00ebr dhe xhenaze. Me nj\u00eb dekret, l\u00ebshuar nga nj\u00eb od\u00eb e pallatit me 1.000 t\u00eb tilla, mund ta hiqni. Hiqeni se gazuam! Hiqeni sa m\u00eb shpejt\u00eb dhe vini mbi at\u00eb kal\u00eb sulltan Muratin. Nuk duam ta lexojm\u00eb emrin e tij vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebr faltore, por edhe ta shohim trupin madh\u00ebshtor t\u00eb tij. Madje, t\u00eb em\u00ebrtohen edhe rrug\u00ebt, ose t\u00eb hiqet gjauri tjet\u00ebr Gjergj Fishta, pastaj Naimi, Samiu, Abdyli, sepse nuk ishin sunit\u00eb, por bektashinj. Keni lexuar Davutoglu si shprehet \u00c7ajupi p\u00ebr Perandorin\u00eb? \u00c7far\u00eb k\u00ebrkon ai racist n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, q\u00eb i ka mbushur mendjen Fahri Xharr\u00ebs, se ne jemi arnaut? E pastaj, po flitet se Fahri Xharra, ka ambicie politike dhe d\u00ebshiron t\u00eb b\u00ebhet ambasador i vilajetit n\u00eb Turqi. Mos pranoni kurr\u00eb k\u00ebt\u00eb! Zoti Xharra, refuzon me k\u00ebmb\u00ebngulje osmanizmin iluminist dhe shp\u00ebrndan lajme, se gjoja, Perandoria, paska vrar\u00eb arnaut.<\/p>\n<p>Zoti Davuotgoli, pastroni let\u00ebrsin\u00eb arnaute. Jini i bindur se asnj\u00eb rospi shqiptar, nuk do t\u00eb merrte guximin t\u00eb ju sek\u00eblldis qejfin apo t\u00eb ju godasl hakikatin. Ju dini se sa kan\u00eb kushtuar ata. Ju dini \u00e7mimin e tyre dhe sa i kushtojn\u00eb tatimpaguesve turq, politikan\u00ebt aranut n\u00eb Ballkan. Meqen\u00ebse jemi v\u00ebllez\u00ebr, kardash-milet, k\u00ebt\u00eb e keni th\u00ebn\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet shum\u00eb habereve, at\u00ebher\u00eb na duhet nj\u00eb histori, nj\u00eb kultur\u00eb, nj\u00eb identitet, edhe pse akoma rrug\u00ebt tona dhe sheshet, duken dushmanoze. Dhe, meqen\u00ebse keni shp\u00ebrndar\u00eb shum\u00eb bakshish, keni t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoni nj\u00eb q\u00ebndrim m\u00eb saglam, m\u00eb tamam, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb bereqet n\u00eb mes miletit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe t\u00eb k\u00ebrkoni nga pashallar\u00ebt tan\u00eb, t\u00eb sikterosin gjaur\u00ebt arnaut. <\/p>\n<p>Keni harruar efendi Davutoglu dy gj\u00ebra, e para: K\u00ebrkoni nga Tacoglu, t\u00eb hiqet nga shkolla gjuha alla franga dhe e inglizit dhe t\u00eb m\u00ebsohet gjuha hallal e dovletit. Nuk ka asnj\u00eb logjik t\u00eb konsiderohemi v\u00ebllez\u00ebr, por t\u00eb flasim gjuh\u00eb t\u00eb ndryshme, me p\u00ebrkthyes e t\u00eb mos kuptohemi si duhet. Jini i sigurt se asnj\u00eb politikan arnaut, nuk do t\u00eb marr\u00eb guximin t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb dekretin, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq, do t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb lira. Edhe ne duam gjyzelin e kurd\u00ebve n\u00eb Turqi, ku n\u00eb shkolla, u m\u00ebsohet vet\u00ebm gjuha turke, kurse ne arnaut\u00ebt, m\u00ebsojm\u00eb akoma gjuh\u00eb haram. Pse keni m\u00eb shum\u00eb respekt ndaj kurd\u00ebve, se sa ndaj mbetjeve osmane n\u00eb Ballkan? Pse ky diskriminim? Efendi Davutoglu, jini i sigurt se asnj\u00eb politikan\u00eb arnaut, nuk do ta kund\u00ebrshtonte osmanizimin m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb dhe m\u00eb efektiv, q\u00eb gati e fundos\u00ebn, qafir\u00ebt e rilindjes arnaute. Emrat i kemi haz\u00ebr dhe n\u00eb bot\u00eb, askush nuk mendon se nuk jemi turq. Shum\u00eb prej nesh, edhe mbiemrat dhe, nuk mund t\u00eb kuptohet se si insani, me emrin dhe mbiemrin has turk, t\u00eb konsideroj veten haram arnaut, e jo hallall turk? Edhe pse me shekuj na b\u00ebt\u00eb t\u00ebrbije, prap\u00eb rradakja u thot\u00eb disave, se jan\u00eb arnaut, e jo turk elhamdyrilah, \u00e7far\u00eb me em\u00ebr e mbiem\u00ebr, d\u00ebshmojn\u00eb krenarisht. <\/p>\n<p>E dyta: Kur t\u00eb shkoni n\u00eb Arnavutlluk, k\u00ebrkoni q\u00eb v\u00ebllai tjet\u00ebr, t\u00eb b\u00ebhet synet. Nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebjetes\u00ebn Rama t\u00eb mbetet me lucin var\u00eb. Ai edhe pajtohet. Pasi b\u00ebri t\u00eb qaj\u00eb me xhihadin sulltanin Erdogain, t\u00eb cilit ju u sh\u00ebrbeni si software, ka dh\u00ebn\u00eb shenja se nuk do t\u00eb kund\u00ebrshtonte. Edhe ky ka mbiemrin haz\u00ebr dhe nuk duhet shum\u00eb ndikim. <\/p>\n<p>Davuotoglu, lexoni pak ju lutem, se si nj\u00eb far bejetxhiu me emrin turk \u201efatsjell\u00ebs\u201d, Esat, mashtron miletin se nuk \u00ebsht\u00eb turk. Kjo prodhon hasm\u00ebri n\u00eb miletin ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. V\u00ebllez\u00ebrit mund t\u00eb ken\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb ndryshme, por kurr\u00eb jo baba dhe n\u00ebn\u00eb t\u00eb ndryshme efendi.<\/p>\n<p>K\u00ebrkoni ju lutem t\u00eb shkruhet n\u00eb historin\u00eb arnaute, se ju, pas zvog\u00eblimit t\u00eb Perandoris\u00eb, mor\u00ebt me vete si mysafir miliona shqiptar\u00eb dhe i trajtoni ashtu si\u00e7 meriton v\u00ebllai. K\u00ebrkoni ju lutem t\u00eb ndalohet edhe bajraku i gjaur\u00ebve, q\u00eb me shpendkeqin me dy kreshta, ka shkaktuar bajagi xhenaze askeris\u00eb fam\u00ebmadhe osmane dhe miletit hallall osman. E pastaj, duhet shkruar n\u00eb histori, si mor\u00ebt arnaut\u00ebt me qerre dhe i ngulit\u00ebt n\u00eb tok\u00ebn e Serbistanit dhe akoma nuk kemi th\u00ebn\u00eb, ejvallah.<\/p>\n<p>Na vjen keq efendi Davutoglu, se nuk pat\u00ebm nafak\u00ebn e kurd\u00ebve, t\u00eb ishim n\u00eb nj\u00eb perandori dhe ta flisnim t\u00eb gjith\u00eb gjuh\u00ebn e lezetshme turke. Mos u inatosni, n\u00ebse ndonj\u00eb publicist zbyth\u00eb k\u00ebrkesat tuaja tatli, politika nuk do ta b\u00ebj\u00eb kurr\u00eb. K\u00ebrkoni vet\u00ebm nga pashallar\u00ebt shqiptar\u00eb, t&#8217;i \u00e7ojn\u00eb ata n\u00eb hapsane, si n\u00eb Turqi, ata q\u00eb denoncuan me fotografi blerjen e naft\u00ebs nga Kalifati. Publicist\u00ebt efendi, nuk mund ta pengojn\u00eb shkrirjen e xhumhirieve tona n\u00eb nj\u00eb sulltanat. Tek ne, arnaut\u00ebt, ka shum\u00eb hyxhym-patriot\u00eb virtual, prandaj, financoni Sh\u00ebrbimin Osman Online, i cili me metoda t\u00eb ndryshme, do t\u00eb b\u00ebnte topall rrezikun nga marifeti arnaut. <\/p>\n<p>Vazhdoni t\u00eb financoni kryetar\u00ebt e partive arnaute dhe ata kryejn\u00eb pun\u00ebn, si\u00e7 pret me lezet sulltan Erdogani i Par\u00eb. Duke financuar t\u00eb gjith\u00eb, ata do t\u00eb han\u00eb nj\u00ebri tjetrin duke luftuar n\u00eb mes vete, por asnj\u00ebri nuk do ta vinte n\u00eb dyshim sevdan\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrore p\u00ebr osmanizmin. Me pak lira, u qepet goja, si Vet\u00ebvendosjes, LDK-\u00ebs, PDK-\u00ebs dhe AAK-\u00ebs. Qafir\u00ebt q\u00eb refuzojn\u00eb Erdoganin, jan\u00eb islamofob. Kjo duhet p\u00ebrs\u00ebritur vazhdimisht. Ata qafir\u00eb, jan\u00eb t\u00eb bindur se \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb jesh arnaut, se sa turk. Suphanallah! Madje edhe shpesh shkruajn\u00eb, oh sa mir\u00eb me qen\u00eb arnaut-insan. <\/p>\n<p>Sirbistani i vog\u00ebl thoshte dikur, ku gjendet nj\u00eb serb, \u00ebsht\u00eb Sirbistan, ju keni 20.000 turq n\u00eb Kosov\u00eb si milet sovran. Si mund t\u00eb mos jet\u00eb Kosova Turqi, kur banor\u00ebt kan\u00eb haz\u00ebr edhe emrat, edhe mbiemrat? Mos angazhoni mir\u00ebpo ata p\u00ebr ta marr\u00eb pushtetin, sepse arnauti laper, kryen m\u00eb shum\u00eb pun\u00eb se sa, turku saf, budalla. K\u00ebt\u00eb kemi d\u00ebshmuar n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn.<\/p>\n<p>Kujdes mir\u00ebpo Davutoglu: Hashimi, Isa, Albini, Limaj e Haradinaj, Basha e Berisha, ndryshojn\u00eb si moti. Madje Jahjaga dhe Rama, i jan\u00eb ankuar mbretit t\u00eb Jordanis\u00eb, se n\u00ebse nuk pranohemi m\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb BE, do t\u00eb na kap\u00ebrdij\u00eb Erdogani. Ky \u00ebsht\u00eb mangupll\u00ebk. \u00c7far\u00eb ibretizmi!<br \/>\nErdogani nuk pushton, ai vet\u00ebm vjen. Mos u habitni zoti Davutoglu, n\u00ebse dikush ofron m\u00eb shum\u00eb lek\u00eb dhe ata arratisen. Ata nes\u00ebr edhe do t\u00eb mohojm\u00eb se ju kan\u00eb njohur, se keni biseduar s\u00eb bashku, apo akoma m\u00eb keq, se keni pasur plane t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr ta rianimuar Perandori xhenaze, q\u00eb fryma saj, dal\u00ebngadal\u00eb, po zbret n\u00eb tok\u00ebn e shenjt\u00eb turke, n\u00eb Ballkan. Prandaj nxitoni me projektin. <\/p>\n<p>Bir i Davidit, m\u00eb p\u00eblqeu shum\u00eb hapja taktike e kufirit dhe lejimi i papenguar i refugjat\u00ebve. Pas gjasht\u00eb miliard\u00ebve euro dhe pas anulimit t\u00eb vizave, kufiri po funksionon p\u00ebrs\u00ebri. Keni futur n\u00eb dor\u00eb edhe Europ\u00ebn dhe kjo Europ\u00eb, ka disa ligje jonjer\u00ebzore, q\u00eb duron sharjen e njeriut t\u00eb shenjt\u00eb si Erdogani i Par\u00eb. Mund t\u00eb p\u00ebrdorni p\u00ebrs\u00ebri sirian\u00ebt si kamxhik dhe t\u00eb k\u00ebrkoni anulimin e ligjit p\u00ebr mendim t\u00eb lir\u00eb. K\u00ebrkoni nga Miletet e Bashkuara, t\u00eb futet tek t\u00eb Drejtat dhe Lirit\u00eb e Njeriut nj\u00eb dispozit\u00eb, nj\u00eb kanun sevap, p\u00ebr shembull, tek ai akt q\u00eb ka origjin\u00ebn nga fr\u00ebngu, t\u00eb shtohet nj\u00eb nen:<br \/>\n\u201c<em>Ndalohet denigrimi privat dhe publik i Erdoganit t\u00eb Par\u00eb: t\u00eb ndalohet pickimi publik i tij, xig\u00eblimi, ngacmimi, sepse Erdogani i Par\u00eb, nuk p\u00ebrs\u00ebritet kurr\u00eb m\u00eb n\u00eb histori<\/em>.&#8221;<\/p>\n<p>N\u00ebse nuk nd\u00ebrfusni at\u00eb nen, at\u00ebher\u00eb ju lutem urdh\u00ebroni t\u00eb anulohen Lirit\u00eb dhe t\u00eb Drejtat e Njeriut, sepse ato po krijojn\u00eb iluzione, se Erdogani mund t\u00eb shahet, mund t\u00eb vizatohet si majmun, mund t\u00eb shkruhen poezi apo k\u00ebng\u00eb satirike e pornografike p\u00ebr t\u00eb. Nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb Enver Hoxha dhe Stalini, nuk kan\u00eb lejuar kurr\u00eb. Cila gazet\u00eb, cili televizion do t\u00eb kishte marr\u00eb guximin t\u00eb shkruaj\u00eb apo recitoj\u00eb poezi se Enveri ose Stalini masturbojn\u00eb, se b\u00ebjn\u00eb seks me dele e dhi, se kan\u00eb luce t\u00eb vegj\u00ebl, si televizioni publik gjerman, ose si gazetat angleze?<\/p>\n<p>Kund\u00ebrshtar\u00ebt e Perandoris\u00eb, qafir\u00ebt, efendi Davuotgolu, jan\u00eb t\u00eb bindur se Bondsteeli mbron Kosov\u00ebn. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr bajagi e madhe. Pa urdhrin e Erdoganit, NATO, nuk l\u00ebviz\u00eb t\u00eb pasmet, por ndoshta vet\u00ebm t\u00eb p\u00ebrparmet. Madje, ka idiot\u00eb q\u00eb mendojn\u00eb se Shqip\u00ebria n\u00eb NATO, \u00ebsht\u00eb vend i sigurt. Ky \u00ebsht\u00eb mashtrimi m\u00eb i madh, q\u00eb propagandojn\u00eb dushman\u00ebt e osmanizmit. Pa Turqin\u00eb, Shqip\u00ebrin\u00eb e NATO-s, do ta pushtonte menj\u00ebher\u00eb Junanistani i NATO-s, \u00e7far\u00eb dybydyz arnaut\u00ebt, nuk kan\u00eb fiqir p\u00ebr ta kuptuar.<\/p>\n<p>Zoti Davutoglu, kur t\u00eb vizitoni her\u00ebn tjet\u00ebr vilajetet, k\u00ebrkoni ju lutem largimin e gjuh\u00ebs hedepsuz haram, dhe futjen e gjuh\u00ebs hallall turke n\u00ebp\u00ebr shkolla shqipe, si\u00e7 ishte deri n\u00eb senen\u00eb 1912. Ata nuk do ta largojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb, por k\u00ebshtu parap\u00ebrgatitet terreni dhe kuadrot. Vet fakti se kjo gjuh\u00eb m\u00ebsohet akoma n\u00eb shkolla, mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb tebdil projektin e madh, ku mileti turk, po investohen shum\u00eb lira. Madje, kjo na b\u00ebn dhe xheloz. Ju me kanun b\u00ebni idare kurd\u00ebt t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb vet\u00ebm gjuh\u00ebn hallall n\u00eb shkolla, kurse ne, edhe pse v\u00ebllez\u00ebr, duhet t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb gjuh\u00ebn haram. Tybestikfar!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lis Bukuraca, Z\u00ebri, 05 Maj 2016 Pas 88 viteve ndarje t\u00eb dhunshme, u \u00e7liruam me gazep dhe m\u00eb n\u00eb fund, lezeti jon\u00eb \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrmbajtur, i pakufish\u00ebm, i pafund q\u00eb ju u kthyet p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar bashk\u00ebjetes\u00ebn v\u00ebllaz\u00ebrore t\u00eb shk\u00ebputur me kuvet dhe takat qafiresk. Pa ju jemi si pa bab\u00eb, jetim dhe dushman\u00ebt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":17704,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-2785","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Urime vilajetet Davutoglu - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/urime-vilajetet-davutoglu\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Urime vilajetet Davutoglu - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Lis Bukuraca, Z\u00ebri, 05 Maj 2016 Pas 88 viteve ndarje t\u00eb dhunshme, u \u00e7liruam me gazep dhe m\u00eb n\u00eb fund, lezeti jon\u00eb \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrmbajtur, i pakufish\u00ebm, i pafund q\u00eb ju u kthyet p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar bashk\u00ebjetes\u00ebn v\u00ebllaz\u00ebrore t\u00eb shk\u00ebputur me kuvet dhe takat qafiresk. Pa ju jemi si pa bab\u00eb, jetim dhe dushman\u00ebt [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/urime-vilajetet-davutoglu\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-05-05T21:27:00+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2018-04-13T20:14:44+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/davutoglu.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"369\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/urime-vilajetet-davutoglu\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/urime-vilajetet-davutoglu\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Urime vilajetet Davutoglu\",\"datePublished\":\"2016-05-05T21:27:00+00:00\",\"dateModified\":\"2018-04-13T20:14:44+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/urime-vilajetet-davutoglu\\\/\"},\"wordCount\":2107,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/urime-vilajetet-davutoglu\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/davutoglu.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/urime-vilajetet-davutoglu\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/urime-vilajetet-davutoglu\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/urime-vilajetet-davutoglu\\\/\",\"name\":\"Urime vilajetet Davutoglu - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/urime-vilajetet-davutoglu\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/urime-vilajetet-davutoglu\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/davutoglu.jpg\",\"datePublished\":\"2016-05-05T21:27:00+00:00\",\"dateModified\":\"2018-04-13T20:14:44+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/urime-vilajetet-davutoglu\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/urime-vilajetet-davutoglu\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/urime-vilajetet-davutoglu\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/davutoglu.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/davutoglu.jpg\",\"width\":600,\"height\":369,\"caption\":\"Davutoglu\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/urime-vilajetet-davutoglu\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Urime vilajetet Davutoglu\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Urime vilajetet Davutoglu - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/urime-vilajetet-davutoglu\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Urime vilajetet Davutoglu - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Lis Bukuraca, Z\u00ebri, 05 Maj 2016 Pas 88 viteve ndarje t\u00eb dhunshme, u \u00e7liruam me gazep dhe m\u00eb n\u00eb fund, lezeti jon\u00eb \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrmbajtur, i pakufish\u00ebm, i pafund q\u00eb ju u kthyet p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar bashk\u00ebjetes\u00ebn v\u00ebllaz\u00ebrore t\u00eb shk\u00ebputur me kuvet dhe takat qafiresk. Pa ju jemi si pa bab\u00eb, jetim dhe dushman\u00ebt [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/urime-vilajetet-davutoglu\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-05-05T21:27:00+00:00","article_modified_time":"2018-04-13T20:14:44+00:00","og_image":[{"width":600,"height":369,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/davutoglu.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/urime-vilajetet-davutoglu\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/urime-vilajetet-davutoglu\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Urime vilajetet Davutoglu","datePublished":"2016-05-05T21:27:00+00:00","dateModified":"2018-04-13T20:14:44+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/urime-vilajetet-davutoglu\/"},"wordCount":2107,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/urime-vilajetet-davutoglu\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/davutoglu.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/urime-vilajetet-davutoglu\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/urime-vilajetet-davutoglu\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/urime-vilajetet-davutoglu\/","name":"Urime vilajetet Davutoglu - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/urime-vilajetet-davutoglu\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/urime-vilajetet-davutoglu\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/davutoglu.jpg","datePublished":"2016-05-05T21:27:00+00:00","dateModified":"2018-04-13T20:14:44+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/urime-vilajetet-davutoglu\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/urime-vilajetet-davutoglu\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/urime-vilajetet-davutoglu\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/davutoglu.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/davutoglu.jpg","width":600,"height":369,"caption":"Davutoglu"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/urime-vilajetet-davutoglu\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Urime vilajetet Davutoglu"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2785","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2785"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2785\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/17704"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2785"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2785"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2785"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}