{"id":28080,"date":"2018-04-11T00:55:58","date_gmt":"2018-04-10T23:55:58","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=28080"},"modified":"2018-04-11T00:55:58","modified_gmt":"2018-04-10T23:55:58","slug":"sara-blloshmi-si-i-skandalizonte-burrat-ne-vitet-20-mbesa-e-ismail-qemalit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sara-blloshmi-si-i-skandalizonte-burrat-ne-vitet-20-mbesa-e-ismail-qemalit\/","title":{"rendered":"Sara Blloshmi &#8211; Si i skandalizonte burrat n\u00eb vitet \u201920 mbesa e Ismail Qemalit"},"content":{"rendered":"<p>Nga <b>Suadela Balliu<\/b>*<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb dihet p\u00ebr jet\u00ebn e mbes\u00ebs s\u00eb patriarkut t\u00eb shtetit shqiptar \u00ebsht\u00eb fare pak. Aq sa edhe ajo q\u00eb dihet, e shtremb\u00ebruar nga regjimi dhe e distancuar prej nj\u00eb shekulli n\u00eb koh\u00eb b\u00ebhet v\u00ebshtir\u00eb e besueshme. Ama n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bien dakord. Sara ishte nj\u00eb grua e bukur. Ka nga ata q\u00eb guxuan ta quajn\u00eb edhe gruaja m\u00eb e bukur e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn. Mbase kjo ishte e v\u00ebrteta\u2026 N\u00eb nat\u00ebn e nd\u00ebrrimit t\u00eb viteve, n\u00eb fest\u00ebn e organizuar n\u00eb selin\u00eb e ambasad\u00ebs amerikane, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, nj\u00eb grua myslimane do t\u00eb vall\u00ebzonte n\u00eb publik. E veshur me fustan t\u00eb shkurt\u00ebr fokstrot, do t\u00eb vall\u00ebzonte palodhur deri ndaj t\u00eb gdhiri, duke pritur k\u00ebshtu ato q\u00eb kishte rezervuar moti 1926, n\u00eb Tiran\u00ebn e cila kishte vet\u00ebm kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb vjet q\u00eb shijonte frym\u00ebmarrjen si shtet i pavarur.<\/p>\n<p>Kish qen\u00eb pik\u00ebrisht gjyshi i saj, Ismail Qemali, burri q\u00eb do t\u00eb ngrinte flamurin n\u00eb Vlor\u00eb, duke shpallur k\u00ebshtu m\u00ebvet\u00ebsin\u00eb e k\u00ebsaj krahine n\u00eb skajet m\u00eb per\u00ebndimore t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane, at\u00ebher\u00eb kur identitetet kishin nxjerr\u00eb krye duke sjell\u00eb lindjen e shtet-kombeve. N\u00eb Tiran\u00ebn e qeverisur prej presidentit Ahmet Zogu ( i cili dy vjet m\u00eb pas do t\u00eb shpallte Monarkin\u00eb) , ku grat\u00eb i shihje ende r\u00ebndom t\u00eb mbuluara me ferexhe, vall\u00ebzimi p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb fundit ishte nj\u00eb veprim, i cili d\u00ebnohej me ligj. Kjo sken\u00eb, kaq e zakonshme p\u00ebr sallonet europiane, t\u00eb cil\u00ebt kishin sjell\u00eb atmosfer\u00eb per\u00ebndimore edhe n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e fillimshekullit XX, do b\u00ebnte \u00e7udi jo vet\u00ebm p\u00ebr vendasit ende fanatik\u00eb n\u00eb shfaqjen e grave n\u00eb publik, por edhe diplomat\u00ebve t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>Ishte pik\u00ebrisht ajo shkundje e shpenguar e gjymtyr\u00ebve n\u00ebn ritmet e muzik\u00ebs swing, q\u00eb pavet\u00ebdijsh\u00ebm do t\u00eb jepte shenjat e para t\u00eb nj\u00eb epoke t\u00eb re. Ndaj ambasadori gjerman me detyr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri asokohe, Kardoff, nuk do t\u00eb mbetej pa i shkruar Berlinit mbi k\u00ebt\u00eb ngjarje, sh\u00ebnjuar si Dosja R72437. Ai, nd\u00ebr t\u00eb tjera, shkruan se edhe ambasadori amerikan e ka njoftuar me gjas\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, se ai vend periferik ku jeta dukej se rridhte e qet\u00eb e pa ndonj\u00eb ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme kishte p\u00ebrqafuar tashm\u00eb stilin e ngutsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb jete t\u00eb dalldisur, me futboll e poker, me kapela dhe dansim\u2026 Kapelat cloche, nj\u00eb prej aksesor\u00ebve kult t\u00eb viteve \u201920 \u2013 \u201930, do t\u00eb vinin shoq\u00ebruar edhe me histori njer\u00ebzore n\u00eb duart e Donika Bardh\u00ebs, koleksioniste e aksesor\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj epoke. Histori q\u00eb lidheshin fort me emrin e Sara Blloshmit, gruas q\u00eb do t\u00eb sillte Parisin e Coco Chanel, n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e mbuluar ende me vel oriental.<\/p>\n<p>Ishte pik\u00ebrisht rr\u00ebfimi i Donik\u00ebs q\u00eb do ia ngacmonte kureshtjen gazetarit Alfred Peza, i cili do t\u00eb k\u00ebrkonte gjat\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb personazh thuajse enigmatik t\u00eb nj\u00eb shekulli t\u00eb shkuar e do ta shnd\u00ebrronte m\u00eb pas n\u00eb protagonisten e romanit t\u00eb tij \u201cSarah\u201d- nj\u00eb roman p\u00ebr gra t\u00eb lira dhe burra t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, n\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri mes dy luft\u00ebrave bot\u00ebrore. Megjith\u00ebse ky roman q\u00eb vjen n\u00ebn logon e \u201cMapo Editions\u201d i ka kushtuar autorit pes\u00eb vite pun\u00eb k\u00ebrkimore n\u00eb arkiva e dosje, preferoi t\u00eb vinte si shkrimtar i let\u00ebrsis\u00eb artistike dhe jo me nj\u00eb lib\u00ebr historik, duke i dh\u00ebn\u00eb liri vetes p\u00ebr ta zhvilluar k\u00ebt\u00eb personazh interesant t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb para diktatur\u00ebs komuniste, ku bisedat e tavolinave t\u00eb kafeneve dhe zilepsja epshore e burrave do ta vishte me petkat e nj\u00eb miti. As sa e quajt\u00ebn kurtizane, agjente t\u00eb mbretit Zog e jo vet\u00ebm. Nj\u00eb grua q\u00eb zgjodhi t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb martes\u00eb interesi e t\u00eb largohej n\u00eb emigrim drejt Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Alfred Peza - libri Sarah\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2018\/alfred_peza_libri_sarah.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Regjimi i ri, i cili erdhi me pretendimin e madh kinse t\u00eb barazis\u00eb gjinore dhe emancipimit t\u00eb gruas n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb komuniste, t\u00eb par\u00ebn feministe mbase t\u00eb historis\u00eb moderne shqiptare, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk e konsideroi, por p\u00ebrdori mjetet e propagand\u00ebs p\u00ebr ta p\u00ebrbaltur. Ajo q\u00eb dihet p\u00ebr jet\u00ebn e mbes\u00ebs s\u00eb patriarkut t\u00eb shtetit shqiptar \u00ebsht\u00eb fare pak. Aq sa edhe ajo q\u00eb dihet, e shtremb\u00ebruar nga regjimi dhe e distancuar prej nj\u00eb shekulli n\u00eb koh\u00eb b\u00ebhet v\u00ebshtir\u00eb e besueshme. Ama n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bien dakord. Sara ishte nj\u00eb grua e bukur. Ka nga ata q\u00eb guxuan ta quajn\u00eb edhe gruaja m\u00eb e bukur e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn.<\/p>\n<p>Mbase kjo ishte e v\u00ebrteta. Mbase vet\u00ebm ajo kishte guxuar t\u2019i shfaqte pa droj\u00eb e n\u00eb drit\u00eb t\u00eb diellit hiret e saj, stolisur me veshje t\u00eb mod\u00ebs, parfume parisiane dhe e zhytur n\u00eb nj\u00eb jet\u00eb luksi\u2026Pak foto t\u00eb saj jan\u00eb sot n\u00eb qarkullim, por edhe aq pak mjafton p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar bukurin\u00eb e nj\u00ebmendt\u00eb n\u00eb tiparet e saj. Do t\u00eb kishte qen\u00eb nj\u00eb nga protagonistet e sagave historike p\u00ebr romane e serial\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm, po t\u2019i kishte p\u00ebrkitur ndonj\u00eb familje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme politike apo t\u00eb fisnik\u00ebris\u00eb per\u00ebndimore. Edhe ajo i p\u00ebrkiste nj\u00eb prej familjeve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb shtetit shqiptar. Sara u lind n\u00eb Stamboll m\u00eb 1904-\u00ebn, koh\u00eb kur Perandoria Osmane ishte n\u00eb rr\u00ebnim e sip\u00ebr dhe ishin ato shenja dob\u00ebsie q\u00eb funksionar\u00eb t\u00eb lart\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb Port\u00ebs Supreme, si gjyshi i saj Ismail Qemali, i ndjen\u00eb dhe nis\u00ebn p\u00ebrpjekjet p\u00ebr shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn kur Shqip\u00ebria do t\u00eb shpallej shtet e kur fuqit\u00eb e m\u00ebdha n\u00eb Konferenc\u00ebn e Londr\u00ebs do t\u00eb cungonin territoret etnike, Sara ishte vet\u00ebm 8 vje\u00e7. Do t\u00eb vendosej bashk\u00eb me familjen n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb \u00ebm\u00ebn Myvedet Vlora, e par\u00eblindura e Ismail Qemalit dhe t\u00eb atin, kapitenin Vehap Bej, deri at\u00ebkoh\u00eb adjutant i Sulltanit, pas nj\u00eb kohe t\u00eb kaluar n\u00eb Franc\u00eb. Jo vet\u00ebm familja e s\u00eb \u00ebm\u00ebs ishin pjes\u00eb e elit\u00ebs politike, si n\u00eb Turqi edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe familja e t\u00eb atit, ku i gjyshi Abdyl Kerim Pasha, me origjin\u00eb nga Bagdadi kish qen\u00eb komandant i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i trupave osmane n\u00eb luft\u00ebn ruso-turke t\u00eb vitit 1877-1878.<\/p>\n<p>Ishte ende pa i b\u00ebr\u00eb t\u00eb nj\u00ebzetat kur u martua me ushtarakun Seladedin Blloshmi ( me mbiemrin e t\u00eb cilit do t\u00eb njihej, edhe pas martes\u00ebs me ushtarakun anglez), q\u00eb ishte shkolluar n\u00eb Akademin\u00eb Ushtarake franceze t\u00eb Seint Sirit. Ishte n\u00ebnt\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7are m\u00eb 1923 \u2013shin kur u b\u00eb mama e nj\u00eb vajze, Ver\u00ebs. P\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb t\u00eb shoqit si Ambasadori i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Rumani, Sara do t\u00eb jetonte disa vite t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb Bukuresht. Jeta n\u00eb Paris dhe Bukuresht, dy kryeqytete t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Per\u00ebndimit dhe Lindjes, do e b\u00ebnin t\u00eb shpenguar gruan e re, mama e nj\u00eb vajze 3 \u2013vje\u00e7are asokohe, e cila do t\u00eb vall\u00ebzonte e arg\u00ebtohej ndaj t\u00eb gdhiri, me t\u00eb motr\u00ebn, n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e diplomat\u00ebve t\u00eb huaj e vendas at\u00eb nd\u00ebrrim vitesh, teksa trokiste 1926 \u2013a. \u201cNga fotot q\u00eb kan\u00eb mbetur, nga tregimet familjare e kujtime t\u00eb ndryshme, Sara ka qen\u00eb nj\u00eb grua shum\u00eb e bukur dhe mjaft inteligjente.<\/p>\n<p>Sa her\u00eb diskutohet p\u00ebr Sar\u00ebn, un\u00eb imagjinoj nj\u00eb ikon\u00eb t\u00eb bukuris\u00eb dhe e krahasoj me ato femra q\u00eb, fal\u00eb inteligjenc\u00ebs dhe p\u00ebrgatitjes s\u00eb tyre, k\u00ebt\u00eb dhurat\u00eb t\u00eb natyr\u00ebs jo q\u00eb nuk e shp\u00ebrdoruan, por dit\u00ebn ta vler\u00ebsojn\u00eb\u201d \u2013k\u00ebshtu do e p\u00ebrshkruante kush\u00ebrir\u00ebn e tij, Darling Vlora, nj\u00eb nga pasardh\u00ebset e Ismail Qemalit. Nj\u00eb grua e bukur, e rritur n\u00eb mjediset e aristokracis\u00eb s\u00eb lart\u00eb t\u00eb Stambollit e Parisit, nuk mund t\u2019i shp\u00ebtonte edhe \u00e7mimit q\u00eb duhej t\u00eb paguante.<\/p>\n<p>Me adhurimin, do t\u00eb vinte edhe p\u00ebrfolja e emrit t\u00eb saj, jo gjithmon\u00eb p\u00ebr mir\u00eb. Por Sara dukej se nuk e vriste mendjen p\u00ebr thashethemet q\u00eb ndizeshin rreth saj. Dukej se vazhdonte jet\u00ebn e patrazuar. Pas vdekjes s\u00eb t\u00eb shoqit, Selahedin Blloshmi, Sara u njoh me ushtarakun britanik Vandeleur Robinson, e me t\u00eb cilin lidhi kuror\u00eb n\u00eb shtator t\u00eb vitit 1945, n\u00eb Lond\u00ebr, vit kur n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb niste sundimi i gjat\u00eb e i eg\u00ebr i diktatur\u00ebs komuniste. N\u00ebse do t\u00eb ekzistonin tabloidet apo shtypi roz\u00eb, do t\u00eb mbushej plot me lajme t\u00eb pakonfirmuara e shpesh t\u00eb stisura mbi jet\u00ebn e socialite-s, Sara Blloshmi. Por n\u00eb vend t\u00eb tyre ishin thashethemet e kafeneve, ku martesa e saj nuk shp\u00ebtoi pa r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy e u komentua se kish qen\u00eb interes i past\u00ebr.<\/p>\n<p>Sara e pa si nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u larguar nga Shqip\u00ebria. \u201cNuk \u00ebsht\u00eb aspak e v\u00ebrtet\u00eb, pasi Sara mund t\u00eb largohej kur t\u00eb donte gjat\u00eb luft\u00ebs, edhe pa qen\u00eb e martuar me Robinsonin. Ajo ishte e re, e bukur dhe e pasur. Asgj\u00eb nuk i mungonte dhe asgj\u00eb nuk e pengonte, p\u00ebrve\u00e7 d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb Shqip\u00ebri. Nga ana tjet\u00ebr, n\u00ebse kjo martes\u00eb do kishte qen\u00eb thjesht p\u00ebr q\u00ebllimin e largimit, Sara nuk do kishte jetuar me Robinsonin deri n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs e, aq m\u00eb tep\u00ebr, pas vdekjes s\u00eb Sar\u00ebs p\u00ebr Robinsonin vazhdoi t\u00eb kujdesej Vera\u201d \u2013ka zbuluar kush\u00ebriri, Darling Vlora. Duket se p\u00ebrtej miteve dhe mjegull\u00ebs s\u00eb thashethemnaj\u00ebs q\u00eb vesh\u00ebn figur\u00ebn e Sara Blloshmit, t\u00eb vetmet d\u00ebshmi q\u00eb hedhin drit\u00eb mbi jet\u00ebn reale t\u00eb saj, jan\u00eb ato t\u00eb s\u00eb bij\u00ebs Vera dhe t\u00eb kush\u00ebririt. \u201cN\u00ebna ishte martuar n\u00eb Shqip\u00ebri me majorin Vendleur Robinson. Ai ishte n\u00eb misionin anglez n\u00eb Shqip\u00ebri, por pastaj Enver Hoxha nuk i deshi m\u00eb as amerikan\u00ebt, as anglez\u00ebt, as francez\u00ebt.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb t\u00eb huajt u detyruan t\u00eb largoheshin. N\u00ebna nuk donte t\u00eb largohej nga Shqip\u00ebria pa m\u00eb marr\u00eb edhe mua. Pushteti i at\u00ebhersh\u00ebm, duke m\u00eb llogaritur si produkt t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nuk jepte leje. Un\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebja art p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe t\u00eb mbetesha k\u00ebtu. M\u00eb kujtohet, nj\u00eb her\u00eb m\u00eb than\u00eb t\u00eb b\u00ebja nj\u00eb portret t\u00eb Leninit. Mir\u00ebpo, u thash\u00eb se nuk b\u00ebja dot portrete nga fotografia. Ma soll\u00ebn nj\u00eb partizane me pushk\u00eb e me kapel\u00eb me yll, q\u00eb ishte e mosh\u00ebs sime, dhe b\u00ebra nj\u00eb piktur\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e mori shteti\u201d \u2013 ka rr\u00ebfyer Vera n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb Lond\u00ebr n\u00eb vitin 1996. M\u00eb 1945 \u2013\u00ebn, nj\u00eb avion q\u00eb vinte nga Sofja, ndaloi n\u00eb aeroportin e Rinasit. Midis pasagjer\u00ebve, p\u00ebrve\u00e7 Sar\u00ebs dhe Robinsonit, ishte edhe Vera. Thuhet se Vera hipi n\u00eb avion p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrsh\u00ebndetur me n\u00ebn\u00ebn dhe, sapo u ndodh brenda, dyert u mbyll\u00ebn dhe piloti u urdh\u00ebrua t\u00eb nisej. \u201cPastaj, s\u00eb bashku me n\u00ebn\u00ebn dhe burrin e saj shkuam n\u00eb Rom\u00eb, ku un\u00eb vazhdova akademin\u00eb.\u201d \u2013 ka rr\u00ebfyer Vera Blloshmi, e cila ia dedikoi jet\u00ebn piktur\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb 1945 -\u00ebs, Sara u kthye n\u00eb Shqip\u00ebri, si shtetase angleze. L\u00ebvizjet e saj, takimet \u2013 qoft\u00eb edhe me n\u00ebn\u00ebn dhe t\u00eb motr\u00ebn \u2013 do t\u00eb monitoroheshin nga aparati i Sigurimit t\u00eb Shtetit q\u00eb sapo ishte ngritur. Sipas raporteve ( Edhe gazetari Alfred Peza thot\u00eb se ka gjetur materiale t\u00eb pasura n\u00eb Arkivat e Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme, ku gjeti dosjen e Sara Blloshmit, mbi ndjekjen q\u00eb Sigurimi i Shtetit i ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitet 1944- 1946, para se t\u00eb largohej n\u00eb Britani dhe pasi u rikthye edhe nj\u00ebher\u00eb, p\u00ebr t\u2019u larguar p\u00ebrfundimisht) Sara dhe Vandeleur Robinson takoheshin me miq t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, \u201ct\u00eb gjith\u00eb bejler\u00eb dhe personalitete n\u00eb koh\u00ebn e Zogut\u2026 simpatizant\u00eb t\u00eb imperializmit anglez\u201d, t\u00eb cil\u00ebve \u201cu ipnin revista dhe gazeta politike t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Midis emrave t\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb disa raporte q\u00eb datojn\u00eb fundvitin 1945 dhe vitin 1946, ndeshim Qamil Vlor\u00ebn dhe djalin e tij Ismail Qemalin, Xhemal Frash\u00ebrin, Isuf Vrionin, Myqerem Janin\u00ebn, Sk\u00ebnder Konic\u00ebn, etj (\u00abMateriale agjenturalo-operativo mbi agjenten angleze Sara Blloshmi\u00bb \/ AMB Dosja 102). Edhe pas largimit t\u00eb Sar\u00ebs nga Shqip\u00ebria, Sigurimi vazhdoi t\u00eb kontrollonte korrespondenc\u00ebn e saj me Shqip\u00ebrin\u00eb, me n\u00ebn\u00ebn dhe motr\u00ebn q\u00eb vazhduan t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Pas nj\u00eb q\u00ebndrimi t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb Rom\u00eb, Sara dhe i shoqi u vendos\u00ebn p\u00ebrfundimisht n\u00eb Lond\u00ebr. Nd\u00ebrsa edhe e bija, Vera u martua me nj\u00eb ushtarak anglez James Avery Mellet, e iu bashkua t\u00eb \u00ebm\u00ebs m\u00eb von\u00eb n\u00eb Angli. N\u00eb Arkivin e Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme, nd\u00ebr t\u00eb tjera, gjenden edhe disa foto dhe nj\u00eb let\u00ebr e Sar\u00ebs d\u00ebrguar n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj, e cila vazhdonte t\u00eb jetonte n\u00eb Tiran\u00eb, foto dhe letra q\u00eb nuk shkuan n\u00eb destinacion, por mbet\u00ebn n\u00eb duar t\u00eb Sigurimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr jet\u00ebn e Sar\u00ebs n\u00eb kryeqytetin britanik dihet pak, edhe ato t\u00eb rr\u00ebfyera vite pas vdekjes s\u00eb saj nga e bija Vera, nd\u00ebrsa n\u00eb Tiran\u00ebn e izoluar n\u00ebn regjimin e hekurt Sara Blloshmi ishte p\u00ebrzgjedhur si simboli p\u00ebr t\u00eb goditur jo vet\u00ebm elit\u00ebn e nj\u00eb regjimi t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, at\u00eb t\u00eb Mbretit Zog, por nj\u00eb epok\u00eb e t\u00ebr\u00eb. Her\u00eb duke p\u00ebrdorur pseudonime, e her\u00eb m\u00eb emrin e saj, historia e Sar\u00ebs u p\u00ebrfshi n\u00eb libra t\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Ismail Kadare e ka p\u00ebrmendur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb periferike si nj\u00eb grua q\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb ballot e Mbretit, n\u00eb librin \u201cN\u00ebntori i nj\u00eb kryeqyteti\u201d, nd\u00ebrsa Dhimit\u00ebr Karaguni n\u00eb librin \u201cAgjenti 333\u201d, botuar nga sht\u00ebpia \u201cNaim Frash\u00ebri\u201d m\u00eb 1970 \u2013\u00ebn, e ka vendosur historin\u00eb e Sara Blloshmit n\u00ebn pseudonimin Sava. P\u00ebr q\u00ebllimet e propagand\u00ebs, nj\u00eb grua duhej veshur me tipare thuajse mitike \u2013 edhe pse mbartnin t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb k\u00ebqijat t\u00eb cilat i luftonte sistemi i ri politik. Si nj\u00eb Mata Hari, Blloshmi do t\u00eb ishte n\u00ebn pen\u00ebn e propagand\u00ebs poli-agjente, grua shtrati p\u00ebr shum\u00eb qeveritar\u00eb t\u00eb koh\u00ebs e diplomat\u00eb (pa pasur kurr\u00eb fakte u tha se ishte e dashura e mbretit Zog. Ky fill i ka sh\u00ebrbyer autorit Alfred Peza p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar romanin e tij \u201cSarah\u201d) \u201cP\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb sa duhet dhe si duhet propagand\u00ebn e tyre, k\u00ebta libra shtypeshin n\u00eb tirazhe t\u00eb larta, q\u00eb sot do t\u2019i kishte zili \u00e7do shkrimtar.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht kritikat m\u00eb t\u00eb egra i b\u00ebhen s\u00eb bukur\u00ebs dhe s\u00eb mir\u00ebs, aty keqdashja ndien k\u00ebnaq\u00ebsi. Dhe Sara, me bukurin\u00eb dhe inteligjenc\u00ebn e saj, e t\u00ebrhoqi pas vetes k\u00ebt\u00eb keqdashje. Mua m\u00eb p\u00eblqen ta kujtoj pik\u00ebrisht t\u00eb till\u00eb; nj\u00eb ikon\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb femr\u00ebs aristokrate t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare gjat\u00eb dy dekadave t\u00eb paraluft\u00ebs e m\u00eb pas n\u00eb diaspor\u00eb\u201d \u2013 u \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur Darling Vlora t\u00eb gjith\u00eb ortekut t\u00eb thashethemnaj\u00ebs q\u00eb zien n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr thuajse nj\u00eb shekull. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e izoluar komuniste ajo ishte b\u00ebr\u00eb simboli i kurtizanes dhe agjentes (deri aty do t\u00eb shkonte propaganda sa do i vishte edhe faje t\u00eb paqena e t\u00eb pakonfirmura ndonj\u00ebher\u00eb se kish pasur gisht n\u00eb vdekjen e t\u00eb shoqit) Sara vazhdonte jet\u00ebn e qet\u00eb n\u00eb shtetin ishullor, aty ku aristokracia jetonte natyrsh\u00ebm n\u00ebn regjimin monarkik t\u00eb Mbret\u00ebresh\u00ebs. Pak vite m\u00eb von\u00eb do i vinte dhe e bija, Vera, e cila e g\u00ebzoi me nj\u00eb vajz\u00eb, Sonj\u00ebn e nd\u00ebrsa Sonja i k\u00ebrkoi t\u2019i pag\u00ebzonte t\u00eb bij\u00ebn me emrin Sara. Do ta linte k\u00ebt\u00eb jet\u00eb m\u00eb 1975-\u00ebn, pasi kish vuajtur disa vite nga s\u00ebmundja e leucemis\u00eb, si\u00e7 ka rr\u00ebfyer e bija, Vera.<\/p>\n<p>I vetmi g\u00ebzim nga Shqip\u00ebria, pak para se t\u00eb nd\u00ebrronte jet\u00eb, ishte vizita e s\u00eb motr\u00ebs, Belkisit, q\u00eb ishte edhe mamaja e Nermin Vlora-Falaschi. N\u00eb Tiran\u00eb, gjurm\u00ebt e Sara Blloshmit ndiqeshin ende (letrat drejtuar familjes nuk shkonin kurr\u00eb n\u00eb destinacion, porse n\u00eb duart e sh\u00ebrbimit sekret). Edhe pse larg, e bija Vera ka treguar se ato informoheshin me \u00e7\u2019ndodhte n\u00eb Shqip\u00ebri. Merrnin letra nga miq, po ashtu edhe libra dhe e dinin se Shqip\u00ebria ishte kthyer shum\u00eb mbrapa n\u00eb koh\u00eb e nuk i ngjante m\u00eb asaj nate t\u00eb hareshme kur trokiste 1 janari i vitit 1926, kur Sara Blloshmi me fustanin e saj t\u00eb shkurt\u00ebr plot shk\u00eblqim do t\u00eb vall\u00ebzonte p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar nj\u00eb epok\u00eb\u2026Shqip\u00ebria nuk u b\u00eb ajo e sallave t\u00eb dansit, e grave me kapela q\u00eb vall\u00ebzojn\u00eb Charleston e tymosin me \u00e7ibuk\u00ebt e tyre t\u00eb gjat\u00eb, nd\u00ebrsa burrat luajn\u00eb poker e rr\u00ebk\u00ebllejn\u00eb pije t\u00eb kushtueshme alkoolike, por Sara u ngulit thell\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb kujtes\u00ebn e brezit q\u00eb e njohu, por hyri n\u00eb histori si gruaja e Shqip\u00ebris\u00eb mes dy bot\u00ebve\u2026<\/p>\n<p><em> * Marr\u00eb nga Madame Mapo \u201cMiti pas nj\u00eb gruaje\u201d<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Suadela Balliu* Ajo q\u00eb dihet p\u00ebr jet\u00ebn e mbes\u00ebs s\u00eb patriarkut t\u00eb shtetit shqiptar \u00ebsht\u00eb fare pak. Aq sa edhe ajo q\u00eb dihet, e shtremb\u00ebruar nga regjimi dhe e distancuar prej nj\u00eb shekulli n\u00eb koh\u00eb b\u00ebhet v\u00ebshtir\u00eb e besueshme. Ama n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bien dakord. Sara ishte nj\u00eb grua e bukur. Ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":28081,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-28080","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Sara Blloshmi &#8211; Si i skandalizonte burrat n\u00eb vitet \u201920 mbesa e Ismail Qemalit - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sara-blloshmi-si-i-skandalizonte-burrat-ne-vitet-20-mbesa-e-ismail-qemalit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Sara Blloshmi &#8211; Si i skandalizonte burrat n\u00eb vitet \u201920 mbesa e Ismail Qemalit - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Suadela Balliu* Ajo q\u00eb dihet p\u00ebr jet\u00ebn e mbes\u00ebs s\u00eb patriarkut t\u00eb shtetit shqiptar \u00ebsht\u00eb fare pak. Aq sa edhe ajo q\u00eb dihet, e shtremb\u00ebruar nga regjimi dhe e distancuar prej nj\u00eb shekulli n\u00eb koh\u00eb b\u00ebhet v\u00ebshtir\u00eb e besueshme. Ama n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bien dakord. Sara ishte nj\u00eb grua e bukur. Ka [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sara-blloshmi-si-i-skandalizonte-burrat-ne-vitet-20-mbesa-e-ismail-qemalit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-04-10T23:55:58+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/sara_blloshmi.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"822\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sara-blloshmi-si-i-skandalizonte-burrat-ne-vitet-20-mbesa-e-ismail-qemalit\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sara-blloshmi-si-i-skandalizonte-burrat-ne-vitet-20-mbesa-e-ismail-qemalit\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Sara Blloshmi &#8211; Si i skandalizonte burrat n\u00eb vitet \u201920 mbesa e Ismail Qemalit\",\"datePublished\":\"2018-04-10T23:55:58+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sara-blloshmi-si-i-skandalizonte-burrat-ne-vitet-20-mbesa-e-ismail-qemalit\\\/\"},\"wordCount\":2948,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sara-blloshmi-si-i-skandalizonte-burrat-ne-vitet-20-mbesa-e-ismail-qemalit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/04\\\/sara_blloshmi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sara-blloshmi-si-i-skandalizonte-burrat-ne-vitet-20-mbesa-e-ismail-qemalit\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sara-blloshmi-si-i-skandalizonte-burrat-ne-vitet-20-mbesa-e-ismail-qemalit\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sara-blloshmi-si-i-skandalizonte-burrat-ne-vitet-20-mbesa-e-ismail-qemalit\\\/\",\"name\":\"Sara Blloshmi &#8211; Si i skandalizonte burrat n\u00eb vitet \u201920 mbesa e Ismail Qemalit - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sara-blloshmi-si-i-skandalizonte-burrat-ne-vitet-20-mbesa-e-ismail-qemalit\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sara-blloshmi-si-i-skandalizonte-burrat-ne-vitet-20-mbesa-e-ismail-qemalit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/04\\\/sara_blloshmi.jpg\",\"datePublished\":\"2018-04-10T23:55:58+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sara-blloshmi-si-i-skandalizonte-burrat-ne-vitet-20-mbesa-e-ismail-qemalit\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sara-blloshmi-si-i-skandalizonte-burrat-ne-vitet-20-mbesa-e-ismail-qemalit\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sara-blloshmi-si-i-skandalizonte-burrat-ne-vitet-20-mbesa-e-ismail-qemalit\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/04\\\/sara_blloshmi.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/04\\\/sara_blloshmi.jpg\",\"width\":600,\"height\":822},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sara-blloshmi-si-i-skandalizonte-burrat-ne-vitet-20-mbesa-e-ismail-qemalit\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Sara Blloshmi &#8211; Si i skandalizonte burrat n\u00eb vitet \u201920 mbesa e Ismail Qemalit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Sara Blloshmi &#8211; Si i skandalizonte burrat n\u00eb vitet \u201920 mbesa e Ismail Qemalit - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sara-blloshmi-si-i-skandalizonte-burrat-ne-vitet-20-mbesa-e-ismail-qemalit\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Sara Blloshmi &#8211; Si i skandalizonte burrat n\u00eb vitet \u201920 mbesa e Ismail Qemalit - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Nga Suadela Balliu* Ajo q\u00eb dihet p\u00ebr jet\u00ebn e mbes\u00ebs s\u00eb patriarkut t\u00eb shtetit shqiptar \u00ebsht\u00eb fare pak. Aq sa edhe ajo q\u00eb dihet, e shtremb\u00ebruar nga regjimi dhe e distancuar prej nj\u00eb shekulli n\u00eb koh\u00eb b\u00ebhet v\u00ebshtir\u00eb e besueshme. Ama n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bien dakord. Sara ishte nj\u00eb grua e bukur. Ka [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sara-blloshmi-si-i-skandalizonte-burrat-ne-vitet-20-mbesa-e-ismail-qemalit\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-04-10T23:55:58+00:00","og_image":[{"width":600,"height":822,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/sara_blloshmi.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sara-blloshmi-si-i-skandalizonte-burrat-ne-vitet-20-mbesa-e-ismail-qemalit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sara-blloshmi-si-i-skandalizonte-burrat-ne-vitet-20-mbesa-e-ismail-qemalit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Sara Blloshmi &#8211; Si i skandalizonte burrat n\u00eb vitet \u201920 mbesa e Ismail Qemalit","datePublished":"2018-04-10T23:55:58+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sara-blloshmi-si-i-skandalizonte-burrat-ne-vitet-20-mbesa-e-ismail-qemalit\/"},"wordCount":2948,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sara-blloshmi-si-i-skandalizonte-burrat-ne-vitet-20-mbesa-e-ismail-qemalit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/sara_blloshmi.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sara-blloshmi-si-i-skandalizonte-burrat-ne-vitet-20-mbesa-e-ismail-qemalit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sara-blloshmi-si-i-skandalizonte-burrat-ne-vitet-20-mbesa-e-ismail-qemalit\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sara-blloshmi-si-i-skandalizonte-burrat-ne-vitet-20-mbesa-e-ismail-qemalit\/","name":"Sara Blloshmi &#8211; Si i skandalizonte burrat n\u00eb vitet \u201920 mbesa e Ismail Qemalit - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sara-blloshmi-si-i-skandalizonte-burrat-ne-vitet-20-mbesa-e-ismail-qemalit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sara-blloshmi-si-i-skandalizonte-burrat-ne-vitet-20-mbesa-e-ismail-qemalit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/sara_blloshmi.jpg","datePublished":"2018-04-10T23:55:58+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sara-blloshmi-si-i-skandalizonte-burrat-ne-vitet-20-mbesa-e-ismail-qemalit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sara-blloshmi-si-i-skandalizonte-burrat-ne-vitet-20-mbesa-e-ismail-qemalit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sara-blloshmi-si-i-skandalizonte-burrat-ne-vitet-20-mbesa-e-ismail-qemalit\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/sara_blloshmi.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/sara_blloshmi.jpg","width":600,"height":822},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sara-blloshmi-si-i-skandalizonte-burrat-ne-vitet-20-mbesa-e-ismail-qemalit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Sara Blloshmi &#8211; Si i skandalizonte burrat n\u00eb vitet \u201920 mbesa e Ismail Qemalit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28080","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28080"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28080\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/28081"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28080"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28080"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28080"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}