{"id":28547,"date":"2018-04-16T00:02:11","date_gmt":"2018-04-15T23:02:11","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=28547"},"modified":"2018-04-16T00:02:11","modified_gmt":"2018-04-15T23:02:11","slug":"shqiptaret-dhe-gjeopolitika","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-gjeopolitika\/","title":{"rendered":"SHQIPTAR\u00cbT DHE GJEOPOLITIKA"},"content":{"rendered":"<p><strong>Xhelal Zejneli<\/strong><\/p>\n<p>Rusia, Turqia dhe Kina kan\u00eb pretendime gjeopolitike n\u00eb rajonin e Ballkanit. K\u00ebto tre shtete duan t\u00eb arrijn\u00eb interesa gjeostrategjik\u00eb n\u00eb rajonin e Evrop\u00ebs Juglindore. Pretendimet e tyre t\u00eb p\u00ebrkujtojn\u00eb koh\u00ebn e luft\u00ebs s\u00eb ftoht\u00eb midis Per\u00ebndimit dhe Lindjes. Moska, Ankaraja dhe Pekini synojn\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb zonat e veta t\u00eb interesit dhe sferat e veta t\u00eb ndikimit.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt jan\u00eb popull evropian. Si t\u00eb till\u00eb, i takojn\u00eb familjes per\u00ebndimore t\u00eb popujve. Humanist\u00ebt shqiptar\u00eb \u2013 Marin Barleti, Marin Bi\u00e7ikemi, Gjon Gazuli, Mikel Maruli, Leonik Tomeu, Maksim Greku &#8211; ishin shkolluar n\u00eb frym\u00ebn e Rilindjes evropiane. N\u00eb frym\u00ebn latine u formuan edhe shkrimtar\u00ebt e let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr shqiptare \u2013 Gjon Buzuku, Lek\u00eb Matr\u00ebnga, Jul Variboba, Frang Bardhi, Pjet\u00ebr Budi, Pjet\u00ebr Bogdani Bogdani etj.<\/p>\n<p>Nga sa m\u00eb sip\u00ebr rezulton se shqiptar\u00ebt asgj\u00eb nuk i lidh me vendet e Orientit, d.m.th. me Turqin\u00eb, me vendet arabe apo me Teheranin. I lidh vet\u00ebm sundimi i eg\u00ebr i Perandoris\u00eb Osmane. Si pasoj\u00eb e sundimit osman, Shqip\u00ebria n\u00eb shekullin e kombeve, d.m.th. n\u00eb qindvje\u00e7arin XIX, dol\u00ebn si vendi m\u00eb i prapambetur i gadishullit. Ka t\u00eb till\u00eb q\u00eb thon\u00eb se Perandorin\u00eb Osmane, turqit e paskan qeverisur bashk\u00eb me shqiptar\u00ebt. Midis tyre q\u00eb e thon\u00eb k\u00ebt\u00eb, ka edhe historian\u00eb dhe osmanolog\u00eb shqiptar\u00eb. K\u00ebta s\u2019jan\u00eb ve\u00e7se mercenar\u00eb. Po qe se perandorin\u00eb e paskan administruar bashk\u00ebrisht, turq e shqiptar\u00eb, p\u00ebrse at\u00ebher\u00eb Shqip\u00ebria n\u00eb shekullin e kombeve doli vendi m\u00eb i prapambetur i rajonit?!<\/p>\n<p>N\u00eb Kongresin Berlinit (1878) tre vende t\u00eb Ballkanit \u2013 Rumani, Serbia dhe Mali ii Zi fituan pavar\u00ebsin\u00eb. Grek\u00ebt e arrit\u00ebn k\u00ebt\u00eb gjysm\u00eb shekulli m\u00eb par\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb edhe Bullgaria fitoi nj\u00eb lloj autonomie. Shqiptar\u00ebt nd\u00ebrkaq, ngec\u00ebn. Kur fqinj\u00ebt e shqiptar\u00ebve fituan lirin\u00eb, rilind\u00ebsit shqiptar\u00eb iu rrek\u00ebn pun\u00ebs p\u00ebr t\u00eb themeluar Komitetin p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb shqiptare dhe Shoq\u00ebrin\u00eb e t\u00eb shtypurit shkronja shqip. K\u00ebta dy organizma u themeluan m\u00eb 1879, d.m.th. nj\u00eb vit pas krijimit t\u00eb shteteve t\u00eb pavarura t\u00eb sip\u00ebrth\u00ebna. Kur fqinj\u00ebt e shqiptar\u00ebve fituan drit\u00ebn, rilind\u00ebsit shqiptar\u00eb duhej t\u00eb krijonin alfabetin e shqipes, t\u00eb botonin gazetat e para n\u00eb shqip, t\u00eb hartonin tekste shkollore, t\u00eb p\u00ebrpilonin gramatik\u00ebn e gjuh\u00ebs shqipe, t\u00eb themelonin nj\u00eb shtypshkronj\u00eb p\u00ebr botimin e veprave n\u00eb shqip.<\/p>\n<p>Derisa fqinj\u00ebt e shqiptar\u00ebve kishin sistem arsimor n\u00eb gjuh\u00ebt e tyre komb\u00ebtare, shqiptar\u00ebt e kishin t\u00eb ndaluar shkollimin n\u00eb gjuh\u00ebn amtare. Sot shqiptar\u00ebt, themelimin e shkoll\u00ebs s\u00eb par\u00eb shqipe (1887) &#8211; e festojn\u00eb. Por krahas manifestimeve, duhet edhe t\u00eb vajtojn\u00eb, p\u00ebr arsye, se kur u hap shkolla e par\u00eb shqipe n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, disa nga fqinj\u00ebt e shqiptar\u00ebve kishin shkolla t\u00eb larta, n\u00eb mos dhe universitete. Ky vonim historik paraqet tragjedin\u00eb e popullit shqiptar. Liria n\u00eb Kongresin e Berlinit, nuk fitohej me nj\u00eb abetare.<\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb e sundimit t\u00eb eg\u00ebr turk mbi shqiptar\u00ebt, e kemi cop\u00ebtimin e trojeve etnike shqiptare n\u00eb Konferenc\u00ebn fam\u00ebkeqe t\u00eb ambasador\u00ebve n\u00eb Lond\u00ebr (1912-13). Shqip\u00ebria n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, konsiderohej si mbetje turke n\u00eb Ballkan. Si e till\u00eb, tokat e saj duhet t\u00eb ndaheshin midis fqinj\u00ebve grabitqar\u00eb \u2013 Serbis\u00eb, Greqis\u00eb, Bullgaris\u00eb, Malit t\u00eb Zi. Si pasoj\u00eb e cop\u00ebtimit t\u00eb tokave shqiptare n\u00eb Londr\u00ebn e viteve 1912-1913, lind nj\u00eb gjysm\u00eb Shqip\u00ebrie. Kjo gjysm\u00eb Shqip\u00ebri, gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb shekullit XX do t\u00eb mbetet si vendi m\u00eb i pazhvilluar i gadishullit. Gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb shekullit, ajo do t\u00eb qeveriset me turbulenca t\u00eb brendshme dhe me diktatur\u00eb. Mbi shqiptar\u00ebt t\u00eb mbetur n\u00ebn pushtimin serb, grek dhe malazias, do t\u00eb ndiqet politika e gjenocidit. Me ndihm\u00ebn e Beogradit, mbi shqiptar\u00ebt do t\u00eb ushtrohet gjenocid edhe nga nj\u00eb popull pa identitet si\u00e7 jan\u00eb sllavo-maqedonasit. Edhe sot, n\u00eb dhjet\u00ebvje\u00e7arin e dyt\u00eb t\u00eb shekullit XXI, shqiptar\u00ebt nuk mund ta marrin veten. Vazhdojn\u00eb t\u00eb mbeten t\u00eb fundit n\u00eb gadishull.<\/p>\n<p>Tragjedia e shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb rrjedhoj\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; e sundimit t\u00eb eg\u00ebr turk,<br \/>\n&#8211; e rrethimit me hienat sllavo-bizantine,<br \/>\n&#8211; e politik\u00ebs antishqiptare t\u00eb Rusis\u00eb cariste dhe bolshevike,<br \/>\n&#8211; e politik\u00ebs joparimore t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha t\u00eb Evrop\u00ebs, si dhe<br \/>\n&#8211; e aft\u00ebsis\u00eb shtetformuese t\u00eb kufizuar t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Sot e tutje, shkaqet e tragjedis\u00eb komb\u00ebtare, shqiptar\u00ebt nuk duhet t\u2019i k\u00ebrkojn\u00eb n\u00eb sundimin eg\u00ebr osman, te politika hegjemoniste e fqinj\u00ebve apo te diktatura dhe politika izolacioniste e Enver Hoxh\u00ebs. \u00cbsht\u00eb koha q\u00eb fajin e vonimit ta k\u00ebrkojn\u00eb n\u00eb vete.<\/p>\n<p>Autoritet turke shpesh e p\u00ebrs\u00ebrisin refrenin se turqit dhe shqiptar\u00ebt na qenkan v\u00ebllez\u00ebr. Si mund t\u00eb jen\u00eb v\u00ebllez\u00ebr dy popuj t\u00eb ndrysh\u00ebm \u2013 shqiptar\u00ebt evropian\u00eb dhe turqit aziatik\u00eb?! Si mund t\u00eb jen\u00eb v\u00ebllez\u00ebr shqiptar\u00ebt, me sunduesit pes\u00ebshekullor turq?! Po t\u00eb ishin shqiptar\u00ebt v\u00ebllez\u00ebr mbi baz\u00ebn e fes\u00eb islame, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb ishin v\u00ebllez\u00ebr edhe me \u00e7e\u00e7en\u00ebt apo me ujgur\u00ebt, ngase edhe ata jan\u00eb mysliman\u00eb. Nuk duhet harruar se ka shqiptar\u00eb t\u00eb fes\u00eb katolike apo t\u00eb fes\u00eb ortodokse. \u00c7do t\u00eb kishte ndodhur me shqiptarin\u00eb sikur shqiptar\u00ebt ortodoks\u00eb t\u00eb v\u00ebllaz\u00ebroheshin me grek\u00ebt, nd\u00ebrsa shqiptar\u00ebt katolik\u00eb &#8211; me italian\u00ebt?! A nuk do t\u00eb shpinte kjo n\u00eb bosnizimin e kombit shqiptar?!<\/p>\n<p>Thon\u00eb se n\u00eb Turqi sot paska disa milion\u00eb shqiptar\u00eb. Po qe se n\u00eb Turqi v\u00ebrtet ka kat\u00ebr apo edhe pes\u00eb milion\u00eb shqiptar\u00eb, p\u00ebrse at\u00ebher\u00eb gjith\u00eb ky num\u00ebr kaq i madh shqiptar\u00ebsh nuk e kan\u00eb as edhe nj\u00eb abetare n\u00eb gjuh\u00ebn amtare?! P\u00ebrse nuk e kan\u00eb as edhe nj\u00eb gazet\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe?! P\u00ebrse nuk e kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e arsimimit n\u00eb gjuh\u00ebn amtare?!<\/p>\n<p>Po t\u2019i shikojm\u00eb arb\u00ebresh\u00ebt e Kalabris\u00eb dhe t\u00eb Sicilis\u00eb do t\u00eb shohim se k\u00ebta, edhe pas pes\u00eb shekuj t\u00eb shp\u00ebrnguljes s\u00eb tyre p\u00ebrtej Jonit dhe Adriatikut, flasin dhe shkruajn\u00eb shqip. Sot e k\u00ebsaj dite zhvillojn\u00eb veprimtari letrare e kulturore n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Romantizmi n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqiptare, para afro dy shekujve, lindi pik\u00ebrisht nd\u00ebr arb\u00ebresh\u00ebt.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Tendencat e Ankaras\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb pun\u00ebt e brendshme t\u00eb kombit shqiptar n\u00eb Ballkan jan\u00eb t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Ish-ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Turqis\u00eb \u2013 Dautoglu, p\u00ebrhapi teorin\u00eb e neo-otomanizmit. Kjo n\u00ebnkupton pretendimet e Turqis\u00eb p\u00ebr t\u2019u rikthyer n\u00eb zonat e Ballkanit, t\u00eb banuara me popullsi myslimane, si\u00e7 jan\u00eb Bosnja e Hercegovina, Shqip\u00ebria, Kosova, Maqedonia, Sanxhaku n\u00eb Serbi. K\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb gadishullit, Ankaraja pretendon ta shnd\u00ebrroj\u00eb n\u00eb zon\u00eb t\u00eb vet t\u00eb interesit dhe n\u00eb sfer\u00eb t\u00eb vet t\u00eb ndikimit.<\/p>\n<p>Vende t\u00eb caktuara t\u00eb fuqishme, objektivat e veta n\u00eb Ballkan synojn\u00eb t\u2019i arrijn\u00eb n\u00eb forma t\u00eb ndryshme, si: n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb ashtuquajturave shoqata humanitare, mediumeve t\u00eb caktuara, gazetar\u00ebve mercenar\u00eb, politikan\u00ebve t\u00eb shitur, intelektual\u00ebve, historian\u00ebve dhe dijetar\u00ebve antikomb\u00ebtar\u00eb, disa klerik\u00ebve antishqiptar\u00eb etj. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb rin\u00eb n\u00eb distanc\u00eb ndaj Turqis\u00eb dhe vendeve t\u00eb tjera t\u00eb Orientit. Ka koh\u00eb q\u00eb Tirana dhe Prishtina e kan\u00eb lejuar Turqin\u00eb t\u00eb dep\u00ebrtoj\u00eb ekonomikisht n\u00eb trojet shqiptare. Forma bashk\u00ebkohore e ndikimit, me ndihm\u00ebn e kapitalit t\u00eb huaj, shpie pashmangsh\u00ebm n\u00eb krijimin e zon\u00ebs s\u00eb interesit dhe t\u00eb sfer\u00ebs s\u00eb influenc\u00ebs. N\u00eb pikat ekonomike strategjike t\u00eb nj\u00eb kombi duhet t\u00eb investojn\u00eb vet\u00ebm aleat\u00ebt strategjik\u00eb t\u00eb tij dhe jo shtetet me t\u00eb cilat ai popull nuk ka nd\u00ebrmend ta lidh\u00eb t\u00eb ardhmen e vet.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt, jan\u00eb me Per\u00ebndimin apo me Orientin?! Mos pandehin shqiptar\u00ebt se mund t\u00eb rin\u00eb n\u00eb dy karrige. Politikan\u00ebt shqiptar\u00eb vazhdimisht e p\u00ebrs\u00ebrisin refrenin se jan\u00eb p\u00ebr integrimin n\u00eb organizmat euro-atlantik\u00eb. Por, integrimi n\u00eb strukturat euro-per\u00ebndimore nuk b\u00ebhet duke u \u00e7elur rrug\u00eb fuqive joper\u00ebndimore t\u00eb penetrohen n\u00eb gadishull. Tirana dhe Prishtina duhet t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb investime kryesisht nga vendet e Per\u00ebndimit, sidomos nga Gjermania, nga ShBA-ja etj. Mir\u00ebpo, p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr investime nga vendet per\u00ebndimore, qendrat politike shqiptare duhet t\u00eb krijoj\u00eb rrethana politike dhe sociale t\u00eb volitshme. Kjo n\u00ebnkupton q\u00eb shqiptar\u00ebt:<\/p>\n<p>&#8211; ta ngren\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e arsimit;<br \/>\n&#8211; ta zhvillojn\u00eb vet\u00ebdijen komb\u00ebtare;<br \/>\n&#8211; t\u00eb manifestojn\u00eb kapacitet shtetformues;<br \/>\n&#8211; t\u00eb tregojn\u00eb se jan\u00eb popull politik;<br \/>\n&#8211; t\u00eb ken\u00eb orientim dhe p\u00ebrcaktim strategjik t\u00eb qart\u00eb, proper\u00ebndimor e pro-amerikan dhe t\u00eb mos rin\u00eb n\u00eb dy karrige;<br \/>\n&#8211; t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb shtetin ligjor dhe t\u00eb luftojn\u00eb korrupsionin;<br \/>\n&#8211; t\u00eb mos ia z\u00ebn\u00eb frym\u00ebn demokracis\u00eb dhe t\u00eb respektojn\u00eb lirin\u00eb e t\u00eb menduarit ndryshe;<br \/>\n&#8211; t\u2019i japin fund pasurimit brenda nat\u00ebs;<br \/>\n&#8211; ta luftojn\u00eb mafien urbane;<br \/>\n&#8211; t\u00eb mos e ngat\u00ebrrojn\u00eb politik\u00ebn me fen\u00eb;<br \/>\n&#8211; t\u00eb jen\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se \u00e7\u00ebshtja shqiptare n\u00eb Ballkan nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje fetare, por komb\u00ebtare.<br \/>\nNj\u00eb komb n\u00eb zhvillim e sip\u00ebr, nuk ec\u00ebn para pa ideal dhe pa idealiz\u00ebm. Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri, e breg\u00ebzuar me dy dete dhe me qindra mij\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar jasht\u00eb vendit, t\u00eb ket\u00eb n\u00eb disa zona t\u00eb saj varf\u00ebri t\u00eb skajshme?!<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Ekstradimi i gjasht\u00eb profesor\u00ebve turq Ankaras\u00eb, \u00ebsht\u00eb akt absurd, pik\u00ebrisht p\u00ebr disa arsye:<br \/>\n&#8211; rr\u00ebmbimi dhe deportimi i tyre \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pa i respektuar rregullat ligjore t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs;<br \/>\n&#8211; gjasht\u00eb shtetasit turq i jan\u00eb dor\u00ebzuar nj\u00eb shteti q\u00eb udh\u00ebhiqet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb autoritare, totalitare dhe jodemokratike;<br \/>\n&#8211; gjasht\u00eb shtetasit turq i jan\u00eb dor\u00ebzuar nj\u00eb pushteti q\u00eb i shkel lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat e njeriut;<br \/>\n&#8211; n\u00eb burgjet e Turqis\u00eb, shtetasit turq t\u00eb deportuar mund t\u00eb ballafaqohen me trajtim jonjer\u00ebzor dhe me proces gjyq\u00ebsor t\u00eb padrejt\u00eb.<\/p>\n<p>Duhet shtuar se disa udh\u00ebheq\u00ebs politik\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs po ashtu kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ballafaquar me \u00e7\u00ebshtjen e fletarrestimeve t\u00eb l\u00ebshuara nga Serbia. Por, asnj\u00eb vend i Evrop\u00ebs nuk iu bind k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb pajustifikueshme t\u00eb Beogradit p\u00ebr ekstradimin e tyre. P\u00ebrpos k\u00ebsaj, kodeksi shqiptar p\u00ebr mbrojtjen e mikut nga rreziku nuk e lejon nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb. Po qe se gjasht\u00eb t\u00eb ekstraduarit turq kan\u00eb b\u00ebr\u00eb veprime t\u00eb paligjshme n\u00eb Kosov\u00eb, at\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur ta zgjidhnin organet e drejt\u00ebsis\u00eb dhe jo sh\u00ebrbimet e mjegullta. Me ekstradimin e shtetasve turq cenohet sovraniteti i Kosov\u00ebs dhe integriteti politik i saj.<\/p>\n<p>Kosova \u00ebsht\u00eb shtet i pavarur dhe sovran, ndaj nd\u00ebrhyrjet nga jasht\u00eb jan\u00eb t\u00eb papranueshme p\u00ebr t\u00eb. Ekstradimi i turqve nj\u00eb regjimi jodemokratik, pa procedur\u00eb ligjore, ndikon q\u00eb vendet demokratike t\u00eb BE-s\u00eb dhe ShBA-ja t\u00eb shohin me mosbesim Kosov\u00ebn. Mos vall\u00eb shqiptar\u00ebt dol\u00ebn nga diktatura komuniste q\u00eb oligark\u00ebt dhe klasa politike t\u00eb pasurohen brenda nat\u00ebs?! A thua Kosova u \u00e7lirua nga pushtimi shekullor serb, me q\u00ebllim q\u00eb rinia e saj t\u2019i marr\u00eb rrug\u00ebt pa kthim t\u00eb Per\u00ebndimit?! Nuk duhet t\u00eb habitemi po qe se v\u00ebrejm\u00eb se mb\u00ebshtetja e miqve per\u00ebndimor\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt po zbehet.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto momente komplekse p\u00ebr kombin, shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm. Me ndihm\u00ebn e Putinit, hienat e Ballkanit duan t\u2019i tregojn\u00eb dh\u00ebmb\u00ebt. Nj\u00eb vonim historik i kushton nj\u00eb populli m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shekull. Edhe nj\u00eb vonim historik, shqiptar\u00ebt nuk do t\u00eb mund\u00eb ta p\u00ebrballonin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Xhelal Zejneli Rusia, Turqia dhe Kina kan\u00eb pretendime gjeopolitike n\u00eb rajonin e Ballkanit. K\u00ebto tre shtete duan t\u00eb arrijn\u00eb interesa gjeostrategjik\u00eb n\u00eb rajonin e Evrop\u00ebs Juglindore. Pretendimet e tyre t\u00eb p\u00ebrkujtojn\u00eb koh\u00ebn e luft\u00ebs s\u00eb ftoht\u00eb midis Per\u00ebndimit dhe Lindjes. Moska, Ankaraja dhe Pekini synojn\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb zonat e veta t\u00eb interesit dhe sferat e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-28547","post","type-post","status-publish","format-standard","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>SHQIPTAR\u00cbT DHE GJEOPOLITIKA - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-gjeopolitika\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"SHQIPTAR\u00cbT DHE GJEOPOLITIKA - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Xhelal Zejneli Rusia, Turqia dhe Kina kan\u00eb pretendime gjeopolitike n\u00eb rajonin e Ballkanit. K\u00ebto tre shtete duan t\u00eb arrijn\u00eb interesa gjeostrategjik\u00eb n\u00eb rajonin e Evrop\u00ebs Juglindore. Pretendimet e tyre t\u00eb p\u00ebrkujtojn\u00eb koh\u00ebn e luft\u00ebs s\u00eb ftoht\u00eb midis Per\u00ebndimit dhe Lindjes. Moska, Ankaraja dhe Pekini synojn\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb zonat e veta t\u00eb interesit dhe sferat e [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-gjeopolitika\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-04-15T23:02:11+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/fjala_e_lire.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"300\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"100\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-dhe-gjeopolitika\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-dhe-gjeopolitika\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"SHQIPTAR\u00cbT DHE GJEOPOLITIKA\",\"datePublished\":\"2018-04-15T23:02:11+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-dhe-gjeopolitika\\\/\"},\"wordCount\":1981,\"commentCount\":0,\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-dhe-gjeopolitika\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-dhe-gjeopolitika\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-dhe-gjeopolitika\\\/\",\"name\":\"SHQIPTAR\u00cbT DHE GJEOPOLITIKA - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2018-04-15T23:02:11+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-dhe-gjeopolitika\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-dhe-gjeopolitika\\\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-dhe-gjeopolitika\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"SHQIPTAR\u00cbT DHE GJEOPOLITIKA\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"SHQIPTAR\u00cbT DHE GJEOPOLITIKA - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-gjeopolitika\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"SHQIPTAR\u00cbT DHE GJEOPOLITIKA - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Xhelal Zejneli Rusia, Turqia dhe Kina kan\u00eb pretendime gjeopolitike n\u00eb rajonin e Ballkanit. K\u00ebto tre shtete duan t\u00eb arrijn\u00eb interesa gjeostrategjik\u00eb n\u00eb rajonin e Evrop\u00ebs Juglindore. Pretendimet e tyre t\u00eb p\u00ebrkujtojn\u00eb koh\u00ebn e luft\u00ebs s\u00eb ftoht\u00eb midis Per\u00ebndimit dhe Lindjes. Moska, Ankaraja dhe Pekini synojn\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb zonat e veta t\u00eb interesit dhe sferat e [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-gjeopolitika\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-04-15T23:02:11+00:00","og_image":[{"width":300,"height":100,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/fjala_e_lire.png","type":"image\/png"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-gjeopolitika\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-gjeopolitika\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"SHQIPTAR\u00cbT DHE GJEOPOLITIKA","datePublished":"2018-04-15T23:02:11+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-gjeopolitika\/"},"wordCount":1981,"commentCount":0,"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-gjeopolitika\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-gjeopolitika\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-gjeopolitika\/","name":"SHQIPTAR\u00cbT DHE GJEOPOLITIKA - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"datePublished":"2018-04-15T23:02:11+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-gjeopolitika\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-gjeopolitika\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-gjeopolitika\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"SHQIPTAR\u00cbT DHE GJEOPOLITIKA"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28547","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28547"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28547\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28547"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28547"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28547"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}