{"id":28550,"date":"2018-04-16T00:45:16","date_gmt":"2018-04-15T23:45:16","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=28550"},"modified":"2018-04-16T00:45:16","modified_gmt":"2018-04-15T23:45:16","slug":"rrefehet-spikerja-e-pare-e-televizionit-shqiptar-kur-degjova-fjalen-fillo-mu-drodhen-gjunjet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrefehet-spikerja-e-pare-e-televizionit-shqiptar-kur-degjova-fjalen-fillo-mu-drodhen-gjunjet\/","title":{"rendered":"Rr\u00ebfehet spikerja e par\u00eb e televizionit shqiptar: Kur d\u00ebgjova fjal\u00ebn \u201cfillo\u201d, m\u2019u drodh\u00ebn gjunj\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/www.gazetatema.net\/2018\/04\/15\/rrefehet-spikerja-e-pare-e-televizionit-shqiptar-kur-degjova-fjalen-fillo-mu-drodhen-gjunjet\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">TemA<\/a><\/p>\n<p>Sot nuk mund t\u00eb num\u00ebrohen televizionet private komb\u00ebtare dhe lokale, q\u00eb s\u00eb bashku me RTSH-n\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb num\u00ebr aq t\u00eb madh, sa askush nuk di k\u00eb t\u00eb zgjedh\u00eb. Por p\u00ebr t\u00eb ardhur deri k\u00ebtu, kan\u00eb kaluar plot 57 vjet.<\/p>\n<p>Pra, afro 6 dekada. Ishte pik\u00ebrisht 29 prilli i vitit 1960, kur Stoli Beli nga studio e par\u00eb televizive shqiptare, n\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb do t\u00eb artikulonte fjal\u00ebt: \u201cT\u00eb dashur spektator\u00eb, mir\u00ebmbr\u00ebma\u2026 Sonte fillon p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Qendra Eksperimentale e Televizionit Shqiptar\u201d. Duke ma b\u00ebr\u00eb prezent k\u00ebt\u00eb togfjal\u00ebsh, ajo filloi t\u00eb lotoj\u00eb\u2026 Pasi ajo, \u201cn\u00ebna\u201d e Televizionit Shqiptar, sot \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb heshtje t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>Kur e kujton at\u00eb dat\u00eb, ajo loton dhe nuk di si t\u00eb shprehet. Fjal\u00ebt i ngecen nga emocionet dhe ajo i kap\u00ebrdin lot\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb gjetur lidhjen e historis\u00eb s\u00eb madhe t\u00eb televizionit shqiptar. Pas 57 vjet\u00ebsh, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rr\u00ebfim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr \u201cAlbanian Free Press\u201d, ajo kujton me nostalgji t\u00eb kaluar\u00ebn\u2026<\/p>\n<p><strong>Ju jeni spikerja e par\u00eb e televizionit t\u00eb par\u00eb shqiptar. Sot, pas 57-vjet\u00ebsh, sa or\u00eb rrini para ekranit dhe \u00e7far\u00eb emisionesh ndiqni?<\/strong><\/p>\n<p>E v\u00ebrtet\u00eb. U mbush\u00ebn plot 57 vjet dhe sot shikon me dhjet\u00ebra televizione e radio. Aq shum\u00eb jan\u00eb, sa u harron dhe emrat. Aktualisht, un\u00eb rri shum\u00eb pak para televizioneve, shum\u00eb pak. Kjo, pasi shumica prej tyre, t\u00eb gjitha emisionet i kan\u00eb p\u00ebr politikan\u00ebt. Kudo t\u00eb ftuar politikan\u00eb, debate mes politikan\u00ebve, zgjedhjeve n\u00eb parti, debate pa fund mes tyre dhe ka pak, shum\u00eb pak emisione edukative, emisione shoq\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb cilat ka nevoj\u00eb shoq\u00ebria jon\u00eb. Kurr\u00eb nuk e kam pasur qejf politik\u00ebn, madje as n\u00eb at\u00eb sistem. Me politik\u00ebn dua t\u00eb rri larg. Un\u00eb kam qen\u00eb spikere dhe mundohesha t\u00eb gjeja t\u00eb reja n\u00eb profesionin tim.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb merrem me lexime. Lexoj libra t\u00eb ndrysh\u00ebm, por edhe let\u00ebrsi artistike. Aty m\u00ebsoj, por dhe gjej gj\u00ebra t\u00eb vyera, q\u00eb nuk do t\u2019i gjeja kurr\u00eb n\u00eb ekranet shqiptare. N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta vite, leximi \u00ebsht\u00eb hobi im, \u00ebsht\u00eb vet\u00eb jeta ime. Me librin merr kultur\u00eb t\u00eb gjer\u00eb dhe nuk e kalon koh\u00ebn kot. Mendoj se televizionet duhet t\u00eb punojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb kaluar situat\u00ebn dhe t\u00eb gjejn\u00eb programet e duhura p\u00ebr t\u00eb edukuar popullin dhe sidomos brezin e ri.<\/p>\n<p><strong>Meqen\u00ebse fol\u00ebt p\u00ebr brezin e ri, cili \u00ebsht\u00eb mendimi juaj p\u00ebr at\u00eb \u00e7ka duhet t\u00eb ofrojn\u00eb televizionet p\u00ebr ta?<\/strong><\/p>\n<p>Sot rinia po kalon nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Ka shum\u00eb papun\u00ebsi, por ka dhe shum\u00eb liri. Pra, dy situata q\u00eb duhen ekuilibruar. Kjo vjen edhe nga televizionet, t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb gjetur dot emisionet e duhura, q\u00eb rinia t\u00eb gjej\u00eb veten dhe t\u00eb rrij\u00eb para ekranit. Edhe n\u00eb ato or\u00eb q\u00eb rri para tij, rinia shikon filma roz\u00eb, filma horror, si dhe spektakle ku mbizot\u00ebron fjala fyese, fjalori zhargon dhe pa etik\u00eb. Sot rinin\u00eb e shikon mes drog\u00ebs, alkoolit, fenomeneve negative, cigareve, qejfeve, jet\u00ebs s\u00eb nat\u00ebs.<\/p>\n<p>Kryesorja, nuk ka interes p\u00ebr shkollim, pra nj\u00eb rini q\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb e lidhur me librin. U \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb shum\u00eb liri nga prind\u00ebrit dhe shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelur, pa k\u00ebrkes\u00eb llogarie, nuk mendojn\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen. I sheh kudo me makina t\u00eb shtrenjta, tablete, celular\u00eb, motor\u00eb, nuk edukohen me pun\u00ebn. Ata jan\u00eb e ardhmja e atdheut, ndaj duhet t\u00eb orientohen drejt pun\u00ebs, shkoll\u00ebs, m\u00ebsimit, librit. Televizionet nuk kan\u00eb emisione edukative p\u00ebr rinin\u00eb, po punojn\u00eb shum\u00eb pak n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p><strong>Ju filluat drejtp\u00ebrdrejt si spikere n\u00eb televizion, apo ishit pjes\u00eb e radios, para se t\u00eb dilnit si spikerja e par\u00eb shqiptare e televizionit?<\/strong><\/p>\n<p>Jo, un\u00eb nuk kam filluar drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb televizion. Para se t\u00eb isha spikerja e par\u00eb e TVSH-s\u00eb, un\u00eb kam punuar n\u00eb radio dhe konkretisht, n\u00eb redaksin\u00eb e f\u00ebmij\u00ebve dhe t\u00eb rinis\u00eb. Kjo redaksi m\u00eb ka p\u00eblqyer shum\u00eb, pasi aty hodha hapat e para si gazetare dhe si spikere. Pra, kisha nj\u00ebfar\u00eb p\u00ebrvoje.<\/p>\n<p><strong>Ju keni studiuar p\u00ebr gazetari? Si ishin pedagog\u00ebt tuaj n\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnie dhe si filluat n\u00eb Radio-Tirana?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb kam mbaruar shkoll\u00ebn e gazetaris\u00eb n\u00eb vitin 1957. Ishte nj\u00eb shkoll\u00eb model me profesor\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer, q\u00eb na m\u00ebsonin me shum\u00eb zell dhe p\u00ebrgjegjshm\u00ebri. Nuk kurseheshin p\u00ebr konsultime dhe \u00e7do gj\u00eb q\u00eb dinin, na e jepnin me shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb. Kishim njer\u00ebz idealist\u00eb n\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnie, q\u00eb kurr\u00eb nuk thoshin \u201cjo\u201d. Pasi mbarova studimet, m\u00eb caktuan me pun\u00eb n\u00eb Radio-Tirana. Kur un\u00eb kisha mbushur rreth dy vjet n\u00eb radio, filluan p\u00ebrgatitjet dhe p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb hapur televizionin e par\u00eb shqiptar, pasi radio ishte hapur q\u00eb n\u00eb vitin 1938 nga Ahmet Zogu. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, drejtor i RTSH-s\u00eb ishte Petro Kita, nj\u00eb burr\u00eb korrekt dhe i zgjuar, praktik dhe shum\u00eb konseguent.<\/p>\n<p>Ai t\u00eb vler\u00ebsonte realisht p\u00ebr pun\u00ebn, por edhe t\u00eb kritikonte me pambuk. Mbaj mend q\u00eb edhe pse nuk kisha b\u00ebr\u00eb dy vjet pun\u00eb n\u00eb radio, p\u00ebr korrekt\u00ebsin\u00eb time, p\u00ebr idet\u00eb e mia m\u00eb dekoruan. Ishte nj\u00eb befasi t\u00eb dekoroheshe q\u00eb n\u00eb at\u00eb mosh\u00eb, pasi at\u00ebher\u00eb \u00e7do dekorat\u00eb kalonte n\u00eb disa stade dhe duhej ta justifikoje plot\u00ebsisht dekorat\u00ebn dhe jo si sot q\u00eb e merr kushdo q\u00eb ka nj\u00eb mik n\u00eb Presidenc\u00eb. Kishte shum\u00eb respekt p\u00ebr pun\u00ebn time n\u00eb emisionet n\u00eb radio. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, q\u00eb n\u00eb fillimet e para m\u00eb dekoruan. Isha e re, me vullnet, simpatike, k\u00ebrkuese me z\u00eb q\u00eb p\u00eblqehej.<\/p>\n<p><strong>Kur ju thirr\u00ebn dhe si jua ofruan detyr\u00ebn e prezantueses s\u00eb par\u00eb t\u00eb Televizionit Shqiptar? Si do ta p\u00ebrshkruani at\u00eb dit\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb vazhdoja pun\u00ebn n\u00eb radio n\u00eb emisionin e m\u00ebsip\u00ebrm, kur nj\u00eb dit\u00eb drejtori Petro Kita m\u00eb fton n\u00eb zyr\u00eb dhe m\u00eb thot\u00eb: \u201cStoli, duhet t\u00eb p\u00ebrgatitesh, t\u00eb vishesh mir\u00eb, t\u00eb b\u00ebsh pak tualet, t\u00eb p\u00ebrgatitesh psikologjikisht, se do t\u00eb b\u00ebsh prezantimin e programit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Televizionit Shqiptar\u201d. U shtanga! Nuk po u besoja vesh\u00ebve, aq m\u00eb tep\u00ebr, q\u00eb kisha d\u00ebgjuar p\u00ebr televizionin, por kurr\u00eb nuk kisha par\u00eb nj\u00eb aparat t\u00eb till\u00eb. Ishin shum\u00eb t\u00eb pak\u00ebt njer\u00ebzit n\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb kishin televizion. M\u00eb dukej nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e larg\u00ebt, nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr q\u00eb kurr\u00eb s\u2019do ta realizoja.<\/p>\n<p>Drejtori e vuri re hutimin tim dhe m\u00eb thot\u00eb: \u201cMos ki merak, do t\u2019ia dal\u00ebsh mban\u00eb. Ja, si radio \u00ebsht\u00eb, por do ket\u00eb figur\u00ebn q\u00eb do dhe veshje t\u00eb mir\u00eb dhe m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrqendrim\u201d. M\u00eb dukej se b\u00ebnte shaka, por ai kishte folur shum\u00eb qart\u00eb. Mbaj mend se ishte mesi i prillit. Pra, kisha dhe disa dit\u00eb t\u00eb mobilizohesha. P\u00ebr mua, ato dit\u00eb ishin dit\u00ebt e nj\u00eb reflektimi p\u00ebr nj\u00eb detyr\u00eb t\u00eb re, shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe shum\u00eb t\u00eb vler\u00ebsuar. Mundohesha t\u00eb gjeja literatur\u00eb p\u00ebr spiker\u00ebt p\u00ebr emisionet televizive, por m\u00eb kot. At\u00ebher\u00eb, nuk kishte t\u00eb tilla libra.<\/p>\n<p>Dhe ja, erdhi 29 prilli, q\u00eb p\u00ebr mua mbetet dita m\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb e jet\u00ebs. 29 prilli i vitit 1960 do t\u00eb sillte di\u00e7ka t\u00eb re, jo vet\u00ebm p\u00ebr mua si spikere t\u00eb par\u00eb e TVSH-s\u00eb, por q\u00eb solli di\u00e7ka t\u00eb re edhe n\u00eb jet\u00ebn familjare t\u00eb shqiptar\u00ebve. Sipas k\u00ebshillave t\u00eb drejtorit, rregullova tek nj\u00eb parukiere, flok\u00ebt, fytyr\u00ebn dhe vet\u00eb rregullova veshjen. Veshja ishte problem, pasi at\u00eb koh\u00eb nuk t\u00eb linin t\u00eb imitoje mod\u00ebn e huaj. Por nuk e harroj q\u00eb p\u00ebr veshjen m\u00eb kishin dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb ide dhe nj\u00eb sugjerim inxhinier\u00ebt gjerman\u00eb, pra t\u00eb gjeja nj\u00eb veshje t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr televizionin, q\u00eb ishte ngjyra e verdh\u00eb. Ndoshta nuk do ta besoni, bluz\u00ebn ia mora nj\u00eb shoqeje.<\/p>\n<p>Ashtu ishte ajo koh\u00eb, nuk kishte p\u00ebr t\u00eb veshur sa dhe si t\u00eb doje. Erdhi momenti. Trupi m\u00eb dridhej nga emocionet. U afrova n\u00eb studio, ashtu e rregulluar. Pas m\u00eb ndiqnin t\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsit e Radio- Tiran\u00ebs. Edhe ata kishin po ato emocione q\u00eb kisha un\u00eb. Ishte p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Ata po m\u00eb jepnin kuraje sikur t\u00eb shkoja n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb lufte, pasi e dinin r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb, p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb, emocionet dhe \u00e7far\u00eb m\u00eb priste n\u00eb rast d\u00ebshtimi. Kisha b\u00ebr\u00eb disa prova por kjo ishte tjet\u00ebr gj\u00eb. Ishte di\u00e7ka q\u00eb po realizohej p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. Po prezantohej p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb institucioni m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i medias vizive shqiptare, televizioni i par\u00eb shqiptar. Pra kjo dit\u00eb ishte nj\u00eb dit\u00eb historike.<\/p>\n<p>Kisha shum\u00eb, shum\u00eb emocion, sidomos kur d\u00ebgjova fjal\u00ebn \u2018Fillo\u2019, p\u00ebr nj\u00eb moment m\u2019u drodh\u00ebn gjunj\u00ebt. Miqt\u00eb e mi q\u00eb m\u00eb shoq\u00ebronin rrinin si t\u00eb ngrir\u00eb. N\u00eb studio isha e vetme me nj\u00eb karrige shum\u00eb modeste dhe p\u00ebrball\u00eb kisha kamer\u00ebn me at\u00eb syrin e kuq magjik, dukej sikur \u201cdo m\u00eb \u201chante\u201d. Un\u00eb p\u00ebrball\u00eb kamer\u00ebs, t\u00eb tjer\u00ebt pas meje, pas kuintave. Kamera m\u00eb dukej si nj\u00eb sy magjik q\u00eb t\u00eb provokonte. Qet\u00ebsi, kur n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment fillova t\u00eb artikuloj fjal\u00ebt: \u201cT\u00eb dashur spektator\u00eb, mir\u00ebmbr\u00ebma\u2026 Sonte fillon p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Qendra Eksperimentale e Televizionit Shqiptar\u201d. Fola qart\u00eb dhe pa asnj\u00eb gabim. U leht\u00ebsova! Kur un\u00eb mbarova prezantimin e par\u00eb n\u00eb ekran, filloi t\u00eb shfaqej nj\u00eb film p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb. Sa dola jasht\u00eb studios, t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb m\u00eb shoq\u00ebronin dhe ishin jasht\u00eb studios, m\u00eb p\u00ebrqafuan me lot g\u00ebzimi. Dhe un\u00eb lotova bashk\u00eb me ta.<\/p>\n<p>Ata t\u00eb gjith\u00eb m\u00eb thoshin: \u201cUrime, urime\u2026\u201d. Ishte dita m\u00eb e bukur, m\u00eb magjike e jet\u00ebs sime\u2026 Ishin hedhur hapat e nj\u00eb magjie t\u00eb re t\u00eb elektronik\u00ebs, t\u00eb televizionit, aq pak t\u00eb njohur n\u00eb Shqip\u00ebri. P\u00ebr popullin ton\u00eb, u hap dhe nj\u00eb tjet\u00ebr dritare e madhe e edukimit. Por, edhe pasi fillova pun\u00eb n\u00eb televizion, s\u00ebrish nuk e lash\u00eb pun\u00ebn n\u00eb radio. Punoja n\u00eb emisionin e m\u00ebparsh\u00ebm si redaktore, por edhe shkruaja tregime dhe p\u00ebrralla. Nuk kisha shkruar m\u00eb par\u00eb, por duke punuar n\u00eb k\u00ebto emisione fantazia ime mori krah\u00eb dhe fillova t\u00eb shkruaj vazhdimisht, p\u00ebrralla dhe tregime q\u00eb p\u00eblqeheshin nga f\u00ebmij\u00ebt dhe t\u00eb rriturit. Kjo m\u00eb stimulonte m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kush erdhi drejtor i RTSH-s\u00eb, pas largimit t\u00eb Petro Kit\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Petro Kita hodhi themelet e televizionit dhe mbetet p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb nj\u00eb ikon\u00eb e ideve t\u00eb tij. Mbas tij, drejtor i RTSH-s\u00eb erdhi Thanas Nano, babai i ish-kryeministrit Fatos Nano. Thanasi ishte shum\u00eb strikt, i rrept\u00eb, por i aft\u00eb dhe shum\u00eb korrekt. Ishte edhe i ditur, lexonte shum\u00eb. Televizioni kishte nj\u00eb past\u00ebrti shembullore. Kur nuk e prisja, Thanasi m\u00eb th\u00ebrret nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb zyr\u00eb dhe m\u00eb thot\u00eb se tashm\u00eb \u201ckemi shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr televizionin, prandaj do t\u00eb vendosesh vet\u00ebm n\u00eb televizion\u201d. Nuk dija \u00e7\u2019t\u00eb thosha. Me radion u rrita dhe kisha shum\u00eb kujtime t\u00eb bukura. Menj\u00ebher\u00eb, m\u00eb caktuan si redaktore dhe si spikere n\u00eb televizion. At\u00ebher\u00eb jepeshin vet\u00ebm filma, dokumentar\u00eb.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrve\u00e7 prezantimit, \u00e7far\u00eb drejtoje tjet\u00ebr n\u00eb televizion? A kishte apo u hap\u00ebn emisione t\u00eb ve\u00e7anta? Si veprohej me kamer\u00ebn, kur teknologjia ishte e dob\u00ebt dhe kamerat t\u00eb pakta?<\/strong><\/p>\n<p>Duke par\u00eb se televizori kishte shum\u00eb pak programe, duke par\u00eb se kishim shum\u00eb pak eksperienc\u00eb, un\u00eb fillova t\u00eb eksperimentoj vet\u00eb. Konkretisht, fillova emisionet e para, duke thirrur n\u00eb studio, drejtor\u00eb nd\u00ebrmarrjesh, p\u00ebrgjegj\u00ebs, inxhinier\u00eb, teknik\u00eb, profesor\u00eb, kryetar\u00eb kooperativash, t\u00eb cil\u00ebt sillnin me vete dhe prodhimet q\u00eb b\u00ebnin nd\u00ebrmarrjet q\u00eb drejtonin. Pra, televizioni mori nj\u00eb dimension t\u00eb ri, nj\u00eb dimension kohor dhe me tematik\u00eb. N\u00eb studio filloi t\u00eb vinte jeta e gjall\u00eb njer\u00ebzore, vinin ata q\u00eb prodhonin, q\u00eb b\u00ebnin vepra dhe jepnin shum\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e vendit. K\u00ebto emisione u b\u00ebn\u00eb shum\u00eb t\u00eb k\u00ebrkuara dhe shum\u00eb t\u00eb ndjekura.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb kishim vet\u00ebm nj\u00eb kamer\u00eb dhe nj\u00eb kameraman. Ai ishte njeriu i mir\u00eb dhe i pasionuar, Beqir Derhemi. Ai vendoste n\u00eb nj\u00eb k\u00ebnd prodhimet q\u00eb sillnin drejtor\u00ebt dhe nj\u00ebher\u00eb kamer\u00ebn e \u00e7onte tek un\u00eb, nj\u00ebher\u00eb tek prodhimet. Ishte shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, por ai i realizoi me sukses k\u00ebto momente t\u00eb para. P\u00ebr mua, emisioni \u201cTrupi dhe sh\u00ebndeti\u201d mbetet nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt. E fillova me d\u00ebshir\u00eb dhe ishte ideja ime. Si fillim, mora 2-3 mjek\u00eb nga spitalet e Tiran\u00ebs. Kishim shum\u00eb k\u00ebrkesa m\u00eb von\u00eb. Emisioni ndiqej shum\u00eb. M\u00eb von\u00eb, k\u00ebt\u00eb emision e mori dhe e vazhdoi mjeku Flamur Topi. Bile ai n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb televizive ku ka qen\u00eb i ftuar ka th\u00ebn\u00eb se \u201cKy emision \u00ebsht\u00eb drejtuar me profesionaliz\u00ebm nga Stoli Beli. Ajo meriton shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb emision\u201d. M\u00eb von\u00eb, fillova emisione t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebr artin, muzik\u00ebn, arsimin, etj.<\/p>\n<p>Ishin kushte shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, por ishte vullneti, d\u00ebshira p\u00ebr pun\u00eb. Punonim nat\u00eb dit\u00eb, n\u00eb shi, pa makina, p\u00ebr t\u00eb realizuar detyrat. Shkonim n\u00eb shkolla, \u00e7erdhe, spitale, institucione, me k\u00ebmb\u00eb kudo. Mendo si ishin rrug\u00ebt n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, mendo si ishte ushqimi, mendo si ishin makinat. As krahasohen me sot. Po merr vet\u00ebm komunikimin me telefona n\u00eb rrethe, tejet i v\u00ebshtir\u00eb. Edhe ushqimi vinte i pak\u00ebt. Por ne kishim idealiz\u00ebm brenda, kishim d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr pun\u00eb, kishim ndjenj\u00ebn e lart\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb dhe sakrific\u00ebn e pashoqe. Por mbi t\u00eb gjitha, n\u00eb fillimet tona nuk kishim as studio regjistrimi, e kupton? Sot studioja e regjistrimit \u00ebsht\u00eb pjesa m\u00eb kryesore e televizionit. Koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, pun\u00eb mes sakrificave t\u00eb m\u00ebdha. K\u00ebshtu e rrit\u00ebm Televizionin Shqiptar.<\/p>\n<p>Teknika e vjet\u00ebruar shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb dhe pak e manovrueshme. Por ajo q\u00eb ishte kryesore, q\u00eb na mbushte me shum\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, ishte se b\u00ebnim emisione t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta, q\u00eb ishin shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr koh\u00ebn. Ndaj duhej p\u00ebrqendrim, p\u00ebrgjegj\u00ebsi, kujdes. Televizion do t\u00eb thot\u00eb, tension, tension, tension. Nerva t\u00eb tendosura. Gjithmon\u00eb kam qen\u00eb e tendosur dhe e stresuar. Ishim t\u00eb pam\u00ebsuar, por dhe pse ishim drejtp\u00ebrdrejt, nuk b\u00ebm\u00eb kurr\u00eb nj\u00eb gabim. Kurr\u00eb. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb gabimi kushtonte r\u00ebnd\u00eb, shum\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Ishim korrekt\u00eb n\u00eb kulm. Por kishim edhe nj\u00eb miq\u00ebsi t\u00eb sinqert\u00eb, nj\u00eb miq\u00ebsi q\u00eb sot nuk e gjen.<\/p>\n<p>Miq\u00ebsia \u00ebsht\u00eb \u00e7el\u00ebsi i suksesit. Kur punon me nd\u00ebrgjegjie dhe pa hile me shoqen, suksesin e ke pran\u00eb. Aq m\u00eb tep\u00ebr, kur kishim k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb lart\u00eb llogarie, miq\u00ebsia t\u00eb qet\u00ebsonte. Kishte k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, sa s\u2019mund t\u00eb luaje. M\u00eb von\u00eb, n\u00eb televizion u krijua edhe dhoma e kontrollit. Aty shiheshin t\u00eb gjitha. P\u00ebrshembull, n\u00eb emisionin e fundit timin duhej teksti, gjeografia e muzik\u00ebs, k\u00ebng\u00ebt, ku duhej t\u00eb studioje shum\u00eb. Mir\u00ebpo, e keqja ishte se nga gabimet e koh\u00ebs m\u00eb shqet\u00ebsonte ajo, se n\u00eb dhom\u00ebn e kontrollit m\u00eb thoshin duhet t\u00eb heq\u00ebsh at\u00eb q\u00eb ka vath, q\u00eb ka rruaza t\u00eb m\u00ebdha, q\u00eb ka manikyr shum\u00eb, q\u00eb ka tualet shum\u00eb. Pra, n\u00eb k\u00ebto ekzagjerohej k\u00ebrkesa, ndaj kur futesha n\u00eb montazh e kisha tmerr, aq m\u00eb tep\u00ebr kur vija nga nj\u00eb lodhje e madhe q\u00eb kalonte n\u00eb kalavar mundimesh. K\u00ebto jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta, por kurr\u00eb nuk tham\u00eb u lodh\u00ebm apo t\u00eb merreshim me thashetheme.<\/p>\n<p><strong>Fol\u00ebt shum\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr miq\u00ebsin\u00eb e sinqert\u00eb, cil\u00ebt ishim miqt\u00eb tuaj n\u00eb televizion?<\/strong><\/p>\n<p>I kisha miq t\u00eb gjith\u00eb, por do t\u00eb ve\u00e7oja miq\u00ebsin\u00eb me Ylli Pepon. Ai ishte nj\u00eb njeri korrekt dhe regjisor i talentuar. Miq\u00ebsin\u00eb me t\u00eb e ruaj edhe sot. Bile dua t\u00eb theksoj se ai ka qen\u00eb i pari q\u00eb ka shkruar p\u00ebr mua. Ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb \u201cStoli Beli \u00ebsht\u00eb dekania e par\u00eb e Televizionit Shqiptar\u201d. Por miq\u00ebsi t\u00eb mir\u00eb kam pas edhe me Petro Latin, Flamur Topin, Mevlan Shanajn, Zerina Kuken, Heroina Deliun, Tefta Radin, Luiza Papavangjelin, Sivana Bra\u00e7en, etj.<\/p>\n<p><strong>Kur u larguat nga televizioni dhe si u larguat?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb punova n\u00eb televizion deri n\u00eb vitin 1991, vit kur erdhi demokracia. Mendova se mund t\u00eb rrija ende dhe t\u00eb jepja eksperienc\u00ebn time, por jo, nuk ndodhi k\u00ebshtu. Pra, nga viti 1960 deri n\u00eb vitin 1991, plot 31 vjet n\u00eb televizion, pa diskutuar vitet e para n\u00eb radio, erdhi dita dhe m\u00eb larguan pa t\u00eb keq. Nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion. U futa vajz\u00eb e re dhe u largova me thinja. S\u2019di si t\u2019i p\u00ebrshkruaj ato vite pune plot vrull, dinamiz\u00ebm, heshtje\u2026 Pastaj m\u00eb nxor\u00ebn n\u00eb pension. Dola n\u00eb pension, sikur isha nj\u00eb njeri q\u00eb kalon n\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. Pa asnj\u00eb interesim nga drejtuesit, pa asnj\u00eb takim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb\u2026 As u mblodh kolektivi. Dola n\u00eb pension, sikur t\u00eb isha nj\u00eb \u00e7obanesh\u00eb e fshatit, pa asnj\u00eb ceremoni. Lash\u00eb pas 31 vite pun\u00eb dhe mora me vete, po aq vite heshtje dhe kush? Un\u00eb spikerja e par\u00eb e TVSH-s\u00eb. Jo se isha un\u00eb. Fati e solli q\u00eb isha un\u00eb, por mund t\u00eb ishte dhe nj\u00eb tjet\u00ebr e ky duhej t\u00eb respektohej si njeri historik, jo si stoli individuale.<\/p>\n<p><strong>Emisioni i fundit<\/strong><\/p>\n<p>\u201cAh, kur e kujtoj, lotoj. Ishte emisioni \u201cMuzik\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb\u201d. Nj\u00eb emision q\u00eb gjeti vendin e vet dhe u p\u00eblqye nga t\u00eb gjith\u00eb. Nuk e di sa vazhdoi kur ika un\u00eb, por di q\u00eb ishte nj\u00eb nd\u00ebr emisionet m\u00eb t\u00eb spikatur t\u00eb asaj kohe. M\u00eb ndjek pas ky emision, pasi muzika \u00ebsht\u00eb ila\u00e7 shpirt\u00ebror, \u00ebsht\u00eb magji, \u00ebsht\u00eb art relaksues\u201d.<\/p>\n<p><strong>Pengu<\/strong><\/p>\n<p>\u201cPengu, pengu, pengu. Jeta jon\u00eb mbushur me pengje. Pengje nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet. Ndoshta dhe nuk mund ta thosha, por m\u00eb r\u00ebndon, m\u00eb s\u00ebmbon, m\u00eb b\u00ebn shum\u00eb t\u00eb spostuar. S\u2019e di pse s\u2019ma dhan\u00eb n\u00eb 50-vjetorin e RTSH-s\u00eb titullin \u201cMjeshtre e Madhe e Pun\u00ebs\u201d. E kan\u00eb marr\u00eb shum\u00eb vete, k\u00ebng\u00ebtar\u00eb, artist\u00eb, futbollist\u00eb, po un\u00eb q\u00eb hodha themelet, q\u00eb dhash\u00eb lajmin e par\u00eb n\u00eb televizionin e par\u00eb shqiptar nuk m\u00eb takoi ky titull n\u00eb at\u00eb?<\/p>\n<p>S\u2019e di\u2026 Kur mund t\u00eb them q\u00eb nga drejtues t\u00eb RTSH m\u00eb kishin p\u00ebrgatitur q\u00eb do t\u00eb merrja k\u00ebt\u00eb titull at\u00eb 50-vjetor (2010). S\u2019di pse m\u00eb g\u00ebnjyen! Jam shum\u00eb e ofenduar n\u00eb ato dit\u00eb (loton). Besoj se e meritoj. Kurr\u00eb s\u2019kam par\u00eb rrog\u00ebn q\u00eb kam marr\u00eb, kurr\u00eb skam par\u00eb akrepat e sahatit, kurr\u00eb s\u2019kam trokitur p\u00ebr nj\u00eb problemin tim. As p\u00ebr sht\u00ebpi s\u2019kam trokitur\u2026 As p\u00ebr pages\u00eb jasht\u00eb orarit\u2026 Dhe ja shp\u00ebrblimi. Heshtje\u2026harres\u00eb\u2026 Un\u00eb e doja at\u00ebher\u00eb at\u00eb titull, jo tani q\u00eb e kan\u00eb marr\u00eb t\u00eb gjith\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>Shoq\u00ebria e sotme shqiptare<\/strong><\/p>\n<p>\u201cAh. Shoq\u00ebria jon\u00eb\u2026 Ndryshime t\u00eb pabesueshme. Shoq\u00ebrit\u00eb ndryshojn\u00eb, por nuk tjet\u00ebrsohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri maskiliste. Femra s\u2019ka hap\u00ebsirat e duhura. Dhe n\u00eb diktatur\u00eb femra ishte m\u00eb e orientuar, m\u00eb e respektuar. Gjith\u00eb t\u00eb k\u00ebqijat i sjell numri i madh i partive, kjo m\u00eb shqet\u00ebson. Sa m\u00eb shum\u00eb parti, aq m\u00eb pak kujdes p\u00ebr shtetin. Partit\u00eb e shumta e shikojn\u00eb shtetin si lop\u00eb p\u00ebr ta mjel\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta. Shteti, pushteti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, jo privilegj. Kush do e kupton, kush nuk do, e anashkalon\u201d.<em>\u201cAlbanian Free Press\u201d<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>TemA Sot nuk mund t\u00eb num\u00ebrohen televizionet private komb\u00ebtare dhe lokale, q\u00eb s\u00eb bashku me RTSH-n\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb num\u00ebr aq t\u00eb madh, sa askush nuk di k\u00eb t\u00eb zgjedh\u00eb. Por p\u00ebr t\u00eb ardhur deri k\u00ebtu, kan\u00eb kaluar plot 57 vjet. Pra, afro 6 dekada. Ishte pik\u00ebrisht 29 prilli i vitit 1960, kur Stoli Beli nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":28551,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4,5],"tags":[],"class_list":["post-28550","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori","category-intervista"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Rr\u00ebfehet spikerja e par\u00eb e televizionit shqiptar: Kur d\u00ebgjova fjal\u00ebn \u201cfillo\u201d, m\u2019u drodh\u00ebn gjunj\u00ebt - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrefehet-spikerja-e-pare-e-televizionit-shqiptar-kur-degjova-fjalen-fillo-mu-drodhen-gjunjet\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Rr\u00ebfehet spikerja e par\u00eb e televizionit shqiptar: Kur d\u00ebgjova fjal\u00ebn \u201cfillo\u201d, m\u2019u drodh\u00ebn gjunj\u00ebt - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"TemA Sot nuk mund t\u00eb num\u00ebrohen televizionet private komb\u00ebtare dhe lokale, q\u00eb s\u00eb bashku me RTSH-n\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb num\u00ebr aq t\u00eb madh, sa askush nuk di k\u00eb t\u00eb zgjedh\u00eb. Por p\u00ebr t\u00eb ardhur deri k\u00ebtu, kan\u00eb kaluar plot 57 vjet. Pra, afro 6 dekada. Ishte pik\u00ebrisht 29 prilli i vitit 1960, kur Stoli Beli nga [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrefehet-spikerja-e-pare-e-televizionit-shqiptar-kur-degjova-fjalen-fillo-mu-drodhen-gjunjet\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-04-15T23:45:16+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/stoli_beli.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"500\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"276\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rrefehet-spikerja-e-pare-e-televizionit-shqiptar-kur-degjova-fjalen-fillo-mu-drodhen-gjunjet\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rrefehet-spikerja-e-pare-e-televizionit-shqiptar-kur-degjova-fjalen-fillo-mu-drodhen-gjunjet\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Rr\u00ebfehet spikerja e par\u00eb e televizionit shqiptar: Kur d\u00ebgjova fjal\u00ebn \u201cfillo\u201d, m\u2019u drodh\u00ebn gjunj\u00ebt\",\"datePublished\":\"2018-04-15T23:45:16+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rrefehet-spikerja-e-pare-e-televizionit-shqiptar-kur-degjova-fjalen-fillo-mu-drodhen-gjunjet\\\/\"},\"wordCount\":3319,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rrefehet-spikerja-e-pare-e-televizionit-shqiptar-kur-degjova-fjalen-fillo-mu-drodhen-gjunjet\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/04\\\/stoli_beli.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\",\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rrefehet-spikerja-e-pare-e-televizionit-shqiptar-kur-degjova-fjalen-fillo-mu-drodhen-gjunjet\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rrefehet-spikerja-e-pare-e-televizionit-shqiptar-kur-degjova-fjalen-fillo-mu-drodhen-gjunjet\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rrefehet-spikerja-e-pare-e-televizionit-shqiptar-kur-degjova-fjalen-fillo-mu-drodhen-gjunjet\\\/\",\"name\":\"Rr\u00ebfehet spikerja e par\u00eb e televizionit shqiptar: Kur d\u00ebgjova fjal\u00ebn \u201cfillo\u201d, m\u2019u drodh\u00ebn gjunj\u00ebt - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rrefehet-spikerja-e-pare-e-televizionit-shqiptar-kur-degjova-fjalen-fillo-mu-drodhen-gjunjet\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rrefehet-spikerja-e-pare-e-televizionit-shqiptar-kur-degjova-fjalen-fillo-mu-drodhen-gjunjet\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/04\\\/stoli_beli.jpg\",\"datePublished\":\"2018-04-15T23:45:16+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rrefehet-spikerja-e-pare-e-televizionit-shqiptar-kur-degjova-fjalen-fillo-mu-drodhen-gjunjet\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rrefehet-spikerja-e-pare-e-televizionit-shqiptar-kur-degjova-fjalen-fillo-mu-drodhen-gjunjet\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rrefehet-spikerja-e-pare-e-televizionit-shqiptar-kur-degjova-fjalen-fillo-mu-drodhen-gjunjet\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/04\\\/stoli_beli.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/04\\\/stoli_beli.jpg\",\"width\":500,\"height\":276},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rrefehet-spikerja-e-pare-e-televizionit-shqiptar-kur-degjova-fjalen-fillo-mu-drodhen-gjunjet\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Rr\u00ebfehet spikerja e par\u00eb e televizionit shqiptar: Kur d\u00ebgjova fjal\u00ebn \u201cfillo\u201d, m\u2019u drodh\u00ebn gjunj\u00ebt\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Rr\u00ebfehet spikerja e par\u00eb e televizionit shqiptar: Kur d\u00ebgjova fjal\u00ebn \u201cfillo\u201d, m\u2019u drodh\u00ebn gjunj\u00ebt - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrefehet-spikerja-e-pare-e-televizionit-shqiptar-kur-degjova-fjalen-fillo-mu-drodhen-gjunjet\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Rr\u00ebfehet spikerja e par\u00eb e televizionit shqiptar: Kur d\u00ebgjova fjal\u00ebn \u201cfillo\u201d, m\u2019u drodh\u00ebn gjunj\u00ebt - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"TemA Sot nuk mund t\u00eb num\u00ebrohen televizionet private komb\u00ebtare dhe lokale, q\u00eb s\u00eb bashku me RTSH-n\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb num\u00ebr aq t\u00eb madh, sa askush nuk di k\u00eb t\u00eb zgjedh\u00eb. Por p\u00ebr t\u00eb ardhur deri k\u00ebtu, kan\u00eb kaluar plot 57 vjet. Pra, afro 6 dekada. Ishte pik\u00ebrisht 29 prilli i vitit 1960, kur Stoli Beli nga [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrefehet-spikerja-e-pare-e-televizionit-shqiptar-kur-degjova-fjalen-fillo-mu-drodhen-gjunjet\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-04-15T23:45:16+00:00","og_image":[{"width":500,"height":276,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/stoli_beli.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrefehet-spikerja-e-pare-e-televizionit-shqiptar-kur-degjova-fjalen-fillo-mu-drodhen-gjunjet\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrefehet-spikerja-e-pare-e-televizionit-shqiptar-kur-degjova-fjalen-fillo-mu-drodhen-gjunjet\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Rr\u00ebfehet spikerja e par\u00eb e televizionit shqiptar: Kur d\u00ebgjova fjal\u00ebn \u201cfillo\u201d, m\u2019u drodh\u00ebn gjunj\u00ebt","datePublished":"2018-04-15T23:45:16+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrefehet-spikerja-e-pare-e-televizionit-shqiptar-kur-degjova-fjalen-fillo-mu-drodhen-gjunjet\/"},"wordCount":3319,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrefehet-spikerja-e-pare-e-televizionit-shqiptar-kur-degjova-fjalen-fillo-mu-drodhen-gjunjet\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/stoli_beli.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori","Intervista"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrefehet-spikerja-e-pare-e-televizionit-shqiptar-kur-degjova-fjalen-fillo-mu-drodhen-gjunjet\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrefehet-spikerja-e-pare-e-televizionit-shqiptar-kur-degjova-fjalen-fillo-mu-drodhen-gjunjet\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrefehet-spikerja-e-pare-e-televizionit-shqiptar-kur-degjova-fjalen-fillo-mu-drodhen-gjunjet\/","name":"Rr\u00ebfehet spikerja e par\u00eb e televizionit shqiptar: Kur d\u00ebgjova fjal\u00ebn \u201cfillo\u201d, m\u2019u drodh\u00ebn gjunj\u00ebt - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrefehet-spikerja-e-pare-e-televizionit-shqiptar-kur-degjova-fjalen-fillo-mu-drodhen-gjunjet\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrefehet-spikerja-e-pare-e-televizionit-shqiptar-kur-degjova-fjalen-fillo-mu-drodhen-gjunjet\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/stoli_beli.jpg","datePublished":"2018-04-15T23:45:16+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrefehet-spikerja-e-pare-e-televizionit-shqiptar-kur-degjova-fjalen-fillo-mu-drodhen-gjunjet\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrefehet-spikerja-e-pare-e-televizionit-shqiptar-kur-degjova-fjalen-fillo-mu-drodhen-gjunjet\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrefehet-spikerja-e-pare-e-televizionit-shqiptar-kur-degjova-fjalen-fillo-mu-drodhen-gjunjet\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/stoli_beli.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/stoli_beli.jpg","width":500,"height":276},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrefehet-spikerja-e-pare-e-televizionit-shqiptar-kur-degjova-fjalen-fillo-mu-drodhen-gjunjet\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Rr\u00ebfehet spikerja e par\u00eb e televizionit shqiptar: Kur d\u00ebgjova fjal\u00ebn \u201cfillo\u201d, m\u2019u drodh\u00ebn gjunj\u00ebt"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28550","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28550"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28550\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/28551"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28550"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28550"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28550"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}