{"id":28558,"date":"2018-04-16T01:35:21","date_gmt":"2018-04-16T00:35:21","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=28558"},"modified":"2018-04-16T01:35:21","modified_gmt":"2018-04-16T00:35:21","slug":"pergjimet-a-mori-adriatik-llalla-150-mije-euro-nga-kreu-i-nje-organizate-te-trafikut-te-droges-per-transferimin-e-nje-prokurori","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pergjimet-a-mori-adriatik-llalla-150-mije-euro-nga-kreu-i-nje-organizate-te-trafikut-te-droges-per-transferimin-e-nje-prokurori\/","title":{"rendered":"P\u00cbRGJIMET: A mori Adriatik Llalla 150 mij\u00eb euro nga kreu i nj\u00eb organizate t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs, p\u00ebr transferimin e nj\u00eb prokurori"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/www.gazetatema.net\/2018\/04\/15\/pergjimet-a-mori-adriatik-llalla-150-mije-euro-nga-kreu-i-nje-organizate-te-trafikut-te-droges-per-transferimin-e-nje-prokurori\/\" rel=\"noopener\" target=\"_blank\">TemA<\/a><\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor 2015, kreu i dyshuar i nj\u00eb organizate t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs u p\u00ebrgjua teksa mburrej n\u00eb telefon se kishte luajtur fijet p\u00ebr transferimin e nj\u00eb prokurori t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda nga Tirana. N\u00eb bised\u00ebn e p\u00ebrgjuar, Jurgen Molla-nj\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebs nd\u00ebrtimi q\u00eb po hetohej p\u00ebr drejtimin e nj\u00eb rrjeti nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb narkotrafikut pohonte se \u201ctransferimi i prokurorit i kishte kushtuar shtrenjt\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Biseda mes Moll\u00ebs dhe n\u00ebn\u00ebs s\u00eb nj\u00eb korrieri t\u00eb arrestuar me emrin Arben Prendi u p\u00ebrgjua m\u00eb 10 dhjetor 2015 dhe kishte n\u00eb fokus ish-prokurorin e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Anton Martini. N\u00eb bised\u00eb, Molla deklaronte se kishte paguar 150 mij\u00eb euro p\u00ebr transferimin e Martinit nga Tirana n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>Pohimi i Jurgen Moll\u00ebs n\u00eb bised\u00ebn e p\u00ebrgjuar nuk \u00ebsht\u00eb prov\u00eb dhe deklarata e tij mbetet e pav\u00ebrtetuar. Megjithat\u00eb, ky p\u00ebrgjim hedh hije dyshimi p\u00ebr procedur\u00ebn e transferimit t\u00eb prokurorit dhe nj\u00eb ndikim t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb krimit t\u00eb organizuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendimarrje.<\/p>\n<p>Jurgen Molla, pronar i kompanis\u00eb \u201cMolla\/L shpk\u201d dhe nd\u00ebrtues i disa komplekseve banimi n\u00eb Sh\u00ebngjin dhe Tiran\u00eb u arrestua m\u00eb 7 korrik bashk\u00eb me gjasht\u00eb persona t\u00eb tjer\u00eb si pjes\u00eb e nj\u00eb rrjeti t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs, me an\u00ebtar\u00eb n\u00eb shum\u00eb shtete t\u00eb Ballkanit.<\/p>\n<p>Operacioni kund\u00ebr k\u00ebsaj organizate u zhvillua nj\u00ebkoh\u00ebsisht n\u00eb Shqip\u00ebri, Maqedoni, Kosov\u00eb, Bullgari dhe Greqi dhe \u00e7oi n\u00eb arrestimin e mbi 30 personave, pas nj\u00eb hetimi t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb kryer nga Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda n\u00eb bashk\u00ebpunim me DEA-n amerikane.<\/p>\n<p>Hetimet kund\u00ebr k\u00ebsaj organizate kriminale nis\u00ebn n\u00eb mars 2015, n\u00ebn drejtimin e prokurorit Anton Martini. N\u00eb dhjetor 2015, Martini u transferua n\u00eb Shkod\u00ebr, nd\u00ebrsa hetimi p\u00ebr organizat\u00ebn e drejtuar nga Jurgen Molla u \u00e7ua p\u00ebrpara nga prokurori Eugen Be\u00e7i.<\/p>\n<p>Arben Prendi, n\u00ebna e t\u00eb cilit shfaqet n\u00eb p\u00ebrgjim u arrestua n\u00eb qershor 2016 n\u00eb dogan\u00ebn e Morinit n\u00eb Kuk\u00ebs, nd\u00ebrsa po transportonte me kamionin e tij 15.2 kilogram\u00eb heroin\u00eb. P\u00ebr shkak t\u00eb mbrojtjes s\u00eb hetimeve kund\u00ebr organizat\u00ebs s\u00eb drejtuar nga Molla, arrestimi i tij u reklamua si nj\u00eb aksion rutin\u00eb dhe \u00e7\u00ebshtja u hetua m\u00eb vete, nga nj\u00eb prokurore tjet\u00ebr e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda.<\/p>\n<p>BIRN m\u00ebsoi se vendimi p\u00ebr transferimin e prokurorit Anton Martini nga struktura elit\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda drejt prokuroris\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs, u mor n\u00eb mbledhjen e K\u00ebshillit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb 10 dhjetorit 2015. M\u00eb 14 dhjetor 2015, transferimi i tij mori fuqi nga dekreti i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, Bujar Nishani.<\/p>\n<p>Transferimi erdhi pas nj\u00eb k\u00ebrkese q\u00eb Martini kishte dor\u00ebzuar n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme p\u00ebr t\u00eb kandiduar p\u00ebr postin vakant t\u00eb drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs. P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj ambicieje, vendimi i transferimit n\u00eb nj\u00eb pozicion m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt i la atij shije t\u00eb hidhur.<\/p>\n<p>I kontaktuar nga BIRN, prokurori Anton Martini refuzoi t\u00eb komentonte mbi p\u00ebrgjimin e Jurgen Moll\u00ebs, ku ai pohonte pages\u00ebn 150 mij\u00eb euroshe p\u00ebr largimin e tij nga Krimet e R\u00ebnda.<\/p>\n<p>\u201c<em>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb dosje q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e imja dhe un\u00eb nuk mund t\u00eb komentoj mbi k\u00ebt\u00eb<\/em>,\u201d tha Martini gjat\u00eb nj\u00eb interviste telefonike.<\/p>\n<p>Prokurori Martini e cil\u00ebson megjithat\u00eb t\u00eb parregullt procedur\u00ebn e transferimit t\u00eb tij nga Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda drejt Prokuroris\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201c<em>K\u00ebshilli i Prokuroris\u00eb vendosi t\u00eb m\u00eb transferoj\u00eb prokuror t\u00eb thjesht\u00eb, jasht\u00eb d\u00ebshir\u00ebs sime<\/em>,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Prokuroria e P\u00ebrgjithshme refuzoi gjithashtu t\u00eb b\u00ebj\u00eb komente mbi bised\u00ebn e p\u00ebrgjuar t\u00eb Jurgen Moll\u00ebs p\u00ebr transferimin e prokurorit Martini. Megjithat\u00eb, Prokuroria e P\u00ebrgjithshme mbrojti iden\u00eb se procedura e transferimit t\u00eb Martinit ishte e ligjshme dhe i vuri BIRN n\u00eb dispozicion k\u00ebrkes\u00ebn e kandidimit t\u00eb Anton Martinit p\u00ebr postin e drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkes\u00eb, Martini paraqet d\u00ebshir\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb kandiduar n\u00eb postin e shefit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs dhe shton: \u201cparaqes k\u00ebrkes\u00ebn time para K\u00ebshillit t\u00eb Prokuroris\u00eb p\u00ebr t\u00eb konkuruar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pozicion drejtues, duke u transferuar pran\u00eb k\u00ebsaj prokurorie\u201d.<\/p>\n<p>E pyetur nga BIRN n\u00ebse kishte nisur nj\u00eb hetim rreth p\u00ebrgjimit t\u00eb Moll\u00ebs n\u00eb lidhje me transferimin e Martinit, Prokuroria nuk dha p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p><strong>Debati rreth transferimeve<\/strong><\/p>\n<p>Me nj\u00eb karrier\u00eb 18 vje\u00e7are n\u00eb Prokurori dhe prej 2004 te Krimet e R\u00ebnda, Anton Martini nuk ishte i vetmi i transferuar p\u00ebrmes nj\u00eb procedure t\u00eb kontestuar n\u00eb mbledhjen e K\u00ebshillit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb 10 dhjetorit 2015. Gjasht\u00eb prokuror\u00eb t\u00eb tjer\u00eb karriere, mes t\u00eb cil\u00ebve edhe ish-shefi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit, Shk\u00eblqim Hajdari u ul\u00ebn n\u00eb detyr\u00eb ose qarkulluan nga nj\u00ebra prokurori n\u00eb tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>Hajdari, i cili ka pasur nj\u00eb histori konfliktuale me Prokurorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Adriatik Llalla gjat\u00eb dy viteve t\u00eb fundit dha dor\u00ebheqjen nga detyra pas transferimit n\u00eb Shkod\u00ebr dhe denoncoi n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs \u201c<em>situat\u00ebn alarmante n\u00eb Prokurori t\u00eb em\u00ebrimeve dhe shkarkimeve t\u00eb paligjshme<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Transferimi i korpusit t\u00eb prokuror\u00ebve rregullohet p\u00ebrmes ligjit p\u00ebr Prokurorin\u00eb dhe nj\u00eb rregulloreje t\u00eb Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm \u201c<em>p\u00ebr organizimin dhe funksionimin e K\u00ebshillit t\u00eb Prokuroris\u00eb<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb nenin 24 t\u00eb ligjit p\u00ebr Prokurorin\u00eb thuhet se \u201ctransferimi i prokurorit nuk mund t\u00eb b\u00ebhet pa p\u00eblqimin e tij, p\u00ebrve\u00e7 kur k\u00ebt\u00eb e diktojn\u00eb nevojat e riorganizimit t\u00eb prokuroris\u00eb\u201d. N\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebt\u00eb dispozit\u00eb, K\u00ebshilli i Prokuroris\u00eb voton p\u00ebr transferimin e gjyqtar\u00ebve dhe m\u00eb pas, Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i propozon presidentit t\u00eb Republik\u00ebs dekretimin e transferimeve apo em\u00ebrimeve.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, Prokuroria e P\u00ebrgjithshme i motivoi transferimet e 10 dhjetorit me argumentin se ishin b\u00ebr\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb ristrukturimit t\u00eb institucionit dhe sektor\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb tij. Por Hajdari akuzoi drejtuesit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb se po shkat\u00ebrronin organin e akuz\u00ebs me vendimet e tyre t\u00eb paligjshme, nd\u00ebrsa deklaroi se K\u00ebshilli i Prokuroris\u00eb ishte kthyer n\u00eb nj\u00eb \u201cveg\u00ebl qorre\u201d t\u00eb Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Prokurori Anton Martini i tha BIRN se pretendimi i Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme p\u00ebr transferimin e tij nuk q\u00ebndron, pasi ai kishte kandiduar p\u00ebr drejtues i Prokuroris\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs dhe nuk kishte dh\u00ebn\u00eb p\u00eblqimin p\u00ebr t\u2019u transferuar si prokuror i thjesht\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c<em>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb korrekte, sepse un\u00eb nuk kisha b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr prokuror t\u00eb thjesht\u00eb<\/em>,\u2019 tha Martini p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>Ndryshe nga Hajdari, Anton Martini nuk e apeloi vendimin e K\u00ebshillit t\u00eb Prokuroris\u00eb dhe iu bind atij duke sh\u00ebrbyer prej gjasht\u00eb muajsh n\u00eb Prokurorin\u00eb e Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201c<em>Nuk b\u00ebra ankes\u00eb, pasi besova se mund ta korrigjojn\u00eb vendimin<\/em>,\u201d i tha ai BIRN.<\/p>\n<p>M\u00eb 7 korrik 2016, K\u00ebshilli i Prokuroris\u00eb \u00ebsht\u00eb mbledhur s\u00ebrish dhe votoi pro kthimit t\u00eb Martinit n\u00eb pozicionin e tij t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm n\u00eb Prokurorin\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c<em>\u00cbsht\u00eb vendosur rikthimi im n\u00eb Prokurorin\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda dhe tani mbetet n\u00eb vullnetin e Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs ta zbatojn\u00eb k\u00ebt\u00eb propozim<\/em>,\u201d tha ai.<\/p>\n<p><strong>Krimi i organizuar dhe drejt\u00ebsia<\/strong><\/p>\n<p>Korpusi i gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb shenjestr\u00ebn e opinionit publik dhe t\u00eb faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr nivelin e lart\u00eb t\u00eb korrupsionit, lidhjet e ngushta me politik\u00ebn dhe dyshimet p\u00ebr favorizim t\u00eb krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Prej 18 muajsh, klasa politike n\u00eb Shqip\u00ebri po diskuton nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb thell\u00eb kushtetuese, q\u00eb ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb ndryshoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb radikale procesin e kontrollit t\u00eb integritetit t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, duke synuar t\u00eb luftoj\u00eb korrupsionin e gjith\u00ebp\u00ebrhapur dhe t\u00eb pres\u00eb fijet e padukshme q\u00eb e lidhin at\u00eb me krimin e organizuar.<\/p>\n<p>Reforma n\u00eb drejt\u00ebsi do t\u00eb hidhet p\u00ebr votim n\u00eb Parlament m\u00eb 21 korrik, ndon\u00ebse pal\u00ebt politike nuk kan\u00eb r\u00ebn\u00eb ende dakord p\u00ebr miratimin e saj.<\/p>\n<p>Dyshimet rreth nj\u00eb ndikimi t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb krimit t\u00eb organizuar n\u00eb institucionet ligjzbatuese shqiptare nuk qarkullojn\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb opinionin publik dhe mes institucioneve q\u00eb monitojn\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb studim i mb\u00ebshtetur nga Fondacioni p\u00ebr Shoq\u00ebri t\u00eb Hapur n\u00eb Shqip\u00ebri, i botuar n\u00eb vitin 2015 zbulonte se grupet e fuqishme kriminale investojn\u00eb shuma t\u00eb m\u00ebdha parash n\u00eb em\u00ebrimin e drejtuesve t\u00eb policis\u00eb apo institucioneve t\u00eb tjera ligjzbatuese.<\/p>\n<p>Fabian Zhilla, pedagog dhe autor i k\u00ebtij studimi i tha BIRN se krimi i organizuar shqiptar hyn tanim\u00eb n\u00eb kategorin\u00eb e organizatave kriminale m\u00eb t\u00eb sofistikuara n\u00eb rajon, pasi mund\u00ebson p\u00ebrfshirjen n\u00eb biznese t\u00eb ligjshme, pjesmarrjen n\u00eb trafikun nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe ndikimin n\u00eb transferimin e prokuror\u00ebve m\u00eb me pesh\u00eb n\u00eb sistem.<\/p>\n<p>Duke u bazuar n\u00eb raporte komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por edhe n\u00eb intervistat me prokuror\u00eb, ish-prokuror\u00eb dhe gjyqtar\u00eb, Zhilla ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb evoluimit t\u00eb krimit t\u00eb organizuar shqiptar, duke filluar me pastrimin e parave n\u00eb biznese t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebp\u00ebrmjet forc\u00ebs s\u00eb parave dhe influenc\u00ebs n\u00eb terren, krimi i organizuar ka arritur t\u00eb ndikoj\u00eb indirekt me njohjet politike ose direkt n\u00ebp\u00ebrmjet korrupsionit n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor,\u201d thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Akuza p\u00ebr ndikimin e krimit t\u00eb organizuar n\u00eb vendimarrjen e prokuroris\u00eb ka hedhur edhe prokurori i dor\u00ebhequr, Shk\u00eblqim Hajdari. N\u00eb intervist\u00ebn p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, Hajdari ngriti akuza t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr shkelje t\u00eb ligjit, p\u00ebrdorim politik apo lidhje me krimin e organizuar.<\/p>\n<p>\u201cDisa element\u00eb n\u00eb institucionin e prokuroris\u00eb po kontrollohen nga krimi i organizuar dhe nga korrupsioni dhe p\u00ebrdoren nga politika,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Zhilla e komenton rastin e Jurgen Moll\u00ebs si shembullin tipik q\u00eb tregon p\u00ebrfshirjen e krimit t\u00eb organizuar n\u00eb korrupsionin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKy lloj aksesi i krimit t\u00eb organizuar n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, por dhe n\u00eb legjislativ dhe ekzekutiv sjell nj\u00eb deformim t\u00eb shtetit ligjor, duke e khyer k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb funksion t\u00eb krimit t\u00eb organizuar dhe elit\u00ebs s\u00eb korruptuar q\u00eb drejton vendin, dhe jo n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Prokurori Anton Martini i tha BIRN se \u00ebsht\u00eb i prirur t\u00eb mos i besoj\u00eb artikujt n\u00eb media se transferimi i tij ka lidhje me Jurgen Moll\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cU takon koleg\u00ebve t\u00eb mi t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda t\u00eb hetojn\u00eb, t\u00eb zbardhin t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe t\u00eb dalin n\u00eb konkluzione,\u201d tha ai p\u00ebr BIRN. \u201cUn\u00eb kam besim se do ta b\u00ebjn\u00eb me profesionaliz\u00ebm\u201d. \/BIRN\/<\/p>\n<p><em>Ribotim<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>TemA N\u00eb dhjetor 2015, kreu i dyshuar i nj\u00eb organizate t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs u p\u00ebrgjua teksa mburrej n\u00eb telefon se kishte luajtur fijet p\u00ebr transferimin e nj\u00eb prokurori t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda nga Tirana. N\u00eb bised\u00ebn e p\u00ebrgjuar, Jurgen Molla-nj\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebs nd\u00ebrtimi q\u00eb po hetohej p\u00ebr drejtimin e nj\u00eb rrjeti nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb narkotrafikut pohonte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":28559,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-28558","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>P\u00cbRGJIMET: A mori Adriatik Llalla 150 mij\u00eb euro nga kreu i nj\u00eb organizate t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs, p\u00ebr transferimin e nj\u00eb prokurori - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pergjimet-a-mori-adriatik-llalla-150-mije-euro-nga-kreu-i-nje-organizate-te-trafikut-te-droges-per-transferimin-e-nje-prokurori\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"P\u00cbRGJIMET: A mori Adriatik Llalla 150 mij\u00eb euro nga kreu i nj\u00eb organizate t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs, p\u00ebr transferimin e nj\u00eb prokurori - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"TemA N\u00eb dhjetor 2015, kreu i dyshuar i nj\u00eb organizate t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs u p\u00ebrgjua teksa mburrej n\u00eb telefon se kishte luajtur fijet p\u00ebr transferimin e nj\u00eb prokurori t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda nga Tirana. N\u00eb bised\u00ebn e p\u00ebrgjuar, Jurgen Molla-nj\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebs nd\u00ebrtimi q\u00eb po hetohej p\u00ebr drejtimin e nj\u00eb rrjeti nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb narkotrafikut pohonte [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pergjimet-a-mori-adriatik-llalla-150-mije-euro-nga-kreu-i-nje-organizate-te-trafikut-te-droges-per-transferimin-e-nje-prokurori\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-04-16T00:35:21+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/adriatik_llalla.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"590\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"360\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pergjimet-a-mori-adriatik-llalla-150-mije-euro-nga-kreu-i-nje-organizate-te-trafikut-te-droges-per-transferimin-e-nje-prokurori\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pergjimet-a-mori-adriatik-llalla-150-mije-euro-nga-kreu-i-nje-organizate-te-trafikut-te-droges-per-transferimin-e-nje-prokurori\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"P\u00cbRGJIMET: A mori Adriatik Llalla 150 mij\u00eb euro nga kreu i nj\u00eb organizate t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs, p\u00ebr transferimin e nj\u00eb prokurori\",\"datePublished\":\"2018-04-16T00:35:21+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pergjimet-a-mori-adriatik-llalla-150-mije-euro-nga-kreu-i-nje-organizate-te-trafikut-te-droges-per-transferimin-e-nje-prokurori\\\/\"},\"wordCount\":1847,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pergjimet-a-mori-adriatik-llalla-150-mije-euro-nga-kreu-i-nje-organizate-te-trafikut-te-droges-per-transferimin-e-nje-prokurori\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/04\\\/adriatik_llalla.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pergjimet-a-mori-adriatik-llalla-150-mije-euro-nga-kreu-i-nje-organizate-te-trafikut-te-droges-per-transferimin-e-nje-prokurori\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pergjimet-a-mori-adriatik-llalla-150-mije-euro-nga-kreu-i-nje-organizate-te-trafikut-te-droges-per-transferimin-e-nje-prokurori\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pergjimet-a-mori-adriatik-llalla-150-mije-euro-nga-kreu-i-nje-organizate-te-trafikut-te-droges-per-transferimin-e-nje-prokurori\\\/\",\"name\":\"P\u00cbRGJIMET: A mori Adriatik Llalla 150 mij\u00eb euro nga kreu i nj\u00eb organizate t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs, p\u00ebr transferimin e nj\u00eb prokurori - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pergjimet-a-mori-adriatik-llalla-150-mije-euro-nga-kreu-i-nje-organizate-te-trafikut-te-droges-per-transferimin-e-nje-prokurori\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pergjimet-a-mori-adriatik-llalla-150-mije-euro-nga-kreu-i-nje-organizate-te-trafikut-te-droges-per-transferimin-e-nje-prokurori\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/04\\\/adriatik_llalla.jpg\",\"datePublished\":\"2018-04-16T00:35:21+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pergjimet-a-mori-adriatik-llalla-150-mije-euro-nga-kreu-i-nje-organizate-te-trafikut-te-droges-per-transferimin-e-nje-prokurori\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pergjimet-a-mori-adriatik-llalla-150-mije-euro-nga-kreu-i-nje-organizate-te-trafikut-te-droges-per-transferimin-e-nje-prokurori\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pergjimet-a-mori-adriatik-llalla-150-mije-euro-nga-kreu-i-nje-organizate-te-trafikut-te-droges-per-transferimin-e-nje-prokurori\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/04\\\/adriatik_llalla.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/04\\\/adriatik_llalla.jpg\",\"width\":590,\"height\":360,\"caption\":\"Adriatik Llalla\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pergjimet-a-mori-adriatik-llalla-150-mije-euro-nga-kreu-i-nje-organizate-te-trafikut-te-droges-per-transferimin-e-nje-prokurori\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"P\u00cbRGJIMET: A mori Adriatik Llalla 150 mij\u00eb euro nga kreu i nj\u00eb organizate t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs, p\u00ebr transferimin e nj\u00eb prokurori\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"P\u00cbRGJIMET: A mori Adriatik Llalla 150 mij\u00eb euro nga kreu i nj\u00eb organizate t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs, p\u00ebr transferimin e nj\u00eb prokurori - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pergjimet-a-mori-adriatik-llalla-150-mije-euro-nga-kreu-i-nje-organizate-te-trafikut-te-droges-per-transferimin-e-nje-prokurori\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"P\u00cbRGJIMET: A mori Adriatik Llalla 150 mij\u00eb euro nga kreu i nj\u00eb organizate t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs, p\u00ebr transferimin e nj\u00eb prokurori - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"TemA N\u00eb dhjetor 2015, kreu i dyshuar i nj\u00eb organizate t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs u p\u00ebrgjua teksa mburrej n\u00eb telefon se kishte luajtur fijet p\u00ebr transferimin e nj\u00eb prokurori t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda nga Tirana. N\u00eb bised\u00ebn e p\u00ebrgjuar, Jurgen Molla-nj\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebs nd\u00ebrtimi q\u00eb po hetohej p\u00ebr drejtimin e nj\u00eb rrjeti nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb narkotrafikut pohonte [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pergjimet-a-mori-adriatik-llalla-150-mije-euro-nga-kreu-i-nje-organizate-te-trafikut-te-droges-per-transferimin-e-nje-prokurori\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-04-16T00:35:21+00:00","og_image":[{"width":590,"height":360,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/adriatik_llalla.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pergjimet-a-mori-adriatik-llalla-150-mije-euro-nga-kreu-i-nje-organizate-te-trafikut-te-droges-per-transferimin-e-nje-prokurori\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pergjimet-a-mori-adriatik-llalla-150-mije-euro-nga-kreu-i-nje-organizate-te-trafikut-te-droges-per-transferimin-e-nje-prokurori\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"P\u00cbRGJIMET: A mori Adriatik Llalla 150 mij\u00eb euro nga kreu i nj\u00eb organizate t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs, p\u00ebr transferimin e nj\u00eb prokurori","datePublished":"2018-04-16T00:35:21+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pergjimet-a-mori-adriatik-llalla-150-mije-euro-nga-kreu-i-nje-organizate-te-trafikut-te-droges-per-transferimin-e-nje-prokurori\/"},"wordCount":1847,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pergjimet-a-mori-adriatik-llalla-150-mije-euro-nga-kreu-i-nje-organizate-te-trafikut-te-droges-per-transferimin-e-nje-prokurori\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/adriatik_llalla.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pergjimet-a-mori-adriatik-llalla-150-mije-euro-nga-kreu-i-nje-organizate-te-trafikut-te-droges-per-transferimin-e-nje-prokurori\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pergjimet-a-mori-adriatik-llalla-150-mije-euro-nga-kreu-i-nje-organizate-te-trafikut-te-droges-per-transferimin-e-nje-prokurori\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pergjimet-a-mori-adriatik-llalla-150-mije-euro-nga-kreu-i-nje-organizate-te-trafikut-te-droges-per-transferimin-e-nje-prokurori\/","name":"P\u00cbRGJIMET: A mori Adriatik Llalla 150 mij\u00eb euro nga kreu i nj\u00eb organizate t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs, p\u00ebr transferimin e nj\u00eb prokurori - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pergjimet-a-mori-adriatik-llalla-150-mije-euro-nga-kreu-i-nje-organizate-te-trafikut-te-droges-per-transferimin-e-nje-prokurori\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pergjimet-a-mori-adriatik-llalla-150-mije-euro-nga-kreu-i-nje-organizate-te-trafikut-te-droges-per-transferimin-e-nje-prokurori\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/adriatik_llalla.jpg","datePublished":"2018-04-16T00:35:21+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pergjimet-a-mori-adriatik-llalla-150-mije-euro-nga-kreu-i-nje-organizate-te-trafikut-te-droges-per-transferimin-e-nje-prokurori\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pergjimet-a-mori-adriatik-llalla-150-mije-euro-nga-kreu-i-nje-organizate-te-trafikut-te-droges-per-transferimin-e-nje-prokurori\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pergjimet-a-mori-adriatik-llalla-150-mije-euro-nga-kreu-i-nje-organizate-te-trafikut-te-droges-per-transferimin-e-nje-prokurori\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/adriatik_llalla.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/adriatik_llalla.jpg","width":590,"height":360,"caption":"Adriatik Llalla"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pergjimet-a-mori-adriatik-llalla-150-mije-euro-nga-kreu-i-nje-organizate-te-trafikut-te-droges-per-transferimin-e-nje-prokurori\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"P\u00cbRGJIMET: A mori Adriatik Llalla 150 mij\u00eb euro nga kreu i nj\u00eb organizate t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs, p\u00ebr transferimin e nj\u00eb prokurori"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28558","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28558"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28558\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/28559"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28558"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28558"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28558"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}