{"id":28576,"date":"2018-04-16T02:58:21","date_gmt":"2018-04-16T01:58:21","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=28576"},"modified":"2018-04-16T02:58:21","modified_gmt":"2018-04-16T01:58:21","slug":"traka-ngulimet-shqiptare-dhe-fan-noli","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/traka-ngulimet-shqiptare-dhe-fan-noli\/","title":{"rendered":"Traka, ngulimet shqiptare dhe Fan Noli"},"content":{"rendered":"<p><em>Faqe nga historia dhe jeta e diaspor\u00ebs shqiptare<\/em><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/nasho_jorgaqi.jpg\" alt=\"\" width=\"284\" height=\"300\" class=\"alignleft\" \/> <strong>Prof. Nasho Jorgaqi<\/strong> &#8211; <a href=\"http:\/\/www.gazetadita.al\/traka-ngulimet-shqiptare-dhe-fan-noli\/\" rel=\"noopener\" target=\"_blank\">Dita<\/a>, <em>15 prill 2018<\/em><\/p>\n<p>Traka \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e pandar\u00eb e biografis\u00eb s\u00eb Fan Nolit jo vet\u00ebm se atje lindi dhe kaloi 18 vjet\u00ebt e par\u00eb t\u00eb jet\u00ebs, por kjo trev\u00eb e njohur luajti rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb formimin dhe brumosjen e tij. N\u00eb qoft\u00eb se Noli nuk hyri n\u00eb historin\u00eb e Trak\u00ebs, prap\u00eb Traka mbeti n\u00eb jet\u00ebn e Nolit.<\/p>\n<p>Edhe pse Traka n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb nuk figuron n\u00eb gjeografin\u00eb politike, ajo ekziston n\u00eb hart\u00ebn fizike t\u00eb Ballkanit, e ndar\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pabarabart\u00eb mes Turqis\u00eb, Greqis\u00eb dhe Bullgaris\u00eb. Po mbi t\u00eb gjitha, Traka ekziston n\u00eb analet e historis\u00eb ve\u00e7 t\u00eb tjerash p\u00ebr dhjet\u00eb shekuj si pjes\u00eb e Perandoris\u00eb Bizantine, p\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb si pjes\u00eb e Perandoris\u00eb Osmane. N\u00eb k\u00ebt\u00eb hark t\u00eb gjat\u00eb kohor, Shqip\u00ebria dhe Traka do t\u00eb kishin nj\u00eb fat t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, e para si nj\u00eb nga provincat m\u00eb t\u00eb larg\u00ebta dhe e dyta si nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb af\u00ebrtat e perandoris\u00eb. N\u00eb k\u00ebto rrethana, ato do t\u00eb qen\u00eb n\u00eb lidhje me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn dhe ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr shqiptar\u00ebt Traka do t\u00eb ishte, ndoshta vendi m\u00eb i rrahur i Ballkanit. Rruga e shqiptar\u00ebve p\u00ebr n\u00eb Kostandinopoj\u00eb a Stamboll do t\u00eb kalonte n\u00ebp\u00ebr Trak\u00eb jo vet\u00ebm se k\u00ebto dy vende i lidhte Egnatia, por drejt saj do t\u2019i shtynin motive t\u00eb ndryshme ekonomike, politike, ushtarake e administrative.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt n\u00eb Trak\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb vet\u00ebm shtegtar\u00eb, por edhe banor\u00eb t\u00eb saj t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm. Ata ngrit\u00ebn fshatra dhe fshatrat e tyre t\u00eb njohura me emrin arnautqoi, gjendeshin t\u00eb shp\u00ebrndara nga brigjet e Detit t\u00eb Zi dhe t\u00eb Detit Marmara, deri n\u00eb rrjedhat e lumit Marica. K\u00ebto t\u00eb fundit qen\u00eb ngulimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha e m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebto an\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb hap\u00ebsirat heteroetnike t\u00eb Trak\u00ebs, ngulimet shqiptare p\u00ebrb\u00ebnin nj\u00eb bashk\u00ebsi m\u00eb vete etnike, q\u00eb i takonin vilajetit t\u00eb Edrenes\u00eb dhe vareshin administrativisht nga kazat\u00eb e Keshanit, Uzun-Qeprus\u00eb, Hasfas\u00eb dhe Ortas\u00eb. Edhe pse t\u00eb rrethuar me popullsi turke e greke n\u00eb jug dhe bullgare n\u00eb veri, ato b\u00ebnin deri n\u00eb fillim t\u00eb shekullit XX nj\u00eb jet\u00eb etnikisht t\u00eb past\u00ebr dhe ruanin nj\u00eb unitet gjuh\u00ebsor zakonor.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin ton\u00eb, ngulimet shqiptare n\u00eb Trak\u00ebn Lindore paraqesin interes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb si bashk\u00ebsi q\u00eb nxori nga gjiri i saj Fan Nolin, prandaj, n\u00eb kuadrin e studimit t\u00eb k\u00ebtij personaliteti t\u00eb shquar, pyetja e par\u00eb q\u00eb lind \u00ebsht\u00eb mosha e k\u00ebtyre ngulimeve, p\u00ebrcaktimi i koh\u00ebs s\u00eb vendosjes s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebto an\u00eb. Vet Noli, n\u00eb Autobiografin\u00eb e tij, do t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebrpjekjen e par\u00eb p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur pyetjes lidhur me origjin\u00ebn e fshatrave shqiptare n\u00eb Trak\u00eb. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb lakonike e t\u00eb prer\u00eb, ai mendon se k\u00ebto jan\u00eb koloni ushtarake t\u00eb themeluara nga koha e Bizantit p\u00ebr mbrojtjen e Kostandinopoj\u00ebs dhe q\u00eb u trash\u00ebguan pastaj nga Perandoria Osmane. Shqiptar\u00ebt, t\u00eb njohur si luft\u00ebtar\u00eb trima, u soll\u00ebn k\u00ebndej dhe ata i sh\u00ebrbyen nj\u00ebsoj si perandor\u00ebve ortodoks\u00eb ashtu edhe sulltan\u00ebve mysliman\u00eb. Noli shprehet pa m\u00ebdyshje, e gjith\u00eb sa thot\u00eb mbetet n\u00eb kufijt\u00eb e nj\u00eb hipoteze se sa t\u00eb nj\u00eb argumenti t\u00eb dokumentuar. <\/p>\n<p>\u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, n\u00eb koh\u00ebn e mesjet\u00ebs, n\u00eb kushtet e l\u00ebvizjes masive t\u00eb popullsis\u00eb dhe t\u00eb tradit\u00ebs s\u00eb eksportimit t\u00eb luft\u00ebtar\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn flasin dhe medievist\u00eb t\u00eb njohur si Jire\u00e7ek, Tuman, Me\u00e7nikov, Shuflaj etj. fenomene t\u00eb till\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrligjur historikisht, por nj\u00eb parashtrim i till\u00eb do t\u00eb ishte nj\u00eb pohim i p\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb qoft\u00eb se nuk do t\u00eb mb\u00ebshtetej n\u00eb t\u00eb dh\u00ebna konkrete burimore. Duke qen\u00eb nj\u00eb problem i nd\u00ebrlikuar dhe mjaft i mjegullt, ai v\u00ebshtir\u00ebsohet akoma m\u00eb shum\u00eb po t\u00eb mbajm\u00eb parasysh sa munges\u00ebn e nj\u00eb dokumentimi t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb aq dhe t\u00eb nj\u00eb historie t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb shqiptare n\u00eb Trak\u00eb. E vendosur n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb tep\u00ebr t\u00eb trazuar e t\u00eb ndjeshme, n\u00ebn trysnin\u00eb e vazhdueshme turke e greke e n\u00eb kap\u00ebrcyell t\u00eb Lindjes e t\u00eb Per\u00ebndimit, kjo bashk\u00ebsi nuk ka gjetur asnj\u00ebher\u00eb pasqyrimin e duhur historik. Qarqet greke q\u00eb i konsiderojn\u00eb shqiptar\u00ebt ortodoks\u00eb si pararoj\u00eb t\u00eb helenizmit n\u00eb Trak\u00eb s\u2019kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb interesuara ta trajtonin prejardhjen e tyre t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb k\u00ebto an\u00eb, por edhe pala turke, q\u00eb nuk i ka njohur kurr\u00eb minoritete, nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb posa\u00e7me, ve\u00e7 n\u00eb nj\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj province t\u00eb perandoris\u00eb. Sigurisht, hulumtimi serioz i gjenez\u00ebs s\u00eb arnautqoive n\u00eb Trak\u00eb t\u00eb \u00e7on t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb regjistrat kadastral\u00eb t\u00eb arkivave t\u00eb Stambollit, t\u00eb cilat deri m\u00eb sot jan\u00eb t\u00eb panjohura nga ne.<\/p>\n<p>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave dokumentare, q\u00eb do t\u00eb d\u00ebshmonin koh\u00ebn e ngritjes s\u00eb ngulimeve shqiptare n\u00eb Trak\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb ndjekim nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb p\u00ebr ta ndri\u00e7uar sado pak problemin e nd\u00ebrlikuar t\u00eb gjenez\u00ebs s\u00eb tyre. \u00cbsht\u00eb fjala p\u00ebr shtat\u00eb fshatrat e k\u00ebsaj bashk\u00ebsie n\u00eb Trak\u00ebn lindore, t\u00eb vendosur n\u00eb t\u00eb dy krah\u00ebt e lumit Marica dhe pran\u00eb lumit Ergene.<\/p>\n<p>Egzistojn\u00eb dy goj\u00ebdh\u00ebna p\u00ebr k\u00ebto ngulime, nj\u00ebra q\u00eb qarkullon midis shqiptar\u00ebve t\u00eb Trak\u00ebs dhe tjetra n\u00eb Kolonj\u00eb prej nga mendohet se ata kan\u00eb ardhur. Goj\u00ebdh\u00ebna e par\u00eb tregon p\u00ebr vendosjen e tyre n\u00eb k\u00ebto an\u00eb nga gjysma e dyt\u00eb e shekullit t\u00eb 16-t\u00eb. Sipas saj, Sulltan Selimi, q\u00eb kish p\u00ebr vezir Mehmet Sokolin me origjin\u00eb shqiptare, deshi t\u00eb ngrej\u00eb n\u00eb Edrene, kryeqytetin e perandoris\u00eb, nj\u00eb xhami q\u00eb t\u00eb mos e kish shoqen n\u00eb bot\u00ebn islame. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkoi ustallar\u00ebt m\u00eb t\u00eb zot\u00eb dhe k\u00ebta ia gjet\u00ebn n\u00eb Kolonj\u00ebn e Epirit. Ata erdh\u00ebn dhe si punuan p\u00ebr 8 vjet me radh\u00eb, ngrit\u00ebn xhamin\u00eb e njohur \u201cSelime\u201d me kat\u00ebr minare dhe 999 dritare, pa e kaluar at\u00eb t\u00eb Mek\u00ebs q\u00eb kish 1000. Sulltan Selimit i p\u00eblqeu aq shum\u00eb kjo mrekulli arkitektonike sa i shp\u00ebrbleu ustallar\u00ebt duarart\u00eb, duke i dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb zgjidhnin tokat m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb Trak\u00ebs dhe t\u00eb vendoseshin aty familjarisht. <\/p>\n<p>Kjo duhet t\u00eb ket\u00eb ndodhur pas viteve 1566-74, koh\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u nd\u00ebrtua xhamia. Sipas goj\u00ebdh\u00ebn\u00ebs, ngulimi i par\u00eb ishte Zallufi i madh e m\u00eb pas Ibrik-Tepeja, p\u00ebr t\u00eb vazhduar me Mandric\u00ebn, Alltentashin, Sulltanqoin, Aballarin dhe Karaxhaklin. Me koh\u00eb fshati m\u00eb i madh do t\u00eb b\u00ebhej Mandrica me 650 sht\u00ebpi dhe m\u00eb i vogli Karaxhakli me 80 sht\u00ebpi. Popullsia e k\u00ebsaj bashk\u00ebsie, gjat\u00eb shekullit t\u00eb 19-t\u00eb e deri n\u00eb fillim t\u00eb shekulit t\u00eb 20-t\u00eb do t\u00eb l\u00ebvizte nga 15.000-28.000 banor\u00eb. Megjith\u00ebse k\u00ebta erdh\u00ebn n\u00eb Trak\u00eb si murator\u00eb dhe nuk e ushtruan zanatin e tyre, p\u00ebr shkak t\u00eb terrenit fushor edhe sht\u00ebpit\u00eb e veta i ngrit\u00ebn me plithar\u00eb dhe sot e k\u00ebsaj dite njihen me nofk\u00ebn greqisht gushidh\u00eb-murator\u00eb.<\/p>\n<p>Goj\u00ebdh\u00ebna e dyt\u00eb q\u00eb tregohet n\u00eb Shqip\u00ebri ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me shp\u00ebrnguljen masive t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb disa fshatrave t\u00eb Kolonj\u00ebs n\u00eb drejtim t\u00eb Trak\u00ebs. \u00cbsht\u00eb fjala p\u00ebr eksodin e fshatar\u00ebve t\u00eb Perasit a t\u00eb Gostivishtit, t\u00eb Qaf\u00ebzezit, t\u00eb Vithkuqit e sidomos t\u00eb Qytez\u00ebs. Sipas goj\u00ebdh\u00ebn\u00ebs, arsyeja e p\u00ebrbashk\u00ebt e shp\u00ebrnguljes s\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb padrejt\u00ebsia dhe dhuna feudale. N\u00eb rastin e Qytez\u00ebs, q\u00eb lidhet me emrin e Nolit, banor\u00ebt e saj t\u00eb krishter\u00eb, thot\u00eb legjenda, e braktis\u00ebn fshatin pas konflikteve t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme me Xhafer bej Alltunin, i cili solli n\u00eb vend t\u00eb tyre bujqit e tij mysliman\u00eb nga fshati Zharkanj\u00eb. Qytezar\u00ebt u larguan n\u00eb dy drejtime: nj\u00eb pjes\u00eb shkuan n\u00eb Devoll dhe ngrit\u00ebn fshatin Qytez\u00eb dhe pjesa tjet\u00ebr u vendos n\u00eb Trak\u00eb, n\u00eb Ibrik Tepe, t\u00eb cil\u00ebn ata e mbiquajt\u00ebn Qytez\u00eb. Koha e k\u00ebsaj shp\u00ebrnguljeje hamend\u00ebsohet t\u00eb jet\u00eb gjat\u00eb shekullit t\u00eb 18-t\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb dhe rr\u00ebnojat e sht\u00ebpive, kishave dhe manastirit n\u00eb Qytez\u00ebn e vjet\u00ebr. Njoftimet fillestare p\u00ebr ngulimet shqiptare n\u00eb Trak\u00eb jan\u00eb t\u00eb vona dhe u takojn\u00eb burimeve t\u00eb Rilindjes son\u00eb Komb\u00ebtare. Veprimtar\u00ebt e saj, n\u00eb kuadrin e njohjes s\u00eb shp\u00ebrndarjes s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, do t\u00eb interesohen q\u00eb her\u00ebt p\u00ebr gjendjen dhe fatin e tyre. <\/p>\n<p>I pari q\u00eb flet p\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb Thimi Mitko, i cili n\u00eb letr\u00ebn drejtuar m\u00eb 1868 Dhimit\u00ebr Kamard\u00ebs i shkruan se \u201cEdhe af\u00ebr Adrianopopulit\u2026 (ka) gjasht\u00eb fshatra t\u00eb vogla\u201d, kurse 17 vjet m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 1885, njofton De Rad\u00ebn se \u201cedhe pran\u00eb Adrianopoj\u00ebs jan\u00eb tet\u00eb katunde (me) af\u00ebr 4-5000 f\u00ebmij\u00eb (familje)\u201d. Kurse Sami Frash\u00ebri tek \u201cShqip\u00ebria \u00e7\u2019ka qen\u00eb\u201d botuar m\u00eb 1899 pohon se \u201cdisa nga fshatrat ng\u2019an\u2019 e Adrianopoj\u00ebs e t\u00eb Filipopoj\u00ebs, q\u00eb thuhen Arnautqoi jan\u00eb t\u00eb ndejtur\u00eb fjehst\u00eb prej shqiptar\u00ebsh\u201d. Vet\u00ebm n\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb 20-t\u00eb \u201cKalendari Kombiar\u201d i vitit 1901 do t\u00eb jap\u00eb t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta t\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmitari nga Edreneja, q\u00eb flasin p\u00ebr ekzistenc\u00ebn n\u00eb k\u00ebto an\u00eb jo t\u00eb gjasht\u00eb, as tet\u00eb, por t\u00eb shtat\u00eb fshatrave shqiptare. Sipas tij \u201ck\u00ebto fshatra t\u00eb gjith\u00eb tok kan\u00eb afro 22.800 njer\u00ebz\u2026 q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 shqipes nuk flasin gjuh\u00eb tjet\u00ebr\u2026 Fshatar\u00ebt jan\u00eb shum\u00eb pun\u00ebtor\u00eb dhe njer\u00ebz t\u00eb matur; k\u00ebta njer\u00ebz nuk dalin si neve n\u00eb kurbet, po merren me bujq\u00ebsi, se dheu \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i bukur dhe i gjer\u00eb\u2026\u201d Kurse Mitat Frash\u00ebri, nga v\u00ebzhgimet q\u00eb b\u00ebn n\u00eb k\u00ebto vende m\u00eb 1910, d\u00ebshmon p\u00ebr pranin\u00eb e \u201c10.000 shqiptar\u00ebve ortodoks\u00eb n\u00eb vilajetin e Edrenes\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Si\u00e7 shihet, edhe t\u00eb dh\u00ebnat e rilind\u00ebsve tan\u00eb nuk flasin p\u00ebr prejardhjen e aq m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr mosh\u00ebn e ngulimeve shqiptare n\u00eb Trak\u00eb. N\u00eb k\u00ebto rrethana, t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb dokumenteve dhe studimeve t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta, nd\u00ebrmor\u00ebm m\u00eb 1989 nj\u00eb inkursion studimor mes shqiptar\u00ebve t\u00eb Trak\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt pas Luft\u00ebs Grko-Turke n\u00eb vitet 20, jan\u00eb shp\u00ebrngulur nga Traka lindore n\u00eb at\u00eb per\u00ebndimor\u00eb. N\u00eb dit\u00ebt tona ata jan\u00eb vendosur n\u00eb Greqi, p\u00ebrtej lumit Marica n\u00eb fshatrat Feres, Pepel, Jamesi, Qimono etj. Nga kontakti q\u00eb pat\u00ebm me ta dhe nga v\u00ebzhgimet e b\u00ebra konstatuam se bashk\u00ebsia shqiptare n\u00eb Trak\u00eb paraqet nj\u00eb nj\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt gjuh\u00ebsore-etnografike me tipare t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrta me ato t\u00eb krahin\u00ebs s\u00eb Kolonj\u00ebs. Por duke pasur si synim kryesor q\u00eb hulumtimet tona t\u2019i sh\u00ebrbenin ndri\u00e7imit t\u00eb problemit t\u00eb mosh\u00ebs s\u00eb k\u00ebtyre ngulimeve, mblodh\u00ebm k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna:<\/p>\n<p><em>S\u00eb pari<\/em>, gjuha q\u00eb ata flasin brenda bashk\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shqipe e kuptueshme dhe e qart\u00eb, me nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb kufizuar arkaizmi. Ajo nuk \u00ebsht\u00eb larguar nga sistemi i gjuh\u00ebs son\u00eb komb\u00ebtare. \u00cbsht\u00eb pak a shum\u00eb e folmja e tosk\u00ebrishtes juglindor, me fizionomin\u00eb e saj fonetike, morfologjike dhe leksikore. Ajo dallon nga arab\u00ebrishtja, q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb tep\u00ebr arkaike si d\u00ebshmi e shqipes s\u00eb shek. 15-16, por dhe arvanishtja, e cila paraqitet me shtresime dhe elemente t\u00eb vjetra. T\u00eb gjitha k\u00ebto d\u00ebshmojn\u00eb se shqipja e tyre i takon relativisht koh\u00ebve t\u00eb reja q\u00eb nuk mund t\u00eb shtyhet p\u00ebrtej shek. t\u00eb 18-t\u00eb.<\/p>\n<p><em>S\u00eb dyti<\/em>, shqiptar\u00ebt e Trak\u00ebs e mbajn\u00eb akoma t\u00eb gjall\u00eb kujtes\u00ebn historike t\u00eb prejardhjes. Gati \u00e7do ngulim \u00ebsht\u00eb i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm se nga \u00e7\u2019fshat i Shqip\u00ebris\u00eb ka ardhur dhe, \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, vendosja e tyre n\u00eb k\u00ebto an\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb sipas fshatit. K\u00ebshtu, fshatar\u00ebt e Ibrik-Tepes\u00eb s\u00eb Nolit pohojn\u00eb se vijn\u00eb nga Qyteza dhe e quajn\u00eb veten qytezallinjq. Ata t\u00eb Alltentashit mbahen se kan\u00eb ardhur nga Qaf\u00ebzezi, kurse ata t\u00eb Sulltanqoit e t\u00eb Mandric\u00ebs n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe nga Vithkuqi etj. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi kjo bashk\u00ebsi \u00ebsht\u00eb krenare p\u00ebr prejardhjen dhe ruan tipare t\u00eb natyr\u00ebs mal\u00ebsore, qoft\u00eb nga ana psikologjike e zakonore, qoft\u00eb dhe p\u00ebr sa i takon karakterit dhe temperamentit.<\/p>\n<p><em>S\u00eb treti<\/em>, banor\u00ebt e k\u00ebtyre ngulimeve e quajn\u00eb veten shqiptar\u00eb, ndryshe nga siv\u00ebllez\u00ebrit e tyre t\u00eb Greqis\u00eb q\u00eb thirren arvanitas apo ata t\u00eb Italis\u00eb, arb\u00ebresh\u00eb. Po t\u00eb kemi parasysh se em\u00ebrtimi shqiptar \u00ebsht\u00eb i shekullit t\u00eb 17-t\u00eb e k\u00ebtej, b\u00ebhet e qart\u00eb se kjo val\u00eb shqiptare n\u00eb Trak\u00eb \u00ebsht\u00eb e koh\u00ebve relativisht t\u00eb vona.<\/p>\n<p><em>S\u00eb kat\u00ebrti<\/em>, sipas disa t\u00eb dh\u00ebnave, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmie q\u00eb sjell Mithat Frash\u00ebri nga nj\u00eb vizit\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebto fshatra n\u00eb vitin 1910, gur\u00ebt e varreve t\u00eb shqiptar\u00ebve nuk datojn\u00eb p\u00ebrtej koh\u00ebs s\u00eb Ali pash\u00eb Tepelen\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb gjitha sa tham\u00eb m\u00eb lart mund t\u00eb arrijm\u00eb n\u00eb dy p\u00ebrfundime: Ka t\u00eb ngjar\u00eb, ashtu si\u00e7 e pohon dhe vet\u00eb Noli, q\u00eb ngulimet shqiptare t\u00eb Trak\u00ebs t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lashta, t\u00eb ngritura si koloni ushtarake q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e Bizantit dhe t\u00eb ken\u00eb vazhduar n\u00eb periudh\u00ebn osmane. Por mendojm\u00eb se lasht\u00ebsia e vet\u00eb kolonive nuk duhet ngat\u00ebrruar me mosh\u00ebn e popullimit t\u00eb tyre. Kur them se k\u00ebto ngulime jan\u00eb t\u00eb lashta, nuk do t\u00eb thot\u00eb se popullsia \u00ebsht\u00eb po aq e lasht\u00eb. Ka shum\u00eb gjasa q\u00eb popullimi i k\u00ebytre kolonive t\u00eb jet\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme, q\u00eb p\u00ebrt\u00ebritja e tyre t\u00eb ket\u00eb ndodhur val\u00eb-val\u00eb nga koha e Bizantit e deri n\u00eb koh\u00ebn e Ali pash\u00eb Tepelen\u00ebs. Me sa duket, vala e fundit \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn p\u00ebrfundimisht popullsin\u00eb e k\u00ebtyre ngulimeve.<\/p>\n<p>Fan Noli lindi dhe u rrit n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej tyre, pik\u00ebrisht n\u00eb Ibrik-Tepe, i vetmi fshat q\u00eb mbajti emrin e prejardhjes, duke u quajtur brenda bashk\u00ebsis\u00eb Qytez\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb lumit Marica, rr\u00ebz\u00eb disa kodrave t\u00eb buta mbi rr\u00ebnojat e ngulimit antik grek, Imbarsos. Me qen\u00eb se s\u00eb lashti aty ishte nj\u00eb punishte po\u00e7erie, fshati mori emrin Ibrik-Tepe, q\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn e vend\u00ebsve do t\u00eb thot\u00eb kodra ose bregu i ibrik\u00ebve. K\u00ebshtu vendlindja e Nolit u thirr nga shqiptar\u00ebt Qytez\u00eb, nga grek\u00ebt Imbarsos, kurse nga turqit Ibrik-Tepe. Ibrik-Tepeja, q\u00eb tok me Mnadric\u00ebn dhe Zallufin qen\u00eb fshatrat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb ngulimeve shqiptare n\u00eb Trak\u00eb, ishte qend\u00ebr lokaliteti ose mydyrjet, me administrat\u00eb, e varur nga kazaja e Uzun Qeprus\u00eb. Ajo p\u00ebrb\u00ebhej nga disa lagje dhe kish pamjen e nj\u00eb qyteti t\u00eb vog\u00ebl, prandaj dhe thirrej kasaba, me \u00e7arshi t\u00eb hapur, me dyqane e kafene, me punishte vaji e t\u00eb krimbit t\u00eb m\u00ebndafshit, me 12 mullinj ere etj. Ibrik-Tepeja \u00e7onte prodhimet e saj dhe b\u00ebnte tregti me qendra si Keshani, Ipsala, Uzun-Qepruja e deri n\u00eb Sufli. Fshati ishte i pasur, me toka pjellore, me kullota e pyje, me uj\u00ebra t\u00eb bollshme, por i izoluar nga mungesa e rrug\u00ebve. Sipas statistikave greke q\u00eb jep periodiku \u201cThraqika\u201d, p\u00ebr Ibrik-Tepen\u00eb del se p\u00ebr vitet 1860-1912 ajo kish 400 sht\u00ebpi me qerpi\u00e7 dhe nj\u00eb popullsi q\u00eb l\u00ebvizte nga 2500-3550 banor\u00eb. Shkolla e saj e par\u00eb ishte themeluar n\u00eb vitin 1890 dhe m\u00eb von\u00eb u ngrit dhe nj\u00eb shkoll\u00eb vajzash m\u00eb 45 nx\u00ebn\u00ebse, ku m\u00ebsohej me program dhe m\u00ebsues grek\u00eb.<\/p>\n<p>Ibrik-Tepeja b\u00ebnte nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb shqiptare, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebrmes gjuh\u00ebs amtare, e cila deri n\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb 20-t\u00eb, kur Noli u largua nga familja , flitej shum\u00eb mir\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha strukturat dhe komponent\u00ebt e saj. Megjith\u00ebse nj\u00eb ishull gjuh\u00ebsor, duke qen\u00eb vazhdimisht n\u00ebn trysnin\u00eb e turqishtes si gjuh\u00eb zyrtare dhe t\u00eb greqishtes si gjuh\u00eb kulture, ajo mbeti gjuha e vetme e komunikimit brenda fshatit dhe bashk\u00ebsis\u00eb. Noli u mbrujt dhe u formua gjuh\u00ebsisht q\u00eb p\u00ebr s\u00eb vogli me thesaret e gjuh\u00ebs amtare, nd\u00ebrsa n\u00eb vitet e ardhshme, ai vet\u00ebm e pasuroi dhe e kualifikoi, duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nga mjeshtrit e saj. N\u00eb Ibrik-Tepe, Noli i ri lexoi t\u00eb parin lib\u00ebr shqip \u201cDhjat\u00ebn e Re\u201d t\u00eb K. Kristoforidhit, q\u00eb qarkullonte aso kohe n\u00eb fshatrat shqiptare t\u00eb Trak\u00ebs.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebfshatar\u00ebt e Nolit kishin trash\u00ebguar dhe bartnin nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb pasur zakonore. Edhe pse qarqet e Athin\u00ebs dhe Patrikana i konsideronte grek\u00eb shqipfol\u00ebs dhe mbaheshin si kujdestar\u00eb t\u00eb tyre n\u00eb bot\u00ebn turke-islame, ata ishin krenar\u00eb dhe e ruanin me fanatiz\u00ebm identitetin etnik. Madje dhe kisha e fshatit mbante emrin e Sh\u00ebn Gjergjit, t\u00eb nj\u00eb shenjtori q\u00eb ata e quanin shqiptar. Jeta zakonore e fshatit gjente shprehjen e saj n\u00eb doket dhe ritet, n\u00eb k\u00ebng\u00ebt dhe vallet origjinale, n\u00eb folklorin e begat\u00eb, n\u00eb kultur\u00ebn dhe pasurin\u00eb etnografike, por dhe n\u00eb kostumet, sidomos ato t\u00eb grave, n\u00eb planimetrin\u00eb e sht\u00ebpive, muret e t\u00eb cilave i lyenin nga jasht\u00eb me boj\u00eb t\u00eb kuqe, ndryshe nga grek\u00ebt, turqit dhe bullgar\u00ebt. Fshati ishte ndar\u00eb n\u00eb disa fise, si\u00e7 qen\u00eb: Nol\u00ebt, Gjikajt, Kondil\u00ebt, Balla\u00e7\u00ebt, Qirjaq\u00ebt, Haxhimajol\u00ebt, M\u00ebrkur\u00ebt, Bojaxhinjt\u00eb etj. Nol\u00ebt ishin nga sht\u00ebpit\u00eb e para dhe thirreshin n\u00eb Ibrik-Tepe me nofk\u00ebn shqipe Syziu, kurse me at\u00eb greke Mavromati dhe turke, Karagjozi. Ata shquheshin si fis kapedan\u00ebsh t\u00eb njohur p\u00ebr trim\u00ebri, nd\u00ebrsa nga pik\u00ebpamja sociale q\u00ebndronin mes \u00e7obaxhinjve, fshatar\u00ebve t\u00eb pasur dhe reshper\u00ebve, fshatar\u00ebve t\u00eb zakonsh\u00ebm. <\/p>\n<p>Arnautqojt e Trak\u00ebs, pra dhe Ibrik-Tepeja, kishin nj\u00eb pozit\u00eb dhe trajtim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb jet\u00ebn social ekonomike t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb turke. Porta e Lart\u00eb i kish vendosur n\u00eb toka shtet\u00ebrore dhe u kish dh\u00ebn\u00eb privilegje q\u00eb i dallonin nga bujqit \u00e7if\u00e7inj, t\u00eb varur nga \u00e7ifligar\u00ebt. Ata kishin nj\u00eb lloj m\u00ebvet\u00ebsie ekonomike, me gjith\u00eb taksat q\u00eb paguanin. Nga ana tjet\u00ebr, fshati kish nj\u00eb organizim t\u00eb brendsh\u00ebm ushtarak. Burrat e Ibrik-Tepes\u00eb, si t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb shqiptare p\u00ebrqark deri n\u00eb koh\u00ebn e Traktatit t\u00eb Sh\u00ebn Stefanit ishin m\u00eb par\u00eb ushtar\u00eb e pastaj bujq. Sepse sapo shp\u00ebrthente lufta, ata menj\u00ebher\u00eb formonin taborin e tyre dhe niseshin p\u00ebr n\u00eb luft\u00eb. N\u00eb krye vihej i pari i fshatit, ai m\u00eb trimi e m\u00eb autoritari. I till\u00eb kish qen\u00eb p\u00ebr vite me radh\u00eb gjyshi i Nolit, Gjergj Kapedani, i njohur me emrin zyrtar Ali Kapedani, i cili u vra m\u00eb 1854, n\u00eb betej\u00ebn e Sevastopolit, duke sulmuar k\u00ebshtjell\u00ebn Malakov.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se rr\u00ebnj\u00ebt e Nolit si njeri dhe atdhetar, si nj\u00eb personalitet poliedrik duhen k\u00ebrkuar n\u00eb bashk\u00ebsin\u00eb shqiptare t\u00eb Trak\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi e t\u00eb Ibrik-Tepes\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti. Ai \u00ebsht\u00eb i vetmi p\u00ebrfaq\u00ebsues i tyre n\u00eb historin\u00eb dhe kultur\u00ebn ton\u00eb mbar\u00ebkomb\u00ebtare. P\u00ebr fat t\u00eb keq, Noli n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00ebpamje, nuk pati as pasardh\u00ebs n\u00eb vendlindjen e tij. Dhe jo vet\u00ebm kaq. Po me Ibrik-Tepen\u00eb ose Qytez\u00ebn ndodhi paradoksi q\u00eb ajo n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb nuk ekziston m\u00eb n\u00eb hart\u00ebn gjeografike si ngulim shqiptar. Pas luft\u00ebs greko-turke, shqiptar\u00ebt e saj dol\u00ebn n\u00eb m\u00ebrgimin e tyre t\u00eb dyt\u00eb duke kaluar n\u00eb tok\u00ebn greke, matan\u00eb lumit Marica. Vet\u00eb Noli fatin e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb vendlindjes e p\u00ebrshkruan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dhimbshme p\u00ebrmes fjal\u00ebve q\u00eb i ka th\u00ebn\u00eb i nipi: \u201cKa t\u00eb ngjar\u00eb, q\u00eb misioni i Ibrik-Tepes\u00eb, paskish qen\u00eb t\u2019i jepte nj\u00eb pionier si ju Rilindjes Shqiptare. Sapo fshati yn\u00eb e p\u00ebrmbushi k\u00ebt\u00eb mision, u zhduk nga harta si ngulim shqiptar n\u00eb Trak\u00eb\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Faqe nga historia dhe jeta e diaspor\u00ebs shqiptare Prof. Nasho Jorgaqi &#8211; Dita, 15 prill 2018 Traka \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e pandar\u00eb e biografis\u00eb s\u00eb Fan Nolit jo vet\u00ebm se atje lindi dhe kaloi 18 vjet\u00ebt e par\u00eb t\u00eb jet\u00ebs, por kjo trev\u00eb e njohur luajti rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb formimin dhe brumosjen e tij. N\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":28578,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-28576","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Traka, ngulimet shqiptare dhe Fan Noli - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/traka-ngulimet-shqiptare-dhe-fan-noli\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Traka, ngulimet shqiptare dhe Fan Noli - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Faqe nga historia dhe jeta e diaspor\u00ebs shqiptare Prof. Nasho Jorgaqi &#8211; Dita, 15 prill 2018 Traka \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e pandar\u00eb e biografis\u00eb s\u00eb Fan Nolit jo vet\u00ebm se atje lindi dhe kaloi 18 vjet\u00ebt e par\u00eb t\u00eb jet\u00ebs, por kjo trev\u00eb e njohur luajti rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb formimin dhe brumosjen e tij. N\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/traka-ngulimet-shqiptare-dhe-fan-noli\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-04-16T01:58:21+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/fan_noli.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"262\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"17 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/traka-ngulimet-shqiptare-dhe-fan-noli\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/traka-ngulimet-shqiptare-dhe-fan-noli\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Traka, ngulimet shqiptare dhe Fan Noli\",\"datePublished\":\"2018-04-16T01:58:21+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/traka-ngulimet-shqiptare-dhe-fan-noli\\\/\"},\"wordCount\":3418,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/traka-ngulimet-shqiptare-dhe-fan-noli\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/04\\\/fan_noli.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/traka-ngulimet-shqiptare-dhe-fan-noli\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/traka-ngulimet-shqiptare-dhe-fan-noli\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/traka-ngulimet-shqiptare-dhe-fan-noli\\\/\",\"name\":\"Traka, ngulimet shqiptare dhe Fan Noli - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/traka-ngulimet-shqiptare-dhe-fan-noli\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/traka-ngulimet-shqiptare-dhe-fan-noli\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/04\\\/fan_noli.jpg\",\"datePublished\":\"2018-04-16T01:58:21+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/traka-ngulimet-shqiptare-dhe-fan-noli\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/traka-ngulimet-shqiptare-dhe-fan-noli\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/traka-ngulimet-shqiptare-dhe-fan-noli\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/04\\\/fan_noli.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/04\\\/fan_noli.jpg\",\"width\":600,\"height\":262,\"caption\":\"Fan Noli\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/traka-ngulimet-shqiptare-dhe-fan-noli\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Traka, ngulimet shqiptare dhe Fan Noli\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Traka, ngulimet shqiptare dhe Fan Noli - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/traka-ngulimet-shqiptare-dhe-fan-noli\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Traka, ngulimet shqiptare dhe Fan Noli - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Faqe nga historia dhe jeta e diaspor\u00ebs shqiptare Prof. Nasho Jorgaqi &#8211; Dita, 15 prill 2018 Traka \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e pandar\u00eb e biografis\u00eb s\u00eb Fan Nolit jo vet\u00ebm se atje lindi dhe kaloi 18 vjet\u00ebt e par\u00eb t\u00eb jet\u00ebs, por kjo trev\u00eb e njohur luajti rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb formimin dhe brumosjen e tij. N\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/traka-ngulimet-shqiptare-dhe-fan-noli\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-04-16T01:58:21+00:00","og_image":[{"width":600,"height":262,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/fan_noli.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"17 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/traka-ngulimet-shqiptare-dhe-fan-noli\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/traka-ngulimet-shqiptare-dhe-fan-noli\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Traka, ngulimet shqiptare dhe Fan Noli","datePublished":"2018-04-16T01:58:21+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/traka-ngulimet-shqiptare-dhe-fan-noli\/"},"wordCount":3418,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/traka-ngulimet-shqiptare-dhe-fan-noli\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/fan_noli.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/traka-ngulimet-shqiptare-dhe-fan-noli\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/traka-ngulimet-shqiptare-dhe-fan-noli\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/traka-ngulimet-shqiptare-dhe-fan-noli\/","name":"Traka, ngulimet shqiptare dhe Fan Noli - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/traka-ngulimet-shqiptare-dhe-fan-noli\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/traka-ngulimet-shqiptare-dhe-fan-noli\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/fan_noli.jpg","datePublished":"2018-04-16T01:58:21+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/traka-ngulimet-shqiptare-dhe-fan-noli\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/traka-ngulimet-shqiptare-dhe-fan-noli\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/traka-ngulimet-shqiptare-dhe-fan-noli\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/fan_noli.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/fan_noli.jpg","width":600,"height":262,"caption":"Fan Noli"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/traka-ngulimet-shqiptare-dhe-fan-noli\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Traka, ngulimet shqiptare dhe Fan Noli"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28576","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28576"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28576\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/28578"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28576"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28576"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28576"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}