{"id":28680,"date":"2018-04-17T23:21:05","date_gmt":"2018-04-17T22:21:05","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=28680"},"modified":"2018-04-17T23:21:05","modified_gmt":"2018-04-17T22:21:05","slug":"romani-edhe-kjo-eshte-pjese-e-jetes-i-shkrimtarit-dibran-fylli-me-tematike-te-luftes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/romani-edhe-kjo-eshte-pjese-e-jetes-i-shkrimtarit-dibran-fylli-me-tematike-te-luftes\/","title":{"rendered":"ROMANI \u201cEDHE KJO \u00cbSHT\u00cb PJES\u00cb E JET\u00cbS\u201d I SHKRIMTARIT DIBRAN FYLLI &#8211; ME TEMATIK\u00cb T\u00cb LUFT\u00cbS"},"content":{"rendered":"<p>Shkruan <strong>Zymer Mehani<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb romanin \u201cEdhe kjo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e jet\u00ebs\u201c t\u00eb autorit Dibran Fylli kemi zhvillim t\u00eb vazhduesh\u00ebm drejt rrug\u00ebtimit p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar forma t\u00eb reja t\u00eb shprehjes, k\u00ebnde t\u00eb reja vrojtimi dhe aspekte t\u00eb reja t\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsimit t\u00eb fenomeneve t\u00eb ve\u00e7anta dhe t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb njeriut.<br \/>\nRomani n\u00eb fjal\u00eb ia ka dal\u00eb me shum\u00eb sukses t\u00eb p\u00ebrplot\u00ebsoj\u00eb k\u00ebrsh\u00ebrin\u00eb e lexuesve, ngase u ka sjell\u00eb ushqimin e d\u00ebshiruar: lexuesit me kurreshtje historike i ka sjell\u00eb tablo nga historia e luft\u00ebs s\u00eb lavdishme t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb kund\u00ebr okupatorit serbo-sllav, lexuesit t\u00eb ndjesh\u00ebm i ka dhuruar mbresa t\u00eb pashlyeshme t\u00eb jet\u00ebs dashurore n\u00eb flak\u00ebt e luft\u00ebs, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i kryeprotagonist\u00ebve, Ilirit dhe Rid\u00ebs; lexuesit q\u00eb i intereson fati i njeriut gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb shp\u00ebrthimit t\u00eb vatrave t\u00eb kriz\u00ebs, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe lufta, i ka sjell\u00eb shembuj t\u00eb shumt\u00eb t\u00eb fatit dhe t\u00eb fatkeq\u00ebsis\u00eb njer\u00ebzore n\u00eb k\u00ebto situata.<\/p>\n<p>Shkrimtari Dibran Fylli i ka v\u00ebn\u00eb vetes p\u00ebr detyr\u00eb q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb nj\u00eb transponim artistik t\u00eb aspekteve t\u00eb shumta t\u00eb bot\u00ebs njer\u00ebzore n\u00eb kushte t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, si\u00e7 jan\u00eb situatat n\u00eb gjendje lufte, duke sjell\u00eb shum\u00eb elemente me p\u00ebrfshirje t\u00eb gjithanshme dhe shum\u00ebdimenzionalitetit t\u00eb karaktereve t\u00eb personazheve. K\u00ebshtu autori ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb hap p\u00ebrpara n\u00eb trajtim t\u00eb tem\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs, q\u00eb p\u00ebrshkohet nga element\u00eb t\u00eb shumt\u00eb realist\u00eb dhe fiktiv\u00eb, duke gjetur rrug\u00eb p\u00ebr zgjidhje vet\u00ebm p\u00ebrmes aksionit (gueril).<\/p>\n<p>N\u00eb periudh\u00ebn e lavdishme t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb populli yn\u00eb realizoi fitoren m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb historin\u00eb e vet, duke shp\u00ebtuar nj\u00ebherit edhe nga rreziku i shfarosjes (gjenocidit) dhe d\u00ebbimit nga trojet e veta t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, ngase okupatori synonte dhe d\u00ebshironte spastrim etnik n\u00eb k\u00ebto hap\u00ebsira. Prandaj, n\u00eb trajtim t\u00eb tem\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs, shkrimtari Dibran Fylli d\u00ebshmon se ka nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb shum\u00eb t\u00eb pasur letrare dhe jet\u00ebsore dhe lirisht mund t\u00eb themi se n\u00eb faqet e romanit \u201c Edhe kjo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e jet\u00ebs\u201c, hasim n\u00eb shum\u00eb elemente autobiografike t\u00eb vet\u00eb autorit, ngase faktikisht ai edhe vet\u00eb ishte i mobilizuar n\u00eb radh\u00ebt e Ushtris\u00eb son\u00eb \u00c7lirimtare, por p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb e p\u00ebrjetoi edhe jet\u00ebn brenda grilave (burgun).<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb si i till\u00eb, romani n\u00eb fjal\u00eb shquhet p\u00ebr elemente ideoartistike, e autori \u00ebsht\u00eb duke hecur sigurt n\u00eb rrug\u00ebn e formimit letrar, dhe k\u00ebsisoji vetes i ka siguruar baz\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe t\u00eb fuqishme t\u00eb shprehjes letrare.<\/p>\n<p>Nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb se shkrimtar\u00ebt tan\u00eb ende nuk e kan\u00eb shterur s\u00eb trajtuari tem\u00ebn e luft\u00ebs s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, sepse n\u00eb kontekstin historik periudha e k\u00ebsaj lufte \u00ebsht\u00eb relativisht e shkurt\u00ebr, dhe p\u00ebr pasoj\u00eb let\u00ebrsia jon\u00eb deri sot nuk i ka dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb romane me k\u00ebt\u00eb tematik\u00eb lexuesit shqiptar. Duke u nisur nga ky fakt, mund t\u00eb themi se krijimet e derisotme jan\u00eb vet\u00ebm d\u00ebshmi se ka filluar t\u00eb shkruhet p\u00ebr epok\u00ebn e U\u00c7K-s\u00eb edhe romani i mir\u00ebfillt\u00eb me k\u00ebt\u00eb tematik\u00eb. Vlen k\u00ebtu, q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 shkrimtarit Dibran Fylli me romanin \u201cEdhe kjo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e jet\u00ebs\u201c, t\u00eb p\u00ebrmenden edhe shkrimtari Fatmir Halimi me ronanin \u201cDy vdekjet e nj\u00eb jete\u201d (romani m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr vitin 2017) dhe shkrimtari m\u00ebrgimtar, Sahit Shala, i cili k\u00ebtyre dit\u00ebve botoi romanin \u201cDashuri n\u00eb koh\u00eb lufte\u201d, po ashtu me tematik\u00eb nga lufta e U\u00c7K-s\u00eb kund\u00ebr okupatorit serb.<\/p>\n<p>Jemi d\u00ebshmitar\u00eb se madh\u00ebshtia e k\u00ebsaj lufte pati jehon\u00eb t\u00eb madhe edhe n\u00eb let\u00ebrsi, qoft\u00eb duke u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi me ngjarjet, dukurit\u00eb, pasojat e vet\u00eb luft\u00ebs, qoft\u00eb duke e marr\u00eb at\u00eb si nj\u00eb sfond m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr t\u2019i paraqitur fatet e njer\u00ebzve, rrethanat shoq\u00ebrore, psiqike, ngritjet dhe r\u00ebniet e vlerave etike gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb ngjarjeve t\u00eb luft\u00ebs, duke e demaskuar propagand\u00ebn e okupatorit dhe q\u00ebllimet agresive t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Shkrimtari Dibran Fylli ka nisur ta shkruaj\u00eb romanin duke u bazuar n\u00eb p\u00ebrvojat e veta t\u00eb njohjes s\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb realitetit, por nuk i ka munguar as njohja racionale. Duke qen\u00eb i till\u00eb, ka sjell\u00eb radhitjen e fakteve, q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb n\u00eb vetvete fenomenin estetik, ngase shkrimtari, situatat e p\u00ebrshkruara t\u00eb luft\u00ebs i ka njohur dhe p\u00ebrjetuar vet\u00eb, ngase, si\u00e7 u tha dhe nj\u00ebher\u00eb, ishte ushtar i denj\u00eb i popullit t\u00eb tij.<br \/>\nRomani \u201cEdhe kjo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e jet\u00ebs\u201c i Dibran Fyllit \u00ebsht\u00eb paraqitur me form\u00eb, kompozicion, m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb t\u00eb rr\u00ebfyerit dhe p\u00ebrgjith\u00ebsim t\u00eb fenomeneve jet\u00ebsore, duke paraqitur elemente risimtare q\u00eb dergojn\u00eb drejt modernizimit t\u00eb shprehjes letrare. K\u00ebshtu, autori Fylli ia ka dal\u00eb me sukses q\u00eb t\u2019i shnd\u00ebrroj\u00eb fenomenet jet\u00ebsore n\u00eb fenomene estetike, duke i kapur n\u00eb form\u00eb tabloje momentet ky\u00e7e me nj\u00eb intenzitet t\u00eb fuqish\u00ebm epik, q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet personazheve t\u00eb flas\u00eb me nj\u00eb gjuh\u00eb shum\u00eb t\u00eb pasur figurative dhe k\u00ebsisoji ka form\u00ebsuar poetik\u00ebn e vet, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb estetiko-letrar.<\/p>\n<p>Dihet mir\u00ebfilli se p\u00ebr realizimin e suksessh\u00ebm artistik t\u00eb romanit, nj\u00eb nga elementet kryesore \u00ebsht\u00eb personazhi, ngase n\u00eb fokus t\u00eb krijimtaris\u00eb prozaike gjendet vet\u00eb njeriu. Prandaj zot\u00ebri Fylli n\u00eb romanin e tij ka b\u00ebr\u00eb realizim t\u00eb suksessh\u00ebm t\u00eb personazheve, e q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga k\u00ebrkesat thelb\u00ebsore t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb.<\/p>\n<p>Si\u00e7 ndodh n\u00eb shum\u00eb romane, ashtu edhe te Fylli personazhi \u00ebsht\u00eb nyj\u00eb kryesore, p\u00ebr t\u00eb cilin lidhen pastaj t\u00eb gjitha elementet tjera t\u00eb shprehjes artistike, si\u00e7 jan\u00eb fabula, kompozicioni, gjuha, idet\u00eb, figuracioni letrar dhe personazhi \u00ebsht\u00eb bart\u00ebs i t\u00eb gjitha k\u00ebtyre elementeve.<\/p>\n<p>N\u00eb faqet e romanit \u201cEdhe kjo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e jet\u00ebs\u201c t\u00eb shkrimtarit Dibran Fylli m\u00ebsojm\u00eb se lufta k\u00ebrkuaka vetmohim t\u00eb madh, sakrifikim t\u00eb pjes\u00ebrish\u00ebm ose t\u00eb plot\u00eb t\u00eb unit personal t\u00eb njeriut. Po ashtu, nd\u00ebr t\u00eb tjerash m\u00ebsojm\u00eb se gjat\u00eb k\u00ebsaj lufte u manifestuan virtytet m\u00eb t\u00eb larta morale dhe njer\u00ebzore n\u00eb radh\u00ebt e pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, si\u00e7 jan\u00eb guximi, trim\u00ebria, heroizmi, dashuria ndaj njeriut, vet\u00ebdija e lart\u00eb p\u00ebr sakrifica supreme n\u00eb dobi t\u00eb popullit dhe atdheut. Edhe personazhet (protagonist\u00ebt) e romanit t\u00eb fyllit shquhen me k\u00ebto virtyte t\u00eb arta.<br \/>\nGjithnj\u00eb sipas Fyllit, kryeprotagonist\u00ebt e romanit Iliri dhe flok\u00ebverdha-Rida, edhe pse t\u00eb dy ishin t\u00eb dashuruar marr\u00ebzisht me nj\u00ebri-tjetrin, ata nuk e kishin pasur rastin q\u00eb at\u00eb dashuri ta shprehnin haptazi. <\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb as q\u00eb u kishte premtuar koha e n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr s\u2019e kishin marr\u00eb guximin t\u2019ia thoshin nj\u00ebri-tjetrit as n\u00eb koh\u00ebn kur e kishin kryer detyr\u00ebn me nder gjat\u00eb aksionit t\u00eb fundit n\u00eb qytet, por as at\u00ebher\u00eb kur ishin ndar\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb mali af\u00ebr nj\u00eb fshati t\u00eb Drenic\u00ebs. As at\u00ebher\u00eb kur Rida e kishte vazhduar rrug\u00ebn e vet p\u00ebr t\u2019u takuar me shok\u00eb, sipas udh\u00ebzimeve t\u00eb N\u00ebn\u00ebs s\u00eb Bunkerit, kurse Iliri n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr kishte pranuar detyr\u00eb mjaft me p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr ta zgjeruar rrethin e \u00e7lirimtar\u00ebve e p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund err\u00ebsir\u00ebs mbi lirin\u00eb e Atdheut. Rida tani kishte shum\u00eb shok\u00eb p\u00ebr t\u2019iu kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb nj\u00eb ushtrie t\u00eb t\u00ebr\u00eb armike, kishin b\u00ebr\u00eb armatim t\u00eb duhur, ushtrimet i kishin kryer me sukses, \u00e7do gj\u00eb asaj kohe ishte gati p\u00ebr rezistenc\u00eb. Iliri, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, kishte punuar aq sa as vet\u00eb n\u00eb fillim nuk e kishte besuar.<\/p>\n<p>E kishte zgjeruar rrethin e \u00e7lirimtar\u00ebve duke e p\u00ebrfituar besimin e tyre dhe t\u00eb popullit liridash\u00ebs, pothuajse n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb Atdheut. Ishin t\u00eb gatsh\u00ebm q\u00eb t\u2019ia fillonin rezistenc\u00ebs s\u00eb armatosur. K\u00ebt\u00eb rast e prisnin me plot d\u00ebshir\u00eb e padurim, q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb fillonte lufta p\u00ebr \u00e7lirimin e Atdheut, daljen e tij nga err\u00ebsira q\u00eb e kishte sjell\u00eb moti i lig\u00eb me eg\u00ebrsira e shpirtzinj. Kjo err\u00ebsir\u00eb, dit\u00eb e me tep\u00ebr po e mbulonte Atdheun. Iliri po kalonte dit\u00eb t\u00eb gjata e t\u00eb mundimshme, kurse p\u00ebr Rid\u00ebn dit\u00ebt ishin b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb gjata se viti q\u00eb num\u00ebronte dymb\u00ebdhjet\u00eb muaj. T\u00eb dy mezi po prisnin q\u00eb t\u00eb takoheshin prap\u00eb, qoft\u00eb edhe p\u00ebr koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00eb, sa p\u00ebr t\u2019ia p\u00ebrs\u00ebritur nj\u00ebri-tjetrit fjal\u00ebn liri, Atdhe, dashuri&#8230;K\u00ebta kishin dy q\u00ebllime, nj\u00ebri p\u00ebr \u00e7lirimin e Atdheut e tjetri p\u00ebr dashuri q\u00eb u kishte lindur n\u00eb dit\u00ebt e v\u00ebshtira t\u00eb prag luft\u00ebs. Kjo u kishte kaluar n\u00eb q\u00ebllim jet\u00ebsor t\u00eb dyve.<\/p>\n<p>Shkrimtari Dibran Fylli nuk pushon s\u00eb treguari se nj\u00eb dit\u00eb vjeshte, deri sa flok\u00ebverdha po mendonte p\u00ebr Ilirin, ishte l\u00ebshuar nj\u00eb \u201cUrdh\u00ebres\u00eb e p\u00ebrgjithshme\u201d ku urdh\u00ebrohej q\u00eb edhe m\u00eb tej Rida duhet vazhduar detyr\u00ebn n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin Nj\u00ebsit, sikurse edhe udh\u00ebheq\u00ebsit tjer\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin. Kjo vlente edhe p\u00ebr flok\u00ebka\u00e7urrelin, i cili me padurim priste t\u00eb takohej me Rid\u00ebn q\u00eb aq shum\u00eb e dashuronte. M\u00ebrzia, brenga dhe dit\u00ebt e pafundme ishin prezent\u00eb n\u00eb t\u00eb dyja zemrat, por kur ata mendonin dhe fare mir\u00eb e dinin s\u00eb ishin n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Atdheut, at\u00ebher\u00eb m\u00ebrzia u hiqej, brenga u largohej e dit\u00ebt shkurtoheshin aq sa ata mendonin se nuk ekzistonin fare, kur dihej s\u00eb rruga e liris\u00eb ishte e mundimshme me plot sakrifica dhe mjaft e gjat\u00eb. P\u00ebr Ilirin dhe \u00e7lirimtaret mendohej aq e shkurt\u00ebr sa q\u00eb njeriu mund t\u00eb takohej me lirin\u00eb aty kur m\u00eb s\u00eb paku e pret, sepse po mos t\u00eb ishte bota e rrumbullak\u00ebt, zor se do t\u2019i dihej fundi i jet\u00ebs\u2026-do t\u00eb thot\u00eb Fylli. <\/p>\n<p>Nga t\u00eb gjitha q\u00eb kishin ndodhur deri at\u00ebher\u00eb, tani mund t\u00eb thuhej s\u00eb lufta kishte filluar dhe luftimet po zhvilloheshin pothuajse n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb vendit. Iliri shk\u00eblqente me shok\u00ebt e tij duke rezistuar kund\u00ebr armikut. Kishte p\u00ebrfituar p\u00ebrvoj\u00eb luftarake, njihej si organizator e strateg i pashoq p\u00ebr luft\u00ebn \u00e7lirimtare n\u00eb Atdheun e quajtur Arb\u00ebri. Rida n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, hiq m\u00eb me pak p\u00ebrvoj\u00eb krahas detyr\u00ebs q\u00eb iu kishte besuar p\u00ebr trajtimin e t\u00eb plagosurve, s\u2019e l\u00ebshonte arm\u00ebn nga dora duke u treguar trim\u00ebresh\u00eb e maleve, e urt\u00eb, fisnike me zem\u00ebr \u00e7eliku, e pa thyeshme dhe e vendosur deri n\u00eb vdekje p\u00ebr lirin\u00eb e Atdheut. <\/p>\n<p>Koha po kalonte n\u00eb dobi t\u00eb ardhjes s\u00eb liris\u00eb. Betejat e rrepta q\u00eb zhvilloheshin pothuajse \u00e7do dit\u00eb n\u00eb mes forcave armike dhe Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare, fitimtar ishin \u00e7lirimtar\u00ebt edhe pse jo t\u00eb barabart\u00eb n\u00eb krahasim me armatimin e armikut. Armiku n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb po tmerrohej e n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr \u00e7uditeshin me organizimin e \u00e7lirimtar\u00ebve. Me kalimin e koh\u00ebs n\u00ebp\u00ebr male plot me sakrifica dhe takimet e rralla t\u00eb Ilirit me Rid\u00ebn, atyre \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr iu shtohej dashuria. Kjo n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk ndikonte n\u00eb mos kryerjen e ndonj\u00eb detyre q\u00eb u ishte dh\u00ebn\u00eb nga Shtabi i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare. Ata t\u00eb dy e g\u00ebzonin besimin e plot t\u00eb Shtabit dhe t\u00eb shok\u00ebve\u2026.-njofton zot\u00ebri Fylli.<\/p>\n<p>Forcat armike, edhe pse me arm\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosura, teknik\u00eb luftarake t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, ata po tmerroheshin nga frika, gati ishin thyer. Pushka e luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb liris\u00eb s\u2019kishte t\u00eb ndalur, fitorja ishte duksh\u00ebm n\u00eb an\u00ebn e \u00e7lirimtar\u00ebve. Kjo \u00ebsht\u00eb, me pak fjal\u00eb fabula e romanit \u201cEdhe kjo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e jet\u00ebs\u201d e shkrimtarit Dibran Fylli.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, \u00c7upi me t\u00eb shoqen jan\u00eb zhveshur nga \u00e7do cil\u00ebsi njer\u00ebzore, duke u shnd\u00ebrruar n\u00eb p\u00ebrbind\u00ebsha, q\u00eb veprojn\u00eb si vegla qorre n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb okupatorit. \u00c7upi i nxitur nga motivet egoiste t\u00eb tepruara dhe nga pretendimi i shfrenuar p\u00ebr pasuri, pozita dhe pushtet kalon n\u00eb rraqfshin e atdhemohuesit dhe k\u00ebsisoji b\u00ebhet faktikisht tradhtar i kombit t\u00eb vet. Ai madje, pranon t\u00eb jet\u00eb edhe dh\u00ebnd\u00ebr i serb\u00ebve na verb\u00ebria lakmitare p\u00ebr p\u00ebrfitime nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet. Duke qen\u00eb i till\u00eb ai, si shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, ishte bashk\u00ebpun\u00ebtor i armikut, i p\u00ebrbetuar t\u00eb punoj\u00eb kund\u00ebr kombit t\u00eb vet, por mjerisht ishte daja i flok\u00ebverdh\u00ebs. K\u00ebt\u00eb Iliri e kishte m\u00ebsuar pasi q\u00eb kishte hyr\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, kur n\u00eb korridorin e asaj sht\u00ebpie ishin takuar me gruan e \u00c7upit q\u00eb quhej Mili. Mili ishte nj\u00eb shkurtes\u00eb e emrit pag\u00ebzuar sipas kish\u00ebs sllave \u201cMilijana\u201c.-Na tregon shkrimtari Fylli, diku n\u00eb faqe t\u00eb romanit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan Zymer Mehani N\u00eb romanin \u201cEdhe kjo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e jet\u00ebs\u201c t\u00eb autorit Dibran Fylli kemi zhvillim t\u00eb vazhduesh\u00ebm drejt rrug\u00ebtimit p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar forma t\u00eb reja t\u00eb shprehjes, k\u00ebnde t\u00eb reja vrojtimi dhe aspekte t\u00eb reja t\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsimit t\u00eb fenomeneve t\u00eb ve\u00e7anta dhe t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb njeriut. Romani n\u00eb fjal\u00eb ia ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":28681,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8,11],"tags":[],"class_list":["post-28680","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-letersi","category-roman"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>ROMANI \u201cEDHE KJO \u00cbSHT\u00cb PJES\u00cb E JET\u00cbS\u201d I SHKRIMTARIT DIBRAN FYLLI - ME TEMATIK\u00cb T\u00cb LUFT\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/romani-edhe-kjo-eshte-pjese-e-jetes-i-shkrimtarit-dibran-fylli-me-tematike-te-luftes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"ROMANI \u201cEDHE KJO \u00cbSHT\u00cb PJES\u00cb E JET\u00cbS\u201d I SHKRIMTARIT DIBRAN FYLLI - ME TEMATIK\u00cb T\u00cb LUFT\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shkruan Zymer Mehani N\u00eb romanin \u201cEdhe kjo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e jet\u00ebs\u201c t\u00eb autorit Dibran Fylli kemi zhvillim t\u00eb vazhduesh\u00ebm drejt rrug\u00ebtimit p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar forma t\u00eb reja t\u00eb shprehjes, k\u00ebnde t\u00eb reja vrojtimi dhe aspekte t\u00eb reja t\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsimit t\u00eb fenomeneve t\u00eb ve\u00e7anta dhe t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb njeriut. Romani n\u00eb fjal\u00eb ia ka [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/romani-edhe-kjo-eshte-pjese-e-jetes-i-shkrimtarit-dibran-fylli-me-tematike-te-luftes\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-04-17T22:21:05+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/dibran_fylli_edhe_kjo_eshte_pjese_e_jetes.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"350\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"481\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/romani-edhe-kjo-eshte-pjese-e-jetes-i-shkrimtarit-dibran-fylli-me-tematike-te-luftes\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/romani-edhe-kjo-eshte-pjese-e-jetes-i-shkrimtarit-dibran-fylli-me-tematike-te-luftes\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"ROMANI \u201cEDHE KJO \u00cbSHT\u00cb PJES\u00cb E JET\u00cbS\u201d I SHKRIMTARIT DIBRAN FYLLI &#8211; ME TEMATIK\u00cb T\u00cb LUFT\u00cbS\",\"datePublished\":\"2018-04-17T22:21:05+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/romani-edhe-kjo-eshte-pjese-e-jetes-i-shkrimtarit-dibran-fylli-me-tematike-te-luftes\\\/\"},\"wordCount\":2232,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/romani-edhe-kjo-eshte-pjese-e-jetes-i-shkrimtarit-dibran-fylli-me-tematike-te-luftes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/04\\\/dibran_fylli_edhe_kjo_eshte_pjese_e_jetes.jpg\",\"articleSection\":[\"Let\u00ebrsi\",\"Roman\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/romani-edhe-kjo-eshte-pjese-e-jetes-i-shkrimtarit-dibran-fylli-me-tematike-te-luftes\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/romani-edhe-kjo-eshte-pjese-e-jetes-i-shkrimtarit-dibran-fylli-me-tematike-te-luftes\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/romani-edhe-kjo-eshte-pjese-e-jetes-i-shkrimtarit-dibran-fylli-me-tematike-te-luftes\\\/\",\"name\":\"ROMANI \u201cEDHE KJO \u00cbSHT\u00cb PJES\u00cb E JET\u00cbS\u201d I SHKRIMTARIT DIBRAN FYLLI - ME TEMATIK\u00cb T\u00cb LUFT\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/romani-edhe-kjo-eshte-pjese-e-jetes-i-shkrimtarit-dibran-fylli-me-tematike-te-luftes\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/romani-edhe-kjo-eshte-pjese-e-jetes-i-shkrimtarit-dibran-fylli-me-tematike-te-luftes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/04\\\/dibran_fylli_edhe_kjo_eshte_pjese_e_jetes.jpg\",\"datePublished\":\"2018-04-17T22:21:05+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/romani-edhe-kjo-eshte-pjese-e-jetes-i-shkrimtarit-dibran-fylli-me-tematike-te-luftes\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/romani-edhe-kjo-eshte-pjese-e-jetes-i-shkrimtarit-dibran-fylli-me-tematike-te-luftes\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/romani-edhe-kjo-eshte-pjese-e-jetes-i-shkrimtarit-dibran-fylli-me-tematike-te-luftes\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/04\\\/dibran_fylli_edhe_kjo_eshte_pjese_e_jetes.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/04\\\/dibran_fylli_edhe_kjo_eshte_pjese_e_jetes.jpg\",\"width\":350,\"height\":481},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/romani-edhe-kjo-eshte-pjese-e-jetes-i-shkrimtarit-dibran-fylli-me-tematike-te-luftes\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"ROMANI \u201cEDHE KJO \u00cbSHT\u00cb PJES\u00cb E JET\u00cbS\u201d I SHKRIMTARIT DIBRAN FYLLI &#8211; ME TEMATIK\u00cb T\u00cb LUFT\u00cbS\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"ROMANI \u201cEDHE KJO \u00cbSHT\u00cb PJES\u00cb E JET\u00cbS\u201d I SHKRIMTARIT DIBRAN FYLLI - ME TEMATIK\u00cb T\u00cb LUFT\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/romani-edhe-kjo-eshte-pjese-e-jetes-i-shkrimtarit-dibran-fylli-me-tematike-te-luftes\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"ROMANI \u201cEDHE KJO \u00cbSHT\u00cb PJES\u00cb E JET\u00cbS\u201d I SHKRIMTARIT DIBRAN FYLLI - ME TEMATIK\u00cb T\u00cb LUFT\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Shkruan Zymer Mehani N\u00eb romanin \u201cEdhe kjo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e jet\u00ebs\u201c t\u00eb autorit Dibran Fylli kemi zhvillim t\u00eb vazhduesh\u00ebm drejt rrug\u00ebtimit p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar forma t\u00eb reja t\u00eb shprehjes, k\u00ebnde t\u00eb reja vrojtimi dhe aspekte t\u00eb reja t\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsimit t\u00eb fenomeneve t\u00eb ve\u00e7anta dhe t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb njeriut. Romani n\u00eb fjal\u00eb ia ka [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/romani-edhe-kjo-eshte-pjese-e-jetes-i-shkrimtarit-dibran-fylli-me-tematike-te-luftes\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-04-17T22:21:05+00:00","og_image":[{"width":350,"height":481,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/dibran_fylli_edhe_kjo_eshte_pjese_e_jetes.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/romani-edhe-kjo-eshte-pjese-e-jetes-i-shkrimtarit-dibran-fylli-me-tematike-te-luftes\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/romani-edhe-kjo-eshte-pjese-e-jetes-i-shkrimtarit-dibran-fylli-me-tematike-te-luftes\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"ROMANI \u201cEDHE KJO \u00cbSHT\u00cb PJES\u00cb E JET\u00cbS\u201d I SHKRIMTARIT DIBRAN FYLLI &#8211; ME TEMATIK\u00cb T\u00cb LUFT\u00cbS","datePublished":"2018-04-17T22:21:05+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/romani-edhe-kjo-eshte-pjese-e-jetes-i-shkrimtarit-dibran-fylli-me-tematike-te-luftes\/"},"wordCount":2232,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/romani-edhe-kjo-eshte-pjese-e-jetes-i-shkrimtarit-dibran-fylli-me-tematike-te-luftes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/dibran_fylli_edhe_kjo_eshte_pjese_e_jetes.jpg","articleSection":["Let\u00ebrsi","Roman"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/romani-edhe-kjo-eshte-pjese-e-jetes-i-shkrimtarit-dibran-fylli-me-tematike-te-luftes\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/romani-edhe-kjo-eshte-pjese-e-jetes-i-shkrimtarit-dibran-fylli-me-tematike-te-luftes\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/romani-edhe-kjo-eshte-pjese-e-jetes-i-shkrimtarit-dibran-fylli-me-tematike-te-luftes\/","name":"ROMANI \u201cEDHE KJO \u00cbSHT\u00cb PJES\u00cb E JET\u00cbS\u201d I SHKRIMTARIT DIBRAN FYLLI - ME TEMATIK\u00cb T\u00cb LUFT\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/romani-edhe-kjo-eshte-pjese-e-jetes-i-shkrimtarit-dibran-fylli-me-tematike-te-luftes\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/romani-edhe-kjo-eshte-pjese-e-jetes-i-shkrimtarit-dibran-fylli-me-tematike-te-luftes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/dibran_fylli_edhe_kjo_eshte_pjese_e_jetes.jpg","datePublished":"2018-04-17T22:21:05+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/romani-edhe-kjo-eshte-pjese-e-jetes-i-shkrimtarit-dibran-fylli-me-tematike-te-luftes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/romani-edhe-kjo-eshte-pjese-e-jetes-i-shkrimtarit-dibran-fylli-me-tematike-te-luftes\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/romani-edhe-kjo-eshte-pjese-e-jetes-i-shkrimtarit-dibran-fylli-me-tematike-te-luftes\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/dibran_fylli_edhe_kjo_eshte_pjese_e_jetes.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/dibran_fylli_edhe_kjo_eshte_pjese_e_jetes.jpg","width":350,"height":481},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/romani-edhe-kjo-eshte-pjese-e-jetes-i-shkrimtarit-dibran-fylli-me-tematike-te-luftes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"ROMANI \u201cEDHE KJO \u00cbSHT\u00cb PJES\u00cb E JET\u00cbS\u201d I SHKRIMTARIT DIBRAN FYLLI &#8211; ME TEMATIK\u00cb T\u00cb LUFT\u00cbS"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28680","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28680"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28680\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/28681"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28680"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28680"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28680"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}