{"id":29075,"date":"2018-04-20T20:20:32","date_gmt":"2018-04-20T19:20:32","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=29075"},"modified":"2018-04-27T10:23:28","modified_gmt":"2018-04-27T09:23:28","slug":"ali-podrimja-poet-i-kujteses","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ali-podrimja-poet-i-kujteses\/","title":{"rendered":"ALI PODRIMJA \u2013 POET I KUJTES\u00cbS"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/mazllum_saneja-233x300.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" class=\"alignleft\" \/>  <strong>MAZLLUM SANEJA<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">(<em>Kujtimit t\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb poetit<\/em>)<\/p>\n<p><strong>Kosova \u00ebsht\u00eb gjaku im q\u00eb nuk falet\u2026<\/strong> (<em>Epika<\/em>)<\/p>\n<p>Poeti k\u00ebt\u00eb varg antologjik e shkroi q\u00ebkur i kishte tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7, si nx\u00ebn\u00ebs i gjimnazit ne qytetin e lindjes, Gjakove. Ky varg u b\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt nj\u00eb manifest sui generis i revolt\u00ebs dhe i mospajtimit p\u00ebrball\u00eb realitetit t\u00eb hidhur. Ai u citua n\u00ebp\u00ebr sheshe ku mbaheshin mitingje proteste, u b\u00eb si moto e shkruar n\u00ebp\u00ebr flamuj t\u00eb bartur n\u00ebp\u00ebr manifestime kryengrit\u00ebse.<\/p>\n<p>Ali Podrimja \u2013 ky fenomen poetik, sipas kritik\u00ebs letrare shqipe \u2013 konsiderohet poeti m\u00eb i madh bashk\u00ebkoh\u00ebs shqiptar n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn gjuh\u00ebsore shqiptare. Autor i m\u00eb se tridhjet\u00eb librave me poezi dhe eseistik\u00eb, krahas Ismail Kadares\u00eb \u00ebsht\u00eb shkrimtari m\u00eb i p\u00ebrkthyer shqiptar n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb bot\u00ebs si n\u00eb anglisht, gjermanisht, italisht, fr\u00ebngjisht, suedisht, polonisht, hungarisht, sllovenisht etj. U lind me 1942 n\u00eb Gjakov\u00eb, jeton dhe krijon n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb vendin q\u00eb i thon\u00eb Kosove, n\u00eb vendin q\u00eb shtrihet n\u00eb vet\u00eb zemr\u00ebn e Gadishullit Ballkanik, rrethuar nga Bjeshk\u00ebt e N\u00ebmura. Shqiptar\u00ebt si nj\u00eb popull i vet\u00ebm \u2013 askurr\u00eb nuk u bashkuan vullnetarisht n\u00eb shtetin jugosllav as n\u00eb vitin 1918, ashtu edhe ne vitin 1945. Shqiptar\u00ebt gjithmon\u00eb jan\u00eb konsideruar si nj\u00eb rac\u00eb m\u00eb e ul\u00ebt: \u201cFajtor \u00ebsht\u00eb Shqiptari q\u00eb merr frym\u00eb\/ ec ne dy k\u00ebmb\u00eb\/q\u00eb flet shqip\/q\u00eb ha shqip\/q\u00eb dhihet shqip\/\u201d.<\/p>\n<p>Ali Podrimja shkruan n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Kjo gjuhe p\u00ebrb\u00ebn grupin e ve\u00e7ant\u00eb nd\u00ebrmjet gjuh\u00ebve indoevropiane dhe nuk ngjason me asnj\u00eb gjuhe tjet\u00ebr. Gjuha shqipe ka mbijetuar dhe \u00ebsht\u00eb ruajtur fal\u00eb gjenis\u00eb s\u00eb popullit, duke kaluar nga nj\u00ebri brez tek tjetri, me goj\u00eb a me t\u00eb treguar goj\u00eb pas goje, fal\u00eb k\u00ebng\u00ebs, legjend\u00ebs.<\/p>\n<p>Ali Podrimja, \u00ebsht\u00eb, para se gjithash, poet i kujtes\u00ebs, poet i kujtes\u00ebs komb\u00ebtare. \u201cLet\u00ebrsia &#8211; thot\u00eb me te drejte poeti \u2013 nuk mund te nd\u00ebrroje as te beje gj\u00eb pos te mbaje gjalle kujtes\u00ebn\u2026\u201d Poezia e tij p\u00ebrt\u00ebrin dhe shpalos toponimin\u00eb gati t\u00eb harruar (Iliria, Morea, Janina, Nikopoli, Preveza), p\u00ebrkujton dhe ngjall figurat mitologjike ringjall historin\u00eb ton\u00eb t\u00eb hershme dhe goj\u00ebdh\u00ebnat e mo\u00e7me:<\/p>\n<p><em>\/ A ju kujtohet detin e zbuluam\/ \u2026 a ju kujtohet p\u00ebr n\u00eb Iliri\/ p\u00ebr n\u00eb Albanopol udh\u00ebtuam\/a ju kujtohet\/ Atlantida Atlantida Atlantida\/.<\/em><\/p>\n<p>P\u00ebrkujton mitet dhe historin\u00eb e hershme(\u201cRozafati\u201d,Morea\u201d,\u201dte Guri i Prevez\u00ebs\u201d).<br \/>\nN\u00eb poezin\u00eb e tij poeti shum\u00eb her\u00eb shfryt\u00ebzon thesarin e gjenis\u00eb s\u00eb popullit. N\u00eb veprat e tij poetike t\u00eb krijuara n\u00eb trajt\u00eb mitesh, goj\u00ebdh\u00ebnash apo legjendash, poeti v\u00eb dialog me historin\u00eb, mitologjin\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm se nuk b\u00ebn t\u00eb jetoj\u00eb dhe t\u00eb krijoj\u00eb pa rr\u00ebnj\u00eb, pa origjin\u00eb, pa t\u00eb kaluar\u00ebn. Poezia e Podrimjes n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sintetike dhe koncize shtron dhe kap problematik\u00ebn e historis\u00eb s\u00eb popullit shqiptar, problemet e identitetit t\u00eb rrezikuar komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Vepra e tij poetike p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb, t\u00eb ngjeshur, t\u00eb kristalizuar, konsekuente dhe t\u00eb sakt\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb poezi e nj\u00eb niveli t\u00eb lart\u00eb artisti dhe e nj\u00eb dimensioni t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm etik, q\u00eb ng\u00ebrthen n\u00eb vetvete respektin e thell\u00eb p\u00ebr njeriun e r\u00ebndomt\u00eb, p\u00ebr thjesht\u00ebsin\u00eb, guximin dhe nderin. Lidhjet e saj me nocionet themelore dhe elementare si dinjiteti e guximi njer\u00ebzor apo k\u00ebrkesa e natyrshme e s\u00eb bukures.<\/p>\n<p>Heroi i Podrim\u00ebs t\u00ebr\u00eb koh\u00ebn gjendet n\u00eb nj\u00eb situate t\u00eb zgjedhjes: identiteti i tij \u00ebsht\u00eb i definuar ekskluzivisht si qenie dramatike \u2013 nd\u00ebrmjet . Nd\u00ebrmjet mitit dhe realitetit, tradit\u00ebs dhe bashk\u00ebkohesis\u00eb, ides\u00eb dhe konkretes, mendimit dhe veprimit.<br \/>\nAli Podrimja si nj\u00eb poet i kursyer ne fjale, i pap\u00ebrs\u00ebritur ne sintaks\u00ebn poetike, ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb poet me shpirt t\u00eb trazuar, gjithnj\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb mjeteve te reja te shprehjes artistike, p\u00ebrmes nj\u00eb gjuhe provokuese. Poezin\u00eb e tij e karakterizon nj\u00eb game e gjere e problematikes dhe nj\u00eb shum\u00ebllojshm\u00ebri e mjeteve shpreh\u00ebse.<\/p>\n<p>Podrimja \u00ebsht\u00eb poet i revolt\u00ebs dhe i rezistenc\u00ebs, gjithnj\u00eb ne lufte me te keqen, me mizorin\u00eb, barbarin\u00eb dhe me ne fund ne lufte me s\u00ebmundjen, vdekjen. Ai solli ne poezin\u00eb moderne shqipe nj\u00eb ndjeshm\u00ebri dhe intonacion te ri poetic. Ne veprat e tij poeti nuk shtron vet\u00ebm probleme te ekzistenc\u00ebs komb\u00ebtare, te etnis\u00eb dhe te Atdheut, te realitetit te hidhur te koh\u00ebs, po ai shtron probleme universale te ekzistenc\u00ebs njer\u00ebzore te r\u00ebnd\u00ebsishme ne luft\u00ebn e individit p\u00ebrball\u00eb sistemeve totalitare p\u00ebr liri dhe demokraci, te individit te mb\u00ebrthyer me trauma e kriza gjithfar\u00ebshe, ne kohen qe karakterizohet si shekulli i qytet\u00ebrimit teknik, po edhe I shkat\u00ebrrimeve me te m\u00ebdha njer\u00ebzore , p\u00ebr te cilat d\u00ebshmon historia.<\/p>\n<p>Se k\u00ebndejmi shtrohet pyetja: \u00c7far\u00eb na solli fundi i shekullit XX? Po, zhvillimin marramendjesh te botes, qe ndodhi me nj\u00eb rit\u00ebm te shpejte, i cili zhveshi dob\u00ebsin\u00eb e natyr\u00ebs njer\u00ebzore, pafuqishmerine e madje komizmin ne lufte ne eliminimin nga kultura dhe vet\u00ebdija, te pjes\u00ebve p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse te jet\u00ebs \u00e7far\u00eb jan\u00eb: vuajtja dhe vdekja. Shkaku tjet\u00ebr I shqet\u00ebsimit te poetit dhe heroit te tij lirik`\u00ebsht\u00eb vete fundi i shekullit XX. Sa me te drejte thot\u00eb filozofi dhe mendimtari anglez Thomas Hobbes se \u201cnjeriun per njeriun eshte ujk\u201d(Homo homini lupus\u201d) dhe njeriu ne fund te shekullit XX u shnd\u00ebrrua n\u00eb bish\u00eb.<\/p>\n<p>Eg\u00ebrsire. Monstrum. Fundi I shekullit \u2013 fin de siecle \u2013 solli me vete ndjenj\u00ebn e fuqishme te fundit te saj, \u00e7far\u00eb ishte e njohur dhe e pranuar si dhe friken e ankthin para te se ardhmes te panjohur, ndjenj\u00ebn e ankthit dhe te pasiguris\u00eb, parandjenj\u00ebn e tragjedis\u00eb dhe t\u00eb vdekjes.<\/p>\n<p>Ne formimin e tij krijues ushtruan ndikim dy poet\u00eb te m\u00ebdhenj: Gjergj Fishta dhe Federico Garcia Lorca. Derisa Fishta ia m\u00ebsoi dinjitetin njer\u00ebzor dhe guximin, Lorca d\u00ebshmonte konstatimin se popujt dhe kulturat kane di\u00e7ka t\u00eb ngjashme qe I ofron : dhembja, shqet\u00ebsimet, fatet,imagjinata. Megjithat\u00eb ekzistojn\u00eb ca karakteristika qe I bashkojn\u00eb poetet, pa marr parasysh ne epok\u00ebn dhe gjer\u00ebsin\u00eb gjeografike. K\u00ebto jan\u00eb ndjeshm\u00ebria dhe mahnitja.<\/p>\n<p>Imagjinata poetike e Podrimjes \u00ebsht\u00eb plot e p\u00ebrplot ngjyra te err\u00ebta dhe simbole. Macja e zeze simbolizon fatin e keq, fatumin:<\/p>\n<blockquote><p>Nj\u00eb mace e zeze me ndjek<br \/>\nNe udh\u00ebtimin tim<br \/>\nOr\u00ebn e fatit ajo dikton<\/p><\/blockquote>\n<p>Si armiq dinak dhe forca te err\u00ebta simbolizojn\u00eb poashtu gjarpri, ujku dhe luani. Nd\u00ebrkaq, simbolika e Gurit dhe Kull\u00ebs \u2013 si metafora te q\u00ebndres\u00ebs dhe te rezistenc\u00ebs shqiptare p\u00ebrmes shekujve, qe p\u00ebrs\u00ebriten aq dendur ne poezin\u00eb e Podrimjes, qe me aq mjesht\u00ebri brilante i kultivon poeti, jan\u00eb nj\u00eb pasqyre e aftumit shqiptar, artikulohen si shenja dalluese te identitetit ne mbrojtje nga sulmet barbare:<\/p>\n<blockquote><p>Merreni k\u00ebt\u00eb gur e hidheni ku te doni<br \/>\nFort\u00ebsia e tij na p\u00ebrjet\u00ebson<br \/>\n(\u201c<em>Merreni k\u00ebt\u00eb gur<\/em>\u201d)<\/p>\n<p>Deri te Kulla ime<br \/>\nUdha e panjohur me \u00e7on<br \/>\n\/\u2026 \/<\/p>\n<p>n\u00ebn kok\u00eb<br \/>\nv\u00eb \u00c7el\u00ebsin dhe Shpat\u00ebn<br \/>\n(\u201c<em>Kulla<\/em>\u201d)<\/p><\/blockquote>\n<p>Kulla \u2013 lexohet edhe si simbol i vetmis\u00eb , te asaj vetmie te ekzistenc\u00ebs pi edhe I vetmis\u00eb nd\u00ebrmjet bashk\u00ebqytetareve te shtetit jugosllav, ku ve\u00e7antia kulturore u shnd\u00ebrrua ne ajke tehuajsim dhe burim k\u00ebrc\u00ebnimi. Poetin gjithnj\u00eb e tmerron shkap\u00ebrderdhja e popullit te vet dhe ndihet i pafuqish\u00ebm karshi indiferenc\u00ebs dhe hipokrizis\u00eb se Evrop\u00ebs se p\u00ebrgjumur, q\u00eb i izoluan Shqiptar\u00ebt nga qytet\u00ebrimet e tjera, qe aq mizorisht e ndan dhe e cop\u00ebtuan nj\u00eb popull me nj\u00eb qytet\u00ebrim te lashte, me \u201cMurin Shqiptar\u201d te mallkuar te mosp\u00ebrfilljes dhe te hipokrizis\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p>Shoh Evrop\u00ebn p\u00ebrmes grilave<br \/>\nDuke shpaluar trupin<br \/>\nNe breg te er\u00ebrave<br \/>\n(\u201c<em>Evropa p\u00ebrmes grilave<\/em>\u201d)<\/p><\/blockquote>\n<p>Imazhi i Atdheut t\u00eb ndar\u00eb dhe te cop\u00ebtuar ne syt\u00eb e poetit pa atdhe \u00ebsht\u00eb nga fenomenet m\u00eb tronditese dhe m\u00eb tragjike, q\u00eb Podrimja e artikulon aq mjesht\u00ebrisht ne poezin\u00eb tone te martirizuar, qe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kaptin\u00eb e tragjedis\u00eb son\u00eb t\u00eb jetuar:<\/p>\n<blockquote><p>Gjymtimi yt pik\u00ebllon dhe ne \u00ebnd\u00ebrr<br \/>\nNa kujton cungun ne pyll rrufesh<br \/>\n(\u201c<em>Fotografia jone, etnia<\/em>\u201d)<\/p><\/blockquote>\n<p>Ndjenja e vetmis\u00eb shkakton dhe ngjall cop\u00ebtimin &#8211; gjymtimin tragjik nga shteti ame Nena Shqip\u00ebri, e cila i fanitet, i shfaqet poetit aq shpesh si di\u00e7ka e larg\u00ebt dhe e huaj si \u201cIshulli Albana\u201d. Nga ai breg i vetmuar, poeti th\u00ebrret me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb, k\u00eblthet:<\/p>\n<blockquote><p>Xhuxhe je<br \/>\nXhuxhe je moj<br \/>\nPa mua<br \/>\nDhe kurrkush jam<br \/>\nJam kurrkush moj<br \/>\nPa ty<br \/>\n(\u201c<em>Etyd p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb<\/em>\u201d)<\/p><\/blockquote>\n<p>Ali Podrimja \u2013 ky poet modern si p\u00ebr nga m\u00ebnyra e ndijimit, ashtu edhe m\u00ebnyra e t\u00eb shprehurit, kredon e tij poetike e shpreh prej revolt\u00ebs dhe protest\u00ebs. Pik\u00ebrisht revolta dhe q\u00ebndrimi stoik i njeriut karshi fatit t\u00eb sfiduar p\u00ebrb\u00ebn shprehjen e besimit te tij, duke mos u dor\u00ebzuar par at\u00eb papriturave te jet\u00ebs. Nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e k\u00ebtill\u00eb e t\u00eb kuptuarit te botes dhe t\u00eb poezis\u00eb i karakterizon pothuaj te gjitha veprat poetike t\u00eb Ali Podrimjes, ve\u00e7mas vepr\u00ebn poetike \u201cLum Lumi\u201d(1982), e cila sipas kritik\u00ebs letrare \u00ebsht\u00eb vepra m\u00eb e mir\u00eb, m\u00eb e arrir\u00eb n\u00eb gjith\u00eb poezin\u00eb shqipe t\u00eb shekullit XX.<\/p>\n<p>Asgj\u00eb e \u00e7uditshme, sepse kemi te b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb poezi shume te pjekur, e p\u00ebrshkuar pers dhembjes, revolt\u00ebs dhe zem\u00ebrimit ironik.<\/p>\n<p>\u201cLum Lumi\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr i dhembjes dhe i dashuris\u00eb p\u00ebr vete Lumin , te birin e poetit, nj\u00eb homazh kujtimi p\u00ebr humbjen e parakohshme t\u00eb t\u00eb birit. \u00cbsht\u00eb ky lib\u00ebr i tragjikes dhe heroikes njer\u00ebzore. Duke lexuar dhembjen e madhe te poetit ne udh\u00ebtimin e tij prometeik, lexuesi nuk mund te q\u00ebndroje indiferent, nuk mund te mos trazohet shpirti I tij duke u tronditur thelle. Megjithat\u00eb ky nuk \u00ebsht\u00eb pik\u00ebllimi I lirikut as madje I ekzistencialistit te kredhur ne rezignacion e vale d\u00ebshp\u00ebrimi mbi fatin tragjik te shpirtit njer\u00ebzor. Toni i dhembjes te Podrimja \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrmbajtur, i p\u00ebrkor\u00eb, sikur vet\u00eb poezia, e liruar nga patosi dhe patetika. Q\u00ebndrimi i tij p\u00ebrball\u00eb tragjedis\u00eb s\u00eb ndodhur \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrkulsh\u00ebm, stoik dhe plot dinjitet, megjithat\u00eb me shpres\u00eb dhe besim n\u00eb jet\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p>Erdhe n\u00eb jet\u00eb<br \/>\nNuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr kuj\u00eb<br \/>\nLutje<br \/>\nKryesorja t\u00eb jetosh<br \/>\nK\u00ebt\u00eb gur ta hedh\u00ebsh me larg se Un\u00eb<br \/>\n(\u201c<em>Me jetue<\/em>\u201d)<\/p><\/blockquote>\n<p>Poeti na bind se q\u00ebllimi i shp\u00ebtimit t\u00eb njeriut nuk q\u00ebndron n\u00eb at\u00eb q\u00eb t\u00eb k\u00ebt\u00eb nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb rehatshme dhe t\u00eb lumtur, po t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, t\u00eb ngjesh arm\u00ebt e t\u00eb luftoj\u00eb ngadoqoft\u00eb p\u00ebr t\u00eb shenjt\u00ebn liri n\u00eb \u00e7do rrethan\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p>Ti heq shpirt me kok\u00eb<br \/>\nN\u00eb jast\u00ebk<br \/>\nTurp<br \/>\nVog\u00eblushi im<\/p>\n<p>Ke mundur tekefundit t\u00eb ngjesh\u00ebsh<br \/>\nArm\u00ebt e Agimit<br \/>\nE t\u00eb shkosh n\u00eb Bejrut<br \/>\nT\u00eb vdes\u00ebsh p\u00ebr Palestin\u00ebn<br \/>\n(\u201c<em>T\u00eb shkosh n\u00eb Bejrut<\/em>\u201d)<\/p><\/blockquote>\n<p>Poeti gjithnj\u00eb e ushqen me shpres\u00eb dhe besim heroin e vet, t\u00eb birin, Lumin, duke e k\u00ebshilluar: behu i guximsh\u00ebm, mos humb besimin, reago kund\u00ebr dhun\u00ebs, mos duro te keqen,me pleh kurr\u00eb mos u pajto, mbi te keqen, mbi te mir\u00ebn, mendo me koke tende, kurr\u00eb mos p\u00ebshty n\u00eb dashuri \u2013 mallkim i fisit, ne \u00e7do kohe \u2013 te dish te thuash fjal\u00ebn kur duhet th\u00ebne,te dish t\u2019i duash njer\u00ebzit dhe bot\u00ebn, natyr\u00ebn, sepse urrejtja \u00ebsht\u00eb me e rende se vrasja, para se gjithash behu besnik i vetvetes dhe i parimeve te tua.<\/p>\n<p>Madje ne momentet me tragjike poeti nuk humb besimin ne jete. T\u00eb jetosh dometh\u00ebn\u00eb te ekzistosh, dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb m\u00ebsohesh me vdekjen \u2013 thot\u00eb poeti.<br \/>\nDhembjen e tij personale prej babai dhe poeti si nj\u00eb pjese e pandare ekzistenc\u00ebs njer\u00ebzore e ngre ne nj\u00eb nivel gjithnj\u00eb njer\u00ebzor.<\/p>\n<p>Ne udh\u00ebtimin e tij, ta quajm\u00eb nga askund ne askund, ne k\u00ebt\u00eb \u201cplanet\u00eb te zgjebosur\u201d, gjithnj\u00eb poetin e ndjekin: \u201cmacja e zeze\u201d, \u201cZoti i zi\u201d, \u201ck\u00ebnga e zeze\u201d, derisa \u201cvdekja ishte me e shpejte se un\u00eb\u201d. Ne udh\u00ebtimin e tij prometeik, poeti \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb ne k\u00ebrkim te njeriut, qe ne fush\u00ebn e bardhe e harruam, ndon\u00ebse poeti \u00ebsht\u00eb i vetedishem se jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb gjithnj\u00eb m\u00eb t\u00eb t\u00ebhuajsuar dhe t\u00eb dehumanizuar:<\/p>\n<blockquote><p>U b\u00ebn\u00eb vite q\u00eb e k\u00ebrkoj<br \/>\nDhe q\u00eb nuk flas\u201d<br \/>\n(\u201cMora udhe t\u00eb takoj njeri\u201d)<br \/>\nMegjithat\u00eb, poetin gjithnj\u00eb e mban shpresa dhe besimi, edhe pse:<br \/>\nPo ky litar<br \/>\nRreth kok\u00ebs<br \/>\n***<br \/>\ndhe prape vet\u00ebm<br \/>\nrreth flak\u00ebs<br \/>\n(\u201cPa folje\u201d)<\/p><\/blockquote>\n<p>Si p\u00ebrfundim mund t\u00eb themi se poezia e Ali Podrimjes \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngjarje e ve\u00e7ante ne let\u00ebrsin\u00eb bashk\u00ebkoh\u00ebse shqipe, sepse \u00ebsht\u00eb ngjarje e hidhur e dinamizmit te gjithansh\u00ebm te psikikes njer\u00ebzore. Ali Podrimja ky poet i dhembjes dhe i durimit, i revolt\u00ebs dhe i rezistenc\u00ebs gjithnj\u00eb synon te kuptoje thelle qeniesine e fenomeneve dhe te gjerave, dep\u00ebrton ne substanc\u00ebn shpirt\u00ebrore te ngjarjeve dramatike, duke u futur ne kuptimin e ekzistenc\u00ebs si te njeriut, ashtu edhe te gjerave.<\/p>\n<p>Gjuha poetike e Podrimjes \u00ebsht\u00eb e st\u00ebrholluar, e rafinuar, e kursyer dhe konkrete, jasht\u00ebzakonisht karakteristike, e mprehte dhe e ashp\u00ebr.<\/p>\n<p>Ali Podrimja ky humanist evropian porsi Shimborska apo Herberti ne m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb distancuar, duke hulumtuar dhe studiuar historin\u00eb dhe bashkekohesine, te cilat e mbajn\u00eb t\u00eb gjall\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht kujtes\u00ebn njer\u00ebzore e edhe kujtes\u00ebn komb\u00ebtare, gjithnj\u00eb na befason dhe na mban t\u00eb gjall\u00eb me pushtetin e fuqish\u00ebm te fjal\u00ebs se shkruar. Q\u00ebllimi i k\u00ebsaj poezie \u00ebsht\u00eb zgjimi i shqet\u00ebsimit, i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, t\u00eb zbuluarit t\u00eb s\u00eb bukures dhe t\u00eb k\u00ebrkuarit e pareshtur t\u00eb t\u00eb kuptimit t\u00eb ekzistenc\u00ebs njer\u00ebzore.<\/p>\n<p><strong>PS<\/strong>. <em>Ky ese botohet n\u00eb kujtim t\u00eb poetit ton\u00eb, vepra e t\u00eb cilit u botua dhe u p\u00ebrkthye n\u00eb shum\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb bot\u00ebs, e edhe n\u00eb polonisht n\u00eb p\u00ebrkthim t\u00eb\u00a0Mazllum Sanejes dhe Ewa \u015amietanska \u201c Skradziony p\u0142omie\u0144 (Flaka e vjedhur) n\u00eb botim t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb njohur botuese polake \u201cPogranicze\u201d, Sejny 2007.<\/em><\/p>\n<blockquote><p><strong>MAZLLUM SANEJA<\/strong><\/p>\n<p><strong>VETEM VDEKJA \u00cbSHT\u00cb E P\u00cbRKRYER<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; <em>Kujtimit t\u00eb ndritsh\u00ebm t\u00eb Ali Podrimjes<\/em> \u2013<\/p>\n<p>Kurr\u00eb nuk u pajtove me t\u00eb keqen<br \/>\nAs me dhun\u00eb as me pleh<\/p>\n<p>Ngado q\u00eb udh\u00ebtove n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb<br \/>\nN\u00eb shpirt e mbarte Kosov\u00ebn<\/p>\n<p>Di\u00e7 t\u00eb bot\u00ebs antike pate n\u00eb vetvete<br \/>\nDhe trishtimin e epok\u00ebs son\u00eb<\/p>\n<p>Vendi yt m\u00eb i sigurt<br \/>\nIshte poezia<\/p>\n<p>Nj\u00ebher\u00eb n\u00eb nj\u00ebqind vjet<br \/>\nLindin poet\u00eb t\u00eb tille sikur ti<\/p>\n<p>I lumtur \u00ebsht\u00eb ai popull<br \/>\nQ\u00eb ka poet\u00eb t\u00eb till\u00eb<\/p>\n<p>Vet\u00ebm vend nd\u00ebrrove<br \/>\nT\u00eb jetosh i pavdeksh\u00ebm<\/p>\n<p>Lamtumir\u00eb miku im Ali<br \/>\nJeta e njeriut qenka nj\u00eb shtegtim i pambarim<\/p>\n<p><em>Varshav\u00eb,<\/em><br \/>\n<em> 22 korrik 2012<\/em><\/p><\/blockquote>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>MAZLLUM SANEJA (Kujtimit t\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb poetit) Kosova \u00ebsht\u00eb gjaku im q\u00eb nuk falet\u2026 (Epika) Poeti k\u00ebt\u00eb varg antologjik e shkroi q\u00ebkur i kishte tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7, si nx\u00ebn\u00ebs i gjimnazit ne qytetin e lindjes, Gjakove. Ky varg u b\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt nj\u00eb manifest sui generis i revolt\u00ebs dhe i mospajtimit p\u00ebrball\u00eb realitetit t\u00eb hidhur. Ai [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":29077,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13,8,10],"tags":[],"class_list":["post-29075","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-ese","category-letersi","category-poezi"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>ALI PODRIMJA \u2013 POET I KUJTES\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ali-podrimja-poet-i-kujteses\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"ALI PODRIMJA \u2013 POET I KUJTES\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"MAZLLUM SANEJA (Kujtimit t\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb poetit) Kosova \u00ebsht\u00eb gjaku im q\u00eb nuk falet\u2026 (Epika) Poeti k\u00ebt\u00eb varg antologjik e shkroi q\u00ebkur i kishte tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7, si nx\u00ebn\u00ebs i gjimnazit ne qytetin e lindjes, Gjakove. Ky varg u b\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt nj\u00eb manifest sui generis i revolt\u00ebs dhe i mospajtimit p\u00ebrball\u00eb realitetit t\u00eb hidhur. Ai [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ali-podrimja-poet-i-kujteses\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-04-20T19:20:32+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2018-04-27T09:23:28+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/ali_podrimja_1942_2012.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"300\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"280\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ali-podrimja-poet-i-kujteses\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ali-podrimja-poet-i-kujteses\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"ALI PODRIMJA \u2013 POET I KUJTES\u00cbS\",\"datePublished\":\"2018-04-20T19:20:32+00:00\",\"dateModified\":\"2018-04-27T09:23:28+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ali-podrimja-poet-i-kujteses\\\/\"},\"wordCount\":2533,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ali-podrimja-poet-i-kujteses\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/04\\\/ali_podrimja_1942_2012.jpg\",\"articleSection\":[\"Ese\",\"Let\u00ebrsi\",\"Poezi\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ali-podrimja-poet-i-kujteses\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ali-podrimja-poet-i-kujteses\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ali-podrimja-poet-i-kujteses\\\/\",\"name\":\"ALI PODRIMJA \u2013 POET I KUJTES\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ali-podrimja-poet-i-kujteses\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ali-podrimja-poet-i-kujteses\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/04\\\/ali_podrimja_1942_2012.jpg\",\"datePublished\":\"2018-04-20T19:20:32+00:00\",\"dateModified\":\"2018-04-27T09:23:28+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ali-podrimja-poet-i-kujteses\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ali-podrimja-poet-i-kujteses\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ali-podrimja-poet-i-kujteses\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/04\\\/ali_podrimja_1942_2012.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/04\\\/ali_podrimja_1942_2012.jpg\",\"width\":300,\"height\":280},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ali-podrimja-poet-i-kujteses\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"ALI PODRIMJA \u2013 POET I KUJTES\u00cbS\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"ALI PODRIMJA \u2013 POET I KUJTES\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ali-podrimja-poet-i-kujteses\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"ALI PODRIMJA \u2013 POET I KUJTES\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"MAZLLUM SANEJA (Kujtimit t\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb poetit) Kosova \u00ebsht\u00eb gjaku im q\u00eb nuk falet\u2026 (Epika) Poeti k\u00ebt\u00eb varg antologjik e shkroi q\u00ebkur i kishte tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7, si nx\u00ebn\u00ebs i gjimnazit ne qytetin e lindjes, Gjakove. Ky varg u b\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt nj\u00eb manifest sui generis i revolt\u00ebs dhe i mospajtimit p\u00ebrball\u00eb realitetit t\u00eb hidhur. Ai [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ali-podrimja-poet-i-kujteses\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-04-20T19:20:32+00:00","article_modified_time":"2018-04-27T09:23:28+00:00","og_image":[{"width":300,"height":280,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/ali_podrimja_1942_2012.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ali-podrimja-poet-i-kujteses\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ali-podrimja-poet-i-kujteses\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"ALI PODRIMJA \u2013 POET I KUJTES\u00cbS","datePublished":"2018-04-20T19:20:32+00:00","dateModified":"2018-04-27T09:23:28+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ali-podrimja-poet-i-kujteses\/"},"wordCount":2533,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ali-podrimja-poet-i-kujteses\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/ali_podrimja_1942_2012.jpg","articleSection":["Ese","Let\u00ebrsi","Poezi"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ali-podrimja-poet-i-kujteses\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ali-podrimja-poet-i-kujteses\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ali-podrimja-poet-i-kujteses\/","name":"ALI PODRIMJA \u2013 POET I KUJTES\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ali-podrimja-poet-i-kujteses\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ali-podrimja-poet-i-kujteses\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/ali_podrimja_1942_2012.jpg","datePublished":"2018-04-20T19:20:32+00:00","dateModified":"2018-04-27T09:23:28+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ali-podrimja-poet-i-kujteses\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ali-podrimja-poet-i-kujteses\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ali-podrimja-poet-i-kujteses\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/ali_podrimja_1942_2012.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/ali_podrimja_1942_2012.jpg","width":300,"height":280},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ali-podrimja-poet-i-kujteses\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"ALI PODRIMJA \u2013 POET I KUJTES\u00cbS"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29075","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29075"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29075\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/29077"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29075"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29075"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29075"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}