{"id":29226,"date":"2018-04-24T00:58:31","date_gmt":"2018-04-23T23:58:31","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=29226"},"modified":"2018-04-24T00:58:31","modified_gmt":"2018-04-23T23:58:31","slug":"senatori-italian-casini-ja-kur-futet-shqiperia-ne-bashkimin-europian","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/senatori-italian-casini-ja-kur-futet-shqiperia-ne-bashkimin-europian\/","title":{"rendered":"Senatori italian Casini: Ja kur futet Shqip\u00ebria n\u00eb Bashkimin Europian"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/www.gazetatema.net\/2018\/04\/23\/senatori-italian-casini-ja-kur-futet-shqiperia-ne-bashkimin-evropian\/\" rel=\"noopener\" target=\"_blank\">TemA<\/a><\/p>\n<p>Senatori <strong>Pier Ferdinando Casini<\/strong>, nj\u00eb politikan i shquar italian, i ftuar ne nje bashkebisedim ne UET, beri nje \u201cparashikim\u201d, kur tha se \u201cm\u00eb 2025 Bashkimi Europian mund t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledh\u00eb 33 shtete, duke p\u00ebrmbushur faz\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb Bashkimit Europian t\u00eb nisur n\u00eb fillim t\u00eb shekullit XXI: jasht\u00eb Britania e Madhe, brenda Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova, Shqip\u00ebria, Bosnje-Hercegovina\u201d.<\/p>\n<p>Sipas senatorit italian, \u201cgjithmon\u00eb kam pasur bindjen se e ardhmja e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb Europ\u00eb dhe se shqiptar\u00ebt \u2013 q\u00eb ende e kan\u00eb t\u00eb gjall\u00eb kujtimin e luft\u00ebrave q\u00eb p\u00ebrfunduan vet\u00ebm para pak vitesh \u2013 din\u00eb ta mir\u00ebpresin deri n\u00eb thelb vler\u00ebn e Bashkimit Europian, t\u00eb k\u00ebsaj aleance q\u00eb lindi p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb paqe e begati p\u00ebr vendet q\u00eb nd\u00ebr shekuj kan\u00eb luftuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend nuk ka alternativ\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tij europiane dhe se drita jeshile e Brukselit p\u00ebr \u00e7eljen e negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim, e dat\u00ebs 17 prill, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb rezultat t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb cilin Italia ka punuar me vendosm\u00ebri Edhe pse Shqip\u00ebria ka b\u00ebr\u00eb hapa t\u00eb shumt\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, sot i k\u00ebrkohet q\u00eb t\u00eb vijoj\u00eb p\u00ebrpjekjet e saj me energji t\u00eb reja: duhet t\u2019u p\u00ebrshtatet rregullave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta dhe t\u00eb gjej\u00eb prirjen e saj n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Bashkimit Europian duke u p\u00ebrpjekur q\u00eb ve\u00e7orit\u00eb e saj t\u2019i adresoj\u00eb brenda kufijve t\u00eb pamat\u00eb t\u00eb Europ\u00ebs s\u00eb re.\u201d.<\/p>\n<p><strong>\u201cEuropa q\u00eb nuk beson m\u00eb\u201d- Pier Ferdinando Casini<\/strong><\/p>\n<p>\u201cNuk do ju flas p\u00ebr Italin\u00eb, por p\u00ebr Euro\u00ebn dhe jo p\u00ebr Europ\u00ebn e djeshme apo t\u00eb sotme, por p\u00ebr Europ\u00ebn e s\u00eb nes\u00ebrmes, p\u00ebr at\u00eb Europ\u00eb q\u00eb duam ta mendojm\u00eb, ta p\u00ebrgatisim dhe ta nd\u00ebrtojm\u00eb\u201d, po p\u00ebrdor disa shprehje t\u00eb th\u00ebna gjat\u00eb nj\u00eb fjalimi n\u00eb radio, n\u00eb vitin 1952 ngaAlcide de Gasperi, pasi kujtimi i nj\u00eb prej et\u00ebrve themelues t\u00eb Europ\u00ebs duhet t\u00eb na b\u00ebj\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve t\u00eb l\u00ebm\u00eb m\u00ebnjan\u00eb p\u00ebrpjekjet mazokiste dhe euroskeptike e t\u00eb p\u00ebrqafojm\u00eb me bindje projektin e nj\u00eb Europe gjithmon\u00eb e m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, gjithmon\u00eb e m\u00eb t\u00eb madhe e m\u00eb pran\u00eb popujve europian\u00eb.<\/p>\n<p>Sot nuk ka vend p\u00ebr ndalesa t\u00eb forta e nuk mund t\u00eb l\u00ebm\u00eb pas dore aspirat\u00ebn legjitime teksa shohim t\u00eb mir\u00ebpritur \u2013 pothuaj pas 70 vjet\u00ebsh nga lindja e ides\u00eb politike t\u00eb Europ\u00ebs \u2013 frytin e p\u00ebrpjekjeve, t\u00eb sakrificave, t\u00eb propozimeve t\u00eb parashtruara nga et\u00ebrit themelues, q\u00eb nd\u00ebr vite u pranuan dhe u kultivuan m\u00eb tej nga klasat drejtuese europiane.<\/p>\n<p><strong>Debati mbi t\u00eb ardhmen e Europ\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Europ\u00ebs sot i duhet t\u00eb p\u00ebrballet me sfida t\u00eb reja e angazhuese. K\u00ebrc\u00ebnimet q\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment historik, v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik \u2013 p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb nga n\u00ebnshkrimi i Traktatit t\u00eb Rom\u00ebs \u2013 integritetin dhe stabilitetin e Bashkimit, n\u00eb thelb jan\u00eb dy llojesh.<\/p>\n<p>I pari, ka karakter t\u00eb jasht\u00ebm dhe \u00ebsht\u00eb i lidhur me situat\u00ebn e re gjeopolitike t\u00eb bot\u00ebs: BE-ja \u00ebsht\u00eb e k\u00ebrc\u00ebnuar nga Kina, Rusia dhe nga luft\u00ebrat dhe nga terrorizmi n\u00eb Lindjen e Mesme dhe n\u00eb Afrik\u00eb, pro edhe nga administrata e re e ShBA-s\u00eb q\u00eb duket se po v\u00eb n\u00eb diskutim shtat\u00ebdhjet\u00eb vitet e fundit t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme amerikane.<\/p>\n<p>I dyti ka karakter t\u00eb brendsh\u00ebm dhe ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb p\u00ebrparimin e ndjenjave kund\u00ebr BE-s\u00eb, nacionaliste dhe ksenofobe brenda vet\u00eb Unionit, t\u00eb cilat e k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb nga brenda integrimin politik dhe vlerat themelore t\u00eb demokracis\u00eb liberale. Marine Le Pen n\u00eb Franc\u00eb, Viktor Orban n\u00eb Hungari, Geert Wilders n\u00eb Holand\u00eb, Grillo e Salvini n\u00eb Itali, sa p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmendur disa.<\/p>\n<p>Ideja p\u00ebr t\u00eb bashkuar Europ\u00ebn mori udh\u00eb nga nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim edhe n\u00eb nj\u00eb kontekst t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb ftoht\u00eb. Lindi si nj\u00eb p\u00ebrforcim i atij pakti mes vendeve per\u00ebndimore q\u00eb, n\u00eb mbrojtje t\u00eb vlerave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, duhet t\u00eb kufizonte k\u00ebrc\u00ebnimin sovjetik e t\u00eb nxiste nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb tregut t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebqenia ekonomike e pasluft\u00ebs, rritja ekonomike dhe shoq\u00ebrore si dhe nd\u00ebrlidhjet mes kombeve, kan\u00eb qen\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebr at\u00eb q\u00eb n\u00eb nj\u00eb far\u00eb pike duket se ishte nj\u00eb proces i pakthyesh\u00ebm i destinuar p\u00ebr t\u2019u realizuar plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Ndjenja europiane konsolidohej te faktet, duke u shnd\u00ebrruar nga nj\u00eb aspirat\u00eb krejt\u00ebsisht intelektuale q\u00eb kishte lindur mes klasave t\u00eb kulturuara europiane n\u00eb nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb mas\u00ebs.<\/p>\n<p>Sot t\u00eb gjitha k\u00ebto kushte nuk jan\u00eb m\u00eb: bota nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb dypol\u00ebshe, ShBA duket se jan\u00eb pak \u00ebt interesuara p\u00ebr Europ\u00ebn dhe si t\u00eb tilla, kriza ekonomike dhe terrorizmi islamik e kan\u00eb d\u00ebmtuar ndjesh\u00ebm besimin dhe shpres\u00ebn e popujve europian\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00eb institucionet europiane shpesh perceptohen s organizma burokratik\u00eb q\u00eb m\u00eb tep\u00ebr jan\u00eb t\u00eb interesuar p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ligje e rregulla sesa p\u00ebr t\u00eb afirmuar nj\u00eb interes t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb ndjenje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt europiane.<\/p>\n<p><strong>Ligj\u00ebrata pro Europ\u00ebs e Macron-it<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto arsye, fjalimi mbi t\u00eb ardhmen e Europ\u00ebs s\u00eb Emmanuel Macron-it (q\u00eb u mbajt n\u00eb sall\u00ebn e Parlamentit Europian n\u00eb Strasburg m\u00eb 17 prill) u p\u00ebrqendrua pik\u00ebrisht mbi nevoj\u00ebn e nxitjes s\u00eb nj\u00eb sovraniteti t\u00eb ri europiane: \u201c\u00cbsht\u00eb i nevojsh\u00ebm nj\u00eb sovranitet europian: t\u00eb mbrosh iden\u00eb europiane nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb mbrosh nj\u00eb ide abstrakte, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb nisesh nga fakti se sh\u00ebrben nj\u00eb sovranitet m\u00eb i fort\u00eb sesa ai aktual; kundrejt migracioneve, pasiguris\u00eb planetare, transformimeve mjedisore dhe shoq\u00ebrore, ai do t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb t\u00eb japim p\u00ebrgjigjet e duhura\u201d.<\/p>\n<p>Macron e p\u00ebrvijoi qartazi rrezikun e madh t\u00eb nj\u00eb \u201clufte civile\u201d q\u00eb po v\u00ebrtitet n\u00eb kontinentin ton\u00eb dhe parashtroi nevoj\u00ebn e rikrijimit ( e t\u00eb mos e shkat\u00ebrroj\u00eb sikurse e mb\u00ebshtesin l\u00ebvizjen euroskeptike) t\u00eb nj\u00eb modeli q\u00eb tashm\u00eb duket se p\u00ebrjeton nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme identiteti: \u201cNuk mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjoja sikur jemi n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb normale, ekziston dyshimi q\u00eb p\u00ebrshkon shum\u00eb prej vendeve tona europiane mbi Europ\u00ebn, po shfaqet nj\u00eb lloj lufte civile europiane; po dalin n\u00eb pah egoizmat tona nacionale dhe ndjenjat anti-liberale\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, Macron shpalosi edhe nj\u00eb roadmap t\u00eb p\u00ebrcaktuar qart\u00eb: \u201cbrenda p\u00ebrfundimit t\u00eb legjislatur\u00ebs duhet t\u00eb arrijm\u00eb rezultate konkrete: nj\u00eb program europian p\u00ebr pritjen dhe integrimin e refugjat\u00ebve; nj\u00eb tatim afatshkurt\u00ebr p\u00ebr digjitalen, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ofroj\u00eb burimet e tij p\u00ebr buxhetin, reforma n\u00eb unionin bankar dhe q\u00ebndrueshm\u00ebria e buxhetit; siguri e brendshme, fond europian p\u00ebr mbrojtjen. Ajo \u00e7ka na mban s\u00eb bashku \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kultur\u00eb, jo nj\u00eb monedh\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>\u00c7\u00ebshtja e zgjerimit<\/strong><\/p>\n<p>Shum\u00eb vende kan\u00eb shprehur dyshimin se nj\u00eb zgjerim i m\u00ebtejsh\u00ebm i BE-s\u00eb mund t\u00eb sjell\u00eb m\u00eb shum\u00eb rreziqe sesa p\u00ebrpar\u00ebsi p\u00ebr vet\u00eb Unionin. ( Vet\u00eb Macron e shprehu qart\u00eb se do t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb \u201czgjerimin vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur do t\u00eb kemi nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb Europ\u00ebs son\u00eb\u201d).<\/p>\n<p>Gjithsesi jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb ata \u2013 i pari nd\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb kryetari i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker \u2013 q\u00eb vijojn\u00eb t\u00eb besojn\u00eb se e ardhmja e Europ\u00ebs mund t\u00eb nd\u00ebrtohet vet\u00ebm duke e plot\u00ebsuar sht\u00ebpin\u00eb europiane, duke u ofruar vendeve t\u00eb tjera \u201cnj\u00eb perspektiv\u00eb europiane t\u00eb besueshme\u201d q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb ndryshoj\u00eb ndjenjat kolektive e t\u00eb lart\u00ebsoj\u00eb aspirat\u00ebn p\u00ebr t\u00eb zhvilluar m\u00eb tej integrimin europian.<\/p>\n<p>N\u00ebse Bashkimi Europian nuk do q\u00eb interesat e tij t\u00eb cenohen nga loja p\u00ebr\u00e7a e sundo e fuqive t\u00eb m\u00ebdha ( q\u00eb mb\u00ebshtetjen e saj natyrale e gjen tek partit\u00eb nacionaliste anti-europiane), nevojitet n\u00eb fakt q\u00eb t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb shnd\u00ebrrohet ajo vet\u00eb n\u00eb nj\u00eb fuqi t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, shp\u00ebrb\u00ebrja e Bashkimit Europian nuk do t\u00eb sillte rifitimin e sovranitetit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb shteteve an\u00ebtare, por var\u00ebsin\u00eb e tyre t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nga superfuqit\u00eb e tjera t\u00eb m\u00ebdha ( ShBA, Rusi, Kin\u00eb).<\/p>\n<p>Vendet europiane t\u00eb marra ve\u00e7mas jan\u00eb t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme, vet\u00ebm bashk\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb pavarura. E pik\u00ebrisht k\u00ebtu q\u00ebndron fuqia e Bashkimit Europian: t\u00eb mos kemi shum\u00eb politika aq sa jan\u00eb edhe shtetet an\u00ebtare, por t\u00eb kemi nj\u00eb t\u00eb vetme, mjaftuesh\u00ebm koherente sa p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrvijuar interesin e tij dhe p\u00ebr ta mbrojtur at\u00eb.<\/p>\n<p>Sot, \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb e nevojshme t\u00eb besosh n\u00eb nj\u00eb Europ\u00eb sovrane, e aft\u00eb t\u00eb imponoj\u00eb vlerat e saj, interesat e saj t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta n\u00eb rruzull p\u00ebr t\u00eb kap\u00ebrcyer sfidat q\u00ebn a v\u00eb p\u00ebrpara nj\u00eb bot\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb e globalizuar: nga \u00e7\u00ebshtja e menaxhimit t\u00eb prurjeve migratore tek e drejta p\u00ebr azil, nga mbrojtja e p\u00ebrbashk\u00ebt tek q\u00ebndrueshm\u00ebria financiare e Eurozon\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Ballkani<\/strong><\/p>\n<p>Ajo \u00e7ka jemi sot, ajo \u00e7ka po p\u00ebrpiqemi t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt \u00ebsht\u00eb trash\u00ebgimi e nj\u00eb mendimi pjellor dhe e nj\u00eb veprimi t\u00eb vendosur, q\u00eb \u00ebsht\u00eb mir\u00ebpritur duke tejkaluar k\u00ebshtu pritshm\u00ebrit\u00eb fillestare e q\u00eb ka mundur t\u00eb zhvillohet m\u00eb tej fal\u00eb edhe ndryshimeve politike n\u00eb dhjet\u00ebvje\u00e7ar\u00ebt e fundit, si rrjedhoj\u00eb e shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb regjimeve totalitare t\u00eb llojit sovjetik dhe afirmimit t\u00eb modeleve t\u00eb reja t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb perspektiv\u00eb nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb q\u00eb Ballkani ka qen\u00eb gjithmon\u00eb sken\u00eb e ngjarjeve t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb cilat kan\u00eb sh\u00ebnuar historin\u00eb e kontinentit europian.<\/p>\n<p>Pozicioni i ve\u00e7ant\u00eb strategjik, si ur\u00eb mes Europ\u00ebs dhe Rusis\u00eb e mes Europ\u00ebs dhe Lindjes s\u00eb Mesme, n\u00eb fakt nd\u00ebr shekuj e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr e v\u00ebrtet\u00eb nevralgjike e historis\u00eb europiane dhe e p\u00ebrballjes mes fuqive t\u00eb \u00e7do kontinenti. \u201cnj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb q\u00eb prodhon histori m\u00eb shum\u00eb se \u00e7\u2019mund t\u00eb konsumoj\u00eb\u201d, sipas Winston Churchill-it.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet \u201990, r\u00ebnia e Murit t\u00eb Berlinit e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb shfaqja e entiteteve t\u00eb m\u00ebdha multinacionale Bashkimi Sovjetik dhe Jugosllavia, regjistruan nj\u00eb drejtim t\u00eb ri p\u00ebr integrimin e hap\u00ebsirave boshe, duke u dh\u00ebn\u00eb shkas k\u00ebshtu luft\u00ebrave p\u00ebr shp\u00ebrb\u00ebrjen e Jugosllavis\u00eb, t\u00eb cilat jo rast\u00ebsisht ndodh\u00ebn n\u00eb kurriz t\u00eb nj\u00eb tranzicioni t\u00eb madh gjeopolitik.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, mungesa e nj\u00eb aksioni politik konkret nga ana e Europ\u00ebs ( q\u00eb n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre e ndihmoi nd\u00ebrhyrjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr arritjen e interesave t\u00eb tyre strategjike) jo vet\u00ebm q\u00eb ka penguar gjetjen e nj\u00eb zgjidhjeje por ka ushqyer kontrastet ekzistuese.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb kjo teksa Europa dhe komuniteti po p\u00ebrpiqeshin t\u00eb krijonin nj\u00eb treg t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe t\u00eb negocionin Traktatin e Maastricht-it, p\u00ebr krijimin e nj\u00eb Unioni ekonomiko-monetar.<\/p>\n<p>Pra, kjo kriz\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr rendin europian q\u00eb po krijohet por padyshim dhe nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb munguar n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Europa duhet t\u00eb kishte treguar se ekzistonte dhe se dinte t\u00eb vepronte si nj\u00eb fuqi e madhe.<\/p>\n<p>Ndaj, edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, sot Europa ka p\u00ebr detyr\u00eb ta integroj\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb strategjie zhvillimi dhe nd\u00ebrlidhjeje rajonale q\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb rrjet t\u00eb konsoliduar infrastruktural n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb leht\u00ebsoj\u00eb dhe t\u00eb rris\u00eb shk\u00ebmbimin ekonomik dhe \u201ckontaminimet\u201d kulturore t\u00eb nevojshme p\u00ebr zgjimin e ndjenj\u00ebs s\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb europiane, e domosdoshme p\u00ebr nj\u00eb bashkim politik t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e t\u00eb strukturuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kujtojm\u00eb se n\u00ebse Europa d\u00ebshiron me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb shoh\u00eb Udh\u00ebn e M\u00ebndafshit si nj\u00eb objektiv strategjik, nd\u00ebrtimi i urave mes dy brigjeve t\u00eb Adriatikut duhet t\u00eb kryhet sa m\u00eb shpejt t\u00eb jet\u00eb e mundur.<\/p>\n<p>Pra, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rajon q\u00eb ende po lan hesapet me nj\u00eb histori shum\u00eb t\u00eb af\u00ebrt, formalisht mund t\u00eb hapen shpejt dyert e integrimit europian. M\u00eb 2025 Bashkimi Europian mund t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledh\u00eb 33 shtete, duke p\u00ebrmbushur faz\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb Bashkimit Europian t\u00eb nisur n\u00eb fillim t\u00eb shekullit XXI: jasht\u00eb Britania e Madhe, brenda Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova, Shqip\u00ebria, Bosnje-Hercegovina.<\/p>\n<p>Gjithmon\u00eb kam pasur bindjen se e ardhmja e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb Europ\u00eb dhe se shqiptar\u00ebt \u2013 q\u00eb ende e kan\u00eb t\u00eb gjall\u00eb kujtimin e luft\u00ebrave q\u00eb p\u00ebrfunduan vet\u00ebm para pak vitesh \u2013 din\u00eb ta mir\u00ebpresin deri n\u00eb thelb vler\u00ebn e Bashkimit Europian, t\u00eb k\u00ebsaj aleance q\u00eb lindi p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb paqe e begati p\u00ebr vendet q\u00eb nd\u00ebr shekuj kan\u00eb luftuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend nuk ka alternativ\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tij europiane dhe se drita jeshile e Brukselit p\u00ebr \u00e7eljen e negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim, e dat\u00ebs 17 prill, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb rezultat t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb cilin Italia ka punuar me vendosm\u00ebri.<\/p>\n<p>Edhe pse Shqip\u00ebria ka b\u00ebr\u00eb hapa t\u00eb shumt\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, sot i k\u00ebrkohet q\u00eb t\u00eb vijoj\u00eb p\u00ebrpjekjet e saj me energji t\u00eb reja: duhet t\u2019u p\u00ebrshtatet rregullave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta dhe t\u00eb gjej\u00eb prirjen e saj n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Bashkimit Europian duke u p\u00ebrpjekur q\u00eb ve\u00e7orit\u00eb e saj t\u2019i adresoj\u00eb brenda kufijve t\u00eb pamat\u00eb t\u00eb Europ\u00ebs s\u00eb re.<\/p>\n<p>Por, pik\u00ebrisht perspektiva e t\u00eb qeni pjes\u00eb e nj\u00eb projekti t\u00eb madh europian do t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb t\u00eb shoh\u00eb me m\u00eb shum\u00eb optimiz\u00ebm mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr stabilizimin, zhvillimin e vendit dhe qasjen n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet p\u00ebr funksionimin e institucioneve, t\u00eb burokracis\u00eb dhe t\u00eb tregjeve.<\/p>\n<p>Edhe ne italian\u00ebve na \u00ebsht\u00eb dashur q\u00eb nd\u00ebr vite t\u00eb p\u00ebrballemi me sakrifica t\u00eb m\u00ebdha, por k\u00ebto sakrifica jan\u00eb pranuar me vet\u00ebdijen se do ta b\u00ebnin m\u00eb t\u00eb leht\u00eb hopin cil\u00ebsor, aq t\u00eb nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb protagonist\u00eb n\u00eb kontekstin europian.<\/p>\n<p>Dhe sot Italia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb motor themelor p\u00ebr zhvillimin e Europ\u00ebs, pavar\u00ebsisht se edhe k\u00ebtu kan\u00eb gjetur hap\u00ebsir\u00eb frik\u00ebrat dhe dyshimet euroskeptike t\u00eb cilat si edhe n\u00eb vende t\u00eb tjera europiane, kan\u00eb karakterizuar q\u00ebndrimet e opinionit publik si edhe kan\u00eb favorizuar lindjen e l\u00ebvizjeve thell\u00ebsisht kund\u00ebr organizmave komunitare, n\u00eb dobi t\u00eb l\u00ebvizjeve lokaliste apo t\u00eb frym\u00ebzuara nga nj\u00eb nacionaliz\u00ebm ekstrem<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>TemA Senatori Pier Ferdinando Casini, nj\u00eb politikan i shquar italian, i ftuar ne nje bashkebisedim ne UET, beri nje \u201cparashikim\u201d, kur tha se \u201cm\u00eb 2025 Bashkimi Europian mund t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledh\u00eb 33 shtete, duke p\u00ebrmbushur faz\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb Bashkimit Europian t\u00eb nisur n\u00eb fillim t\u00eb shekullit XXI: jasht\u00eb Britania e Madhe, brenda Serbia, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":29227,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-29226","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Senatori italian Casini: Ja kur futet Shqip\u00ebria n\u00eb Bashkimin Europian - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/senatori-italian-casini-ja-kur-futet-shqiperia-ne-bashkimin-europian\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Senatori italian Casini: Ja kur futet Shqip\u00ebria n\u00eb Bashkimin Europian - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"TemA Senatori Pier Ferdinando Casini, nj\u00eb politikan i shquar italian, i ftuar ne nje bashkebisedim ne UET, beri nje \u201cparashikim\u201d, kur tha se \u201cm\u00eb 2025 Bashkimi Europian mund t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledh\u00eb 33 shtete, duke p\u00ebrmbushur faz\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb Bashkimit Europian t\u00eb nisur n\u00eb fillim t\u00eb shekullit XXI: jasht\u00eb Britania e Madhe, brenda Serbia, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/senatori-italian-casini-ja-kur-futet-shqiperia-ne-bashkimin-europian\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-04-23T23:58:31+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/casini_uet.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"490\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"360\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/senatori-italian-casini-ja-kur-futet-shqiperia-ne-bashkimin-europian\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/senatori-italian-casini-ja-kur-futet-shqiperia-ne-bashkimin-europian\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Senatori italian Casini: Ja kur futet Shqip\u00ebria n\u00eb Bashkimin Europian\",\"datePublished\":\"2018-04-23T23:58:31+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/senatori-italian-casini-ja-kur-futet-shqiperia-ne-bashkimin-europian\\\/\"},\"wordCount\":2510,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/senatori-italian-casini-ja-kur-futet-shqiperia-ne-bashkimin-europian\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/04\\\/casini_uet.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/senatori-italian-casini-ja-kur-futet-shqiperia-ne-bashkimin-europian\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/senatori-italian-casini-ja-kur-futet-shqiperia-ne-bashkimin-europian\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/senatori-italian-casini-ja-kur-futet-shqiperia-ne-bashkimin-europian\\\/\",\"name\":\"Senatori italian Casini: Ja kur futet Shqip\u00ebria n\u00eb Bashkimin Europian - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/senatori-italian-casini-ja-kur-futet-shqiperia-ne-bashkimin-europian\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/senatori-italian-casini-ja-kur-futet-shqiperia-ne-bashkimin-europian\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/04\\\/casini_uet.jpg\",\"datePublished\":\"2018-04-23T23:58:31+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/senatori-italian-casini-ja-kur-futet-shqiperia-ne-bashkimin-europian\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/senatori-italian-casini-ja-kur-futet-shqiperia-ne-bashkimin-europian\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/senatori-italian-casini-ja-kur-futet-shqiperia-ne-bashkimin-europian\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/04\\\/casini_uet.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/04\\\/casini_uet.jpg\",\"width\":490,\"height\":360},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/senatori-italian-casini-ja-kur-futet-shqiperia-ne-bashkimin-europian\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Senatori italian Casini: Ja kur futet Shqip\u00ebria n\u00eb Bashkimin Europian\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Senatori italian Casini: Ja kur futet Shqip\u00ebria n\u00eb Bashkimin Europian - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/senatori-italian-casini-ja-kur-futet-shqiperia-ne-bashkimin-europian\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Senatori italian Casini: Ja kur futet Shqip\u00ebria n\u00eb Bashkimin Europian - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"TemA Senatori Pier Ferdinando Casini, nj\u00eb politikan i shquar italian, i ftuar ne nje bashkebisedim ne UET, beri nje \u201cparashikim\u201d, kur tha se \u201cm\u00eb 2025 Bashkimi Europian mund t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledh\u00eb 33 shtete, duke p\u00ebrmbushur faz\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb Bashkimit Europian t\u00eb nisur n\u00eb fillim t\u00eb shekullit XXI: jasht\u00eb Britania e Madhe, brenda Serbia, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/senatori-italian-casini-ja-kur-futet-shqiperia-ne-bashkimin-europian\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-04-23T23:58:31+00:00","og_image":[{"width":490,"height":360,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/casini_uet.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/senatori-italian-casini-ja-kur-futet-shqiperia-ne-bashkimin-europian\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/senatori-italian-casini-ja-kur-futet-shqiperia-ne-bashkimin-europian\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Senatori italian Casini: Ja kur futet Shqip\u00ebria n\u00eb Bashkimin Europian","datePublished":"2018-04-23T23:58:31+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/senatori-italian-casini-ja-kur-futet-shqiperia-ne-bashkimin-europian\/"},"wordCount":2510,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/senatori-italian-casini-ja-kur-futet-shqiperia-ne-bashkimin-europian\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/casini_uet.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/senatori-italian-casini-ja-kur-futet-shqiperia-ne-bashkimin-europian\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/senatori-italian-casini-ja-kur-futet-shqiperia-ne-bashkimin-europian\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/senatori-italian-casini-ja-kur-futet-shqiperia-ne-bashkimin-europian\/","name":"Senatori italian Casini: Ja kur futet Shqip\u00ebria n\u00eb Bashkimin Europian - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/senatori-italian-casini-ja-kur-futet-shqiperia-ne-bashkimin-europian\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/senatori-italian-casini-ja-kur-futet-shqiperia-ne-bashkimin-europian\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/casini_uet.jpg","datePublished":"2018-04-23T23:58:31+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/senatori-italian-casini-ja-kur-futet-shqiperia-ne-bashkimin-europian\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/senatori-italian-casini-ja-kur-futet-shqiperia-ne-bashkimin-europian\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/senatori-italian-casini-ja-kur-futet-shqiperia-ne-bashkimin-europian\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/casini_uet.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/casini_uet.jpg","width":490,"height":360},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/senatori-italian-casini-ja-kur-futet-shqiperia-ne-bashkimin-europian\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Senatori italian Casini: Ja kur futet Shqip\u00ebria n\u00eb Bashkimin Europian"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29226","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29226"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29226\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/29227"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29226"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29226"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29226"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}