{"id":29248,"date":"2018-04-24T21:52:17","date_gmt":"2018-04-24T20:52:17","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=29248"},"modified":"2018-04-24T21:52:17","modified_gmt":"2018-04-24T20:52:17","slug":"zadrima-vendlindja-ime","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/zadrima-vendlindja-ime\/","title":{"rendered":"Zadrima, vendlindja ime"},"content":{"rendered":"<p>\u201c<em>Kurse Atdheu yn\u00eb \u00ebsht\u00eb qielli, nga presim se vjen si Sh\u00eblbues Jezu Krishti Zot<\/em>\u201d. (Fil. 3, 20)<\/p>\n<p><strong>Disa t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb p\u00ebrgjithshme<\/strong><\/p>\n<p>Zona e Zadrim\u00ebs shtrihet n\u00eb veri t\u00eb qytetit t\u00eb Lezh\u00ebs dhe, sipas historian\u00ebve, fillon tek ura \u201cPlak Gjon\u201d posht\u00eb fshatit M\u00ebrqi dhe shkon deri n\u00eb malin e Zadej\u00ebs.<br \/>\nSidoqoft\u00eb, kufiri verior nuk duhet t\u00eb jet\u00eb k\u00ebshtu, sepse edhe n\u00eb veri t\u00eb Vaut t\u00eb Dej\u00ebs kemi fshatra deri n\u00eb Rrenc, si: Spatharin, Ganjoll\u00ebn, Gurin e Zi, Jubanin e t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat veshje e zakone me Zadrim\u00ebn.<br \/>\nMendohet q\u00eb emri Zadrim\u00eb ka ngelur q\u00eb nga pushtimet sllave t\u00eb shekullit t\u00eb XIII\u02d7t\u00eb: n\u00eb fakt etimologjia e fjal\u00ebs Zadrim\u00eb vjen nga Za Drina, q\u00eb p\u00ebrkthehet \u201cMatan\u00eb Drinit\u201d ose \u201cP\u00ebrtej Drinit\u201d.<br \/>\nN\u00eb pjes\u00ebn lindore, Zadrima kufizohet nga male, duke filluar nga mali i M\u00ebrqis\u00eb, m\u00eb pas vazhdon me Malungu dhe kulmon me maj\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, Vel\u00ebn, me lart\u00ebsi 1171 m mbi nivelin e detit. N\u00eb pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb malit t\u00eb Vel\u00ebs, don Antonio Sciarra, misionari i palodhur italian, i cili kushtoi rreth 20 vitet e fundit t\u00eb jet\u00ebs kryesisht p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbjen e popullit t\u00eb Zadrim\u00ebs, vendosi nj\u00eb trupore t\u00eb Zoj\u00ebs s\u00eb Bekuar, t\u00eb cil\u00ebn e quajti Zoja e Vel\u00ebs.<br \/>\nKy vargmal i sip\u00ebrp\u00ebrmendur vazhdon me Kresht\u00ebn deri te Shita e Hajmelit. N\u00eb per\u00ebndim kufizohet me lumin Drin, por edhe ky kufi nuk duhet t\u00eb jet\u00eb i sakt\u00eb, sepse edhe n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb Drinit kemi fshatra me veshje e zakone t\u00eb ngjashme, nga Kukli e deri n\u00eb B\u00ebrdic\u00eb.<br \/>\nSi zon\u00eb i ka tri format e relievit: malor, kodrinor dhe fushor. Por, p\u00ebr nga sip\u00ebrfaqja, kryeson relievi fushor, i cili fillon nga lindja rr\u00ebz\u00eb maleve dhe vazhdon deri n\u00eb lumin Drin. Por, edhe relievi fushor ka mjaft kodra, duke filluar nga kodra e Rrabosht\u00ebs, e Kish\u00ebs dhe e Vezirit n\u00eb fshatin Piraj. Kodrat vazhdojn\u00eb edhe n\u00eb fshatrat Blinisht, Baqel, Kodhel, Kot\u00ebrr, Daj\u00e7 e Dragush\u00eb. Kodrat m\u00eb t\u00eb larta jan\u00eb n\u00eb Kodhel e Dragush\u00eb.<br \/>\nN\u00eb lidhje me strukturat e tok\u00ebs, Zadrima ka tri: super\u02d7argjilore, argjilore dhe argjilore\u02d7ranore. Nd\u00ebrsa toka humusore ka shum\u00eb pak.<br \/>\nTokat super\u02d7argjilore kan\u00eb zonat sip\u00ebr kanalit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb larta q\u00eb fillon posht\u00eb fshatit N\u00ebnshat e vazhdon deri n\u00eb Lezh\u00eb ku derdhet n\u00eb lumin Drin. Po k\u00ebt\u00eb struktur\u00eb toke kan\u00eb edhe kodrat e zon\u00ebs fushore. K\u00ebto toka kan\u00eb edhe zall, duke filluar nga Rraboshta e deri n\u00eb Hajmel. Tokat posht\u00eb kanalit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb larta n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi jan\u00eb toka argjilore deri n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb lumit Drin ku kan\u00eb struktur\u00eb argjilore\u02d7ranore. Edhe n\u00eb malet e k\u00ebsaj zone, p\u00ebrve\u00e7 masave shk\u00ebmbore, toka \u00ebsht\u00eb super\u02d7argjilore.<\/p>\n<p><strong>Klima<\/strong><\/p>\n<p>Zona e Zadrim\u00ebs ka klim\u00eb mesdhetare me dim\u00ebr t\u00eb but\u00eb e ver\u00eb t\u00eb that\u00eb. Bora bie shum\u00eb rrall\u00eb dhe zakonisht ajo zgjat 2 deri n\u00eb 3 dit\u00eb dhe jo m\u00eb shum\u00eb. Reshjet kryesore jan\u00eb reshje shiu e nganj\u00ebher\u00eb bie edhe bresh\u00ebr. Ka raste q\u00eb bresh\u00ebri bie edhe n\u00eb stin\u00ebn e ver\u00ebs dhe shkakton mjaft d\u00ebme, sidomos n\u00eb frutikultur\u00eb dhe n\u00eb bim\u00ebt e arave. Sasia m\u00eb e madhe e reshjeve bie n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb vjesht\u00ebs dhe gjat\u00eb dimrit. Pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb pranver\u00ebs.<br \/>\nMuaji m\u00eb i ftoht\u00eb \u00ebsht\u00eb janari, por jo shum\u00eb i ftoht\u00eb, sepse temperature mesatare nuk bie n\u00eb 7\u00baC. Muaji m\u00eb i ngroht\u00eb \u00ebsht\u00eb korriku, ku temperatura m\u00eb e lart\u00eb arrin n\u00eb 40\u00baC (mesatarisht \u00ebsht\u00eb 24\u02d725\u00baC). Sasia e reshjeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se mesatarja e Republik\u00ebs. Sasia mesatare vjetore e reshjeve ndryshon nga 1300 deri n\u00eb 1800 mm. Zon\u00ebn e Zadrim\u00ebs e p\u00ebrshkojn\u00eb disa rryma ajrore, por m\u00eb t\u00eb shpeshta jan\u00eb verilindja q\u00eb njihet me emrin Murlan dhe jugper\u00ebndimi q\u00eb njihet me emrin Shirok. K\u00ebto er\u00ebra e kan\u00eb ardhjen nga gryka e Zadenj\u00ebs (Murlani) dhe nga gryka e Lezh\u00ebs (Shiroku).<br \/>\nK\u00ebto er\u00ebra shpeshher\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb stuhi duke shkaktuar edhe d\u00ebme. Por ka edhe rryma t\u00eb tjera ajrore q\u00eb em\u00ebrtohen sipas drejtimit nga vijn\u00eb. Juglindja em\u00ebrtohet Velnjake, lindja merr emrin Kreshtane, sepse vjen nga Kreshta. Era q\u00eb vjen nga veriu em\u00ebrtohet Shkodrin\u00eb dhe veriper\u00ebndimi Kuklane (se vjen nga drejtimi i Kuklit).<\/p>\n<p><strong>Uj\u00ebrat<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr uj\u00ebrat mund t\u00eb themi se p\u00ebrmblidhen sintetikisht n\u00eb 4 grupe:<br \/>\nBurimet (jan\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapura), P\u00ebrrenjt\u00eb, Lumenjt\u00eb e Kanalet, Rezervuar\u00ebt.<\/p>\n<p>Vendburimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha jan\u00eb n\u00eb zonat malore. Nga krojet malore m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb jan\u00eb: kroi i Sh\u00ebn Eufemis\u00eb n\u00eb Kallmet (q\u00eb buron nga Altari i Shenjt\u00ebrores s\u00eb Eufemis\u00eb dhe p\u00ebrshkon gjith\u00eb Kish\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb cak p\u00ebr mij\u00ebra shtegtar\u00eb nga gjith\u00eb Shqip\u00ebria pik\u00ebrisht se ai krua konsiderohet si krua mrekullib\u00ebr\u00ebs nga t\u00eb gjith\u00eb besimtar\u00ebt q\u00eb e njohin at\u00eb vend), n\u00eb krahun verior t\u00eb Vel\u00ebs dhe Gurra e Hajmelit n\u00eb veri t\u00eb Shit\u00ebs s\u00eb Hajmelit. Kjo e fundit, kur ka shum\u00eb reshje, turbullohet e n\u00eb ver\u00eb shkon drejt tharjes. Sipas studiuesve hidroteknik\u00eb, po t\u00eb pritet shpati, prurjet e tij jan\u00eb 100 lit\u00ebr\/minut\u00eb. Vendburimi i Sh\u00ebn Eufemis\u00eb, u diskutua n\u00eb vitin 1978 q\u00eb t\u2019i rritej kapaciteti prur\u00ebs i ujit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb furnizonte gjith\u00eb Zadrim\u00ebn me uj\u00eb t\u00eb pish\u00ebm, por projekti nuk u zbatua. Fakti q\u00eb ky projekt p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Kroin e Sh\u00ebn Eufemis\u00eb si uj\u00ebsjell\u00ebsin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb Zadrim\u00ebs nuk u realizua la shum\u00eb dyshime dhe krijoi legjenda t\u00eb ndryshme n\u00eb popull. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se, meqen\u00ebse at\u00ebher\u00eb, shteti totalitar komunist, duke mos pasur aft\u00ebsit\u00eb financiare p\u00ebr t\u00eb kryer k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr, nxori justifikimin se uji \u00ebsht\u00eb g\u00eblqeror. Mendohet se edhe pun\u00ebtor\u00ebt, duke mos dashur ta p\u00ebrdorin k\u00ebt\u00eb burim mrekullib\u00ebr\u00ebs p\u00ebr projektin e sip\u00ebrp\u00ebrmendur, n\u00eb respekt t\u00eb normave t\u00eb besimit popullor, lejoi t\u00eb kaloj\u00eb ky justifikim duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb uji i Kroit t\u00eb Bekuar t\u00eb kufizohet vet\u00ebm p\u00ebr fshatin e Kallmetit. Kroi i Sh\u00ebn Eufemis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Legjend\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt mund t\u00eb konsiderohet si nj\u00eb kapitull m\u00eb vehte, e n\u00eb nj\u00eb moment tjet\u00ebr mund t\u00eb thellohet e zgjerohet historiku i tij.<br \/>\nKrojet e tjera jan\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla e thahen gjat\u00eb ver\u00ebs. Zona malore p\u00ebrshkohet nga shum\u00eb p\u00ebrrenj duke filluar nga fshati M\u00ebrqi e deri n\u00eb Shit\u00ebn e Hajmelit. Jan\u00eb p\u00ebrrenj shum\u00eb t\u00eb rr\u00ebmbyesh\u00ebm e mjaft t\u00eb rreziksh\u00ebm. P\u00ebrrenjt\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj jan\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Kallmetit (p\u00ebrroi i Qershis\u00eb dhe i Malloj\u00ebs). P\u00ebrroi m\u00eb i rr\u00ebmbyesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb p\u00ebrroi i Gjatores (lagjja n\u00eb pjes\u00ebn jugore t\u00eb fshatit Kallmet i Madh).<br \/>\nN\u00eb per\u00ebndim fusha e Zadrim\u00ebs kufizohet nga lumi Drin, i cili p\u00ebrshkon gjith\u00eb zon\u00ebn nga Vau i Dej\u00ebs e deri n\u00eb Lezh\u00eb. N\u00eb periudh\u00ebn e vjesht\u00ebs dhe t\u00eb pranver\u00ebs prurjet e k\u00ebtij lumi jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, saq\u00eb shpeshher\u00eb del nga shtrati, bllokon kanalet dhe p\u00ebrmbyt fushat.<br \/>\nLumi tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb Gjadri, q\u00eb fillon nga zona Vig\u02d7Mnel\u00eb dhe p\u00ebrshkon gjith\u00eb zon\u00ebn veriore t\u00eb Zadrim\u00ebs, derisa derdhet n\u00eb Drin n\u00eb fshatin Gjad\u00ebr. Deri n\u00eb vitet 1960 ka shkaktuar p\u00ebrmbytje. N\u00eb vitet 1960 u nd\u00ebrtua argjinatura sip\u00ebr fshatit Nara\u00e7, duke i zbutur shpejt\u00ebsin\u00eb, duke i ndalur k\u00ebshtu vrullin e rr\u00ebmbyesh\u00ebm. N\u00eb dimrin e vitit 1963 Gjadri fatkeq\u00ebsisht theu argjinatur\u00ebn dhe p\u00ebrmbyti gjith\u00eb zon\u00ebn.<br \/>\nTerritori i Zadrim\u00ebs p\u00ebrshkohet edhe nga 3 kanale t\u00eb m\u00ebdha kulluese:<br \/>\n1) Kanali i uj\u00ebrave t\u00eb larta, q\u00eb fillon nga fshati N\u00ebnshat e shkon deri n\u00eb Lezh\u00eb, ku derdhet n\u00eb Lumin Drin;<br \/>\n2) Kanali posht\u00eb kodrave, q\u00eb fillon mes fshatrave Kot\u00ebrr e Daj\u00e7 dhe derdhet n\u00eb Dri, posht\u00eb fshatit Rrabosht\u00eb;<br \/>\n3) Kanali i zon\u00ebs fushore, q\u00eb fillon posht\u00eb fshatit Daj\u00e7 dhe derdhet n\u00eb Dri, posht\u00eb fshatit Piraj (te Ura e Shkin\u00ebs).<br \/>\nKjo zon\u00eb ka edhe 3 rezervuar\u00eb: nj\u00eb n\u00eb Kallmet dhe dy n\u00eb Fisht\u00eb. M\u00eb i madhi \u00ebsht\u00eb rezervuari i Kallmetit me kapacitet vadit\u00ebs 900 ha.<\/p>\n<p><strong>Gjallesat: bim\u00ebt dhe kafsh\u00ebt<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb rriten rreth 200 lloje bim\u00ebsh spontane, ku dominojn\u00eb bim\u00eb t\u00eb familjes bishtajore dhe bim\u00eb t\u00eb familjes kompozite (latinisht: Compositae).<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb ka rreth 130 lloje bim\u00ebsh mjek\u00ebsore, nd\u00ebrsa drur\u00ebt do t\u00eb mund t\u2019i ndanim n\u00eb dy grupe, sipas relievit:<br \/>\n1) Drur\u00ebt e zon\u00ebs malore, q\u00eb jan\u00eb: Dushqet (lisi i but\u00eb, qarri e m\u00eb pak bunga e zez\u00eb), Frash\u00ebri i Zi, Shkoza, Panja (kjo pothuajse \u00ebsht\u00eb zhdukur nga prerjet).<br \/>\n2) Drur\u00ebt e zon\u00ebs fushore, q\u00eb jan\u00eb:<br \/>\nPlepi, Shelgu, Frash\u00ebri i Bardh\u00eb, Vidhi, Dardha e Eg\u00ebr (n\u00eb kodra), Mrina e Kuqe (shum\u00eb pak), Murrizi nj\u00ebb\u00ebrtham\u00ebsh.<br \/>\nNga shkurret kryesojn\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e fush\u00ebs: Ferrmana (me frut t\u00eb zi, e m\u00eb pak ajo me frut t\u00eb kalt\u00ebr), Mrina e Bardh\u00eb, Driza (q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb zone njihet me emrin Ferrkuqe).<br \/>\nN\u00eb zon\u00ebn malore nga shkurret, p\u00ebrve\u00e7 tyre, ka edhe Shqop\u00eb, Mare e pak Shkeme.<br \/>\nN\u00eb bot\u00ebn e kafsh\u00ebve nga jo\u02d7rruazor\u00ebt, dominon p\u00ebr nga numri i llojeve, klasa e kandrrave (insekte).<br \/>\nTipin e rruazor\u00ebve e ndajm\u00eb sipas klasave:<br \/>\n\u02d7 Peshqit: Dominojn\u00eb krapi, m\u00eblyshi, ngjala e n\u00eb periudh\u00ebn e ver\u00ebs edhe qefulli e levreku. Pas viteve 1980 ka shtim t\u00eb madh t\u00eb karasit.<br \/>\n\u02d7 Amfib\u00ebt: prej tyre ka pak lloje dhe jan\u00eb Bretkosa Ballkanike dhe Thith\u00eblopa e Bretkosa e Gjelb\u00ebr.<br \/>\n\u02d7 Zvarranik\u00ebt: me gjymtyr\u00eb (Hardhuca e Gjelb\u00ebr apo Zhapiku dhe Hardhuca e zakonshme); pa gjymtyr\u00eb (Gjarpri i ujit, i gardhit, Rr\u00ebshaja e N\u00ebp\u00ebrka apo Skrapthi).<br \/>\n\u02d7 Shpend\u00ebt k\u00ebtu jan\u00eb shtegtar\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm. Shtegtar\u00eb: Dall\u00ebndyshja, Lejleku, Pata e Eg\u00ebr, Rosa e Eg\u00ebr; t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm: Skifter\u00ebt, Sorra, Laraska, Harabeli, Trumcaku, Qyqja, Kukuvajka.<br \/>\n\u02d7 Gjitar\u00ebt: Grabitqar\u00eb (mishngr\u00ebn\u00ebs) jan\u00eb Ujku, Dhelpra, Nusja e Lal\u00ebs (Bukla), Lund\u00ebrza (n\u00eb uj\u00eb); Barngr\u00ebn\u00ebs: Lepuri i eg\u00ebr, Iriqi dhe Miu.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb vend t\u00eb mbylljes: nj\u00eb Fal\u00ebnderim!<\/strong><\/p>\n<p>Nuk ka gj\u00eb m\u00eb bukur besoj, q\u00eb n\u00eb mbyllje t\u00eb k\u00ebsaj p\u00ebrmbledhjeje t\u00eb dh\u00ebnash mbi Krahin\u00ebn e Zadrim\u00ebs, t\u00eb citoj nj\u00eb tekst biblik, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Himn i mrekulluesh\u00ebm fal\u00ebnderimi ndaj Krijuesit t\u00eb Gjith\u00ebsis\u00eb. \u00cbsht\u00eb ftesa q\u00eb t\u00eb gjitha kijesat e Zotit ta fal\u00ebnderojn\u00eb Zotin:<br \/>\n\u201cI bekuar je, o Zot, Hyji i et\u00ebrve tan\u00eb, i lavdish\u00ebm e tejet i lart\u00ebsish\u00ebm n\u00eb shekuj! I bekuar emri shenjt i lavdis\u00eb sate\u2026 I bekuar je, ti q\u00eb shqyrton humnerat e q\u00eb rri mbi kerubin\u00eb, i lavdish\u00ebm e tejet i madh\u00ebruesh\u00ebm n\u00eb shekuj! I bekuar je n\u00eb kup\u00ebn qiellore, i lavdish\u00ebm e i madh\u00ebruesh\u00ebm n\u00eb shekuj! Bekojeni, t\u00eb gjitha veprat e Zotit, Zotin, l\u00ebvdojeni dhe madh\u00ebrojeni n\u00eb shekuj! Bekojeni, o qiej, Zotin, l\u00ebvdojeni dhe madh\u00ebrojeni n\u00eb shekuj! Bekojeni, engj\u00ebjt e Zotit, Zotin, l\u00ebvdojeni e madh\u00ebrojeni n\u00eb shekuj! Uj\u00ebra q\u00eb jeni p\u00ebrmbi qiell, bekojeni Zotin, l\u00ebvdojeni e madh\u00ebrojeni n\u00eb shekuj! T\u00eb gjitha ju, o fuqi, bekojeni Zotin, l\u00ebvdojeni e madh\u00ebrojeni n\u00eb shekuj! Diell e h\u00ebn\u00eb, bekojeni Zotin, l\u00ebvdojeni e madh\u00ebrojeni n\u00eb shekuj! Yjet e qiellit, bekojeni Zotin, l\u00ebvdojeni e madh\u00ebrojeni n\u00eb shekuj! T\u00eb gjitha shirat e vesa, bekojeni Zotin, l\u00ebvdojeni e madh\u00ebrojeni n\u00eb shekuj! T\u00eb gjitha ju, o er\u00ebra, bekojeni Zotin, l\u00ebvdojeni e madh\u00ebrojeni n\u00eb shekuj! Zjarr e vap\u00eb, bekojeni Zotin, l\u00ebvdojeni e madh\u00ebrojeni n\u00eb shekuj! Acar e vap\u00eb, bekojeni Zotin, l\u00ebvdojeni e bekojeni n\u00eb shekuj! Ves\u00eb e brym\u00eb, bekojeni Zotin, l\u00ebvdojeni e madh\u00ebrojeni n\u00eb shekuj! Akull e ceg\u00ebm, bekojeni Zotin, l\u00ebvdojeni e madh\u00ebrojeni n\u00eb shekuj! Breshra e bora, bekojeni Zotin, l\u00ebvdojeni e madh\u00ebrojeni n\u00eb shekuj! Net e dit\u00eb, bekojeni Zotin, l\u00ebvdojeni e madh\u00ebrojeni n\u00eb shekuj! Drit\u00eb e err\u00ebsir\u00eb, bekojeni Zotin, l\u00ebvdojeni e madh\u00ebrojeni n\u00eb shekuj! Vet\u00ebtima e re, bekojeni Zotin, l\u00ebvdojeni e madh\u00ebrojeni n\u00eb shekuj! Toka e bekoft\u00eb Zotin, e l\u00ebvdoft\u00eb dhe e madh\u00ebroft\u00eb n\u00eb shekuj! Bekojeni, o male e kodra, Zotin, l\u00ebvdojeni e madh\u00ebrojeni n\u00eb shekuj! Bekojeni Zotin, t\u00eb gjitha bim\u00ebsit\u00eb e tok\u00ebs, l\u00ebvdojeni e madh\u00ebrojeni n\u00eb shekuj! Dete e lumenj, bekojeni Zotin, l\u00ebvdojeni e madh\u00ebrojeni n\u00eb shekuj! Bekojeni, burime, Zotin, l\u00ebvdojeni e madh\u00ebrojeni n\u00eb shekuj! P\u00ebrbind\u00ebsh e gjith\u00e7ka l\u00ebviz n\u00eb uj\u00ebra, bekojeni Zotin, l\u00ebvdojeni e madh\u00ebrojeni n\u00eb shekuj! T\u00eb gjith\u00eb shpend\u00ebt e qiellit, bekojeni Zotin, l\u00ebvdojeni e madh\u00ebrojeni n\u00eb shekuj! Kafsh\u00eb t\u00eb egra e sht\u00ebpiake, bekojeni Zotin, l\u00ebvdojeni e madh\u00ebrojeni n\u00eb shekuj! Bijt\u00eb e njeriut, bekojeni Zotin, l\u00ebvdojeni e madh\u00ebrojeni n\u00eb shekuj! Bekoje, o Izrael, Zotin, l\u00ebvdojeni e madh\u00ebrojeni n\u00eb shekuj! Prift\u00ebrinjt\u00eb e Zotit, bekojeni Zotin, l\u00ebvdojeni e madh\u00ebrojeni n\u00eb shekuj! Sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e Zotit, bekojeni Zotin, l\u00ebvdojeni e madh\u00ebrojeni n\u00eb shekuj! Shpirtra e frym\u00eb t\u00eb t\u00eb drejt\u00ebve, bekojeni Zotin, l\u00ebvdojeni e madh\u00ebrojeni n\u00eb shekuj! Shenjt\u00ebr e t\u00eb p\u00ebrvuajtur n\u00eb zem\u00ebr, bekojeni Zotin, l\u00ebvdojeni e madh\u00ebrojeni n\u00eb shekuj! Anani, Azari, Misael, bekojeni Zotin, l\u00ebvdojeni e madh\u00ebrojeni n\u00eb shekuj! Sepse Ai na shp\u00ebtoi nga N\u00ebntoka, na nxori nga pushteti i vdekjes, na liroi nga furra e skuqur, na shp\u00ebtoi nga mesi i flak\u00ebve! Fal\u00ebnderojeni Zotin, sepse \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb, sepse e amshueshme \u00ebsht\u00eb dashuria e tij! T\u00eb gjith\u00eb ju q\u00eb e druani Zotin, bekojeni Hyjin e hyjnive, l\u00ebvdojeni e fal\u00ebnderojeni, sepse e amshueshme \u00ebsht\u00eb dashuria e tij!\u201d. (Danieli 3, 52. 55\u02d790).<\/p>\n<p><strong>Nikolin Sh. L\u00ebmezhi<\/strong><br \/>\n<em>V\u00ebllaz\u00ebria Jeruzalemi i Ri <\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cKurse Atdheu yn\u00eb \u00ebsht\u00eb qielli, nga presim se vjen si Sh\u00eblbues Jezu Krishti Zot\u201d. (Fil. 3, 20) Disa t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb p\u00ebrgjithshme Zona e Zadrim\u00ebs shtrihet n\u00eb veri t\u00eb qytetit t\u00eb Lezh\u00ebs dhe, sipas historian\u00ebve, fillon tek ura \u201cPlak Gjon\u201d posht\u00eb fshatit M\u00ebrqi dhe shkon deri n\u00eb malin e Zadej\u00ebs. Sidoqoft\u00eb, kufiri verior nuk duhet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":29249,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-29248","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Zadrima, vendlindja ime - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/zadrima-vendlindja-ime\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Zadrima, vendlindja ime - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"\u201cKurse Atdheu yn\u00eb \u00ebsht\u00eb qielli, nga presim se vjen si Sh\u00eblbues Jezu Krishti Zot\u201d. (Fil. 3, 20) Disa t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb p\u00ebrgjithshme Zona e Zadrim\u00ebs shtrihet n\u00eb veri t\u00eb qytetit t\u00eb Lezh\u00ebs dhe, sipas historian\u00ebve, fillon tek ura \u201cPlak Gjon\u201d posht\u00eb fshatit M\u00ebrqi dhe shkon deri n\u00eb malin e Zadej\u00ebs. Sidoqoft\u00eb, kufiri verior nuk duhet [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/zadrima-vendlindja-ime\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-04-24T20:52:17+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/zadrima.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"310\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/zadrima-vendlindja-ime\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/zadrima-vendlindja-ime\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Zadrima, vendlindja ime\",\"datePublished\":\"2018-04-24T20:52:17+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/zadrima-vendlindja-ime\\\/\"},\"wordCount\":2394,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/zadrima-vendlindja-ime\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/04\\\/zadrima.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/zadrima-vendlindja-ime\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/zadrima-vendlindja-ime\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/zadrima-vendlindja-ime\\\/\",\"name\":\"Zadrima, vendlindja ime - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/zadrima-vendlindja-ime\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/zadrima-vendlindja-ime\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/04\\\/zadrima.jpg\",\"datePublished\":\"2018-04-24T20:52:17+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/zadrima-vendlindja-ime\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/zadrima-vendlindja-ime\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/zadrima-vendlindja-ime\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/04\\\/zadrima.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/04\\\/zadrima.jpg\",\"width\":600,\"height\":310},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/zadrima-vendlindja-ime\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Zadrima, vendlindja ime\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Zadrima, vendlindja ime - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/zadrima-vendlindja-ime\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Zadrima, vendlindja ime - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"\u201cKurse Atdheu yn\u00eb \u00ebsht\u00eb qielli, nga presim se vjen si Sh\u00eblbues Jezu Krishti Zot\u201d. (Fil. 3, 20) Disa t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb p\u00ebrgjithshme Zona e Zadrim\u00ebs shtrihet n\u00eb veri t\u00eb qytetit t\u00eb Lezh\u00ebs dhe, sipas historian\u00ebve, fillon tek ura \u201cPlak Gjon\u201d posht\u00eb fshatit M\u00ebrqi dhe shkon deri n\u00eb malin e Zadej\u00ebs. Sidoqoft\u00eb, kufiri verior nuk duhet [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/zadrima-vendlindja-ime\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-04-24T20:52:17+00:00","og_image":[{"width":600,"height":310,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/zadrima.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/zadrima-vendlindja-ime\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/zadrima-vendlindja-ime\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Zadrima, vendlindja ime","datePublished":"2018-04-24T20:52:17+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/zadrima-vendlindja-ime\/"},"wordCount":2394,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/zadrima-vendlindja-ime\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/zadrima.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/zadrima-vendlindja-ime\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/zadrima-vendlindja-ime\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/zadrima-vendlindja-ime\/","name":"Zadrima, vendlindja ime - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/zadrima-vendlindja-ime\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/zadrima-vendlindja-ime\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/zadrima.jpg","datePublished":"2018-04-24T20:52:17+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/zadrima-vendlindja-ime\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/zadrima-vendlindja-ime\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/zadrima-vendlindja-ime\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/zadrima.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/zadrima.jpg","width":600,"height":310},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/zadrima-vendlindja-ime\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Zadrima, vendlindja ime"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29248","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29248"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29248\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/29249"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29248"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29248"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29248"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}