{"id":29645,"date":"2018-05-06T07:23:43","date_gmt":"2018-05-06T06:23:43","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=29645"},"modified":"2018-05-06T08:05:56","modified_gmt":"2018-05-06T07:05:56","slug":"e-majta-kosovare-ne-200-vjetorin-e-marksit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/e-majta-kosovare-ne-200-vjetorin-e-marksit\/","title":{"rendered":"E majta kosovare n\u00eb 200 vjetorin e Marksit"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/m.gazetaexpress.com\/intervista\/e-majta-kosovare-ne-200-vjetorin-e-marksit-532789\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">GAZETAEXPRESS<\/a>, <em>05 Maj 2018<\/em><\/p>\n<p><strong><em>Intervist\u00eb me Blerim Latifin, profesor i filozofis\u00eb politike n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs<\/em><\/strong><\/p>\n<p><em>Sot \u00ebsht\u00eb 200 vjetori i lindjes s\u00eb Karl Marksit, filozofit t\u00eb famsh\u00ebm gjerman, emri dhe idet\u00eb e t\u00eb cilit z\u00ebn\u00eb nj\u00eb vend q\u00ebndror n\u00eb debatin e madh ideologjik bot\u00ebror nga gjysma e dyt\u00eb e shekullit XIX dhe p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb shekullit XX. \u00e7far\u00eb kuptimi kan\u00eb sot p\u00ebr bot\u00ebn bash\u00ebkohore Marksi dhe idet\u00eb e tij?<\/em><\/p>\n<p><strong>Latifi<\/strong>: Me aq sa pash\u00eb n\u00eb media ky p\u00ebrvjetor nuk ka nxitur ndonj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr Marksin. Dy ngjarjet kryesore t\u00eb organizuara p\u00ebr sh\u00ebnimin t\u00eb k\u00ebtij p\u00ebrvjetori ishin ngritja e nj\u00eb shtatoreje t\u00eb Marksit n\u00eb qytetin e tij t\u00eb lindjes, n\u00eb Trier t\u00eb Gjermanis\u00eb, dhe nj\u00eb mbledhje e qeveris\u00eb kineze, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u vler\u00ebsua lart ndikimi i filozofis\u00eb s\u00eb Marksit n\u00eb rrjedhat e historis\u00eb moderne. Natyrisht, qytetar\u00ebt e Trierit jan\u00eb nisur nga ideja p\u00ebr t\u00eb nderuar bashk\u00ebqytetarin e tyre, fal\u00eb t\u00eb cilit qyteti i tyre \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i famsh\u00ebm, nd\u00ebrsa Partia Komuniste Kineze kuptohet q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb jehon\u00eb k\u00ebtij p\u00ebrvjetori p\u00ebr shkak se kjo parti, q\u00eb ka pushtetin n\u00eb Kin\u00eb, ende formalisht e konsideron Kin\u00ebn si vend komunist t\u00eb bazuar n\u00eb teorit\u00eb marksiste, \u00e7far\u00eb n\u00eb fakt nuk q\u00ebndron fare.\u00a0Kina sot nominalisht \u00ebsht\u00eb vend komunist, politikisht \u00ebsht\u00eb vend autoritar dhe ekonomikisht vend kapitalist.<\/p>\n<p><em>\u00c7far\u00eb paraqet sot Marksizmi?<\/em><\/p>\n<p><em>S\u00eb pari<\/em> nj\u00eb kapitull t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb historin\u00eb intelektuale t\u00eb njer\u00ebzimit dhe at\u00eb q\u00eb quhet histori e filozofis\u00eb. <em>S\u00eb dyti<\/em>, marksizmi p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb faktor t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb rrjedhat e historis\u00eb politike dhe ideologjike t\u00eb shekullit fundit, por q\u00eb tani \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm histori e p\u00ebrfunduar. <em>S\u00eb treti<\/em>, marksizmi si dogm\u00eb filozofike dhe projekt politik gjithsesi q\u00eb ka marr\u00eb fund.\u00a0<em>S\u00eb kat\u00ebrti<\/em>, n\u00ebse sot ka di\u00e7ka brenda marksizmit q\u00eb ende mund t\u00eb merret seriozisht \u00ebsht\u00eb marksizmi i kuptuar si metod\u00eb e analiz\u00ebs sociale. N\u00eb terma medicinal\u00eb kjo do t\u00eb thot\u00eb se shoq\u00ebris\u00eb bashk\u00ebkohore ende ka hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb nj\u00eb diagnoz\u00eb marksiste, por jo edhe p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb receta marksiste p\u00ebr problemet e saj.<\/p>\n<p><em>\u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb sot t\u00eb jesh\u00eb marksist?<\/em><\/p>\n<p><strong>Latifi<\/strong>: Varet se nga cili rrafsh b\u00ebhet deklarimi i t\u00eb qenit marksist. N\u00ebse deklarohesh marksist n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e analiz\u00ebs sociologjike, e pse jo edhe analiz\u00ebs ekonomike, kjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb pozicion relevant n\u00eb debatin akademik mbi interpretimin e shoq\u00ebris\u00eb bashk\u00ebkohore. N\u00ebse deklarohesh marksist n\u00eb praktik\u00ebn politike, kjo tregon se ke marr\u00eb nj\u00eb pozicion anakronik, p\u00ebr arsyen e qart\u00eb se komunizmi si ideologji dhe si alternativ\u00eb politike dhe ekonomike ka dal\u00eb jasht\u00eb loj\u00ebs s\u00eb realitetit politik p\u00ebr shkak t\u00eb defekteve t\u00eb tij dhe nuk shihet askund asnj\u00eb shenj\u00eb se ka gjasa q\u00eb t\u00eb kthehet s\u00ebrisht n\u00eb loj\u00eb. Kur u shfaq kriza financiare globale pas vitit 2008, nga shum\u00eb kush, u paralajm\u00ebrua edhe ringjallja e marksizmit dhe e t\u00eb majt\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebr librari u shfaqen s\u00ebrish tekstet e Marksit dhe nostalgjik\u00ebt e komunizmit filluan t\u00eb p\u00ebrgadit\u00ebn p\u00ebr dram\u00ebn e re revolucionare q\u00eb po vinte. Filluan t\u00eb d\u00ebgjohen edhe z\u00ebrat e marksist\u00ebve t\u00eb fundit, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb duke i kaluar vitet e pleq\u00ebris\u00eb n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e pleqve t\u00eb Per\u00ebndimit, por n\u00eb fund, dhe shpejt, erdhi zhg\u00ebnjimi. Kriza e 2008 nuk nxiti ringjalljen e t\u00eb majt\u00ebs, por ngritjen e populizmit t\u00eb djatht\u00eb, ngritje e cila ende \u00ebsht\u00eb duke vazhduar. Gjithkund e majta \u00ebsht\u00eb n\u00eb defanziv\u00eb, e dezorientuar dhe pa ide, kryesisht e brengosur p\u00ebr shkurtimet e benefiteve t\u00eb shtetit social, si pasoj\u00eb e kriz\u00ebs. Kjo i jep t\u00eb drejt\u00eb filozofit gjerman <em>Jan Werner M\u00fcller<\/em>, i cili thot\u00eb se marksizmi si gjuh\u00eb e protest\u00ebs dhe kund\u00ebrshtimit ka marr\u00eb fund. Sot, ata q\u00eb protestojn\u00eb, q\u00eb shprehin mllef ose urrejtje p\u00ebrdorin gjuh\u00eb tjet\u00ebr, t\u00eb tjer\u00eb terma dhe t\u00eb tjera mite.<\/p>\n<p>Mendimtari francez <em>Pierre-Andre Taguieff<\/em>, para disa vitesh, pat th\u00ebn\u00eb se marksizmi ka qen\u00eb islami i shekullit XX, nd\u00ebrsa islami \u00ebsht\u00eb marksizmi i shekullit XXI. Ideja e tij \u00ebsht\u00eb se n\u00ebse dje ishte marksizmi ai q\u00eb artikulonte zem\u00ebrimin e njer\u00ebzve n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, sot k\u00ebt\u00eb pun\u00eb \u00ebsht\u00eb duke e b\u00ebr\u00eb islami radikal. Me gjas\u00eb nuk ka t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb parashikim. Islami radikal \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr arkaik p\u00ebr t\u00eb prodhuar alternativ\u00eb reale ndaj bot\u00ebs bashk\u00ebkohore dhe k\u00ebt\u00eb m\u00eb se miri \u00ebsht\u00eb duke e kuptuar Princi i Kuror\u00ebs Mbret\u00ebrore n\u00eb Arabin\u00eb Saudite, Muhamed Bin Salman, q\u00eb s\u00eb fundi ka filluar nj\u00eb kurs serioz t\u00eb reformave moderne n\u00eb shtetin e tij, n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb plot\u00eb me ideologjin\u00eb salafiste, e cila \u00ebsht\u00eb frym\u00ebzuesi kryesor i terrorizmit t\u00eb sot\u00ebm.<\/p>\n<p><em>Ju that\u00eb se e majta sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb defanziv\u00eb, e dezorientuar dhe pa ide, por, nd\u00ebrkaq, kur vjen puna tek ne duket se kemi nj\u00eb ringjallje t\u00eb ideve politike t\u00eb majta. Aktualisht n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs kemi tri parti q\u00eb deklarohen parti t\u00eb majta, L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje!, Nism\u00ebn Socialdemokratike t\u00eb Limajt dhe grupin e deputet\u00ebve t\u00eb pavarur, q\u00eb tani jan\u00eb duke u bashkuar me Partin\u00eb Socialdemokrate t\u00eb Kaqusha Jasharit.<\/em><\/p>\n<p><strong>Latifi<\/strong>: Raymond Aron e thot\u00eb nj\u00eb gj\u00eb esenciale p\u00ebr partit\u00eb politike. Ato duhet t\u2019i gjykojm\u00eb nga ajo q\u00eb b\u00ebjn\u00eb, jo nga ajo q\u00eb thon\u00eb. Vet\u00ebvendosje m\u00eb veprimet e saj dallon si nata me dit\u00ebn nga Socialdemokracia. Socialdemokracia, minimalisht, do t\u00eb thot\u00eb ta respektosh parlamentarizmin e jo ta dhunosh at\u00eb. Socialdemokraci do t\u00eb thot\u00eb gjuh\u00eb e kompromisit e konsensusit, e jo ekskluziviz\u00ebm dogmatik, i cili \u00ebsht\u00eb mosgadishm\u00ebria e plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb pranuar dialogun dhe marr\u00ebveshjen me kund\u00ebrshtarin.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket Grupit t\u00eb Deputet\u00ebve t\u00eb Pavarur ata kan\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb Deklarat\u00eb t\u00eb Parimeve, e cila me sa duket \u00ebsht\u00eb shkruar n\u00ebn efektin e leximit t\u00eb ndonj\u00eb broshure teorike t\u00eb socialdemokracis\u00eb, nd\u00ebrsa kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr Nism\u00ebn Socialdemokratike t\u00eb Limajt nuk besoj se p\u00ebrve\u00e7 Jakup Krasniqit dhe Bilall Sherifit dikush tjet\u00ebr aty i merr serozisht parimet ideologjike t\u00eb socialdemokracis\u00eb. Por ky nuk \u00ebsht\u00eb problemi themelor me sociademokracin\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Socialdemokracia presupozon kapitalizmin e zhvilluar, detyrimin e tij p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb solidar me ata q\u00eb i ka p\u00ebrjashtuar logjika e tij e tregut.<\/p>\n<p>Ky solidaritet arrihet r\u00ebndom p\u00ebrmes politikave t\u00eb taksave dhe programeve mir\u00ebqenies sociale, por si ja b\u00ebn n\u00eb situatat kur nuk ke kapitaliz\u00ebm t\u00eb zhvilluar, kur nuk ke rritje ekonomike dhe pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi kryesor \u00ebsht\u00eb shteti me burokracin\u00eb e tij. Nuk ka socialdemokraci aty ku t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb varf\u00ebr, nd\u00ebrsa bizneseve t\u00eb pakta t\u00eb m\u00ebdha u varet profiti nga lidhjet me qeverin\u00eb. Situata n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb pak a shum\u00eb e till\u00eb. Pa u zhvilluar ekonomia, pa pasur rritje ekonomike, shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se kjo q\u00eb kemi sot, nuk mund t\u00eb ket\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr socialdemokraci reale n\u00eb Kosov\u00eb. Mund t\u00eb ket\u00eb vet\u00ebm fjal\u00eb t\u00eb bukura, q\u00eb gjithsesi mbesin boshe n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs.<\/p>\n<p><em>Sipas jush kjo do t\u00eb thot\u00eb se ne jemi t\u00eb detyruar t\u00eb ndjekim nj\u00eb kurs politik t\u00eb djatht\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><strong>Latifi<\/strong>: K\u00ebt\u00eb kurs e kan\u00eb vendosur n\u00eb Kosov\u00ebs vendet per\u00ebndimore menj\u00ebher\u00eb pas luft\u00ebs. Partit\u00eb politike n\u00eb Kosov\u00eb e kan\u00eb pranuar k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, p\u00ebrjashto Vet\u00ebvendosjen, e cila ka tentuar ta ndryshoj k\u00ebt\u00eb kurs por pa sukses. Nga kjo pik\u00ebpamje t\u00eb gjitha k\u00ebto parti jan\u00eb t\u00eb djathta, p\u00ebrjashto Vet\u00ebvendosjen.<\/p>\n<p><em>N\u00eb fakt PDK-ja n\u00eb fillim kur u themelua kishte shfaqur orientim t\u00eb majt\u00eb, marr\u00eb parasysh edhe faktin se shumica e themeluesve t\u00eb saj ishin pjes\u00eb e LPK-s\u00eb, nj\u00eb l\u00ebvizje e koh\u00ebs s\u00eb ilegalitetit, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn predominonte nj\u00eb frym\u00eb majtiste.<\/em><\/p>\n<p><strong>Latifi<\/strong>: Po kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, por gradualisht PDK-ja e ka l\u00ebvizur nga e majta drejt t\u00eb djatht\u00ebs. Shikoni nj\u00eb situat\u00eb interesante : momenti kur ngrihet Vet\u00ebvendosja \u00ebsht\u00eb momenti kur PDK-ja e ka braktisur frym\u00ebn e LPK-s\u00eb. Kjo frym\u00eb e braktisur p\u00ebrvet\u00ebsohet nga Vet\u00ebvendosja, e cila k\u00ebsisoj b\u00ebhet nj\u00eb lloj imitimi i LPK-s\u00eb n\u00eb kushtet e pasluft\u00ebs. Nuk \u00ebsht\u00eb e rastit q\u00eb lpkist\u00ebt e larguar nga PDK-ja pothuajse t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb Vet\u00ebvendosje.<\/p>\n<p><em>N\u00eb koh\u00ebn kur PDK-ja b\u00ebri ndryshimin ideologjik nga parti e majt\u00eb n\u00eb parti t\u00eb djatht\u00eb, ajo doli me slloganin e famsh\u00ebm \u201cFamilja, Prona, Shteti\u201d, p\u00ebr t\u00eb shprehur si duket iden\u00eb e k\u00ebtij ndryshimi.<\/em><\/p>\n<p><strong>Latifi<\/strong>: Ai sllogan ka qen\u00eb katastrofal!<\/p>\n<p><em>Pse?<\/em><\/p>\n<p><strong>Latifi<\/strong>: N\u00eb nj\u00eb vend ku idet\u00eb konservatore britantike nuk i kupton pothuajse askush, nj\u00eb sllogan i till\u00eb i ka t\u00eb gjitha gjasat q\u00eb t\u00eb kuptohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb abuzive si nj\u00eb thirrje q\u00eb shteti t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr interesat e familjes t\u00ebnde dhe pasurimin vetjak. Konsideroj se PDK-ja ia ka par\u00eb sherrin k\u00ebtij sllogani. Poashtu besoj se leksioni p\u00ebrkat\u00ebs nga ky gabim \u00ebsht\u00eb marr\u00eb dhe tani ekziston mund\u00ebsia t\u00eb nd\u00ebrtohet nj\u00eb identitet serioz i djatht\u00eb i PDK-s\u00eb n\u00ebn drejtimin e kryetarit Veseli.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>GAZETAEXPRESS, 05 Maj 2018 Intervist\u00eb me Blerim Latifin, profesor i filozofis\u00eb politike n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs Sot \u00ebsht\u00eb 200 vjetori i lindjes s\u00eb Karl Marksit, filozofit t\u00eb famsh\u00ebm gjerman, emri dhe idet\u00eb e t\u00eb cilit z\u00ebn\u00eb nj\u00eb vend q\u00ebndror n\u00eb debatin e madh ideologjik bot\u00ebror nga gjysma e dyt\u00eb e shekullit XIX dhe p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-29645","post","type-post","status-publish","format-standard","category-intervista"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>E majta kosovare n\u00eb 200 vjetorin e Marksit - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/e-majta-kosovare-ne-200-vjetorin-e-marksit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"E majta kosovare n\u00eb 200 vjetorin e Marksit - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"GAZETAEXPRESS, 05 Maj 2018 Intervist\u00eb me Blerim Latifin, profesor i filozofis\u00eb politike n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs Sot \u00ebsht\u00eb 200 vjetori i lindjes s\u00eb Karl Marksit, filozofit t\u00eb famsh\u00ebm gjerman, emri dhe idet\u00eb e t\u00eb cilit z\u00ebn\u00eb nj\u00eb vend q\u00ebndror n\u00eb debatin e madh ideologjik bot\u00ebror nga gjysma e dyt\u00eb e shekullit XIX dhe p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/e-majta-kosovare-ne-200-vjetorin-e-marksit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-05-06T06:23:43+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2018-05-06T07:05:56+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/fjala_e_lire.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"300\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"100\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/e-majta-kosovare-ne-200-vjetorin-e-marksit\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/e-majta-kosovare-ne-200-vjetorin-e-marksit\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"E majta kosovare n\u00eb 200 vjetorin e Marksit\",\"datePublished\":\"2018-05-06T06:23:43+00:00\",\"dateModified\":\"2018-05-06T07:05:56+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/e-majta-kosovare-ne-200-vjetorin-e-marksit\\\/\"},\"wordCount\":1581,\"commentCount\":0,\"articleSection\":[\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/e-majta-kosovare-ne-200-vjetorin-e-marksit\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/e-majta-kosovare-ne-200-vjetorin-e-marksit\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/e-majta-kosovare-ne-200-vjetorin-e-marksit\\\/\",\"name\":\"E majta kosovare n\u00eb 200 vjetorin e Marksit - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2018-05-06T06:23:43+00:00\",\"dateModified\":\"2018-05-06T07:05:56+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/e-majta-kosovare-ne-200-vjetorin-e-marksit\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/e-majta-kosovare-ne-200-vjetorin-e-marksit\\\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/e-majta-kosovare-ne-200-vjetorin-e-marksit\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"E majta kosovare n\u00eb 200 vjetorin e Marksit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"E majta kosovare n\u00eb 200 vjetorin e Marksit - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/e-majta-kosovare-ne-200-vjetorin-e-marksit\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"E majta kosovare n\u00eb 200 vjetorin e Marksit - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"GAZETAEXPRESS, 05 Maj 2018 Intervist\u00eb me Blerim Latifin, profesor i filozofis\u00eb politike n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs Sot \u00ebsht\u00eb 200 vjetori i lindjes s\u00eb Karl Marksit, filozofit t\u00eb famsh\u00ebm gjerman, emri dhe idet\u00eb e t\u00eb cilit z\u00ebn\u00eb nj\u00eb vend q\u00ebndror n\u00eb debatin e madh ideologjik bot\u00ebror nga gjysma e dyt\u00eb e shekullit XIX dhe p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/e-majta-kosovare-ne-200-vjetorin-e-marksit\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-05-06T06:23:43+00:00","article_modified_time":"2018-05-06T07:05:56+00:00","og_image":[{"width":300,"height":100,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/fjala_e_lire.png","type":"image\/png"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/e-majta-kosovare-ne-200-vjetorin-e-marksit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/e-majta-kosovare-ne-200-vjetorin-e-marksit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"E majta kosovare n\u00eb 200 vjetorin e Marksit","datePublished":"2018-05-06T06:23:43+00:00","dateModified":"2018-05-06T07:05:56+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/e-majta-kosovare-ne-200-vjetorin-e-marksit\/"},"wordCount":1581,"commentCount":0,"articleSection":["Intervista"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/e-majta-kosovare-ne-200-vjetorin-e-marksit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/e-majta-kosovare-ne-200-vjetorin-e-marksit\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/e-majta-kosovare-ne-200-vjetorin-e-marksit\/","name":"E majta kosovare n\u00eb 200 vjetorin e Marksit - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"datePublished":"2018-05-06T06:23:43+00:00","dateModified":"2018-05-06T07:05:56+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/e-majta-kosovare-ne-200-vjetorin-e-marksit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/e-majta-kosovare-ne-200-vjetorin-e-marksit\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/e-majta-kosovare-ne-200-vjetorin-e-marksit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"E majta kosovare n\u00eb 200 vjetorin e Marksit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29645","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29645"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29645\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29645"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29645"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29645"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}