{"id":30012,"date":"2018-05-19T03:02:05","date_gmt":"2018-05-19T01:02:05","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=30012"},"modified":"2018-05-19T03:15:57","modified_gmt":"2018-05-19T01:15:57","slug":"jemi-shoqeria-e-frikes-analiza-e-psikiatrit-te-njohur-per-boten-sot","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/jemi-shoqeria-e-frikes-analiza-e-psikiatrit-te-njohur-per-boten-sot\/","title":{"rendered":"\u201cJemi shoq\u00ebria e frik\u00ebs\u201d. Analiza e psikiatrit t\u00eb njohur p\u00ebr bot\u00ebn sot"},"content":{"rendered":"<p><em>Huffington Post<\/em><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" title=\"Vittorino Andreoli\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2018\/vittorino_andreoli.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" align=\"right\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> Psikiatri i njohur <strong>Vittorino Andreoli<\/strong>: \u201c<em>Destruktiviteti, frustrimi dhe pasiguria jan\u00eb karakteristikat e koh\u00ebs ton\u00eb. Jemi shoq\u00ebria e frik\u00ebs dhe dominon kultura e armikut<\/em>\u201d<\/p>\n<p>\u201c<em>Jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb dominuar nga frustrimet. Ndjesia mbizot\u00ebruese \u00ebsht\u00eb ajo e ndodhjes n\u00eb nj\u00eb mjedis, ku ndjehesh i p\u00ebrjashtuar, ndjehesh i pasigurt, ke frik\u00eb. Akumulohet k\u00ebshtu frustrimi, q\u00eb m\u00eb pas shnd\u00ebrrohet n\u00eb zem\u00ebrim. Dhe e dini se ku t\u00eb \u00e7on zem\u00ebrimi? T\u00eb \u00e7on tek d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb shqyer gjith\u00e7ka. Koha jon\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e dhunshme, \u00ebsht\u00eb destruktive<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Vittorino Andreoli, psikiat\u00ebr i njohur dhe shkrimtar prodhimtar, reflekton k\u00ebshtu mbi bashk\u00ebkoh\u00ebsin\u00eb dhe mbi njeriun. E b\u00ebn n\u00eb romanin e tij t\u00eb fundit, i paraqitur n\u00eb Sallonin e Librit n\u00eb Torino, \u201c<em>Il silenzio delle pietre<\/em>\u201d (sht\u00ebpia botuese Rizzoli, fq. 328).<\/p>\n<p>\u201c<em>Nuk besoj n\u00eb ndarjen kategorike midis romaneve dhe eseve<\/em>\u201d, specifikon ai. Jo rast\u00ebsisht, libri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb narrativ\u00eb e gjat\u00eb e vendosur n\u00eb vitin 2028: koh\u00ebt nuk jan\u00eb m\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat, njeriu nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lir\u00eb t\u00eb zgjedh\u00eb, por ka vet\u00ebm opsionin e bekuar t\u00eb m\u00ebrgimit. Q\u00eb b\u00ebhet mitik dhe narrative, kur rezulton vullnetar dhe skocez.<\/p>\n<p>\u201c<em>Protagonisti im, vazhdon Andreoli, arratiset nga gjith\u00e7ka. Arratiset nga zhurmat, nga interneti, nga bota virtuale q\u00eb e frik\u00ebson dhe i ha koh\u00ebn, duke e penguar q\u00eb t\u00eb mendoj\u00eb. Arratiset n\u00eb nj\u00eb vend ku njeriu nuk \u00ebsht\u00eb akoma. Zgjedh nj\u00eb gji t\u00eb mrekulluesh\u00ebm, n\u00eb natyr\u00eb, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga kjo shoq\u00ebria e jon\u00eb e t\u00eb frustruarve<\/em>\u201d.<\/p>\n<p><strong>Keni folur p\u00ebr dhun\u00eb dhe p\u00ebr destruktivitet. \u00c7far\u00eb ndryshimi ka?<\/strong><\/p>\n<p>Dhuna \u00ebsht\u00eb e finalizuar q\u00eb t\u2019u shkaktoj\u00eb d\u00ebm t\u00eb tjer\u00ebve. Njeriu \u00ebsht\u00eb xheloz, pasi \u00ebsht\u00eb dikush q\u00eb i ka marr\u00eb objektin e dashuris\u00eb, dhe hakmerret dhunsh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb: e vret. Por, me realizimin e k\u00ebtij q\u00ebllimi, dhuna bie.<\/p>\n<p><strong>Po destruktiviteti?<\/strong><\/p>\n<p>Destruktiviteti \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt tendenca p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb d\u00ebm jo vet\u00ebm t\u00eb tjer\u00ebve, por edhe vet\u00ebvetes. Vriten bashk\u00ebshorte, f\u00ebmij\u00eb dhe pastaj vritet vetja. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb apokalips i vog\u00ebl dhe \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i shpesht\u00eb n\u00eb familjet e sotme.<\/p>\n<p><strong>Po jetojm\u00eb nj\u00eb koh\u00eb destruktive edhe p\u00ebr politik\u00ebn?<\/strong><\/p>\n<p>Ekziston d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb luft\u00eb, p\u00ebr t\u00eb maskuar situate personale, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb arm\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ushqyer arsenalet b\u00ebrthamore. Ka atmosfer\u00eb lufte dhe lufta \u00ebsht\u00eb destruktivitet. E theksoj: destruktiviteti \u00ebsht\u00eb karakteristika themelore e koh\u00ebs ton\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Cilat jan\u00eb t\u00eb tjerat?<\/strong><\/p>\n<p>Frustrimi dhe pasiguria. Jemi shoq\u00ebria e frik\u00ebs. Dominon kultura e armikut.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb sjell kjo gj\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Kjo vret shpres\u00ebn e besimin dhe promovon t\u00eb q\u00ebndruarin vet\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Po pastaj?<\/strong><\/p>\n<p>Shiko, ka ekzistuar periudha e arsyes, e iluminist\u00ebve e ideologjive t\u00eb m\u00ebdha, kurse tani\u2026<\/p>\n<p><strong>Tani?<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Tani kemi periudh\u00ebn e budallall\u00ebkut.<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>Pse thoni k\u00ebshtu?<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Sepse qeveris iracionaliteti! Dominon absurdja. Nuk ka sens t\u00eb etik\u00ebs. M\u00eb keq se k\u00ebshtu\u2026 Dhe, si pasoj\u00eb e budallall\u00ebkut, kemi regresin n\u00eb njeriun pulsional.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Kujtoja se i p\u00ebrkisnim homo sapiens sapiens.<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Jo! N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment historik n\u00eb t\u00eb cilin dominon absurdja, ne jemi homo stupidus stupidus stupidus.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebr \u00e7far\u00eb motivi?<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb mendojn\u00eb p\u00ebr veten. Askush nuk mendon se jemi nj\u00eb shtet dhe ky \u00ebsht\u00eb budallall\u00ebku. N\u00eb qoft\u00eb se sot njeriu nuk \u00ebsht\u00eb stupidus, nuk mund t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>Si shp\u00ebtohet nga kjo situat\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Duke b\u00ebr\u00eb si protagonisti i romanit tim, q\u00eb shkon n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb shum\u00eb t\u00eb bukur ku nuk ekzistojn\u00eb komentator\u00eb. Ku nuk ekziston njeriu, gjeneza \u00ebsht\u00eb ndalur n\u00eb dit\u00ebn e pest\u00eb, pasi Ati Yn\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb inteligjent dhe n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb bot\u00ebs nuk e ka b\u00ebr\u00eb njeriun.<\/p>\n<p><strong>Ku p\u00ebrqendrohet budallall\u00ebku sot?<\/strong><\/p>\n<p>Tek pushteti. Pushteti sot \u00ebsht\u00eb prej p\u00ebrkufizimi budalla. Un\u00eb e p\u00ebrdor pushtetin si fjal\u00eb: mundem, pra b\u00ebj. Dhe b\u00ebj sepse mundem. Pushteti \u00ebsht\u00eb aspekti m\u00eb i qart\u00eb i budallall\u00ebkut.<\/p>\n<p><strong>Ju konsideroheni nj\u00eb njeri me pushtet?<\/strong><\/p>\n<p>Jo. Kam shkruar p\u00ebr Askush\u00ebt, ata me a t\u00eb madhe, pasi n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri ka q\u00eb nuk jan\u00eb budallenj dhe k\u00ebta jan\u00eb Askush\u00ebt. Un\u00eb jam askush, pasi nuk kam asnj\u00eb lloj peshe.<\/p>\n<p><strong>Ama ju peshoni\u2026<\/strong><\/p>\n<p>Duke qen\u00eb Askush, nuk duhet t\u00eb pranoj kompromise. Askush \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb, por \u00ebsht\u00eb sikur t\u00eb mos ishte. E dua k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri, at\u00eb t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga persona shum\u00eb t\u00eb bukur, q\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb lloj peshe.<\/p>\n<p><strong>Nuk keni asnj\u00eb lloj peshe, ama \u00ebsht\u00eb dikush, komiku Gene Gnocchi, q\u00eb ju imiton n\u00eb televizion.<\/strong><\/p>\n<p>E kam par\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb. E konsideroj humorizmin dhe ironin\u00eb si mbrojt\u00ebse. I ndihmojn\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb t\u00eb mbijetojn\u00eb. Un\u00eb i dua t\u00eb \u00e7mendurit, e konsideroj \u00e7mendurin\u00eb t\u00eb mrekullueshme, njer\u00ebzore dhe ai q\u00eb kam k\u00ebrkuar gjithmon\u00eb \u00ebsht\u00eb njeriu difektoz. E kam k\u00ebrkuar gjithmon\u00eb me nj\u00eb arm\u00eb: <em>ironin\u00eb<\/em>. Edhe pse nuk e kam takuar ndonj\u00ebher\u00eb, e konsideroj Gene Gnocchi shum\u00eb t\u00eb zotin.<\/p>\n<p><strong>Vite m\u00eb par\u00eb, bashk\u00eb me Andrea Purgatori i b\u00ebt\u00eb nj\u00eb diagnoz\u00eb tashm\u00eb historike vendit ton\u00eb. A mund ta azhurnojm\u00eb k\u00ebt\u00eb diagnoz\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Italia vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar, pasi nuk \u00ebsht\u00eb kuruar kurr\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Po italian\u00ebt?<\/strong><\/p>\n<p>Jemi b\u00ebr\u00eb mazokist\u00eb t\u00eb lumtur: jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrezik konstant dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ekonomik e social, por jemi t\u00eb aft\u00eb q\u00eb t\u00eb d\u00ebfrehemi.<\/p>\n<p><strong>Po pastaj?<\/strong><\/p>\n<p>Jemi t\u00eb frustruar. T\u00eb mbushur plot zem\u00ebrim. Charles Darwin fliste p\u00ebr instinkt, por ne po b\u00ebjm\u00eb regres n\u00eb epok\u00ebn e pulsionalitetit. Shikoni p\u00ebrreth.<\/p>\n<p><strong>E b\u00ebj \u00e7do dit\u00eb\u2026<\/strong><\/p>\n<p>Ja: tashm\u00eb nuk ka etik\u00eb, por ekzistojn\u00eb komitetet e etik\u00ebs. Dominon un-i dhe jo ne-ja. Un\u00eb dua k\u00ebt\u00eb. E dua, e dua, e dua.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, besoni se \u00ebsht\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse rritja e dhun\u00ebs ndaj grave?<\/strong><\/p>\n<p>Nga pik\u00ebpamja antropologjike, gruaja ka qen\u00eb gjithmon\u00eb preja e burrit. Solomoni, q\u00eb ishte urt\u00ebsia e popullit, thoshte: \u201c<em>M\u00eb e tmerrshme se vdekja \u00ebsht\u00eb gruaja, vet\u00ebm burri i frik\u00ebsuar i Zotit mund t\u2019i shp\u00ebtoj\u00eb, nd\u00ebrsa m\u00ebkatari \u00ebsht\u00eb i mundur, i mbaruar<\/em>\u201d.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb ka ndodhur m\u00eb pas?<\/strong><\/p>\n<p>Pastaj ka ardhur Krishti, q\u00eb grat\u00eb i ka respektuar. Ka qen\u00eb kultura ajo q\u00eb me luft\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb vler\u00eb gruas, feminilitetit, rezistenc\u00ebs s\u00eb saj. Por n\u00ebqoft\u00ebse biem tek mashkulli pulsional, at\u00ebhere gruaja kthehet e b\u00ebhet preja.<\/p>\n<p><strong>Dit\u00eb m\u00eb pare, n\u00eb Cannes, 83 aktore kan\u00eb parakaluar n\u00eb heshtje, n\u00eb shenj\u00eb proteste ndaj industris\u00eb kinematografike dhe diskriminimit gjinor. \u00c7far\u00eb mendoni p\u00ebr at\u00eb l\u00ebvizje globale q\u00eb \u00ebsht\u00eb #MeToo dhe p\u00ebr pasojat e pashmangshme, q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb mbi t\u00eb tashmen?<\/strong><\/p>\n<p>Gruaja ka nevoj\u00eb akoma p\u00ebr nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb fort\u00eb. Kujtoj akoma se mora pjes\u00eb n\u00eb marshimin historik t\u00eb grave nga Central Park deri n\u00eb Broadway. Ama sot gruaja nuk duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb gabimin e feminizmit t\u00eb viteve \u201870.<\/p>\n<p><strong>Cilin?<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb p\u00ebrjashtoj\u00eb burrin. Duke qen\u00eb se e ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, nuk ka shans q\u00eb t\u00eb rritet. L\u00ebvizjen, si\u00e7 thoshte ajo gruaja e madhe q\u00eb ishte <em>Ida Magli<\/em>, duhet ta b\u00ebjm\u00eb bashk\u00eb. P\u00ebrndryshe burri do t\u00eb mbes\u00eb kulturalisht i shk\u00ebputur. Do t\u00eb mbes\u00eb nj\u00eb njeri i vog\u00ebl.<\/p>\n<p><strong>Ju si ndjeheni?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb jam nj\u00eb i trishtuar i g\u00ebzuar.<\/p>\n<p><strong>Ma shpjegoni dot m\u00eb mir\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Sot flitet vet\u00ebm p\u00ebr lumturi, por lumturia \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka individuale. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb ndjesi positive, e p\u00eblqyeshme, q\u00eb i p\u00ebrket un-it. Kurse g\u00ebzimi i p\u00ebrket nj\u00eb gjendjeje, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me ne: Un-i bashk\u00eb me tjetrin. Transmetohet dhe p\u00ebrftohet, por ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjithmon\u00eb me nj\u00eb grup. Sot vet\u00ebm budallenjt\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lumtur.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr \u00e7far\u00eb motivi?<\/strong><\/p>\n<p>I p\u00ebrkasim nj\u00eb shoq\u00ebrie mjaft komplekse, sepse nuk merret n\u00eb konsiderat\u00eb gjendja e t\u00eb tjer\u00ebve. Si ia b\u00ebn nj\u00eb njeri t\u00eb jet\u00eb i lumtur, n\u00ebse \u00e7do dit\u00eb sheh t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb vuajn\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Nuk e di.<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb nuk vler\u00ebsoj shum\u00eb persona, por ai burri nga Nazareth, ai Njeriu me <strong>N<\/strong> t\u00eb madhe, ai m\u00ebsonte g\u00ebzimin. Kurse sot gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb ndryshe.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb \u00e7far\u00eb kuptimi?<\/strong><\/p>\n<p>Sot nuk ekzistojn\u00eb m\u00eb padron\u00ebt e tok\u00ebs, t\u00eb imobiliareve, por ata t\u00eb njer\u00ebzimit. I tregon shum\u00eb mir\u00eb <em>Avram Noam Chomsky<\/em>.<\/p>\n<p><strong>Kush jan\u00eb k\u00ebta padron\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Ekonomia varet nga rreth 20 \u2013 25 persona. Pjesa m\u00eb e madhe e Askush\u00ebve mezi e shtyn, nd\u00ebrsa disa nuk din\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb sepse kan\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr shembull?<\/strong><\/p>\n<p>Mark Zuckerberg! Her\u00ebn tjet\u00ebr shikoje mir\u00eb: ka humbur 100 miliard dollar\u00eb n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb. Dhe \u00e7far\u00eb ka th\u00ebn\u00eb? \u201c<em>Nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr mua<\/em>\u201d. Ja, k\u00ebshtu b\u00ebhem i trishtuar dhe pak i zem\u00ebruar. Dhe \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr \u00e7far\u00eb motivi?<\/strong><\/p>\n<p>Sepse deri kur do t\u00eb vazhdoj t\u00eb indinjohem, do t\u00eb vazhdoj t\u00eb shkruaj. \/<a href=\"http:\/\/bota.al\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">bota.al<\/a><\/p>\n<p><em>l.h\/dita<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Huffington Post Psikiatri i njohur Vittorino Andreoli: \u201cDestruktiviteti, frustrimi dhe pasiguria jan\u00eb karakteristikat e koh\u00ebs ton\u00eb. Jemi shoq\u00ebria e frik\u00ebs dhe dominon kultura e armikut\u201d \u201cJetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb dominuar nga frustrimet. Ndjesia mbizot\u00ebruese \u00ebsht\u00eb ajo e ndodhjes n\u00eb nj\u00eb mjedis, ku ndjehesh i p\u00ebrjashtuar, ndjehesh i pasigurt, ke frik\u00eb. Akumulohet k\u00ebshtu frustrimi, q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":30014,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-30012","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>\u201cJemi shoq\u00ebria e frik\u00ebs\u201d. Analiza e psikiatrit t\u00eb njohur p\u00ebr bot\u00ebn sot - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/jemi-shoqeria-e-frikes-analiza-e-psikiatrit-te-njohur-per-boten-sot\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u201cJemi shoq\u00ebria e frik\u00ebs\u201d. Analiza e psikiatrit t\u00eb njohur p\u00ebr bot\u00ebn sot - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Huffington Post Psikiatri i njohur Vittorino Andreoli: \u201cDestruktiviteti, frustrimi dhe pasiguria jan\u00eb karakteristikat e koh\u00ebs ton\u00eb. Jemi shoq\u00ebria e frik\u00ebs dhe dominon kultura e armikut\u201d \u201cJetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb dominuar nga frustrimet. Ndjesia mbizot\u00ebruese \u00ebsht\u00eb ajo e ndodhjes n\u00eb nj\u00eb mjedis, ku ndjehesh i p\u00ebrjashtuar, ndjehesh i pasigurt, ke frik\u00eb. Akumulohet k\u00ebshtu frustrimi, q\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/jemi-shoqeria-e-frikes-analiza-e-psikiatrit-te-njohur-per-boten-sot\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-05-19T01:02:05+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2018-05-19T01:15:57+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/warning_stupidity.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"265\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/jemi-shoqeria-e-frikes-analiza-e-psikiatrit-te-njohur-per-boten-sot\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/jemi-shoqeria-e-frikes-analiza-e-psikiatrit-te-njohur-per-boten-sot\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"\u201cJemi shoq\u00ebria e frik\u00ebs\u201d. Analiza e psikiatrit t\u00eb njohur p\u00ebr bot\u00ebn sot\",\"datePublished\":\"2018-05-19T01:02:05+00:00\",\"dateModified\":\"2018-05-19T01:15:57+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/jemi-shoqeria-e-frikes-analiza-e-psikiatrit-te-njohur-per-boten-sot\\\/\"},\"wordCount\":1522,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/jemi-shoqeria-e-frikes-analiza-e-psikiatrit-te-njohur-per-boten-sot\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/05\\\/warning_stupidity.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/jemi-shoqeria-e-frikes-analiza-e-psikiatrit-te-njohur-per-boten-sot\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/jemi-shoqeria-e-frikes-analiza-e-psikiatrit-te-njohur-per-boten-sot\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/jemi-shoqeria-e-frikes-analiza-e-psikiatrit-te-njohur-per-boten-sot\\\/\",\"name\":\"\u201cJemi shoq\u00ebria e frik\u00ebs\u201d. Analiza e psikiatrit t\u00eb njohur p\u00ebr bot\u00ebn sot - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/jemi-shoqeria-e-frikes-analiza-e-psikiatrit-te-njohur-per-boten-sot\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/jemi-shoqeria-e-frikes-analiza-e-psikiatrit-te-njohur-per-boten-sot\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/05\\\/warning_stupidity.jpg\",\"datePublished\":\"2018-05-19T01:02:05+00:00\",\"dateModified\":\"2018-05-19T01:15:57+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/jemi-shoqeria-e-frikes-analiza-e-psikiatrit-te-njohur-per-boten-sot\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/jemi-shoqeria-e-frikes-analiza-e-psikiatrit-te-njohur-per-boten-sot\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/jemi-shoqeria-e-frikes-analiza-e-psikiatrit-te-njohur-per-boten-sot\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/05\\\/warning_stupidity.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/05\\\/warning_stupidity.jpg\",\"width\":600,\"height\":265},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/jemi-shoqeria-e-frikes-analiza-e-psikiatrit-te-njohur-per-boten-sot\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u201cJemi shoq\u00ebria e frik\u00ebs\u201d. Analiza e psikiatrit t\u00eb njohur p\u00ebr bot\u00ebn sot\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u201cJemi shoq\u00ebria e frik\u00ebs\u201d. Analiza e psikiatrit t\u00eb njohur p\u00ebr bot\u00ebn sot - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/jemi-shoqeria-e-frikes-analiza-e-psikiatrit-te-njohur-per-boten-sot\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"\u201cJemi shoq\u00ebria e frik\u00ebs\u201d. Analiza e psikiatrit t\u00eb njohur p\u00ebr bot\u00ebn sot - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Huffington Post Psikiatri i njohur Vittorino Andreoli: \u201cDestruktiviteti, frustrimi dhe pasiguria jan\u00eb karakteristikat e koh\u00ebs ton\u00eb. Jemi shoq\u00ebria e frik\u00ebs dhe dominon kultura e armikut\u201d \u201cJetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb dominuar nga frustrimet. Ndjesia mbizot\u00ebruese \u00ebsht\u00eb ajo e ndodhjes n\u00eb nj\u00eb mjedis, ku ndjehesh i p\u00ebrjashtuar, ndjehesh i pasigurt, ke frik\u00eb. Akumulohet k\u00ebshtu frustrimi, q\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/jemi-shoqeria-e-frikes-analiza-e-psikiatrit-te-njohur-per-boten-sot\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-05-19T01:02:05+00:00","article_modified_time":"2018-05-19T01:15:57+00:00","og_image":[{"width":600,"height":265,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/warning_stupidity.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/jemi-shoqeria-e-frikes-analiza-e-psikiatrit-te-njohur-per-boten-sot\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/jemi-shoqeria-e-frikes-analiza-e-psikiatrit-te-njohur-per-boten-sot\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"\u201cJemi shoq\u00ebria e frik\u00ebs\u201d. Analiza e psikiatrit t\u00eb njohur p\u00ebr bot\u00ebn sot","datePublished":"2018-05-19T01:02:05+00:00","dateModified":"2018-05-19T01:15:57+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/jemi-shoqeria-e-frikes-analiza-e-psikiatrit-te-njohur-per-boten-sot\/"},"wordCount":1522,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/jemi-shoqeria-e-frikes-analiza-e-psikiatrit-te-njohur-per-boten-sot\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/warning_stupidity.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/jemi-shoqeria-e-frikes-analiza-e-psikiatrit-te-njohur-per-boten-sot\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/jemi-shoqeria-e-frikes-analiza-e-psikiatrit-te-njohur-per-boten-sot\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/jemi-shoqeria-e-frikes-analiza-e-psikiatrit-te-njohur-per-boten-sot\/","name":"\u201cJemi shoq\u00ebria e frik\u00ebs\u201d. Analiza e psikiatrit t\u00eb njohur p\u00ebr bot\u00ebn sot - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/jemi-shoqeria-e-frikes-analiza-e-psikiatrit-te-njohur-per-boten-sot\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/jemi-shoqeria-e-frikes-analiza-e-psikiatrit-te-njohur-per-boten-sot\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/warning_stupidity.jpg","datePublished":"2018-05-19T01:02:05+00:00","dateModified":"2018-05-19T01:15:57+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/jemi-shoqeria-e-frikes-analiza-e-psikiatrit-te-njohur-per-boten-sot\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/jemi-shoqeria-e-frikes-analiza-e-psikiatrit-te-njohur-per-boten-sot\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/jemi-shoqeria-e-frikes-analiza-e-psikiatrit-te-njohur-per-boten-sot\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/warning_stupidity.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/warning_stupidity.jpg","width":600,"height":265},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/jemi-shoqeria-e-frikes-analiza-e-psikiatrit-te-njohur-per-boten-sot\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u201cJemi shoq\u00ebria e frik\u00ebs\u201d. Analiza e psikiatrit t\u00eb njohur p\u00ebr bot\u00ebn sot"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30012","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30012"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30012\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/30014"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30012"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30012"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30012"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}