{"id":30061,"date":"2018-05-20T20:03:23","date_gmt":"2018-05-20T18:03:23","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=30061"},"modified":"2018-05-20T20:03:23","modified_gmt":"2018-05-20T18:03:23","slug":"nje-replike-per-hamendesimet-mbi-vepren-e-kole-idromenos-motra-tone","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-replike-per-hamendesimet-mbi-vepren-e-kole-idromenos-motra-tone\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb replik\u00eb p\u00ebr hamend\u00ebsimet mbi vepren e Kol\u00eb Idromenos, Motra Tone"},"content":{"rendered":"<p>Nga <strong>Pjerin Sheldija<\/strong><\/p>\n<p><strong>Sh\u00ebnim paraprij\u00ebs<\/strong>:<\/p>\n<p><em>Jemi af\u00ebr nji vjetorit t\u00eb artilullit, n\u00eb \u201cGazeten Shqiptare\u201d, t\u00eb z. Mustafa Arapi. T\u00eb them t\u00eb drejten, prita se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb problem do t\u00eb pergjigjej dikush tjet\u00ebr, por deri tash, HESHTJE. (E kjo e damshme). E kam lexue disa her\u00eb pergjigjen t\u00eb cilen e kam shkrue nji dit\u00eb mbas shkrimit n\u00eb Gazeten Shqiptare t\u00eb dat\u00ebs 1 qeshor 2017 (pra 2 qeshor 2017), e tue e peshue me njiqind kandar\u00eb, e tue e diskutue edhe me koleg\u00eb, shoh se s\u00b4jam gabim e s\u00b4mundem me hesht\u00eb, pa i dal\u00eb Zot me k\u00ebt\u00eb shkrim Kol\u00eb Idromenos e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs artistike t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij madhore.<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Piktori Pjerin Sheldija\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2018\/piktori_pjerin_sheldija.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><em>Piktori Pjerin Sheldija<\/em><\/p>\n<h3><strong>MOTRA TONE<\/strong><\/h3>\n<p>Z. Mustafa Arapi, t\u00eb m\u00eb falish p\u00ebr pergjigjen q\u00eb s\u00b4po mund t\u00eb rrij pa ta dhan\u00eb.<br \/>\nJam Pjerin Sheldija, piktor nga Shkodra, plak, por faleminders Zotit, punoj ende.<br \/>\nLexova, natyrisht, me kureshtje shkrimin apo intervisten tande n\u00eb Gazeten Shqiptare t\u00eb dat\u00ebs 1.6.2017. Ishte di\u00e7ka, jo vet\u00ebm e papritun, absurde dhe dashakeqe q\u00eb n\u00eb titull, por mbasi e lexova deri n\u00eb fund, mbeta ngusht, se gjith\u00e7ka q\u00eb ti mbron, jan\u00eb fyemje p\u00ebr figur\u00ebn e Kol\u00eb Idromenos, p\u00ebr artin shkodran e shqiptar e p\u00ebr historin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Pash\u00eb n\u00eb at\u00eb faqe gazete, nji per\u00e7mim p\u00ebr figuren e madhe e t\u00eb par\u00eb t\u00eb piktur\u00ebs realiste shqiptare, sikur ti nuk don q\u00eb ti mbetet vendi i par\u00eb k\u00ebtij autori, q\u00eb ti ja zhduk\u00eb at\u00eb me nji t\u00eb ramun lapsi.<\/p>\n<p>E PARA: &#8230; don apo s\u00b4don ti, merita asht e tija, q\u00eb, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet t\u00eb lasht\u00eb, u hap nj\u00eb epok\u00eb e re n\u00eb piktur\u00eb. Nuk mund t\u00b4i ikim nji t\u00eb vertet\u00ebs q\u00eb k\u00ebtu, n\u00eb Shkod\u00ebr, zan\u00eb fill plot \u201et\u00eb para\u201c si : ndeshja e par\u00eb e futbollit, mjeshtri i par\u00eb i \u201ejareve\u201c t\u00eb vueme n\u00eb pentagram (P. Kurti), banda e par\u00eb, \u00e7faqja e par\u00eb teatrale, shtyllat e para t\u00eb letersis\u00eb shqiptare (4 B-t\u00eb e m\u00ebdha), opera e par\u00eb, ekspozita e par\u00eb, \u00e7faqja e par\u00eb filmike, fotografia e par\u00eb, etj\u2026.etj\u2026<\/p>\n<p>M\u00eb fal, do t\u00eb ma quesh p\u00ebr mendjemadh\u00ebsi, sigurisht.<br \/>\nMendjemadh\u00ebsi jo, por krenari po, se p\u00ebr k\u00ebto gjana, Shkodra e ka ballin nalt. Dielli me shosh\u00eb nuk mbulohet e Kol\u00eb Idromeno me t\u00eb mirat e t\u00eb mbetat, si \u00e7do njeri, asht nji diell n\u00eb pikturen ton\u00eb. Vet\u00eb fakti q\u00eb ti e krahason me dy vepra tjera, jo t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs gjini, asht jo pa q\u00ebllim, e percaktimi i tyre si \u201epa mjeshtri\u201c e \u201enaive\u201c, flet p\u00ebr q\u00ebllimin jo t\u00eb mir\u00eb, aq ma tep\u00ebr prej nji piktori, rastauratori e studiuesi t\u00eb artit (ose, kjoft\u00eb larg, nga padija). Por gjith\u00e7ka asht kjart\u00ebsisht e duk\u00ebshme, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrten e tezave tueja, hamendjeve tueja apo d\u00ebshirave tueja.<br \/>\nNd\u00ebr t\u00eb tjera, ti thue nji budallallek: \u201eKol\u00eb Idromenon\u2026.ta krahasojm\u00eb me koleg\u00ebt bashk\u00ebkohor\u00eb n\u00eb Itali\u2026\u201c<\/p>\n<p>A thue edhe Italia ka ndej\u00eb pes\u00eb shekuj n\u00eb terr, &#8230;. q\u00eb ne na u zhduk \u00e7do gjurm\u00eb kulture?<br \/>\n\u00c7ka prite ti, q\u00eb Kol\u00eb Idromeno t\u00eb p\u00ebrqafonte, menjiher\u00eb artin modern q\u00eb po lul\u00ebzonte n\u00b4Europ\u00eb?<br \/>\nDuhej t\u00eb vehej themeli me realizmin, se ishim \u201etha\u201c p\u00ebr te, e Idromeno, n\u00eb koh\u00ebn e tij, ishte i pari e i vetmi q\u00eb edhe temat religjioze i trajtoj me frym\u00eb dhe elemente komb\u00ebtar\u00eb dhe realist\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7uditem: Si nuk ke pritue me \u201dlodh\u00eb trunin\u201d e me gjet\u00eb hamendsime si: \u201eDuhet t\u00eb jet\u00eb b\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb mjeshter; OSE: i kan\u00eb \u00e7uar foton n\u00eb Itali, OSE: ka shkuar e motra atje, OSE: ka ardh\u00eb mjeshtri n\u00eb Shqip\u00ebri.\u201c<br \/>\nPyes: A thue, as me e kopjue prej fotografis\u00eb, nuk paska ken\u00eb n\u00eb gjendje (i ngrati Kol\u00eb) sa me \u00e7ue foton jasht\u00eb?<\/p>\n<p><strong>A MUND T\u00cb HIDHET POSHT\u00cb IDROMENO, ME TRI PSE?<\/strong><\/p>\n<p>Jam me ty, kur thue se s\u00b4asht \u201eMIT\u201c; por ama asht nji e vertet\u00eb historike dhe konfrontimi, q\u00eb ti mundohesh t\u00b4i bajsh t\u00eb trija veprave, hedh posht\u00eb, vet\u00eb pretendimet tueja. Me k\u00ebt\u00eb \u201csensacion\u201d, ti ul\u00eb vehten se, si duket, drita e k\u00ebtij dielli \u201et\u00eb vret syt\u00eb\u201c dhe e sheh me gjyslyk\u00eb t\u00eb zez, t\u00eb mendjes. Nuk po flas p\u00ebr pasakt\u00ebsin\u00eb e Luvrit, (p\u00ebrs\u00ebri nj\u00eb budallallek): \u201eU b\u00eb n\u00eb Luver restaurimi, por ka ndryshue vepra\u201c.<\/p>\n<p>Pyes: Pse fuen Luvrin? Si mundet Luvri me tjet\u00ebrsue nji vep\u00ebr, cilado kjoft\u00eb?<br \/>\nAt\u00ebher\u00eb, \u00e7ka paska prit\u00eb me ba Luvri mbi ata mijra e mijra vepra q\u00eb ka n\u00eb gji??? Edhe k\u00ebt\u00eb e mbron?<\/p>\n<p>Skjaroj: Se n\u00eb Akademin\u00eb e Venecies ka ndej\u00eb pak muej dhe tri vjet\u00eb pran\u00eb nji studios private. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shih \u00e7ka kan\u00eb shkrue t\u00eb tjer\u00ebt (monografi apo artikuj). Ti nuk njeh jeten shkodrane t\u00eb asaj kohe, driten e diellin q\u00eb gjallnon k\u00ebt\u00eb qytet, zakonet, &#8230;e sado pak, si piktor, nder dy veprat edhe pse t\u00eb gjinive t\u00eb ndryshme, duhej t\u00eb binte n\u00eb sy se p\u00ebrshkohen nga drita karakteristike e qytetit e bile, duken sikur edhe portreti asht pjes\u00eb e \u201cDarsm\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Nji i huej, si \u00e7\u00b4pretendon ti, nuk mund ti jap\u00eb kurrsesi k\u00ebt\u00eb frym\u00eb, ashtu si \u00e7\u00b4nuk mund tia japin at\u00eb drit\u00ebn karakteristike t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, si \u00e7\u00b4ia ka dhan\u00eb \u201eMio\u201c i madh. Nji t\u00eb huejit, as q\u00eb i shkon mendja p\u00ebr zakonet shkodrane t\u00eb koh\u00ebs: Motra Tone, (Pse quhet mot\u00ebr? E nji t\u00eb hueji? Si e mori k\u00ebt\u00eb titull? Me\u2026ose\u2026ose?), me at\u00eb gjest levizje t\u00eb dor\u00ebs, me cep t\u00eb degermis\u00eb (rrex\u00eb transparente e qendisun) mbulon fytyren, para nji kalimtari, q\u00eb na nuk e shohim, por e ndjejm\u00eb. Shih edhe m\u00ebnyren e punimit t\u00eb dekorimeve e t\u00eb kostumeve, n\u00eb t\u00eb dyja veprat.<\/p>\n<p>I ashtuquejtuni \u201eNaiviteti\u201c i yt, i famsh\u00ebm, asht si puna e asaj fjal\u00ebs s\u00eb urt\u00eb: P\u00ebshtyj p\u00ebrpjet\u00eb e bie mbi fetyr\u00eb tande. Darsma Shkodrane, nuk asht \u201enaive\u201c, asht nji realitet i persosun i ritit t\u00eb darsm\u00ebs n\u00eb qytetin ton\u00eb, tue iu pershtat\u00eb ligjeve t\u00eb kompozicionit, ambientit, kostumeve dhe tipave, q\u00eb ti i sheh t\u00eb barabart\u00eb. \u00c7uditem p\u00ebr syt\u00eb e nji piktori (po i lam\u00eb t\u00eb tjerat). Tashti p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr, po t\u00eb skjaroj me thanjet e mikut, shokut t\u00eb ahengjeve dhe kojshis\u00eb s\u00eb Kol\u00eb Idromenos, Kol\u00eb Gurashit (jam i sigurt\u00eb se, kur nuk njeh Kol\u00eb Idromenon, nuk ke se si njeh Kol\u00eb Gurashin).<\/p>\n<p>Un\u00eb, personalisht, jam mik i ngusht\u00eb i t\u00eb birit, piktorit Ndoc Gurashi; e Kol\u00eb Gurashi, kur ishte gjall\u00eb, m\u00eb asht drejtue: \u201cKol\u00eb Idromeno ka punue nji variant t\u00eb darsm\u00ebs, at\u00eb t\u00eb shtresave t\u00eb ul\u00ebta (fukarejve), q\u00eb e kan\u00eb marr\u00eb nusen n\u00eb kamb\u00eb. I kam tregue edhe Nardit (asht fjala p\u00ebr piktorin Ferdinand Paci) dhe eja edhe ti, q\u00eb ti spjegoj zakonet e shtresave t\u00eb mesme e t\u00eb nalta (t\u00eb pasunve), q\u00eb i kan\u00eb marr\u00eb nuset n\u00eb kal\u00eb e ma von\u00eb me karroc\u00eb. P\u00ebr dhet\u00eb vjet, Kola, \u201eDarsmen\u201c e ka mbajt\u00eb, t\u00eb pa mbarueme, t\u00eb vjerrun n\u00eb mur, e me shtymje t\u00eb her\u00eb mbas her\u00ebshme, dikur, e kapi n\u00eb dor\u00eb dhe m\u00eb th\u00ebrret \u2026e \u2026.surpriz\u00eb, e kishte perfundue\u201d.<\/p>\n<p>Tashti po kthehem te \u201eMotra Tone\u201c.<br \/>\nT\u00eb pyes, z. Mustafa: pse nuk e krahason me portretin tjet\u00ebr, po t\u00eb Motres Tone, por me veshje \u201eallafranga\u201c?<br \/>\n\u00c7uditem q\u00eb nji piktor, t\u00eb mos v\u00ebrej\u00eb t\u00eb njajtin pozicion t\u00eb kok\u00ebs, t\u00eb njejtin drejtim t\u00eb syve, t\u00eb nj\u00ebjtat drit\u00eb hije etj. (Shih albumin: \u201eMjeshtrit e piktur\u00ebs shqiptare\u201c, faqe 118 dhe 119 ku t\u00eb dy portretet jan\u00eb riprodhue p\u00ebrball\u00eb njeni tjetrit, ku \u00e7do gja asht e kjart\u00eb).<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me veshjen shkodrane, bahet nji gabim jo i vog\u00ebl edhe prej ndonjenit, ma perpara. Termi \u201eVelatur\u00eb\u201c perdoret se ka punue \u201eVelin transparent\u201c (degermin\u00eb). Asht ma shum\u00eb mjeshtria e tij, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arritje se sa teknika e velatur\u00ebs rrembrandeske. Nejse! Nuk po futem n\u00eb teknikat. P\u00ebrballja q\u00eb i ban \u201eMotres Tone\u201c me autoportret, asht sa absurde, aq edhe \u201enaive\u201c, sepse i pari asht punue n\u00eb fillim t\u00eb krijimtaris\u00eb s\u00eb tij, ku sapo ishte kthye prej p\u00ebrshtypjeve t\u00eb artit botnor, kurse i dyti, kah fundi i jet\u00ebs s\u00eb tij. Edhe ky me shtytjen e Kol\u00eb Gurashit. Asht zor ti unifikosh, se edhe Leonardi s\u00b4i ka pas\u00eb t\u00eb gjitha veprat si \u201cXhokonda\u201d. E tham p\u00ebrs\u00ebri: Sielli syt\u00eb tek piktor\u00ebt ton\u00eb, mbas Idromenos, e m\u00eb difto se, cili i ka t\u00eb gjitha veprat t\u00eb nji niveli?<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr \u201cDy rrug\u00ebt\u201d<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb cilin asht krijue kjo vep\u00ebr, asht plot\u00ebsisht e arritun (edhe k\u00ebt\u00eb, ti, nuk ke se si me e dijt\u00eb). E porositun p\u00ebr t\u00eb shoqnue \u201cMisionin sh\u00ebtit\u00ebs\u201d q\u00eb n\u00eb munges\u00eb t\u00eb meshtar\u00ebve, n\u00ebp\u00ebr famullit\u00eb, jezuit\u00ebt kishin krijue grupin q\u00eb shkonte n\u00ebp\u00ebr mal\u00ebsit\u00eb e thella, n\u00eb rrug\u00eb kamb\u00ebsore, p\u00ebr t\u00eb krye ritet fetare. Nuk do t\u00eb hyj me spjegue permbajtjen e t\u00eb gjith\u00eb skenave e grupeve t\u00eb tabllos\u00eb, por \u201cDy rrug\u00ebt\u201d ndahen n\u00eb at\u00eb t\u00eb virtyteve dhe at\u00eb t\u00eb veseve. \u00c7do figur\u00eb apo grup, asht nji tabllo n\u00eb vehte. N\u00eb planet e para jepen veset e m\u00ebkatet q\u00eb shoqnohen prej djemsh, n\u00ebp\u00ebr deren e gjan\u00eb e drejtohen kah flak\u00ebt e ferrit, nd\u00ebrsa, n\u00eb t\u00eb ngushten naltohen kah qiella, virtytet, ku \u00e7do grup shoqnohet prej engjullit rojtar, q\u00eb i drejton drejt nalt\u00ebsis\u00eb qiellore ku gjindet trinia e shejt\u00eb: Zoti (pak e zorshme ta kuptosh).<\/p>\n<p>N\u00eb grupin e ahengut, krahas figurave t\u00eb shok\u00ebve ka vendos\u00eb n\u00eb kamb\u00eb, vehten, n\u00eb profil. Nuk e kuptoj, se si t\u00eb shkon mendja q\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr ta quejsh \u201cNaive\u201d, kur jo vet\u00ebm nuk njeh arsyen e krijimit t\u00eb saj, por hjedh posht\u00eb e nuk vler\u00ebson, se mbi k\u00ebt\u00eb tabllo t\u00eb madhe (170 x 200 cm) t\u00eb vitit 1896, gjinden dhjetra tabllo t\u00eb vogla (t\u00eb p\u00ebrmasave t\u00eb minjatur\u00ebs) e q\u00eb shkrihen me natyren shkambore gjat\u00eb dy rrug\u00ebve, ku p\u00ebrshkohen. (V.O. Shkambijt\u00eb jan\u00eb plot\u00ebsisht si t\u00eb kodr\u00ebs s\u00eb Rozaf\u00ebs). Nejse! S\u00b4ke se si t\u00b4i njoh\u00ebsh!<\/p>\n<p>Pyes vehten, p\u00ebrs\u00ebri, se si ka mund\u00ebsi q\u00eb ky piktor e studiues arti, nuk i ven af\u00ebr edhe nji (krye) vep\u00ebr si\u00e7 asht \u201eT\u00eb ikunit e Zoj\u00ebs s\u00eb Shkodres\u201c? Asht injorue prej komunizmit, p\u00ebr tematik\u00ebn e s\u00b4asht p\u00ebrmend\u00eb kurr, por p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, ka shp\u00ebtue (me damtime t\u00eb lehta) dhe gjindet n\u00eb Muzeun Dio\u00e7ezan. Asht gjith\u00e7ka (si n\u00eb Darsmen) shqiptare. Peisazhi: Rozafa, Ura mbi Drinaz\u00eb, Lagja rranx\u00eb kalas\u00eb, n\u00eb or\u00ebt e nat\u00ebs, kur dy shkodran\u00ebt p\u00ebrcjellin figuren e \u201eZoj\u00ebs\u201c. K\u00ebtu, do t\u00eb skjaroj di\u00e7ka, po prej bisedave me t\u00eb ndjerin Kol\u00eb Gurashi: Veshja e dy personave asht e priftenve n\u00eb koh\u00eb t\u00eb turkut, jo pse ata kan\u00eb ken\u00eb priften, por p\u00ebr t\u00eb ba dallimin nga njerzit e zakon\u00ebsh\u00ebm. Asht nji l\u00ebshim q\u00eb i lejohet piktorit, p\u00ebr arsyet e veta.<\/p>\n<p>\u00c7ka do t\u00eb thoshe ti p\u00ebr \u201eFerret\u201c e shumta q\u00eb p\u00ebr fat t\u00eb keq jan\u00eb zhduk\u00eb e s\u00b4dihet fati i tyne, ku, nder ta, n\u00eb fytyrat e djemve ka vue portretet e komik\u00ebve t\u00eb koh\u00ebs, gja q\u00eb e pohon aktori e gaztori i njoftun (jo nga ti, natyrisht), Zef Hilgega, n\u00eb nji bejt\u00eb: N\u00eb m\u00eb k\u00ebrkojshi, m\u00eb gjeni n\u00ebn kamb\u00eb t\u00eb Sh\u00ebn M\u00ebhillit\u2026 Kjo don me than\u00eb se Zefi i ka pozue Idromenos p\u00ebr djallin.<\/p>\n<p>Tashti, t\u00eb kthehem te nji kryevep\u00ebr (nuk e teproj me k\u00ebt\u00eb perkufizim) q\u00eb i ka p\u00ebshtue fatit t\u00eb keq t\u00eb asgj\u00ebsimit, si statujat e tjera t\u00eb shejtenve dhe sot, gjindet n\u00eb Katedralen e Shkodr\u00ebs, tek ajo e \u201eSh\u00ebn M\u00ebhillit\u201c. Asht me t\u00eb vertet\u00eb, kryevep\u00ebr, kjoft\u00eb p\u00ebr kompozimin, kjoft\u00eb p\u00ebr p\u00ebrshtatjen, kjoft\u00eb p\u00ebr realizimin perfekt t\u00eb figurave, kjoft\u00eb p\u00ebr ngjyrosjen. Ka nj\u00eb histori tep\u00ebr interesante, q\u00eb p\u00ebr ta trajtue, meriton nji tem\u00eb n\u00eb vehte e do t\u00eb shkojshe tep\u00ebr gjat\u00eb. Edhe k\u00ebt\u00eb p\u00ebrs\u00ebri, e kam t\u00eb thanun nga Kol\u00eb Gurashi.<\/p>\n<p>T\u00eb k\u00ebshilloj q\u00eb, kur t\u00eb kesh koh\u00eb, ec e shihe k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr e bindu se sa i rrin p\u00ebrball \u201eMotres Tone\u201c, bindu se asht dora e Idromenos q\u00eb i ka ba t\u00eb dyja, bindu se Idromeno ka ba edhe kryevepra tjera (edhe pse ti s\u00b4i njeh) dhe pendohu p\u00ebr blasfemin\u00eb q\u00eb ban kundrejt nji kolosi dhe p\u00ebr damin q\u00eb i ban artit shqiptar, tue vjell\u00eb helm, n\u00eb menyr\u00ebn ma te ult\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb mbyllje:<br \/>\nKol\u00eb Idromeno nuk ka ken\u00eb as vagabond as batak\u00e7i q\u00eb me p\u00ebrvet\u00ebsue punen e tjer\u00ebve, e, sidomos t\u00eb nji t\u00eb huejit, e nuk do ta kishte pranue kurr\u00eb nji gja t\u00eb till\u00eb. Nuk ka pas\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr emen se e ka krijue at\u00eb me pun\u00eb dhe ka g\u00ebzue rrespektin e t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebqytetar\u00ebve t\u00eb dy besimeve, aq sa jan\u00eb mjaft sht\u00ebpi t\u00eb projektueme prej tij, n\u00eb lagjet myslimane e katolike.<\/p>\n<p>Interesant! Gjat\u00eb historis\u00eb njerzore, diktator\u00ebt thon\u00eb: \u201eHistorin\u00eb e baj un\u00eb\u201c. Si duket, edhe ty t\u00eb pelqen me i imitue dhe thue me vehte: \u201eHistorin\u00eb e piktur\u00ebs shqiptare e baj un\u00eb\u201c.<\/p>\n<p>Hiqe mend\u00ebsh!<br \/>\nP\u00ebrs\u00ebri: M\u00eb fal, por, ma detyrove vet\u00eb!<br \/>\nT\u00eb falt\u00eb Zoti!<\/p>\n<p><strong>Pjerin Sheldija<\/strong><br \/>\n<em>Shkod\u00ebr, me 2 qeshor 2017<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Pjerin Sheldija Sh\u00ebnim paraprij\u00ebs: Jemi af\u00ebr nji vjetorit t\u00eb artilullit, n\u00eb \u201cGazeten Shqiptare\u201d, t\u00eb z. Mustafa Arapi. T\u00eb them t\u00eb drejten, prita se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb problem do t\u00eb pergjigjej dikush tjet\u00ebr, por deri tash, HESHTJE. (E kjo e damshme). E kam lexue disa her\u00eb pergjigjen t\u00eb cilen e kam shkrue nji dit\u00eb mbas shkrimit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":30062,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4,35],"tags":[],"class_list":["post-30061","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori","category-kulture"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Nj\u00eb replik\u00eb p\u00ebr hamend\u00ebsimet mbi vepren e Kol\u00eb Idromenos, Motra Tone - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-replike-per-hamendesimet-mbi-vepren-e-kole-idromenos-motra-tone\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Nj\u00eb replik\u00eb p\u00ebr hamend\u00ebsimet mbi vepren e Kol\u00eb Idromenos, Motra Tone - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Pjerin Sheldija Sh\u00ebnim paraprij\u00ebs: Jemi af\u00ebr nji vjetorit t\u00eb artilullit, n\u00eb \u201cGazeten Shqiptare\u201d, t\u00eb z. Mustafa Arapi. T\u00eb them t\u00eb drejten, prita se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb problem do t\u00eb pergjigjej dikush tjet\u00ebr, por deri tash, HESHTJE. (E kjo e damshme). E kam lexue disa her\u00eb pergjigjen t\u00eb cilen e kam shkrue nji dit\u00eb mbas shkrimit [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-replike-per-hamendesimet-mbi-vepren-e-kole-idromenos-motra-tone\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-05-20T18:03:23+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/motra_tone_ne_dy_versione.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"362\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-replike-per-hamendesimet-mbi-vepren-e-kole-idromenos-motra-tone\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-replike-per-hamendesimet-mbi-vepren-e-kole-idromenos-motra-tone\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Nj\u00eb replik\u00eb p\u00ebr hamend\u00ebsimet mbi vepren e Kol\u00eb Idromenos, Motra Tone\",\"datePublished\":\"2018-05-20T18:03:23+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-replike-per-hamendesimet-mbi-vepren-e-kole-idromenos-motra-tone\\\/\"},\"wordCount\":2281,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-replike-per-hamendesimet-mbi-vepren-e-kole-idromenos-motra-tone\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/05\\\/motra_tone_ne_dy_versione.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\",\"Kultur\u00eb\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-replike-per-hamendesimet-mbi-vepren-e-kole-idromenos-motra-tone\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-replike-per-hamendesimet-mbi-vepren-e-kole-idromenos-motra-tone\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-replike-per-hamendesimet-mbi-vepren-e-kole-idromenos-motra-tone\\\/\",\"name\":\"Nj\u00eb replik\u00eb p\u00ebr hamend\u00ebsimet mbi vepren e Kol\u00eb Idromenos, Motra Tone - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-replike-per-hamendesimet-mbi-vepren-e-kole-idromenos-motra-tone\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-replike-per-hamendesimet-mbi-vepren-e-kole-idromenos-motra-tone\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/05\\\/motra_tone_ne_dy_versione.jpg\",\"datePublished\":\"2018-05-20T18:03:23+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-replike-per-hamendesimet-mbi-vepren-e-kole-idromenos-motra-tone\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-replike-per-hamendesimet-mbi-vepren-e-kole-idromenos-motra-tone\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-replike-per-hamendesimet-mbi-vepren-e-kole-idromenos-motra-tone\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/05\\\/motra_tone_ne_dy_versione.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/05\\\/motra_tone_ne_dy_versione.jpg\",\"width\":600,\"height\":362},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-replike-per-hamendesimet-mbi-vepren-e-kole-idromenos-motra-tone\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Nj\u00eb replik\u00eb p\u00ebr hamend\u00ebsimet mbi vepren e Kol\u00eb Idromenos, Motra Tone\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Nj\u00eb replik\u00eb p\u00ebr hamend\u00ebsimet mbi vepren e Kol\u00eb Idromenos, Motra Tone - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-replike-per-hamendesimet-mbi-vepren-e-kole-idromenos-motra-tone\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Nj\u00eb replik\u00eb p\u00ebr hamend\u00ebsimet mbi vepren e Kol\u00eb Idromenos, Motra Tone - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Nga Pjerin Sheldija Sh\u00ebnim paraprij\u00ebs: Jemi af\u00ebr nji vjetorit t\u00eb artilullit, n\u00eb \u201cGazeten Shqiptare\u201d, t\u00eb z. Mustafa Arapi. T\u00eb them t\u00eb drejten, prita se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb problem do t\u00eb pergjigjej dikush tjet\u00ebr, por deri tash, HESHTJE. (E kjo e damshme). E kam lexue disa her\u00eb pergjigjen t\u00eb cilen e kam shkrue nji dit\u00eb mbas shkrimit [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-replike-per-hamendesimet-mbi-vepren-e-kole-idromenos-motra-tone\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-05-20T18:03:23+00:00","og_image":[{"width":600,"height":362,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/motra_tone_ne_dy_versione.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-replike-per-hamendesimet-mbi-vepren-e-kole-idromenos-motra-tone\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-replike-per-hamendesimet-mbi-vepren-e-kole-idromenos-motra-tone\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Nj\u00eb replik\u00eb p\u00ebr hamend\u00ebsimet mbi vepren e Kol\u00eb Idromenos, Motra Tone","datePublished":"2018-05-20T18:03:23+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-replike-per-hamendesimet-mbi-vepren-e-kole-idromenos-motra-tone\/"},"wordCount":2281,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-replike-per-hamendesimet-mbi-vepren-e-kole-idromenos-motra-tone\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/motra_tone_ne_dy_versione.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori","Kultur\u00eb"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-replike-per-hamendesimet-mbi-vepren-e-kole-idromenos-motra-tone\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-replike-per-hamendesimet-mbi-vepren-e-kole-idromenos-motra-tone\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-replike-per-hamendesimet-mbi-vepren-e-kole-idromenos-motra-tone\/","name":"Nj\u00eb replik\u00eb p\u00ebr hamend\u00ebsimet mbi vepren e Kol\u00eb Idromenos, Motra Tone - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-replike-per-hamendesimet-mbi-vepren-e-kole-idromenos-motra-tone\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-replike-per-hamendesimet-mbi-vepren-e-kole-idromenos-motra-tone\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/motra_tone_ne_dy_versione.jpg","datePublished":"2018-05-20T18:03:23+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-replike-per-hamendesimet-mbi-vepren-e-kole-idromenos-motra-tone\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-replike-per-hamendesimet-mbi-vepren-e-kole-idromenos-motra-tone\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-replike-per-hamendesimet-mbi-vepren-e-kole-idromenos-motra-tone\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/motra_tone_ne_dy_versione.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/motra_tone_ne_dy_versione.jpg","width":600,"height":362},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-replike-per-hamendesimet-mbi-vepren-e-kole-idromenos-motra-tone\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Nj\u00eb replik\u00eb p\u00ebr hamend\u00ebsimet mbi vepren e Kol\u00eb Idromenos, Motra Tone"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30061","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30061"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30061\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/30062"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30061"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30061"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30061"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}