{"id":30116,"date":"2018-05-21T22:52:50","date_gmt":"2018-05-21T20:52:50","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=30116"},"modified":"2018-05-21T22:52:50","modified_gmt":"2018-05-21T20:52:50","slug":"enciklopedia-gjermane-1844-1872-territoret-e-banuara-te-shqiptareve-91400-km%c2%b2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/enciklopedia-gjermane-1844-1872-territoret-e-banuara-te-shqiptareve-91400-km%c2%b2\/","title":{"rendered":"ENCIKLOPEDIA GJERMANE 1844-1872 \u2013 TERRITORET E BANUARA TE SHQIPTAR\u00cbVE 91400 KM\u00b2"},"content":{"rendered":"<p>Nga <strong>Ramiz Selimi<\/strong>, <em>27 shkurt 2018<\/em> &#8211; <a href=\"http:\/\/www.njekomb.com\/?p=73125\" rel=\"noopener\" target=\"_blank\">Nj\u00ebKomb.com<\/a><\/p>\n<p>Shkrimet n\u00eb ket\u00eb Enciklopedi jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb nga viti 1844- 1872. Historian\u00ebt e koh\u00ebs si Cyprien Robert, Josef M\u00fcller, Hahn dhe Bopp, kan\u00eb vizituar personalisht vendet shqiptare duke marr informacione nga dora e par\u00eb, gjithashtu ata jan\u00eb sh\u00ebrbye me material nga historia italiane dhe asaj turke t\u00eb koh\u00ebs. Ky leksikon tregon qart\u00eb, se si Evropa i shikonte shqiptar\u00ebt nga k\u00ebndi i saj i v\u00ebshtrimit. \u00cbsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb opinioni yn\u00eb t\u00eb informohet se si popujt tjer\u00eb na kan\u00eb m\u00ebsuar ne n\u00eb Histori.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga kjo koh\u00eb kur \u00ebsht\u00eb shtyp ky lib\u00ebr, populli shqiptar\u00eb \u00ebsht\u00eb ballafaquar me shum\u00eb luft\u00ebra, me shum\u00eb sfida, me shum\u00eb probleme jet\u00ebsore q\u00eb kan\u00eb ndikuar drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb popullsis\u00eb shqiptare. 91400 km\u00b2 ishte sip\u00ebrfaqja ku jetonin shqiptar\u00ebt, n\u00eb ket\u00eb enciklopedi p\u00ebrshkruhen shum\u00eb mir\u00eb kufijt\u00eb shqiptar, malet, lumenjt\u00eb,liqenet, qytetet, detet si dhe Gjiri i Art\u00ebs. Edhe p\u00ebr nga numri i banor\u00ebve konsiderohej si vend me r\u00ebnd\u00ebsi, pasi mendohej se ishte di\u00e7ka m\u00eb i madh apo i barabart\u00eb me fqinj\u00ebt.<\/p>\n<p>Imazhi i dyt\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb ket\u00eb lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb banimi i tyre n\u00eb nj\u00eb banes\u00eb t\u00eb vog\u00ebl prej guri, n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve me dy dhoma. Bie n\u00eb sy mikpritja e ngroht\u00eb shqiptare, ku para k\u00ebtyre sht\u00ebpive q\u00ebndronin dy burra nj\u00eb grua dhe nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Burrat kishin t\u00eb veshur me shajak\u00eb e k\u00ebmish\u00eb t\u00eb bardh\u00eb, me jelek\u00eb t\u00eb zi p\u00ebrmbi si dhe me plisin\/k\u00ebsul\u00ebn e bardh\u00eb q\u00eb mbanin mbi krye. Pastaj bie n\u00eb sy organizimi i mir\u00eb sportiv dhe social, si \u00e7do fshat kishte fush\u00ebn sportive. ku zhvillonin aktivitete sportive t\u00eb dielave, si dhe vendin qendror ku b\u00ebheshin korrje shirjet.<\/p>\n<p>K\u00ebta historian shpjegojn\u00eb rrug\u00ebtimet e v\u00ebshtira p\u00ebr shkak t\u00eb terrenit, munges\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgatitjes s\u00eb nevojshme profesionale, duke u marr\u00eb shumica e popullsis\u00eb vet\u00ebm me bujq\u00ebsi dhe blegtori, e pak nga ta edhe me tregti. \u201cQafat, n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilat rrjedhin uj\u00ebrat, kan\u00eb faqe shk\u00ebmbore t\u00eb thepisura. Kullotat jan\u00eb mesatare dhe shum\u00eb t\u00eb varfra. Jeta e banor\u00ebve \u00ebsht\u00eb e vetmuar, n\u00eb kushtet e nj\u00eb banditizmi t\u00eb madh.\u201d<\/p>\n<p>Kur vjen puna te veshjet, shkruhet p\u00ebr veshjen e grave nga fiset mal\u00ebsore\u201d Ata v\u00ebrejn\u00eb se k\u00ebsula \u00ebsht\u00eb nj\u00eb element q\u00eb e gjen si n\u00eb viset e Geg\u00ebris\u00eb dhe n\u00eb ato t\u00eb Tosk\u00ebris\u00eb; fustanell\u00ebn e shqiptar\u00ebve tosk\u00eb e cil\u00ebson \u201ct\u00eb zakonshme\u201d; nd\u00ebrsa zakoni i mal\u00ebsor\u00ebve p\u00ebr t\u00eb mbajtur thesin mbi shpin\u00eb, i kujton \u00e7ant\u00ebn e shpin\u00ebs s\u00eb banor\u00ebve t\u00eb alpeve.<br \/>\nAta shkruajn\u00eb edhe p\u00ebr besimin i cili ishte i lidhur me ndarjen fetare, shqiptar\u00ebt prezantohen si popull q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb toleranc\u00eb dhe mir\u00ebkuptim fetar. Shqip\u00ebria m\u00eb veriore, si Kosova e sotme dhe sanxhaku ishin t\u00eb past\u00ebr etnikisht e t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb vija etnike dhe i p\u00ebrkisnin besimit katolik-romak\u00eb.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht n\u00eb ket\u00eb shekull kishte filluar konvertimi i popullit shqiptar\u00eb verior n\u00eb mysliman\u00eb. Shqip\u00ebria e mesme ishte e angazhuar p\u00ebr fen\u00eb katolike greke, nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria n\u00eb jug ishte kryesisht popullsi e banuar nga besimi mysliman\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn n\u00eb jug, megjithat\u00eb, shqiptar\u00ebt dhe grek\u00ebt ishin shpesh t\u00eb p\u00ebrzier dhe gjuh\u00ebt e dy popujve shpesh d\u00ebgjoheshin si alternativa, ata p\u00ebrdornin gjuh\u00ebn e njeri-tjetrit. N\u00eb bregun e detit pothuaj t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit flisnin greqisht p\u00ebrve\u00e7 gjuh\u00ebs s\u00eb tyre amtare. Vet\u00ebm n\u00eb sht\u00ebpi, n\u00eb familje, gjuha shqiptare ishte ende n\u00eb p\u00ebrdorim edhe pse sundonte Ali Pash\u00eb Tepelena.<\/p>\n<p>Por, ata thon\u00eb se mbi t\u00eb gjitha, Greqia ishte i mbipopulluar me shqiptar\u00eb dhe ata e formonin shumic\u00ebn e popullsis\u00eb n\u00eb B\u00f6otia, Atik\u00ebs, Megara dhe Argolis. Ishujt Hydra Spezza dhe Salamis ishin t\u00eb banuar vet\u00ebm me shqiptar\u00eb, gjithashtu edhe ana jugore e Eub\u00f6a dhe pjesa veriore e Andros \u00ebsht\u00eb ekskluzivisht e banuar me shqiptar\u00eb.Nga k\u00ebndi yn\u00eb i v\u00ebshtrimit, apo t\u00eb asaj q\u00eb kemi m\u00ebsuar ne, k\u00ebtu ka fjali q\u00eb nuk na p\u00eblqejn\u00eb ose duken q\u00eb nuk jan\u00eb nga ana e k\u00ebtyre historian\u00ebve.<\/p>\n<p>P.sh fjalia:\u201d ata tregojn\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb p\u00ebrbuzjes p\u00ebr grat\u00eb e tyre, q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb i trajtojn\u00eb nj\u00eb klas\u00eb m\u00eb ul\u00ebt se burrat\u201d, ose tjetra fjali:\u201d Shqiptar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb moderuar n\u00eb biseda dhe kursyes t\u00eb mir\u00eb, por ne kemi v\u00ebrtetuar se ata jan\u00eb shum\u00eb dembel dhe injorant, me munges\u00eb diturie\u201d! Nj\u00eb fjali tjet\u00ebr q\u00eb kuptohet keq n\u00eb per\u00ebndim \u00ebsht\u00eb kjo:\u201d Vjedhjet n\u00eb vendet publike nuk i konsiderojn\u00eb si nj\u00eb turp, por vjedhjet sekrete i konsiderojn\u00eb t\u00eb turpshme dhe t\u00eb d\u00ebnueshme\u201d!<\/p>\n<p><strong>Perkthimi<\/strong><\/p>\n<p>\u201d<strong>Enciklopedia e vitit 1874 Shqip\u00ebria<\/strong>\u201d<br \/>\nShqip\u00ebria (shqip Skiperi, turqisht Arnautluk), me nj\u00eb gjat\u00ebsi 450 km dhe gjer\u00ebsi-<br \/>\n90-135 km. Vend bregdetar\u00eb q\u00eb shtrihet p\u00ebrgjat\u00eb deteve Adriatik dhe Jon, ka nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej rreth91.400 km \u00b2 dhe rreth 2,350,000 banor\u00eb-<br \/>\nKufijt\u00eb e saj t\u00eb cilat jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb, jan\u00eb pak a shum\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me dokumentet e koh\u00ebs,<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria kufizohet:<br \/>\n\u2022 n\u00eb veri me Mal t\u00eb Zi, Bosnj\u00eb dhe Serbi,<br \/>\n\u2022 n\u00eb lindje me Bullgarin e lart\u00eb, me Maqedonin\u00eb, me Thesalin\u00eb,<br \/>\n\u2022 n\u00eb jug me Greqin\u00eb dhe t\u00eb Gjiri i Art\u00ebs<br \/>\n\u2022 n\u00eb per\u00ebndim me detin Jon dhe detin Adriatikut.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend me plot male dhe shk\u00ebmbinj, pra nga k\u00ebtu e ka edhe emrin \u201cSkiperi\u201d (vendi i shk\u00ebmbinjve). T\u00eb gjitha malet jan\u00eb t\u00eb egra, t\u00eb pjerr\u00ebta, me plot\u00eb lugina dhe kanione t\u00eb thella. N\u00eb veri n\u00eb kufirin e Malit t\u00eb Zi q\u00ebndron mali i Komanit, n\u00eb verilindje t\u00eb vendit gjenden malet e Sharrit, n\u00eb jug-per\u00ebndim t\u00eb Liqenit t\u00eb Ohrit shtrihen malet e Tomorit, n\u00eb juglindje jan\u00eb malet e Gramozit dhe prej k\u00ebtu vijn\u00eb malet nyje t\u00eb Meqov\u00ebs (Zygos), pastaj malet e sip\u00ebrme t\u00eb Aspropotamotal. n\u00eb jug vargmalet lindore t\u00eb Pindit dhe vargmalet per\u00ebndimore t\u00eb maleve Tsumerka, t\u00eb cila shtrihen deri t\u00eb Gjiri i Art\u00ebs. Shum\u00eb prej vargmaleve p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb detit n\u00eb cepa t\u00eb pjerrt\u00eb, p.sh. kepi Linguetta, kepi Laghi, kepi Pali, Rodoni.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e pasur me uj\u00eb. Por vet\u00ebm disa lumenj kan\u00eb gjat\u00ebsi mbi 150 km, me p\u00ebrjashtim t\u00eb lumit Drin q\u00eb derdhet n\u00eb Liqenin e Ohrit, t\u00eb gjith\u00eb lumenjt\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb lumenj bregdetar\u00eb. T\u00eb lundruesh\u00ebm jan\u00eb vet\u00ebm Drini, Vjosa, Shkumbini dhe Buna, por vet\u00ebm p\u00ebr pak kilometra.<\/p>\n<p>Nga liqenet q\u00eb duhet p\u00ebrmendur jan\u00eb n\u00eb veriper\u00ebndim Liqeni i Shkodr\u00ebs (Skutari), 550 km\u00b2. N\u00eb qend\u00ebr liqeni i Ohrit dhe n\u00eb jug liqeni i Janin\u00ebs. Bregdeti posedon shum\u00eb Porte dhe disa Gjinj t\u00eb m\u00ebdhenj, p\u00ebr shembull: Gjiri i Art\u00ebs, i Vlor\u00ebs, i Durr\u00ebsit dhe ai i Drinit, kurse n\u00eb jug bregdeti \u00ebsht\u00eb i pjerr\u00ebt t\u00eb Cape Linguetta, n\u00eb veri \u00ebsht\u00eb rrafshin\u00eb dhe me i cek\u00ebt deri n\u00eb gryk\u00eb t\u00eb Drinit.<\/p>\n<p>Klima \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e ndryshme, n\u00eb kodra e lart\u00ebsi e eg\u00ebr dhe ftoht\u00eb, n\u00eb lugina me e but\u00eb dhe e bukur, shpesh e nxeht\u00eb me klim\u00eb afrikane. Prandaj, edhe n\u00eb prodhimin bujq\u00ebsor ka diversitetin m\u00eb t\u00eb madh. P\u00ebrderisa n\u00eb pjes\u00ebn e prapme t\u00eb maleve toka jep drith\u00ebrat, edhe luginat t\u00eb dhurojn\u00eb frytet e l\u00ebngshme t\u00eb Jugut, madje edhe pem\u00eb palme tropikale rriten n\u00eb vende t\u00eb mbrojtura, me diell n\u00eb aj\u00ebr t\u00eb hapur.<\/p>\n<p>Popullsia \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrhapur mbi kodrat dhe luginat. Shum\u00eb nga qytetet dhe k\u00ebshtjellat e panum\u00ebrta shtrihen mbi majat e maleve. Forma e jetes\u00ebs jan\u00eb,si n\u00eb koh\u00ebrat e kapitenit Klephten, me vet\u00ebdije t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, si dikur t\u00eb baron\u00ebve gjerman\u00eb grabit\u00ebs. Banor\u00eb jan\u00eb (rreth 3.200.000) n\u00eb rr\u00ebnj\u00ebn e popullit shqiptar kryesisht, ose Skipetar (shqipe mali), si\u00e7 e quajn\u00eb ata veten e tyre. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb popull i lasht\u00eb, i cili ka mbijetuar dy mij\u00eb vjet n\u00eb mes stuhive dhe luft\u00ebrave t\u00eb shumta n\u00eb rezidencat e tij autoktone duke u num\u00ebruar te familjet e kombeve t\u00eb madha, q\u00eb nga koha e Aleksand\u00ebrit t\u00eb Madh identifikohen me pasardh\u00ebs t\u00eb Ilir\u00ebve, por referuar m\u00eb par\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasigurt jan\u00eb identifikuar si pasardh\u00ebs t\u00eb trak\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb gjysm\u00ebn veriore t\u00eb vendit, popullsia shqiptare \u00ebsht\u00eb pothuajse etnikisht e past\u00ebr, e pap\u00ebrzier me kombet sllave, boshnjak\u00ebt dhe malazez\u00ebt, nj\u00eb ndarje e ashp\u00ebr etnike. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn n\u00eb jug, megjithat\u00eb, shqiptar\u00ebt dhe grek\u00ebt jan\u00eb shpesh t\u00eb p\u00ebrzier dhe gjuh\u00ebt e dy popujve shpesh d\u00ebgjohen si alternativa, ata p\u00ebrdorin gjuh\u00ebn e njeri-tjetrit.. N\u00eb bregun e detit pothuaj t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit flasin greqisht p\u00ebrve\u00e7 gjuh\u00ebs s\u00eb tyre amtare. Vet\u00ebm n\u00eb sht\u00ebpi, n\u00eb familje, gjuha shqiptare \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb p\u00ebrdorim.<\/p>\n<p>Kjo e fundit vlen edhe p\u00ebr pjes\u00ebn e mbetur t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr Thrako-Ilire, ku sipas Bopp, kjo gjuh\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb deg\u00eb e pavarur e fisit indo-evropian, por e p\u00ebrzier me fjal\u00eb greke, romake, gjermane, sllave dhe turke. Gramatika e gjuh\u00ebs shqipe mungon, pasi p\u00ebr t\u00eb shkruar p\u00ebrdor\u00ebn shkronjat greke,alfabeti grek, material i marr\u00eb me kusht n\u00eb Lecce (Rom\u00eb 1716), n\u00eb \u201cTabelat Krahasuese\u201d (Hall 1822), (Xylander Frankfurt 1835), Rossi (Roma, 1866), nj\u00eb Blanchi fjalor (ibid., 1635). Krahasime edhe nga Bopp, duke p\u00ebrdorur gjuh\u00ebn shqipe (Berlin 1855).<\/p>\n<p>Besimi \u00ebsht\u00eb i lidhur me ndarjen fetare, q\u00eb nga koha kur Ali Pasha prezantoi dhe vendosi sistemin e toleranc\u00ebs fetare, Islamit dhe t\u00eb Kish\u00ebs Katolike n\u00eb publik, ata kan\u00eb nj\u00eb toleranc\u00eb dhe mir\u00ebkuptim fetar.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria m\u00eb veriore \u00ebsht\u00eb e angazhuar dhe i p\u00ebrket besimit katolik-romak\u00eb, Shqip\u00ebria e mesme \u00ebsht\u00eb e angazhuar p\u00ebr fen\u00eb katolike greke, nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria n\u00eb jug \u00ebsht\u00eb kryesisht popullsi e banuar nga besimi mysliman\u00eb.<\/p>\n<p>Shqiptari p\u00ebr nga madh\u00ebsia \u00ebsht\u00eb i nd\u00ebrtuar me figur\u00eb t\u00eb mesme, ka nj\u00eb fytyr\u00eb ovale me nofulla t\u00eb spikatura, nj\u00eb qaf\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, nj\u00eb gjoks t\u00eb gjer\u00eb dhe nj\u00eb ecje t\u00eb drejt\u00eb krenare. Nj\u00eb nga virtytet e tij kryesore \u00ebsht\u00eb mikpritja, p\u00ebr shkak t\u00eb trim\u00ebris\u00eb s\u00eb tij dhe k\u00ebmb\u00ebnguljes jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb njohur q\u00eb nga koh\u00ebrat e lashta. Arm\u00ebt e tyre jan\u00eb dy pistoleta n\u00eb brez, nj\u00eb shpat\u00eb, arm\u00eb shpat\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, apo shpat\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb pak e lakuar p\u00ebrpara. N\u00eb pamje duken t\u00eb vrazhd\u00eb por jan\u00eb krenar\u00eb n\u00eb natyr\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Kostumi e grave \u00ebsht\u00eb i dob\u00ebt dhe zakonisht p\u00ebrb\u00ebhet nga lecka t\u00eb pambukut t\u00eb trash\u00eb, fustanet jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb gjera, t\u00eb punuara nga leshi, nj\u00eb veshje tipike e tyre, vajzat e reja shpesh bartin kapele nga llamarina dhe monedha t\u00eb vogla t\u00eb kapura n\u00eb flok\u00eb. Veshja e njer\u00ebzve t\u00eb zakonsh\u00ebm t\u00eb gjinis\u00eb mashkullore p\u00ebrb\u00ebhet nga nj\u00eb k\u00ebmish\u00eb dhe pantallona pambuku t\u00eb materialit t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, me nj\u00eb ngjyr\u00eb t\u00eb bardh\u00eb, palltot e tyre jan\u00eb t\u00eb punuara nga leshi, me krah\u00eb t\u00eb gjer\u00eb e t\u00eb hapur, mbi kraharor mbajn\u00eb nj\u00eb shami t\u00eb bardh\u00eb leshi e cila s\u00eb bashku me nj\u00eb gjilp\u00ebr\u00eb argjendi shpesh kthehet e varur n\u00eb nj\u00eb cop\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mbajtur thesin mbi shpin\u00eb.<\/p>\n<p>Kurse nj\u00eb pjes\u00eb e popullit nga mesi n\u00eb jug mbajn\u00eb fustanella val\u00eb,val\u00eb t\u00eb gjera. Koka e tyre mbulohet nga Plisi (K\u00ebsula), \u00ebsht\u00eb nj\u00eb element q\u00eb e gjen n\u00eb t\u00eb gjitha viset e Geg\u00ebris\u00eb dhe n\u00eb ato t\u00eb Tosk\u00ebris\u00eb, ato i kan\u00eb gjithashtu nga pambuku. Rripi, n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve \u00ebsht\u00eb i dekoruar me argjend dhe i p\u00ebrpunuar me nj\u00eb art t\u00eb lart, rripi \u00ebsht\u00eb i lidhur vet\u00ebm me nj\u00eb mb\u00ebrthyese ku n\u00eb t\u00eb ka t\u00eb mb\u00ebrthyera dy pistoleta. Gjat\u00eb stin\u00ebs s\u00eb ver\u00ebs, Palltot dhe xhamadan\u00ebt z\u00ebvend\u00ebsohen me xhaketa t\u00eb lehta. Kostumet e Kapiten\u00ebve t\u00eb rinj jan\u00eb t\u00eb nga materiali kadife, t\u00eb q\u00ebndisura me ar dhe argjend.<\/p>\n<p>Sht\u00ebpit\u00eb e shqiptar\u00ebve zakonisht p\u00ebrb\u00ebhen nga nj\u00eb kat p\u00ebrdhes dhe n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve me dy dhoma, e me p\u00ebrjashtim t\u00eb ndonj\u00ebrit q\u00eb ka vet\u00ebm nj\u00eb dhom\u00eb. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn nga dhomat ruhet Misri, Drith\u00ebrat dhe Rrushi, t\u00eb cilat i sp\u00ebrkatin me krip\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebri.<\/p>\n<p>Secila sht\u00ebpi ka nga nj\u00eb kopsht t\u00eb gjelb\u00ebr dhe secili fshat ka nga nj\u00eb lendin\u00eb t\u00eb gjelb\u00ebr p\u00ebr loj\u00ebrat e sportit, kryesisht loj\u00ebrat zhvillohen t\u00eb dielave. Gjithashtu secili fshat ka sheshin e vet qendror n\u00eb form\u00eb rrethi, t\u00eb mbajtur shum\u00eb past\u00ebr, pasi aty fshatar\u00ebt b\u00ebjn\u00eb korrjet e drith\u00ebrave me kuaj<\/p>\n<p>Ushqimi i shqiptar\u00ebve p\u00ebrb\u00ebhet kryesisht nga perimet. Vera e rrushit, \u00ebsht\u00eb pije q\u00eb e konsumojn\u00eb tradicionalisht, por ata punojn\u00eb nj\u00eb lloji edhe m\u00eb t\u00eb fort t\u00eb Ver\u00ebs nj\u00eb lloj \u201cbrandy\u201d q\u00eb e quajn\u00eb Raki, k\u00ebt\u00eb e p\u00ebrfitojn\u00eb nga rrushi, misri dhe elbi. Shqiptar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb moderuar n\u00eb biseda dhe kursyes t\u00eb mir\u00eb, por ne kemi v\u00ebrtetuar se ata jan\u00eb shum\u00eb dembel dhe injorant, me munges\u00eb diturie. Vjedhjet n\u00eb vendet publike nuk i konsiderojn\u00eb si nj\u00eb turp, por vjedhjet sekrete i konsiderojn\u00eb t\u00eb turpshme dhe t\u00eb d\u00ebnueshme. Shqiptar\u00ebt e dashurojn\u00eb muzik\u00ebn, k\u00ebng\u00ebt dhe vallet i kan\u00eb pasion. Instrumentet e tyre jan\u00eb Fyelli, tingujt e timpanit, pastaj lloji kitare me tre-faqe, me nj\u00eb qaf\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe nj\u00eb bark\u00eb i rrumbullak\u00ebt i vog\u00ebl, e cila \u00ebsht\u00eb luajtur me nj\u00eb plectrum dhe me nj\u00eb tub\u00eb gjysm\u00eb t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>Pun\u00ebsimi i tyre, shqiptar\u00ebt jan\u00eb ose barinj ose bujq. Burimet natyrore i kan\u00eb t\u00eb kufizuara, objektet kryesore t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb jan\u00eb luginat pjellore, ku shum\u00eb njer\u00ebz jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb mbjelljen e drith\u00ebrave si, mis\u00ebr, grur\u00eb, elb, hardhia, ulliri dhe duhani. Ata eksportojn\u00eb drith\u00ebra, l\u00ebnd\u00eb druri, vaj, duhan, pambuk, lesh, etj. Rreth 50 Anije t\u00eb mbushura me grur\u00eb eksportohen \u00e7do vit n\u00eb Ishujt e Jonit, Itali dhe Malt\u00eb. Gjithashtu nj\u00eb sasi e admirueshme e drurit p\u00ebr nd\u00ebrtim rrit brigjet e portit q\u00eb presin p\u00ebr tu eksportuar. Duhani rritet dhe kultivohet, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Ep\u00ebrme.<\/p>\n<p>Pambukun e pasqyrojn\u00eb shqiptar\u00ebt e Thesalis\u00eb, ata prodhimet e tyre i d\u00ebrgojn\u00eb n\u00eb portet Greke dhe Italiane t\u00eb detit Adriatik. Prodhimi i vet\u00ebm nga produktet q\u00eb faturohet \u00ebsht\u00eb stofi i trash\u00eb nga leshi. Megjithat\u00eb, shqiptaret kane nevoj\u00eb p\u00ebr produkte tjera, ata importojn\u00eb: Sheqer, kafe, metale, rroba, arm\u00eb zjarri, pajisje mekanike, barut, etj. Tregtar\u00ebt shqiptar\u00eb jan\u00eb t\u00eb lidhur ngusht\u00eb me sht\u00ebpit\u00eb greke n\u00eb Trieste dhe me sht\u00ebpit\u00eb malteze, duke bler\u00eb mallrat e nevojshme, ata marrin mallrat britanike, q\u00eb jan\u00eb me te k\u00ebrkuara.<\/p>\n<p>Ndarja politike e tok\u00ebs shqiptare \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi aktualisht t\u00eb disa vilajeteve Shkodra (Shqip\u00ebria e Veriut) dhe Janina (Shqip\u00ebria Jugore), Shkupi(Shqip\u00ebria Verilindore), Manastiri (Shqip\u00ebria e mesme). Qytetet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme jan\u00eb qytete bregdetare si, Durr\u00ebsi Vlora dhe Preveza, qytetet tjera me r\u00ebnd\u00ebsi jan\u00eb: Shkodra, Shkupi, Alhissar, Kruja, Elbasani, Berati, dhe Arta, n\u00eb rajonet malore lindore Prizreni, Peja, n\u00eb juglindje Ohri, Manastiri dhe Janina.<\/p>\n<p>Emri i shqiptar\u00ebve dhe kryeqyteti i tyre Albanopolis \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nga Ptolemeu. Me fjal\u00ebn apo emrin e tyre Alban, ata paraqiten m\u00eb von\u00eb (n\u00eb shekullin e 12.), si luft\u00ebtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, si fisi m\u00eb trim nga ilir\u00ebt, si fis trash\u00ebgimtar\u00eb t\u00eb denj\u00eb t\u00eb Ilir\u00ebve. Trim\u00ebrin\u00eb e treguan shpesh n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr grek\u00ebve dhe t\u00eb Perandoris\u00eb Lindore p\u00ebr t\u00eb ruajtur lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e saj m\u00eb von\u00eb. Turqit pasi e pushtuan vendin e shqiptar\u00ebve i ndryshuan emrin nga Albanon n\u00eb Arnaut.<br \/>\nShqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb dy deg\u00eb kryesore, Tosk\u00eb n\u00eb jug t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Geg\u00eb n\u00eb pjes\u00ebt qendrore dhe veriore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb ata nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkufizuar vet\u00ebm n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe nuk e p\u00ebrmbushin krejt k\u00ebt\u00eb vend. Ata jetojn\u00eb edhe n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb Serbis\u00eb, s\u00eb bashku me pjes\u00ebt turke t\u00eb Bullgaris\u00eb, madje edhe n\u00eb Austri jetojn\u00eb shqiptar\u00eb si (n\u00eb Dalmci n\u00eb Zara dhe Pola) dhe Italin\u00eb jugore (Puglia, Calabria, Sicilia) ku ka kolon shqiptar. Por, mbi t\u00eb gjitha, Greqia \u00ebsht\u00eb i mbipopulluar nga ana e tyre dhe ata e formojn\u00eb shumic\u00ebn e popullsis\u00eb n\u00eb B\u00f6otia, Atik\u00ebs, Megara dhe Argolis. Ishujt Hydra Spezza dhe Salamis jan\u00eb t\u00eb banuar vet\u00ebm me shqiptar\u00eb, gjithashtu edhe ana jugore e Eub\u00f6a dhe pjesa veriore e Andros \u00ebsht\u00eb ekskluzivisht e banuar me shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebt e lashta, Shqip\u00ebria e p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Epirit dhe banor\u00ebt e saj jan\u00eb konsideruar t\u00eb eg\u00ebr dhe luft\u00ebdash\u00ebs, luft\u00ebnxit\u00ebs. Kurse nga bregu i detit ka dep\u00ebrtuar kultura greke, si\u00e7 d\u00ebshmohet nga mbeturinat e shumta t\u00eb Antik\u00ebs. N\u00ebn sundimin e Mbretit Pirro vendi shqiptar\u00eb ka luajtur nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb histori (nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr) derisa ajo ishte thyer brenda veti n\u00eb shum\u00eb komunitete t\u00eb vogla t\u00eb cila ran\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb Maqedonis\u00eb. Rreth 200 P.E.S, fillon n\u00ebnshtrimi e vendit nga romak\u00ebt. Qytete t\u00eb shumta filluan t\u00eb ngrit\u00ebn n\u00eb brigje t\u00eb detit: Apolonia (tani Polina) ishte qendra apo selia e zhvillimit t\u00eb shkencave.<\/p>\n<p>Durr\u00ebsi (Dyrrachium) me an\u00eb t\u00eb tregtis\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb i madh dhe i pasur. N\u00eb vendet malore, megjithat\u00eb, ishte ruajtur gjuha e vjet\u00ebr dhe zakonet e tyre. Me l\u00ebvizje t\u00eb popullsive dhe migrime t\u00eb shumta edhe n\u00eb Shqip\u00ebri u zhduk sundimi romak. Barbarizma t\u00eb papar\u00eb deri at\u00ebher\u00eb rezultuan n\u00eb shekullin 7, 8 dhe 9 me pushtimin e tokave Ilire nga fiset sllave. Ata zaptuan toka Ilire vran\u00eb njer\u00ebz dhe digjen gjith\u00e7ka shqiptare. Pjes\u00eb e madhe e popullsis\u00eb Ilire u asimilua n\u00eb sllav. Nga viti 870 Ohri ( Lychnidos vjetra) ishte kryeqendra e nj\u00eb Princi t\u00eb Bullgaris\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm pas r\u00ebnies s\u00eb k\u00ebtij sundimi tep\u00ebr t\u00eb eg\u00ebr sllav (1018), popullsia ilire q\u00eb ju kishte mbijetuar k\u00ebtyre furtunave, filloj t\u00eb kthehet p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb zot\u00ebrimin e tok\u00ebs s\u00eb tyre dhe ushtrimit t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb tyre. Me Perandorin\u00eb Bizantine, shqiptar\u00ebt pothuaj se ishin vazhdimisht n\u00eb luft\u00eb, ku njer\u00ebzit ishin shum\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar, kishte grabitje dhe vrasje t\u00eb p\u00ebrditshme. Pastaj pasuan betejat e gjata me turqit. Tashm\u00eb n\u00eb vitin 1380 t\u00eb krishter\u00ebt, shqiptar\u00ebt s\u00eb bashku me sllav\u00ebt dhe hungarez\u00ebt luftuan kund\u00ebr Turkut.<\/p>\n<p>N\u00eb betej\u00ebn e tmerrshme t\u00eb Kosov\u00ebs me (1389) kund\u00ebr Islamit, ushtria shqiptare kishte humbur boshtin e saj n\u00eb ket\u00eb betej\u00eb duke pesuar humbje t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb njer\u00ebz. Pas k\u00ebsaj beteje shum\u00eb fise shqiptare emigruan n\u00eb zonat pabanuara shqiptare, n\u00eb bjeshk\u00eb dhe male, n\u00eb tokat e boshatisura t\u00eb Atik\u00ebs, Thesalis\u00eb dhe Mor\u00ebs duke l\u00ebn\u00eb tokat e pjell\u00ebshme n\u00eb duar t\u00eb armikut. Ata themeluam qytete t\u00eb shumta shqiptare koloniale, t\u00eb cila m\u00eb von\u00eb kontribuuan dhe ben\u00eb rezistenca t\u00eb guximshme me turqit e sulltan Pajazidit dhe sulltan Muratit. Shqiptar\u00ebt n\u00eb ket\u00eb koh\u00eb mbushen gradualisht me \u00e7adrat, stanet dhe kasollet e tyre t\u00eb gjitha malet.<\/p>\n<p>Historia me e ndritur shqiptare e asaj kohe \u00ebsht\u00eb e lidhur ngusht\u00eb me emrin e Sk\u00ebnderbeut, princi i cili guximsh\u00ebm p\u00ebr 25 vjet me radh\u00eb mbrojti trojet e veta.<br \/>\n(Nga viti 1443-1467), m\u00eb shum\u00eb heroiz\u00ebm t\u00eb papar\u00eb, si dhe fat kund\u00ebr t\u00ebr\u00eb pushtetit t\u00eb Turqis\u00eb (Superfuqi e koh\u00ebs) luftuan me vite t\u00eb tera me plot sukses ket\u00eb pushtues, p\u00ebrderisa vjehrri i tij, Acatina Topia, shfaqet n\u00eb jug duke mbuluar jugun e Shqip\u00ebris\u00eb. Edhe pas vdekjes s\u00eb Sk\u00ebnderbeut, shqiptar\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb luftuan kund\u00ebr osman\u00ebve, e njohur \u00ebsht\u00eb mbrojtja e Shkodr\u00ebs dhe nj\u00eb nga betejat e fundit t\u00eb tyre t\u00eb periudh\u00ebs.<\/p>\n<p>Me marr\u00ebveshjen e paqes n\u00eb mes t\u00eb Venecian\u00ebve dhe Turqve m\u00eb 1478-t\u00eb, Shqip\u00ebria u b\u00eb krahin\u00eb turke, mir\u00ebpo ky vend asnj\u00ebher\u00eb nuk u qet\u00ebsua. Q\u00eb nga mesi i shekullit 17, islami filloi gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb t\u00eb dep\u00ebrtoj\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e deri at\u00ebhershme t\u00eb krishtere. Po ashtu shqiptar\u00ebt u d\u00ebrguan edhe n\u00eb sh\u00ebrbimet ushtarake t\u00eb turqve, n\u00eb luft\u00ebra t\u00eb shumta q\u00eb b\u00ebnin ata .Shqiptar\u00ebt formonin thelbin e armat\u00ebs turke, ata ishin komando dhe ishin ushtar\u00eb t\u00eb mir\u00eb, q\u00eb Turqia i d\u00ebshironte medoemos n\u00eb radh\u00ebt e veta.<\/p>\n<p>Udh\u00ebheq\u00ebsit m\u00eb trima t\u00eb ushtris\u00eb osmane m\u00eb s\u00eb shpeshti ishin shqiptar\u00ebt. Po edhe n\u00eb vendet punuese t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb perandoris\u00eb, shqiptar\u00ebt gjithnj\u00eb e m\u00eb shpesh zinin vend.<br \/>\nEdhe kur Rus\u00ebt n\u00eb vitin 1770 i nxit\u00ebn Grek\u00ebt n\u00eb kryengritje kund\u00ebr Turqve, k\u00ebta t\u00eb fundit i d\u00ebrguan fqinj\u00ebt shqiptar\u00eb kund\u00ebr popullit fatkeq Grek, e t\u00eb cil\u00ebt t\u00eb gjith\u00eb urrejtjen e lasht\u00eb t\u00eb tyre ndaj grek\u00ebve dhe d\u00ebshir\u00ebn e tyre p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb e l\u00ebshuan n\u00eb shfrenim.<\/p>\n<p>Ali Pasha (Princ), i pari i Tepelen\u00ebs, n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb filloj\u00eb udh\u00ebn e tij t\u00eb \u00e7uditshme. Pak\u00eb nga pak\u00eb e solli gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00ebn sundimin e tij. Mir\u00ebpo kur ai tentoj\u00eb q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet vrasjeve dhe tradhtive ndaj shok\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb lart\u00ebsohej si despot i plotfuqish\u00ebm, k\u00ebta p\u00ebr ta shmangur ket\u00eb u hodh\u00ebn n\u00eb an\u00ebn e osman\u00ebve, dhe k\u00ebshtu fuqia e ngritur nga ai (1822) shpejt\u00eb u thye.<\/p>\n<p>Lufta 40 vje\u00e7are e Aliut p\u00ebr t\u00eb forcuar pozit\u00ebn e tij, e cila u zhvillua po thuaj se pa nd\u00ebrprerje, dhe populli luftarak u kalit n\u00eb jet\u00ebn e eg\u00ebr sa q\u00eb pas rr\u00ebzimit s\u00eb despotizmit, shp\u00ebrtheu revolucioni Grek\u00eb, q\u00eb i hapi udh\u00eb dhe nj\u00eb rast t\u00eb mir\u00eb popullit Grek p\u00ebr pla\u00e7kitje. Shqiptar\u00ebt muhamedan\u00eb u hodh\u00ebn n\u00eb an\u00ebn e Turq\u00ebve, t\u00eb krishter\u00ebt, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb bjeshk\u00ebt jugore banor\u00ebt e\u201dArmatolen\u201ddhe\u201dKlephthen\u201d(d.m.th Suliot\u00ebt), u hodh\u00ebn n\u00eb an\u00eb t\u00eb grek\u00ebve. Pjesa m\u00eb e madhe e t\u00eb krishter\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb t\u00eb gjat\u00eb kundrejt v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tyre muhamedan\u00eb u munden.<\/p>\n<p>Pas betejes tek\u201dNavarino\u201ddhe njohjes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb grek\u00ebve, veprimet e egra t\u00eb shqiptareve tani u kthyen kundrejt turqve. N\u00ebn udh\u00ebheqjen e Arslan Beut dhe Mustafa Pash\u00ebs s\u00eb Shkodr\u00ebs, ata lart\u00ebsuan flamurin e kryengritjes, mor\u00ebn udh\u00ebheqjen e kryengritjes n\u00eb duar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb lidhje u fut edhe Pasha i Bagdatit, Dauti nd\u00ebrsa Mehmed Aliu nga Kajro hidhte zjarr me ari mbi. Perandoria duhej t\u00eb sulmohej nga t\u00eb gjitha an\u00ebt.<\/p>\n<p>Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb u paraqit Reshid Pasha me t\u00ebr\u00eb ushtrin\u00eb turke, i cili m\u00eb par\u00eb kishte vendosur paqe me rus\u00ebt n\u00eb Adrianopole. Tradhtia, i hapi udh\u00ebn e suksesit drejt\u00eb q\u00ebllimit. Ai i ftoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb prij\u00ebsit shqiptar\u00eb n\u00eb Manastir, me q\u00ebllim t\u00eb m\u00ebnjanimit t\u00eb konflikteve, pasi ai u kishte premtuar fjal\u00ebn e tij t\u00eb nderit p\u00ebr kalimin e sigurt, se nuk do tu ndodh\u00eb asgj\u00eb, por n\u00eb realitet k\u00ebshtu ata ran\u00eb n\u00eb kurth\u00eb. 400 prir\u00ebs shqiptar\u00eb erdh\u00ebn n\u00eb nj\u00eb rrethim t\u00eb fort\u00eb n\u00eb Manastir, mir\u00ebpo besa e dh\u00ebn\u00eb u kthye n\u00eb tradhti, ata u vran\u00eb dhe masakruan nga Rashid Pasha, me \u00e7ka shpejt\u00eb pasoj\u00eb n\u00ebnshtrimi i vendit.<\/p>\n<p>Por nj\u00eb revolt\u00eb e popullsis\u00eb myslimane shp\u00ebrtheu me 1843 n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr shkak t\u00eb rekrutimit t\u00eb trupave. Kjo revolt u p\u00ebrhap\u00eb me shpejt\u00ebsi mbi zonat malore t\u00eb Rumelis\u00eb deri n\u00eb brendi t\u00eb Bulgaris\u00eb. Omer Pasha me ushtri s\u00eb pari i godit\u00ebn shqiptar\u00ebt n\u00eb Kaplanly duke i thyer dhe pastaj i n\u00ebnshtroj\u00eb ata n\u00ebp\u00ebrmjet kuvendit t\u00eb Kalkandelen duke okupuar Prishtin\u00ebn, ata okupuan t\u00ebr\u00eb provinc\u00ebn shqiptare.<\/p>\n<p>Nj\u00eb kryengritje e re nga shqiptar\u00ebt n\u00eb ver\u00ebn e vitit 1847 u shtyp shpejt. Gjat\u00eb revolucionit grek t\u00eb vitit1854, edhe Shqip\u00ebria b\u00ebnte l\u00ebvizjet dhe p\u00ebrgatitjet p\u00ebr kryengritje, por nj\u00eb shp\u00ebrthimin kryengritjesh k\u00ebt\u00eb vit nuk kishte<br \/>\nLiteratura:<\/p>\n<blockquote><p>\u2022 Cyprien Robert, Les Skllev\u00ebrit de la turquie (Paris, 1844, botim i ri p\u00ebr 1851 vazhdoi n\u00eb 1852, 2 Vols, i Fedorovich gjerman, Dresden, 1844, 2 Vols)<br \/>\n\u2022 Josef M\u00fcller, Shqip\u00ebria dhe Rumelis\u00eb, statistikore-topografike P\u00ebrfaq\u00ebsimi (Prag\u00eb 1844)<br \/>\n\u2022 Hahn, Studime Shqiptare (Jena 1854)<br \/>\n\u2022 Hahn, greke dhe shqiptare zanash p\u00ebrrall\u00eb (Leipzig, 1864, 2 Vols)<br \/>\n\u2022 Hahn, p\u00ebrmes territorit t\u00eb Drinit dhe t\u00eb Vardarit n\u00eb vitin 1863 (Vjen\u00eb 1870)<\/p><\/blockquote>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ramiz Selimi, 27 shkurt 2018 &#8211; Nj\u00ebKomb.com Shkrimet n\u00eb ket\u00eb Enciklopedi jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb nga viti 1844- 1872. Historian\u00ebt e koh\u00ebs si Cyprien Robert, Josef M\u00fcller, Hahn dhe Bopp, kan\u00eb vizituar personalisht vendet shqiptare duke marr informacione nga dora e par\u00eb, gjithashtu ata jan\u00eb sh\u00ebrbye me material nga historia italiane dhe asaj turke t\u00eb koh\u00ebs. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":30117,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-30116","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>ENCIKLOPEDIA GJERMANE 1844-1872 \u2013 TERRITORET E BANUARA TE SHQIPTAR\u00cbVE 91400 KM\u00b2 - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/enciklopedia-gjermane-1844-1872-territoret-e-banuara-te-shqiptareve-91400-km\u00b2\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"ENCIKLOPEDIA GJERMANE 1844-1872 \u2013 TERRITORET E BANUARA TE SHQIPTAR\u00cbVE 91400 KM\u00b2 - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Ramiz Selimi, 27 shkurt 2018 &#8211; Nj\u00ebKomb.com Shkrimet n\u00eb ket\u00eb Enciklopedi jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb nga viti 1844- 1872. Historian\u00ebt e koh\u00ebs si Cyprien Robert, Josef M\u00fcller, Hahn dhe Bopp, kan\u00eb vizituar personalisht vendet shqiptare duke marr informacione nga dora e par\u00eb, gjithashtu ata jan\u00eb sh\u00ebrbye me material nga historia italiane dhe asaj turke t\u00eb koh\u00ebs. [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/enciklopedia-gjermane-1844-1872-territoret-e-banuara-te-shqiptareve-91400-km\u00b2\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-05-21T20:52:50+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/harta-e-vilajeteve.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"520\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"544\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"21 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/enciklopedia-gjermane-1844-1872-territoret-e-banuara-te-shqiptareve-91400-km%c2%b2\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/enciklopedia-gjermane-1844-1872-territoret-e-banuara-te-shqiptareve-91400-km%c2%b2\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"ENCIKLOPEDIA GJERMANE 1844-1872 \u2013 TERRITORET E BANUARA TE SHQIPTAR\u00cbVE 91400 KM\u00b2\",\"datePublished\":\"2018-05-21T20:52:50+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/enciklopedia-gjermane-1844-1872-territoret-e-banuara-te-shqiptareve-91400-km%c2%b2\\\/\"},\"wordCount\":4196,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/enciklopedia-gjermane-1844-1872-territoret-e-banuara-te-shqiptareve-91400-km%c2%b2\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/05\\\/harta-e-vilajeteve.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/enciklopedia-gjermane-1844-1872-territoret-e-banuara-te-shqiptareve-91400-km%c2%b2\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/enciklopedia-gjermane-1844-1872-territoret-e-banuara-te-shqiptareve-91400-km%c2%b2\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/enciklopedia-gjermane-1844-1872-territoret-e-banuara-te-shqiptareve-91400-km%c2%b2\\\/\",\"name\":\"ENCIKLOPEDIA GJERMANE 1844-1872 \u2013 TERRITORET E BANUARA TE SHQIPTAR\u00cbVE 91400 KM\u00b2 - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/enciklopedia-gjermane-1844-1872-territoret-e-banuara-te-shqiptareve-91400-km%c2%b2\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/enciklopedia-gjermane-1844-1872-territoret-e-banuara-te-shqiptareve-91400-km%c2%b2\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/05\\\/harta-e-vilajeteve.jpg\",\"datePublished\":\"2018-05-21T20:52:50+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/enciklopedia-gjermane-1844-1872-territoret-e-banuara-te-shqiptareve-91400-km%c2%b2\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/enciklopedia-gjermane-1844-1872-territoret-e-banuara-te-shqiptareve-91400-km%c2%b2\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/enciklopedia-gjermane-1844-1872-territoret-e-banuara-te-shqiptareve-91400-km%c2%b2\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/05\\\/harta-e-vilajeteve.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/05\\\/harta-e-vilajeteve.jpg\",\"width\":520,\"height\":544},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/enciklopedia-gjermane-1844-1872-territoret-e-banuara-te-shqiptareve-91400-km%c2%b2\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"ENCIKLOPEDIA GJERMANE 1844-1872 \u2013 TERRITORET E BANUARA TE SHQIPTAR\u00cbVE 91400 KM\u00b2\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"ENCIKLOPEDIA GJERMANE 1844-1872 \u2013 TERRITORET E BANUARA TE SHQIPTAR\u00cbVE 91400 KM\u00b2 - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/enciklopedia-gjermane-1844-1872-territoret-e-banuara-te-shqiptareve-91400-km\u00b2\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"ENCIKLOPEDIA GJERMANE 1844-1872 \u2013 TERRITORET E BANUARA TE SHQIPTAR\u00cbVE 91400 KM\u00b2 - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Nga Ramiz Selimi, 27 shkurt 2018 &#8211; Nj\u00ebKomb.com Shkrimet n\u00eb ket\u00eb Enciklopedi jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb nga viti 1844- 1872. Historian\u00ebt e koh\u00ebs si Cyprien Robert, Josef M\u00fcller, Hahn dhe Bopp, kan\u00eb vizituar personalisht vendet shqiptare duke marr informacione nga dora e par\u00eb, gjithashtu ata jan\u00eb sh\u00ebrbye me material nga historia italiane dhe asaj turke t\u00eb koh\u00ebs. [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/enciklopedia-gjermane-1844-1872-territoret-e-banuara-te-shqiptareve-91400-km\u00b2\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-05-21T20:52:50+00:00","og_image":[{"width":520,"height":544,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/harta-e-vilajeteve.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"21 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/enciklopedia-gjermane-1844-1872-territoret-e-banuara-te-shqiptareve-91400-km%c2%b2\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/enciklopedia-gjermane-1844-1872-territoret-e-banuara-te-shqiptareve-91400-km%c2%b2\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"ENCIKLOPEDIA GJERMANE 1844-1872 \u2013 TERRITORET E BANUARA TE SHQIPTAR\u00cbVE 91400 KM\u00b2","datePublished":"2018-05-21T20:52:50+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/enciklopedia-gjermane-1844-1872-territoret-e-banuara-te-shqiptareve-91400-km%c2%b2\/"},"wordCount":4196,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/enciklopedia-gjermane-1844-1872-territoret-e-banuara-te-shqiptareve-91400-km%c2%b2\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/harta-e-vilajeteve.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/enciklopedia-gjermane-1844-1872-territoret-e-banuara-te-shqiptareve-91400-km%c2%b2\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/enciklopedia-gjermane-1844-1872-territoret-e-banuara-te-shqiptareve-91400-km%c2%b2\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/enciklopedia-gjermane-1844-1872-territoret-e-banuara-te-shqiptareve-91400-km%c2%b2\/","name":"ENCIKLOPEDIA GJERMANE 1844-1872 \u2013 TERRITORET E BANUARA TE SHQIPTAR\u00cbVE 91400 KM\u00b2 - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/enciklopedia-gjermane-1844-1872-territoret-e-banuara-te-shqiptareve-91400-km%c2%b2\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/enciklopedia-gjermane-1844-1872-territoret-e-banuara-te-shqiptareve-91400-km%c2%b2\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/harta-e-vilajeteve.jpg","datePublished":"2018-05-21T20:52:50+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/enciklopedia-gjermane-1844-1872-territoret-e-banuara-te-shqiptareve-91400-km%c2%b2\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/enciklopedia-gjermane-1844-1872-territoret-e-banuara-te-shqiptareve-91400-km%c2%b2\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/enciklopedia-gjermane-1844-1872-territoret-e-banuara-te-shqiptareve-91400-km%c2%b2\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/harta-e-vilajeteve.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/harta-e-vilajeteve.jpg","width":520,"height":544},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/enciklopedia-gjermane-1844-1872-territoret-e-banuara-te-shqiptareve-91400-km%c2%b2\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"ENCIKLOPEDIA GJERMANE 1844-1872 \u2013 TERRITORET E BANUARA TE SHQIPTAR\u00cbVE 91400 KM\u00b2"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30116","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30116"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30116\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/30117"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30116"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30116"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30116"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}