{"id":30363,"date":"2018-05-30T09:26:17","date_gmt":"2018-05-30T07:26:17","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=30363"},"modified":"2018-05-30T09:27:28","modified_gmt":"2018-05-30T07:27:28","slug":"philip-roth-une-nuk-jam-me-i-cmendur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/philip-roth-une-nuk-jam-me-i-cmendur\/","title":{"rendered":"PHILIP ROTH: \u201cUn\u00eb nuk jam m\u00eb i \u00e7mendur\u201d"},"content":{"rendered":"<p><strong>PHILIP ROTH<\/strong> (<em>1933-2018<\/em>) <\/p>\n<blockquote><p><em>Sidomos bota e let\u00ebrsis\u00eb u ndie e pik\u00eblluar, por krenare, p\u00ebr Korifeun e let\u00ebrsis\u00eb amerikane dhe bot\u00ebrore, Philip Roth (Filip Rot), i cili vdiq t\u00eb mart\u00ebn e parafundit, m\u00eb 22 maj 2018.<br \/>\nN\u00eb hallin tim, si mir\u00ebnjohje dhe respekt p\u00ebr veprimtarin\u00eb e Tij, u p\u00ebrcaktova t\u00eb shqip\u00ebroj nj\u00eb bashk\u00ebbisedim t\u00eb vitit 2009, meq\u00eb mu duk m\u00eb informativ p\u00ebr ata q\u00eb nuk kan\u00eb pas rast t\u00eb ken\u00eb lexuar di\u00e7 nga ku Korife letrar, i cili u shqua p\u00ebr rrebelimin e tij kund\u00ebr traditave fetare t\u00eb jahudive, edhe pse ishte i prind\u00ebrve q\u00eb i p\u00ebrkisnin atij religjioni, u rrebelua edhe kund\u00ebr imperializmit amerikan, duke qen\u00eb veprimtar aktiv kund\u00ebr luft\u00ebs n\u00eb Vietnam, por ishte edhe kund\u00ebr kapitalizmit vulgar t\u00eb Amerik\u00ebs.<br \/>\nR\u00ebndom, Iluminist\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij rangu, u ngushtohet hap\u00ebsira e veprimtaris\u00eb, duke i vog\u00ebluar deri n\u00eb anonimitet, por Filipi u imponua me talentin e tij letrar, roman\u00ebt dhe novelat e t\u00eb cilit ia dol\u00ebn t\u00eb jen\u00eb bestseller, jo vet\u00ebm n\u00eb SH.B.A., por edhe deri n\u00eb Kin\u00eb.<br \/>\nLAVDI!<\/em><\/p><\/blockquote>\n<p>\u201c<strong>Un\u00eb nuk jam m\u00eb i \u00e7mendur<\/strong>\u201d<\/p>\n<p>[ <em>Bashk\u00ebbisedim me shkrimtarin amerikan Philip Roth (Filip Rot) me Martin Scholz, t\u00eb cilin gazeta gjermane FR e publikoi me titullin: \u201cUn\u00eb nuk jam m\u00eb i \u00e7mendur\u201d<\/em> ]<\/p>\n<p>[<strong>Martin Scholc \/ MS<\/strong>:] &#8211; Zot\u00ebri Roth, ju nuk keni qen\u00eb kurr\u00eb n\u00eb Panairin e Librit t\u00eb Frankfurtit. Pse?<br \/>\n[<strong>Philip Roth \/ PR<\/strong>:] &#8211; Sepse nuk m\u00eb p\u00eblqejn\u00eb ngjarje t\u00eb tilla t\u00eb m\u00ebdha. Un\u00eb kam zbritur disa her\u00eb n\u00eb aeroportin e Frankfurtit, por vet\u00ebm sa kam nd\u00ebrruar aeroplan\u00ebt aty. N\u00eb Gjermani nuk kam q\u00ebn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb.<br \/>\n[<strong>MS<\/strong>:] &#8211; I jeni shmangur Gjermanis\u00eb?<br \/>\n[<strong>PR<\/strong>:] &#8211; Jo, ka ndodhur rast\u00ebsisht k\u00ebshtu, q\u00eb kurr\u00eb t\u00eb mos isha atje.<br \/>\n[MS:] &#8211; N\u00eb prag t\u00eb Panairit t\u00eb Librit n\u00eb Frankfurt pati ndodhur nj\u00eb skandal, pasi organizator\u00ebt u detyruan t\u00eb anulojn\u00eb ftesat p\u00ebr dy autor\u00eb kinez\u00eb, kritik\u00eb t\u00eb regjimit, p\u00ebr shkak t\u00eb presionit nga Pekini. Ata duhej t\u00eb merrnin pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb panel diskutimi. A ka shkaktuar turbullira edhe n\u00eb Nju-Jork ajo ndodhi?<br \/>\n[PR:] &#8211; Jo. K\u00ebt\u00eb e d\u00ebgjoj p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nga ju.<br \/>\n[MS:] &#8211; \u00c7far\u00eb ju vjen nd\u00ebr mend kur d\u00ebgjoni se nj\u00eb forum nd\u00ebrkomb\u00ebtar i intelektual\u00ebve dhe i shkrimtar\u00ebve t\u00eb vet\u00ebvullnetsh\u00ebm n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmb lirin\u00eb e shprehjes?<br \/>\n[PR:] &#8211; Kjo nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb. Pra, k\u00ebshtu nuk duhet t\u00eb sillen me shkrimtar\u00ebt, sidomos n\u00eb nj\u00eb panair libri.<br \/>\n[MS:] &#8211; Ky rast ka ngritur \u00e7\u00ebshtjen e guximit dhe t\u00eb zuz\u00ebris\u00eb s\u00eb intelektual\u00ebve n\u00eb Gjermani. Edhe &#8220;University Press&#8221;, Yale, koh\u00ebt e fundit ka shkaktuar pak\u00ebnaq\u00ebsi, kur ka refuzuar t\u2019i fus\u00eb n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr, si ilustrim, karikaturat daneze p\u00ebr Muhamedin, skandal i cili ka shkaktuar revolt\u00eb t\u00eb p\u00ebrbotshme. Ky refuzim ka ndodhur nga frika se do t\u00eb provokohet bota islamike.<br \/>\n[PR:] &#8211; Ky shembull nuk m\u00eb b\u00ebn optimist, sa i p\u00ebrket liris\u00eb s\u00eb artit dhe let\u00ebrsis\u00eb k\u00ebto dit\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, botuesi ka frik\u00eb nga kriminel\u00ebt agresiv\u00eb ekstremist\u00eb. Ndoshta ka t\u00eb drejt\u00eb. Njer\u00ebzit e nd\u00ebrmarrjes botuese kan\u00eb frik\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn e tyre, p\u00ebr jet\u00ebn e t\u00eb dashurve t\u00eb tyre. Un\u00eb nuk mund t\u00eb moralizoj duke u caktuar atyre rregulla t\u00eb sjelljes. Situata \u00ebsht\u00eb komplekse. Kush mund ta d\u00ebshironte at\u00eb lloj censure? Salman Rushdie dikur pati th\u00ebn\u00eb: &#8220;Pa t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb fyer, n\u00eb parim, nuk ka asnj\u00eb liri t\u00eb shprehjes&#8221;. Un\u00eb jam plot\u00ebsisht i t\u00eb nj\u00ebjtit mendim. Vet\u00ebm un\u00eb nuk do t\u00eb isha kok\u00ebfort\u00eb, q\u00eb ta b\u00ebja k\u00ebt\u00eb konstatim,se domosdoshm\u00ebrish, pa fyerje nuk pask\u00ebsh m\u00eb liri t\u00eb shprehjes.<br \/>\n[MS:] &#8211; A keni njohuri p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb kineze?<br \/>\n[PR:] &#8211; Aspak. Edhe pse un\u00eb kam d\u00ebgjuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kolegun kinez, i cili fitoi vjet \u00e7mimin &#8220;Nobel&#8221; dhe jeton n\u00eb ekzil n\u00eb Franc\u00eb, por e kam harruar emrin e tij. Si quhej ai?<br \/>\n[MS:] &#8211; Ju e keni fjal\u00ebn p\u00ebr Gao Xingjen?<br \/>\n[PR:] &#8211; Tamam. Megjithat\u00eb, ai nuk \u00ebsht\u00eb publikuar n\u00eb SHBA. Sidoqoft\u00eb, un\u00eb nuk e kam lexuar. Por veprat e mia jan\u00eb botuar koh\u00ebt e fundit n\u00eb Kin\u00eb. Nd\u00ebr t\u00eb tjera: &#8220;Mang\u00ebsia njer\u00ebzore&#8221;, &#8220;Idilika amerikane&#8221;, &#8220;Kafsha e vdekur&#8221;. Por jo &#8220;Bashk\u00ebshorti im, komunisti&#8221; \u2013 ky titull nuk ka kuptim n\u00eb Kin\u00eb (qesh).<br \/>\n[MS:] &#8211; T\u00eb flasim p\u00ebr politik\u00ebn amerikane: Disa vjet m\u00eb par\u00eb, artist\u00ebt e majt\u00eb n\u00eb SHBA krahasuan Bushin me Hitlerin. Nd\u00ebrsa k\u00ebto dit\u00eb, z\u00ebrat konservator\u00eb po e diskualifikojn\u00eb Obam\u00ebn si Hitleri, sepse ai po p\u00ebrpiqet t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb reform\u00eb n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi, nga e cila p\u00ebrfitojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb amerikan\u00ebt. Pse bashkatdhetar\u00ebt tuaj p\u00ebrdorin kaq leht\u00ebsisht tokmakun Hitler kur kritikojn\u00eb president\u00ebt e tyre?<br \/>\n[PR:] &#8211; Shembujt e fundit mua m\u00eb shokojn\u00eb m\u00eb pak se ju. Sepse krahasimet e Obam\u00ebs me Hitlerin vijn\u00eb nga e djathta ekstreme. K\u00ebta njer\u00ebz nuk jan\u00eb t\u00eb njohur si t\u00eb arsyesh\u00ebm. Shumica e tyre as nuk e din\u00eb se kush ishte Hitleri. Ta karakterizosh dik\u00eb p\u00ebr Hitler \u00ebsht\u00eb fyerja m\u00eb e keqe n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Pse tani reagojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kaq histerike t\u00eb djathtit? Sepse ata nga natyra jan\u00eb gjithmon\u00eb histerik\u00eb. Ata v\u00ebrsulen histerikisht mbi \u00e7do projektligj t\u00eb Obam\u00ebs. N\u00eb reform\u00ebn e p\u00ebrkujdesjes sh\u00ebndet\u00ebsore, ata kan\u00eb frik\u00eb se shteti do t&#8217;u diktoj\u00eb atyre n\u00eb t\u00eb ardhmen, p\u00ebr cilat sigurime do t\u00eb ken\u00eb nevoj\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb naive, sepse thjesht nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb.<br \/>\n[MS:] &#8211; Komentuesit serioz\u00eb politik\u00eb, si Marvin Kalb, megjithat\u00eb, besojn\u00eb se mosmarr\u00ebveshja e p\u00ebrshkall\u00ebzuar mbi reform\u00ebn n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi tashm\u00eb do ta ket\u00eb d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb presidenc\u00ebn e Obam\u00ebs, aq r\u00ebnd\u00eb,sa q\u00eb \u00ebsht\u00eb i pakonceptuesh\u00ebm mandati i tij i dyt\u00eb.<br \/>\n[PR:] &#8211; Kjo \u00ebsht\u00eb e pakuptimt\u00eb. Obama, megjithat\u00eb, \u00ebsht\u00eb dinamik, plot energji. Ne, amerikan\u00ebt, nuk jemi ambientuar me k\u00ebsi presidenti. Paraardh\u00ebsi i tij kurr\u00eb nuk u shfaq n\u00eb publik, pothuajse nuk \u00ebsht\u00eb par\u00eb fare. Ai nuk komunikoi me shtypin, por q\u00ebndroi i fshehur diku. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, Obam\u00ebs i p\u00eblqen t\u00eb jet\u00eb i pranish\u00ebm. Ai p\u00eblqen t\u00eb jet\u00eb publik, bisedon me njer\u00ebzit q\u00eb e votuan. Un\u00eb jam i sigurt se ai do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb reform\u00eb n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi. Fatkeq\u00ebsisht nuk do t\u00eb jet\u00eb reform\u00eb e madhe, q\u00eb do t\u00eb na duhej. Por, gjithashtu, nuk \u00ebsht\u00eb rasti q\u00eb ai duhet t\u00eb merret vet\u00ebm me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr tri vitet e ardhshme &#8211; vet\u00ebm sepse e djathta tani krijon p\u00ebrshtypjen se nuk ka \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr. T\u00eb pranosh k\u00ebt\u00eb do t\u00eb ishte me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00e7menduri.<br \/>\n[MS:] &#8211; Pse nuk shkruan kund\u00ebr k\u00ebsaj histerie, ta z\u00ebm\u00eb n\u00eb &#8220;The New York Times&#8221;?<br \/>\n[PR:] &#8211; Sepse mendimi im p\u00ebr at\u00eb \u00e7\u00ebshtje nuk i intereson askujt. Ne, shkrimtar\u00ebve, nuk na jepet ndonj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi e ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb SHBA.<br \/>\nKolegu juaj, Jon Irving, gjithashtu \u00ebsht\u00eb ankuar se shkrimtar\u00ebt e SHBA-s\u00eb, kur shprehen politikisht, do t\u00eb p\u00ebr\u00e7mohen nga mediet. P\u00ebr njer\u00ebzit inteligjent\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara \u00ebsht\u00eb e k\u00ebshillueshme q\u00eb t\u00eb mos tregohen t\u00eb zgjuar.<br \/>\n[PR:] &#8211; K\u00ebt\u00eb e ka th\u00ebn\u00eb Gjoni?<br \/>\n[MS:] &#8211; Po, ai e ka th\u00ebn\u00eb.<br \/>\n[PR:] &#8211; Epo Gjoni ka t\u00eb drejt\u00eb.<br \/>\n[MS:] &#8211; A mund t\u00eb shpjegoni, pse shoq\u00ebria juaj vler\u00ebsohet aq pak n\u00eb SHBA?<br \/>\n[PR:] &#8211; N\u00eb qoft\u00eb se debatet politike gum\u00ebzhin\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs apo n\u00eb SHBA, n\u00eb mediet e k\u00ebtushme nuk do t\u00eb dilnin asnj\u00ebher\u00eb me iden\u00eb, p\u00ebr ta pyetur nj\u00eb shkrimtar amerikan p\u00ebr mendimin e tij.<br \/>\n[MS:] &#8211; Pse ndodh k\u00ebshtu?<br \/>\n[PR:] &#8211; Nuk e di. Ne shkrimtar\u00ebt thjesht nuk kemi prestigj t\u00eb lart\u00eb k\u00ebtu.<br \/>\n[MS:] &#8211; Koleg\u00eb si Umberto Eco, Salman Rushdie ose Bernard Henry Levy jan\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm rregullisht n\u00eb &#8220;New York Times&#8221;.<br \/>\n[PR:] &#8211; &#8220;Times&#8221; pyet europian\u00ebt, por jo shkrimtar\u00ebt amerikan\u00eb. P\u00ebr shembull, kur Bill Clinton kishte disa probleme me nj\u00eb praktikante, shpresoja q\u00eb dikush n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend do t\u2019i telefononte John Updike. Ai ka shkruar libra t\u00eb shk\u00eblqyesh\u00ebm p\u00ebr seksin dhe pushtetin, mund t\u00eb thuash se ai ishte autoritet n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. Do t\u00eb ishte m\u00eb e natyrshme t\u00eb lejohej ai t\u00eb shkruante p\u00ebr afer\u00ebn Lewinsky. Nuk ka ndodhur. Miliona fjal\u00eb u shkruan p\u00ebr Monica Lewinsky-n, por jo nga shkrimtar\u00ebt.<br \/>\n[MS:] &#8211; John Irving madh\u00ebron debatin politik q\u00eb kan\u00eb nxitur B\u00ebl dhe Grass n\u00eb Gjermani.<br \/>\n[PR:] &#8211; Un\u00eb mund ta ndiej. E befasishme q\u00eb po ma p\u00ebrmendni Grasin, meq\u00eb mua sot m\u00eb ka ardhur p\u00ebrkthimi i ri n\u00eb anglisht i romanit &#8220;Tin Drum&#8221; (\u201cDaullja e llamarint\u00eb\u201d). Libri \u00ebsht\u00eb ribotuar me rastin e 50-vjetorit t\u00eb botimit t\u00eb par\u00eb. P\u00ebrkthimi i vjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time n\u00eb Connecticut. Do t\u00eb filloj t\u00eb lexoj vet\u00ebm kur t\u00eb kem para t\u00eb dyja variantet, meq\u00eb dua t&#8217;i lexoj paralelisht, sepse dua t\u2019i krahasoj. Un\u00eb jam shum\u00eb kureshtar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<br \/>\n[MS:] &#8211; \u00c7far\u00eb ju magjeps n\u00eb \u201cDaullen e llamarint\u00eb\u201d?<br \/>\n[PR:] &#8211; Mbaj mend leximin e librit p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. Ishte krejt i ndrysh\u00ebm nga \u00e7do gj\u00eb q\u00eb njihja deri at\u00ebher\u00eb. M\u00eb ka tronditur. Nuk m\u00eb kujtohet t\u00eb kem lexuar di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb. N\u00eb fillim nuk dija \u00e7far\u00eb q\u00ebndrimi t\u00eb mbaja. Por un\u00eb e kam p\u00ebrthithur me k\u00ebnaq\u00ebsi at\u00eb ndryshim ekstrem.<br \/>\n[MS:] &#8211; Admirimi juaj nuk vuajti p\u00ebr shkak t\u00eb rr\u00ebfimit t\u00eb vonuar t\u00eb Gynter Grasit, q\u00eb ishte an\u00ebtar i SS-it?<br \/>\n[PR:] &#8211; Jo. Pyetja interesante \u00ebsht\u00eb: pse ai priti kaq gjat\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb reflektim? Nj\u00eb vendim i till\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb me shoq\u00ebrin\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jeton. Por un\u00eb nuk kam asnj\u00eb q\u00ebndrim ndaj k\u00ebsaj tematike.<br \/>\n[MS:] &#8211; Gras tani shpesh shkruan p\u00ebr plakjen, ashtu si ju. Nd\u00ebrsa ju, n\u00eb romanin tuaj \u201cDalja e shpirtit\u201d (origjinal: &#8220;Exit Ghost&#8221;) rr\u00ebfeni plakjen e protagonistit tuaj Cuckerman, si nj\u00eb i mbijetuar nga kanceri, q\u00eb nuk e mban dot as shurr\u00ebn dhe \u00ebsht\u00eb impotent, Grasi rr\u00ebfen p\u00ebr potenc\u00ebn e p\u00ebrjetshme. N\u00eb poem\u00ebn &#8220;Zbrazje e vrullshme&#8221; (origjinal: &#8220;Heftige St\u00eb\u00dfe&#8221;), ai shkruan se sa i lumtur \u00ebsht\u00eb, q\u00eb penisi i tij, &#8220;n\u00eb gatishm\u00ebri t\u00eb p\u00ebrhershme&#8221;, \u00ebsht\u00eb ende i ngritur&#8230;<br \/>\n[PR:] &#8211; Ai shkruan sa i lumtur \u00ebsht\u00eb, q\u00eb ende pask\u00ebsh ereksion?<br \/>\n[MS:] &#8211; Po.<br \/>\n[PR:] &#8211; Aha! Shikoni, kur fillova t\u00eb shkruaja &#8220;Dalja e shpirtit&#8221; (&#8220;Exit Ghost&#8221;), un\u00eb zgjodha kancerin e prostat\u00ebs si tematik\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e zakonshme te meshkujt e moshuar. N\u00eb rrethin tim personal t\u00eb miqve, gjasht\u00eb njer\u00ebz koh\u00ebt e fundit kishin kancerin e prostat\u00ebs. Nj\u00ebri ishte impotent pas operacionit, t\u00eb tjer\u00ebt ishin impotent\u00eb dhe inkontinent. Nj\u00ebri vdiq. Doja ta p\u00ebrshkruaja k\u00ebt\u00eb s\u00ebmundje si nj\u00eb fenomen social. P\u00ebr grat\u00eb, kanceri i gjirit \u00ebsht\u00eb traum\u00eb e madhe, p\u00ebr meshkujt \u00ebsht\u00eb kanceri i prostat\u00ebs.<br \/>\n[MS:] &#8211; Plakja \u00ebsht\u00eb tani nj\u00eb tem\u00eb e madhe n\u00eb bot\u00ebn letrare.<br \/>\n[PR:] &#8211; V\u00ebrtet? Kush tjet\u00ebr pos meje dhe Grasit shkruan p\u00ebr plakjen?<br \/>\n[MS:] &#8211; T\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb Gjermani po shtohen \u00e7do vit. Jo vet\u00ebm shkrimtar\u00ebt, por edhe politikan\u00ebt, aktor\u00ebt, atlet\u00ebt, po shkruajn\u00eb rreth plakjes. Titujt jan\u00eb: &#8220;Un\u00eb jam plak dhe kjo \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb&#8221;, &#8220;Fit n\u00eb 70&#8221;, &#8220;T\u00eb jetosh n\u00eb bashk\u00ebsin\u00eb e t\u00eb moshuarve&#8221;, thuhet se tani 80-vje\u00e7ar\u00ebt jan\u00eb 60-vje\u00e7ar\u00ebt e rinj&#8230;<br \/>\n[PR:] &#8211; Kuptoj. Dhe 60-vje\u00e7ar\u00ebt jan\u00eb 40-vje\u00e7ar\u00eb t\u00eb rinj, 40-vje\u00e7ar\u00ebt 20-vje\u00e7ar\u00eb t\u00eb rinj, dhe 20-vje\u00e7ar\u00ebt jan\u00eb&#8230; V\u00ebrtet, \u00e7far\u00eb jan\u00eb? Zero, nul m\u00eb ngjajn\u00eb. Sipas perceptimit tim modest, un\u00eb jam i vetmi n\u00eb SHBA q\u00eb shkruan p\u00ebr plakjen. Nj\u00eb koleg koh\u00ebt e fundit m\u00eb d\u00ebrgoi nj\u00eb ese, q\u00eb e kishte shkruar p\u00ebr nj\u00eb revist\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn trajtonte plakjen dhe vdekjen. Kjo \u00ebsht\u00eb e gjitha.<br \/>\n[MS:] &#8211; Ting\u00ebllon sikur ju jeni m\u00eb europian sesa homolog\u00ebt tuaj amerikan\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrzgjedhje tematike.<br \/>\n[PR:] &#8211; Ta themi k\u00ebshtu: Un\u00eb jam m\u00eb i plakur se shumica e koleg\u00ebve.<br \/>\n[MS:] &#8211; A \u00ebsht\u00eb tabu t\u00eb shkruhet p\u00ebr plakjen n\u00eb SHBA?<br \/>\n[PR:] &#8211; Nuk e di n\u00ebse do ta quaja nj\u00eb tabu. Por \u00ebsht\u00eb e \u00e7uditshme q\u00eb plakja nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb e madhe p\u00ebr ne. N\u00eb fund t\u00eb fundit, ka gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb SHBA, q\u00eb jan\u00eb ende fizikisht dhe mend\u00ebrisht t\u00eb aft\u00eb n\u00eb nj\u00eb pleq\u00ebri t\u00eb thell\u00eb. Pra, ne kemi kapacitetin p\u00ebr t\u00eb shkruar p\u00ebr pleq\u00ebrin\u00eb.<br \/>\n[MS:] &#8211; A ju kujtohet di\u00e7ka pozitive n\u00eb lidhje me plakjen?<br \/>\n[PR:] &#8211; Kjo do t\u00eb ishte e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr mua. Shikoni, kujtesa ime afatshkurt\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb aq e mir\u00eb, un\u00eb kam pasur gjithmon\u00eb nj\u00eb kujtes\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Pastaj intervenimet mjek\u00ebsore, t\u00eb cilat m\u2019u v\u00ebrsulen krejt papritmas. Gj\u00ebja m\u00eb e keqe \u00ebsht\u00eb, q\u00eb shum\u00eb t\u00eb njohur po vdesin. Vet\u00ebm n\u00eb tri vitet e fundit gjasht\u00eb shok\u00eb kan\u00eb vdekur, shumica ishin m\u00eb t\u00eb moshuar se un\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb hidh\u00ebruese, mua po m\u00eb mungojn\u00eb shum\u00eb. Dhe tani nuk kam shum\u00eb shok\u00eb. Nuk po mund ta kompensoj humbjen e gjasht\u00eb prej tyre n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kaq t\u00eb shkurt\u00ebr. V\u00ebllai im, an\u00ebtar i fundit i familjes sime, vdiq kat\u00ebr muaj m\u00eb par\u00eb. Nj\u00eb kush\u00ebri, me t\u00eb cilin un\u00eb u ndjeva thell\u00ebsisht i lidhur, vdiq tet\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb. Gjithmon\u00eb po them: Un\u00eb jam nj\u00eb an\u00ebtar i klubit &#8220;nj\u00eb funeral n\u00eb muaj&#8221;, sepse un\u00eb, n\u00eb fakt, po shkoj n\u00eb nj\u00eb varrim nj\u00eb her\u00eb n\u00eb muaj. Kjo \u00ebsht\u00eb e keqe. Q\u00eb ta dini, thjesht nuk e prisja plakjen.<br \/>\n[MS:] &#8211; E keni sfiduar?<br \/>\n[PR:] &#8211; Natyrisht gjithkush e di se do t\u00eb plaket. Por nuk e llogarisin at\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Si f\u00ebmij\u00eb, dija q\u00eb gjysh\u00ebrit do t\u00eb vdisnin. Kur isha 50 vje\u00e7, prind\u00ebrit vdiq\u00ebn. Dhe kurr\u00eb nuk m\u00eb ka shkuar n\u00ebp\u00ebr mend se v\u00ebllai im ndonj\u00ebher\u00eb do t\u00eb vdiste. Nuk mund ta imagjinoja nj\u00eb bot\u00eb pa t\u00eb. M\u00eb mungon shum\u00eb. Plakja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebndellje e madhe.<br \/>\n[MS:] &#8211; Z. Roth, nj\u00ebri nga librat tuaj titullohet &#8220;Rileximi i librave t\u00eb tu dhe t\u00eb huaj&#8221;. Dyzet vjet pas botimit t\u00eb tij t\u00eb par\u00eb, &#8220;Ankesat e Portnoys&#8221;, roman, i cili ju ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm dhe fam\u00ebkeq, tashm\u00eb po prezantohet n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkthim t\u00eb ri n\u00eb gjermanisht. N\u00ebse n\u00eb origjinal do t\u00eb publikohej tani p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, a mendoni se historia e nj\u00eb \u00e7ifuti amerikan, i obsesionuar nga seksi, i cili nj\u00ebher\u00eb ka masturbuar edhe n\u00eb nj\u00eb m\u00ebl\u00e7i t\u00eb pap\u00ebrpunuar, do t\u00eb provokonte edhe sot k\u00ebt\u00eb britm\u00eb t\u00eb zem\u00ebrimit, si n\u00eb vitin 1969?<br \/>\n[PR:] &#8211; Sot kjo nuk do t\u00eb ishte m\u00eb nj\u00eb skandal. P\u00ebr t\u00eb kuptuar val\u00ebt shokuese q\u00eb pati shkaktuar libri at\u00ebher\u00eb, duhet t\u00eb keni parasysh koh\u00ebn e at\u00ebhershme. Ishte fundi i nj\u00eb dekade, e cila qe dominuar nga kund\u00ebrshtimi i autoriteteve dhe p\u00ebr\u00e7mimi i rendit publik. Shoq\u00ebria agravoi n\u00eb turbulenca, kudo p\u00ebr\u00e7moheshin rregullat tradicionale. Dhuna q\u00eb shoq\u00ebronte protestat kund\u00ebr Luft\u00ebs s\u00eb Vietnamit ishte e madhe. Kal\u00ebroja mbi kuror\u00ebn e shkum\u00ebs s\u00eb val\u00ebs s\u00eb viteve &#8217;60, pak para se t\u00eb godiste bregun, por un\u00eb nuk isha i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. U nd\u00ebrgjegj\u00ebsova n\u00eb retrospektiv\u00eb. Askush kurr\u00eb nuk kishte shkruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr masturbim apo nuk kishte rr\u00ebfyer n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kritike p\u00ebr familjet hebraike n\u00eb Amerik\u00eb. Askush nuk e kishte trajtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aq trondit\u00ebse. Sot un\u00eb nuk do t\u00eb mund t\u00eb shkruaja si at\u00ebher\u00eb, madje as edhe n\u00ebse do t\u00eb p\u00ebrpiqesha seriozisht. Un\u00eb nuk jam m\u00eb aq i \u00e7mendur, si\u00e7 isha dikur. Fatkeq\u00ebsisht!<br \/>\n[MS:] &#8211; N\u00eb &#8220;News week&#8221;, ju kan\u00eb prezantuar ende si &#8220;The Portnoyguy&#8221; (\u00e7un i Portnojt).<br \/>\n[PR:] &#8211; E shihni. I kam shkruar 26 libra q\u00eb nga Portnoji. Dhe un\u00eb ende vazhdoj t\u00eb jem i nj\u00ebjti p\u00ebr shum\u00eb njer\u00ebz. Fam\u00ebmadh-Fam\u00ebkeq.<br \/>\n[MS:] &#8211; Nj\u00eb rabin i Nju-Jorkut pati ul\u00ebritur at\u00ebher\u00eb: &#8220;Detyrojeni k\u00ebt\u00eb njeri t\u00eb hesht\u00eb&#8221;. A jan\u00eb qet\u00ebsuar marr\u00ebdh\u00ebniet tuaja me komunitetet hebraike n\u00eb SHBA q\u00eb at\u00ebher\u00eb?<br \/>\n[PR:] &#8211; Rabini ishte brutal. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Por, jo gjithkush nga bashk\u00ebsia hebraike ishte kund\u00ebr meje n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Disa mendonin se libri ishte i mrekulluesh\u00ebm, t\u00eb tjer\u00eb e shihnin at\u00eb si nj\u00eb skandal, shpifnin se i kisha turp\u00ebruar hebrenjt\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb. Kjo ishte e t\u00ebra, mot i tejkaluar, tashm\u00eb i harruar.<br \/>\n[MS:] &#8211; Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se ju kan\u00eb falur?<br \/>\n[PR:] &#8211; Nd\u00ebrkoh\u00eb un\u00eb po fitoj edhe \u00e7mime letrare nga hebrenjt\u00eb. T\u00eb rinjt\u00eb e sot\u00ebm nuk mund t&#8217;i mir\u00ebkuptojn\u00eb dot reagimet e at\u00ebhershme. P\u00ebrkundrazi, shum\u00eb e vler\u00ebsojn\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr si nj\u00eb goditje \u00e7liruese, sepse un\u00eb \u00e7mitizova stereotipin e familjes s\u00eb p\u00ebrsosur hebraiko-amerikane.<br \/>\n[MS:] &#8211; N\u00eb &#8220;Portnoy&#8221; ju diskredituat vulgaritetin, duke p\u00ebrdorur seksin si tem\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ju e shfryt\u00ebzuar at\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndri\u00e7uar edhe tematika t\u00eb tjera, si: religjionin, politik\u00ebn, historin\u00eb ose shoq\u00ebrin\u00eb. Ju jeni ende duke e p\u00ebrdorur at\u00eb metod\u00eb, por si katalizator\u00eb po ju sh\u00ebrbejn\u00eb tema t\u00eb tjera &#8230;<br \/>\n[PR:] &#8211; Ajo q\u00eb shkruaj sot nuk krahasohet dot me librat e m\u00ebparsh\u00ebm. Un\u00eb shkrova at\u00ebher\u00eb me nj\u00eb energji tjet\u00ebrsoj. Kur kam shkruar &#8220;Portnoy&#8221;, temat e p\u00ebrmendura ishin interesante dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr mua. Sot, p\u00ebr mua jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme tema t\u00eb tjera: plakja dhe vdekja.<br \/>\n[MS:] &#8211; Z. Roth, po bashk\u00ebbisedojm\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb or\u00eb dhe ende nuk kemi folur p\u00ebr \u00e7mimin &#8220;Nobel&#8221;. Ndiheni i leht\u00ebsuar?<br \/>\n[PR:] &#8211; Th\u00ebn\u00eb sinqerisht, po. Por m\u00ebnyra si e formuluat pyetjen tuaj, ndoshta nuk do t\u00eb p\u00ebrfundojm\u00eb me kaq. V\u00ebrtet, a duhet ta diskutojm\u00eb k\u00ebt\u00eb tem\u00eb?!<br \/>\n[MS:] &#8211; Nuk jemi t\u00eb detyruar. \u00cbsht\u00eb e dukshme q\u00eb shumica e kritik\u00ebve letrar\u00eb europian\u00eb ju ka lavd\u00ebruar vazhdimisht si autori m\u00eb i \u00e7muar amerikan, q\u00eb e keni merituar shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7mim. Nuk ju indinjon anashkalimi?<br \/>\n[PR:] &#8211; Si t\u00eb mos m\u00eb interesoj\u00eb se \u00e7far\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb kritik\u00ebt p\u00ebr mua?! H\u00ebmmm. Q\u00eb ta dini, literatura nuk \u00ebsht\u00eb gar\u00eb kuajsh. Por \u00e7mimi &#8220;Nobel&#8221; po inskenohet si gar\u00eb kuajsh. Dhe prandaj un\u00eb nuk mendoj p\u00ebr t\u00eb.<br \/>\n[MS:] &#8211; Horace Engdahl, nj\u00ebri prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Komitetit &#8220;Nobel&#8221;,pati nxitur pak\u00ebnaq\u00ebsi, kur tha se shkrimtar\u00ebt amerikan\u00eb nuk do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7mim edhe p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb paparashikueshme, sepse ata jan\u00eb t\u00eb mpleksur shum\u00eb me kultur\u00ebn masovike amerikane.<br \/>\n[PR:] &#8211; Natyrisht, un\u00eb gjithashtu, kam lexuar edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Por mund t\u00eb them: ai \u00ebsht\u00eb i informuar keq.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Publikuar n\u00eb gazet\u00ebn gjermane \u201c<em>Frankfurter Rundschau<\/em>\u201d, m\u00eb <em>12.10.2009<\/em><br \/>\n[Shqip\u00ebroi: <strong>ik<\/strong>]<\/p>\n<p>Origjinali n\u00eb:<br \/>\n<a href=\"http:\/\/www.fr.de\/kultur\/philip-roth-im-fr-interview-ich-bin-nicht-mehr-so-verrueckt-a-1075449\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">http:\/\/www.fr.de\/kultur\/philip-roth-im-fr-interview-ich-bin-nicht-mehr-so-verrueckt-a-1075449<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>PHILIP ROTH (1933-2018) Sidomos bota e let\u00ebrsis\u00eb u ndie e pik\u00eblluar, por krenare, p\u00ebr Korifeun e let\u00ebrsis\u00eb amerikane dhe bot\u00ebrore, Philip Roth (Filip Rot), i cili vdiq t\u00eb mart\u00ebn e parafundit, m\u00eb 22 maj 2018. N\u00eb hallin tim, si mir\u00ebnjohje dhe respekt p\u00ebr veprimtarin\u00eb e Tij, u p\u00ebrcaktova t\u00eb shqip\u00ebroj nj\u00eb bashk\u00ebbisedim t\u00eb vitit 2009, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":30364,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-30363","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-intervista"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>PHILIP ROTH: \u201cUn\u00eb nuk jam m\u00eb i \u00e7mendur\u201d - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/philip-roth-une-nuk-jam-me-i-cmendur\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"PHILIP ROTH: \u201cUn\u00eb nuk jam m\u00eb i \u00e7mendur\u201d - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"PHILIP ROTH (1933-2018) Sidomos bota e let\u00ebrsis\u00eb u ndie e pik\u00eblluar, por krenare, p\u00ebr Korifeun e let\u00ebrsis\u00eb amerikane dhe bot\u00ebrore, Philip Roth (Filip Rot), i cili vdiq t\u00eb mart\u00ebn e parafundit, m\u00eb 22 maj 2018. N\u00eb hallin tim, si mir\u00ebnjohje dhe respekt p\u00ebr veprimtarin\u00eb e Tij, u p\u00ebrcaktova t\u00eb shqip\u00ebroj nj\u00eb bashk\u00ebbisedim t\u00eb vitit 2009, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/philip-roth-une-nuk-jam-me-i-cmendur\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-05-30T07:26:17+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2018-05-30T07:27:28+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/philip_roth.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"694\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"17 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/philip-roth-une-nuk-jam-me-i-cmendur\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/philip-roth-une-nuk-jam-me-i-cmendur\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"PHILIP ROTH: \u201cUn\u00eb nuk jam m\u00eb i \u00e7mendur\u201d\",\"datePublished\":\"2018-05-30T07:26:17+00:00\",\"dateModified\":\"2018-05-30T07:27:28+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/philip-roth-une-nuk-jam-me-i-cmendur\\\/\"},\"wordCount\":3339,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/philip-roth-une-nuk-jam-me-i-cmendur\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/05\\\/philip_roth.jpg\",\"articleSection\":[\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/philip-roth-une-nuk-jam-me-i-cmendur\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/philip-roth-une-nuk-jam-me-i-cmendur\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/philip-roth-une-nuk-jam-me-i-cmendur\\\/\",\"name\":\"PHILIP ROTH: \u201cUn\u00eb nuk jam m\u00eb i \u00e7mendur\u201d - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/philip-roth-une-nuk-jam-me-i-cmendur\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/philip-roth-une-nuk-jam-me-i-cmendur\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/05\\\/philip_roth.jpg\",\"datePublished\":\"2018-05-30T07:26:17+00:00\",\"dateModified\":\"2018-05-30T07:27:28+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/philip-roth-une-nuk-jam-me-i-cmendur\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/philip-roth-une-nuk-jam-me-i-cmendur\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/philip-roth-une-nuk-jam-me-i-cmendur\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/05\\\/philip_roth.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/05\\\/philip_roth.jpg\",\"width\":600,\"height\":694},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/philip-roth-une-nuk-jam-me-i-cmendur\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"PHILIP ROTH: \u201cUn\u00eb nuk jam m\u00eb i \u00e7mendur\u201d\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"PHILIP ROTH: \u201cUn\u00eb nuk jam m\u00eb i \u00e7mendur\u201d - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/philip-roth-une-nuk-jam-me-i-cmendur\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"PHILIP ROTH: \u201cUn\u00eb nuk jam m\u00eb i \u00e7mendur\u201d - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"PHILIP ROTH (1933-2018) Sidomos bota e let\u00ebrsis\u00eb u ndie e pik\u00eblluar, por krenare, p\u00ebr Korifeun e let\u00ebrsis\u00eb amerikane dhe bot\u00ebrore, Philip Roth (Filip Rot), i cili vdiq t\u00eb mart\u00ebn e parafundit, m\u00eb 22 maj 2018. N\u00eb hallin tim, si mir\u00ebnjohje dhe respekt p\u00ebr veprimtarin\u00eb e Tij, u p\u00ebrcaktova t\u00eb shqip\u00ebroj nj\u00eb bashk\u00ebbisedim t\u00eb vitit 2009, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/philip-roth-une-nuk-jam-me-i-cmendur\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-05-30T07:26:17+00:00","article_modified_time":"2018-05-30T07:27:28+00:00","og_image":[{"width":600,"height":694,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/philip_roth.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"17 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/philip-roth-une-nuk-jam-me-i-cmendur\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/philip-roth-une-nuk-jam-me-i-cmendur\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"PHILIP ROTH: \u201cUn\u00eb nuk jam m\u00eb i \u00e7mendur\u201d","datePublished":"2018-05-30T07:26:17+00:00","dateModified":"2018-05-30T07:27:28+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/philip-roth-une-nuk-jam-me-i-cmendur\/"},"wordCount":3339,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/philip-roth-une-nuk-jam-me-i-cmendur\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/philip_roth.jpg","articleSection":["Intervista"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/philip-roth-une-nuk-jam-me-i-cmendur\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/philip-roth-une-nuk-jam-me-i-cmendur\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/philip-roth-une-nuk-jam-me-i-cmendur\/","name":"PHILIP ROTH: \u201cUn\u00eb nuk jam m\u00eb i \u00e7mendur\u201d - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/philip-roth-une-nuk-jam-me-i-cmendur\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/philip-roth-une-nuk-jam-me-i-cmendur\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/philip_roth.jpg","datePublished":"2018-05-30T07:26:17+00:00","dateModified":"2018-05-30T07:27:28+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/philip-roth-une-nuk-jam-me-i-cmendur\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/philip-roth-une-nuk-jam-me-i-cmendur\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/philip-roth-une-nuk-jam-me-i-cmendur\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/philip_roth.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/philip_roth.jpg","width":600,"height":694},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/philip-roth-une-nuk-jam-me-i-cmendur\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"PHILIP ROTH: \u201cUn\u00eb nuk jam m\u00eb i \u00e7mendur\u201d"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30363","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30363"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30363\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/30364"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30363"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30363"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30363"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}